Spjegime

83) Sipaa varianteve te tjera duhet te ishte te pare. (14) Kosovarë që udhëhoqën luften por mbrojtjen e tokave shqiptare « kohön e Lldhjes se Prizrenit.
n») Knjazlt, princlt te Mailt te Zi.
86) Krs. rev. Albania 1903 f. 113; këngët që vijojnë 54,55,74; Eduk
ten e re 1930 nr. 8-9 f. 344 e nr. 10 f. 399; Taipin ZP 95, 102, 103, 120;
e drit. 1938 nr. 6. t. 304; Cirkën 1938 nr. 48 f. 178; VK IV 9, 11, VK X 47, 129.
87) Shih shënimet bibliografike te këngës nr. 53.

 

 
Vargje
 
Lulzoj pjeshka, lulzoj thana:
Nrecë Bardhokun ku e ka nana?
E ka n'mal tuj dimnue gjanë,
Tuj i pri dashit si asllan.
5 At j e u poq Nreu m'do dai.
Besa besë, kur janë përpjekun,
Na vojt menja, se a tuj hikun.
Besa, Nreu j o, nuk ka hikun,
Por me pushkë asht i vaditun;
10 Ai vaditë tuj vra perherë,
Ka marre gjakun mu m'Thkellë.
Voll zot, a j me ka ka kanë?
Me t'kushrin', me Sali Canë.
Bini, meca, si u kam thanë,
15 Gjallë Ded Gjoken s'due me e lanë,
Te tanë bota m'ka njitë trim,
Paguej Nuen, nji jetim.
Nrecë Bardhoka, zog asllani,
Sikur tha keshtu edhe bani.
20 Ka vojtë ke kajmekami,
Kajmekamit qi rrin n'Krue,
Lotët per faqe i kan shkue.
(Mali i badhë — Kurbï, 1875)

 

Kangé 52 të

 
Nue Shimrija, pelivani,
Shi n'pazar deken e bani.
Po na i thrret ky nji nizamit:
— Ec ma hiq ket turk imanit!
Ec ma hiq ket turk pa kryq,
Me sha kryqin, po m'vjen keq;
Po m'vjen keq e s'munt t'duroj,
Hjeku alltinë e po t'coptoj;
Po t'coptoj e te la m'ven.
— 10 Ky Noc Nreca i pamen:
— Shka ka ba ky nipi i em?
S'e kam dit s'e kam kaq trem.
— Nolli Noci n'divanhane:
— Haj3e, nip, e t'qes n'hapsane! —
15 Po i thotë begut: — nore tane,
Nore tane e me m'peshtue,
Mje n'kala, ne mujsh me m'gue;
Mje n'kala, ne mujsh me m'shti,
E kam dajen, m'petka zi,
20 Me shejshane me allti.
— Krisi pushka tu xhamija:
Ka vra turkun Nue Shemilja,
S'mujt me gue marre te shpija.
(Mirditë)

 

Kangé 53 të
 
Ali Pasha rri ne shkallë,
Kuvendon me bajraktarë:
Kam lanë luften sod nji javë,
Ket Rugovë nuk muj me nalë,
T'tanë barotin ma ka marre. —
Sali Jaha flet 'i fjalë:
Zo', gka ka ky turk i pare? — (83)
Jakup Ferin e Çel Shaban',
Nuro Kurtin e Kurt Asllan', (84)
N'mejdan Markut (85) duen me i dalë;
N'mejdan Markut t'Malit t'Zi.
Fjalë po u gon beglerve t'ri:
— Ja u due cillen ne xhami,
Dreken n'Pllavë, darken n'Gusi. —
—Mos u ngut, o Cernagorë,
Ka 'i martine ne kamë e n'dorë,
Me ka 'i herë taganat n'gojë,
Me ms'y Lyrnin dorë m'dorë,
N'Brezoviq me ba llogorë;
Ne llogorë, ne Brezoviq:
M'ka xanë sherri me 'i t'Nokshiqs.
Mark Milani bate be:
Me ksi trimash kurr s'jam pre. —
A t'kam thanë, or Mark budalla,
Nuk jam Spiza me Tivarë,
Sod je neshë m'asqer shqyptarë.
Ky mal fort u la me gjak,
Zo' a i ka qit Lymi trupat larg?
Ne Bjelluf e n'Bishagrad. — (86)
(Pejë — Guci)

 

Kangé 54 të

 
Ali Pasha del ne shkallë,
Ban kuven me bajraktarë:
N'qat Rugovë nuk muj m'u nalë,
Gjith barotin ma kan marre. —
Zot, a ka ky ven kun t'parë? —
Jakup Ferin e Çel Shaban',
Nuro Kurtin e Kurto Asllan',
N'mejdan Markut donë me i dalë.
Mark Milani, i Malit Zi,
Fjalë po u gon beglerve t'ri:
T'tanë do t'mlidhen m'at xhami. —
Dal kadalë, moj Cernagorë,
Sa t'afritem me 'i vaporr,
Qes martinen m'kame e m'dorë.
— Mark Milani po ban be:
— Me ksi trimash kurr s'jam pre. — (87)
(Pejë)

 

Kangé 55 të
 
Ali Pasha, 'i turk i holle,
Shnet ju çon n'Plavë e n'Guci,
E Vuthaj e Martinovic,
Edhe Rekë e Dukagjin.
N'rrokë aj shkjaut po don me i dalë.
Qysh po ban trim Vuksan Leka?
Asht gue naten pa dalë drita,
Thirrë i ka Ali Pashë Gucisë:
— Ta due 'i nieri per me m'dalë n'rrok,
Ta due i turk m'u pre me te. —
Nanë e babë pashës i ka sha.
Pasha vedit t j eter shtek s'ka pa,
Masi s'gjet kurrnji turk per rrok
E i kcej delli permi balie,
E vete shkjaut n'rrok dau me i dalë.
Qysh po ban, trim Prelë Mem Ujka?
Pa dalë drita ke pasha ka vojtun,
E i thotë: — Shkjaut un n'rrok po i dal. •
Qysh u dredhka pasha e g'thanka:
Kerkun synin, Prelë, s'ma mushë. —
g'ka qitë Prela e g'ka thanë?
N'paga fatin qi kam pasë,
Kryet e shkjaut ne dorë ta bie! —
Prelë Memë Ujka, sokol me fletë:
T'falem trim i Vuksan Lekë! —
Shoqi shojt dorn ja kan dhanë,
Falë gjakun shoqi shojt ja kan ba,
Nji shej pushket janë largue.
A po m'hikë, Prelë, a po t'hiki? —
Be ne zotin Prela i ka ba:
Neri (88) sot, Vuksan, hikë s'kam. —
Sa mire shkjau Prelën e ka gjue,
Por me i ramun kerkun s'i ra.
Sa mire Prela shkajnë ka gjue!
Drrasën e parzmes ja pershkoj,
Edhe krytë aj ja shkurtoj.
Ngjat qilloj Potovic Poturi,
Çi besë e be s'desht me ditë.
Me t'shpejtë Prelës pushkën ja drejtoj,
Bri me bri Prelën e shitoj.
Ngjat qilloj Imer ag bajraktari,
Edhe Prelën me gjith t'ramë e pshtoj. (89)
(Pejë)

