 |
|
|
|
|
 |
| |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Hyrje
Letërsia klasike greke fillon me dy poemat e mëdha
epike, me "Iliadën" dhe "Odisenë"
që bota antike mendonte se i ka krijuar Homeri, edhe
pse për të nuk dinte pothuaj asgjë. Për
shumë qytete greke është thënë se
janë vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veçoritë
gjuhësore të poemave, shkenca ka pranuar si më
të mundshëm Smirnën, qytet kolonial grek në
Azinë e Vogël (Izmiri i sotëm në Turqi).
Për Homerin mendohet të ketë jetuar aty nga
shekuli IX para erës së re. Babai i histografisë
greke, Herodoti (shek. V p.e.r.) thotë se Hesiodi ka
një mendim tjetër që sjell Homerin në
shekullin VIII para erës së re. Në këngën
VI të "Iliadës" poeti flet për rrëmbimin
e Helenës nga Paridi. Në këngën V ku tregohen
bëmat e heroit grek Domerdit, thuhet se ai "rroku
një shkëmb të madh hata, dy burra që jetojnë
sot prej vendit s'mund ta luajnë". Kjo dhe të
tjera tregojnë se Homeri flet për kohë dhe
ngjarje të hershme, të kënduara para tij, nga
aedë dhe rapsodë, emrat historike të të
cilëve kanë humbur në mjegullat e kohëve
dhe shpesh janë veshur me petkun e fantazisë dhe
të legjendës me këngët e tij magjepse
kafshët e egra, ujërat i bënte të ndalonin
rrjedhën e tyre dhe popullin ti shkonte pas. Në
gurrën e pasur të këngëve të lashta
të krijuara në shekuj, njomi buzët e saj muza
e poetit, që me "Iliadën" dhe "Odisenë"
i ngriti përmendore jo vetëm heroizmit, por edhe
bukurisë së artit popullor, që humbi në
errësirën e shekujve dhe u ringjall në këto
dy poema.
Nuk ka asnjë dyshim se përpara Homerit ka gjalluar
një letërsi e pasur gojore, me këngë e
himne të ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bëmave
të tyre. Për këtë flasin dy poemat e mëdha,
vlerat e larta artistike të të cilave dëshmojnë
qartë se ato janë jo fillimi, por mbarimi i përkryer
i një proçesi të gjatë letrar, Përpunimin
përfundimtar të "Iliadës" dhe "Odisesë"
në gjendjen që i njohim sot, shumica e studiuesve
e çojnë në shekujt VIII-VII. Për Homerin
ka mendime të ndryshme si:
I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe "Odisea";
Një nga autorët e mundshëm midis shumë
të tjerëve që kanë vënë dorë
mbi to;
Njeri që nuk ka ekzistuar, por që ky emër ka
mbetur simbol i poezisë epike etj. etj.
Të gjitha këto kanë krijuar atë që
quhet çështje homerike që nis me shek. III
p.e.r. e vazhdon deri në ditët tona.
Homeri i ngjan një mali të lartë, maja e të
cilit vazhdon të jetë e mbushur me mjerull. Vendi
ku janë krijuar poemat homerike është Joma;
gjuha e tyre është dialekti jonian i
përzier me elemente të dialektit eolian dhe më
pak të dialekteve të tjerë.
Në "Iliadën" dhe në "Odisenë",
përveç shtresimeve gjuhësore ka edhe shtresime
kohore,
që fillojnë nga periudha para qytetërimit të
Mikenës dhe mbarojnë afërsisht në shekullin
IX para erës së re. Kjo i ka shtyrë shumë
studiues të mendojnë se në tekstin e poemave
janë futur një numër i madh shtojcash nga rapsodë
të veçantë, që kanë dashur tu përshtaten
shijeve dhe gjendjes shpirtërore të dëgjuesëve
të tyre. Ka shumë të ngjarë që rapsoditë
ose këngët që kanë pasur në themel
të tyre ciklin Trojan të gojëdhënave popullore
të përpunuara nga shumë breza rapsodësh,
të kenë shërbyer si bazë për hartimin
e poemave homerike aty nga shekulli IX.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Veprat
Eskili ka pasur një veprimtari shumë të gjerë
letrare. Ka shkruar rreth 90 tragjedi, nga të cilat janë
ruajtur të plota: Lutëset, Persët, Të shtatë
kundër Tebës dhe Agamemnoni, Koeforet, Eumenidet, që
janë pjesë përbërëse të trilogjisë
Orestia(5)
Përveç tragjedisë Persët, të gjitha të
tjerat i kanë marrë subjektet nga ciklet e miteve dhe
legjendave të lashta, përmes të cilave Eskili shprehu
shpirtin e kohës, përplaset politike e shoqërore,
virtytet dhe krimet, sasionet njerëzore në tërë
dritë-hijet e tyre, luftën në rrafshin fizolofik
midis obskurantizmin dhe iluminizmit.
Lutëset. Për nga ndërtimi i thjeshtë dhe zotërimi
i pjesëve të korit, e para në vargun e tragjedive
të ruajtuara, mendohet të jetë tragjedia "Lutëset".
