 |
|
|
| |
 |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Parathanje
Më 20 dhjetor, mbushen 170 vjet prej ditës kur lindi
burri i lavdishëm i rilindjes Komëtare Shqiptare Haxhi
Zekë Byberaj. Ky pervjetor erdhi pak ditë pasi u kremtua
90 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Do të kisha dëshiruar që në këtë vit
jubilar t' i kishim ngritur një monument Haxhi Zekës në
kryeqytetin tonë Tiranë, në kryeqëndrën
e vendlindjes në qytetin Bajram Curri, ose aty ku ka lindur,
në fashatin Shoshan të rrethit të Tropojës.
Aspiratat e larta kombëtare të këtij burri të
madh të kombit shqiptar, shembulli i tij i pashoq në krye
të stuhive kryengritëse për autonomi dhe përpjekjeve
për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një
vilajet të vetëm, aftësitë për t' u vënë
në krye të lëvizjeve të mëdha kombëtare
dhe në ballin e luftrave për lirinë dhe mbrojtjen
e trojeve amëtare janë shembull i mrekullueshëm për
cilindo shqiptar kudo që të jetë.
Jam përpjekur të mbledh prej studiusve tanë të
nderuar ato botime, që munda t' i gjejë dhe i solla për
lexuesin si një antologji historike për viganin e shqiptarizmit
Haxhi Zekë Byberaj. Kjo antologji është produkt i
përbashkët i atyre që kam cituar në çdo
faqe me mua dhe ata që përballuan shpenzimet e botimit.
E thash që ky vigan i atdhetarizmit dhe i bujarisë shqiptare
meriton shumë më tepër se kaq. Jam i bindur që
Haxhi Zekë Byberaj do të bëhet edhe më i njohur
për të gjithë dhe do të shihet aty ku e ka vendin
nëkreun e burrave të ditur, ideologëve të Rilindjes,
të udhëheqsve të shquar të Lëvizjeve të
fuqishme për liri, të atyre që ditën t' i lidhin
shqiptarët në besa - besë për liri e përparim.
Shembull i burrit Haxhi Zekë Byberaj, që vuri pasurinë
e tij pa kursim në shërbim të mbrojtsve të trojeve
tona, që mbajti me javë në shtepinë e tij qindra
kuvendtarë të Lidhjes Shqiptare të Pejës, Besa
- Besë ( 1879 - 1899 ), do të ndriçojë gjithnjë
rrugën e bujarisë shqiptare dhe do t' i bëjë
të ulin kokën të turpëzuar të gjithë
ata që përpiqën të përfitojn nga atdheu
në vend që t' i shërbejnë atij.
E ndjej se jam zgjatur ca ca pér shtjellimin e vrasjes së
Haxhi Zekës, por e gjithë e vërteta e saj është
aktuale dhe do të mbetet me vlerë në çdo kohë,
derisa ne kemi armiq të cilët duan të vrasim njëri
- tjetrin.
Duke i percjellur lexuesit këtë antologji historike për
Haxhi Zekë Byberin them se bëra sa munda në këto
çaste, por jo aq sa duhet.
Halil Buçpapaj
Tiranë, më 12.12.2002
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
H Y R J E
Byberajt (Biberajt) janë një vllazni e njohur e fashtit
Shoshan të Krasniqes në Malësinë e Gjakovës
(Tropojë).
Fshati Shoshan, i përmendur si vendbanim që në kohë
të hershme, është vendosur në pellgun e Valbonës,
në trekëndëshin e formuar nga lumi i Valbonës,
dega e tij Lumi i Gashit (Mollareka) dhe mali që ngrihet thikë
në veri. Në perëndim të fshatit, aty ku nisë
Gryka e Dragobisë (Lugina e Valbonës), ka qënë
një kala e lashtë e njohur nga vendasit me emr Kalaja
e Qytetit. Në fund të fshatit, anës lumit të
Valbonës, është një burim ( më i madhi
më ato anë ) thirrur Vrella e Shoshanit, i cili nxjerr
ujë të kulluar në sasi aq të mëdha sa krahasohet
me vetë lumin aty pranë.
Po aty,në krahun tjetër të lumit Valbonë është
fshati Koçanaj, përballë Shoshanit, por të
dyja fshatra të vendosura në rrafshinë.
Sipas të dhënave gojore, mbledhur nga Zeqir Byberi, 58
vjeçar, Shoshani dhe Koçanajt janë të një
barku të madh të emruar Kolmeksh të fisit të
Krasniqes. Në këtë bark futen edhe fshatrat e sotme
Katundi i Paqës, Margegaj, Dega, Këlcyra, Dragobi e Bredoshnicë.
PO sipas gojdhënave emri i vllaznis Byberaj vhen prej disa
brezash. një nga para ardhësit e këtij barku, i qujtur
Hercek Gjeka ( i të birit të Mark Kolës së Kolë
Mekshit ) u thirr në Shkodër nga Veziri turk bashkë
me shumë përfaqësues të krahinave të tjera
të Vilajetit. Në bisedë me vezirin Herceku e kundërshtoi
duke mos treguar bindje. Për këtë veziri porositi
sekretarin personal që "Herceku duhet të kripet me
byber" ( biber ) Kjo u kuptua se bëhej fjalë për
ekzekutim. Herceku, duke kuptuar rrezikun që i kanosej, nuk
humbi kohën dhe as toruan, por mundi të arratiset dhe
erdhi në
skica e rrethit tropojs
Shoshan. Kjo ngjarje u mësua në
vllazninë e tij, në Kolmeksh, Krasniqe e më gjerë.
Prej asaj kohe gjaku i kësaj vllaznie mori mbiemrin Byberaj
(Biberaj) ngaqë në linjën e brezave deri në
atë kohë thirreshin Gjekaj nga Gjekë Marku i Mark
Kolës së Kol Mekshit.
Vija e pasardhësve deri tek Haxhi Zeka ecën kështu:
Mekshi - Kola - Marku - Gjeka - Herceku - Hasani, i cili pati tre
djem: Dukën, Hysenin e Malën. Në vijën e Hasanit
vjen i biri Abedini ( gjyshi i Zenelit ( Zekés ) - Mehmeti
( i ati i Zenelit ) dhe Zeneli ( Zeka ) që më shumë
u thirr Mulla Zeka e Haxhi Zekë Byberaj.
Në Koçanaj, në anën tjetér të
Valbonës ishin para ardhsit e Bajram Currit, Kolmeksh të
Krasniqes.
Mekshi
Kola
Marku
Gjeka
herceku
Duka ---- Hasani --- Mala
Abedini
Hyseni
Mehmeti
Zeneli
Biblografi
1.Zeqiri Byberi: Dosja për Historikun e fashatit shoshan. Sipas
librit në dorshkrim të Ibrahim Malaj "Tropoja në
breza ".
2. - Po aty.
3. - Po aty.
Fëmijëria
Më 20 dhjetor 1832, Mehmet Abedinit
të Byberajve në Shoshan, i lindi një djalë të
cilin e emëruan Zenel e më vonë u thirr Zekë
për të hyrë në histori me disa emra e tituj
si: Mulla Zeka, Hazhi Zeka, Zenel Efendi, Haxhi Zekë Byberi,
Haxhi Zekë Peja.
Mehmet Abedini i Byberajve, kur i biri, Zeneli, ishte i vogël
*, bashkë me nënën dhe të shoqen Zelfije ( bijë
e Doçëve nga Deçani )* vendosën të
lënë përgjithmonë Shoshanin.
Vendosja e familjes së Mehmet A. Byberajt në pejë
u bë aty nga viti 1835. Aso Kohe Peja ishte një qytet
i vogël, por qëndër e rëndsishme administrative,
tregtare, zejtare, afër tokave pjellore e rrugëkalimeve,
të rëndsishme. Prindërit e Zekés së vogël
e panë këtë zgjidhje më të përshtatshme
për jetesë në rrethanat e asaj kohe.
Të dhënat e njohura flasin për një fëmijëri
të vobektë të Zekë Byberit, me kushte të
vështira jetese. Të dhënat për fëmijërinë
e Zekë Byberit janë të pakta e kryesisht, të
mbledhura nga gojëdhëna.
"Haxhiu fëmijërin e kaloi në Karagaç.
Rritej në skamje. Besohet se mësimet e para i zuri nga
një hoxhë i qytetit. U dallua në mesin e shokëve
për zell dhe vullnet në punë. Ishte shtatmesëm
dhe shëndetlig. Hoxha qi e msojeke, thojke se "kur të
rritet ky djalë e t' behet i zoti i vetit, shtat kralat kanë
me ja ni zanin ". Mësimet mëtutjeshme nuk dihet se
ku i vazhdoi, apo ndoshta u shkollua si autodidikat. Duke pasur
parasysh gjendjen e dobët ekonomike të Abedinit aso kohe,
nuk ishte mundësia që Haxhiu të shkollohej jashtë
Peje. Në traditën popullore gjenden të dhëna
se ai e vazhdoi shkollimin e mëtejshëm në emrin e
të birit të një pasaniku nga peja". (3).
Nga pasardhësit në pejë është edhe Xhevdet
Malushaga, rreth 70 vjeç, me banim në Pejë. Në
gushtin e këtij viti (2002), pasi tregon se gjyshja e tij Bade
ka qënë e bija e Haxhi Zekës, thotë:
-- Haxhi Zeka kur ka ardhë në Pejë ka banue në
një shtëpi ke kazerma ushtarake dhe i kanë dhënë
me hangër, me pi e me mësua aty me fëmijët e
oficërve. Në moshën 13 vjeç ka mësua
Kuran-in përmendësh. Ka qënë një fëmijë
shumë i zgjuar edhe pse i imet. Kështu me kanë treguar.
-- Duke kërkuar të mësosh për ecurinë e
jetës së Haxhiut do të ndeshësh edhe të
dhëna që nuk përputhen gjithnjë. Megjithatë
është shkruar se Zeka i vogël ndoqi mësimet
në qytetin e Gjakovës, që aso kohe ishte nder vatrat
kryesore të qendresës antiosmane dhe kryengritjeve per
liri që përfshinin herë pas here Kosovën, Rrafshin
e Dukagjinit dhe malësitë. Pas mbarimit të Medresesë
në Gjakovë mori titullin fetar " Mulla " ( titull
që si rregull fitohet kur mbarohet shkollë e lartë,
quheshin edhe mësuesit ), i cili e ka shoqëruar emrin
e tij në kujtesë të bashkëkohasve dhe u është
përcjellur dhe brezave. Por shkollën edhe më të
madhe në fëmijërinë dhe rininë e tij Zekë
Byberi e kreu për atdhetari dhe gjithë jeta e tij është
dëshmi e mbrumosjes së vërtetë si një atdhetar
i falktë. Kryengritjet e herë pas hershme në viset
ku jetonte Zeka në mesin e shekullit të 19 - të,
emri i madh dhe madhështija e prijësit të lavdishëm
të kryengritjeve antiosmane, Binak Alia ( Molusmanij ) ishin
shkolla dhe shembulli i rrugës së lirisë, per atë
dhe brezin e tij.
Biblografi
1. - Seit Musaj: " Haxhi Zeka, aktivist dhe luftëtar trim
", në gazetën "Bashkimi", 16.5.1978
2. - Zymer Neziri: Haxhi Zeka në Traditen popullore "Konferenca
shkencore e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit,
ll Prishtinë 1981, f.269.
3.) po aty.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
NËPUNËS
Në kërkimin për të mësuar për ecurinë
e jetës së Haxhi Zekësdalin shumë vështirsi
nga " boshllaqet" ose mosperputhjet e atyre që janë
thënë pér jetshkrimin e atij burri të madh.
Ja si shkruan Zymer Neziri në "Haxhi Zeka në traditen
popullore" 1:
"Pas shkollimit gjysmë të mesëm apo të
mesëm, Haxhiu u emerua mësues né Pejë. Do
të ketë qënë kjo njëra ndër ato shkollat
fetare islame të viteve 55- 60 të shekullit të kaluar.
Ndoshta këtë profesion e ushtroi në kohën kur
ende vuante nga skamja dhe luftonte për ekzistencë, sepse
në kohën kur u martua, siç pohoi i nipi Sh. Malushi,
ishte shumë i varfër dhe nuk pati se ç' ka t' i
dhuronte nuses natën e martésës, por i premtoi:
--- "Tash vjen dita e harfeve. Ty do t' i fali diçka,
se fëmijët që po mësoj do të më sjellin
peshqeshe". Edhe bashkëkohaniku i Haxhiut, Bajram Zogu,
" pohon se H. Zeka kishte punuar si mësuas në Pejë,
po "thmin si s' msojshin i rrehke pa hesap. Folke rrept. T'
tonë i dojke nisoj. I msojke fort se kish qef për m' u
bo t' mençëm'. Dhe vazhdon _ 2:
-- Pos punës si mësues, ai punoi edhe si sekretar i familjes
së Sheremetëve në Pejë në kohë të
gjatë.
---- Edhe pasardhdësi i Haxhi Zekës, Xhevdet Malushaga,
në bisedën e përmendur më lart ( gusht 2002
) pohoi qënien mësues dhe në punë të tjera
nënpunsie të stërgjyshit të tij.
Kurse në seancen gjyqësore të 3 tetorit 1885 njëri
nga deshmitarët, Haxhi Sylejman Gjakova, mes të tjerash
tha se " Molla Zeka ... dmth Haxhi Zeka Zejneli ... ka sherbyer
pranë administratës qeveritare lokale në Pejë
(...)"3.
Sipas gojëdhanve Haxhi Zeka jo vetëm ka dhënë
mësim si mësues por ka qënë edhe nxitës
që sa më shumë shqiptarëT të ndiqnin shkolla.
Në Pejë e rrethinë, në vendlindje dhe kudo qarkullonte
porosia e Zekë Byberit për shkollimin dhe aq më tepër
qëky shkollim të bëhej në gjuhën shqipe.
"Në tubimin që është mbajtur në Fushë
Kosovë, gjatë muajit shkurt të vitit 1901, të
cilin e kryesonte Haxhi Zeka nga Peja, është shtuar çeshtja
e shkollave shqipe. "4.
Si një rilindas i madh Haxhi Zeka kuptonte se çlirimi
dhe përparimi i kombit nuk mun të bëhej pa dituri
e shkollim dhe për këtë nuk kurseu asgjë.
Biblografi
1._ Zymer Neziri; "Haxhi Zeka në traditen popullore".
botuar nga Akademia e shkencave dhe arteve të Kosovés
"Konferenca shkencore e 100 vjetorit të LSHP, ll, Prishtinë
1981 fq. 629
2._ Po aty fq. 630
3._ Lidhja Shqiptare e Prizerenit në Dokumentet Osmane 1878
- 1881 "Tiranë 1978, fq. 257.4.
4._ Citohet sipas Shukri Rahimi: Vilajeti i Kosovës, Prishtinë
1969, fq. 44.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Familja e Hazhi Zekës
Të dhënat pér familjen e Haxhi Zekës janë
të pakta, të pjesëshme dhe fare pak të trajtura
në ato shkrime dhe dokumente që më kanë rënë
në dorë.
Në popull ashtë thënë se babai i Zekës
ishte Mehmet Abidini i Vllaznisë Byberaj në Shoshan të
Tropojës.
Nëna Zelfija, ishte e bija e Mustafë Doçit të
Deçanit.1@
" Sipas të dhënave nga farefisi i haxhiut, ky në
moshën madhore u martua me Rukën, nga familja e Canhasëve
të Gjakovës. Për shkaqer të panjphura, ai u
martua më vonë, për të dyten herë me Vasfije
Çorkadiun e Pejës _2@. Nga martesa pati vajzat: Bademën,
Esmanë, Jollduzin, Sabrijen dhe djalin Ejupin. Sabrija vdiq
e pamartuar, kurse Ejupi vdiq i martuar.2@.
Ndërsa stërnipi i Haxhi Zekës, Xhevdet Malushaga
thotë: Haxhi Zeka u martua me një vajzë të Cangasëve
të Gjakovës. i lindi 1 (një) djalë, Ejupi i
cili vdiq 20 vjeç, i martuar me çikën e babagjyshit
tim. Varri i Ejupit gjindet te Xhamia Karagaç.
Haxhi Zeka ka pasë dy vllazën. Njëri vëlla,
Osmani, ka pasë një djalë, Jashar Byberaj, dhe mbas
vdekjes së Haxhi Zekës i ka ardhë titulli Pashë
dhe ësht
"e thirrë Jashar Pasha, Ky e ka mbarua kullën që
është tani me pllaken si shtëpia e Haxhi Zekës.
Jashari ka pasë dy djem e dy vajza. Djali i madh Jakupi, vdiq
20 vjeç. Djali i dytë, Muharrem Pasha (Miki) ka qenë
drejtor i Metohisë ( tash Rugova) dhe e mbyten, e dogjën
serbët më shtëpin e tij ( ish Kulla e Haxhi Zekës,
tash e shembur) në kohën e luftës së fundit
në Kosovë.
Vajza e madhe, Elmasi, ka dy djem e dy vajza, ndër ta artisti
Faruk Begolli (në Teatrin "Dodona" Prishtinë
). Vajza e vogël ka një djalë, Istref Begolli (artist
Prishtinë). Vajzat: Nevruzja dhe Aslihaja në Prishtinë.3@
Sipas të dhënave gojore të Jashar Pashës,4@
"Haxhi Zeka ka pasur pasuri të madhee gjithandej, si në
Pejë ( Qënder, në krye të qytetit), në
fshatrat Jabllanicë, Cvërkgashit, Guci, Beranë dhe
në krejt Fushen e Pejës.
Këtë pasuri, në prag të lidhjes Shqiptare të
Prizerenit, Haxhiu ia la të vëllaut, Osmanit, që
ta drejtonte, sepse vetë tani merrej aktivisht me veprimatari
politike, në kuadër të Leëvizjes përparimtare
shqiptare." 5@
Sipas atyre që kujtojn stërnipi Xhevdet Malushaaga, Haxhi
Zeka, kur i martonte vajzat apo mbesat, u jepte atyre pasuri pa
u kursyer fare, ishte bujar, i pakursyer dhe Jasharin, djalin e
të vëllait Osmanit,e ka trajtuar si djalin e tij. 6@
Zoti Xhevdet Malushaga tregon se, në shtëpinë e tij
në Pejë, i kanë pas ruajtur biblotekën, rrobat
dhe nishanat ( dekoratat) deri sa kanë hy forcat partizane
të Titos në Pejë. Pastaj familja e Xh. Malushagës
iku në Tiranë, ku jetoi disa vite dhe trashëgimia
e librave e veshjeve të Haxhi Zekës humbi. U ruajt vetëm
kutija e duhanit, e cila ishte e shpuar nga plumbi i atentatorit,
plumb që mori jetën Haxhi Zekës. Zoti Xhevdet thotë
se fotografia e asaj kutije i është dhënë Muzeut
të Pavarësisë në Vlorë. 7@
Bibliografi
1._ Zymer Neziri. Vepër e cituar fq.628 sipas tregimeve te
Musli Bajraktarit, 72 vjeç, fshati Vranoc (lugu i Baranit)
Dosje 1/72 MALAP.
2._ Për Ruke Canhasin dhe Vasfie Çorkadin dihet pak.
Madje nuk dihet se cilët ishin fëmijë e njerës
dhe të tjetrës. Thuhet se Vasfija lindi vetëm një
vajzë.
2.b_ Nga frika se do të mbeste pa trashigimtar, Haxhiu e mori
foshnje djalin e vëllait të vet, Osmanit, Jasharin dhe
e rriti.
Jashari e konsideroi axhën e tij si baba të vërtetë.
Vajza e madhë, Bademja, vdiq e fundit, rreth vitit 1950. Qe
e martuar me Malushagën. Ajo e ruajti kutinë e Haxhiut
afër 50 vjetë. Kutia ishte per duhan dhe e shpuar në
disa vende nga plumbat e atentaorit.. atë kuti kishte në
xhep, në anën e majtë, në momentin kur u vra
... Ajo, sot, gjindet në shtëpin e të birit të
Bademes, Shaqir Malushit, i cili vdiq në vitin 1972.
Edhe Jollduzja qe e martuar në Pejë, per Shaip Zenelbegun.
Per Sabrien, mungojnë të dhënat. Ajo, si duket, ka
qenë e martuar në Vuçitrnë, pohon i biri i
Jasharit, Muharrem Pasha ... Vep, cit, fq. 630.
3._ Shënime të mbajtura nga autori, në bisedë
me Xhevdet Malushagen, në Pejë - gusht 2002.
4._ Aty.
5._ Zymer Neziri, Vepër e cituar f, 630
6._ Shënime të përmendura të mijat ( H. B )
7._ Aty.
Haxhi_Zeka_
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
BEGATIMI dhe
BUJARIA
Cilido që njeh historinë e popullit shqiptar të shek.
XIX nuk mund të mos ndalet në një fakt domëthanës:
Haxhi Zeka e vuri pasurinë e tij pa kursim në shërbim
të Levizjes Kombëtare Shqiptare për pavarësi.
Ndër rilindasit tanë dhe , mbase në të gjithë
historinë e kombit shqipatr, është vështirë
të gjemdet nJé udhëheqës me përmasa bujarie
si Haxhi zeka.
Po si u begatua në pasuri e në shpiert Haxhi Zek Byberaj?
Sikur është shkruar më parë gjithçka
pér atë nisi nga hiçi.
Duke punuar si mësuas dhe Sekretar i Sheremetëve në
Pejë Mulla Zekës i përmirsohej gjendja ekonomike.
Më vonë me Sheremetin punoi si ortak dhe zu të pasurohet
gradualisht. Me të hollat e fituara Haxhiu blente çifçiqe
në Lug të Leshanit; por prore pati kujdes që mos
t' i cënonte interesat e Sheremetit. Dikur, thuhet, Haxhiu
u bë pasanik i madh se edhe sa edhe vetë Sheremeti, prandaj
ndahet prej tij, Bleu tokë në Leshan, Jabllanicë
Budisalc, Stupë, Cvërkë, Kërrstoc etj. Punoi
shtëpi, mulli, dyqane etj., në Pejë. 1@
Kurse Xhevdet Malushaga tregon se e kanë marrë Sheremetët
si llogaritar te tyre sepse ai ishte shumë i zgjuar, shumë
i zoti. Tuj fitue e tuj ble toka që i shtinin të tjerët
që po banin nga ekonomia ( shenime nga biseda, gusht 2002 ).
Pra mund të thuhet se me punë të palodhur, me menaxhimin
shumë të mirë të Té ardhurave etj., Mulla
Zeka po rriste pasurinë përditë.
Kush kujton kohën e luftës për mbrojtjen e Plavës
dhe Gucisë ( dimër 1878 - 1880 ) nga pushtimi malazez,
nuk ka si të mos vlerësojë bujarinë e pashoqe
të Mulla zekës.
Duke përshkruar mobilizimin e 40 bajrakëve të Kosovës,
Dibërs e Shkodrës për mbrojtjen e Plavë Gucisë
studiusi Xhafer Belegu paraqet edhe këtë pamje: "
Një mijë kuaj u vunë në shërbim të
fuqinave mbledhun në Plavë e Guci për me bajtë
ushqimet e municionet prej Peje e Gjakove për në kufi.
Përveç fuqisë së Plavës e Gucisë
që ishte nën komandën e Jakup Ferit e Man Agë
Shehut, kishte marrë pjesë edhe fuqia e Pejës nën
komandën e Haxhi Zekës, i cili me të hollat e veta
e mbajti ushtrinë gjith dimnit. 2@. Se çdo të thotë
" me të hollat e veta e mbajti ushtrinë gjith dimnit"
e ka të qartë cilido. Duke trajtuar kétë periudhë
Zymer Neziri sjell këtë pohim në studimin e cituar
më lart:
" Haxhiu iu kushtua me mish e shpiert këtij aksioni, duke
mos kursyer asgjë, duke mos u frikësuar nga rezistenca
e disa feudalëve vendas, që më tepër ishin te
interesuar të ruanin pasurinë, sesa tokat në kufi.
Ai e shkriu një pjesë të madhe të pasurisë
për armatimin, veshmbathje dhe ushqim të ushtrisë
së Lidhjes, thotë tradita popullore.
Ditën kur vullnetrët u nisën në kufi, ai urdhëroi
që të gjitha furrat të ndanin bukë falas.
Ja një pjesë e kujtimeve të Eshref Nushit liddhur
me këtë: "Kur shkunë hallki jonë n' hudut
me Karadak ( në mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë - Z.N
) Haxhi Zeka u dha pare furraxhive të Pejës e u tha: -
Kush t' vjen me marrë bukë, epnju pa pare ! Mos gaboheni
me i marrë kujt pare, se kta po nisen n' hudut me Karadak me
metë shehitë për tokë tonë. Sa për
pare mos kini dert se paret jau epi unë. Murën hallku
ynë bukë sa deshtën, Peja, Podguri Lugjet e u nisën
Grykës bashkë me Rugovën për n' hudut... Ato
ditë zotnitë e Pejës bajshin ojna Haxhisë, se
u dhimbej malli. Besa - Besë, ata kurrë nuk e kanë
dashtë Haxhinë, po edhe kur e kanë dashtë e
dojshin me zor!
Aso kohe Zenel Begi bojke vaj t' madh ka shkojke, për pun t'
mallit, se i dhimbej fort. T'tonë e njihshin tuj bërtitë:
"M' fiku Haxhia! Krejt drithin ma muerr! E Haxhia, kti e do
zotnive tjerë ja u kish marrë sall ka ni hise për
bukë n' hudut, e koshat e vet në drith krejt i kish çprazë.
U tesh Haxhia n" Zenel Begin e t' ju ngërmu: "Mos
ta nij mo çat fjalë ! Shuj! Qyri paret!"
