Kanuni

.

simbas botimit
SHKODER
SHTYPSHKROJA FRANÇESKANE
1933

 


Libri i Dhetët

Kanûni Kundra Mbrapshtinavet.

Krye i Njizetët

Hjeksia.


§. 766. Hjekës thirret aj, i cilli me ndermjetsí të mbrapshtë e per nen dhé i ep ndimë tjetrit per me bâ ndo'i rrênim a ndo 'i faqe të zezë tjetrit në katund të vet.

§. 767. Hjeksi i shokvë:
a ) - per të hikun të grave bjen në gjak e 500 grosh do t'i apë katundit per giobë;
b ) - per vrasë bjen në gjak e 500 grosh giobë katundit;
c ) - per cubní e per çdo send, si të vidhet në katund me bukë, me prîje e me msim të hjeksit, 'si hetohet, do të lajë gjân mbas kanûnit.

Krye i Njizeteparë.

Vjedhja.

Nye i 112.

Percaktimi i Vjedhjes.

§. 768. Në vjedhní pershîhen:
a ) - Cubi; e âsht aj, i cilli vjedhë me dorë të vet nji kafshë të huejen.
b ) - Simahorët, si jânë ata, të cillt i bâhen ndimë e krah cubit në nji vjedhní a në çdo mbrapshtí; e diten e mbrame, po u hetue vjedhja, do të lajn gjân e huej si mbas kanûnit e mbas pjesës, si kan mârrë.
c ) - Buka âsht njaj plang, kû cubat me gjâ të vjedhun hán bukë, ase marrín me vedi bukë, edhè perciellen me gjâ të vjedhun. -- << Cubí e bukdhânsi jânë nji >>.
d ) - Kjori; e âsht aj, i cilli e strofullon gjân e vjedhun. -- << Paras cubi, paras kjori >>.
e ) - Edhè në mos mârrët pjesë në vjedhní kjori, aj bâhet fajtuer sí vetë cubi, pse bâhet strofull cubash e vjedhnísh.
f ) - Gjurma âsht ferkimi, si bân gjâja, permbas së cillës udhton i zoti i gjâs së vjedhun, tuj e çue gjurmen: a mbrenda kufinit të njij katundi a të njij lagje, a mbrenda rrethit të njij shpije, t' njij oborri a të njij vathi. -- << Gjurma e vûme, gjâja e gjetun >>.
g ) - Fmí, brraca e biramela.
h ) - Grabitçori; e âsht aj, i cilli ballas e me perdhûni i a mêrr kuej nji gjâ per ndo'i detyrë.

§. 769. Po i u duer gjurma në mal të zot't të gjâs së vjedhun, nuk mund të kapë as katundin e aferm, as flamurin; porsè, n'i kjafët zêmra mb' at katund, t'a mundojë si t'i lahet me bé.

§. 770. Gjurma e prûme mbrenda katundit; po s' mund e hetoi cubin, i zoti i gjâs e lypë mbë katund, e katundi do t'i pergjegjet.

§. 771. Gjurma e pr^me mbrenda njij lagje të katundit, po s' u hetue cubi, ajo lagje do t'i a lajë gjân të zot't.

§. 772. Gjurma e prûme mbrenda rreshit të shpís t'oborrit, a të vathit, ajo shpí do t'i a lajë gjân të zot't.

§. 773. Gjurma e prûme mbrenda rrethit të shpís, t' oborrit, a të vathit, ajo shpí do t'i a lajë gjân të zot't.

§. 774. Çdo dâm, vjedhní e bracní të bâme prej fmísh, bracash e biramalesh, po u hetuen, shpija, së cillës i perkasin do t' a lajn.

§. 775. Parimi i katunit âsht: << Shka të bâjn të mêtujt ( mêcat ), burrnimi i shpís do t'a lajn >>.

§. 776. Fmít, bracat e biramalat, edhè ne u gjêshin me bracní në dorë, dora e huej nuk mund t'i perkasë ( nuk mund t'i rrafë ), por do të bâhen me dije prindja, e këta do të pergjegjen per 'ta.

Nye i 113.

Grabija.

§. 777. << Udha e Zotit s'lán gjâ >>.

§. 778. Kanûja s' bán si të trazohet kush në shteg të vet. Udha e madhe s'i a ká ndo 'i detyrë kuej.

§. 779. Po i pat kush ndo 'i detyrë kuej e nuk i ep arsye, vajin do t'aa bâjë në katund uhasi, e ky do të biejë mend dtyrsin.