Në themel të veprës shtrohen dy probleme: ai i ndalimit
të martesës brenda fisit dhe ai i dashurisë si ligj
i ripërtëritjes së gjinisë njerëzore.
Sipas renditjes tradicionale tragjedia e dytë është
TË SHTATËT KUNDËR TEBËS(6), ku tregohet lufta
për pushtet midis dy vëllezërve Eteoklit dhe Polinikut,
të cilët kishin rënë në marrëveshje
të qeverisnin Tebën me rradhë. Vjen një ditë
dhe Eteokli vendos të mos e ndajë pushtetin më të
vëllanë. Atëherë, ky u drejtohet gjashtë
prijësve miq të tij dhe vetë i shtat shkon t'i bjerë
të vëllait, Eteoklit. Të dy vëllezërit
vriten në përleshje me njeri-tjetrin.
PERSËT. Është një nga veprat e hershme të
Eskilit, e vetmja tragjedi nga ato që njohim, që e ka
marrë subjektin jo nga mitologjia, po nga ngjarjet historike
në jetën e Greqisë së shekullit V p.e.r.
Fitorja e grekëve kundër persëve është
jo vetëm fitorja e një lufte të drejtë, por
edhe e demokracisë kundër tiranisë së Lindjes,
e qytetërimit të ndritur helen kundër prapambetjes
dhe errësirës që mbulonte një perandori përbindëshe
e despotike.
ORESTIA. Është e vetmja trilogji që është
ruajtur e plotë, e përbërë nga tri tragjedi:
"Agamemnoni", "Koeforet" dhe "eumenidet".
Subjekti i "Oresias" është mallkimi i fisit
si pasojë e krimit të kryer nga të parët. Ideja
e autorit se krimi lind krimin përshkon të gjitha ngjarjet
e tragjedisë.
Në pjesën e parë, "Agamemnoni", tregohet
kthimi i mbretit në atdhe dhe vrasja e tij nga e shoqja Klitemnestra
dhe i dashuri i saj Egisti. Është pa dyshim pjesa më
e bukur e trilogjisë, e mbushur me atmosferë dramatike
e kontraste të fuqishme pas të cilave fshihet hipokrizia
e Klitemnestrës, e cila e pret të shoqin me nderime të
mëdha.
Në një vend të tragjedisë "Agamemnoni",
kori shpreh mendimin se "
drejtësia shpesh ndriçon
/ dhe në shtëpitë plot me tym./ Ku zemrat kanë
pastërti/ Ndërsa pallatet veshur ar,/ Dorë e përlyer
që i sundon,/ Ajo kthen sytë e i braktis".
Idetë madhore demokartike e humane të Eskilit shpalosen
gjerë në trilogjinë "Orestia" që është
një nga gurët më të çmuar në gjerdanin
e letërsisë botërore. Gëtja tragjedinë
"Agamemenoni" e ka cilësuar "kryeveprën
e kryeveprave".
Edhe në tragjedinë e dytë, "koeforet",
(gratë që çojnë në varre vajra, verë
etj.) spikat thellësia psikologjike e artit eskilian. Oresti
vret të ëmën, Klitemnestrën, dhe të dashurin
e saj Egistin, për të marrë hakun e të atit.
Por përpara se të ngrejë shpatën t'i bjerë,
ai stepet nga fjalët e së ëmës që kërkon
mëshirë: Ndalo, o bir, nderoje këtë gji/ Përmbi
të cilin gjumi shpesh të zù/ Tek qumështin
që ty të rriti, thithje.
Në pjesën e tretë të trilogjisë, në
"Eumenidet", rrihet çështja rreth veprës
së kryer nga Oresti mëmëvrasës. Në fillim
na paraqitet hija e Klitemnestrës që kërkon shpagimin
ndaj të birit. Ajo u drejtohet Erineve, hyjneshave të
hakmarjes, që mbrojnë ligjet e gjakut nga ana e nënës
(matriarkatin). Hija kërkon t'i zgjojë nga gjumi dhe të
mos e braktisin, por ta mbrojnë. Në mënyrë metaforike,
Orestin e mundon dhe përndjek ndërgjegja e vrarë.
Ky është dënimi më i madh për të,
që as në ferr nuk do t'i ndahet.
Por Oresti s'mbetet vetë, Ai ka në anën e tij hyun
Apollon, që mbron lidhjet e gjakut nga ana e babait, (patriarkatin).
Në debatin e flaktë që ndizet midis Apollonit dhe
Erineve, për të ndarë çështjen, thirret
hyjnesha Atenë, e cila i nderon të dy palët. Ajo
e ka të vështirë të vendosë vetë,
prandaj fton gjykatësit më të mirë ta drejtojnë
gjygjin. Votat ndahen baraz, sa për Orestin aq edhe për
Erinet. Atena votën e saj e jep për Orestin. Dhe me këtë
Oresti çlirohet nga përndjekja e Erineve.
