KOHA E ARIT NE SHQYPNI

l MBAS EKLOGËS IV. TE VERGILIT).
(1907)

„Mia madre è veechia, signore, ed ella ha trascorso nel parlare a Miledi, che non può tollerare Ie contraddizioni, come non conosco alcuno che Ie possa tollerare, se può esentarsene.
(Raucouti del mio ostiere)

„Oj Zânë, t' kndojmë sod mâ mire se kurrnji hera;
T'shporrmi pallavrash s' Skanderbeg Kastrjotit:
Perr veshë t' Shqyptarit duehen sod kangë tjera.
Tash koha e lume erdh qi e pri'm kahmotit;
Shi m' thundra sod Shqyptari âsht t' u pertri;
Kacuk Lirija âsht ndêjë, ehu! mbi Rrasë t' Hotit,
Ke 'i breshen Abetarësh na rá n' Shqypni...
Shqypni, mbasi tash fati t'ka punue
Prej djelmve t' ú me t' ramun kjo dhanti,
Hiqe, heu! futen: xêne se ké pshtue!
Me tý, Abetár te larm, per fis t' Shqyptarit
Do t' zbardhë nji kohë qi lum kush ka m' e gzue.
Me cirka t' hueja qafen prej kularit
Ka per t' a hjekë Shqypnija e ngratë, e shpina
Ksajë ka m' i u shndoshun krejt prej varrësh s' samarït.
Keni per t' ndêjë per krah me La D i v i n a
C o m m e d i a, e prej andej t' cofun burrnin
Ju do t'a ngjallni n'dhé kû ushton martina.
Per kaq gazmend pa u pritë n'Shqypni po bin
Pelimi, hithi djegës e madergona,
E tambel zogut, thom, Shqyptarët do t' pin,
Kurrkend mbas sodit mâ nuk kern' pse t' dronaj
Kaq nji forcade t' madhe prût n' Shqyqni!
Do t' cofë Kristoforidi; e atje mâ vona
N' harresë Bogdani i ngratë, po, ká m' u sbtî.
N'per jú nder né Byronat e Mozartat,
Un thom, do t' bijn si kpurdhat kúr bjen shi.
Pa pasë nevojë me shkarravitun kartat
Per punë qi motit ndodhen n' tokë t' Shqyptarvet,
Ju Historin ken' per t' n'a msue, e artat.
Por paski kênë ju Ora e katundarvet,
Pse, pa u mundue me qé e me plozhica,
Grune te pjekme kanë me bajtë prej arvet;
E greza rrushit kanë me vjelë m' plakrrica,
Ë kanë me ndukun molia m' dega lisit,
Sá m' letra t' ueja kini „cirifica".,.
Por llafet ktû po i kpus un per mjedisit,
E jo pse kangët s' po due m' i a çartë Maronit,
Por pse m' vjen keq me qeshë mbi kobe t' fisit.
Medèt per né! pse heret si n'e s'vonit
S' kem' mujtë dy vetë me u vû kurr m' nji hullí:
Njani bje thumbit, tjetri bje patkonit.
Veç po; m' atë herë na di|m me lidhë shoqni,
Kúr ndoj vllá t' onin duem m' e shtruermm ure,
Per mbasandej nji t' huejn me vû m' shkamb t' ti.
E t' huejt, medje, sod na kanë kcye kaluer,
E, tue na ngrehë pa dhimbë per bisht t' kupreshit,
Kah t' duen na grahin kryq edhè terthuer.
Po; t' huejt i barim me na zdrypë per veshit,
Thue se kopiia rrugave na gjeten,
T' pa kohë e garravâça dalë per sheshit.
' E i barim na n' uzdajë qi xéjm kuleten,
Por bastanxhis s' i shiten kastraveca,
H me 'i grusht miza na rrogojm gjith jeten.
Ehu! na matufat, mbï dý kambë bubrreca,
Me Abecedarë kujtojm se kap'mi m' breg,
E nget dijetarve ngreh'mi si gjeldeca.
Çdo ftyrë - fudull na mbahet Skanderbeg
Me 'i zêmer leprit n' bark e dijetár
Veç pse per lakut s' çohet m' u shitë n' treg.
Per çdo kaçubë na bin ka nji letrár,
Qi, ethun trûsh me prralla e me gazeta.
Periton n' e mbramët e pjelle nji Abecedár.
Pjellë mushkut, po; por prap Shqypnija e shkreta
Prej sish do t' dahet n' njaq kortar e copa
Sá shkrola janë prej A e deri n' Zeta:
Kaq, qi mbi né bân seri mbarë Europa,
Ke né Shqyptarve sod na âsht pré nafaka
E ujët gjithmonë na. del n'fund t'arës n'per shkjopa,
Shkrolat t' bashkueme njani i don me Hoka,
Tjetri i kryqzon me shtija e me cokla,
Dersa i mberthen ndokush me kûja e taka.
Por n' mend s' u bjen, se tuj u xânë per shkrola,
Del ndo'i velet, qi n' zgrof aj ká Abetarin,
E u qet nderkambcat edhè u rrin mbi stola.
Me Abecedarë s' e qesim n' dritë Shqyptarïn:
Sá me païlavra (m' xêni besë tash mue)
Gjithmonë nen bark kem' per t' i a lanë samarin,
Pá nji bashkim t' vertetë s' ká per t' ague
Per né agimi kurr; gjithmonë por nata
E marrja e skami kanë per t' na ngushtue,
Po, a thue, kurr n'mend s'do t'bien Shqypnija e ngrata?'*)

Bcsa jo perse si deshta
Me ju thânê shi n' herê té parê,
Sod mâ shpejt nji thes me pleshta
Ti bân bashkê se dy Shqyptaré.
Sá Janê fise permbi dhé
Me bashkim kto n' drité kanë dalé.
Ká qitê dreqi pushkê mbi né
Mos me u bâ dy vetë m' n}i fjalë.
Persé ktû kujton se i cilli,
Se ka mend edhè me shitunt
Thue se mendja e holle e kshilli
Vijn prej vedit n' krye tu' u rritun.
Jo, hè u paça! s' jané mendt firi
Per me u rritê neper morriza,
S' âsht bâ i dijshem kush pa hiri
Ndêjé pështetê e tue njehê miza.
Pra, se mendt jané n'grat nder né
E pse s' duhet Shqyptarija.
Prandej xêh'ni n' A-Be-Cé,
Si n'per ngordhe xêhen fmija.



 




 

 

           

© gusht.2004 by " www.malsia.eu®