 |


Lasgush Poradeci
1899 - 1987
|
|
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Shpirtit
Të lus, o Lajmës i qielluar!
O Frym' e Zotit, vetë Zot!
Me hirin t'ënd të pashteruar
Që ka mburim përjetësije,
Hirplot, o Shpirt, nër gaze Ti-je.
Dhe nër mjerime je hirplot!
Ti botës s'onë-i prure lajmin
E nj'ëndërimi të pafaj:
Për mallin t'ënd me të pastajmin
Ti kuvendon që përmbi botë,
Dhe në gëzim i bije lotë,
I bije gas në zi të saj.
Kur del mi male yll'i ditës
e shuhet nata prapa ti,
Ti me vështrimin vetëtitës
çkëlqen në fund të zemrës s'ime
Dh'i bën prej këngës së një grime
Një të përjetshme-harmoni.
E kur pat humbur jet' e dherit,
Kur syr' i lodhur m'u përgjum,
Në shkëndijim të kandilerit
M'i cfaq ylberin e një rruaze...-
Fatlum, o Shpirt, ti je nër gaze,
Dhe nër mjerime je fatlum!
Sot hapa sytë që-me-natë
E po këndoj si kurrëkush:
drejt lartësisë se pamatë
Ah. mëshiro të ngjite- i cmuar
Prej gjirit t'im të përvëluar
Fjalim'i mallit t'im mjerush.
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Syt' e Lumtur
Ishe vogeloshe...isha mituri...
Kur më dole mbudhe, ti moj lumja ti!
Vinte perëndimi me të vagëlluar
Pa m'i shtire tinës ata syt' e shkruar.
Ata syt' e shkruar, sytë moj të
fjetur,
Shtatë vjet me-radhë t'i kam përshëndetur.
Kur më pe së pari, more-e m'u largove,
Kur më pe së dyti, more-e m'u afrove,
Kur më pe së treti, more-e më pushtove,
Të putha në gushë, ti m'u turpërove,
Papo ule kryet e shkove vajtove.
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Dora jote Ledhatarja
Dora jote ledhataja, ësht' e zbetë si qiri.
Dora jote ledhatarja lëshon dritën e dëborës.
Kur t'a ndjeu magjinë-e pastër që të shtrydheshe
prej dorës,
Shpirti im i frymëzuar regëtiu në llaftari.
Se me lëndë magjistare u pat
bre tul' i saj;
Tul'i saj u pat gatuar me vaj erë-e brumë dylli;
I dha hëna pak të ndezur, pluhur t'artë-i fali ylli,
E kështu m'u duk hirplotë- haj! o dor'e vashës, haj!
Në vështrim të dorës
s'ate ç'pat, o! balli që m'u vdar?
Ç'pat qepall' e përlotur q'i ra pika tatëpjetë?-
Dor'e bryllt' e vashës s'ime, dor'e paqme, dor' e zbetë,
Vetëtiu me prush magjije e më bëri mendimtar.
Dora jote që më dhimbset, dora
jote që më çik;
Dora jote që më shtrihet sipër temblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote që t'u nda më pesë fashe...
Dh'u bë dorë të më ndali ndaj dyshoj se mos
ik...
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Pamja
Sot u pamë-e sot u ndamë
Dhe nuk thamë njëzë fjalë;
Kur u ndamë vamë-e qamë,
Qamë shpejt ca lot me valë.
Edhe shpejt kur me të dalë,
Vamë-u pamë-e shumë thamë,
Thamë fjalë, fjalë, fjalë,
Pastaj kurrë më s'u ndamë.
Nuk u ndamë-e vetë thamë:
ç'këto fjalë? ç'këto lotë?
Ç'ky vajtim q'u vramë-e ramë
Shkrumb e pluhur nënë botë?
Ah kur ramë, kur u dhembmë,
Ndritej dhembja dritë-e artë...
