|

Libri i Katert
Shpi, Gja e Pronë.
Krye i Dhetët
Shpija e Rrethi i Saj
Nye i 44.
" Shpija e thyme ká 500 grosh
giobë e dý per nji të zot' t".
§. 132. Në themel xêhet
shpija, po kje kullë, mëdheskë a ksollë, mjaft
qi të két carânin e votres e të qesë
tym.
§. 133. Çdo ndertesë
si të gjindet n'oborr, âsht e njitun me shpí,
pse gjindet në hije të saj; po u thye ká giobë
e dý per nji.
§. 134. S' i hîhet kuej në
shpí, per pá i bâ zâ n' oborr.
§. 135. Thirre e, s' t' u pergjigj
kush, a rrî e prit, a nisu në pûnë t' ande.
§. 136. Po u shtýne e çile
deren, shpija xêhet e thyeme edhè e prujtun, e cilla
ká 500 grosh giobë, e rraqet e hupna dý per nji.
§. 137. Kanuni thotë: kush t'
i a thejë shpín kuej, per nderë të mârrun
ká 500 grosh giobë Flamurit ( Bajrakut ), e prej sendesh
të vjedhuna dý per nji të zot' t.
§. 138. Vathi i gjâs ká
500 grosh giobë e dý per nji të zot' t.
§. 139. Vathi i bletve ká
500 grosh giobë e dý per nji të zot' t.
§. 140. Çkatrrimi i tamblit
ká 500 grosh giobë e dý per nji të zot'
t.
§. 141. Koshari i drithit ká
500 grosh giobë e dý per nji të zot' t.
§. 142. Me i a thye kuej shtegun
e oborrit, t' arës, të livadhit a të kopshtit, qi
i ká para shpije, ká 500 grosh giobë e të
zot' t pûnen të ndreqme.
Krye i Njimbdhetêt
Gjâja e Gjallë
Nye i 45.
Bariu
§. 143. Barí thirret aj, si
i prîn tufës gjâs në kullosë.
§. 144. Bariu - rrogtár âsht
në detyrë me i a vû menden tufës të mos
t' i damtohet as mos t' i bâjë dam kuej.
§. 145. Po i bâni dam kuej
bariu me gjâ, i zoti i tufës e lán e jo bariu.
§. 146. Me i tretë ndo 'i kambë
berri bariut, do t' a bâje me dije të zo' n e tufës,
e, si i zoti si edhè bariu do të perpiqen në hetim
të tij.
§. 147. Po treti bariut ndo i berr
pá shêj e pá dukë, i zoti i tufës
ká tager me e çue barín deri në bé;
po i u lá me bé, s' i ká tjeter detyrë.
§. 148. Po thej qafen a u kafshue
prej bishe ndo 'i berr, bariu â' në detyrë me i
a çue shêjin të zot' t e tjeter detyrë s'
i ká.
§. 149. Po i a vodh kush ndo 'i berr
bariut, detyra e këtij âsht me bâ me dije të
zo' n e tufës, tuj i a kallxue vendin e kohen se kû e
kúr u vodh; tjeter detyrë s' i ká.
§. 150. Po duel cub bariu vetë,
gjânë e vjedhun do t' i a kthejë të zot' t
në mëndyrë të kanunit, edhè e percjellë
në pûnë të vet. Në mos e pasët krye
vjetin, rroga do t' i epet mje në ditë, në të
cillen u gjet në faj.
§. 151. Me vrá bariu cubin
tuj vjedhë a tuj pretue tufen, gjakun e çon te shpija
e vet, e sá per berr a tufë të pretume, i zoti
do të krepatohet.
§. 152. Bariu âsht në
detyrë me rujtë gjân, e nuk do të pshtet në
të thurun a të pá thurun, sepse << gjâja
do rojë, 'se hecë, e toka nuk luen >>.
Nye i 46.
Skjapi a dashi i kumbonës ( Ogiçi
)
§. 153. << Ndera e vathit âsht
në kumbonë >>.
§. 154. Po u muer pré, per dhûnë a prej ndo
'i marazit e faqe bariut skjapi a dashi i kumbonës, e po s'
u vrán n'at hov, 500 grosh giobë i mirren pretarit e
gjâja dý per nji.
