 |
|
|
| |
 |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |
 |

Fetnete Ramosaj
KRIMET SERBE NË KOSOVË
PA APOLOGJI
ME FAKTE KUNDËR SHPIFJEVE
(Ribotim)
Prishtinë
2005
Fetnete Ramosaj
10
Përmbajtja
HYRJE
7
PJESA E PARË
Humbjet në vijat e frontit serbët i paraqesin si viktima
të
sulmeve terroriste
17
Sulme të pandërprera, goditje edhe me raketa Luna
23
Masakrat e tmerrshme në Lybeniq
27
Serbia nuk zgjodhi mjete për të arritur qëllimet e
veta
.. 33
Humbjet në luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1999
..
44
Fundi i kriminelëve famëkëqinj Vidomir Shalipur
e Millutin Prashçeviq
..
46
PJESA E DYTË
Krimet që ka bërë vet, Serbia ua mveshë terroristëve
shqiptarë .. 67
Si tenton të shfajësohet regjimi serb për
krimet e bëra?
.. 70
Serbët, pasi e vrasin plakën 75-vjeçare, krimin e
shpallin
vepër të terroristëve shqiptarë
.. 82
Krimi makabër në Rakovinë
..
85
Loja me kartën e përçarjes fetare
...
98
Vrasësit e Aganit, sipas Danica Marinkoviqit,
kishin kryer me nder punën e vet
99
Mbulimi i krimeve të kryera në Kosovë, shkatërrimi
dhe
zhdukja e dëshmive
108
NË VEND TË PËRFUNDIMIT
DËSHMI TË VERIFIKUARA
117
Burimet dhe literatura
121
Faksimile e fotografi
..
123
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
11
Fetnete Ramosaj
12
H y r j e
Populli i Kosovës në krye me Ushtrinë Çlirimtare
të
Kosovës edhe pse bëri luftë mbrojtëse, luftë
për liri,
megjithatë, shqiptarët po e paguajnë shtrenjtë
haraçin e
krimeve që kryen forcat serbe në Kosovë. Propaganda
e
zezë serbe edhe pse tërësisht e bazuar në shpifje
e të
pavërteta, ka dhënë e po jep rezultate.
Çdo krim të kryer nga forcat serbe në Kosovë,
Serbia
është përkujdesur me kohë që tia adreson
UÇK-së.
Ndërkaq në raste të tjera është përkujdesur
të trumbetojë se
krimi apo krimet të jenë bërë gjithsesi për
shkak të saj
(UÇK-së). Edhe pse e vërteta e këtyre vrasjeve
dihet
botërisht, fabrikimet, shpifjet dhe trillimet e tilla kanë
mjaftuar të bëhen lëndë për kriminalizimin
e luftës së
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithëse
pa asnjë bazë
qëndrueshmërie, argumentet e milicisë serbe
janë bërë
brum i mirë për dosje kundër pjesëtarëve
të UÇK-së.
Pas luftës në Kosovë, më së shumti janë
diskutuar
krimet që nga qarqe të caktuara i janë
mveshur UÇK-së.
Madje, dëshmitë kundër saj, janë stimuluar në
mënyra nga
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
13
më të ndryshmet, ndërsa krimet serbe është
tentuar dhe po
tentohet të lihen në harresë. Jo rastësisht po
mbulohen
krimet serbe, jo rastësisht po tentohet të tërhiqen
paralele
për bashkëpërgjegjësi për luftën e zhvilluar
në Kosovë.
Pasojat e këtyre tendencave janë tepër të rënda
dhe të
kushtueshme si për të sotmen, ashtu edhe për të
ardhmen e
Kosovës. Deri më tani, asnjë serb nuk është
përgjigjur për
vrasjet dhe masakrimet e rreth 20 000 qytetarëve të
Kosovës; askush nuk është përgjigjur për
mijëra dhunime;
askush nuk është përgjigjur për qindra-mijëra
djegie e
shkatërrime; askush nuk është përgjigjur për
dhunën,
terrorin, gjenocidin dhe dëbimin masiv të popullit të
Kosovës. Madje, askush nuk denjoi as të kërkojë
falje për të
bëmat mizore në Kosovë.
Se në lartësitë e Kopaonikut të Kosovës ekziston
një
kamp sekret, ku punojnë specialistë të policisë
sekrete nga
Beogradi, u mësua në Gjyqin e Hagës. Në atë
kamp marrin
mësime dhe përpunohen ish-spiunët e UDB-së serbe
që të
dalin dëshmitarë në Gjyqin e Hagës kundër
pjesëtarëve të
UÇK-së.1 Praktikisht, edhe shumë deklarata akuzuese
kundër UÇK-së, janë nxjerrë me dhunë
gjatë luftës në
policinë serbe, në burgjet serbe, nga njerëz të
zënë rob, nga
njerëz të kërcënuar me vdekje. Ata që guxuan
të thonë të
vërtetën u kushtoi me jetë.2
1 Sylejman Krasniqi, Akademikët serbë piromanë
të Ballkanit, Shekulli, janar 2005;
Fokusi, shkurt 2005.
2 Fetnete Ramosaj, Haga rrëshqiti në shpifjet e Serbisë,
Viktimat demantojnë & demontojnë
aktakuzën e shpifur, Fokusi nr. 94, 25 mars 2005.
Fetnete Ramosaj
14
Se thënia e të vërtetës për krimet serbe
në Kosovë
kushton shtrenjtë e dëshmon edhe një rast i ndodhur
më 1
prill të vitit 1999, kur forca të mëdha ushtarake,
policore e
paramilitare serbe e kryen masakrën e dytë brenda një
viti
në Lybeniq të Pejës.3 Rrahjet brutale, fyerjet, provokimet
e
kërcënimet që u bëhen atë ditë njerëzve,
nuk pushojnë që
nga momentet e para të dëbimit të familjeve nga shtëpitë
e
tyre e deri në kryerjen e njërës nga masakrat më
monstruoze
në këtë anë. Pyetjes provokuese të njërit
nga xhelatët
serbë se kush i ka djegur disa shtëpi të fshatit një
vit më
parë, i ishte përgjigjur Adem Haradinaj: Shtëpitë
i ka
djegur policia serbe, por thënia e të vërtetës
i kushtoi me
ekzekutim mizor. Pas kësaj përgjigje policët e nxjerrin
nga
turma e njerëzve dhe e ekzekutojnë me breshëri pushkomitralozi.
Menjëherë pas tij, në të njëjtën mënyrë,
dhe me të
njëjtin pretekst nxirret nga turma e njerëzve dhe para syve
të tyre me breshëri pushkomitralozi ekzekutohet edhe Ukë
Bushati
Pjesa dërrmuese e njerëzve të tubuar
(80 vetë)
vriten, por edhe të plagosurit shtiren si të vrarë.
Vrasësit,
duke dashur që të mos lënë dëshmitarë
të gjallë, zbrazin
breshëri armësh mbi të gjithë ata që me lëvizjet
apo
klithmat e tyre kanë dhënë shenja jete.4
Përderisa, në vitin 2003, u ngrit aktakuza për krime
lufte
dhe krime kundër njerëzimit kundër Fatmir Limajt
Komandant Çelikut, Isak Musliut dhe Haradin Balajt,
me
3 Po aty.
4 F. Ramosaj, po aty.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
15
qëllimin e vetëm kriminalizimin e luftës çlirimtare
të
UÇK-së e me tendenca të qarta për rikthimin
e Kosovës nën
Serbi, në anën tjetër, kriminelët nga Beogradi
i gëzoheshin
aktakuzës së ngritur nga Haga mbi vlerësime politike
të
gabuara për UÇK-në (madje edhe aktakuza tërësisht
të
gabuara për persona që nuk kanë qenë fare pjesëtarë
të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç ishte
rasti me Agim
Murtezin). Krahas kësaj, dolën me kërkesa dhe veprime
konkrete për krijimin e njëfarë mini-Serbie
brenda
territorit të Kosovës. Në gjashtëmujorin e parë
të vitit 2003
Ministri Republikan i Drejtësisë së Serbisë, Vladan
Batiq
dhe kreu i UDB-së, Aleksandër Vasiljeviq u kanosën
se do
të dërgonin në Hagë më tepër se 400
shqiptarë.5
Është shkelje e rëndë e të drejtës njerëzore
kur bëhen
padrejtësi në emër të drejtësisë. Një
gjë e tillë po ndodh në
rastin e ish-komandantit të ZOD-it, njëherit ishkryeministrit
të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve
të tjerë Lahi Brahimaj e Idriz Balaj, një gjë
e tillë
po u ndodh shqiptarëve, jo për të parën herë.
Duke parë
kutet e dyfishta të drejtësisë ndërkombëtare,
te shqiptarët
e Kosovës gjithnjë e më shumë po thellohet bindja
se kurrë
nuk do të marrin drejtësi dhe se akuzat e ngritura kundër
ish-luftëtarëve të UÇK-së janë thellësisht
politike. Në anën
tjetër, qëllimisht janë lënë në harresë
mijëra kriminelë serbë
5 S. Krasniqi, po aty.
Fetnete Ramosaj
16
që e gjakosën Kosovën për të satën herë.
Haga ka dëshmi
më se të mjaftueshme për krimet e tyre.6
Mjafton të përkujtojmë krimin e kryer gjashtë
vjet më
parë në Beleg të Deçanit, ku forcat policore
serbe vranë e
zhdukën 66 shqiptarë, në mesin e tyre edhe 6 fëmijë
të
mitur. Sipas atyre që e mbijetuan krimin, në krye të
aksionit
ishin oficerët dhe policët e MUP-it serb të Deçanit.
Dy ditë e
netë radhazi dogjën, plaçkitën, dhunuan e çka
nuk bënë.
Asnjë gjurmë e 66 të zhdukurve as sot e kësaj
dite. Në atë
masakër një oficer serb i MUP-it të Deçanit,
e kishte
gjymtuar dhe ia kishte prerë gjuhën profesorit, intelektualit
dhe atdhetarit të nderuar të kësaj ane, Nezir (Ibish)
Vishajt,
nga Belegu, pse e fliste bukur e qartë gjuhën letrare shqipe.
I plagosur profesori kishte arritur të largohej nga fshati, por
jo ti shpëtonte ekze-kutimit. Mizorisht së bashku
me shtatë
civilë të tjerë të plagosur zihet dhe ekzekutohet
më 6 prill
1999 në fshatin Bardhaniq të Gjakovës. Tribunali i
Hagës
disponon me të dhënat konkrete për autorët e këtyre
krimeve.7
Aktakuza me nr. IT-04-84-I, e ngritur nga prokurorja e
Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë,
Carla
Del Ponte, kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi
Brahimajt, mund të jetë gjithçka, mund të jetë
fyerje, shpifje,
trillime, fabrikime, por jo aktakuzë e mirëfilltë,
aq më tepër
6 Fetnete Ramosaj, Kështu operuan eskadronet serbe të vdekjes
- Këta i bënin krimet dhe ua
mvishnin terroristëve shqiptarë, Fokusi,
Nr. 95, 1 prill 2005.
7 Po aty.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
17
e përpiluar nga një Tribunal Ndërkombëtar. Rastet
që
përfshihen aty, është e qartë se janë bartur
komplet nga
dosjet serbe (10-15 mijë faqe) të dorëzuara nga MUP-i
serb
dhe ish-ministri i Drejtësisë i Republikës së
Serbisë, Vladan
Batiq, i cili, pas ngritjes së aktakuzës, u shpreh i
entuziazmuar se ato janë faktet e tij, por që,
fatmirësisht,
nuk përkojnë aspak me të vërtetën. Shpifje
të tilla tash
gjashtë vjet na ka rënë ti hasim në adresa
interneti (madje
edhe në adresa zyrtare të MUP-it serb), në publikime
të
Jedinstvo-s, në Bela Knjiga etj.8
Dihet mirëfilli se organizimi i luftës dhe i radhëve
të
UÇK-së ka qenë vullnetar dhe si i tillë nuk
i është imponuar
askujt me dhunë.
Hartuesit e aktakuzës harrojnë faktin se në
Kosovë
gjatë periudhës mars 1998 - qershor 1999 është
zhvilluar
luftë në mes të forcave pushtuese serbo-jugosllave
dhe
njësive çlirimtare të UÇK-së. Fakti se
kush ka qenë sulmues
e kush mbrojtës dihet botërisht. Asnjë veprim i UÇK-së
në
Zonën Operative të Dukagjinit, e aq më tepër i
Ramush
Haradinajt, nuk përkon me aktakuzën për diskriminim
as
mbi bazë fetare, as politike, as racore. Në radhët
e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës kishte edhe pjesëtarë
të kombësive
joshqiptare: boshnjakë, egjiptianë, romë, turq, prej
të cilëve
edhe kanë rënë dëshmorë. Të tjerë
janë vrarë nga forcat
serbe vetëm pse nuk kanë pranuar të jenë
8 F. Ramosaj, Haga rrëshqiti në shpifjet e Serbisë
,
pun. i cit. më lartë.
Fetnete Ramosaj
18
bashkëpjesëmarrës në terrorin e organizuar kundër
shqiptarëve.9
Kishte familje serbe që qëndruan në shtëpitë
e tyre në
zonat e kontrolluara nga UÇK-ja edhe gjatë zhvillimit
të
luftimeve dhe askush nuk u ka thënë asgjë. Përmendim
këtu rastin e Milivoje Shqekiqit nga Rashiqi i Pejës, i
cili
ishte bashkë me të shoqen dhe të birin 31-vjeçar,
me aftësi
të kufizuara. Për muaj të tërë u kujdesën
shqiptarët për të.
Madje edhe për sigurinë e tyre dhe sigurimin e gjërave
ushqimore, veshmbathjen etj. Familjen Shqekiq, policia
serbe e kishte shpërngulur me dhunë pas ofenzivës së
shtatorit të vitit 1998. Sapo kishin arritur në Pejë,
djalin e
tyre e mobilizuan në radhët e policisë.10
Është bërë shumë zhurmë mediale kinse
për varrezat
masive të zbuluara nga policia serbe në rajonin
e
Gllogjanit, të Irzniqit e të Liqenit të Radoniqit,
në shtator të
vitit 1998. Por, për këtë nuk ka asnjë fakt real.
Dihet se prej
12 gushtit 1998, këto rajone bien nën kontrollin e forcave
serbe. Kur pas ofensivës së gjerë të ndërmarrë
kundër
pozicioneve të UÇK-së prej datës 2 deri më
12 gusht, në
frontin e luftës: Hereç Gramaçel
Baballoç Rastavicë
Prejlep Carrabreg Beleg dhe në anën tjetër
Gramaçel
Sukë e Bitesheve Shaptej Gllogjan Irzniq
forcat
ushtarako-policore serbe përdorën gjithë makinerinë
e
rëndë luftarake, madje edhe helmet kimiko-biologjike. Në
9 F. Ramosaj, Kështu operuan eskadronet serbe të vdekjes
,
pun. i cit. më lartë.
10 Po aty.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
19
kuadër të forcave serbe në numër të konsiderueshëm
kishte
edhe mercenarë rusë e bullgarë. Gjatë gjithë
kohës u luftua
për jetë a vdekje. Këtë e tregon edhe numri më
i madh i
dëshmorëve të rënë, por edhe numri i luftëtarëve
të
plagosur të UÇK-së në vijat e para të frontit.
Për një muaj me radhë forcat serbe kanë bërë
inskenimin
e vendit të ngjarjes për të paraqitur veprimet
e
terroristëve shqiptarë. Aty kanë përfshirë
edhe viktima
shqiptare të ekzekutuar e të gjetur në vendet, të
cilat si në
kohën e vrasjes, si në kohën e gjetjes së kufomave,
kanë
qenë nën kontrollin e plotë të forcave serbe.
Në të
kundërtën, sikur vërtet të kishin ekzistuar varreza
masive, forcat serbe nuk do të prisnin një muaj për
të
publikuar lajmin senzacional.11 Këso kohe në
këtë rajon,
pos tjerash, ishin të përqendruara edhe njësitë
kriminale
serbe: Njësitë Speciale të Policisë (Posebne Jedinice
Policije -
PJP), Njësia terroriste Munja, Njësitë
e Komandës 125 të
Brigadave të Motorizuara Tankiste të Serbisë, etj.
Është për keqardhje që Tribunali i Hagës,
ka rënë pre e
shpifjeve të tilla të Serbisë, e cila me çdo
kusht është
përpjekur e përpiqet ti fshehë gjurmët e
krimeve të veta
(vrasjen me gjakftohtësi të më shumë se 12 000
civilëve, e
zhdukjen e 3 500 të tjerëve), për çka askush
nuk është
përgjigjur deri më tani (përjashto gjykimin e Millosheviqit).
11 Po aty.
Fetnete Ramosaj
20
Dihet se gjatë luftës frontale në rajonin e Dukagjinit,
pandërprerë janë zhvilluar luftime tepër të
rrepta. Nga
radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
në Zonën Operative
të Dukagjinit kanë rënë 706 dëshmorë,
24 vetëm prej
Gllogjanit, dy prej tyre vëllezër të Ramush Haradinajt.
Por,
edhe humbjet e forcave ushtarake-policore e paramilitare
serbe nuk ishin të vogla. Prandaj, fokusimi i organeve
shtetërore serbe të kohës së luftës dhe të
pasluftës kundër
bartësve të luftës në këtë rajon nuk
është i rastit.12
Ngritja e aktakuzës kundër komandantit të Zonës
Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, njëherit
kryeministër i Kosovës, dhe dy bashkëluftëtarëve
të tjerë,
ka shkaktuar indinjatë e zhgënjim në drejtësinë
ndërkombëtare,
tek mbarë populli i Kosovës, pa dallime politike
e fetare. Krahas kësaj, çjerrja e maskave të kësaj
aktakuze ka
filluar.13 Gjithnjë e më shumë familjarët e viktimave
të
përfshira në këtë aktakuzë, përmes reagimeve
publike, në
mediat e shkruara dhe ato elektronike e audiovizuese të
Kosovës, po i demantojnë akuzat e TPI-së, duke theksuar
se
këto raste (si të vrasjeve, si të montimit të
akuzës), kanë
vetëm një burim - SERBINË.14
Është absurde të tentohet të barazohet fajësia.
E ardhmja
nuk ndërtohet mbi padrejtësi të reja.
12 F. Ramosaj, Haga rrëshqiti në shpifjet e Serbisë
,
pun. i cit. më lartë.
13 Po aty.
14 Po aty.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
21
PJESA E PARË
Fetnete Ramosaj
22
HUMBJET NË VIJAT E FRONTIT
SERBËT I PARAQESIN SI VIKTIMA
TË SULMEVE TERRORISTE
Duke parë krimet monstruoze të orgjive serbe të kryera
mbi popullatën civile shqiptare, pa kursyer gratë, pleqtë
e
fëmijët, në fundshkurtin dhe fillimmarsin e vitit 1998,
në
rajonin e Drenicës, si në Prekaz, Likoshan, Qirez e gjetiu,
edhe popullsia e Rrafshit të Dukagjinit, sikurse e mbarë
Kosovës, u bind se vetëm me organizimin e një lufte
efektive mbrojtëse mund tu shpëtonte vrasjeve e masakrimeve
masive, të cilat populli i këtyre trevave i kishte
përjetuar në kurrizin e vet shumë herë gjatë
historisë nga
regjimet e ndryshme serbosllave.
Prandaj, duke parë koncentrimin e madh të forcave
policore e ushtarake serbe, edhe në Rrafshin e Dukagjinit,
që në ditët e dimrit, ishte e qartë për secilin
se i njëjti skenar
sikurse në Drenicë do të përsëritej shpejt
edhe në këtë rajon.
Aq më tepër, kur punkteve të deriatëhershme të
policisë
serbe në Deçan, Irzniq, Baballoç e Junik, që
nga 4 shkurti i
vitit 1998, u erdhën në përforcim edhe njësitë
e Brigadës
Speciale të Policisë, nga Beogradi. Dhuna, maltretimet e
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
23
keqtrajtimet e qytetarëve shqiptarë ishin shtuar tej mase.
Deri atëherë e vetmja forcë serioze që u ishte
kundërvënë
forcave pushtuese ushtarako-policore e paramilitare serbe
ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila, edhe pse me
sakrifica të shumta, edhe pse e vetëdijshme se kishte të
bënte me një armik gjakatar, me të cilin ishte e pabarabartë
për nga përgatitja dhe teknika luftarake, tashmë kishte
dhënë prova faktike se ishte e pathyeshme në përballje
me
forcat serbe. Prandaj, nuk është e rastit se në protestat
e
organizuara anekënd Kosovës, por edhe në diasporën
shqiptare, në përkrahje të luftës çlirimtare
të zhvilluar në
Drenicë, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari,
parulla më e shpeshtë e më domethënëse ishte
Krejt
Kosova UÇK.
Një shembull të këtillë të luftës e
qëndresës heroike,
luftëtarët e lirisë e dhanë edhe në kundërpërgjigje
të sulmit
të forcave të shumta ushtarako-policore e paramilitare
serbe, më 24 mars 1998, kur u sulmua familja Haradinaj dhe
fshati Gllogjan përgjithësisht. Në këtë betejë,
që zgjati më se
dhjetë orë, u vranë tre pjesëtarë të
Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, Gazmend Hysen Mehmetaj (20), Himë Rasim
Haradinaj (16) dhe Agron Nimon Mehmetaj (19), të tre nga
Gllogjani, ndërsa u plagos rëndë edhe vetë komandanti
Ramush Haradinaj. Në këtë sulm, forcat serbe, të
përbëra
nga njësitë policore të MUP-it të Deçanit,
të Gjakovës e të
Pejës, njësitë paramilitare dhe njësitë ushtarake
të Korpusit
Ushtarak të Gjakovës, përdorën gjithë makinerinë
e
Fetnete Ramosaj
24
blinduar, arma-timin e rëndë dhe helikopterët. Njësitë
ushtarake serbe, shtëpinë e Stojanoviqëve, që
gjendej
përballë shtëpisë së Hilmi Haradinajt, gjatë
këtyre
luftimeve e shfrytëzuan si objekt ushtarak, gjë që
pohohet
edhe në raportet e Fondit për të Drejtën Humanitare
(FDH)
të Natasha Kandiqit. Gjatë tërë kohës, i
tërë fshati mbahej i
rrethuar nga tre rrathë të forcave serbe, të cilat
zunë peng
rreth 130 nxënës të shkollës fillore Hasan
Prishtina të
Gllogjanit, sikurse edhe 13 banorë të fshatit, të cilët
i
përdorën si mur të gjallë për
të lëvizur nëpër fshat.* Gjatë
betejës u dëmtuan shumë shtëpi të fshatit,
ndërsa njërës
prej tyre (shtëpisë së Rexhep Haradinajt) forcat serbe
ia
vunë zjarrin dhe e dogjën me themel. Duhet theksuar se,
këtë ditë, banorët e fshatrave Gllogjan, Gramaçel,
Irzniq e
Dubravë nëpër plumba u detyruan ti braktisin
fshatrat e
tyre. U kthyen vetëm pasi këto fshatra i mori nën kontroll
Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Në betejën e zhvilluar në Gllogjan, organet serbe
zyrtarisht pranojnë se është vrarë polici Miodrag
Otoviq
(1962) nga Peja, pjesëtar i MUP-it serb prej vitit 1990, ndërsa
janë plagosur policët: Sinisha Vidiq, Sllobodan Jokiq, Rajko
Rajkoviq, Filip Raiçeviq, Vlladica Radosav-leviq, Mirosllav
* Emrat e gllogjanasve të zënë peng: Smajl Nimanaj,
Shaban Zeqiraj, Besim Haradinaj, Rifat
Haradinaj, Beqir Haradinaj, Mehmet Bajramaj, Mustafë Ramaj, Imer
Dervishaj, Shemsedin
Haradinaj, Lan Halilaj, Bege Haradinaj, Atifete Haradinaj dhe Zenel
Dobraj nga Gramaçeli. Të
njëjtën ditë ishte arrestuar nga policia serbe edhe
veprimtari Rasim Selmanaj.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
25
Vuliq, Nikolla Stefanov dhe Millan Jeftiq, të gjithë policë
të
MUP-it të Deçanit.15
Duke parë përqendrimin dhe përgatitjet e forcave serbe
për ndërmarrjen e sulmeve të organizuara kundër
fshatrave
të rajonit të Rrafshit të Dukagjinit, me theks të
veçantë
të fshatrave të komunës së Deçanit, të
komunës së
Gjakovës, veçanërisht kundër pjesës së
brezit kufitar dhe të
Dushkajës, dhe duke patur shembull se vetëm ku hasin në
rezistencë, ato tërhiqen pa bërë masakra në
popullsinë
civile, pasoi mobilizimi i përgjithshëm në rajonin
e
Dukagjinit. Pozicionet e luftës brenda një kohe të
shkurtër
nga Gllogjani patën një shtrirje të gjërë.
Fillimisht, më 12 prill 1998, ushtria jugosllave përqendroi
sistemin raketor dhe topat e kalibrave të mëdhenj në
Shtëpinë e Shëndetit në Deçan, përkatësisht
në Podin e
Gështenjave (ku tash gjendet kazerma e Brigadës 334
Agron Rama të TMK-së); aktivizoi bazat ushtarake
në
Hulaj, në Zagermë të Pejës, në Tamnik të
Gjakovës.
Njëkohësisht tek Diga e Pendës së Liqenit të
Radoniqit u
stacionuan forcat e ushtrisë dhe të policisë serbe,
ku i
vendosën sistemet raketore dhe topat e kalibrave të mëdhenj,
duke paraqitur rrezik permanent dhe duke kërcënuar
vazhdimisht se në rast sulmi të UÇK-së, do ta
shpërthenin Digën e do të përmbytnin fshatra të
tëra.
15 Shih librin Zloçini albanskih terorista (1995-1998), (Krimet
e terroristëve shqiptarë (1995-
1998)), botim i Jedinstvo-s, Prishtinë, janar 1999,
f. 144-145; adresën e MUP-it serb në
internet: http://www.mup.sr.gov.yu.
Fetnete Ramosaj
26
Prej këtyre pozicioneve, në ditët që pasuan granatoheshin
pothuajse të gjitha fshatrat e komunës së Gjakovës,
të Deçanit, të Pejës, etj. Sdo mend se
organet zyrtare serbe,
të gjitha humbjet e tyre në njerëz, përkatësisht
në policë,
ushtarë e paramilitarë serbë, kanë tentuar ti
paraqesin si
viktima të sulmeve terroriste të UÇK-së,
me gjithë faktin
e pamohueshëm e të njohur botërisht se të gjithë
ata janë
vrarë në vijat e frontit gjatë ofensivave serbe të
ndërmarra
për ndëshkimin e zonave të përfshira në luftime.
Mbase për shkak të pozitës së rëndësishme
strategjike, të
afërsisë së kufirit me Shqipërinë, për
të penguar depërtimin
e armatimit edhe në zonat tjera të luftimeve në Kosovë,
përqendrimi i forcave serbe në këtë rajon ishte
tejet i madh
dhe ofensivat serbe nuk u ndalën asnjëherë.
Pa dyshim, vija e frontit në fshatin Prejlep të Deçanit,
ishte njëra ndër pozicionet më të pathyeshme të
Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, e cila asnjëherë
gjatë luftës nuk u
thye nga forcat armike, edhe pse sulmet ndaj këtyre pikave
ishin të përditshme. Prejlepasit, duke e parë të
vetmin
shpëtim tek armët e lirisë, pa asnjë hezitim që
në fillim të
muajit prill 98, njëzëri iu përgjigjën kushtrimit
të luftës për
liri. Më 20 prill 1998, rreth shtatëdhjetë (70) prejlepas
nisen
drejt Shqipërisë për të marrë armë.
Mirëpo në të kthyer për
në Kosovë, më 27 prill, në vendin e quajtur Sergun,
jo
larg Vokshit, bien në pritën e forcave ushtarako-policore
serbe, ku për më se gjashtë orë radhazi zhvillohen
luftime
të rrepta. Në këto luftime tepër të rrepta
e të pabarabarta
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
27
bien dëshmorë Sadri Azem Latifaj (35) bashkë me Haxhi
Mustafë Tolaj (38) dhe Edmond Hysni Dabiçaj (21). Në
anën tjetër, burimet serbe lajmëruan për tre ushtarë
serbë të
vrarë dhe disa të plagosur. Këtë ditë u granatuan
pandërprerë fshatrat Voksh dhe Hulaj. Në Sergun të
Vokshit u zunë rob nga forcat serbe Fadil Dabiçaj, Hysen
Latifaj, Bedri Kukalaj dhe Armend Mazrekaj të cilët u
dënuan me dënime drakonike prej 8-17 vjet burgim, dhe
përjetuan ferrin nëpër kazamatet serbe që nga
Nishi,
Dubrava, Burgu Qendror (CZ) i Beogradit, Mitrovica e
Sremit e gjetiu ku u torturuan çnjerëzisht edhe nga mjekët,
për tu liruar në muajin mars 2002, të dërrmuar
nga
torturat.
Derisa në fshatin Prejlep, më 29 prill, po bëhej varrimi
i
tre dëshmorëve, forca të shumta policore që qarkullonin
përgjatë rrugës magjistrale Deçan Gjakovë
në fshatin
Prejlep, qëllojnë me armë zjarri në drejtim të
masës.
Ndërkaq, akti më barbar i kësaj dite është
vrasja e Bilall
(Idriz) Mazrekajt (26) nga Drenoci. Atë policia serbe pasi e
zbriti nga traktori kur po kthehej nga varrimi i kushe-rinjve
të Prejlepit, te rruga që shpie për në Drenoc,
e ekzekutoi
para syve të nënës së tij dhe mbi pesëmbëdhjetë
grave të
tjera. Këtë vrasje të tmerrshme e transmetuan po-thuajse
të
gjitha stacionet televizive evropiane e botërore.
Pas këtyre ngjarjeve tronditëse, edhe pse luftëtarët
prejlepas u goditën që në hapat e parë të
luftës, në këtë
fshat caktohen pozicionet mbrojtëse. Dhe, në këtë
vijë të
Fetnete Ramosaj
28
frontit asnjëherë gjatë luftës nuk do të
shënohen thyerje të
vijës së frontit as depërtim i forcave serbe, edhe
pse ishte
ndër më të rrahurat nga sulmet e përditshme të
policisë,
ushtrisë e paramilitarëve serbë, si fshat bri rrugës
magjistrale Deçan Gjakovë. Forcat serbe i rrënuan
me
buldozherë të gjitha shtëpitë dhe muret rrethuese
të lagjes
Dabiçaj përgjatë magjistrales.
Pas sulmeve të ndërmarra kundër fshatrave Baballoç
e
Gramaçel, më 21 prill 1998, luftimeve të zhvilluara
në
Smolicë, Punashec, Morinë etj., luftimeve të zhvilluara
në
Sukë të Cermjanit, ku operacioni luftarak drejtohej nga
forcat e ushtrisë jugosllave (UJ), më 22 maj 1998, fillojnë
edhe sulmet frontale kundër vijës së frontit në
Prejlep e
Rastavicë, për tu zgjeruar pastaj edhe në Carrabreg
dhe në
vetë qytezën e Deçanit, gjithnjë përgjatë
rrugës magjistrale
deri në Raushiq e Loxhë të Pejës. Prandaj, këso
kohe nuk
është i rastit as konstatimi i ambasadorit Hill, kur pas
vizitës që ia bëri komunës së Deçanit
në qershor të vitit
1998, deklaroi: Deçani është shkatërruar
me armatim të
rëndë dhe është djegur deri në themele.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
29
SULME TË PANDËRPRERA, GODITJE
EDHE ME RAKETA LUNA
Prej datës 22 deri më 26 maj 1998 forcat serbe ndërmarrin
një sulm të gjerë përgjatë magjistrales Deçan
- Gjakovë,
kundër fshatrave Prejlep e Rastavicë, për të depërtuar
në
zonat e kontrolluara nga UÇK-ja, me çrast në
Prejlep, më
24 maj sulmojnë edhe njësitë e ushtrisë serbe,
por nuk
mundën tia arrijnë qëllimit. Duhet theksuar se
forcat serbe
gjatë ofensivave kundër Prejlepit shpesh janë maskuar
edhe
me uniforma me amblema të UÇK-së, mbase duke e patur
parasysh se në këtë vijë të frontit luftimet
zhvilloheshin në
afërsi. Sërish më 3 qershor, forcat serbe fillojnë
sulmin për
të depërtuar në Prejlep nga drejtimi i shkollës
fillore që
gjendet në fillim të fshatit, me çrast luftime
të rrepta
zhvillohen mbi fshatin Prejlep, tek Ura e Bajramhasanëve
në magjistralen Deçan Gjakovë. Aty, gjatë
luftimeve, bien
dëshmorë tre luftëtarë të UÇK-së:
Rexhep Musë Mazrekaj
(39), Selmon Tahir Dukaj (37) dhe Ahmet Ismet Baqaj (32)
të tre nga Drenoci, trupat e të cilëve mbetën
mbi dhe në
vendin e vrasjes deri në fundshtatorin e atij viti.
Ndërsa më 5 qershor 1998, Prejlepi dhe Rastavica
sulmohen edhe me aeroplanë luftarakë. Forcat serbe në
Prejlep, fillimisht sulmuan me mjete të blinduara që hynë
tek Ura e Bajramhasanëve (nga drejtimi i Deçanit) dhe
tek
Fetnete Ramosaj
30
24 Gurët (nga drejtimi i Gjakovës) si dhe me
forca të
shumta të këmbësorisë. Ndërsa rreth orës
13, Prejlepi u
bombardua njëkohësisht nga katër aeroplanë luftarakë.
Sulmi zgjati gjatë tërë ditës. Njësitë
e UÇK-së bënë një
qëndresë vërtet heroike, ku u shkatërruan edhe
tri blinda.
