Lindja dhe formimi i bashkësisë primitive

Shthurja e bashkësisë primitive - Ilirët

Shtetet Ilire

Shteti i Epirit

Shteti Ilir Fuqi Mesdhetare - Luftërat kundër Romës

Mbretëria e Dardanisë

Qëndresa e Ilirëve kundër pushtuesve Romak

Iliria në Periudhën e zgjerimit dhe të rënies së Perandorisë Romake

Shqiptarë dhe ndryshimet etno-politike e shoqërore-ekonomike në mesjetën e hershme

Shqipëria midis Bizantit dhe Perëndimi, shek. XI - XIV

Fundi i sundimeve të huaja. Formacionet Shtetërore Shqiptare në shek. XIV - Fillimi shek. XV. Principatat Shqiptare

Shoqëria Shqiptare dhe Kultura në Mesjetë

Shqipëria përballë pushtimit Osman 1385-1443

Shqipëria në kohë e sundimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut

Përpjekjet për rimëkëmbjen e Shtetit Shqiptar. Rëndësia e Epokës së Gjergj Kastriot Skënderbeut (1468 - 1506)


Zhvillimi Ekonomik i Tokave Shqiptare

Jeta Politike në trojet Shqiptare. Kryengritjet e Armatosura.

Përhapja e Fesë Islame

Pashallëqet e mëdha shqiptare

Kultura dhe Arsimin në shek. XVI-XVIII

Rilindja Kombëtare dhe veçoritë e saj dalluese

Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i Shqipërisë gjatë shek. XIX - fillimi i shek XX

Lëvizja Kombëtare Shqiptare në vitet 30-70 shek XIX

Mendimi Politik dhe Kultura Kombëtare në vitet 50-70 të shek. XIX

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881)

Zhvillimi i Lëvizjes Kombëtare në Shqipëri në vitet 1882 - 1895

Ngritja e Lëvizjes Kombëtare në vitet. Lidhja Shqiptare e Pejës (1899-1900)

Rritja e Lëvizjes Kombëtare në Shqipëri në vitet 1901-1908

Zhvillimi i Ideologjisë dhe i Kulturës së Rilindjes Kombëtare, (vitet 80 të shek. XIX - 1912)


Lëvizja Politike Kulturore në Shqipëri pas shpalljes së Kushtetutës Turke (1908 – 1910)

Kryengritja e Kosovës e vitit 1910

Kryengritja në malësinë e Mbishkodrës (1911)

Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

 


P A R A T H Ë N I E

Në vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, i cili, së bashku me vëllimin e dytë, që doli më 1965, përbën veprën e parë shkencore përgjithësuese për Historinë e Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh.
Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959. Ajo shërbeu si bazë për hartimin e tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë që u përgatit dhe u botua si maket për diskutim në vitin 1973. Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi të ri (1973) përfshinte periudhën e historisë së lashtë, nga fillimet e shoqërisë njerëzore e deri në fillimet e mesjetës së hershme shqiptare. Ajo u përgatit nga prof. Selim Islami (redaktor përgjegjës), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof.dr. Skënder Anamali. Në vitin 1977, historia e lashtë u botua e ripunuar dhe e plotësuar me të dhëna të reja nga këta autorë, në formë dispense, për përdorim të brendshëm. Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe në frëngjisht më 1985 si vëllim më vete, për t’u shfrytëzuar nga studiuesit dhe nga lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperçu historique, Tirana, 1985.
Pjesa e parë, Ilirët, që përfshihet në këtë botim të ri (vëllimi i parë), është mbështetur në variantet e vitit 1977 dhe 1985, por të ripunuara dhe të plotësuara prej të njëjtit grup autorësh:
Krerët I dhe II janë hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti.
Krerët III dhe V janë hartuar nga prof. Selim Islami.
Kreu IV është hartuar nga prof. Frano Prendi.
Krerët VI, VII dhe VIII janë hartuar nga prof. dr. Skënder Anamali.
Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar në pjesën Mbretëria Dardane (Kreu VI) sythet: Territori, popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.
Përgatitja për botim (redaktimi) e pjesës Ilirët, me ndryshimet përkatëse u bë nga prof. dr. Muzafer Korkuti.

