 |  |
Nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer deri
tek vrasja e Gjeneral Telinit.
Aventura per vendosjen e kufijve te Shqiperise
dhe humbja e gjysmes se territoreve. Historia e
Konsullit Haven dhe e mbeshtetjes qe SHBA vendosi
t'i jape Qeverise se Tiranes.
Eduard Grei, Ministri i Jashtem i Mbreterise Britanike
dhe Kryetar i Konferences se Ambasadoreve te Fuqive te Medha
per Ballkanin, kishte caktuar vetem 15 minuta kohe per takimin
me perfaqesuesin shqiptar ne Londer, Mehmet Konicen. Mbi tryezen
e tij qe shtrire harta e madhe e Ballkanit dhe Ministri, e
dinte fare mire se Shqiperia e dobet ishte e humbura e madhe.
Kishte pak vullnet per te diskutuar me nje shqiptar edhe pse,
ndermjetes te takimit ishin disa miq te perbashket, aristokrate
te vjeter, qe kishin ruajtur gjithmone lidhje me Orientin
e larget.
Me fytyre nga dritarja, Grei nuk denjoi te kthehej, kur
Ambasadori shqiptar hyri ne salle. I kerkoi atij vetem te
fliste, duke ndenjur gjithmone me shpine dhe duke ndjekur
levizjet ne rruge. Nje njohes i vjeter i Londres dhe mik i
disa prej Lordeve me te fuqishem ne vend, Konica nuk permendi
asgje per kufijte. Me nje ze te shtruar i tregoi Ministrit
qe qendronte me kurriz se ne Shqiperi ishte zbuluar nje miniere
e pasur floriri dhe se Qeveria shqiptare e Ismail Qemalit
kerkonte qe Mbreteria Britanike te merrte koncesionin e saj.
Grei u kthye dhe me mjaft delikatese e ftoi te uleshin se
bashku ne tavoline. Nje minute me vone, me po aq elegance,
Mehmet Konica, i shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e vertete,
porse ai kishte dashur te shihte, se si do te ndryshonin interesat
e Britanise ne nje rast te tille. Askush nuk e ka pershkruar
me tej biseden e tyre, por nje gje eshte e qarte. Grei i ka
pranuar Konices se Shqiperia do te dilte me e humbura ne kete
histori sepse kjo ishte nje ceshtje interesash. Interesa nga
ato qe percaktonin politiken afatgjate te Fuqive te Medha
dhe balancat midis tyre. Ne fakt, ata biseduan gjate dhe Mehmet
Konica, vellai i Faik Konices, nuk foli me kurre per kete
bisede. Ai e permendi vetem vite me vone, me 1949, ne Firence,
ndersa kishte filluar t'i diktonte kujtimet e tij nje gazetari
italian. Vdekja ja la kujtimet pergjysem dhe libri nuk u publikua
kurre. Familja e tij mori nje kopje per kujtim dhe doreshkrimi
ndodhet sot ne Siri, ku gjenden edhe trashegimtaret e tij.
Mehmet Konica ishte padyshim nje nder te paktet deshmitare
te tragjedise shqiptare te kufijve. Ai e ndoqi ate neper disa
etapa. Qe nga viti 1913, deri me 1923, kur me se fundi, nje
delegacion nderkombetar i kryesuar nga nje gjeneral italian,
vendosi ne Shqiperine e Jugut guret qe shenonin kufijte e
shqiptaro-greke. Gjenerali quhej Telini dhe ai nuk u kthye
kurre ne Itali. E vrane bandat greke ne afersi te Delvines
dhe trupi i tij, i percjelle cuditerisht nga Mehmet Konica
ne emer te Qeverise Shqiptare u dergua ne Rome me nderimet
ushtarake. Bashke me te mori fund edhe aventura e kufijve.
Nje aventure e gjate e cila ka sunduar vazhdimisht gjate ketij
shekulli gjithe mosmarreveshjet ne kete ane te Ballkanit.
