 |
|
|
|
|
 |
| |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Hyrje
Sofokliu, së bashku me Eskilin dhe Euripidin, janë
tre poetët më të mëdhenj të tragjedisë
greke. Jetoi në periudhën e lulëzimit të
qytetit-shtet të Athinës.
Lindi më 497 para erës së rè, në
një fshat piktoresk afër Athinës, në Kolonë,
bukuritë e të cilit i këndoi me frymëzim
në vargjet e tragjedisë së tij të fundit
"Edipi në Kolonë": "Kolona dritëplotë/
ku zëëmbël bilbil/ këndon në pyllin
gjetheblertë,/ ku fryn me gaz flladi i freskët,/
edhe hardhia, dhunti e Bakut/ fruta të bollshme na sjell".
Që i ri, Sofokliu mori një edukatë shumë
të mirë në pregatitjen fizike dhe mendore,
ashtu siç e kërkonte tradita e epokës. Për
bukurinë fizike dhe aftësitë e tij muzikore
e letrare, në moshën 17 vjeçare u zgjodh
të drejtonte korin e të rinjve që do të
këndonte me rastin e fitores së grekëve kundër
ushtrisë përse pranë ishullit të Salaminës,
në vitin 480. Kjo, dhe fitore të tjera përpara
dhe pas luftës së Salaminës, betejat kundër
dërgatave të njëpasnjëshme ushtarake të
monarkisë përse, ngritën lart shpirin e popullit
të vogël trim e liridashës të Athinës
dhe zgjuan vetëdijen e tij për nevojën e bashkimit,
në mbrojtje të çështjes së përbashkët
për ta ndier veten si një forcë e vetme politike
e kulturore.
Sofokliu mori pjesë në konkurset tradicionale më
tepër se njezet herë, tetëmbëdhjetë
herë zuri vendin e parë dhe më të rrallë
të dytin, asnjëherë vendin e tretë. Nuk
udhëtoi kurrë jashtë atdheut të tij, Atikës,
që e donte aq shumë sa që shtyu çdo
lloj ftese që i bënin sundimtarët e ndryshëm
për ta pasur në oborret e tyre.
Pas shfaqjes së tragjedisë "Antigona"
në vitin 442, Sofokliu u bë kaq i njohur dhe i dashur,
saqë u zgjodh midis strategëve, së bashku me
udhëheqësin e shtetit të Athinës, Perikliun,
për të drejtuar flotën athinase kundër
ishullit Samos. Por gjatë kësaj dërgate poeti
nuk u shqua si strateg. Madje edhe vetë e pranonte se
nuk kishte aftësi të veçanta në punët
e luftës dhe të politikës.
Sofokliu pëlqeu më tepër t'i kushtohej dijes
dhe artit, të ruante qetësinë shpirtërore,
larg joshjes për të marrë ofiqe politike. Me
mendje të freskët e të kthjellët ai jetoi
91 vjet. Vdiq më 406 para erës së Re. (1)
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Veprat
Sofokliu ka qenë poet shumë pjellor. Siç dëshmojnë
autorët antikë, ai shkroi rreth 123 tragjedi, nga të
cilat kanë mbetur shtatë të plota, si dhe drama satirike
"Ihneutet" (Kërkuesit e gjurmëve). Edhe nga
kjo dramë kanë humbur shumë vargje.
Të shtatë tragjeditë e humbura sipas redit kohor
kur janë shkruar janë: "Ajaksi", "Antigona",
"Edipi në Kolonë". Nga të 115 veprat, nga
të cilat njihen vetëm titujt, kanë mbetur diçka
më shumë se një mijë fragmente. Të gjithë
subjektet e tragjedive dhe të dramave satirike, Sofokliu i
ka marrë nga mitologjia dhe legjendat e ndryshme. Burim i pashterrur,
si për shkrimtarët e tjerë, dhe për Sofokliun,
janë poemat e Homerit.
