 |  |
Gruda
Malin, Fisin e Bajrakun që Zoti e vendosi në
mes të lumit Cem dhe kufirit vjetor (para 1913) me Maltn
e Zi, e në veri kufizohet me Trieshin dhe në jug
me Hotin, është Gruda. Në dokumentat e vjetra
(antike) gjendet emri Gruda, që në vitin 1416-17,
por kjo tokë Pellazge e Ilire ka ekzistuar e jetuar me
popullsinë e saj në shumicë autoktone, si një
trevë shqiptare, ...
... e cila ka pjesën e vet të rëndësishme
në historinë e shqiptarisë.
Si toponim (Vendi) emri Gruda gjindet që në
lashtësi në Val Canali në mes Raguzës
e Cattaro, e deri në Venecia, pa llogaritur të tillë
emra në Shqipërinë veriore të pas 1913,
çfarë tregon për emigrimet e migrimet e detyruara
në shekuj nga pushtues të ndryshëm sllavë
e osmanë. Gruda, si e gjiihë Iliria (Shqipëria)
përqafoi ndër të parët treva veriore,
fenë shpëtimtare të Jezu Krishtit, që
në fillim me predikimet e apostullit Shën Pali rreth
viteve 50. Ishte pikërisht qëndresa stoike e Grudasve
për fe e atdhe, që i bëri ata të njohur
në luftrat e tyre heroike që nga Bizanti (Ortodoks),
perandoria e Stefan Dushanit dhe ajo shumë-shekullore
me analfabetët e qytetërimit, Perandorinë Osmane
e tjerë. Gjithsesi albanolog të ndryshëm japin
variante të shumta për popullimin e ripopullimin
e Grudës, por gjithnjë vetëm me popullsi shqiptare
të ardhura nga tokat shqiptare.
Pamje nga Malësia
Në disa dokumente të hershme të vitit 1455,
Gruda shënohet në Companinë (Bashkësinë)
e Zetës Superiore (Lartë) që deklaronte besnikërinë
ndaj Venecies (Venedikut) me vojvodën e madh Stefano
Cernoy. Mbas pushtimit Osman në defterin e regjistrimit
për taksa në vitin 1485 rezultojnë 80 shtëpi,
ku ka të shënuar emrat e kryefamiljarëve dhe
haraçet e paguara, por duhet sqaruar se nuk kishte
filluar ende asnjë familje të muslimanizohej. Albanologu
Fr. Nopcsa llogarit se në vitin 1500 ka të ardhur
nga Suma, ndërsa nga viti 1500-1600 të kenë
ardhur po në Grudë nga Ercegovina, fisi Djell (Giel?),
ndërsa pjesa tjetër ishin autoktonë nga trungu
i Berishës (që në vitin 1908 numërontë
80 shtëpi). Emri Gruda përmendet edhe si toponim,
dashamirësie, por sidoqoftë shënohet edhe Grudi,
në vitin 1610, në vitin 1640 gjenden të regjistruara
vetëm 40 shtëpi me 100 burra të aftë për
armë.
Gruda është edhe në dokumentet e misionarëve
Françcskanë të viteve 1648-1650, si dhe të
albanologut Gasp. Në vitin 1671, në një dokument
i vitit 1881 shënohet e Gruda ka 351 shtëpi me 2200
banorë dhe 200 burra të aftë për armë,
si dhe përbërjen nga 7 (shtatë) fshatra me
një territor prej 80 km2. Duhet shënuar se deri
në këtë vit në Grudë nuk kishte të
islamizuar realisht, por edhe nëse ka është
formal, pasi në shtet kishte emër musliman, ndërsa
në shoqëri të vërtetin kristian. Dokumenti
më interesant paraqitet ai i viteve 1897, i cili shënon
400 shtëpi, ndërsa ai i vitit 1901-1902 kishte 230
shtëpi, pra 170 shtëpi më pak, çfarë
tregon për një emigrim apo migrim (brenda Shqipërisë),
pasi kjo popullsi ndodhej në mes dy zjarresh, osmanllinjëve
të dobësuar dhe serbo-malazezëve të riforcuar.
Grudas të rreth viteve 1880, por edhe pak më
pas duhet të jenë edhe të parët e fiseve
të Grudasve, që jetojnë në Buzë të
Ujit, Koplik e më gjerë... Gruda gjatë gjithë
historisë së saj, ka qenë një binom i
shkëlqyer me Hotin, ku në shumë materiale shekullore
gjindet e shkruar Hot e Grudë. Fisi i Grudës njihet
si një ndër 12 fiset më të shquara të
krejt Shqipërisë Veriore (Gegnisë).
