 |
|
|
| |
 |
| |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Ndre
Mjeda
Hyrje
Poezia e Mjedës shënoi kalimin nga letërsia e
Rilindjes romantike, me problematikë kryesisht atdhetare,
te letërsia e Pavarësisë, ku mbizotëroi
problematika shoqërore dhe realizmi. Ndre Mjeda lindi më
20 nëntor 1866 në Shkodër në një familje
të varfër. I ati ishte një barì, i zbritur
nga fshati. Ai vdiq herët dhe e la Mjedën të
vogël. E ëma mbeti e vè, për të mbajtur
dy fëmijët u detyrua të lante rroba te familjet
e pasura të qytetit. Aftësitë e rralla që
shquanin Mjedën që në fëmijëri, tërhoqën
vëmendjen e jezuitëve, të cilët jo rrallë
zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin në
seminare. Ata e futën në seminarin e tyre italian
të Shkodrës. Meqenëse edhe këtu Mjeda i
ri u shqua për zotësi, e dërguan të ndiqte
studimet e larta në Spanjë, Poloni, Kroaci dhe Itali.
Kësaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuhëve të
ndryshme të huaja dhe kulturën e gjerë klasike,
që do t'i vlejë shumë gjatë veprimtarisë
së tij të mëvonshme letrare. Në formimin
e personalitetit të mjedës ndikuan dy faktorë:
nga njëra anë shkolla fetare, që përcaktoi
deri diku botëkuptimin e tij, nga ana tjetër idealet
kombëtare me të cilat ra në kontakt herët
e që, si bir i popullit të thjeshtë i ndiente
thellë. Këto ideale qenë për të riun
flaka që e ushqeu talentin e tij poetik. Më 1887 Mjeda
21 vjeçar botoi "Vaji i bylbylit", një
elegji që është njëkohësisht edhe një
këngë shprese. Në këtë poemth rinor,
plot fluturime romantike, jepet dhembja për fatin e kombit
të robëruar dhe optimizmi për të ardhmen
e tij. Ndërkaq Mjeda e ndiente veten të ndrydhur nga
rregullat e shoqërisë jezuite.
Konflikti ndërmjet tij dhe urdhërit ku bënte
pjesë, arriti në pikën më të lartë,
pas dy vjetësh, kur poeti i ri, që kishte mbaruar
studimet dhe ishte dërguar të jepte mësim në
një shkollë të lartë fetare në Itali,
detyrohet të largohet. Duke e ndier veten tashmë më
të lirë, ai iu kushtua me një zjarr të dyfishuar
çështjes kombëtare dhe zhvilloi një veprimtari
të gjerë atdhetare e kulturore. Themeloi shoqërinë
kulturore "Agimi". Mori pjesë në një
kongres gjuhësor lidhur me çështjë të
shqipes në Hamburg. Ai shkroi për mirditorët
një memorandum, drejtuar përfaqësuesëve
të fuqive të mëdha në Shkodër, ku ankoheshin
kundër qeverisë osmane. Poeti ngriti zërin me
rastin e mbylljes së shkollës së mesme shqipe
në Korçë nëpërmjet një vjershe
që është një kushtrim i hapur etj. Kjo veprimtari
nuk mund të mos i binte në sy qeverisë osmane,
e cila më 1902 e arrestoi poetin dhe gati sa nuk e internoi
në Anadoll (ky rast i dhimbshëm i jetës së
Mjedës gjeti pasqyrimin poetik në poemthin "I
tretuni").
Edhe pas kësaj, poeti nuk pushoi së punuari për
çështjen shqiptare, qoftë në fushën
letrare, qoftë në fushën gjuhësore. Në
këta vjet, nën ndikimin e hovit të madh të
lëvizjes atdhetare si edhe të kontaktit të përditshëm
me jetën e fshatarëve, lindën krijimet e tij
më të mira.
Si shumë rilindës të tjerë, Mjeda shpresonte
se çlirimi kombëtar do të sillte përmirësimin
e gjendjes së masave. Një mendim i tillë përshkon
poemën e fuqishme "Liria" e shkruar në vitet
1910-1911, pra në prag të shpalljes së pavarësisë.
Ngjarjet pas 1912-ës për Mjedën qenë një
zhgënjim i hidhur.
Në të vërtetë, që këtej e tutje,
ai do t'i kushtohet kryesisht veprimtarisë gjuhësore.
Më 1917 Mjeda mblodhi dhe botoi në vëllimin "Juvenilja"
krijimet poetike, të shkruara gjatë Rilindjes që
për shumë shkaqe s'kishin mundur të shihnin dritë
më parë. Ai hyri kështu në letërsinë
tonë si poet i shquar. Në vitet 1920-1924 Mjeda u
zgjodh deputet i opozitës, i krahut demokratik. Pas ardhjes
së Zogut në fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike.
Ai vazhdoi të ishte famulltar i thjeshtë në fshatin
e vogël Kukël, gjersa në vitet e fundit të
jetës së tij kleri e mori si mësues të shqipes
në gjimnazin e vet të Shkodrës. Mjeda iu vu atëherë
me tërë energjitë e veta edukimit të rinisë
me dashuri të veçantë për gjuhën
dhe për kulturën shqiptare.
