 |
|
|
|
|
 |
| |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Hyrje
Subjekti i dy poemave homerike "Iliada" dhe "Odisea"
është nxjerrë nga cikli i legjendave heroike
mbi luftën e Trojës, ndërmjet grekëve
dhe trojanëve. Sipas gojëdhënës, princi
Trojan Paridi rrëmben gruan e mbretit të Spartës,
Menelau, Helenën e bukur (1). Për tu hakmarrë
dhe për të larë këtë dhunë që
iu bë njërit prej mbretërve të saj, u
ngrit në këmbë tërë Greqia. Menelau
dhe vëllai i tij Agamemnoni, mbret i Mikenës, mblodhen
një ushtri të madhe nën komandën e përgjithshme
të Agamemenonit. Për dhjetë vjet rresht qëndroi
e nuk u dha Troja e rrethuar nga armiqtë. Vetëm
me anën e dredhisë, të fshehur në kalin
e drunjtë, luftëtarët grekë mundën
më në fund të futeshin në qytet. Troja
u dogj e u rrënua nga themelet, kurse Helena iu kthye
të shoqit.
Këto ngjarje nuk përmenden në "Iliadë"
jepen skena të veçanta vetëm Brenda 51 ditëve
të fundit të luftës së gjatë dhjetëvjeçare
rreth mureve të Trojës. Në qendër të
poemës është zemërimi i Akilit, që
është tërhequr nga lufta dhe qëndron i
veçuar në shtatoren e tij, sepse Agamemnoni i
ka rrëmbyer atij skllaven e bukur Brisedë që
heroi e donte aq shumë. Kjo poemë e gjatë prej
15696 vargjesh, që në dy vargjet e para na fut menjëherë
në temë:
Këndo, hyjneshë, mërinë e Akil Pelidit
Që shumë hidhrime e hobe akejve u solli
Momenti i zemërimit është
fillimi që end pëlhurën e gjerë të
luftimeve të ashpra ndërmjet akejve dhe trojanëve
dhe që përcakton fatin e tyre. Zeusi i thotë
Tetidës, se trojanët do të fillojnë sa
kohë që Akili, biri i saj do të qëndrojë
i tërhequr nga fusha e luftës. Trojanet, të
udhëhequr nga kryetrimi i tyre Hektori, zmbrapsin njëri
pas tjetrit sulmet e akejve, të cilët gati sa si
hedhin në det dhe su vënë zjarrin anijeve të
tyre. Por sukseset e trojanëve në luftë nuk
janë kaq të lehta. Në këngët e tjera
të "Iliadës" tregohen heroizmat e prijësave
akej si Diomedi, Ajaks Telamoni, Menelau, Odiseu etj. Gjithësesi
kjo nuk e ndryshon rrjedhën e luftimeve.
Akili, i shqetësuar nga epërsia e trojanëve
në fushën e luftës, pranon që miku i tij
Patrokili të njgeshë armët e tij dhe të
dalë t'u presë hovin trojanëve. Por s'shkon
shumë dhe vritet nga Hektori. Akili pikëllohet nga
humbja e mikut të tij më të dashur dhe si një
re e zezë lëshohet dhe bën kërdinë
në njësitë trojane. Ata që i shpëtojnë
dorës së tij gjakatare, mbyllen Brenda mureve të
kalasë. Vetëm Hektori mbetet tani përballë
Akilit.
Njerëz e perëndi janë ngritur peshë e
shikojnë teatrin e dylutimit që përfundon më
në fund me vrasjen e Hektorit. Por ende Akili s'e ka
shuar etjen e hakmarrjes, prandaj trupin e Hektorit të
vrarë e lidh pas qerres së tij dhe e heq zvarrë
egërsisht nëpër pluhur e baltë. Duke u
shkaktuar kështu një pikëllim të thellë
prindërve dhe luftëtarëve trojane.
Pas tërë këtyre ngjarjeve plot mizori e gjak,
një notë thellësisht njerëzore do të
përshkorjë tani këngën e XXIV, që
i jep fund "Iliadës". Mbreti plak i Trojës,
Pirami, vjen në shtatoren e Akilit dhe i lutet ti kthejë
trupin e të birit. Akili preket nga lutjet e thekshme
të plakut fatkeq, që qëndron i gjunjëzuar
në këmbët e tij. E merr përdore, e ngre,
dhe të dy së bashku qajnë për fatkeqësinë
që iu bien njerëzve mbi krye nga zotat e pamëshirshëm.
Luftën e përgjakshme që bënë grekët
për të plackitur Trojën aty nga fundi i shek.
XII, fantasia e poetit e ka shndërruar në një
luftë për tu hakmarrë e për të vënë
në vend nderin e tyre të cënuar nga Paridi
që rrëmbeu Helenën. U krijua kështu një
dramë epike, e thurrur në vargje, që është
dramë e fuqishme njerëzore, plot pasione; dashuri
dhe urrejtje, gëzime e hidhërime, humbje e fitore.
Te Homeri cdo gjë kthehet në poezi, edhe kur ai
u këndon luftimeve të përgjakshme, edhe kur
i këndon ndarjes së dhimbshme të Hektorit nga
e shoqja dhe i biri, kur vajton heronjtë e rënë
në luftë ose kur përshkruan agimin me gishta
trëndafili, natyrën e bukur ku poeti sheh madhështinë
e mistershme të gjithësisë. Nuk është
më Zeusi zot i saj, por poeti, vështrimit të
të cilit nuk i shpëton asgjë, as hyjnitë
në qiell, as njerëzit në tokë.
Homeri është poeti më i madh dhe i pari që
thurri një tragjedi, - ka thënë filozofi i
lashtë grek Platoni.
Poemat homerike janë ndërtuar me mjeshtëri
të rrallë nga pikëpamja e thurrjes së
ngjarjeve. Kompozicioni në "Iliadë" është
i thjeshtë. Filli i tregimit ecën përpara dhe
drejt. Ku më i shpejtë dhe ku më i ngadalësuar
nga episode të dorës së dytë, që
lidhen me episodin kryesor, me mërinë e Akilit.
Kjo veçori e shtjellimit të ngjarjeve, që
në stilistikë quhet vonesë, është
karakteristikë e mënyrës epike të të
treguarit.
"Iliada" është më e thjeshtë,
ka me pak vonsa ose digresione se sa "Odisea". Kompozicioni
i secilës poemë kushtëzohet nga përmbajtja
e saj. "Odisea" ka një thurrje më interesante
e më të koklavitur. Këtu veprimi fillon nga
mesi, kurse për ngjarjet e mëparëshme njihemi
nga tregimi i vetë Odiseut te mbreti Alkino i Feakëve.
Por talenti i madh i poetit duket, sidomos në krijimin
e karaktereve, të cilët janë sa të shumtë,
aq edhe të ndyrshëm nga njëri-tjetri.
Karakteret e personazheve që dalin më në pah
në "Iliadë", janë të fuqishëm
e si të derdhur në Bronx. Mbi të gjithë
heronjtë, ngrihet si një piramidë e lartë
dhe shquhet nga të tjerët për guxim dhe heroizëm,
Akili. Edhe pse vdekja i qëndron vazhdimisht mbi krye
ai nuk tutet, por lëshohet me vërtik si një
shqiponjë dhe e mbyt në gjak fushën e përleshjes.
Akili është ideali i epokës homerike.
Ky hero. Kaq i rreptë dhe gjakatar në luftë
ka një zemër të ndjeshme e bujare. Ai qan si
fëmjë kur shikon në këmbët e tij
plakun Priam që i lutet ti kthejë trupin e të
birit.
Midis luftëtarëve trojanë, Hektori është
heroi që i përgjigjet më tepër Akilit
për nga guximi e trimëria. Ai u prin trojanëve
dhe hidhet aty ku rreziku është më i madh,
i frymëzuar nga dashuria e pakufishme për atdheun.
