|
Pas Vdekjes
Zeneli, Adham-Uti
(Hyjnë bashkë nd'odë të klubit, ku gjenden
do karreklla, një tryezë në mes, ngarkuar me
gazeta, me dorëdorëshkrime. Me të djathtë,
një dollap; më të mëngjër, një
telefon në mur.)
Adham-Uti :
(Me zemërim.): Cudi! S'mund të marr vesh! Yt zot,
kryetar' i klubit, më dha fjalë
të piqemi këtu më 8 pasdreke, dhe ti më
thua që s'ka dhe ardhë! I the, bre, se kush
jam unë? A i tregove që jam unë, doktor Adham-Uti,
që po rri e pres?...
Zeneli:
(Duke qeshur nën buzë.):
Doktor efendi, nuk' i thashë gjësendi beut, se s'është
këtu sot!
Adham-Uti :
Dreqi të marrtë!...
Zeneli:
Qysh! Mos e thuaj prapë këtë fjalë se...
Adham-Uti :
Ma paske gjuhnë si bilbil!
Zeneli: (Me vete.):
Qenka i çmendur!
Adham-Uti -Zeneli -Vurkua
Vurkua: (Duke hyrë me rrëmbim):
Zenel, a erdhi Skëndo beu?
Zeneli:
Jo, zoti Vurko, po s'besoj të vonojë. Prit pakëz,në
mos ke punë.
Vurkua: (Duke ndenjur.):
Do ta pres të vijë.
Adham-Uti : (Madhështor.):
Do të rri dhe pakëz, sido që kam punë
shumë!
Vurkua: (Në vesh të Zenelit.):
Kush është ky?
Zeneli:
(Duke folur fort.):
Si! S'e njojtke, a? Zotënia është doktor
A-dha-mu-ti nga Frashëri, nga katund' i Naim beut dhe...
Adham-Uti : (I pret fjalën.):
Naimi ishte nga katundi im! Mësohu të flaç!...
Zeneli:
(Duke qeshur nën buzë.):
Me ndje, zotëni, po...(Duke ulur kryet) më ndje,
doktor Adham-Uti!
Vurkua: (Duke qeshur.):
Lot a qesh, o Zenel? Cfarë emër ky, më qafsh?
Adham-Uti : (I vrenjtur.):
Duket s'të pëlqen!
Vurkua: (Me qetësi.):
Jo, zotëni, fort i bukur, për besë!
Adham emri yt' i pari dhe Uti - emër i dyt' i Udhisit,
si thotë Omeri...
Zeneli: (I habitur.):
Ja se ç'domethënë të jesh i ditur! Un'
i gjori kët' emër e pandejë shqip...
Dhe duke ditur se doktori ësht' i krishtenë, po
mendoneshe se ç'ditë lutet shënt Adham-Uti
që të vejë ta urojë dhe t'i thoshe: për
shumë mot gëzuar!
Adham-Uti : (I rëndë.):
Sido që duket ky emër, (këqyr Vurkon) un' e
kam nderuar!
Zeneli: (Vështron Vurkon):
Vërtet, vërtet! Zotënia është shëronjës
i ndëgjuar
Adham-Uti :
Dhe shkronjëtor, vjershëtor!
Vurkua: (Duke unjur):
T'u ngjatë jeta, doktor Adham-Uti! Besa gëzonem
që njojta sot zotërinë tënde! Nder i math,
për zonë! Unë jam Vurkua, korrës-pondenti
i gazetës "Rrufeja".
Adham-Uti :
A! Qënki gazetar!
Vurkua:
Ndaj të lutem të më thuash ç'mendonën
njerzt' e mëdhenj për Shqipërinë që
të shkruajmë në gazetën tonë.
Adham-Uti :
Domethënë, ti kërkon sot nga unë "interview"?
Vurkua:
Po, Zotëni, që ta botoj te "Rrufeja".