Pak muaj para vdekjes, (1 gusht 1937), botoi, si testament poetik
të rrallë për bukuri e forcë, poemthin "Liria".
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Krijimtaria
Mjeda shkroi shumë krijime poetike,
shkrime për fëmijës si dhe proza me karakter didaktik
fetar. Por ai mbetet kryesisht poet. Veprat e tij kryesore janë
"Juvenilja", "Liria", "Lisus", "Scodra".
Dy poemthat e para "Vaji i bylbylit" dhe "i tretuni"
paraqitin interes jo vetëm si fillime të krijimtarisë
letrare të Mjedës, por edhe për vlerën atdhetare
dhe artistike, si edhe për mundësinë që na japim
të ndjekim zhvillimin e personalitetit artistik të poetit.
"Vaji i bylbylit" është krejt lirik dhe shtjellohet
nëpërmjet një simboli; bilbili i mbyllur në
kafaz është shqiptari nën zgjedhën osmane.
Ndonëse vepra mbështillet me tisin e hollë të
melankonisë, i kuptueshëm për moshën dhe për
gjendjen shpirtërore në të cilën u shkrua, përfundimi
i saj është thellësisht optimist, pasqyron ligjin
filozofik të përparimit të jetës, që frymëzon
edhe besimin në të ardhmen e Shqipërisë.
"I tretuni" dëshmon për një pjekuri më
të madhe ideoartistike. Melankonia e "Vajit të bylbylit"
këtu është shndërruar në dhembje krenare,
stoike, e cila shprehet më së miri nëpërmjet
paralelizmit me natyrën në shtrëngatë, që
e hap poemthin.
Ndryseh nga poemthi i parë, ky ka një subjekt të
dhënë në forma lirike; fatin e një atdhetari
shqiptar, të internuar nga pushtuesit. Poeti do të ketë
mendua se ky mund të kishte qenë edhe fati i tij. Në
këngën e parë që përshkruan ndarjen e të
mërguarit me qytetin e lindjes, Shkodrën dhe me atdheun,
duken qartë elementët autobiografikë. Po Mjeda nuk
mbeti në shtjellimin e thjeshtë të një materiali
jetësor; ai diti ta përgjithësojë e t'i japë
vlerë aktuale. Heroi i poemthit është një fshatar
i varfër. Dhe tek zgjedhja e një protagonisti të
tillë, ndihet dashuria e Mjedës për masat fshatare,
ndjenjë që do ta shtyjë gjatë tërë
krijimtarisë së vet t'i zgjedhëheronjtë nga
rradhët e fshatarësisë. Te "I tretuni"
ndeshen figurat dhe mjetet e njohura romantike të pasqyrimit
të realitetit si: ngjyrat e forta në përshkrimin
e natyrës, stuhia në pjesën e parë, që
ka edhe një kuptim simbolik, bregdeti i ashpër shkëmbor,
ku ka qëndruar heroi duke kujtuar atdheun, ndonjë simbol,
si lejleku që e lidh me vendlindjen. Këtu gjenden edhe
elementë të riprodhimit besnik të mjedisit, nëpërmjet
kujtimeve të protagonistitdhe sidomos vizatimi i figurës
së nënës. Lirizmi dhe epizmi shkrihen në mënyrë
të harmonishme. Variacioni në vargje e strofa pasqyron
botën shpirtërore të trazuar të protagonistit.
Poemthi mbyllet me një frymë të lartë burrërore
dhe optimiste: heroi nuk pendohet për rrugën e zgjedhur,
po është krenar se vuan për hir të atdheut.
Nëpërmjet figurës së nënës "të
treturit" që del në këngën e fundit, lartësohet
figura e nënës shqiptare, e dhembshur dhe kreshnike, që
rrit bij trima dhe atdhetarë. Që në këtë
poemth të hershëm shohim atë që do të jetë
një meritë e rëndësishme e veprës së
Mjedës: pasqyrimin e denjë të figurës së
gruas shqiptare, veçanërisht si nënë. Ndër
lirikat e ndryshme të përfshira ose jo në veprën
"Juvenilja" ka një varg vjershash me të cilat
poeti ndjek traditën e Rilindjes ku himnizon bukuritë
e atdheut ("Malli për atdhe", "Mikut tem Pal
Moretti"), duke i kënduar gjuhës si mjet zgjimi të
ndërgjegjjes kombëtare ("Gjuha shqipe"), ku
i kushton një vëmendje të veçantë problemit
themelor të luftës për pavarësi, që ishte
bashkimi i shqiptarëve ("Bashkonju", "Shqypes
arbnore").
Mjeda, gjithnjë në vazhdën e Rilindjes, ngre lart
figurën e heroit kombëtar, si simbol bashkimi dhe burim
besimi në fitore. ("Vorri i Skanderbeut", "Shqypes
arbnore", "Bashkonju", "Për një shkollë
shqype mbyllun prej qeverisë otomane", "Mikut tem
Pal Moretti", "Mikut Pal Moretti", "Lisus",
"Liria"), duke theksuar në këtë poemë
të fundit lidhjen e thellë të Skënderbeut me
popullin, me masat fshatare.