Si figur¨r letrare, Hektori është më i
plotë se Akili, është personazhi me simpatik
e më i dashur i "Iliadës". Në ndryshim
nga Akili, Hektori është treguar në rrethana
të ndryshme, në të cilat ai zbulon virtytet
e tij të larta. Ai është jo vetëm trimi
më i çartur ndërmjet të gjithë
luftëtarëve trojanë, por edhe i matur, i përmbajtur
e tepër njerëzor; baba i dhembshur dhe bashkëshort
besnik e i dashur, mik i çiltër për shokët
e fort i ndjeshëm ndaj halleve dhe fatkeqësive të
të tjerëve, Në vajtimet e saj mbi trupin e
heroit të vrarë nga dora mizore e Akilit, Helena
shpreh ndjenjat më të bukura për të, dhe
disa nga tiparet e tij si urtësinë e maturinë.
Përkundrazi kur ndonjëri nga kunetërit, ose
kunatat <<
o e nderuara vjehërr/ mua më
përbuztë ndër këto saraje/
ti urtë
e butë njerzishëm i qortoje
>>
Mbreti i Argosit dhe i Mikenës, Agamemnoni është
tipi i sundimtarit kryeneç dhe despot, por edhe trim,
si Menelau, Diomendi, Ajaksi e shumë luftëtarë
të tjerë akej
Paridi shkaktari i luftës së Trojës, është
një djalosh i bukur mendjelehtë, "mashtrues
grash", siç e quan i vëllai, Hektori. Ai
është qitës i shquar me shigjetë, herë
i guximshëm e herë frikacak.
Një vend të veçantë zënë në
poemë figurat e grave, e sidomos Helena. Në vizatimin
e saj, Homeri është treguar artist i madh dhe njohës
i thellë i shpirtit njerëzor.
Helena është në poemë simbol i bukurisë
së përsosur hyjnore. Dikur e rrëmbyer nga pasioni
i dashurisë, tani e ndien veten fajtore ndaj dhe përjeton
një dramë të rëndë në ndërgjegjjen
e saj. Në një bisedë me të vjehrrin, plakun
Priam, ajo i shpreh me dhembje pendimin që e bren.
Përveç kësaj , ajo e ndien se Paridi, për
të cilin sakrifikoi cdo gjë dhe i përgjigjej
idealit të saj, tregohet frikacak përballë
Menelaut dhe Helena nis ta neveritë, por e plotfuqishmja
Afërditë, hyjneshë e dashurisë, e hedh
përsëri në krahët e tij.
Homeri nuk na e përshkruan drejtëpërsërdrejti
bukurinë e Helenës, por na e jep vetëm efektin
që shkakton ajo në shpirtin e atij që e sheh.
Pleqtë trojanë, që rrinë dhe kundrojnë
nga bedenat e kalasë së Trojës, kur panë
Helenën që po vinte s'larku/ sa shpejt nën
zë mes tyre zun' të thoshin:/ Nuk duhen sharë,
për besë trojanë e akej,/ që për
këtë grua hoqën aq mundime/ vite me radhë;
me të vërtetë përqaset/ për bukuri
me zonjat perëndesha.
Ndryshe nga Helena, Andromaka, gruaja e Hektorit, është
mishërim i besnikërisë bashkëshortore.
Nga faqet më të bukura e më prekëse të
"Iliadës", ku tregohen virtytet e saj të
larta morale si grua, nënë, bijë, janë
skenat e ndarjes nga i shoqi, Hektori, dhe vajtimi plot dhembje
e gjëmë mbi trupin e tij të vrarë.
Në galerinë e figurave të personazheve ka edhe
shumë të tjerë që kanë rolin e tyre
e të gjithë së bashku plotësojnë
tablonë e gjerë të dramës së madhe
që luhet rreth mureve të Trojës.
Një vend më vete zënë figurat e hyjnive,
të cilat janë ndarë edhe ata në dy kampe.
Ata lëvizin nga qielli në tokë dhe kryejnë
veprime çudibërëse. Por forcë lëvizëse
e ngjarjeve janë luftëtarët, të cilët
me heroizimin e sakrificat e tyre përcaktojnë fatin
e luftës. Mbi të gjithë hyjnitë e Olimpit
qëndron Zeusi i plotfuqishëm. Ashtu si njerëzit
edhe ata kanë sërën e tyre, disa qëndrojnë
më lart, disa me ulët, Zeusin e nderojnë edhe
e kanë frikë edhe njerëz edhe hyjni. Poeti,
fuqinë e Zeusit e ka dhënë me vargje shumë
të bukura.
Ai
vërenjti të zezat vetulla, e në kokë
të pavdekshme leshrat hyjnore si dallgë iu lëkundën,
të madhit mbret; sa u drodh i tërë Olimipi.
Homeri në poezinë e tij ka mundur të gërshetojë
botën fantastike të hyjnive me botën reale
njerzore, të mbinatyrëshmen me të natyrshmen.
Cdo gjë në poemat homerike tingëllon e besueshme.
Dhe kjo i bën ato vepra të një bukurie të
rrallë dhe të një arti të fuqishëm
realist.
Të njohura, sidomos në "Iliadë",
janë similituadat dhe krahahsimet, të cilat për
nga bukuria dhe forca e tyre, është bërë
zakon të quhen "krahasime homerike". Stili
epik i "Iliadës" përmes të cilit
heronjtë, madje dhe sendet duhet të bëhen sa
më të afërta e në të njëjtën
kohë sa më monumentale, kërkon përdorimin
e epiteteve të shumtë. Kështu Akili cilësohet
hyjnori, këmbëshpejti, Atena sykaltra, Odise mendtaku,
Menela zemëradhi, Hektor lavdimadhi, i ndritëshmi,
Paridi mashtrues grash, Helenë krahëbardha. Herë
mendjezeza, Prijam gojëmbli, Ares gjakatari; Eos (Agimi)
gishtatrëndafili etj.
Për Zeusin, që ka në duart e tij pushtetin
mbi njerezit e perëndisë ka shumë epitete si
shungullues, rrufehedhës, stuhishpërthyes; mizor,
etj.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Subjekti i dy poemave homerike "Iliada"
dhe "Odisea" është nxjerrë nga cikli i
legjendave heroike mbi luftën e Trojës, ndërmjet
grekëve dhe trojanëve. Sipas gojëdhënës,
princi Trojan Paridi rrëmben gruan e mbretit të Spartës,
Menelau, Helenën e bukur (1). Për tu hakmarrë dhe
për të larë këtë dhunë që iu
bë njërit prej mbretërve të saj, u ngrit në
këmbë tërë Greqia. Menelau dhe vëllai i
tij Agamemnoni, mbret i Mikenës, mblodhen një ushtri të
madhe nën komandën e përgjithshme të Agamemenonit.
Për dhjetë vjet rresht qëndroi e nuk u dha Troja
e rrethuar nga armiqtë. Vetëm me anën e dredhisë,
të fshehur në kalin e drunjtë, luftëtarët
grekë mundën më në fund të futeshin në
qytet. Troja u dogj e u rrënua nga themelet, kurse Helena iu
kthye të shoqit.
Këto ngjarje nuk përmenden në "Iliadë"
jepen skena të veçanta vetëm Brenda 51 ditëve
të fundit të luftës së gjatë dhjetëvjeçare
rreth mureve të Trojës. Në qendër të poemës
është zemërimi i Akilit, që është
tërhequr nga lufta dhe qëndron i veçuar në
shtatoren e tij, sepse Agamemnoni i ka rrëmbyer atij skllaven
e bukur Brisedë që heroi e donte aq shumë. Kjo poemë
e gjatë prej 15696 vargjesh, që në dy vargjet e para
na fut menjëherë në temë:
Këndo, hyjneshë, mërinë
e Akil Pelidit
Që shumë hidhrime e hobe akejve u solli
Momenti i zemërimit është
fillimi që end pëlhurën e gjerë të luftimeve
të ashpra ndërmjet akejve dhe trojanëve dhe që
përcakton fatin e tyre. Zeusi i thotë Tetidës, se
trojanët do të fillojnë sa kohë që Akili,
biri i saj do të qëndrojë i tërhequr nga fusha
e luftës. Trojanet, të udhëhequr nga kryetrimi i
tyre Hektori, zmbrapsin njëri pas tjetrit sulmet e akejve,
të cilët gati sa si hedhin në det dhe su vënë
zjarrin anijeve të tyre. Por sukseset e trojanëve në
luftë nuk janë kaq të lehta. Në këngët
e tjera të "Iliadës" tregohen heroizmat e prijësave
akej si Diomedi, Ajaks Telamoni, Menelau, Odiseu etj. Gjithësesi
kjo nuk e ndryshon rrjedhën e luftimeve.
