FAMILJA
Kreu i Dytë
Ndertimi i Familjes
Nye i nandët
Familja e Kuptueme në vedvedi
§. 18. Percaktimi i familjes.
Familja âsht nji të mbledhun gjymtyrësh, të
cillët gjallsin nen nji kulm, qellim i të cillvet âsht
të shtuemt e gjindes nper mjet të martesës, të
mkambunit e tyne kah zhdrvllimi i shtatit e kah zhvillimi i mendes
e i shises 1).
§. 19. Pjestarët e Familjes
Familjen e perbâjn gjindja e shpìs; si të
shtohen këta, dahen në vllazní, vllaznija në
gjiní, gjinija në fise, fiset në flamur e të
gjith zbashkut permbledhen në nji Familje mâ të
hapët, e cilla quhet Kóm, e kan nji atme, nji gjak,
nji gjûhë, e doke 2).
§.20. Tagri, perlimi e detyra e të zot't të shpís.
Mbas Kanunit, sundimi i shpís i perket mâ të
vjetrit nen kulm të shpís i perket a se vllaut të
parë; po s' paten ato vetí, qi duhen per me krye ket
zyre si e lypë detyra, atbotë zgjidhet kuvendisht prej
shpijakve njaj, qi të jét mâ i mêçem,
i urtë e mâ kujdestár.
Zot shpije mundet m' u bâ edhè nieri i pamartuem.
1 zoti i shpis ká tager:
1 ) me ndêjë në krye të vendit në shpí
të vet, edhè pse gjinden mà të vjeter se
ky në shpí;
2 ) mbí armët e veta, edhè njiqind qese n' i
bàshin; mbí kál të shalës; mbí
shtrojë e mblojë të veten; mbî veglat e kafes,
e këto sende as kanuja e dahes s' i pershîn;
3 ) mbí fitime të gjindes së shpis, të rrogës
e të të falmve;
4 ) me blé, me shitë e me ndrrue tokë, sí
arë, livadhe,xâna (ograja), prozhme, rendin e vadës,
gjâ të gjalla e rêmet:
5 ) me dhânë e me marrë uhá e me hî
dorzânë:
6 ) me ndreqë shpija, ksolla, vithna, etj;
7 ) me çue në në pûnë a në shtek
gjinden e shpís;
8 ) me çue gjinden e shpís per pûntorë
uhá e edhè falë;
9 ) mbí vênë e rakí, a me blé a
me shitë a me dhànë uhá;
10 ) me ndeshkue gjinden e shpís, kúr mos të
hecin si e lypë e mara e shpís.
Ndeshkimet jànë njikëto:
a ) Me lânë pá hànger;
b ) Me u hjekun armët e krahit e të brëzit per nji
a dý javë;
c ) Me lidhë e me burgosun në shpí;
d ) Kryekcyemin me e dá shpijet me pjesë, qi i perket,
per me shporrë shnjerzimin e rrezikun.
11 ) Me hî dorëzânë kush i shpís
pertej se i bân arma; me shitë, me blé a me ndrrue
gkà pá lêje të zot' t të shpís,
ká tager mos m' u pergjegjë, se Kanuja s' e xên
per të zakonshme as të shitmen, as të blemen as të
ndrrumen e as dorëzanín këso dore. e çdo
send a gjâ do të shkmehet, se â' bâ pá
lêje të zot't të shpís.
§. 21. Perlimi e detyra e të zot't të shpís.
1 ) M'u perkujdesë per të marët e gjindes e të
shpís;
2 ) Me mbajtë në frê gjinden e shpîs të
mos t'í sjellin ndo 'i dâm a rrênim;
3 ) Me prí mâ i parí në pûnë,
qi i perkasin vehtjes së tij;
4 ) Me mbajtë sý mbí tokët, të mos
të mos të jesin djerr; mbí tufë të gjâs
s' gjallë, të mos praptohet e mara e sajë;
5 ) Me pûnue me mend e urtí mrenda e jashta shpijet
e të mos t' a çojë kah rrênimi e fika shpín.
6 ) M' u perkujdesë per veshë e mbathë të gjindes
së shpís prej fitimive të shpís;
7 ) Me mbajtë udhen e drejtsis në shpí, e mos me
i a mbajtë krahin mâ teper njênit se tjetrit;
8 ) M'u blé armët djemvet, kur të shofë se
jânë bâ per 'to.
§. 22. Tagri i së zojës së shpís.
E zoja e shpís ká tager:
1 ) Mbí të gjitha sendet, qi bâhen në
shpí;
2 ) Me dhânë a me lypë uha miell, bukë, krypë,
djathë a tlyen;
3 ) Me i urdhnue grát e shpís, me i çue per
ujë, per drû, m' u çue bukë pûntorvet
, me ujë, per drû, m'u çue bukë pûntorvet,
me ujét ( me vaditë), me bajtë pleh, me korrë
a me mihé a me qirue.