Trilogjia "Oresita" shquhet jo vetëm për madhështinë
e saj si vepër arti, por edhe për pasurinë e ideve
dhe problemeve të rrahur në legjendat e saj, përmes
të cilave tragjediani i madh u ka bërë jehonë
ngajreve dhe problemeve të mprehta poliktike e shoqërore
në periudhën e vendosjes së shtetit demokratik skllavopronar.
Eskili me të drejtë është quajtur poeti i së
Drejtës, simbol i së cilës në mitologji ishte
bija e Zeusit, hyjnesha Dike.
Ai është sa realist në pasqyrimin e jetës, aq
dhe romantik në ëndrrën e tij për një jetë
të drejtë e të virtytshme.
Eskili është artist i madh. Me figurat e personazheve
të fuqishëm e me gjithcka të bukur e të madhërishme
që kanë veprat e tij, ai e ngriti tragjedin greke në
një lartësi të paparë ndonjëherë.
Gjenia e tij ndikoi shumë te Sofokliu e Euripidi. Në veprën
e Eskilit gërshetohet në një haromoni të plotë
tragjizmi me skena të një lirizmi të hollë poetik.
Stili i Eskilit është i fuqishëm e i pasur me shprehje
të bukura, në metafora e figura të tjera të
guximshme, në fjalë të urta e aforizma, e sidomos
në fjalë të përbërë (kompozita). Shumë
nga këto dhe nga mjetet skenike, si hanxhari, qefini, fantazmat,
hijet që ngrihen nga varri, profecitë e formulat magjike,
po në rradhë të parë forcat dramatike, veprimet
dhe pasionet titanike të heronjve na kujtojnë në
shumë anë tragjedianin e madh anglez Shekspirin për
të cilin Kadareja, vëren se nuk mund të thuhet asgjë
e sigurt se si do të ishte ai pa Eskilin.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Prometeu i Mbërthyer (analizë)
Tragjedia "Promoteu i mbërthyer" është
një nga veprat më madhështore të Eskilit.
Kjo tragjedi është pjesë përbërëse
e një trilogjie, dy pjesët e tjera të së cilës
Prometeu zjarrsjellës dhe Prometeu i çliruar nuk janë
ruajtur.
Sipas mitit, Prometeu krijoi me baltë njeriun e parë,
i cili me kohë, u shumëzua, Qe të mos i linte në
mjerim dhe padije, shkoi te qerrja e zjarrtë e Diellit (Helios),
vodhi një shkëndijë të cilën e vuri në
një kallam dhe këtë burim të zjarrit hyjnor
ua solli njerëzve, Kjo e bëri Zeusin të tërbohet
nga mëria, dhe të urdhërojë Pushtetin, Dhunën
dhe Hefestin ta mbërthejnë Prometeun në një
shkëmb në malet e Skithisë në Kaukaz. Këtu
fillon dhe veprimi i tragjedisë që zhvillohet në
atë vis të egër e të shkretë, ku nuk ka
shkelur këmbë njeriu.
Dersa Prometeu është duke u ankuar për këtë
ndëshikm të padrejtë, dëgjohet frushullima e
flatrave të nimfave oqeanide, që vijnë nga larg për
ta ngushëlluar së bashku me babanë e tyre, Oqeanin,
i cili i shpreh keqardhjen e heroit dhe orvatet ta bindë që
të pajtohet me Zeusin. Por Prometeu pranon më mire të
vuajë se sa t'i përulet tiranit. Oqeani largohet.
Prometeu i tregon korit të nimfave Oqeanide të mirat që
i ka sjellë njerëzimit.
Ndërkaq vjen Ioja(1), viktimë e Zeusit, të cilën
gruaja e tij, Hera, e kishte shndërruar në mëshqerrë
dhe e kishte detyruar të bridhte nëpër botë
pa gjetur kurrë prehje. Prometeu, i cili ishte i pajisur me
dhuntinë profetike për të njohur të panjohurën,
i paraflet Iojës për vuajtjet e tjera që ajo do të
heqë, dhe se si nga fisi i asaj do të lindë një
hero shumë i fuqishëm, i cili do të çlirojë
Prometeun nga vuajtjet. Këtu krijohet nyja që lidh tragjedinë
me pjesën e tretë të trilogjisë Prometeu i çliruar.
Zeusi, i tërbuar nga qëndrimi i paepur i titanit, dërgon
Hermesin për ta kërcënuar dhe detyruar t'I zbulojë
të ardhmen, por Prometeu hesht. Heshtja e tij shpreh më
shumë se çdo fjalë urrejtjen për tiranin.
Atëherë Zeusi nuk duron më dhe e gjuan me rrufe Prometeun,
i cili groposet bashke me shkëmbin ku ishte mbërthyer,
në fund të dheut.
Tragjedia "Prometeu i mbërthyer" është
një vepër e mbushur me patosin e luftës për
liri, me bukurinë e vetëflijimit:
M'u dhimb gjithçka, veç
vetja nuk m'u dhimb.
