 |

|
1846 - 1900
|
 |
|
|
| |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |
 |
Hyrje
Figura qëndrore e letërsisë shqiptare të
Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave
të popullit për liri e përparim, si poet i
madh i kombit, është Naim Frashëri, bilbili
i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846 në
Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh.
Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht
e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte.
Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin
e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor
u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë,
kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake,
ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez
dhe me iluminizmin francez. Duke përvetësuar disa
gjuhë, si: greqishten e vjtër e të renë,
latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi,
jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të
vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të
Lindjes. Të gjitha këto tradita poetike ndikuan
në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit
të shkollës, shkoi për të punuar në
Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri
në klimë më të shëndetshme.
Gjatë viteve 1872-1877 Naimi punoi në Berat e në
Sarandë si nëpunës. Kjo periudhë pati
rëndësi të veçantë në formimin
e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu më mirë jetën
e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën
e bukur e shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë,
krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës
shqiptare.
Ndërkohë vendi ishte përfshirë në
ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare,
që do të sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare të
Prizerenitmë 1878, udhëheqës i së cilës
ishte Abdyli, vëllai më i madh i Naimit. Naimi dha
ndihmesën e vet për krijimin e degëve të
lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu
dhe përhapi programin e saj. Më 1880, kur veprimtaria
e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë
"Shqipëria", në të cilën shpalli
idetë kryesore të Rilindjes. Me këtë krijim
Naimi niste rrugën e poetit kombëtar. Më 1881
Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë
shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes
së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat
dhe talentin ia kushtoi çështjes kombëtare,
punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi
libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi
vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë
sonë, për botim edhe të shumë veprave
të autorëve të tjerë. Lëvizja kombëtare,
idealet e çlirimit të Shqipërisë, të
përparimit e të qytetërimit të saj, u
bënë faktori themelor që ndikoi në formimin
e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria e gjerë letrare e Naimit, me veprat poetike
e didaktike, kap një periudhë të shkurtër
prej 13 vjetësh (1886-1899). Vetëm në vitin
1886 ai botoi veprat "Bagëti e Bujqësia",
"Vjersha për mësonjtoret e para", "Histori
e përgjithshme" dhe poemën greqisht "Dëshira
e vërtetë e shqiptarëve", "E këndimit
çunavet këndonjëtoreja". Më 1885
botoi përmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat"
(Ëndërrimet) më 1888 botoi "Dituritë",
më 1890 "Lulet e verës", më 1894
"Parajsa dhe fjala fluturake", më 1898 "Historia
e Skënderbeut" dhe "Qerbelanë" dhe
më 1889 "Historia e Shqipërisë".
Sëmundja dhe lodhja e madhe ia keqësuan shëndetin
poetit, zemra e të cilit pushoi së rrahuri më
20 tetor 1900, në moshën 54-vjeçare, i zhuritur
nga malli për atdheun dhe me brengën që s'e
pa dot të lirë.
Vdekja e poetit qe një zi e vërtetë kombëtare.
Shqiptarët kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin
e shqiptarizmës, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerësimin
për Naimin e shprehu bukur elegjia e Çajupit,
që niste kështu:
Vdiq Naimi,
vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipëri,
mendjelarti, zemërtrimi,
vjershëtori si ai.
****************************
Naim Frashëri vuri themelet
e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij
shënoi lindjen e një letërsie të re me
vlera të vërteta artistike. Ajo shprehte aspiratat
e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi
fuqishëm në luftën e saj për liri e progres.
Naimi krijoi traditën e letërsisë patriotike,
qytetare, ai solli në letërsi botën shqiptare,
aspiratat jetike të popullit.
Dashuria për Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria
kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e
madhe e çlirimit, formojnë thelbin romantik të
veprës së tij. Naimi e afroi letërsinë
me popullin, duke trajtuar tema të reja, të ndryshme
nga ato të letërsisë së vjetër, temat
e problemet e kohës.
Në formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorë,
por faktori kryesor ishte jeta e popullit të vet dhe
lëvizja e tij për çlirim kombëtar.
Naimi njohu disa tradita poetike të huaja, prej të
cilave mori elemente që u tretën mjaft natyrshëm
në veprën e vet. Por krijimtarisë së tij
vulën e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike
e artistike e populli të vet. Traditat poetike popullore,
që përbën një nga burimet e formimit të
tij si poet, i dha shumë më tepër nga çdo
traditë tjetër. Lidhja me të u shpreh jo vetëm
në gjuhën e poezisë së Naimit dhe në
figuracionin e pasur, por, në radhë të parë,
në përmbatje dhe në frymën e saj.