 

Kangé 56 të
 
Njaj Nrecë Prenga kenka djalë,
Hin me Lleshin ne pazar;
Ne pazar po duen me hi,
M'at Haxhinë po duen me shti.
Ky Haxhi j a, tha, po i pevet:
Hajde, Nrecë, ne hyqumet,
Se me m'vra per gjak s'te jet. —
Qaj Nrecë Prenga 'i fjalë ka gue:
Mos kujto se s't'kam kallxue,
Der qi t'jesim m'cucë e m'grue,
S'e la Nrenë un pa e pague.
Ti Haxhi, paske pasë fat,
Se e lau vehten m'at sahat. —

 

Kangé 57 të
 
Qaj Llesh Pjetri, trim dai,
Njizet cubve na u ka pri,
Bash ne G j ader duen me hi.
— Çilma deren, ti hanxhi,
Se jem' nizamë me devri,
Te pimë kafe, t'pimë raki.
— Q'po vikatë Lleshi tu hani:
— Jasht katun, se Kaginari! —
Nana e Lleshit ban — kuku,
Qyqja, djelmt m'i kan rrethue,
Kan ardhë n'Gjader me luftue.

 

Kangé 58 të
Kur vikati Marka Gega:
— T'u ngjatët jeta, Kurt beg Qela, (91)
T'u ngjatët jeta due me t'thanë,
More m'qafë Milotin t'tanë,
Se kam nolle me do baznjanë,
Nal, Kurt beg, eh, t'kjasha t'amë.
— Kurt beg Qela takllon dhamët,
T'tanë zaptitë i thyen kamët.
Mark Kola, 'i trim drangue;
Ba j ram Haxhia i vesh kpucët,
Vesh kepucët e tuj pevetë:
Meta i jem, or, ku ka metë? —
Ke Shen Hiza rrin peshtetë,
Tuj kuvenë me vlla te vet. —
(Mirditë, 1897).
 

 

Kangé 59 të
 
Qaj Pal Kala, Hajdar Belegu,
Hajdar Belegu ne hyqymet,
Tha — a thye vromi ne Shpardhet.
Per Shpardhet nuk pevet njeri:
— Faqebardhë, ju o Kurbi,
Qi jem' pshtjellë do djelm te ri
E i vinë Kales per me e gri,
Per me e gri e me e sharrue.
— Qaj Pal Kala qillon n'Krue,
Qillon n'Krue per t'shejtin Gjergj,
Puna e Cenes na duel keq,
Na duel keq e na u gazmue:
G'me kerkueka Lagi mue!
— Kur janë nezë ne mrame pushkët,
Nuk i njofti Kala Lushtë;

 

Kangé 60 të
 
Qaj Pal Kala, Hajdar Belegu,
Hajdar Belegu ne hyqymet,
Tha — a thye vromi ne Shpardhet.
Per Shpardhet nuk pevet njeri:
— Faqebardhë, ju o Kurbi,
Qi jem' pshtjellë do djelm te ri
E i vinë Kales per me e gri,
Per me e gri e me e sharrue.
— Qaj Pal Kala qillon n'Krue,
Qillon n'Krue per t'shejtin Gjergj,
Puna e Cenes na duel keq,
Na duel keq e na u gazmue:
G'me kerkueka Lagi mue!
— Kur janë nezë ne mrame pushkët,
Nuk i njofti Kala Lushtë;
Kur janë nezë martinat flakë,
Thanë ka metun Lleshi i ngratë,
Metëka Lleshi thanë, permys,
Drue s'ka gajle se janë fis.
(Kurbi)

 

Kangé 61 të
 
Kur vikati San Rustemi:
Ça janë pshtjellë, or, te tanë Rrsheni!
Te tanë cubat janë ba bashkë,
Pren Nkoll Gjoka bajraktar,
U ka pri e Ishue n'pazar.
Brahim Gjaverri kishte thanë:
— T'u njatë jeta, more Sanë,
Me m'gue fjalë deri n'Vinjallë,
Katunit m'ju ban selamë,
Kurr noj marre s'j a kam lanë;
S'ja kam lanë e s'ja kam gue:
Qup Partenen kam nalue,
Pren Nikollen kam shitue,
S'ka pa vehten kah me shkue,
T'dy shejshanet i kern' nrrue. —
(Kthellë)

 

Kangé 62 të
 
Kur vikati njaj Bib Nreka:
— Dalkadalë ju, mori kneta,
Sod merr Pali krent e veta;
Krent e veta don me i marre,
Pep Lal Loshit i kam thanë:
Pashë njatë zot qi te ka dhanë,
Qat Gji Toten dajma n'anë,
T'i ka njehë, or, robt e gjanë.
— Ç'janë kumontë n'rrazë t'malit tonë,
Me pesqin dhen, me pesë kumonë?
Avdi Hisa me njan' dorë,
M'njanen dorë e dorë keputë:
— Çou, moj nuse, na ven futë;
Na ven futen e pashmakun,
Se na e fikëka i verbti konakun. —
(Skuraj — Kurbi)

 

Kangé 63 të
 
Disa Shkup, disa Janinë,
Del e shif ushtarë ke vinë,
Sarasqeri me Radinë.
Vall g'u ban' malet e Dibres?
Bajnë llagore n'fushë t'Goricës,
Bajnë llagorë, llagore te ri.
Si t'ja bajmë, ore parsi?
Ne t'bin n'luftë kush t'jetë dai,
Djelmt te ri t'i zgjedhim me vedi,
Qi mos t'gjinen n'tok as n'dedi.
(Dibër)

 

