Mbledhës të Hershëm

Folklorit Shqiptar
1635 - 1912

 

 
Vëllimi Kangë popullore gegnishte, që u botua me 1911 në Sarajev nga V. Prenushi, na ep një kuadër te gjerë te temave kryesore te epikës popullore historike, këngëve te dasmës, dashu-risë dhe vargjeve per te vegjël te krahinave tona te Veriut. Para hotimit te këtij vëliimi folklori i këtyre krahinave nuk qe shumë i njohur. Vepra e Jubanit Raccolta di canti popolari e rapsodie albanesi (1871) sillte një pakicë këngësh te mbledhura me tepër në qytetin e Shkodrës. Këngët gegërishte te dhëna nga Mitkua (1878) e nga Dineja (1908), jo vetëm që ishin në një numur te kufizuar, por edhe u mblodhën ndër njerëz, që rronin larg atdheut. I kufizuar qe gjithashtu numëri i këngëve te botuara në Studi-met Shqiptare VI te G. Majerit (1896). V Mimi i Prenushit shpie me tutje traditën e krijuar në lëmin e folkloristikës sorië, punën e bërë per krahinat e Jugut nga Mitkua, Dineja etj. duke na dhënë materiale me interes nga krahinat e pasura te Veriut. Ai përmban 276 këngë popullore te ndryshme (132 k. trimërie, 109 volle, këngë dasme, dashurie etj. dhe 35 këngë per te vegjël). Shumica e tyre është mbledhur në qytetin e Shkodrës dhe në krahinat veriperëndimore (Krujë, Kurbin, Lezhë, Zadrimë, Mir-ditë, Pukë, Dukagjin, Malsi e madhe); një pjesë edhe nga krahi-na te thella te verilindjes (Gjakovë, Pejë etj.).
Qëllimi i mbledhjes dhe i botimit te këtyre këngëve, 31$ thohet në parathënie, është përparimi dhe gjytetnimi i kombit.. Kanga popullore asht e madhnueshme per kah t'kenët e vet t'për-mrenshëm, asht e hijshme edhe kah trajta e vet. . . ajo do ruejtë si një visar i gmueshëm, si nji flakë, prej t'cillës do t'marrë dritë e neer komi.«- Krahas këtyre mendimeve qe epen per bukurinë e folklorit shqiptar, vjetërsinë, gjerësinë dhe tiparet spedfike te tij, në parathënie gjejmë edhe mendime te padrejta, per sa i përket vlerësimit te disa problemeve te folklorit tonë. Ne e kemi fillue kët vepër vetëm per dijetarë e jo per popull mare, thohet në parathënie Autori do t'i api vëllimit një karakter shkencor. per t'u përdorur vetëm nga një rreth i ngushtë njerëzish te kulturuar dhe jo nga masat e gjera te popullit. Ai kërkon t'i mohojë gjithashtu popu-llit tonë një pjesë te rëndësishme te folklorit te tij; epikën heroi-ke, baladat dhe këngët legjendare. Sadoqë në shtypin penodik te kohës si në gazetën Shpnesa e Shqipniës (1905-1908) dhe nëndonjë tekst si në Studimet shqiptare te Majerit (1896), në Gra-matikën shqipe te G. Jakovë-Merturit (1904) patën ftlluar te bo-tohen elemente nga cikli ynë i kreshnikëve, këto nuk u juten në vëllimin e Prenushit nga një pikpamje e gabuar e autorit: ., . do rapsodija e legenda, thohet në parathënie, si b.f. kanga e Mu-jos e Halilit. kanga e Halil Garriis, kanga e kalaas s'Shkodrës etc. na duket se janë t'perkthyeme prejë slavishtet si difton mnyra e t'knuemit e e t'folunit, qi nuk janë shqyp, edhe puna qi saa kso rapsodijash na kan raa n'dorë prejë popullit tonë, gjitha gjinen n'literatyrë popullore t'serbve e t'kroatve. Nga një qën~ drim i tillë i mohohen folklorit tonë jo vetëm. er kit i kreshnikëve, po edhe legjenda e murimït, balada e Halil Garisë (e GarenÜ-nës), legjendat e rinjohjes et j. te cilat, sic. dihet, përbëjnë shtre-sën me te lashtë te folklorit shqiptar dhe rrojnë në tere ven-din, — disa clemente edhe midis kolonive arbreshe te Italisë. Shumicën e materialeve te këtij vëllimi si duket autori K ka mbledhur vete, nga njerëz që ka takuar në Shkodër dhe. në krahïnat ku ka shkuar posafërisht per ketë qëllim (Gomsiqe, Lezhë, Zadrimë). Elemente nga folklori i Kurbinit, Gjaknvës, Pe-jës etj. i kanë qenë dërguar nga Shtjefën Gjegoui dhe nga miq te tjerë te tij. Per mbledhjen e folklorit te Shkodrës ka qenë ndihmuar nga Kolë Pistulli dhe Te/a i Zef Nikollës. Kopjimi dhe paraqitja e teksteve është bërë me kujdes. Këngët shoqërohen me shënime rreth vendit dhe dates se ngjarjes. Në ndonjë rast janë bërë edhe shënime gjuhësore e hislarike. Këto te fundit janë lënë te pandryshuara në ribotimin tonë, duke u paraqitut me një shenjë te vec.a.ntë (*). Në sistemin alfabetik te vëllimii janë përdonir bashktingëllorja e dyzuar nn, per te dhënë traj-tën u asimiluar te togut nd : Nnoc, Nnrec, pennim, te shtunnen, kunn; si edhe zanoret dyfishe per te dhënë idenë e gjatësisë se tyre: vllaa, baa, prii; shqyptaar, gjaan, te liir, xeet. Këto raste janë normalizuar sipas ortograjisë zyrtare, duke u paraqitur me një bashkëtingëllore a zanore te vetme. Zanoret e rrokjes se mbyllur fundore janë kompensuar me një e pazane pas bashkë-tingëllores se fundit: shiqypuirë. gjan. te lire, xetë.





 

 

       
 

na shkruani

   

© gusht.2004 by " www.shqipnia.eu®