Nye i 47.
Gjâja per gjymës.
§. 155. Kryegjâja âhst
e të zot' t; me cofë ndo 'i kâmë, dâmi
âsht i të zot' t. Per vertetim do t'i çohet të
zot' t shêji prej atij, si e ká per gjymës.
§. 156. Po u dhán per gjymës
dhí a dele, pjella, këmenda e leshi dahen per gjymës
ndermjet zotnís e bariut.
§. 157. I zoti s' âsht me detyrë
me mendue as per krypë as per kësollë, por bariu
sí i mêrr per gjymës.
§. 158. Po u dha viçi fêmen
e u rrit në derë të bariut, sí të pjellë,
pjella e parë âsht e bariut, si e rriti, e bylmeti per
gjymës.
§. 159. Po e prishi bariu bylmetin
e gjâs, si ká per gjymës, detyrë i a ká
të zot't a pjesen e bylmetit a pjellen.
§. 160. Gjâja per gjymës
nepet e merret gjitherë në vjeshtë.
§. 161. Lopa per gjymës i sjellë
të zot' t 4 okë djathë e 2 okë tlyen.
§. 162. Në dhetë krenë
dhí, i zoti mêrr 5 okë tlyen -- gjymës oke
per krye.
§. 163. Në dhetë krenë
dele, i zoti mêrrë 5 okë tlyen -- gjymës oke
per krye.
§. 164. Në djathë s' ká
tager i zoti as në të dhive, as në të deleve.
Nye i 48.
Kryegjâja.
§. 165. Kryegjâja âsht
e të zot' t, e cilla as nuk shtohet, as nuk dnohet kurr.
§. 166. Kryegjâja kurr s' cofë.
§. 167. Lesht e kmenda e kryegjâs
âsht e të zot't.
§. 168. Pjella âsht krejt e
bariut, mje si t' i rrîj në derë kryegjâja.
§. 169. Bylmeti dahet si të
bâhet ndermjet tyne. -- Vende vende bylmeti nuk nepet aspak.
--
§. 170. Po u damtue ndo 'i kambë
berri, dami âsht i bariut, e do t' a pertrîjë per
me e mbushë numrin.
Nye i 49.
Gjâja me pergjegje.
§. 171. << Gjâja me pergjegje
nuk mirret >>.
§. 172. Po morre gjân per gjymës,
detyra e pergjegjes nuk të lidhë; dami âsht i të
zot't.
§. 173. Po u shkaktue dami prej pákujdesit
të bariut, dami âsht i tij e gjânë e damtume
do t'a pertríjë.
Nye i 50.
Dosa per gjymës.
§. 174. Po u muerr derku fêmen
per gjymës e porsá t'a daje dosa, edhè e rriti
aj, si e muer, pjellen e saj do t' a dajë per gjymës me
të zo'n.
§. 175. Dosa i jet bariut, si e rriti,
per të cillen do t' i apë zot' t nji derk mâ teper.
§. 176. Po s' u mbarrs dosa n' at
vjetë, bariu nuk mund t' a shesë as s' mund t'a presë,
por do t' a lâjë si të pjellë nji herë.
§. 177. Po u kervis dosa e puell
e i shkuen dam dirqt pá i dá e àma, do t'a
ruej bariu mje qi të mbarrset e të pjellë së
dyti, e dirqt dahen 'si në §. 174.
§. 178.Dirqt dahen 'sit' i dajë
e âma e jo para.
§. 179. Po u dha per gjymës
dosa e rritun pjella dahet per gjymës, e dosa i kthehet të
zot't per të cillin do t' i lêhet bariut nji derk mâ
teper.
Nye i 51.
Steli i Qênit
§. 180. Qêni i hekurave ká
stelin e vet.
§. 181. Stelí âsht tbâna
e rojsit të shpís e të vathit.
§. 182. Po vrau kush qênin
në stel të vet, i ká 500 grosh të zot' t të
qênit.
§. 183. Qêni i hekurave lshohet
mbas darkësh të mdhaja, e rrin zgjidhë mje si të
dalë drita.
§. 184. Të shkrepunit dielli,
qêni i hekurave do të gjindet në stel me hekura
në qafë.