Haxhiu bëri çmos për përfilljen dhe realizimin
e vendimeve të Lidhjes. Sigurimi i ushqimit, i veshmbathjes
dhe municionit për vullnetarët ishte problem kryesor.
Nuk priteshin ndihma nga jashtë, sepse këso kohe shqiptarët
nuk gjetën askund miq të vërtetë. Haxhiu qe
i vetëdijshëm për këtë dhe e dinte se tërë
barra i binte në shpinë vetë popullit, i cili ende
nuk kishte shtet të vetin e as pavarësi.
Përsëri i bashkoi kreret e Pejës e të rrethinës
dhe u dha urdhër: "...Mullijtë e Pejës kanë
me blu veç për vullnetarë. Peja le t' blunë
n' mullitë e Podgorit e të Lugjeve. Kështu Haxhia
kuvenoi me Zenel Begin, Shaban Begin, Bishar Begin e do tjerë.
Kurrnja s' ja ktheu fjalën e as s' guxofti me i dalë karshi..."3@
Por begatia shpirtrore dhe matriale e Haxhi Zekës ishte e gërshetuar
bukur me bujarinë e tij jo vetëm në raste të
tilla zëmëdha si lufta për të cilën u fol
më lart, por edhe në marrëdhaniet e përherëshme
me njerzit që e rrethonin.
" I nderuar prej të gjithëve, ai diti t' i nderonte
të tjerët, sidomos të varfërit... Sa herë
qi diqke ( vdiste Shen. H.B ) dikush aty kish me qillua Haxhia.
Vike n' xhenaze. Kush s' kishte me ç' ka me bo xhenazen gati
ai kish me i nimu'me pare. Po Haxhia ka pasë mall t' madh hisen
qi i bike prej toke, kurrniher nuk shkojke me e marrë. Ai nik
o konë cikrrimxhi si Zenel Beg Otava, qi edhe n' otavë
lypke hise".4@
Në Budisalc dhe në Lug të Drinit ruhet një anegdotë
për Haxhiun dhe kokrrën e misrit:- "Erdh ni her Haxhia
n' Budisalc, se ish zotni i asaj toke. hipun n' kali. Sa çel
e mshel sytë kceu prej kalit e n' tokë, u gërmus
dhe e muer ni kokërr kallamoç. Tonë ata që
kenë u çuditen, tue e ditë mirë se ni kokërr
kallamoç nuk çon n' kanar për atë pasanik
aq t" madh. Po, Haxhia u dridh e u tha: Kjo kokërr asht
njersa e juve, asht gideja e fukarasë. Nuk duhet për m'
e shkelë, po me e rujtë si sytë! ". Vendasit
e këtij fshati dhe të rrëthinës e përdorin
këtë anekdotë për ata që nuk e nderonin
punën e fshatarit dhe drithin. Fëmijës së lazdruar
i thonë: - " Pse s' po mbledh trohnat ?! Haxhi Zeka o
zhdripë prej kali për ni kokërr kallamoçi
e jo... jote" 5@
Pjesën që i takonte nga të lashtat, Haxhiu rrallë
shkonte që ta kontrollonte. Ishte fort shpirtbardhë për
fukaranë, thonë ata, dhe shumë i çmonte familjet
që ishin mikëpritës dhe bukëdhëne...
" Ni herë, e ki pa vetë Haxhi Zekën, Bardhec
Preka e Siçevës: - Kush o shpi e mirë në nahije
t' Pejës ? Haxhia pa u menua shumë i tha: - Shumë
shpi t' mira ka ... shpi e mirë ashtë edhe Sali Ramë
Qeskova. - E mo? - Jonë edeh do n' Jabllanicë t' Leshanit,
po mashkujt i kanë merzi musafirët... E, Sali Ramës
n' Qeskovë i shkojnë zenxhini e fukaraja, maxhupi e gabeli.
Aty rrinë ni natë, e dy e besa edhe ma tepër. Kurkush
nuk i ka mërzit. bon vaki qi hallku smuhen aty. E bojnë
dergjën edhe ka gjashtë javë ditë, si n' shpi
t' vet. Ka bo qi edeh jonë dekë. Ky i shtin n' dhe si
me i pasë mashkuj t' shpisë. Ai o shpi e mirë, o
Bardhec Preka!..." 6@ Kërkonte kështu Haxhiu që
shembullin e Sali Ramës ta ndiqnin edeh familjet e tjera për
ta rujtur traditen e rrallë me fisnikëri për t' i
lënë prore hapur dyert e konakut për miq dhe nevojtarë.
Për lidhje e fshatarve në mes veti dhe me Pejën,
Haxhiu disa herë organizoi aksione për meremetimin e rrugëve
në Podgur, Lug të Leshanit, të Baranit etj. Ai jo
vetëm jepte inciativën, por edhe gurin e parë vetë
e hudhte në baltë. ".... Kur maroheshin rrugët,
Haxhia i pari zhytej n' lloç. Punës kurrë nuk i
bojke bisht e as qi e imtojke kush me punu', po vet punojke me t'
tjerët, bile fort shumë. Thojshin pleqtë, e maj men
mirë, si ai kurrkun nuk e shitke me zor me pun e as s' ranojke
me fjalë". 7@ Haxhiu e punoi edhe një urë mbi
lumin Drin. Ajo edhe sot është në të njatin
vend, por e ripunuar edhe disa herë më vonë. Këtë
vendasit e asaj ane e quajnë Ura e Haxhi Zekës. Ajo gjindet
në mes të Novosellës së Dejollit, Novosellës
së Zajmit, Dresnikut dhe Klinës. Kur asht marua Ura e
Haxhi Zekës, Haxhiu u ngarkojke me gurë e bosa. Hallku
s' i qitshin, po ai nuk lejke pa e ngarku edhe ato ... 8@ Haxhiu
po ashtu punoi një krua përtej lumit Bistricë, në
rrënxë të Kodrës së kërrstocit. bunarin
në qendër të fshatit Leshan etj. 9@
Edhe bashkëfshatarët e Shoshanit e kujtojnë se si
Haxhi Zeka u ka ndihmuar jo vetëm atyre por krejt Krasniqes
e çdo malësori që i ka trokitur për ndihmë.
"" Burrë shqiptar si Haxhi Zeka, s' ka as s' ka me
pasë"." Ai, tre muaj i ka mbajtur ushtrinë shqiptare
në luftën e Nokshiqit të Plav". (H.B)10
Biblografi
1._ Zymer Neziri, Vepër e cituar fq.630
2._ Xh.Belegu: "Lidhja e Prizrenit" 1939.f.76
3._ Dos 1/72 Maiap. - ZN. Tregoi Ramiz Berisha, 62 vj., Pejë
4._ Dos. l/72 MAIAP - Z.N tregoi Eshref Nushi 84 vj., Pejë
5._ Po aty. Tregoi: Prekë Gojani, arsimtar nga Budisalci, sipas
plakut të ndjerë Ndercë K. Gojani.
6._ Po aty. Tregoi: Bajram zogu 110 vj., Kliçinë (Lugu
i Leshanit).
7._ Dos. e cit.( sh.30 )
8._ Po aty. Tregoi i ndjeri Tafë Smajli, 63 vjeç, Poterrq
( Lugu i leshanit )
9._ Z.neziri, vepër e cit fq 636. 637.
10._ Shih: Sulejman. B.Ahmeti në "Vuthajt e Vuthjanët",
Tiranë -1996, f. 28.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Për mbrojtjen e tërësisë
së trojeve Shqiptare
Kur "e sëmura e Bosforit"po
rrënohej dhe Rusia kishte zgjatur interesat e saja të
drejtperdrejta deri në viset shqiptare, kur lakmitë shoviniste
shpërthenin në veprime gjakatare të bandave vrasése
ndaj popullsisë shqiptare, brenda Mulla Zekës shperthente
një Zekë Byber kryengritës, të vendit. Në
ato kohë kur "Kriza Lindore"i kishte sjellë
rreziqe te reja serioze copëtimit të trojeve shqiptare,
pas nënshkrimit të paqes e Shën Stefanit, Haxhi Zeka
ishte ndër ata atdhetarë që u gjet i vendosur per
të penguar coptimin e trojeve shqiptare.
Në atë kohë Zekë Mehmet Byberi lëviz shumë
në viset e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit
për të ngulitur sa më mirë idenë e qartë
kombëtare në mbarë popullsinë e këtyre
anëve. ideja e tij udhëheqëse ishte bashkimi për
mbrojtjen e trojeve nga copëtimi. Parandenja e Rusisë
për të zënë vend në Ballkan pas coptimit
të Perandorisë Osmane, ëndrra për një Serbi
të Madhe dhe për "Zetën Historike"në
kurriz të tokave shqiptare ishte pasqyruar në traktin
e Shën Stefanit.
"Ndërkaq përfaqsuesit diplomatikë të shteteve
evropiane po ashtu si Porta e Lartë nuk ua vun veshin kërkesave
të arsyeshme të shqiptarëve. Në kéto
rrethana përfaqsuesit e Lëvizjes Kombetare Shqiptare u
detyruan të luftonin me pushkë dhe me penë, në
mënyrë që të mos lejojn copëtimin e tokave
shqiptare dhe bashkë me to zhdukjen e një kombi të
tërë nga faqja e dheut (1).
Kështu paria e Gjakovës, e Pejës dhe e Prizrenit,
në mbledhjen që mbajti më 10 maj 1878 në Gjakovë
vendosi, me propozimin e Haxhi Zekës, që shqiptarët
të hidheshin në kryengritje kundër perandorisë
Osmane, ku muerren pjesë gjithë meshkujt prej 7 deri 70
vjeç (1).
Ky ishte, në fakt, një kushtrim tradicional që shqiptarët
e përdornin për t' u bashkuar sa herë që kërcnoheshin
nga armiqtë. (2) Mulla Zeka u bë kushtrimtar dhe i tregoi
popullit shqiptar se duhej të luftonte ne të dy frontet;
të ruante viset shqiptare nga pushtimi i ri dhe të kërkonte
autonominë e të katër vilajeteve shqiptare. Në
fund të majit të vitit 1878 u mbajt në Gjakovë
një mbledhje e përfaqsuesve të Shqipëris Veriore,
në të cilën u vendos të thirreshin përfaqsuesit
e të gjthë viseve shqiptare në një kuvend të
përgjithshëm, që do të mbahej në Prizren
në pragun e hapjes së kongresit të Berlinit, më
10 qershor. Me një qartësi të plotë dhe pa asnjë
lëkundje Haxhi Zeka e përhapi idenë që çoi
në thirrjen e Kuvendit të Prizrenit dhe formimin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit. Duke qënë një nga organizatorët
e Kuvendit dhe njeri me shumë emër dhe kontribute në
çeshtjen shqiptare, ky burrë, që në mbleshjen
e parë të Kuvendit të Prizrenit, më 10 qershor
1878, u zgjodh në Këshillin Qëndror të Lidhjes
dhe ishte nga prijësit dhe organizatorët më aktivë.
Idetë e tij radikaliste u shfaqën herë pas here me
shumë autoritet e logjikë dhe zunë vend jo vetëm
në dokumentet e Lidhjes, por edhe në mbarë vilajetin
e Kosovës, ku emri i tij ishte shumë i respektuar.
" Mirpo, Sulltani, duke synuar që ta thyente tehun revolucionar
të Lidhjes Shqiptare dhe asaj t' i jepte karakter "mysliman",
në Kuvendin e Përgjithshëm të qershorit 1878,
ia doli të krijojë fraksionin proturk. Për këtë
arsye fraksionit revolluciaonar, të prirë nga udhëheqësit
e denjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Haxhi
Ymer efendiut, Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit, Haxhi Zekës,
Zija prishtinës, etj., - iu desh, prej tash të luftojë
vazhdimisht në tri fronte; kundër Qeverisë Osmane,
kundër fraksionit të djathtë të lidhjes, qé
u krijua në Kuvendin e qershorit, dhe kundër aspiratave
të monarkive fqinje dhe të shteteve të mëdha
imperjaliste të Evropés. Një luftë e tillë
nuk ishte e lehtë. (3) Është i njohur roli i madh
i Haxhi zekës në kundërshtimin e misionarit të
stambollit Mehmet Pashë Maxharrit që erdhi në Gjakovë
në shtator 1878 për të bindur shqiptarët që
të dorëzonin viset shqiptare të Plavës e Gucisë,
etj, sipas pazarllëqeve që kishin bërë Fuqit
e Mëdha për interesat e tyre. Ai ishte përkrah prijësve
si Sylejman Vokshi, Ali Ibra, Mic Sokolit etj., në aksionin
e Gjakovës. Aty u tregua me një forcë të pashembullt
besëlidhja e shqiptarëve për të mos bërë
asnjë lëshim ndaj misionarit të Portës së
Lartë.
Vrasja e misionarit Mehmet Pashë Maxhari ishte përgjigja
e prerë që shqipaterët i kthenin Portës dhe
Fuqive të Mëdha për mos dorëzimin e viseve shqiptare.
1._ Dr.S.Rizaj: 'Vilajeti i kosovës,
Vjetar ll - lll, Prishtinë 1970, f.25 ( cit.sipas J. Bajraktarit
në " Gjakova... "f. 70 ).
2._ M. Rizvanolli "Dega e Lidhjes në Gjakovë ...",
Prishtinë 1981, f. 95.
3._ Dr. Skender Rizaj: "L. Sh> P. sipas dokumentave osmane
botohet sipas "Konferenca Shkencore për LSHP 1978', Prishtinë
1981, f 372 - 373.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Aty ku mbrohen krahinat
e
Plavës dhe Gucisë
Pas vrasjes së Maxhar Pashës
në Gjakovë, situata në vilajetin e Kosovës është
e ndezur. Degët e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit marrin
masa për sigurimin e rregullit dhe të qetësisë
dhe për zhdukjen e gjakmarrjes. Mulla Zeka në këtë
kohë lëviz shumë për të zbatuar pushtetin
e Lidhjes në kto anë.
Ndërkaq Porta e Lartë akizohej se po e zvarriste zbatimin
e kushteve të Traktait të Berlinit duke e kërcënuar
se nëse nuk merreshin masa për dorëzimin e Plavë
- Gucisë atëhere Mali i Zi do të dërgonte forcat
ushtarake në ato vise.
Porta nëpërmjet komisarit të lartë marshalit
të Armatës së Tretë Perandorale Gazi Muhtar
Pashës, që u caktua për zbrazjen e Plavës dhe
të Gucisë u mundua t' i bindë shqipatrët që
t ' i dorëzonin këto vise. (1)
I dërguari nga sulltani, Muhtar Pasha, bisedoi për këtë
çështje dhe krerët e Gjakovës, të Pejës
dhe të Plavës e Gucisë. por nuk pati sukses. Ai shpalli
edhe një thirrje me të cilën i ftonte banorët
e Gjakovës, Pejës dhe Gucisë që ti bindeshin
urdhrit të sulltanit që Plava e Gucia t' i dorëzoheshin
Malit të Zi. Dega e Lidhjes e kërcnoi duke i thënë
se do të përjetonte po atë fat që pati pësuar
edhe Mehmet Ali Pasha nëse e vazhdonte rrugën për
në Plavë e Guci. Në këto rrethana Muhtar Pasha
nuk arriti të zbatojë misionin që kishte marrë
përsipër. Në bisedën që pati me konsullin
rus në Prizren Jastrebovin ( në dhjetor 1879 ), Muhtar
Pasha i tha atij se kazatë e Gjakovës, të Pejës
dhe të Plavës e Gucisë janë në kryengritje
kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Edhe pse
Porta edisa herë ka ndërhyrë që të zgjidhej
çeshtja e Plavës dhe Gucisë, unë nuk kam guxim
që të perdori ushtrinë, sepse gjendja në tri
kazatë e përmendura është aq shqetësuese
dhe pasiguria e ushtarëve aq e madhe, sa që mjaftojnë
vetëm dy ulema që të ndalin ushtrinë dhe të
ma çarmatosin plotësisht, kurse me mua të ndodhë
ajo që ngjau me Mehmet Ali Pashën. Shqiptarët e Pejës
dhe të rrethinës i ndalën në Klinë 3 batalione
të ushtrisë qeveritare, që duhej të vinin në
Prizren. Mé në fund pse të derdhet gjaku në
mes të muslimanëve në dobi të krishtërve
malazezë? Mali i Zi, nëse mundet, le t' i okupojë
vetë krahinat e Plavës e të Gucisë. (2)
Edhe pse Porta e vlerësoi këtë hap të Lidhjes
Shqiptare kundër Muhtar Pashës si shkëputje nga Perandoria
Osmane, qe e detyruar të mos përdorte forcat ushtarake
kundër shqipatrëve. (3) Në të njëjten kohë
Porta u bënte të ditur përfaqsuesve të Malit
të Zi si edhe atyre të fuquve të Mëdha se situata
në këto anë ishte shumë e ndërlikuar dhe
se vetëm pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare nga forcat
e Muhtar Pashës mund të fillonte dorëzimi i këtyre
viseve. (4)
Princ Nikolla, duke injoruar Lidhjen Shqiptare vendosi në fillimin
e tetorit të mobilizonte ushtrinë. Degët e Lidhjes
iu përgjigjën kësaj ndërmarrjeje të qeverisë
malazeze duke lëshuar kushtrimin në viset shqiptare. Brenda
një kohe të shkurtër u tubuan me mijëra vullnetarë
nga krahinat e Kosovës dhe të Shkodrës, që u
vunë në dispozicion të forcave të Plavës
e të Gucisë, të cilat u vendosën nën komandën
e Ali Pashë Gucisë dhe Jakup Ferrit të Plavës.
(5) Gjakova me rrethinë iu përgjigj thuajse e tëra
kushtrimit të degës së Lidhjes për dërgimin
e luftëtarve në Plavë e Guci. Këtu u tubuan
mbi 2000 veta që u vunë nën komandën e Sulejman
Vokshit, Riza bej Kryeziut dhe Bajram Currit, i cili edhe pse ishte
i ri nga mosha, e kishte pranuar fisi në vend të të
Jatit.. Po ashtu, Plavës e Gucisë i shkuan në ndihmë
me forca të armatosura dhe me mjete të tjera edhe degët
e Lidhjes së Pejës, Diberës dhe Shkodrës. Nga
Peja u dërguan 2000 veta nën komandën e Haxhi Zekës,
i cili e mbajti ushtrinë e Lidhjes gjatë tërë
dimrit me të hollat e veta. (6)
Në pajtim me besën e dhënë në Kuvendin
Themelues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, çdo
degë e saj ishte detyruar që kur të lindte rreziku
të njoftonte simotrat e saj. Kështu veproi edhe Ali Pashë
Gucia, i cili duke pasur përkrahjen e popullsisë vendase
kundërshtoi çdo urdhër të Portës për
t' i dorëzuar Malit të Zi Plavën e Gucinë. Malësia
e Gjakovës, për shkak të afërsisë me të,
i dërgoi Ali Pashë Gucisë dy grupe të "
Ushtrisë së bardhë", (7) të udhëhequr
nga bajraktari i Krasniqes, Man Avdia dhe bajraktari i Gashit Ali
Ibra. (8) Po ashtu iu përgjigj kushtrimit edhe Rugova, me në
krye bajraktarin Çel Shabanin. (10).
Qeveria Malazeze duke parë se nuk do të ishte në
gjendje t' u bënte ballë shpenzimeve të mëdha
për mbajtjen e 25 batalioneve të përqendruara rreth
Plavës dhe Gucisë., si dhe nga shqetsimi se aty çdo
ditë e më tepër mbërrinin pjesëtarë
të "Ushtrisë së bardhë " (shqiptare),
vendosi që t' i jepej shenjë vojvodës së njohur,
Mark Milanit, për të filluar luftën e armatosur për
pushtimin e qyteteve. Kjo do të bëhej kur ushtria parandorake
të tërhiqej nga ato dhe t' u komunikonte banorëve
të këtyre viseve se " ky territor në të
ardhmen është i malazazëve". (11).
Më 2 nëntor 1879 ndodhi ndeshja e parë në mes
të ushtrisë malazeze, të udhëhequr nga Mark
Milani, dhe asaj të Lidhjes së Prizrenit, të udhëhequr
nga Jakup Ferri. Ushtria malazeze kishte hyrë në Nokshiq
dhe pasi pushtoi fshatin vendosi flamurin në një shtëpi
shqiptare (12). Me të dëgjuar këtë lajm Jakup
Ferri deklaroi: "Kush është i ri dhe më lehtë
le të shkojë shpatijeve kah Çakorri, ndërsa
ne më të vjetrit do të shkojmë rreth Limit".
Së shpejti arriti edhe Çel Shabani me Rugovasit. (13)
Të dyja ushtritë u ndodhën përballë njëra
- tjetres dhe në një luftë të rreptë mbetën
të vrarë Jakup Ferri dhe Çel Shabani. Luftëtaret
e Lidhjes, edhe pse mbetën pa udhëheqes, jo vetëm
e thyen keq ushtrinë malazeze, por në shenjë triumfi
muarën 220 koka të ushtarëve të Mark Milanit
dhe ia dërguan Ali Pashë Gucisë. (14).
Beteja e dytë ndërmjet ushtrisë së Lidhjes dhe
asaj malazeze u zhvillua në Novshokë dhe Velikë,
më 4 dhjetor 1879. (15) Edhe kjo betejë qe e përgjakshme.
Sipas raporteve të konsullit francez në Shkodër,
në fushë të luftës ranë 700 burra dhe u
morën 74 koka malazeze e 4 flamuj, që në shenjë
triumfi u sollën në Guci. Pos kësaj u mbytën
edhe shumë ushtarë malazias, kur po përpiqeshin të
kapërcenin lumin Lim. Nga pala e Lidhjes humbjet ishin gjithashtu
të ndjeshmë; numri i luftëtarve të rënë
sillej në rreth 300 - 400 veta. (16) Sipas raporteve të
konsullit anglez K. Green, kjo luftë përfundoi me humbjen
e plotë të forcave malazeze. (17)
Pas kësaj beteje ministri i Punëve të Jashtme i Malit
të Zi bëri përpjekje që nërërmjet
një memorandumi te akuzonte Portën dhe të kërkonte
që ajo të siguronte detyrimisht dorëzimin e këtyre
viseve dhe njëherazi të pagunte edhe dëmshperblimin.
Megjithatë kjo nuk ndodhi.
Ndërkaq, vazhduan luftimet ndërmjet forcave të Lidhjes
dhe atyre të Malit të Zi. Më 8 janar 1880 në
afërsi të fshatrave Pepaj edhe Velikë ndodhën
përleshje të reja gjatë të cilave 12 mijë
malazezë, të udhëhequr nga vojvoda Mark Milani, u
detyruan të tërhiqeshin përballë qëndreses
së 8000 shqiptarëve. (18) Lidhur me këto luftime
kryekonsulli austro - hungarez në Shkodër shkruante kështu
në një raport që i dergonte qeverisë së
tij: "Né luftén e Velikes dhe Pepajve Lidhja
arriti që të thyejë atë ushtri malazeze, e cila
ka qenë kurdoherë e zonja t' u béjë ballë
ushtrive osmane. Shqiptarët luftuan të nxitur nga ideja
kombëtare. (19) Pas kësaj disfate qeveria malazeze hoqi
dorë nga fushatat ushtarake dhe iu drejtua Fuqive të Mëdha
duke kërkuar prej tyre që të zbatonin Traktain e
Berlinit. (20)
Solla kaq gjatë pjesë nga libri i Dr. Jusuf Bajraktari
" Gjakova me rrethinë ( 1878 - 1912 ) ", pasi nga
gjithë shfletimet që kam bërë për këto
beteja në mbrojtje të Plavë e Gucisë më
duket se është më i përqëndruar dhe më
i sakti. Autori në fjalë dhe lexuesi besoj se do të
më mirëkuptojnë.
Në periudhën kur përgaditej kjo luftë Mulla
Zeka Byberaj është thirrur si pjesëtar i shtabit
të luftës ( 21) për t' u bërë ballë
forcave malazeze. Haxhi Zeka u paraqit si një nga organizatorët
e aftë të luftës mbrojtëse. (22)
Në krijimtarinë popullore të kohës Haxhi Zeka
dhe roli i tij janë pasqyruar gjerësisht. Në këtë
libër janë sjellur disa nga këngët që e
përjetsojnë këtë figurë madhore të
organizimit dhe të udhëheqjes së luftës së
shqipëtrve për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë
nga pushtimi malazias. Ja si e përshkruan Xhafer Belegu situatën
e dimrit 1879:
" Nji mijë kuaj u vunë në shërbim të
fuqinave mbledhun në Plavë e Guci për me bajtë
ushqimet e municionin prej Peje e Gjakove për në kufi.
Përveç fuqisë së Plavës e Gucis që
ishte nën komandën e Jakup Ferrit e Man agë Shehut,
kishte marrë pjesë dhe fuqia e Pejës nën komanden
e Haxhi Zekës, i cili me të hollat e veta e mbajti ushtrinë
gjithë dimnit". (23)
Edhe në luftën për mbrojtjen e krahinave të
Hotit e grudës, Kelmendit, Ulqinit e Tivarit, Haxhi Zeka, si
një udhëheqës i vendosur i LSHP është i
pakursyer.
Biblografi
1._ Dr.Isuf Bajraktari: Gjakova me rrethinë
(1878 - 1912 ),prishtinë 1998, f.108.
2._ Ali Hadri, Gjakova prej themelimit.. fq. 401
3._ Gjakova me rrethinë ( 1878 - 1912 ) fq 108 -109
4._ Q. Gexha Marrëdhaniet shqiptaro - malazeze 1839 - 1912,
fq. 104
5._ A. Hadri, Gjakova prej themelimit f. 399, J. Bajraktari. Aty.