Akili, i shqetësuar nga epërsia e trojanëve në
fushën e luftës, pranon që miku i tij Patrokili të
njgeshë armët e tij dhe të dalë t'u presë
hovin trojanëve. Por s'shkon shumë dhe vritet nga Hektori.
Akili pikëllohet nga humbja e mikut të tij më të
dashur dhe si një re e zezë lëshohet dhe bën
kërdinë në njësitë trojane. Ata që
i shpëtojnë dorës së tij gjakatare, mbyllen
Brenda mureve të kalasë. Vetëm Hektori mbetet tani
përballë Akilit.
Njerëz e perëndi janë ngritur peshë e shikojnë
teatrin e dylutimit që përfundon më në fund
me vrasjen e Hektorit. Por ende Akili s'e ka shuar etjen e hakmarrjes,
prandaj trupin e Hektorit të vrarë e lidh pas qerres së
tij dhe e heq zvarrë egërsisht nëpër pluhur
e baltë. Duke u shkaktuar kështu një pikëllim
të thellë prindërve dhe luftëtarëve trojane.
Pas tërë këtyre ngjarjeve plot mizori e gjak, një
notë thellësisht njerëzore do të përshkorjë
tani këngën e XXIV, që i jep fund "Iliadës".
Mbreti plak i Trojës, Pirami, vjen në shtatoren e Akilit
dhe i lutet ti kthejë trupin e të birit. Akili preket
nga lutjet e thekshme të plakut fatkeq, që qëndron
i gjunjëzuar në këmbët e tij. E merr përdore,
e ngre, dhe të dy së bashku qajnë për fatkeqësinë
që iu bien njerëzve mbi krye nga zotat e pamëshirshëm.
Luftën e përgjakshme që bënë grekët
për të plackitur Trojën aty nga fundi i shek. XII,
fantasia e poetit e ka shndërruar në një luftë
për tu hakmarrë e për të vënë në
vend nderin e tyre të cënuar nga Paridi që rrëmbeu
Helenën. U krijua kështu një dramë epike, e
thurrur në vargje, që është dramë e fuqishme
njerëzore, plot pasione; dashuri dhe urrejtje, gëzime
e hidhërime, humbje e fitore.
Te Homeri cdo gjë kthehet në poezi, edhe kur ai u këndon
luftimeve të përgjakshme, edhe kur i këndon ndarjes
së dhimbshme të Hektorit nga e shoqja dhe i biri, kur
vajton heronjtë e rënë në luftë ose kur
përshkruan agimin me gishta trëndafili, natyrën e
bukur ku poeti sheh madhështinë e mistershme të gjithësisë.
Nuk është më Zeusi zot i saj, por poeti, vështrimit
të të cilit nuk i shpëton asgjë, as hyjnitë
në qiell, as njerëzit në tokë.
Homeri është poeti më i madh dhe i pari që thurri
një tragjedi, - ka thënë filozofi i lashtë grek
Platoni.
Poemat homerike janë ndërtuar me mjeshtëri të
rrallë nga pikëpamja e thurrjes së ngjarjeve. Kompozicioni
në "Iliadë" është i thjeshtë.
Filli i tregimit ecën përpara dhe drejt. Ku më i
shpejtë dhe ku më i ngadalësuar nga episode të
dorës së dytë, që lidhen me episodin kryesor,
me mërinë e Akilit. Kjo veçori e shtjellimit të
ngjarjeve, që në stilistikë quhet vonesë, është
karakteristikë e mënyrës epike të të treguarit.
"Iliada" është më e thjeshtë, ka me
pak vonsa ose digresione se sa "Odisea". Kompozicioni
i secilës poemë kushtëzohet nga përmbajtja e
saj. "Odisea" ka një thurrje më interesante
e më të koklavitur. Këtu veprimi fillon nga mesi,
kurse për ngjarjet e mëparëshme njihemi nga tregimi
i vetë Odiseut te mbreti Alkino i Feakëve.
Por talenti i madh i poetit duket, sidomos në krijimin e karaktereve,
të cilët janë sa të shumtë, aq edhe të
ndyrshëm nga njëri-tjetri.
Karakteret e personazheve që dalin më në pah në
"Iliadë", janë të fuqishëm e si të
derdhur në Bronx. Mbi të gjithë heronjtë, ngrihet
si një piramidë e lartë dhe shquhet nga të tjerët
për guxim dhe heroizëm, Akili. Edhe pse vdekja i qëndron
vazhdimisht mbi krye ai nuk tutet, por lëshohet me vërtik
si një shqiponjë dhe e mbyt në gjak fushën e
përleshjes. Akili është ideali i epokës homerike.
Ky hero. Kaq i rreptë dhe gjakatar në luftë ka një
zemër të ndjeshme e bujare. Ai qan si fëmjë
kur shikon në këmbët e tij plakun Priam që i
lutet ti kthejë trupin e të birit.
Midis luftëtarëve trojanë, Hektori është
heroi që i përgjigjet më tepër Akilit për
nga guximi e trimëria. Ai u prin trojanëve dhe hidhet
aty ku rreziku është më i madh, i frymëzuar
nga dashuria e pakufishme për atdheun. Si figur¨r letrare,
Hektori është më i plotë se Akili, është
personazhi me simpatik e më i dashur i "Iliadës".
Në ndryshim nga Akili, Hektori është treguar në
rrethana të ndryshme, në të cilat ai zbulon virtytet
e tij të larta. Ai është jo vetëm trimi më
i çartur ndërmjet të gjithë luftëtarëve
trojanë, por edhe i matur, i përmbajtur e tepër njerëzor;
baba i dhembshur dhe bashkëshort besnik e i dashur, mik i çiltër
për shokët e fort i ndjeshëm ndaj halleve dhe fatkeqësive
të të tjerëve, Në vajtimet e saj mbi trupin
e heroit të vrarë nga dora mizore e Akilit, Helena shpreh
ndjenjat më të bukura për të, dhe disa nga tiparet
e tij si urtësinë e maturinë. Përkundrazi kur
ndonjëri nga kunetërit, ose kunatat <<
o
e nderuara vjehërr/ mua më përbuztë ndër
këto saraje/
ti urtë e butë njerzishëm
i qortoje
>>
Mbreti i Argosit dhe i Mikenës, Agamemnoni është
tipi i sundimtarit kryeneç dhe despot, por edhe trim, si
Menelau, Diomendi, Ajaksi e shumë luftëtarë të
tjerë akej
Paridi shkaktari i luftës së Trojës, është
një djalosh i bukur mendjelehtë, "mashtrues grash",
siç e quan i vëllai, Hektori. Ai është qitës
i shquar me shigjetë, herë i guximshëm e herë
frikacak.
Një vend të veçantë zënë në
poemë figurat e grave, e sidomos Helena. Në vizatimin
e saj, Homeri është treguar artist i madh dhe njohës
i thellë i shpirtit njerëzor.
Helena është në poemë simbol i bukurisë
së përsosur hyjnore. Dikur e rrëmbyer nga pasioni
i dashurisë, tani e ndien veten fajtore ndaj dhe përjeton
një dramë të rëndë në ndërgjegjjen
e saj. Në një bisedë me të vjehrrin, plakun
Priam, ajo i shpreh me dhembje pendimin që e bren.
Përveç kësaj , ajo e ndien se Paridi, për
të cilin sakrifikoi cdo gjë dhe i përgjigjej idealit
të saj, tregohet frikacak përballë Menelaut dhe Helena
nis ta neveritë, por e plotfuqishmja Afërditë, hyjneshë
e dashurisë, e hedh përsëri në krahët e
tij.