Në këto luftime vriten pjesëtarët e UÇK-së,
Jeton Zeqir
Dabiqaj (23) e Beqir Haxhë Qufaj (21) ndërsa në luftimet
e
zhvilluara dy ditë më vonë bie dëshmor edhe Gazmend
Selmon Lokaj (23), nga Prejlepi.
Nga magjistralja Deçan Gjakovë, prej vendit të
njohur
me emrin Bunari i Fushës (mes fshatrave Carrabreg e
Prejlep), në mbrëmjen e 11 qershorit 98, ushtria serbe,
për
herë të parë që nga fillimi i luftës në
Kosovë, lansoi katër (4)
raketa tokë-tokë të prodhimit rus të tipit Luna.
Flaka e
motorëve të raketave u pa në gjithë pjesën
Perëndimore të
Kosovës. Raketat goditën fshatrat Gllogjan dhe Irzniq.
Në vijën e frontit në Prejlep luftimet nuk u ndalën
asnjëherë. Këtu duhet përmendur edhe konfrontimin
e
rreptë me këmbësorinë serbe e cila sulmoi në
orët e
hershme të 28 qershorit 1998. Në këto luftime, organet
e
MUP-it serb të Deçanit, pranojnë se është
vrarë polici Pero
Tintor (1971) nga Senti, pjesëtar i MUP-it të Kikindës.
Ndërsa më 10 korrik 98, në luftimet e zhvilluara
në Prejlep
vritet polici i MUP-it të Pançevës, Petar Rajkoviq
(1976).
Edhe gjatë ofensivës më të rreptë të
forcave serbe të
ndërmarrë gjatë muajit gusht 98, kundër
të gjitha pozicioneve
të luftës në rajonin e Dukagjinit, Prejlepi qëndroi
i
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
31
palëkundur. Edhe përkundër përdorimit të
makinerisë së
rëndë luftarake dhe forcave të shumta të këmbësorisë,
forcat serbe nuk mundën të thyejnë rezistencën.
Kështu, më
2 gusht 1998, në orët e hershme të mëngjesit këmbësoria
dhe mjetet e blinduara serbe u përpoqën të depërtojnë
në
fshatrat Rastavicë e Prejlep, ku bie në vijën e parë
të frontit
në Rastavicë, dëshmori Rexhep Brahim Kadrijaj (24),
nga
Rastavica. Forcat tona i pritën me zjarr njësitë serbe
dhe i
zbrapsën rreth mesditës. Me këtë rast, sipas raporteve
zyrtare serbe, janë vrarë policët: Nenad Bellosheviq
(1973)
nga Cirkolezi, Elvis Shunjeviq (1969) nga Rijeka, Miomir
Stojanoviq (1955) nga Peja dhe Damjan Jovanoviq nga
Peja, të gjithë pjesëtarë të MUP-it serb
të Pejës. Ndërsa janë
plagosur policët e MUP-it të Pejës: Lubisha Maksimoviq,
Nebojsha Paviçeviq, Zoran Tmushiq, Petko Miliçeviq,
Mlladen Martinoviq, Dragolub Vukiçeviq dhe policët e
MUP-it të Deçanit: Milko Nikoliq e Marko Radovanoviq si
dhe Gjorgje Karan, polic i MUP-it të Beogradit.
Edhe përkundër dështimit të sulmit të datës
2 gusht,
forcat serbe sërish më 9 gusht sulmojnë vijën
e frontit
Prejlep Carrabreg. Këtë ditë, sipas burimeve
serbe, në
luftimet e zhvilluara në Prejlep, vritet polici Zdravomir
Bukiliq (1970) nga Kollashini, polic i MUP-it të Deçanit
ndërsa plagoset polici Radulle Sedllareviq. Të njëjtën
ditë
në luftimet e zhvilluara po në Prejlep vriten policët:
Zoran
Gjokiq (1970), Srgjan Drashkoviq (1967) dhe Bojan Kociç
Fetnete Ramosaj
32
(1975), policë të MUP-it serb të Leskovcit.16
Ndërkaq nga
ana e UÇK-së, më 9 gusht, në vijën e parë
të frontit në
Carrabreg bie dëshmor eprori Sokol Muzli Sejfiaj (28), nga
Gllogjani. Më 11 gusht 98, në luftimet e zhvilluara
në këtë
vijë të frontit, në Gerdaja (mes fshatrave Prejlep
e
Carrabreg) bien luftëtarët e UÇK-së, Maxhun
Malë Çekaj
(57), komandant i shtabit lokal të UÇK-së së
fshatit Irzniq,
Gëzim Shaban Dervishaj (19) dhe Naser Muzli Idrizaj (31).
Në Gerdaja, më 2 shtator 1998, vritet nga forcat serbe edhe
pjesëtari i UÇK-së, Kadri Selim Latifaj (1977), nga
Prejlepi,
trupi i të cilit u gjet pas një muaji.
Ndërkaq, më 20 nëntor 1998, në Prejlep, gjatë
konfrontimit
të forcave policore serbe me një njësi të UÇK-së
vriten
policët: Zoran Vrbashki (1973) nga Verbasi, pjesëtar i MUPit
serb të Suboticës; Janosh Çizmadia (1953), polic
i MUP-it
të Novi Sadit, Igor Vus (1973) dhe Çaba Padkaji, policë
të
MUP-it serb të Kikindës.
Në pranverën e vitit 1998, Kosova de fakto ishte territor
i
pushtuar nga Serbia dhe po përballej me terrorin e
gjenocidin më të egër që po ushtrohej nga të
gjitha segmentet
e shtetit serb. Edhe sekretarja amerikane e Shtetit,
zonja Medlin Ollbrajt, më 2 prill 1998, në Uashington,
deklaroi se Kosova është një territor i pushtuar.
Këso kohe numri më i madh i forcave serbe u koncentrua
në rajonin e Dukagjinit, për ndërmarrjen e operacioneve
të pandërprera luftarake, me qëllim që ta shuajnë
çdo
16 Libri Zloçini
, i cit. më lartë, f. 160;
adresën http://www.mup.sr.gov.yu, e cit. më lartë.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
33
shkëndijë rezistence por edhe ta pengojnë depërtimin
e
armatimit nga Shqipëria. Sepse kështu do ti jipej
goditje
rezistencës shqiptare në mbarë Kosovën. Me theks
të
veçantë, operacionet ndëshkuese ishin të drejtuara
kundër
popullatës civile, për ta vrarë e masakruar dhe dëbuar
nga
trojet e veta. Aty ku mundën të depërtojnë, forcat
serbe
vranë e masakruan mizorisht. Këso kohe, në këtë
anë, rasti
më i rëndë ishte masakra e kryer në Lybeniq të
Pejës.
Lidhur me këtë rast, në raportet serbe thuhet se rreth
orës 8,
të datës 25 maj 1998, në rrugën magjistrale Deçan
Pejë, në
afërsi të Lybeniqit, është sulmuar me armë
zjarri vetura
Golf që po udhëtonte në drejtim të
Deçanit, me çrast janë
plagosur Momçilo Antiq, pjesëtar rezerv i MUP-it të
Deçanit, Slobodan Vukoviq, punëtor i Elektro-Kosovës
dhe Dimitrije Radoviq, pensionist.17 Mirëpo, siç u
dëshmua më vonë, ky sulm nuk ishte asgjë
tjetër pos një
improvizim, të cilin policia serbe e shfrytëzoi si pretekst
për
masakër, të cilën e përsëriti sërish
në prill të vitit 1999.
17 Shih Zloçini
, vep. e cit. më lartë, f. 42.
Fetnete Ramosaj
34
MASAKRAT E TMERRSHME NË LYBENIQ
Më 25 maj 1998, që nga ora 9.30 deri në orët e
mbrëmjes
fshati Lybeniq u rrethua nga forca të mëdha policore. Këto
forca policore gjatë kohës së këtij rrethimi me
armë nga më
të ndryshmet granatuan fshatin Lybeniq, vranë e
masakruan, dogjën shumë shtëpi, të cilat edhe
u plaçkitën
deri në imtësira, edhe pse askush prej banorëve të
këtij
fshati nuk kishte qëlluar veturën e lartëpërmendur
dhe
asnjë banor shqiptar i këtij fshati nuk ishte i armatosur.18
Ngjarja ndodhi rreth orës 13.40 minuta. Së pari filluan
të
shtiejnë me topa të kalibrave të ndryshëm prej
rrugës
kryesore dhe nga Suka e Zabllaçit me të cilat goditnin
përmbi fshat, e pastaj edhe brenda në fshat. Një numër
banorësh që gjendeshin afër xhamisë u strehuan
nëpër
shtëpi dhe bodrume ngase nuk kishin kurrfarë armësh
e as
mjete të tjera për rezistencë. Pas gjuajtjeve të
shumta nga
armët e rënda, ekspedita e policisë serbe hyn në
fshat.19 Në
oborret e shtëpive të tyre vrasin e masa-krojnë: Zeqë
Hamzajn (1930), Brahim Hamzajn (1934), Dervish Hamzajn
(1947), Ymer Hamzajn (1945), Gani Hamzajn (1973), Rifat
Hamzajn (1974), Bashkim Hamzajn (1975), Hysen
Alimehajn (1958) dhe mysafirin e familjes Huskaj, Haxhi
18 KMDLNJ Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit
policor serb mbi popullatën shqiptare
në regjionin e Pejës gjatë vitit 1998, (dorëshkrim),
f. 27-28.
19 KMDLNJ Pejë, Kronikë e dhunës
, vep.
e cit. më lartë, f. 28.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
35
Gogajn (1976) nga Deçani, dhe i plagosin Nezir Sali
Jahmuratajn (40), Lulzim Ymer Hamzajn (23) dhe Ardeshik
Mehmet Gogajn (24) nga Deçani. Ndërkaq, më 29 maj
1998,
policia serbe vrau Mehmet Ukë Ukshinajn (1926) dhe ia
dogji kufomën. Eshtrat e djegura i janë gjetur në tetor
të
vitit 1998, 50 metra larg shtëpisë, kurse kafka 10 metra
më
larg. Më 5 qershor në këtë fshat është
gjetur edhe kufoma e
Ramë Isuf Haradinajt (1928), i cili ka qenë i paralizuar
dhe
kishte mbetur në shtëpi në momentin e dëbimit
të
familjarëve të tjerë. Më 15 gusht 1998, forcat
policore serbe e
kanë vrarë Dervish Metë Aliçkajn (1919) derisa
po ruante
bagëtinë.20
Ndërkaq, më 1 prill 1999, qysh në orën 7 të
mëngjesit
forca të mëdha ushtarake, policore e paramilitare serbe
e
sulmojnë sërish fshatin Lybeniq dhe gjatë tërë
kohës së
aksionit nuk pushojnë të shtënat dhe mitralimi i fshatit.
Breshëritë nga llojet e ndryshme të armëve derdhen
rreth e
përqark fshatit, por edhe nëpër rrugë e oborre
të shtëpive.
Pas vënies së fshatit nën rrethim të plotë
dhe rrugëve të tij
nën kontroll të rreptë, grupe të armatosura e
me uniforma
të ndryshme, me sjelljet dhe veprimet e tyre më brutale,
duke i rrahur mizorisht njerëzit e pambrojtur, duke i
plaçkitur e duke i kërcënuar me vrasje, i detyrojnë
familjet:
burra, gra e fëmijë, që menjëherë ti
lëshojnë shtëpitë e tyre
dhe të tubohen në qendër të fshatit. Gjatë
dëbimit me
20 Qendra Rajonale e KMDLNJ-së - Pejë, Krimet e luftës
në territorin e komunës së Pejës
(mars-qershor 1999), Pejë, 2002, f. 41.
Fetnete Ramosaj
36
dhunë nga shtëpitë e tyre dhe gjatë shkuarjes
së
detyrueshme drejt qendrës së fshatit, grupet e armato-sura
dhe të uniformuara me uniforma të ndryshme që tregojnë
përkatësinë e formacioneve militare e paramilitare
serbe,
shtien me breshëri armësh para këmbëve të
kolonës së të
dëbuarve, ose përmbi kokat e tyre, në mënyrë
që ti
zbatojnë shpejt dhe me përpikëri urdhërat e tyre.
Rrahjet
brutale, fyerjet, provokimet e kërcënimet që u bëhen
njerëzve, nuk pushojnë që nga momentet e para të
dëbimit
të familjeve nga shtëpitë e tyre e deri në kryerjen
e njërit
nga aksionet më monstruoze në këtë anë. Nga
rrahja
brutale që i bëhet, Riza Shabanajt, i cili, që nga
momenti i
rrahjes së rëndë ka mbetur i palëvizshëm,
tmerrohen të
gjithë ata që ishin të pranishëm. Gjatë aksionit
të dëbimit të
familjeve nga shtëpitë dhe gjatë tubimit të tyre
në qendër të
fshatit, aksion ky që përcillet me gjendje ankthi e tmerri
të
paparë, për shkak të përdorimit të metodave
më brutale,
fillon seleksionimi dhe veçimi i të gjithë atyre
që pas pak do
të ekzekutohen me breshëri armësh, kurse gratë,
pleqtë dhe
fëmijët urdhërohen të shkojnë drejt rrugës
kryesore për tu
deportuar në Shqipëri.21
Numri i përgjithshëm i të ndaluarve, sipas të
dhënave të
KMDLNJ-së, arrinte në rreth 80 persona. Në pyetjen
provokuese
të njërit nga vrasësit se kush i ka djegur disa shtëpi
të
fshatit një vit më parë, përgjigjet Adem Haradinaj
(1932)
21 Qendra Rajonale e KMDLNJ-së - Pejë, Krimet e luftës
në territorin e komunës së Pejës
,
vep. e cit., f. 41-45.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
37
dhe u thotë se ato shtëpi i ka djegur policia serbe gjatë
vitit
1998. Menjëherë pas kësaj përgjigje policët
e nxjerrin nga
turma e njerëzve dhe para syve të tyre e ekzekutojnë
me
breshëri pushkomitralozi. Menjëherë pas tij, në
të njëjtën
mënyrë, dhe me të njëjtin pretekst nxirret nga
turma e
njerëzve dhe para syve të tyre me breshëri pushkomitralozi
ekzekutohet Ukë Bushati (1923). Pas këtyre dy
ekzekutimeve pason një heshtje e shkurtër dhe e akullt
mortore dhe një shkëmbim bisede përmes toki-vokit
në
mes të njërit nga të informuarit dhe eprorit të
tyre që, sipas
konfirmimit të atyre që mbijetuan vdekjen, qëndronte
me
forca të shumta të motorizuara në rrugën Pejë
- Gjakovë.
Pas asaj bisede të shkurtër midis tyre, mbi masën e
njerëzve
të tubuar zbrazen breshëri automatikësh dhe
pushkomitralozësh. Pjesa dërrmuese e njerëzve të
tubuar
vriten, por edhe të plagosurit shtihen si të vrarë.
Vrasësit,
duke dashur që të mos lënë dëshmitarë
të gjallë, zbrazin
breshëri armësh mbi të gjithë ata që me lëvizjet
apo
klithmat e tyre kanë dhënë shenja jete. Me këtë
rast janë
vrarë: Bajram Alimehaj (68), Shaban Alimehaj (66), Fadil
Alimehaj (56), Rrustem Alimehaj (49), Hazir Alimehaj (42),
Shaban Alimehaj (41), Haxhi Alimehaj (52), Osman
Alimehaj (37), Bekë Bobi (57), Zeqë Bobi (30), Haradin
Huskaj (65), Osman Huskaj (34), Tafil Huskaj (18), Nekë
Huskaj (59), Smajl Huskaj (84), Metush Huskaj (72), Naim
Huskaj (42), Haxhi Huskaj (38), Ramë Huskaj (64), Fehim
Huskaj (18), Gëzim Avdullahaj (15), Ramë Avdullahaj (35),
Fetnete Ramosaj
38
Ruzhdi Ukshinaj (34), Fazli Ukshinaj (29), Ramë Ukshinaj
(52), Hajdar Ukshinaj (51), Qamil Ukshinaj (33), Shyhrete
Ukshinaj (33), Muhamet Ukshinaj (2), Riza Morina (31),
Çun Morina (30), Adem Bushati (67), Smajl Bushati (62),
Bajram Bushati (37), Jashar Hamzaj (64), Xhavit Hamzaj
(24), Selim Jahmurataj (69), Smajl Jahmurataj (34), Kadri
Jahmurataj (87), Salih Rrustemaj (42), Nazmi Rrustemaj
(37), Sefer Shoshi (61), Gani Shoshi (23), Ali Shoshi (75),
Ramiz Berisha (29), Rexhep Rexhaj (29), Ilir Lokaj (43), të
gjithë nga Lybeniqi, si dhe Selim Aliçkaj (87) nga fshati
Irzniq, Arif Tahiraj (24) nga fshati Carra-breg, Selaim Sylaj
(39) nga fshati Gllogjan, Haxhi Cacaj (88) nga Deçani, Zize
Cacaj (79) nga Deçani, Rrustem Ukaj (62) nga Strellci.* Me
qëllim të mbulimit të gjurmëve të krimit,
vrasësit i kanë
marrë dhe i kanë zhdukur trupat e 50 viktimave, ndërkaq,
kufomat e 14 viktimave të tjera janë gjetur në varrezat
e
qytetit, janë ekzaminuar gjatë muajit shtator 1999 dhe janë
rivarrosur në varrezat e fshatit Lybeniq.22 Të njëjtën
ditë,
pra më 1 prill 1999, në bjeshkën e Lybeniqit, nga këto
forca
serbe janë vrarë edhe Hate Alimehaj (72), Ferdane Alimehaj
(33), Leonard Alimehaj (6), Hatmane Alimehaj (43) dhe
Fatmir Alimehaj (18).23
* Ndërkaq, janë plagosur: Demush Ukshinaj (64), Besim Huskaj
(43), Jusuf Avdullahaj (19),
Shaban Jahmurataj (83), Gani Bushati (57), Sadik Jahmurataj (47),
Sadik Berisha (64),
Maxhun Alimehaj (47), Shefqet Bobi (37), Xhevdet Aliçkaj (37),
Ibër Bushati (40) dhe Vjollca
Shala (25). (Shih: Krimet e luftës në territorin e komunës
së Pejës
, vep. e cit., f. 41-45).
22 Po aty.
23 Po aty.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
39
Duhet vënë në dukje se bashkëfshatarët e
tyre serbë e
malazezë, gjatë tërë kohës, kanë qenë
shumë aktivë dhe
kanë bashkëvepruar ngushtë me forcat ushtarake, policore
e paramilitare. Që nga fillimi kanë qenë të armatosur
dhe
veprimet e tyre kundër bashkëfshatarëve shqiptarë
ishin
tërësisht të hapta.24 Masakrat në Lybeniq, të
kryera nga
bashkëfshatarët e tyre serbomalazezë, janë përsëritur
historikisht që nga fillimi i shekullit të kaluar.
Më 4 prill 1999, një grup i të dëbuarve me dhunë
nga
fshati Buçan i Pejës vendosin që të mos i bashkohen
kolonës
që deportohej për në Shqipëri por të nisen
drejt Bjeshkëve të
Lybeniqit. Më 8 prill, forcat serbe e vrasin Agron Gashin
(17).
Pas mbarimit të luftës, një grup fshatarësh të
Buçanit
nisen drejt atyre bjeshkëve për të hulumtuar bashkëfshatarët
e tyre, për fatin e të cilëve nuk dihej. Ata në
bjeshkën e Lybeniqit e gjejnë kufomën e Kapllan Gashit
(63) të cilën e kanë identifikuar në bazë
të rrobave dhe të
pasaportës. Kufoma ka qenë me kokë të prerë
dhe me dy
vrima nga predhat. Ndërsa tek vendi i quajtur Ujëvara
e
Lybeniqit në një grykë të thellë, gjejnë
edhe kufomat e
Shaqir Gashit (55), Nexhat Gashit (25), Musa Gashit (23),
Riza Gashit (20), Murat Gashit (67), Arif Gashit (13),
Rrustem Gashit (61), Xhavit Gashit (41), të gjithë nga fshati
24 Po aty.
Fetnete Ramosaj
40
Buçan, mandej të Hysen Ademajt, nga fshati Loxhë,
si dhe
të Qamil Ukshinajt (33) nga fshati Lybeniq.
Sipas dëshmitarëve të gjallë, para ekzekutimit
këta
njerëz janë vërejtur dhe vëzhguar nga helikopteri
i ushtrisë
jugosllave. Forcat e ushtrisë jugosllave, i kanë rrethuar
në
Bjeshkën e Lybeniqit, ku ishin të përqendruara formacio-net
e Armatës së Tretë Serbe. Pas vrasjes dhe masakrimit
i kanë
hedhur në humnerën e Ujëvarës së Lybeniqit.25
Po ashtu në
bjeshkën e Lybeniqit që nga data 7 prill 1999 janë
zhdukur
pa gjurmë: Selim Shala, Valdet Shala, Demë Shala,
Kushtrim Shala, Abedin Shala, Sejdi Shala, Jeton Shala,
Januz Bezeraj, Muhamet Bezeraj, Hazir Bezeraj, Nazmi
Shala, Servete Gjocaj, Sylë Gjocaj, Lulëzim Gjocaj, Nazmi
Gjocaj, Arben Gjocaj, Agim Gjocaj dhe Deli Bricori, të
gjithë nga fshati Rashiq i Pejës.26 Në fshatin Lybeniq,
pas
luftës janë gjetur edhe kufomat e 5 personave të vrarë
gjatë
muajve prill e maj 1999, që nuk janë identifikuar.27
25 Krimet e luftës në territorin e komunës së
Pejës
, vep. e cit., f. 41-45.
26 Po aty, f. 41-45.
27 Po aty, f. 41-45.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
41
SERBIA NUK ZGJODHI MJETE PËR TË
ARRITUR QËLLIMET E VETA
Gjatë ofensivës masive të forcave serbe të ndërmarrë
në
rajonin e Dukagjinit, në gushtin e vitit 1998, burimet e
MUP-it serb bëjnë të ditur se janë vrarë
edhe këta policë:
Zhelko Bozhiq (1952), Vishegrad, i vrarë më 2 gusht 1998
në Jabllanicë të Gjakovës. Duhet vënë
në dukje se ditën e
sulmit të forcave serbe mbi Jabllanicë (tash Shqiponjë),
më 2
gusht 1998, janë vrarë pjesëtarët e UÇK-së:
Idriz Bajram
Gucati (1952) nga Polaci dhe Azë Zekë Brahimaj (1921), nga
Jabllanica, e cila më pas është masakruar e prerë
copë-copë
me thika bashkë me të ëmën, 95-vjeçare.*
Ndërkaq të njëjtën
ditë në luftime në Cermjan është vrarë
dëshmori Jeton Idriz
Hoxha (1973), nga Cermjani; Branko Gjuriçiq (1969) nga
Grabanica, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit
1990, i
vrarë më 2 gusht 1998 në Grabanicë të Klinës;
Nebojsha
Saviq (1967) nga Manjaku, komuna Vladiçin Han, pjesëtar
i
MUP-it të Serbisë prej vitit 1993, i vrarë më
5 gusht 1998 në
Rakovinë; Miroslav Petroviq (1964), polic i MUP-it të
Prishtinës, i vrarë më 9 gusht 1998 në luftimet
e zhvilluara
tek Suka e Bitesheve; Zoran Jovanoviq (1973), Lebanë,
pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1994, i vrarë
më 10
* Të dyja, më 3 gusht 1998, janë varrosur në një
varr të përbashkët në Jabllanicë.
Fetnete Ramosaj
42
gusht 1998 në fshatin Bitesh, komuna e Gjakovës.
Më 10
gusht 1998, në luftimet e zhvilluara në këtë vijë
të frontit (në
Shaptej) kanë rënë dëshmorë luftëtarët
e UÇK-së: Jusuf
Skënder Kelmendi (1975) nga Peja dhe Arben Tahir
Hajdaraj (1976) nga Shapteji.
Pjesëtari i MUP-it të Serbisë prej vitit 1997, Branisllav
Nikoliq (1974), është vrarë më 11 gusht 1998 në
rrethinën e
Pejës; Zoran Aniçiq (1970), Prijepolje, pjesëtar
i MUP-it të
Serbisë prej vitit 1994, i vrarë më 16 gusht 1998 në
afërsi të
fshatit Lybeniq të Pejës. Në luftimet e zhvilluara
në Voksh
të Deçanit, më 15 gusht 1998, janë vrarë
major Millorad
Ragjenoviq (1962), pjesëtar i MUP-it të Verbasit, Zdravko
Miskin (1957) oficer i MUP-it të Novi Sadit, kapiten
Dragolub Shukoviq (1960) nga Kovina, pjesëtar i MUP-it të
Pançevës dhe oficeri Gojko Vojinoviq (1958) nga
Krushçiqa, pjesëtar i MUP-it të Vrbasit; Zenun Gashi
(1957)
nga fshati Kosuriq i Pejës, oficer i stacionit të policisë
së
Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Serbisë
në Pejë, prej
10 majit të vitit 1982 pjesëtar i MUP-it të Serbisë,
i vrarë në
luftime gjatë ofensivës serbe në muajin gusht 1998.
Në luftimet e zhvilluara në Loxhë, më 6 korrik
1998, janë
vrarë pjesëtarët e MUP-it serb: Srgjan Peroviq (1962)
nga
Peja, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1981,
Mirko
Radunoviq (1962) nga Dashinoci i Deçanit, pjesëtar i MUPit
të Serbisë prej vitit 1981, Dejan Preleviq (1974) nga
Kovraga e Istogut, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej
vitit
1994 dhe Millorad Rajkoviq (1957) nga Broliqi i Pejës,
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
43
pjesëtar rezervë i MUP-it të Serbisë prej vitit
1985 dhe janë
plagosur nëntë të tjerë.28 Ndërkaq, Goran
Petroviq (1968),
nga Beogradi, pjesëtar i Brigadës Speciale të Policisë
prej
vitit 1995, është vrarë më 15 gusht 1998 në
luftimet e
zhvilluara në Loxhë të Pejës.
Dihet mirëfilli se gjatë verës së vitit 1998,
forcat serbe
fshatin Loxhë të Pejës, e plaçkitën dhe
e shkatërruan
tërësisht deri në themele. Pa përmendur viktimat
civile,
nga ana e UÇK-së, në Loxhë kanë rënë
dëshmorë: Tahir
(Sali) Shala (1965) i rënë më 5 korrik 1998, eprori
Rrustem Beqir Bruçi (1958), nga Isniqi, eprori Lumni
Musë Surdulli (1969), nga Vushtrria, Enver Tahir Alaj
(1975) nga Drenoci, Xhavit Tahir Qufaj (1969) nga Peja,
të vrarë më 6 korrik 1998, Rexhë Haxhi Morina
(1962),
dhe Selman Zhujë Morina (1940), të dy nga Loxha, janë
vrarë më 11 korrik 1998. Më 15 gusht 98, forcat
serbe,
prej orës 5.45 të mëngjesit deri në orën
6, Loxhën e
bombarduan njëkohësisht me katër aeroplanë ushtarakë
të tipit jugosllav Orao dhe me gjashtë helikopterë
ushtarakë. Menjëherë më pas, nga shumë drejtime
kanë
vazhduar granatimet me artileri të rëndë, me tanke
e
blinda,* duke e mbajtur fshatin nën zjarr të pandërprerë
28 Shih Zloçini albanskih
, vep. e cit. më lartë,
f. 55, 156; adresa në internet http://www.
mup.sr.gov.yu.
* Është gjuajtur nga Bello Poja e Zagërma, nga lagjja
Dardania e Pejës, nga Gorozhdeci dhe
nga Podi i Gështenjave në Deçan. (KMDLNJ - Pejë,
Kronikë e dhunës dhe represionit policor
serb
, vep. e cit., f. 43).
Fetnete Ramosaj
44
të artilerisë e të forcave të këmbësorisë
së ushtrisë serbe.29
Pothuajse tërë ditën njësitë e UÇK-së
bëjnë rezistencë
heroike. Nga ana e UÇK-së bien në fushën e nderit
komandanti i vijës së frontit në Loxhë, Skënder
Haxhi
Çeku (1955), nga Çyshku i Pejës, Ahmet Deli Shala
(1969)
dhe Valon Sokol Shala (1977) të dy nga Loxha. Të njëjtën
ditë në luftimet e zhvilluara në Graboc, vritet Ahmet
Bajram Krasniqi (1966) nga Peja.
Organet e MUP-it serb pranojnë se në Rrafshin e
Dukagjinit gjatë luftimeve janë vrarë edhe policët:
Dragolub Ristiq (1955), polic i Brigadës së Policisë
së
Sekretariatit të Beogradit, i vrarë më 10 maj 1998
gjatë
sulmit të ndërmarrë kundër vijave të frontit
në Baballoç
të Deçanit; Nikola Jovanoviq (1973), oficer, pjesëtar
i
MUP-it serb të Shabacit, prej vitit 1993, i vrarë më
24 maj
1998 gjatë sulmit të ndërmarrë kundër pozicioneve
të
UÇK-së në Baballoç së bashku me shefin
e sektorit të
kategorisë së I-rë të MUP-it të Shabacit,
Rade Popadiq
(1956). Në këtë vijë të frontit nga
ana e UÇK-së ka rënë
dëshmor Ramiz Sadik Botusha (1974) nga Baballoçi, i
vrarë më 25 maj 1998. Nexhat Adem Humaj (1977), nga
Baballoçi, i vrarë më 11 gusht 1998 dhe Zenun Mun
Mataj (1975), i plagosur rëndë në luftimet e zhvilluara
në
29 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb mbi popullatën
shqiptare në regjionin e
Pejës, vep. e cit. më lartë, f. 43.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
45
Baballoç më 11 gusht. Ndërroi jetë më 25
gusht 1998, në
Spitalin Ushtarak në Pagarushë.
Polici serb Dragolub Gjukiq (1964) nga Peja, pjesëtar i
MUP-it të Serbisë prej vitit 1987, është vrarë
në luftimet e
zhvilluara në Strellc të Poshtëm, më 25 maj 1998.
Të njëjtën
ditë në pengim të depërtimit të forcave serbe
në fshat, që
kishin depërtuar në disa lagje të fshatit të cilave
ua kishin
vënë zjarrin, bie dëshmor luftëtari i UÇK-së
Ismet (Hazir)
Ukaj (1976) nga Strellci.
Dragan Bjelanoviq (1973) nga Peja, pjesëtar i MUP-it
serb të Pejës prej vitit 1992, i vrarë më 29 maj
1998 në
Çallapek gjatë ofensivës ndëshkimore të
forcave serbe të
ndërmarrë kundër fshatrave Vranoc, Baran e Çallapek
të
Pejës; Dushan Urosheviq (1967) nga Beogradi, pjesëtar i
Brigadës Speciale të Policisë, i vrarë më
31 maj 1998 në
luftimet e zhvilluara në Deçan; Zhelko Shijan (1960) nga
Beogradi, pjesëtar i Brigadës Speciale të Policisë
së Serbisë
prej vitit 1993, i vrarë më 1 qershor 1998 në luftimet
e
zhvilluara në vijën e përfshirë në luftime
Deçan Carrabreg
Lloçan.
Dihet se forcat ushtarako-policore dhe paramilitare
serbe, më 26 maj 1998, sulmuan qytezën e Deçanit,
duke
përdorur tërë makinerinë luftarake, ku luftëtarët
e UÇK-së
rezistuan për pesë ditë me radhë. Edhe në
Deçan, si kudo
tjetër në Kosovë, me theks të veçantë,
u sulmua popullsia
civile shqiptare. Pjesa më e madhe arritën të evakuohen
në
zonat më të thella, ndërsa, fatkeqësisht, një
pjesë u zunë
Fetnete Ramosaj
46
peng dhe u dërguan në Manastirin e Deçanit që
nuk
shërbente si tempull fetar, por si një kamp përqendrimi
dhe
komandë e forcave serbe. Ky, manastir asnjëherë
nuk u vu në
mbrojtje të shqiptarëve dhe së paku të distancohet
nga dhuna,
terrori dhe politika gjenocidiale e pushtetit hegjemonist serb. Në
fakt, shumë argumente dëshmojnë se para dhe gjatë
luftës
manastiri i Deçanit ishte çerdhe e forcave komanduese,
paramilitarëve, madje edhe vend-strehim i disa kriminelëve.
Vetë,
disa nga personeli fetar i këtij manastiri, para se të ndodhin
disa
krime ndaj civilëve shqiptarë, nga dëshmitarët
okularë është parë
duke ushtruar me armë zjarri (automatikë dhe pistoleta)
në
vendin e quajtur Lluga e Mark Gegës. Dhe më
pastaj, në afërsi
dhe rreth këtij Manastiri, vetëm gjatë majit të
vitit 1998, janë
vrarë 6 shqiptarë civilë nga komuna e Deçanit.
Këto ngjarje,
pastaj kanë shkaktuar urrejtje të arsyeshme, ngase aktorët
e këtyre
krimeve kishin për vendstrehim këtë objekt të
Shenjtërisë serbe.