6,_ Q.Gexha, Marrdhaniet shqipataro - malazeze f. 106
7._ Malazezët me qëllim që të dallonin forcat
e Lidhjes Shqiptare nga njësitë e Perandorisë Osmane,
sipas veshjes kombëtare e quajten atë " Ushtria e
bardhë". Dr. J. Bajraktari.aty.
8._ Knjizevni List. godina ll, f 34. Aty
9._ Dr.J. Bajraktari. Aty.
10._ L. Mile, punim i përmendur dok. 28. f. 49 Dr.J. Bajraktari
.Aty.
11._ Po aty. dok.28.f . f. 48 J. Bajraktari. Aty.
12._ Dr.J. Bajraktari, aty f 111
13._ Po aty.
14._ Po aty.
15._ Historia e popullit shqiptar, ll, f. 148.
16._ Dr. J. Bajraktari . aty
17._ Dr. J. Bajrakatari aty, sipas S. Rizaj: Lidhja e Prizerenit
në dokumentat angleze. dok. 57. f. 134.
18._ Historia e popullit shqiptar ll. f. 149. sipas J. Bajrakatrit
aty f. 112.
19._ Po aty
20._ Q. Gexha vep. cit.fq.109. Dr.J.Bajraktari, aty
21._ Xheladin Gosturani: " Jakup Ferri, f. 60 - 61 Historia
e popullit shqiptar f. 235.
22._ R. Dedushaj " Krahina e Plavë - Gucisë në
shekuj" f. 114.
23._ Xh. Belegu : " Lidhja e Prizrenit ", Shkodër
1939. f. 76.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Qëndresë, Kryengritje, internim
Vjen një kohë që Porta nuk mund të bëjë
më asnjë lëshim. Në Ulqin dhe Tivar kërcënon
edhe flota ndërkomtare që detyron dorëzimin e tyre
Malit të Zi. Për shtypjen me gjak të Lidhjes së
Prizrenit dhe gjithë Lëvizjes Shqiptare për autonomi,
Porta vendosi të nisin forcat ushtareke të komandura nga
Dervish Pasha. Në këto rrethana Haxhi Zeka e ndjen të
domosdoshme të vihet në krye të punëve për
mobilizimin e qëndresës ndaj fuqisë ushtarake të
komanduar nga Dervish Pasha. Atje ku e vendosën vullnetarët
nga Kosova, Malësitë, Dibra etj, të komandura nga
Sulejman Vokshi, atje ishte edhe Haxhi Zeka, në mesin e prillit
1881. Në ato luftime ku spikati trimëria shqiptare përballë
ushtrisë osmane të armatosur edhe me artilerinë më
moderne të kohës, Haxhi Zeka është pranë
komandantëve dhe luftëtarve, por me gjithë qëndresën
në Slivovë, Shtimje, Caralevë, Qafë të
Dules, Suharekë, etj, Dervish Pasha çau rrugën
përmes gjakut dhe më 22 prill 1878 hyn në Prizren.
Pas kësaj, ushtria osmane rivendosi pushtetin osman në
gjithë Kosovën dhe krahinat e tjera ku kishin triumfuar
Lidhja.
Në këto rrethana, veprimtaria e Mulla Zekës është
e ndieshme në mbajtjen gjallë të frymës autonomiste
dhe në rritjen e idesë së qëndresës përballë
copëtimit të trojeve shqiptare. Në vitet 1884 - 1885
bashkë me Sylejman Vokshin etj., udhëheqej kryengritja
antiosmane të shqiptarëve të Kosovës me synimin
për të rimëkëmbur Lidhjen dhe idenë e saj
autonomiste.
Ngritja krye nuk arrin synimet por e mban gjallë idenë
e qëndresës dhe të fitores, i bën thirrje atdhetarisë.
Mulla Zeka u bie kryq e tërthor viseve të Kosovës
dhe Malësive duke përhapur ato ide për të cilat
Lidhja dhe ai vetë kishin aspiruar. Ja si e paraqet Shukri
Rrahmani në studimin e tij " Vilajeti i Kosovës "
situatën dhe Haxhi Zekën:
Në Rrafshin e Dukagjinit fjalën kryesoree kishte Haxhi
Zeka nga Peja, luftëtar i dalluar i idesë për t'
u shkëputur nga Perandoria Osmane dhe anëtar i Këshillit
qëndror të Lidhjes së Prizrenit. Ky edhe pas shpërndarjes
së Lidhjes u përpoq që t' i realizonte idetë
e rrymës autonomiste.
Përgjegja negative e udhëheqsve shqiptarë, si dhe
situata e përgjithshme në Vilajetin e Kosovës, i
kishte shtyrë autoritetet turke që këto vise të
koncentrojnë fuqi ushtarake, të cilat do të janë
të gatshme për çdo eventualitet. Në viset
e Vilajetit të Kosovës sillnin pa ndërprerje ushtri
nga Selaniku dhe vendet e tjera. Shkak për koncentrimin e ushtrisë
turke ishin shqetësimet që mbretëronin në viset
e banura me shqiptarë. Ndërsa Stambolli kishte urdhëruar
që kundër Shqiptarve të mirren masa të rrepta,
meqë ishin bërë " të padurushëm për
pushtimin turk dhe për çdo turk " Gjatë vitit
1891 në Vilajetin e Kosovës ishin përqendruar 16
bataljone ( në çdo batalion kishte prej 400 - 650 ushtarë
), pos këtyre ishin edhe dy kompani të veçanta.
Në Prishtinë ishte vendosë një regjiment kalorësie,
i shpërdarë në njësi më të vogla.
Në Shkup po kështu ishte i vendosur një regjiment
kalorësie. Artilerinë e kishin vendosur po ashtu në
disa qëndra. Në Mitrovicë ishte një bateri fushore,
në Shkup katër dhe në Prizren një bateri fushore.
Të gjitha këto na vërtetojnë se çfarë
ka qenë situata tek shqiptaret e Vilajetit të Kosovës,
të cilët kurdoherë ishin të gatshëm të
luftojnë kundër forcimit të pushtetit turk në
viset e tyre.
As misionarët e dërguar nga ana e valiut, as udhëtimi
i valiut e as koncentrimi i forcave ushtarake, nuk i frikësuan
shqipatarët. Ata qysh në muajt e parë të vitit
1893 filluan të mbajnë mbledhje në rrethet e Gjakovës
dhe të Pejës. Në këto tubime të krerëve
shqiptarë u dalluan Haxhi Zeka nga Peja dhe Bajram Curri nga
Gjakova. Këta dy udhëheqes ditën ta shfrytëzojnë
pakënaqësinë e masave të gjëra popullore
ndaj pushtetit turk, ndaj taksave të reja dhe eksploatimit
feudal. Kah fundi i majit të vitit 1893, Haxhi Zeka kishte
filluar ta ftonte popullin e Pejës dhe të rrethinave qe
të ngrihej në luftë kundër pushtetit turk. Duke
shfrytëzuar kryengritjen dhe rezistencën e popullisisë
së Drenicës, ai deshti që kryengritjen ta përhapë
edhe në viset të tjera. Për këtë kontribuan
edhe ngjarjet e tjera që u zhvilluan afër Lipjanit në
qershorin e vitit 1893. Këtu ishte bërë një
përleshje e armatosur midis popullsisë dhe xhandarmarisë
për çështjen e një pylli të fshatit.
Përzirja e xhandarmërisë e kishte pezmatuar fshatarësinë
e këtyre viseve. Kështu fhsatarët u çuan kundër
pushtetit. Kjo gjë kontriboi që shqëtsimet të
marrin përpjestime të mëdha. " Ngjarjet që
po zhvillohen në këtë kohë në sanxhakun
e Prishtinës kanë filluar t' a japin lëvizjes karakter
shumë më serioz ". Kryengritja e Haxhi Zekës
i kishte shqetsuar autoritet turke ndërsa, nga ana tjetër,
i kishte aktivizuar edhe krerët e tjerë shqiptarë.
Kështu në Prishtinë krerët shqiptarë dhe
popullsia mbanin tubime të veta dhe vendosnin se çfarë
qëndrimi do të mrrnin ndaj kryengritjes. "Një
disponim fanatik kundër organeve të pushtetit turk, i
përfshinte gjithnjë e më tepër shpirtat tue
shtue numërin e idhëtarve të renegatit të sulltanit"
( Mulla Haxhi Zekës - Sh. Rr. ).
Në thirrjen që kishte bërë Haxhi Zeka, krerët
shqiptarë të Prishtinës kishin mbajtur një mbledhje
më 24 korrik të vitit 1893, ku është biseduar
për qëndrimin e tyre ndaj kryengritjes së Haxhi Zekës.
Më në fund të gjthë u deklaruan dhe vendosën
që t' i shkojnë në ndihmë.
Autoritet turke u përpoqén me anën e bisedimeve
që ta bindin Haxhi Zekën për të hequr dorë
nga kryengritja. Ato qysh në qershor i kishin dërguar
njerëz për bisedime, por pa sukses.
Më në fund pushteti vendosi që me forca ushtarake
ta thente rezistencen e tij. Porsa ndëgjuan se pushteti po
dërgon ushtri kundër Haxhi Zekës, 2000 malësorë
të nahijes së Gjakovës i erdhën në ndihmë
që ta mbrojnë nga turqit. Turqit kishin përqendruar
në Pejë një ushtri bukur të madhe.
Këtu kishin dy taborre kambsorie dhe një bateri topash.
Këtyre u erdhi në ndihmë një taborr ushtarësh
nga Mitrovica dhe një tjetër nga Berana. Më 24 korrik
këtyre u shkoi në ndihmë edhe një gjysmë
eskadroni i kalorësisë nga Shkupi. Në krye të
tërë kësaj ushtrie u caktua komandant Mustafa Çerkez
Pasha. Së bashku me ushtrinë turke ishin edhe shumë
feudalë të vendit me njerëz të vetët, që
ishin drejtuar kundër Haxhi Zekës.
Haxhi Zeka që nga fillimi ishte tërhequr nga qyteti dhe
ishte vendosur në pronën e tij në fshatin Leshan.
Me 10 korrik të bijtë e Shaqir Currit nga Gjakova ishin
drejtuar në fshatin Leshan ku gjindej Haxhi Zeka, për
ta mbrojtur nga ushtria turke. Në krye të tyre dallohej
Bajram Curri. Te Istoku këtyre u dualën përpara feudalët
dhe idhtarët e pushtetit, me qëllim që t' ua presin
rrugën. Këta e kishin zënë pritën në
rrugë të vendosur që të mos e lëshojnë
Bajram Currin me malësorët e tij.
Kështu e lajmëruan valiun që gjindej në Pejë
dhe kërkuan ndihmë. Turqit dërguan nga Peja dy taborre
kambësoresh, tre bateri topash dhe tri tufa kalorësish,
të përbëra nga kurdët dhe çerkezët.
Më 11 korrik, posa arrijti ushtria, filloi lufta. Në njerën
anë ishte ushtria turke dhe përkrahsit e saj e nga ana
tjetër kryengëritsit shqiptarë. Në këtë
përleshje, sipas shënimeve të Nushiqit, Thuhet se
janë vrarë 9 ushtarë dhe janë plagosur shumë
sish, ndersa numëri i kryengritësve të vraë
nuk dihej. Derisa zhvillohej lufta ushtrisë i vinte pa nda
ndihma nga Peja. Luftimet zgjatën tërë ditën.
Një bateri topash që vepronte pa ndërprerje i kishte
shendrruar në hi dhe pluhur fshatrat Vranovcë dhe Trailicë
të Krasniqës, ku gjindeshin përqëndrimet e kryengritësve.
Gjatë kësaj kohe valiu dhe disa feudalë nga Peja
u Pérpoqën t' i bindin malësorët që të
ktheheshin nëpër shtëpiat e tyre. Kjo propagandë
pati efekt Luftimet u ndërprenë dhe filluan negociatat.
Valiu edhe gjatë luftës i dërgonte njerëz Haxhi
Zekës për ta bindë që të hiqre dorë
nga kryengritja, por ky as që donte të ndëgjonte.
Kur pa se nuk ka fuqi për të arritur diçka me forcë,
ai iu përgjigj valiut se do t' i dorëzohet vetëm
sulltanit personalisht, por me kusht që ky t' i caktojë
gjashtë vetë të dalluar nga Peja, tre muhamedanë,
dy serbë dhe një katolik, po ashtu edhe veliu t' i caktojë
gjashtë vetë dhe atëherë ai do të niset
me ta për Stamboll që t' i dorëzohet sulltanit. Valiu
u pajtua me këto kushte vetëm që ai të dorëzohej
, mirëpo këto ishin premtime të rrejshme, sepse valiu
përpiqej ta zinte Haxhi Zekën në mënyrë
që merita t' i takonte atij. Duhet të shtojmë me
këtë rast se marrëdhëniet midis këtyre
dyve edhe ma përpara nuk ishin të mira.
Pas grackës së përgaditur për ta zënë
Haxhi Zekën në Pejë, valiu u pajtua me kushtet që
kishte shtruar Haxhi Zeka dhe ky shkoi në Stamboll. Kështu
Porta mbrrijti, diçka me forcë e diçka me premtime
dhe me ndihmën e feudalëve të vendit, që ta
shtypte kryengritjen, e cila si duket nuk ka qenë e organizuar
mirë dhe, m' u pér këtë shkak, mbeti e lokalizuar
vetëm në rrethin e Pejës e të Gjakovës.
Në shtypjen e kryengritjes kontribuan shumë edhe feudalët
e vendit që u mbetën besnikë turqve, sepse frigoheshin
për pronat dhe pozitat e veta. Kjo kryengritje kishte karakter
antiturk dhe ishte përpjekje për amancipim nga pushteti
turk. Për karakterin e kësaj kryengritjen na dëshmojnë
dhe mendimet e serbëve të Pejës, të cilat i
shënon Nushiqi në raportin e vet: " Nëse malësorët
e humbin luftën dhe Mulla Zeka mbytet, do të shpartallohet
edhe Lidhja Shqiptare... Por me vdekjen e Mulla Zekës do të
marrë fuqi aristokracia pejane, të cilën ai e shpartallonte
në çdo hap. Prej këtyre fjalëve mund të
përfundohet se përse e përkrahin feudalët e
vendit ushtrinë turke në luftë kundër kryengritësve.
Megjithëse kryengritja u shtyp dhe Haxhi Zeka u arrestua në
Stamboll, me qellim që të izolohet nga rrethi në
të cilin ka pasë aq ndikim, ai mbeti i dashur në
zemrat e fshatarëve të varfër dhe të malësorve,
që ishin kundërshtarë të pushtusit turk dhe
të rendit feudal. Këtë gjë na e vërteton
edhe qëndrimi i tyre i mëvonshëm në Stamboll
me lutje që të lirohet Haxhi Zeka.
Këto vite ( 1839 - 1896 ) i kanë shërbyer Haxhi Zekës
për t"u formuar më tej si politikan dhe për
të vendosur lidhje më të afërta me patriotët
intelektualë rilindas që jetonin e vepronin në Stamboll.
Në atë kohë shkon si pelegrin në Qabe e merr
titullin fetar Haxhi, me të cilin do të hynte në
histori.
Biblografi
1_ AD SPJ RP - 1981. Fas ll Konsulli i
Serbisë nga Shkupi No. S, 63, 16.Vlll.1891.
2_ Po aty Nr.s.65. më 20.Vlll.1891.
3_ AD SPJ RP - 1891. Fas. lV. Konsulli i Serbisë nga Selaniku,
mbi disllocimin e ushtrisë turke në vilajetet e Rumelisë
gjatë vitit 1891.
4_ AD SPJ RP 1893. Fas.l. Branisllav Nushiqi, konsulli i Serbisë
në Prishtinë. No.S.31. më 25. Vll.1893.
5_ AD SPJ RP - 1893. Fas. l. Nushiqi, po aty.
6_ AD SPJ RP - 1893. Raporti i Nushiqit No. S.41. më 15.Vll.
1893.
7_ AD SPJ RP - 1893. Fas l. Raporti i Nushiqit No. S.41. më
1893.
8_ AD SPJ RP - 1893. Fa. l. Raporti i Nushiqit, më 9.Vll.1893
9_ AD SPJ RP - 1893. Fas.l. Raporti i Nushiqit, No.S. 48. më
16.Vll.1893.
10_ Për këtë shiko te Shukri Rrahmani, kushtet politike
te shqiptarët e Vilajetit të Kosovës, prej vitit
1885 - 1900. " Jehona ", No. 1 - 2, Shkup, 1966. ( cit.
Sh; Rahimi " Vilajeti i Kosovës ", Prishtinë
1969, f.80 - 84 ).
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Kthimi triumfal
nga Internimi
Në tetor 1896 Haxhi Zekës iu
lejua kthimi nga internimi në atdhe. (1)
" Kthimi i Haxhi Zekës nga internimi në Kosovë
më 3 nëntor 1896 u shënua me manifestime të
shumta, sepse në rrethanat politike e shoqërore të
asaj kohe popullsisë shqiptare të Vilajetit të Kosovës
i duhej një ushëheqës me përvojë dhe autoritet
që do të ndihmonte në bashkimin e të gjitha
krahinave dhe të realizohej në këtë mënyrë
programi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. (2)
Ndërsa Dr. Muhamet Përraku në studimin " Lidhja
Shqiptare e Pejës " Besa - besën " në burime
serbe 1893 - 1902, e përshkruan kështu kthimin e Haxhi
Zekës:
U kthyen të pagjunjëzuar dhe fillimisht u ndalën
në qendrën administartive të Vilajetit të Kosovës,
në Shkup. Aty i priti i tërë qyteti dhe rrethina
me ovacione e manifestime politike kombëtare.
Me përcjelljen e Mulla Zekës nga Shkupi deri në Prishtinë
do të bashkohet edhe konsulli gjeneral i Serbisë M. S.
Ristiq. Në Prishtinë Haxhi Zeka arriti më 12 tetor
1896. Qytetarët e Prishtinës dhe të rrethinës
e pritën me ovacione e manifestime triumfale për politikën
kombëtare shqiptare dhe me një atmosferë të
tillë politike e përcolli nga Prishtina për në
Mitrovicë, ku e priti tërë popullsia e qytet dhe
pjesa më e madhe e burrërisë së fshatrave të
rrethinës së Mitrovicës.
Për ta pritur Mulla Zekën në Mitrovicë erdhën
nga Peja pesëdhjetë kalorës shqiptarë të
armatosur.
Në manifestimin e pritjes në Mitrovicë dolën
edhe serbët raja që jetonin në Mitrovicë e rrethinë.
Në përshëndetjen mirëseardhëse që
i bëri njeri prej tyre do të theksojë: " Falenderoj
Sulltanin, e të na jetojë që na e dërgoi Nénën
e të varfërve. Derisa Ti nuk ishe në Pejë nuk
pati se kush t' i sigurojë të varëferit ! "
Mulla Zeka që e njihte mirë psikologjinë e serbit
prej skllavi do t' ia kthejë me romuze: "Eë, ju tashti
e kini mitropolitin tuaj, ai do t' u sigurojë ....!"
Gjatë rrugës për Pejë, pranë haneve dhe
katundeve pranë rrugës, me orë të tëra
e priti dhe e përshendeti Mulla Zekën e tërë
Malësia e Drenicës dhe e Podgurit, kurse në Pejë
kishte zbritur e tërë Rugova, për t' i dëshiruar
mirëseardhjen dhe për t' ia dëshmuar bindjen politike
kombëtare Haxhi Mulla Zekës me rolin e Mesisë nga
synimet grabitqare të Serbisë. (3)
Konsulli gjeneral i Sebisë në Shkup, më 9 nëntor
1896 e informonte Kryeminstrin dhe MPJ të Serbisë se gjatë
shoqërimit në përcjelljen e Mulla Zekës nga
Shkupi deri në Prishtinë, në fshatin Berar të
Epërm, disa shqiptarë kishin konstuar se tashti më
nuk i frikësohet askujt meqë në gjirin e tyre e "
kanë Mulla Zekën ", kurse një shqiptar në
një kafane të Shkupit kishte thënë se, "
jemi 36 mijë, të gjithë të armatosur me armë
personale dhe muaj të tërë mund të ushqehemi
dhe të armatosemi me para tona dhe nuk guxon të na sulmojë
askush". Diplomati serb do të konstatojë se "
Mulla Zeka dhe idhtarët e tij munden dhe është e
sigurtë se ata do të pajtohen gjithmonë kundër
çdokujt, i cili mendon që këtu ( në Kosovë
) t ' i zëvendsojë turqit". (4)
Biblografi
1_. Sipas kristaq Priftit në shtator:
Shih Lidhja Shqiptare e Pejës...fq.140
2_. Dr. Jusuf Bajraktari: Gjakova me rrethinë...fq.159. Sipas
Historia e Shqipërisë, V.ll. Tiranë 1984, fq. 325,
ky kthim u bë më në fund të vitit 1896.
3_. DAS SIP po Nr. 60. Prishtinë 3 ( 15 ) X. 1896.
4_. DAS SIP Po. Nr. 772. Shkup. 28.X. ( 9. Xl. Xl ) 1896.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Për Besëlidhjen
Shqiptare të Pejës
Pérvoja e gjatë si udhëheqës
popullor edhe organizator i kryengritjeve dhe qëndresave për
mbrojtjen e territoreve dhe kërkimin e autonomisë, shkolla
e vërtetë politike e viteve të Lidhjes së Prizrenit
dhe të mëpastajmet, kontaktet me mendimtare patriotë
e bënë gjithnjë dhe më të plotë figurën
e Haxhi Zekës. Ai me t' u kthyer nga internimi, më 1896,
duke kuptuar rrethanat e brendshme dhe të jashtme e ndjen si
domosdoshmeri që të ringjallë përseri Lidhjen
e Shqiptarëve. Kjo punë ishte biseduar që né
khën e internimit dhe bëhej edhe më e domosdoshme
nga nderlikimi i situatave prej së ashtuquajteres "çeshtje
maqedonase". Organizata e Brendshme Revullucionare e Maqedonisë
" e cila ishte formuar në verën e vitit 1894, kishte
një komitet qëndror në Selanik dhe një përfaqësi
të jashtme të saj me qendër në Sofje që
mbante lidhje me Bullgarinë etj. Kështu "çeshtja
maqedonase" nuk mbeti si çështje e brendshme e
Perandorisë Osmane por u shtrua si një çështje
ndërkomtare me kërkesën që në Maqedoninë
autonome të përfshihen edhe trojet shqiptare të vilajetit
të Kosovës dhe të Manastirit. Ideja e Maqedonisë
evoluoi edhe më tej nga qarqet shoviniste Bullgare dhe u vu
në lëvizje ideja për zaptimin e viseve shqiptare.
Lakmitë u ushqyen edhe nga Qeveritë e Beogradit dhe të
Athinës, përveç Sofjes që përdorën
organizatat dhe komitet e ndryshme politike e deri bandat e armatosura.
E gjithë ajo Äleancë Ballkanike "që u përpoqën
të krijonin Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia në
vitet 1891 - 1896, pavarësisht nga maskat që nderroi,
në thelb ishte një lakmi për të pushtuar tokat
shqitare dhe të pengonin formimin e një shteti shqiptar.
Porta e lartë u përpoq të maskonte situaten me marrjen
e disa "reformave" por që në thelb ato nuk ishin
aspak në shërbim të popullsisë shqiptare. Né
këtë kohë në vilajetin e Kosoves kërkohej
me të madhe edhe dërgimi i djemve për të shërbyer
në ushtrinë osmane. Popullsia e kazave të Prizrenit,
të Lumës të Sanxhakut të pejës, nuk pranojnë
të japin sasinë e rekrutëve të caktuar nga autoritet
qeveritare.&1
Në mbarë vilajetin e Kosovés sundon fryma e kundërshtimit
dhe qëndresës së shqiptarëve ndaj pushtetit
perandorak. Një rol shumë të rëndësishëm
në këtë revoltë dhe qëndresë ka luajtur
edhe Haxhi Zeka, që tashmë ishte figurë e rëndsishme
e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Kjo lëvizje kundërshtimi
shtrihet anëmbanë viseve shqiptare. Pastaj vërshejnë
"peticionet" e memorandumet e shqiptarëve me kërkesa
serioze që përshkoheshin nga idetë kombëtare
dhe demokratike.
Në këtë kohë u shtrua si domosdoshmeri themelimi
i një lidhje të re si Lidhja e Prizerenit e cila do t'
i dilte zot vendit përballë lakmive shoviniste të
shteteve fqinje dhe politikës antishqiptare të Portës
së Lartë.
Në krye të nismave të tilla u vu Haxhi Zeka, që
tashmë ishte i njohur si një nga udhëheqësit
më të shquar të lëvizjes kombëtare në
vilajetin e Kosovës dhe në mbarë Shqipërinë
&2
Ai kishte marrë pjesë në Lidhjen Shqiptare të
Prizrenit për mbrojtjen e tërsisë territoriale të
atdheut dhe për autonominë e Shqipërisë dhe
qe zgjedhur anëtar i KQ të saj. Hazhi Zeka i qëndroi
besnik ideve autonomiste të Lidhjes së Prizrenit dhe iu
kushtua tërsishtë luftës për bashkimin e çlirimin
kombëtar të popullit shqiptar. Më 1896 ishte i shquar
tashmë si"kryetar i partisë shqiptare" në
Kosovë, sikurse cilësohet në dokumetet bashkëkohse.