Homeri nuk na e përshkruan drejtëpërsërdrejti
bukurinë e Helenës, por na e jep vetëm efektin që
shkakton ajo në shpirtin e atij që e sheh. Pleqtë
trojanë, që rrinë dhe kundrojnë nga bedenat
e kalasë së Trojës, kur panë Helenën që
po vinte s'larku/ sa shpejt nën zë mes tyre zun' të
thoshin:/ Nuk duhen sharë, për besë trojanë
e akej,/ që për këtë grua hoqën aq mundime/
vite me radhë; me të vërtetë përqaset/
për bukuri me zonjat perëndesha.
Ndryshe nga Helena, Andromaka, gruaja e Hektorit, është
mishërim i besnikërisë bashkëshortore. Nga faqet
më të bukura e më prekëse të "Iliadës",
ku tregohen virtytet e saj të larta morale si grua, nënë,
bijë, janë skenat e ndarjes nga i shoqi, Hektori, dhe
vajtimi plot dhembje e gjëmë mbi trupin e tij të
vrarë.
Në galerinë e figurave të personazheve ka edhe shumë
të tjerë që kanë rolin e tyre e të gjithë
së bashku plotësojnë tablonë e gjerë të
dramës së madhe që luhet rreth mureve të Trojës.
Një vend më vete zënë figurat e hyjnive, të
cilat janë ndarë edhe ata në dy kampe. Ata lëvizin
nga qielli në tokë dhe kryejnë veprime çudibërëse.
Por forcë lëvizëse e ngjarjeve janë luftëtarët,
të cilët me heroizimin e sakrificat e tyre përcaktojnë
fatin e luftës. Mbi të gjithë hyjnitë e Olimpit
qëndron Zeusi i plotfuqishëm. Ashtu si njerëzit edhe
ata kanë sërën e tyre, disa qëndrojnë më
lart, disa me ulët, Zeusin e nderojnë edhe e kanë
frikë edhe njerëz edhe hyjni. Poeti, fuqinë e Zeusit
e ka dhënë me vargje shumë të bukura.
Ai
vërenjti të zezat vetulla, e në kokë
të pavdekshme leshrat hyjnore si dallgë iu lëkundën,
të madhit mbret; sa u drodh i tërë Olimipi.
Homeri në poezinë e tij ka mundur të gërshetojë
botën fantastike të hyjnive me botën reale njerzore,
të mbinatyrëshmen me të natyrshmen. Cdo gjë
në poemat homerike tingëllon e besueshme. Dhe kjo i bën
ato vepra të një bukurie të rrallë dhe të
një arti të fuqishëm realist.
Të njohura, sidomos në "Iliadë", janë
similituadat dhe krahahsimet, të cilat për nga bukuria
dhe forca e tyre, është bërë zakon të quhen
"krahasime homerike". Stili epik i "Iliadës"
përmes të cilit heronjtë, madje dhe sendet duhet
të bëhen sa më të afërta e në të
njëjtën kohë sa më monumentale, kërkon
përdorimin e epiteteve të shumtë. Kështu Akili
cilësohet hyjnori, këmbëshpejti, Atena sykaltra,
Odise mendtaku, Menela zemëradhi, Hektor lavdimadhi, i ndritëshmi,
Paridi mashtrues grash, Helenë krahëbardha. Herë
mendjezeza, Prijam gojëmbli, Ares gjakatari; Eos (Agimi) gishtatrëndafili
etj.
Për Zeusin, që ka në duart e tij pushtetin mbi njerezit
e perëndisë ka shumë epitete si shungullues, rrufehedhës,
stuhishpërthyes; mizor, etj.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Iliada (kënga
I)
Kënga I
Këtu poeti i drejtohet muzës
së poezisë, të këndojë mërinë
e Akilit, të cilin e ka fyer Agamemnoni, duke i marrë
me përdhunë skllaven Briseide.
Këndo, hyjneshë, mërin
e Akil Pelidit
që shumë hidhërime e kobe akejve u solli
Në vargjet mëposhtëm shohim
grindjen midis dy prijësave;
Ia priti atij kryeprijsi Agamemnoni:
"më kot po rrekesh, o Akil hyjnori,
ndonëse dinak, të më mashtrosh me profka,
nuk ma hedh dot, dhe as që do me bindesh .
Sa mirë t'ka ënda të mbash plaçkën tënde,
por nuk ke gajle se mbes unë pa timen,
dhe me urdhëruake të heq dorë prej sajë.
Mirë pra, por danajt (2) zemërgjerë do m'japin
një tjetër vashë, pas qejfit do t'ma zgjedhin,
e asaj që kam të mos i lejë gjë mangut.
E po s'ma dhanë, do t'ia rrëmbej me dhunë
vashën Ajaksit ose Laertiadit,
ja madje tënden. Të pëlcasë nga inati
cilidoqoftë, kur në shtator t'i futem.
Mjaft kaq, për këtë tjetër herë do flasim.
Nga fjalët që akili i thotë
më poshtë Agamemnonit, kuptohet qartë se lufta bëhet
për plaçkë e grabitje:
Zymtë e shikoi Akil këmbëshpejti
e i foli:
"o dhelpërak, me paturpësi i mbuluar,
po kush nga akejt është gati që t'u bindet
urdhërave të tu, e luan për ty nga vendi,
o rrëmben armët të luftojnë me burra?
Këtu s'kam ardhur të luftoj pse urreva
trimat trojanë, pse faj ata s'më kishin,
as kuaj, asgjë ata kurrë s'na grabitën,
e askurrë nga Ftia (3), me banorë e dendur
e tokë pjellore, drithë nuk na plaçkitën,
se ne me ta kemi ndërmjet shumë male
veshur me pyje e detin shungullues.
Por t'erdhëm pas, o faqezi pa cipë
për t'mirën tënde, që në vend të çonim
nderin e Atridit Menela ndër teukër,
gjithnjë për ty, o turiqen, por t'gjitha
këto ti i shkel dhe i përbuz me urrejtje,
dhe më kanosesh të më heqësh dore
frytin e djersës derdhur ndër beteja,
t'vetmin shërbim që më dhuruan akejt.
Sa herë që akej dërrmojnë qytete teukër
(4),
unë kurrë nuk marr baras me ty fitime,
sido që barra e kësaj lufte t'egër
krahëve të mi më fort se askujt u bie.
E kur mes nesh ne bëjmë ndarjen e plaçkave,
ty të përket më e madhja e mua më e vogla,
po prapseprapë unë kthehem i kënaqur
tek anijet, i lodhur prej luftimit
Kënga II
Agamemnoni, para se të fillojë
luftën kundër trojanëve, kërkon të njohë
gjendjen shpirtërore të luftëtarëve:
Nëntë vjet të Zeusit (5)
tani shkuan e vanë,
n'anije tona s'mbet dërrasë pa u kalbur,
litar pa u grirë, e ndërkaq nuset tona,
fëmijët e mitur, rrinë duke na pritur
në vatrat tona, e kurrë në krye s'po i dalim
synimit tonë që gjer këtu na solli.
Ngrehuni t'gjithë e fjalës sime bindjuni,
t'ikim me anije n'atdheun tonë të dashur,
trojën vigane kurrë nuk do ta mposhtim".
Si foli ashtu, të gjithë u prekën n'zemër,
parzmat u rrëqethën, kur dëgjuan vendimin:
u lëkund mbledhja si të largtat dallgë
në det t'ikarjes, kur Veriu e Juga
me retë e Zeusit çohen peshë furishëm.
si atëherë kur rrëmbimthi suferina
fryn mbi arnajat mbjellur me të lashta,
kallinjtë e artë me kokë përposh rrëzohen,
ashtu në mbledhje u lëkund moria,
me ulërima u turrën drejt anijeve,
e nën këmbë pluhuri u ngrit mbi log si reja.
