Liber
i Dymbdhetët
Shlirime e Perjetshme.
Krye i 23.
Pjestarët e Perjashtimevet.
§. 1221. - l. - Kanûni i Malevet
të Shqypnis shliron e perjashton.
- 1 . - Kishen;
a ) - per çdo teloznet;
b ) - prej dhetimit të tokavet e të gjâs së
gjallë;
c ) - prej giobet e çdo ndeshkimit;
d ) - prej çdo angarije kah katundi e Flamuri;
e ) - e bân pjestár në çdo giobë;
f ) - ndoren e ndermjetsín i a ruen.
§. 1222. - ll. - Priftin, i cilli:
a ) - âsht i jashtuem prej ushtrije;
b ) - po u lyp në bé, vehtja e tij xêhet per 24
Poronikë;
c ) - po vrau kend, s' ndiqet per gjak; prindja e tij biejn në
gjak;
e ) - s' ndjekë kend per gjak të prindës.
§. 1223. - lll. - Krenët e Flamurit:
Po u lyp per Pronik nji nder Pleq të mdhaj, vehtja e tij xêhet
per 12 Pronikë të panjefun.
§. 1224. - lV. - Kasnecat:
Jashtohen prej ushtrije.
§. 1225. - V. - Farketarët:
Jashtohen prej ushtrije.
§. 1226. - Vl. - Té vorfnin
- djalë të vetem, si i ká mbetë mbí
krye shpija e âma - : âsht i jashtuem prej ushtrije.
§. 1227. - Vll. - Gruen: mos - pelqimi
i saj kah kanûja:
a ) - per Plak;
b ) - per Kapucar;
c ) - per Poronik; as beja s' i gjegjet;
d ) - s'ká zâ as vend në kuvend;
e ) - s'ká trashigim as te prindja as te burri;
f ) - nuk ndiqet per gjak;
h ) ndermjetsia s'i dhûnohet.
§. 1228. - Vlll. - Virgjinat ( fêmnat,
si veshen si burrë ): S'veçohen prej grâsh tjera,
posë si jânë të lira me ndêjë nder
burra, porsè pá tager zânit e kuvendit.
§. 1229. - lX. - Deken:
Ata, si kan deken në shpí, jashtohen prej çdo
pûne si kah katundi si kah Flamuri, si edhè kah të
reshunt e ujit të muljevet. Ket tager e kan prej kanunit per
nji javë ditë rresht. - Si të mbushet java, do t'u
pergjegjen detyravet si kah katundi si kah Flamuri, edhé
në kjofët krye a Dera e Gjomarkut.
Krye i 24.
Deka
§. 1230. Kanuni i Malevet nuk bán
si t'i shkaktohet kuj trazimi mbí trazim.
§. 1231. Kúr t'i desë
kush njîj shpije në katund, per nji javë ditë
rresht - mbas deket - nuk mund t' i bzâjë kush te dera
per kurrnji pûnë, si t' a ketë vendi me e bâ
katundisht.
§. 1232. Jashtohet me gjith gjinden
e shpís prej çdo angarije si kah katundi, si kah Flamuri,
si edhè prej vijash t'arave e të mullinit.
§. 1233. Po desht kush me pritë
per << krye shndosh >> pertè javen, të presë;
porsé krye tetë ditësh kanûja i a don pûntorin
me kênë edhè i Derës së Gjomarkut.
§. 1234.Si të desë kush,
do dergohen lajmtarët, per me thirrë në mort.
§. 1235. Tuj bâ gjâmë
burrnimi, grrishten edhè tundin krahnorin.
§. 1236. Grát vajtojn, por
nuk grrishten.
§. 1237. Porsá të vêjn
kamben në katund të dekunit miqt, do të vêjn
në krye jakzat e gjurdîjavet.
§. 1238. Kanû âsht me
bà gjâmë mbë të dekunin trí herësh,
tuj perseritun fjalen << I mjeri un ! >> nandë
herësh.
§. 1239. Burrnimi nuk bertasin mbë
grá; por po i biri mbë t' amen e i vllaj mbë të
motren.