" Në mesin e tetorit, Haxhi Zeka bëri një udhëtim
nëpër kazaté e Shkodrës dhe të Pejës
gjatë të cilit bisedoi me popullisinë shqiptare për
rrezikun e një sulmi nga Serbia e Mali i zI dhe për nevojen
e organizimit e armatosjes së shqipatrvë. "Né
këtë rast, theksonte Haxhi Zeka, shqipëtaret duhettë
përdorin për nevojat e mbrojtjes edhe armët e depovë
shtetrore".&3
Rëndësi të veçantë në përpjekjet
e shqipatarëve për t' u bashkuar në një Lidhje
të re patën dy mbledhje që u mbajtën në
Prishtinë në fund të tetorit 1896 në drejtimin
e Haxhi Zekés në të cilat u diskutuan dy çeshtje
kryesore: kërkesa për autonominë, vetqeverisjen e
vendit dhe nevoja e armatosjes së popullit për mbrojtjen
e atdheut nga rreziku i jashtëm. U vendos gjithashtu të
caktohej një kontribut në masën 10 përqind të
të ardhurave vjetore të çdo shqiptari që do
të pérdorej për blerejen e armëve.Kontributi
filloi të vilej menjëherë...."&4.
Kjo lëvizje zgjerohet më shumë edhe në Pejë,
Prishtinë, Dibër etj., per një qëndresë
të përbashkët kundër çdo pushtimi të
huaj. Haxhi Zeka në këtë kohë lëviz shumë
dhe ka në krah edhe të tjerë që propagandojnë
për një lidhje të re. Në relacinet zyrtare të
konsujve që ishin asokohe në qytete të ndryshme gjinden
informacione " për agjitacionin e gjerë që po
zhvillohej në Shqipërinë e veriut për të
vendosur një marrëveshje të pérgjithshme ,
një ligë të re", dhe sikur theksohet, "propaganduesi
kryesor i një lidhjeje të tillë ishte Haxhi Zeka,
i cili u perkrah gjithashtu nga Sulejman Aga nga prishtina etj.
" Përkrahes të flaktë të formimit të
Lidhjes Shqipatre ishin gjithashtu atdhetarët dibranë.
Në fund të tetorit dhe gjatë muajit nëntor ata
hynë në bisedime me sanxhaqet e Prizerenit, të Pejës,
të Elabsanit për t' u marrë vesh për organizimin
e veprimeve të përbashkëta për të përballuar
rrezikun që kércënonte tërsinë e vendit".
Ndërsa intesifikohet propaganda e krervë patriotë
shqipatrë Pér Lidhjen e re, Stambolli dhe Fuqitë
e Mëdha e kundërshtojnë këtë lëvizje
të shqiptarëve, pasi sipas tyre kjo prishte statuskonë
në Ballkan dhe natyrisht vonoheshin edhe synimet e tyre të
reja e të fshehta . Planet që bëheshin hapur apo
fsheharuzi nga njera apo tjetra disa apo të tëra Fuqitë
e mëdha me fqinjet, për ndarjen e tokave të shqiptarëve,
vinin si detyrë të domosdoshme të merreshin masa
për t'u organizuar që të shpëtonin copëtimet
e trojeve por edhe të synonin drejt autonomisë. Kriza
Lindore e 1897 - es i kulmoi rreziqet. "Pér të
organizuar qëndresën kundër sundusve osmanë
dhe rrezikun që i kanosej tërsisë territorjale të
vendit nga qarqet shoviniste të serbisë, Bullgaroisë
e Malit të Zi. Atdhetarë shqipatrë, të udhëhequr
nga Hxhi Zeka, në shkurt - mars 1879, hodhën themelet
e një lidhjeje të re shqiptare , ose sikurse quhej shpesh
në dokumemtet bashkëkohëse, të Besëlidhjes
Shqipetare."&5
Haxhi Zeka nisi beslidhjen në qytetin e Gjakovës në
mbledhjen e mbajtur në fund të shkurtit 1897 me përfaqsuesit
e popullsisë së Pejës dhe të Gjakovës.
Besa e shpallur dhe Lidhja e re u quajt e nisur , me emrin Beslidhja
Shqiptare duke kërkuar hapa konkrete për mbrojtjen e tokave
shqiptare nga rreziqet e mundshme.
Ky burrë, duke qënë frymzuesi i Beslidhjes së
re, u vu edhe në krye të Komitet Shqiptar të Besëlidhjes,
dukepërballuar edhe përpjekjet separatiste që u shfaqën.
Në këtë rast gjeti gatishmerinë e plotë
në Bytyç, Morinë, Gash, Krasniqe, Has. Pastaj në
mars organizon bisedime dhe mbledhje veç e veç në
Prizren, Pejë e Gjakovë. Me Beslidhjen u bashkua dhe Podrimja.
U morën vendime të rëndsishme për vetëqeverisjen
lokale, për kufizimin e gjakmarrjes, mobilizimin e forcave
ushtareake në rast rreziku etj. Bën përpjekje për
të bashkuar në beslidhje dhe Shkodren &6 dhe arrini
jehona në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut. Në
mars në Bobin Most, mes Prishtinës dhe Vushtrisë,
Haxhi Zeka organizon mbledhje të njëpasnjëshme me
përfaqësues të Pejës, Gjakovës, Lumës,
Prizrenit dhe viseve të tjera,&7 duke përcaktuar roli
që do të kishin shqiptarët për mbrojtjen e vendit
te tyre në rast të një sulmi të jashtëm.
Kjo detyrë u përcaktua nga zhvillimet e situatës
. Mund të thuhet se është meritë e Haxhi Zekés
dhe organizatorëve të tjerë që arritën
të shfrytzojnë situatën për të ngritur
lëvizjen drejt autonomisë dhe synimeve të tjera të
përcaktuara që në kohën e Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit.
Besëlidhja Shqiptare e 1897 - ës u përshendet edhe
nga komiteti Shqipatr i Stambollit nëpërmjet një
Manifesti të publikuar në pranverën e 1897 - së.&8
Por për Besëlidhjen u krijuan menjëherë kundërshtime
nga Porta e Lartë. Haxhi Zeka është ndër organizatorët
që arrijnë të pengojnë dërgimin e forcave
ushtarake shqiptare pér të luftuar në Kretë,
Thesali etj. dhe kërkon armë për të mbrojtur
tokat shqiptare. Eshtë një veprim i zgjedhur mosdeklarimi
hapur në vendimet legaletë Besëlidhjes e të
programit të Haxhi Zekës etj., lufta për autonomi.
Nga studius të ndryshëm, ky veprim taktik i tij vlerësohet
si një veprim i gjetur, pasi propaganda verbale bëhej
për autonominë ndërsa kërkesat zyrtare kamufloheshin
brenda një kuadri sa më të lejushëm. Gjatë
vitit 1897 Haxhi Zeka është i përfshirë edhe
në një Komitet të fshehtë Shqiptar që vepronte
në Kosovë dhe kishte shtrirë degët e tij në
Pejë, Shkup, Gjakovë, tetovë dhe vise të tjera
,&9 që me sa duket është po ai Komitet legal
por që bën propagandën ilegale. Shoqëria e Stambollit
me emrin "Komiteti Shqipatr" që e kryesonte Sami
Frashëri, në pranverën e 1897 - ës e ka përkrahur
lëvizjen politike të Haxhi Zekës.
Por, përkundër tendecës për rritjen e veprimtarisë
autonomiste të shqipëtarëve, Porta e Lartë,
Serbia Mali i Zi bëjnë gjithë sa mundën për
të penguar çdo bashkim të shqiptarëve . Agjentura
serbe e malazeze vepron nga brenda Beslidhjes për të krijuar
përçarje kurse qeveria serbe i bën presion Portës
për të shtypur lëvizjen shqiptare të Haxhi Zekës
. " Në gjysmén e dytë të vitit 1879 qëndresa
e popullsisë mori përmasa të reja. Ajo ishte e lidhur
gjithashtu me veprimtarinë e komitetit të fshehtë
shqipatr që kishte degët e veta në qëndrat më
të rëndsishme të këtij vilajeti. Ky komitet
në cilin rolin kryesor e luante Haxhi Zeka, luftonte njëkohësisht,
për bashkimin e popullit në një organizatë të
vetme, në Beslidhjen Shqiptare, per sigurimin e autonomisë
territoriale - administartive të vendit për organizimin
e qendresës së armatosur të masave. Komitet e fshehta
bënin një punë të madhe për përhapjen
e i deve kombëtare midis popullsisë, theksonin me forcë
se nuk është e larget dita kur Shqipëria do té
qeveriste ngavetë shqipatarët , se populli shqiptar është
plotsisht i aftë të administrojë vendin e tij pa
nëpunësit e korruptuar turq, se nuk ka pse t' i japë
Turqisë ushtarë por duhet t' i përdorë ata për
mbrojtjen e kufijve të vet."- vënë në dukje
studiusit duke iu referuar raporteve të konsujve të huaj.
Në shtator 1897 acarohen edhe më marrëdhëniet
mes shqiptaréve dhe qeverisë së stambollit. Nga
Prizereni e Prishtina qeveritarët turq, mytesarifet dhe nëpunësit
e korruptuar. në fillim të tetorit nisinpërleshjet
midis kryengritësve shqiptarë dhe forcaveqeveritare në
Prishtinë, prizrenë etj.
Nga ushtria perandorake arratisen ushtarët shqiptarë.
Porta bën arrestime në Kosovë dhe nis forca te shumta
plot armatime. "Në ditët e para të nëntorit
kryengritja përfshin Pejën, Gjakovën, Prizrenin,
Gucinë, Prishtinén, Tetovën dhe qëndra të
tjera ku u zhvilluan përleshje midis forcave shqiptare dhe
ushtrisë turke. Kryengritja udhëheqej nga Haxhi Zeka".
Gjendja është tepër e acaruar në këtë
muaj ku gati çdo ditë kishte pérleshje mes shqiptarëve
dhe forcave ushtarake turke.
Në këtë situatë, në nëntor 1897, sikur
dihet, Haxhi Zeka merr nismën dhe organizimin në Pejë
një mbledhje me rreth 500 vetë përfaqsues të
kosovës. Këtu u diskutua për reformat në shqipéri
për shpëtimin nga mjerimi dhe për mbrojtjen e trojeve
shqiptare nga lakmitë e huja. Në këtë mbledhje
Haxhi Zeka u përballua me rrymën që ishte për
ruajtjen e marrëdhënieve akzistuese dhe paraqiti pikëpamjet
reformiste deri në realizimin e autonomisë. Konsulli austriak
në Shkup J. Pisko lidhur me ato që tha Haxhi Zeka në
këtë mbledhje raporton më 31 dhjetor 1897 se ai kishte
thënë " aktualisht shqiptarët janë shumë
të shqetësuar për shkak të rritjes së propagandave
të huajaserbe, malazeze dhe bullgare në viset e tyre dhe
se ata kanë frikë se mund të thirret përsëri
një kongres evropian, i cili me siguri do t' i shkëpuste
Shqipërisë toka të tjera për të kënaqur
shtet fqinje. Prandaj shqiptarët qëndrojnë të
armatosur dhe të gatëshem...
Lidhur me marrëdhaniet me Stambollin, Haxhi Zeka kishte theksuar
se shqiptarët nuk kanë më besim tek Porta ".
Por Porta e lartë merr masa të reja shtupëse ndaj
shqiptarëve kryengritës. Stambolli shpérblen me
poste, tituj,, dhurata ata që i shërbyen në Kosovë
kurse Haxhi Zekën që mbajti qëndrim kryengritës
deri në fund, me urdhërin telegrafik të Sulltanit
, në dhjetor 1897 e thirri në Shkup veliu i Kosovës
Hafiz Pasha dhe kërkoi prej tij pérkundrejt privilegjeve
që sulltani do t' u jepte shqipëtrave, të përdorte
ndikimin e vet për shpërndarjen e komiteteve të fshehta
që luftonin për autonominë e vendit. Haxhi Zeka hodhi
poshtë kërkesën e veliut duke deklaruar se"...
nuk mundet të ndikojë për shpérndarjen e këtyre
komiteteve. "E si mund të pérpiqej Haxhi zeka të
prishte vetë atë që me aq mundim e kishte ngritur
si domosdoshméri për shpëtimin e tërsisë
së Shqipërisë.
Por, ndërsa Haxhi Zeka dhe atdhetarë të tjerë
po bënin gjithë përpjekejet për të bashkuar
shqipatérët, fuqitë e jashtme punonin me shumë
ngulm për të ngjallur përçarje mes shqipétarve.
Porta e Lartë edhe shtyp me forcë edhe perçan duke
u dhënë shperblime të majm atyre që i shërbejnë
politikës së saj. Por edhe pse përpjekjet e Haxhi
Zekës dhe të patriotëve të tjerë dështojnë
përkohësisht, ai nuk ndalet dhe nuk lodhet së punuari
për lidhjen e përgjithshme shqiptare.
Gjatë vitit 1989, pasi ishte botuar që më 1 janar
thirrje "Në emër të popullit shqiptar ",
nga Lidhjet dhe komitetet shqiptare për mbrojtjen e atdheut,
lëvizja bët me shumë me propagandimin e ideve autonomiste
në fshehtësi, ku vepronin komitet e fshehta shqiptare.
Né këtë kohë, Haxhi Zeka dhe komitet që
ai drejtonte kanë një veprimtari intensive për të
përhapur idenë e bashkimit kombëtar të popullit
shqiptar, të ruajtjes së tërësisë territoriale
të vendit dhe për autonominë e Shqipërisë.
Zëvendëskonsulli austriak në Prizeren shkruante në
prill 1898 se " partia e Haxhi Zekës ka shuar në
mënyrë të ndjeshme ndikimin e saj ". Porta merr
" reforma " për çarmatosjen e shqiptarëve
dhe shtypjen e lëvizjes kombëtare shqiptare. Haxhi Zeka
që e njihte mirë gjendjen e vendit të tij deklaroi
se " n"punësit turq prej kohësh po bëjnë
fjalë për ç' armatosjen e shqipëtarëve,
por Turqia s' ka forcë ta bëjë këtë...
Nuk duhet patur asnjë dyshim se çfarëdo që
të vendoset lidhur me Shqipërinë në Stamboll,
në Shqipëri nuk mund të bëhet kurrë asnjë
ndryshim pa miratimin e shqipëtareve. " Dhe vjen fundi
i gushtit 1898 me një ngritje të lëvizjes kryengritëse
që përfshin Pejën, Gjakovën e viset rreth tyre.
Në krye ëhstë përsëri Haxhi Zeka me përkrahëtsit
e tij. "Asnjë pushtet i sulltanit nuk ekziston as në
pejë as në Gjakovë... Pushteti në këto
vise ishte në duart e kryengritësve të kryesuar nga
Haxhi Zeka. Veliu i Kosovës nuk guxonte të shkonte as
në Pejë as në Gjakovë. Ai u detyrua të
qëndrojë larg, në Mitrovicë e në Prishtiné
"- raportonte për qeverin e tij agjenti tregtar bullgar
në Shkup.
Por situata e jashtme bëheshin gjithnjë e më kërcnuese
për fatin e "Kongresit Maqedonas "që u mblodh
në Sofje më 17 gusht 1898. "Zgjedhja e çështjes
maqedonase " e acaronte më tej situatën dhe rriste
rrezikun për tërësinë e trojeve shqiptare. Ndërkaq
forcat malazeze kishin filluar aksionet e armatosura në krahinat
shqiptare të Beranës, Plavës, Gucisë për
të marrë me forcé atë që lakmonin Qarqet
shoviniste të Beogradit e kundërshtonin çdo ide
për autonominë e Shqipërisë ngado që të
vinte dhe përqëndrohen forcat serbe në kufijtë
e Kosovës. Beogradi dhe Athina "grinden "se kush
të marrë më shumë nga trojet shqiptare por edhe
të bëjnë pazarllaqë me njera - tjetren, por
edhe me Bullgarinë. Fuqitë e Mëdha bëjnë
presion për Stambollin, për "çeshtjen maqedone
".
Rreziku për copëtimin e trojeve shqiptare të vilajetit
të Kosovës e Manastirit nuk kishin qënë kurrë
më afër dhe kontradiktat me stambollin shqiptarët
nuk i kishin pasur më të acaruara. Në këto rrethana
dilte e domosdoshme që të realizohej sa më shpejt
ajo që përgaditej prej shumë kohësh. Më
30 nëntor 1898, gazeta "Shqiptaria " e Bukureshtit
shkruante se " shqiptarët muslimanë e kristianë,
toskë e gegë, janë marrë vesh midis tyre, janë
armatosur gjer në dhëmbë, me besë të ngrihen
këtë pranverë ". Në ditët e fundit
të dhjetorit dhe në gjysmën e parë të janarit
1899 u përgadit thirrja e Kuvendit të Përgjithshem
të shqipëtarve. Vatra e ndezur për të bërë
këtë ishte Peja e Haxhi Zekës.
----------------------
1. -- AQSH RSH: informacion i konsullit rus ne Prizren, 9 tetor
1896, Nr.1926, marrë nga K. Prifti, vep.cit.f.125
2. -- LSHP ne dok. Osmane (1878 - 1881), perg. nga K.Prifti. Tiranë
1978, f.250 - 258. vep. cit. f.139.
3. -- H.H.H.S, PA. AtA, shekulli XlX / 29 Haxhi Mulla Zeka, 1897,
K,Prifti. vep cit. f.140.
4. -- K. Prifti , vep cit. f. 141
5. -- Po aty, f.156.
6. -- Po aty, f. 158
7. -- Informacion i konsullit austriak ne Shkup, 19 mars 1897, Nr.57.
( citohet sipas K.Priftit.aty, f. 159 )
8. -- K.Prifti aty, f. 160.
9. -- Po aty. f. 164. nga inform. i konsullit austriak ne Shkup,
18 gusht 1897, Nr. 166.
10. -- " shqiperia ", Bukuresht, Nr. 29. 22. nentor 1897
(cit. sipas K.Priftit, vep.cit.f.176).
11. -- Informacion i konsullit austriak ne Shkup, 31.12.1897. Nr.
203 (citohet sipas K.Priftit. vep.cit.f.183).
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
NË KUVENDIN E BESËS
"Duke përgatitur Kuvendin e Pejës, Haxhi Zeka dhe
patriotet e tjerë shqiptarë u munduan që qysh në
fillim t'i jepin Lidhjes që do të formonin karakter të
përgjithshëm shqiptar dhe të bashkonin në radhët
e saj gjithë shqiptarët, muslimanë e të krishtërë
pa dallim feje dhe krahine. @1 Ndërkaq në mbledhjen, takime
të popullsisë shqiptare, në letërkembimin e
dendur me qëndrat e ndryshme të vilajeteve të Kosovës,
Shkodrës, Manastirit dhe Janinës, @2 Haxhi Zeka bën
gjithçka për përgaditjen sa më mirë të
Kuvendit të Përgjithëshm . Në krah të tij
për ketë vihet edhe Bajram Curri dhe patriotë të
tjerë. Në letrat që merr nga Shkodra, Dibra, Prishtina,
Pazari i Ri, nga Shqipëria e Jugut, i kërkohej Haxhi Zekës
organizimi i një aksioni të përgjithëshem që
do të kishte për qellim mbrojtjen e interesave shqiptare.
Dhe Haxhi Zeka shpërndan ftesa për gjithë viset Shqiptarisë.
Për thirrjen e Kuvendit kishin kontribuar edhe shoqëritë
patriotike jashtë vendit sidomos Komiteti Shqiptar i Stambollit
dhe Shoqëritë e Bukureshtit.
Haxhi Zeka, Bajram Curri dhe veprimtarët
e tjerë shqiptarë që përgaditën Kuvendin
punuan me kujdes dhe përcaktuan mirë platformën programatike
mbi të cilën do të ngrihej kuvendi.
Kjo platformë ishte ajo e Lidhjes së Prizerenit dhe e
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare pas saj,. ruajtja e tërsisë
territorjale dhe formimi i shtetit autonom shqiptar ku të përfshiheshin
të katër vilajetet shqiptare ( Kosovés, Shkodrës,
Manastirit, Janinës). Dhe më në fund erdhi dita e
shumëpritur: më 25 janar 1899 @3 nisi punimet Kuvendi
që vazhdoj deri më 29 janar dhe u kurorëzua me krijimin
e Lidhjes së Pejës ose "BESA BESË" . Kryetar
i Kuvendit dhe Komitetit drejtues të Lidhjës Shqiptare
"BESA BESË" u zgjodh Haxhi Zeka.@4 Për këtë
ngjkarje, në gazetën "KOmbi Shqiptar" të
asaj kohe shkruhej:" Në Pejë nismëtari Haxhi
Zeka, një patriot i madh dhe me shumë ndikim, formoi Lidhjen
e dytë Shqiptarë ....
Haxhi Zeka është emëruar kryetari i Lidhjes Shqiptare".@5
Në atë kuvend morën pjesë rreth 500 vetë,
të ardhur nga qëndrat e vilajetet të Kosovës
dhe té viseve té tjera shqiptare. Shumë nga ata
që kishin marré ftesa nga Haxhi Zeka nuk erdhën.
Disa nuk patën mundësi për arsye të pengesave
të ndryshme dhe shumë të tjerë edhe si rezultat
i veprimtarisë përçarëse që luajtën
elementë të veçantë që ishin vënë
në shërbim të Portës apo kundërshtarëve
të tjerë të këtij Kuvendi dhe të lëvizjes
patriotike të shqiptarëve në përgjithësi.
Megjithatë mbledhja e janarit edhe nga vetë organizatorët
u quajt si një tubim paraprak për të përgaditur
një kuvend tjetër më të përgjithëshëm
shqiptar.
Haxhi Zeka dhe patriotë të tjerë bënë shumë
që Kuvendi i Pejës të merrte vendime të rëndësishme
për gjithë zhvillimet e mëtejshme të lëvizjes
Kombëtare Shqipetare. Në mbledhjet e vogla ( të fshehta)
brenda kuvendit u miratuen edhe dokumente të rëndësishme
në natën e 28 janarit 1899 dhe u shpallën publikisht
në mitingun e madh në sheshin e qytetit më 29 janar.
Rezoluta prej 11 pikësh dhe "AKTI I BESËS" prej
12 pikësh. Po më 29 janar 1899 u shpall thirrja "
RRUGA e SHPËTIMIT është në BESA BESË "
që ishte një dokument tjetër programatik i Lidhjes
Shqipatre të Pejës". @6
Në kuvendin e Pejës Haxhi Zeka
ishte në krahun radikal pér ndryshime që do të
shuanin dasitë krahinore dhe fetare, grindjet, hakmarrjet,
armiqësitë mes shqiptarëve që té arrihet
bashkimi dhe çlirimi i kombit. Këto u pasqyruan në
dokumentet e merituara. Nga ana tjetër, kryetari i lidhjes,
Haxhi Zeka, që në kuvend siguroj pjesëmarrësit
se forcat vullnetare shqiptare" do të kenë në
dispozicion të gjitha aramtimet që nevojiten "dhe
se " si ushtria vullnetare shqiptare, ashtu edhe ajo ndihmëse
do të mbaheshin me shpenzimet e Lidhjes dhe të popullsisë",
dukesqaruar dhe kërkesën e bërë që forcat
shqiptare të komandoheshin nga shefa Shqiptarë. "Kuvendi
propozoi edhe emërimin e Haxhi Zekës nga Peja si guvernator
kombëtar i pavarur dhe përcaktoi mjetet për të
arritur autonominë e Shqipërisë" është
raportuar nga diplomatët që ndiqnin me zell se ç'behej
në Pejë.@7 Pra , kuptohet se deri në cilen shkallë
janë shtruar çështjet edhe pse në dokumentet
e miratuara nuk eshtë vënë një kërkesë
e tillë apo kërkesa të tjera. Ka shumë mundësi
që diskutime në grupe të vogla, sekrete të kenë
përcaktuar qëllimet e vërteta që nuk e shpallën
në dokumentet zyrtare, mbase për arsye taktike.
" Rryma autonomiste" në
dokumente cilësohet si "partia kombëtare e Haxhi
Zekës" ose partia popullore radikale"duke treguar
pikërisht se kush ishin pikëpamjet dhe vendi që zinte
Haxhi Zeka në punimet e Kuvendit dhe në Lëvizjen
Kombëtare Shqiptare. Por nëse ai apo gjithë krahu
i tij, për hir të ruajtjes së frontit të përbashkët
shqiptar përballë rreziqeve të mëdha të
jashtme që i kanoseshin trojeve shqiptare.
Haxhi Zeka ka edhe meritën e madhe të bashkërendimit
të veprimtarisë me rrethet patriotike jashtë atdheut
që para mbajtjes së Kuvendit, gjë që pasqyrohet
në propagandimin e atyre që vendosi Kuvendi menjiherë
nëpërmjet botimit të thirrjes "Rruga e shpëtimit
është BESA _ BESË", që ishte edhe dokumenti
programatik i Lidhjes. Gjithë përkrahja që gjeti
Lidhja ePejës nga rrethet patriotike eshtë pikërisht
në përmbajtjen e saj, në frymën dhe vendimet
e saj, por edhe në zellin dhe lidhjet që kishte krijuar
kryetari i kësaj Lidhje Haxhi Zeka. "Vilajetet e Kosovës,Manastirit,
Janinës, Shkodrës - thuhej në thirrje janë të
gjitha atdhe, janë pjesë e pandarë e një trupi
... formojnë vendin që thirret Shqipëri". Kjo
thirrje luajti një rol të madh në veprimtarinë
e lidhjës Shqiptare të Prizrenit, pasi ajo shërbeu
si dokument programatik gjatë mbledhjeve që u mbajtën
pas Kuvendit të Pejës në viset e ndyshme të
vilajeteve shqiptare.