Konferenca e Ambasadoreve,
1913
Kufijte e Ballkanit ruajten pothuajse gjate ketij shekulli,
trajten qe ju dha atyre Konferenca e Ambasadoreve me 1912-1913,
ne Londer. Ne te gjitha ndermarrjet per ndryshimin e kufijve
ballkanike, ajo e Londres, mbetet padyshim me decizivja. Ne
te vertete tek kjo flitet per Konferencen e Londres pa folur
me pare per kontekstin ne te cilin zhvillohej ajo. Me 1912,
Perandoria Turke, thuajse i kishte humbur te gjitha zonat
e saj evropiane. Me perjashtim te Shqiperise, ajo ruante ende
sundimin ne disa territore greke, mbi Selanik, te cilat i
siguronin nje lidhje tokesore me zonat e saj ne Shqiperi.
Por, nese egzistenca e metejshme e Turqise, ishte ketu vetem
ceshtje kohe, ndarja e ketyre territoreve nga fuqite e reja
ballkanike kishte vite qe komentohej. Ne te vertete te gjitha
fuqite e reja ballkanike: Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali
i Zi, reflektonin ne ate kohe interesat e Fuqive te Medha.
Interesa, qe beheshin edhe me te mprehta, ne prag te luftes
se re boterore, qe pritej te shperthente. Vrulli i shteteve
te rinj me orientim kryesisht pro rus, ishte ndalur vetem
nga interesat e Austro-Hungarise dhe me pas te Perandorise
Gjermane, qe nuk ishin dakort me nje zgjerim te metejshem
te sllaveve ne Ballkan. Pikerisht, ketij objektivi Austro-Hungarez
ja dedikon ekzistencen e tij shteti i ri Shqiptar, i cili
pritej te shpallte pavaresine ne vitin 1912. Vendosmeria e
Austro-Hungarise dhe aleateve te saj, krijoi kushtet per nje
pavaresi te mundshme shqiptare. Nuk eshte aspak e rastit,
qe Ismail Qemali ne udhetimin e tij drejt Vlores, mori fillimisht
bekimin dhe ndihmen e qeverise rumune dhe me pas ate te Vjenes.
Takimi i tij me Ministrin e Jashtem Berthold, qe akti i fundit
qe sanksionoi pavaresine shqiptare. Por, ndersa Ismail Qemali,
levizte me veshtiresi drejt Durresit, Fuqite Ballkanike te
lidhura ne nje aleance i shpallen lufte Turqise. Ne me pak
se nje muaj, trupat e tyre korren fitore te ndjeshme dhe i
larguan forcat e sulltanit nga Ballkani Perendimor. Ato pushtuan
pothuaj gjithe territoret shqiptare, duke lene vetem nje trekendesh
Vlore-Lushnje-Berat, nen juridiksionin e shtetit te ri shqiptar.
Me hartat e reja ushtarake dhe me pretendimet e tyre historike
dhe ekonomike, fuqite ballkanike zbarkuan ne dhjetor 1912
ne Londer, ku qe mbledhur Konferenca e Ambasadoreve te Fuqive
te Medha per caktimin e kufijve te Ballkanit. Delegacioni
shqiptar ishte i fundit qe mberriti ne Londer. Ismail Qemali,
Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe te tjere arriten te kalojne
bllokaden detare greke vetem fale kembenguljes se Dukes se
Orleanit, i cili i mori ne jahtin e tij. Me t'u vendosur ne
Hotel "York", Mehmet Konica, Ambasadori shqiptar
ne Londer i informoi per Konferencen dhe zhvillimin e saj.
Ai tregoi se gjithe vendet ballkanike kishin paraqitur projektet
e tyre dhe i ftoi qe brenda 48 oresh te pergatisnin projektin
shqiptar. Me 15 janar 1915 mbi tryezen e Eduard Greit, Kryetarit
te Konferences, qene vendosur pese projektet mbi kufijte ne
Ballkan dy projekte baze, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe
tre ndihmes. Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti
grek.