§. 780. Po u çue kush edhè thei udhen e madhe, tui i a nadalë shtegtarit a kalin, a mushkun, gomarin a ndo'i kâmbë berri, -- po s'e vrán aty - per - aty -- grabitqari bjen në giobë të katundit mbas randsís së fajit e gjân e grabitun do t'i a kthejë të zot't.

§. 781. Po u çue kush, e vetem prej hamendjet, edhè i grabiti kuej a kál, a mushk, a gomar, e së mbrami e del i pádetyrë i grabitun, grabitçari bjen në giobë të katundit per të thyem t' udhës së madhe e të zot't do t'i a kthejë gjân e çmimin e ditve të hupuna.

Nye i 114.

Preja ( Pretimi ).

§. 782. << Preja mirret me pré >>.

§. 783. Me rá pré, me pretue, me mârrë pré don me thânë me mârrë a me pershî nji tufë gjâje në mal, në vrrî a edhè në vath.

§. 784. Preja të shumen e herës shkaktohet kúr mos të gjegjet me i ardhë n'arsye lagja lagjës.

§. 785. Preja nuk shndrrohet ndryshej, por a me pré tjetr, a me pushkë.

§. 786. Preja ndollë a katund me katund, a Flamur me Flamur, a edhè nder shpija të veçanta.

§. 787. Preja shkaktohet a per kufije mali a bjeshke, a per kullosë, a per ndonji dhûnë tjeter, me të cillen fyhet nji katund, nji Flamur, a edhè nji shpí e veçantë.

§. 788. Preja, sî bâhet në mal, ká gjân të zot't, pá tjeter.

§. 789. Preja, si bâhet në vath, ká gjân të zot't e 500 grosh giobë per nderë të vathit.

§. 790. Preja e pâ-rrugë ká gjân të zot't e 500 grosh giobë. Permbas ndermjetsít së dashamirvet e të burravet të dheut gioba falet.

§. 791. Po u pretue nji tufë e huej në rrugë, në mal e në bjeshkë per kufî, atbotë si katundi si Flamuri i perkrahen pretarit.

§. 792. Prés së pá - rrugë, bâni e i u perkrah katundi e Flamuri, ndermjetsia u mârrin pêgje e do të peshohen prej Pleqsh si mbas Kanûnit.

§. 793. Si mbas randsís së fajit do t' i lahet gioba e gjâja të zot' t.

§. 794. Po i u perkrah pretari katundi e Flamuri, i pretuemi ká tager me i rá pré kuej të mundet n' at katund a Flamur, per me mkâmbë nderen e vet e me shperblye gjân e vet.

§. 795. I pretumi nuk mund t' apretojë as katundi as Flamurin, 'si t' a leçisë pretarin e t' a lâjë shpí me shpí. -- Katuni thotë: << A gjân të zot't, a rrugen të lirë >>.

§. 796. Gjâja e pretume në mal a në bjeshkë nuk ká dý-per-njahen, por gjân të zot't.

§. 797. <<Kumbona e tufës nuk mund të mirret pré >>.

§. 798. Po u muer pré kumbona e ogiçit në mal a në vath, kjo ká nderen sá tufa marë e sá vathi; pretari do të lajë 500 grosh giobë per nderë, edhepsè nuk muer kurrnji kambë berri.

§. 799. Ogiçi, hanori e vergani e qêni i hekuravet, nuk mund të mirren pré as per detyrë.

§. 800. << Preja per detyrë nuk mirret >>. Po ndodhi kjo p6unë, katundi e Flamuri e liçisin pretarin, po s'u gjegj me kthye gjânë.

§. 801. Po e prishi gjânë e pretume pretari diten e lahes do t'i a kthejë të zot't krye per krye edhè tuj e zgiedhë në tufë të tij.

Nye i 115.

Faji i Kobshem.

§. 802. Kush vjedhë shpín e strajcen e mikut, kanûja i ká caktue per giobë << faqen e zezë >> e âsht i hjedhun prej kuvendit e gjyqit.

§. 803. Po e vodh mikun e njij shpís dora e tjetrkuej -- i shp's tjetr -- i lypet miku i prém e shpija e thyme.

Nye i 116.

Dypernjahja.

§. 804. Nder të gjitha vendet, kû mbahet kanûja, çdo gjâ e vjedhun ká dypernjahen: << Dý per nji, mjaft si të ecin me kâmbë >>.

§. 805. Dypernja do t' epet jo veç per bagtí të trasha, por edhè per bagtí t' ima, e per send të vjedhun.

§. 806. Dypernjaha do të shperblehet edhè per nji të djegun të dhûnshem të shpís, të ksollës, të tbanit, të mullarit të sânës a të kashtës, të gjethit edhè të gardhit.