AJAKSI. Tragjedia "Ajaksi" ka
në themel të saj ngjarjen e njohur në këngën
XI të "Odisesë"(2) . Ajaks Telamoni, heroi më
i fortë pas Ajaksit në luftën e Trojës, është
fyer rëndë nga prijësit grekë Agamemnoni dhe
Menelau, sepse armët e Akilit nuk ia dhanë atij, por Odiseut.
i tërbuar nga kjo padrejtësi, mendon të bëjë
kërdinë tek ata që ia patën me të pabesë.
Hyjnesha Atenë, e çmend Ajaksin, i cili në valën
e marrëzisë, sulet mbi një kope bagëtish duke
e mbytur dheun me gjak. Mbasi vjen në vete dhe bëhet i
vetëdijshëm për veprën e tij qesharake, hidhet
mbi shpatën e tij dhe gjen vdekjen. Jeta pa nder dhe lavdi,
për të vazhdon tani midis vëllait të heroit,
Teukrit, dhe dy Atridëve, Menelaut dhe Agamemnonit, lidhur
me varrosjen e tij. Të dy vëllezërit Atridë
ngrihen kundër Teukrit që bën çmos të
varrosë të vëllanë, Ajaksin. Lëmshi zgjidhet
me ndërhyrjen e Odiseut, i cili lejon që kundërshtari
i ardhjes për atë që e çmonte së tepërmi:
"Ndër Argiet,/ q'erdhnë në trojë, pas Akileut/
s'kam parë burrë më trim se ky".
EDIPI MBRET. Tragjedia sa madhështore
aq edhe komplekse në shtjellimin e linjës së subjektit
është "Edipi mbret". Në këtë
vepër poeti trajton problemin e fatit të paracaktuar dhe
përpjekjet njerëzore për të mënjanuar atë.
Pasojat e fatit të mbretit të Tebës, Llait, do të
rëndojnë mbi fatin e djalit të tij Edipit, dhe në
atë të fëmijëve të tij. Kjo vazhdë
fatkeqësish që bie mbi një familje të tërë,
do të tregohet edhe në dy tragjeditë e tjera, te
"Antigona" dhe "Epidi në Kolonë" të
cilat krijojnë me tragjedinë e parë"Epidi mbret"
një lidhje shumë të ngushtë.
Sipas orakullit, intrepretuesit në tokë të vullnetit
të perëndive, Edipit i ishte paracaktuar një fat
i rëndë, të vriste të atin e të martohej
me të ëmën, Jokastën. Ky njeri kaq i mirë,
i cili mishëron idealin e sundimtarit të drejtë e
të urtë që i sjell kaq të mira atdheut të
tij Tebës, kryen në mënyrë të pavetëdijshme
krime të tmerrshme. Por Edipi nuk rri duarlidhur, vepron për
t'ia nështruar fatin vullnetit të tij. Kjo fle për
optimizimin dhe besimin e heroit në forcat e veta, dhe kjo
përbën shtratin e tragjedisë, e cila mbart një
ide kaq përparimtare dhe të guximshme për atë
kohë: luftën kundër fatit.
EDIPI NË KOLONË. Pas verbimit
të tij, fati i Edipit më tej trajtohet në tragjedinë
"Edipi në kolonë" ai largohet nga teba për
të gjetur strehimin e tij të fundit në kolonë,
në vendlindjen e Sofokliut.
Mbreti i Tebës, Kreonti, kërkon të kthejë Edipin
në qytetin e tij, sepse sipas profecisë së orakullit,
vendi ku do të vdiste Edipi, do të bëhej i lumtur
e i begatë. Por Edipi nuk largohet nga ai vend, mbreti i të
cilit, Tezeu, e priti me aq bujari.
Skenat që pasojnë e bën gjithnjë më të
bukura e më prekëse. Edipi, i lajmëruar nga Zeusi
se i ka ardhur fundi, i shoqëruar nga Tezeu dhe i ndjekur nga
sytë plot lot të qytetarëve që e shikojnë
për herë të fundit, niset drejt pyllit të shenjtë
të Eumenideve. Aty mbaron me një vdekje të çuditëshme.