Konferences se Ambasadoreve iu deshen me shume se tete muaj
diskutime per te vendosur mbi projektet dhe per te bere rregullimet
e nevojshme. Veshtiresia qendronte se projektet baze qendronin
shume larg njeri-tjetrit dhe kompromisi ishte keshtu mjaft
i veshtire. Ambasadori rus paraqiti nje harte te madhe ushtarake,
ne te cilen, kufijte e Shqiperise, percaktoheshin ne nje hapesire
midis lumejve Mat dhe Vjose, duke i lene dalje ne det ne Shengjin
ose ne Durres serbeve. Shkodra dhe rrethi i saj i jepeshin
Malit te Zi; Dibra dhe nje pjese e madhe e Shqiperise se Jugut,
perfshirw dhe Pogradecin dhe Ohrin, Serbise; ndersa Korca,
Gjirokastra, Delvina- Greqise. Mbi te gjitha, projekti parashikonte
qe Shqiperia te mos ishte nje vend i pavarur, por nje province
autonome nen kujdesin e Turqise.
Projekti Austro-Hungarez ishte krejt i ndryshem. Ai linte
jashte Shqiperise vetem tokat qe i kishin kaluar Malit te
Zi ne Kongresin e Berlinit, me 1878, por perfshinte brenda
kufijve shqiptare pjesen me te madhe te Kosoves, Ohrin, rrethinat
e Shkupit, Manastirin, Janinen, Camerine deri ne Preveze.
Projekti i Vjenes qe ndertuar mbi parimin e vendosjes se kufijve
ne ato vende, qe banoheshin nga kombesi te ndryshme dhe duke
pasur parasysh ndalimin e nje shtrirje te sllaveve drejt Adriatikut.
Ky projekt vec Gjermanise u mbeshtet edhe nga Italia.
Projektet ndihmese, qe u shqyrtuan, qene derivate te projekteve
baze. Serbet pretendonin gjithe tokat qe mbanin nderkohe te
pushtuara, perfshi edhe Durresin. Ata argumentonin se ne keto
vende qene ngritur kisha te vjetra serbe dhe se banoret myslimane
te tyre qene turq te shqiptarizuar. Mali i Zi pretendonte
Shkodren dhe sqaronte se toka e bukes rreth saj ishte jetike
per ekzistencen e mbreterise se vogel ballkanike. Sipas projektit
te tyre, Shqiperia mund te shtrihej nga Vlora deri ne Tirane,
duke lene jashte Durresin dhe gjithe vijen bregdetare atje.
Projekti grek ishte me i sofistikuar. Vec argumenteve historike
ai ngrinte edhe argumenta ekonomike. Sipas planit te tyre:
Thesalia, Janina, Cameria duhej te bashkengjiteshin Greqise
si toka te qyteterimit te vjeter grek. Por, delegacioni shtonte
se brenda Greqise duhej te perfshiheshin edhe Himara e Gjirokastra,
pasi llogjikisht keto zona ishin te lidhura ekonomikisht me
Janinen dhe Korfuzin dhe furnizoheshin prej tyre. Po keshtu,
keto mund te sherbenin edhe si mburoja te dy zonave te para,
ne rast te nje sulmi nga shqiptaret. I njejti pretendim edhe
ne juglindje, ku kerkohej Korca, si nje vijim llogjik i Follorines.
Projekti i fundit ishte ai Shqiptar, pergatitur me ngut nga
delegacioni, por qe kerkonte te hidhte poshte argumentat e
fqinjeve. Ideja e tij ishte ndarja e kufijve ne baze te kombesive
dhe marrja parasysh e faktoreve gjeografike dhe ekonomike.
Delegacioni shqiptar hidhte poshte pretendimet se te krishteret
e jugut ishin greke dhe shtonte se po te zbatohej varianti
rus, Shqiperia mbetej e cunguar dhe pas asnje burim ekonomik.
Vendimi u mor me 25 janar dhe u duk si nje kompromis midis
dy varianteve baze. Shkodra, Durresi, Tirana, nje pjese e
Dibres dhe Mirdita ju moren Serbeve dhe Malazezeve, por atyre
ju la krahina e Kosoves deri ne Gjakove; nje pjese e madhe
e Dibres, se bashku me qytetin me te njejtin emer, Ohri, Struga,
Manastiri dhe qytete te tjera te banuara thjeshte nga shqiptare,
ose ku shqiptaret ishin mazhorance dominuese.