Konflikti midis Prometeut dhe Zeusit ka
një kuptim të thellë filozofik në të gjitha
rrafshet e mendimit njerëzor. Eskili përmes tij goditi
tragjikisht për vdekje obskurantizmin dhe tiraninë.
Prandaj Prometeun e kanë quajtur "Shënjtin dhe martirin
më fisnik në kalendarin filozofik". Figura e heroit
që pranon më mirë të vuajë e të durojë
dhembjet më të tmerrshme, sa si t'i nështrohet Zeusit
dhe ti shërbejë si skllav, është dhënë
në tërë madhështinë dhe krenarinë
e martirit kryengritës.
Në fjalët e Oqeanideve që i thonë heroit se
kur të çlirohesh ti, do të matësh në
fuqi me Zeusin, poeti sheh mundesitë njerëzore për
të sfiduar qiellin. Eskili e ka zbritur prometeun hyj në
tokë, e ka humanizuar për të simbolizuar me të
drejtësinë, arsyen njerëzore kundër arbitraritetit
dhe pushtetit absolut të hyjnive:
Ta them haptazi: të gjithë ju hyjni
Të qiellit ju urrej
I thotë heroi Hermesit.
Zjarri prometean simbolizon arsyen, përparimin, dritën
që do të ndriçojë mendjen e njeriut dhe që
do ta bëjë atë të vetëdijshëm për
madhështinë e tij. Në këtë vështrim
Prometeu është një filozof iluminist.
Parashikimi i Prometeut se një ditë do të çlirohet
nga vargonjtë e Zeusit, qëndron në besimin në
forcën emancipuese të përparimit, që e ka burimin
nga shkëndia që ai i dha njerëzimit.
Figura e Prometeut, e të parit romantik të madh në
letërsinë evropiane, që ëndërron për
ditë më të mira, kjo figurë, për fisnikërinë
dhe dashurinë e pakufishme që ka për njerëzit,
është një nga më madhështoret e më
të bukurat në galerinë e artit botëror.
Dinjiteti dhe përmasat vigane të Prometeut shquhen më
mirë në sfondin e hyjnive të tjera servile, që
i shërbejnë qorrazi Zeusit tiran. Pushtetit dhe Hefestit,
që e mbërthejnë në pranga, heroi u thotë
se është "
armik i Zeusit/ dhe i gjithë
perëndive/ që kërrusin qafën". Personazhe
që i binden pa asnjë luhatje, e madje me zell të
madh, vullnetit të Zeusit, janë Pushteti, dhuna dhe Hermesi.
Në gojën e tyre nuk i vihet asgjë e keqe Zeusit.
Poeti, përmes personazheve të tjera hyjni, ka mundur të
zbulojë gjendje psikologjike të ndryshme në mardhënie
me heroin. Hefesti i bindet urdhërit të Zeusit, por i
dhimbset Prometeu ashtu siç i dhimbset edhe Oqeanit, veçse
këta nuk arrijnë të kuptojnë se si mund të
guxojë ndokush të ngrihet kundër Zeusit.
Ato që ndiejnë një dhembje me të vërtetë
të thellë për Prometeun janë nimfat Oqeanide,
që janë plotësisht të ndërgjegjshme për
karakterin despotik e mizor të Zeusit.
Por edhe Oqeanidet, duke parë vuajtjet e rënda të
Prometeut, dhe pse u dhimbset, mundohen ta pajtojnë me Zeusin.
Tragjedia ka një ndërtim të thjeshtë; veprimi
në të është i brendshëm, me kontraste që
zbulohen gjithnjë e më mirë në tërë
mprehtësinë e tyre përmes një debati të
ndezur, të pasur në ngjarje e legjenda sa të bukura
e poetike, aq edhe tragjike e të dhimbshme për fatin e
heronjve-viktima e të përndjekur nga hyjnitë.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
(prolog)
Vetat: Pushteti, Dhuna, Hefesti, Prometeu, Kori i nimfave Oqeanide,
Oqeani, Ioja, Hermesi
Vepra fillon me Prologun, ku na shfaqen
së pari Hefesti, Pushteti dhe Dhuna, të cilët kanë
sjellë Prometeun të lidhur në pranga. Për ta
mbërthyer te një shkëmb i thepisur është
ngarkuar Hefesi, perëndia e zjarrit dhe farkëtarisë.
Urdhërin e rreptë të Zeusit, siç thotë
ai, e ka të rëndë ta zbatojë.
PROLOGU
PUSHTETI
Arritëm te më i largëti,
cep'i dheut,
këtu, në malet e Skithis(2) së shkretë
ku këmba e njeriut nuk shkeli kurrë.
Tani, Hefest, ti duhet të zbatosh
atë që do yt atë; e mbërthe
Këtë rrebel mbi shkëmin e thepisur,
aty shpejt lidhe me vargonj të fortë
e të pathyeshëm. Ai ta vodhi zjarrin,
burimin e cdo mjeshtrie, stolinë tënde
plot me shkëlqim dhe njerëzve ua dha.
Për një mëkat të tille atë hyjnitë
do ta ndëshkojnë rreptë; të mësojë
si tiranisë së Zeusit t'i përulet
dhe dashurinë për njeriun ta harrojë!