Naimi është bilbili i gjuhës shqipe, mjeshtër
i fjalës. Vepra e tij vuri bazat e gjuhës letrare
kombëtare shqipe, e cila do të njihte më vonë
një zhvillim të mëtejshëm, për të
arritur gjer në shqipen e sotme letrare kombëtare
të njësuar e të zhvilluar. Tradita që
krijoi Naimi, është e gjallë dhe frymëzuese
edhe në jetën e shoqërisë sonë të
sotme. Naimi më tepër se shkrimtar, është
poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare,
është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar
i arsimit dhe i kulturës shqiptare.
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
|
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Lirika Filozofike
Naim Frashëri është poeti i parë shqiptar që
i kushton kujdes të veçantë poezisë filozofike
dhe mund të quhet themeluesi i saj në poezinë shqiptare.
Ai ka shkruar një numër të dukshëm vjershash
filozofike, të përfshira në vëllimet poetike
"Vjersha për mësonjëtoret e para", "Lulet
e verës", "Parajsa dhe fjala fluturake" dhe
në përmbledhjen në gjuhën persishte "Tehajylat"
(Ëndërrimet).
Në këto lirika Naimi shpesh shtron pyetje të tilla
të karakterit filozofik: C'është natyra? Cilat janë
ligjet e saj? Ku është fillimi e ku është fundi
i saj? Cili është vendi i njeriut në të?
Këtë etje për të përsiatur për gjithçka
poeti e shpreh edhe me vargje:
Mendja ime, që
s'gjen prehje, bën kërkime
dhe rropatet me aq pyetje-e-mërmërime:
Kush? pse? Çfarë? ku e kur? e si e sa? ("Ëndërrimet")
Naimin e habit dhe njëkohësisht
e mrekullon gjithësia, pambarimësia e saj: Toka dhe Dielli,
yjet, ndërrimet e stinëve, deti, era, lumi, rrufeja, njeriu,
lulet, zogjtë, bagëtia, gjithçka. Poeti mendimtar
e sheh gjithësinë si një libër të hapur
të cilin njeriu vazhdimisht përpiqet ta lexojë, sepse
kështu do të gjejë kuptimin e botës. Kjo pafundësi
dukurish e mahnit dhe e gëzon poetin, jo vetëm sepse me
to është e lidhur jeta e njeriut, por edhe pse në
qënien dhe në rendin e tyre ai sheh shprehjen e ligjeve
absolute, sheh mishërimin e perëndisë. Këtë
koncept panteist e vumë në dukje edhe te "Lulet e
verës".
Një trup është
gjithësia
Dhe të sosur s'ka gjëkundi,
më çdo an' është perëndia,
një det që s'i gjendet fundi.
("Gjithësia", "Vjersha për mësonjëtoret").
Botëkuptimi i Naimit në lirikat
filozofike shpesh është kontradiktor. Mbasi pohon pafundësinë
e gjithësisë, Naimi thotë:
Gjë s'humbet,
as pakësohet
edhe sërish nukë shtohet:
çdo q'është përsëritet.
("E vërteta", - "Vjersha për mësonjëtoret")
Një nga mendimet më të
rëndësishme të Naimit është ai që
lidhet me njohjen njerëzore. Ai mendonte se njeriu është
në gjendje, me forcën e arsyes, të depërtojë
në të fshehtat e natyrës, të njohë ligjet
e saj, ta përdorë natyrën për nevojat e tij,
pra, të bëhet gjithnjë e më tepër zot i
saj, me anë të njohjes shkencore. Sipas tij, duke njohur
natyrën, njeriu njeh krijuesin e saj, zotin:
Është
në shesh Perëndia,
i verbëri s'mund ta shohë,
ajo është gjithësia,
i dituri mund ta njohë.
("Perëndia" - "Lulet e verës")
Duhet theksuar se problemet e gjithësisë,
të natyrës etj., asnjëherë, Naimi nuk i pa të
shkëputura nga njeriu, nga vendi i tij në botë, nga
fati i tij. Naimi e vlerëson shumë lart njeriun. Si panteist,
poeti mendon se shfaqja më e përsosur e hyjnisë në
jetë është vetë njeriu. Njeriu, sipas Naimit,
është qëllimi dhe arritja më e lartë e
krijimtarisë hyjnore, është trajta e shfaqjes më
të epërme, sepse është krijesë me ndërgjegjje
e moral. Prej këtij lind edhe ai humanizëm i thellë,
ai respekt e dashuri e pakufishme për njeriun.