Greket u detyruan te heqin dore nga pretendimet dhe tokat
e pushtuara ne Korce, Gjirokaster, Delvine, Himare, Llogara,
Permet, por arriten te marrin qytete shqiptare te Janines,
Follorines, si dhe krahinen shqiptare te Camerise. Zone e
diskutueshme mbeti vetem Pindi, fatin e te cilit do ta vendoste
Komisioni Nderkombetar per ndarjen e kufijve. U caktuan dy
komisione, qe do te benin caktimin fizik te kufijve ne vend,
nje ne veri i kryesuar nga gjenerali rus Potapov dhe nje ne
jug i kryesuar nga nje ushtarak i larte austro-hungarez ose
ne rast te kundert italian. Komisionet do te fillonin pune
menjehere dhe pjeset e pushtuara duhet te viheshin nen juridiksionin
e tyre. Konferenca vendosi qe Shqiperia te ishte principate
dhe princi i saj te ishte gjermani Vilhelm Vid. Per organizimin
e ushtrise dhe policise do te dergohej nje force nderkombetare
e drejtuar nga oficere hollandeze.
Vendimi u prit me dhimbje nga delegacioni shqiptar, gje qe
u reflektua kudo. Vete Grei priti ne nje takim Isa Boletinin,
qe shtypi ditor i Londres, e kishte cilesuar si Robin Hudi
shqiptar dhe i kishte kushtuar mjaft komente. Me pamje te
rende, Isa Boletini, i deklaroi Ministrit qe kerkonte te bente
shaka duke i thene se do te nderhynte, qe vendlindja e tij
te perfshihej ne Shqiperi, se kishte ardhur per gjithe Shqiperine
dhe jo per qytetin e tij. Problemet nuk qene vetem keto. Mjaft
persona me pushtet ne Shqiperi u ngriten kunder vendimit te
Konferences se Ambasadoreve duke pretenduar se tokat shqiptare
qene greke ose serbe. Bajraktaret e Mirdites nuk pranuan te
bashkohen me Shqiperine duke pretenduar se jane me mire me
Serbet. Ne jug, familja Cakrani, filloi nje kryengritje kunder
qeverise se Vlores duke pretenduar se jane greke. Fuqia e
tyre u shkaterrua nga forcat e Sali Vranishtit dhe vete beu
i Cakranit u kap rob dhe u pushkatua.
Komisioni Nderkombetar i Kufijve nuk i mbaroi dot caktimet
e kufijve te Shqiperise. Trazirat e brendeshme u pasuan nga
Lufta e Pare Boterore dhe piramidat e kufijve shqiptare u
vendoswn qe te caktoheshin me vone.
Konferenca e Paqes, Paris
1921
Evropa e re, e cila doli nga Lufta e Pare Boterore, kerkonte
edhe nje rishikim te ri te kufijve te saj. Ballkani ishte
padyshim i pari ne kontekstin e ri. Austro-Hungaria dhe Gjermania,
dy vendet qe kishin ndihmuar Shqiperine ne Konferencen e Londres,
kishin dale te humbura dhe nuk ekzistonin me si perandori
te fuqishme. Ne skenen boterore kishte dale SHBA-ja, fuqia
e re qe kishte qene vendimtare ne fitimin e luftes nga aleatet.
Pikerisht tek kjo, u mbeshteten shpresat e Shqiperise per
garantimin e kufijve te saj. Jugosllavia e porsa krijuar dhe
Greqia kishin ngritur nje sere pretendimesh dhe nuk ishte
cudi qe kufijte e 1913 te rrudheshin edhe me shume. Aq me
teper, qe Italia e cila kishte pushtuar Vloren dhe rrethinat
e saj, ishte e bindur per te mos i leshuar ato. Delegacioni
amerikan, me ndwrhyrjen edhe te Vatikanit, kishte marre persiper
mbrojtjen e Shqiperise. Por dukej se edhe ai vete nuk ishte
shume i qarte. Per te pasur nje tablo te plote, delegacioni
i kryesuar nga Presidenti Uillson ngarkoi konsullin e SHBA
ne Torino, zotin Jozef Haven te bente nje vizite ne Shqiperi.