Adham-Uti :
Mos thuaj "Rrufeja" po thuaj "Rrufea"!
Rrufe, rrufea; liri, liria dhe jo lirija! Do t'i them dhe
Skendo beut! Kjo gjuhë që përdorni ju sot s'është
shqip! Pun' e gjuhës ka rënë në duart
të liga dhe kurrë s'ka për të vatur mbarë!...
Abetari që përdorni ju sot s'është për
të qenë!...
Vurkua: (I mbirë.):
Qysh! Po e ka vendosur Kongres' i Manastirit...
Adham-Uti : (Me rrëmbim.):
Kongres' i Manastirit. ç'është Kongres' i
Manastirit? Kush vate? A vajta unë?
Vurkua: (Duke qeshur.):
Pse s'vajte, or zot?
Adham-Uti :
A! a! Përpara më thoshe: doktor efendi, tani qënkam
vetëm zot, se fola të vërtetën! Thash'
ato që janë! Dhe guxon të më kërkosh
"intervieë"! Jo, jo, s'kam zakon unë,
të jap "intervieë", jo, për gazetat
tuaja.
Vurkua:
S'pandeja kurrë..., s'të dija për armik të
gazetave!
Adham-Uti :
Ja ku e msove tani dhe thuaje në gjithë botën
me anë të "Rrufesë", në ka njerz
të këndojnë të tillë fletë!...
Këto janë fjalët e fundit!
Vurkua:
Janë mjaft për t'u çuditur!
Adham-Uti : (Me zemërim)
Pse për të çuditur? Fundi, fundi, s'më
dërsin veshi për botë mua! Dreq o punë!
Ndëgjo. Ç'fitim do të kem unë kur të
shkruash ti për mua:
"Doktor Adham-Uti, shëronjës i çkëlqyer,
që ka botuar kaqe vepra të bukura ka gjetur një
bar të ri për ethet, një tjetër më
të çuditshëm, më të nevojshim për
gratë shterpa, ka sot gati për të botuar një
abetar fort të mbaruar për shqipen me letra të
ra, dhe për abetar është munduar dhjetë
vjet plot edhe tre muaj? Gazetat mua s'më hyjnë
në punë! Lëvdata nukë dua nga kërkush!
Po të kërkoje të tilla gjepura, mor zot, do
të marrë sot me të mirë do të të
rrëfejë se për ç'punë kam ardhë!
Skëndo beu... t'i tregoj vetëm kët' abetar
të msoj a mund të jet' i pëlqyer te xhonturqit
a u vjen mbarë që të përhapet dhe të
përdoret ndë shkolla të Shqipërisë;
a duan të ma blejnë a mund të shpresoj nga
qeveria në Stamboll punë të mirë për
këtë shërbim të madh! Skëndo beu
më tha ta sjell sot ndë klub abetar ta këqyrin
bashkë me zonjëzën Lulushe, q'ësht mësonjëse
për çupa, dhe po të jetë kjo për
mbarë, do ta vërë përpara ndë shkollë
të çupave; dhe m'u dorëzua për xhonturqit,
të kënaqen tepër dhe diç do të
bëjnë për mua: mund të më dërgojnë
deputet në Stamboll!...
Vurkua:
Po ky abetar pse do të viret vetëm ndë shkolla
të çupave?
Zeneli:
Vërtet! Pse?
Adham-Uti (Fodulll):
Po s'e kuptoni, a?
Vurkua:
Për syt' e ballit, jo!
Zeneli:
(Me gaz.):
Un' e gjeta! Se çupat janë femra, u pjell mendja!...
Adham-Uti :
Ç'del nga kjo gjë?
Zeneli:
Qysh? Janë më të zgjuara se nga djemtë
dhe do të nxënë më mirë abetarin...
S'kam arsye! S'është e vërtet?
Vurkua:
Si dy e dy bëjnë katrë.