Kangé 64 të
 
Selim begu kqyr m'turbi:
— Zot, kush janë njata dai? —
Met Isufi, djalë i ri.
Kishte n'krah, or, nji shahi,
Gjith Gjakova ju ka shtri,
Me hargat e me zotni.
Met Isufi, trimi i paqë,
Nisi luften gak ne Raqë.
Qak ne Raqë, or, tuj luftue,
Mustaf Shyti na u varrue,
Syl Dujaka u ba si grue,
Qi s'e qiti 'i pushkë per mue.
Shaqe Curri po pisket:
— Mos me Isho, more Mehmet,
Na calinat, bjeri vete. —
— Dalëkadalë, eh, ShaqeCurri,
Se ene s'ke pa njeksi burri,
Ku t'qilloj dy kamë t'i nguli.
Hima Dakë, n'mahallë t'Qerimit,
Del e nij pushken e trimit.
Pushka e trimit po kerset,
Ku t'qillojnë, t'ban me dekë.
Hima Daka, eh, maskare,
Gjatë m'i Ishon njata shallvare,
S'jam nji burrë qi duro j marre.
T'u kam dukë, or, fort i urtë,
Por t'jap flakë edhe barut.
N'qorrsokak jemi ngujue,
Veg nji thikë qi m'ka qillue,
T'tana dyert ishin ngujue.
O ju dyer, ju metshi shkret,
Qi s'u gil kurrnjana vete!—
(Gjakovë)

 

Kangé 65 të
 
Bajraktar, sokol me fletë,
A nie pushken ç'po kerset?
Ka ardh Afiz Pasha vete,
Per Dode Prengen po pevetë. —
— Kush asht aj qi mue me thrret?
Se i baj luftë sa t'kem fyshek. —
Bajraktari mrrin n'mahallë,
E gon doren, ban kryq n'ballë:
— Qitma, zot, pashen n'dorë t'gjallë!
Afiz Pasha, or djali i djalit,
Tash po i njef burrat t'Kastratit,
Por ban shpejt me i hypun atit,
Mos te bish ne pikë te hallit.
Afiz Pashë, or, mos rri sere,
Pse t'ban Doda muhasere.
Afiz Pashë, n'dag me hikë vorrit ,
Sdrypi atit, hyp vaporrit.
Afiz Pasha po i lyp vaden,
Me i ba tinzë heniqe naten;
Ban je henek t'luftojnë mas bregut
Me te nipat e Skanderbegut.
Skanderbegu rrfe prej qiellet,
Pashallarve jau u njef hilet
Afiz Pashë na ke tradhtua,
Por fort shpejt ke me pagua
Pse as mret e as Nikollë nuk drue,
T'tanë malcinat pashë m'kanë vue.
( kastrat )

 

Kangé 66 të
Prenka i vogel tu mejtepi,
Shkon tu pasha vet i treti:
Mos me çart, t'u rritët davleti.
M'çarti Shkodra, s'me peveti,
Hasan Hoti e Selim Reçi.
E mjera nanë shum peveti,
Shum e mjera shef gazepin,
Pse ka mytë Rexho Mehmetin.
Rexho Metin ner sherita:
Kush ka thanë se pushkë nuk qita?
S'e preva mire e u korita,
Nuk na vjen kush per çika.
 

 

Kangé 67 të
5 - Hajde-hajde, Ismajl Lika,
Sod me sod, or kenka dita.
Ismajl Lika rri n'qepeng,
Treqin huta ranë te dhent,
Vranë baritë me tre qent.
10 - Bini burra, bini trima,
T'm'i harroni nuset m'flutra.
Bini, djelm, tha, bini, trima,
T'm'i harroni nuset m'shtreglla.
Cili djelmsh me paska metë? —
Met Musaja, gjetët rahmet! —
Ja merr gjakun baba i vet,
Nuk vret n j i, po dyzet vete,
Se tridhet pare 'i fyshek.
15 - Mun te ura me kamë drumt,
20 - Po vjen Sela pre] katunit;
Mun te ura kama hekur,
Po vjen Sela prej Qerekut;
Mun te ura, tha, m'at fushë,
Plot nie gzhyta kenka mushë.
Nuk janë kaga, janë fyshekë,
Qi ka djegë Smajl Lika vete.
(Çerek — Tiranë)
 

 

Kangé 68 të
 

Ç'janë kto pushkë qi binë ke hani?
Jakë Marketa e Dedë Selmani
Kn vu priten te karolli,
Te karolli e te kuveni:
— Mos ma prek at mushk per freni.
Ta baj bene se asht i jemi;
Ta baj bene, ne e dag me pleq,
Ta dhacë besen, dahna keq;
Dahna keq, mori Merditë, S'jam
Zadrima me m'plagkitë,
Lik per mjet te kputët martina,
Moj martinë, ti kjofsh bekue,
Ku t'kam thanë, me ke nigjue,
S'pata mledhë e vrik ke Ishue,
Pse Cung Lleshin m'ke shitue,
Dy per tjerat ja ke Ishue,
Huntë e kamtë, tha, per t'vertetë,
Blova mill e t'bana drekë. —

 

Kangé 69 të
 
Kur vikati ky Hasani,
Ju ba gadi Mark Bogdani.
Mark Bogdani, trim drangue,
Ne livadhe â rrethue:
— Ja s'po vjen, ti Kolë. me mue.
Se t'Pren Salit m'kan rrethue;
M'kan rrethue. me kan vu priten,
M'kan vu priten ke djerri i kishes,
Nezen hutat si flaka e pishes.
— 10 Kol Bogdani g'paska thanë:...
— Ja qes flaken tej m'at anë. —
Kol Bogdani, burri i verdhë,
Lshon Nikollin me shpinë n'ferrë.
Nikoll Preni, djalë i giatë,
15 Q'kenka rrxue porsi tra.
Vlasho Preni ban: — medet,
Pjetri, nipi, ku m'ka metë?
Ma la Marku per gardh pshtetë.
Mori hutë, mos te pasha hajrin,
20 Pse m'lae Pjetrin t'nap xhevapin.
More Pjeter, g'te ka hij e? —
— M'bani Marku bira-bira. —
Bira-bira, varra-varra,
Po thotë Kola: — jem kumara.
— 25 Kol Bogdani g'paska thanë:
— Mos me kjaj, o e zeza nanë;
Mos me kjaj, o e zeza grue,
S'kemi lanë ken me pague;
Mos me kjaj, o e zeza nanë,
30 Per jetë mallin ta kam lanë.
M'i shit gjokat me kumonë,
M'i pshtjell motrat gjith ku i kam,
T'ma bajsh vorrin t'gjatë e t'gjanë,
T'dy me Markun Ie t'na xanë,
35 Qi t'na duket der n'Tiranë. —
(Jubë)