§. 185. Po t' u turr qêni n'
udhë të madhe, 'si të dalë drita, e nuk mund
i pshtove pá e vrá, edhè e vrave, pang e plak
nuk mund të lypë i zoti i qênit, per arsye si <<
Udha e madhe nuk lán gjâ >>.
§. 186. Po t' u turr qèni
në çdo kohë të ditës, i drodhe pushken
edhè e vrave. tuj i rá a ballit a krahnorit, qêni
shkon hupës.
§. 187. Qèni në dam vritet,
por at - botë veç kúr të gjindet me <<
mish në gojë >> b. f. tuj të bâ ndo 'i
kambë berri në tufë.
§. 188. Qênit në mal,
tuj shkue mbas tufës së vet, s' i pritet gjygji: po e
vrave lán qênin.
§. 189. Prifti nuk mundet me mbajtë
qên hekurash te Qela ( Kisha ), per arsye si Prifti do të
gjindet gadi natë e ditë per çdo nevojë të
popullit.
§. 190. Po desht me mbajtë qên
hekurash Prifti, as natë as ditë nuk mund t' a lirojë
prej hekurash.
Nye i 52.
Kau më hú
§. 191. Kau më hú po
e dimnoi bulku, ká nji barrë drithë; po e dimnoi
i zoti ká nji barrë e gjymës.
§. 192. Po u vodh kau më hú,
bulku e i zoti i kaut do të rreken në hetim të tij.
§. 193. Kapucarín do t' a
lajn zbashkut, sá njani tjetri.
§. 194. Po i vojti mendja të
zot't, se bulku i a damtue kán, ky do t'i lahet me bé.
§. 195. Po e kaptoi kán bisha
a e xû' gjarpni në mal e bulku e gjet cofët, do
t' i a çojë të zot' t lkuren a ndo' i shéj
tjetr.
§. 196. Po hupi kau pá shéj
e pá dukë, bulku do t' i ligjohet të zot't me bé,
se nuk ká gisht në dam të kaut.
§. 197. Po s'e ngau kán bulku,
aj pasët e grazhdofët; porse të zot' t i a ká
hûnin.
§. 198. Bulku do t' i a çojë
të zot't bimen te dera.
Nye i 53.
Bleta.
§. 199. " Vathi i bletës
i thyem ká 500 grosh giobë e dý per nji të
zot't. "
§. 200. Vathi i bletve, kah Kanûja,
i parazohet shpís së thyeme, vathi i gjâs, kosharit
të drithit e çarranikut të tamblit.
§. 201. Kush të vjedhë
nji zgjue bletet në vathë, vathi xêhet i thyem,
prá ká 500 grosh giobë, e të zot't dy zgjoj
per nji.
§. 202. Po irá mohit, bén
e ká me 12 poronikë, 6 të njehun e 6 të panjehun.
§. 203. Zgjoni i bletës me miza
mbrendë, mbas çmimit të Kanûs, bân
50 grosh.
§. 204. Oka e mjaltit bân 5
grosh, oka e dyellit 5 grosh.
§. 205. Bleta e hikun, si xên
vend në pêmë a gardh të huej, âsht e
të zot't, si i vêhet permbrapa, e i zoti i pêmës
a gardhit nuk mund t'i a ndalë.
§. 206. Bleta e hikun prej vathit
të vet, po zû' vend në pêmë a gardh të
huej pá e mârrë mbrapa kush, i zoti i pêmës
e i gardhit ká tager mos me i dhânë kuej, e me
e ndalë per vedi.
§. 207. Bleta, si lshon, do të
mirret mbrapa kambë me kambë e do të ndiqet mje si
të zatesë kund, e, kûdo si të ndalet, e mbeledhë
i zoti.
§. 208. Po lshoi bleta edhè
shkoi me zatetë kund pá e mârrë mbrapa kush,
aj si t' a gjêjë mâ i pari, e mbledhë per
vedi.
§. 209. Po u çue kush atje
vonë, edhè i duel zot bletës së ikun, pá
e pasë mârrë mbrapa, kanûja nuk i a gjegjë
vajin e bé per bletë nuk i epet kuej, per arsye si mundet
kush me thânë se kjo bletë âsht e êmja,
po s' e pat mârrë mbrapa kambë me kambë kúr
i iku, 'se << Bletë kjo, bletë ajo >>.
