 |
|
|
| |
 |
| |
 |  |
Ç
A J U P I  |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
  |
 |
 |
 |  |
Hyrje
Emri i tij i vërtetë është Andon Çako,
nuk dihet për ç'arsye ai përdori edhe formën
Zako. Emri letrar Çajupi është emri i një
mali të vendlindjes, mallin dhe kujtimin e së cilës
e nguliti dhe e përjetësoi në pseudonimin e
tij. Lindi në Sheper të Zagorisë më 27
mars 1866. Mësimet e para i mori në vendlindje ku
kreu dhe një shkollë gjysëm të mesme greke.
Po shkolla më e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit,
e njohjes së jetës dhe të shpirtit të
popullit, të gëzimeve dhe të brengave të
bashkëfshatarëve të tij. Rol të madh në
formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ëma, i
cili e futi në botën magjepëse të përrallave,
të legjendave e të këngëve popullore,
prej së cilës poeti i ardhshëm nuk do të
ndahej më kurrë. I ati i Çajupit, Harito
Çakua, ishte kurbetçi në Misir, ku qe aktivizuar
në lëvizjen atdhetare. Ai e tërhoqi të
birin nga fshati për të vazhduar studimet. Andoni
ishte vetëm 15 vjeç, kur la shoqërinë
për të ndjekurnjë kolegj francez në Aleksandri,
duke marrë me vete mallin e së ëmës Zoicës,
dhe të gurëve e maleve të Zagorisë. Në
kolegj mori një kulturë të mirë dhe u
dallua ndër të parët midis shumë nxënësve
të kësaj shkolle që vinin nga vende të
ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë
ai i kishte të hapura dyert e universitetit, të
cilin e ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë,
ku studjoi për drejtësi. Këtu u njoh me një
vajzë vendase Evgjeninë, e cila e bëri të
lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas një vit martese,
duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin.
Kjo humbje e tronidi thellë poetin dhe i la vragë
të thellë.
Ajo u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh,
të shkruante elegjinë "Vaje", një
nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse
të poezisë sonë.
Më 1883 me dokumentin e drejtësisë në
xhep dhe me djalin në krahë u kthye në Misir
dhe u vendos në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin
e avokatit. Po prej këtij profesioni hoqi dorë shpejt.
Shkak u bë një konflikt me autoritetet e vendit
gjatë një proçesi gjyqësor ku avokati
i ri mbrojti të drejtën dhe nuk u lëshoi pe
pushtetmbajtësve. Jetoi me pasurinë që i kishte
lënë i ati, dhe iu kushtua tërësisht çështjes
atdhetare dhe krijimtarisë letrare.
Çajupi gjeti në Misir një lëvizje patriotike
të zhvilluar. Shqiptarët e ngulimeve të Egjiptit
kishin organizuar një shoqëri atdhetare e kulturore
dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqërinë e Stambollit".
Por këtë lëvizje u munduan ta kthenin në
anën e tyre disa rrethe grekomanësh, të cilët
intrigoni kundër patriotëve të vërtetë
dhe kundër Çajupit. Ai u bë shpirti dhe figura
më e njohur e kolonisë patriotike të Misirit,
Çajupi mbrojti interesat e shqipërisë dhe
të popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve,
të grekomanëve dhe të gjithë armiqve të
tjerë të çështjes së kombëtare.
Emri i tij nisi të njihej në rrethet e atdhetarëve
që në fund të shekullit, kur botoi më
1898 artikullin e gjatë "Duke kërkuar një
alfabet", në të cilin spikat shqetësimi
i tij për unitetin e lëvizjes kombëtare dhe
kulturore, për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës
amtare përmes një alfabeti të njësuar.
Por vepra që e bëri të njohur në mbarë
botën shqiptare ishte përmbledhja poetike "Baba
Tomorri" (1902) ku përfshiu komedinë "katërmbëdhjetë
vjeç dhëndërr". Me këtë vepër
ai u bë poeti më i njohur pas Naimit, figura që
zuri vendin që mbeti bosh pas humbjes së poetit
kombëtar më 1900.
