 |
|
|
| |
 |
| |
 |  |
  |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Jeronim
De Rada |
 |
 |
 |  |
Hyrje
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël
dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër
Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit.
Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e
para, që patën rëndësi të veçantë
për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi
letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e
Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit
të tij. Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati
e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar
shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në
vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin
hov krijimtarisë së tij letrare. Në shekullin
XIX ngulmimet arbëreshe, sidomos ato të arbëreshëve
të Italisë kishin ruajtur të paprekur ndjenjën
e dashurisë për atdheun e të parëve, gjuhën,
zakonet e tradiat stërgjyshore, e shfaqën me një
forcë të veçantë vetëdijen e tyre
shqipatre edhe në fushën e lëvizjes kulturore
e letrare. Letërsia e re që lindi tek arbëreshët
përtej Adriatikut nga dhjetëvjetëshi i tretë
i atij shekulli, me gjithë tiparet e veçanta që
buronin nga kushtet në të cilat ndodheshin të
mërguarit, ishte një degë e letërsisë
shqiptare të kohës, e lindur si shprehëse e
idealit të çlirimit të atdheut. Prandaj,
në qendër të kësaj letërsie ishte
ideja patriotike, evokimi i traditav e të lavdishme të
popullit tonë dhe, në rradhë të parë,
i kohës së Skënderbeut. Tipari themelor i jetës
politike të Italisë në gjysmën e parë
të shekullit XIX në Itali eci përpara proçesi
i shuarjes së marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit të
marrdhënieve të reja kapitaliste. Italinë,
veçanërisht pjesën jugore të saj e dallonte
një prapambetje dhe varfëri e madhe
Pikërisht në këto kushte i dhanë hov lëvizjes
kombëtarepër çlirimin e vendit. Në krye
të lëvizjes së masave në vitet `20 u vu
borgjezia liberale dhe organizata e fshehtë e karbonarëve.
Lufta e tyre arriti një rezultat të pjesshëm:
kufizimi i absolutizmit përmes kushtetutës. Në
vitet `30 doli në skenë oragnizata "Italia
e Re, e themeluar nga revolucionari Maxini, që
rrithte nga shtresat e borgjezisë së vogël.
Ajo veproi përmes kompllotesh e kryengritjesh, të
cilat dështuan, sepse organizata nuk nuk mbështetej
në masat e gjera të popullit. Të njëjtin
fat pësuan edhe aksionet revolucionare popullore në
vitet 1848-`49, kur levizja për çlirimin e Italisë
u ngrit në një shkallë të re dhe mori
përpjestime shumë të gjera. Si rrjedhim, bashkimi
i Italisë u arrit vetëm në vitin 1867 dhe u
konsolidua plotësisht me 1870. Frytet e fitores i korrën
borgjezia e madhe dhe çifligarët liberalë,
të cilët nuk i plotësuan kërkesat e masave
për ndryshime shoqërore, madje as për republikë
dhe e bashkuan Italinë nën dinastinë e Savojës.
Një rol të ndjeshëm në ngjarjet e kohës
luajtën edhe arbëreshët, që në lëvizjen
për çlirimin e zhvillimin demokratik të vendit
shfaqën një heroizëm e shpirt sakrifice të
rrallë.
Në këto kushte, te bashkatdhetarët tanë
përtej detit lindi një veprimtari aktive politiko-kulturore
e letrare, që u dendësua sidomos në gjysmën
e dytë të shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov
nga kontaktet përherë e më të dendura
me lëvizjen kombëtare të Shqipërisë,
me rrethet politike të ngulimeve të ndryshme shqiptare
dhe me personalitetet më të shquara që ishin
në krye të kësaj lëvizjeje. Letërsia
arbëreshe e shekullit XIX kishte si tipar të saj
kryesor patriotizmin. Duke qenë shprehje edhe e aspiratave
demokratike dhe e pakënaqësisë ndaj kushteve
shoqërore, ajo, që në fillim i kushtoi vëmendje
të veçantë problematikës shoqërore.
Për frymën demokratike të letërsisë
arbëreshe dëshmon edhe interesi që u tregua
për luftën çlirimtare të popujve të
tjerë. Kjo letërsi gjeti shprehjen e vet përmes
drejtimit letrar të romanticizmit, po u ushqye nga një
filozofi që, me racionalizmin e saj, dukej se binte në
kundërshtim me "etjen për pafundësi
dhe "kultin e ndjenjës, që e dallonte
këtë drejtim nga filozofia iluministe.