Haxhi Zeka e kishte të qartë se puna e vërtetë
ishte pas Kuvendit, prandaj sikur dëshmohet, se dhe atdhetarë
të tjerë iu vunë punës për zbatimin e vendimeve
të tij, për të ngritur organet e Lidhjes në
të katër vilajetet shqiptare dhe për të shendrruar
atë në një institucion të përgjithëshem
Shqiptar. U mbajtën njëra pas tjetrës mbledhjet në
të cilat u shpall bashkimi i tyre me Lidhjen dhe u miratuan
vendimet e Kuvendit të Pejës. Jehona e Lidhjes së
Re qe me të vërtetë e madhe dhe e plotë. atje
ku nuk shkonte dot vetë Haxhi Zeka dërgonte kopje të
dokumentave që u miratuan në Kuvendin dhe merrte përgjegje
shumë të ngrohta që shprehin shtrirjen e LIdhjes.
Kjo shtrirje qe jo vetëm në pjesën veriore të
vendit por edhe në Shqipërinë e Mesme e të Jugut.
Shumë e rëndesishme ishte përkrahja e plotë
që gjeti Lidhja nga të gjitha forcat patriotike të
kombit. Ideologu i shquar i Rilindjes Shqipatre Sami Frashëri
dhe një kontribut të madh në përpunimin e programit
të mëtejshem kombëtar të Lidhjes. Né
veprën e tij " Shqiperia ç'ka qënë, ç'është
dhe ç'do bëhët?" që u botua veç
pak muaj pas Kuvendit të Pejës, Sami Frashëri përcaktoi
dhe argumentoi shkenctarishtë rrugën e Lidhjes së
Pejës, dhe në tërësi të Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare të Pejës si një ngjarje të rëndësishme
në lëvizjen Kombëtare Shqiptare që mund të
shërbente si themel për ngritjen e shtetit Shqipatr. "Lidhja
e BESA BESË do të jetë krei i shpëtimit të
Shqipërisë" shkruante ai në vepëren e përmendur
më lartë @8
Pasi ishte botuar vepra e Samiut dhe Haxhi Zekës në krye
të atdhetarëve shqipatrë po përgatisin Kuvendin
e ri të përgjithëshem Shqipatr në Bukluresht
u botua në emër të një Komiteti Shqipatr nga
Dervish Hima, thirrja "TË ZGJOHEMI " që ishte
një manifest i vertetë i Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare, me një frymë kushtrimi.
Haxhi Zeka, duke qënë në këtë kohë
bashkë me shumë patriotë të tjerë në
krye të Lëvizjes Kombëtare din të analizojë
situatën dhe e përcaktoi si të domosdoshme që
të luftohej në të dy krahët: Ndaj Portës
dhe ndaj armiqve që rrethonin dhe përpiqeshin të
shkyenin tokat Shqiptare kush e kush më shumë.
Në krye të përpjekjeve për thirrjen e një
kuvendi të ri të përgjithëshem, i vendosur për
të bashkuar rreth një Lidhje të gjithë Shqiptarët,
Haxhi Zeka, në prill, bashkë me drejtuesit e Komiteteve
të Lidhjes në krahinat e ndryshme të Shqipërisë
u morën vesh përfundimisht për thirrjen e një
Kuvendi të Përgjithëshem. Për këtë
ai u shpërndau ftesat për të marrë pjesë
në kuvend drejtuesve të Lidhjes Shqiptare në të
katër Vilajetet shqipatre. Vendimi për thirrjen e Kuvendit
gjeti miratim të gjërë. "Duke përgaditur
Kuvendin e Përgjithëshëm të shqiptarëve
Haxhi Zeka dhe pasuesit e tij synonin që nëpërmjet
tij të konsolidonin shtrirjen e veprimtarisë së lidhjes
në tërë Shqipërinë, ta shëndrronin
atë në një instutucion të perherëshem mbarëshqipatr"
që të ekzistonte përgjithmonë". Në
një organ i cili të vinte themelet e shtetit autonom e
kombëtar shqipatr".@9
Në përgaditjet për kuvend u përpunua gjithashtu
edhe platforma programatike e lidhjes Shqiptare me qellim të
fundit autonominë e Shqipërisë.
Haxhi Zeka në përgaditjet për Kuvendin e madh zhvilloi
bisedime dhe këmben mendime paraprake me patriote të krahinave
të ndryshme. Ndër kërkesat katër vilajetve shqiptare
në një njësi të vetme administartive. Dhe të
gjitha kërkesat mendohej të paraqiteshin në formën
e një ultimatumi dërguar sulltanit dhe qeverive të
fuqive të Mëdha.
Kuptohet roli i madh që luajti Haxhi Zeka në evoluimin
e programit dhe të vetë Lidhjes së Pejës e cila
u kthye në një organizatë mabarë kombëtare.
Por përpjekjet e Haxhi Zekës dhe të patriotëve
të tjerë për bashkëpunimin e viseve shqiptare
nën Lidhjen u kundërshtuan hapur nga sulltani. Porta e
Lartë, e trembur nga Lidhja, ndaloi edhe thirrjen e Kuvendit
që ishte pregaditur me aq zell e mund. Shqipëtarët
në shumë vise ngritën krye, por mbledhja e kuvendit
nuk u arrit të bëhet.
Përsëri Haxhi Zeka nuk tërhiqet nga ideja për
të bashkuar të gjitha forcat nën udhëheqjen
e Lidhjes Shqipatre. Këtë shpresonin dhe atdhetarët
e tjerë. Me këtë qëllim, Haxhi Zeka shkon në
Dibër se ndjente se atje idetë e Lidhjes ishin ende të
fuqishme. Zhvillohen bisedime për lidhjen e besës. Vëç
kësaj Haxhi Zeka përpiqet dhe për një kuvend
të vilajetit e Kosovës për të cilin u hap lajmi
se do të mbahej mbledhja në Fushë Kosovë e përfaqësuasve
të Shqipërisë së Veriut. Dhe më 24 prill
u mbajt mbledhja e përgaditur nga Haxhi Zeka, në të
cilën morën pjesë përfaqësuesit e popullsisë
së
***** Prishtinës, Pejës, Mitrovicës,
Shkupit, Tetovës, Rozhajës, Hasit, Gjakovës, Dibrës,
Senicës, Pazarit të Ri.****
Këtu u biseduan çështje
që kishin të bënin me gjendjen e brendëshme
e të jashtme të Shqipërisë dhe perspektivat
e Lëvizjes Kombëtare Shqipatre. U vendos të rezistohej
ndaj rritjes së taksave dhe u shperh shqetësimi që
tokat shqiptare kërcnohëshin përsëri nga copëtimi.
Mbledhja vendosi të thirrej një kuvend i ri i përgjithëshem.
Haxhi Zeka bën mbledhje të tjera, ku vë theksin te
ideja se " Shqipërija përbëhej nga Vilajetet
e Shkodrës, Kosovës, Manastirit, dhe Janinës, se
këto troje përbëjnë atdheun tonë, të
cilin kemi detyrë ta mbrojmë." Megjithatë Kuvendi
nuk u arrit pasi nuk lejuan autoritet osmane. Porta e Lartë
mori masa sistematike të dhunshme për shtypjen e Lidhjes
Shqiptare të Pejës. Kjo shënoi edhe rënien e
lëvizjes në vitin 1900. Por Haxhi Zeka nuk jepet. Ai bashkë
me atdhetarë të tjerë në janar të vitit
1901 bën një përpjekje tjetër për të
rimëkëmbur Lidhjen. Në kuvendin e ri që synohej
të mbahej, do të parashtrohej "bashkimi i të
gjithë shqipatrëve dhe futja e gjuhës shqipe në
shkolla dhe në administratë.
Edhe në shkurt 1901 Haxhi Zeka thirri në Fushë Kosovë
mbledhjen e përfaqësuesve të viseve të ndryshme
të Kosovës, ku u diskutua domosdoshmëria e përdorimit
të gjuhës shqipe në administratë dhe në
shkolla dhe rregullimi i administrimit të brendëshem të
viseve shqiptare. Me përpjekjet e maj - qershorit, si të
thuash shuhen edhe përpjekjet e fundit për një mbledhje
të përgjithshme në Pejë e Gjakovë që
ndërmori Haxhi Zeka.
Migjithatë Haxhi Zeka hyri denjësisht në histori
me veprimtarinë e gjatë dhe të parreshtur për
bashkimin kombëtar pa dallim krahine apo feje të të
gjithë shqipëtarve. Ai nuk kurseu asgjë për
të mirën e shqipëtarve dhe të bashkimit të
trojeve Etnike dhe mbrojtjen e tyre. Haxhi Zeka u bë një
autoritet i padiskutuëshem për të cilin relatohej
me imtësi prej diplomatëve, u bë flamuri i bashkimit
të Shqipëtrve për shumë vite. Ai hyri në
zemrën dhe këngën e popullit si njeriu që çkriu
me përkushtim për atdheun edijet, shëndetin dhe pasurinë
e jetën e tij.
Ajo dorë që vrau më 21 shkurt 1902 Zekë Mehmet
Byberin (Haxhi Zeken) ishte e mbushur nga ata që se nënshtruan
dot kurrë atë burrë vigan, që dit, si askush
tjetër, t'i frymëzojë shqiptarët në BESA
_ BESË, t'i bindë si vetë jeta, se vetëm në
BESA _ BESË është forca, shpresa e ëndrrave
dhe prosperiteti i tyre...
Me sa duket, Haxhi Zeka erdhi në këtë botë dhe
iku prej saj, mbi ata krahë të bardhë e të pavdekëshëm
të besës shqipatre, e cila në jetë e në
legjendë e bëjnë shqipatrin shqipatr të vertetë.@10
Biblografi
1.- K.Prifti, vep.cit...f.223
2.- Po aty,f.223 - 224
3.- Per datat 23 -29 janar 1899 eshte shprehur Zekeria Rexha ne
"Rryma patriotike, qe udhëhoqi levizjen dhe Lidhjen e
Pejës, Konf. ll e studimeve albanologjike, Tiranë 1969.f.68.
- Sipas Sh.Rahimit "Lufta e shqipatrëve per autonomi",
f.28. "Kuvendi i Pejës u mbajt ne Pejë prej 23 -
29 janar 1899". Me ketë pajtohet edhe Dr.J.Bajrakatri,
ne vepren e cit.f.169 dhe K. Prifti ne vepren e cit. f.229. - Sipas
Sh. Rahimit "Vilajeti i Kosovës". Prishtinë
1969.f.94: "Ky tubim u mbajt prej 26 - 30 janar 1899, ne Pejë,
ku ishin mbledhur rreth 500 perfaqesues ne shumicë nga vilajetet
e kosovës..."Prof.Dr.Ismet Dermaku ne "Kuvendi i
Lidhjes Shqipatre te Pejes, "Besa - Besë, 1899 ( dokumente,
prishtinë, 1997,f.38, paraqet datat 26 - 30 janar 1899.
4.- Arkivi i Kosovës, vjetar vl -vll, Prishtinë 1974 (informacion
i konsullit serb, S. Siniç ne Prishtinë, 3.2 1899, Nr.8
dok. Nr. 15 Prishtinë 1899, Nr.11 (cit.nga K. Prifti, vep.cit,f.229
- 230).
5.- "La nazione Albanese", Pollogoro (Catanzaro),31 mars
1899, Nr, 6, Shkodër, 10.3.1899 Liga ll shqipatre, K. Prifti,
vep.cit.f.230.
6.- K. Prifti vep cit. f.235 - 236 (Cituar nga I. Dermaku, dok.12.1.1899,
Nr. 8.
7.- Zekeria Rexha, vep.cit.f.66.
8.- Z. Rexha: Aty flet per kete.
9 .- K. Prifti, vep.cit.f.315.
10 .- H. Buçpapaj: "Besa - Besë - mesazhi i madh
i kohës rev. "Mbrojtja", Nr.2.1997
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
NË TRE ARTIKUJ T"SHTYPIT SHQIPTAR
TË KOHËS
Beslidhja Shqiptare e Pejës është
pasqyruar gjerësisht në shtypin shqipatr të kohës.
Pérzgjodha prej tyre këto shkrime:
LËVIZJA E IPEKUT (e PEJËS) @1
- Do të ishte gabim të mendohej
se lëvizja e Pejës është një nga ato lëvizje
të zakonshme ose donjë turbullirë, shkaqet e së
cilës dueht të kërkohen jashtë kufijve të
Shqipërisë.
Ata që kanë marrë mundimin t'i studiojnë sado
pak çështjet e Shqipërisë, janë të
bindur se kjo lëvizje është një shfaqje serioze,
një deklaratë që ka karakterin e një lëvizje
kombëtare.
Është një tregues që provon se gjenja në
Shqipëri nuk është e mirë dhe se kjo dueht të
rregullohet. Do të ishin shumë të padrejtë në
Evropë, sikur të mos i kushtonin aspak vëmendje kësaj
deklarate të shqiptarëve.
Shqiptarët të ndarë për disa dshekuj me radhë
dhe pasi u shërbyen shumë tiranëve, filluan të
kuptojnë, më në fund, se ç'dëm i sillnin
vendit të tyre, duke u sjellë në atë menyrë.
Tashti në të gjitha shtresat e popullit është
zhvilluar një frymë kombëtare; ato kërkojnë
përmirësimin e gjendjes së tyre. Autoriteti turk,
si çdo autoritet tjetër, urrehet nga shqiptarët
për mënyrat e tij shumë të këqia të
qeverisjejs. Populli shqipatr ka një ndërgjegje kombëtare
dhe kërkon të bëhët zot i fateve të tij.
E vetmja që ai nuk di është mjeti si ta realizojë
këtë dëshirë. Malësorët e Pejës,
Gjakovës, Prizrenit e Gucisë e Kallkandelenit kanë
treguar paknaqësinë e tyre sipas mënyrës së
vet. Lëvizja e tyre është fillimi i çdo lufte,
është vetëm shenjë e një pakënaqësie
të drejtë që ka pushtuar gjithë racën shqiptare.
Për fat të keq, njerëzit në Evropë janë
mësuar që të mos u kushtojnë asnjë rëndësi
aspiratave të popullit shqiptar. Ne nuk e dimë se për
ç'arsye po vazhdojnë të ngulin këmbë
në mosmarrjen parasysh të tyre.
Kështu që ne, shqiptarët, të cilet kemi pasur
fatin të punojmë për kauzën komtare, ndodhemi
përpaar një dileme: ose të kontribojmë në
zgjatjen e e zgjedhës turke, derisa kjo varet nga ne, ose në
qoftë se duam ta shkundim këtë zgjedhë, të
kemi rrezikun të biem nën sundimin e një fuqie tjetr
të huaj.
Sa për autonominë e popullit shqipatr, kjo as qe u shkon
në mendje dhe me kënaqësi ei lejohet Turqisë
që të mbysë në gjak një popull, i cili
ka vetëm një të keqe që është besnik
i ndërshem dhe real.
TË NGRITURIT E IPEKUT @2
Ndérkohë të mirë
u bë të tundurit e shqipëtarve në Shqipëri
të Siperme. Po për dy punë më teper duhet të
gëzohet zemëren e kuj do shqipatri. Më perpara shqipatarët
i diftuan Turqisë që lypet të verë re edhe të
dëgjojë ato që kërkojnë, se kanë forcën
ta marrin vetë atë qe duan dhe , si e ndienin Turqisë,
ashtu mund dhe ti bëjnë dëm. Për së dyti,
duhet të gëzonte cilido shqipatr për ketë gjë:
që Malësoret e Ipekut Jakovës, Prizrenit, Tetovës
diftuan qe ato vende janë vënde të shqiptarëve,
si kanë kurdo që endë kohra të vjetra edhe që
nuk ka të drejtë as një i huaj të gejat doren
atje ne vise të Shqipërisë. Porta shpalli një
notë, me anë të agentve qe levizja ne Shqipnin e
Sipermeu shua... Kemi fjalë të besojmë që që
thotë Porta nuk janë të verteta... Këto ngjë
nuk difton se të tundurit e shqipatarve pushoj. Atje janë
male edhe Turqia nuk dërgon dot lehtazi asker. Pastaj lëvizjes
se sotme eShqipëtrve nuk është e tillë që
të mundnjë të shuhet menjëherë.
Lipsetë ta mpsoj e Turqia që shqipatarët janë
vënë këtë herë, të kërkojnë
të drejtat e tyre edhe nuk u kanë për të pushuarë
pa parë punërat'e kombit tyre të ndrequra.
Do ta shpien luftën gjer ndë
fund.
NGJARJET E VITIT 1899 NË SHQIPËRI @3
Për monë që shkoi ngjarja
m'e vëreshmeja në vëndin tënë ka qënë:
Mbledhja e IPekut.
Në krye të motit dhe që më parë komitëtë
bullgarë të Maqedonisë kishin zënë të
lëvizinë më teprë se zakoni; në krye të
vitit u mblodhë në Zhenevë (Svicrë) dhe kuvenduanë
qysh të kërkojnë otonominë e Maqedonisë.
Gjala Maqedhoni mer dhe Ysqyb, Dibrë, Korçë tj.,
domethënë pshtiell dhe gjysmën e Shqipërisë;
pra komitete bullgarë kërkojnë që Maqedhonia
d.m.th gjysm'e Shqipërisë dhe i tërë vilajeti
i Selanikut të bëhetë gjysmë më vehte dhe
kështu një ditë të bashkoetë lehtazi me
Bullgarinë. Ahere Shqipëria do të mbetetë nji
rrip i ngushtë anë detit.
Më nj'anë reziku i bullgarëvet,
m ánë tjetrë pun'e Gjirit (Kretë) dhe të
dhnëtë prap'e Thesalisë, u kishnë hapurë
sytë shqipëtarvet. Edhe foshnjat kupëtuan që
dije Gjiriti, sot Maqedhoni, nesrë e tërë Shqipëria!
Se çoban ( Zoti i ynë ) nukë na ruan dot dhe neve
na ka lidhurë duartë që të mos ruajmë dot
vethenë. Komitet e bullgarëvet, e grekëret e serbëvet
lëvrijné si milingonja në Shqipëri dhe neve
nuk na le qeverija as të marrim frymë çpenguarë.
Duke parë këto rezike është që: Shqipëri
e sipërme, e cila e ka reziknë më t'afërtë,
zuri të lëviznjë; edhe qeverija (hyqymeti) si e pa
liksht më të katrë anëtë, nuk i ndaloi,
po dhe u ndihu pakë dhe kështu nga mez i Janrit (Kalnur,
Kollozhek) u mblodh n'Ipek nja 500 parësi nga Jakova, Prizrend,
Mitrovicë, Nov'bazar, Tregovishtë, Tetovë e nga Vështrina.
Në funt të kuvëndit del :
** 1 .- Të qëndrojnë kundrë bullgarëve,
sërbëvet dhe çdo armiku, në qoftë se
i hidhenë Shqipërisë;
2 . - të dënohenë ata që kuxojnë të
bëjnë të e prishin sigurin e përgjishme dhe
kështu të mos bëhnë më vrasje e vjedhje;
edhe njeri i qeverisë të jetë, ay që punon të
paudhë do të dënohetë (do të mundohetë);
3 .- kjo lidhje besë ( itifak), do të përhaptë
në të katrë vilajetet të Shqipërisë
dhe në qoftë se qeverija mendon njeri duke thënë:
"Pse vajte në mbledhjet ?", e tërë mbledhja
do ta shpëtojë nga dor'e qeverisë atë njeri;
.- ku të vejë udhtëri e mbledhjesë, nga një
vënt më një vënd tjatrë, do t'ushqehetë
me të hollat e mbledhjesë dhe kushdo që të kuxojë
të bëjë nonjë paudhësi mbudhë, do
të dënohetë ( do të shohë mundim), Këto
të katëra nyje të kuvëndit, i shkurtojmë:
të ruajturit mëmëdhenjë nga fqinjët armiq;
të mos bënenë vrasje, presje, vjedhje, dhe paudhësi
në Shqipëri; të përhapet itifaku në gjithë
anët të vëndit tënë.
Pemët e Besësë (Itifakut) u duknë e mirë,
se n'ato vënde malësi që njerinë e mer tmeri,
pas itifakut mund të shëtinte njeriu ngarkuarë në
flori pa nonjë ndruajtje: numëri i gjakëvet (vrasjeve)
u pakësua fort shumë.
Lidhja bes'e Ipekut ish bërë për një mot; tani
kurshkruajmë këto radhë ( në Shënmitrë)
po përëritetë prapë. Eshtë puna tani që
të përhaptë në të gjithë Shqipërit
e të mbledhë në gjit të saj të krishterë
e myslimanë. Duke mbledhurë toskë, gegë, të
krishterë, myslimanë gjithë në një mëndje,ahere
do bëhetë kombi shqiptar "komp".
Komp domethënë një mbledhje njërzësh që
kanë nJé gjuhë, zakon dhe një një intersto;
ne, gjithë Shqipëtarëtë kemi një gjuhë
e një zakon, por për fat të keq, nga padija, s'jemi
mledhurë të gjithë më një ineresto, sa
do që duhesh t'ish kështu; po duke lidhurë të
gjithë më një besë ( t'apim fjalë ). atëhere
do të kupëtojmë q'ineterestot i kemi të gjithë
më një radhë dhe do bëjmë një komp
të vërtetë.
Le të lidhetë një bes'e përgjithshme dh'e fortë,
pa ahere shumë punëra munt të bëhenë për
të mirën e Shqipërisë; apin sa për tani
të marë fuqi lidhja besë e të mështillë
në gjit të saj shqiptarë nga çdo vfënt
e nga çdo fe dhe késhtu do të bëhetë
një fuqi që të mpronjë a të kërkonjë
të drejatat e vëndit ténë.
S'ka shqipëtar, kujtojmë që të mos béjë
lutje të nxehta a të përpiqetë sa i vjen dore
për goditjen e kësaj pune, dhe për mbarimin e saj
më mirë, se nga shëmbëlla e njëzet vjeç
m'e para, mbledhej'e Prizerendit.
9 .- Thamë më lart që qeverija u tregua mike dhe
ndihëmse e Besësë, po më pasdaj si pa që
shqipëtarëtë, veç qëndrimit kundrë
armiqvet, kanë dhe të tjera mëndje kombuare, ahere
zuri të punojë me dhelpëri që t'i ndalojë
nga një Bes'e përgjithëshme dh'e fortë).
Pas mbledhjes s'Ipekut nga mezi'i Shkurtit 1899 u bë dhe një
mbledhje e një besë në Dibré, ku vatnë
një tok njerës nga Mati e nga Reka; edhe në këtë
Besë kuvëndi, si i Ipekut u mbajt.
Biblografi
1 . - Mendimi politik i Rilindjes Kombëtare Shqiptare (Përmbledhje
artikujsh nga shtypi, vëll,l, Tiranë 1971, f. 178 - 179.
2 . - Po aty, f.180.
3 .- Po aty , f. 184 - 185.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
PËR HARMONI DHE PAJTIM
Haxhi Zeka përshkruhet si një
nga personalitet më karizmatike të kohës së
tij. Siku raportonte zëvendëskonsulli anglez në Shkup,
R. A. Fantana: "Mulla Zeka është i vetmi njeri, të
cilit i shkoi përdore i bashkoj më se tridhjetë fise
shqiptare, të tri besimeve, në një politikë
të vetme për bashkimin e Shqipërisë dhe sigurimine
Pamvarsisë së saj". ( Dhjetor 1901)@1.
Ideja e harmonisë, bashkimit dhe pajtimit të shqiptarëve
për Haxhi Zekën ka qenë udhërrefyese dhe shumë
e rëndësishme për çeshtjen e madhe kombëtare.
Kushdo që njeh historinë e viseve shqiptare të Dukagjinit
dhe të Kosovës e ka parasysh se si ishin marrédhëniet
mes fiseve e krahinave aso kohe, sa të ndjeshme ishin fiset
ndaj çdo cënimi që u bëhej etj. Duhet kujtuar
edhe zelli shumë i madh i armiqve, shovinistëve lakmiqarë
për të gjetur cilëndo çarje mes shqipëtarve
për t'i përçarë mes fiseve, besimeve fetare
krahinave etj., për të mos lejuar bashkimin e shqiptarëve
për të fituar lirinë e pavarësinë në
trojet e tyre.
Haxhi Zeka, si njohës shumë i mirë i psikologjisë
shoqërore të popullsisë së krahinës së
tij, është përpjekur me shumë kujdes dhe zgjuarsi
për t'i afruar njerzit, për të afruar fiset, për
të pajtuar ata që kishin grindje, hasmëri etj. Ai
ka vlerësuar dhe përdorur shumë bukur instutucionin
e dhomës së miqve si vendim ku mençurai popullore
vepronte plot vitalitet më të mirë të harmonisë,
bashkimit dhe edukimit atdhetar.
Duke folur për rolin e dhomave të miqve, Mark Krasniqi
thekson se ato "... kanë luajtur rolin e shkollës
së vertetë për zgjimin e ndërgjegejs kombëtare
dhe për organizimin e luftës së armatosur",
dhe pastaj tregon se në Junik ka qënë ndërtuar
një kullë, me punën e përbashkët të
fshatit, nergut për mbajtjen e mbledhjeve dhe për strehimin
e njerëzve të lëvizjes së Rilindjes Kombëtare.
"Haxhi Zeka ka pasë ndërtuar po për këtë
qëllim një kullë në fshatin e vet Leshan, nja
15 km në lindje të Pejës e një tjetër në
këtë qytet. Pranë kësaj edhe sot qëndron
në këmbë, si monument historik kulla e Jashar Pashës,
në të cilën janë mbajtur shumë mbledhje
dhe janë marrë vendime të rëndësishme nga
ithtarët e dalluar të Rilindjes.@2
Nuk janë të pakta sulmet që i janë bërë
Haxhi Zekës në gjallje dhe pastaj, si përçarës,
si "torkoman", si nxitës i konflikteve ndërfetare
e ndérnacionale etj.
