 |
|
|
|
|
 |
| |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Hyrje
Aristoteli, një nga filozofët më të mëdhenj
të të gjitha kohëve,lindi në Stragirë,
qytet në bregdetin thrak në Greqi, në vitin
384 para erës së re.
Jetoi shumë kohë në Athinë, ku u edukua
dhe mori mësimet e para të filozofisë në
shkollën e filozofit të madh grek Platonit. Në
vitin 342 shkoi në oborrin mbretëror të Maqedonisë,
i ftuar nga mbreti Filip si mësues për djalin e
tij Aleksandrin. Aty filozofi qëndoi shtatë vjet.
Mësimet themelore që mori Aleskandri, mështeteshin
në arrritjet e deriatëhershme të letërsisë,
të filozofisë dhe të kulturës greke, por
në mënyrë të veçantë në
leximin e poemave të Homerit. Për këtë
qëllim Aristoteli përgatiti për nxënësit
e tij një botim të veçantë të poemave
homerike. ë vitin 335 u kthye në Athinë, ku
krijoi shkollën e njohur që u quajt shkolla peripatetike,
mbase mësimet bëheshin jashtë në natyrë,
në sheshin pranë tempullit të Apollonit.
Me vdekjen e Aleksandrit në vitin 323 para erës
së re, Athina, e cila ndodhej nën hegjemoninë
maqedonase, ngriti krye me shpresë se do të fitonte
lirinë. Nisi tani një fushatë kundër Aristotelit
nga armiqtë e tij, që e paditnin për lidhjet
që ai vazhdonte të mbante me Maqedoninë. Kështu
filozofi u detyua të largohej nga Athina dhe të
shkonte në Kalkidë, qytet dhe port i Greqisë
në ishullin Eube, ku vdiq më 322 para erës
së re,në moshën 62 vjeçare.
Aristoteli, një nga mendjet më të ndritura
dhe më të thella të të gjitha kohëve,
shkroi mbi shumë probleme dhe nga më të ndryshmet.
Me përjashtim të matematikës, lëroi të
gjitha fushat e dijes, duke lënë politikën,
shkencat e natyrës, artin etj.
Rreth 120 veprat e tij formojnë një lloj enciklopedie,
ku përfshihen njohuri ga të gjitha fushat e diturisë.
Në të gjitha veprat e Aristotelit të bie në
sy dashuria për të mirën dhe të vërtetën.
Megjithëse e adhuronte dhe e nderonte shumë mësuesin
e tij, filozofin Platon, në mjaft pikëpamje filozofike
dhe estetike nuk ishte në një mendje me të..
Në një nga veprat e tij thotë s'është
e arsyeshme të kesh respekt për miqtë e të
vërtetën. Por midis miqve dhe së vërtetës
ështe gjë e shenjë të duash më shumë
të vërtetën. Nga jo ide lindi më vonë
dhe shprehja e njohur latine: Mik është Platoni,
por mike më të madhe është e verteta.
Në mjaft nga veprat e tij Aristoteli e shikon letërsinë
dhe artet si mjet me fuqi të madhe edukuese. Në
veprën Poetika thotë se qytetarët duhet të
merren me punë, të ruajnë paqen dhe të
kryejnë vepra të doishme e të bukura. Në
këtë vështrim rëndësi të veçantë
i kushton filozofi edukimit të njeriut me muzikë
dhe me arte të tjera, të cilat ushqejnë shpirtërisht
dhe intelektualisht.
|
 |
 |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Poetika
Pikëpamjet e tij për artin e veçanërisht për
poezinë, (epikën, lirikën dhe tragjedinë), Aristoteli
i ka shfaqur në veprën e tij "Poetika", e cila
ka arritur deri te ne në formë të cunguar. Por edhe
me kaq mund të krijohet një ide e qartë mbi pikëpamjen
estetike të filozofit dhe estetit të parë të
madh të lashtësisë.
Teoria estetike e Aristotelit mbi poezinë (në kuptimin
e gjerë të fjalës) është përfundim
i një studimi të imtë i veprave të letërsise
klasike greke dhe i mendimeve që patën dhënë
të tjerët para tij mbi të bukurën, por që
neve nuk na kanë arritur. "Poetika" mbetet monumenti
më i rëndësishëm i mendimit estetik në
periudhën klasike greke, Aty trajtohen çështjet
kryesore të estetikës dhe të teorisë së
artit, si: kuptimi i së bukurës, prejardhja e gjinive
letrare dhe klasifikimi i tyre, marrëdhëniet e letërsisë
me realitetin, parimet e vlerësimit artistik etj.