§. 807. Kopshti, vêshta e ara e vjedhun kan dypernjahen.

§. 808. Gjeli ( kndusi - kadoci ) i vjedhun a i vrám ká gjygjin e prém: 500 grpsh të zot't, per arsye si: << Kendusi âsht herori ( sahati ) i të vorfnit >>.

§. 809. Thiu i mbajtun, i vjedhun a i vrám ( posë se n'u gjet në dâm ) ká 500 grosh, per arsye si: << Thiu i ushqyem âsht mbaja e njij shpís >>.

§. 810. Dý kafshët e permenduna nuk e kan dypernjahen e as gjelin gjel, as thín thí, por 500 grosh pare të thata.

§. 811. Per vegla bulkijet, bje fjala per um te vjedhun e të hetuem cubi do t'i lajë të zot't aq pûntorë sá ditë i shkuen hupës, e umíni umî.

Nye i 117.

Tagri i të Zot't të Gjâsë së Vjedhun.

§. 812. << Kû t' a gjêjë gjân e vet i zoti, e mêrr >>.

§. 813. Mbas këtij parimi i zoti i gjâs së vjedhun nuk âsht në detyrë të rrafgohet, sepsè, kûdo si t' a hetojë e t' a gjêjë gjân e vet, aj ká tager me e mârrë.

§. 814. Po u vodh gjâja nper mjet të bukës, buka do t'a lajë.

§. 815. Po u vodh gjâja nper mjet të kjorit, kjori do të lajë.

§. 816. Po u ndoq per gjurmë, aty kû të jesë gjurma, i zoti i gjâs ngulë e do t'i epet arsyeja më kâmbë e më dorë.

§. 817. Po bleu kush nji gjâ të vjedhun, edhè pá dijtë se âsht e vjedhun, i zotí i gjâs ká tager me e mârrë e shitsi ( cub ) do t' i a kthejë blesit deri në të mbram,in dýsh të çmimit, si muer per at gjâ të shitun, e të zot't të gjâs dypernjahin.

§. 818. Posë se per vjedhní të bâme në Kishë e në Qelë, cubi nuk ká gjobë as faqe katundi as faqe Flamurit.

§. 819. Po u vodh gjâja në vath, cubi do të lajë dypernjahen e 500 grosh giobë per vath të thyem.

§. 820. Po u vodh gjâja në ma, cubi do të lajë dypernjahin.

§. 821. Po u vodh gjâja në shpí, cubi do të lajë dypernjahen e 500 grosh per shpí të thyme.

Krye i Njizetedytë.

Vrasa.

Nye i 118.

Prita.

§. 822. Prita âsht nji sjellje, me të cillen malet e fushat e Shqypnis u vêjn pusijt gjaksorvet a kujdo, si të két menden me vrá. ( Me dalë në pritë; me ndêjë në pritë, me vû priten, me rá në pritë. )

§. 823. << Së keqes i pergjigjet aj, qi prîn ase rrethas >>.

§. 824. Mbrenda Flamurit të vet nuk mund të mârrë kush shokë, per me i dalë kuej në pritë; e, po duel kush, edhè vrán kend të Flamurit, të gjith biejn në gjak.

§. 825. Jashta Flamurit të vet, po duel kush në pritë per me vrá kend të Flamurit të huej, prísi bjen në gjak e jo simahorët. << Aj, si prín, e mérr gjakun mbí vedi >>.

§. 826. << Kush e ep fishekun, gjakun e bân të ve'n >>.

§. 827. U çue kush edhè mblodh shokë e dashamirë edhè i duel në pritë kuej, tuj i thânë: të gjithsá pushkë, si të shprazen, jânë të mijat, po u vrá kush, gjakun e mêrr mbí vedi prisi.

§. 828. << Pushka e çon gjakun te shpija. -- << Pushka të lshon në gjak >>.

§. 829. Po e uhajti kush pushken e kuej e pá dìje të zot't të pushkës shkoi ky e i duel në pritë kuej edhè vrau njerin, tëhjeksi bjen në gjak e jo i zoti i pushkës.

§. 830. Po i muer kush pushken e kuej, tuj i kallxue të zot't se ká nder mend me dalë në pritë e me vrá nierin, edhè e vrau i zoti i pushkës bjen në gjak, sepse << Pushka e çon gjakun te shpija >>.

§. 831. << Simahori i p'- gjak bjen në gjak.

§. 832. Po duel nji edhè mblodh shokë e dashamirë e i duel në pritë kuej, pá i pasë ky as gjak as varrë, edhe e vrau, prîsi me gjith simaherë biejn në gjak.