Adham-Uti (I rëndë.):
U kripsha trutë... Shkaku i vërtetë është
ky: çupat bëhen gra... dhe burrat bëjnë
si thonë gratë... Për këtë send kam
shkruar një libër të gjer' e të gjatë.
Vurkua:
Aherë, zotëni, pun' e abetarit është në
dorë të zonjëzës Lulushe?
Adham-Uti :
Edhe në dorë te Skëndo beut, se ky e ka fort
mirë me xhonturqit, i ka miq me të vërtetë.
Vurkua (I habitur.):
I ka miq!
Adham-Uti :
Prandaj, si të thashë, as pyes fare për njerëz
të tjerë dhe për lepushkat tuaja!...
Vurkua
As për "Bashkimin e Kombit", as për "Diellin"?
Adham-Uti
Jo!
Vurkua:
As për "Rrufenë", as për "Shkopin"?
Adham-Uti :
Aspak!... Mor zot, pse bën dëm fjalët? S'kërren
dot fjalë nga unë... s'pres nder nga njeri kurrë...
lëvdata s'dua! Sido që të thonë, shëronjës
si unë janë të rrallë: shëroj sy,
veshë, hundë, këmbë!. Çdo lëngatë
druhet nga unë!... Do të thuash që s'kam shumë
"mushterinj"! Kurrë mos arçin! Lëri
të vuajnë! Kush u ka faj?
Vurkua:
Po abetarin pse kërkon ta sheç te xhonturqit?
Pse s'ia fal Shqipërisë?
Adham-Uti :
Ah, ta fal!... Të vras mendjen unë! Të punoj
dhjetë vjet dit' e natë... dhe pastaj ta fal...
dhe kujt? Shqipëtarëve!... Dhe teë mos ma dinë!...
Sa vjet që punojnë shqipëtarët për
gjuhën shqipe dhe s'gjejnë dot një abetar për
të qenë!... Unë vetëm e gjeta dhe tek
e kam ndë xhep! Zonjëza Lulushe, në ka dy koqe
mend, do të çuditet kur ta këndojë!
Do të lerë mendë!...
Vurkua:
S'kam dyshim! Do të vijë dhe ajo sot këtu?
Adham-Uti :
Posi, po! Skëndo beu e dha fjalën.
Vurkua:
A e nje zonjëzën Lulushe?
Adham-Uti :
Po si s'e njo! Tërvit kish t'ëmën me pak ethe.
Për këtë lëngate kam gjetur,
si të thashë, një bar të çuditshëm:
kush ësh' për të shëruar shëronet,
në mos po vdes në gjumë pa kupëtuar, pa
u munduar aspak, Kështu, pra, kur e piu e em' e Lulushës...
Vurkua dhe Zeneli
(Bashkë.):
U shërua!
Adham-Uti :
Vdiq, vdiq në gjumë, si ç'keshë thënë!...
Zeneli:
Bar i mirë; një me një!...
Adham-Uti (Te Vurkua.):
Këto janë, zotëni, veprat e mia! Lëvdata
s'dua! Fjalët i merr era!... Punë, punë. Ç'del
nga gazetat? Kurrgj'ë:... Prandaj mos u mundo kot, mos'humb
kohën: nukë kërren dot asnjë fjalë
prej meje!
Vurkua: (Duke qeshur pak.):
Mjaft janë këto që fole, zotëni. Tani,
t'u ngjatë jeta!
Lamtumirë, doktor efendi!..('Del jashtë me vrap.)
Adham-Uti (Me inat.):
Ah, i mallëkuar! Me bërë të flas shumë!
Pa dashur të dhashë
"interview"! Po të mos më dalç
përpara syve tjatër herë!
III
Adham-Uti , Zeneli
Adham-Uti (Shikon orën.):
Çudi! Ora 8 e gjysëm dhe Skëndo beu s'duket
të vijë!... Bre Zenel, po as zonjëza Lulushe
s'erdhi?
