 |  |
KISHA.
Artikull i parë.
PJESA QYTETNORE.
KRYE I PARË

§.1. Kuptimi i Hijes së Kishës.
Per hije kishet xêhet rrethi mje kû mrrîn
kufîni i tokës, në të cillen âsht ndertue:
a) Kisha, b) bâna (qela) e famullitarit.
§.2. Tagri i Kishës.
"Kisha bân tym në famullí."
Kisha ká tager pasunijet si per gjâ, si
per tokë e shpija mbrendë e jashta famullijet.
Kisha ká pjesë në mal, në vrrî,
ndujë e në mullî të kujrís së
famullís.
Kishës i duhet bâ pjesë në gionë
të famullís.
Kisha ká tager me blé e me shitë, si edhè
me mârrë e me mbajtë të falunat, qi i vînë
prej bujarís së bâmirve e me vendue si ta
shofë vetë me udhë.
§.3. Paperlimsíja e Kishës.
"Kisha nuk giobitet."
"Kisha ská pèng me kend."
Kisha gjindet e vendosne nen sundim të të Parit
të Fés e jo nen ligjë të Kanunit: prandej
Kanuni smund ti vêjë kurrnji barrë kishës,
veç se ká detyrë me i dalë zot, kúr
kjo hupë ndihmen e tij.
Me bìjtë ndonji kundershtim ndermjet kishës
e famullís, famullija smund ti lypë pêng
kishës; veç do të bâjë váj te
i Pari i Fés te Ipeshkvi e gjygjit të
këtij, si kisha si famullija, do ti rrîjn pá
fjalë.
Per çdo mungesë, qi kisha mundet me bâ
në sy të famullís, kishës smund ti
mirret gioba, vetun i vêhet me lá damet, qi tjenë
bâ per shkak të saj.
Kisha sep pagesa, as del nushtrí, as u
qet buken djelmve të Bajrakut, as shkon angarí nder
pûnë të famullís. Veç se kúr
famullija dán me bâ ndoi pûnë per
me mbajtë a per me shtue pasunín e kujrís së
vendit, në të cillen kisha të két pjesë,
kjo, atëherë, âsht në detyrë me lá
pare, me qitë buken e me çue pûntorin në
pûnë, mbas mndyret qi famullija ti a u ketë
dá të gjithve per tym.
§.4. Ndera e Kishës.
"Kisha shpatë e konop ská."
"Kush dhûnon Kishen, dhûnon Famullín."
"Nderen e Kishës e lypë Famullija."
"Kishës, mullìnit, farkës e tregtores nuk
i pritet kush mik."
Kush dhûnon kishen, ká detyrë gioben
a) kishës, b) famullís, c) Flamurit (Bajrakut).
Dhûnon kishen njaj, qi fjaliset, shán a i kercnohet
kuej, qi rreh a vret kend në Hije të kishës.
Gioben e fajtorit i a mêrr famullija e jo kisha; pse
kisha shpatë e konop ská.
Kush vritet a rrihet a në çë farë-do
mndyre koritet prej kuej, tuj hî a tuj dalë prej Hijes
së kishës, marre kishës nuk i lên; pse kishës
si pritet kush mik.
Por, me pasë me krisë pushka jashta Hijes së
kishës a me i rá kush ndore kishës, atëherë
aj njifet miku i kishës, famullija âsht në detyrë
me e çue nderen e saj në vend (Vinctum, si aedes ejus
(Dialis Flaminis) introierit, solvit necessum est. Gellius,
b. 10. C. 15. )
Nye i 2.
Vorret.
§.5. 1. Në vorre të njij vllaznije
a të njij fisi shîn i dekuni a i vrami i vllaznís
a i fisit tjeter. Po e bâni kush ket pûnë
pá lêje të vllaznís a të fisit, të
cillit jânë vorret, Kanuni i vên detyrë me
xjerrë të deknin prej vorrit të huej.
Me ardhë me ngulë në katund nji shpí,
qi ská vllazní as fis, mbas të pelqyemit
të katundit, i caktohet vendi i vorreve nder vorre të
famullís, tuj i a vû detyrë me lá si i
vjetë nji vjetë, nji çmim kishës per me blé
qira a ndoi send tjeter per ltér.
Kush fjaliset, a hán e i kercnohet kuej, e kush vret
a rreh kend nder vorre, bjen në giobë si per Hije të
kishës.
Nye i 3.
Pronet e Pasunít e Kishës.
§.6. Pronet e pasunija e kishës jânë të
paprekshme.
Pronet e pasunija e kishës jânë të
paprekshme e smundet kush me vû dorë mëto.
Pronet e pasunija e kishës jânë nen rojë
të Meshtarit të kishës e të famullís.
Atê, qi guxon me u shty kah pronet e pasunija e kishës,
e bjen në mend famullija, tuj e bâ, mbas Kanunit, me
hjekë dorë prej sosh.
Kúr ndokush ti bâjë dâm kishës
kah pronet e pasunija, famullija çmon dâmin, qi do
ta lajë dâmçori.