Në vjershën "Mikut Pal Moretti", Mjeda jep një
gjykim të drejtë e të mprehtë jo vetëm
për rëndësinë e Skënderbeut, si shpëtimtar
i qytetërimit evropian, po edhe për politikën dredharake
të fuqive të mëdha të Evropës së kohës
së vet, që, për interesat e tyre, mbanin në
këmbë perandorinë e kalbur osmane. Që në
këtë vjershë romantike atdhetare vihen re nota shoqërore.
Motive shoqërore janë vënë në bazë
të dy vjershave të "Juvenilias": "I mbetuni"
dhe "Shtegtari". Aty preken dy plagë të dhimbshme
të Shqipërisë së kohës si: kurbeti dhe
qëndrimi mospërfillës i klasave të pasura ndaj
njerëzve të thjeshtë të popullit, bartës
të luftës për çlirimin e vendit. Po trajtimi
i këtyre problemeve nga pozitat e romantizmit me gjurmë
sentimentalizmi dhe fryma e humanizmit kristian që i përshkon
vjershat i ka zbehur deri diku dhe ka bërë që këto
vjersha të mos kenë forcën e vjershave realiste të
Çajupit dhe të Asdrenit, me të njëjtën
tematikë.
"Lisus" (botuar më 1921) dhe "Scodra"(1940)
janë vepra, ku thelbi romantik vishet me një formë
klasiciste. Këta dy poemtha liriko-epike karakterizohen nga
një stil i kërkuar dhe retorik. Poeti himnizon këtu
të kaluarën e lashtë të popullit tonë (te
"Lisus" përmes materialit historik, kurse te "Scodra"
nëpërmjet legjendës). Interes ka te "Lisus"
paraqitja e figurës së Skënderbeut, që poeti
ka dashur ta bëjë sa më njerëzore.
Origjinaliteti dhe fuqia e vërtetë e talentit të
Mjedës kanë gjetur shprehje në krijimet ku ai arrin
në realizëm, si në vjershën "Mustafa Pasha
në Babunë", në poemthin "Liria" dhe
në kryeveprën e tij "Andrra e jetës".
Tek e para, duke u nisur nga një fakt historik, tradhtia e
Mustafa Pashë Bushatlliut, poeti ka tipizuar me forcë,
duke e përshkruar "mbi thasë të florinjve, ndër
valle jevgash" figurën e feudalit të zvetënuar,
anadollak, parazit, që është kurdoherë gati
të bëjë flì interesat e atdheut për të
vetat. Vjersha merr kështu një kuptim të gjerë
përgjithësues, duke tingëlluar si akuzë e fuqishme
kundër të ashtuquajturve atdhetarë, përfaqësues
të shtresave të larta, që përfitonin nga sakrificat
e popullit. Figurës së Mustafa Pashës poeti i kundërvë
masën e fshatarësisë së ngriturnë këmbë
për mbrojtjen e atdheut, duke u bërë zëdhënës
i urrejtjes së saj kundër feudalit tradhtar.
"Liria", poemthi epiko-lirik, i ndërtuar me tingëllima,
me problematikë politiko-shoqërore, është, ndofta,
vepra e Mjedës që ka ide më të fuqishme. Në
të ndihet jehona e kryengritjeve të malësorëve
të Veriut më 1911, që tingëllon me forcë
që në vargjet e para:
"Lirim, lirim bërtet gjithkah Malcia" dhe vjen duke
u rritur nga një tingëllimë në tjetrën.
Poeti frymëzohet nga lufta për pavarësi e amerikanëve
kundër kolonizatorëve anglezë, që ishin edhe
pronarë tokash, dhe ua tregon shqiptarëve si shembull.
Në mbylljen e poemës, ku paralajmërohet shpërthimi
i kryengritjes së përgjithshme shqiptare nëpërmjet
një mjeti të dashur për rilindasit, paraqitjes së
hijes së Skënderbeut, që ngrihet nga varri. Poeti
thekson se heroi kombëtar shkon "Ksollë për
ksollë". Në këtë poemth ka vargje që
dëshmojnë për afrimin e Mjedës me idetë
demokratike. Kështu, ai pohon se kryengritësit mundën
"kështjellat atnore", gjejmë aluzione për
shfrytëzimin e fshatarësisë (
s'ka me dalë
ushtari me i grahë bulkut si kaut me sjeçe t'begut").
Këto mund të dëshmojnë se Mjeda e sheh lirinë
të fituar prej amerikanëve jo vetëm në plan
kombëtar, po edhe në plan shoqëror dhe shpreson se
populli shqiptar do të shkundë shfrytëzimin e egër
bashkë me zgjedhën feudale.
Në këtë poemë shkrihen konçiziteti dhe
forca shprehëse. Krahasimet dhe antitezat janë tronditëse
("lirinë e keni ju/ ne hekra kemi
", "Posi
berra që bleu mishtari vemi"). Romantizmi ia ka lënë
vendin një realizmi ngjethës, një pasqyrim plot dramatizëm
të gjendjes së atdheut.