Zeneli:
Jo, zot, jo! S'pashë asnjë grua të na vijë
sot këtu!
Adham-Uti (Me zemërim):
Ç'domethënë! Mos qeshin me mua... Dreq o
punë! (Rri pranë
tryezës dhe merr e kqyr dorëshkrimet që gjenden
mbi tryezë. Pas pak, ngrihet me vrap, i habitur, duke
thënë me rrëmbim.):
Vdiq Haxhi Aliu! Dreq o punë. Mos më bëjnë
sytë!... Po jo! Paska vdekur pa pritë e papandyer!
Unë e lashë mirë! Pak i dobët, po jo për
vdekje! I gjori Haxhi Ali! I mjeri Ali Haxhi! I gjori deputet,
e keshë mik! Dhe kërkonte të më vinte
në bukë të qeverisë! Fatziu Haxhi Alil
Haxhi! Paska vdekur!
Zeneli:
Jo, zot, jo! S'ka vdekur! Po mbase heq shpirt!
Adham-Uti :
S'ka dhe vdekur!... Po aherë, ç'thoni këtu?
(Këndon dorëshkrimin.): "Me hidhërim të
math mësuam se deputet i çkëlqyer Haxhi Aliu
dha shpirtin"...
(Te Zeneli): Dreq o punë! Ju i vdisni njerëzit me
të pahir!.
Zeneli:
T'u ngjatë jeta, duet të dish se një gazetë
me rëndësi si "Liria" duhet të ketë
gati shkrime për çdo punë, për çdo
gjëmë që mund të takojë një
ditë, që të mos ndodhet gafil. Për shembëll:
këtë natë, në mes të natës,
mund të na vijë një tel-shkrim të na lajmërojë
se Haxhi Aliu hëngri buk' e fiq e vdiq! Drejtor' i "Lirisë"
s'ka kohë aherë të msojë s'e kur lindi
i ndieri, nga kush lindi, ku lindi, ç'ka bërë
dhe ç'nukë ka bërë në jetë
të vet. Për këtë shkak, Skëndo beu
bën gati shkrimet... dhe kështu Haxhi Aliu mund
të vdesë kur të dojë, gazeta jonë
do të shkruajë për të gjer' e gjatë
q'atë çast.
Adham-Uti : (Këqyr dorëshkrimin.):
He, he! Pa dyshim, Haxhi Aliu do të kënaqej fort
sikur të këndonte këtë shkrim plot me
lëvdata!... Pra, më thuaj, bre Zenel, sa dit' janë
q'u shkrua ky artikull?
Zeneli:
Janë mjaft dit', zotëni, se drejtori i "Lirisë"
di ç'punon kurdoherë; për gjithë njerzt
e çkëlqyer kemi gati shkrime të vdekjesë!
Kemi për mbretrët, se jet' e këtyre varet shumë
herë nga një filxhan me kafè, nga një
thikë, nga një revol!... Kemi shkrime gati dhe për
deputenjtë, se më të shumët janë
pleq... kemi për shkronjëtore të ndëgjuar,
për njerëz të mëdhenj, me një fjalë.
Adham-Uti :
Për njerëz të mëdhenj?
Zeneli:
Po si, po! Ky për shembull, një shëronjës
i math mund që të bëjë këmbët
bigë si çdo njeri tjetër...
Adham-Uti :
Ashtu bir, ashtu vërtet (Si mendohet ndo pak.). Nukë
më thuaj, paç uratë, më ke a s'më
ke për të math, mua Adham-Utin?
Zeneli:
Më pyet në je plak?
Adham-Uti :
Jo, bre bir! Të pyes a më ke mua për radh?
Zeneli:
Në je fort i gjatë?
Adham-Uti (Me butësi):
Jo, bre Zenel! Dua të më thuash në jam dhe
unë një njeri i math, domethën jam i ndëgjuar
si shëronjës,
si shkronjëtor ?...
Zeneli:
Ashtu thuaj, de!...