Sipas evidencës së KMDLNJ-së më 5 maj të
vitit 1998, pasi që
janë mbytur me torturë pleqtë Hajdar H. Kuqi dhe Bekë
S. Cacaj
nga Deçani, janë gjetur të ngulfatur në ujin
e Lumit të Bardhë
(ish-Bistrica e Deçanit) që rrjedhë në afërsi
të këtij manastiri. Dy
ditë më vonë, tek Laura, përkatësisht 200
m larg këtij objekti fetar
është vrarë punëtori i hidrocentralit Kozhnjer,
Vehbi Mustafa
(61), i cili në atë rast kthehej nga puna. Vrasjet kanë
vazhduar në
kontinuitet. Të nesërmën është vrarë
edhe Haki D. Kamberaj (36)
nga fshati Lëbushë. Ndërkaq, më 21 maj 1998, në
afërsi të shtëpisë
së tyre vriten edhe pleqtë nga Isniqi: Bajram O. Osdautaj
dhe
Rexhë S. Pajazitaj. Këto janë vetëm disa nga krimet
që dëshmojnë
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
47
për rolin fetar dhe human të këtij
manastiri dhe shenjtërisë
së këtushme.30
Në luftimet e zhvilluara në vijën e frontit Deçan
-
Carrabreg - Lloçan, nga ana e UÇK-së kanë
rënë dëshmorë:
Nagip Muharrem Cacaj (1959), Brahim Zymer Mushkolaj
(1954), Isa Lush Kuqi (1955), Bajram Rrustem Gogaj (1943),
Valdet Muzli Kuqi (1969) të gjithë nga Deçani; Blerim
Ahmet Dervishaj (1974) nga Irzniqi, Lavdim Rexhep Likaj
(1978), nga Carrabregu, Adem Zeqë Ukëhaxhaj (1964),
komandant i Shtabit të UÇK-së së fshatit Carrabreg,
Muharrem Rrustem Lataj (1976), Faik Jahë Ukëhaxhaj
(1963), Besim Bilall Ukëhaxhaj (1962), Tafil Brahim
Kasumaj (1950), Shaban Rexhë Kasumaj (1954). Ndërsa më
13 korrik 1998, në vijën e frontit në Carrabreg kanë
rënë
dëshmorët Rexhë Sadik Qorraj (1961) dhe Artan Nezir
Qorraj (1980), nga Carrabregu.
Polici serb Nenad Remishtar (1969), pjesëtar i MUP-it të
Gjakovës, thuhet se është vrarë më 13 qershor
1998 në
luftimet e zhvilluara në afërsi të Kpuzit në magjistralen
Klinë-Gjakovë; Dragan Stamenkoviq (1961) nga Nishi,
pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1993, i vrarë
më 14
qershor në luftimet e zhvilluara në Rakovinë; Sasha
Jovanoviq (1966) nga Beogradi, pjesëtar i Brigadës Speciale
të Policisë prej vitit 1985, i vrarë më 14 qershor
1998 në
30 Letër e hapur e kryetarit të KMDLNJ-së në Deçan,
Musa Berisha, drejtuar komandantit të
KFOR-it në Kosovë, gjeneralit Skiaker, institucioneve të
tjera ndërkombëtare dhe mjeteve të
informimit. (Cit. sipas Hysen Ibrës, UNESCO legalizoi përvetësimin
e kishës (manastirit)
shqiptare të Deçanit nga Serbia okupatore, Fokusi,
nr. 72).
Fetnete Ramosaj
48
luftime të zhvilluara në rrethina të Pejës; pastaj,
Dejan
Mihajloviq (1971) Uzhicë, pjesëtar i MUP-it të Serbisë
prej
vitit 1992, i vrarë më 11 korrik 1998 në sulmin e ndërmarrë
kundër vijës së frontit në fshatin Strellc; Ivan
Erakoviq
(1967), pjesëtar i Brigadës së Policisë nga Beogradi,
i vrarë
më 12 korrik 1998 gjatë sulmit të ndërmarrë
kundër
pozicioneve të UÇK-së në Carrabreg të Deçanit;
Bicok
Zoltan (1964) nga Crvenki, komuna Kula, pjesëtar i MUP-it
të Serbisë prej vitit 1983 dhe Zoran Qeraniq (1962) nga
Peja,
pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1993, të
vrarë më 22
korrik 1998 në përleshjen e zhvilluar në paralagjen
Dardania të qytetit të Pejës. Në këtë
përleshje, nga ana e
UÇK-së kanë rënë dëshmorë Hysen
Ukë Komoni (1980) nga
lagjja Dardania e Pejës, Demë Avdyl Shala (1964) nga
Graboci i Pejës dhe Hajdin (Hamid) Vrenezi (1946) nga
Çyshku i Pejës.
Për Mladen Batançevin (1956) nga Novi Knezhevci,
pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1993, thuhet
se është
vrarë më 23 korrik 1998 gjatë sulmit të ndërmarrë
kundër
pozicioneve të UÇK-së në Rastavicë; Velibor
Stojanoviq
(1974) nga Vranja, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej
vitit
1994, i vrarë më 25 korrik 1998 në luftimet e zhvilluara
në
Junik.
Po më 25 korrik 98, në luftimet e zhvilluara në
vijën e
frontit Junik Dobrosh vritet luftëtari i UÇK-së,
Vezir
Hysen Ademaj (1971), nga Sheremeti i Gjakovës. Më 27
korrik, bie luftëtari Fetah Hasan Krasniqi (1972), nga
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
49
Gjyrgjeviku i Klinës. Më 28 korrik, në Jasiq bien Mirsat
Idrizaj (1976), nga Lubozhda e Istogut, Avdyl Jasiqi (1966),
nga Jasiqi, Arif Gjoci (1965), nga Gjocjat, Shkëlzen Gacaferi
(1971), nga Juniku, Xhevdet Plava (1959) nga Cermjani, etj.
Më 6 gusht në Junik bie dëshmor Bashkim Avdi Leku (1972)
nga Baica e Gllogocit. Më 10 gusht, në Junik, bien dëshmorë
Bedri Veli Shala (1969), nga Negrovci, komuna e Gllogocit,
komandant i Brigadës 134 të UÇK-së, eprori Bekim
Fazli
Berisha (1967), nga Graboci i Pejës, eprori Përmet Ilir
Vula
(1978), nga Gjakova, eprori Elton Gëzim Zherka (1979) nga
Gjakova, etj.
Në luftimet e zhvilluara në komunën e Deçanit
gjatë vitit
1998, po sipas burimeve serbe, thuhet se janë plagosur
policët: Dragan Stojanac, polic i MUP-it të Mitrovicës
së
Sremit i plagosur më 30 maj 1998 në luftimet e zhvilluara
në
Strellc të Epërm; më 25 maj 1998, në luftimet
e zhvilluara në
vijën e frontit në Rastavicë plagoset Milladin Novakoviq,
komandant i punktit të MUP-it serb në Junik. Ndërkaq,
më 26 maj, në vijën e parë të frontit në
Rastavicë bie
dëshmori Arben Shaqë Qerimaj (1976) nga Gllogjani dhe
plagosen rëndë luftëtarët Shefqet e Agron Mustafaj,
po nga
Gllogjani.
Polici Sllavko Tomasheviq, thuhet se është plagosur
rëndë në luftimet e zhvilluara në Deçan,
më 30 maj 1998.
Policët e MUP-it serb të Deçanit Miloje Petroviq,
Sllavko
Ashanin, Branko Bullatoviq dhe Radule Sedllareviq, janë
plagosur në përleshje me njësitë e UÇK-së
në fshatin
Fetnete Ramosaj
50
Lëbushë, më 14 qershor 1998. Vidomir Shalipur, pjesëtar
i
MUP-it të Pejës, është plagosur, më 15 qershor
1998, në
luftimet e zhvilluara në Drenoc të Deçanit.
Më 14 qershor
1998, në luftime me forcat serbe në Drenoc vriten pjesëtarët
e UÇK-së, Armend Tafil Kukleci (1975) nga Peja dhe Blerim
Selman Lokaj (1975), nga Prejlepi, të dy pjesëtarë
të njësisë
speciale si dhe Tahir Rexhep Alaj (1940), nga Drenoci.
Polici Marko Shkoriq, pjesëtar i MUP-it të Suboticës,
thuhet se është plagosur më 22.6.1998 në Pobergjë,
ndërsa
Sasha Gjorgjeviq, pjesëtar i MUP-it të Smederevës,
është
plagosur në luftimet e zhvilluara në Voksh më 8 korrik
1998. Gjatë kohës së luftimeve në Voksh,
më 7 qershor
1998, zhduket nga forcat serbe derisa ishte në vëzhgim
luftëtari i UÇK-së, Isuf Camë Mazrekaj (1938),
nga Vokshi,
ndërkaq më 7 korrik 1998, bie dëshmor Agim Abaz
Mazrekaj (1970), nga Sllupi i Deçanit.
Novica Radojkoviq, pjesëtar i MUP-it të Smederevës,
thuhet se është plagosur më 8 korrik 1998 në luftimet
e
zhvilluara në Rastavicë. Goran Stojanoviq, pjesëtar
i MUP-it
të Beogradit, i plagosur më 12 korrik 1998 në luftime
në
Strellc. Dragan Petroviq, pjesëtar i MUP-it të Somborit,
i
plagosur më 16 korrik 1998 në luftimet e zhvilluara në
Isniq. Sadri Bahtiq, MUP-Novi Sad, i plagosur më 19 korrik
1998 në luftimet e zhvilluara në Carrabreg. Zdravko
Mudriniq, MUP-Novi Sad, i plagosur në luftimet e zhvilluara
në Pobergjë më 20 korrik 1998. Goran Çorto,
MUPNovi
Sad, i plagosur më 22 korrik në luftime në Pobergjë.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
51
Mladen Batanijev, MUP-Kikinda, i plagosur më 23 korrik
1998 në luftime në Drenoc. Millan Grçajiq, MUP-Novi
Sad, i
plagosur më 24 korrik 1998 në luftimet e zhvilluara në
Voksh. Ivan Radeviq, MUP-Pejë, i plagosur më 27 korrik
1998 në luftime në Strellc të Epërm. Vetëm
gjatë ofensivës
së gushtit 1998 janë plagosur policët serbë Dragan
Mitroviq,
Mirko Kojda, Nebojsha Arsiq, Petar Kovaçeviq, Urosh
Velimirov, pjesëtarë të MUP-it të Novi Sadit të
plagosur në
Hulaj; polici i MUP-it të Prishtinës Slobodan Velkoviq,
polici i MUP-it të Novi Sadit Gjuro Lavrosh, të plagosur
në
Gllogjan; polici i MUP-it të Novi Sadit, Ranko Zhdrnja, i
plagosur në Gramaçel; Gjoka Dimiq, pjesëtar i MUP-it
të
Sremski Karlovcit, i plagosur në Voksh; Zoran Nikoliq,
pjesëtar i MUP-it të Malit të Zi, i plagosur rëndë
në
Baballoç; Radoica Perishiq, pjesëtar i MUP-it të
Çukaricës, i
plagosur në Carrabreg; Millan Domatenoviq, i plagosur në
Junik etj.
Raportet serbe po ashtu dëshmojnë për plagosjen e një
numri të konsiderueshëm të policëve serbë
gjatë zhvillimit
të luftimeve në vijën e frontit në Prejlep si
p.sh.: policët
Boban Velkoviq dhe Dushan Kovaçeviq, pjesëtarë të
Brigadës së Policisë të MUP-it të Beogradit,
të plagosur më
12 qershor 1998; Zoltan Tot, polic i MUP-it të Suboticës,
i
plagosur më 22 qershor; Vladimir Terzin, polic i MUP-it të
Somborit, i plagosur më 2 korrik 1998; Sasha Jankelin, polic
i MUP-it të Beogradit, i plagosur më 5 korrik 1998; Petar
Bojçiq, polic i MUP-it serb të Mitrovicës së
Sremit, i
Fetnete Ramosaj
52
plagosur më 16 korrik 1998; Radoje Babiq, polic i MUP-it të
Vershacit, i plagosur më 30 korrik 1998 në Prejlep etj.
Duhet vënë në dukje se gjatë luftës, në
radhët e policisë
serbe, sidomos të atyre nga Vojvodina, ndodhin edhe një
varg vetëplagosjesh për të mos marrë pjesë
në front.
Kështu, sipas burimeve serbe, më 24 korrik 1998, në
Rastavicë vetëplagoset polici Zhivice Vlajiq, pjesëtar
i
MUP-it serb të Pançevës; Stevan Laliq, MUP-Pançevë,
i
vetëplagosur më 25 korrik 1998 në Sllup; më 31
korrik 1998,
në malin e Hereçit, vetëplagoset polici i MUP-it
të
Suboticës, Bozhidar Radovanoviq; më 4 gusht në Pobergjë
vetëplagoset polici Ivan Shashiq, pjesëtar i MUP-it të
Novi
Sadit; Mirosllav Kazhaviq, MUP-Gjakovë, i vetëplagosur
më 4 gusht 1998 në Deçan; më 31 gusht 1998 në
Prejlep
vetëplagoset polici i MUP-it të Zrenjaninit Jana Anin; më
7
shtator 1998, në Baballoç, vetëplagoset polici i
MUP-it serb
të Suboticës Dragan Boshkoviq etj.31
31 Dokument i gjetur në stacionin policor të Deçanit,
në korrik të vitit 1999.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
53
HUMBJET NË LUFTIMET E ZHVILLUARA
GJATË VITIT 1999
Ndërsa në luftimet e rrepta të zhvilluara në Zonën
Operative të Dukagjinit gjatë vitit 1999, raportet e MUP-it
serb tregojnë se janë vrarë policët: Predrag Rakoviq
(1976)
nga Gjakova, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit
1996, i
vrarë më 29 janar 1999 në Rogovë të Hasit.
Vrasja e tij është
bërë gjatë aksionit për vrasjen dhe masakrimin
në pritë të
20 pjesëtarëve të UÇK-së të ZOD të
nisur për bartjen e të
plagosurve në drejtim të Shqipërisë, dhe të
9 civilëve të
fshatit Rogovë e Hasit. Ky polic, siç tregojnë dëshmitarët
e
gjallë, është vrarë nga komandanti Agim Zeneli
-
Cergashi, i cili ka shtënë në të duke
dalë nga kombi në të
cilin gjendeshin të mbyllur të gjithë pjesëtarët
e UÇK-së. Kjo
ishte njëra ndër masakrat më çnjerëzore
që kryen forcat
serbe.*
Pastaj Millan Stevanoviq (1979) nga Gorazhdeci i Pejës,
pjesëtar i MUP-it prej vitit 1998, i vrarë më 4 shkurt
1999
gjatë sulmit të zhvilluar kundër njësisë
së UÇK-së në
Piskotë të Gjakovës; Sllavoljub Stanisavleniq (1968)
nga
Nishi, pjesëtar i MUP-it serb prej vitit 1991 dhe Zoran
Sllavkoviq (1963) nga Gjakova, pjesëtar i MUP-it të Serbisë
* Shih fotografitë e tmerrit në shtojcën Faksimile
e fotografi në fund të librit.
Fetnete Ramosaj
54
prej vitit 1992 të rënë në fushë të
minuar më 8 mars 1999 në
fshatin Stubull të Gjakovës. Në raportet serbe thuhet
se më
29 mars 1999, në Shishman të Gjakovës është
vrarë polici
Radovan Jorgin (1956) nga Novo Miloshevo, pjesëtar i
MUP-it të Serbisë prej vitit 1979. Të njëjtën
ditë, në pritë të
kurdisur nga forcat ushtarako-policore serbe dhe të të
ashtuquajturës polici lokale e përbërë
nga
kolaboracionistë shqiptarë, në Shishman të Bokës
vriten
katërmbëdhjetë (14) luftëtarë të UÇK-së
derisa po sillnin
armatim nga Shqipëria: Naim Shin Lata (1977), nga Smolica
e Gjakovës, epror i Brigadës 134, Kadri Muhamet Berisha
(1966), nga Pozhari i Deçanit, pjesëtar i Brigadës
131, Florim
Elez Sejdiu (1976), nga Smolica e Gjakovës, epror i Brigadës
134, Besim Ali Rama (1963), nga Batusha e Gjakovës, epror
i Brigadës 134, Ibrahim Kadri Asllani (1973), nga Deva e
Gjakovës, epror i Brigadës 134, Jashar Zejnullah Jashari
Duraku (1962), nga Strofci i Vushtrrisë, epror i
ZO të
Drenicës, Armend Sefedin Qymyri (1976), nga Gjakova,
luftëtar i Brigadës 134, Bujar Esat Sylaj (1974), nga
Gjakova, luftëtar i Brigadës 134, Nuhi Haxhi Elezaj (1981),
nga Lubizhda e Prizrenit, luftëtar i ZO të Pashtrikut, Mehdi
Adem Zabeli (1968), nga fshati Lum i Madh i Vushtrrisë,
pjesëtar i ZO të Drenicës, Jahja Rehan Danuza (1971),
nga
Rahoveci, luftëtar i ZO të Pashtrikut, Bujar Beqir Shala
(1979), nga Rashiqi i Pejës, luftëtar i Brigadës 135,
Xhemajl
Idriz Avdullahu (1964), nga Gjakova, luftëtar i Brigadës
134,
dhe Man Metë Maqi (1978), nga Shishmani, luftëtar i
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
55
Brigadës 134 të UÇK-së. Trupat e tyre, forcat
serbe i
grumbullojnë në një vend dhe i djegin së bashku
me
armatimin dhe municionin që kishin me vete. Pas luftës,
mbetjet e eshtrave të 14 vetave janë varrosur në një
arkivol
të përbashkët në varrezat e Gjakovës.
FUNDI I KRIMINELËVE FAMËKËQINJ
VIDOMIR SHALIPUR E MILLUTIN
PRASHÇEVIQ
Më 24 mars 1999 në luftimet e zhvilluara në fshatin
Lubozhdë të Istogut janë vrarë policët e
MUP-it të Istogut
Sinisha Ostojiq (1971) nga Osojani dhe Vukadin Petkoviq
(1976) nga Istogu. - Në luftimet e zhvilluara në Lubozhdë,
më 24 mars 1999, kanë rënë dëshmorë
dy pjesëtarë të UÇKsë:
vëllezërit Afrim Qazim Meshi (1964) dhe Bashkim
Qazim Meshi (1966), nga i njëjti fshat.
Ndërkaq në luftimet e zhvilluara prej datës 27 mars
deri
më 2 prill të vitit 1999 në vijën e frontit Dashinoc
Lumbardh Llukë e Poshtme Pozhar, që njihet
si Beteja e
Pozharit, kanë rënë heroikisht luftëtarët
Elez Ramë Geci
(1951) nga Lluka e Poshtme e Deçanit dhe Maxhun Brahim
Berisha (1962) nga Prapaçani i Deçanit, eprorë
të Brigadës
131 Jusuf Gërvalla. Raportet serbe tregojnë
se në këto
Fetnete Ramosaj
56
luftime janë vrarë policët: Dragutin Stanimiroviq (1957),
pjesëtar i MUP-it serb prej vitit 1976; Vujo Milanoviq
(1958) pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1979;
Miomir
Vujosheviq (1959) nga Carrabregu i Deçanit, pjesëtar i
MUP-it të Serbisë prej vitit 1985; Milosh Lasica (1976)
nga
Novi Sadi, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit
1988;
Nedelko Gjukiq (1954) nga Novi Sadi, pjesëtar i MUP-it të
Serbisë prej vitit 1978; Oskar Varadi (1968), pjesëtar i
MUPit
të Serbisë prej vitit 1988 dhe Sasha Salak (1972) nga
Zrenjanini, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit
1993. Për
policin Selim Adroviq (1948), pjesëtar i MUP-it të Serbisë
prej vitit 1971, thuhet se është vrarë më 3 prill
1999 në
luftimet e zhvilluara në fshatin Tomoc të Istogut. - Më
3
prill 1999, gjatë luftimeve me forcat serbe në Dobrushë
të
Istogut është vrarë luftëtari i UÇK-së,
Blerim Halil
Kelmendi (1977), nga Llabjani i Pejës.
Për kriminelin famëkeq, Vidomir Shalipur - Munja
(1970) nga Priboji, pjesëtar i MUP-it serb të Pejës
prej vitit
1990, thuhet të jetë vrarë më 8 prill 1999, në
fshatin Radavc
të Pejës gjatë sulmit të ndërmarrë kundër
njësive të UÇK-së.
Vidomir Shalipuri njihet si polic shumë represiv që
ka
rrahur dhe terrorizuar shqiptarët e qytetit të Pejës
edhe
para se të fillonin përleshjet e para në Kosovë
dhe para se të
shfaqej UÇK-ja. Fillimisht iu kishte bashkangjitur njësitit
special të policisë serbe të quajtur Operativna
Grupa
(OPG) (Grupi Operativ) dhe ishte njëri prej kriminelëve
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
57
më mizorë të këtij grupi.32 Duke iu referuar burimeve
nga
policia serbe, Shalipuri pas një kohe e kishte lëshuar OPGnë
për të vepruar në kuadër të formacionit policor
Munja,
për të pasur më tepër autonomi në operacione
dhe për të qenë
komandant.33 Munja (Vetëtima) ishte
njësi terroriste dhe
njëkohë-sisht edhe kidnapues të paguar nga shteti.
Njësia
para-militare "Munja" (Vetëtima) ka qenë
një mishërim i
çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të
vetëquajturve
patriotë, të cilët nga serbët ishin konsideruar
si legjendarë,
për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë
Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme
mbi
civilët shqiptarë.34 Ndërsa Vidomir Shalipuri ishte
truri
militar i këtij grupi famëkeq dhe njëkohësisht
komandant i
tij. Aty bënin pjesë edhe kriminelë të shumtë
si Nebojsha
Miniq Mrtvi (një kriminel i njohur dhe me
një stazh të
gjatë nëpër burgje, më vonë komandant i Munja-s,
drejtues i masakrës mbi popullatën civile në Çyshk,
Zahaç,
Pavlan), pastaj Miqo Martinoviq, Gjuro Kastratoviq, Milan
Kaljeviq, Obrad Rajiçeviq, etj.35
Shumë militarë serbë janë dërguar në
Kosovë drejt nga
qelitë e burgjeve në Serbi. Disa prej këtyre militarëve
që
kanë luftuar në Kosovë i pranuan American Radio
32 Shih adresën në internet http://www.americanradioworks.org;
Fetnete Ramosaj Faton
Mehmetaj, artikull për Avni Elezajn, 24 Orë,
Prishtinë, tetor 2002; Faton Mehmetaj, vep.
Veprimtaria kriminale e Dorës së Zezë serbe
në trojet shqiptare, Anatema, Prishtinë,
2004, f. 375.
33 Po ata, po aty.
34 Po ata, po aty.
35 Po ata, po aty.
Fetnete Ramosaj
58
Works-it se ata ishin liruar nga vuajtja e dënimit në
burg
me kushtin e ardhjes për të luftuar në Kosovë.
Një nga ta
është Marko, një ish-i burgosur që tash jeton
në Mal të Zi.
Ai është një figurë tipike e njeriut nga nëntoka
serbomalazeze.
Urdhërat që më jepeshin mua ishin që të
arrestoja
njerëzit dhe ti fusja brenda, tregon Marko. Pastaj,
ka pasur
urdhra speciale për të kapur individë të veçantë
dhe për ti sjellur
ata gjallë ose vdekur. I kam likuiduar pesë a gjashtë
njerëz në këtë
mënyrë. Arrestonim njerëz të rëndësishëm,
politikanë,
funksionarë. Për çmimin e lirisë sonë ne
ishim në gjendje të
bënim, thjeshtë, gjithçka.36
Munja (Vëtetima) ishte formuar në
fillim të vitit 1998,
si një njësit që do tiu kundërpërgjigjej
sulmeve të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, që sa vete e shtoheshin
në rrethinën
e Pejës. Njësiti ishte menduar për të qenë
si një krah i
Posebne Jedinice Policije - PJP (Njësitë
Speciale të
Policisë) të Ministrisë së Punëve të
Brendshme të Serbisë.
Munja kishte marrë pjesë në disa përleshje
të mëdha me
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si në Voksh,
Jabllanicë,
Gllogjan, Irzniq etj. Pjesëtarët e Munja-s shkonin
në
vendet ku askush tjetër nuk dëshironte, Munja
shkatërronte çdo gjë, thekson ndër të tjera
American Radio
Works, në studimin e saj, duke iu referuar burimeve nga
policia serbe.37 Munja ka pasur prej 30 deri në 50
luftëtarë
dhe një numër të madh të automjeteve të blinduara,
të cilat,
36 Shih Raportin e "American Radio Works"-it, përkitazi
me masakrën e Çyshkut.
37 Po aty.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
59
me fillimin e bombardimeve të NATO-s, ishin strehuar në
barakat e Armatës Jugosllave në Pejë. Ky
grup ka pasur
lidhje të ngushta në Pejë me anëtarët e Partisë
Radikale
Serbe (SRS) të Vojislav Sheshelit dhe me zyrën e prefektit
serb të Pejës, Jovo Popoviq, i cili gjatë luftës,
ishte
zëvendëskomandant i Shtabit të Krizës
për Qarkun e
Pejës, i emëruar nga Armata Jugosllave.38
Likuidimin e Shalipurit e bëri Avni Elezaj* (17) nga
Jabllanica e Vogël, më 8 prill 1999, në Novosellë
(afër fshatit
Radavc) duke e goditur me mortajë krahu dhe duke e
hedhur në erë automjetin me të cilin po udhëtonte
me
bashkëvepruesit e tij. Me vrasjen e Shalipurit në
një pusi në
afërsi të fshatit Radavc, në prill të vitit 1999,
kishin filluar edhe
ditët e vështira për Munja-n. Me vdekjen
edhe të disa
pjesëtarëve të tjerë të grupit, mendohet
se numri i luftëtarëve
ishte zvogëluar dhe se pak prej tyre kanë mbijetuar,
shkruan
American Radio Works.39
Më 16 prill 1999, kur në mbrojtje të popullatës
civile të
strehuar në Malet e Duboçakës, në përleshje
të rrepta me
forcat serbe në Zhebel bien heroikisht komandanti për
Operacione Luftarake i ZOD-it, Shkëlzen Hilmi Haradinaj
(1970), me bashkëluftëtarët eprorë të Brigadës
131: Fatmir
Smajl Nimanaj (1973), Hasim Misin Halilaj (1973) dhe
38 Po aty.
* A v n i (Smajl) E l e z a j (1981) është vrarë nga
pusia, më 12 tetor 2002, në Pejë. Edhe
babai i tij, Smajli, është vrarë më 16 mars 2004
në Pejë. Vrasjet e asnjërit prej tyre deri më
tani
nuk janë ndriçuar.
39 F. Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e Dorës së Zezë
serbe në trojet shqiptare, vep. e cit.
më lartë, f. 375.
Fetnete Ramosaj
60
Luan Islam Nimanaj (1978) të gjithë nga Gllogjani, si dhe
Hajdin Misin Haziri (1968) nga Zhebeli i Gjakovës, në
raportet e MUP-it serb thuhet se janë vrarë policët
Jelenko
Buniq (1976), nga Zrenjanini, Zhelko Rauzhan (1970), nga
Mitrovica e Sremit dhe Goran Sandiq (1973), nga Kikinda;
Nikola Rakiq (1947), pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej
vitit
1998, thuhet se është vrarë më 18 prill 1999 në
luftimet e
zhvilluara në fshatin Drenoc i Madh, komuna e Klinës.
Për Millutin Prashçeviqin (1968) nga Vraniqi i Gjakovës,
oficer i lartë i MUP-it serb në Gjakovë, kriminel në
zë,
pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1990, Lubograd
Llazareviqin (1973) nga Klina, pjesëtar i MUP-it të Serbisë
prej vitit 1998, Boban Llazoviqin (1976) nga Peja, pjesëtar i
MUP-it të Serbisë prej vitit 1998, thuhet se janë vrarë
më 21
prill 1999 në Mejë të Gjakovës.
Vetëm një javë më vonë Meja e Korenica do
të bëhen
kasaphanë e mbi 500 civilëve shqiptarë, nga ana e forcave
serbe, mbetje eshtrash të të cilëve në grupe të
vogla tash sa
vjet po i kthejnë nga varrezat masive në Serbi. Sipas
dëshmitarëve okularë, në masakrën e Mejës
vetëm gruaja e
Millutin Prashçeviqit, i ka ekzekutuar dhjetë civilë
shqiptarë.
Serbia ka spekuluar shumë se Masakra e Mejës dhe
Korenicës Golgota Shqiptare,* ka ndodhur në shenjë
* Më 27 prill 1999, brenda një dite, vetëm për
disa orë, jo më shumë se brenda dy kilometrash
distancë midis fshatrave Mejë dhe Korenicë, u zhdukën
500 civilë shqiptarë. (Engjëll I.
Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës, botoi SHB Gjon
Nikollë Kazazi, Gjakovë,
2001, f. 23).
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
61
hakmarrjeje për vrasjen e kryekriminelit Prashçeviq dhe
bashkëvepruesve të tij. Një pohim i tillë assesi
nuk mund të
jetë i qëndrueshëm. Sepse, sipas mbamendjes historike,
masakrat çnjerëzore serbe mbi popullatën civile shqiptare,
ishin tragjedi të stërpërsëritura dhe se metodat
e veprimit të
politikës terroriste të Serbisë ndaj shqiptarëve
janë të
përcaktuara qartë në elaboratet serbe të Çubrilloviqit,
Andriqit, Qosiqit e viqëve të tjerë. Vetëm në
elaboratin* e
Vasa Çubrilloviqit, kaptina të tëra i kushtohen rripit
të
kufirit me atdhe Kosovë - Shqipëri, pikërisht
Rekës së
Keqe. Këtu niset plani Patkua. Projekti saktëson
mënyrën
se si duhet dëbuar popullin, se si duhet djegur
vendbanimet, se si duhet vrarë të rinjtë, se si duhet
masakruar popullatën për të mos patur dëshirë
kurrë më të
kthehen në trojet e veta dhe si duhet të dëbohen përtej
Bjeshkëve të Nemuna.40 Për realizimin e kësaj
platforme
antishqiptare, pavarësisht nga mjetet dhe metodat që do
të
përdoreshin, ai që do ta zgjidhte me sukses çështjen
e
asgjësimit të shqiptarëve nën Jugosllavi do
të bënte vepër
të pavdekshme për popullin serb.41
Masakra e Mejës qëlloi shumë e vonshme, në destinacionin
e krimit të paevitueshëm. Masakra kishte filluar më
herët, shumë kohë para vrasjes së famëkeqit
Prashçeviq. Më
* Shih gjerësisht Elaboratin e dr. Vasa Çubrilloviqit
me titull Shpërngulja e shqiptarëve, të
vitit 1937.
40 Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës,
vep. e cit. më lartë, f. 44-45.
41 Shih gjerësisht F. Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e Dorës
së Zezë serbe në trojet
shqiptare, vep. e cit., f. 277.
Fetnete Ramosaj
62
14 prill 1999, në Mejë e Bizhtazhin, kolona e cila largohej
nga Gjakova drejt Shqipërisë, ndalohet nga policia serbe.
I
kamuflojnë kinse janë policë pasi që policët
serbë hyjnë për
një çast në mesin e tyre. Aeroplanët e NATO-s
shtiejnë mbi
këta civilë, duke menduar se janë policë dhe ushtarë
serbë.
Pastaj, policët serbë bëjnë vrasje të dyfishtë,
duke qëlluar
me armë nga të gjitha anët mbi ta. Nga ky organizim,
vdesin në Meje e Bishtazhin afro 100 veta, të gjithë
gra,
fëmijë dhe meshkuj - civilë të pa armatosur.42
Kishte më shumë se një vit që forcat ushtarako-policore
e
paramilitare serbe kryenin masakra çnjerëzore gjithandej
Kosovës. Është paraqitur një sarkazmë publike
e policisë
terroriste serbe, që arsyetohej se masakra e Mejës
është
bërë në shenjë hakmarrjeje pas vrasjes së
kryekriminelit
Prashçeviq. Vrasja e Prashçeviqit i paska frymëzuar
të
shfrenohen, duke prerë dhe djegur shqiptarët e Meje -
Korenicës. Gjatë masakrës është përmendur
emri i
Prashçeviqit, kanë këlthitur bishat gjakpirëse
se si po
hakmerreshin për të. Ata vërtet kishin pse të
brengoseshin
se sdinte askush të urrente shqiptarët më shumë
se
Prashçeviqi. Por masakra nuk ka ndodhur për shkak të
hakmarrjes për të. A kanë ndodhur vallë masakrat
në
Prekaz, Qirez, Likoshan, Reçak, Abri, Çyshk, Pavlan,
Zahaq, Krushë, Celinë, Bellacërkë, Lybeniq, Kralan...
për
shkak të Prashçeviqit?!43
42 Shih gjerësisht Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes dhe
e Korenicës, f. 27, 43-44.
43 Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes
, vep. e cit., f.
26.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
63
Kështu, vetëm një muaj para kësaj masakre çnjerëzore,
më 25 e 26 mars 1999, nga forcat serbe në Gjakovë,
në krye
të të cilave ndër më të tmerrshmit ishte
vet Millutin
Prashçeviqi, ekzekutohen 57 civilë. Ditën e parë
të sul-meve
të NATO-s, në shenjë hakmarrjeje, vriten 20 burra në
Goden, 6 në Çarshinë e Vjetër, 17 në rrugën
e Cërpanës dhe
9 në lagjen rrëzë Çabratit, ku i dogjën
të gjitha shtëpitë e
saj.44 Më 25 mars, vritet atdhetari Mark Malota, derisa po
dilte nga zyra e partisë politike ku vepronte. Po këtë
ditë,
në oborrin e shtëpisë së vet vritet edhe piktori
Shefqet
Pruthi. Vrasjet e tyre ishin vrasje me para-mendim, ngase
shquheshin si intelektualë, si krijues të vetëdijes
për liri
kombëtare, ashtu siç ndodhi edhe me intelektualë
të tjerë në
qytete të ndryshme të Kosovës. Më 27 mars, vranë
dr. Izet
Himën. Shtatë të tjerë i vranë në Bllokun
e Ri. Ua zhdukën
kufomat e ua dogjën shtëpitë. Më 1 e 2 prill,
100 veta
zhduken dhe vriten nëpër të gjitha rrugët e lagjes
së
Stacionit të Autobusëve, pastaj rrugës përreth
Gjyqit deri në
rrugën Asim Vokshi.45 Këso kohe masakra të
tmerrshme
me përmasa të gjëra ndodhin edhe në Kralan të
Gjakovës,
në Beleg të Deçanit, në Lybeniq të Pejës
e gjetiu nëpër
Kosovë.