Vjershat patriotike dhe luftarake të "Baba Tomorrit"
frymëzuan çetat e lirisë dhe kryengritjet
e mëdha që i sollën pavarësinë Shqipërisë
më 1912. Këtë ngjarje poeti e priti me gëzim,
u duk se iu hap udha për t'u kthyer në mëmëdhè,
por, Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e mëvonshme
e shtynë larg këtë shpresë. Megjithatë
ai i ndiqte nga afër ngjarjet në Shqipëri,
duke mbetur gjithmonë në krah të forcave përparimtare
e demokratike. Më 1919 Çajupi ishte në ballë
të përpjekjeve të shqiptarëve të
Misirit, për të mbrojtur të drejtat e popullit
shqiptar në Konferencën e Paqes që mblidhej
në Paris. Ai dënoi qeverinë e Durrësit,
që ishte vegël e fuqive imperialiste, ashtu siç
dënoi përpjekjet e feudalëve tradhëtarë
për ta bërë Shqipërinë çiflik
të tyre e për ta nxjerrë në ankand sipas
interesit. Me këto qëndrime ai thelloi demokratizimin
në lëvizjen mendore dhe në letërsinë
shqiptare. Kjo u shpreh në frymën antifeudale të
veprës së tijdhe në vendin që ai u dha
problemeve shoqërore në krijimtarinë e tij
letrare e publiçistike. Në këto vite Çajupi
, si shumë atdhetarë të tjerë, përjetoi
krizën e idealeve të bukura të Rilindjes. Në
krye të punëve në Shqipërinë e pavarur,
në vend të atdhetarëve të ndershëm
po vinin njerëz që i binin pas interesit të
tyre, pa menduar për fatet e kombit. "Në Shqipëri,
-shkruan ai më 1922- një turkoman, një grekoman,
një sllavoman, një intrigant, një tradhëtar,
takon të bëhet
regjent, ministër, prefekt,
faqe me nder dhe mbret".
Çajupi ishte për demokracinë dhe qytetërimin,
prandaj e përshëndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez
të Qershorit të vitit 1924, frytet e të cilit
nuk arriti t'i gëzonte populli shqiptar. Demokracia e
pati jetën e shkurtër dhe, në vend të
saj, u rikthye pushteti i feudalëve me ardhjen e A.Zogut
në fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret,
Çajupi që ishte në krye të "Shoqërisë
së miqve", të themeluar në Kajro, i drejtoi
Qeverisë së Tiranës një protestë,
midis të tjerave thuhej se koha e mbretërve shkoi,
"kurse edhe ata që i kanë, po vështrojnë
t'i përzënë", Ky qëndrim i vendosur
antimonarkist ia mbylli përfundimisht poetit rrugën
për t'u kthyer në Shqipëri, që të
tretej në "baltën më të ëmbël
se mjalta" të mëmëdheut. Vdiq në
Kajro më 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar në Shqipëri
e kaloi vdekjen e tij pothuajse në heshtje.
La në dorëshkrim pjesën më të madhe
të veprave të tij, poemën "Baba Musa lakuriq",
një parodi e biblës, tragjedinë "Burri
i dheut", që u botua pas vdekjes më 1935, komedinë
"Pas vdekjes" që u botua më 1937, përmbledhjen
poetike "Këngë e vome", fati i së
cilës nuk dihet. Me gjallje, përveç "Baba
Tomorrit" botoi Përrallat e La Fontenit (1921) përshtatur
prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922),
një tufë vjershash të letërsisë sanskrishte,
nga artikujt e paktë që botoi në shtypin e
kohës duhet përmendur pamfleti "Klubi i Selanikut"
(1909), një nga kulmet e publiçistikës së
Rilindjes. Në këtë pamflet Çajupi demaskoi
demagogët e xhonturqve dhe të veglave të tyre,
që kishin hyrë në lëvizjen kombëtare
për interesat e ngushta të kastës së bejlerëve
turkoshakë e fanatikë, të zellshëm për
t'i zgjatur jetën të "sëmurit të
Bosforit", perandorisë së kalbur të sulltanëve
osmanë.
|
 |
 |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Krijimtaria
Krijimtaria e Çajupit si poet është e gjerë,
por vepra e tij kryesore është "Baba Tomorri",
një nga përmbledhjet poetike më të rëndësishme
botuar gjatë Rilindjes. Interesi i gjallëqë
zgjoi ajo, pritja që iu bë nga lexuesi e kritika
e kohës, lidhet me forcën e fjalës poetike
të Çajupit me rininë e frymëzimit të
tij si poet që do të shprehte aspiratat, ëndërrat
dhe idealet e një faze të re të lëvizjes
kombëtare , e cila në fillim të shekullit tonë
njohu një ngritje të përgjithshme që shpuri
në kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912
dhe në fitoren e pavarësisë.