S'ka më të
lartë në jetë
nga njeriu, q'është i vërtetë.
("E vërteta" - "Vjersha për mësonjëtoret")
Naimi mendon se njerëzit vërtet
vdesin, por si gjini janë të pavdekshëm, janë
të përjetshëm. Duke u kthyer sërish te gjithësia,
ata rilindin sërish te breznitë që përsëriten
pa fund.
Botëkuptimi i Naimit është sintezë origjinale
mbi bazën e panteizmit dhe ka prirje të dukshme përparimtare.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Pikëpamjet Patriotike dhe Botëkuptimi
Vepra e Naimit shprehu në mënyrë të plotë
e me forcë artistike idealet më të përparuara
të Rilindjes, idetë patriotike, demokratike e iluministe
që do ta udhëhiqnin shoqërinë shqiptare për
të dalë nga errësira mesjetare në dritën
e lirisë e të përparimit. Poet e mendimtar, Naimi
qëndroi me dinjitet në lartësinë e këtyre
kërkesave historike.
Tipari kryesor, ajo që përbën thelbin e gjithë
krijimtarisë së Naimit, është patriotizmi. Gjithçka
në veprën e tij lidhet me atdheun, me dashurinë e
pakufishme për të, për gjuhën, për popullin,
për historinë e për gjithçka shqiptare, me
detyrën për t'i shërbyer atdheut me devotshmërinë
më të lartë. Vargjet më të bukura poetit
ia frymëzoi pikërisht ky atdhetarizëm i flaktë.
Çlirimi i Shqipërisë nga zgjedha osmane ishte një
nga idealet më të larta të Naimit. Për të
arritur këtë, poeti hedh idenë e bashkimit të
gjithë shqipëtarëve, si kusht për çlirimin
dhe përparimin e tij. Veçanërisht te "Historia
e Skënderbeut", poeti pohon se liria mund të vijë
vetëm me anë të luftës së armatosur kundër
pushtuesit.
Besimi i Naimit në të ardhmen e Shqipërisë së
lirë është i madh. Ai mendon se populli ynë,
me virtyte të çmuara e me tradita luftarake i ka të
gjitha të drejtat të jetojë i lirë. Naimi shpreson
se kjo liri do të jetë pak a shumë e shpejtë.
Naimi pati pikëpamje demokratike të përparuara për
kohën. Ai mendonte që njeriu lind i lirë. Kulti i
lirisë së njeriut përshkon gjithë veprën
e tij, ndonëse në kushtet e atëhershme ai tingëllonte
abstrakt. Admirues i Revolucionit Francez dhe i ideologëve
të tij, Naimi ëndërronte një Shqipëri të
lirë dhe demokratike, sipas tipit të demokracive borgjeze
të kulturuar e të emancipuar. Edhe Naimi, ashtu si Samiu,
ishte për republikën dhe nuk e pranonte formën e
monarkisë.
Ai gjithashtu ishte për barazinë midis burrit dhe gruas
dhe për të drejtën e arsimimit të të dyve.
Botëkuptimi i naimit u kultivua në klimën e kërkesave
për një Shqipëri që do të hynte në
një epokë të re historike, që do të qytetërohej
e kulturohej. Natyrisht, koha kur jetoi poeti, la gjurmët e
veta në botëkuptimin e tij, i cili nuk mundi t'u shpëtonte
edhe kundërshtive.
Naimi ishte iluminist, dhe kishte besim të madh në rolin
që luajnë shkenca dhe dija për zhvillimin e shoqërisë.
Ai çmonte tepër iluministët francezë, Volterin,
Rusonë, e të tjerët. Sidomos në veprat diturake
ai pranoi dhe propogandoi edhe disa arritje të shkencës
së kohës, si teorinë e Darvinit për prejardhjen
e qenieve të gjalla, teorine e Kantit e të Laplasit për
origjinën diellore të tokës etj. Por në thelb,
veçanërisht në veprat poetike, ai pranon qënien
e një fuqie të mbinatyrshme. Megjithatë, idealizmi
i Naimit u shfaq në formën e panteizmit. Ai e mendon zotin
të shtrirë kudo, te njeriu dhe te natyra. Si patriot e
iluminist, ai ishte kundër përçarjes fetaredhe
kombësinë e vinte mbi fenë, ashtu si edhe rilindësit
e tjerë.
Naim Frashëri, si figura qëndrore e letërsisë
së Rilindjes, krijoi një traditë të re, që
u ndoq nga shumë shkrimtarë të tjerë, dhe u
bë themeluesja e letërsisë sonë të re kombëtare.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |
|