§. 1240. Kúr të niset
kush per me shkue në mort, nuk thotë << Lamtumirë
>> as i thotë kush << Udha e marë >>.
§. 1241. Tuj kalue rrâzë
vorresh, pûntorvet, si çilin vorrin, nuk u thohet <<
pûna e marë! >>.
§. 1242. Në kjoshin miq, u shndoshin
kryet; kjenë shokë, u thonë: < u lodhët,
or juni? >>.
§. 1243. Si shokët e katundit
të të dekunit, si miqsia, s'i të pijn kafen, kupzen
e pshtesin në tokë, tuj thân: << Zoti ju dhashtë
gajret !>> - << Per të mirë >> nuk thohet.
§. 1244. Të treten ditë
mbas deket, kushdo si të vijë per << Krye shndosh
>>. si mbas kafjet, si edhè mbas thotë: <<
Zoti ju dhashtë gajret ! Per të mirë mbas sodit !
>> - Nuk thohet: << Ju shtrofët per të mirë
! >>.
§. 1245. Gjâmatarët rreshtohen,
tuj perbâ gjymës rrethit me ftyrë kah i dekuni.
§. 1246. << Percjellsat me
të dekmin nuk mund t' i kalojn kuej per derë, posë
në kjofët udha e madhe a udhë katundi >>.
§. 1247. Tuj dredhue prej vorresh,
s'do të ndalet kush n' udhë, por do të shkojë
fill në shpí të të dekunit.
§. 1248. Si të mrrîjn
n'oborr, u dalin perpara shokët e shpís së të
dekunit, u mbajn armët, u qesin ujë duervet pá
hî në shpí e u prîjn ke treveza, per me
hanger Drekë.
§. 1249. Pá krye së hangrmit
të gjith, nuk do të ngrihet kush prej bukë.
§. 1250. Si të çohen
prej buke, do të dalin jashtë të gjith e lajn duert
para derës së shpís në shekë, e cilla
do të gjindet plot me ujë.
§. 1251. Miqt, si grrishten ftyre
në dekë të mikut nuk do t'i lajn faqet e pergjakuna
as në shpí, as në katund të të dekunit
e as per udhë, po 'si të mrríjn në shpí
të vet.
§. 1252. Zija per të dekun të
shpís ( per burrnim, por jo per grá ) do të mbahet
nji vjetë.
§. 1253. Per fmí nuk mbahet
zija.
§. 1254. Zija híqet a per
ndo'i të kreme, si lutet me miq, a per ndo'i ditë të
motmotit.
§. 1255. Në drekë do të
gatuej bukë gruja e vejë.
§. 1256. Gruja me burrë nuk
mund të gatuej në drekë, as me qitë ujë
duarvet, as me qitë rakí e as bukë me thye.
§. 1257. Po ju desht grues me burrë
të gjáll me gatue në drekë, në darsem
nuk mun të gatuej.
§. 1258. Grueja e vejë nuk mund
të gatuej në darsem, as nuk mund të qesë ujë
duervet, as rakí, as me thye bukë, as me veshë
e me i u afrue nuses.
§. 1259. Me ardhë në shpí
të prindes në pasí bija e martume e me dekë
aty n'at kohë drekët do t'i bâjë prindja. Të
prîshunat e drekave do t'i bâjë shpîja e
prindës e jo e burrit.
§. 1260. Po u dha ndo'i ndimë
shpija e mikut, kjo xêhet nderë në kanû, por
jo detyrë.
§. 1261. Me u çue prindja
e me bajtë trupin e dekun të së bís së
vet në shpí të burrit, katundi e giobitë per
at sjellje shnjerzimi.
§. 1262. Në mos pasët me
se me shtí në dhé të bín e vet prindjá,
vllaznija e fisi do t'i apin uhá.
§. 1263. Té prishunat e uhát
e drekvet do të lahen në krye të mujit, 'si të
hîjë i dekuni në dhé, e nuk mund të
shtýhen pertej.
|