Me letren e rekomandimit ne xhep dhe me nje mandat te Konferences
se Paqes, Haven zbriti ne Vlore me 1919. Qeveria e Tiranes
kishte caktuar per ta shoqeruar, Tefik Mborjen, Sekretar i
Pergjithshem i Kryeministrise dhe ish Ambasador i Shqiperise
ne Rome. Mborja, i cili kishte pasur miqesi edhe me pare me
Havenin, kreu nje pune te mrekullueshme. Me te mberritur ne
Vlore, Haven hodhi poshte ftesen e Gjeneral Piacentinit, komandantit
italian te qytetit per te qendruar tek ai. U vendos ne shtepine
e patriotit Qazim Kokoshi dhe me pas ne shtepine e poetit
Ali Asllani. Ai ra ne kontakt me parine e qytetit, e cila
e bindi se nese Italia nuk terhiqej me deshire nga Vlora,
problemi do te shkonte ne ndeshje te armatosur. Haven mbeti
i befasuar nga niveli i intelektualeve vlonjate. Ne italisht
dhe anglisht, ata i ofruan atij nje tablo te panjohur, por
mjaft dinjitoze te vendit te tyre. Ai u befasua sidomos kur
nje delegacion i grave te qytetit e siguroi ne italisht, se
ato do te luftonin bashke me burrat nese behej fjale per te
cliruar Vloren.
Konsulli u nis nga Vlora ne Tepelene, ku me te mberritur,
filloi nje demonstrate e madhe pro SHBA, te cilen ushtria
italiane, qe mbante qytetin nuk mund ta ndalonte. Haven thote
se ai asnjehere nuk kishte pare kaq shume flamuj te SHBA-sw,
te valeviteshin me entuziazem ne ere. Nga Tepelena kaloi ne
Gjirokaster, ku Kryetari i Bashkise Javer Hurshiti, bashke
me Jorgji Meksin dhe Thoma Papapanon, i bene nje pritje madheshtore.
Ai ishte ne shtepine e Kryetarit te Bashkise, kur e lajmeruan
se jashte ishte mbledhur gjithe populli i qytetit per ta pershendetur.
Nje delegacion, i perbere nga ish emigrante ne SHBA, erdhi
per t'i sjelle mjaft dhurata dhe per ta pershendetur ne anglisht.
Ai nuk kishte mbaruar ende me ta, kur nje tjeter delegacion,
i kryesuar nga Lame Kareco dhe Eftim Cako i kerkoi takim dhe
deklaroi se Gjirokastra eshte toke greke dhe deshira e popullsise
se saj eshte nje bashkim i shpejte me Athinen. Kjo dergate
provokoi merine e popullit te mbledhur perpara shtepise se
Kryetarit te Bashkise dhe konsulli u be deshmitar i nje merie
kolektive, qe desh perfundoi me vrasjen e delegateve pro greke.
Ne Permet, Leskovik dhe Kolonje, konsulli amerikan u prit
me nderime dhe me kerkesen qe keto qytete te mbeteshin nen
kontrollin e qeverise se Tiranes. Problemi me i madh qe ne
Korce ku dhespoti Jakov dhe nje elbasanas i quajtur Efem i
bene thirrje te gjithe te krishtereve te demonstrojne per
nje bashkim me Greqine. Por Haveni u vendos ne shtepine e
nje misionari amerikan, te quajtur Kenedi, qe e njihte mjaft
mire qytetin. Kenedi e siguroi ate se Korca eshte thjeshte
shqiptare dhe kete ja konfirmoi edhe Komandanti i trupave
franceze te qytetit. Nje konfirmim me te zjarrte mori edhe
nga komandanti francez ne Pogradec, Majori Mortier. Francezi
i tha se gjithe popullsia aty ishte shqiptare dhe se shqiptaret
jane nje popullsi e mrekullueshme, aq sa atij i vinte keq
qe nuk ishte shqiptar. Pas nje vizite po kaq te suksesshme
ne Vuno dhe Delvine, ku u prit nga Leonidha Frasheri, Jozef
Haven perpiloi pjesen e pare te raportit, ate per kufijte
e Jugut. Materiali u dergua me urgjence ne Ambasaden amerikane
ne Rome dhe qe ketej, brenda javes u vendos mbi tavolinen
e punes se Uillsonit ne Versaje.