 

Kangé 70 të
 
Marka Prenga, pelivani;
Si t'ja bajmë, o Bec Patani?
Kater qoshesh vjen nizami. —
Vjen nizami dalkadalë.
Del përjashta, ti kumarë. —
Mos ma thuj, ti Bec, qat fjalë,
Se s'del Marku per te i gjalle,
Per pa i dhanë mejhanes zjar',
Per pa i bamun tetë te vramë,
10 Tetë te vramë e tetë shitue,
Ne qafë m'patë Harapi mue.
N'qafë m'pastë, po, mue Harapi. —
Tre currilash i shkoj gjaku,
Per nen kamë ju dridh sokaku,
15 Dridh sokaku per nen kamë,
Tuj krisë top, tu krisë shejshanë.
Fjala vojt ke Mark Milani:
Zot, ket luftë ne kush na e bani? —
Marka Prenga, Bec Patani. —
20 — Amanet, ti mori nanë,
M'i mledh mijt gjith kah i kam:
M'i merr petkat, m'i qit n'xham,
Kjaj si mue si Bec Patan':
Probatima kemi kanë! —

 

Kangé 71 të
 
Nre Bordhoka, nji zog asllanit,
Si ka thanun ashtu bani,
E muer vesht, or, kaimekami.
Kajmekami qi rri n'Krue:
Medet, Nre, qi t'kan harxhue. —
Lidhni qetë, m'i çoni n'Krue.
Pa m'i dhanë tri qese mue,
Tibe m'zotin, s'kam me i Ishue. —

(Mali i bardhë — Kurbi)

 

Kangé 72 të
 
Marka Ruçi, trim drangue,
Por tu u mathun ka qillue,
Tridhet lekë e kan rrethue.
Tridhet lekë, tha, me shejshanë,
Me shjeshanë e me dallap,
Marka Ruçi tuj vikatë: —
Dhitë e kuqe nuk i nap,
Pa mushë vathin plot me gjak. -
Gjeta Gjoni me sahat,
Ahmet Emia po vikatë,
Po vikatë tuj ba medet:
Mashi i Cokut na ka metë! —
Marka Ruçi po u çon fjalë:
Thuj malcorvet «thkeni dalë*
S'u kam gjak, as s'u kam varrë. —
Marka Ruçi, trimi i trimit:
Faqe t'bardhë i laçe Rshenit. —
Per faqe t'bardhë qi i ka lanë,
T'tanë Rsheni u çue n'kamë:
Mark, t'lumët pushka! — i paska thanë.

(Kthellë)

 

Kangé 73 të
 
Qaj Gjin Gega hypi kalit,
Hypi kalit shkoj ne Shkoder,
Per shyqyr se ka vra Doden.
Qaj Dode Vuka e la nji fjalë:
— Prengen tem e kam lanë t'gjallë,
Me mshtjellë miq e bajraktarë,
Kulles s'Gjinit me i dhanë zjarrë. —
Qaj Gjin Gega m'at dallap,
Preng Dod Vuka po i vikatë:
Qinro, Gjin se t'dogja sakt!
T'dogja sakt e t'dogja mrenë. —
Mos kështu, o i lumi Prengë,
Per nji gjak, tha, nanë kaptinë,
S'e ba' turk, s'e ba' kshtenë. —

Ahi, medet, se me bidatë,
Me vojgurit m'u djegë gratë. —
Shoqja Gjinit la nji fjalë:
l kam falun burrë e djalë:
Vete jam djegun me gjith barre,
Me güth barre, e barr ne bark! —
Qaj Preng Doda i pamusteqe,
Paska ba një punë te keqe:
Ka veshë deren t'tanë n'teneqe,
T'tanë teneqe, t'tanë me hekur,
Mjerë e mjerë per Thkellë te eper!

(Kthellë e eper)

 

Kangé 74 të
 

Qaj Ndrec Prenga, 'i djalë i ri,
Paska veshë nji tamarë t'zi,
N'treg te Krues kishte hi,
Per nji pushkë qi don me shti,
Per nji pushkë qi shtika djali,
Janë trazue te tanë pazari.
Kur kersiti pushka bam!
— Mam per krahësh, thotë, ti ShabatL -
E peshtetet per kalldram,
Merr nji zjerm' e con ne han,
Aty kenkan do shkodranë.
— Ja s'm'njifni se c'burrë kam kanë?
Per tri dit qi kjeçë ne kamë,
Kam lujtë pushkë, kam lujtë tagan,
Njizet vete, qi i kam vra,
Sod erdh dita per me i la. (105)


(Shjak af er Durrësit)

 

Kangé 75 të
 
Vesel pasha po pevet:
Zot, asqerin shka e ka gjetë? —
Tri taborre kan dalë n'Rekë,
Tri taborre dalë taman,
Na kan dalë naten per hanë.
Naten per hanë rreh burija:
Na rrethuka Reka e Malcia,
I pare kenka Ali pashë Gusia. —
Ali pasha, 'i turk i holle,
Thirrë na e ka mreti n'Stamollë,
Thirrë na e ka e atje ka shkue,
I ditë e 'i natë a kuvenue:
—• Per ven tonë, mret, ç'po na thue?
Per veten tonë, or, shka kan thanë?
— Manje besen qi ka kanë,
Man j e besen shoqit t'vet,
Se s'ka ba kurrfarë miletit;
Tarë miletit s'ka g'm'u ba. —
Ali pasha u Que m'selamë:
Liri, mret, se due me dalë. —
Nal, ti pashë, se kam nji f jalë.
Do ta fali 'i gjok te bardhë;
M'shtat kala te baj te pare,
Top, barot e buk te bardhë,
Per me i dalun knjazit n'ballë.
Kush a i motshëm per babë dij e,
Kush t'jetë n'kohë, ta dish per vlla ,
Kush i ri ta dish per djalë.
Shko, ti pashë, t'kjoftë udha e mare.
N'Selanik pasha ka dalë,
N'Selanik na paska shkue,
Vesel Pasha qi a nalue:
Ka thanë mreti gja per mue? —
C'pat me thanë, or faqezi,
Qi ban luftë me shqyptari,
Me Shqypni, tha, tuj luftue,
Te shtat krajlat janë gazmue:
Baba mret na asht idhnue.
<< Hiç hysmetin, nuk ta due.» —