************

Historia e Shqipërisë nën sundimin osman gjatë shek. XVI-XVIII ka qenë trajtuar, si pjesë e tretë e vëllimit të parë të Historisë së Shqipërisë, botuar në Tiranë në vitin 1959, shkruar nga një grup autorësh.
Në vitin 1972 u botua si dispensë (Pjesa III e vëllimit të parë), tekst për studentët e universiteteve të vendit, e shkruar nga Selami Pulaha dhe Stavri Naçi. Në vitet 1983-1984, kur u botuan vëllimet II, III dhe IV të Historisë së Shqipërisë, kjo pjesë, ashtu si gjithë vëllimi i parë, nuk u botua. Ajo u ruajt si dorëshkrim në Arkivin e Institutit të Historisë dhe u vu në përdorim të pedagogëve e të studiuesve.
Në këtë botim të ri të Historisë së popullit shqiptar, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI - vitet 20 të shek. XIX përbën pjesën e tretë të vëllimit të parë dhe është shkruar nga këta autorë:
Kreu I (1,2,4), Zhvillimi ekonomik i tokave shqiptare (shek. XVI - mesi i shek. XVIII), dhe Kreu II, Zhvillimi politik i tokave shqiptare. Kryengritjet e armatosura (shek. XVI – mesi i shek. XVIII), janë hartuar nga prof. dr. Selami Pulaha dhe janë redaktuar nga prof. dr. Petrika Thëngjilli. Zona e çifligut (Kreu I/3) është shkruar nga prof. dr. Petrika Thëngjilli.
Kreu III, Ndryshimet në strukturën fetare të popullit shqiptar. Përhapja e fesë islame (shek. XV-XIX), është shkruar nga Ferit Duka.
Kreu IV, Pashallëqet e mëdha shqiptare (1771-1831), është hartuar nga dr. Stavri Naçi dhe është redaktuar nga prof. as. dr. Ferid Duka.
Kreu V, Kultura dhe arsimi në shek. XVI-XVIII është shkruar nga një grup autorësh:
Koha e përhapjes së fjalëve shqip, shqiptar dhe Shqipëri nga prof. Shaban Demiraj; Letërsia shqipe në shek. XVI-XVII dhe Letërsia shqipe gjatë shek. XVIII nga prof. dr. Jorgo Bulo; Arsimi dhe kultura në qytetin e Voskopojës nga prof. Dhimitër Shuteriqi; Arkitektura në shek. XV-XVIII nga prof. dr. Gjerak Karaiskaj; Artet figurative në shek. XVI-XVIII nga Mustafa Arapi dhe Gazmend Muka.
Për hartimin e Kreut III të kësaj pjese është pasur në konsideratë në mënyrë të veçantë studimi i prof. dr. Muhamet Tërnavës (Prishtinë) Ndryshime në strukturën fetare në Kosovë.

************

Rilindja Kombëtare Shqiptare, së cilës i kushtohet vëllimi i dytë i Historisë së Popullit Shqiptar, është shkruar nga këta autorë:
Kreu I është shkruar nga prof. Stefanaq Pollo dhe është ripunuar e është plotësuar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
Kreu II është shkruar nga prof. dr. Kristo Frashëri.
Kreu III/1 e 2 janë shkruar nga prof. dr. Petrika Thëngjilli. Pjesa Kryengritja e vitit 1847 në Shqipërinë e Jugut e Kreut III/2 është shkruar nga prof. Aleks Buda.
Kreu III/3, 4 e 5 dhe Kreu IV janë shkruar nga prof. Aleks Buda.
Kreu V është shkruar nga prof. dr. Kristo Frashëri.
Kreu VI është shkruar nga prof. dr. Hysni Myzyri.
Krerët VII e VIII janë shkruar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
Kreu IX/1 është shkruar nga këta autorë: Pashko Vasa (1825-1892) nga prof. dr. Jorgo Bulo; Sami Frashëri (1850-1904) nga prof. Zija Xholi; Shtypi nga prof. dr. Kristaq Prifti; Lëvrimi i gjuhës shqipe dhe përhapja e shkrimit shqip nga prof. Shaban Demiraj dhe prof. dr. Kristaq Prifti.
Kreu IX/2 është shkruar nga këta autorë: Letërsia nga prof. dr. Jorgo Bulo; Folklori dhe folkloristika nga prof. dr. Agron Xhangolli; Artet figurative nga prof. dr. Dhorka Dhamo; Teatri dhe muzika nga prof. dr. Josif Papagjoni.
Kreu X është shkruar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
Krerët XI, XII e XIII janë shkruar nga prof. dr. Gazmend Shpuza.
Kreu XIV është shkruar nga prof. Stefanaq Pollo dhe është plotësuar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
Redaktimi shkencor i vëllimit të dytë është bërë nga prof. dr. Kristaq Prifti.
Në hartimin e këtij vëllimi është pasur parasysh botimi Historia e Shqipërisë, vëllimi i dytë, Tiranë, 1984.




E Maili yn

na shkruani



 

 



      Copyright © gusht.2004 by " www.plaveguci.eu®