"Baba Tomorri" shënonte një nga kulmet
e poezisë së Rilindjes, pra me "Baba Tomorrin"
i hapeshin shtigje të reja poezisë shqiptare, frynte
në të një flladi ri dhe hynte në të
një notë e re, më e fortë dhe më
konkrete nga fryma sociale. Prandaj "Baba Tomorri"
si vepër qëndron në kapërcyell të
dy epokave, me rrënjë të forta në traditën
romantike të Rilindjes, si vazhdim i saj, dhe me vështrim
nga horizontet e një poezie të ardhshme realiste
dhe sociale. Fryma popullore, me të cilën janë
gatuar vjershat e "Baba Tomorrit", u dha atyre një
vulë origjinaliteti të veçantë, një
tingëllim aq magjepës për veshin e lexuesve,
sa ato u bënë shpejt popullore dhe pushtuan zemrat
e tyre.
Përmbledhja poetike "Baba Tomorri" përbëhet
nga tri pjesë që autori i titullon: "Atdheu",
"Dashuria" dhe "Përralla të vërteta
e të rreme".
Motivi atdhetar, dashuria për baltën dhe gurët
e mëmëdheut dhe malli për ta, kujtimi i së
kaluarës heroike dhe krenaria për traditat e të
parëve, dëshira për ta parë atdheun të
lirë dhe thirrja për të rrokur armët kundër
pushtuesit, i japin poezisë së Çajupit atë
tharm frymëzimi dhe atë patos luftarak që e
bën të hyjë thellë në shpirtin e
shqiptaritdhe ta trondisë atë.
Tema atdhetare fiton në poemën e Çajupit
një përmbajtje konkrete e të prekshme, sepse
ai shprehu ndjenjat dhe mendimet e njeriut të thjeshtë,
të bujkut e të bariut, lidhur me baltën e mëmëdheut
dhe me varret e stërgjyshëve. Mëmëdheu
është si toka ku njeriu lind, mëson gjuhën
e nënës, njeh prindërit, ku rron me ëndrra
dhe me shpresa, ku dëshiron të ketë varrin.
Ky vend për shqiptarin është Shqipëria.
Ku i duket balta
Më e ëmblël se mjalta,
shkruan poeti. Atdheu i jep njeriut
nder, i jep kuptim dhe vlera morale jetës së tij.
Poezia e Çajupit këto ide të Rilindjes i
shprehu me një gjuhë të thjeshtë, me një
një varg që rrjedh i çlirët, si në
këngët e popullit, me një fjalor poetik konkret
dhe me një ndjenjë aq të sinqertë e aq
të çiltër, sa e bën aty për aty
për vehte lexuesin dhe i ngulitet në mendje e në
zemër.
Jeta është e bukur në atdhe kur njeriu gëzon
lirinë, liria është gjëja më e shtrenjtë
për njeriun, do të shkruante poeti, por shqiptarët
e kishin humbur atë dhe kishin rënë në
një robëri të rëndë shekullore:
Pesëqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurë këmb' e duar
me zinxhir!
Shkruante Çajupi në
poezinë "Shqiptar", duke lëshuar kushtrimin:
Çvish rrobat e robërisë,
Mëmëdhè,
Vish armët e trimërisë,
se ke ne!
Në këto vargje të
përziera, katërrokëshi thyen rrjedhën
e tetërrokëshit, duke i dhënë një
ritëm të ri shprehjes poetike, kurse aliteracioni
i jep një timbër të veçantë. E
gatuar me frymën kryengritëse, poezia atdhetare
e Çajupit ishte kështu një kushtrim lufte;
në të shpirti luftarak dhe motivi atdhetar i poezisë
së Rilindjes gjeti shprehjen e vet më të gjallë
dhe më të hapur. Poezia atdhetare e Çajupit
është kështu poezia e toneve të forta,
një poezi e trazuar që vlon nga malli e dashuria
për vendlindjen dhe nga zemërimi e thirrja për
luftë.
Ajo shënoi kulmin e poezisë atdhetare të Rilindjes,
prandaj dhe u bë himn atdhedashurie edhe vetëmohimi
për çetat e lirisë, gjatë Rilindjes
e më pas.