(Gjakovë, 1885)

 

Kangé 76 të
 
More Zefi i Torn Nikollës,
Mos t'u kalbtë o ashti i dorës,
Mire ja thave Sali Borës! —
Sali Bora dredhë mustakun,
N'sokak, tha, e derdhi gjakun,
Vojti fjala neper Shkrel:
Qaj Zef Toma me gengel;
Vojti fjala neper Hot:
Qaj Zef Toma ne konop.
— Halil aga me ka xanë,
Hoqa pushkë, xora taganë:
E vraftë buka qi i kam dhanë,
Se aj per buk nuk paska dert,
'Asht i koplikës rodi i keq. —

 

Kangé 77 të
 

Nrecë jetimi pa musteqe:
— Me pa? n'qafë, o pushkë e keqe;
Me pag n'qafë, o pushkë e gark,
Q's'm'bane tang, po m'bane gjap
E t'me leshe gjak per gjak.
— Met Selmani dorësakat,
Preng Ded' Lala hypi n'krep,
Ban medet, se c'm'paska gjetë,
Se m'ka metë sod pjesa e shkretë.
Tre baritë e Preng Dedë Lalës

Rrinë peshtetë te trungu i halës;
Te trungu i halës na u ba kullë,
Na u ba kullë me gelqere ,
T'tanë arnorët, or, lypkan vere.
Del bjeshktaria me mjelë gjanë:
— Tre baritë, or, ktu s'i kam,
Kan shkue shokët per me i marre,
Me na i gue ke kisha n'Fanë. —

(Mali i bardhë — Kurbi)

 

Kangé 78 të
 

Jemin Allaçi, djalë zotni,
Dy pistolet e nji allti,
Rrok martinen, vjen n'çarshi,
Paska rrafë nji shapkali.
Shapkalia ish kenë nji frang,
Nam po i ban nji kajmekam;
Nam po ban, por me guxue,
Se m'han t'Derit janë ngujue.
Ça po thotë ijaj Meme Deri:
Se m'han tem nuk merret nieri.
Brahim agës i vojt haberi,
Vojt haberi cak ne shpi:
Qitma, nanë, pushken shaki,
T'shkoj me xierrë at faqezi. —
Shterngoj mire vrancïn e zi,
Nimom, zot, kamen n'zenji,
Hypi atit n'shpinë permi.
Fort nget atin anë e m'anë,
Ngreftë kuburet, tagan' n'dhamë.
Krisi re j a ner nizamë,
Ner nizamë, ner suhari,
Nuk po di kerkun me hi.
S'din yzbashi me njekë drumin,
Fort po e lot zotyn tej lumin.
— Falmi, zot, krahët si pellumi,
Krahët si pllumi me flutrue,
Prej Brahimit sod me pshtue.

(Prishtinë)

 

Kangé 79 të
 
Çerkez pasha ne kala
Mledhë mishlizin, ban shura,
Shura me Haxhi Mahmutin:
Kush ma xen, or Cen Magjunin,
Kush del Cenin me e mashtrue,
I ap pistolet e prarue. —
Thotë Haxhija: — bjermi mue. —
U gue qeni turr me shkue.
Shkon Haxhija e cukat n'derë:
A ktu je, o, i shkreti Cen?
Qe ktu jam, more Haxhi,
Tu u ankue me vllaznit t'mi;
Tuj u ankue, tuj kuvenue,
Se n'Prishtinë s'po muj me shkue. —
Del ti Cen, kuven me mue. —
S'po muj, Haxhi, me t'besue. —
Pasha Qaben qi kam shkue,
Pasha mjekren qi kam Ishue,
Nuk kam ardhë per me t'mashtrue.
Zihariq pasha m'ka gue:
Gjakun tan e kern' pajtue.—
Drcdh Haxhija turr me shkue,
Me tertip, kesh jam idhnue.
Nana Cenit ju germue:
Qysh dajës tan mos me i besue? —
Ku je, nanë, e meg pa mue,
Qitmi armet per me u shterngue. —
Mas Haxhisë ju kisht venue,
Krah mi krah n'Prishtinë kan shkue.
T'tanë Prishtina m'kame u Que,
T'tanë Prishtina ka ba seri: —
Qysh me rrejtë Cenin aj nieri,
Kern' kujtue s'e merr asqeri! —

(N'rrethe t'Prishtinës)

 

Kangé 80 të
 
Qaj Kolë Rada fjalë ka gue:
Ti Kolec, tha, rujë se luen,
Se m'ke vra Brammin. —
Brahim Sula, 'i djalë i ri,
5 Dy topaxhe me 'i harbi:
Si s'ta dhanka zoti ty,
Zoti ty, e zoti i lumi,
Porsi breshni vite plumi;
Vite plumi nper barot,
10 Ti Hasan, tha, deksh gifut;
Deksh gifut edhe magjyp,
S'ta Qon soji m'u koritë. —
Bite Sula nper Selitë.
Dyne a asqeri e te tanë Lurja,
15 Te tanë Lurja me dy Kolec:
Njani mush e tjetri qit,
Njaj ma t'mirit me ja njitë:
Hysen Krajes me sherit.

(Lurë)

 

Kangé 81 të
 
Palë Dervishi ke shkue kot,
Pse nuk nejte ne Milot.
Si Milotin s'un e gjajshë,
Per gjaksorë e per dai,
Nuk bajnë grosh me shti në gji,
Nuk mbajnë grosh e nuk bajnë pare,
Qaj Sul Kaçi, tha, daltë l'are,
Si na i bani miqt me pare!
Shkoni e mytni Bardhec Hasin;
Por, n'ju rrejtë nji fjalë aj qeni,
Ka per t'thanë se i vrau Martenl;
Por, n'ju thashtë noj fjalë te drejtë,
Ka per t'thanë se i vrau tuj flejtë.