Po si ka vepruar në të vërtetë Haxhi Zeka për
Lidhjen Shqiptare të Pejës;
Lëvizja kombëtare për autonomi, në Kuvendin
e Pejës, përveç që ftoi krerët shqiptarë
pa dallim feje, i ftoi edhe kretë serbe të Vilajetit.@3
Për këtë përveç asaj që shënoi
Ivan Ivaniqi në bisedë me krerët shqiptare në
Shkup, flasin edhe dy dokumente të tjera. Njera nga këta
është raporti i dérguar nga Petar Simoviqi, oficer
i ushtrisé aktive, Mbretit Millan më 21 janar 1899,
i cili në atë kohë ushtronte vetëm detyrën
e komandantit të ushtrisë aktive. Në raport, në
mes tjerash, thuhet:" ... që në Kongres të Pejës
do të ftohen përveç krerët e fiseve shqiptare
e bajraktarét, edhe disa krerë serbë të dallaur"@4
Në të mirë të këtyre fakteve flet dokumenti
tjetër, gjegjësisht teelgrami Nr 110, dërguar nga
Andrijevica në Cetinë. Në të thuhet se organizatorët
e Kuvendit të Pejës kanë vendosur që të
ftojnë edhe krerët e krishtërë (Malazezët)
nga qarku i Beranës".@5 Duke u bazuar në këto
dhe në burime të tjera deri më tani të konsultuara,
mund të konkludojmë se në Kuvendin e Pejës kanë
qënë të ftuar szë bashku me krerët shqiptarë
edhe krerët serbë të vilajetit té Kosovës.
Pra Haxhi Zeka ishte edhe për afrimin mes popujve.
Përsa i përket marrédhanjeve me pjesën katolike
vetë ata që e akuzojnë si antikatolik detyrohen të
raportojnë se ai ftoi në Kuvendin e Pejës edhe fiset
me besimtarë katolikë.
Vetë konsulli austrohungarez vjen nga Beogradi lajmëron
ministrin e Punëve të Jashtme për thirrje me shkrim
të Haxhi Zekës dërguar prijësve të fiseve
katolike shqiptare të Nikaj e Merturit për Kuvendin e
Pejës. "Kah fillimi ose mesi i janarit bajraktarët
e fiseve shqipatre katolike Nikaj e Merturi kanë marrë
letër nga Haxhi Mulla Zeka i Pejës, me të cilin ftohen
në Kuvendin e Pejës katër përfaqësues nga
parësia dhe gjashtë përfaqësues të popullit
të fiseve tyre..."@6
Edhe kujtesa popullore e sjell këtë imazh për Haxhi
Zekën:
"Vëllavrasja gjatë gjysmës së dytë
të shekullit XlX mori përmasa të gjëra. Kjo
nuk qe temë e dités vetëm për poetët,
por edhe për të gjithë rilindasit dhe njërzit
e tjerë përparimtarë të kohës. Me këtë
plagë të rëndë dhe konflikte të tjera shoqërore
u preokupua shumë edhe H. Zeka. Kontributi i tij rreth pajtimit
të gjaqeve dhe zgjidhjes së ngatërresave të
ndryshme është i madh, sepse organizoj këshilla pajtimit,
të ashtuqujtura *** islihate *** në të cilat inkuadroheshin
njerëzit e nder"shem dhe të tjerët të njohur
si pleqnarë autoritativë.@7 "Kur u vrajshin hallki
e u katunet nermje"veti, Haxhia e qitke Islihatin e i pajtojke
gjaqet e varrët, Qysh thojke Haxhia qeshtu kish m'u bo..."@8
Pos vëllavrasjes u aktualizua edhe lufta kundér ndasive
fetare. As këtu nuk mungoi aktiviteti i H. Zekës. Autoriteti
i tij ishte i pacënuar dhe i mbrojtur prej të dy komuniteteve
gjer në atë masë sa që nëse dikush provonte
të fliste njé fjalë të keqe për Haxhiun,
këtë mund ta pagunte me kokë. Haxhi Zeka i ka dashtë
nisoj si katalikët, si myslimanët. Osman Daka katalik
o kanë, po qiti pushkë, e vrau t'pejonin si ja shau Haxhinë.
E vrau pse i tha: nuk di unë kush o Haxhia!"@9
Osman Daka, pika e djalit
gjon e g - jat po bjen pazarit
gjon e g - jat po i bje qarshisë,
shkon kaj bie fishekë alltisë.
Osmani ishte prej Potërrqit té
Lugut të Leshanit. I zoti i shtëpisë së tij
hyri dorézan për një njeri, i cili nuk e pagoi
borxhin me kohë. Dyqanxhiu një ditë pazari u takua
në Osmanin dhe ia kërkoi të hollat. Ky u mundua ta
binte se s'kishte se si t'ia lante borxhin e dorëzansisë,
pasi që nuk kishte t'holla dhe se nuk ishte zot shtëpia,
por nuk pati sukses. Dyqanxhiu e luti që të shkonin të
Haxhiu, sepse te ai e kishte shprsën e fundit.
Tu Haxhia hajde me shkua,
Se ai i lanë paret për mua,
Nuk di djalë kush ahst o Haxhia,
Unë i du paret e mia!
Mos e dish kush o Haxhia,
Ta kaxon dhetçe alltia"@9
Sipas kujtimeve të Tafë Smajlit, fqi i Dakajve, atë
ditë u vra edhe osmani prej zaptive bashkë me arif Ademin
e Kliçinës. Osmani u varros në varret e vjetra
të krishtera të fshatit në Llugaxhi të Gjakovës.@10
Bibliografi
1. - S. Rizaj; dokumnte angleze per çeshtjen shqiptare "personaliteti
dhe vrasja e Haxhi Zekës", në "Rilindja ",
Prishtinë9.6.1979.
2 . - M Krasniqi: "Funkcioni i dhomës se miqëve ne
Kosovë. Konferencë kombetare e studimeve per LShP, Tirane1979,
f.285.
3 . - Prof. I. Dermaku "Kuvendi i LShP te Pejës "Besa
- Besë"1989 (dokumente) Prishtinë 1997, f.21.
4 . - Raporti i Simonoviqit, oficer i ushtrise aktive, i derguar
i mbretit Milan me 21.11.1899.
5 . - Arkivi i Malit të Zi, Cetinë 1899 dok, Nr.110.
6 . - Prof. Dr. I Dermaku, vep, cit, f71 (dok.Nr.12, Shkoder, 9.2.1899).
7 . - Anton Çeta: "Proze popullore nga Drenica ll"Prishtinë,1972.
8 . - Dosl/ 72 MAIAP - ZN.
9 . - Po aty.
10. - Zymer Neziri, vep cit, f, 638 - 639.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
VRASJA E HAXHI ZEKËS _ NJË KRIM
I POLITIKËS
ANTISHQIPTRE
"Mulla Haxhi Zeka i Pejës u bë të shqiptarët
personaliteti më i shquar në atë kohë e te Sulltani
dhe sundimtarët e shteteve imperjaliste të krishtere njeriu
më i rrezikshëm në këtë pjesë të
Ballkanit. Prandaj, imperializmi i Evropës së krishtére,
për ta likujduar mozorisht Mulla Haxhi Zekën, e gjeti
egovistin Adem Zajmi, të cilin e shkeli me para" shkryuan
Prof.Dr.Skënder Rizaj (Rilindja, 9.6.1979) në po këtë
rast sjell këtë fakt nga Arkivi Shtetëror i Britanisë
së Madhe në Londër.
Më 3 mars 1902 zëvendësëkonsulli i Anglisë
në Shkup R.A Fontana, konsullit gjeneral të shtetit të
tij, A. Biliotit, ia shkroi këtë raport: "Lidhur
me telegramet e mia të dergura Shkëlqsisë së
Ambasadorit ( të Anglisë në Stamboll - S.R) më
18 dhe 21 të muajit që shkoi duke raportuar për vrasjen
e Mulla Zekës në Pejë dhe për luftimet që
u zhvilluan në atë qytet, tash kam ndërin të
paraqes raportin, i cili, mbështet në informatén,
të cilën ma solli një ish funksionar, i cili ishte
në Pejë në konak (rezidenca e qeveritarit - mysafirit
-S.R në kohën e vrasjes.
Shqiptari, kapitan i xhandarmerisë në Pejë i quajtur
Adem Zajm efendiu, më 16 shkurt shkoi në konak për
ta vizituar hakimin ( mytesafirin -S.R ) Mulla (ose Haxhi) Zeka,
i cili ndodhej në dhomën e Hakimit, nuk e pranoi Zaim
efendiu i cili pastaj shpejt e lëshoi konakun Ndërsa Mulla
Zeka, duke shkuar për në shtëpi me dy shoqërues
të tij, papritmas e takoi Zajm efendiun, i cili qe i shoqëruar
nga dy mylazimë (togerë 0, ku ishin edhe tre të tjerë,
të shtirë në tokë, duke pritur bashkarisht,
Zajmi shtin disa herë në Mulla Zekën, e ky ra i vdekur
për tokë. Dy shoqëruesit besnikë të Mulla
Zekës e kthyen zjarrin, duke e plagosur Adem Zajmin në
trup dhe njërin nga shoqëruesit e tij ne këmbë.
Njëri nga ata shtin poshtë, kurse Zajmi dhe miqte e tij
ikën duke u strehuar në kullë të tij, brenda
në qytet.
Lajmet e vrasjes u përhapen shpejt
nëpër Pejë, e ithtarët e vrasësit dhe të
vrarit u tubuan nga të gjitha drejtimet e kulla e Adem Zajmit.
Ndërkohë, mytsarifi dërgoi me nxitim një njesi
ushtarake për të rrethuar kullën dhe për t'i
mbajtur shqiptarët në distancë.
Vrasja qe bërë kah muzgu, e
prej kohës deri sa ushtria i kishte marrë pozitat e veta
lart, u errësua. Qindra shqiptarë të partisë
së Mulla Zekës e rrethuan ushtrinë dhe bërtitën
që Adem Zajmi t'u dorëzohej. Pjestarët e fisit të
Ademit u grumbulluan mbi një anë të rrethit, të
gatshëm, ndoshta, për t'i ndimuar ushtrisë, e cila
kishte shkuar mbi kullë me nxitim. Në errësirë
dhe në rrëmujë u dëgjua një krismë
pushke, me ç'rast një njësi e vogël ushtarake
vrapoi nga kazerma dhe në rrugë ia filloi lufta ndërmjet
shqiptarve dhe ushtrisë. Errësira pengoi ndonjë shtënie
preçize, por pas të shtënvae me armë zjarri,
lufta pushoi dhe ithtarët e Haxhi Zekës u tërhoqën,
duke lënë të shtrirënë rrugë 28 të
vdekur dhe të plagosur seriozisht nga të shtënat
e kullës. Tetë ushtarë u vranë. Nuk dihet sa
burra u plagosen ose u larguan nga shokët e tyre, ndonsë
thuhet se janë gjithsejt rreth 64 burra të vrarë
dhe të plagosur.
Në mëngjesin e ardhëshëm, Shemsi Pasha ( me
origjinë shqipatro - boshnjake nga sanxhaku _ S.R), i cili
u telegrafua, me 800 suvari (kalorës) nga Prishtina arriti
në Pejë, e më vonë nga Mitrovica arritën
disa topa zjarri dhe një batalon ushtarësh. Pastaj Shemsi
pasha vazhdoi ta formojë rrethin me ushtarë të tij
për të bllokuar kullën dhe për të penguar
hyrjen e daljen prej saj. Kjo masë u mor gjoja për ta
penguar ikjen e Adem Zajmit nga Peja, sepse Adem Zajmi mund të
arrestohej dhe të nxirrej jashtë në pikë të
ditës.... Nga mesnata, nja 12 orë pas arritjes së
Shemsi Pashës në Pejë ... Zajmi dhe pesë shokët
e tij u dorëzuan dhe u nxorrén jashtë qytetit para
se të përhapëshin lajmet për kapjen e tij. Pastaj
Shemsi pasha, me të burgosurit e tij (Adem Zajmin me shokë
-S.R) dhe me 800 kalorës ikën me të katra për
në Mitrovicë, ku pjesa më e madhe e forcave të
tij formonin praparojën. Ata në Mitrovicë arritën
në mëngjes, kurse të nesërmen Adem Zajmi, dy
mylazimë, dy shqiptarë të moshuar nga klasa katundare,
dhe një civil i lexokosur, të paraqitur si bashibozukë
(ushtarë jo të rregullt -S.R) arritën në Shkup.
Unë i pashë ata dueke kaluar nga stacioni.
Ushtria e sjellë nga Mitrovica mbeti në Pejë. Është
interesante se partia e të ndjerit Mulla Zekë në
Pejë përbëhej nga pesë bajraqe, secili prej
tyre përfshinte 700 deri 1000 shtëpi. Duke llogaritur
se çdo shtëpi është e zonja të japë,
së paku, dy meshkuj të aftë me armë, partia
e tij mund të nxirrte nja 8000 deri 10000 burra. Partia e të
ndjerit ( Haxhi Zekës - S.R) jashtë Pejës është
e shumtë dhe e fuqishme. Mulla Zeka... kishte ndikim të
madh në mesin e shqiptarëve... Ai ishte, në kohën
kur u vra mbi 70 vjeçar dhe nuk kishte fëmijë.
Thuhet se Haxhi Zekës, edhe pse kishte disa dekorata të
sulltanit, ia kishte frikën dhe vetë sulltani, sepse,
si një hoxhë i lartë, ishte i dyshimtë për
nxitjen e shqiptarvë muslimanë të Shqipërisë
Veriore kundër tij...Haxhi Zeka, siç thuhet, luajti
rolin e patriotit turkalternativisht, kur dërgoi 1000 vullnetarë
shqipatrë në luften grko - turke, te cilët që
të gjithë u kthyen menjiherë. Haxhi Zeka ishte propozues
i autonomisë së Shqipërisë, e cila, siç
e mendonte ai vetë, duhej të ishte nën qeverisjen
e tij personale ( të Haxhi Zekës), nëse jo nën
udhëheqjen e tij laike, atëherë, së paku, nën
kryesinë e tij shpirtërore.
Telegramin e nënshkruer nga Tahsin beu, sekretar i parë
në Oborr te sulltani, e mor në dorëzim mytesarifi
i Pejës, me të cilin u vërtetua përfundimisht
arrestimi i Adem Zajmit dhe i përkrahsve të tij, dhe u
shpreh pikëllimi i sulltanit për shakak të vdekjes
së Mulla Zekës. Do të orvatem të siguroj dhe
të raportoj shënime të hollësishme mbi të
kaluarën e Haxhi Zekës dhe të Adem Zajmit... Nuk
përmenda akmarrjen që mund të shpërthejë,
si pasojë së Haxhi Zekës, ndërmjet anëtarve
të fisit të tij dhe të fiseve të tjera të
partisë së Adem Zajmit", - e përfundon Fontana
raportin e tij bukur të gjerë nga i cili cituam vetëm
disa fragmente. (Nga Rilindja 9.6.1979).
Pra vrasja e Haxhi Zekës, e kreu 100 vjet më parë,
del se është një vrasje politike me synime antishqiptare
e kryer nga një i shitur.
Në Fjalorin Enciklopedik Shqipatr, Akademia e Shkencave e RPS
të Shqipërisë, Tiranë 1958,fq.1197, thuhet:"...
Me kryerjen e këtij krimi në qytetin e Pejës, qeveria
serbe donte të arrinte cakun e dyfishtë: e para, të
heqë qafe një armik të përbetuar ( siç
e quanta atë ) dhe një kundershtar të pamposhtur
të planeve të saja pushtuese, që në të
njejtën kohë të topiste tehun e Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj, dhe e dyta të
mbillte farën e përçarjes dhe të ndeshjes
me armë midis krerëve dhe fiseve, të cilës do
t'i jepte flakë vrasja e ndonjë udhëheqësi tjetr
të shquar".
Këtu thuhet e vërteta. Por a është bërë
krejt i njohur ky akt kriminal? Zekeria Cana thotë: "Sikur
që historia e shkruar shqiptare është plot njolla
të bardha ( për shkaqe të njohura ), edhe vrasja
e Haxhi Zekës është mbuluar me perden e errësirës.
Ajo nuk është shpjeguar e sqaruar qoftë nga studiusit
e Kosvës dhe ata të Shqipërisë që merren
me Rilindjen Kombëtare Shqiptare apo nga hartuesit e teksteve
shkollore të historisë. Historia Serbe, e periudhës
ndërmjet dy luftrave botërore, udhëheqsin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit dhe promotorin e Lidhjes Shqipatre të
Pejës e nxjerr si agjent të Austro - Hungarisë, ndërsa
vrasjen e tij ia mbështet indirekt Portës së Lartë.@1
Siç del tërthorazi nga burimet e botuara relevante të
proveninacës serbe @2 dhe sikur pohohet edhe nga goja e Janiqie
Popoviqit ( agjent i Serbisë nga Kosova), plani për zhdukjen
e Haxhi Zekës u kurdis në Beograd dhe u realizua nëpërmjet
konsullit të Prishtinës ( Sima Avranoviq, duke përdorur
si vegël agjentin Adem Zajmi të Pejës@3, duke pasur
pëlqimin paraprak, mbase edhe përkrahjen e autoriteteve
osmane @4. Ngjarjet që pasuan pas shkurtit të vitit 1902
treguan se kjo mollë sherri e hedhur me aq mjeshtri, dinakëri
dhe fshehëtsi bizantine, duke humbur çdo gjurmë@5
, e bëri të vetën. Fërkimet dhe zënkat
e përparshme ndërmjet fisit Krasniqë ( të Haxhi
Zekës dhe të Bajram Currit ) dhe Shalë ( të
Mehmet Zajmit dhe të Isa Boletinit ), erdhën duke u trashur
për t'u kthyer në armiqësi të madhe, e cila
kasneconte larje të përgjakshme hesapesh @6. Një
grup malësorësh Krasniqas që ia mësyri Pejës
për t'iu hakmarrë Zajmëve, nuk ia doli të depertonte
përtej fshatit strellc, po megjithatë nuk hiqte dorë
nga qëllimi paraprak, kështu që paria e Pejës
nuk ua kthente dot mendjen.@7 Edhe populli i Gjakovës u nda
më dysh: njëra palë mori anën e Bajram Currit,
kurse tjetra atë të Myrteza Pashës ( i Fisit Berishë
) dhe të Riza bej Kryeziut ( i gashnjan ). Ngatërresat
midis kësaj parie patén si rrjedhim djegjen e kullave
të Mehmet dhe Myrteza Currit nga njerëzite Riza Begut.@8
Në vazhdën e operacioneve të ushtrisë turke
në Rrafshin e Dukagjinit për thyerjen e qëndresës
shqiptare kundër zbatimit me dhunë të reformave (maj
1903), Serbia përgzonte Portën e Lartë për vijën
e politikës së dorës së fortë ndaj shqiptarëve,
uronte që ajo të vazhdonte deri në fund me çarmatimin
dhe pacifikimin e plotë të shqipëtarve, i sugjeronte
Jilldis Çoshkut me me takt që të mos mjaftohej
me arrestime dhe syrgjynosjen e personave të parëndësishem
po të prijësve kryesor të qëndreses shqiptare.
Nga ana tjetër, qeveria serbe vazhdonte armatimin e plotë
të elementit serb në Kosovë zuri ta ndërsente
atë dhe të provokonte shqiptarët.@9 Këtë
fakt e ilustron rasti i Pejës. Në vigjilien e pashkëve
serbët e këtij qyteti përgaditën flamurin serb,
në të cilin ishin qëndisur fjalët: "serbe
kreshnikë,ngjeshni armët që t'ia marrim hakun Llazezës
(princ Llazarit,Z.C) dhe Kosovës! Vetëm bashkimi e shpëton
serbin". Flamuri do të vihej natën e pashkëve
para shtepisë së Ejup Mahmutbegollajt, kundërshtar
i zbatimit të reformave me qëndrim antiserb. Natyrisht,
këtë akt provokimi konsulli serb Sima Avramoviq ia mbështeti
meshtarit të Pejës, patér Engjëllit.@10 (Zekeria
Cana: Shpalime Historike,pjesa 2, faq.55,56).
Ndersa Dr. J.Buxhovi e trajton kështu: "Konfliktet ndërmjet
personaliteteve të njohura në Vilajetin e Kosovës,
pra edhe në Gjakovë me rrethinë, nuk ishin siç
dëshirojnë t'i paraqesin vëzhguesit diplomatikë
dhe disa "shkenctarët" e hulumtues tendenciozë
të këtyre ngjarjeve. Ata paraqiten dhe i interpretonin
si produkt i mosëmarrveshjeve midis përfaqësuesve
me influencë të fiseve shqiptare, por çeshtja ishte
shumë më komplekse. Forcat e huja armiqësore ishin
ato që i ushqenin dhe i nxisnin këto konflikte ndaj lëvizjes
shqiptare. Né këtë mënyrë largohej vëmendja
e popullsisë së vuajtur nga shkaktarët e vërtetë
të gjendjes së saj të mjerushme dhe kalonte në
çështjet periferike. Kështu, për shkak të
vëllavrasjeve, të klimës së mosbesimit reciprok
dhe të rivalitetit në mes të personaliteteve të
njohura, që nxiteshin edhe nga vetë të huajt, mbetnin
pa fryt përpjekjet për bashkim në shkallë kombëtare.
Madje armiqtë e kombit shqiptar hynë në rrugën
e likujdimit fizik të ushëheqësve të lëvizjes
shqipatre. Vrasja e Haxhi Zekës, udhëheqsit të shquar
të lidhjes së Pejës dhe të Levizjes Kombëtare
Shqiptare u pregadit pikërisht nga armiqt e popullit shqipatr.
Më 18 shkurt të vitit 1902 e kreu këtë krim
ndaj kombit shqipatr Adem Zajmi, kapitan i xhandarmerisë turke.
Ky pa snjë shkak hyri në konflikt me Haxhi Zekën
në lokalet e Bashkësisë së Pejës dhe e
vrau me revole prapa shpine këtë militant të lëvizjes
kombëtare.@11
Vrasja e Haxhi Zekës u përgadit nga qarqet shovinste të
Serbisë me përkrahjen e heshtur të Portës së
Lartë. Dihet tenimë se qysh në prill të vitit
1901 Adem Zajmi së bashku me dy shqipatrë të tjerë
dhe me dy serbë vizitoi Beogradin, ku e priti edhe mbreti Aleksandër
Obrenoviqi, i cili i kishte dhuruar të holla dhe armë.@12
Edhe Metropoliti i Rashkës dhe i Prizerenit, Niqifori, shkruante
në letrat e tija se para vrasjes së Haxhi Zekës,
Adem Zajmi, së bashku me Rako Simiqin dhe Pero Ristiqin nga
Novosella e Pejës shkuan në Beograd, ku me sa duket, ai
kishte marë përsipër vrasjen e tij.@13 Sipas Pero
Ristiqit, që është marrë në pytje në
konsullatën serbe të Prishtinës, konsulli serb ka
qenë i detyruar t'i jepte Adem Zajmit 100 qese të holla,
që ia kishte premtuar në Beograd. Përndryshe ai do
të largohej nga serbët dhe do të kalonte në
anën e katolikëve (është fjala për Austro
- Hungarinë - shën. i J.B).@14 Po për këtë
qëllim, për të marrë instrukcione për vrasjen
e Haxhi Zekës, A. Zajmi kishte shkuar edhe në Stamboll
vetëm disa ditë para se ta kryente vrasjen. Nga raporti
i konsullit të Serbisë në Shkup M. Kurtoviqi, rezulton
se Adem Zajmi kishte marrë udhëzime për vrasjen e
Haxhi Zekës dhe të Bajram Currit. që konsideroheshin
si njerëz të Austro - Hungarisë.@15 Mirépo,
meqë ishte e pamundur që të dy atentatet të
bëhëshin në të njejtën kohë, në
bazë të sugjerimeve të padronëve të tij,
u vendos të likujdohej më i rrezikshmi, Haxhi Zeka. Ky
atentat, apo më mirë te themi krim politik, shkaktoj pakënaqësi
të madhe te shqiptarët në përgjithësi,
dhe ndër ata të kosovés në veçanti.
Zemerimi i popullit ishte i madh dhe po aq e madhe ishte dëshira
për t'u hakmarrë për udhëheqësin e tij.
Këtë e dëshmon më së miri edhe fakti se
Peja ngeli 4 javë rresht e shkëputur nga qëndrat
e tjera, e posaçërisht nga Mitrovica.@16 Ndërsa
Adem Zajmin pushteti lokal e burgosi për ta mbrojtur nga hakmarrja
popullore. Konsulli i Serbisë në Shkup shkruante se Shqiptarët
e Pejës në telegramin që i dërguan valiut të
Kosovës, i kërkuan që Adem Zajmi të lirohej
nga burgu dhe te gjykohej sipas ligjit të vendit.@17 Derisa
populli u revoltua nga kjo ngjarje, qarqet sunduese serbe e pritën
atë me kënaqësi. Kryeministri i Serbisë, Mihajllo
Vujiq, shkruante në ato ditë se Serbia u lirua nga një
armik i madh.@18
Interesimi i Serbisë për vrasjen
e Haxhi Zekës duket jo vetëm në faktin se ajo u përpoq
të dënohej sa më lehtë, por edhe me ndihmën
në të holla, që u kërkua për vrasësin
nga Isa Peja, njeri i afërt i Adem Zajmit.@19 Për këtë
flasin edhe raportet e konsullit austro - hungarez, B.Pares, të
27 tetorit dhe 10 nëntorit 1902, në të cilat ndër
të tjera thuhet se është interesant se si në
kufi me Serbinë janë kapur tre serbë dhe një
shqiptar, që shkonin në Serbi për të kërkuar
që qeveria të angazhohej për lirimin e Adem Zajmit.