Adham-Uti :
Folë pa ndrim. Unë, doktor Adham-Uti as'jam njeri
i math?
Zeneli (Me ndrim):
Në je?...
Adham-Uti :
Njeri i math?
Zeneli:
Besa! S'do pyetur: je i math?
Adham-Uti (i kënaqur):
Mos qesh me mua!...
Zeneli:
Jo, për kokë të Skëndos, s'ka dyshim që
je i math!
Adham-Uti :
Nga më kuptove?
Zeneli:
Se nukë je i vogël.
Adham-Uti :
Tjetër shkak?
Zeneli:
Se ke mjekër dhe s'ke qime në krye, je shinik, ma
ke si kungull! Ndaj them se duhet të jesh a qeros,a i
mençur.
Adham-Uti (I kënaqur):
Ditke dhe të tilla?
Zeneli:
M'i ka mësuar gjyshja, ndjesë pastë!
Adham-Uti :
Ndjesë pastë! Paska qenur e mençur. Beu yt,
Skëndo beu, do të ketë bërë gati
dhe për mua një shkrim të vdekjes. Folë,
bre Zenel, më qafsh!
Zeneli:
S'do pyetur! S'ka dyshim; se vërtet s'je deputet po s'je
sot trim i ri, je burr' i thyer... fjala mos na daltë
e daltë e marrtë dhenë!...
Adham-Uti :
Mirë, mirë! Po, bre Zenel, a mund të të
vë besë?
Zeneli:
Për ç'punë?
Adham-Uti :
A mund ti mbash fjalë të fshehur?
Zeneli:
Sa për këtë gjë, mos ki frikë: Jam
si peshku... S'me kërren dot fjalë as me darë.
Shpyrti më del po fjala s'del nga goja ime! (Me vetëhe).
Ndë kish' e ndë xhami...
Adham-Uti :
Fort mirë! Më kënaqe... Na merr këtë
mexhite.
Zeneli:
Sido që jam mysliman më vjen të bëj kryq
me dy duar...
Adham-Uti :
Pse?
Zeneli:
Thonë që je fort dorështrënguar.
Adham-Uti :
Mos beso botën.
Zeneli:
Një mexhite për mua?
Adham-Uti :
Kam dhe dy të tjera për ty, bre Zenel, sikur të
më tregonje...
Zeneli:
Dreq o punë! E mora vesh, për zonë! Do të
shoh ç'ka shkruar im zot dhe për ty... shkrimin
që do të botojë "Liria" kur të
na lesh shëndenë?
Adham-Uti :
Të lumtë, a ma rrëfen?,
Zeneli:
Dreq o punë! Pse jo! Po të lutem dhe unë, në
vend të mexhiteve të më bësh një
të mirë tjetër që s'të kushton gjisend
prej xhepit, se thonë që jot shoqe t'ep vetëm
pesë grosh ditën...
Adham-Uti :
ç'kërkon nga unë, bre djalë?
Zeneli:
Këtu, s'kërrej gjësendi, vetëm sa jetoj
si mos më keq.
Adham-Uti: E?...
Zeneli:
Mendonem të vete në Misir, n'Aleksandrie.
Adham-Uti :
E pastaj?
Zeneli:
Ty, zotni, s'të bëhet fjala dy, ndaj të lutem
të m'apsh një letër për kryetarin e "Bashkimit"
të më verë në punë.
Adham-Uti :
Po a e di emërin e kryetarit?
Zeneli:
Besa jo! Emri s'më vjen ndër ment, po më kanë
thënë q'është një mustaqemath me
një trup atje lart dhe me dy sy...
Adham-Uti :
Do të thuash: një copë mish me dy sy! Ha, ha,
ha... doemos që ka të holla?...
Zeneli:
Po, zotëni, ka do ara nga e shoqja; është nga
ata burra që rrojnë nga gratë!