(Milot—Kurbi)

 

 

Kangé 82 të
 
Gjelosh Nika e Basho Gjeka
Me gajret u vite vdeka,
Me gajret tuj hallakatë.
— Qes me hutë e mushi prap.
Qes me hutë e mushi prap,
Palok Ujka na paste n'qafë,
Si u tha dajavet dilni jashtë;
Si u tha dajavet dilni jashtë,
Si me pasë kullen me kashtë. —

(Shipshanik—Hot)

 

Kangé 83 të
Erdh nji shkroje nga veziri,
Fort po knon, or, qaj mydyri,
Fort po knon, e 'i fjalë kisht' thanë:
Sali Sena trazoj kazanë,
Trazoj kaza, trazoj nahi,
Me çatela mledhë vergji,
S'po lypë shum, por ka nji mi,
Pare poshtë, or, si n'miri.
Prejë Leskocit vjen davi.
Ç'ka davia qi m'thrret mue?
Kamët e duert m'u kan zaptue,
Mas kagakesh tuj kerkue.
Bini, voca, me u shterngue,
M'at Filipe kern' me shkue,
Sali Senen e kern' rrethue. —
Sali Sena n'shpi ka shkue:
Amanet, o mori grue,
N'e pas njetin me u martue,
Sgidhe djalin trim si mue. —
Udh'e mar, i shkreti Sali,
Trim si ty nuk kam ku e gjeje. —
Jashar agë, more qepaze,
Dje m'i shtjelti pesë gjenaze,
Mpshtjelli mire, or, fish e fish,
Se Salija t'i ka qitë bakshish.
Sali Sena thotë nji fjalë:
Mort moter m'kjaj kadalë;
M'kjaj kadalë e me menim,
Tma bajsh vorm pa pasë marku. -
Sali Sena thotë nji fjalë:
T'm'i qitsh petkat, t'm'kjajsh kadalë,
Mori moter, si nvke kja,
Si 'iqin t'liga t'i pagem ba,
Si 'iqin t'liga t'i page marue,
Shka bajnë hallku, m'i bajnë mue.
Moj Karkanice, m'kjofsh mallkue,
Tre siflleqe m'ke damtue,
Mje' m'lesh t'qenit m'ke njikue.
Jashai- agë, ti m'kjofsh mallkue,
Se Sali Sena m'thonë mue
E s'ka trim qi ma del mue! -

(Diber)

 

 

Kangé 84 të
 
Marka Kuli, i zhenjanë,
Vete i gjashti ka marre mam;
Fort shum dam m'nizamë po ban.
Tre bajrakë, or, mik e kan, Selitë,
Thkellp e bishkashnjani'.
Tre ba j rak ve u ka thanë:
Si me thoni un ta baj? —
Per nji div, t'gjith i kan thanl',
Forca e mrelit ty te merr,
Kanuni i maleve ty s'te nep.
Qinro, trim, or, si perherë,
Se trimnia e ka selamen. —
Esad Toptani me nizamë,
Ka marre hovin qysh m'Tiranë,
Fort shum halik ka gue ne kamë,
Marka Kulin per me e' xanë,
Marka Küli, 'i trim dai,
Po qinron per t'tanë Arbni.
Kurt beg Qela, hasmi i ti,
Tri taborrve u ka pri.
Qinro, Kul, se jam per ty! —
Hajde, hajde, Kurt Patani,
Hajde Kurt, se ktu me ke;
Nuk asht nizamë qi çon mreti,
Por asht hallk qi ka vjedhë begu.
Kulla e bardhë me tre sheshena>
Marka Kuli rrite mrena.
Kerset huta si rrefe,
Huta e Kulit per gjith frangi;
Vrik ja u Ishoj, or, topin n'gji.

(Bishkash—Kthellë, 1903)

 

Kangé 85 të
 
Marka Kuli, 'i trim drangue,
Po lufton si i terbue.
T'tanë Arbnia po ban seri,
Sa gajret po ban nji njeri.
Gjemail Pasha i Zogollit,
Shpejt e shpejt i bjen karollit,
Marka Kulit ban rixha:
Nal, bre Mark, mos ban fesa,
Esad Toptanit bjeri n'dorë,
Treqin qese t'i ka folë. Nalu,
Mark, or, nalu ma, -
i Un per ty dorzanë jam ba! —
Aj Noc agen qysh n'Tiranë,
Ma ka gue per ket meramë,
Qi ka shitë grue e nizamë;
Por un Nocit as kerkuej,
Erzin e venit s'ja shes kuej
E per s'gjallit s'i bij n'dorë. —
— Qinro pra, i biri i kshtenes.
Priti plumat prej mauzeres. —
Terri shtogun xu me mlue,
Me shokë t'vet te tanë trucue.
Marka Kuli si i terbue,
Pesë mi nizamë yrish ka marre,
Ka gilë rrugë e rrugë te gjanë.
Huta e Kulit an'e m'anë,
S'ka hesap se sa ka marre.
Kui-t beg Qela me Toptan,
Nji pllame hunet pajtue kjoftë!

{Bishkash—Kthellë, 1903)

 

Kangé 86 të
 

Marka Kuli, zog ajani,
Sikur tha ashtu edhe bani!
Ne Stamollë i ka vojtë zani.
Ne Stamollë ke lala mret,
Rrifen telat per gerek,
Per cerek ore lu shkrue;
Te tanë ki-ailat janë serue,
Nji shqyptar a tuj qinrue,
S'po len rrugen me punue,
S'po len kale, jo, me u ngarkue,
Buk asqerit s'len me u çue,
Per njatë kullë qi i kan rrenue.
Ajo kullë e gjatë e gjanë,
Pushka e Markut vret si zanë!
Kur i erdh vakti per me shkue,
T'tanë asqeri janë indhnue: —
Lshona rrugen, per me shkue.
S'ju len furrë, per me gatue.
Shka po thotü Kurt ^ela i ngrate:
I gjallë Marku nuk po xehet,
Se ati zoti o ja ka shkrue.
Sa t'jetë gjallë, or me qinrue.
Se me pare jam munue,
E kuiT m'pritë s'un e kam l:ihue;
M'vrau n'Milot e m'ka farue. -
- Ty Sad Pash, un t'kam kallxue:
Njiqin topa atij me i vue,
Nuk jet Marku pa peshtue
Ti shum telat m'i ke cue.
Qi t'gjallë Markun ty ta Hue;
Me 'i mi huta e kam rrethue;
Nuk iet Marku pa peshtue. -
Ky Kurt Lama tui mjerue,
Per shtat kual qi i ka rrxue.
«— Si t'ja ba], or, more Mark,
E xhevapin si ta nap? —
— Ti Kurt Lama ie idhnue.
Se kurbias kem' qillue,
Ora e zezë t'perpoq me mue. —
Marka Kuli vron sahatin.
Ne Gelcere e nali vrapin;
Ne Geloere tuj pushue,
Vrau tiranas e ka dermue.