Vargu është njëmbëdhjetërrokëshi,
i cili krijon atmosferën e madhërishme, përdorimi
i bartjeve i jep dinamizëm stilit dhe shoqëron alternimin
e ndjenjave dhe të mendimeve. Lloji i zgjedhur i organizimit
të vargut në tingëllima i disiplinon shpërthimet
lirike. Gjuha është e pasur, megjithatë veçoritë
krahinore e vështirësojnë leximin e lirshëm.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Andrra e Jetës
(analizë)
Në këtë poemë shoqërore-psikologjike
me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri
e veçantë në letërsinë shqiptare të
kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike
të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi
dhe plasticiteti. Kjo poemë është vazhdim, shtjellim
i përgjithshëm i atyre motiveve nga jeta e fshatarëve
të varfër, që e shqetësonin Mjedën dhe
njëkohësisht pasqyrë e mendimeve të tij për
jetën njerëzore dhe lumturinë.
Në qendër të vëmendjes është një
familje e varfër malësore që përbëhet nga
nëna dhe nga dy vajzat. Poema ndahet në tri pjesë
që i përgjigjet fatit të tre heroinave: Trinës,
Zogës e Lokes.
"Andrra e jetës" hapet me një metaforë
aq të thjeshtë sa edhe të hijshme, të gjallë
e kuptimplotë:
Molla t'kputuna nji degët,
dy qershia lidhë n'nji rrfi
ku fillojnë kufijt e gegët
rrinë dy çika me nji nanë.
Kjo metaforë jep idenë e lidhjes
së ngushtë të personazheve të veprës dhe,
njëherësh të bën të parandjesh ndarjen
e tyre. Me imtësi të zgjedhuara, poeti na e jep të
gjallë mjedisin malësor:
U ndie një za te shtegu;
Cice, del se erdh murgjina
e mbrapa po vjen Trina
me i gjengj të sykës n'grykë!
Vajza e vogël vdes para kohe. Poeti
përshkon thellë në mendimet dhe ndjenjat e nënës,
e cila e jeton me dhembje fatkeqësinë, para se të
ngjasë, në një natë të tmerrshme ankthi.
S'ka gjë më tragjike dhe njëkohësisht më
të lartë njerëzore, sesa skena midis Lokes dhe Zogës
pas vdekjes së Trinës; habia fëminore e vogëlushes
që s'kupton dramën në shtëpinë e saj, dhe
kujdesi i dhembshur i nënës, e cila, duke qenë vetë
nën peshën e rëndë të dhembjes, nuk do
që ajo të rëndojë, të bjerë në
shpirtin e njomë të vajzës.
Në pjesën e dytë, që i kushtohet Zogës,
poeti ka derdhur ngjyrat më të ndritshme, duke dashur
të shprehë nëpërmjet këtij personazhi ëndrrat
e veta për të ardhmen. Në fillim jepen ndjenjat dhe
dëshirat karakteristike për moshën e vajzës
me forcë të veçantë psikologjike, pa sentimentalizëm,
me shumë vërtetësi dhe kthjelltësi. Ëndërrimet
rinore të Zogës realizohen. Ajo dashurohet dhe martohet.
Poeti e përcjell me këshilla plot dhembshuri për
jetën e saj të re. Së fundi, me një këngë
plot optimizëm, na lajmëron se Zoga u bë nënë.
Është për t'u vënë rè se bukuritë
e natyrës parakalojnë njëra pas tjetrës, për
t'ia lënë vendin buzëqeshjes së fëmijës.
Epilogun e poemës e përbën fundi i jetës së
vështirë, plot saktifica e stoike të Lokes që,
e mbetur vetëm, thërret vdekjen ta marrë.
"Andrra e jetës", megjithëse trajton një
rast të veçantë, pasqyron tragjedinë e fshatarësisë
shqiptare dhe dëshirën e saj të zjarrtë për
një jetë më të mirë. Titulli i veprës
ka një kuptim të thellë. Me këtë poeti
s'ka dashur aspak të thotë se jeta është një
iluzion, veçse jeta për të varfërit mbetet
një ëndërr e parealizuar. Poema pra, në thelb
është realiste me një gjykim romantik. Poeti ka prekur
plagë të rënda të shoqërisë së
kohës: mjerimin që mbyste
sa e sa jetë, ende të paçelura (fati i Trinës),
zakonin patriarkal që e ndante nënën nga e bija dhe
e mbërthente të parën pas vatrës së shuar;
mospërfilljen e shoqërisë ndaj individit (fati i
Lokes). Mbarimi tragjik i kësaj të fundit është
një protestë e heshtur. Por jo më pak i fortë
është fakti që, kur heroi ka humbur çdo shpresë,
poeti nuk e bën të kërkojë ngushëllim në
iluzionet e jetës përtej varrit. Lokja vdes me ndjenjën
e revoltës ndaj fatit të saj të padrejtë. Personazhet
në poemë janë të gjalla e tipike dhe kanë
një logjikë të brendshmenë përputhje me
mjedisin ku jetojnë e veprojnë. Trina sapo është
vizatuar, meqenëse edhe në jetë nuk arrin të
zhvillohet si karakter. Ajo, sapo shfaqet, zhduket. Megjithatë
e kryen rolin e vet. Me fati e saj është përgjithësuar
fati i tërë atyrë fëmijëve fshatarë
që vdisnin para kohe nga puna e rëndë dhe nga kushtet
e vështira të jetës.