Kush vjedhë gjânë e kishës, posë
se do ta kthejë at gjâ mbas Kanunit të vêndit,
kû gjindet kisha, ká edhè detyrë me i lá
gioben kishës per nderë të mârrme, e gioben
famullís per ndore të çartne, pse kisha âsht
ndorja e famullís.
Kúr cubi e njef gabimin e vet e, pá u mârrë
vesht dhûna, qi i ká bâ kishës, i bjen në
dorë Meshtarit të Famullís, tuj i a kthye gjânë
e vjedhme, ská detyrë kurrfarë giobet: Meshtari
ká tager me e falë.
Me pasë me i rá cubi në dorë Meshtarit
mbasi ky ta két leçitë vjedhsin në
famullí, famullija ká tager me i a mârrë
gioben si per vedi si per kishë, edhè pse famullitari
ti két falë gabimin, me gjith gjâ të
vjedhne.
§.7. Rregullimi i pasunís së Kishës.
Pronet e pasunín e kishës e rregullon Famullitari,
e famullija nuk ká tager me i lypë arsye Famullitarit
per perdorim të frytit të xjerrun prej pasunís
së kishës.
Nye i 4.
Meshtari i Famullís, ase Famullitari.
§.8. Têmnuemt e Famullitarit.
Famullitarin e vên Ipeshkvi në Famullí,
edhè Ipeshkvi vetun ká tager me e hjekë prej
Famullije.
§.9. Tagri e detyrët e Famullitarit.
Famullitari ká tager me mësue e me qortue
Famullín e me i krye zyret e Fés gjithsi ta
lypë pûna e shpirtit, e kurrkush i famullís ská
pushtet me i u perzie nder detyrë të Meshtarís.
Famullitari, per sherbim, qi i bân Famullís, ká
tager me mârrë të dhettat e kishës, mbas Kanunit
të vendit kû gjindet kisha.
Famullija nuk ká detyrë me i a çue famullitarit
të dhettat te dera; por Famullitari o ti xjerrë
e do ti bajë me pûntorë të vet.
Famullitari ká tager me mârrë frytin e
pasunís së kishës si të tokve, ashtu edhè
gjâve të gjalla, e kurrkush per tê smund
ti lypë arsye perposë të Parit të vet.
Famullitari ká detyrë me i bâ Famullís
gjith at sherbim shpirtit e Fejet, qi atij i a vên barrë
Kanuni i kishës; e mâ teper edhè do sherbime tjera
të posaçme nder do ditë të shênjueme,
si me thânë: me bekue shpijat, me thânë Meshë
ndoi herë në motmot nder vorre të largta prej
kishës së Famullís etj.
§.10. Vehtja e Famullitarit âsht e paprekshme.
"Prifti âsht ndorja e Famullís."
"Prifti sbjen më gjak."
"Prifti sçohet në bé."
Kush vên gojë në Famullitár, a
e shán e i germushet, e vên dorë më tê
e e rreh, ase e vret aj do ti perligjet Famullís në
mëndyrë të Kanunit të vendit. Famullija âsht
në detyrë me e lypë nderen e Famullitarit të
vet.
Me vrá kush Famullitarin, gjaksin e ndjekë Famullija,
Bajraku e shpija e të vramit.
Me u vrá dorërasi prej Famullije a prej Bajrakut,
shpija e Meshtarit nuk mund të vrasë tjeterkend prej shpís
së gjaksit; pse ndryshej e çon gjak te shpija.
Me vrá kend Meshtari, as kisha as Meshtari sgiobiten,
edhè Meshtari nuk bjen në gjak: gjakun e bán
shpija e Meshtarit.
Rrallë e gadi kurr sçohet Meshtari në
bé1 e vetun per pûnë të madhe fort.
Me ndollë qi Meshtari çohet në bé,
a per me dlirë vedin a per Poronik, ky vetem do të njehet
e do të zêhet per njizet-e-kater vetë.
Kúr Meshtari bân bé, tuj kênë
se xêhet per nieri i drejtë e i kushtuem së Drejtës
së pasosme, nuk lypet qi aj të perkasë Unjillin me
dorë; por mjafton qi të shqyptojë fjalët e bés
para Unjillit.
Me rá Famullitari nen giobë se kapë
Kanuni: âsht pûna e të Parit të vet.
Po kje teper i randë faji i Meshtarit ndaj Famullín,
Meshtari do ti shtrohet gjygjit të Kanunit. I Pari dergon
nji Meshtár tjeter me shtrue pengun në Kanû nêmen
të Famullitarit.
Meshtari i Famullís mundet me i u mâtë
edhè me i rá ndokuej e me gjith këta si
lshon marre as të rrahunit as vetë nuk bjen në faj
para Kanûnit.2
Nye 5.
Rrogtari i Kishës.
§.11. 1. Rrogtari i kishës âsht
lirë me pûnue në shtek të vet.