(Bishkash—Kthellë, 1903)

 

Kangé 87 të
 
Krisi pushka, gjimoj mali:
Tui ba luftë a Vath Hasani.
Vath Hasani, shpi e pare,
Smail Likë Mali bairaktar.
— Hani, meca, dalkadalë,
Sod do t'shkojmë me xanë at Shkallë.
Kur dulem na mi at Shkallë,
Qaty pamë gjokun e bardhë,
Qaty kemi nja dy fjalë.
Dy fjalë kemi t'mdhaja fort:
Si Fna apë i madhi zot. —
Pushka e pare e Vath Hasanit.
Pushka e dytë e Rem Met Danit,
Pushka e tretë e Smajl Likë Malit.
Me ovetë' Vathin. shka t'ka dora?
—• M'i ka ra q'aj Pren Nikolla! —
Vath Hasani kishte thanë:
— U vraftë buka qi u kam dhanë,
S'e kam ditë se m'merrni gjanë,
Shih shen. bib. te këngës
Se tre djelmt m'kan shku? nizamë:
T'kish' pasë Saline per gjith dyrnjanë.
Sal Brahimi, trim velet,
Ja dha zoti me ba gajret:
I ka pague tre shoktë e vet,
Si me Ie kështu me vdekë!

(Gjonëm—Kurbi)

 

Kangé 88 të
 
Qaj Nue Lleshj ksulgjati
Kapka pushken per konaku,
Tri currila po i shkon gjaku,
Po i shkon gjaku tri currila,
Kulla e gjatë, or, fort u dridhka;
Fort u dridhka kiüla e gjate,
Lleshi i Zi asht ne Berat.
Çoni fjalë te vinë me vrap.
Lleshi i Zi tek po na vjen,
Caf t'i thoni per tre djelm.
Do ta rrejmë se i kan deke,
Janë ke kisha rresht e rresht.
Mire ke kisha janë rreshtue,
Ku e ke vorrin, more Nue? —
Fort lerg vllaznish m'kan shti mue,
Kam hi lidhun per nji grue,
Kjeçë i ri e paç gabue. —

(Orosh)

 

Kangé 89 të
 
Rrin veziri ne pardak:
£af ka Pi-enga qi s'vikate? -
J'â mush goja plot me gjak;
Plot me gjak, me gjak j'a xanë,
Pushka e Prenges asht bershane,
Po vret turk, po vret nizame. -
- Un po vras, or, se t'shkojnë dita,
Janë tuj ardhun gjeth per Jisa.
Rrin veziri n'mjedis t'odes,
Prengë Mark Kola i nipi i Dodës,
Nipi i Dobës e i bid i trimit.
M'i hiq plumat, thujö heqimit.
Se jam krajli i Dukagjinit,
Me ja zbardhë faqen vezirit.

(Omsh)

 

Kangé 90 të
 
Gjith Gjakova ban medet,
Prat sokolin Rexhë Mehmet!
Ç'paska thanë ky Rrexhë Mehmeti?
Gajret, bir, se kshtu a gajreti;
Zbardhja fisit. zbradhja vedit. —
Rexhë Mehmeti, djalë i ri,
Vjen vojvoda: -Sa kta dhi?»
T'u ngjatët jeta, s'janë per ty,
Se t'h.jek fistanet permi sy:
Permi sy, mi luie t'ballit,
Kjegë i nipi i bajraktarit,
Kam shti pushkë n'mjedis t'pazarit. —
ïtrin Hamz aga ne dugajë,
Tuj kuvenë me shehernjanë:
Zot, a e pat qat Bish Osman'?
Ke xhamija tuj shitun gjanë. -
Ke xhanrija, ke mejtept.
A do t'ketë noj shoq me vedi? —
Qanka Dauti e Rexhë Mehmeti. —
Cili A Rexha, nuk po di. —
Qai qi a pshtetë, or. per xhamï,
Kaleshan mustaqezi. —
Janë per dukë e s'janë per Rji.
Nuk mjelë zoja me diml,
Mjelë malcorja me xhurdi.
Caf lyp ky un mire po e di,
Lypé celinen permi sy;
Permi kv o shtekut t'ballit,
T'i tres trut n'mfedis t'pazarit.
Se ja' i nipi i bairaktarit.
Sod se leva m'ra gazepi,
Se m'nolli lokja me vedi;
Se m'ka nolle, or, lokja ngjat:
«Qinro, loke, mos u pak,
Se m'a nezun kmisha flakë,
Vroj Hamz agen ne sokak,
Se j'a mushë dollama me gjak.»

(Gjakovë)

 

Kangé 91 të
 
Mar' Nkollë Lika, 'i mustakzi,
Dy topanxha me 'i harbi,
Rrokëka pushken, del n'Malci:
Jam tuj lypë tre qetë e mi,
M'perpoq zoti m 'i mik t'ri! —
Nkollë Llesh Pepa, 'i trim dai,
Trim dai si kisht qillue,
Dy te vra e tre t'shitue.
Mark" Nkoll Lika caf ka thanë:
Pushken e gjatë nanë pellamë,
Flaken kuq ta kullon si zanë;
Qetë e mi, ore, s'un t'lajë,
Se s'jam Lushaj qi m'kan thanë,
Jam Mar' Nkolli qi baj nam. —

(Kurbi)

 

Kangé 92 të
 
Krisi pushka te livadhi,
Po vinë dhitë edhe çobani.
Shpejt u ngut me folë Rahmani.
Pse folë ti, Rahman, per mue,
Se un te dhitë nuk kam qillue,
Nolla malit tuj kerkue.
Qe ke dhitë i shof tuj shkue.
Qe ke i shof, or, dhitë e mia,
S'me bajnë kamët me shkue ke shpija.
Nimon, zot, tha; e dallaplia;
Nimom, zot, tha, t'i faroj,
Pesë pare vig ne shpi t'u çoj.