Zogën e shohim në zhvillim: në fillim fëmijë
naive, që nuk kupton ç'ka ngjarë kur i vdes motra,
pastaj vajzë me ëndërrimet karakteristike të
moshës së saj. Siç zbulohet edhe nga ato ëndërrime
ajo është vajzë malësore tipike, e thjeshtë,
punëtore, po edhe e aftë për ndjenja të thella
e të fuqishme, që shokun e jetës e përfytyron
"me rrip rreth brezit, me një gjashtore e një kacatore",
pra, para së gjithash, trim.
Lokja është tipi i gruas malësore, punëtore,
vetëmohuese, nënë e dhembshur e stoike, mbi të
cilën ka rënduar tërë barra e familjes, se burrat
i shuante pushka e armikut, hakmarrja ose kurbeti. Ajo sakrifikon
rininë që të rritë të bijat, dhe është
e lumtur, nuk jepet përpara vështirësive të
jetës (të kihet parasysh qëndrimi me të vërtetë
burrëror me të cilin mposht vdekjen e Trinës, kur
mundohet të ngushëllohet me mendimin e jetës së
nënshtruar të gruas në familjen patriarkale.
Mesazhi që përmban kjo figurë, është lufta
me jetën. Gjersa pati mundësi të luftonte, ajo jetoi.
Vdiq kur nuk mundi më të japë asgjë. Dhe në
fund të fundit ajo u largua nga jeta me një fitore përderisa
e kreu detyrën e vet, e bëri të bijën të
aftë për të jetuar dhe për t'ia përcjellë
një qënieje tjetër flakën e jetës.
"Andrra e jetës" pasqyron dashurinë e poetit
për fshatarësinë e varfër, admirimin e tij për
tiparet e larta morale të njerëzve të thjeshtë,
në veçanti të gruas shqiptare, si edhe dhembjen
për fatin e hidhur të atyre njerëzve. Mjeda nuk depërton
në shkaqet shoqërore të dramës së heronjve
të vet, as nuk mendon për rrugën e ndryshimit të
gjendjes. Po ai nuk pajtohet me këtë realitet të
hidhur. Njëkohësisht poeti nuk bie në pesimizëm,
ruan besimin në vlerat pozitive të jetës, në
të ardhmen. Tek "Andrra e jetës" ka tragjizëm,
po jo mohim të jetës. Së ardhmes poeti i këndon
nëpërmjet zogës, e cila arrin të realizojë
ëndrrën e vet për lumturi, megjithëse brenda
kuadrit të ngushtë familjar. Fati i saj merr kështu
një kuptim simbolik.
Jo më kot linja e Zogës zë vendin kryesor të
poemës. Tërë pjesa e dytë është himni
më i zjarrtë dhe bukurinë e saj. Në mendjen
e lexuesit dy tabllotë e dhimbshme të pjesës së
parë e të fundit shkrihen në tablonë madhështore
të nënës që mban në krahë fëmijën,
simbolin e vazhdimësisë së jetës.
Merita më e rëndësishme e "Andrrës së
jetës", e parë në kuadrin historik, qëndron
në dhënien e tablosë realiste të mjerimit në
malësinë shqiptare. Pasqyrimi realist i gjendjes së
rëndë të malësorëve ishte në mënyrë
të tërthortë një akuzë kundër shoqërisë
së kohës.
Nga ana artistike "Andrra e jetës" është
një nga veprat më të përsosura të poezisë
sonë. Ajo shquhet për atë thjeshtësi të
mrekullueshme të subjektit dhe të stilit që karakterizon
kryeveprat. Thellësia e mendimit shkrihet këtu me njomësinë
e ndjenjave, analiza e mprehtë psikologjike me forcën
përshkruese. Lakonizmi është i pashembullt: në
296 vargje jepet drama e mjerimit dhe e paragjykimeve, himni i zjarrtë
për jetën dhe për dashurinë, skaliten tre personazhe
të paharrueshme, pikturohet me ngjyra të forta e të
qarta mjedisi malësor. Figuracioni është sa i thjeshtë,
aq i pasur dhe kuptimplotë. Gjuha e poemës (shkodranishtja
e plotësuar me fjalë e shprehje të krahinave përreth),
është e larme, shprehëse, e saktë, e begatë
me fjalë të rralla.
Mjeda është një poet atdhetar me prirje të theksuara
demokratike që i këndoi lëvizjes kombëtare nga
pozitat e fshatarësisë së varfër, së cilës
i përkiste me origjinë. Nga këto pozita ai pasqyroi
edhe mjerimin e popullit. Në atë pjesë të veprës
së tij që trajton motive shoqërore gjejmë pakënaqësi
nga realiteti i kohës, dhembje për fatin e popullit. Bashkë
me Çajupin ai dha një ndihmesë të rëndësishme
në kalimin e letërsisë sonë nga romantizmi në
realizëm.