Aristoteli e ka quajtur veprën "Poetika", mbasi aty
trajton probleme që kanë të bëjnë me të
gjitha gjinitë letrare që shkruhen në vargje siç
janë eposi, poezia lirike dhe poezia dramatike. Por nuk është
thjesht vargu ai që e ka shtyrë filozofin e madh ta emërtojnë
veprën kështu. Në radhë të parë është
përmbajtja ajo që e dallon aritn e fjalës, poezinë
në kuptimin e gjerë të fjalës, nga llojet e
tjera të shkrimit.
Duke zbërthyer kuptimin dhe rëndësinë e artit,
Aristoteli thotë se detyra e poetit është të
flasë jo vetëm për atë që ka ndodhur në
të vërtetë, por edhe për atë që mund
të ndodhë, për atë që është e
mundshme dhe e domosdoshme të ndodhë. Duke analizuar këtë
mendim shumë të rëndësishëm, që pohon
në thelb artin realist, nxjerrim si përfundim idenë
e rëndësishmë se poezia, arti në përgjithësi
pasqyron vërtet anët më thëlbësore të
jetës, por nuk i jep ato thjesht ashtu sic janë, në
formë të ngrirë statike, por në mënyrë
krijuese, në lidhjet e tyre ë brendshme, në lëvizje
dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Në këtë
vështrim, Aristoteli e quan poezinë dicka më filozofike
dhe universale në krahasim me historinë që i tregon
gjërat vetëm ashtu siç kanë ndodhur. Kështu
duhet kuptuar mendimi shumë i rëndësishëm i
aturoit, se "vepra artistike duhet ta tejkalojë modelin".
Me fjalë të tjera, poeti, artisti nuk duhet të riprodhojë
në mënyrë dokumentuese realitetin, por në bazë
të analizës së dukurive të vecanta, të
zbulojë dhe të përgjithësojë kuptimin e
shkaqeve të tyre.
Vendin kryesor në veprën "Poetika" e zë
teoria mbi tragjedinë. Në të flitet për zanafillën
dhe zhvillimin historik të saj, duke sjellë shembuj nga
vepra të tragjikëve të mëdhenj grekë. Interes
të veçantë kanë mendimet e Aristotelit lidhur
me ndikimin e tragjedisë në ndërgjegjen e njerëzve.
Përmes tmerrit dhe dhembjes ajo i bën njerëzit më
të mirë, duke i pastruar nga pasionet. Në këtë
mënyrë spektatorët ose lexusit, përmes kënaqësisë
estetike që ndjejnë duke parë e lexuar një tragjedi,
lehtësohen dhe çlirohen shpirtërisht, ndjenjat
e tyre fisnikërohen.
Që tragjedia të ushtrojë ndikim pastrues te spektatori,
nuk duhet të ketë në qendër të saj heronj
të lartë që kalojnë nga lumturia në fatkeqësi
dhe anasjelltas. Me një fjalë heroi të jetë
njeri i zakonshëm, jo i veçantë për nga virtyti
dhe drejtësia, dhe që bie në fatkeqësi jo për
shkak se është i prishur dhe me vese, por për shkak
të ndonjë gabimi, në një kohë kur më
parë gëzonte nder të madh dhe lumturi, sic është
p.sh. Edipi ose personazhe të tjerë të këtij
lloji.
Në këtë kapitull të veprës Aristoteli flet
edhe për poezinë epike, për zanafillën e saj
etj. E krahason gjininë epike me atë tragjike dhe vë
në dukje çka i bashkon dhe çka i dallon ato nga
njëra-tjetra. Sipas mendimit të Aristotelit poezia është
një gjini më e hershme dhe më pak e përsosur
se tragjedia e cila është më e koncentruar dhe ka
fuqi më të madhe veprimi. Autori pohon se të gjithë
elementet që ka epopeja i ka edhe tragjedia, kurse të
gjithë elementët e tragjedisë nuk i gjejmë në
epopenë. Përveç kësaj tragjedia është
më e ngjeshur në veprim. Epopeja ka "një unitet
më të pakët dhe kjo provohet nga fakti që prej
cdo imitimi epik mund të dalin shumë tragjedira".
Nga të gjitha vrojtimet që bën lidhur me këtë
cështje, autori arrin në përfundimin se tragjedia
qëndron më lart se epopeja.
Me "Poetikën" e tij Aristoteli krijoi një vepër
që shquhet për thellësinë e analizës. Ajo
hodhi themelet e mendimit estetik të mëvonshëm për
shumë proleme teorike të letërsisë dhe veçanërisht
të tragjedisë.
|
 |
 |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |
|