 |
 |
JUS GENTIUM
PJESË E PARE
CASUS BELLI
BISEDË
EUROPA E LAJMTARET E SAJ
...Et nos fas extera quaerere regna.(Virg.)
LAJMTARET
Europë, kjo Kina
Nuk âsht pallavra,
Porsi Siberia
Veç mal e avra;
Por âsht nji e bukur
Mbretni' e madhe
Tanë mal i blerun,
Fushe e iïvadhe.
Ktû endet mndashi,
Qi s' t'i del shoqï;
Ktû bin orizi
E kallamboqi;
Ktû bâhet gruni
Elbi e tershana,
Del edhe cehja
E porçelana.
Ka edhè shum gryka
Kah ana e bregut,
Qi per anë t' Lindjes
Jânë çilca tregut.
Besa, edhè njerzit
Nuk janë fort t' kqi,
Si duen me thânun
Nji palë zotni:
Por janë mjaft t' mêçem.
Kinezët e ngratë:
Punen e dijen
I kanë zanatë.
Kanë gjyqe t' mïra,
E dijn shka âsht besa,
E der tash s'vonit
S' kanë pasë ngatrresa.
Por q'prej se hine
N' Kinë Europejt
Nuk janë tue shkue
Bash punët fort drejt.
T' bijt e Jafetit
N' sý t' perparimit
Janë msue m'ja vû
Zgjedhen njerzimit.
Por se Kinezi
E ka n' merzi
Nder rraqe t' tija
Kush m' i u perzi;
Prandej u çuene
Sivjet Bokserët,
E me u hjekë qafet
Na lutne t' mjerët.
Por, mbasi e pane
Se na n' shpi t' huej,.
Si t' ngutim thêmren,
S' ndigjojm mâ küjë,
Besa t'u ngrehne
(E s' paten fa)...)
Edhè t' na u lshuene
M' shpinë si çakaj.
Me mshierë kineze
M' né lane lesh,
E porsï e lypem
Na bane pshesh,
Nder sa Europes,
Qi m' qafë i mueren,
Lajmi i Gjemanjes
La ï ngrati lkuren.
Per ketë t'pafatin,
N'mos daç per tjerë,
Shka t' bâjm, po t' pvesin
Tash, me Bokserë.
N'kjoftë casus belli
Ti na kallxó,
A se rrin puna
In statu quo.
EUROPA
Persé t'Gjermansit
I erdh exheli
Me lanë lëkuren,
S' êsht casus belli.
A niset lufta,
Tash, per nji nieri?...
Por, ndal, pse u nguta:
Kam folë pa hiri
Po thoni: Kina
Nuk âsht pallavra,
Porsi Siberia
Veç mal e avra;
Por âsht nji e bukur
Mbretni e madhe
Tanë mal i blerun,
Fushë e livadhe...
Ka 'dhe shum gryka
Kah ana e bregut,
Qi per anê t' Lindjes
Janë çilca tregut..
Tash, ktû ndrrori puna...
Ç'thotë Machiavelli?
Lkura e t' Gjermanit
Asht casus belli!
Me nisë n' Kinë luften
Mue nuk m' bjen keg
Lkura e Gjermanit
Asht halë n' perpeq;
Pse, po mund t'nguli
N' Pekin un kamen,
Kinës paçë m' i a shitun
Sa i biri t'amen,
Si t'i a njes doren,
Po e ziej qervishin:
S' rrij pa i a ndukun
Lkuren a mishin,
Prá, tash ju kputni
Me Kinë kornamet,
Pse kam me nisun
Atje donamet.
Veç shka: do t' thoni,
Se ketë ushtri
E nisë Europa
Veç per liri...
PJESË E DYTË
STATUS QUO
Nullus a mor populis (Virg.)
LAJMTARËT
Europë, Balkant
Mbrapshtë âsht tue shkue,
Si flokë harapit
Krejt âsht pshtjellue.
Do krajla-kuklla
Majmuna mbretash,
Si edhè do knjaza
T' shkundun kuletash,
S' dijm a prej vedit
A t' shtym prej kujë,
Gjithmonë tu' e mbajtun
Janê shatin n' ujë.
Me pare t' lypme
Me shkop e torbë,
Duen m' e perzie
N'Balkan, ndo'i çorbë.