Më 2 e 3 prill 1999, forcat serbe të cilat arritën
të
depërtojnë në Kralan, ku ishin tubuar mbi 30 mijë
të
zhvendosur nga komuna e Klinës, Mitrovicës, Skënderajt
44 E. Berisha, Masakra e Mejes
, vep. e cit. më lartë,
f. 26.
45 Po ai, po aty.
Fetnete Ramosaj
64
etj. Ndanë nga familjet e tyre mbi 100 meshkuj të moshës
15
- 55 vjeçare, të cilët i ekzekutuan dhe masakruan
në format
më sadiste. Prej datës 19 deri më 24 prill 1999 forcat
serbe
në afërsi të Urës së Rakovinës dhe asaj
të Meqes
pandërprerë kanë djegur kufoma të cilat i sjellnin
me
traktorë nga Kralani e Kpuzi. Për pesë ditë me
radhë, në ato
vende bashkë me kufomat kanë djegur goma të
automjeteve të ndryshme. Një gjë e tillë është
bërë me
qëllim që t'i zhdukin gjurmët e masakrës dhe viktimat
t'i
paraqesin si viktima të sulmeve ajrore të NATO-s.
Në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës,
më 20
qershor 1999, janë zbuluar disa varre masive apo më mirë
të
themi krematoriume të tmerrshme, ku forcat serbe kanë
ekzekutuar mbi 100 civilë shqiptarë, kufomat e të cilëve
më
pastaj i kanë djegur me vaj ushqimor për të humbur
gjurmët e krimeve çnjerëzore. Vetëm në
lagjen e Brahim
Zenunëve të Kralanit, shihen gjurmët e 11 varreve masive,
ku janë ekzekutuar nga 15-20 civilë shqiptarë. Gjurmë
të
tilla të kufomave të djegura, si kafka, eshtra gjymtyrësh,
dhëmbë, rroba të djegura e gjurmë gjaku shihen
kudo në
vendet ku është bërë ekzekutimi i civilëve
shqiptarë.
Gjurmë të tilla ka në oborrin e shtëpisë
së Shaban Kapllan
Zenunit, në oborrin e shtëpisë së Brahim Isuf
Zenunit, në
shtëpinë e rrënuar të Muharrem Pajazitit, në
shtëpinë e
Sadri Xhemë Kadriajt, në livadhin e Kadri Metës, në
dy
vende në livadh të Muharrem Pajazitit, në njërin
vend
kufomat janë djegur me raki, pastaj në oborrin e shtëpisë
së
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
65
Ramë Miftarit, në rrugicat e kësaj lagjeje, në
bunarin e
Brahim Zenunit, të Imer Pajazitit, të Muharrem Pajazitit
etj.46
Mujë Gërvalla (70) nga Duboviku, komuna e Deçanit,
është masakruar nga forcat serbe gjatë ofensivës
së muajit
prill 1999 në oborrin e shtëpisë së tij. Kufoma
e tij është
gjetur më 21 maj 1999. I kishte të këputura me sopatë
kokën, duart, këmbët e gjymtyrët tjera të
trupit. Disa pjesë
të trupit nuk iu gjetën fare.
Sylejman Dushi, 30-vjeçar nga Klina, baba i gjashtë
fëmijëve, më 26 mars 1999, është ekzekutuar
nga forcat
serbe para syve të anëtarëve të familjes së
vet. Duke i parë
forcat serbe duke ia ekzekutuar të birin, vdiq në vend e
ëma
e tij, Zyryfe Dushi, 58-vjeçare.
Më poshtë do të përmendim masakrën makabre
që
kryen forcat serbe në shtëpinë e Mehdi Vejsës*
dhe në
familjen Haxhia në Gjakovë. Tmerri që ndodhi në
bodrumin e shtëpisë së Mehdi Vejsës së ndjerë
është
dëshmia më autentike dhe më rrëqethëse. Përmasat
makabre të kësaj masakre smund ti përthekojë
mendja e
shëndoshë njerëzore. Aty ndodheshin: gruaja e Mehdiut,
Fetije Gashi-Vejsa (60-vjeçare), gruaja e djalit të saj,
Lulzimit, Tringa Hani Hoxha-Vejsa (30-vjeçare), e ëma
e
Tringës, Shahindere Nushi-Hoxha (55-vjeçare), motra e
46 Kosova Press, 20 qershor 1999.
* Shih fotografinë e kriminelëve serbë në krye
me Millutin Prashçeviqin, në shtojcën Faksimile
e fotografi në fund të këtij libri, të cilët,
sipas dëshmitarëve, janë fotografuar pasi që kryen
masakrën mbi familjen Vejsa, më 2 prill 1999.
Fetnete Ramosaj
66
Tringës, Flaka Hani Hoxha (15-vjeçare), fëmijët
e Tringës,
Rita Lulzim Vejsa (2-vjeçare), Arlind Lulzim Vejsa (5-
vjeçar), Marigona Lulzim Vejsa (9-vjeçare), Dorina Lulzim
Vejsa (11-vjeçare). Në bodrum ndodhej edhe vajza e Fetijes
dhe Mehdi Vejsës, Valbona, (38-vjeçare), e martuar me
Behar Haxhiavdinë me fëmijët: Doruntinën (3-vjeçare),
Egzonin (5-vjeçar) dhe Rinën (7-vjeçare). Pos këtyre
në
bodrum ndodhej edhe Valbona Valdet Byci-Caka (34-
vjeçare), gruaja e Ali Xhemil Cakës, me tri vajzat e saj
Dionën (2-vjeçare), Delvinën (7-vjeçare),
Dalinën (14-
vjeçare) dhe djalin e saj Drenin (9-vjeçar), Hysen Shaban
Gashi (53-vjeçar), Mandushe Lutfi Nuqi (52-vjeçare)
dhe
nëna e saj Shirine Lama-Nuqi (73-vjeçare). Gjithsejt në
bodrum ndodheshin 21 veta: një mashkull i moshës
madhore, 7 gra të moshave prej 30 - 73 vjeçare dhe 13
fëmijë
prej moshës 2 - 15 vjeçare. Në të gjithë
këtë masë fëmijësh
dhe grash kanë shkrepur rafale automatikësh dhe pasi i
kanë vrarë ia kanë futur flakën shtëpisë.
Nëpër tym e flakë
Dren Ali Caka (9-vjeçar, i plagosur me dy plumba në
krahëror) ka arritur të dalë nëpër dritare
dhe të shpëtojë,
por nuk ka mundur ta nxjerrë prej aty edhe motrën e tij
të
vogël Dionën 2-vjeçare, e cila kërkonte ndihmë
nga ai.
Diona u dogj e gjallë. Është rrënçethës
rrëfimi i Drenit të
plagosur, i cili kur po dilte nëpër dritare e kishte lënë
motrën e vogël duke kërkuar ndihmë nga ai: Bacë,
merre
çikën!.47
47 Kadrush Radogoshi, Dëshmi për vrasjet e persekutimet
dhe për djegien e Gjakovës në
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
67
Sipas një statistike, asnjë fëmijë në botë
nuk ka parë në
një gjysmë ore më shumë vdekje se sa Dreni. Ai,
në
grumbullin e fëmijëve mbeti gjallë për fat, por
edhe në saje
të zgjuarsisë së tij. Me krah të plagosur bëri
sikur kishte
vdekur, kaloi përmes këmbëve të gjaksorëve
të tërbuar,
kapërceu dritaren dhe arriti te halla e tij. Të vdekura
i la
nënën Valbonën, motër Delvinën, Dalinën
dhe Dionën...48
Në masakrën e kryer më 2 prill 1999, në lagjen
e Stacionit
të Autobusëve në Gjakovë, në familjen Haxhia,
forcat
pushtuese serbe vranë vëllezërit Hasan (49-vjeçar)
e Adem
(46-vjeçar) Ali Haxhia, djemtë e Ademit, Beratin (17-vjeçar)
e Gëzimin (26-vjeçar) dhe gruan e Hasanit, Myzafere Murat
Haxhiun (49-vjeçare). Ndërsa familja e Januz Canës
(72-
vjeçar) e përbërë nga gruaja e tij Ganimete
(Rexha) Cana
(60-vjeçare), vajza Shpresa (43- vjeçare) dhe djali
Fatmiri
(41-vjeçar). Pasi i masakruan i dogjën së bashku
me
shtëpinë. Kjo familje u zhduk pa lënë asnjë
pasardhës. U
vra Afërdita Deda - Demjaha me të birin Ylberin, të
cilin e
masakruan me thika në gjumë e pastaj e tërhoqën
zvarrë
dhe e varën në shtyllën elektrike. Për këtë
masakër
dëshmitari okular Agron Nagavci, ndër të tjera thotë:
Natën kritike forca të shumta policore dhe para-militare
(60
sish) kishin rrethuar lagjen tonë pas mesnatës në mes
1 e 2 prillit
1999. Ngjarjen e kam shikuar nga kati i dytë i shtëpisë
sime, e cila
pranverën e vitit 1999, fejton 1, Zëri, 17 janar
2005, f.19; Engjëll I. Berisha, Masakra e
Mejes
, vep. e cit., f. 26.
48 E. Berisha, po aty.
Fetnete Ramosaj
68
gjendet në këtë lagje. Aksioni ka filluar me sinjalizimin
e bërë nga
komandanti i policisë së Gjakovës, N. P., i cili e
ka ndezur
shkrepsën. Posa e morën sinjalin, policët ndezën
dritat e
automjeteve për të ndriçuar terrenin. Ndezja e dritave
më ka
mundësuar ti identifikoj pjesëmarrësit e krimeve
të asaj nate. Ata
ishin kryesisht banorë të kësaj lagjeje, ishin fqinjtë
tanë, disa prej
tyre i kisha shokë të fëmijërisë me të
cilët kisha raporte të mira
deri atë natë. Ata nuk hezituan të vrisnin mbi 60 veta,
të digjnin
më shumë se 100 shtëpi dhe banorët e tyre ti
përzënin për në
Shqipëri.49
Se civilët serbë kanë bërë krime edhe më
të mëdha se
armata terroriste serbe, u vërtetua menjëherë pas luftës,
nga
dëshmitë e të gjithë atyre shqiptarëve që
kishin pësuar nga
dora gjakatare serbe. Kudo që ka pasur masakër, familjarët
përmendin emrat e fqinjëve të tyre serbë. Në
bazë të
shpjegimeve të familjeve të dëmtuara, më se 60
për qind të
krimeve janë kryer nga serbët vendorë civilë.
Ata u
mobilizuan në bandat paramilitare.50 Lagjja Brekoc, ishte e
banuar me 10 për qind serbomalazezë. Me rastin e bombardimeve
të NATO-s të gjithë u uniformuan. Po ashtu,
Lagjja Piskotë, kishte të njëjtën pozitë
dhe po ashtu të gjithë
u bënë policë. Në policë u shndërruan
po ashtu edhe të
gjithë banorët serbë të lagjes së ashtuquajtur
Rruga e
shkijeve.51
49 K. Radogoshi, Dëshmi për vrasjet e persekutimet dhe për
djegien e Gjakovës
, fejton,
Zëri, 17 janar 2005, f.19.
50 Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës,
vep. e cit., f. 40.
51 E. Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës, vep. e cit.,f.
40-41.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
69
Pas masakrës së Meje-Korenicës, dëshmitarët
ofrojnë
prova konkrete dhe emra konkretë serbësh që deri atëherë
ishin njohur në Gjakovë si qytetarë civilë, që
do të thotë, të
gjithë sa ishin nga Brekoci dhe Piskota, janë parë
të veshur
me uniforma paramilitarësh, madje as nuk janë maskuar
fare. Më të vrullshëm ishin serbët nga Brekoci,
pasi ata
njihnin të gjitha qëndrimet politike të shqiptarëve
të Meje-
Korenicës, si dhe nga diku ishin informuar për hollësira
të
tjera, kështu që ata e dinin me përpikëri kush
ku ndodhet.
Ata kishin kryer punën me efikasitet, kishin njohuri
të
sakta për secilin, si dhe kishin komandë si të vepronin
me
akëcilën familje shqiptare. Meqë kishte komandë,
vërtetohet
se krimi ishte programuar diku më lartë. Nëse
nuk
dihen ata më lartë në Beograd, kriminelët
lokalë serbë
dihen me emër e mbiemër. Familjet e shqiptarëve të
dëmtuar kanë deponuar emrat e kriminelëve, duke ofruar
deklarata me shkrim në Këshillin për Mbrojtjen e të
Drejtave e të Lirive të Njeriut.52
Për policin Dushan Karanoviq (1965) nga Rajnovci,
komuna e Bihaqit, pjesëtar rezerv i MUP-it të Serbisë
prej
vitit 1994 thuhet se është vrarë më 1 maj 1999
në rrugën
Jabllanicë Raushiq Pejë, afër fshatit
Llugaxhi; Dragan
Kliçkoviq (1964), pjesëtar i MUP-it të Serbisë
prej vitit 1984,
i vrarë më 4 maj 1999 në luftime në Prapaçan
të Deçanit;
Jovan Otasheviq (1977) nga Plava, i vrarë më 4 maj 1999
në
52 Po ai, po aty.
Fetnete Ramosaj
70
luftimet e zhvilluara fshatin Savino-Vodë të Pejës.
Ndërkaq
në përleshje në mes të forcave policore serbe
me njësitë e
UÇK-së, më 8 maj 1999, në Baran të Poshtëm,
të komunës
së Pejës janë vrarë policët: Momçillo
Miçunoviq (1945),
pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1981; Stanisha
Ristoviq (1970), pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej
vitit 1996;
Srgjan Cvetkoviq (1973), pjesëtar rezervë i MUP-it të
Serbisë prej vitit 1997; Radosav Simonoviq (1950), pjesëtar
rezerv i MUP-it të Serbisë prej vitit 1998 dhe Vitomir
Popoviq (1954), pjesëtar rezervë i MUP-it të Serbisë.
Polici Goran Radeka (1967) nga Zemuni, pjesëtar i MUPit
të Serbisë prej vitit 1986 thuhet se është vrarë
më 8 maj
1999 në luftimet e zhvilluara në fshatin Trubuhovc të
Pejës.
Nga ana e UÇK-së në luftimet e zhvilluara
në Trubuhovc
kanë rënë dëshmorë: Muharrem Sejdi Morina
(1941), Ragip
Qaush Morina (1966), Mustafë Tahir Shabani (1960), Bujar
Rrahman Neziri (1978), Xhelal Zenun Morina (1980), Emin
Mic Berisha (1945), Hysni Emin Berisha (1979), Afrim Isë
Berisha (1976), Përparim Muhamet Berisha (1981), Ajet
Rexhep Rrahmani (1973), të gjithë nga fshati Trestenik i
Pejës si dhe Esat Ali Shabani (1966), nga Sferka e Thatë,
Nexhat Adem Bajrami (1968), nga Sferka e Thatë,
Muharrem Haxhi Gashi (1977), nga Ruhoti, Bekim Sefer
Mavraj (1977), nga Staradrani dhe Ibish Daut Mavraj
(1963) nga Staradrani; Polici Goran Jojiq (1976) nga Novi
Sadi, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1995
thuhet se
është vrarë më 15 maj 1999 në Kralan të
Gjakovës. Nga
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
71
ana e UÇK-së, në luftimet e zhvilluara në Kralan,
më 15
maj, ka rënë dëshmor Sadri Rrustem Shala (1972), nga
Cermjani i Gjakovës, i goditur me predhë minahedhësi;
Polici Dragan Milenkoviq (1964), Beograd, pjesëtar i MUPit
të Serbisë prej vitit 1994, thuhet se është vrarë
më 12 maj
1999 në Lugun e Zi të Klinës; Dragan Rokviq (1972),
Zrenjanin, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit
1993, i vrarë
më 23 maj 1999 në afërsi të fshatit Zhebel të
Gjakovës. Të
njëjtën ditë në këtë vijë të
luftimeve (në Kralan), është vrarë
pjesëtari i UÇK-së Blerim Ali Ahmeti (1981) nga Kralani
i
Gjakovës; Për policët Dragan Shoshkiq (1965), Kliçinë,
Pejë, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit
1990, Zvonimir
Shoshkiq (1953), Prishtinë, pjesëtar rezervë i MUP-it
të
Serbisë prej vitit 1988, Jovan Stojanoviq (1961), pjesëtar
rezervë i MUP-it të Serbisë prej vitit 1998, thuhet
se janë
vrarë në luftimet e zhvilluara në Kliçinë
të Pejës, më 26 maj
1999; Kosta Labus (1961), pjesëtar i MUP-it të Serbisë
prej
vitit 1980, i vrarë më 30 maj 1999 në komunën
e Deçanit;
Radovan Tanoviq (1969), Gostil, Çajetina, pjesëtar i MUP-it
të Serbisë prej vitit 1991, i vrarë më 5 qershor
1999 në
luftimet e zhvilluara në Jabllanicë të Gjakovës;
Bogdan
Tiragiq (1962), Banja Llukë, pjesëtar i MUP-it të Serbisë
prej
vitit 1981, i vrarë më 6 qershor 1999 në luftimet e
zhvilluara
në vijën e frontit në Irzniq të Deçanit.
Vetëm prej datës 24 maj 1999, në luftime me forcat
serbe
në vijat e para të frontit nga ana e UÇK-së
kanë rënë
dëshmorë dhjetëra luftëtarë të UÇK-së:
më 24 maj 1999,
Fetnete Ramosaj
72
trekëndëshin kufitar Kosovë Mal i Zi
Shqipëri, në
Bjeshkë të Bogiqes, janë vrarë në pritën
e ushtrisë jugosllave
derisa po tranferonin për shërim disa të plagosur:
Përparim
Ismet Ferizaj (1979) nga Kodralia e Deçanit, Valiant Nijazi
Ferizaj (1975) nga Kodralia, Fehmi Nazif Demiqi (1972), nga
Abria e Epërme, Përparim Qazim Shala (1982) nga
Prapaçani, Nuredin Mehmet Gërvalla (1977), nga Krysheci
i
Pejës, Nazmi Osman Gradina ( 1973), nga Dashinoci i
Deçanit, Islam Rexhep Krasniqi (1957) nga Piskota e
Gjakovës, Xhavit Ramadan Islami (1964) nga Piskota e
Gjakovës, Naim Halil Berisha (1977) nga Sferka e Thatë,
komuna e Pejës; Limon Morina nga Drenoci i Malishevës;
janë vrarë edhe të plagosurit: Hajrush Avdullah Demaj
(1974), nga Dobrusha e Istogut, Metë Lush Krasniqi (1972)
nga Turjaka e Pejës, Hysen Mon Mehmeti (1967) nga
Gjakova, Nimon Bajram Musaj (1953) nga Kodralia e
Deçanit. Shumica prej atyre që kishin mbetur gjallë
janë
ekzekutuar në afërsi nga forcat serbe, të cilat më
vonë i
kanë grumbulluar dhe djegur kufomat e tyre.* Këtu ishin
plagosur edhe disa luftëtarë të tjerë, në
mesin e të cilëve
Sali Muhamet Ferizaj (1980) nga Kodralia e Deçanit.
Salihu i plagosur arrin të kthehet prapa. Pas gjashtë ditë
rrugëtimi, pa ndihmën e askujt, arrin deri në fshatin
Strellc
të Poshtëm ku bie në kthetrat e policisë serbe
të Stacionit
* Mbetje të eshtrave të këtyre të vrarëve
janë gjetur në varrezën masive në Petrovo Sello
të
Serbisë. Eshtrat e disave janë kthyer dhe varrosur në
Kosovë gjatë viteve 2003-2004, por jo të
gjithë.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
73
Policor të Deçanit. Vinko Armush, inspektor i MUP-it serb
bashkë me suitën e tij vrastare, e mbysin me torturë.
Atij ia
kishin vënë një qese najloni në kokë dhe
e kishin hedhur në
një bunar të Strellcit të Poshtëm, duke ia gjuajtur
përmbi
mbi 100 blloka të çimentos.53 Trupi i Salihut u gjet në
fund
të muajit korrik 1999 dhe u varros në vendlindjen e tij
në
Kodrali.
Më 25 maj 1999, në vendluftimin në Kodër të
Gllavicës,
mes fshatrave Vranoc e Buçan janë vrarë pjesëtarët
e UÇKsë:
Muharrem Sadri Kelmendi (1950) nga Peja, Ardian
Xhemajl Kelmendi (1980) nga Kosuriqi, Islam Sali Berisha
(1978) nga Çallapeku dhe Fetah Adem Selca (1971), nga
Barani i Pejës; në Bjeshkë të Haxhiajve janë
vrarë Hilmi
Osman Bërdynaj (1966) dhe Avdi Smajl Bërdynaj (1955);
Më 26 maj 1999, në afërsi të fshatit Shaptej në
pritën e
forcave serbe derisa po bënin transferimin e të plagosurve
janë vrarë pjesëtarët e UÇK-së: Luan
Isuf Qerimaj (1980),
nga Gllogjani i Deçanit, epror i Brigadës 131, Rexhep
Ali
Tafa (1973), nga Beci i Gjakovës, epror i Brigadës 132,
Haki
Ali Krasniqi (1959), nga Vranoci i Pejës dhe Bislim
Muharrem Aliaj (1970), nga Dujaka e Gjakovës; Më 27 maj
1999, janë vrarë luftëtarët: Hajrush Mehmet Elezaj
(1973)
nga Radavci i Pejës, Feriz Hasan Blakaj (1964), nga Vrella e
Istogut, të vrarë në Vrellë. Më maj 1999
janë vrarë edhe
luftëtarët Hamdi Bilall Çeta (1972), nga Trubuhoci
i
53 Deklaratë e familjarëve të Sali Ferizajt.
Fetnete Ramosaj
74
Istogut, i vrarë në fshatin Kashicë dhe Menhend Osman
Dervishaj (1974), nga Zabllaqi, i vrarë në fshatin Osdrim
të
Pejës; Arsim Hamdi Përgjegjaj (1976), nga Lumbardhi, i
vrarë në Lumbardh të Deçanit; Më 28 maj
1999, në luftimet
e zhvilluara në Dashinoc të Deçanit, është
vrarë Sinan
Haradin Morina (1968), nga Rigjeva e Klinës; Më 1 qershor,
në përleshje me forcat serbe në Lumbardh të Deçanit
janë
vrarë Patriot Dan Berisha (1982), nga Piskota e Gjakovës
dhe Arton Adem Lekaj (1983), nga Lumbardhi; Më 3
qershor, në luftime në Gërgoc është vrarë
luftëtari Selim
Qerim Salihu (1963) nga Gërgoci; Më 5 qershor, në vijën
e
frontit Dashinoc-Lumbardh vritet luftëtari Jeton Idriz
Dedushaj (1975) nga Peja; Më 6 qershor, në vijën e
parë të
frontit Ratishë Dashinoc bien dëshmorë Burim
Sadik
Mustafaj (1977) dhe Shpend Zeqë Malaj (1969) nga
Gllogjani, eprorë të Brigadës 131. Ndërkaq, më
7 qershor,
vdes nga plagët e marra tri ditë më parë në
luftime me
forcat serbe në Dashinoc, Enver Malë Dobraj (1968), nga
Carrabregu.
Polici Millorad Bullatoviq (1969), nga Llukavci i Begut,
komuna e Istogut, pjesëtar i MUP-it të Serbisë, thuhet
se
është vrarë në qershor të 1999 në fshatin
Savino-Vodë,
komuna e Pejës; ndërkaq Radomir Bukumiroviq (1958),
Cigë, Pejë, pjesëtar i MUP-it të Serbisë
prej vitit 1981, i vrarë
në qershor të vitit 1999 gjatë luftimeve të zhvilluara
në
fshatin Radavc të Pejës, etj.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
75
Të dhënat e mësipërme për humbjet e forcave
policore
serbe, të paraqitura në këtë publikim, u referohen
raporteve
të MUP-it serb të Deçanit, Pejës e Gjakovës
drejtuar
organeve më të larta të MUP-it serb në Prishtinë
e Beograd,
të botuara por edhe të lansuara në adresa interneti.
Prandaj,
si të tilla ato përmbledhin vetëm rastet e vrasjeve
e
plagosjeve në radhët e policisë serbe, pa përfshirë
humbjet
në radhët e UJ-së dhe njësive paramilitare serbe,
që kanë
marrë pjesë gjatë tërë kohës në
të gjitha luftimet.
Fetnete Ramosaj
76
PJESA E DYTË
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
77
KRIMET QË KA BËRË VET, SERBIA UA
MVESHË TERRORISTËVE SHQIPTARË
Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë
dhe dëshmi
e inteligjencës sonë natyrore. Ne gënjejmë në
mënyrë
krijuese, fantastike, inventive
Dobrica Qosiq
Serbia edhe më tutje vazhdon me manipulime. Çdo krim
që ka kryer në Kosovë është përkujdesur
tia adreson UÇKsë,
ndërkaq në raste të tjera është përkujdesur
të trumbetojë
se krimi apo krimet të jenë bërë gjithsesi për
shkak të saj
(UÇK-së). Për ti fshehur krimet e veta, mohon
edhe vrasjet
e civilëve që i ka vrarë vetë. Në këtë
drejtim, para së
gjithash, është orientuar në vrasjet e civilëve
që janë të
varrosur në Kosovë, duke dashur tua hudhë fajin
shqiptarëve për të hequr përgjegjësinë
e vet.
Çuditërisht, edhe pse e vërteta e këtyre vrasjeve
dihet
botërisht, fabrikimet, shpifjet dhe trillimet e tilla kanë
mjaftuar të bëhen lëndë për kriminalizimin
e luftës së
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithëse
pa asnjë bazë
qëndrueshmërie, argumentet e milicisë serbe
janë bërë
brum i mirë për dosje kundër pjesëtarëve
të UÇK-së. Këtë
Fetnete Ramosaj
78
mision e ka edhe faqja zyrtare në internet e Ministrisë
Serbe
të Punëve të Brendshme, njëra nga segmentet e
krimit
shtetëror serb në Kosovë. Prandaj, mirë ka thënë
Dobrica
Qosiqi se rrena është bazë e filozofisë
serbe të suksesit.
Esenca e kësaj filozofie shihet qartë edhe në adresën
në
internet http://www.mup.sr.gov.yu.
Është karakteristikë se, pas luftës në Kosovë,
më së
shumti janë diskutuar krimet që nga qarqe të
caktuara i
janë mveshur UÇK-së. Madje, dëshmitë kundër
saj, janë
stimuluar në mënyra nga më të ndryshmet, ndërsa
krimet
serbe është tentuar dhe po tentohet të lihen në
harresë.
Në kohën kur nga bashkësia ndërkombëtare
janë
identifikuar vendet e varrezave masive të shqiptarëve, të
zhvarrosur e të rivarrosur shumë herë, propaganda serbe,
për ti fshehur gjurmët e krimit, tenton të krijojë
paralelizma
të tilla te shqiptarët dhe në mungesë faktike
të
varrezave masive serbe të gjenden individë të cilët
do të
akuzoheshin për krime lufte. Aq më tepër kur shumica
e
shqiptarëve të akuzuar inkriminohen për krime
të kryera
ndaj bashkëkombasve të vet.54
Fatkeqësisht, në grackën e shpifjeve e manipulimeve
serbe ka rënë edhe një pjesë e bashkëkombasve
tanë që,
edhe nëpërmjet komisioneve të ngritura kundër
UÇK-së,
edhe nëpërmjet shpifjeve shpeshherë të paguara
me çmime
54 Mr. sc. Muhamet Malaj, UNMIK-u ndërmjet të sotmes dhe
të ardhmes së Kosovës,
Fokusi, 2 prill 2004, f. 19.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
79
tepër të larta, kanë bërë punën e Serbisë,
duke punuar
kundër vetvetes.
Qarqe të caktuara, që nga përfundimi i luftës,
por edhe
gjatë saj, janë përfshirë në fushatë
denigruese, me tendenca
të hapura politike kundër UÇK-së, dhe nuk kanë
bërë asgjë
tjetër, pos që, me çdo kusht janë përpjekur
të rrënojnë çdo
gjë, të denoncojnë e të shpifin tmerrësisht
kundër çdo
pjesëtari të saj. Në saje të këtyre shpifjeve,
burgjet e Kosovës
janë mbushur me ish-pjesëtarë të UÇK-së.
Në bankat e të
akuzuarve, në vend të kriminelëve, janë djemtë
e UÇK-së,
të cilët janë akuzuar, janë gjykuar e janë
dënuar pa arritur të
argumentohen nga gjykatat ndërkom-bëtare as faktet
më
elementare të akuzave që u ngarkohen. Dhe kjo bëhet
thuajse UÇK-ja duhet të përgji-gjet për krimet
dhe
gjenocidin e makinerisë serbe të bërë në
Kosovë. Janë farsa
thëniet e stërpërsëritura se këto aktgjykime
janë të
organizuara kundër individëve e jo kundër UÇK-së.
E
vërteta qëndron ndryshe. Po akuzohet e gjykohet tërë
UÇKja,
po gjykohen edhe të rënët, edhe të gjallët,
po gjykohet
çdo shqiptar që ka bërë sadopak për lirinë
e vendit të vet,
po gjykohet edhe aleatja e saj NATO-ja, që ishte krah
i
UÇK-së në luftën për liri të Kosovës.
Jo rastësisht po
tentohet të tërhiqen paralele për bashkëpërgjegjësi
për
luftën e zhvilluar në Kosovë, të tërhiqen
paralele ndërmjet
regjimit gjakatar pushtues serb (duke përfshirë këtu
policinë, ushtrinë, paramilitarët e civilët e
armatosur serbë),
nën dhunën e të cilit populli i Kosovës përjetoi
të gjithë
Fetnete Ramosaj
80
rrathët e ferrit dantesk. Pasojat e këtyre tendencave janë
tepër të rënda dhe të kushtueshme si për
të sotmen, ashtu
edhe për të ardhmen e Kosovës.
Krimet dhe gjenocidi serb i ushtruar në Kosovë nuk janë
të djeshme as të sotme. Ato janë shtresuar tash e më
se një
shekull, në format më të egra e më barbare. Por,
përballë
tyre, populli shqiptar bëri një qëndresë vigane
në luftë për
mbrojtje të ekzistencës, edhe pse secili regjim serb ishte
më
gjakatar se tjetri. Si rezultat i rezistenës shekullore
mbarëshqiptare, u arrit që Ushtria Çlirimtare e Kosovës
të
jetë organizimi ushtarak më i suksesshëm i shqiptarëve
tash
e dy mijë vjet, duke krijuar një realitet të ri historik
e
kombëtar, duke përfituar edhe përkrahjen e aleatëve
të
NATO-s, për ta shpëtuar popullin e vet nga zhdukja fizike
dhe Kosovën nga zhbërja gjeografike. Ky realitet për
dikë
edhe më tutje duket të jetë i papranueshëm. Edhe
më tutje
po tentohet që Kosova të mbetet përdhunisht brenda
krijesës artificiale të mbetjes jugosllave, të ashtuquajturit
Unioni Serbi-Mal i Zi (SMZ).
Deri më tani, asnjë serb nuk është përgjigjur
për vrasjet
dhe masakrimet e rreth 20 000 qytetarëve të Kosovës;
askush nuk është përgjigjur për mijëra dhunime;
askush
nuk është përgjigjur për qindra-mijëra djegie
e shkatërrime;
askush nuk është përgjigjur për dhunën, terrorin,
gjenocidin dhe dëbimin masiv të popullit të Kosovës.
Madje, askush nuk denjoi as të kërkojë falje për
të bëmat
mizore në Kosovë.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
81
SI TENTON TË SHFAJËSOHET REGJIMI
SERB PËR KRIMET E BËRA?
Po të shikohet në aspektin historik, vërtetohet se
tradicionalisht për krijimin e Serbisë së Madhe
është
ndjekur politika e mbështetur në trillime, gënjeshtra
e
dyfytyrësi, në njërën anë, krahas ushtrimit
të dhunës,
terrorit e gjenocidit të pashembullt, në anën tjetër.
Sipas
dokumenteve historike, vërtetohet se vetëm gjatë viteve
1876-1877, prej Sanxhakut të Nishit janë barbarizuar dhe
janë dëbuar me masakra 350 mijë shqiptarë. 35
mijë janë
mbytur mizorisht gjatë dëbimit nga serbët. Grabitjet
në
Sanxhakun shqiptar të Nishit kapin shumën prej 40
miliardë dollarësh.55 Masakrat dhe dëbimi i shqiptarëve
nga
Sanxhaku i Nishit u kthyen në traditë lakmuese për
politikanët e ardhshëm serbë, që e provuan në
vitet e
mëvonshme. Së fundi edhe në vitet 1998-1999.56 Knjaz
Obranoviqi, kur përgatiti ushtrinë serbe për batërdi
në viset
shqiptare të Sanxhakut të Nishit, publikoi parullën:
Çdo
shqiptar i vrarë është meritë patriotike për
ushtarin serb.
Ndërkaq, kryetari i Serbisë, Sllobodan Millosheviqi, në
prag
55 Shih librin e historianit Bilal Shimshir, Rumelien Greqleri I-II,
Istambull. (Cit. sipas S.
Krasniqit, Akademikët serbë - piromanë të Ballkanit,
pun. i cit më lartë).
56 S. Krasniqi, po aty.
Fetnete Ramosaj
82
të shekullit XXI urdhëroi terroristët shtetërorë
serbë për
batërdinë në Kosovë: Vetëm shqiptarët
e vdekur janë të
mirë për Serbinë.57 Kjo u pa qartë edhe
në luftërat
dhjetëvjeçare që u zhvilluan në tërë
hapësirën e ish-
Jugosllavisë, të cilat i shkaktoi Serbia.