Figura më e ndritur e kësaj letërsie dhe një
nga figurat më të mëdha të Rilindjes sonë
është Jeronim De Rada.
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël
dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër
Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit.
Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e
para, që patën rëndësi të veçantë
për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi
letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e
Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit
të tij.
Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një
vit në fshat, për të përmirësuar
shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në
vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin
hov krijimtarisë së tij letrare. Djali u njoh me
folklorin, që i zbuloi atij shpirtin e popullit të
vet. Po në këtë kohë ai njohu një
vajzë të varfër, të bijën e një
bariu, që e afroi me njerëzit e thjeshtë dhe
i frymëzoi vjersha të ngrohta dhe të ndiera.
Një botë më e gjerë u hap para De Radës
së ri më 1834, kur i ati e dërgoi të studionte
për drejtësi në Napoli, qendër e madhe
kulturore-politike e Italisë së Jugut. Aty i riu
arbëresh u njoh me lëvizjen letraree politike të
kohës, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty
lindi vepra e tij e parë e botuar "Këngët
e Milosaos, që shënonte agimin e një
periudhe të re për letërsinë kombëtare.
Kjo vepër hodhi kushtrimin për çlirimin e
atdheut të stërgjyshërve:
"Erdhi dita e Arbërit!
Vepra "Këngët e Milosaos u botua më
1836. Poema, me vlerat e saj të spikatuar ideore dhe
artistike, e bëri të njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin
e arbëreshëve. Që nga ajo kohë fillon
për De Radën një rrugë e re: rruga e përpjekjeve
aktive për t'i dhënë dritë atdheut të
të parëve. Po atë vit ai u shtrëngua të
ndërpriste studimet dhe të kthehej në fshat,
për shkak të kolerës që kishte rënë
në Napoli. Pa shkuar asnjë vit poeti mori pjesë
në një komplot për të përmbysur regjimin
absolutist të Burbonëve. Komploti dështoi dhe
poeti, për t'i shpëtuar burgosjes ose dënimit
me vdekje, u detyrua të jetonte gjashtë muaj si
komit.
Edhe më vonë, kur ai bënte praktikën si
avokat në Napoli, policia e gjurmonte si njeri të
dyshimtë. Më në fund e arrestoi dhe e burgosi.
Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punë dhe u shtrëngua
të hynte si mësues privat në një familje
fisnike të Napolit.
Më 1840 ai botoi poemën e vet të dytë,
"Serafina Topia e cila më tepër sesa
një poemë dashurie, ishte një himn për
bashkimin dhe vllazërimin e shqiptarëve. Censura
burbone, duke kuptuar idetë liridashëse të
librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatë, poeti
vazhdoi rrugën e krijimtarisë, duke plotësuar
"Milosaon me këngë të tjera, duke
botuar, për herë të dytë poemën "Serafina
Topia dhe tragjedinë "Numidët(italisht).
Në këtë periudhë De Rada u bë i njohur
edhe jashtë kufijve të Italisë. Veprimtaria
letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare
të vitit 1848 e gjetën De Radën duke mbrojtur
aktivisht pikëpamjet përparimtare përmes gazetës
së tij "Arbëreshi i Italisë. Shpërthimi
i reaksionit të egër e detyroi atë të
mbyllte gazetën e të tërhiqej në fshatin
e lindjes "për të pritur kohë më
të mira. Megjithatë, poeti, nëpërmjet
punës së vet, nuk e reshti veprimtarinë politike.
Në këtë kohë ai iu kushtua më tepër
çështjes kombëtare shqiptare. Më 1849,
pas përpjekjeve aktive të De Radës, në
kolegjin e Shën-Adrianit u vendos mësimi i shqipes
dhe poeti u bë mësues is saj., po pas tre vjetësh
u pushua nga puna për idetë e tij përparimtare.