§. 210. Bleten e gjetun nder kopshtije
të hueja a në rrethînë të shpís
së huej nuk mund t' a mbledhë kush; âsht e atij,
në kopshtë a në rrethînë të cillit
u gjet.
§. 211. Bleta e gjetun në mal
a nder prozhme të hueja, po kje larg shpijash, âsht e
atij, si e gjet.
§. 212. Bleta e gjetun nder shpella
të shkambijeve të vendit të huej, po kje larg shpijash,
âsht e atij, si e gjet; per ndryshej âsht e atij, në
rrethînë të të cillit u gjet.
Krye i Dymbdhetët.
Pronet.
Nye i 54.
Caktimi i Pronavet.
§. 213. Shkaf â'shpí,
si qet tym, do të két pronet e veta.
§. 214. Plangu i shpis ká
oborr e kopshtë, ká vêshtë e arë, ká
livadh e xâna, ká udhë e shteg, ká kufîj
si në mal, si në vrrî, si në fushë.
§. 215. Të gjtha tymet kan pjesë
në kujrí.
§. 216. Ara, vêshta, kopshti
e livadhi, xâna, prozhme e zabele, jânë të
dame me kufîj.
§. 217. Kujrija, mali e bjeshka jânë
të perbashkta si per të ngulun të tbaneve, si per
landë e almiste, si edhè per drû.
§. 218. Shpijat plangçore
munden me pasë mâ se nji per tekë ( thuper ), si
u kan mbetë trashigim prej të dalunve faret.
§. 219. Aj, si të shkojë
me ngûlë vathë a tbâne në bjeshkë,
me truell, kopshtë a ndo'i copë arë, po desht me
çilë, i çilë e jesin të tijat, e nuk
mundet kush as me e nadlë e as me e xjerrë prej ativendi.
§. 220. Mrizat a lisat, si lân
kush per me mrizue gjân, nuk mund t' i a pasë kush, pse
jânë t' atij, si nguli mâ i pari n' at vend.
§. 221. Me u dyndë nji shpí
e me u zhgulë fare prej katundi të vet, po s' e shiti
trollin e token, ashtû do t' i rrîjë e nuk ká
tager kush me ngulë mbë 'to.
§. 222. Po shiti me lang e me plang,
vendi i tbânës âsht i tij, e mje si të qindrojë
shpija e tij, nuk mund t' i pushtojë kush.
§. 223. Se e cilla shpí e
katundit në Flamur ká tager me shtî në pûnë
aq tokë në kujrí sá të pershîje
rreth e rreth me gúr të hjedhun me dorë të
majtë.
§. 224. Atý. kû të
fillojë me mifë do t' ulet kambkryqi, do të marrë
nji paperdhok në dorë të majtë, edhè
e hjedhë në kater ânë kryq e rreth vedi: aj
vend âsht i tij. Heret kan pasë doke me hjedhë latushen
( spate ).
§. 225. Token e çilne nji
herë e a per kopshtë, a per arë, a per tbânë,
edhè ne e lashtë djerr i zoti per qinda vjeç,
tjetrkush i katundit as i flamurit nuk mund të hijë me
pûnue. Djalë mbas djalit jet e tija, si e pat çilë
i pari. ( Malcija e Lezhes).
§. 226. Aj, si mos t' i biej mbrapa
tbânës së vet per 10 vjetë, mbas 10 vjetësh
i del dore e i jet atij, si t' a xâjë i pari, ( Oroshi
).
Nye i 55.
Me bâ vllá kend në katund.
§. 227. Me bâ vllá kend
në katund, don me thânë me pelqye nji shpí
të flamurit të huej, si mundet me ardhë e me ngulë
në katund të flamurit tjeter.
§. 228. Si t' a bâjë vllá
at shpí katundi, kushdo i këtij katundi mundet me i
a shitë token, porse nder kater kufijt.
§. 229. Në bjeshkë, në
vrrí e në kujrí, si të katundit si të
flamurit gjâ s' i shitet e pjesë zotnimi nuk mundet me
pasë kurr; sá per kullosë e per drû e almiste
i nepet lirija e perdorimit per nderë.