Mbi pohimet absurde dhe të pabaza se Kosova është
djep i shtetit dhe i kulturës serbe, Kosova është
Serbi e
vjetër, Kosova është e drejta jonë
historike etj., u
zhvillua shovenizmi i shfrenuar serb e, së bashku me të
edhe tendenca e mistifikimit dhe e gënjimit vetëm për
ti
realizuar qëllimet shoveniste ndaj zhvillimit kombëtar
shqiptar. Këtë, çuditërisht, e ka thënë
aq bukur akademiku
Dobrica Qosiq,* ish-kryetar i Jugosllavisë, njëri ndër
shovenistët
më të tërbuar serbë dhe frymëzues i Memoran-dumit
të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të
Serbisë (1986),
në mbështetje të të cilit deri në ditët
tona u zhvillua e po
zhvillohet politika serbe, kur thotë: Gënjeshtra është
formë
e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë
57 Po ai, po aty.
* D o b r i c a Q o s i q i, më 1974 u ngrit kundër Kushtetutës
jugosllave vetëm pse u jepte
disa të drejta shqiptarëve të Kosovës, për
çka u përjashtua nga Partia komuniste. Në fillim
të
viteve 80-të, u mbushën libraritë në tërë
Serbinë me libra antishqiptarë të shkruara dhe të
botuara nga Akademia e Shkencave të Serbisë me autorë:
Qosiqin, Batakoviqin,
Bogdanoviqin, Gjuretiqin e të tjerë. Në vjeshtën
e 1981-shit, nën udhëheqjen e Dobrica Qosiqit
shumë aktivistë serbë shkruan një peticion kundër
Kushtetutës së vitit 1974. Më 1989, nën
kujdesin e Akademisë së Shkencave të Serbisë u
përpilua një raport me shpifje kundër
shqiptarëve të Kosovës. (Shih S. Krasniqi, Akademikët
serbë - piromanë të Ballkanit, pun. i
cit.).
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
83
natyrore. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese,
fantastike,
inventive.58
Për ta argumentuar faktin se Serbia me çdo kusht krimet
që i ka bërë vet në Kosovë është
përpjekur tia mveshë
UÇK-së, do të ndriçojmë disa prej rasteve
të shumta, kur
qytetarët shqiptarë janë vrarë e masakruar nga
forcat
pushtuese serbe, ndërsa autorësinë e tyre organet e
MUP-it
serb, nëpërmjet propagandës dhe agjitacionit të
servuar për
agjenturat ndërkombëtare, madje edhe me materiale të
fabrikuara, të dorëzuara zyrtarisht në gjykatat e UNMIK-ut
në Kosovë, e në Tribunalin Ndërkombëtar të
Hagës, sipas
praktikës tashmë të njohur, ia vënë në
barrë UÇK-së. Një
gjë e tillë bëhet edhe në publikimet e tyre Zloçini
albanskih terorista (1995-1998), (Krimet e terroristëve
shqiptarë 1995-1998) botim i Jedinstvo-s, Prishtinë,
janar
1999; në adresën zyrtare të MUP-it të Serbisë
http://www.mup.sr.gov.yu dhe në një varg publikimesh
tjera.
Në faqen zyrtare në internet të MUP-it të Serbisë,
emri i
Nexhmedin Elshanit, nga Osdrimi i Pejës, figuron si viktimë
e terroristëve shqiptarë. Ndërkaq, e vërteta
është
ndryshe. Nexhmendin (Adem) Elshani, i lindur më 1964, ka
qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, prej
pranverës së vitit 1998, menjëherë pas luftimeve
të
zhvilluara në marsin e atij viti në Drenicë e Dukagjin,
kur u
58 Dr.Ramiz Abdyli, Politika serbe e gjenocidi ndaj Kosovës dhe
shqiptarëve, Kosova, nr.2,
1994, f. 24; F. Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e Dorës
së Zezë serbe
, vep. e cit., f. 24.
Fetnete Ramosaj
84
kthye nga Zvicra dhe filloi stërvitjen e të rinjve të
familjes së
gjerë Elshani për luftë. Ndërkaq, prej qershorit
gjendet në
radhët e UÇK-së, në Shtabin Operativ të
Rrafshit të
Dukagjinit në Gllogjan, kur disa herë kalon kufirin
shqiptaro-shqiptar, për të siguruar armë. Merr pjesë
edhe
në Betejën e Logjës. Pas kësaj, një kontribut
të
jashtëzakonshëm dha në përcjelljen e ushtarëve
dhe të
civilëve nga zonat e Dukagjinit për në rajonin e Rugovës.
Në një detyrë të tillë, hetohet nga forcat
serbe, në pritën e të
cilave vritet më 28 gusht 1998, në Baicë të Burimit
(ish-
Istogut). Nexhmedin Elshani* është dëshmor i Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës.
Shefqet Zukaj (1945), nga fshati Beleg i Deçanit, në listat
e MUP-it të Serbisë dhe në publikimin Zloçini
albanskih
terorista (1995-1998), botim i Jedinstvo-s, po ashtu
figuron si viktimë e terroristëve shqiptarë.59
Shefqet (Curr) Zukaj ishte njëri ndër ushtarët më
të
rregullt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
në vijën e parë të
frontit në Beleg, i cili që prej angazhimit në radhët
e UÇKsë,
në prill të vitit 1998, e deri në rënie nuk e
lëshoi pushkën
nga dora, i bindur se me çdo kusht lufta duhet të fitohet.
Ai
luftoi e qëndroi i paepur deri në ofensivën e shtatorit
1998,
kur u vra në përleshje me forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe, pikërisht me datën 8 të atij muaji,
në
* Pas luftës nga dora e zgjatur serbe, Nexhmedin Elshanit, i
janë vrarë edhe vëllai Isuf Elshani
me të birin Virgjilin, të dy ish-luftëtarë të
UÇK-së. Vrasjet e tyre ende nuk janë ndriçuar.
59 Shih librin Zloqini
, f.117, ku figuron si Shefqet Zekaj.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
85
Beleg. Trupi i tij u gjet një javë më vonë. Nga
familjarët e
bashkëfshatarët u varros në varrezat e fshatit të
lindjes.
Është dëshmor i UÇK-së.
Çuditërisht, edhe mësuesi e luftëtari i UÇK-së
Gaspër
Karaqi (1961), nga fshati Ujzë i Gjakovës, gjendet në
listën e
MUP-it serb si viktimë e terroristëve shqiptarë.
Dihet se
Gaspër (Ndue) Karaqi është vrarë nga forcat serbe
më 28
janar 1999, në afërsi të fshatit Bishtazhin, derisa
po kthehej
nga rruga pas përcjelljes që ua kishte bërë luftëtarëve
të
lirisë, të cilët po shkonin në Shqipëri për
ti dërguar në
kurim disa luftëtarë të plagosur dhe për të
sjellë armatim.
Gaspri ishte i angazhuar në sektorin e logjistikës të
UÇK-së,
së bashku me vëllezërit Lleshi nga Vraniqi. Pikërisht
për
këtë ai vritet nga forcat serbe. MUP-i i Serbisë harron
se
vetëm gjatë tri ditëve, 27-29 janar 1999, bashkë
me Gaspër
Karaqin janë vrarë edhe 29 shqiptarë të tjerë
në Bishtazhin,
Goden e Rogovë të Hasit, prej tyre edhe njëzet luftëtarë
të
UÇK-së dhe nëntë civilë, banorë të
Rogovës së Hasit,
kufomat e të cilëve janë masakruar çmendurisht
dhe
çnjerëzisht po nga forcat serbe.
Disa prej banorëve të Rogovës janë marrë
nga shtrati,
derisa ishin në gjumë, dhe janë ekzekutuar.60
Njëkohësisht me Gaspër Karaqin janë vrarë:
Agron
Osman Rama (1973) Smolicë - Gjakovë; Agim Bardh Zeneli
(1962), Jabllanicë - Gjakovë; Agush Asllan Gjoci (1971)
60 Art. Dëshmi rrënqethëse për masakrën në
Rogovë të Hasit, Kosova Sot, 2 shkurt 1999.
Fetnete Ramosaj
86
Rashiq - Pejë; Hamdi Ibish Berisha (1977) Ruhot - Pejë;
Kasim Rexhep Shala (1981), Ruhot - Pejë; Sejdi Avdyl Rama
(1965) Smolicë - Gjakovë; Luan Avdi Smajli (1978),
Jabllanicë - Gjakovë; Valon Muharrem Gashi (1977) Buçan
-
Pejë; Naim Xhafer Gashi (1978) Sferkë - Klinë; Daut
Idriz
Kelmendi (1971) Drenjë - Istog; Bahtiar Avdyl Morina
(1975) Lubizhdë - Malishevë; Haxhi Hajdar Kleçka
(1976)
Kleçkë - Lipjan; Memë Zef Lleshi (1973) Vraniq
Gjakovë,
Prend Zef Lleshi (1964) Vraniq Gjakovë; Gëzim Qazim
Ademaj (1961) Ratishë - Deçan; Emrush Qaush Çeta
(1972)
Trubuhovc - Istog; Naim Halil Dreshaj (1970) Prigodë -
Istog; Sahit Abdurrahman Krasniqi (1975) Ratkoc -
Rahovec; Vesel Sejdi Avdyli (1978) Drenoc - Klinë (kufomën
e tij forcat serbe nuk lejuan që ta marrë familja), Ilir
Rexhep
Merturi (1970) Klinë, i zhdukur pa gjurmë. Janë vrarë
edhe
banorët e Rogovës së Hasit: Rrustem S. Morina me tre
djemtë: Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu,
Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala e Rifat Shala.
Kur jemi këtu, MUP-i serb harron të përmendë se
në
Bishtazhin, më 28 janar, u zu rob nga policia serbe, Gani
Shala* nga Ruhoti i Pejës, i plagosur rëndë. Sapo e
zunë,
policët serbë filluan ta rrahin e maltretojnë. E qëlluan
edhe
me tre plumba në këmbën e djathtë, duke kërkuar
nga ai që
të pranon sa serbë ka vrarë, sa herë ka qenë
në Shqipëri etj.,
derisa ia humbën vetëdijen, për të përfunduar
në spitalin e
Gjakovës, i lidhur me praga për krevati, nën përkujdesin
e
* Shih fotografinë e Gani Shalës në shtojcën Faksimile
e fotografi në fund të librit.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
87
rreptë të policëve serbë. Maltretimet dhe torturat
çnjerëzore
që ushtroi policia serbe mbi Gani Shalën* në spitalin
e
Gjakovës, edhe në prani të vëzh-guesve të
OSBE-së, atëbotë
tronditën mbarë opinionin vendor e ndërkombëtar.
Ganiu u
torturua sërish në Burgun e Pejës, të Pozharevcit,
të
Dubravës, por torturat më mizore iu bënë në
Spitalin e
Burgut Qendror (CZ) në Beograd, ku, së pari e konvertuan
me dhunë në fenë ortodokse dhe e pagëzuan me emrin
Llazar. Dymbë-dhjetë muaj e gjysmë e kanë
detyruar me
dhunë të bartë kryqin sllav. Kryqin ia kishin vizatuar
edhe
në gjoks.61
Për dy civilët shqiptarë Hajdar Kuqi (77) dhe Bekë
Shabanaj - Cacaj (70), në librin Zloçini albanskih
terorista
, thuhet: Në orët e mëngjesit
të 6 majit, në shtratin
Bistrica e Deçanit, që rrjedh nëpër vetë
qendrën e Deçanit, policia
ka gjetur kufomën e Bekë Shabanaj Cacajt (70) dhe
atë të Hajdar
Kuqit (77). Të dhënat e ekspertizës gjyqësore
flasin se këta pleq
ishin të munduar e të keqtrajtuar para se të vriteshin.
Sipas
rrëfimeve të familjeve të tyre, ata një ditë
më parë kishin shkuar
ti ruanin kafshët kah fshati i afërm Prejlep. Atje
u humb çdo
gjurmë, prandaj familjet e tyre i paraqesin këto raste në
polici.62
Ndërkaq, në faqet e internetit të MUP-it të Serbisë
nuk
ngurrojnë që ti paraqesin ata edhe si qytetarë
lojalë të
* G a n i S h a l a pas vuajtjes së dënimit prej katërmbëdhjetë
muaj e gjysmë nëpër kazamatet
serbe, dymbëdhjetë muaj e gjysmë prej të cilave
i kaloi në Spitalin Qendror (CZ) në Beograd,
u lirua më 7 prill 2000, nga burgu i Pozharevcit, në një
gjendje tepër të rëndë shëndetësore.
61 Fetnete Ramosaj, Njeriu që disa herë mbijetoi vdekjen
(bisedë me Gani Shalën), Fokusi,
nr. 62.
62 Zloçini albanskih terorista
, vep. e cit., f. 37-38.
Fetnete Ramosaj
88
Serbisë (lojalne gradjane Republike Srbije),
të vrarë nga
separatistët shqiptarë. Sipas dëshmitarëve,
familjarëve të
viktimave dhe të dhënave të KMDLNJ-së, e vërteta
qëndron
ndryshe. Pleqtë Bekë Shabanaj dhe Hajdar Kuqi, edhe pse
të shtyrë në moshë, më 5 maj 98, derisa
ishin duke kullotur
bagëtinë në fushat e tyre në Deçan, rrëmbehen
nga serbët,
keqtrajtohen dhe vriten barbarisht në afërsi të Manastirit
të
Deçanit. Gjatë ditës, në vendin ku janë
gjetur të vrarë,
vazhdimisht ka pasur lëvizje të civilëve serbë,
ndërsa katër
ditë para vrasjes barbare të tyre është raportuar
për
stacionimin e një numri të madh të paramilitarëve
serbë në
Manastirin e Deçanit, e bashkë me ta edhe njësia
paramilitare Beretat e kuqe. Atyre nuk u kanë humbur
gjurmët afër fshatit Prejlep, ku as më parë, por
as sot e kësaj
dite banorët e familjeve Kuqi dhe Shabanaj (Cacaj) nuk e
dërgojnë bagëtinë në kullosë. Pra, vendi
i vrasjes së këtyre
civilëve shqiptarë (mbi magjistralen Deçan - Pejë,
në afërsi
të manastirit) ka qenë nën kontrollin e plotë
të forcave serbe
dhe UÇK-ja nuk ka pasur asnjë qasje.63
Lidhur me vrasjen e Rifat Shalës, nga Barani i Pejës, dhe
plagosjen e të vëllait, Smajlit, në librin Zloqini...,
thuhet:
Të njëjtën ditë terroristët shtijnë
me armë te fshati Baran,
ndërmjet Pejës e Deçanit, në automobilin ku
gjendeshin Rifat dhe
Ismail Shala. Në sulm është vrarë vëllai
më i vjetër Rifati, ndërsa
Ismaili kaloi pa lëndime.64 Ndërkaq, në raportin
e KMDLNJ-
63 Të dhëna të KMDLNJ-së Deçan;
Informacion i QIK-ut, i dt. 7 maj 1998.
64 Shih Zloqini..., vep. e cit., f. 38.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
89
së në Pejë, lidhur me rastin në fjalë, thuhet:
Më 6 maj 1998,
rreth orës 00.30 nga një pritë afër fshatit Buçan
vritet Rifat Sadik
Shala * (30) nga Barani, student dhe plagoset rëndë vëllau
Smajli
profesor i Gjimnazit në Pejë dhe kryetar i nëndegës
së LDK-së në
Baran. Rifati vdes në vend ndërsa Smajli dërgohet në
spitalin e
Pejës e pastaj në Prishtinë.65
Së pari, Rifat Shala ishte vëllai më i ri, e jo më
i vjetër siç
thuhet në burimet serbe. Së dyti, Smajl Shala nuk kishte
kaluar pa lëndime, por ishte lënduar rëndë. Dhe
së treti, ky
akt barbar është kryer nga ana e forcave policore serbe
e jo
nga ana e terroristëve të UÇK-së.
Sipas shumë burimeve,
vrasja e Rifat Shalës dhe plagosja e të vëllait Smajlit,
nga
ana e forcave policore serbe, u bë për të shkaktuar
përçarje
dhe për ta penguar masovizimin e luftës dhe shtrirjen e
njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
në rajonin e Lugut
të Baranit, pasi që vëllezërit Shala për
këtë qëllim, veç
kishin vënë kontaktet me njësitë e UÇK-së
në Jabllanicë.
Edhe emri i Zymer Berishës, nga Krysheci i Pejës, sipas
MUP-it serb gjendet në listat e të vrarëve
nga terroristët
shqiptarë. Përderisa dëshmitë e palës
shqiptare, përkatësisht
të KMDLNJ-së, vërtetojnë se Zymer (Hysen) Berisha*
nga Krysheci i Pejës, 72 vjeç, baba i pesë fëmijëve,
derisa
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në
komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Rifat Shala është
i radhitur me numrin rendor 3. (Libri
Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës
,
vep. e cit. më lartë, f. 114).
65 KMDLNJ Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit
policor serb
, vep. e cit., f. 21.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në
komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Zymer Berisha, është
i radhitur me numrin rendor 21.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së
Pejës
, vep. e cit., f. 114).
Fetnete Ramosaj
90
shkonte te bagëtia, është plagosur nga forcat serbe
afër
shtëpisë së tij, e më pas është arrestuar,
ditën e ndërmarjes
së sulmit të forcave serbe kundër fshatrave të
Lugut të
Baranit, më 29 maj 1998. Pra, edhe ditën e sulmit të
forcave
serbe kundër fshatit Kryshec.66 Sulmin ndaj këtij fshati,
forcat serbe e kishin filluar që në orët e mëngjesit,
duke e
granatuar fshatin Kryshec, e veçanërisht lagjen Gërvallaj67
për të sulmuar pastaj me makineri të rëndë
e këmbësori.
Zymerin, të plagosur e tërheqin zvarrë dhe e fusin
në
automjetin e tyre. Kufoma e tij u gjet më 4 qershor, dy
kilometra mbi Pejë, në shtratin e Bistricës së
Pejës, në
drejtim të Rugovës dhe u dërgua në morgun e spitalit
të
Pejës, prej nga e mori policia serbe dhe i detyroi disa romë
që ta varrosin në varrezat e qytetit të Pejës.68
Autorët serbë
harrojnë të përmendin krimet që bënë
të njëjtën ditë në
fshatin Vranoc, po më 29 maj 1998, kur fillimisht bënë
granatimin e fshatit e pastaj depërtuan me këmbësori,
me
çrast plaçkitën dhe dogjën 18 shtëpi,
si dhe shkollën e
xhaminë e fshatit. Forcave të shumta sulmuese serbe, që
erdhën nga Peja, iu bashkua edhe policia e Stacionit Policor
të Çallapekut. Në këtë sulm i ekzekutuan
Halit Zeqë
Krasniqin, Beqir Rrustem Krasniqin e Faze Krasniqin,
66 KMDLNJ Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit
policor serb
, vep. e cit., f.29, 31.
67 Krimet e luftës në territorin e komunës së
Pejës (mars-qershor 1999), vep. e cit., f. 46.
68 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb
,
vep. e cit., f. 66.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
91
ndërsa Imer Elez Ukaj, mbytet me granatë. Kufomat e të
gjithëve i dogjën në zjarrin e shtëpive të
tyre.69
Ish-gjykatat serbe të instaluara në Kosovë, që
edhe më
tutje si të tilla e vazhdojnë aktivitetin e tyre nëpër
vende të
ndryshme të Serbisë, duke përfshirë këtu
edhe ish-gjykatën
serbe të Qarkut të Pejës (kjo e fundit, pas luftës,
e vendosur
në Nish), kanë bërë përpunimin e një
varg dokumenteve të
falsifikuara, që i kanë adresuar në adresa diplomatike,
në
internet dhe në shtypin serb, por edhe në atë ndërkombëtar,
me përmbajtje kundër UÇK-së. Njëko-hësisht
duke tentuar
që kësaj të fundit tia mveshin krimet e bëra
nga vetë
aparati shtetëror serb, të cilit i kanë takuar.
Si civil shqiptar, i vrarë nga terroristët shqiptarë,
në
burimet e MUP-it serb figuron edhe emri i qytetarit Vehbi
Mustafa (1956) nga Peja, i vrarë më 7 maj 1998 në rrugën
Kozjerr-Deçan.70 Mirëpo, sipas të dhënave të
KMDLNJ-së71
dhe familjarëve të të ndjerit mësohet se Vehbiu,*
i cili ishte
punëtor i Elektrodistribucionit të Pejës,
pas shkallëzimit
të luftës me forcat serbe, në gjysmën e dytë
të muajit prill
1998, kishte refuzuar ta vazhdojë punën dhe me kohë
i
kishte njoftuar organet përkatëse për dorëheqjen
e tij. Në
mëngjes të datës 7 maj 1998, një grup serbësh
(të njohur për
69 Krimet e luftës në territorin e komunës së
Pejës
, vep. e cit., f. 46; Kronikë e dhunës dhe
represionit policor serb
, vep. e cit., f. 29-30.
70 Zloçini
, vep. e cit., f. 116.
71 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb
,
vep. e cit., f. 65.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në
komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Vehbi Mustafa është
i radhitur me numrin rendor 4.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së
Pejës
, vep. e cit., f. 114).
Fetnete Ramosaj
92
familjarët e tij) shkojnë dhe e marrin me dhunë nga
shtëpia
për ta dërguar në vendin e punës, në Hidrocentralin
e
Deçanit. Të njëjtën ditë, duke u kthyer
nga puna, Vehbi
Mustafën e vrasin në automjetin e Elekrodistribucionit
të
Pejës. Mbase kjo vrasje është bërë për
shkak të refuzimit të
daljes në punë. Është me rëndësi të
theksohet se terreni
(vendi) në të cilin është vrarë Vehbi Mustafa
ka qenë nën
kontrollin e plotë të forcave policoro-ushtarake e
paramilitare serbe, prandaj misterin e kësaj vrasjeje ato e
dijnë më së miri. UÇK për asnjë moment
që nga fillimi deri
në përfundim të luftës nuk e ka pasë atë
pjesë nën kontroll.
Qytetarin pejan Sadri (Metë) Komoni (1933), i vrarë
ndërmjet datës 25 e 26 maj 98 nga pushtuesit serbë,
organet
serbe fillimisht e cilësojnë si qytetar lojal të
Republikës së
Serbisë, për të thënë më pas se
është vrarë nga terroristët
shqiptarë.72 Duke iu referuar të dhënave të
KMDLNJ-së në
Pejë, rezulton se Sadri Komoni* është vrarë më
25 maj 1998,
rreth orës 24, nga pjesëtarë të forcave serbe,
të cilët natën
kritike në Sadriun kanë shtënë nga një veturë
Lladë me
ngjyrë të kuqe, duke hyrë në shtëpinë
e tij, në rrugën afër
Kombinatit të Lëkurë-Këpucëve, kur po kthehej
nga fqiu i
tij. Vrasja e Sadriut, ndodhi vetëm disa orë, pas masakrës
që
72 Shih adresën në internet http://www.mup.sr.gov.yu; Zloçini
,
vep. e cit., f. 116.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në
komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Sadri Komoni është
i radhitur me numrin rendor 16.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së
Pejës
, vep. e cit. më lartë, f. 114).
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
93
forcat policore serbe kryen mbi familjen Hamzaj në fshatin
Lybeniq dhe u tërhoqën në drejtim të Pejës.73
Edhe vëllezërit Adem e Bakir Gjukaj nga Peja në burimet
e lartëcekura serbe paraqiten si qytetarë civilë
të pakicës
shqiptare të vrarë nga terroristët shqiptarë.74
Vëllezërit
Adem dhe Bakir Muhamet Gjukaj, nga lagjja Karagaç e
Pejës, janë ekzekutuar nga forcat serbe më 24 korrik
1998,
afër shtëpisë së tyre, te parku i qytetit.* Ata
u gjetën të
nesërmen në mëngjes të vrarë e të masakruar
në veturën e
tyre, në rrugë, afër Kombinatit Bujqësor në
Pejë.75 Duhet
theksuar se Ademi dhe Bakiri që në ditët e para të
shpërthimit të luftës frontale vazhdimisht kanë
furnizuar
me medikamente dhe ushqim Ushtrinë Çlirimtare të
Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit në
Gllogjan e në
vende të tjera. Siç duket, forcat serbe i kishin rënë
në gjurmë
aktivitetit të tyre, ndaj për këtë i ekze-kutuan
në mënyrën
më barbare. Vëllezërit Bakir (1967) e Adem Gjukaj (1971),
me profesion automekanikë, u varrosën më 25 korrik
në
varrezat e qytetit në Pejë. Pas përfundimit të
luftës është
ngritur kallëzim penal kundër dy serbëve, pjesëmarrës
në
vrasjen e vëllezërve Bakir e Adem Gjukaj.
73 Shih Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb
,
vep. e cit., f. 28, 66.
74 Shih adresën në internet http://www.mup.sr.gov.yu; Zloçini
,
vep. e cit., f.116.
* Këso kohe në Parkun Karagaç të
qytetit të Pejës ishin të stacionuara Njësitë
Speciale
Policore serbe të OPG-së dhe të Munja-s.
Shih foton ilustrative në shtojcën Faksimile e
fotografi.
75 Shih Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb
,
vep. e cit., f.40-41, 67.
Fetnete Ramosaj
94
SERBËT, PASI E VRASIN PLAKËN 75-
VJEÇARE, KRIMIN E SHPALLIN VEPËR
TË TERRORISTËVE SHQIPTARË
Në publikimin e Jedinstvo-s, Zloçini
albanskih
terorista (1995-1998) për plakën shtatëdhjetë
e pesë
vjeçare Gjyle Hajdari thuhet: Në fshatin Drenoc
të Klinës,
më 16 shtator 1998 është gjetur e vdekur Gjyle Hajdari
(75),
të cilën e vranë terroristët. Plaka ka jetuar
vetëm në shtëpi
dhe nuk ka dashur ta lëshojë fshatin e shtëpinë
nën
presionin e terroristëve, të cilët trupin e saj, për
ta fshehur
krimin, e kanë hedhur në bunar.76 E vërteta është
se Gjyle
(Islam) Hajdari*, nga Drenoci i Klinës, është vrarë
ditën e
ndërmarrjes së ofensivës së forcave serbe kundër
banorëve
të këtij fshati, më 28 - 29 qershor 1998, kur në
luftime për
mbrojtjen e popullatës bien edhe dy dëshmorë të
lirisë:
Jakup Sokol Agushi (1963) dhe Skënder Ymer Ademi (1947).
Eshtrat e Skënder Ademit në janar të vitit 2005 janë
kthyer
në Kosovë, pasi u gjetën në varrezat masive në
Serbi. Në
sulmin kundër Drenocit u mobilizuan edhe civilët serbë.
Plaka Gjyle Hajdari nuk kishte mundur të largohet nga
76 Zloçini
, vep. e cit., f. 81, 117.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në
komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Gjyle Hajdari, është
e radhitur me numrin rendor 41.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së
Pejës
, vep. e cit., f. 115).
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
95
shtëpia. Banorët e këtij fshati dëshmojnë
se ajo është vrarë e
masakruar nga kriminelët serbë Goran Markoviq dhe
Milovan Stepiq nga Drenoci, e pastaj është hedhur në
bunarin (pusin) e shtëpisë së vet. Kufoma e saj në
pus ka
qëndruar deri më 18 shtator të atij viti, kur është
varrosur
në varrezat e qytetit të Pejës. Rasti i vrasjes dhe
i
masakrimit të Gjyle Hajdarit nuk është i vetmi. Janë
me
qindra raste anekënd Kosovës, të vrasjeve e masakrimeve
të
pleqve, madje edhe të atyre të paralizuar kudo që kanë
hyrë
forcat serbe, të cilat, pasi i kanë ekzekutuar, disave ua
kanë
djegur kufomat në zjarr, disa i kanë hedhur në puse,
disa i
kanë lënë të digjen për së gjalli në
zjarret e shtëpive të tyre.
Edhe emri i Halil Berishës nga fshati Irzniq, komuna e
Deçanit, në publikimet e MUP-it serb figuron si qytetar
i
pakicës shqiptare i rrëmbyer dhe i vrarë nga
terroristët
shqiptarë.77 Mirëpo, një gjë e tillë
nuk qëndron.
Halil (Sadik) Berisha, i lindur më 12 dhjetor të vitit 1941,
që pas shpërthimit të luftës frontale në
rajonin e Rrafshit të
Dukagjinit, më 24 mars 1998, në Gllogjan, së bashku
me
banorët e tjerë të fshatit masovikisht i janë
përgjigjur
kushtrimit të luftës. Të gjithë banorët me
një kompaktësi të
veçantë kanë ndihmuar luftën në të
gjitha drejtimet, si në
vijat e para të frontit ashtu edhe në prapavijë. Në
këtë mes
duhet theksuar se Spitali Ushtarak i Zonës Operative të
Dukagjinit të UÇK-së ishte i vendosur pikërisht
në shtëpinë
77 Shih librin Zloçini
, vep. e cit., f. 127, dhe adresën
zyrtare të MUP-it serb në internet.
Fetnete Ramosaj
96
e Halil Berishës. E gjithë familja e gjerë Berisha
ka dhënë një
kontribut të jashtëzakonshëm sa i përket kujdesit
ndaj të
plagosurve dhe në mbarëvajtjen e punëve në spital,
pa
kursyer asgjë. Edhe Halil Berisha ka dhënë kontribut
të
çmuar në këtë drejtim, por edhe duke qenë
ushtar-rojë në
Spitalin Ushtarak që nga muaji maj deri më 11 gusht 1998.
Vritet nga forcat serbe ditën e fundit të ofensivës
së gjerë, e
ndërmarrë kundër Gllogjanit dhe fshatrave të tjera
përreth,
më 12 gusht 1998, derisa ishte duke vëzhguar shtëpinëspital.
Kufoma e tij është gjetur pas më se një muaji
në
vendin e vrasjes, pikërisht më 17 shtator 1998.
Dinë Çekajn, nga Irzniqi i Deçanit, MUP-i serb
e paraqet
si viktimë të terroristëve shqiptarë.
E vërteta është se
profesori i kimisë Dinë (Miftar) Çekaj, i lindur
më
13.3.1951, ka qenë pjesëtar i UÇK-së, i angazhuar
në Shtabin
lokal të fshatit Irzniq, prej 24 prillit 98 deri më
10 gusht të
atij viti, kur pasoi ofensiva më e rreptë e forcave serbe.
Dinë
Çekaj është vrarë nga forcat policore-paramilitare
serbe, më
23 shtator 1998, ndërmjet fshatrave Dujakë e Skivjan, derisa
po kthehej në Irzniq. Paraprakisht ishte ndaluar në punktin
e tyre në vendin e lartëcekur.
Edhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat, duke i përsëritur
vazhdimisht, duke i lansuar në drejtime të ndryshme,
tentojnë ti paraqesin si të vërteta, një
gjë e tillë nuk mund të
qëndrojë. Prandaj, nuk thuhet kot se e vërteta është
një dhe
e pamohueshme.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
97
KRIMI MAKABËR NË RAKOVINË
Në adresën zyrtare të MUP-it të Serbisë (http://www.
mup.sr.gov.yu) edhe për qytetarin Sylë Qufaj (1922), nga
Prejlepi i Deçanit, thuhet se është vrarë nga
terroristët
shqiptarë, që nuk është e vërtetë.
Plaku Sylë (Pajazit) Qufaj
është ekzekutuar nga forcat pushtuese serbe më 11 gusht
1998, gjatë ofensivës së gjërë të ndërmarrë
nga forcat
serbe.78 Kufoma e tij është gjetur më 4 tetor 1998,
me kokë të
prerë, koka në oborr e trupi brenda në shtëpi.
Edhe për Nimon Idrizajn79 nga Strellci i Epërm, komuna
e Deçanit, në burimet e lartëcekura serbe thuhet
se është
vrarë me armë zjarri nga terroristët shqiptarë
dhe se trupi
i tij është gjetur më 29 dhjetor 1998, rreth orës
8.15 min në
afërsi të ndërmarrjes Molika në Raushiq.
As ky lansim i
MUP-it dhe i mediave serbe për këtë vrasje makabre
nuk
qëndron, për arsye se pikërisht në kohën
dhe vendin ku
është vrarë Nimon Idrizaj ka qenë i vendosur njëri
prej
postblloqeve më famëkëqija të policisë e
paramilitarëve
serbë, ku janë vrarë, torturuar e arrestuar dhjetëra
shqiptarë. Nimon (Hasan) Idrizaj (1943) është ekzekutuar
më 29 dhjetor 1998 nga policia serbe, pikërisht në
punktin e
saj në Raushiq të Pejës.
78 Të dhëna të KMDLNJ-së në Deçan
dhe të familjarëve të Sylë Qufajt.
79 Në librin Zloçini
është i paraqitur
si Hasan Idrizaj, f. 118.
Fetnete Ramosaj
98
Veton Kelmendi, nga fshati Pavlan i Pejës, thuhet se është
vrarë me armë zjarri nga terroristët shqiptarë.