Qe kryesisht poet lirik, i një lirizmi që pasurohet shpesh
me momente epike; dallohet si për ndjenjën e masës,
ashtu edhe për forcë përshkruese. Poeti është
edhe mjeshtër i përsosur i vargut dhe i strofës.
Në poezinë e tij gjejmë një larmi të veçantë
vargjesh dhe një begati strofash. Mjeda parapëlqen tetërrokëshin
dhe njëmbëdhjetërrokëshin. Tingëllimën
e lëvron me mjeshtëri të veçantë.
Mjedën e karakterizon thellësia psikologjike në vizatimin
e personazheve (Lokja dhe Zoga janë nga personazhet më
të realizuara të poezisë sonë).
Në artin e tij shkrihen hovet e frymëzimit me punën
këmbëngulëse për të lëmuar fjalën
e për t'i dhënë shkëlqim.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Vaji i Bylbylit
Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?
Pushoi murlani
Me duhi t'vet;
Bylbyl i vorfën,
Çou mos rri shkret.
Gjith; fushët e malet
Blerim e mbëloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.
Ndër pyje e orgaja,
N'ma t'mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gëzon gjith'kend.
E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh nëpër gjeth.
A çil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.
Kerkush ma hovin
Atje s'ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s'ta qet.
Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t'rreshket
Shkon fluturim.
Nëpër lamije
Ke me gjet mel,
Për gjith'prendverën
Njajo buk t'del.
E kur t'zitë e di
ndër prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vetë di.
Tash pa frigë çerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si'i nieri
Qi nuk ka fis
E kur t'vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me këndue
Si ke zakon.
Rreth e rreth gjindja
Me t'ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.
A çilë kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.
Ndër tranfofille,
Ndër zamakë nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.
Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfën ,
Pse po gjimon?
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Gjuha Shqype
Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
përmbi er' që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.
Ndër komb' tjera, ndër dhena
tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan' të bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
për mue t'tanave iu del.
................................
Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
që shpërndahet kand e kand.
Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.
Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq.
Por me gjuhë kaq t'moçme e
mjera
si nj'bij' kjo që pa prind mbet:
për t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush për motër t'vet.
E njat tok' që je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqip flet.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Liria
- I -
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni:
A shndrit rreze lirie n'ato maja;
mbi bjesh' t'thepisuna e n'ograja,
ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?
A keni ndie ndikund, kah fluturoni
ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj?
A keni ndie nji kangë të patravajë?
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!
"Lirim, lirim!" -- bërtet
gjithkah malsia.
A ka lirim ky dhé që na shkel kamba,
a veç t'mjerin e mblon anemban' robnia?
Flutro shqipe, flutro kah çelet lama,
sielliu maleve përreth që ka Shqipnia,
e vështroje ku i del lirimit ama.
.................................
- VI -
Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim mënia.
E kqyre: Ndër male po përhapet
shkëndija
e lirimit t'Atdheut; fshehtas shëtiti
kasoll' për kasoll' rreth buneve e soditi
frymë të re tue zbrazun për gjithkah, hija
e Skanderbegut. Që ndër djepa
rritin
nanat e Hotit djelmënin' ushtore
e idhnim n'armikun nëpër gji iu qitin.
E nalt, ndër maja, bukuri mbretnore.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Andrra e Jetës
(Trina)
I
Molla t'kputuna nji deget,
dy qershia lidhë n'nji rrfanë,
ku fillojnë kufijt' e Geget,
rrijnë dy çika me nji nanë.
Kreskë e bre perzie me lisa
rriten rrotull, me çetinë,
plepa t'but' e qiparisa
mbëlojnë e veshin at' ledinë.
S'ushton mali prej baktie,
s'fryn murrlani me duhi;
paq i kthelltë prej perendie,
paq prej njerit e qeti.
Gurra e lugut veç ushtonte
si lahutë me kangë kreshnike;
e ndër pemë bylbyli këndonte
valle dasmet e fisnike.
Ngreh, bylbyl, n'at' hije valle,
ushto, gurrë trimneshë, n'shkambije;
bulk i natës kungallë, qi talle
nëpër gemba e për lamie,
këndoni, këndoni. Veç
prej stanit
t'ardhmen Trina mbramje n'shpi,
tue blegrue nji kij mbas zanit
t'deles nanë keni me ndi.
Veç prej plehut gjel-kokoti
me njat za që s'nd'rron kurr-herë,
ka me gjegjë se a tue ndërrue moti
se a tue çue nji tjetër erë.
II
U ndie nji za te shtegu;
Cice! del se erdh murgjina,
e mbrapa po vjen Trina
me 'j qingj të sykës ngryk.
E duel me mjelcë te burgu
Lokja, nxuer viçin jashtë,
e Shega, e lehtë si kashtë
tue kcyemun u bërlyk.
Iu suell oborrit rrotull
tu' u hjedhë me bisht përpjetë;
derisa plaka vetë
rrshanë tu murgjina e çoj.
Moli tue këndue, lopën,
tue pritur viçin prorë;
e tambli, bardh si borë
përmbrenda mjelcës gufoj.