Më 1847 dhe më 1848 De Rada kishte nxjerrë
në dritë Rrëfimet e Arbrit, katër novela
në vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar
në krahasim me krijimet e tij të para. Këto
novela dalloheshin për një romantizëm me karakter
të stuhishëm, për thellësi lirizmi, por
kishin edhe ërrësi dhe copëzim. Më 1850
poeti u martua me arbëreshen Madalena Melkji, me të
cilën pati katër djem. Pas vitit 1860 ai filloi
të boronte një sërë veprash estetike,
gjuhësore, politike, folklorike, që mbështetnin
aktivisht çështjen shqiptare, si "Parimet
e estetikës(1861), "Lashtësia e kombit
shqiptar(1864), "Rapsodi të një poeme
arbëreshe(1866) etj. Më 1878 poeti ngriti
hapur zërin në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare
të Prizerenit, duke protestuar me forcë kundër
cënimit të terësisë tokësore të
Shqipërisë. Ai tashmë ishte lidhur ngushtë
me lëvizjen kombëtare dhe atdheun e të parëve
dhe militonte në dobi të kësaj çështjeje
edhe nëpërmjet publiçistikës. Kështu,
më 1883-`87 De Rada nxorri revistën e parë
shqiptare "Flamuri i Arbrit, që u bë
tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave
tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare të shovinistëve
fqinjë dhe të imperializmit austriak e italian,
duke shtruar kërkesën për autonominë e
Shqipërisë. Vitet e fundit të jetës qenë
të rënda e të mundimshme. Fatkeqësitë
e rënda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e
mposhtën poetin, përkundërazi ai u bë
më i zjarrtë se kurrë në veprimtarinë
e tij poetike e krijuese. Në këtë kohë
ai përfundoi poemën e gjatë "Skënderbeu
i pafat, poemën "Gjon Huniadi variantin
e fundit të "Serafina Topisë, me titull
"Një pasqyrë e jetës njerëzore.
De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për
çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër,
1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve
ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe,
me përpjekjet e tij u cel një katedër e shqipes
në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.
Në këtë periudhë ai ishte përsëri
mësues i shqipes në Shën-Adrian. Vdiq me 1903,
në moshën nëntëdhjetëvjeçare,
në një dhomë të shkretë, pa dritë,
pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin
e gjithanshëm të arbëreshëve.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Këngët e Milosaos
Këngët e Milosaos është vepra e parë
e De Radës dhe më e njohura. Me këtë poemë
liroko-epike tepër të veçantë poeti
afirmohej si individualitet i fuqishëm dhe origjinal.
Skema e subjektit të poemës është e njohur
në letërsinë sentimentale dhe romantike, një
dashuri e kundërshtuar nga mjedisi. Po kërij motivi
të njohur De Rada i jep një freski të jashtëzakonshme.
Thjeshtësia në dukje e fabulës dhe subjektit
lind iluzionin për thjeshtësi të idesë.
Në të vërtetë, mesazhi i kësaj vepre
është kuptuar në mënyra të ndryshme
nga studjuesit: disa mendojnë se në qendër
të poemës është ideja patriotike, disa
janë për idenë e dashurisë në luftë
me paragjykimet shoqërore, të tjerë thonë
se qëndrore është ideja e afirmimit të
dashurisë si ide e madhe njerëzore.
Po të analizojmë me kujdes veprën, do të
shohim se ideja e luftës së ndjenjës së
pastër me paragjykimet e mjedisit është tepër
e fuqishme, ajo i përshkon të gjitha këngët,
ajo organizon konfliktin e protagonistëve me shoqërinë
dhe me rethanat, kurse ideja patriotike rrjedh në vepër
më tepër si rrymë e nëndheshme, e cila,
megjithatë, njeh shpërthime të fuqishme e tronditëse.
Edhe kjo ide bëhet bazë për një konflikt
tjetër ndërmjet ndjenjës dhe detyrës:
protagonisti disa herë shpreh dëshirën e vet
për të luftuar për çlirimin e atdheut,
dëshirë që mbështetet nga e ëma dhe
nga populli si figurë kolektive. Kjo dëshirë
përleshet me ndjenjën e dashurisë në vetëdijen
e protagonistit dhe me vetë qëndrimin e së
dashurës që do t`a mbajë pranë vetes.
Kurorëzimi i idesë patriotike, triumfi i ndjenjës
së detyrës në shpirtin e protagonistit është
rënia e tij heroike në luftë, të cilës
i kushtohet një këngë e shkurtër, po tepër
shprehëse (sikur konflikti kryesor të ishte ai midis
dashurisë dhe mjedisit, logjikisht poema do të merrte
fund me kurorëzimin e kësaj dashurie me martesë).
Pra, sipas mendimit tonë në poemë problemi
patriotik dhe problemi i luftës së ndjenjës
me mjedisin janë ide paralele njësoj të rëndësishme.