§. 833. Po duel kush në pritë per me vrá gjaksin e vet, me gjithsá shokë e dashamirë të jét, e mêrr gjakun e vet e nuk biejn në gjak.

§. 834. Po duel në pritë nji tubë burrash, krisi pushka prej ânet të pritëtarvet, porsè nuk vrán kend; e n'at hov krisi pushka edhè prej ânet t' atyne, si rán në pritë, n' at të perziem vritet nji prej atyne, si rán në pritë, por nuk u vrá prej pushket të pritëtarvet, këta biejn në gjak mbas Kanûnit, sepsè e filluen pushken.

§. 835. Prita do të fillojë pushken mbë burra e jo mbë grá, fmí, mbë shpí e mbë bagtí.

§. 836. Po qiti pushkë prita mbë grá, fmí, shpí a mbë bagti, pûnon kundra Kanûnit e, po nuk e muer në kujdes ket dhûnë Flamuri i pritëtarvet, si t'i ndeshkojë mbas Kanunit, atbotë do të híjë pushka shpí me shpí, mandej Fis me Fis, katund me katund e së mbramit Flamur me Flamur.

§. 837. Aj, si dán me dalë në pritë, do të mârrë bukë me vedi si edhè per simahorë.

§. 838. Po hínë kund, pá xânë vend prite e pín kafe, a hangren bukë, a mueren me vedi buken në ndonji shpí të huej shkuen ne pritë edhè vrán nierin, shpija e të vramit e kerkon per gjak shpín, si u dha bukë.

§. 839. << Pushka e buka e dhânun me dije të vrasës, i sjellin gjakun atij, si e ep >>.

§. 840. Po u çue kush me i dalë në pritë shoqit të vet e per simahorë mblédhë shoqnín, po vrán kend, si prísi si shokët simahorë biejn në gjak me at shpí, po kje se duelen faqe.

§. 841. Po u çue kush prej Mirdite me i a vû priten ndokuj në Thkellë a në Malsí të Lezhes a njeti e per simahorë mêrr shokë e dikend prej Flamurve të permendun, aj, si u príní, bjen në gjak.

§. 842. Po i tha kush kuej si t' i dalë në pritë ndokuej e t' a vrasë, tuj i folun besen, se në ditë të pajtimit t' atij gjaku do të láj çmimin e gjakut, e aj permbas besës së dhânun, shkoi edhè vrau shí atê, si i tha aj, e së mbramit e lên në qúll e nuk i u pergjegj me të holla, dorërasi jet në gjak, e atij, si e shtini, i digjet shpija per presë, si i bâni e 100 desh e nji ká giobë.

Nye i 119.

Dorërasi.

§. 843. Dorërás thirret aj, i cilli vret kend me dorë të vet.

§. 844. Dorërasi, porsá t'a vrasë nierin, do të çojë fjalë se e vrau aj e mos të hutojn mendsh prindja e të vramit.

§. 845. Dorërasí do të çojë me lypë besë.

§. 846. Dorërasi, po muejt vetë me e sjellë marë të vramin, mirë; perndryshej mbë kêdo, si të ndeshet, do t'i thotë si të shkojë me e sjellë marë e armen me i a pshtetë te kryet.

§. 847. Dorërasi nuk guxon me mârrë ermen e të vramit; po bâni ket faqe të zezë, aj bjen në dý gjaqe.

§. 848. Dorërasi i prindës së vet gríhet prej fisit a katundit.

§. 849. Dorërasi e ká të luejtmen nâten e aty, kû t'a çilë drita, do të struket.

Nye i 120.

Simahori.

§. 850. Simahuer âsht aj, i cilli i ep dorë dorërasit, tuj i ndimue a në vrasë a në vjedhní a në të kryem të çdo mbrapshtijet tjeter.

Nye i 121.

Bestari.

§. 851. Bestarë jânë ata, si hijn te prindja e kushrinija e të vramit, per me xjerrë besë per dorërasin e per shpî të tij; jânë mprojtarët e dorërasit e të shpís së tij, si mos t' i gjêjë gjâ në vade të besës.

§. 852. << Dorzânë e bestár nuk hîn kush me pare >>.

§. 853. Tuj kénë nji nevojë uhazishte, Kanûja nuk don si të mârrin opanga ata, si hîjn dorzânë e as ata, si xjerrin besë per ndokend.

Nye i 122.

Besa.





 

 

       
E Maili yn

na shkruani

   

© gusht.2004 by " www.malsia.eu®