HEFESTI
Ja dy, Pushet e Dhunë, e kryen punën.
Të rreptin urdhër Zeusit ia zbatuat.
Po unë, vallë, a do të guxoj
këtë hyjni, gjini e soj të afërt,
mbi shkëmbin, që e rrahin pa pushim
stuhitë e shqotat, ta mbërthej?
O zemër, bëhu trime, që vullnetin
e rreptë të tim eti ta zbatoj!
(Prometeut)
O bir i mençur i Temidës s'drejtë,
pa dashjen time, për të keqen tënde.
Do të mbërthej në këtë shkëmb të
shkretë,
ku as fytyrë, as fjalë prej njeriu
nuk do dëgjosh, nuk do shikosh, ku dielli
lëkurën krejt do ta përcëllojë.
I lumtur do të jesh, kur dritën e ditës
me gunë të larme nata do mbulojë,
kur brymën dielli prap' n'agim do shkrijë,
mundimi i përjetshëm do të brejë,
se edhe s'të ka lindur shpëtimtari,
na dhe shpërblimin e njeridashjes sate!
Vet' zot, përbuze zemërimn e rëndë
te hyejve të tjerë, kur ti njerëzve
u dhe me shumë nga ç'e meritonin,
mbi shkëmb të shkretë roje do qëndrosh,
pa thyer gjunjët, sytë pa i mbyllur,
dhe mijëra ankime të përvajshme
ti erës krejt me kot do t'i drejtosh,
se Zeusi s'ka mëshirë e kurrë nuk zbutet
i ashpër është çdo sundimtar i ri.
PUSHTETI
Hej, c'pret? Për të pse po tregon
mëshirë?
Nuk e urren një hyjni që gjithë
hyjnitë nuk e shohin dot me sy?
Thesarin tënd ai njerëzve ua dha!
.
HEFESI
Gjithnjë ke qënë zemërgur, i ashpërt.
PUSHTETI
Aherë luaji duart! Mbërthe rebelin
në pranga, të shohë yt atë që s'rri kot!
HEFESI
Veshtor, ja, gati krejt i kam prangat,
PUSHTETI
Në duar t'ia shkosh! Cekiçin
ngri, godit.
Godit më fort! Në shkëmb mbërthe keqbërësin!
.
PUSHTETI
Tani pa merre shufrën majëmprehtë
dhe tepërtej në kraharor t'ia ngulësh!
HEFESI
Medet, për vuajtjet e tua qaj, Promete!
PUSHTETI
U squlle! Qan për një armik
të Zeusit?
Shiko mos derdhësh lotët ti për veten!
..
HEFESI
Cdo gjë u krye bukur fort dhe lehtë.
.
PUSHTETI
(Prometeut)
Tani shit mend po deshe dhe shko vidh
thesarët e hyjnive për të vdekshmit!
Të shohim , do të të ndihmojnë njerëzit
për të shpëtuar nga vuajtjet? Ty më kot
parashikues - mentar hyjnit' të quajnë.
Parashiko tani shpëtimin tënd!
(Largohen, Hefesti, Pushteti dhe Dhuna)
Prometeu
(I mbërthyer në pranga)
Etër qiellore dhe erë krahëshpejtë,
o ju, burime lumenjsh të rrëmbyer,
hare plot drit' e dallgëve të detit.
Ti mëmë tokë dhe ti disk i diellit
që sheh cdo gjë - juve po ju thëras!
Pa shihni, shihni ju një perëndi
se ç'po pëson nga prëndit' e tjera!
Vështroni ç'poshtërim po më bëjnë!
Ja, unë do të vuaj kështu për shekuj,
me radhë, miliarda - miliarda shekuj.
Se zot' i ri(3) i hyjeve të lumë
më vu në pranga plot me turp. Medet!
Për vuajtjet sot po ulërij
dhe për mundimet që më vijnë nesër,
mjerimet, vall' a kanë një fund për mua?
Por, jo? C'po flas kështu, kur fare mirë
të ardhmen un' e di që më përpara?
Asnjë mjerim s'më vjen krejt papandehur
dhe duhet lehtë shortin ta duroj,
e di, nuk mposhtet forc' e fatit kurrë!
por as të flas e as të hesht nuk mundem
për shortin tim, i heq këto mundime
se vodha zjarrin, fshehur në kallam.
Dhe njerëzve ua dhash' si dhuratë
të çmuar q'u bë për ta mësues i arteve,
i çdo mjeshtërie e mjet për të jetuar.
Ja, për këtë mëkat nën qiell të hapur
në pranga me mbërthyen. Ah, un' i mjeri!
.
Vështromëni, pra, mua një zot,
në pranga të mbërthyer, fatkeq,
por veç krenar armik i Zeusit
dhe i të gjitha perëndive
që kërrusin qafën para tij!
Dhe vetëm sepse njerëzit desha
tej masës. Oh, i mjeri une!