Mandej muer kijin pezull
e u vu me sykën n'sanë,
sa çote tamblin anë
Zoga me nxe do pak.
Muer edhe krande e cokla,
e Trinkën muer për bri:
ish lodhë: i dhimbte nd'ijë,
e kishte mollzat gjak.
Vuni do krande n'votër
e fryni n'zjerm qi ish ndalë;
thej pshesh me tambël valë,
e mbushi kupat plot.
Pshesha me kollomoqe,
t'mirë edhe për zotni,
kur don për rob e shpi,
me i fal' i madhi zot.
E hangri Zoga shishëm,
por Tringa s'hangri gja,
as Lokja, qi ishte vra
mbas çikës, nuk hangri dot.
Por tirte ndejë te votra,
tue kqyrë me zemër t'plasun,
tue nduk' at' shllugë të rrasun
iu mbushnin sytë me lot.
Kur nji mbas nji pranë zjermit
u mblodhën gjumit fëmija,
u çue, e t'dy, si kija,
mbi t'shtruemen i vendoj.
E tirte prap te votra;
penj tirte për xhubleta,
e i dukej se tu këneta,
se n'shpella me dragoj,
tirshin dhe shtojzovallet
tue luejtë pa mejun gishtat;
siellshin me pleq ferishtat
ndoshta edhe fëmin' e vet?
E shloj me pa tue pritun
dritën e pishës me dorë;
ngrykas, si dy qiellorë,
me krahë pa pupla i gjet.
III
Cice, shka ka sot Trinka
qi po priton m'u çue?
Zgjoje me dalë me mue,
me lëshue bag'tin' e vet.
- Bij', mos e prek, se njomja
tash a tue folë me Zojën;
len zan' e mos çil gojën
se e lumja Zojë t'bërtet.
Qe prifti, nanë, qe dajat
mbas tij, me qiri n'dorë;
katundca me malcorë
sa shpia nuk i xe.
- Rri, bij' se sonte Trinka
po shkon me bujtë te Zoja;
merri këto lule e çoja
së lumës dhunti për të.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Andrra e Jetës
(Lokja)
I
E n'balkue mbaruen lulet:
shurdh' a vendi e shpia tytë;
jo, me Loken nji e dytë
nëpër shpi ma nuk u gjet.
Vetun zbardh' e vetun erret
me krye n'hi e shuemja plakë;
nji dorë krande me i ba flakë
përmbi votër kush s'ia qet.
E disprohet me vetveti
që nuk bani kurrnji djalë:
sot e reja i kish dalë
bashkë me dritë për dru në shpat.
Kish mbajtë zjermin ndezë mbi
votër,
ia kish njomë njat buk' e mjera;
edhe Lokja me gjith' tjera
kishte dalë me petka n'shtat.
Kish shkue motin si pranvera
me ndo'j fëmijë tu' e kalamendun;
ishte knaqë tue u përmendun
tash e tash ferishta n'djep.
E disprohet ku i ve mendja
or' e ças te Trina, e shkreta!
ia lypë mortës n'ankime t'veta,
por mizorja nuk ia nep.
II
U shty vjeshta e krisantemi
vetun vorreve lul'zon;
landët e pyje, gjith' ku kemi,
tue fry veri po i cungon.
Nd'rron prej dimnit landa veshën,
e lëshon gjeth't qe para pat;
e, për mëshirë, duhitë qi ndeshen,
ia çojnë t'vorfnit me i ba shtrat.
Binte bor' e frynte veri
tue çue akull për gjith' vis;
nalt orteku ushton për mneri
tue fundue çetin' e lis.
Me dy cokla n'votër plaka
rri gjith' natën e vajton;
rri me duer kah ndezet flaka
porsi njeri kur uron.
E shikjon nji dritë t'venitun,
vron pasqyrën e jetës s'vet:
e larg morten tue kositun
e kujton e pran' e thrret.
E ndie 'j frymë përmbrenda shpie
porsi erë qe vjen pa shkas;
e, n'at muzg, nji vegim hije
Lokes n'votër leht' iu qas;
përmbi plakën krahët i
uli
e ngryk t'shuemen e shtrëngoi;
buzët t'shpulpueme n'ball' ia nguli;
u ndal drita e ajo mbaroi.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Andrra e Jetës
(Zoga)
I
N'për ograjë po këndojnë
bylbylat
si tu u prrallë me shoqi-shojnë,
drandafilleve zymbylat
t'kandshmen erë dhunti ia çojnë.
E nalt n'qiell ma e bukur hana
rreze t'paqta shkon tue shkri;
maje bjeshkve fillon zana
n'valle shoqeve m'u pri.
Lodhë prej vegësh, prej rrangësh
shpijet,
si u ba natë, ndej Zoga n'votër;
ndej m'u xe me dru dullijet
që kish ba n'për mal, pa motër!
E kuvendte me nanë-locen
si përgjumshëm, ndonji fjalë,
derisa bri votrës gocën
e muer gjumi dalkadalë.
Fjet bri votrës: e kur shkëndija
shndritte at fëtyr' të patravajë,
ejëll prej qiellit ulet te shpia
dukej faret fëtyra e sajë.