§. 230. Zyrevet të perbashkta
të katundit do t' u pergjigjet.
§. 231. Mort e darsem, peng e giobë e uhân e miellit
e ká uhazisht me katund. Do t'apë giobë, ashtû
edhè në pjesë të giobës ká tager.
nye i 56.
Kujria.
(Kujria shkon per tym)
§. 232. Kujria âsht vendi, si e ká perbashkarisht
nji katund a nji flamur per kullosë, per landë, per drû,
per gjojë e per tjera nevojë.
§. 233. Kujrija nuk dahet; por, sá shpí a tyme
të janë në katund, kan tager në kujrí
të katundit, e sá tyme të janë në flamur,
kan tager në kujrí të Flamurit.
§. 234. Visarin e kujrís s' mund e shesë nji pá
tjerë; dâmi e fitimi âsht i të gjtha tymeve
të katundit a të falmurit.
§. 235. As arë, as vêshtë, as kopshtë
s'mund të çilë kush në kujri, pá u
pushue pûna prej gjith katundit a prej flamurit.
§. 236. Kush vên ndo'i pêmë në kujri,
aj' si e vûni, kâ tager mbí landë të
sajë e mund t' a presë kúr t'i mbushte mendja,
porse tjeterkush nuk mund t' i a ngulë spaten.
§. 237. Pêma a landa e vûme në kujrí,
âsht e atij, si e ká vû, porse kokrrat i han
kush të mundet pá muejtë me i ndalë aj, si
e ká vû.
Krye i Trembdhetët
Kufini.
Nye i 57.
"Kufijt e tokës nuk luhen ".
§. 238. Kufîni perbâhet
prej gurësh të mdhej e picigiatë edhè ngulen
sá nen, aq mbí dhé. Per kufî mund të
sherbejë edhè ndo'i landë e motnume.
"" Guri i kufinit ká
dishmitarë mbrapa "".
§. 239. Guri i kufînit kâ per rreth dishmitarë.
Këta jânë a gjashtë a dymbedhetë paperdhokë
( gurë të vogjel ), të cillt vorrohen nen dhé
rreth e rreth gurit të kufinit.
§. 240. Në të ngulun të
kufijve, posë shpijave nder fjalë, duhet të janë
edhè pleqt e katundit, pleqt e flamurit e sá mâ
shum prej të rish e fmísh e edhè prej katundesh
të rrethit, si të mbahet në mend kufîni.
§. 241. Se e cilla tokë, po
kje arë a livadh, kopshtë a vêshtë, prozhem
a zabel, xânë a ograjë, a rrethi i shpís,
katundi me katund a Flamuri me Flamur e shpija me shpí, kan
të damet me kufî.
§. 242. << Kufîni i ngulun
nje herë, nuk luhet mâ >>.
§. 243. Eshtnat e vorrit e guri i
kufinit faqe Kanunit jânë paraz. Me lujt kufînin
âsht nji si me lujt me eshtnat e të dekunve.
§. 244. Aj, si të hîjë
me dá kufîj, a me drejtue ndo' i kufî të
harrue, do t' a mârrë në shpírt, do të
ngarkojë në cup të krahit nji gúr e nji bûcë
dheu, e do t'u prîje dý shpijave a dý katundeve
a dý Flamurve, tuj ngulë kufînin e rî a
tuj kallxua shêjet e kufîjve të vjetr.
§. 245. Me gúr e dhé
në cup të krahit, plaku, si prîn në të
dám të kufijve të vjeter, do të perbahet para
të niset.
§. 246. Mëndyrët e bés
mbas Kanunit jânë njekëto:
1 . - <, Per ket gúr e dhé ( ase per ket peshë
), me të cilat e ngarkova vedin. per shka kam pasë ndie
prej së parësh, vêset e kufîjve jânë
sikurse do të ju diftoj tash, e më sá m'â
mêrr mendja e shpirti , s'do t'i randohem kurrnjares lagjë
>.
2 . - < Per ket peshë, këtû e këtû
kan kênë kufijt e hershem e këtû po i nguli
edhè un. I bajsha n'at jetë, në kjosha tuj ju rrêjtë.