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
(Episodi II)
Parodi
(Në orkestër apo sken, siç quhet sot, vjen një
karrocë me flatra- Kori i nimfave Oqeanide)
Oqeanidet dëgjojnë përmes tingujve të erës
së shpejtë kobin që ka pllakosur Prometeun dhe vijnë
ta ngushëllojnë:
E shikojmë, Promete!
Lot të hidhur sytë tanë
si me vello i mbështjellin,
por na dukesh madhështor!
KORI
Strofa I
Shih si qajmë, Promete,
qajmë shortin, tënd të zi,
si rrëkena derdhen lotët,
derdhen poshtë me vërtik,
lot' të kripur, lot' të hidhur.
Pa përfillur ligjin" e moçëm,
zeus' i egër sipas qejfit
po sundon në mbarë botën,
çdo titan - hyjni të vjetër
me rrufe po e qëllon.
veç njëherë kemi parë
duke qarë një hyjni
nga mundim' i lemerisur.
Ish Atlanti,(4) ai titan,
që mbi zverkun e fuqishëm
mban së toku tok' e qiell.
Antistrofa 3
Klith, buçet tallaz i detit
edhe tretet në zbrazëtirë,
plot me klithma dëshpërimi
qan çdo lum e çdo burim.
Hon' i ferrit përsëdyti
këto klithma që të mbysin.
EPISODI i DYTË
PROMETEU
Nuk hesht se jam krenar apo fodull,
por më coptohet zemra, kur e shoh
kaq të poshtëruar sot unë veten time.
Kush tjeter veç meje u siguroi
pushtet edhe fuqi hyjnive t'rinj?
Dhe hesht, veç hesht! Nevojë ju nuk keni
që t'ju tregoj. Cdo gjë e dini vetë?
Tani do t'ju rrëfej për mjerimet
e njerëzve e shkretë. Si çiliminj
dikur nga mendja e unë dhe i bëra
të mençur. Nuk po flas për t'i poshteruar
të mjerët njerëz, por që ta dinin
ç'dhuratë të vyer atyre u kam bërë.
Më parë njerëzit kishin sy dhe s'shihnin,
i kishin veshët dhe asgjë s'dëgjonin,
si hije ëndrrash krejt të mjegulluara,
të turbullta, të mjera zvarriteshin
nga njeri brez, në tjetrin. S'linin gjë
pa ngatërruar. Nuk dinin as shtëpi
qerpici të ndërtonin, se punimin
e drurit nuk e njihnin. Nëpër shpella
nën, dhè ku s'futej dielli kurre dergjeshin
si milingonat. Nuk i njihnin shenjat
që stinët i dallojnë në mes tyre:
as dimrin e acartë, as pranverën
plot lule, as edhe verën frutaplotë.
kështu diktonin djersën kot me kot,
gjersa i parë u tregova lindjen
dhe perëndimin e yjeve
që janë shkenc' e shkencave, i shpika
për ta. U dhashë shkronjat, të renditura
pas rradhës, duke u forcuar kujtesën,
që është mëma e të gjitha muzave(5 )
i pari unë vura kafshët e egra
nën zgjedhë, i mësova si ngarkesa
të mbajnë dhe si t'u shërbejnë njerëzve,
nga punët e rënda duke i shpëtuar.
Dhe kuajt i zbuta e nën frè i vura
për të tërhequr karrot që luks janë
për pasunarët. Jo. Askush veç meje
nuk i ka shpikur lundrat krahëlira
që çajnë detin me vërtik. Medet
sa shpikje të dobishme bëra unë
dhe njerëzit, ndërsa për vete s'gjej mjet
për të shpëtuar nga ky komb i madh!
KORI
Mjerim i madh të paska rën'
në kokë
dhe s'di të gjesh aspak shpëtim për vete.
si mjeku që kur vet' e zë sëmundja,
nuk di ç'ilaç i bën atij më mirë.
PROMETEU
Dëgjo më tej dhe fort do të
çuditesh
sa mjete dhe mjeshtri të tjera shpika.
më e madhja është kjo: kur nga sëmundjet
të shkretët njerëz vuanin, kur as barna,
as lëngje për të pirë, as përzierje
për t'u fërkuar nuk kishin që të hiqnin
sëmundjet dhe lëngonin dhe vdisnin.
Krejt pa mjekim atyre u tregova
mënyrat, lëngjet se si t'i përziejnë
dhe t'i përdorin kundër çdo lëngatë.
U kam shpjeguar si të parashikojnë
atë që vjen dhe cilat ëndrra dalin
e cilat s'dalin, fjalët që të yshtin;
kuptimin e shenjave që shikon
një udhëtar kur ecën rrugës dhe
si dallojnë fluturimin e mbarë
nga ai i papt i zogjve sqepmëdhenj
me kthetra. U shpjegova tër huqet
e zogjve, si ushqehen, armiqsohen
dhe duhen; si vallëzojnë tufa-tufa.
Se çngjyr' e formë kanë rropullitë
e kafshëve kur bëhen fli, që hyjeve
gëzim t'u sjellin ngjyrën edhe njollat
që shfaqen shpesh në shpretkë e mëlçi.