Kur u dhembmë, kur u shembmë,
Shkrepej yll në qjell të lartë...
Yll e dritë bukurija,
Qjell i lartë perëndija,
ç'vjen e shkon e vjen si hija,
Plas e s'plas kjo dashurija.
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Përse të Dua
Se të desha vetë,
Dhe t'u nqasa vetë,
Dhe të putha vetë-
Prandaj.
Dhe të humba largë,
Dhe të ndoqa largë,
Dhe të gjeta largë-
Prandaj.
Se të desha prapë,
Dhe t'u nqasa prapë,
Dhe të putha prapë-
Prandaj.
Dhe të humba vashë,
Dhe të ndoqa vashë,
Dhe s'të gjeta vashë-
Prandaj.
Se të gjeta grua,
Dhe të desha grua,
Dhe të putha grua-
Prandaj.
Dhe s'më flet përhera,
Dhe s'më nqas përhera,
Dhe më plas përhera-
Prandaj.
O, prandaj të dua,
Prandaj vashë-e grua,
Fshehtësi për mua-
Prandaj.
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Zemra
Bëj e ri mendohem,
Të mos t'afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m'afërohesh.
Dhe ri bëj e bëjnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bejnë
Mos të shkosh këtejnë.
Ha! tek bëj kështuzë,
Hop! të shoh këtuzë!
Ha! tek bën ashtuzë,
Hop! buzë-për-buzë.
Pa me puth një herë,
Pa të puth dy herë,
Pa më puth tri herë,
Të puth tridhjet herë,
Uf! moj zemrë-e mjerë...
Zemër-lule-e-verë,
Gas-e-vrer-përherë,
Zemër-kopsht-me-erë,
Zemëra-skëtere.
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Durimi
Tashi me gas, tashi me lot,
Tashi dhe nj'herë,
Duro durimin si për-mot
E si përher.
Mendo mendimin zemërak,
Ndaj vjen të sjellë
Sa leu e zjeu e shfreu me gjak
Në zemër fellë;
Sa pati shkrirë aq ëmbëlsi
Dyke kënduar,
E vaj e zi e shkrumb e hi
Të pambaruar;
Dyke përflakur plot me gas,
Plot afsh të ndritur,
Një mall të math që më vjen pas,
Kujtim-zhuritur;
Vjen ku përplaset përmi dhé,
Nër ulërimë,
e greminuar si rrufe,
Kjo jeta ime;
Ku mban shtrëgatën me sa mund,
Dhe kësaj radhe,
E hapur krejt, gjer mu në fund,
Ah plag'e madhe;
Fund e gjehenë e ang i zi,
Jetë pas jete,
Yll-dashuri! Hon-lemeri
Që mbaj me vete!
Edhe mendoj mendim me lot,
Me përvëlime,
Duroj durim të mbushur plot
Me zemrën t'ime.
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Gremina
Ti sot as qesh as qan,
Ri larg e qetë.
Në shpirtin t'ënd ti mban
Një faj për jetë.
Një dashuri me gas,
Siç fryri era,
E zure shpejt në ças,
E le përhera.
U ngrove-ashtu sa mund,
As shumë-as pakë,
S'të ndriu përdrejt në fund
E bardha flakë:
Më ndriu e griu e shkriu
Ah mua zjarri!
U mvarrësh un'i ziu
Mi buzë varri!
E nuk më dhemb aspak
Një vdekje-e gjallë,
Ndaj qava lot me gjak,
Si në përrallë;
Ndaj hoqa rëndë-ashtu,
Gjer në greminë,
Llaftarën që më zu
Për dashurinë;
Për dashurinë-o Zot,
Që shemb një burrë,
Që s'e pat ndjerë dot
Gruaja kurrë;
Që lind e ndritur krejt,
Bukuriplotë!
Me dritën drejt-për-drejt
Nga drita jote!
Që qesh e qan e zjen,
E s'jep të qetë,
E zjen e bren e shfren,
E s'vdes përjetë.