Zhduket papandehur për çudinë e të gjithëve.
Epidin e thirrën në gjirin e tyre perënditë.
i martirizuar prej tyre, ai tani shpërblehet për të
gjitha vuajtjet që hoqi." Kjo është një
sfidë e dhimbshme kundër atyre fuqive që e drejtojnë
fatin e njeriut në mënyrë të egër e tekanjoze.
ELEKTRA. Një tjetër vepër
e shquar është tragjedia "Elektra", subjekti
i së cilës është marrë nga cikli mitologjik
mbi Atridët. Ngjarjet e tragjedisë shtjellohen në
situata të ngjashme të "Koeforeve" të Esikilit:
në të dyja veprat Oresti rritet e bëhet burrë
në dhè të huaj. Ai është vazhdimisht
i shoqëruar nga miku i tij besnik Piladi. Tek të dy tragjeditë
Oresti vë në provë të motrën duke iu shfaqur
në fillim si i huaj, pastaj ndodh çasti i rinjohjes.
Por secili nga këta dy poetë të mëdhenj ka vënë
në vepër vulën e personalitetit të tij si artist.
Ndërsa te Eskili rolin kryesor e ka Oresti, Sofokliu vë
motrën e tij, Elektrën, në qendër të vëmendjes.
Oresti nuk është veç krahu, shpirti është
e motra. Të dy janë të vendosur dhe s'kanë asnjë
luhatje në çastin kur ngren dorën dhe vrasin nënën
e tyre, Klitemnestrën.
Elektra është shumë e afërt me Antigonën
për nga foca e vullnetit, nga vendosmëria për të
kryer atë detyre që ajo e quan të shenjtë.
TRAHINIET. Kjo tragjedi nga njëra
anë i thurr himn madhështor ndjenjës fisnike të
dashurisë, nga ana tjetër ngre një problem të
rëndësishëm shoqëror fatin e dhimbshëm
të gruas në Greqinë e lashtë. Burri i lejonte
vetes gjithçka që nuk ia lejonte gruas së tij,
nga e cila kërkonte besnikëri dhe nënshtrim.
Sofokliu erdhi në letërsi si një risitar i shquar.
Nga risitë që solli poeti në dramaturgjinë greke,
rëndësi të veçantë ka futja e aktorit
të tretë në skenë. Kjo bëri që të
zvogëlohet roli i korit dhe tragjedia të çlirohet
nga fryma e saj e dikurshme si kanate. Pjesëmarrja e njëkohëshme
e tre aktorëve në skenë i dha veprimit dramatik më
tepër hapësire e tendosje. Kjo risi që solli Sofokliu,
u huazua edhe nga bashkëkohësi i tij Eskili në trilogjinë
"Orestia".
Arti i Sofokliut dallohet për vizatimin e karaktereve sa të
fuqishme, aq edhe të natyrshme e njerëzore, për vendosjen
e konfliktit në situata të mprehta e befasuese, për
krijimin me mjeshtëri të linjave dhe episodeve që
lidhen natyrshëm me nyjen kryesore të veprimit.
Në tragjeditë e Sofokliut ndërthuren në një
shtrat të përbashkët notat epike monumentale me lirizmin
e hollë të ndjenjave të brishta e të bukura
të njeriut. Komediorafi i madh Aristofani, në veprën
e tij "Paqja" duke kënduar të mirat që
ajo i sjell njerëzimit, shikon te Sofokliu edhe anën lirike
të veprës së tij: "Po kjo mban erë fruta
vjeshtarake,/ gaz mysafirësh, qejfe Dionisiane/, fyej, mëllenja,
këngë sofokliane".