Me dorën time poqa zverk e kofshë
të lyera krejt në dhjame dhe u bëra
mësues i njerëzve n'artin e mistershëm.
Të gjith' ogurët, që tregojnë flaka,
e zjarri dhe që fare s'i kuptonim
më parë, ua shpjegova un' atyre.
Po arin, bakrin, hekurin, argjendin
dhe gjithë zejet e dobishme kush
veç meje mund të thotë se i nxorri
nga gjiri i nëntokës për dobi të njerëzve?
Askush nuk mund të thotë, po nuk desh
të m'urrej krejt pa turp? T'i bie më shkurt,
të gjitha artet dhe mjeshtëritë njerëzit
e vdekshëm i mësuan nga Prometeu
KORI
Sa shume njerëzit, i ke ndihmuar!
Tani nga gjëma veten e shpëto!
Kam shpres' se kur nga prangat të çlirohesh
me Zeusin vet' do matesh në fuqi.
PROMETEU
Oh, fati plotfuqishëm s'ka caktuar
nga Prangat e mallkuara të çlirohem
më parë se ky trup e shprit nga mija
mundime e tortura të robtohet.
Se mendja kurrë s'matet dot me fatin.(6)
KORI
Po fatin cila forcë e drejton?
PROMETEU
Tri Moirat (7) dhe Erinetet(8) që
s'harrojnë.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
(Episodi III)
Prometeu i tregon Korit të Oqeanideve se do të vijë
një ditë kur Zeusi do të përmbyset. Ato nuk
mund të përfytyrojnë një gjë të tillë:
S'ke frike që lëshon të tilla fjalë? Prometeu
që e ndjen se Kori trembet para tiranisë së Zeusit,
me ironi i thotë që le t'i lutet e le ta lajkatojë
Zeusin tani që ka pushtet, kurse sa për vete:
për
asgjë s'çaj kokën, aq me pak për Zeusin.
Në këto e sipër vjen Hermesi, që kërkon
t'i shkëpusë heroit të fshehtën për të
ardhmen e Zeusit. Ky është shërbëtori më
servil dhe më i pamëshirshëm i tiranit.
HERMESI
Me ty, o dhelpër, tallës e përbuzës,
me ty, o tradhtar i perëdive,
me ty, që pasurove njerëzit e vdekshëm,
me ty, hajdut i zjarrit të hyjnive,
me ty po flas! Im at' i madh kryezot
në qiell, të urdhëron çdo gjë që
llape
për dasmën, që do ta rrëzoj nga froni,
shpejt t'ia tregosh haptazi, pa fshehur gjë.
Fol qartë, Promete dhe pa enigma!
Mos më shtrëngo të bëj dy herë rrugën.
Nuk zbutet Zeusi me kokëfortësi!
PROMETEU
Sa fort i shkokërka një gju'
e lartë
prej mburraveci një lakejeje të bindur
të Perëndive! Eh, t'rinj në moshë,
të rinj' e në pushtet, mos ju pandehni
sa tërë jetën e jetës pa trazira
do të banoni në pallat qiellor?
S'i patë dy tiranët e tjerë
se si u rrokullisën posht' nga froni?
Do shoh si përmbyset dhe të tretin.
ai që sundon tani në qiell do bjerë
me shpejt dhe më me turp sesa të tjerët.
Mos vall' kujton se trembem dhe përulem
përpara hyjve të tu të rinj?
Shiko se po gabon. S'më njihke mirë!
Vër majat nga ke thembrat! Mbathja shpejt
nga erdhe! Kjo është përgjigja ime,
mos prit më shumë. Nuk të them asgjë.
Hermesi përdor të gjitha mënyrat
për t'ia arritur qëllimit të tij, duke përsëritur
kërcënimin dhe hipokrizinë. Edhe Kori i Oqeanideve,
të cilat vërtet e mëshirojnë heroin, o e quajnë
gabim veprën e tij, e këshillojnë të bindet:
PROMETEU
Cdo gjë që tha ky lajmëtar
e dija mirë, e parashihja,
por si armik të të trajtojë
armiku, s'është aspak për turp.
Hë, përvëloni me zjarr rrufesh,
me vetëtim, shkrep, qëllomë!
Me zhurmë, britma dhe potere
ti tok' e qiell tmerr tronditi,
me bubullimë, er' e shqotë,
tallaze të egër, uturime,
ti ajër, tok' e det e shtilli,
mbi yje shtjella marrt' përpjetë.
Dhe në skëterrë trupin hidhma,
m'u në Tartar, mu në humnerë.
Në ferr të zi si trup të vdekur
me dorën hekur, fat, vërtitem!
Por vetëm trupin tim të mjerë,
se kurrë, kurrë un' nuk vdes!
HERMESI
Nga dëshpërimi flet përçart,
urrejtj' e zezë e zemërimi.
Mbërthyer nga tmerr përmbi shkëmbinj
s'e mbyllka gojën i shkalluari.
I lirë ky sikur të ishte
ku mendj' e shthurrur kish arrirë?
