 |  |
Shqipëria ç'ka qenë,
ç'është e çdo të bëhet
Është një nga veprat madhore të Rilindjes,
manifesti politik e ideologjik i saj. U botua në Bukuresht
më 1899, në prag të ngjarjevetë mëdha
do të çonin në fitoren e pavarësisë.
Për këtë, shqiptarët duhet të ishin
të pregatitur, të kishin programin e luftës
dhe të ndërtimit të shtetit të ri. Duke
përgjithsuar përvojën e gjerathershme të
lëvizjes kombëtare, kjo vepër e plotësonte
më së miri këtë mision.
Siç tregon titulli, vepra përbëhet nga tri
pjesë.
Pjesa e parë i kushtohet historisë
së kaluar të Shqipërisë. Qëllimi
i autorit është të provojë se populli
shqiptar është nga popujt më të vjetër
të Evropës, me një gjuhë nga më të
vjetrat e më të bukurat, me kulturë e tradita
të pasura, që ka të drejtë të jetojë
i lirë në mes të popujve të tjerë
dhe kombeve të qytetëruara. Si shumë rilindës
të tjerë, Samiu mbron origjinën pelazgjike
të popullit shqiptar.
Një vend me rëndësi i jep në këtë
pjesë figurës së Skënderbeut dhe epokës
së tij. Skënderbeun e cilëson si një burrë
që i ka shokët e rrallë në histori, kurse
për epokën e tj shkruan se "është
m'ë bukur e m'ë bekuar e gjithë kohërave
për vendin tënë, se atëherë
i gjithë kombi ishte i bashkuar dhe u nderua në
gjithë botën. Kjo është një nga synimet
kryesore të veprës; të forcojë te shqiptarët
ndërgjegjjen dhe krenarinë kombëtare.
Pjesa e dytë jep me nota tronditëse
një tablo realiste të Shqipërisë pas Tanzimatit.
"Qysh janë sot shqiptarët?-pyet Samiu
me shqetësim dhe tregon se gjendja e vendit është
e mjeruar nga çdo pikpamje. Burimin e këtij mjerimi
ai e sheh në rradhë të parë te zgjedha
e huaj, që e ka lënë vendin në varfëri,
padituri, dhe errësirë. "Shqiptarët, -
shkruan Samiu, - janë robër të poshtuar(poshtëruar)
e t'unjurë, të shkelur e të çpërnderë(turpëruar).
Përshkrimi është edhe më i gjallë
në kontrast me të kaluarën, të cilën
në përgjithësi autori e idealizon. Ndaj dhe
stili bëhet më zemërak, vepra e patriotit vlon
nga revolta kundër shtypjes kombëtare. Ata shqiptarë
të veshur dikur me "roba të arta e të
farkëtuar me armët e argjëndta të trimërisë,
shkruan Samiu, "Janë sot lakuriq, me një këmishë
që që s'ka ku ta zërë qeni. Vetë
edhe zaptieja e taksidari, e ngre shkopnë e i rreh duke
thirrur; Pagoni! E ku të gjejë i ziu që të
paguajë? Atëherë shesin kanë, dhinë,
ç'të kenë, edhe gjer në qeramidhet e
shtëpisë.
Vend të rëndësishëm zë analiza që
Samiu u bën rreziqeve që i kanoseshin Shqipërisë.
Si gjithë rilindësit, ai mendonte se rreziku i parë
Shqipërisë i vinte nga Perandoria Osmane, të
cilën Samiu e quante
një të vdekur që duhej varrosur sa më
parë. Sa më gjatë të mbetej lidhur Shqipëria
me këtë perandori të kalbur, aq më keq
do të ishte. Shteti osman dotë shembej së shpejti
dhe Shqipëria mund të groposej në gërmadhat
e tij. Rreziku tjetër, mendon Samiu, shqiptarëve
u vinte prej lakmive të shovinistëve fqinjë,
lakmi që i mbështetnin fuqitë imperialiste.
Rreziqe të mëdha shqiptarëve edhe prej grindjeve
e përçarjeve midis tyre, sidomos prej përçarjes
fetare, gjithashtu prej padijes, prej mungesës së
shkollave shqipe. Këto rrethana i hapnin shteg rrezikut
të asimilimit të shqiptarëve prej të huajve.