Dhe me të vërtetë diplomacia serbe, me ndihmën
e përfaqsuesve rusë në Stamboll, bëri që
A.Zajmi të merrte dënim të lehtë. Në vend
që të dënohej me vdekje siç parashikohej në
rastet e vrasjeve, A. Zajmi u internua në Akka.@20
Këto fakte dëshmojnë se në këtë vrasje
ishin përzier Serbia, Perandoria Osmane dhe Rusia. Eshtë
e kuptueshme pse spekulohej aq shumë me "faktin "e
rremë se gjithë kjo u bë për shkak se Haxhi
Zeka ishte i paguar i Austro - Hungarisë.
Këto akte kishin një qëllim të vetëm: të
dobësonin Lëvizjen Kombëtare Shqipatare, që
konsiderohej një rrezik për monarkitë fqinje në
Ballkan. ( Dr. JUsuf Bajraktari: Gjakova me Rrethinë, Prishtinë,
1998, fq, 182, 183, 184 ).
Studiusi Z.Cana në kumtesën: "Planet e serbisë
për ndezjen e luftës vëllavrase ndërmjet shqiptareve
dhe për zhdukjen e udhëheqësve të tyre"
e trajton gjërsisht me fakte konkrete mjeshtrinë serbe
për të nxitur mosmarrëveshje mes shqiptarëve
për t'i acaruar ato deri në konflikte të përgjakshme
duke vënë në lëvizje personelin konsullar, kishat
ortodokse, mësuesit,zejtarët dhe tregtarët serbë,
duke angazhuar edhe shqiptarët e korruptuar. Ndërsa Dr.
Jusuf Bajraktari e trajton kështu:
Ndryshe nga faktet që sjellin këta autorë, në
kujtimet e Tafil Boletinit, Haxhi Zeka paraqitet si njeri ngatrrestar,
madje edhe vrasja e tij paraqitet si diçka banale.
Ja se si shkruan Tafil Boletini: "Flitet
se Haxhi Zeka e paska pasë për zakon që kushdo që
i ankohesh, për ndonjë gjë i thueka: " Vraje
!". ( Tafil Boletini, vep.cit.fq.240 ).
BIBLOGRAFI
1.- Krs. V.Çoroviç,Diplomatska prepiska.kraljevine,Serbie
knjiga prva, Beograd 1933, 1197.
2. - Po aty 32 ss.
3. - Arkiv SANU, 13575/6, J. Popoviç, Zhivot i rad Srba na
Kosovo, 207; radi i ne bojse, srpska, Kosovo ( Skoplje),9/1931,
12.
4. - FESH. ak, shkenc. Te RPSSH, Tiranë 1985, f, 1197.
5. - Fill pas vrasjes se Haxhi Zekes, konsuli serb i Prishtinës,
Millosav Kurtoviç,kerkonte udhëzime nga Ministria e
Jashtme, rreth qendrimit qe duhej mbajtur ndaj familjes Zajmi..
Porosia e Ministrit M: Vujiç, ishte e prerë: relacionet
e Serbisë me Zajmët, do të mbaheshin në fshehtësi
të plotë. Familja e Adem Zajmit mund të ndimohej
matrialisht, vetëm me kusht që lidhjet e saj me konsullin,
të mos merrinin, kurrësesi, erë. (Diplomatska prepiska,72).
6. - V. Stojanoviç: "Drushtveno politiçke, medja
arbanasima u Kosovskom vilajetu, istoriski çasopis Xl - 1960,
185.
7.- Diplomatska prepiska 32.
8. - Po aty, 111.
9. - Po aty. 704.
10. - Po aty, 723.
11. - Sh. Rahimi "Vilajeti i Kosovës", f.100. T.
Geci: "Bajram Curri në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare
", f, 155; Z. Rexha: Rrymat Politike... "f, 68, Autori
i fundit shenon se vrasja e Haxhi Zekës u bë më 20
shkurt 1902. 12. Raporti i atasheut ushtarak të Austro - Hungarisë
nga Beogradi, i datës 24.6.1901, cituar sipas Sh. Rahimi, vep.
cit. f.159.
13. - E. Plana, punim i përmendur, f. 159 - 160.
14. - Po aty.
15. - T. Geci: "Bajram Curri në Rilindjen Kombëtare
Shqipatre", f, 155.
16. -16 V. Stojaniçeviç, punim i përm, f,186.
17. - V. Çoroviç, Punim i përm. f. 36.
18. - Sh. Rahimi, pun. i perm.f,100. T. Gec., perm.f,136.
19. - T. Geci, pun. perm f,136.
20. - V. Stojançeviç, pun.perm,f,188.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
SI U VRA HAXHI ZEKA MË 1901
Katundi Isniq i rrethit të Gjakovës e ka pasë ble
bjeshkën ( kullotojen ) e katundit Bellopoje të rrethit
të Pejës. Por pejanët, me pretekst se bjeshka na
takon neve e jo katundeve të rrethit të Gjakovës,
e kundërshtojnë këtë shitblerje. Herë mbas
here ndërmjet palëve në konflikt bëhen edhe
luftime. Secilën herë çështja zmadhohet sa
që të dy anët kërkojnë ndihmë prej
përkrahsve të vet. Irzniqi si të fisit shaljan përkrahej
prej Isniqi.
Konflikti merr përpjestim dhe ma të gjanë, pse pajanët
përkraheshin nga Haxhi Zeka , Adem Zajmi i Pejës, si shaljan,
merr anën e Shalës.
Pér shkak të mosmarrëveshjes, ndonse paret ishin
pague, çështja e bjeshkës kishte ngelë pezull
bukur gjatë. Gjyqe e stërgjyqe dolën pa rezultat.
Atëherëndërhyni qeveria. Né atë kohë
komandantet dhe perfektet në Pejë ishte Sulejman Pashë
Çerkezi. Ky me shumë pari ban nji mbledhje të gjanë,
në bashkëpunim me këshillin administartiv, për
zgjidhjen e çështjes. Mbas shumë bisedimeve, Haxhia,
tue pa se shumica po i nep të drejtë katundit Irzniq,
thotë: "Në nji mbledhje që merr pjesë Adem
Zajmi unë nuk rri "dhe del. Adem Zajmi i shkon mrapa e
i thotë: "Të lutem, Haxhi Baba, mos ta lamë
punën lart, a po sheh se po vriten gjindja?" Haxhija pa
nji dy i pisket: "Largohu, kopil" dhe i sjell çadër
kokës. Atëherë ky në moment i bjen allti ( revolver
). Përcjellsi i Haxhisë Ram Feka, i bjen Ademit dhe e
plagos rendë. Plagos dhe Hamza Gjykën. Përcjellsit
e Ademit e vrasin Ramën. Adem Zajmi mbyllet në kullë,
ku mbas pak kundërshtimi që i ban ushtrisë që
e kishte rrethue, dorzohet dhe internohet në Aqa Kala, ku edhe
vdes në burg i dënuem për jetë për kapriçon
e të dyve, njeri i pari i Krasniqes, tjetri i Shalës.
Këto dy fise ja kanë pa sherrin armiqësisë për
shumë kohë tue u vra ndër veti. Dhe vazhdimisht shkojnë
me mëni me shoqi - shoqin.
Ményra e vrasjes në këto rrethana asht zhvilluar.
Pér sa asht folur se Adem Zajmi për këtë krim
ka qenë i shtytur nga jashtë, deri tash ky supozim ende
nuk asht vërtetuar konkretisht. Duhet theksue se konflikti
në mes të Krasniqes e Shalës ka pasë fillue
qysh me çështjen e Turkjakës, porse vrasja e Haxhisë
e ashpërsoi edhe ma tepër, sidomos me katundin Strellcë
që ishin fqinj."
Këto shkruhen në këto kujtime, mendoj se paraqesin
pikërisht atë psikozë që përpiqeshin të
përhapin sa më gjerë dhe sa më besueshëm
qarqet antishqiptare për të shperla personalitetet më
të lartë shqipatrë në opinjon, por edhe për
të maskuar veprimet kriminale për asgjësimin e prijësve,
duke sajuar për këtë edhe "shkaqe" për
grindje banale. ( Tafil Boletini: Pranë Isa Boletinit, kujtimet
1, Tetovë, 1996,fq.242 - 243.
Për shkakun dhe qëllimin e vrasjes së Haxhi Zekës
studiusi Zekeria Rexha ka argumentuar kështu:
"Aktiviteti i gjërë që u zhvillua në vende
të ndryshme të shqipërisë pas mbledhjes së
Pejës, forcimi i tendecave autonomiste në radhët
e lëvizjes e trembën sulltanin dhe Portën e Lartë,
të cilët i kishin ende të freskëta ngjarjet
e Lidhjes së Prizerenit. Pér ta u bë menjëherë
e qartë se, sikurse më parë, edhe tashti nuk do të
mundonin ta fusnin Lidhjen Shqiptare në kanalin e interesave
të politikës së tyre. Prandaj, ata menjëherë
u hodhën në sulm kundër Lidhjes së re që
po formohej. U ndaluan të gjitha përpjekjet dhe përgaditjet
që po bëheshin për mbledhjen e përfaqesuesve
të të gjitha krahinave. Filloi ndekja dhe persekutimi
i patriotëve të Besa - Besë. Në luftën
kundër këtij hovi të ri që po merrte lëvizja
jonë kombëtare, krah për krah me osmanlijtë,
në mënyrë aktive, vepronin edhe qarqet shoviniste
të monarkive fqinje. Kështu qeveria reaksionare e Sulltan
Hamidit, në kompicitet të plotë me atë të
Belgradit dhe Cetinës, kujtuan se do ta shuajnë lëvizjen
për autonomi të popullit shqiptar, duke kurdisur me komplot
të përbashkët vrasjen e udhëheqsit Haxhi Zeka,
më 20 shkurt 1902.@21 Sepse Haxhi Zeka me guxim të rrallë
zbatonte vendimet e Lidhjës, duke thirrur për herën
e fundit në kuvend kombëtar krerët e Kosovës
në *** Babinos, *** të cilët vendosën edhe futjen
e gjuhës shqipe në shkollat dhe administratat e vilajetit.@22
( Zekeria Rexha: Rryma Politike... Konferenca e ll e studimeve Albanologjike
ll, Tiranè 1969, fq. 67, 68).
Studijusi Shukri Rrahimi e ndjek fillin kèshtu:
" Për t'a prerë hovin kësaj lëvizje, e
cila shprehej në rezidencen kundër pushtetit, turqit filluan
t'i burgosin dhe t'i arrestojnë në Turqi e vende të
tjera disa njerëz që gzonin autoritet në popull.
Në këtë drejtim vepronte edhe propaganda e shtetve
kapitaliste evropiane, të cilat ishin të interesuara ta
ruanin tërësinë e Perandorisë Osmane. Për
këtë dalloheshin Austro - Hungaria dhe Rusia, por edhe
Serbia. Këto shtete kërkonin me këmbëngulje
të largohen nga territoret ku vepronte propaganda e tyre, njerëzit
që luftonin kundër propagandës së tyre. Porta
e Lartë nën presionin e këtyre kërkesave larguar
nga Kosova e Dukagjini disa njerëz të "Papëlqyeshëm
" për pushtetin. Agjentët e këtyre shteteve
shkonin dhe më larg, ata i paguanin disa shqipatrë të
përfituar për interesat e politikës së tyre
rrëmbyese, që t'i vrasin disa patriotë shqiptarë,
të cilët bënin përpjekje për shkëputje
dhe pavarësi prej Turqisë. Sakrificë e kësaj
politike u bë edhe Mulla Zeka nga Peja, i cili në këto
vite lozte rol më rëndësi në lëvizjen shqipatre
për shkëputje nga Turqia. ( Shukri Rrahimi, "Gjurmime
Historike të Rilindjes Kombëtare", Prishtinë
1986, fq.168).
Ndërsa në kujtesën popullore krimi i vrasjes së
Haxhi Zekës përshkruhet kështu nga Zymer Neziri:
"Megjihtkëtë, aktiviteti i mbretit Aleksandër
Obrenoviq për organizimin e likujdimit të H. Zekës
nuk pushoi. Obrenoviq, pasi takohet në Beograd me Adem Zajmin
nga Peja, në pranverën e vitit 1901,@23 konkludon se më
në fund kishte gjetur dorë të sigurtë që
do të vriste Haxhi Zeken, prandaj i fal shumë të
holla, ia blen alltin dhe e konsideron si agjentin më të
favorizuar.@24 Haxhiu ishte ishte i informuar mirë për
kurthet që i përgaditëshin. Miqtë dhe shokët
e informonin prore se kush ishin ata që kishin marrë përsipër
ta vrasin, por ky gjithnjë u përgjigjej:
"- Jo, ky s'mundet për me m'vra, as ky, as ky". Kur
i treguan se Adem Zajmi kishte marrë për detyrë ta
vriste, ai ishte përgjegjur: "- Po, Ademi mundet për
me më vra! Edhe, ndoshta ai ka me m'vra, se e rrita n'bukë
teme dhe e deshta si djalin tem.@25 Sipas kujtimeve të Azis
Bekqelit nga Peja, kur u nis Haxhiu për herë të fundit
për të shkuar në Leshan, me veti e mori Kurtë
Nushin, si përcjellës. "Kuer duelën Përtej
Peje, tuj bo muhabet, Haxhiu u kot n'kali e i ra martina n'tokë
. Tha: pade Kurtë atë martinë se nuk e kam larg dekën!
- Pse, Haxhi? - Qe ni javë m'hupi ni dritë e bardhë
qi m'prijke përpara. Po m'dhimet ky popull qi pé la,
se s'ka kush i prinë".
Edhe natën e fundit të jetës së tij, kur në
konak i kishin ardhur shumë shokë, ia tërhoqën
vërejtjen që të ruhej pak, sepse për qëllimin
e A. Zajmit ishte marrë vesh. Të nesërmen, më
20 shkurt 1902,@26 Haxhiu doli nga shtëpia në mëngjes
dhe u nis kah Bashkia e qytetit, afër Urës Gurit. Doli
i paarmatosur dhe me vete kishte vetëm një ombrellë
shiu. Megjithatë, fshehtazi, pas tij u nis Ramadan Feka i Radavcit.
Afër Urës së Gurit, Adem Zajmi kishte organizuar
pritën me disa veta dhe vetë i doli përpara Haxhiut,
e shtiu në të me revole. Në të njetën kohë
arriti Ramadan Feka dhe shtiu në A.Zajmin. Pastaj, kërsasin
pushkë të tjera, nga prita, në trupin e Haxhiut dhe
të Ramadanit.
Vrasja e Haxhiut kumboi dhimbëshem në të gjitha anët
dhe u shndërrua në një revoltë të jashtëzakonshme.
Turbullira të mëdha, të përcjella me të
shtëna, u bënë sidomos në Pejë, ndërmjet
fiseve Shalë dhe Krasniqe. Nga turma e revoltuar kërkohej
varja e publikee Adem Zajmit dhe e shokëve të tij. Në
Kliçinë të Lugut të Leshanit, në mbrëmje,
kur arriti lajmi i vrasjes, lojën e kapuçvë dhe
këngën e preu heshtja dhe loti i pleqve e i të rinjve
tha Bajram Zogu. Në varrimin e Haxhiut, vazhdoi ai, morën
pjesë mijëra njerëz prej të gjitha anëve,
sepse ajo qe vdekja më e madhe që mbahet mend për
ne. Para kufomës së Haxhiut, Kadri Bajri plak, bashkë
me shokët, qante në veti. Haxhiu u varros në Pejë,
në oborrin e Çarshi Xhamisë, në hyrje, në
anén e djathtë. Pranë tij u varros edhe përcjellési
i tij besnik Ramadani, që u mundua ta mbronte me trupin e vet
nga plumbat e atentaorëve. Në të njëjtat varreza,
shtatëmbëdhjetë vjet më parë ishte varrosur
edhe Ali pashë Gucia. Autoritetet turke e burgosën Adem
Zajmin. Pér ta qetësuar popullin e trazuar dhe për
të fshehur gishtin e vet të krimit, e graduan Jasharin,
të birin e Osmanit M. Abedinit, pashë.@27 ( Neziri, vepër
e cituar, fq 647, 648 ) Kurse Dr.Muhamet Pirraku në "Lidhja
Shqiptare "Besa - Besë "në burime serbe ( 1893
- 1902 ), Prishtinë 1966 shkruan:
Diplomacia serbe e kishte të qartë këtë, andaj,
e ndihmuar nga diplomacia ruse, malazeze e greke, do tá aktivizoj
makinerinë masonerike pansllave dhe atë evropiane për
ta penguar ndarjen epaqësore të Shqipërisë,
realiteti etnik dhe gjeopolitik josllav, jogrek dhe joturk, nga
Perandoria osmane, kurse në terren Serbia do të punoj
në dy binarë që takoheshin në një pikë
antishqiptare: përvetësimi i disa krerëve për
nxitjen e revoltave e të kryengritjeve lokale dhe nxitjen e
hasmërive midis krerëve shqipetarë me autoritet,
duke stimuluar gjakmarrjen dhe hakmarrjen midis shqipëtarve,
me çka do të thehej e përdhosej njeri ndër
vendimet kryesore të Kuvendit Shqiptar të Pejës,
postulat i Lidhjes Shqiptare "Besa - Besë".
Detyrë mbi detyra do të vihet kompromitimi i Haxhi Mulla
Zekës para shqiptarëve dhe në fund, nëse me
atë do t'i dilet, të likujdohej fizikisht, por gjithsesi
përmes "instucionit të hakmarrjes shqiptare!?".
Nisemi nga mendimi që konsulli S.S.Simiq në Prishtinë
e vuri në gojën e serbit Haxhi Vitko, i cili plot 30 vjet
ishte anëtar i Mexhlisit ( Bashkësisë) të Prishtinës:
"Mos harro se ç'ka do t'u themë: "Deri sa
pa pengesë mund të punojnë e të pështjellojnë
pa i penguar se çka të duanë Myftia dhe Sylejman
Pasha në Prishtinë, Mulla Zeka në Pejë "
etj të mos pritni asgjë të mirë për Serbin",
sepse "e keqja këtu qëndron në faktin se njerëzit
e kallëpit të Mulla Zekës, të Myftisë dhe
t Sylejman Pashës, janë çdo gjë, kurse pushteti
asgjë. Atyre duhet t'u vihet këmba në qafë,
që të mund të ngritej besimi i pushtetit!?".@28
Konsulli i serbisë në Prishtinë do ta informoj Kryeminstrin
dhe MPJ të Serbisë më 17 maj 1899, se, ndonëse
në Pejë ka kohë që gjendet Valiu me ushtri "Pushtetëmbajtsi
faktik të situatës janë Mulla Zeka dhe Zejnel be
Mahmutbegolli.@29 Këtë mendim konsulli simiq do t'ia përforcoj
Gjorgjeviqit më 12 qershor 1899, duke i konstuar se "në
Pejë, edhe pse aty është Valia me ushtri, qeverisë
Mulla Zeka, kurse Valiu vetëm dëgjon, shuan, përpiqet
që të tubojë sa më shumë tatime me praninë
e vetë".@30
Përkatsishtë, "Mulla Zeka bën çdo gjë
që dëshiron vetëm që serbëve në Nahi
t'ua pamundësojë jetën!"- i shkruante konsulli
Simiq përfaqësuesit të MPJ të Srbisë Sima
Llozaniqit dhe Ministrit të Drejtsisë Popullore. S.S.Simiq
do ta vë në shënjester të serbisë Haxhi
Mulla Zekën edhe me rastin e vendosjes së bylykbashëve
(eprorëve) të zaptive (policisë) për Sanxhakun
e Pejës dhe pikërisht të Emin Sylës dhe të
Ibrahim Hallaçit, të preferuar nga ana e Mulla Zekës
dhe jo ata që "i kishin preferuar serbët".@31
Kétu nuk është tepër të konstaohet se
ish - çaushin Ibrahim (Ibo) Hallaçi i Lypjanit, i
cili jetonte në Prishtinë, Sekretari i Konsullatës
së Serbisë në Prishtinë, Stevan Matijasheviq,
qysh më 24 mars 1897, ia kishte paraqitur Kryeminstrit dhe
MPJ të Serbisë Gjorgje S. Simiqit, si "nJë mysliman
shumë të popullarizuar", një "Kraleviq
Marko i këtuhit", i cili" me hidhërimin më
të madh ka deklaruar se me dorën e tij do t'i mbyste ata
(shqiptarë) që prekin rajën (serbe)".@32
Fakti se ky person, Ibo Hallaçi tashti përkrahej nga
Haxhi Mulla Zeka, dëshmonte se tek ai ishte ngritur ndërgjegja
kombëtare.@33
Konsulli i Serbisë nga Prishtina në Mulla Zekën dhe
bashkëmendimtarët e përkrahësit e tij politikë
do t'i sheh " fajtorët për gjendjen e serbëve
në Kosovë "- penguesit e planeve pushtuese serbe
ndaj Kosovës.@34
Siç u tha edhe më herët, Serbia para se të
merrtevendim për të likuiduar fizikisht Haxhi Mulla Zekën,
do ta intensifikoj aktivitetin politik për ta kompromituar
dhe për ta diskredituar para popullit shqiptar dhe këtë
pikërisht me anë të mbështjetjes që serbia
do t'u sigurojë Mahmutbegollajve, familje shumë e rëndësishme
për shqipatrësinë e Kosovës@ 35 të cilët
propaganda serbe do t'i trajtojë si "serbë të
shqiptarizuar me anë të kalimit në Islam" dhe
do t"i paraqet për pasardhës "të Ivan Cërnojeviqit"
- princ i gjakut shqiptar.@36
Pér përpjekjet e Serbisë që në Pejë,
në Piemontin e Arnautllëkut të shekullit XV, i cili
mbulonte të thuash pjesën më të madhe të
trevave veriore shqiptare etnike dhe historike, t'i krijonte dy
fronte shqiptare rivale të papajtueshme, e dinte mirë
Jaxo Mulla Zeka, andej me sa mundej e amortizonte separatizmin e
Mahmutbegollajve.
Serbia punonte në thellimin e hullisë midis "Partisë
Shqiptare - të Mulla Zekës "e "Partisë
së Mahmutbegollajve- "miq të serbëve".@37
Vetëm pas disa ditësh nga vrasja e Ibrahim Mehmetit, konsulli
Simiq e informonte Kryeministrin Gjorgjeviq se "pejanët,
të ndarë në ithtarë të Mulla Zekës
dhe Mahmutbegollajve, nuk dinë se ç'ka dëshirojnë
dhe po gjakosën".@38
Késhtu e ka dinakëria e serbit: të përçanë
dhe të shanë, ta përdhosë të sotmen për
ta humbur të ardhmen!
Dhe, deri sa Serpski glas më 16 nëntor 1899, do ta informojë
opinionin lexues se "Sulltani dhe Porta janë të vendosur
që t'i mbrojnë privelegjet e dhëna serbëve në
Stara Serbija dhe Maqedoni"më 21 dhjetor 1899 do të
konstatojë se "midis Shqiptarve hetohet pakënaqësi
kundër pushteit parandorak. Mendohet se aty janë përzirje
gishtrinjtë e huaj. Arritën lajmet nga Peja se atje shqiptarët
janë ngitur dhe e kanë ndjekur mytesarifin nga Peja dhe
të gjithë nëpunësit turq".@40
Ky hap shqiptar realisht ishtë vetëm radikalizimi i proçesit
të përfitimit të autonomisë sipas Rezolutës
së Kuvendit të Pejës. Për këtë qëllim
Haxhi Mulla Zeka e mbajti një Kuvend Shqiptar në Prishtinë,
pikërisht midis 25 prillit dhe 12 majit të vitit 1900.
Kuvendi i Prishtinës e shqyrtojë çështjen
e shkollës shqipe dhe të Alfabetit të shqipes. Sipas
të dhënave të diplomacisë serbe në këtë
Kuvend Serbia, fillimishtë , e pati "njeriun e vet ",
Haxhi Xhemajl Agushin, por atë kuvëndarët do ta nxjerrin
nga Kuvendi si të padéshiruar, ndërsa Jëlldizi
e ndaloi punën e Kuvendit, kurse Mulla Zekën e ftoi të
shkonte "në Stamboll!".@41
Pushteti turk këtë aktivitet politik të Mulla Zekës
do të përpiqet për ta vu në lidhje me aktivitetin
politik të Ismail Qemal Vlorës, i cili qysh në dhjetor
të vitit 1899 kishte planifikuar arratisjen nga Turqia për
t'iu kushtuar haptas Çeshtjes së Autonomisë së
Shqipërisë me ndihmën diplomatike të shtetve
evropiane.
Në fillim të vitit 1900 Ismail Q. Vlora doli në ekzil,
kurse që nga fillimi i majit të vitit 1900 arriti në
Athenë.
Në tetor të vitit 1900 Ismail Q. Vlora e publikoi THIRRJEN
e tij të njohur, me të cilën sqaronte shkaqet e arratisjes
dhe nevojën urgjente për Autonominë e Shqipërisë
që do të shkonte në dobi edhe të interesave
historike të Turqisë nacionale, që do të lindej.