N'anije u kapnë duke nxituar shokët e fill u vunë
në det për t'i lëshuar
pastruan shtrezet, e përposh anijeve
hoqën mbështetëset; gjer në qiell ushtonte
vigma e atyre që n'atdhe po ktheheshin.
Në këto e sipër ndërhyn
hyjnesha Hera, armike e betuar e janëve.
Dhe ajo ditë - kundër vendimit
t'afatit-
do t'kishte ardhur për danjatë të ktheheshin,
sikur Athinës mos t'i fliste Hera;
"bijtë e pamposhtëm e Zeusit të stuhishëm,
qysh drejt shtëpive e trojeve të tyre,
ikin akejt për shpinë të detit t'gjerë?
Si po ia lemë Priamit e trojëve
lavdinë e Helenës, për hir të së cilës
larg mëmëdheut mijëra të rinj argejas
në fushë të Trojës jetën dhanë? Cfarë
pret,
zbrit fill te danajt me parzmake çeliku,
me fjalë lutuese zbute gjithsecilin,
dhe asnjë barkë me kiç e bash sqepkrrufe
mos e lejo të rrahë shtigjet e detit"
foli, e sykaltra fjalën dysh s'ia bëri,
vetimë u dergj prej kreshtave t'Olimpit (6)
ia behu vrik te anijet e vrullshme akeje.
Në këmbë të shtangur Odiseun e gjeti,
atë burrë dinak e t'urtë si Zeusi i egër.
Për varkë të tij të murme me shumë rrema
s'kish gajle fare, por ia ngrinte zemrën
një brengë e rëndë, e pranë duke iu qasur,
atij i foli Athina sykaltra;
"laertid hyjnori, Odise dinaku,
kështu pa nder n'atdheun tuaj po ktheheni?
Qysh po ia lini Piramit dhe trojëve
lavdinë e Helenës, për hir të së cilës
në fushë të Trojës mijëra akej dhanë
jetën
larg mëmëdheut, e tash të shkojnë gjakhupës?
Pra, ngrehu e rend mes turmave akeje
as mos ngurro, me fjalë mikluese zbuti,
ushtarët ndali, e mos i lër të hedhin
asnjë anije përmbi valë të detit".
Odiseu, me të dëgjuar këto
fjalë, i sulmon luftëtarët me të shara e kërcënime,
derisa i detyron të kthehen:
Kur shihte kënd nga turma e britur,
i vinte pas, me skepëter e godiste
rendte duke e sharë: - Mor torro, mshoji vendit,
dhe bindju verbtas urdhrave të të tjerëve
që ke mbi vete, o burracak i ndyrë,
që s'vlen për luftë as për këshill një
pare.
Mos vallë secili kërkon mbret të bëhet?
Nuk venë mbarë punët me shumë sundimtarë;
sundues të jetë një, mbret një, veç ai,
të cilit
skeptrin e ligjet ia dha Zeusi i mençur".
Një skenë me shumë interes
është ajo e luftëtarit Tersit, i cili ngre zërin
e proteston kundër prijësave grekë që kërkojnë
të grabitin e të pasurohen me anë të luftës.
..
Ndenjur të gjithë ndër
vende t'veta u ulën,
e veç Tersiti llafazan gërthiste:
"përse ankohesh, o Atrid (7), na thuaj,
më tjetër ç'do? A si ke plot shatorret
me tunxh e vasha si perri të bukura,
që ne, akejt, më parë për ty i zgjdhim,
sa herë pushtojmë kështjella dhe qytete?
A mos lakmon edhe më ar, e mbase
pret këtu ndonjë teukër kuajshalues
të sjellë shpërblesë nga Ilioni (8) për
të birin
zënë rob nga unë o nga një ake tjetër.
Apo lakmon grua të re prapë ndoshta
t'bësh dashuri me të në ndonjë qoshe,
qysh nuk ke turp si mbret me qafë të marrësh
për qejfin tënd djemat akej? Ju , o danaj,
qenki të ulët, të panderë, jo burra,
por gra të liga; drejt shtëpive tona
ti kthejmë anijet dhe këtë ta lëmë vetëm
këtu në Trojë të gëzojë pre e plaçka,
e ta provojë nëse atij armët tona
i vlejnë a jo. Tani ky edhe Akilit,
që është më trim, i bëri dhunë të
poshtër,
i rrëmbeu vashën dhe e mban për vete.
.
Kështu e shau Tersiti Agamemnonin.
fill para i doli Odise hyjnori,
zymtë e shikoi dhe fjalë të rënda i foli:
"tersit, mbyll gojën, llafazan i prapët,
ti i vetmi dashke të vesh në lojë mbretër.
E kush se, ti nga gjithë akejt që Atridëve
u erdhën pas te muret e Ilionit,
ti më frikaci. Ndaj, o gojëlëshuar,
ndyrë duke sharë mos u bjer ndesh sunduesve,
e mos fut spica për t'u ktyer n'atdhe.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Iliada (kënga III - V)
Duke filluar nga Kënga III fillojnë luftimet. Trojanët,
të udhehequr nga Hektori, sulmojnë akejt. Këtu tregohet
luftimi ndërmjet Menelaut dhe Paridit, i cili mezi shpëton
nga vdekja.
Në këngën IV bëhet një armëpushim,
të cilin e prish aleati i trojanëve, Pandari që plagos
me shigjetë Menelaun.
Në këngën V tregohen heroizmat e Diomedit, i cili
plagos heroin trojan Enean, dhe vret shumë trojanë.
Në këngën VI grekët kanë epërsi në
luftë. Me interes është skena ku tregohet motivi
i rinjohjes, i përhapur në poezinë gojore të
shumë popujve: heroi ake Diomedi e ndërpet dyluftimin
me kudërshtarin e tij Glaukun, kur merr vesh se etërit
e tyre paskëshin qenë të lidhur me miqësi. Midis
episodeve të tjera, në këtë këngë
happen disa nga faqet më të bukura të "Iliadës",
si ajo ku tregohet skena e ndarjes së Hektorit nga e shoqja,
Andromaka, dhe i biri, Astianaksi.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Iliada
Kënga VI
Është nga këngët më të bukura për
nga fryma dramatike që e përshkon, nga lirizmi në
shprehjen e ndjenjave të dashurisë bashkoshortore dhe
në përgjithësi nga atmosfera e krijuar me mjeshtëri
në pasqyrimin e një lumturie plot frikë e dhembje.
Helena e ndjen veten të penduar për gjiçka të
kobshme që po ndodh në Trojë. Cmon lart Hektorin
për virtytet e tij, për kujdesin dhe dhembsurinë
që ai tregon ndaj saj:
E me fjalë t'ëmbla iu suall Helena:
"Kunat i mirë i mua të poshtrës bushtër
dhe të urryer. Oh! Atë ditë që nëna
posa me lindi të më kishte flakur
nga prehri i saj, duhia e rreptë e erës
të më përplaste pas shkëmbinjve a dallgët
e detit shungulluese të më përpinin,
sesa të ndodhin gjithë këto mynxyra.
Por meqë zotat kanë punë të liga
kështu i shestuan, unë të kisha t'paktën
një burrë më trim e që në shpirt të
ndiente
turp e mëri si burrat. Ky s'ka zemër
as shpirt kreshnik e as që do të ketë në t'ardhmen,
e shpejt besoj se ka për ti larë gjynahet.
Por ti kunat, urdhëro në këtë fron ulu,
se ty më fort po ta ndrydh shpirtin brenga
për sherrin e mua bushtrës, e për fajin
e Lek Paridit, se të dyve Zeusi
këtë fat të zi na e preu (9), e turpi ynë
do të këndohet në brezinë e ardhshme."
Ia priti i madhi Hektor tarogzëtundësi:
"Mos m'u lut t'ulem, moj Helenë fisnike,
nuk mund të rri dot, se po më digjet shpirti
me padurim t'u shkoj në ndihmë trojanve
shumë të brengosur për mungesën time.