Tragjeditë e Sofokliut, janë burim i pasur për të
njohur shqetësimet dhe idealet që e frymëzuan poetin
për të shënuar një nga kulmet më të
lartë në dramaturgjinë botërore.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Antigona (analizë)
Është tragjedia e tretë në vazhdimësi kohore,
me temë nga cikli mitologjik teban. Ajo nis aty ku mbaron vepra
e Eskilit "Të shtatët kundër Tebës".
Mbas vrasjes së dy vëllezërve Eteoklit dhe Polinikut
në dyluftim me njëri-tjetrin, në Tebë bëhet
mbret Kreonti. Ky jep urdhër që Poliniku dhe të tjerët
që luftuan kundër atdheut, të mos varrosen, këtu
zë fill konfliki ndërmjet Antigonës që mbron
ligjet e pashkruara të ndërgjegjjes, të lidhjes së
gjakut me të vëllanë, dhe Kreontit, që mbron
ligjet e shkruara të shtetit. Urdhërit të Kreontit
se do të dënojë me vdekje cilindo që do të
guxojë të varrosë Polinikun e shpallur tradhtar,
i kundërvihet Antigona, e cila, pa marrë parasysh asgjë,
e varros të vëllanë. Kreonti, duke mbajtur në
duar trupin e djalit të tij të vrarë, dhe dërrmuar
shprtërisht e në valën e dëshpërimit, i
lutet vdekjes ta marrë.
Për të kuptuar rëndësinë e konfliktit në
tragjedinë "Antigona", duhet pasur parasysh mendësia
e botës së lashtë, për të cilën të
varrosje të vdekurin ishte një detyrë e shenjtë
fetare, përndryshe shpirti i tij do të endej poshtë
e lart pa gjetur kurrë prehje. Moment tjetër në këtë
çështje është detyra familjare, dashuria e
motrës për të vellanë.
Por edhe Kreonti si sundimtar ka të drejtë të kërkojë
nga qytetarët të nderohen dhe të ruhen rregullat
dhe ligjet e shtetit. Nga ky këndvështrim e dënon
tradhëtinë ndaj atdheut. Jo rrallë kori në tragjedi
e qorton Antigonën për vendimin që ka marrë,
por më shumë dënon Kreontin. Hemoni i thotë
të atit se populli mban anën e Antigonës. Kreonti
i përgjigjet të birit me kryeneçësi: "Mos
vallë populli kërkon/ të më imponojë vullnetin?".
Sofokliu në këto fjalë shikon te Kreonti një
mbret autokrat dhe tiran, një sundimtar arrogant që shkel
me këmbë mendimet dhe ndjenjat e shenjta të qyetetarëve.
Kreonti nuk është sundimtari që i përgjigjet
frymës demokratike të epokës kur jetoi poeti.
Sofokliu është për ruajtjen dhe nderimin e ligjeve
të shkruara shtetërore, por në atë kufi sa të
mos cënojnë ligjet e pashkruara morale e zakonore, të
rrënjosura thellë që së lashti në ndërgjegjen
e njerëzve.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Antigona (pjesa e parë)
Tragjedia fillon me një bashkëbisedim midis Ismenës
dhe Antigonës, e cila i tregon së motrës për
vendimin që ka marrë Kreonti.
Antigona
Nga të dy vëllezërit, njërin
e nderoi
me varrim Kreonti, kurse tjetrin jo!
Për Eteoklin thonë se dha urdhër,
që në dhè të kallet si e do e drejta,
ligjet e zakonet e qytetit tonë,
me qëllim q'ay të jet' nderuar,
ndër ata që vdiqnë dhe ndodhen te Hadi(3).
kurse për të shkretin Polinik q'i ra
mortja e shkretuar, shpalli në qytet
që asnjë qytetas të mos e varrosë
as të mos vajojë, as të mos qajë,
po mbi dhè ta lenë, si ushqim të ëmbël!