>
3 . - < Per ket peshë, e cilla m' u randoftë n'at jetë,
njekëtû jânë kênë shêjat
e vjetra të kufîjve, si më ká pasë kallxue
tatgjyshi, kúr ishe camerdhok e bari dhizësh me 'tê
. Aj e ká pasë mârrë n'at jetë, se kufîjt
jânë këtû e këtû, e per mbas fjalës
së tij edhè un po e mârr në shpírt.>
4 . - < M'u randoftë në ket e n'at jetë kjo peshë,
mos shkosha me shpírt kah kufijt e vjeter. >
§. 247. Si t'a mârrsh me peshë
( si t'a mârrsh gurin e kufinit në krah ), s'ká
burrë si mund t'a luej.
§. 248. Po i u dha plakut guri e
plisi, i vûni në krah e u vû per me diftue kufijt,
nuk mund të dalë kush me e ndalë, por i thohet :
Prîj prá, e mos pûnojsh me të drejtë,
kjo peshë t' u randoftë n' at jetë!
§. 249. Si t'a ngulë kufinin
plaku, do Té mbajë doren mbí 'të edhè
thotë : << Aj si e luejtët ket gúr, atij
i u rendofët n' at jetë! >>.
§. 250. Kush t' a lujë kufînin
me qellim si me ngatrrue a shpín me shpí, a katundin
me katund, a Flamurin me Flamur, i shtým prej së folmesh
e së falmesh, po u hutue, posë gjobet e faqes së
zezë, atij i rendohen edhè damet, si do të shkaktohen
prej këtij ngatrrimit.
§. 251. Po u bâ ndo'i vrasë
mbas ngatrrimit të kufînit të luejtun, ngatrrestari
do të lajë per gjobë 100 desh e 1 ká, e grîhet
katundisht.
Nye i 58.
"Kufîni nuk bân lak".
§. 252. Per me shporrë çdo
pamarrveshtje, kufîni s'do të lakojë e s'do të
shkojë dredha - dredha, por do të çajë drejt.
Nye i 59.
Kufîni i fituem me gjak.
§. 253. Me u shtý kush mbrenda
kufînit të huej pá diejtë se âsht vendi
i huej, e kush s' i shkoi te dera as s'i bâni zâ, per
me i thânë se ká kalua ne e huajen, edhè
në pasët bâ ndo'i dam në landë a në
shkado diten e pengut, s'i vêhet me lá gjâ per
dame të bâme, veç se del vendit mbasi duel i huej.
§. 254. Po u kapen per kufîj
vllazen, akushrîj, a fis, a katund me katund, njiqind me u
vrá, veçse fiken, se kufijt nuk luhen. Pengjet e Pleqt
do t' i shgatrrojn.
§. 255. Me ndollë vrasa mund
në kohë të të damit të kufijve, a me qillue
vrasa nder barí në mal, tuj u shtý nder vedi
per kahë kufijt e kullosës në mal a në bjeshkë,
atbotë kputet çdo pleqní per kah vendi i kufînit.
<< Aj më lypi pashtrakun, un i a ktheva hekurin e çarkun
>>. Aty kû t'u ngulen muranat, jet vendi i kufînit.
§. 256. Gurët e muranve jesin
per kufij per gjithmonë.
§. 257. Me qillue se vriten dy vetë
flakë per flakë e bukur larg prej shoqi shoqit, kufîni
i njanës lagje jet ke murana e njanit, e i tjetres ke murana
e tjetrit.
§. 258. Vendi, si âsht ndermjet
dý muranave, jet i të dyja lagjeve.
§. 259. Me ndodhë se i vrami
nuk rrxohet prej pushket, i ep zêmer vedit e shtýhet,
kû tuj u çue. kû tuj u rrxue rrshanas kah kufîni
i huej, sado kthellët me hî, aty kû të rrxohet,
e i lodhun prej varret, des, i vêhet murana; ajo muranë
jet per kufî, edhepse në vend të huej.
§. 260. Vendi i jet atij katundi
e Flamuri, të cillvet u perkitte i vrami, si u shtý,
e s' ká burrë, si guxon me lujt muranen, si mbet per
kufi, pse u muer me gjak e me rradake të lamun.
§. 261. ky tager âsht vetem
kúr të vriten per kufîj e jo per çdo vrasë.
Nye i 60.
