Shes edhe villa ne Rugovë me çmime te volitshme shiqo Foto

ku ju mun epni mendime dhe sygjerime ne forum ma poshtë me nderime vllaznore i juaji Besnik Lajqi

.

   

- Foto ne dritare te njajt.
- Foto ne dritare te re.

Kerko foton:









 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 
Formulari
 

7 Krojet Rrugov Foto Album


Leshojm Shpi dhe dhoma me qira :

 


 

 

Dhoma me qira

 

 

 

 

Me kėto Vlera:

 

 

me mobile

Dhom neje >10 m²

Kuzhina

kuzhina me paisje

Kuzhin veçmas

Vend ushqimi

1 Banjo

2 Banjo

Banjo ne dhom fjetje

1 _Dhomë Fjetje

2 _Dhoma Fjetje

3 _Dhoma Fjetje

4 _Dhoma Fjetje

 

 

 

Kėtu urdhnoni epni informatat e sakta dhe kerkesen e juaj 

 

Qyteti/Vendi*:
Emri:
Adresa*:
numri postal*:
Komuna/Qyteti*:
Shteti:
Tel.*:
Faxi:
Mobili:
e-maili:
faqja:
sygjerimi/vrejtja:

 

 
Data e:
Ardhjes
  
Data e Nisjes
  


Tė dhėnat:
Sa asht numri i personave
Sa makina
Epni te dhant e sakta ju lutem

 



telefoni 00




Në Drelaj të Rugovës, përpjekje të para për të ndryshuar mentalitetin shoqëror me anë të terapisë së artit

Amfiteatër në shtrojerën e kafshëve të egra

"Edhe tash kur njerëzit po vrasin njëri-tjetrin, terapia me artin është fillimi i një shpirti tjetër që mund të dalë edhe nga një amfiteatër", thotë investitori i amfiteatrit, Besnik Lajçi

Marin Kelmendi

Pejë, Drelaj, 11 dhjetor- Një biznismen rugovas nga fshati Malaj, Besnik Lajçi, ka nisur të ndërtojë një amfiteatër fushor në fshatin Drelaj të Rugovës, në një fushëgropë, në lartësi mbidetare rreth 1500 metra, ku më parë ishte shtrojera e kafshëve të egra. Investitori privat që punon në Danimarkë, ka paraparë të investojë të paktën 1 milion euro për veprën artistike që është e para e këtij lloji në Kosovë. Me ngrehinën e nisur në vendlindje, i është mbushur mendja që mund të ndryshojë mentalitetin shoqëror. “Edhe tash kur njerëzit po vrasin njëri-tjetrin, terapia me artin është fillimi i një shpirti tjetër, që mund të dalë edhe nga një amfiteatër”, thotë investitori i amfiteatrit, Besnik Lajçi.
Nga e hëna, fushëgropa e fshatit, jo shumë larg vendbanimit, ka filluar të marrë pamjen e një ngrehine të hapët për shfaqje publike. Vendi ku kafshët e egra, si besojnë fshatarët, po strehoheshin si në ndonjë shtrojerë, mund të kujtonte pamjet në kohë të lashtë të amfioteatrove.
Ditën e parë të punimeve, të dilën, eksavatorë të fuqishëm të Hysen Dacit po tërhiqnin grumbuj të mëdhenj dheu e gurësh për të bërë sheshin rrethor të teatrit të ardhshëm dhe bazën e shkallëve e të brezareve përreth tij. Daci edhe amfitatrin që ka nisur aty mes shkurresh që kanë mbetur nga mali që kanë dëmtuar fshatarët, e lidh me mbrojtejn e mjedisit. “Amfitatri që do të vendoset në fund të një kodre madhështore në formë rrethi, si një amfiteatër përrallor i natyrës, do të jetë një portë madhështore, e cila qysh tash u ka mbyllur shtegun dëmtuesve të pyellit”, thotë punëkryesi. E, amfiteatri, vetëm si emër, përgatit një ndërgjegje tjetër të njeriut. “Njeriu që hyn në një anfiteatër dhe del prej tij, del i pasuruar me një botë tjetër. Filtron aty të gjitha të këqijat që ka. Prandaj ai nuk është i keq as për njeriun, as për natyrën”, shprehet për magjinë që bën terapia e artit teatral bashkëpunëtorja e projektit, Violeta Ukaj. Ajo amfitatrin e ardhshëm të Drelaj, ku është zemra e gjithë krahinës së Rugovës, e ka krahasuar me Amfiteatrin e Kleopartës në Itali.
Fëmija i punëkryesit, 7 vjeç, që të dielën po ngjitej nëpër dheun e ngritur për shkallë të brezare të amfiteatrit, ngjante se po zinte radhën si spektator i parë i një shfaqjeje. “Këtu do të mbledh gjithë fëmijët e shkollës që ata të shohin vepra artistike e të edukohen me frymën e arteve të bukura”, beson investitori.
Më shumë se 30 vjet jashtë vendlindjes, Lajçi ka kursyer paranë e vështirë të kurbetit që një ditë t’ia kthejë Kosovës. Për ringjalljen e arsimit në Pejë, sidomos pas luftës, ka dhënë të paktën 50 mijë euro. Thotë për vete se është hotelierist, por forcën e artit për të ndryshuar mentalitetin shoqëror e ka mësuar nga letërsia klasike dhe teatri danez. Prandaj ai ka zgjedhur amfiteatrin që aty të derdhë investimet e para. Më tutje tij, Besniku është duke investuar edhe në një qendër të madhe hoteliere me shtëpiza për vizitorë jo vetëm në stinët e nxehta. Amfiteatri është në fillim të të gjithave, ndanë një rruge gjarpërore që i lidh atë me objektet e pushimit. “Këtë vend do ta bëj atraktiv edhe për viztitorë ndërkombëtarë”, beson hotelieristi me shpirt artistik, për t’u siguruar atyre se shpejti do ta kenë edhe skiliftin për të lidhur majat e larta të Rugovës me qendrën e vet. Qysh tash ka ndarë mendjen që atë ta quajë “Shtatë krojet”, duke aluduar kështu në shtatë dëshmorët e kombit që flijuan jetën e tyre në kufirin e Kosovës me Malin e Zi, 7 vjet më parë.

Legjenda1: Një biznismen rugosas nga fshati Malaj, Besnik Lajçi, ka nisur të ndërtojë një amfiteatër fushor në fshatin Drelaj të Rugovës, në një fushëgropë, në lartësi mbidetare rreth 1500 metra, ku më parë ishte shtrojera e kafshëve të egra.

Legjenda2: Pamja e ardhshme e amfiteatrit të parë të hapët në Kosovë


 

 



           

 

 

       
E Maili yn

na shkruani

   
© gusht.2004 by " www.malsia.eu®