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Ç'u mbush Mali
Shqipëri! moj nëna ime,
Më ke rritur me thërrime!
Shqipëri! të qofsha falë,
Të kam nënë e më ke djalë
********
Ç'u mbush mali me dëborë,
Ç'u mbush deti me pamporë,
Seç u mbush e shkreta Vlorë
Plot me krushq e me dasmorë,
S'janë Toskë e Malësorë
Me flamur të kuq në dorë
Si dhëndurë me kurorë.
Ç'u zbardhë malet, ç'u zbardhë:
Nga çdo anë seç na ardhë
Shqipëtarët gunë-bardhë,
Seç na ardhë palë-palë
Duke rutulluar malë
Kush më këmb'e kush më kalë
Kush më shpejt, kush më ngadalë;
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mun në Vlorë,
Mun në Vlorën e lirisë,
N'atë thelb të Shqipërisë.
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kujtimi
Edhe në mungove,
Edhe në ndryshove,
Edhe në dredhove,
Në më gjarpërove:
Kujt j-a dhè mungimin?
Kujt ja dhè ndryshimin?
Kujt j-a dhe dredhimin?
Kuja gjarpërimin?
Mungime-e ndryshime,
Mungime-e dredhime,
Dh'ato gjarpërime-
Hon për zemrën t'ime.
Zemr' e mall i parë,
Zemërëz' e vrarë
Kujton dyke qarë,
Pushton me llaftarë
Lulen e pavdarë,
Trupin e pangarë.
Pa ri pshoj qetuar
Dyke ëndëruar
Ndaj po puth nër duar-
Si ndaj koh' e shkuar-
Fort i dëshëruar,
Fort i dhëmshëruar,
Fort i lumtëruar,
Ballin dritë-qëruar
Syrin qjell-kulluar,
Gjirin-vajzëruar,
Trupin-qumështuar
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Dëgjimi i Zemrës
Kur të më kujtosh,
Kur të vish të shkosh,
Kur të shkosh këtejza pranë
Që të çmallërosh
Ç'po dëgjon kur shkon?
Kur vjen e përgjon?
Ç'përgjon zemra në kët'anë
Fund në këtë hon?
Zemra jote sot,
Zemra jote mot,
sot e mot në ç'mallërime
Zemra që s'fle dot
Seç të ndjen këtaj,
Seç të ndjen pastaj,
Seç dëgjon ndaj vetes s'ime
(Si ndaj vet'e saj):
Mall e vrer që mbaj
Qaj, moj zemër, qaj.
Vrer e mall që flas
Plas, moj zemër, plas.
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Ku vemi Shpesh
Në zemër t'ënde vetëm unë,
Në zemër t'ime vetëm ti,
dhe jashtë bota fjalëtare,
Dhe jashtë syri plot zili.
Dh'ashtu filluam përngahera
Një vetësi plot ëmbëlsi,
Të mos na shohë syr'i botës,
Mos na zemrosh, moj njerëzi.
Dhe ikm' e ikmë gjith-më largë,
Dyke kërkuar pak liri,
Që me t'u ndezur flak'e ditës,
Gjer më të mugëtit të zi;
Gjer në mesnatë-e pasmesnate,
Oh! E pangopur e arrati!
Un' hijerënd' e mvrerësuar,
Ti buzëndritur në stoli.
Nër ato male shtat-mëdhaja,
Nër ata pyje me fshehtësi,
N'ato mburima lozonjare,
N'ata shkëmbenj plot llaftari;
Ku fryn një erë pastërtije,
E vetëtin një bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemëra në gji;
Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veç un'e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perëndi!
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Ku shtrohet Vala... (Romancë)
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng' e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
më pe me shpirt të llaftaruar.
Q'aherë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet'e dytë...
Dh'i shtinja sytë gjith përdhe-
Gjithë përdhe m'i shtinje sytë...