Kufîni i fituem me "Gurapesh
" a me rrasë të ngarkueme.
( Heret - heret, kúr s' ká
kênë pushka ndoshta, në të dám të
kufîve qitej në pûnë gurapeshi per kufije
t' aferta, e per të lan tat bâhej gadi nji rrasë
a gúr sá bindi me nji << kush i del ! > d.m.th.
me u ngarkue me të.)
§. 262. Dý Flamuret ee ngatrrueme
do të gjêshin ka nji burrë të fuqishem e të
dámt e kufîve do t' u lêhej atyne.
§. 263. Me gurapesh: Aj, si mbrrijte me hjedhë gurin kah
vendi i huej m6a larg, aj vênd i jite Flamurit të tij.
Mâ çiftas: po e ferfllova gurín un mâ
larg, t'a mirrshe at vend tý; po e ferfllove ti, m'a mirrshe
vendin.
§. 264. Me rrasë a gurë
të madh në shpinë; tuj ngarkue rrasen a gurin, shtýheshin
mje si jitshin nen tê. aj, si shtýhej m6a larg, vendi
i kufinit të Flamurit të tij do t, jite aty. ( Si i nen
- nderfandori në Fusha të Lugjeve në Mal Shêjt
të bjeshkve t' Oroshit. )
Nye i 61.
kufîni i ngulun me " spatë
".
§. 265. Po më ngushtoi nevoja
me xjerrë ndo'i landë a prej se s' kâm bjeshkë,
ase nuk mund të gjêjë aso lande, si më lypet,
rroki latushen ( spaten ) e hîj në bjeshkë të
huej. Mbas krizmes së spatës, v6inë rojatrët
e bjeshkës edhè më gj6ejn tuj trupue arrnej të
perhjedhun.
§. 266. Po u shterngue me të
shpejt damçori, e i punoi fuqia e krahve, edhè i dha
spatës tuj e ngulun mje më tû në trup t' arrnên;
e po s' mund e xueren rojtarët e bjeshkës, kufîni
i flamurit të kétij, si e nguli spaten jite aty. ( Si
i ká pasë ndodhë gjokë Buçës s'Kaçinarit
me Kushnë. )
Oroe: Kufîjt e fituem me gjak, me gura - pesh e më të
ngulun të spatës, do të njihen nder kanune Vigâjsh,
per arsye si per të fituem të tyne ká pûnue
fuqia per të shporrë marren e korín. Do të
kuptohen edhè mâ kjartas, kúr të fillojm
me îmitue doket e Maleve t'ona.
Nye i 62.
Udha e Katundit.
" Udhët jânë dejt
e tokës ".
§. 267. << Udha e shtegu ndermjet
dý megjave lypë pashin e vet >>.
a ) - Udha e lagjeve të katundit do t'jét e gjânë
tetë pllâmbë; kater pllâmbë njani, kater
tjetri.
b ) - Per të ngulun të gardhit ndermjet dý arnajve,
do të l6ehen tetë pllambë: sá njâni
sá tjetri.
c ) - Po s'kje udhë katundi, por udha e dy kufijrave, këta,
në laçin rrugë ndermjet, do të lânë
ka nji pllambë per shoq, ashtû si kufini të jesë
në mjedis; po s' lân rrugë, gardhin do t'a thurin
zbashkut.
d ) - Po u rrethue vendi me ledh, aq larg kufînit të
huej do të fillohet, sá âsht trashsija e ledhit.
e ) - N'u ndertoftë shpija, do të ndertohet larg kufinit
të huej sá xên vend streha.
f ) - N'u çiltë pusi, do të çilet aq larg,
sá mos t' a thithë ujët e pusit të kufîjarit,
ase sá âsht e gjânë gryka << Ujët
âsht gjaku i tokës. >>
g ) - po u vû ullîni a fiku a çdo landë
e dobishme, do të vêhet pêsë kambë larg
kufînit të huej; po s'u bajtë, do' vû dhetë
kambë larg kufinit.
h ) - Po b6ini landa mbrenda kufînit të tjetrit, po s'
e shkmesi i zoti, kufîjari ká tager me e shkmesë
e me largue damin: << Jezullín e huej shkmesë,
mje kû të mrrîje kmesa >>.
i ) - Po desht kush em vû ndo 'i landë çfardo,
dhetë kambë do t' a largojë prej kufînit të
huej.
j ) - Landa a pêma , si i bân dam arës së
huej me hije, a do t' a zhgulë i zoti, a do t'i a lajë
damin e pervjeçem të zot' t t' arës ( Malësia
e Lezhës ).
k ) - Kush t' i presë kuej a landë a pêmë rreth
shpijet, veç prej mnijet,500 grosh do t' i lajë të
zot't të landës a të pêmës së preme.