Haven vazhdoi viziten e tij ne Durres, Tirane, Shkoder dhe
Kruje ku gjeti po ate entuziazem. Ai shoqerohej kudo nga Tefik
Mborja, qe duket se luajti nje rol kyc. Raporti perfundimtar
u hartua nje muaj me pas dhe qe vendimtar per qendrimin amerikan.
Uillsoni nuk pranoi asnje korrigjim ne kurriz te kufijve te
Shqiperise dhe u ngarkua Lidhja e Kombeve te percaktonte kufijte
fizike te saj. Tre muaj me vone, qeveria e Athines i paraqiti
Uashingtonit nje note proteste, ku shenonte se Haveni ishte
nje njeri i blere nga Shqiptaret.
Percaktimi i kufijve
Komisioni i Lidhjes se Kombeve, qe do te caktonte ne vend
kufijte e Shqiperise, mberriti ne Tirane ne nje moment te
trazuar. Me 7 dhjetor 1921, pikerisht diten kur kishte bere
nje grusht shteti dhe qe vendosur Qeveria e Hasan Prishtines.
Por, ata nuk moren vesh asgje. Hasan Prishtina dha doreheqjen
pas 24 oresh dhe u zevendesua nga kabineti i Xhaferr Ypit.
Po ate dite, i shoqeruar nga Major Bajram Fevziu, Ministri
i Brendshem, komisioni udhetoi per Shkoder. Ky ishte komisioni,
qe do te caktonte kufijte e veriut dhe u detyrua te punonte
me nderprerje per me shume se nje vit. Ai kryesohej nga nje
kolonel Francez dhe nje major Hollandez.
Nje vit e gjysme me pas, me 1923 mberriti komisioni qe do
te caktonte kufijte e Shqiperise se Jugut. Ai kryesohej nga
gjenerali Telini, nje oficer i Mbreterise Italiane dhe nga
nje major britanik. Edhe kesaj here komisioni shoqerohej nga
Bajram Fevzi, kesaj here Shef i Shtabit te Pergjithshem dhe
deputet i Kolonjes. Komisioni punoi per gati tete muaj dhe
ai kishte udhezim qe te vendoste me inisiative vijen e kufirit
me ato fshatra, qe duhej te ndaheshin me dysh. Per te mos
rene pre e pretendimeve, komisioni kreu nje test te thjeshte.
Ata mbushnin nje grusht me monedha dhe ja hidhnin femijeve
te fshatit. Femijet fillonin te shanin ne gjuhen e tyre te
perditshme, e cila ishte ne masen me te madhe, shqipja. Keshtu,
mjaft fshatra kufitare, iu bashkuan Shqiperise. Me sa duket
kjo provokoi merine e grekeve qe vec ankimeve sulmuan disa
here edhe komisionin dhe xhandaret qe e shoqeronin. Ne nje
nga keto prita, Gjeneral Telini u godit ne koke dhe vdiq ne
vend. Vrasja e tij shkaktoi incidente te renda mes Italise
dhe Greqise. Flota italiane bombardoi dhe pushtoi Korfuzin.
Ajo u largua prej andej, vetem pas bisedimeve ne Paris, te
cilat i jepnin dore te lire Italise ne Greqi. Shqyrtimi i
kufijve te metejshem te Shqiperise se Jugut mbeti pezull,
derisa u caktua ne bisedime shqiptaro-greke me 1927. Trupi
i Gjeneral Telinit u dergua ne Tirane ku ju bene gjithe nderimet
ushtarake. Prej ketej u nis ne Itali. Fati e solli qe ne emer
te Qeverise se Tiranes ai u percoll nga Mehmet Konica, njeriu
i pare qe kishte luftuar per kufijte e Shqiperise dhe qe tani,
po e mbyllte kapitullin e tyre, duke i bere nderimet e fundit,
njeres prej mijera viktimave te ketij konflikti.
|
 |  |