Adham-Uti :
S'është për të sharë për këtë
punë, mor i mallëkuar, se dhe unë vetë...
po ç'na duhen këto fjalë? Thuaj pra, ç'punë
do të kërkosh nga kryetari i "Bashkimit"?
Zeneli:
Faqja me nder të më verë tellall ndë bursë.
Adham-Uti :
Po a di ti të besh një të tillë punë?
Zeneli:
Po si po! Të kam një zë si shpellë...
Adham-Uti :
Zë të fortë ka dhe veshgjati, po s'rryn dot
në bursë, bre Zenel. Pastaj sa mund të fitojë
një tellal që të ushqejë vedin dhe familen
e vet?
Zeneli:
Unë, doktor efendi, familje s'kam. Vërtet rroj me
një grua disa vjet, po s'e kam me kurorë.
Adham-Uti :
Mos thuaj "kurorë", po thuaj ti je mysliman.
E mira është ta bësh grua, që të
rrosh në ndër në sy të botës.
Zeneli:
Bota pandeh se unë jam i martuar: them kurdoherë
dhe gazeta "Kuvendi"
kështu ka shkruar.
Adham-Uti :
Po kini gënjyer ti dhe "Kuvendin"?
Zeneli:
Zotëri, gënjeshtra është kripa e së
vërtetës, si më ka thënë sekretar'
i
"Bashkimit" mot që pat ardhur në Selanik.
Adham-Uti :
Kush, bre dreq?
Zeneli:
S'mbajtke ment fare, bre djalë, i paske trutë si
hirre! Për këtë lëngatë kam shkruar
një libër fort të çuditshëm.
Zeneli:
Doktor efendi, e gjeta! E gjeta!
Adham-Uti :
S'e thon' Arkimidhi, jo; sekretar' i "Bashkimit"
quhet zoti Maçi!'?
Adham-Uti :
E ç'të thosh zoti Maçi?
Zeneli:
Më thosh se ndë Misir gjithë shqipëtarët
janë të verbër dhe vetëm ay është
me dy sy, pa i gënjen dhe i mjel pareshtur.
Adham-Uti :
E vërteta është se shqiptarët e Aleksandrisë
kanë qenë gjithmonë grekomanë të
rreptë dhe zoti Maçi(Leonidha Naçi) ca
më tepër, njeri i poshtër, njeri rrugash, i
ka hequr nga hunda, për të tradhëtuar atdhenë,
sikurse kanë vepruar doktorët e mallëkuarë
Harisi, Harisi, Naumi dhe Tru-Tuli(M. Turtulli) që arriti
në shkallë të naltë me thashetheme, me
llagëme, me djallëzira, me dhelpërira. Pra
dhe Maçi yt, bre Zenel, këtë rrugë ka
zënë. Mos më keq, o zot!...
Zeneli:
Aherë qenkam krejt budallë që s'e paskam kupëtuar.
Të të them të vërtetën: diç
mora erë...por kur e pashë të veshur kaqë
bukur, pusho Zenel, thashë me vetëhe, se ky zotëni
do të jetë doemos një shqipëtar i çkëlqyer.
Adham-Uti :
Veshur bukur, po! Por duet të dish se petkat i kish blerë
duke grabitur arkën e "Bashkimit"! E di fort
mirë unë këtë faqezi! I duket vedi buall
dhe është vetëm një krimb i dheut. Le
të vejë pra në dreq të math bashkë
me miqtë e vet, dhe të vimë në punën
tonë. Ku e kishim fjalën?
Zeneli:
Ku e kishim fjalën?
Adham-Uti :
A! Fjala ishte për jetëshkrimin që do të
botojë "Liria" për mua kur të vdes.
Që të ma tregosh, të fala një mexhide.
Zeneli:
Dhe më dhe fjalën e nderit dhe për dy mexhide
të tjera.