Porta e lartë e dinte se lidhja e veprimeve politike të
Mulla Zekës me të Ismail Qemailit ishte evidente, andaj
nga fundi i shkurtit të vitit 1901 i dërgoi në Kosovë
dy oficirë të lartë ( një kolonel dhe një
nënkolonel ) për ta bindur Mulla Zekën "për
të lëshuar një deklaratë me shkrim ku do të
thuhej se ai nuk ka asgjë të përbashkët me përpjekjet
e propahanduara nga kundërshatri i njohur i qevërisë,
Ismail Qemal Vlora dhe se ai me ithtarët e vetë i dënojnë
pikëpamjet e Vlorës - duke iu bindur Sulltanit "Përsa
i takon fatit të mëtejshëm të shqiptarëve
dhe të gjuhës shqipe" - shkruante Konsulli i Vjenës
nga Shkupi më 28 shkurt 1901.@42 Dhe pastaj i thotë qartë:
Meqë Mulla Zeka dhe "Partia Shqiptare"e tij në
Kosovë nuk mund të hiqte dorë nga kërkesat gjithshqiptare
që i mbronte Ismail Qemali, vrasja e Mulla Zekës nga serbët
do të tregohet akti i mirëseardhur edhe për qarqet
megalomane nacionaliste turke, të cilat Perandorinë Osmane
dëshironin ta kthenin në Shtet Nacional Turk. Kështu,
me 20 shkurt 1902, më në fund Adem Zajmi e kreu detyrën
e marrë nga Beogradi. ( Muhamet Pirraku. Vepër e cit fq
50 -59).
Është qartë se, ashtu si rrufeja godet objektet më
të lartë, edhe armiku synon e godet më të zotët.
Sikurse vihet re, nga trajtimi i autorëve të cituar, del
e qartë, pse e si u vra Haxhi Zeka... Autorët janë
afër njeri - tjetrit, në trajtim e në referenca.
BIBLOGRAFI
21. - V.Stojançeviç, vep
cit, (shën. 9) i AMAE lV, Paris, "Drita", Sofje Nr.7,8,9,10,11,1902,
Fusther Correspodence, respecting the afairs of south - eastern,
Europe 1902; "Zbornik"1938 XX Beograd p,315 - 316.
22. - V. Çoroviç në "Diplomatska prepiska
Kraljevine Serbie, 1933 ( mbi futjen e gjuhës shqipe në
shkolla dhe në zyrat e administratës turke në Vilajetin
e Kosovës), cituar në art. të Vl Stojançeviçit,
permendur më lart.
23. - Sh. Rahimi: "Vilajeti i Kosovës", Prishtinë
1969, f, 99.
24. - Krh Dëshmitë e Osman Kajtazit, dos 1/ 72, MAIAP
-2N.
25. - Po aty, dëshmite e Murat Goranit, 38 vjeç, arsimtar
nga Peja.
26. - Z. Rexha: "Rryma politike...", f, 68. Krahaso Sh.
Rahimi, vep, cit, f, 100.
27 deri 32. - DAS SIP PO, No - 132, 3(15); 134, 5(17); 163, 31v(12,Vl);
201, 18(30)Vl; 204, "3Vl(5.Vll); 31, 12(24)lll, të gjitha
të Prishtinë, të vitit 1899.
33. - Kishte pamje impozante. Barti "dy palë mustakë",
- një pjesë të kthyer lartë e tjtëren tatpjetë.
Tradita thotë se për të mos zhveshur armët,
në Natën e Gjerdekut (martesës), që u martua,
doli nga gjerdeku: "Armët nuk ia kam dorëzua, as
mbretit e jo ia dorëzoj një gruaje...!?"
34. - DAS SIP PO, No - 316, Prishtinë, 25. Vlll.(6.lX9 ! 899.
35. - Në historinë shqiptare të shek XlX - XX, kanë
për të zënë vend Numan Pasha, i cili e theu
Karagjorgjin para Tregut të Ri, mandej Asllan Begu, Brahim
Begu, Qerim Begu, Kahriman Begu, Zija Begu, Sefedin Begu,, të
cilët konsiderohen kundërshtarë politikë të
Serbisë (Jugosllavisë), më të papërshtatshëm,
shumë të rëndësishëm për ekzistencën
shqiptare të Kosovës..Gjërsishtë arkivi i Jugosllavisë,
f.37,K - 5, Shkup, 10.11.1936; F - 37, K - 19, Beograd 20.X.1937;
F - 37, K -19, Pejë, 11.Xll.1937; F -37 , K- 19, Pejë
11.lll.1938
36. - Cernojeviçet janë me perardhje shqiptare, kurse
Muhametbegollët janë pasardhës të Nikollë
Dukagjinit (S.Rizaj "Kosova gjatë shekujve XV, XVl dhe
XVll, Prishtinë 1982).
37. 39 . - DAS SIP PO No 318, Prishtinë 25.Vlll (6.lX) 1899;
329, Prishtinë 3(15)lX.1899.
39. - Nga bota serbe, sirpski glas, 4(16)xl.1899.2.40. Stara Serbija
dhe Makedonia, Srpski glas, 9 (21)Xlll.1899.2.
41. - AJ (Arkivi i Jugosllavisë), F-80-22-82-85, Prishtinë
13(25)lV, 1900, 30.lV(12V),1900.
42. - Teuta Hoxha: "Ismail Qemali (Përmbledhje dokumentash)"1888
- 1919, Tiranë 1982, 65.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
MITIZMI I HAXHI ZEKËS
Interesantë janë edhe gojëdhënat dhe legjendat
që lidhen me jetën e Haxhi Zekës. Të duket disi
e pabesueshme që për një njeri, i cili ka jetuar
70 vjet, dhe ka vdekur më 1902, pra në një kohë
të afërt me ne të përcillen tregime gojore me
përmasa legjendare.
Për lindjen e Zekës (Zenelit) studiusi Zymer Neziri shkruan
se është thurrur një gojëdhënë, e
cila thotë se kur Zelfijes dhe Mehmetit u lindi ky djalë,
në jetë doli me këmishë...."@1 Duke cituar
Musli Bajraktarin, 72 vjeçar nga fshati Vranoc, Lugu i Beranit,
ky autor sjell këtë rrëfim: "Janë dalë
e kanë vetë gjin t'mençem: a din kush ç'ka
o halli i ksaj kmishe? N'i muderriz kish pasë thonë: kur
t'rritet ky djalë ka m'u bo i zoti, o le igballxhi e zoni ka
me ju ni shumë larg. Ka me u bë shum i meçëm,
i zoti e pasunik i madh.
Masanej, ja kanë pre atë far pëlhure t'kmishës,
e kanë terë e ja kanë lonë ngat dej sa o da
pej djepi. Haxhia, edhe masi o rritë, atë pëlhurë
e ka rujtë".@2
Nëse duam të dimë pse - në e lindjes së
kësaj legjende nuk mund të mos cekim si burim të
saj edhe ecurinë krejt të veçantë të
Zekës nga një fëmijë i një familje të
varfër, pa tituj fisnikërie të qytetit Pejë
ku kishte familje të mëdha me pasuri dhe emër. E
gjithë ngjitja vigane e Zekë Byberit, pa krahë e
pa mbështetje të miqve apo të afërmve, afirmimi
si personalitet i lartë i krahinës dhe kombit kërkonte
një spjegim jo të zakonshëm në masën e
njerëzve që e rrethonin, të atyre që kishin
dëgjuar për të, të dashamirëve apo edhe
kundërshtarëve të tij.
Në trajta legjendare nuk paraqitet vetëm lindja por edhe
pasurimi i Haxhi Zekës. Studiusi Ymer Neziri sjell edhe këto
rrëfime legjendare të Selim Osmaj, 87 vjeç nga
Deçani "Thonë se kur i meti shpija mbi krye e s'kishte
kush me e kqyrë, atij i hinë mren do musafirë Haxhia,
masi i diq baba ish metë fukara i madh. U boni fort çehere
musafirëve, muhabet me gojë, po s'kish çka u qet
përpara . Duel përjashta e sjell e pshtjell tuj mos ditë
ka me ja majtë. U djeg prej marres. U nis te ni dugajxhi e
i lypi harxh hua, paret me ja la masanej . Dugajxhia i besoi po
mirë e dike se s'ka ku me i marrë me ia dhanë. Haxhia,
pa folë ai taman u dredh e duel përjashta e po menohet.
T'u ecë, koma i shkeli si diçka. U gërmus, e çka
me pa! - E gjet ni qesë plot me lira. U kthye n'dugajë,
muer harxh, i përcjelli musafirët si o mas miri e nuk
u korit. Prej asaj dite mo fike fukarallak si shpi t'ti s'ka parë
kurrë".@3
Veshja e ndodhive të ndodhura apo të pandodhura me përmasa
përrallash një personalitet si Haxhi Zeka, që u bë
figurë e njohur përmes emrave të mëdhenj feudalë,
pashallarë e bejlerë të Pejës e Dukagjinit,
është edhe shprehje e fantazisë popullore që
njeriun e sukseshëm ta paraqesë me një fat të
dhuruar në trajta jo të zakonshme duke kërkuar në
hapsirat fantastike edhe më të habitshme.
Një legjendë tjetër nga Podrimja thotë:"...
Tuj shku rrugës nëpër bjeshkë... Haxhi Zeka
zhdrip prej kalit e i pshton dy gjarpnij. Aty, mas pak kohe vjen
ni gjarpën i madh me tahmin ish konë kryesori i gjarpnijve,
dhe kta t'vojlt i kallxojnë se i kish pshtue Haxhi Zeka. Atëherë
foli gjarpni i madh e i tha Haxhisë: - Lyp çka t'duash
prej meje se m'i i pshtove gjarpnijt e mi.
- Jo, nuk di kurrgja, tha Haxhi Zeka, veç du me m'kallxue
se ç'ka kom mas shpirtit. Haxhia ungji kryet. Gjarpni ja
çeli syt e i tha: Kqyr tash ça ke mas veti!
_ I hapi Haxhia sytë. ça me pa! - N'vithe t'kalit ni
parë duçi plot dukat. Aty, meniher Haxhia e boni njet
me shkue edhe n'Qabe...Masanej u bo Haxhi Zekë qi me ja pasë
lakmi krejt Rugova e Kelmendi.@4
Që nga lindja, djepi, pasurimi e në vazhdimësi legjendat
e kanë veshur të vërtetën jetësore duke
e kthyer Zekë Byberin në mit.
- Për Haxhi Zekën thonë se o kjenë njeri i mrrimë.
Ni herë kish pas rrshitë bjeshka e Pejës e ish qillue
aty Haxhi Zeka. E kish pas mjell aty nifarë gixhe t'rrushit
e ajo ish rritë e madhe sa bjeshka! Thonë, prej asaj dite
bjeshka e Pej's nuk lujti ma prej veni...."@5
Permasat reale, qëndrimi i palëkundur në mbrojtje
të interesave kombëtare, emri i madh që kishte Haxhi
Zeka si kundérshatr i Beogradit dhe Stambollit që e
shikonin si halë në sy atë që donte të
bashkonte shqiptarët në Besa _ Besë bëhen bazë
edhe për legjenda të tilla:
- "Krali i Beligradit ish kjenë çua e ish bo tevdil.
Ki thonë: dua me shkua e me pa Haxhi Zekën në Pejë.
Ish kjenë ardhë te Radoj Gjura e ki pa Haxhi Zekën
, se po i thonë mreti i Shqipnisë. Radoj Gjura e kish
pa marrë e qet t'u llazoviqi në vërr.
Ditën e pazarit, t'shtunën, e bojnë tevdil kralin
e ja apin do gzofa me i veshë. I ngarkojnë kualt me dru
e bien n'Pejë. Atëher kur mrrijnë n'krye t'Zallit
e lonë te ni serbian, forxhi, e i thonë: _ Rri qetu n'çpeng.
S'vonon shumë e asjat vjen Haxhi Zeka, e me to edhe krentë
e Rugov's. Kralit i kallxojnë: "Qe, ky o Haxhi Zeka e
qe kta janë krentë e Rugov's. Kshtu populli kto e njek
përmasje e don. Atëherë kralin e marrin t'dridhnat!
- Thotë. Ktu ven për m'u s'tok o. E kapin opet e e qesin
t'u Llazoviqtë. Thonë se dy javë ditë nuk e
leshuanë ato ethe pej tute.
Manej e çojnë te Radaj Gjura e ky e përcjell për
Beligrad.@6
E verteta e kapshme gërshetohet me legjendën. Duke u nisur
nga kundërshtitë e Haxhiut me Begollét e Pejës
dhe armiqësitë e njohura të tij me Beogradin rrëfehet
edhe kështu:
"Haxhi Zeka o çu n'natje, n'terr t'sabahit. Do gjin
me kual plotë t'ngarkuem, janë ardhë asajt. Njo pesë
t'ngarkuem. Janë teshë n'Haxhinë e jonë falë
me to.
Ata e veten: Ku ka kullat Halil Sheremeti?
- Unë jom Halil Sheremeti - u thotë Haxhia
- E na prej Beligradi jemi. Kem ardhë konak m'konak. Do pare
i kam qetu me veti. Na i dha mreti me t'i pru.
_ Ata i çkarkojnë paret e Haxhia i përcjell. Masanej,
ç'kepet fjala dhe u muerr vesh se kush janë ata. O shpallë
nëpër Pejë se dikush hini te Haxhi Zeka dhe ç'karkoi
shumë pare. Haxhia kallxoi.
- Te sheremeti ishin kanë mirë paret, e unë i nala.
U hap kshtu zoni n'tona ontë e shkoi n'vesh edhe t'mretit".@7
- Rrëfimet disi të mitizuara vazhdojnë përkrah
përpjekjeve që po bëheshin nga serbët dhe turqit
për vrasjen e Haxhi Zekës. Por sipas bestytnisë popullore
Haxhi Zekës i printe ora" që e mbronte nga çdo
e keqe, nga çdo e papritur nga pritat, keqdashjet etj, aq
sa askush s'mund ta vriste. Kjo rrëfehet: "Mitet nër
Kelmesht e Leshanit se H. Zeka o'konë njeri me orë. Shala
patén dalë përpara në Rakosh me e vra kur
ky ish nisë me shku n'Mitrovicë. Kur e nxunë mirë
pritën, asajt erdh Haxhia me suhari, t' hipun n'kual para e
mrapa. Nuk guxunë me qitë. Masanej murën vesh se
Haxhia ish konë veç vetë i dyti! Po ora e malit
i kish pa pri ee ka rujt".@8
Përmasat e legjendës janë të madhësive
të ndryshme, gjithnjë të veshura me supersticon por
arrijnë t'i paraqesin armiqtë e tij edhe me oluçinacione
si ky rast: "U nis Haxhi Zeka n'Lug t'Leshanit me shkue. Ka
kthehet i duelën përpara katër shaljonë n'pritë;
mi Kodër t'Zahaqit. I majshin pushkët për faqe për
me qitë n'to. Asajt vjen Haxhia, i hipun n'kal. Po, shaljonëve
u doket se u dulë përpara kerri i sonës! E lshojnë
pritën e dalin n'tjetér ven, po edhe aty u bohet ferr
me sonë, e s'mujnë me e vra!..."@9
Nése duam të dimë pse - në e lindjes së
kësaj legjende nuk mund të mos cekim si burim të
saj edhe ecurinë krejt të veçantë të
Zekës.
Biblografi
1 .- Zymer Neziri: Haxhi Zeka në
traditën popullore konferenca shkencore për 100 Vjetorin
e L.Sh> Prizren, Prishtinë 1981, f,629.
2 . - Aty, f, 629.
3 . - Aty, f, 630.
4 . - Aty, f, 631.
5 . - Aty, f, 637.
6 . - Aty, f, 645.
7 . - Aty, f, 646.
8 . - Aty, f, 647.
9 . - Aty, f, 647.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Tok'n Babës
s'kem'me lshue!
_Aferim, mori Shqipni,
t'bukur nam kam nie për ty:
"Ke lidh' besën për m'u shkri,
mos me lshu Plav' e Guci."
Ali Pasha i hypi atit,
ngjeshi shpatën prej dukatit,
ngjeshi shpatën e duel në Plavë,
Haxhi Zekës i çoi fjalë,
Haxhi Zekës fjal' i ka çue:
- Sot ni javë kem' me liftue,
- Kem' me ardh', kem' me qindrue
Krajl' e mretit kem' me i diftue,
tokn e babës s'kem' me e lshuee!
Alla, burra, t' bajm' gajret,
tash vjen Peja me djelmt e vet;
tash vjen Peja me ra n'ushtri,
vjen Gjakova me gjith' Malsi.
Mark Milani, Mark Milica,
nuk jam Shkodra e Podgorica,
jam Rugova t'tan' në plisa;
tan' në plisa e n'tagana,
kur baj luft', vikas si zana.
Krujë 1958 (Visarët lV,fq,11)
Epika Historike(2),fq,202 Vuthaj - Guci -1958
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Haxhi Zeka në shall të bardhë
Haxhi Zeka, në shall të bardhë,
ka shkep'letrat për ni javë.
Njato letra ç'kin kallxue?
- Të gjith' poplli me u bashkua!
"I dit' e í nat'kan' kuvenua:
- Pér ket luft', Haxhi, ç'po thua?
- Për ket luft' vet' ç'kam me u thashë?
Ta mam' besën siç e kem 'pasë!
Po t' mam'besën nëpërmje' veti,
s'ka ç'na ban krali, as mreti.
Vjen Haxhia to' kuvenua:
- Të tan', burra' me u bashkua.
Pér ne babat me menua,
gjithmon'n'lufta kan'luftua,
kral as mret s'u ka nimua,
kurr vatanin s'e kan' lshua,
Tash me u lidh' me besen' e Zotit,
sikur t'parët na kan'pas' motit,
sikur t'parët n'koh' t'Kastriotit,
për kta kepa me luftua,
gjithmon' mar'ka me na shkua!!
Vermosh - Shkoder 1953
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Me tok'teme mbreti çka ka
...Kadri Bajri n'kamb' ish çue:
-Shpejt dy djel në Pej' m'i çue
Karadaki m'ka rrethue,
n'shpell'te 'i gur jam ngujue.
Ali pashës kush m'ia thotë:
- Tri tabore ushtri t'i due,
me martina me fyshekë,
këtu me m'dal' për tre çerekë,
Sokol Çela na ka mbetë.
A dal' pasha, a dal'myshiri;
t'tana bjeshkët në rreth na i shtini.
- T'u rrit jeta, more Ali beg,
tan'n'tok ton'na dam' me mbetë,
tokën e babës s'mujm' me e lshue,
rob askuj nuk mujm'me u ba
Çka ka ba Ali beg Gucia?
Shpejt tri letra p'i mbaron,
nji ushtari ia paska dhanë:
- Qato letra n'Pej't'i çojsh:
nja t'mia apish beg Shaban begit
nja t'mia apish mulla Zek Byberit
nja t'mia çojsh n'qytet t'Gjakovës,
.........................
Kosovë 1944(Varianti i plotë
i botuar në këtë përmbledhje ka 250 vargje)
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Për Kosov'
un' kam me dekë
Ret'e zeza mbuluen qillin,
Haxhi Zeka dha kushtrimin,
dha kushtrimin si vetima,
m'u bashkumun burra e trima,
me u bashkumun burrat e dheut,
shka jan' nipa t'Skenderbeut,
për vatan kush don me dekë,
për me ardh'me lidh' ni besë!
Kur aty t'gjith' jan' ardhë,
n'qytet t'Pejës, te Kulla e Bardhë,
Haxhi Zeka flet i parë:
- Na n'kët ven vllazën si kem' ardhë,
me lidh' besën me ni fjalë,
me lidh' bes', m'u besatu,
atdhen' ton, kuj mos me ia lshu,
pej sulltanit m'u shaktrru,
na ka shtyp', na ka robnu,
vllaun pej vllaut e ka largu,
gjuhën shqipe s'ka lan'me msu,
sikur njerëz për me jetu,
e s'po mujmë me përparu.
Keshtu Haxhija bisedoi,
mir' kuveni e nigoi.
Të gjith' flasin si me ren,
keq tuj fol' s'e nin kërken,
veç begler' e do zotnijë,
që s'menojn' për shqiptari,
e kan' menen në pasuni,
gjithmon'punt na i kan' përzi,
jan'munu me na shkatrru.
Njo pej tyne n'kom' na u çu,
nis me fol'po shum' kadalë,
thu se ishte shum' mentar,
por u pa në fjal' të parë,
se i sulltanit o ithtar,
punës t'thuar na i paska ra,
n'log t'kuvenit erdh e tha:
-Pej sulltanit s'muj ' me u da,
se her' ngusht'qi jem' qillu,
ne sulltani na ka nimu!
Ashtu foli e s'foli ma,
ato rrfeja e past' vra!
Haxhi Zeka kur e pa,
se meshlicit ai çka i tha,
si plumi n'krye kjo pun'i ra,
burri n'ftyr' ishte kon' vra,
si vetima n'kom na u çue:
- Ore vllazën, ngomni mue,
prej sulltanit me u shkatrrue,
ma t'mirt shok' na i ka robnue,
Maxhar pashën na ka çue,
në qytetin e Gjakovës,
me udhheq'me tok't'Kosovës,
por tradhti koft'i zi,
njonin krah na e ka thy,
ma vërboi mu njanin sy,
e ka marr' si arm'tradhtinë,
edhe vrau Ali pash' Gucinë,
Ali pasha me m'pas'qillu,
ma mir' punt më kishin shku.
Pra, sot vllazën, u kom thirrë,
nëpërmij' veti bes' me lidhë,
me lidh' besën, dora m'dorë,
për ta mbrojt'kët tokën tonë.
Kshtu tha trimi, gjith' e panë,
lot për faqe kur i ranë.
Edhe i her' trimi po flet:
- Po ia u ap ni bes' t'vërtetë,
për Kosov' un' kom me dekë.
Rakoc - Gjakovë(kosovë),1973
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Vrasja e Haxhi
Zekës në gjthë ato që janë shkruar apo pércjellur
nga goja e popullit është përjetuar si një ngjarje
e rëndë, e kurdisur nga qarqet antishqiptare dhe krye nga
shqiptarofolës i blerë prej tyre. Ja një prej këngëve
që flet për këtë moment:
E vrau Zajmi Haxhi Zekën
Adem Zajmi veshi setrën.
- Teshem zot me Haxhi Zekën,
ball'për ball'do ta baj dekén!
Po kqyr hanmi për xhami:
- Kush po dirgjet për qarshi?
Shala e Isniqi me zotni,
Adem Zajmi po ju pri,
don në saraj Zajmi me hi.
Në saraje kur koka shkue,
krejt mezhlisi n'kam'jan' çue.
Ka nis' Zajmi me urdhnue:
- Zenel beg, qysh po na thye?
Për qit bjeshk' qi jem ngatrrue,
fisi jem me ka lan' mue,
s'len Haxhia kurqysh m'u nue.
Haxhi Zeka n'kam'a çue:
- Me m'dhan'iz', mezhlis, m'u çue,
S'jam ardh' Zajmit me i nimue.
Çou, Ram'Feka, hajde me mue!
Mrapa Zajmi ju ka'nue,
krah për krah kokan tfillue.
Krah për krah ata dy Zotni,
i ra Zajmi gjasht'her'allti.
Ali Ram'Feka nxuerr alltinë
varroi Zajmin, varroi Alinë,
Varroi Gjukën, i ra n'shpinë.
Hamëz Gjuka, pika e djalit,
i ra në shpin', more, Ramadanit:
- Maja mir', po i thot', Hajdarit,
maja mir'e bri në bri,
ma ka thye dorën në kërci.
Adem Zajmi, kopilhane,
dy xhenaze sod na i bane,
po shkon gjaki si n'kasaphane!
Po shkon gjaki, po shkon beteri,
babes mret i shkoi haberi:
- E vrau Zajmi Haxhi Zekën.
Baba mret sa mir' pyeti:
- Zo' ka pat Zajmi me veti?
- Ram'Tishukun, Ali Ademin.
Baba mret e rrahi telin,
Shemsi pashës ia çoi haberin,
Shemsi pashës ia çoi xhevapin:
- Ngjitu në Pej', nale fesatin!
Shemsi pasha në gjog të bardhë,
dy batare i paska marrë,
natën n'Pej ai koka dalë:
- Jam nërmjet Krasniqe e Shalë!
Nuk e kam' fort shum'zarar,
Nuk e kan'zotni tuxhar,
qi ka pas' dukat me barrë.
Gjithmonë Zajmi a kan' i parë...
Pejë 1978
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Ali Pasha kqyr
Tefterin
Ali Pasha kqyr tefterin,
ban kuven me Ibish Haram Begin,
me Imer Goskën, me Haxhi Zekin:
- Punën e Pashës pe e bajn'seri:
Pse po i mban cubat me veti?
Pse po i mban zapti pa i shkrue?
Kjo Rugova na u ka idhnue.
Kadri Bajri n'kam'a çue,
në shpell' të njaj guri asht ngujue,
tri dit' resht kish pa' luftue,
tri dit' uni kish durue.
I lyp dy djem në Pej'me i çue:
- Ali Pashës kush m'i thue?
'" I truç burra, thuej, t'i due'
të tan' trima, burra t'vërtetë,
me m'i nis'për gryk, përpjetë,
me manzerre me fyshekë,
me dal' shpejt për tre çerekë."
Sokol Çela koka metë
met' Sokoli e Istref Salihi,
Halil Turki t'madhe briti:
- More, shok', Pasha na shiti,
qysh se duel në bjeshk' myshyri,
t'tana bjeshkt në rreth i shtini:
t'tana bjeshkt i ka rrethue.
Bal Alija, trim drague,
flet dy fjal', në kam'a çue:
- Pashallar', paski gabue,
ksaj hudutin nuk ia u due,
veç në Moraç të e kam pa çue,
sall me huta tuj liftue.
Fort po m'lyp knazi mue,
fort po m'lyp me shum'ryshfet,
m'i ka ndue mrapa tre mushq duket;
i lshon mas meje tre mushq me pare,
po i lyp në mue nja tridhjet'gjake.
tridhet'gjake po i kan në mue,
nizet t'dekun, dhet't'varrue.
Po flet Pasha, e ngon myshyri:
- Kurr', zotni, s'kam pa ksi trimi,
veç n'koft'kan'Muja e Halili!
Kosovë Tiranë,1944
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |
|