Po me t'u ndarë vet e vet,
Më s'kishim turp që s'kishte fjalë...
Na ritej malli posi det,
Posi një det që vjen me valë:
E prapë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë;
E prapë sytë gjith përdhe,
Gjithë përdhe pikonin sytë.
..........................................
..........................................
..........................................
..........................................
Q'aherë qamë plot me mall
Atë vështrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng' e pakuptuar.
Se kish kuptim që s'kish kuptim,
Kuptim'i fellë-i mallit t'onë;
Se malli jon'ish zotërim,
Që robëron përgjithëmonë;
Se s'dashuronja-as un' as ti,
Po dashuronte dashurija:
Një dashuri - një fshehtësi
M'e fshehur sesa fshehtësija.
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Syt' e tu Vetëtimtarët
Syt'e tu, vetëtimtarët, i mbulon pluhur i zi.
Syt'e tu vetëtimtarët ndezin yj mi vala detesh.
Me vështrim të perënduar, kaq hirplotë ti më
mbetesh
Si t'i fshesh qipall'e rëndë të paçmuarat
stoli.
Kur i pash'oh! Në nat'helmi, hën'e
largë-ish derdhur n'ar.
Kur i pashë në nat'helmi, ar i derdhur m'u bëj zija:
M'u bë gas ndaj fërfëllonte vgjeri-i shenjt' hijen
e tija:
Mi shtrat fletë sapo shtruar...na shij qjelli zilitar...
Syt'e tu- enigm' e kohës; syt' e
tu-çudi pa çmim;
Syt'e tu- çkëlqim gazmuar i skëterrës dhemshurishte.
Kish durim yll' i zhuritur, yll me zjarr durimi kishte,
Që krijoj kaq dritë djelli, që mbaroj kaq dëshërim.
Syt'e tu vetëtimtarët, sillen
qark gjerakorisht.
Syt'e tu vetëtimtarët ëndërojne-aq të qetuar.
Ndaj shtron hijen vgjeri-i shentë kur i putha-i llaftaruar,
Syt'e tu vetëtimtarët buzëqeshnë dhemshurisht
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Vallja e Yjve
Yjtë-e ndezur si fingjill,
Që vërtiten palë-palë,
Prej mosgjëje zunë fill
Plot me jetë-e mall të valë.
Zunë fill me dashuri
Që kur bota zu të ngjizet,
Pa sikush për shok të ti
Përvëlohet edhe ndizet.
Ndizet ças edhe për ças,
E si kurrë s'ka të shuar,
Pa pushim i vete pas
Me një sulm të llaftaruar.
E si kurrë nuku mund
Ylli yllin që t'a kapë
Rrotull qiejve pa fund
Venë-e-vinë-e-venë prapë...
.......................................
.......................................
.......................................
.......................................
Do të venë fluturim
Kudo janë-e kudo s'janë,
Nëpër qjell që s'ka mbarim,
As fillim, as fund, as anë.
Kur mi të, kur nënë të,
Kur me hire-e kur pa hire,
Do përëajnë gjithënjë
Hapësirë...shkretëtire...
Ata ikin varg-e-varg
Me një etje të pashuar:
Sesà fellë-e sesà larg
Shoq me shoq u pat larguar!...
Kùsh j-u fali-aq dëshërim,
Dh'aqë zjarr e aqë flakë,
Dh'i gatoj me aq durim
Yjtë-e lum e varfanjakë?
Se do një, si për çudi,
Ku prej syresh rreh të ftohet,
Shoq i vet, nga mall'i ti,
Më me zjarr zë përvëlohet...
Dh'i vjen qark më me vërtik
E me dhembje më të nxehtë,
E si ik...si gjithë ik...
E pushton me zjarr të vetë:
Sa më pak e shmbëllen:
Aq më shumë-e ndjek dëshira...
Pa nga malli që s'e gjen,
Dridhet gjithë hapësira.