Një notë të re, të freskët solli
poezia e Çajupit edhe në lirikën e dashurisë.
Ai i këndon një dashurie tokësore, duke e zhveshur
poezinë dashurore nga konvecionalizmi. Çajupi
nuk përsiat për dashurinë, ai e pasqyron atë
si një ndjenjë të jetuar, si një kujtim
të gjallë a përjetim të sinqertë,
të cilin e jep me thjeshtësinë dhe konkretësinë
e lirikës popullore. Poeti i këndondashurisë
së parë, i këndon vashës që i prish
gjumin; i këndon mikes së jetës, bukurisë
së saj, u këndon gëzimeve dhe brengave që
i sjell njeriut një dashuri e përjetuar thellë,
si një ndjenjë e bukur që pasuron jetën
e njeriut.
Bukuria jote, leshërat e tua
Po si pendë korbi të gjata mi thua,
Ballëtë si diell, faqetë si mollë
Qafa jot'e gjatë, mesi yt i hollë.
Gjithë më kënaqin, të tëra
t'i dua
Po zemra jote u bë gur për mua!
Shkruan poeti në një nga
lirikat e ciklit "Dashuria", që është
nga më të bukurat e poezisë sonë dashurore.
Midis këtyre lirikave vend të veçantë
zë tufa e poezisë me titullin "Vaje".
Është një elegji e rrallë frymëzuar
nga klujtimi i bashkëshortes së vdekur, një
kujtim i thekshëm dhe cfilitës për zemrën
e plagosur të poetitqë s'gjen shërim, një
plagë që orë e çast e lëndon jetimi
i mitur pa dashurinë dhe përkëdhelitë
e nënës.
Ndë ç'kopshte me lule
ke qëndruar vallë?
Stë vjen keq për mua? Stë vjen mall për
djalë?
E gatuar me një ndjenjë
të thellë njerëzore, e derdhur në modelet
e folklorit, ajo u bë popullore dhe u këndua si
këngë popullore.
Ashtu si në jetën e njeriut, gëzimi dhe hidhërimi
janë pranë e pranëdhe në poezinë
e Çajupit këmbehen shpesh, duke mbizotëruar
në të notat optimiste , gazi që i sjell njeriut
dashuria. Si një këngë plot dritë e ngazëllim
tingëllon vjersha "Kopshti i dashurisë".
Ky kopsht për poetin gjendet në atdhe, ku do ta
sjellë miken që ti gëzojnë gëzimet
e dashurisë, bukurisë dhe mirësitë e vendlindjes,
të jetës së thjeshtë fshatarake e baritore
të mëmëdheut. Çajupi e zbriti lirikën
e dashurisë nga qiejt romantikë në tokë,
në jetën e përditshme të njeriut shqiptar,
Me këtë frymë tokësore e jetësore
do të emanciponte Çajupi mbarë poezinë
e tij, sidomos poezinë me motive shoqërore, të
cilat i trajtoi ndër të parat në letërsinë
tonë, si një shkrimtar që i hap udhë realizmit.
Çajupi në poezinë e tij ngre zërin kundër
pabarazisë shoqërore, ai është mik i demokracisë
dhe armik i despotizmit politik. Poeti merr në mbrojtje
të drejtat e vegjëlisë, tek e cila gjen vlerat
morale që krijon puna e ndershme. Vjersha "Misiri"
e pasuron poezinë e kohës me ide të reja, kundër
shtypjes e arbitraritetit të klasës së bejlerëve,
të sundimtarëve që e ngrenë lumturinë
e tyre mbi djersën dhe gjakun e njerëzve të
punës. Ai vuri gishtin në disa plagë të
rënda të shoqërisë shqiptare të kohës,
shkroi me dhembje për pozitën e gruas në këtë
shoqëri ("Fshati im") dhe pasqyroi me realizëm
dramën e kurbetit ("Kurbeti") si një fatkeqësi
me pasoja tragjike në jetën e shqiptarit dhe për
fatet e kombit.