Andaj edhe poeti e quante këtë vepër të
vet "roman dyfish lirik, meqënëse ajo
kish lindur nga dy shqetësime të thella të
tij. Poeti pohon nëpërmjet kësaj vepre dy ide:
të drejtën e individit për të qenë
i lirë të zgjedhë fatin e vet dhe pashmangshmërinë
e luftës së armatosur për të çliruar
atdheun. Kjo ide e fundit shprehet në vargjet kushtruese:
Erdhi dita e Arbrit!
Doemos do vdesim
në shtrat, në mos rënçim
në prag të shtëpive tona!
Vazhdimësi dhe thellim të
kësaj ideje gjejmë në vallen e grave që
e përcjellin Milosaon për luftë:
Sjellsh ti një ushtri fatmirë,
të na i hapë këto brigje
lirisë që borëm.
Nëpërmjet shkatërrimit të shpejtë
të lumturisë familjare të Milosaos, shprehet
ideja se nuk mund të ketë lumturi vetjake, kur atdheu
është i robëruar, se detyrës së madhe
të luftës për çlirim i duhet nënshtruar
çdo gjë. Një ide tjetër e poemës
është ajo e barazisë midis njerëzve. Kjo
pohohet përmes dashurisë së dy të rinjve
prej klasash të ndryshme, përmes figurës së
bijës të Kallogresë, vajzë me virtyte
të larta; po kështu përmes përshkrimit
të idealizuar të lumturisë së tyre të
thjeshtë, që i mposht vështirësitë
materiale si dhe përmes përshkrimit, në disa
vende, të jetës së rëndë të
të varfërve dhe simpatisë që tregon autori
për ta. De Rada e shfaq veten demokrat në këtë
poemë. Ai shpreh edhe filozofinë e qëndresës
morale nëpërmjet vargjeve të thjeshta e të
madhërishme të frymëzuara nga poezia popullore:
Duro, zemër, duro,
si duron mali me borë
si dhe nëpërmjet fatit
të protagonistit, që u bëri ballë në
fillim tërë pengesave që ndesh për të
realizuar dashurinë e tij dhe, më vonë, humbjes
së tërë njerëzve të dashur. Në
zgjidhjen e dy konflikteve të poemës ka njëfarë
artificialiteti. Si për konfliktin e parë, si për
të dytin poeti përdor mjete të kërkuara:
në rastin e parë një tërmet që rrafshon
Shkodrën dhe varfëron Milosaon; në rastin e
dytë vdekjen e Rinës. Megjithatë, deri diku
ruhet logjikë e veprimit dhe e karaktereve: edhe pas
tërmetit familja e Milosaos nuk heq dorë nga paragjykimet,
kurse vdekja e Rinës vetëm e forcon ndjenjën
atdhetare në shpirtin e Milosaos.
Në poemë përdoret forma e vetërrëfimit,
e dashur për romantikët. "Këngët
e Milosaos është një shembull tipik i
"parregullsisë lirike romantike. Poema është
e ndërtuar në mënyrë të tillë
që kalimi nga një kapitull në tjetrin është
krejt i befasishëm madje këngët e poemës
mund të duken si vjersha të veçanta. Unitetin
poemës nuk ia jep bashkrendimi logjik i ngjarjeve përmes
subjektit, por ideja poetike. Copëzimi i poemës
është në përputhje me parimet krijuese
të De Radës, që poezia duhet të japë
kulmet e jetës dhe të shfrytëzojë nëntekstin.
Veçse ky parim krijues herë-herë e kalon
masën.
Poezia popullore e ka ushqyer këtë vepër me
frymën patriotike dhe me optimizmin e natyrshëm,
të shëndetshëm, përmes të cilit populli
kupton jetën, vdekjen, dashurinë. Kjo poezi i ka
dhënë veprës figuracionin e pasur, të
freskët dhe tepër origjinal si dhe metrikën
ku zotëron vargu i bardhë tetërrokësh
trokaik.
Personazhet e poemës paraqiten në çastin
e tendosjes më të lartë të mendimeve e
të ndjenjave, që gjen shprehje në një
lirizëm të vrullshëm. Poeti depërton thellë
në botën shpirtërore të personazheve të
vet, e pasqyron atë me larmi nuancash. Ai përshkruan
po me atë forcë shprehëse dashurinë e
zjarrtë të djalit ("Veç me sy shihemi,
bota të përmbyset) ashtu edhe ndjenjës
së ndrojtur të vajzës, që nuk di t'ia
shpjegojë as vetes së saj ("nga m'erdhi te
kurmi gjithë ky gëzim). Poeti është
treguar mjeshtër në dhënien e mjedisit patriarkal
të fshatit, ku vajzat nuk guxojnë të dalin
nga dera, veçse kur nuk janë "etërit
e vrenjtur", mjedis ku sundojnë thashethemet.