Herë n'at' gjumë tue qeshun
dukej,
si m'u falë herë dorën çote;
herë përmallshem n'veti strukej
e n'fëtyrë gjaku t'tan' i vëlote.
(Ngrimun n'ar, mbi 'i pullali
nën balkue nji beg kish dalë;
holl' e i gjatë porsi selvi
n'rrugë nën gardh ish dukë nji djalë.)
E nan-bardha tue shikjue:
"Flej me engjuj, thotë, o bi;
pusho shtatin me i ndihmue
Lokes sate nëpër shpi".
II
Prej nën nji tjegllet kish dalë
si 'j tra,
ku nji mij' tesha vëloshin pa da;
përmbi shpi ndihej tue rrahun troka
e ushtonte toka
prej kambësh t'bag'tive. Ka dalë
Harapi
herët, e shpatit delet ja hapi;
ka dalun Mica me lopë të mëdhaja
nëpër ograja.
Kur u zgjue Zoga vojt te balkoni
e pau se bleta vëlonte te zgjoni;
pau se n'at' nade poshtë nji lavruer
kish ba nji shpuer.
Tue sjellun krahnin këndote me veti,
e i rridhte krahve si nji valë deti,
ku shndriçëm dielli lëshonte si zhgjeta
rrezet e veta.
Rreze flak' arit. Por rrotull fëtyra
e fushës kish nd'rrue; kish nd'rruemun zyra
e bimës e e pem've; përmbi balkue
deri kish nd'rrue
erë filcigeni; po vite 'j tjetër
erë: porsi makthit; e rruga e vjetër
nën shpi, mbas gardhit, porsi nji dritë
shkonte tue qitë.
Nuk e kish vrumun kurr nder dit' t'veta
at rrugë n'balkue. Ktheheshin me çeta
asaj katundsit, tue dalë pa pra
e ajo s'kish pa.
U nis te puna mërziçëm.
Nisi
ndër penj sovajkën, e shpata krisi,
cirliknë rrotllat posht' e përpjetë
nën kambë të shpejtë.
E vojt n'dritare prap. Ndoshta begu
ka mbërri te rruga e pret te shtegu
veshun me t'arta, mbi 'j pullali
për bukuri.
Nuk ishte begu: nën diell t'valtë
veç dy dallëndysha bajshin do baltë,
balt' e kashtare për çerdhe t'vet,
se Shën Ejëlli a nget.
Ndoshta po avitet nji djal' i ri
i holl' e i gjatë porsi 'j selvi,
me rrip rreth brezit, me nji gjashtore
e 'j kacatore.
Nuk erdhi djali: veç dy bylbyla,
nji n'drandofille, nji ndër zymbyla,
përmallshëm thrrasin, e shoqi-shojnë
me kangë gazmojnë.
III
Vijnë dallëndyshat porsi era
përte' det te çerdhja e vet;
vijnë bylbylat ku pranvera
n'pyje t'veshuna po i thrret.
Se qe pemët kan' endun lulet,
e u vesh fusha me blerim;
lehtas prroni malit ulet
da prej borës që i nep ushqim.
E, i dish'ruem, bje për fushore
me rritë bimën për gjith' vend,
ku 'j erë akullit mizore
kishte hupë lul'zim e shend.
Edhe ti prej asaj që t'rriti
daju, vash', e mos vajto;
me nji veshë, që kurr s'ta shndriti
paras, shtatin hijesho.
Bashkë me lule len dashtnija,
me kangë t'shpendit që galdon;
e pranverës bukuria
bashkë prej gjumit t'tan' i zgjon.
Del, o bij', prej shpisë sate,
del prei t'vorfënit katund;
njajo flakë që n'zemër pate
do t'përvjellin tjetërkund.
T'pret nji zemër flak' e shkëndija,
pret me tanden m'u ba nji;
sa jetë t'apin Perëndia
mos m'u damun kurr prej 'si.
T'lypë nji bes' e ta nep t'ndershme
dora e unazaqë t'ven n'gisht;
e ndërmjet pr'at besë t'gjithhershme
a dorzan' i lumi Krisht.
Sogjetarë, porsi furia
e nji rrfes' që qetat shpon,
janë të qiellit nalt ushtria
e n'dorë shpata iu veton.
E din idhun regj Davidi,
e dinë lott që pa pra qet,
kur sheh morten se kositi
an' e mb'an krajlninë e vet.
IV
E kandshme asht hana
kur del me zana,
e n'tokë me dritë përndaret,
Hyjzit që shndrisin
e që shetisin
n'për qiell, jan' t'bukur faret.
Kur del agimi
e rruzullimi
me 'j dritë kuqloshe mbëlohet
e përmbi kashta
shndritë pika-lashta,
zemra për mall gazmohet.
Asht i madh shendi,
kur ndihet shpendi
ndër pyje tue pingrue;
e knaqshme a 'j lule
kur iu përkule,
o fllad i leht', me e l'mue.
Por s'i giet qielli,
nuk i giet prilli
as fllad që shetitë lulet
e me erna veshet,
foshnjës që i qeshet
nanës, kur mbi 'të përkulet.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |
|