Por tunde këtë (10), që të nxitojë dhe
vetë
e të më zejë pa dalë jashtë prej qytetit,
unë po shkoj vrik deri në shtëpinë time,
me njerëzit t'piqem dhe me gruan e dashur,
e me voglushin, e nuk di a kthehem
ndër ta prapë gjallë,apo e shkrojtën zotat
nga duart e akejve shpejt të bie i vdekur".
kështu tha, e jashtë tarogzëtundësi doli,
e fluturim n'pallat të vet u ngjit.
Por nuk e gjeti Andromakë krahëbardhën,
së bashku me djalin e saj dhe mendeshën,
si drita e veshur në pirg kishte hipur,
ku duke qarë dhe rënkuar rrinte.
E kur Hektori shkretë shtëpinë e gjeti,
u ndal te pragu e pyeti shërbëtorët:
"O shërbëtorë, thomëni të drejtën,
ku do ketë shkuar Andromakë krahbardha,
që nga shtëpia paska dalë, tregomëni;
a mos ka vajtur ndër kunata t'hijshme,
apo n'faltore e Athinë Palladës (11),
atje ku zonjat Teukre kaçurrele
kërkojnë t'ia zbusin mërinë zonjës s'ndritur"?
.
Mbasi e ka kërkuar gjithandej, Hektori më në fund
e gjen Andromakën, e cila
Lot duke derdhur iu qas burrit pranë,
për dore e kapi dhe i tha me emër:
"Gjithë ky guxim, o i shkretë, do të hajë
kokën.
Si s'ke pak dhembje për tënd bir fërishte
e as për mua korbën, që pa ty së shpejti
do mbesë e ve, pse përmi ty mbarë danajt
do të vërsulen për ta shuar jetën.
Si t'rroj pa ty? Për mua më mirë do të ishte
t'hyj gjallë në dhè. Kur të vdesë ora
jote,
asnjë shpresë jetën s'do ma ngrohë, veç
brengat.
Babën s'e kam as zonjën nënë të ndritur,
të mjerin babë ma vrau Akil Hyjnori
.
Veç ti m'ke mbetur,
Hektor, veç ty të kam babë e nënë t'nderuar,
të kam vëlla e burrë në lule t'moshës,
prandaj, tani për mua që je gjithçka
rri këtu n'pirg, jetim mos e lër djalin
As mua të ve (12).
..
Ia priti i madhi Hektor tarogzëtundësi;
"Të rri këtu fort ma do zemra, o grua,
por mua turpi më zë nga trojanët
dhe gratë trojane hijerëndë të veshura,
ti dredhoj luftës e t'rri larg si i dobëti.
Jo, këtë gjë shpirti nuk ma do, pse u mësova
gjithnjë të jem kreshnik në krye të trojsve,
t'u prij në luftra për të mbrojtur babën
dhe lavdinë time. Pse mirë ma ndien zemra
do vijë një ditë Ilioni i shenjtë do shuhet
dhe Priami e kombi i tij në luftra i regjur.
Por unë nuk ndiej aq hidhërim për teukër,
as për Hekubën, as për mbret Priamin,
as për vëllezër, që burrërisht në
pluhur
do bien të vrarë nga duart e gjakshme armik,
sa ndiej për ty kur një ake i ngjeshur
me parzmak tunxhi, ty me sy t'përlotur,
do të rrëmbejë mizori lirinë tënde.
Ndoshta në Arg (13) nën urdhra të një zonje
për të do bësh në avlimend pëlhurë,
do mbushësh ujë në gurrat e Meseidës
ja Hipërisë me detyrim, nga halli.
Kur ty t'përlotur një ditë do të shohin,
ndokush ka për të thënë: Je gruaja e Hektorit,
që ish kryetrimi i trojëve kuajshalues,
kur rreth Ilionit u bë lufta e gjakshme,
kështu dikur ka për të thënë ndokush;
ty më keq brengat do ta coptojne zemrën,
për t'ët shoq malli më fort do të shtohet,
pse robërinë veç ai ty do ta zbonte,
por mua më mirë nën dhè më mbuloftë
mortja
se të ndiej klithmat e robërisë tënde
"
Si foli ashtu, Hektori lavdimadhi
duart i shtriu nga biri i vet, por foshnja
ktheu kokën prapa duke qarë e bërtitur,
e u kap për gjiri të mendeshë belhollës,
fatziu i trembur, duke parë të atin
veshur me tunxh dhe kreshtën krifëkali,
që i tundej tmerrshëm në majë të targozës,
buzëqeshi i ati e nëna e tij e ndritur.
Hektor kreshniku shpejt nga koka hoqi
kaskën vetuese dhe në tokë e uli,
dhe atëherë grykas loçkën e vet mori
e puthi ëmbël e ndër duar e tundi,
dhe iu lut Zeusit e hyjnive tjera;
"O ati Zeus, dhe zota tjerë, ju bëfshi
që edhe im bir të ndahet n'shenjë ndër teukër
si unë, e trim i fortë e i plotëfuqishëm
n'Ilion sundoftë, e kur nga lufta t'kthehet
ngarkuar me plaçka larë në gjak t'armikut
të thotë ndokush: "më trim se i ati doli!"
për të ngahera gëzoftë zemra e nënës",
si foli ashtu , në krahë të gruas së dashur
foshnjën e lëshoi: në gji plot erë të këndshme
e mori e ëma buzagaz mes lotëve,
sa kur e pa u ngashërye i shoqi,
ëmbël me dorë e përkëdheli e i foli:
"O e gjorë, për mua mos u pikëllo tepër,
se asnjeri kundër dëshireë s'fatit
s'më gremis mua në skëterrë, dhe askush,
si i dobti e i forti, nuk shpëton nga vdekja,
po e ka të shkruar që nga çasti i lindjes.
Por tani nisu në shtëpi dhe merru
me punët tua në pëlhurë e furkë,
dhe jepu e urdhër grave të shikojnë
punët e shtëpisë. Kurse punët e luftës
na i lini neve, burrave, që u lindëm
brenda n'Ilion, e mbi të gjithë mua të parit."
foli,e prej toke Hektor kreshniku mori
vetuesen kaskë me kreshtën krifëkali (14)
dhe e mira grua, u nis pa zë nga shpia,
e herë pas here e kthente kokën prapa
duke dënesë e derdhur lot si reja.
E fill arriti në pallat t'Hektorit,
dhe atje Brenda gjeti shërbëtoret,
menjëherë vajin ua coi peshë të gjithave,
dhe për së gjalli e vajtuan Hektorin,
pse nuk besonin t'kthehet prapë nga lufta,
t'u shpëtojë duarve dhe mërisë s'akejve.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Iliada (kënga VII - XXIV)
Në Këngën VII fitorja nis t'u buzëqeshë
trojanëve, Ajaksi, me trimi pas Akilit, hyn në dyluftim
me Hektorin, por i zë nata dhe dyluftimi ndërpritet.
Në Këngën VIII Zeusi ndihmon trojanët, të
cilët u sjellin humbje të madhe akejve.
Në Këngën IX, Agamemnoni, duke parë humbjen
e rëndë të ushtrisë së tij, e kupton gabimin
ndaj Akilit, dhe dërgon një këshillë luftëtarësh
me influencë për t'u pajtuar me të e për ta
lutur të marrë pjesë në luftime kundrejt dhuratave
shumë të çmuara. Por Akili nuk epet dhe dërgata
e Agamemnonit kthehet pa asnjë përfundim.
Në Këngën X, natën shkojnë për zbulim
në kampin e trojaneve, kthehen përsëri në kampin
e tyre.
Në Këngën XI, Agamemnoni, i ndihmuar nga luftëtarë
të tjerë kryen heroizma. Por trojanët i zmbrapsin
me trimëri sulmet e grekëve. Agamemnoni, Diomedi, Odiseu
e të tjerë plagosen dhe largohen nga fusha e luftës.
Në Këngën XII dhe XIII tregohen fitoret e trojanëve
me Hektorin në krye, që i detyrojnë akejt të
mbyllen në kampin e tyre dhe gati sa s'u vënë zjarrin
anijeve akeje. Fshehurazi nga Zeusi, akejt i ndihmon hyu i detit.