Milosaoja është edhe hero lirik, edhe personazh
veprues. Ai mishëron heroin romantikme botë të
gjerë shpirtërore që ngrihet më lart se
mjedisi; njëkohësisht edhe taë hero që
kryen një faj tragjik dhe, disi zbehtë, nga fundi
dhe heroin luftëtar. E dashura e tij. Rina, mishëron
idealin romantik të vajzës së dashuruar, bashkëshortes
dhe nënës, po ka edhe disa tipare reale të
fshatares arbëreshe. Nëna e Milosaos dhe e motra
janë më tepër silueta, sesa personazhe, por
që të mbeten në mendje. E para mishëron
aristokracinë patriote dhe prandaj dallohet si nga atdhetarizmi,
ashtu edhe nga konservatorizmi. Motra e Milosaos mishëron
vetëmohimin e e lartë dhe të heshtur të
motrës për vëllanë.
Vepra është vendosur në shekullin XV, kur populli
shqiptar, nën udhëheqjen e Skënderbeut, i bëri
ballë perandorisë së fuqishme osmane. Kjo vendosje
është më tepër simbolike e konvecionale
(karakteret e pasqyruara dhe sfondi i përgjigjen realitetit
të jetës arbëreshe bashkëkohore), por
poeti ka mundur të japë frymën kombëtare,
nëpërmjet filozofisë, veçorive të
karaktereve, zakoneve. Sipas estetikës së De Radës
poezia duhet jo vetëm të paraqesë me saktësi
format plastike të gjërave, por duhet edhe të
përdorë dhe tingëllimin muzikor, ritmin onomatopeik,
për të shprehur diçka më të thellë,
thelbin e brendshëm të gjërave. Dhe "Këngët
e Milosaos", ku brendia dhe forma shkrihen në një
tërësi të harmonishme, i mishërojnë
në mënyrë të goditur këto parime
estetike. Të gjitha dukuritë e realitetit jepen
aty me një dorë piktori; dhe njëkohësisht
muzikaliteti i vargut, ndonëse mungon rima, është
i lartë.
Një element me rëndësi
te "Këngët e Milosaos është
natyra, pothuajse gjithnjë e shkrirë me ndjenjat
e personazheve. Shqetësimin e djalit gjatë grindjes
më të dashurën ai e jep me lëvizjen e
deleve nëpër vathë, kurse dhembjen e tij te
thellë për vdekjen e gruas e jep përmes kontrastit
me përtëritjen e përhershme të natyrës.
Vepra ka një origjinalitet të veçantë
që i vjen nga shkrirja e mahnitjes, gëzimit fëminor
në soditjen e botës, karakteristike për poezinë
popullore, me shqetësimet, dyshimet e forta të poetit
romantik.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Serafina Topia dhe Skënderbeu
i Pafat
Veprat kryesore poetike të De Radës janë "Këngët
e Milosaos", "Serafina Topia dhe "Skënderbeu
i pafat". "Këngët e Milosaos ishte
një poemë lirko-epike, ku frymëzimi i poetit
ka qenë tepër i kulluar dhe është arritur
harmonia midis brendësisë dhe formës. "Serafina
Topia dhe "Skënderbeu i pafat janë
poema me vëllim të gjerë, të cilave poeti
u kushtoi pothuajse tërë jetën. Në këto
vepra është forcuar epizmi dhe është rritur
thellësia e problematikës në krahasim me krijimet
e rinisë. Ideja patriotike që ishte si një
rrymë e nëndheshme tek Milosaoja këtu ka dalë
në plan të parë. Poeti ka synuar të japë
tabllo të gjera të kohës së Skënderbeut.
Skenat e betejave alternohen me skena intime, që të
jepet kështu sa më i plotë shekulli XV në
Shqipëri. Këtu është forcuar edhe përpjekja
për ngjyrim historik
Poeti shpreh frymën heroike
të kohës në mënyrë madhështore
te "Skënderbeu i pafat", nëpërmjet
skenave të heroizmit masiv dhe atij të veçantë,
siç janë skena e betejës së Shkodrës,
skena e vrasjes së pashait turk nga Astriti, një
trim shqiptar, dhe skena e ndeshjes së Skënderbeut
me dy tartarët. Epoka e Skënderbeut këtu pasqyrohet
në përpjestime të mëdha vigane. Në
veprimin e poemës marrin pjesë jo vetëm individë
të veçantë me veti të jashtëzakonshme,
po gjithë kombi, si masat popullore, ashtu edhe aristokracia.