Por ju, që keq ju vjen për të,
largohuni shpejt nga ky vend;
që mendja juaj mos të shakallojë,
kur të godas' rrufe e zeusit!
Me fjalët e Prometeut bëhet
gjithnjë e më e qartë qëndresa e tij titanike.
Hermesi mbasi është i bindur se nuk mund të bëjë
asgjë, i lajmëron nimfat oqeanide të largohen që
aty, që mendja e tyre të mos shkalloj,. "Kur të
godasë rrufe e Zeusit".
Kori i Oqeanideve e quan vepër të ulët të braktisë
mikun në fatkeqësi.
KORI
Me mua flit me tjetër gjuhë
dhe mos më jep të tilla mend,
ato nuk zenë vend tek une!
Më the një fjalë fyese shumë!
Jo, kurrë nuk mund t'më shtysh
të bëj një poshtërsi të tillë!
Sepse jam gati un' gjithmonë
çdo short të zi me të ta vuaj.
Po , jam mësuar gjithë jetën
që pabesinë ta kem pështirë.
S'njoh unë ves më të shëmtuar,
më të poshtër, se tradhëtinë!
HERMESI
Por mos harroni çfar' ju thashë,
as mos mallkoni fatin tuaj,
kur dallgë dhembjesh t'u godasë,
mos u rropatni, as mos më thoni
se gjoja zeusi krejt pa pritur
ju pat qëlluar me flak' e zjarr.
Ju në humner' u hodhët vetë.
Vet' u gremisët në skëterrë.
Në befasi askush s'ju zuri,
pasi askush s'ju ngriti juve.
Me dashjen tuaj rrjetën endet,
në rrjet të fatit zunë veten.
Hermesi më në fund largohet.
Prometeu po e ndien se paralajmërimi i Hermesit po bëhet
realitet.
PROMETEU
S'qënkan fjalë boshe, se me
të vërtetë
toka më rrëmet po trandet(9) e dridhet.
Oshëtijnë bubullimat me gjëmime,
gjarpërojnë rrufetë me vetëtima,
gjuhë flakë zigzag bëjnë nëpër qiell,
flakërimat verbojnë do gjë përqark!
Era pluhurin rrugës ngre në ajër,
shqota ulërin, vërshëllen me lemeri!
Shotë me shqotë po përpalsen, po përleshen
tok' e qiell e çdo gjë u përie në botë!(10)
ja, ç'furtunë dërgoi zeusi i tërbuar
për të më ndëshkuar, për të më
përkulur!
Shih, o mëmë tokë.
E nderura nënë,
shih eter i shenjtë
që më ndrite botën
skaj me skaj pështjell,
shihni si po vuaj
krejt pa pasur faj!
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
(shpjegues)
1. Hera, gruaja e Zeusit, nga xhelozia e kishte shndërruar
Ion në mëshqerrë.
2. Skithia - vend në veri të Detit të Zi. Prometeun
e mbërthejnë në një mal të Skithisë.
3. Zot' i ri - Zeusi, biri i Kronit dhe i Reas. Kur u rrit, Zeusi
u ngrit kundër të atit, Kronit, dhe i mori pushtetin.
Kështu Zeusi sundoi mbi të gjithë perënditë
dhe njerëzit.
4. Atlanti ose Atlasi. Sipas legjendës, për pjesërmarrjen
në luftën e titanëve kundër Zeusit, ky i fundit
e dënoi Atlantin që të mbante qiellin mbi shpatullat
e tij. Këndej vjen edhe fjala atlas në gjeografi, që
është një lloj libri i vetëm me harta gjeografike.
5. Muzat ishin vajzat e Zeusit e të Mnemozienës. Ato ishin
nëntë dhe mbronin degë të ndryshme të artit
dhe të diturisë. Klioja historinë, Efterpi mbronte
poezinë lirike dhe muzikën. Melpomeni - tragjedinë,
Talia - komedinë, Tepsiora - valën, Eratoja - poezinë
erotike, Polihimnia - himnin, Urania - astronominë dhe Kaliopi
- poezinë epike.
6. Në botëkuptimin e grekëve të lashtë,
fati ishte fuqia që qëndronte mbi gjithçka, mbi
vetë hyjnitë.
7. Moirat - tri hyjnesha që kishin në dorë fatin
e njerëzve dhe të vetë perëndive. Në dritën
e një llambe ato endnin në heshtje fillin e fatit të
njeriut. Ato krahasohen në mitologjinë shqiptare me Fatitë,
tri vashat e fatit, që endnin pëlhurën e jetës
për secilin. Sipas tregimeve popullore shqiptare, Fatitë
vinin te djepi i foshnjes natën e tretë të lindjes
dhe përcaktonin fatin e tij.
8. Erinitë - hyjnesha të hakmarrjes.
9. Trandet - tronditet.
10. Vini re përshkrimin e bukur e dramatik që Eskili vë
në gojën e Prometeut. C'funksion kanë këto dukuri
të natyrës, që është ngritur peshë,
ç'ka dashur të tregojë me këtë përshkrim?
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |
|