Proverbiale për trimëritë e Grudës
ka mbetur shprehja "Gruda shpatën", pra shquhet
për përdorimin e shpatës, armës konvencionale
më potente në luftërat e kohës kundër
armiqve të ndryshëm. Tregu dominues në Grudë
(Shënim i vitit 1920) është ai i dalur nga
Vuksan Gjel Gruda (i Djell). Të tjerët janë
autoktonë, por duhet sqaruar se ka variante të ndryshme
për fiset e herëshme të mbiquajtur Boin e Vulaj,
gjithasrhtu të tjerë të huaj nga Genologia
(Gjenologjia) pënnenden edhe Kalajt e fisi i Priftëneve.
Tepër vonë, Gruda përmendet bajrak në
vehte, vetëm në vitin 1897 shpeshherë thuhet
se ishte i ndarë në dy nënbajraqe të vogla,
por për vendime të mëdha ishte vetëm një.
Po në vitin 1897 thuhet se Gruda kishte Bylykbashin
(përfaqësuesin zyrtar) në Këshillin (formë
gjykate) Zyrtar në Xhibal. Duhet theksuar se pas vendimeve
të kongresit të Berlinit, kur u vendos që ushtria
turke me 22 prill 1880 të tërhiqet nga Gruda e Hoti
dhe një pjesë e Kelmendit, për t'ju lënë
Malit të Zi, kishte një farë islamizimi, kjo
ishte në fakt një taktikë për të
mos u lëshuar nga Osmanllinjtë e rënë
në duart e Shkjeve të Ballkanit (nga shiu në
breshër), por gjithsesi kjo ishte e kotë. Gruda
sot përbëhet nga katër fise kryesore, të
cilët janë:
1. Ivezajt (edhe Pepajt janë degë e tyre, por
e islamizuar)
2. Gjolajt,
3. Sinishtajt,
4. Nikajt.
Vuksan Gjeli (shpesh Gila ose Gega) Gruda është
paraardhësi i 80% të grudasve... Grudjanët
kanë shumë kulme në historinë e saj, si
në luftërat me shkjetë e ballkanit, dhe me
perandorinë osmane, ku kulmi ishte në vitin 1911,
që për herë të parë së bashku
me vëllezërit Malësorë ngritën Flamurin
Shqiptar në Deqiq, pas 500 vjet robëri Otomane.
Por Europa plakë që pati fuqinë, por jo të
drejtën me 1913 e aneksoi Grudën e pjesë të
tjera të Malësisë së Madhe në shtetin
Jugosllav.
Festa më e madhe e Grudës është Zoja
e Grudës, kisha e Grudës është e ndërtuar
rreth 470 vjet më parë, mbase më e vjetra e
mbijetuar në krejt M. Madhe. Pas vitit të zi 1913,
nuk u rresht së luftuari e punuari për t'u shkëputur
nga Mali i Zi, shpresat më të freskëta ngjallën
gjatë luftës së dytë botërore, kur
Jugosllavia predikonte bashkim-vëllazërim dhe vetvendosjen
e popujve, por kjo u shua në janar 1945, kur krijesa
sllave me aktor shqiptarë (Partinë Komunlste) e
ligjëroi faljen e trojeve të vitit 1913 në
një tubim model turpi e nënshtrimi në fushën
e Tuzit, ku u tha Malësorëve e më gjerë,
se ju do të jeni nën shtetin Jugosllav.
Malësorët e befasuar e të zhgënjyer
nga komunistët shqiptarë, që gjithsesi i konsideronin
vëllezër të një gjaku, nuk u dorëzuan
kurrë. Lapidar kanë mbetur fjalët në këtë
tubim të patriotit nga Gruda, Kol Zefi, i cili ndër
të tjerë pati thënë: "Tash e sa vjet
kjesh detyrua me shtëpi time me u shërbye sllavëve,
tuj mbrojtë me gjoks e fanatizëm interesat e këtyre
maleve shqiptare, që qysh prej kongresit të Berlinit
e këtej filluan të shkretënohen prej Malazezëve
e ju këta i paski Vëllezër, e ndërsa ne
as miq... Si gjithmonë shkjetë na kan rrejtë,
mashtrua e tradhtua, shumë ma zi kanë me jua bajuve,
e për këtë shpejt keni me u pendue, por ka
me kenë vonë me fitua çfarë sot syplastë
po e dhuroni..."
E vërtetë, kështu ndodhi e vazhdon edhe
sot në shekullin e 21-të...
Por sa do të vazhdojë ma... këtë me sa
duket e din veç i madhi Zot, që ktheftë sytë
prej nesh...
|
 |  |