Poseidoni, një nga perënditë më të mëdhenj
të Olimpit.
Në Këngën XIV, Hyjnesha Hera e magjeps të shoqin,
Zeusin me hiret e saj dhe e vë në gjumë për
t'u lënë dorë të lirë hyjnive të tjerë,
të ndihmojnë akejt.
Në Këngën XV, Zeusi, mbasi zgjohet dhe kujtohet për
lojën dinamike të Herës, i urdhëron të
gjithë perënditë ta ndërpresin ndihmën
dhënë akejve, çka u jep dorë trojanve të
fitojnë epërsi.
Në Këngën XVI, Akili, i tronditur nga kjo situatë
e dhembshme, e lejon mikun e tij të shtrenjtë, Patrokilin,
të hyjë në luftime, pa i jep edhe armët e tij
të mrekullueshme.
Në Këngën e XVII, trojanet, Patrokilin të ngjeshur
me ato armë, e marrin për akilin dhe frikësohen.
Kundër tij hyn në luftë Hektori dhe dyluftimi mbaron
me vrasjen e Patroklit.
Në Këngën XVIII Hektori i merr Patrokiit mburojën
e Akilit, dhe rreh të marrë kufomën e tij, por atë
e mbrojnë me trimëri akejt.
Në Këngën XIX tregohet se si Hefesti pas një
dite pune, i bëri gati armët, të cilat ia çoi
Akilit e ëma.
Në Këngën XX Akili, i pikëlluar nga vrasja e
Patroklit, fymëzohet me një mëri të tërbuar
ndaj Hektorit, dhe e shuan mërinë e parë. Hynë
në luftë me armët e reja.
Në këngën XXI Akili bën kërdinë në
radhët e trojanëve dhe kërkon Hektorin të hakmerret,
por ky me këshillën e mbrojtësit të tij të
flaktë, hyut Apollon, i shmanget luftimit me kryetrimin e akejve.
Trojanët s'gjejnë vend ku të futen dhe tërhiqen
per t'i shpëtuar vdekjes.
Në Këngën XXII Hektori i mbetur vetëm në
fushën e luftës, hyn në dyluftim me Akilin, i cili
e vret dhe zvarrit trupin e tij rreth mureve të Trojës.
Në Këngën XXIII përshkruhet varrimi me nderime
të mëdha i Patroklit.
Kënga XXIV, një nga më të bukurat e "Iliadës",
shpalos një botë të tërë ndjenjash dhe
emocionesh. Priami plak i lutet Akilit, t'i kthejë trupin e
të birit, Hektorit. Ai i prekur, pranon dhe u jep kohë
trojanëve ta varrosin trimin e tyre me nderimet që i takojnë.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Iliada (kënga XXII)
Këtu është pika më kulmore e herozimit të
Akilit dhe Hektorit në dyluftim me njëri - tjetrin. Vetë
perënditë zbresin dhe përzihen në teatrin e
luftës.
E, kur dy burrat ballë për ballë u sulën,
i pari i madhi Hektor tarogzëtundësi
nisi dhe foli: "Më, o Akil, s'do t'iki,
siç ika parthi, kur tri herë përqark
i rashë qytetit madhështor të Priamit,
e as guxova turrin tënd ta prisja.
Tani ballë teje s'më veton më syri,
ja do të vras, ja shpirtin ma ke shkulur.
por ne më parë të bëjmë një bè,
o zotat
dorzanë besnikë tani dëshmues t'i thërresim,
të ruajmë këtë besë qe në po vemë
mes nesh.
në qoftë se Zeusi do më japë fitoren
e unë ty shpirtin do ta marr, betohem
ty përdhunisht s'do ta shëmtoj kufomën:
armët e ndjera do t'i zhvesh prej shtatit
dhe trupin tënd do t'ua kthej akejve.
Por që edhe ti keshtu do bësh, m'jep fjalën".
Zymtë e shikoi Akil këmbëshpejti e i foli:
"Hektor i urryer, mos më fol për kushte,
pse besë nuk lidh luani me njeriun,
as ujku e qengji nuk bëjnë paqe mes tyre,
po i sajojnë kobe gjithnjë njeri - tjetrit.
Kështu ne të dy kurrë miq nuk do të bëhemi,
as njeri - tjetrit besë nuk do t'i japim,
pa rënë vdekur njëri prej të dyve
me gjak të vet të ngopë mizorin Ares.
..
Kështu ai foli e, duke vringëlluar
ushtë hijegjatën, kundër tij e flaku"
dhe Hektori i nditur, që sytë nuk ia ndante,
e lakoi trupin dhe mezdraku (15) tunxhi
i kaloi sipër dhe në tokë u ngul.
Tinëz Hektorit, vrik Athinë Pallada
prej toke e ngriti e ia dorzoi Akilit,
"T'shkoi huq, Akil, - ia pret kreshniku i Trojës, -
pra, riskun tim ende ty Zeus Kronioni
zbuluar s'ta paska siç më the përpara.
Këto s'janë tjetër veç dredhi e profka
që ti përdor veç me qëllim t'më trembësh
të le në harresë trimërinë e forcën.
Mua, duke ikur, s'më sheh dot dhe heshtën
s'ma ngul pas shpine. Rrasma, pra, po munde,
drejt n'kraharor dhe do ta pres si burrat
tani dredhoi heshtës sime tunxhi,
e thënçin zotat krejt në trup ta marrësh,
se më e lehtë lufta për trojanë do bëhej;
në vrafsha ty, që je më i madhi kob (16)".
Kështu ai foli e, duke vringëlluar
ushtën hijegjatën, gabimisht s'e hodhi,
në mes ia ngjithi shqytin te Pelidit,
por patërshanën larg e prapsoi shqyti.
U shtang Hektori prej mërisë e tmerrit,
e u drodh kur heshta huq i shkau nga dora,
pse tjetër shtizë prej frashëri nuk kishte.
"Medet ja zotat tani më thërresin
ndër thonjtë të vdekjes
.
Mortjen e zezë nuk e kemi larg, po qaset
dhe s'kam shpëtim. Shumë kohë e shpirt me deshën
Zeusi dhe i biri Feb largshigjetuesi
dhe dikur, besa, gjithnje zot më dilnin.
Tash ora e zezë të ma marrë shpirtin erdhi,
por unë pa luftë e pa lavdi nuk vritem,
dhe do të kryej një punë të denjë kreshnike,
që brez pas brezi, ta kujtojnë njerëzia".
Si foli ashtu, pallën si arëza e nxori,
që e madhe, e rëndë në rrip të mezit varej.
kular kukzuar iu vërvit Akilit
*Porsi shqiponja që prej t'eprash maja
zbret në lëndinë thikë permes resh të zeza,
për të rrëmbyer ndonjë lepur t'frikshëm
a qengj të njomë. Ashtu u turr Hektori,
duke lëkundur t'mprehtën pallë si arëza,
Po atij rrëmbyeshëm iu vërvit dhe Akili,
që zema i digjej nga tërbim i egër,
gjoksin përpara ia mbulonte shqyti
mjeshtërisht punuar, dhe valë-valë i dukej
kaska vëtuese katër rrathësh tunxhi
me katër kreshta ari vezulluese,
që në majë pranë e pranë vendosi Hefesti.
si yll i mbrëmjes që shkëlqen më i bukuri
në mes të natës ndër yjet e qiellit,
ashtu vetonte maja e heshtës tunxhi,
që dora e fortë e Akilit vringëllonte,
duke shartuar zi për Hektor divin,
dhe hulumbtonte trupin e tij t'hijshëm
ku mund t'ia hapte plagën vdekjeprurëse.
Armët e bukura tunxhi, që Priamidi (17)
ia kish rrëmbyer kurmit të Patroklit,
kur përdhunisht këtij ia shkuli shpiritn,
shtatin vigan ia mbronin përveç grykës,
ku ndahej qafa me të gjërat shpatulla,
e ku më hollë se askund është filli i jetës
mu aty Akili heshtën krejt ia rrasi,
e n'zverk pas qafe i doli maja e heshtës.