Pjesa e tretë, fillon me pyetjen:
"A mund të qëndrojë Shqipëria si
është? Përgjigjja është, jo.
Në përgjithësi në këtë pjesë
Samiu paraqet programin e lëvizjes për të ardhmen
e Shqipërisë.
Nga analiza që u bëri rrethanave politike në
fund të shekullit XIX, Samiu arriti në përfundimin
se rruga e vetme për të shpëtuar nga zgjedha
osmane dhe nga rreziku i copëtimit prej shteteve fqinje
ishte që Shqipëria të shkëputej nga Turqia
menjëherë, para se ajo të shembej dhe shqiptarët
të formonin shtetin e tyre të pavarur. Autori mendonte
se kjo s'arrihej me lutje, por me rrugën e luftës
së armatosur. "Shqiptarët duhet t'i marrin
ato që duan me pahir, t'i kërkojnë me fjalë,
po të kenë edhe pushkën plot.
Si mendimtar demokrat dhe iluminist, Samiu parashtron një
projekt të gjerë me ide të përparuara
për të ardhmen e Shqipërisë. Ai nuk e
pranon idenë e monarkisë. Si formë regjimi
sipas tij, Shqipëria duhet të ishte republikë
parlamentare që do të kishte në krye një
pleqësi. Kushtetuta e shtetit të ardhshëm shqiptar
që propozonte Samiu, përshkrohet nga fryma demokratike.
Ideali i tij për këtë shtet ishte ideali i
një demokracie borgjeze. Si shprehës i pikëpamjevetë
klasës së re të borgjezisë, ky ishte një
ideal i përparuar për kohën, sepse ai i kundërvihej
shtetit despotik osman.
Shumë i guximshëm e i përparuar për kohën
ishte projekti i Samiut edhe për zhvillimin ekonomik
e shoqëror të vendit. Ai kërkonte të ngrihej
një industri kombëtare, të mëkëmbej
bujqësia, të zhvillohej komunikacioni automobilistik
dhe hekurudhor, të forcohej mbrojtja etj. Vëmendje
të veçantë Samiu i kushtonte zhvillimit të
arsimit e të kulturës shqiptare. Si gjithë
rilindësit, ai kishte bindjen se ajo që u duhej
më shumë shqiptarëve ishte dituria. Për
përhapjen e saj ai kërkonte një sistem arsimi
të përgjithshëm e të detyrueshëm
për të gjithë, djem e vajza. Arsimin e donte
në gjuhën amtare shqipe dhe shkolla të ishte
laike, e shkëputur nga kisha e xhamia, një shkollë
që të shërbente si vatër diturie dhe atdhetarizimi.
Samiu ëndërronte Shqipërinë me shkolla
të të gjitha kategorive, me universitet ("gjithëmësime
siç e quante ai), me akademi të shkencave, muzeume
e biblioteka.
Siç shihet, në veprën "Shqipëria
ç'ka qënë, ç'është e ç'do
të bëhet gjeti shprehje mendimi shqiptar më
i përparuar politiko-shoqëror i kohës. Me këtë
vepër Samiu u bë ideologu më i shquar i lëvizjes
kombëtare shqiptare. Vepra e tij është një
traktat politiko-shoqëror, megjithatë ajo ka vlera
të mëdha stilistike, një gjuhë e gjallë,
e shprehëse. Stili i prozës së Samiut është
energjik, herë polemist, herë fshikullues e herë
me patos thirrës e mobilizues. "O burrani o shqiptarë
! Zihuni me të dy duart në besë, në lidhje
e në bashkim, se kjo do t'ju shpëtojë!
Fraza e Samiut është e qartë, me mjete gjuhësore
plot ngarkesë emocionale. Mbasi ka parashtruar krejt
programin e tij, ja si e mbyll veprën; "Ja qëllimi
ynë! Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa
jonë! Në mes të shqiptarëve të vërtetë
s'ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë
ndryshim! Janë të tërë vëllezër,
të gjithë një trup, një mendje, një
qëllim një besë!
Kjo vepër solli një ndihmesë të madhe
për pasurimin e gjuhës letrare shqipe dhe për
formimin e stilit publiçistik.
Samiu vdiq në Stamboll më 1904, i përndjekur
nga autoritetet dhe i respektuar nga populli dhe opinoni përparimtar.
|
 |
 |