Ndërkaq,
duke iu referuar burimeve në terren dhe atyre të KMDLNJsë
në Pejë, del qartë se Veton (Zymer) Kelmendi* (1969),
nga
fshati Pavlan i Pejës, më 2 janar 1999, është
ekzekutuar nga
forcat policore serbe, të cilat pas krimit kufomën e tij
e kanë
hedhur në fshatin Gllaviçicë, përbri rrugës
magjistrale Pejë-
Prishtinë.80
Në faqen zyrtare të MUP-it serb, vrasjen makabre të
të
riut Blerim Balaj, nga fshati Strellc i Poshtëm, ia adresojnë
UÇK-së. Aty thuhet se Blerimi është vrarë
me armë zjarri
nga terroristët shqiptarë. E vërteta rreth këtij
rasti është se
Blerim (Avdi) Balaj (1972) nga Strellci i Poshtëm, komuna e
Deçanit, është ekzekutuar nga policia serbe më
6 janar 1999,
në punktin policor në Zall të Strellcit. Fillimisht,
policët
serbë të veshur në rroba të bardha, pasi ia kishin
rrethuar
shtëpinë, arrijnë ta zënë të gjallë
dhe e marrin me vete para
syve të nënës së tij, duke e dërguar në
punkin e policisë
serbe, që atëbotë ishte i vendosur në pompën
e benzinës në
Strellc, bri rrugës magjistrale DeçanPejë,
vetëm disa
dhjetëra metra nga shtëpia e Blerimit, ku e ekzekutojnë
barbarisht. Blerimi ishte nga ata të rinj shqiptarë që
refuzoi
ti përgjigjet thirrjes për të shkuar në
shërbimin ushtarak të
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në
komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Veton Kelmendi është
i radhitur me numrin rendor 308.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së
Pejës
, vep. e cit., f. 125).
80 Shih Krimet e luftës në territorin e komunës së
Pejës
, f. 63; Kronikë e dhunës dhe
represionit policor serb
, vep. e cit., f. 82.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
99
të ashtuquajturës A(P)J, prej nga çdo ditë ktheheshin
në
arkivole të rinjtë shqiptarë. Para luftës ishte
ndër aktivistët
e dalluar në fshatin e tij, për çgjë shpeshherë
u kërkua dhe
u përndoq nga policia serbe. Ishte student i Fakultetit
Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ushtar i Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, i angazhuar në shtabin
lokal të
fshatit të tij prej 25 majit 1998 deri më 7 shtator 1998,
kur
dorëzimin e armëve te forcat pushtuese serbe, të organizuar
në atë kohë, e kundërshtoi me tërë qenien.
Udhëtoi
edhe në Shqipëri, për ti sjellë armët
e lirisë. Blerim Balaj
ishte kthyer në shtëpi për të rënë në
kontakt me
bashkëluftëtarët, për tiu bashkuar shokëve
të tij në frontet e
luftës, por kthimit të tij i kishte rënë në
gjurmë policia serbe,
e cila e ekzekutoi barbarisht.
Vrasjen e studentit Osman Gashi, nga Barani i Pejës,
MUP-i serb ua adreson terroristëve shqiptarë.
Mirëpo e
vërteta është se Osman (Brahim) Gashi (1976), student
i
Universitetit të Prishtinës, është vrarë
më 31 janar 1999 nga
shpërthimi i bombës, të cilën policët serbë
e aktivi-zuan
brenda në çebaptoren Beqa në Prishtinë,
rast ky i bërë
publik nga media shqiptare dhe ato ndërkombëtare.
Për qytetarin Musa Molliqaj, në adresën e lartëcekur
(adresën zyrtare të MUP-it serb http://www.mup.sr.gov.yu)
thuhet se është vrarë me armë zjarri nga terroristët
shqiptarë. Mirëpo e vërteta qëndron krejtësisht
ndryshe.
Musa Molliqaj (1947), nga fshati Llukë e Epërme është
vrarë
nga policia serbe më 25 janar 1999, rreth orës 19, në
Llukë të
Fetnete Ramosaj
100
Epërme, ndërsa është plagosur rëndë
i biri, Skënderi (1974),
përderisa me veturë po ktheheshin nga Lluka e Poshtme
për në shtëpinë e tyre. Edhe vëzhguesit e
OSBE-së kishin
dalë në vendin e ngjarjes.81
Edhe vrasja e trefishtë e kryer nga policia serbe ndaj tre
civilëve shqiptarë: Albert Sejdijaj, Fazli Morina dhe Ali
Pajazitaj u vëhet në barrë terroristëve
shqiptarë. Mirëpo,
dihet fare qartë se Albert (Demë) Sejdijaj (1973), nga fshati
Lëbushë i Deçanit, Fazli Morina (1969), nga Graboci
i Pejës
dhe Ali (Asllan) Pajazitaj (1972), nga Isniqi i Deçanit, më
5
shkurt 1999, janë vrarë nga policia serbe që kishte
zënë pusi
tek Ura e Haxhinjve, në mes të fshatrave Isniq
e Llukë e
Epërme, përderisa nga Isniqi po udhëtonin me veturën
e
tyre në drejtim të fshatit Llukë e Epërme.82
Aparatura e ish-pushtuesve serbë, edhe krimin e rëndë
të kryer mbi pesë civilë shqiptarë në Rakovinë,
në rrugën
magjistrale Gjakovë-Klinë, ku forcat policore serbe vranë
Shaban Kelmendin, Hysen Kurtin, Sanije Kurtin, Besim
Kelmendin dhe Haxhi Kelmendin, në mesin e të cilëve
dy
fëmijë të mitur dhe një grua, krim ky makabër
i kryer vetëm
nëntë ditë pas masakrës së Reçakut,
përpiqet tia vërë në
barrë UÇK-së apo siç i quajnë ata terroristëve
shqiptarë,
edhe pse e vërteta e këtij rasti, që tronditi mbarë
opinionin
shqiptar e ndërkombëtar, dihet botërisht.
81 Informatë e transmetuar në Radion Kosova e Lirë,
më 27 janar 1999; të dhëna të
KMDLNJ-së.
82 Informatë e transmetuar në Radion Kosova e Lirë
më 7 shkurt 1999.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
101
Dihet se civilët shqiptarë Shaban (Tafë) Kelmendi (1953),
nga Rakovina, me fëmijët Besim (Shaban) Kelmendi (12) e
Haxhi (Shaban) Kelmendi (11) dhe Hysen Kurti (1959), nga
Cermjani, dhe gruaja e tij, Sanije Kurti (1964), janë vrarë
e
masakruar nga policia serbe më 24 janar 1999, rreth orës
19,
afër urës së Rakovinës, përderisa ishin duke
udhëtuar me
traktor (me rimorkio të mbushur me tallë) prej Rakovinës
për në Cermjan tek familja e Hysenit. Ata u goditën
me
armatim të rëndë të kalibrave 12.7 mm dhe 7.62
mm, por
me këtë nuk u mjaftuan xhelatët serbë. Trupat
e viktimave
ishin të goditur edhe me mjete të mprehta nga afërsia.
Dihet
se postblloku i Kramovikut ka qenë i njohur për mizoritë
mbi popullatën e kësaj ane. Të nesërmen, më
25 janar, në
vendin e krimit kishin dalë edhe vëzhguesit e OSBE-së,
ndërsa forcat serbe të njëjtën ditë u tërhoqën
nga vendi i
krimit. Duhet theksuar se ata janë vrarë në një
kohë kur nuk
kishte luftime, kur viktimat nuk sulmuan askë, kur viktimat
nuk ishin të armatosur, por që iu nënshtruan vdekjes
mizore për fajin e vetëm pse ishin shqiptarë.
Vrasjen tek Ura e Rakovinës, Misioni Verifikues i OSBEsë,
e cilësoi si një akt kriminal dhe mizor që nuk
mund të
tolerohet. Verifikuesit e KVM-së që shkuan në
vendin ku
ndodhi ky incident i tmerrshëm u tronditën nga mizoria e
pakuptimtë që është shfaqur aty. Duket se mbi
viktimat
është shtënë me më shumë se 200 fishekë.
Ky ishte një akt i
qëllimshëm për të frikësuar njerëzit
dhe për të minuar
përpjekjet e atyre që po mundohen të arrijnë
një zgjidhje të
Fetnete Ramosaj
102
qëndrueshme politike të konfliktit në Kosovë,
thuhet, ndër
të tjera, në kumtesën për shtyp të Misionit
Verifikues të
OSBE-së në Kosovë.83 Ndërkaq, ministri serb, vrasjen
e
pesëfishtë në Rakovinë përpiqej ta mbulonte
me një
gënjeshtër të pakripë se ishte fjala për
një aksident
trafiku!84
Pushtuesit serbë, pos organizimit dhe likuidimit të
njerëzve me influencë, pos vrasjeve në pabesi të
luftë-tarëve
të lirisë, të intelektualëve, sa herë që
iu dha rasti bënë edhe
vrasje masive, pa marrë parasysh faktin se a ishin
kundërshtarë apo përkrahës të tyre, vetëm
pse ishin
shqiptarë. Zhdukën fshatra të tëra duke mos kursyer
as
pleqtë e fëmijët, duke aplikuar format më barbare
të
shfarosjes masive.
Serbët nuk kishin luftuar vetëm kundër atyre
që i
quanin terroristë të organizatës së vetëquajtur
UÇK, por
edhe kundër civilëve të paarmatosur dhe të pambrojtur.
Për
këtë janë vërtetuar dhe tashmë dëshmojnë
edhe të gjithë
hetuesit ndërkombëtarë që kanë punuar dhe
punojnë në
Kosovë. Ata janë të bindur se skuadronet serbe të
vdekjes
kanë vrarë dhe masakruar civilë që nuk kanë
pasur kurrfarë
lidhjesh dhe UÇK-në.85
Gjatë luftës së fundit, ku gjurmët e barbarisë
serbe në
Kosovë ende janë të freskëta, kur plagët
ende kullojnë gjak,
83 Shih gjerësisht http://www/kosova.com, QIK, Informatori ditor
nr. 2315, i datës 19 janar
1999: MVK: Vrasja në Rakovinë akt kriminal e mizor.
84 Po aty.
85 Shih gjerësisht raportin e American Radio Works-it, përkitazi
me masakrën e Çyshkut.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
103
ashtu sikurse edhe gjatë luftës, edhe pas saj, ish-pushtuesit
serbë kanë vënë në shërbim të gjitha
mjetet e metodat për
njollosjen e luftës çlirimtare të popullit të
Kosovës që e
zhvilloi në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës
për tu
çliruar nga robëria serbe, me tendenca të hapta për
mohimin e karakterit çlirimtar të saj, duke mos mundur
të
pajtohen me pavarësinë e Kosovës dhe shkëputjen
e saj nga
Serbia, edhe pse tashmë ekziston si realitet.
Radha e emrave të civilëve shqiptarë të vrarë
gjatë luftës
në Kosovë në forma të ndryshme nga forcat pushtuese
serbe, të ushqyera skajshmërisht ndër kohëra me
nacionalshovenizëm serbomadh, me pikësynim - formimin
e Serbisë së Madhe (ëndërr e serbëve që
nga koha e
Dushanit), është e gjatë. Është karakteristikë
se asnjëherë
nuk zgjodhën mjete dhe metoda për realizimin e këtij
qëllimi. Edhe më tutje, vrasësit, bëmat e tyre
famëkëqia dhe
krimet mizore përpiqen tia vënë në barrë
UÇK-së.
Fatkeqësisht shpifjet e tilla të ish-pushtuesve serbë
kanë
dhënë rezultate, kur është fjala për ndëshkimet
që po u
bëhen çlirimtarëve të Kosovës në emër
të drejtësisë.
Në adresën zyrtare të MUP-it të Serbisë (http://www.
mup.sr.gov.yu) edhe qytetari Emin Basha nga Peja para-qitet
si viktimë e terroristëve shqiptarë. Mirëpo,
sipas
burimeve shqiptare, duke iu referuar edhe dëshmive të
Fetnete Ramosaj
104
KMDLNJ-së, del se Emin (Faik) Basha* (1962), nga lagjja
Sahat Kullë e Pejës, është kidnapuar nga forcat
policore
serbe në Pejë dhe është vrarë me armë
zjarri nga policia
serbe, më 31 janar 1999, në fshatin Ramun të Pejës.86
Për qytetarin Çaush Çesta në publikimet e
MUP-it serb
thuhet se është vrarë nga terroristët shqiptarë.
Ndërkaq
dihet se Çaush Çesta (1965), nga Juniku, komuna e Deçanit,
u plagos rëndë nga forcat serbe më 2 qershor 1998 derisa
bashkë me familje po udhëtonte me qerre në drejtim
të
fshatit Batushë. Atë të plagosur rëndë e
dërgojnë në spitalin
e Gjakovës, ku të nesërmen vdes nga plagët e marra,
nën
mbikëqyrje të rreptë të forcave të shumta
të policisë serbe.
Emri i qytetarit Ekrem Binakajt (1958), nga Peja, figuron
në listat e MUP-it të Serbisë, si viktimë
e terroristëve
shqiptarë.87 Mirëpo e vërteta është se Ekrem
Binakaj është
vrarë nga forcat serbe në fshatin Kryshec të Pejës
në fund të
majit të vitit 1998, pikërisht pas datës 29 maj, gjatë
ditëve të
ofensivës së forcave serbe kundër fshatrave të
Lugut të
Baranit (Kryshec, Vranoc etj.). Kufoma e tij, ashtu sikurse
edhe kufomat e shumë qytetarëve të tjerë shqiptarë,
mbeti
mbi dhe për muaj të tërë, deri në shtator
të vitit 1998, kur
varroset në varrezat e qytetit të Pejës.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në
komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Emin Basha është
i radhitur me numrin rendor 76.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së
Pejës
, vep. e cit., f. 118).
86 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb
,
vep. e cit., f. 82.
87 Zloçini
, vep. e cit., f. 127; adresa zyrtare e MUP-it
serb në internet http://www.mup.sr.
gov.yu.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
105
Për plakën Nazmije Hoti, nga Peja, në librin e botuar
nga Jedinstvo thuhet se është vrarë
nga terroristët
shqiptarë, dhe se trupi i saj është gjetur
më 7 korrik 1998,
në lagjen Berzhenikë (Dardania 1), përskaj rrugës
magjistrale Pejë -Deçan.88 E vërteta është
se plakën 70-
vjeçare, Nazmije Hoti*, forcat serbe e kanë vrarë
në shtëpinë
e vet, gjatë kthimit për në Pejë, pas humbjeve
që kishin
pësuar në betejën e zhvilluar më 6 korrik 1998,
në Loxhë.89
Të rikujtojmë se të njëjtën ditë, duke
iu referuar dëshmive të
KMDLNJ-së në Pejë, vetëm në lagjet Dardania
I, II, III,
forcat serbe dëbuan nga shtëpitë e tyre rreth 12 000
banorë
shqiptarë. E bashkë me ta edhe rreth 6 000 refugjatë
të ikur
nga vatrat e luftës nga komuna e Deçanit. Të njëjtën
ditë,
forcat serbe kanë plaçkitur shumë shtëpi, kanë
rrahur e
maltretuar qindra qytetarë. Kanë djegur disa shtëpi
e kanë
granatuar mbi 20 të tjera.90 Ndërsa gjatë vitit 1999
këto lagje
pësuan rëndë nga terrori dhe masakrat barbare që
kryen
forcat policore-ushtarake e paramilitare serbe mbi
popullatën civile, ku shumica prej të ekzeku-tuarve edhe
sot e kësaj dite kufomat i kanë të zhdukura.
Për plakun Ukë Haxhia nga fshati Brovinë, komuna e
Gjakovës, në publikimet serbe thuhet se është
vrarë nga
terroristët shqiptarë. Mirëpo, një
gënjeshtër e tillë nuk
88 Zloçini albanskih terorista (1995-1998), vep. e cit., f.116.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në
komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Nazmije Hoti është
e radhitur me numrin rendor 26.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së
Pejës
, vep. e cit., f. 114).
89 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb
,
vep. e cit., f. 66.
90 Po aty, f. 37.
Fetnete Ramosaj
106
qëndron. Pasi që plaku Ukë Haxhia kishte mbetur pa
u
larguar nga shtëpia për shkak të sëmundjes së
rëndë dhe
pleqërisë së thellë, edhe pas ofensivës së
forcave serbe dhe
zhvillimit të luftimeve të rrepta në rajonin e Rekës
së Keqe.
Si shumë plaka e pleq të tjerë, Uka mbytet nga forcat
serbe.
Kufoma e tij gjendet tek në muajin tetor 1998, kur në
Kosovë ishin të pranishëm edhe vëzhguesit ndërkombëtarë.
Në publikimin e MUP-it të Serbisë në internet
thuhet se
Haçim Koçan (1943) (bëhet fjalë për
Halime Koçanin, me
kombësi boshnjake - v. jonë) nga Zllapeku, komuna e Pejës,
është zhdukur nga terroristët shqiptarë më
9 mars 1999, në orën
6. Ndërkaq e vërteta është se Halime (Zahto)
Koçan* (56)
është vrarë nga forcat serbe gjatë sulmit që
ndërmorën këto
të fundit kundër fshatit Dardan (ish Zllapek), më 9
mars
1999.91
Në publikimin e Jedinstvo-s, edhe për qytetarin
Qelë
Deskaj, nga Adriani (ish Kliçina) thuhet se është
vrarë nga
terroristët shqiptarë më 24 prill 1998,
edhe përkundër
faktit se dihet botërisht rasti i vrasjes së tij, vrasje
kjo e bërë
në pikë të ditës.
Më 24 prill të vitit 1998, rreth orës 12, mbi njëqind
policë
serbë, me automjete të ndryshme kishin hyrë në
fshatrat e
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në
komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë periudhës janar-qershor 1999, ku
Halime Koçan është e radhitur me
numrin rendor 202. (Libri Krimet e luftës në territorin
e komunës së Pejës
, vep. e cit. më
lartë, f. 122).
91 Shih për këtë gjerësisht librin Krimet e luftës
në territorin e komunës së Pejës marsqershor
1999, vep. e cit, f. 55.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
107
Lugut të Leshanit: Kliçinë, Jabllanicë e Leshanit,
Rosujë,
Potërq e fshatra të tjera të kësaj ane, duke shtënë
me armë
zjarri nëpër rrugët e këtyre fshatrave. Gjatë
këtij operacioni
kishin hyrë edhe nëpër shumë shtëpi të
fshatit Kliçinë, ku
rrahën e maltretuan shumë qytetarë. Me atë rast
policia
serb vrau Qelë (Shaban) Deskajn92 (1941), nga Kliçina,
baba
i pesë fëmijëve, i cili sapo kishte dëgjuar të
shtënat kishte
dalë nga shtëpia për të parë se çpo
ngjet me fëmijët të cilët
ishin në shkollë. Aty u plagosën edhe nxënësit
Afrim H.
Berisha (17) dhe Afrim A. Berisha (17) nga Kliçina. Ndërsa
në Jabllanicë u rrahën e maltretuan mizorisht Naim
(22) e
Jeton Abazi (17). Kurse Fekë Hatashit i shkaktuan lëndime
të rënda, duke e rrahur e maltretuar para anëtarëve
të
familjes së tij. Edhe në ditën e varrimit të Qelë
Deskajt, disa
civilë serbë të fshatrave Babiq e Gorozhdec, disa qytetarëve
të fshatrave Dobërdol e Kërstovc, iu kërcënuan
se do ti
vrasin me armë zjarri, pse po shkonin për të marrë
pjesë në
varrimin e Qelë Deskut, me çrast e rrahën dhe
e
keqtrajtuan rëndë Isuf Kastratin nga Dobërdoli.93
Në listat e viktimave për vrasjen e të
cilëve MUP-i serb
akuzon terroristët shqiptarë gjendet edhe emri
i dr.
Nuredin Zejnullahut94 (49), internist në Spitalin e
Përgjithshëm në Pejë. Duke iu referuar dëshmive
të buri-
92 Shih Listën e popullatës civile të vrarë në
komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore
e paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Qelë Desku është
i radhitur me numrin rendor 2.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së
Pejës
, vep. e cit., f. 114).
93 Shih Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb
,
vep. e cit., f.19.
94 Shih listat e MUP-it serb në adresën në internet;
Zloçini
, vep. e cit., f. 96, 117.
Fetnete Ramosaj
108
meve shqiptare, dihet se internisti i njohur dr. Nuredin
Zejnullahu*, është vrarë nga forcat serbe, të
cilat e sul-muan
në shtëpinë e tij, në mbrëmjen e 18 nëntorit
të vitit 1998, me
çrast plagosën lehtë edhe vajzën e tij
17-vjeçare. Dr.
Nuredini nuk u rezistoi dot plagëve vdekjeprurëse. Ndërroi
jetë, pas disa orësh, gjatë rrugës për në
spitalin e
Prishtinës.95
Edhe për të riun shqiptar Rifat Blakaj (1979), nga fshati
Trubuhovc, komuna e Burimit (ish Istogut), në faqen
zyrtare të MUP-it serb, thuhet se është vrarë
me armë zjarri
nga terroristët shqiptarë. Duke iu referuar
buri-meve të
KMDLNJ-së, del se njëzetvjeçari Rifat Blakaj, më
7 janar
1999, ishte nisur nga fshati i tij për në Istog për
të rregulluar
biçikletën. Biçikleta e tij është gjetur
në fshatin Prekallë
(fshat ky i njohur për numrin e madh të krimine-lëve
serbë),
bri rrugës GurrakocPejë. Rifati ishte rrëmbyer
nga forcat
serbe në Prekallë, të cilat e dërguan dhe e vranë
me armë
zjarri në fshatin Drenoc të Klinës, ku, në atë
kohë, ka
banuar vetëm popullata serbe, pasi që popullata shqiptare
ishte dëbuar me dhunë nga shtëpitë e veta që
nga 28
qershori i vitit 1998. Kufoma e tij u gjet të nesërmen,
më 8
janar 1999, në vendin e ekzekutimit, në Drenoc.
Edhe për luftëtaren e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare
të
Kosovës, Mervete (Sali) Maksutaj (20), e cila ra heroi-kisht
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në
komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Nuredin Zejnullahu
është i radhitur me numrin rendor
42. (Libri Krimet e luftës në territorin e komunës
së Pejës
, vep. e cit., f. 115).
95 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb
,
vep. e cit., f. 57.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
109
më 4 dhjetor 1998, në krye të aksionit për shpëtimin
e
bashkëluftëtarëve të plagosur nga kthetrat e xhelatëve
serbë, që mbaheshin nën kontrollin e rreptë të
policisë serbe
në spitalin e Pejës, thuhet se është vrarë
nga terroristët
shqiptarë. Ndër të tjera në librin Zloqini
thuhet:
Me
këtë rast sulmuesi e vrau edhe terroristen që kishte
ardhur me të
dhe që e kishte hedhur bombën, Mervete Maksutajn (20) nga
fshati Orrobërdë i Istogut. Tek ajo janë gjetur pllakat
me shenjat
UÇK dhe data e hyrjes në atë organizatë
terroriste si dhe dy
bomba dore dhe një revole.96
Ky rast nuk do koment! Gënjeshtra nuk ka brirë!
Mervete Maksutaj, dëshmore e Ushtrisë Çlirimtare
të
Kosovës, është vrarë nga njësia e snajperistëve
serbë, që
ishin të pozicionuar në ndërtesat përreth spitalit
të Pejës.
Krimineli Sllobodan Millosheviq gjatë gjykimit në
Tribunalin e Hagës, siç është parë, gjithnjë
përpiqet që
krimet e kryera nga forcat pushtuese serbe tua ngarkojë
terroristëve të UÇK-së. E njëri
nga rastet e tilla të shumta,
është edhe rasti i vrasjeve të kryera në Jabllanicë
të
Leshanit, mbi fëmijët Gentrit Sheqeri, 4-vjeçar,
dhe Bukurie
Morina, 15-vjeçare.
E vërteta është krejtësisht ndryshe. Në mëngjesin
e 29
marsit të vitit 1999, kur forcat serbe, si të tërbuara,
në mbarë
Kosovën po vrisnin, masakronin, digjnin e dëbonin me
dhunë, duke bërë spastrime etnike, ndërmarrin
një ofensivë
96 Zloqini
, vep. e cit., f. 103.
Fetnete Ramosaj
110
të gjërë edhe kundër fshatrave të Lugut të
Leshanit. Dhe, siç
dihet nga të gjithë ata që e kanë përje-tuar
luftën,
spastrimeve të këmbësorisë gjithnjë u prinin
granatimet e
fuqishme. Në Jabllanicë kishte të strehuar banorë
edhe të
fshatrave tjera të komunës së Klinës. Me të
filluar
bombardimet nga forcat serbe, banorët e Jabllanicës së
Leshanit, kush si mundet, nisin të largohen nga fshati, për
ti shpëtuar asgjësimit serb, duke u futur në
zonat më të
thella. Pjesëtarët e familjeve Sheqeri, Morina e Bardheci,
me
ti dëgjuar granatimet dhe urdhërin e prerë të
forcave serbe
për ta lëshuar fshatin, ashtu siç qëllojnë
hipin në rimorkion
e traktorit, për tu larguar nga fshati. Në ndërkohë
një
granatë e forcave serbe qëllon rimorkion e tyre, me çrast
vriten Gentrit Demë Sheqeri (4), nga Adriani (ish-Kliçina)
dhe Bukurie Rexhep Morina (15), nga Rigjeva e Klinës.
Ndërkaq, plagosen edhe Resmije Rexhep Morina (11), nga
Rigjeva; Kosovare Demë Sheqeri (11), nga Kliçina; Kumrije
Bardheci (12) nga Fushëlumi (ish-Grabanica) dhe Zize Malë
Sheqeri (70), nga Adriani (ish-Kliçina).97
Ata detyrohen që të gjallë e të vdekur të
zbresin nga
rimorkio e traktorit. Të marrin një qerre me kalë,
dhe ashtu
nëpër predhat e artilerisë serbe, nëpër mot
të lig, duke i
rrahur shiu gjatë tërë rrugës, të nisen drejt
fshatrave më të
thella të Dushkajës. Pasi arrijnë në Jabllanicë
të Gjakovës, që
kontrollohej nga UÇK-ja, të plagosurve u jepet ndihma
e
97 Kosova Press, 29 mars 1999. Shih edhe librin e KMDLNJ-së,
Krimet e luftës në territorin
e komunës së Pejës
, vep. e cit., f. 75.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
111
parë ndërsa të vrarët (Gentriti dhe Bukuria) varrosen
nga
fshatarët dhe pjesëtarët e UÇK-së, pranë
xhamisë së fshatit.
Plaka Zize Sheqeri kishte bërë kilome-tra të tëra,
e plagosur
në këmbë, por nuk i ndiente plagët, nuk e ndiente
dhembjen kur shihte nipin e mbesën e saj të vrarë
barbarisht nga serbët. Familjarët Morina, ishin kushërinj
të
afërm të Sinan Morinës nga Rigjeva, luftëtar i
dalluar i
UÇK-së, i cili pak ditë më vonë bie heroikisht
në përleshje
me forcat serbe në frontin e luftës në Dashinoc të
Deçanit.
LOJA ME KARTËN E PËRÇARJES FETARE
Në publikimin e Jedinstvo-s, Zloçini
dhe në atë të
MUP-it të Serbisë, si civilë të vrarë nga
terroristët shqiptarë
figurojnë edhe emrat e Prenë (1931) e Mire (1934)
Merturit dhe Prekë (1932) e Prende (1935) Krasniqit - të
gjithë shqiptarë nga fshati Meqe i Gjakovës. Ata, vetëm
pse
janë të besimit katolik, organet e MUP-it serb nuk i
paraqesin as si shqiptarë, por si qytetarë të
bashkësive
tjera nacionale, civilë, të vrarë nga terroristët
shqiptarë.98
Mirëpo, as akuza e vënë në barrë të
UÇK-së për vrasjen e
Pren S. Merturit (1933), Mire K. Merturit (1934), Prekë Sh.
Krasniqit (1935) dhe Prene M. Krasniqit (1932) nuk
98 Zloçini
, vep. e cit., f.119.
Fetnete Ramosaj
112
qëndron. Që të katërt së bashku edhe me dy
bashkëfshatarë
të tjerë, Zef (Gjon) Krasniqi (1940) dhe Pjetër T.
Krasniqi (1935), janë vrarë e masakruar nga forcat
pushtuese serbe në Meqe, gjatë ofensivës që ndërmorën
kundër këtij fshati, më 2 gusht të vitit 1998.
Madje, Zef
Krasniqi që në fillim të muajit korrik 1998 ishte i
armatosur
dhe i kyqur në kuadër të mbrojtjes së fshatit.
U vra derisa
po bënte tërheqjen e familjes nga fshati.
Edhe emri i mjekut dr. Xhevdet* Gashit (1953), nga Peja,
figuron si person i vrarë nga terroristët shqiptarë.
Mirëpo, siç bëjnë të ditur burimet e KMDLNJ-së,
dr.
Xhevdet (Sylë) Gashi është kidnapuar nga forcat serbe
më
20 janar 1999 në Pejë dhe është gjetur i vrarë
të nesërmen
(më 21 janar), në fshatin Prekallë të komunës
së Istogut.99
Edhe emri i qytetarit Muharrem Bytyqi, nga Sferka e
Pejës, figuron në listat serbe si qytetar i
vrarë nga
terroristët shqiptarë. Mirëpo, burimet
shqiptare, përfshirë
edhe ato të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave
dhe
Lirive të Njeriut (KMDLNJ), vërtetojnë se Muharrem
(Ukë)
Bytyqi* (43), nga fshati Sferkë, është vrarë më
11 janar 1999
* Në listat serbe figuron si Xhevat.
99 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb mbi popullatën
shqiptare në regjionin e
Pejës gjatë vitit 1998, vep. e cit., f. 82.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në
komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë periudhës janar-qershor 1999, ku
Muharrem Bytyqi është i radhitur
me numrin rendor 363. (Libri Krimet e luftës në territorin
e komunës së Pejës
, vep. e cit.,
f. 127).
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
113
nga pjesëtarë të organizatës terroriste serbe
Dora e Zezë,
afër fshatit Ramun.100
VRASËSIT E AGANIT, SIPAS DANICA
MARINKOVIQIT, KISHIN KRYER
ME NDER PUNËN E VET
Është trumbetuar nga mediat serbe, nga organet e MUPit
serb dhe ato të drejtësisë se politikani
dhe sociologu i
njohur Fehmi Agani është vrarë nga pjesëtarët
e UÇK-së.
Mirëpo, siç dihet, profesor Agani është vrarë
nga forcat
policore serbe më 6 maj 1999. Profesori i Universitetit të
Prishtinës, dr. Fehmi Agani, nënkryetar i atëhershëm
i
LDK-së, pjesëmarrës në Konferencën e Rambujesë,
ka
paraqitur rrezik dhe pengesa për zhvillimet e mëtejshme
për palën serbe, edhe për vetë faktin se ka qenë
i përga-titur
në shkallën superiore profesionale dhe se i ka takuar një
familjeje të njohur atdhetare, si nip i luftëtarit të
devotshëm,
prijësit të njohur të çetave kaçake Mulla
Aganit, i
njohur jo vetëm në rajonin e Plavës e Gucisë,
por edhe më
gjerë. Dhe, njëkohësisht, vrasjen e Aganit kanë
dashur tia
lënë në derë UÇK-së, edhe
pse është kryer në një terren
100 Krimet e luftës në territorin e komunës së
Pejës
, vep. e cit., f. 76; Kronikë e dhunës
dhe represionit policor serb
, vep. e cit., f. 82.
Fetnete Ramosaj
114
që nuk ka qenë nën kontrollin e kësaj të
fundit dhe ku asgjë
nuk ka të bëjë me të. Një gjë të
tillë e ka pranuar dhe
publikuar edhe Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH),
përkatësisht kryetarja e këtij fondi, Natasha Kandiq,
duke
precizuar edhe emrat e policëve vrasës: Predrag Nikoliq
dhe Zoran Gjeletoviq.
Siç është bërë publike më herët
edhe nga mediat
kosovare, për këtë çështje gjykatësja
Danica Marinkoviq,*
ish-gjykatëse hetuese e Gjyqit të Qarkut në Prishtinë,
e
dalluar për një dekadë të tërë për
dënimet drakonike të
shqiptuara ndaj të arrestuarve shqiptarë, bashkëpjesëmarrëse
në shumë krime që regjimi i Millosheviqit kreu në
Kosovë, FDH-në dhe Natasha Kandiqin i akuzon për
gënjeshtra. Sipas gjykatëses Marinkoviq, policët serbë,
Predrag Nikoliq dhe Zoran Gjeletoviq, e kanë kryer me nder
punën e vet - dhe se vrasjen e kanë bërë
pjesëtarët e UÇKsë.
101
Ndërkaq, Natasha Kandiq, duke iu përgjigjur reagimit të
Danica Marinkoviqit, thotë: Me qëllim të ndriçimit
të vrasjes
së Fehmi Aganit po i publikoj faktet që pamohueshëm
zbulojnë të
vërtetën se si e kanë kryer me nder punën
e vet në Kosovë
policët e përmendur. Të njëjtët pjesëtarë
të policisë, Predrag
Nikoliq dhe Zoran Gjeletoviq, të njëjtën ditë
kur është vrarë z.
Agani, më 6 maj 1999 në hekurudhën Lipjan - Fushë-Kosovë,
* Danica Marinkoviq edhe më tutje kryen të njëjtin
funksion në të njëjtën gjykatë, të
zhvendosur pas luftës në Nish të Serbisë.
101 Natasha Kandiq, Gjyqtarja urdhëroi vrasjen e të plagosurve
në Likoshan, Koha, 8 mars
2002; Kosova e Lirë, 8 mars 2002.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
115
kanë vrarë pesë anëtarë të familjes
Blakqorri: Miradijen (54),
Fehmiun (60) dhe të birin e tyre Labinotin (14), Mahmutin (56)
dhe bashkëshorten e tij Sabilen (50). Kundër policëve
të
përmendur, sikur edhe kundër Ivan Ivanovit, po ashtu pjesëtar
i
policisë nga Fushë-Kosova, SPB-ja në Prishtinë,
më 27 maj 1999,
ka ngritur padi penale (Ku.nr.546/99). Dokumentacioni
përcjellës, përfshirë kërkesën e prokurorisë
për kryerjen e
hetimeve, vendimin për hetim dhe paraburgim, është
transferuar
në Serbi apo është shkatërruar. Gjykatësja
Danica Marinkoviq e
paraqet veten si mbrojtëse të viktimave dhe të policisë
serbe. Ky
manipulim i saj me opinionin publik është betejë e
humbur për të.