Arma mizore tejzaat ia këputi
përveç skërfyellit, dhe ende i mbeti
një fije zëri sa t'i fliste Akilit.
Gjunjët iu shkrehën dhe u plandos në pluhur.
Prekëse e plot ndjenja njerëzore
është lutja e Hektorit për t'ia kthyer trupin babait
të tij dhe nënës, por Akili shfryn egërsisht
mërinë e tij.
Duke dhënë shpirt Hektor kreshniku
i foli:
"Pashë jetën tënde, t'lëshoj bè
e t'lutem,
pashë këta gjunjë e prindët që të
linden,
mos ma lër trupin pranë galeve akeje
ta coptojnë larot, por prano shpërblesat
që baba im e zonja nëna ime
me ar e tuxh sa t'lypësh do të japin,
po kurmin tim prapë kthema në shtëpi,
që me nderime përmbi stivë të zjarrit
të djegin teukrët bashkë me nusen teukre".
Zymtë e shikoi Akil këmbëshpejti e tha:
"Mos me qit bè, qen i paftyrë, për prindër,
as për këta gjunjë që po m'i rrok. Përkundra,
ngaqë m'ke ndezur me tërbim e urrejtje,
të ngopur s'kam me çark të ta grij mishin
e të ha gjallë për kobe që m'punove,
Me shpirt ndër dhëmbë, ia priti Hektor kreshniku
"Mirë po të njoh tani që t'shoh nga afër,
dhe bindja ime nuk më ka mashturar,
pse si fytyrën, mizor paske shpirtin.
Por ta dish mirë që zotat një ditë gjakun
do të ma marrin, kur Paridi e Apoli
ty përdhunisht kanë për ta shkulur shpirtin
te Portat Skee, ndonëse je trim i çartur".
Dhe , duke folur, e mbështolli vdekja,
e prej gjymtyrëve, pasi i doli shpirti,
fluturoi nga Hadi duke qarë me dhimbje
fatin e zi dhe burrërinë që humbi
në lule t'motit. Dhe Akil hyjnori
atij i foli tashmë për së vdekuri:
"Vdis ti njëherë, pa unë do ta pres mortjen,
kur ta çojë Zeusi e zotat e pavdekshëm".
Tërbimi i Akilit ende nuk është shuar. Ai e lidh
kufomën e Hektorit pas qerres së tij dhe e zvarrit në
pluhur e baltë duke e dhunuar dhe përçudnuar mizorisht.
Këtu Akili është më pak madhështor dhe
më pak fisnik nga ç'ishte kur mungesa e tij në
luftime i bënte trojanët të shpalosnin tërë
trimërinë e tyre. Në mërinë dhe urrejtjen
e tij ai nuk njeh kufi, as edhe ligjet e shenjta të vdekjes.Në
ndryshim nga ai, figura tragjike e Hektorit që po jep shpirt
dhe lutet, rritet në sytë tanë dhe bëhet ku
e ku më e dashur, ashtu e mbështjellë me nderimin
dhe dhembjen e të gjithëve.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Iliada (kënga
XXIV)
Në këtë këngë
një atmosferë thellësisht njerëzore krijon shqetësim
ndërmjet perëndive dhe veçanërisht te njerëzit
më të dashur të Hektorit të vrarë, për
fatin e tij të mëtejshëm.
Kënga me vajet dhe fillimin na njeh me mbarimin e cremonive
që u bënë për varrimin e Patroklit dhe me gjendjen
e rëndë psikologjike të Akilit, të cilit s'i
hiqet nga mendja vdekja e mikut të tij.
.
kur i kujtohej, rrëke i rridhnin lotët,
Vendi s'e zinte dhe herë në brinjë sillej,
herë në brinjë tjetër, tash përmbys, tash
prapët.
pastaj flakrim në këmbë prej shtatit ngrihej
e gjatë bregdetit endej si i shkalluar.
e, posa shkrepte drita e parë e Agimit
mbi valë e brigje, kuajt e shpejtë i mprehtë,
e prapa qerrit lidhte Hektor Priamidin,
dhe zvarrë e hiqte tri herë rreth muranës
se Menetiadit (18). Pastaj kthehej rishtas
brenda në çadër për të prehur shtatin,
duke lënë t'vrarin shtrirë me fytyrë n'pluhur.
Zeusi, i pezmatuar nga kjo pamje e dhembshme,
dërgon Tetidën (19), tek i biri, Akili, t'i thotë
t'i kthejë Priamit trupin e të birit. Po në këtë
kohë niset dhe Priami dhe shkon tek Akili, të cilin mundohet
ta zbutë duke i kujtuar të atin.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Shpjegues
1) Sipas legjendës, në një
dasme hyjnish, hyjnesha e grindjes nga zemërimi që nuk
e kishin ftuar, hodhi në mes të dasmës një mollë
të artë me mbishkrimin "Më të bukurës".
Nisi sherri midis tri hyjneshave; Afërditës, Herës
e Atenës, për të ndarë se kujt i takonte molla.
Për të zgjidhur grindjen, ato iu drejtuan princit Trojan,
Paridit, i cili i joshur nga premtimi i Afërditës se do
t'i jepte gruan më të bukur në botë, Helenën,
ia dha mollen Afërditës. Këndej ka mbetur shprehja
"molla e sherrit".
2) Danajt janë grekët. Danaj,
akej, përdoren rëndom në poemë, për të
shënuar grekët.
3) Vend në Greqi.
4) Teukrët janë trojanët.
5) Zeusi është kreu i gjithë
hyjnive.
6) Mali i Olimpit, selia e perëndive.
7) Atrid, është biri i Atreut,
pra, Agamemnoni.
8) Ilioni është Troja.
9) Helena mendon se ishte e thënë
nga Zeusi që ajo dhe Paridi të binin në dashuri.
10) Është fjala për Paridin,
i cili i ka kthyer krahët luftës, sepse është
i pushtuar nga pasioni i dashurisë.
11) Athinë - Pallada; një nga
hyjneshat më të nderuara të Greqisë. Ishte mbrojtëse
e qyteteve, e shkencës, e familjes, e besnikërisë
bashkëshortore etj. Ajo mban gjithmonë anën e grekëve.
Kujtoni legjendën e mollës së grindjes.
12) Andromaka, gruaja e Hektorit, është
symbol i virtytit dhe i dashurisë bashkëshortore. Në
fjalët e saj gati në të lutur ndjehet parandjenja
e fatit të trishtuar që e pret. Pas vdekjes së Hektorit
ajo u bë skllave e Neoptolemit, djalit të Akilit.
13) Arg - qytet në Peloponez
.14) Kaskë që ka në majë
lejle kali.
15) Maja e heshtës ose e ushtës.
16) Fatkeqësi: Hektori ishte kob
për grekët.
*Shiko dy krahasimet në këto pesë vargje. Vini rè
focën dhe bukurinë e tyre të përftuara nga fjalë
të zgjedhura nga natyra e gjallë dhe dukuritë qiellore.
17) Priamidi - djali i Priamit, Hektori.
18) Biri i Menet-it, Patrokli.
19) Tetida, hyjneshë e detit, nëna
e Akilit.
20) Ares ose Marsi, hyu i luftës.
21) Akili në rreth 70 vargje tregon
historinë e fatit të Niobës, e cila kishte 6 djem
e 6 vajza. Me që i mburrej Letos, e cila kishte vetëm
dy fëmijë, Apollonin dhe Artemisën, këta i vrasin
të 12 fëmijët e Niobës, të cilën Zeusi,
nga mëshira e shndërroi në shkëmb, nga rrodhën
lotët e saj në formën e një burimi.
22) Vajtojcat.
23) Është për t'u vënë
rè se një mënyrë e tillë vajtimi ka ekzistuar
dhe në viset e Shqipërisë jugore. Të vdekurin
e vajtonin vajtojcat profesioniste në kor, të cilat i
shoqëronin pastaj gratë e shtëpisë.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |
|