...Kur po ja! Se që përtej
Ndriten erërat nga pakë:
Yll-i çdukur nëpër qiej
Vetëtiu e mori flakë:
J-a pat shtënë me një ças,
Mun në mes në kraharuar,
Shoq' i vet q'i sillej pàs
Me një sulm të llaftaruar;
Q'e kish flakën mun në gji,
Q'e zhuritte dashurija,
që çkëlqente me zili
Rrotull rrezeve të tija.
Yll i mjerë e yll i lum!
Yll i lum e yll i mjerë!
Sapo drita t'u përgjum,
Sheh një shoq nëpër skëterë;
Ay vin... e gjith vin...,
Gjith më pranë... -e gjith më pranë...-
Sesà ndrin e vetëtin!...
Sesà ndjen një gas pa anë!...
Sesa ndritesh përsëri!
Sesì ndizesh përsëpari!
Sesì djek me dashuri
Posi yll margaritari!...
Dashuri! Heu! Mall i ri!
Dashuri! këng' e durimit!
Ti liri! Ti robëri!
Ti valim i shkrepëtimit!
........................................
........................................
........................................
........................................
Yjtë-e ndezur aqë larg.
Lozin vallen e dëshirës
Dyke ndritur varg-e-varg
Nëpër terr të errësirës.
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kur të
më jesh e Zemëruar
Ti m`u rrëfeve për sëpari
shkrepëtimtare në stoli,
Un` ëndërrova se në zemër po më valon një
mall i ri.
O, ç'ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur
të pafaj?
Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!
Posi një yll i perënduar më
pate humbur gjith më larg...
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E çdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd
e në flori,
O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër
syt` e mi.-
Prej largësisë së pa anë
kalon durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen
t`a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot
me gas.
Ti buzëqesh-më-zilitare,e më
çkëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund
të shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë, që çel si
lulja në mëngjes,
Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun
në mes:
Kur të më jesh e zemëruar,
më shpirt të vrarë-e varfnjak,
N`e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit
t`ënd s`do heq aspak;
S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a
thënc,në mos m`a
thënc:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më
bësh të prishem
menc.
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Gjarpërushja
Haj të mirremi për dore,
Nep-ma zemrën që ma more,
Gjarpërushe pikëlore
M'u vrapo q'andej matanë,
më qëndro në zemër pranë,
M'i vështro sa lot më lanë.
Të fjalonemi ngadalë,
të pushtonemi pa fjalë,
Plot me afsh e duf të valë.
Me atë vetull-vetulluar,
Me atë shtatin-gjarpëruar,
Me ato kraha-fluturuar
Vetullo,moj vetullushe!
Gjarpëro,moj gjarpërushe!
Fluturo,moj fluturushe!
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
Kush ta fali Bukurinë
Kush ta fali bukurinë
Që t'ë më trerosh të zinë!
Kur të pashë për të
vluar,
Pëllumbeshë pendë-shkruar,
Bubu! plumb në kraharuar,
Plumb që vret dyke gjëmuar!
Mbledhur shoqet me një qoshe,
Diç, m'ju flisje, dic m'ju thoshe,
Gushë-e-llërë-e-gji-bardhoshe.
Pa me syçkëzat e tua,
Sy-larme! ç'më fole mua.
Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkëndija,
Ndezur mun në mes në ballë,
Të më vesh në dhè të gjallë.
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
E mora Shoqezën Përkrah
E mora shoqezën përkrah,
E matmë rugën ca-nga-ca,
Sikur na ndillte larg diçka.
Pa zu dita perëndoj,
Pa zu nata na mbuloj,
Pa zura shoqen ta pushtoj.
Përse buçet liqer i qet!
Liqer, ti ç'thua ndaj bucet!
Ç'far' pe, liqer, mi zall të shkretë?
E çasin kur e sjell nër mend,
Kur sjell nër mend, ah! atë vend,
As rroj as vdes, po jam pa mend.
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
|
 |
|