Rrogtari i kishës kûdo të shkojë
e per çë do fjalë qi do ti trokllojë
kuej te dera mbas urdhnit të zotnís së vet, aj
shkon e tregon nêmen të Famullitarit.
Me e tundue kush rrogtarin e kishës me fjalë a
me pûnë, zêhet se tundon Famullitarin, e bjen në
giobë të kishës mbas Kanunit.
Gioba, qi mirret per pûnë të rrogtarit të
kishës, nuk i perket rrogtarit por kishës e katundit.
Me vrá kush rrogtarin e kishës, dorërasi
per në kjofët i Famullís së vendit, ndiqet
vetem prej shpís së të vramit; por, në kjoftë
se âsht i katundit të huej, atëherë e ndjekë
edhè Famullija, në të cillen rrogtari kje vrá.
Nye i 6.
Pûntorija e Kishës.
§.12. 1. Me ngá kush pûntorët
e kishës, bjen në giobë të Famullís.
Sado pûntorë me pasë per të kênë
në pûnë të kishës gergasi lán vetem
nji giobë, por mâ të randë.
Gioba, qi mêrret per ngase të pûntorís
së kishës, dahet ndermjet kishës e pûntorve.
Artikull i dytë
PJESA NDESHKIMTARE.
Nye i 7.
Amtyra e ndeshkimeve.
§.13. Kuptimi i Ndeshkimit.
Per ndeshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit të
ligjshem i pertrîhet kuej per faj të bâm.
§.14. Të caktuemt e Ndeshkimeve.
Vetem Bajraktari me krenë, e ndoi herë edhè
me të Parë të kishës, ká tager me i a
caktue ndeshkimin fajit të bâm kundra kishës.
§.15. Të dhânunt e ndeshkimit.
Fajtorit, qi ká fye kishen, ndeshkimi i epet prej krenve
e prej vogjlijet.
§.16. Cilltija e Ndeshkimeve kundra fajtorve të kishës.
Ndeshkimet, qi nepen per faje kundra kishës, jânë
njikëto:
të gjykuemt per dekë;
të xjerrunt prej Bajrakut me rob e robí;
të djegunt e shpís;
të lânunt e tokës djerr a të prémt e
pêmve;
gioba me gjâ të gjalla;
gioba me pare.
V.O. Mbas Kanunit gioba me pare mundet me u lá me do gjâ,
tuj dhânë oken e drithit 1 grosh, oken e rakís
5 grosh, e kán e hullís 400 grosh.
Nye i 8.
Caktimi i Ndeshkimit mbas cillsís së fajit.3
§.17. 1. Kush then kishen, âsht i djegun
e i pjekun e i qitun me rob e robí jashta Bajrakut. Fajtori
dorërasi bâhet batare prej Bajrakut, e
shkon gjakhupës. Vllaznija a fisi mâ i aferm i bâkeqit
e blén token e tij, e çmimi i saj i shkon kishës
së thyeme.
Kush vjedhë gjân e huej, e shkon e e mshehë
në kishë, pá dije të Famullitarit, i ká
detyrë kishës 1000 grosh giobë per nderë të
mârrme, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut, posë
gjâsë, qi do ti a kthejë të zott
në mëndyrë të Kanunit.
Kush të vjedhë gjânë e gjallë të
kishës, më rreth kû pershîn Kanûni,
ká me lá dý per nji, si gjithkuej.4
Kush të vjedhë në qelë a bâne të
Famullitarit, do të lajë dý per nji gjân
e vjedhne, 100 grosh kishës per nderë të mârrme,
e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.
Aj, qi shán a vên gojë më Meshtár
të Famullís perpara popullit, ká 100 grosh giobë
kishës, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.5
Aj, qi i kercnohet a i germûshet Famullitarit, do të
láj 10 desh giobë.
Kush ti shpifet Meshtarit në pûnë të
randë kah ndera, ká shpín e djegun e 100 desh
e 1 ká giobë Bajrakut.
Me vû kush dorë më Meshtár, me e rrahë,
me e shty a se me e pshty, i a lânë tokën bár
(djerr) per disá vjetë.
Aj, qi vret Meshtarin, bâhet batare prej Bajrakut e
gjaku i hupë. Mâ teter i digjet shpija, toka i lîhet
bár, pêmët, vneshta e kopshtîjet i priten
e i rrênohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per kishë;
por vllaznija munden me i shperblye me pare.
Me i folë ndokush keq, a me ngá rrogtarin e kishës,
aj do tapë 10 desh giobë Bajrakut, a se edhè
mâ, mbas randsís së fajit.
Aj qi vret Rrogtarin e kishës, po kje dorërasi
i katundit, i digjet shpija e i mirren 100 desh e 1 ká per
giobë.
Me ngá kush me fjalë a me pûnë puntorët
e kishës, fajtori do të lajë gioben e 10 deshve.
Aj, qi si vêhet ndeshkimit të kishës
e të Kanûnit, Bajraku do të mblidhet tok te shpija
e tij e do ti mârrë gjithshka të két
në vathë.
|
 |  |