Po; Bulgarija
Me komitate
Me t' u ngatrrue
Don nder hallate.
Ka lshue kjo mangra
Ka çue edhe cuba
N' atë Maçedonje
Per gjith kaçuba.
E Maçedonsit
Kanë marrun krye,
Stambollës mbas sodit
S' duen me i sherbye
Nuk dijm, se ç' dreqi
Ja u shtini n' mend,
Se ata janë nierz
E nuk janë dbend;
Se n' shekull njeri
Do t' gzojë lirin,
E prandej lypin
Autonomin.
Por shka lirija
E autonomija
Per veshê t'Sulltanit
Janë dy fjalë t'kqija.
Prandej po tut'mi
Se bmë ndo'i sherr:
Stambolla leprin
Pse e xên me qerr.
S'i bjen me pupel
E me gazeta,
Por me pak krena
Ndreqë punët e veta..
(E sa m'trup t' njerit
Duhet kaptina,
N' Kosové i ngrati
E pau Stcherbina...)
Prá sá me para
Ti fjalë na ço,
Se a t'rrijë Balkani
In statu quo.
EUROPA
Hejdè! Balkani
Qi, thashë, m' kandar
S' çon peshë, m'a bani
Shpirtin gomár.
Por ka pasë thânun
Nji burrë i huej,
Çohet i marri
E 'i gúr mbytë n' ujë;
Çohen sa t' mêçem
Per m' e kerkue,
E m' tê nuk munden
Kurr me takue...
Se si m' i a bâmun
Tash nuk po dí.
Nenè s' janë ritun
P'r autonomi,..
Por, pelè... ndoshta...
Kush din nji herë...
Mund'mi me pritun
Deri n' Prendverë.
Por sod Europa
Per nji herë do,
Qi t' rrijë Balkani
In statu quo.
(In statu quo
Âsht fjalë e huejë
Qi don me thânun:
Le t' rrije n' ujë.)
Pse do t'.a dini
Qi Europa s' nget,
Kû e din se barra
Qiran s' i a qet...
Me hi m' e damun
Tênë copa-copa,
Drue se ngatrrohet
Nder vedi Europa;
Pse 'i herë mâ s' parit
Orpremja ïtale
Vlonen e Durcin
Lakmon der n' Tale.
E pse i muer çiken
Kjo Malitzi,
Don me f dhânê Shkoder
Plavë e Güci.
Mandej Janinen
Lakmon Greqija
Si Maçedonien
Lypë Balgarija.
Edhè Serbjanvet
S'u xêhet vendi
Dér qi i atyne
Mos t' jét Pezrendi.
Po drue se n't' damit
M' bin ndo'i farë sherrit:
Sa qêj nuk grihen
Per nji koc berrit?,..
Por, per me i shkimum
Kto gaca e shkndija
Kah Maçedonja
E kah Shqypnija,
Ju do t' i thoni
Njitash Sulltanit,
Qi t' vêjë Reformet
N'krahinë t'Balkanit.
Reformet, thoni,
Me i vû s' êsht vshtirë:
Janë sa me i rrekun
Gjinden Jesirë.
Kshtû, po bjen fjaia,
Kû 'i muamedan
Der sod ka qethun
Te kshtenët n' Balkan,
Tash ndoj t'Armenas
T' a çojë nder ta,
T' u a repë lëkuren
Qi Turku u la.
(Armen, por, t' Shkoder,
T'mos çojë, as Shkjé,
Pse mund t' u haje
Vrik shpina dhé.
Ndo'i t'Kshtenê t'a marre
Zapti mbas so'tit,
E ktyne ajllekun
T'u a lajë m'Rrasë t'Hotit,..
Rrokull Balkanin,
Thom, me kto dokrra
Un kam m' e rrêjtun
Si pulat n' kokrra.
Kshtû Maçedonsit
Qi dolen n' Domen,
Kur t' kthejn te shpija,
Kanë me çue kromen.
Edhè Balkani,
Kshtû domosdo
Atë herë do t' rrije,
I n s t a t u quo.
Prá, tash ju flêni
Pse un larg do t' dal:
Do t' çoj lirin
Atje n' Transval...
|
 |
 |