Brenda po asaj policie dihet e vërteta rreth vrasjes së
Fehmi
Aganit. Dihet se kush çka ka bërë në Kosovë,
kush ka shtënë, kush
i ka mënjanuar kufomat, kush e ka marrë me kamionë
pronën e
huaj, kush i ka marrë personalisht urdhëresat beogradase
dhe i ka
përcjellë mirënjohjet dhe përkrahjen e presidentit.
Ata që kanë
marrë pjesë në krim dhe fshehjen e autorëve, në
emër të mbrojtjes
së Serbisë nga bombardimet e NATO-s dhe në emër
të popullit
serb, sot përpilojnë listat e tradhtarëve nga radhët
e tyre dhe
organizojnë përcjelljen e tyre. Gjykatësit që
kanë qenë anëtarë të
shtabeve të krizës përpiqen ti shlyejnë
gjurmët që tregojnë se kanë
qenë prezentë në mbledhjet e shtabeve. Disa gjykatës,
prokurorë
dhe shefa të policisë po i shkatërrojnë dokumentet
e mbetura që
mund t'i zbulojnë ata, po i falsifikojnë dokumentet dhe
po e
provojnë fuqinë e heshtjes kosovare, thekson ndër
të tjera
Kandiq, për të shtuar: Muri i heshtjes është
çarë seriozisht. Ka
çdo ditë më shumë policë që flasin
rreth asaj se çka ka ndodhur në
Fetnete Ramosaj
116
Kosovë. Nga ata kam dëgjuar që urdhëresat për
likuidim nuk i
kanë dhënë vetëm komandantët e njësiteve
policore dhe ushtarake.
Ata më kanë thënë se personalisht Danica Marinkoviq
ka
urdhëruar likuidimin e disa meshkujve të plagosur të
familjes Ahmeti, më 28 shkurt 1998 në fshatin Likoshan.
Në
hetimet në vendin e ngjarjes ajo ka ardhur në përcjellje
të
zëvendësit të prokurorit publik të qarkut, Jovica
Jovanoviq, dhe
punëtorëve të policisë kriminalistike. Para shtëpisë
së familjes
Ahmeti gjendej turma e kufomave. Disa meshkuj jepnin shenja
jete. Në praninë e rreth 30 pjesëtarëve të
njësiteve speciale
antiterroriste, gjykatësja hetuese Danica Marinkoviq thuhet se
ka
thënë: Unë këta nuk i marr, vrisni.
Atyre u është dhënë fundi
me hekler. Hetimi në vendin e ngjarjes nuk është bërë.
Më 1 mars
1998, katërmbëdhjetë kufoma janë transferuar në
spitalin e
Prishtinës. Gjykatësja hetuese nuk ka dhënë urdhër
për
obduksion, kështu që kufomat, pas identifikimit, u janë
dorëzuar
familjes. Pjesëtarët e policisë, pjesëmarrës
të aksionit në
Likoshan, thonë se pushkët dhe bombat janë vendosur
më
vonë pranë kufomave të të vrarëve dhe se
ky falsifikim ka
shërbyer për informimin e opinionit. Natasha Kandiq
sqaron edhe rreth ndalimit të saj në punktin e policisë
serbe
në Lipjan më 27 maj 1999, ditën kur është
publikuar
aktakuza kundër Sllobodan Millosheviqit, kur policët e
kërcënojnë me akuzën për spiunim. Gjatë
kohës së
bombardimeve, derisa qëndroja në Kosovë, më së
shumti u jam
frikësuar policisë serbe, formacioneve paramilitare dhe
mbrojtësve
të tillë të serbëve çfarë është
Danica Marinkoviq. Në heshtjen e
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
117
cila mbretëronte në Serbi dhe në Kosovë, secili
që do të përpiqej
t'u ndihmonte shqiptarëve ishte armik, spiun dhe tradhtar.
Policia dhe serbët e Kosovës ishin të dehur me lejen
e pushtetit që
Serbinë ta mbrojnë me të gjitha mjetet. Në një
atmosferë të tillë
shumë më pak i jam frikësuar kalimit të urave
sesa policëve që i
shihja prapa kolonave të refugjatëve, pranë shtëpive
të djegura apo
në punktet e kontrollit. Secilën herë kur kaloja pranë
tyre pa
kontrollim të dokumenteve ndjehesha si një fatlume e madhe.
Por,
më 27 maj 1999, në ditën kur është publikuar
aktakuza kundër
Slobodan Milosheviqit, policia më ndaloi në punktin në
Lipjan.
Isha nisur për në Prizren që të nxjerr bashkëshorten
dhe fëmijën e
redaktorit të "Kohës ditore". Së pari m'i
kërkuan dokumentet
personale, më pas e bastisën automjetin, në bagazh
gjetën raportet
e FDH-së rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut
dhe menjëherë e
thirrën Sigurimin Shtetëror. Në një shtëpi,
ku ishte e vendosur
policia, dy inspektorë më kanë marrë në pyetje
disa orë. Vozitësin
tim e mbanin të ndarë nën kërcënimin se do
ta vrasin sikur edhe
secilin person tjetër që flet anglisht. Kur u kam treguar
se ku jam
nisur dhe pse, filluan të bërtasin se jam spiune, tradhtare
dhe se
nuk do të më lejojnë që të transferoj shqiptarë.
Më kanë kërcënuar
me akuzën për spiunim. Më frikësonin se do të
më gëlltis
terri, dhe se ata do të publikojnë se jam zhdukur në
territorin e UÇK-së. I pyeta të mendojnë rreth
asaj se sa do të
ishte bindës lajmi për zhdukjen e një aktivisteje për
të drejtat e
njeriut në ditën e publikimit të aktakuzës kundër
Milosheviqit.
M'i kërkonin të hollat që kisha me vete. Refuzova,
duke i
udhëzuar që mund të m'i marrin sikur që bëjnë
me shqiptarët.
Fetnete Ramosaj
118
Nuk e bënë atë, edhe pse kanë mundur. Drejtpërsëdrejti
u thashë
se nuk do të hesht rreth asaj që ka ndodhur në Kosovë
dhe se
tashmë publikisht kam thënë se policia e ka vrarë
Fehmi Aganin.
Në përmendjen e Aganit, njëri inspektor tha se ky ishte
"gabim",
por se pranoi që policët serbë e kanë vrarë
Aganin. Isha krejtësisht
e pajtuar me mundësinë që do të zhdukem sikur
edhe shumë të
tjerë ato ditë në Kosovë. Nuk u kam borxh falendërim
që nuk më
kanë vrarë. Më kanë lëshuar vonë në
mbrëmje, kur është paraqitur
inspektori i tretë me vendimin nga Beogradi se nuk jam rast i
tyre,102 përfundon Kandiq.
Shembuj të shumtë se si Serbia përpiqet ti mbulojë
krimet duke mohuar krimet që i ka bërë vetë, madje
edhe
duke ua mveshur shqiptarëve, përkatësisht UÇK-së,
pos
burimeve të lartëcekura, gjenden edhe në një libër
tashmë të
botuar, por pa autor dhe të lansuar edhe në internet në
çirilicë (në PDF). Në të janë dhënë
emrat e qytetarëve të
vrarë në pjesën e parë dhe emrat e të kidnapuarve
dhe të
humburve në pjesën e dytë. Në pjesën e parë
të këtij libri,
ku flitet për shqiptarët e vrarë (1.1.2 Albanci) jepet
sqarimi
se për të dhënat në kapitullin 1.1.2 dhe
2.1.2 janë shfrytëzuar
materialet e MUP-it serb. Pra, nga kjo mund të shihet qartë
se jo vetëm burim i informacionit, por edhe përpilues i
këtij
libri pa autor është kreatorja e krimeve serbe në Kosovë
vetë MUP-i serb.103 Në vazhdën e falsifikimeve të
shumta të
102 N. Kandiq, Gjyqtarja urdhëroi vrasjen e të plagosurve
në Likoshan, Koha, 8 mars 2002;
Kosova e Lirë, 8 mars 2002.
103 Bedri Halimi, Kështu po spekulon MUP-i serb me 9 shqiptarët
e vrarë në masakrën e
Tususit, Fokusi, 2 prill 2004, f. 9.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
119
MUP-it serb lidhur me vrasjet e civilëve shqiptarë janë
edhe
spekulimet me nëntë (9) shqiptarët e vrarë nga
forcat serbe
në masakrën e Tususit në Prizren, për të
cilët thuhet:
Abdulmezit Behar nga Prizreni, rr. e Rugovës 6, i lindur
më 1980, nga babai Sami, është vrarë në paralagjen
e qytetit
Tusus në Prizren me rastin e sulmeve terroriste në
pjesëtarët e policisë. Kufoma është shënuar
me nr. 27
(dëshmia 485/99-70, 485/99-81); Abdulmegjit Rafet, nga
Prizreni, rr. e Rugovës 6, i lindur më 22.11.1947, nga babai
Vahid, është vrarë në paralagjen e qytetit Tusus
në
Prizren me rastin e sulmeve terroriste në pjesëtarët
e
policisë. Kufoma është shënuar me nr.24 (dëshmia:
485/99-
22, 485/99-70, 485/99-77, 485/99-81, 288/00-5); Abdulmegjit
Sami nga Prizreni, rr. e Rugovës 6, i lindur më 11.04.1951,
nga babai Vahid, është vrarë në paralagjen e qytetit
Tusus
në Prizren me rastin e sulmeve terroriste në pjesëtarët
e
policisë. Kufoma është shënuar me nr. 23 (dëshmia:
485/99-
22, 485/99-70, 485/99-77, 485/99-81, 288/00-5); Abdulmegjit
Shefik nga Prizreni, rr. e Rugovës 6, i lindur më 1978,
nga
babai Samiu, është vrarë në paralagjen e qytetit
Tusus në
Prizren me rastin e sulmeve terroriste në pjestarët e policisë.
Kufoma është shënuar me nr. 21. (dëshmia: 485/99-22,
485/99-70, 485/99-81, 288/00-5); Arifi Ajrim nga Prizreni, rr.
e Sllovenisë 2, i lindur më 27.07.1977 nga babai Rahmani,
është vrarë në paralagjen e qytetit Tusus
në Prizren me
rastin e sulmeve terroriste në pjesëtarët e policisë.
Kufoma
është shënuar me nr. 10 (dëshmia: 485/99-22, 485/99-70,
Fetnete Ramosaj
120
485/99-77, 485/99-81, 485/99-82, 288/00-5); Osmani Mirsad
nga Prizreni, rr. e Dedinjes, p.n, i lindur më 1977, nga babai
Isak, është vrarë në paralagjen e qytetit Tusus
në Prizren
me rastin e sulmeve terroriste në pjesëtarët e policisë.
Kufoma është shënuar me nr. 22 (dëshmia: 485/99-22,
485/99-70, 485/99-77, 485/99-81, 288/00-5); Sulejmani
Hurmesh nga Prizreni, rr. e Dedinjes p.n, i lindur më 1967,
nga babai Nijaz, është vrarë në paralagjen e qytetit
Tusus
në Prizren me rastin e sulmeve terroriste në pjesëtarët
e
policisë. Kufoma është shënuar me nr. 25 (dëshmia:
485/99-
70, 485/99-81); Çengaj Bisljim nga Prizreni, rr. e Dedinjes
23, i lindur më 2.03.1921, në fshatin Plajnik, komuna e
Dragashit nga babai Nebi, trupi i të cilit është gjetur
më
29.05.1999 në rrugën e Dedinjes nr.23 në katin përdhesë
me
dëmtime të dukshme në pjesën e kokës. Janë
konstatuar
dëmtimet vdekjeprurëse të shkaktuara nga armët
e zjarrit
me rastin e pushkatimit (dëshmia: 485/99-22, 485/99-78,
485/99-79, 485/99-81); Çengaj Selvinas, nga Prizreni, rr. e
Dedinjes 23, i lindur më 7.06.1923, në fshatin Bresanë,
komuna e Prizrenit nga babai Isljam, trupi i të cilës është
gjetur më 29.05.1999 në rrugën e Dedinjes nr.23 në
katin
përdhesë me dëmtime të dukshme në pjesën
e kokës. Janë
konstatuar dëmtimet vdekjeprurëse të shkaktuara nga
armët e zjarrit me rastin e pushkatimit (dëshmia: 485/99-22,
485/99-78, 485/99-79, 485/99-81).104
104 B. Halimi, Kështu po spekulon MUP-i serb
, pun. i cit.
më lartë.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
121
Me këtë rast serbët përpos gënjeshtrave se
i kanë vrarë
shqiptarët, kanë bërë edhe falsifikime të
tjera si në biografi,
vit të lindjes, vend të lindjes etj., ndonëse qartë
bëhet fjalë
për persona të njëjtë. Kështu, te Behar Abdylmegjiti,
që
mban numrin rendor 1 edhe në këtë libër, është
ndryshuar
mbiemri nga Abdylmegjiti në Abdylmezit si dhe viti i
lindjes nga 1981 në vitin 1980. Ka qenë nxënës;
te Rafet
Abdylmegjiti që në këtë libër mban numrin
rendor 2,
mbiemri shkruhet në rregull por është ndryshuar viti
i
lindjes nga 1948 në 1947. Nuk thuhet se ka lindur në
Bresanë të komunës së Dragashit, baba i katër
fëmijëve,
vritet në masakrën e Tususit nga paramilitarët
serbë së
bashku me vëllain Samiun dhe djemtë e vëllait: Beharin
e
Shefkiun, kushëririn e parë Hyrmet Sylejmanin dhe djalin
e
dajës Mirsat Osmanin; te Sami Abdylmegjiti që në që
në
libër mban numrin rendor 3, nuk thuhet se e ka kryer
Shkollën e Lartë Ekonomike në Pejë dhe se është
i lindur në
fshatin Bresanë të Dragashit, me vendbanim në Prizren;
Shefik Abdylmegjiti ishte student, i cili pasi ishte dërguar
me dhunë për të punuar në hapjen e istikameve
në Sharr,
pas një muaji lirohet, dhe pas katër ditësh ekzekutohet
më
26 maj në Tusus; Ajrim Arifi nga fshati Kuk, komuna e
Dragashit me vendbanim në Prizren, student i historisë,
ekzekutohet në shtëpinë e tij në ditën e
masakrës së Tususit.
Në këtë libër mban numrin rendor 16; Mirsat Osmanit
që
në libër mban numrin rendor 158, nga fshati Kuk komuna e
Dragashit me vendbanim në Prizren, i është ndryshuar
Fetnete Ramosaj
122
edhe viti i lindjes nga 1975 në 1977. Edhe ky një muaj para
se të vritej në masakrën e Tususit është
shfrytëzuar me
dhunë për hapjen e istikameve në Sharr për forcat
serbe;
Hyrmet Sylejmani, i cili në këtë libër mban numrin
rendor
192, përpos që i është ndryshuar viti i lindjes
nga 1964 në
1967, i është ndryshuar edhe emri nga Hyrmet në Hurmesh.
Ishte i lindur në Bresanë të Dragashit, me vendbanim
në
Prizren, baba i dy fëmijëve. Në prill të vitit
1999 merret nga
policia serbe dhe dërgohet në Sharr për të hapur
istikame.
Pas një muaji e lirojnë dhe vendos që të qëndrojë
në shtëpi.
Më 26 maj, pasi ia djegin shtëpinë e pushkatojnë
në oborrin
e shtëpisë së Vahit Abdylmegjitit së bashku me
kushërinjtë
e vet: Rafetin, Samiun, djemtë e Samiut, Shefkiun e Beharin
si dhe djalin e dajës Mirsatin në masakrën e Tususit;
Bislim
Çengaj nga Pllajniku i Dragashit, që në libër
e mban numrin
rendor 224 ka jetuar në Prizren, nuk kishte pranuar që të
shpërngulej në Shqipëri, ka qëndruar në shtëpi
bashkë me
të shoqen Selvinazen, e cila në këtë libër
mban numrin
rendor 225. Në ditën e masakrës së Tususit, më
26 maj 1999,
pasi është plaçkitur, është ekzekutuar
në shtëpi të vet
bashkë me të shoqen Selvinazen.105
Për masakrën e Tususit ende nuk është marrë
askush në
përgjegjësi, madje as nga Tribunali i Hagës.106
105 B. Halimi, po aty.
106 Po ai, po aty.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
123
MBULIMI I KRIMEVE TË KRYERA NË
KOSOVË, SHKATËRRIMI DHE
ZHDUKJA E DËSHMIVE
Dëshmitë për krimet dhe mizoritë serbe të
kryera gjatë
luftës së fundit në Kosovë janë publikuar
nga agjensi të
shumta vendore e ndërkombëtare. Megjithatë, qeveria
serbe
është përkujdesur që të bën demantime
zyrtare për
shumicën e rasteve të vrasjeve dhe masakrave mbi shqiptarët.
Karakteristikë e të gjitha këtyre demanteve
është e
pavërteta, gënjeshtra, shpifja, trillimi, falsifikimi.
Në mars të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës,
familja
Jashari me gjakun, qëndresën dhe sakrificën e saj po
shkruante historinë e pashembullt. Atëherë kur forcat
serbe
po vrisnin e masakronin dhe me artileri të rëndë po
e
digjnin flakë Prekazin, nga Beogradi si gjithnjë,
paturpësisht e në mënyrë cinike lansoheshin gënjeshtra
tradicionale se viktimat (gratë, pleqtë e fëmijët)
nuk po i
vrisnin forcat serbe, por po i vriste vetë terroristi
Adem
Jashari (!).
Janë tepër skandaloze dhe absurde pohimet se masakrën
e Reçakut e kryen terroristët e UÇK-së,
apo se e montoi
ambasadori Uoker; se masakra në Burgun e Dubravës ku u
ekzekutuan mizorisht nga forcat serbe rreth 200 të burgosur
Fetnete Ramosaj
124
shqiptarë nuk ishte masakër por një shfaqje horror
që iu
montua Serbisë; se krimin te Ura e Rakovinës e kryen
terroristët e UÇK-së, apo se ishte fjala
për një aksident
trafiku (!), për të mos përmendur edhe një
mori rastesh
tjera të vrasjeve e masakrave masive e individuale. Prej
tyre, edhe shumë emra të ish-luftëtarëve të
UÇK-së.
Pos pjesëtarëve të UÇK-së, të përmendur
më herët në
këtë publikim, edhe emrat e Hyzri Tallës, Ilir Durmishit,
Afrim Maliqit, humanistit të njohur Shpëtim Robajt,107 e
dhjetëra të tjerëve, figurojnë në listat
serbe si qytetarë të
pakicës shqiptare, civilë, të vrarë nga terroristët
shqiptarë(!).
Por, kështu nuk mund të demantohen krimet serbe.
Edhe pse tradicionalisht janë përpjekur ta bëjnë
një gjë të
tillë. Ato janë tepër të vërteta, makabre,
trishtuese sa nuk
mund të fshehen.
Kur në muajin dhjetor 2004, në Gjyqin e Hagës u paraqit
historiani serb Sllavenko Tërziq në mbrojtje të kriminelit
Sllobodan Millosheviq, katërcipërisht mohoi masakrat e
kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë. Prokurori i Hagës
i
përkujtoi dëshmitë e gjeneralëve Uesli Klark dhe
Klaus
Nauman, të cilëve Millosheviqi në vitin 1998 u kishte
thënë:
Do të tuboj e të vras të gjithë shqiptarët,
ashtu siç është vepruar
në vitin 1945/46 nga Aleksandër Rankoviqi. Terziqi
mohoi:
Kjo deklaratë është gënjeshtër. Në
fund të Luftës së Dytë
107 Shih librin Zloçini albanskih
, e cit.
më parë, f. 117; adresën zyrtare të MUP-it serb
http://www.mup.sr.gov.yu.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
125
Botërore nuk është ekzekutuar në Kosovë asnjë
shqiptar (!).
Pikërisht në atë kohë janë të dokumentuar
70 mijë shqiptarë
të vrarë e të masakruar.108
Qeveria e përparshme e Republikës së Serbisë
është
detyruar të pranon ekzistimin e varrezave masive sekrete
në Serbi me kufoma shqiptarësh të Kosovës dhe
ka
urdhëruar zhvarrimin (ekshumimin), që ka përfunduar
në
dhjetor të vitit 2002. Deri në fund të vitit 2004 Republika
e
Serbisë ia ka dorëzuar UNMIK-ut 374 kufoma të
identifikuara nga 834, sa janë zhvarrosur nga shtatë varreza
masive. Asnjë procedurë penale nuk është hapur
rreth
krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës, trupat e pajetë
të të
cilëve janë gjetur në varrezat masive në Serbi,
dhe
zhvendosjes së kufomave në Serbi.109
Deri më sot, Serbia ka dorëzuar të mbeturat e vetëm
374
shqiptarëve nga Kosova, të gjetur në varrezat masive
në
Batajnicë, Petrovo Selo dhe Peruqac.110 Sipas Zyrës së
UNMIK-ut për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore,
prej se autoritetet serbe kanë filluar të kthejnë në
Kosovë
mbetjet mortore të shqiptarëve të viktimizuar gjatë
luftës, të
ekshumuar nga varrezat masive në Serbi, afro 10 për qind
të këtyre eshtrave kanë ardhur të pakompletuara.
Për më
keq, në shumë raste në një thes plastmasi me mbetje
108 S. Krasniqi, Akademikët serbë - piromanë të
Ballkanit, pun. i cit. më lartë.
109 Komunikatë e Fondit për të Drejtën Humanitare,
FDH kërkon hetime për krimet në Kosovë
dhe për varrezat e tjera masive në Serbi, Zëri,
25 dhjetor 2004, f. 5.
110 FDH: Zyrtarët shtetërorë të Serbisë po
pengojnë zbulimin e së vërtetës për djegien
e
trupave të shqiptarëve të Kosovës, Zëri,
4 shkurt 2005, f. 5.
Fetnete Ramosaj
126
mortore ka pasur përmbajtje të eshtrave nga disa persona,
gjë që ka vështirësuar shumë punën rreth
identifikimit të
tyre.111 Më e keqja është kur në një
qese ka 2 koka apo 3
këmbë!112
Fshehja e krimeve të luftës, të kryera në Kosovë,
gjatë
vitit 1998 dhe gjatë bombardimeve të NATO-s, para së
gjithash ka qenë vepër e policisë, të cilën
e kanë kryer
njerëzit më të besueshëm të ministrit të
ndjerë të policisë
Vlajko Stoilkoviq, ish-kryeministrit serb Nikola Shainoviq,
kryeshefit të Sigurimit Publik të MPB-së, Vlastimir
Gjorgjeviq dhe ish-kryeshefit të Sigurimit Shtetëror të
Serbisë, Rade Markoviq,113 thekson drejtoresha e FDH-së,
Natasha Kandiq. Në jug të Serbisë person i besueshëm
ka
qenë Dragomir Tomiq, zyrtar i lartë i Qeverisë dhe
Parlamentit të Serbisë në kohën e Millosheviqit,
sot pronar i
kompanisë Simpo, me mirëkuptimin dhe përkrahjen
e të
cilës është organizuar transporti i kufomave nga Kosova
në
rajonin e Vranjës dhe Surdullicës. Ndërsa në zbatimin
e
kësaj detyre patriotike, nga Kosova përmes Bujanocit,
ishin angazhuar pjesëtarët e Njësitit për Operacione
Speciale, kryeshefat lokalë dhe shefat e Sigurimit Shtetë-ror
dhe drejtori i fabrikës Maçkatica, në
Surdullicë.114
111 Art. Sipas Zyrës së UNMIK-ut për Persona të
Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore: Afro 10 për
qind të eshtrave të kthyera nga Serbia vijnë të
pakompletuar!, Zëri 7 shkurt 2005, f. 2.
112 Po aty.
113 Komunikatë e FDH-së, UDB dhe Beretat e Kuqe
i kanë djegur kufomat e shqiptarëve
në Surdulicë, Koha Ditore, 25 dhjetor 2004,
f. 1.
114 Po aty.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
127
Gjatë bombardimeve të NATO-s trupat e pajetë nga
Kosova, ndër të tjera, janë transportuar edhe përmes
Bujanocit.
Kufomat janë varrosur nëpër shpella në lokacione
të
cilat nuk kanë qasje në potezin Bujanoc Vranjë
ose janë
djegur në fabrika dhe xeherore në furrat që zhvillojnë
temperaturë të nevojshme për shkatërrimin e plotë
të
dëshmive. Përmenden dërgesat e kufomave në shkritoren
e
Borit, hekuranën e Smederevës, pastaj djegia e kufomave
në
minierën e Trepçës dhe në termocentralet e Obiliqit
në
Kosovë. Informatat e fundit, që i kanë arritur FDH-së,
zbulojnë se gjatë majit të vitit 1999, në dy raste
të ndara, në
organizim të shërbimit lokal të Sigurimit Shtetëror,
janë
djegur kufomat në fabrikën Maçkatica
në Surdullicë
(vend jo larg Vranjës).115
Alarmin për djegien e kufomave të shqiptarëve në
Termocentralet e Obiliqit dhe në minierën e Trepçës
e
kishte dhënë Këshilli për Mbrojtjen e të
Drejtave dhe Lirive
të Njeriut (KMDLNJ) me seli në Prishtinë, që në
verën e
vitit 1999, por në këtë drejtim nuk është
ndërmarrë asgjë.
Vendimi për shfrytëzimin e fabrikës Maçkatica
për
djegien e kufomave është marrë pas zbulimit të
frigoriferit
me kufoma afër Klladovës, në prill të vitit 1999.
Në atë kohë
organizatorët e sanimit të terrenit kanë
tërhequr urdhërin
për groposjen e kufomave të bartura nga Kosova nëpërmjet
115 FDH kërkon hetime për krimet në Kosovë dhe
për varrezat e tjera masive në Serbi, art. i
cit., Zëri, 25 dhjetor 2004, f. 5.
Fetnete Ramosaj
128
Bujanocit, dhe kanë vendosur për teknikë të re
të zhdukjes
së gjurmëve me anë të djegies së kufomave.116
Mbulimi i krimeve të kryera në Kosovë është
organizuar
pikërisht nga Njësitë Speciale të Policisë
(Posebne
Jedinice Policije - PJP) dhe grupet e saj operative prej 3
deri në 10 pjesëtarë. Të gjitha këtyre grupeve,
detyrat u janë
caktuar nga ish-shefi serb për Siguri Publike, Sreten Lukiq,
ish-komandanti i Xhandarmërisë, Goran Radosav-leviq,
dhe koloneli Novica Zdravkoviq, i cili ishte shef i policisë
në Bujanoc, ndërkaq tani është këshilltar
i Ministrit të
Brendshëm serb.117
Detashmenti i 37-të i PJP-ve, në përbërje të
policëve nga
Nishi, Leskovci, Vranja dhe Surdullica, kishte për detyrë
mbledhjen dhe transportimin e kufomave nga Kosova në
drejtim të Serbisë, përmes Bujanocit. Pak para hyrjes
së
forcave ndërkombëtare në Kosovë, Detashmenti i
37-të
është urdhëruar që të kthehet në Serbi
dhe është ngarkuar
me detyrën e shkatërrimit dhe zhdukjen e kufomave nga
Kosova. Ky detashment ishte i stacionuar në Petrovo Selo,
ku ndodhej edhe selia e Goran Radosavleviqit.118
Sipas urdhërit të Shërbimit për Siguri Publike
në kuadër
të Ministrisë së Punëve të Brendshme të
Serbisë, i kanë
marrë kufomat e shqiptarëve nga Kosova dhe i kanë
116 Komunikatë e FDH-së, UDB dhe Beretat e Kuqe
i kanë djegur kufomat e
shqiptarëve
, art. i cit. më lartë, Koha
Ditore, 25 dhjetor 2004, f. 2.
117 FDH: Zyrtarët shtetërorë të Serbisë po
pengojnë zbulimin e së vërtetës për djegien
e
trupave të shqiptarëve të Kosovës, art. i cit.,
Zëri, 4 shkurt 2005, f. 5.
118 Po aty, Zëri 4 shkurt 2005, f. 5.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
129
transportuar ato në bazën ushtarake Batajnica, në afërsi
të
Beogradit.119 Fabrika e Maçkaticës ka katër furra
të mëdha
elektrike dhe shtatë të tjera më të vogla, për
shkrirjen e
hekurishteve.120 Në Surdullicë të gjithë
e dinë se në këtë
fabrikë, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s,
janë
djegur kufomat nga Kosova, mirëpo askush nuk merr
guximin të flasë, sepse ende janë në pushtet të
gjithë ata të
cilët kanë marrë pjesë në këtë.121
Sipas dëshmive të Fondit për të Drejtën Humanitare,
të
marra nga shumë burime të pavarura, djegia e kufomave në
Fabrikën Maçkatica është bërë
dy herë, më 16 dhe 24 maj,
pas mesnatës nën sigurimin e Beretave të Kuqe,
të cilat
në atë kohë e kishin bazën në fshatin Bele
Vode, afër
Vranjës. Millorad Lukoviq LEGIJA, komandant i atëhershëm
i Beretave të Kuqe sipas këtyre shënimeve,
personalisht
e ka përcjellë një pjesë të kufomave dhe
ishte
prezent gjatë djegies. Kufomat janë djegur në furrat
4 dhe 5.
Gjykuar sipas komenteve në Sigurimin Shtetëror,
menjëherë pas djegies së pjesës së parë
të kufomave, në
mesin e viktimave kishte edhe fëmijë.122
Pranimin dhe organizimin e djegies së kufomave e kanë
kryer Zoran Stoshiq, në atë kohë kryeshef i Sigurimit
Shtetëror për Qarkun e Pçinjit, tash inspektor i
përgjithshëm
i MPB të Serbisë për Vranjë, Leskovc, Nish dhe
119 Po aty.
120 Po aty.
121 Koha Ditore, 25 dhjetor 2004, f. 1.
122 Po aty.
Fetnete Ramosaj
130
Prokuple, Bratisllav Milenkoviq, shef i Agjencisë Informative
të Sigurimit (BIA) për Vladiçin Han, Surdullicë
dhe
Bosilgrad, Dragan Stankoviq, shef i Aradhës së Punëve
të
Brendshme (OUP) në Surdullicë nga viti 1993, Mirosllav
Antiq, shef i BIA-s në Vranjë, Dragan Llakiçeviq,
ishdrejtor
i Maçkaticës, sot pronar i kësaj fabrike
dhe zëvendësi
i tij, Aca Gjorgjeviq.123 Në kohën e arritjes së
automjeteve
ushtarake TAM 110 me kufoma, Bratislav
Milenkoviq dhe Dragan Stankoviq e kanë larguar sigurimin
e rregullt të fabrikës dhe e kanë vendosur sigurimin
policor, nën komandën e Dragan N. Stankoviqit, Dragosllav
Dikiqit, punëtor i Sigurimit Shtetëror në Surdullicë
dhe Tomislav Veliçkoviqit, komandant i policisë në
Surdullicë.124
Zyrtarët shtetërorë të Serbisë po pengojnë
zbulimin e së
vërtetës për djegien e trupave të shqiptarëve
të Kosovës,
konstaton Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH). Ministri
serb i Punëve të Brendshme, Dragan Jokiq dhe drejtori i
Agjencisë së Shërbimit Informativ (BIA) Rade Bulatoviq,
janë duke mbrojtur shefat e policisë dhe të BIA-s në
Kosovë
dhe duke penguar zbulimin e së vërtetës për djegien
e
trupave të shqiptarëve të Kosovës në fabrikat
dhe minierat
e Serbisë.125 Inspektori i përgjithshëm i Ministrisë
së
123 FDH kërkon hetime për krimet në Kosovë dhe
për varrezat e tjera masive në Serbi, art. i
cit., Zëri 25 dhjetor 2004, f. 5; UDB dhe Beretat
e Kuqe i kanë djegur kufomat e
shqiptarëve
, art. i cit., Koha Ditore, 25 dhjetor
2004, f. 2.
124 Po aty.
125 FDH: Zyrtarët shtetërorë të Serbisë po
pengojnë zbulimin e së vërtetës për djegien
e
trupave të shqiptarëve të Kosovës, art. i cit.,
Zëri, 4 shkurt 2005, f. 5.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
131
Brendshme, Vladimir Bozhoviq, ka ndalur procedurën për
zbulimin e fakteve rreth Maçkaticës.126 Zyrtarëve
policorë
dhe të BIA-s, për të cilët llogaritet se mund
të flasin, u
është thënë se ata do të ndiqen penalisht
në rast se
tradhëtojnë sekretet shtetërore.127
Të humburit dhe të zhdukurit nga Kosova u lanë të
trajtohen si çështje teknike. Beogradi edhe
më tutje
vazhdon ti përdorë për presione politike.
Sipas të dhënave të UNMIK-ut, të publikuara në
dhjetor
të vitit 2004, 3 192 persona evidentohen të zhdukur, nga
të
cilët 2 460 janë shqiptarë të Kosovës, 529
serbë dhe 203
persona të grupeve të tjera etnike.128 Lidhur me këtë
çështje,
duke iu referuar burimeve të KMDLNJ-së, del se të
zhdukurit në Kosovë kanë dy kategori. Ata që u
zhdukën
gjatë luftës dhe ata që u zhdukën dhe po zhduken
pas
luftës. Derisa për kategorinë e parë po negociohet
me
Beogradin, për të zhdukurit e pasluftës, nuk ekziston
një
statistikë e saktë. Ka një fryrje të të zhdukurve
pas luftës,
krahasuar me listën që disponon Këshilli, për
personat e
minoritetit serb të paraqitur si të zhdukur. Është
tepër e
vështirë të verifikohet saktësia e informatave
të rasteve të të
zhdukurve pas lufte, sidomos kur është fjala për serbët.129
Ka lëvizje të tilla të serbëve të cilët
posa vendo-sen dikund
126 Po aty.
127 Po aty.
128 FDH kërkon hetime për krimet në Kosovë dhe
për varrezat e tjera masive në Serbi, art. i
cit. më lartë, Zëri, 25 dhjetor 2004, f.
