Libri
i Nandët
Dâmet.
Nye i 109.
Percaktimi i dâmevet.
§. 735. << Dâmi ká
çmim. por jo giobë >>.
§. 736. Dâmi lahet permbas
çmimit të pleqve a të dy shokve.
§. 737. Po u gjet gruja tuj vjedhë
drû në mal të huej, me dorë s' perkitet, porse
kmesa e terkuza ( teja ) i mirret; drût e bâme jesin
aty.
§. 738. Kmesa e teja e mârrun
xêhen per shperblim të dâmit e tjeter detyrë
s'ká.
§. 739. << Dâmi ká
çmimin por jo pushkë >>.
§. 740. Per çdo dâm
i lahet dâmi të dâmtuemit, po kje per arë
e livadh, per kopshtë a vêshtë.
§. 741. S'ndeshkohet kush me giobë
per dâm të gjâs.
§. 742. Po u gjet në dâm
kau a lopa, kali, mushku a gomari, delja a dhija, nuk mund të
vriten, por do të çmohet dâmi i bâm prej
'tyne.
§. 743. Povrau kush në dâm kán, lopen, kalin,
mushkun, gomarin, dhin, e delen, lán gjân.
§. 744. Gjâja e gjetun në
dâm, a kapet e i çohet të zot't te dera, tuj i
thânë se e gjete në dâm e të vîjë
me e pá, ase e vên perpara edhè e çon
te shpija e jote edhè e drýn në burg e, si të
pleqnohet dâmi, i a kthen gjân.
§. 745. << Nji dhí thán
nji vrrî >>. - - Dhuja âsht frymë e keqe;
shka të perkasë me gojë, e thán.
§. 746. Po u gjet dhija tuj bâ
dâm në vêshtë, sá cûgj hardhije
të ketë verbue, kanûja ká pré këto
dâme:
a ) - Cungu i hardhís i verbuem prej dhije nuk bân
rrush per trí vjetë;
b ) - Nji cung hardhije bân rrush sá per dý
okë vênë e per nji okë rakí në
vjetë;
c ) - Hardhija e verbueme prej dhije prá ká gjashtë
okë vênë e trí okë rakí per dâm.
§. 747. Sá per dâm t'
arës, çmimi i kanunit âsht:
<< Njiqind kallzë kallamoqi: nji babûnë drithë
>>. ( Per njiqind kallzë a bîmë të damtume,
do të lajë i zoti i bagtis nji babûnë drithë.
)
Nye i 110.
Thiu në Dâm.
§. 748. Thiu në dâm ká pushkë. - Po
e gjete thín në dâm, bjeri pushkë >>.
§. 749. Po u gjet thiu në dâm pá verza (
kulár - krrabza ) në qafë, vritet.
§. 750. Me nji të shtîme
a me nji të sjellme, gjith sá thí të vriten,
dâmi âsht i të zot't të thive.
§. 751. Pushka e dytë a edhè
e sjellmja e dytë lán thín.
§. 752. Porsá t' a vrasë
kush thín në dâm, do t' i lshojë zâ
të zot't si të shkojë me e mârrë, pse
misht i a han aj.
§. 753. Po e vrave thín në
dâm e nuk e bâne me dije të zo'n n' at hov, si
të shkojë me e mârrë, e mbet thiu aty, sá
të fillojë me u prishë do të lahet thiu.
§. 754. Si të vritet thiu në
dâm, dâmin e bâm e lán me krye e i dâmtuemi
nuk ká shka lypë mâ, pse vaji nuk i gjegjet në
kanû.
§. 755. Po hîni në dâm
thiu me verza, ká dâmin e jo pushkën. Po e vrave,
lán thín.
Nye i 111.
Kurtha e ngrefun a laku në kopshtë.
§. 756. << Në kopshtë
t'êm a ngrefa kurthin a lakun, nuk mund të më ndalë
kush >..
§. 757. Në kopshtë të
thurun mirë po ngrefi kush kurthen a lakun, nuk âsht
në detyrë me i u pergjegjë dâmit.
§. 758. PO e ngrefi kush kurthen
në kopshtë të shthurun e rá në tê
berri, lán berrin.
§. 759. Në katund e rreth 'tîj,
po e ngrefi kush kurthen, - mje kû kapen gjâja per kullosë
- e rá në 'të ndo'i kambë berrí, i
zoti i kurthës lán berrín.
§. 760. Kurtha shtrohet ( ngifet
) me të mârrme të diellit, e shkrefet a mblidhet
a mblohet mirë me të rame të diellit.
§. 761. Gjâja e dame e e mbetun
në mal nâten, po rá në kurthë, rreziku
âsht i të zot't të gjâs; i zoti i kurthës
nuk lân gjâ.
§. 762. Po u la shtruet kurtha diten,
çdo gjâ, si biej më 'tê, i zoti i kurthës
do t'i pergjigjet dâmit.
§. 763. Po rán në kurthë
nâten qêni e mica, shkojn hupsë, sepsè kerkojn
dhén.
§. 764. Kurtha e ngrefun në
mal, porsè neper shtigje kah kalon gjâja, në rafët
ndo 'i kambë berri në 'tê, bariu ká tager
me coptue kurthen, e i zoti i saj nuk mund t'i lypë arsye.
§. 765. Po e ngrefi kush kurthen
në rrethinë të shpijave të huja e rá
në 'tè gjâja e të zot't të vendit e
mbet a me kâmbë të thyeme a edhè cofi në
kurthë i zoti i kurthës do të lajë dý
per nji.
|