Në poemën "Baba Musa lakuriq" që
mbeti e pabotuar, Çajupi thelloi kritikën edhe
ndaj moralit të shoqërisë së kohës
dhe i zgjeroi shumë diapazionin tematik të poezisë
shqiptare. Veprën e përshkon rryma satirike ndaj
dogmës dhe klerit. Duke parodizuar biblën, poeti
shprehu skepticizmin e vet edhe ndaj thelbit moral të
njeriut dhe ndaj normave të marrdhënieve morale
atje ku bën ligjin paraja dhe pasuria. Për poetin
është e padrejtë ajo ajo shoqëri ku blihet
e shitet njeriu, ku blihet e shitet dashuria.
I pasur të palltë varri,
ti që bleve dashurinë,
do të shkruante Çajupi.
Ai aktualizoi edhe shumë ide morale të fabulave
të La Fontenit, përmes përkthimit të tyre
mjeshtëror në gjuhën shqipe.
|
 |
 |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Komeditë
Realizmi dhe fryma kritike ndaj bukurive të jetës
shoqërore dhe politike të kohës shprehen, sidomos
në komedinë e Çajupit. "Katërmbëdhjetë
vjeç dhëndërr" është një
pjesë në vargje. Më shumë se një të
tërë si komedi, Çajupi ka krijuar disa skena
plot humor të këndshëm përmes të cilave
vë në lojë mendësi të prapambetura
dhe zakone anakronike të jetës së fshatit shqiptar.
Janë probleme që Çajupi i pat rrahur dhe në
krijime të tjera, por këtu ato tingëlluan në
harmoni me një atmosferë humori popullor që përshkron
tërë veprën dhe që përbën një
nga veçoritë dhe meritat e saj.
Shigjetat e këtij humori godasin zakonin prapanik të
martesave të të rinjve me moshë të papërshtatshme
për njëri tjetrin, zakon që e kishin sjellë
kushtet ekonomike të jetës në fshatrat malore.
Tana do të martojë të birin katërmbëdhjetëvjeçar
me një vajzë më të madhe se ai: ajo "nuk
do nuse për sisë, po për punët e shtëpisë".
Kjo bëhet shkak për një varg situatash e skenash
komike dhe batutash plot humor që fshikullojnë mendësi
të mykuara patriarkale e zakone të prapambetura. Dritëshkurtësia
e një nëne, që është bartëse dhe
viktimë e patriarkalizmit, dembelizmi i burrave të
malësisë dhe kapadaillëku i tyre, grindjet e
kota dhe thashethemet e një mjedisi të prapambetur,
figura groteske e një prifti qejfli, të gjitha vihen
në lojë me një ton hokatar që përshkron
dialogun e personazheve.
Personazhi më i realizuar është Tana, tipi i
gruas fshatare, të cilën kushtet e jetës e detyrojnë
të ngulë këmbë për një martesë
që nuk i sjell lumturi të birit, duke u bërë
qesharake në sy të fshatit e të njerëzve
me çiftin që sajon dhe me dasmën e tyre. Po
këto kushte e shtyjnë nga ana tjetër, të
shpotisë të shoqin dembel dhe indiferent për
problemet jetike të familjes. Këto cilësi, të
bashkuara në një personazh të vetëm, e bëjnë
Tanën e Çajupit një tip interesant, të
vizatuar me pak viza por të dhënë në mënyrë
të gjallë, plot humor e kolorit, në sfondin e
një jete tipike fshatare, të katundeve malore të
Shqipërisë së Jugut.
Me "katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr"
Çajupi krijon komedinë realiste të zakoneve;
ajo ka hyrë në fondin klasik të veprave komike,
për shkak të humorit të këndshëm, të
gjuhës plot kolorit popullor, të personazheve dhe
të shkathtësisë së dialogut. Situatat komike
e ngjarjet që paraqet autori ngjajnë si skena të
marra nga jeta e përditshme, me aq realizëm thjeshtësi
dhe e natyrshmëri janë dhënë ato në
këtë vepër.