Adham-Uti :
Sa bukur mbajtke ment kur të vjen mbarë! Tregoma
pra, dhe kur të shkoç në Misir do t'i shkruaj
kryetarit "Bashkimit", kushdo qoftë, mustaqemath
a një copë mish me dy sy, të të ndihmojë,
Zeneli:
Besa!
Adham-Uti :
Besa-besë, more dreq, vetëm të më tregosh
shkrirain që ka bërë gati për mua Skëndo
beu.
Zeneli:
Pse jo: po tani s'kujtonem dot se ku gjendet.
Adham-Uti :
Kërko, më rrofsh
Zeneli:
Po duet të ma kthesh prapë që ta vloj.
Adham-Uti :
S'ka dyshim.
Zeneli:
Fort mirë! Kur ta gjej, një ditë...
Adham-Uti :
Ç'ditë, bre burrë! E dua tani.
Zeneli:
Tani? (Kërcet telefoni dhe Zeneli vete me vrap e pyet
me telefon): Allo!... Unë Zeneli!...Kush? Posi, po; erdhi
dhe po të pret këtu doktor Adham--Uti, po zonjëza
Lulushe s'ka dhe ardhë. (Te Adham-Uti) Ësht' im
zot, Skëndo beu.
Adham-Uti :
A! Dale të flas vetë më bëjnë. (Shkon
në telefon). Allo!... Jam unë Adham-Uti... Shumë
mirë, po ti qysh je?... o si, po, kur më the i vajta
në shtëpi... Po, i dhemb një sy. Ç'duhet
bërë? Pas mendjes sime syr' i sëmurë duet
kërryer me vrap, që të mos i dhembë dhe
tjetri!... I thashë po nukë kandiset. T'i vete prapë?
Fort mirë, po kush do të më paguajë?...
A! Zotrote, fare mirë!... Kur? Që këtë
çast vete t'i kërrej synë, në më
lëntë!... Ashtu po, pas dy ore do të kthenem
këtu të flasëm për abetarin shqip... do
të shoç, do të shoç se ç'është!...Ma,
të të gjej vërtet ndë klub!...
Po si, po: edhe zonjëza Lulushe duet të gjendet
këtu...
Të fala shumë... Qofsh me shëndet!
Zeneli:
Kujt i dhemb syri, doktor efendi?
Adham-Uti :
Si s'e paske mësuar? Mehdiut.
Zeneli:
Mutesarifit?
Adham-Uti :
Skëndo beu me lutet ta shëroj.
Zeneli:
Dhe zotnia jote kërkon t'i kërrej synë?
Adham-Uti :
Ndryshe s'bëhet, se i pëlcasin që të dy.
Unë e kam gjetur këtë methodë të
re: të dhemb një ' dorë? Preje që të
shpëtojë tjetra! Të dhemb një këmbë?
Me vrap sharroe që të shpëtosh tjetrën!
Të dhemb një sy? Kërreje çpejt që
të mos sëmuret dhe tjetri!
Kështu m'ra dhe për time shoqe: i dhembi një
ditë syr' i djathtë: me vrap ja qita dhe sot syr'
i mëngjër është shëndosh e mirë,
sa shikon edhe natën...
Zeneli (I habitur):
Dreq o punë! Shëroke fort bukur! Ahere, zotëni,
po ti dhembi do kujt koka, i dash'ka prerë?
Adham-Uti :
Pusho, bre Zenel! Këto gjë'ra janë të
larta, të thella; ti s'i kupëton dot... unë
kam ngrënur jetën time...Po mos harro, të lutem,
fjalën që më dhe për jetëshkrimin.
Zeneli:
As zotrote mos harro të dy mexhidet.
Adham-Uti :
Peshin, bre burrë! Po kërko të gjesh sa të
vete te Mehdiu dhe të kthenem. Ah! Po të vijë
zonjëza Lulushe këtu, thuaj të rrijë të
më presë.
Zeneli:
Fort mirë, doktor efendi. Udha e mbarë!... (Adham-Uti
del jashtë).
|