Këto poema dallohen për shkrirjen e epizmit, lirizmit,
dhe dramatizmit, këtu poeti i jep jetë një
galerie të pasur personazhesh, midis të cilëve
spikatin Skënderbeu, që është i pranishëm
në të dyja poemat, dhe Serafina Topia, protagonistja
e poemës, "Një pasqyrë e jetës njerëzore
që shfaqet edhe te "Skënderbeu i pafat.
Skënderbeu mishëron idealin e udhëheqësit
-si ushtarak dhe burrë shteti,- por De Rada ndalet edhe
në anën e tij thjeshtë njerëore të
tij. Serafia Topia mishëron idealin e gruas shqiptare
dhe njëkohësisht idealin e njeriut të zhvilluar
në mënyrë të gjithanshme. Romatizmi i
De Radës merr në këto poema ngjyra të
forta, heroikja ndërthurret me tragjiken. Problematika
patriotike (çështja e çlirimit me luftë
të armatosur, problemi i bashkimit të shqiptarëve,
çështja e udhëheqjes) në këto poema
është në qendër të vëmendjes,
por shoqërohet edhe nga një larmi problemesh shoqërore,
morale dhe filozofike, siç janë: shfrytëzimi
feudal, e drejta e njeriut për të vendosur për
fatin e vet, çështja e së mirës dhe
së keqes, e drejta e njeriut për lumturi. Këto
probleme mishërohen te personazhe nga më të
ndryshmet. Poeti shfaq një thellësi të veçantë
zhbirimi në botën e brendëshme të krijesave
të veta. Veçanërisht të gjalla janë
figurat e grave, si: Imotea, Agata, Frosina, Vantisana, te
"Skënderbeu i pafat"; Serafina, Evoda, Parayllja,
Olimpia te "Një pasqyrë e jetës njerëzore".
"Skënderbeu i pafat" shkrin elementë të
eposit me elementë të poemës kombëtare-historike
dhe të poemës filozofike. "Një pasqyrë
e jetës njerëzore"është edhe ajo
origjinale për nga lloji, shkrin llojin e poemës
shoqërore-psikologjike me llojin e poemës epiko-heroike.
Të dyja poemat kanë marrë nga poezia popullore
hiperbolizmin e figurave të kreshnikëve dhe pasurinë
e figuracionit. Vargu afrohet me vargun e lirë.
De Rada mbetet poeti që hodhi themelet e letërsisë
me të vërtetë artistike arbëreshe, dhe
dha një ndihmesë të madhe për tërë
letërsinë kombëtare. Ai qe i pari që ngriti
në art epokën e lavdishme të Skënderbeut.
Duke pasqyruar "Motin e madh", kohën e "Skënderbeut".
De Rada hodhi kushtrimin për luftë të armatosur
kundër zgjedhës osmane. Ai është njëkohësisht
i pari që çeli traditën e mbështëtjes
së letërsisë arbëreshe në poezinë
popullore. De Rada qe edhe lëvruesi i parë i poemës
epiko-lirike, i novelës në vargje dhe i poemës
epike. Gjithashtu ai ka meritën që lëvroi deri
diku poemën shoqërore, ndonëse nuk i kuptonte
deri në fund kontradikatat klasore. Poeti ka simpati
për njerëzit e thjeshtë, pasqyron me dhembje
mjerimin dhe shfrytëzimin, ka besim të madh te njeriu
dhe te mundësitë e tij, megjithatë deri diku
ndikohet nga fatalizmi dhe misticizmi, që vende-vende
ia dëmtojnë krijimtarinë nga ana ideore, madje
edhe estetike. Në thelb vepra e De Radës i përket
romantizmit përparimtar, një romantizmi veçanërisht
origjinal, që nuk i këndon vetëm të jashtëzakonshmes,
por zbulon edhe poezinë e së zakonshmes. De Rada
është mjeshtër i stilit të përmbledhur
dhe tepër shprehës, i përdorimit të figuracionit,
që dallohet për freski dhe ndikim të fortë
emocional. Gjuha me të cilën shprehet De Rada, është
e pasur, por disi e errët, Poeti pati një ndikim
të madh në veprat e shkrimtarëve arbëreshë
dhe një ndikim më të vogël te shkrimtarët
e tjerë të Rilindjes.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
|
 |
|