Për zogjtë që gjuajnë të gjejnë ushqim.
ja këto, si thonë, shpall Kreon'i mirë
për ty e për mua- dëgjon? - dhe për mua;
vjen këtu dhe vetë, që ta thotë qartë
për gjithë ata që s'kanë dëgjuar.
Dhe s'ka fjalë vetë; po kush do të bëjë
ndonjë nga këto do vritet me gurë
brenda në qytet. Ja kështu ësht' puna.
tani do tregosh, nëse je fisnike,
apo frikacake, ndonëse prej prindësh
të dëgjuar që rrjedh.
Antigona i kërkon Ismenës ta
ndihmojë për të varrosur Polinikun, por kjo frikësohet.
Antigona e varros vetë të vëllanë, Polinikun
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Antigona (pjesa e dytë)
Pas pak vjen një rojtar që lajmëron mbretin Kreont
se dikush e kish varrosur të vdekurin
Pas bisedës
ndërmjet rojtarit dhe Kreontit të tërbuar nga ajo
që dëgjon, Sofokliu, duke marrë shkas nga guximi
i Antigonës, hap një parantezë për të treguar
madhështinë e njeriut:
KORI
Strofa I
Bota është plot çudira,
por çudia më e madhe
nga të gjitha është njeriu:
Ky, kur era fryn furishëm,
detin çan të shkumëzuar,
duke shkuar nëpër valët
që buçasin an'e mbanë:
Ky dhe Tokën më të lartë,
dhe nga perënditë vetë,
që s'po lodhet e s'po prishet,
vit për vit e përpunon
m'anë mushkash dhe kuajsh.
Antistrofë I
Bash ai është mendje-dreqi
që me rrjet'e pezaule
dhe shpendët mendje-lehtë
i rrethon dhe i zë
dhe kopenjt me kafshë t'egra,
si dhe gjith'ato që rrojnë
nëpër thellësitë e detit;
M'atë çpikje që ka bërë
posht i vë dhe i sundon
kafshë t'egra që banojnë
nëpër male, nëpër pyje;
edhe kalin e shtrëngon
t'ulë qafë qimegjatën
nënë zgjedhën dykulare,
si dhe demin malësor
që nga lodhja s'do t'ia dijë.
Strofë II
Vetë ky e ka mësuar
artin si të kuvendojë,
si të gjejë, të cfaqë mendime,
q'jan të shpejta mu si era,
të vendos e të ve ligje,
për të mbrojtur një qytet;
ky ka gjetur mjet shpëtimi
nga sëmundjet fort të rënda;
Vdekjen vetëm nuk e mundi
as që do ta mundë kurrë.
Antistrofë II
I pajisur me fuqi
të çpik' arte, mjeshtërira,
herë merr të keqen rrugë
herë prap atë të mirën.
Shpesh përzjen, ngatërron
ligjet e kësaj bote
me të drejtat hyjnore,
kur drejton ndonjë qytet,
Pasi e pikasin se ishte Antigona ajo që
kishte varrosur Polinikun, rojtari e sjell atë përpara
Kreontit.
KREONTI
(duke iu drejtuar Antigonës)
Eh, ti! Ti atje!
Ty të flas, të pyes: a do ta pohosh
se këto i bëre, apo i mohon?
ANTIGONA
Une vet'i bëra; nuk e mohoj.
KREONTI
(duke u kthyer nga Antigona)
Ti atje, më thuaj, pa e zgjatur shumë;
a e dinje çpalljen që ndalon të bësh
atë që ke bërë?
ANTIGONA
S'mund të mos e dinja; ishte e çpallur
sheshit.
KREONTI
E pastaj guxove urdhërin tim ta shkelësh.
Antigona mbron me guxim të drejtën e saj, duke theksuar
se ligjet që nderon ajo jan të lashta, kanë qenë
e do të jenë përgjithmonë në zemrën
e njerëzve.