5.
129 Art. Të zhdukur dhe të zhdukur, Kosova
Sot, 23 mars 2005, f. 5.
Fetnete Ramosaj
132
në Serbi, veten e shpallin këtu si të zhdukur,
spikatë
KMDLNJ-ja, e bindur se këtë në rastet më të
shpeshta e
bëjnë ata njerëz të cilët mund të ndiqen
një ditë penalisht si
të dyshuar për krimet e kryera gjatë luftës në
Kosovë.130
Ekziston një lidhje e mirë koordinimi mes ndonjë instance
e
cila i informon serbët e krimeve me alarmin e rrezikut ndaj
tyre dhe ata posa braktisin Kosovën, shpallen të zhdukur.131
130 Po aty.
131 Po aty.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
133
NË VEND TË PËRFUNDIMIT -
DËSHMI TË VERIFIKUARA
Përderisa në periudhën pushtuese të Sllobodan
Millosheviqit, Perëndimi udhëhiqej nga politika si reagim
ndaj veprimeve millosheviqiane, tani realisht ballafaqohet
me problemin e formulimit të politikës së vet në
Kosovë.
Mirëpo, në bërjen e kësaj politike, UNMIK-u ka
bërë dhe po
bën gabime që reflektojnë porosi dhe pasoja negative.
Një
nga gabimet më aktuale dhe më me pasoja është
përpjekja
politike, e cila konsiston në afrimin e palëve të armiqësuara,
duke ndarë fajin për luftën në një mënyrë
tepër të
barabartë. Në favor të këtij formulimi shkojnë
edhe
arrestimet e bëra nga ndërkombëtarët ndaj aleatëve
të vet të
dikurshëm, pjesëtarëve të UÇK-së,
tani forcë e transformuar
në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK), me akuza të
cilësuara si krime lufte.132
Përpjekjet për një barazim të tillë mes krimeve
shtetërore
të okupatorëve serbë dhe forcave çlirimtare
të UÇK-së,
aleate besnike e NATO-s, duhet të kundërshtohen jo vetëm
nga skena politike kosovare, por edhe nga UNMIK-u. Kjo
duhet të bëhet, nëse jo për shkak të shqiptarëve,
për faktin
132 Mr.sc. Muhamet Malaj, UNMIK-u ndërmjet të sotmes dhe
të ardhmes së Kosovës, pun. i
cit., Fokusi, 2 prill 2004, f. 19.
Fetnete Ramosaj
134
se serbët po e kultivojnë opinionin se lufta e tyre ishte
e
drejtë dhe se ata kanë të drejtë që përsëri
të kthehen në
Kosovë si forcë ushtarake e pushtetore.133
Përpjekjet për asgjësimin e provave, në njërën
anë, dhe
shpifjet e gënjeshtrat e ish-pushtuesve serbë, në anën
tjetër,
janë të përsëritura, jo vetëm në rastin
e luftës së fundit, por
edhe në kohët e mëhershme. Në njërën
anë pushtuesit serbë
gjithnjë kanë përdorur pabesinë, shpifjet, gënjeshtrat
e
trillimet, ndërsa në anën tjetër dhunën,
vrasjet, terrorin e
gjenocidin. Në shumicën e rasteve vetëm pse kanë
qenë
shqiptarë, pa marrë parasysh se a kanë qenë kundërshtarë
apo përkrahës të tyre. Për ta shqiptar i
mirë konsiderohej
vetëm shqiptari i vdekur.
Për përpjekjet e serbëve për asgjësimin e
provave
dëshmojnë edhe vlerësimet e disa organizatave ndërkombëtare,
kur theksojnë se shumica dërrmuese e krimeve të
luftës të kryera në Kosovë gjatë luftës
mes UÇK-së dhe
forcave serbe dhe jugosllave në periudhën 1998-1999, nuk
janë gjykuar ende. Vetëm në periudhën mars-qershor
1999,
90 për qind e shqiptarëve të Kosovës u larguan
nga shtëpitë
e tyre dhe 850 000 veta u larguan me dhunë nga Kosova.
Rreth 40 për qind e shtëpive të civilëve u dëmtuan
rëndë
ose u shkatërruan plotësisht. Numri total i vikti-mave të
vrara në periudhën mars-qershor 1999 mbetet i paqartë
-
pjesërisht për shkak të përpjekjeve të qëllimshme
të
qeverisë jugosllave për ti agjësuar provat.
133 Mr.sc. Muhamet Malaj, po aty.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
135
Përpjekjet e tilla i dëshmon edhe më tutje numri i
3 500
shqiptarëve të zhdukur. Dëshmi e kësaj janë
edhe mbetjet e
eshtrave të shqiptarëve të masakruar nga forcat serbe
që
pjesërisht në grupe të vogla po i kthejnë nga
varrezat
masive në Serbi. Shtrohet pyetja: - Ku janë të tjerët?!
Rastet e trajtuara në këtë publikim janë vetëm
disa nga
qindra raste të tilla. Prandaj është detyrë e
institucioneve
dhe organeve kompetente të Kosovës që të merren
seriozisht me trajtimin e këtyre çështjeve. Me fakte
e të
dhëna konkrete ti kundërvihen propagandës së
zezë serbe,
në grackën e të cilës jo rrallëherë
kanë rënë (me dëshirë apo
pa të, me vetëdije apo pa të) edhe disa mediume kosovare.
Çuditërisht, në rastin e Serbisë nuk aplikohen
trajtimet
që u aplikuan ndaj agresorëve humbës në Luftën
e Dytë
Botërore. Për shembull, Gjermania hitleriane u nda në
dy
pjesë zona e interesit perëndimor anglo-amerikan
dhe
zona lindore ruse, pra me dy sisteme shoqërore për më
shumë se 45 vjet. Ndërkaq, Serbia nuk po trajtohet si palë
fajtore për nxitjen, nisjen dhe luftën gjenocidiale në
Kroaci,
në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, por
po përkëdhelet
si palë ndërluftuese, nga e cila dikush pret paqen (!).134
Politika aktuale serbe ndaj Kosovës është e njëjtë
me
politikën e periudhës së Millosheviqit me dallim që
mungon represioni direkt fizik i forcave serbe në pjesën
më
të madhe të Kosovës. Në pjesën veriore të
Kosovës prania e
134 Mr.sc. Muhamet Malaj, po aty.
Fetnete Ramosaj
136
pushtetit paramilitar e policor serb ekziston fuqimisht, i
ledhatuar nga UNMIK-u dhe nga bashkësia ndërkombëtare
në përgjithësi.135 Megjithatë, duhet theksu-ar
se shumica e
personelit të OKB-së, që veprojnë në Kosovë,
në poste të
larta, nuk kanë njohuri të duhura për të kaluarën
e rajonit,
për raportet midis shqiptarëve etnikë dhe elementit
kolonial serb në Kosovë, e kjo bën që ata të
mos kenë ide,
vizion dhe njohuri për të ardhmen e Kosovës.136 Duhet
të
thuhet qartë se politika e UNMIK-ut për Kosovën duhet
të
formulohet në kombinim me interesat vitale të banorëve
të
saj, e jo në kërkesa e lutje drejtuar Beogradit që
të ndikojë
konstruktivisht në proce-set politike në Kosovë, sepse
Beogradi këtë të drejtë po e shfrytëzon për
destruktivitet
edhe ndaj vetë UNMIK-ut dhe Kosovës në përgjithësi.137
Kosova sot nuk ka nevojë për pajtime fiktive, por ka nevojë
për hapa të vendosur që do ta ndanin atë nga e
kaluara e
hidhur, pa emocione të nostalgjisë historike dhe pa
diskutime të gjata shterpe.138
Mbi të gjitha, Kosova ka nevojë për DREJTËSI.
135 Po aty.
136 Po aty.
137 Po aty.
138 Po aty.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
137
FAKSIMILE E FOTOGRAFI
Fetnete Ramosaj
138
Faksimil i dokumentit intern të Ministrisë së Punëve
të Brendshme të Serbisë, i datës 4 shkurt
1998, për dërgimin e pjesëtarëve të Njësisë
së Veçantë të Policisë (Posebne Jedinice
Policije)
PJP nga Beogradi për veprim në komunën e Deçanit
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
139
Faksimil i dokumentit intern të Brigadës Intervenuese 123
të PJP-së, e dislokuar
nga Beogradi në Deçan, në fillimshkurtin e vitit
1998
Fetnete Ramosaj
140
Faksimil i dokumentit intern të MUP-it të Beogradit, i datës
4 shkurt 1998
,për dërgimin e përforcimeve policore në Kosovë,
përkatësisht në Deçan
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
141
Faksimil i regjistrit të pjesëtarëve të Brigadës
së Njësive të Veçanta të Policisë
(Posebne
Jedinice Policije), të dislokuar nga Beogradi në Baballoç
të Deçanit, në maj të vitit 1998
Fetnete Ramosaj
142
Faksimil i regjistrit të pjesëtarëve të Brigadës
së PJP-së të dislokuar
nga Beogradi në Junik, në maj të vitit 1998
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
143
Faksimil i orarit ditor të njësisë së PJP-së
nga Beogradi
e dislokuar në Baballoç, në maj të vitit 1998
Fetnete Ramosaj
144
Faksimil i dokumentit intern të MUP-it të Deçanit,
në të cilin pranohen
humbjet në radhët e tyre
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
145
Faksimil i dokumentit intern të MUP-it të Deçanit,
në të cilin pranohen humbjet
në radhët e tyre
Fetnete Ramosaj
146
Faksimil i depeshës interne të MUP-it të
Deçanit, nr. 11-666/98, i datës 15 gusht 1998,
në të cilin pranohet vrasja e katër oficerëve
të lartë të MUP-it, në rajonin e Vokshit.
Në të shihet se është anuluar (i është
rënë vizë) informacioni për vrasjen e
tre pjesëtarëve të ushtrisë jugosllave
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
147
Faksimil i depeshës së MUP-it serb, nr. 11-650/98,
të datës 9 gusht 1998,
ku pranohet vrasja e një pjesëtari të PJP-së në
luftime, në fshatin Prejlep të Deçanit
Fetnete Ramosaj
148
Faksimil i depeshës interne të MUP-it serb të
Deçanit, mbase i vetmi i këtij lloji, ku
pranohet se pjesëtari i MUP-it serb, Sllobodan Jovanoviq, më
7.8.1998, ka ekzekutuar në
banesën e tyre në qendër të Deçanit, katër
civilë shqiptarë: Ajne Zymeraj, Shaban Osaj,
Çaush Bajraktari dhe Time Bajraktari. Për këtë
vrasje të katërfishtë Jovanoviq ishte
paraburgosur vetëm tri ditë
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
149
Faksimil i dokumentit të cilësuar strogo poverlivo,
i KOMANDËS 125 të Brigadave
të Motorrizuara të Serbisë, i datës 11 gusht 1998,
lidhur me veprimet ushtarake të
Brigadës së Tretë në Prejlep të Deçanit
Fetnete Ramosaj
150
Faksimil i dokumentit të cilësuar strogo poverlivo,
i KOMANDËS 125 të Brigadave të
Motorrizuara të Serbisë, i datës 12 gusht 1998, lidhur
me veprimet ushtarake të Brigadës së
Tretë në drejtimin Prejlep Irzniq të Deçanit
dhe të Brigadës së Dytë në drejtim të
Junikut
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
151
Faksimil i depeshës së MUP-it serb të Deçanit,
me informacione të seleksionuara.
Nuk lejohet të përcillet më lart informacioni
i parë në të cilin thuhet se njësitë e PJP-së,
të stacionuara në vendbanimin e kolonëve serbomalazezë
në Baballoç,
kanë hapur zjarr në terroristët
Fetnete Ramosaj
152
Faksimil në dorëshkrim i njësisë terroriste të
Vidomir Shalipurit
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
153
Faksimil i njësisë terroriste të PJP-së, nënshkruar
nga komandanti Vidomir Shalipuri
Fetnete Ramosaj
154
Faksimil i njësisë policore serbe në Pejë
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
155
Faksimil i dokumentit serb me të cilin emërohet Komisioni
për formimin e
të ashtuquajturës Polici Lokale (Lokalno Obezbedjenje)
në Kosovë
Fetnete Ramosaj
156
Librezë e Miodrag Jokiqit- Draganit, kryetar i Lidhjes së
Luftëtarëve të Serbisë për
Qarkun e Pejës
Falënderim i Korpusit të Likës, dedikuar Miodrag Jokiqit
dhe bashkëluftëtarëve të tij, për
kontributin e dhënë gjatë luftës në Bosnjë,
gjegjësisht në Republikën e Krainës Serbe
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
157
Fetnete Ramosaj
158
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
159
Fetnete Ramosaj
160
Regjistër prej 4 faqesh i "luftëtarëve vullnetarë"
serbë të të ashtuquajturës "Kosovë -Toplicë",
pjesëmarrës në të gjitha luftimet në hapësirat
e ish-Jugosllavisë, dhe atyre të plagosur në
luftime në Benkovc të Krainës serbe, gjatë viteve
1990-1993
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
161
Faksimil i listës së delegatëve të Lidhjes së
Luftëtarëve të Serbisë prej vitit 1990
për Qarkun e Pejës
Fetnete Ramosaj
162
Faksimil i planit të punës dhe financimit të luftëtarëve
serbë të Qarkut të Pejës
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
163
Një regjistër i ndërmarrjeve të Pejës që
kanë financuar luftëtarët serbë të Qarkut
të Pejës
Fetnete Ramosaj
164
Miodrag Jokiqi Dragani, gjatë luftës në Kosovë,
(nga e djathta)
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
165
Faksimil i urdhëresës së KOMANDËS 125 të
Brigadave të Motorrizuara të Serbisë,
i datës 31.12.1998, e shifruar sekret ushtarak për
aktivizimin dhe përqendrimin e
njësive të blinduara në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri.
Vlen të përmendet se në këtë
periudhë vetëm gjatë një muaji janë vrarë
e masakruar mbi 100 shqiptarë
Fetnete Ramosaj
166
Faksimil i dokumentit të UJ-së, për shpërblimin
e 11 pjesëtarëve të saj,
për meritat e veçanta, të treguara gjatë luftës
në Kosovë
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
167
Pjesëtarë të formacioneve serbe, pjesëmarrës
në krime kundër shqiptarëve.
I dyti nga e majta në këmbë, Miodrag Jokiq Dragani,
kryetar i Lidhjes së Luftëtarëve të Serbisë
për Qarkun e Pejës
Fetnete Ramosaj
168
Shtabi i Mbrojtjes Civile në Pejë. (Dorëshkrim i Miodrag
Jokiqit Draganit)
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
169
Fetnete Ramosaj
170
Faksimil i dokumentit të Sekretariatit Federativ të Mbrojtjes
(Beograd) - Njësia e Mbrojtjes
në Pejë, i datës 24.2.1999, për emrimin e komandantëve
dhe kryeshefave të Shtabit të
Mbrojtjes Civile në komunat Pejë, Deçan, Istog, Gjakovë
e Klinë, nën direktivat
e të cilëve u bënë masakra e spastrime etnike
në këtë rajon
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
171
Fetnete Ramosaj
172
Dislokimi i 150 000 trupave ushtarake serbe në Kosovë, u
bë para fillimit të
bombardimeve të NATO-s, me qëllim të spastrimit
të terrenit
Faksimil i dokumentit të shifruar Tepër Sekret
të Komandës 125 të Brigadave të
Motorrizuara (Komanda 125 Motorizovanje Brigade), nr. 1183-2, i datës
3 mars 1999,
nënshkruar nga kolonel Dragan Zhivanoviq, nëpërmjet
të të cilit, 6 Brigadave iu jipen
udhëzime për luftë energjike kundër shqiptarëve.
Prej tyre, Brigada 2, Brigada 3,
Brigada 5 dhe Brigada 6, caktohen për veprim në rajonin
e Dukagjinit
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
173
Faksimil i planit intern serb, i shifruar Patkoi, lidhur
me operacionin sekret të Serbisë,
për shuarjen e kryengritjes dhe ndërrimin e strukturës
etnike në Kosovë
Fetnete Ramosaj
174
Faksimil i dokumentit sekret të Shtabit të Ministrisë
së Punëve të Brendshme të Serbisë,me
qendër në Prishtinë, nënshkruar nga gjeneral-nënkoloneli
Sreten Lukiq, i njohur për urdhërat
e dhëna njësive të caktuara të PJP-ve për
fshehjen dhe zhdukjen e gjurmëve të krimeve
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
175
Martirët e fshatit Meqe të Gjakovës, MUP-i serb nuk
i paraqet si shqiptarë, por si
qytetarë të bashkësive tjera nacionale, civilë,
të vrarë nga terroristët shqiptarë.
(Faksimil i librit Zloçini albanskih terorista (1995-1998),
f.119)
U MARTIRIZUAN PËR TË MOS VDEKUR KURRË
Përmendorja e martirëve të Meqes, bri magjistrales
Gjakovë-Klinë
Fetnete Ramosaj
176
FOTOGRAFIA FLET VETË: Pjesëtarë të forcave serbe
me popin e kishës (në mes) gjatë
kohës së luftës në vendqëndrimin e tyre nëManastirin
e Deçanit. (Fotografi e gjetur
pas luftës në bazën e forcave serbe në Kooperativën
e fshatit Irzniq)
Pjesëtarë të policisë serbe të MUP-it të
Pejës. Në mes kryekrimineli Vidomir Shalipuri (nga e
djathta)
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
177
Terroristë të njësive speciale policore serbe të
OPG-së dhe të Munja-s.
(Fotografuar në Parkun Karagaç të Pejës,
më 1998)
Terroristë të njësive speciale policore serbe të
OPG-së dhe të Munja-s në Parkun
Karagaç të Pejës, më 1998
Fetnete Ramosaj
178
ESKADRONET E VDEKJES - terroristë të Njësisë Munja,
pjesëmarrës në krime e masakra anembanë Kosovës
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
179
Kriminelët me damkë të njohur për urrejtje patologjike
kundër shqiptarëve fotografohen pas
krimeve të kryera mbi popullatën civile. Nga e djathta në
këmbë: Nebojsha Miniqi - MRTVI
(I vdekuri), në fotografi shihet me një mitraloz
të rëndë në duar, i veshur me uniformë
policie, i dyti Vidomir Shalipuri - MUNJA. Ulur në anën
e majtë, i pari është Milan Kaljeviqi
i njohur si Rambo e Puçrrani,
një mostër i vërtetë i krimit mbi shqiptarët.
Përreth tyre
janë kriminelët tjerë të spikatur, komandantë
të ndryshëm të njësisë terroriste MUNJA.
Fotografuar në Gllogjan të Deçanit, te Blini (flamuri
ishte i punuar në trafon e fshatit),
pas depërtimit të forcave serbe, më 12 gusht 1998
Fetnete Ramosaj
180
Të gjitha forcat serbe kanë patur komandë dhe veprim
të përbashkët. Fletëkomunikimi
për vrasjen e kriminelit Vidomir Shalipur, me foto në uniformë
polici. E përkujtojnë
kolegët e tri njësive që u ka takuar OPG, PJP dhe MUP-i
i Pejës
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
181
Kriminelë serbë të njësisë së kombinuar
terroriste Munja (Vetëtima) të fotografuar
pas
krimeve monstruoze, plaçkitjeve, djegieve e shkatërrimeve
në rajonin e Pejës.
I pari nga e djathta, krimineli me damkë Sreçko Popoviq
Fetnete Ramosaj
182
Kriminelë serbë në aksione monstruoze kundër popullsisë
civile shqiptare,
të prirë nga Sreçko Popoviqi (i pari nga e djathta
në këmbë)
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
183
Pjesëtarë të ushtrisë serbo-jugosllave, zbatojnë
urdhërat për tokën e djegur e spastrim
etnik
Pjesëtarë të ushtrisë serbo-jugosllave, zbatojnë
urdhërat për tokën e djegur e spastrim
etnik
Fetnete Ramosaj
184
Kriminelët serbë, gjatë kryerjes së krimeve në
Kosovë, kanë keqpërdorur edhe simbolet e
UÇK-së
Kriminelët serbë, gjatë kryerjes së krimeve në
Kosovë, kanë keqpërdorur edhe simbolet e
UÇK-së
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
185
Kriminelët serbë, gjatë kryerjes së krimeve në
Kosovë, kanë keqpërdorur edhe simbolet e
UÇK-së
Kriminelë serbë, pjesëtarë të MUP-it të
Deçanit, të fotografuar në Sukë të Baballoçit
Fetnete Ramosaj
186
Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Serbisë,
pjesëmarrës në masakra të shumta anekënd
Kosovës
Pjesëtarë të njësive paramilitare serbe
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
187
Aeroplan ushtarak i tipit Orao me të cilin u bombardua
Loxha dhe
fshatrat tjera të Dukagjinit
Fetnete Ramosaj
188
Masakra te Ura e Rakovinës
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
189
Rogovë e Hasit, 29 janar 1999: Në masakrën e tmerrshme
në Rogovë të Hasit dhe
në atë të Rakovinës, ka marrë pjesë
i njëjti kriminel serb nga Gjakova,
siç shihet edhe në fotografitë e Reuters-it
Fetnete Ramosaj
190
Masakra makabre e kryer nga forcat serbe në Rogovë të
Hasit, më 29 janar 1999
Masakra makabre e kryer nga forcat serbe në Rogovë të
Hasit, më 29 janar 1999
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
191
Masakra makabre e kryer nga forcat serbe në Rogovë të
Hasit, më 29 janar 1999
Fetnete Ramosaj
192
Gani Shala nga Ruhoti i Pejës, i zënë rob, i plagosur
e i torturuar mizorisht nga forcat serbe.
(Fotografuar nga vëzhguesit e OSBE-së, më 28 janar
1999, në Bishtazhin të Gjakovës)
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
193
Kriminelë serbë në krye me Millutin Prashçeviqin
shqyejnë flamurin shqiptar e bëjnë aheng
pas krimeve gjenocidiale që bënë mbi popullatën
civile shqiptare në Gjakovë. (2 prill 1999)
Fetnete Ramosaj
194
Kriminelët serbë, sipas dëshmitarëve, janë
fotografuar pasi kryen masakrën
mbi familjen Vejsa në Gjakovë, më 2 prill 1999.
Të identifikuar janë: 1. Marko Llonqar, 2. Naser Arifaj,
3. Millosh Shqepanoviq, 4. Dragan
Raçiq, 5. Ljubisha Rakoçeviq, 6. Boban Baboviq, 7. Sergjan
Kërstiq, 8. Rajko Aleksiq,
9. Nenad Bosanac, 10. Millutin Prashçeviq, 11. Lubisha Radunoviq
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
195
Pjesëtarë të njësive elite serbo-jugosllave që
kanë operuar veçanërisht në brezin kufitar
Kosovë Shqipëri Mal i Zi, pjesëmarrës
në një varg masakrash mbi shqiptarët
Fetnete Ramosaj
196
Kriminelë të luftës, dy prej tyre oficerë - mercenarë
rusë,
pjesëmarrës në krimet e kryera gjatë luftës
në rajonin e Gjakovës
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
197
Krimineli me damkë Nebojsha Miniq Mrtvi (I
vdekuri),
së bashku me djalin e axhës së tij, Mirosllav Miniqin,
të njohur në Pejë e më gjerë
edhe si pjesëtarë të formacionit terrorist Dora
e Zezë
Fetnete Ramosaj
198
Letërnjoftimi: Nebojsha Miniq MRTVI, krimineli monstruoz
që e gjakosi Pejën. Pos tjerash,
vrasës i familjes Bala: Vjollcë Faredin Balës (28),
Agron Isa Balës (6), Hajri Isa Balës (13),
Dardane Isa Balës (12), Rina Musa Balës (7), Nita Musa Balës
(5) dhe Musa Shaip Balës (31),
të plaçkitur, të përdhunuar e të ekzekutuar
në shtëpinë e tyre, më 12 qershor 1999 në
Pejë
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
199
Kriminelët serbë Sreçko Popoviq (i dyti nga e majta)
dhe Sllavisha Kastratoviq (i treti nga e
majta), bashkë me dy kriminelë të tjerë, pjesëmarrës
në masakra mbi popullatën civile
shqiptare në rajonin e Pejës, Istogut e më gjerë
Fetnete Ramosaj
200
Krimineli Sreçko Popoviq, komandant i njësisë terroriste
Munja (Vetëtima),
pjesëmarrës në masakrat çnjerëzore, më
14 maj 1999, në Çyshk, Zahaq, Pavlan etj.,
pozon para shtëpive shqiptare pasi ua kanë vënë
zjarrin
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
201
Mbetje të raketave tokë-tokë, të tipit Luna
(prodhim rus me 1187 kilogram mbushje
eksplozive), me të cilat u goditën fshatrat Gllogjan e Irzniq,
më 11 qershor 1998
Fetnete Ramosaj
202
Gëzhoja të artilerisë serbe, me të cilat u sulmua
Shqiponja (ish-Jabllanica) më 2 gusht 1998
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
203
Në Fushë-Kosovë kriminelët serbë fotografohen
para trupave të tre shqiptarëve të masakruar.
Në mesin e tyre me nr. 1, Baleviq dhe me nr. 2. Gojkoviq, pjesëmarrës
në një varg krimesh në
Pejë
Fetnete Ramosaj
204
Krimineli serb Gorolub Paunoviq (1969), ish-punëtor i PTT-së
në Vushtrri,
duke prerë në fyt një të ri shqiptar. Sipas dëshmitarëve,
ky kriminel ishte pjesëmarrës
edhe në krimin në familjen e Hamdi Uglarit (Shallcëve),
1999
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
205
Pjesëtarë të Njësisë Terroriste Munja,
pos tjerash, pjesëmarrës edhe
në Masakrën në Burgun e Dubravës
Fetnete Ramosaj
206
Më 19, 21 dhe 22 maj 1999, në masakrën në burgun
e Dubravës, kriminelët ordinerë serbë
kanë vrarë e masakruar 184 të burgosur shqiptarë
dhe plagosur 140 të tjerë
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
207
Të burgosurit Përparim Efendiu (krejt trupi pa flokë)
nga Gjakova, Ali Guta (pa flokë, i
duket vetëm koka), i vëllai i viktimës Napoleon Guta,
Kolë Berisha (me flokë të zeza) nga Peja,
i cili thuhet se është vrarë një ditë më
vonë nga kriminelët serbë. Me revole dhe automatik
në
dorë krimineli serb Boban Bashçeviqi nga Nikshiqi. (Burgu
i Dubravës, 22 maj 1999).
Fetnete Ramosaj
208
Krimineli Boban Bashçeviq ekzekuton të burgosurit shqiptarë
në burgun e Dubravës.
(22 maj 1999)
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
209
Krimineli serb Ilia Mishkoviq nga Çaçaku, ish-i burgosur,
pjesëmarrës aktiv në masakër.
(Dubravë, 22 maj 1999)
Fetnete Ramosaj
210
Krimineli serb Mirolub Miki Vidiq nga Kapeshnica e Pejës,
ish-komandant i burgut të
Dubravës, vret të burgosurit shqiptarë. (Dubravë,
maj 1999)
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
211
Civilë të masakruar nga forcat serbe, më 25 maj 1998,
në Lybeniq të Pejës.
Fetnete Ramosaj
212
Njëra nga vendet e krimit ku janë djegur një pjesë
e trupave të civilëve të ekzekutuar nga
forcat kriminale serbe, më 1 prill 1999, në Lybeniq të
Pejës
Mbetje eshtrash të shqiptarëve të masakruar në
Lybeniq të Pejës, më 1 prill 1999
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
213
Kufoma shqiptarësh, të vrarë nga forcat serbe në
prill të vitit 1999, në Lybeniq të Pejës
Kufomat e shtatë vëllezërve Bobi, të masakruar
nga forcat okupuese serbe, më 18 prill 1999,
në Devë të Gjakovës
Fetnete Ramosaj
214
FOTOGRAFIA E TMERRIT
Mbetje eshtrash të 14 luftëtarëve të UÇK-së,
të vrarë më 29 mars 1999 në Shishman të Bokës.
Pas vrasjes, forcat serbe i grumbulluan dhe i dogjën trupat e
tyre,
bashkë me armatimin dhe municionin që kishin me vete.
Pas luftës, janë varrosur në një arkivol të
përbashkët në varrezat e Gjakovës
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
215
Pjesë të mbetjes së eshtrave të civilëve
të plagosur, të zënë të gjallë, të
masakruar nga forcat
serbe, e të djegur në shtëpinë e Rrustem Tahirit
në Bardhaniq të Gjakovës, më 6 prill 1999.
Në mesin e tyre ishin Nezir Ibish Vishaj (1934) nga Belegu i
Deçanit, Fatime Isuf Gashi (1937)
dhe Hatixhe Smajl Gashi (1949) nga Kosuriqi i Pejës, Miftar Demë
Povataj (1945), nga
Strellci i Epërm, mësues, dhe gruaja e tij Hatixhe Povataj
(1947), Qazim Muçaj (1951), nga
Lluka e Epërme, Hysen Hatashi nga Jabllanica e Pejës
Fetnete Ramosaj
216
Gjurmë të masakrës së forcave serbe në Meje-Korenicë
të Gjakovës, më 27 prill 1999
Mbetje eshtrash të civilëve të vrarë në masakrën
e Meje-Korenicës, më 27 prill 1999
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
217
Çyshk i Pejës: Vendi ku pas masakrës së 14 majit
1999, forcat serbe kanë djegur 42 kufoma të
civilëve shqiptarë
Fetnete Ramosaj
218
Kafka e Lan Dobrës (82), rapsod i njohur nga fshati Gramaçel
i Deçanit, i masakruar nga
kriminelët serbë, së bashku me Ukë Beçirajn
(80) dhe Bekë Muslijajn (60) nga fshati Shaptej,
më 10 maj 1999, në vendin e quajtur Shavare (mes fshatrave
Gramaçel dhe Shaptej), derisa
kishin shkuar për të tërhequr kufomat e vëllezërve
Shemsi (41), Bajram (25) e Azem Muslijaj
(24), dhe Rifat Beçiraj (21), të masakruar një ditë
më parë nga forcat ushtarake e
paramilitare serbe. (Fotografuar me rastin e gjetjes së tyre
më 3 korrik 1999)
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
219
Vendi ku janë djegur trupat e 14 pjesëtarëve të
UÇK-së, (në mesin e tyre edhe disa të
plagosur), të vrarë në pritën e ushtrisë
jugosllave, më 24 maj 1999, në trekëndëshin kufitar
Kosovë Shqipëri Mal i Zi, në Bjeshkë
të Bogiqes. Ata që mbetën gjallë të
plagosur, forcat
serbe i ekzekutuan nga afërsia, pastaj i dogjën kufomat
tyre. Mbetje eshtrash të këtyre të
vrarëve, janë gjetur në varrezën masive në
Petrovo Sello të Serbisë, në vitin 2003
Fetnete Ramosaj
220
Pos djegies së kufomave të shqiptarëve në shkritoren
e Borit, hekuranën e Smederevës e
të Maçkaticës, djegien e kufomave, me qëllim
të shkatërrimit të dëshmive të krimeve,
forcat serbe e kanë bërë edhe në minierën
e Trepçës dhe në termocentralet e Obiliqit
Gjurmë të krimeve në njërin nga lokalet e objektit
të kombinatit Trepça në Mitrovicë
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
221
KRIMINELËT UA VRANË FËMIJËRINË
Fëmijë të komunës së Gjakovës, të
vrarë, të masakruar e të zhdukur nga forcat pushtuese
serbe
Fetnete Ramosaj
222
Burimet dhe Literatura:
a) Arkivi i UÇK-së së Zonës Operative të
Dukagjinit
b) Arkivi Shtetëror i Kosovës
c) Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive
të
Njeriut
(KMDLNJ) - Pejë, Deçan, Prishtinë.
d) Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) Beograd.
e) Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
ABDYLI, Dr. Ramiz,
Politika serbe e gjenocidi ndaj Kosovës dhe shqiptarëve,
Kosova, nr. 2, 1994.
Arkivi Shtetëror i Kosovës - Sektori i Ushtrisë Çlirimtare
të
Kosovës
Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999,
përgatitur nga Nusret Pllana, Prishtinë, 2001.
BERISHA, Engjëll I.,
Masakra e Mejes dhe e Korenicës, SHB Gjon Nikollë
Kazazi, Gjakovë, 2001.
KMDLNJ - Pejë,
Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb mbi
popullatën shqiptare të regjionin e Pejës gjatë
vitit 1998,
(dorëshkrim).
KMDLNJ - Qendra Rajonale - Pejë,
Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës
(marsqershor
1999), Pejë, 2002.
Kosova e Lirë, 1999.
Kosovapress, 1999.
Krimet serbe në Kosovë PA APOLOGJI Me fakte
kundër shpifjeve
223
MEHMETAJ, Faton,
Veprimtaria kriminale e Dorës së Zezë serbe
në trojet
shqiptare, Anatema, Prishtinë, 2004.
Zloçini albanskih terorista (1995-1998), Jedinstvo,
Prishtinë, janar 1999.
Gazetat dhe revistat:
24 Orë, Prishtinë, 2002.
Fokusi, Prishtinë, 2003-2005.
Koha Ditore, Prishtinë, 2004.
Kosova Sot, 2 shkurt 1999, 2005.
Shekulli, Tiranë, janar 2005.
Zëri, Prishtinë, 2004-2005.
Adresa interneti:
http://www.mup.sr.gov.yu
http://www.americanradioworks.org
http://www.kosova.com
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |
|