Nye i 63.
Udha e madhe.
§. 268. Udha e madhe do t' jét
e gjânë aq, sá mund të kalojë kali me
barrë e qét me zgjedhë.
§. 269. Udha ndjekë dellin,
e s' ndalet as mund pritet.
§. 270. E mira e perbashkët
i paravêhet dâmit të veçanët.
§. 271. << Pûna e largon
udhen e madhe, porsé s' mund e qesë n'ujë, kû
mbytet bagtija, as në shkallë ( shakmb ), kû then
qafen bagtija>>.
§. 272. Po e largove udhen e katundit
prej vendit t' and, nuk do t'a terthorzojsh shum, edhè mundim
e së ndreqmes do t'a hjekish vetë.
§. 273. Po e ndreqe keq, në
të gjet dami tý, e paç per vedi; po e gjet dami
tjetrin, tý të zhgarkohet, e do t' epsh arsye permbas
damit.
§. 274. << Udha e Flamurit
do të jét e gjânë aq, sá âsht
e gjatë shtija e Flamurit>>.
Nye i 64.
Udha e verbët.
§. 275. Shtegu a kapercyelli a, mbas
kanunit, udha e verbët, po kje në kater kufij t'ue ndrýje
e token pûnoje.
§. 276. Po kje shtegu i kênë
gjithherë, kû kan kalue kambësoret ( shokët
e katunit ), porsè tuj t' a shkaktue dâmi nder arnajë,
kopshtije, nder vêshta e nder p6emajë, ne e mbyllsh,
do të çilish nji tjetr, por jo teper në të
rrethuem.
§. 277. Po kje shtegu i lshuem per
nderë e me fjalë, e të del dhûnë, ké
tager me e drý, e me i lshue fjalë katundit të
mos të bije mâ aty pari.
§. 278. Po kje shtegu kû kan
kalue shokë, krushq me nuse e percjellsa me të dekun,
a kah Kisha e kah vorret, e kênë aty motit, nuk mund
e ndrýsh.
§. 279. Per të luejtun të
çdo shtegut duhet, doemos, pelqimi i katundit.
Nye i 65.
Pashtarku.
§. 280. << Pashtarkun epe vetë,
perndryshej t'a mârrin edhè me perdhûni >>.
§. 281. Pashtrak thirret vendi i
kullosës mbrenda kufinit të njij flamuri, në të
cillin nuk mund të hîje me kullotë tufa e njîj
Flamurit tjeter.
§. 282. Po u xû nji tufë
e huaja në mal a në vrrî të Flamurit tjetr,
i zoti i tufës do të lajë pashtarkun.
§. 283. Dâmi i pashtarkut do
të lahet me krye berri.
§. 284. << Kumbona e ogiçit
nuk mund të mirret pashtrak; âsht ndera e tufës.
§. 285. I zoti i malit nuk ká
tager me prekë tufen e as me mârrë me dorë
të vet berrin; dora e të zot't të tufës do t'i
a apë vetë berrin per dâm.
§. 286. I zoti i malit nuk ká
tager me zgjedhë berrin, por do të mârrë at
berr, si t' i apë dora e bariut.
§. 287. Njiqind herë në
ditë në hîftë tufa e huaj në mal të
huej, aq berre do të lajë i zoti i tufës.
§. 288. Po s'u gjegj bariu me lá
pashtrakun, e u çue i zoti i malit me disá shokë
edhè i rá pré tufës në mal të
vet, atbotë si katundi, si Flamuri i perkrahen pretarit, e
lypin arsye prej të zot't të tufës. Katundi i Flamurit
i bariut a do t' a ngushtojn me lá pashtrakun, a do të
hjekin dorë prej ti.
|