ANTIGONA
Këto urdhëresa nuk i dha Zeusi;
edhe Drejtësia që banon te Hadi
nuk ka vënë ligje si këto të tuat;
as ndër mend se shkonja me ato që çpalle,
ti, njeri i vdekshëm do guxonje sheshit
të shkelësh të drejta, të drejtat e hyjve.
Të shkruara s'janë - është e vërtetë,
-
po në gjithë botën s'ka asnjë fuqi
që të mundë t'i tunde, t'i rrëzojë, t'i
prishë.
Këto s'janë gjëra që u shfaqnë dje,
as do jenë vetëm për sot e për nesër;
forca e atyre do ngelë përjetë
dhe nga kanë ardhur, nuk e di askush.
këto pra të drejta s'ka njeri në botë
që të më shtrëngojë t'i marr nëpër
këmbë
dhe pastaj nga hyjnitë të dënohem keq.
Dinja që më parë, pa e çpallur ti,
se më priste vdekja.
..
Unë asnjë dhembje s'ndjej për këtë fat,
dhembje do të kisha po të mos varrosnja
tim vëlla, të cilin bash ajo e lindi
që më lind'e mua
KORI
Duket vajz, e egër, prej ati të
egër,
s'ditka të përulet para çdo rreziku,
.
KREONTI (korit)
Po ti e di mirë se një shpirt
krenar
bjen dhe shpejt rrëzohet, dhe m'i forti hekur
sikundr'e ke pra ku prej zjarrit digjet,
çahet edhe thyhet. A s'ke vënë frè te goja
mbahen edhe zbuten? Një njeri që është
rob i ndonjë tjetri kurrë të mos mburret.
Kjo edhe ahere mua më përbuzte,
kur i shkelte urdhërat që i kisha dhënë,
e tashti po tallet me këtë që bëri.
Burrë para a'jam unë burrë a qënka kjo,
në bëftë pas qejfit dhe pa u dënuar.
ANTIGONA
Këtë e pëlqejnë dhe
këta këtu,(4)
bile do ta thoshin vetë ata me gojë,
po të mund të flisnin si njerëz të lirë.
Se përveç të tjerash që gëzon tirani,
ka edhe lirinë të flas'e të bëjë
ç'do që dëshiron.(5)
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Antigona (pjesa e tretë)
I fejuari i Antigonës, Hemoni, i thotë të atit, Kreontit,
të heqë dorë nga kokëfortësia, sepse tërë
qyteti është me Antigonën.
HEMONI
Hyjtë, o im atë, njerëzve
u dhanë
mendjen q'është m'e vyer se çdo gjë në
botë.
Unë nuk mundem, as edhe nuk e di
që të them se fjalët e babait tim
nuk janë të drejta, mirë po e drejta
si nuk mund të gjendet edhe tek një tjetër?
Unë, si yt bir, e kam për detyrë
të vëzhgoj, të sillem edhe të përgjoj
ç'thonë kundër teje njerëzit e qytetit,
ç'farë bëjnë vallë, c'far' ankimesh kanë;
Sepse, o im atë,
syri yt tmerronjës nuk i le të thonë
fjalë të këtilla që ty s't'i ka ënda.
Lehtë është për mua të dëgjoj në
t'errët
si për këtë vajzë qan qytet'i gjithë,
asnjë faj kësaj nuk i ngarkojnë,
po nga gjithë gratë, thonë, vetëm kjo
do të gjejë vdekje të shëmtuar fort,
vetëm se ka bërë punë të lavdishme,
mbasi të vëllanë që u vra në luftë
nuk e la të mbetet krejt i pavarrosur,
që ta hanë qentë, qentë edhe shpendët.
Pra një vajz e tillë - thonë qytetarët -
Si nuk meriton një nderim të madh?
KREONTI
Si? Qyteti mua do më mësojë
se si të sundoj?
HEMONI
Ja tashti s'ke folur si një dja'i
ri?
Kronoti
Këtu kush jep urdhëra? Un' a
ndonjë tjetër?