§. 23. Perlimi i së zojës së shpis.
E zoja e shpís ká:
1 ) Me bâ gati mjesditen e darken, me zie, me ndreqë
tryezen e me dá haenat;
2 ) Me i a vû menden bylmetit të mos të shkojë
dâm:
3 ) Mos me shitë, as me blé a me ndrrue gjâ pá
lêje të zot't të shpís. E zoja e shpis s'
gatuen, s'shkon per ujë, s' bán drû, as pleh,as
me ujët as me korrë a me qirue, as bukë m u çue
pûntorvet;
4 ) Me shikjue drejtsin në të ndrequn të gjindes
e të fmive të shpís; mos me i a mabjtë krahin
kuej mâ teper se tjetrit:
5 ) E zoja e shpis do të perkujdeset per fmí, sá
të janë në pûnë grát.
§. 24. Tagri i gjindes së shpis.
Gjindja e shpís ká tager:
1 ) Me hjekë të zo'n e shpis pér në pashin
se nuk pûnon per të mirët e shpis a i çon
kah fika;
2 ) Me hjekë të zojen e shpís, per n' u raftë
per sýsh se brancon, a shet gjâ tinëz
- edhè nji kokerr voejet me kênë - a n'u mbajtë
krah fmivet të vet mà teper se të tjervet.
3 ) Mbí armët e veta seicili; munden me shitë,
me ndrrue, a me lânë pêng, por se s' kan tager
me lypë tjetren në shpí;
4 ) Mbi qé ká tager bulku, qi i nget; me i ndimue
kuej a uhâ a falë pá pasë nevojë per
lêje të zot' t të shpís;
5 ) Mbí tufë dhênsh ká tager bariu, qi
i ruen; i zoti i shpís s' ká tager me i u perzie në
ket zyre; para se të shese gjâ a të prese ndo 'i
kambë berri, bariut do t'i thotë, e ky e din se çë
farë berri a lope âsht per t' u hjekë.
§. 25 Perlimi i gjindes së shpis âsht:
1) Mos me i hî dorzânë pá lêje
të zot't të shpís;
2 ) Munden me hî dorëzânë edhè pá
e pvetë të zo'n e shpís, porsè per aq, sá
u bân arma, se kjo âsht e vehtja;
3 ) Nuk munden me i shkue kuej per pûntorë pá
lêje të zot't të shpís;
4 ) Nuk munden me shtë as me blé as me ndrrue gjâ;
5 ) Gjindja e shpis nuk munden me mundshtue të zo'n e shpís
në pûnët e shpís a të krahit;
6 ) Me ndigiue, e me shkue gjithkund t' urdhnoje i zoti i shpis;
7 ) Kuej t'i a njese gishtin i zoti i shpís me dalë
n' ushtrí, do dale;
8 ) Granija jânë në detyrë me pûnue per
shpí: po u teproj koha, si të lirohen prej punve të
shpís, munden me bâ punë doret të vetat.
Nye i Dhetët
Familja e kuptueme në Katund e në Flamur.
§. 26. Tagri i Familjes.
1 ) Ka tager e zâ në kuvend të katundit;
2 ) Ka tager në pjesë të giobës së katundit;
3 ) Ka tager në kujrí të katundit;
4 ) Ka tager me mârrë më ndore kêdo;
5 ) Ka tager me prî me ûnë zjarmi e me spatë
në të djegun të nji shpije në fis të vet;
6 ) Ka tager me pri giobtarvet në vathë të fisit
të vet;
7 ) Me rá në ndo 'i faj të randë shpija, per
të cillin i shkon ndeshkimi i ûnës së zjarmit
e i spatës, as katundi as Flamuri s' mund vêjë dorë
më rrênim pá prí vetë fajtori.
§. 27. Perlimi i Familjes.
a) në Katund:
1 ) I zoti i shpís do të pergjigjet per çdo dâm,
qi t'i bâjn kuej gjindja;
2 ) Do të dalë në katund gjith sá herë
të mblidhet katundi;
3 ) Do të çojë pûntorin në pûnë,
qi ká katundí rrethas;
b) në Flamur:
1 ) Do të dalë në kuvend të Flamurt kúr
të thirren << Burrë per shpí >>;
2 ) Do të pergjigjet rrethas me katund per << dý
hae bukë >> djelmvet të Flamurit;
3 ) Do të lajë 400 grosh giobë Derës së
Gjomarkut per çdo vrasë;
4 ) Do të dalë n' ushtrí të Flamurit.
|