Vepra tjetër dramatike e Çajupit "Pas vdekjes"
është një komedi politiko-shoqërore. Demaskimi
i demagogjisë së xhonturqve dhe i bejlerëve që
u bënë vegël e tyre, problem që Çajupi
e pat trajtuar edhe te pamfleti "Klubi i Selanikut",
është vënë në qendër të kësaj
vepre. Edhe ngjarjet zhvillohen në zyrat e gazetës
"Liria" të këtij klubi, por kuptohet se
përmbajtja e komedisë është shumë më
e gjerë dhe më e thellë. Ajo zbulohet përmes
një situate komike, të gjetur me mjeshtëri prej
shkrimtarit. Doktor Adhamudhi vjen në zyrat e "Lirisë"
t'i tregojë Skëndo beut abetaren e tij shqipe. Atje
doktori sheh rastësisht një nekrologji për deputetin
Haxhi Aliu, që ende s'ka vdekur dhe i lind dëshira
të dijë edhe ai se ç'do të shkruhet për
të pas vdekjes. Këtë dëshirë e shfrytëzon
me zgjuarsi shërbëtori i klubit Zeneli, i cili fut
në vrullin e shakasë së tij dhe të tjerë,
mësonjësen Lulushe dhe gazetarin Vurko, që i
vjen rrotull asaj. Por dy janë personazhet më të
goditura të veprës: dr. Adhamudhi dhe Zeneli.
Përmes doktor Adhamullit Çajupi ka demaskuar tipin
e politikanit sharlatan që bën lojën e xhonturqve
dhe hiqet si atdhetar. Por, përmes këtij personazhi,
shkrimtari ka vënë në lojë edhe një
mendësi të caktuar, mendësinë e atyre njerëzve
mendjemëdhenj që, ndonëse e kanë kokën
e zbrazët dhe shpirtin e varfër, kujtojnë se
asnjë punë atdhetare ose punë tjetër, nuk
vlen se s'kanë qenë ata të pranishëm në
të. Ç'është fjala vjen; Kongresi i Manastirit
për doktor Adhamudhin kur s'ishte ai atje? Asgjë,
sipas tij. Ky kompleks nuk është bërë rastësisht
objekt satire në komedinë e Çajupit, por sepse
ishte një mendësi e përhapur që dëmtonte
lëvizjen atdhetare e kulturore të shqiptarëve
gjatë Rilindjes e më pas.
Zeneli është një tip molieresk, që përfaqëson
njeriun e thjeshtë të popullit me zgjuarsinë
e tij karakteristike dhe me shpirtin praktik. Ky shërbëtor
hokatar, që vë në lojë njerëzit e tipit
të Adhamudhit, sjell në vepër mençurinë
dhe humorin popullor.
Çajupi si poet lirik i solli lirikës shqiptare një
ndjesi të re poetike, në këtë vepër
i hapi udhën komedisë politike në letërsinë
shqiptare. Vepra u botua pas vdekjes së shkrimtarit, dhe
u bë një nga pjesët e repertorit të qëndrueshëm
të teatrit shqiptar.
A.Z. Çajupi zë një vend të veçantë
në historinë e letërsisë shqiptare. Pas
Naimit, ai është një nga figurat më të
rëndësishme të epokës së Rilindjes
Kombëtare dhe një nga përfaqësuesit e epokës
së re që po niste për letërsinë shqiptare.
Realizmi fryma kritike, lidhja e ngushtë e frymëzimit
të tij me folklorin janë disa nga tiparet që
e përshkruajnë veprën e tij.
Çajupi si poet lirik i solli lirikës shqiptare një
ndjesi të re poetike, një ndjenjë të freskët
e të çiltër, të shprehur me një thjeshtësi
që të magjeps. Kur shkruan për bariun që
i bie fyellit mbas stuhisë, ose kur bie në mendime
për shkurtësinë e jetës dhe pashmangshmërinë
e cdekjes , shkruan Konica për lirikën e këtij
poeti të pavdekshëm, vargjet e tij të bëjnë
për vete me ëmbëlsinë dhe ritmin e tyre.
Si dramaturg Çajupi i dha përmbajtje e vend të
ri komedisë në letërsinë shqiptare; fryma
e kritikës sociale e politike dhe humori popullor e pasuruan
ketë zhanër pak të lëvruar më parë.
Dy veprat e tij "Katërmbëdhjetë vjeç
dhëndërr" dhe "Pas vdekjes" qëndrojnë
në themelet e komediaografisë shqiptare.
Si publiçist, ndonëse botoi pak në shtypin
e kohës, Çajupi është nga krijuesit e
stilit satirik në publiçistikën shqiptare.
Si përshtatës Çajupi hapi udhën e krijimit
të vërtetë, në gjuhën shqipe të
vlerave të letërsive të tjera, sidomos përmes
fabulave të La Fontenit dhe disa lirikave nga poezia gjermane
e sankritis
|
 |
 |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
|
 |
|