HEMONI
Mos qyteti është pron'e një
njeriu?
KREONTI
Or shumë i dobët, i bën
gjyq t'yt eti?
HEMONI
S'e sheh që gabon dhe nuk je i drejtë.
Kreonti
Gaboj pse nderoj praimet e mia?
HEMONI
Jo, sepse i shkel të drejtat e hyjve.
..
ANTIGONA
Strofë I
Shih-më-ni o qytetarë,
ju t'atdheut stërgjyshor!
Her' e fundit është kjo
që po shkoj në këtë udhë.
ja sot për të fundit herë
po e shoh dritën e diellit,
që s'kam për ta parë më;
sepse Hadi që çel dyert
për të gjithë njerëzinë,
po me shpie mua të gjallë
për në buzë t'Akerontit,
mua që martesë s'pashë,
që s'dëgjova të buçasin
këngë dasme rrotull meje,
që do marr për burrë eh!
Akerontin, un'e shkreta.
KORI
Ti në këtë shpellë,
ku të gjithë nisen,
njerëzit e vdekur,
po zbret e nderuar,
zbret e lavdëruar;
s'të pushtoi lëngata,
s'të ka prerë shpata;
vetëm ti nga gjithë
njerëzit e vdekshëm
shkon te Hadi drejt,
shkon e gjall'e, lirë.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Antigona (pjesa
e katërt)
Pas vdekjes së saj, i fejuari, Hemoni vret veten.
Lajmëtari:
"Hemoni u vra, jo prej dore t'huaj".
KORI:
"Vet' e vrau veten, apo dor'e t'et?".
LAJMETARI:
"Vet'e vrau veten, se ish zemëruar/
kundër atit tij për vrasjen e vajzës".
E ëma, Eridika, kur merr vesh këtë lajm të kobshëm,
vret edhe ajo veten. Kreonti, i goditur nga tërë këto
mjerime që i ranë mbi krye i dërmuar shpirtërisht,
mallkon fatin e tij dhe kërkon vdekjen.
KREONTI
Merrmëni,
hidhmëni!
Jam njeri
që s'vlej gjë.
I mjeri unë!
Unë pa dashje
të dy ju vrava;
Ty biri im, ti grua ime!
I mjeri unë!
S'di nga të kthehem
të gjitha ç'kisha
m'iknë prej duarsh!
Një fat i keq
më ra në kokë!
Tragjedia mbyllet me një mendim të
mençur të korit, që sintetizon kuptimin e veprës:
KORI
Gjëja më e parë për
të qen' i lumtur
është vërtetë urtia. Hyjtë dhe hyjnorët
duhen respektuar fjalët e mëdha
me plagët e rënda q'i sjellin krenarit
ia mësojn' urtin, po në pleqëri.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Shpjegues
1. Gojëdhëna rrëfen se Jofonti, djali plangrishës
i poetit, nga frika se i ati do t'i linte trashëgim pasurinë
nipit të tij, Sofokliut të ri, të cilin Sofokliu
plak e donte shumë, ngriti kundër të atit një
padijë gjygjësore me preteksin se i ati kishte roitur
nga trutë dhe nuk ishte në gjendje të gjykonte si
duhej. Poeti paskish thënë në gjyq: "Në
qoftë se jam Sofokli, nuk kam rrjedhur nga trutë, në
qoftë se kam rrjedhur nga trutë, nuk jam Sofokliu."
Dhe për t'i bindur gjyqtarët se ishte ende i madh, Sofokliu
paskish lexuar para tyre disa vargje nga tragjedia ende e pashfaqur
"Edipi në Kolonë", që i befasoi të
gjithë me bukurinë e saj.
2. në vargjet që do të
rrjedhin më poshtë.
3. Hadi, bota e përtejme.
4. Ky varg do të thotë se veprën e Antigonës
e pëlqen edhe Kori.
5. Në fjalët e Antigonës sintetizohen tiparet e Kreontit
si tiran.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |
|