(kurbi)

 

Kangé 93 të
 
Kur na bani darsem Hika.
Kalit t'zi i ra atje pika.
I ra pika e met n'oborr,
Na marroj, na bani hor.
Na marroj ky kali i zi,
Na marroj pr 'i grusht tagii.
Ngrehë Bajrami me i shti dy.
Ecë Bajrami kama-kama,
Shkojnë me pvetë te Brahim Rama:
Un, o dajë, nji kale ta fala. —
Shkojnë e pyesin te Nikollë Kola.
Nikoll Kola, 'i burrë i vjetër,
Shkojnë e pyesin te nji tjeter.
Ecë Bajrami kama-kama,
Shkojnë e pyesin te Ali Lama;
Ali Lama, nji burrë plak:
Un i mjeri jam ne gjak,
Kualt e mi un s'un i nap.
Bini, meca, bini burra,
Sa t'i qesim der tu gurra.
Der tu gurra n'kohë te drekës,
Me i hi mrena Bardhec Metës. —
Rreket Bardhja per me i xjerrë,
Po con Lamen me e percjellë.
Percille mire, Lamë, t'vraftë zoti,
Epi rrugen kah Miloti. —
Kah Miloti, kah Kazani,
Kumarë Prenga m'at derë stani:
Mire se vjen, kumarë Bajrami. •—
Mire se t'gjajmë, or kumarë Prenga,
S'kam q'i baj, or, shpies mrena. —
Po kjajnë burra, po kjajnë gra:
Kali cofi, grosht pa la,
S'kenka ditë, por kenka natë,
M'ecin paret me kamatë.

(Milot — Kurbi)'

 

Kangé 94 të
 
Brahim Gjeferri kishte thanë:
Djalë malit perherë kam qanë,
Klluk me Samen un kam qanë,
Shoq me vedi Rrem Shaban',
Ka hikë qeni e m'ka lanë,
Ka qethë pergen me gershanë. —
Kur vikati Sana i Rustemit,
Janë mbledhun cubat e Rrshenit.
Te tanë cubat janë mbledhë mare,
Duen me ra, or, ne paza'r,
Pren Nkoll Gjoka bajraktar.
Kur vikati Sana i Rustemit:
Nalniu kha, cubat e Rrshenit,
Se u pret Sana n'nvmxë t'ullinit. —
Brahim Gjeferri kishte thanë:
Amanet, ti more Sanö,
T'ma çojsh nji fjalë nc Vinjallë.
Nji fjalë n'Vinjallr bfer me m'çue,
Shpisë seme me m'i hallxue:
Rueni djelm, or, me punue,
Se un vehten kam pague,
Marre venit s'i kam çuo.
Ka vojtë fjala në hyqutnd
Krye per krye me Çupin kam metë.

(Vinjallë -— Kurbi)

 

 
Qaj Nkoll Preka ban medet,
Madhja bolbë qi m'paska
Kerkon Lleshi te tre djelmt.
Janë ke kisha rresht e rresht,
Mun ke kisha m'Lmu.
Ku e ke vorrin, more Nu? -
Larg prej vllaznish m'kan largue;
Kjeshë i ri e kam gabue:
Kam hi lidhun per nji grue.
Cilë dallapin e m'vroj mue,
A m'kan nejë flokët si grue? -
Kah kenon aj zog i zi,
Mun mi vort' te djalit t'ri:
— Amanet. or, shokët e mi,
Ju po shkoni, si po shkoni,
Merrni armët e m'i çoni,
Nanës simc mos i kallxoni,
Se e kam t'vjeter, ma verboni.
Ne pevetët nana per mue,
Thoni djali t'asht martue.
Vodhe . zot, se ç'nuse muer?
Mur tre pluma ne krahnuer!
Vodhe, zot, qysh asht hazuri?
Dyshek dheu jestek guri!
Amanet, e zeza nanë,
Ti sa vjet ma zi per mue?
Sa te shkojë, o mot e jetë,
Man zi nana per djalë t'vet.
Amanet, e zeza moter,
Ti sa vjet ma zi per mue?
Ner ke t'njomet druni i thatë.
Man zi motra per t'vellanë.
Amanet. mori ti grue,
Sa vjet zi man ti per mue?
Dy mujë gushtit, tre mujë vjeshtet,
Ner sa t'rnajen desht e skjepet.

(Mirditë)

 

Kangé 95 të
 
Qaj Gjin Nreca, pika e djalit.
Shoqi i tij, or, qi njeshë armët.
Qi qet pushkë n'mjedis t'pazaril..
Qet, or, pushkë e flakë te nezum —
Nore tane,Brahim beg,
Nore tane me gjith klluk,
Se gjaku i huej s'ka me hup
S'ka me hupë se m'thonë dai
I rashë malcorit bri e m'bri,
Bri e m'bri e laçe pa frymë.
Kur i kam hi kalasë mrenë,
Janë çuditë, or, turq e t'kshtenë.

 

Kangé 96 të
 
Njaj Noc Kola, trim dai,
N'at Berdicë a nis me shkue;
Me Losh Doden janë fillue,
N'kumari janë nisë me shkue,
Njaj Noc Kola po i thotë Loshit: —
Na rrethoj Noc Deda i Shoshit.
-Njaj Noc Deda, probatini,
Njaj Noc Deda faqezi,
Me Kurt begun me zapti,
N'atë Berdicë a nisë me hi.
N'at Berdicë u nis me shkue.
Del Noc Kola si drangue,
Kishte neshë n'njiqin zaptije.
Qiti hutë, qiti alltije.
Njaj Losh Deda faqezi,
N'hyqymet u nis me shkue.
S'kjegë i zoti me qinrue,
S'meta burrë e s'meta grue. —
Vojti fjala ne Mazrek:
Met Noc Kola n'hyqymet. —
Mati Gjergji po bertet.
Njaj Noc Kola ça ka thanë?
Kurr ma ngusht un nuk jam kanë.
Tuj ba luftë me 'iqin nizamë;
'Qin nizamë e suvari,
N'dorë t'Kurt begut nuk kam hi,
Ma mire dekë se m'u ba grue,
Erdhi koha per me dekë.
Te tan miqve m'ju fal me shnet,
Dyl Myftarit , qi rri n'Mjed,
Thujmi Kinit mos ki dert;
Kish ta kishe Kinin me vedi.
Pat me m'shkue nami tu mreti,
Nji selamë paçë me m'ja çue.
A gjinet djalë qi me m'ja thanë!
Ti, o pashë, pse m'ke rrethue?
Dam per ty e dam per mue. —

(Postribë, 1904)

 

Kangé 97 të
 
Ferik Pasha ven turbine,
Larg po shef perte Rusinë,
Shet' ushtarë e Shqyptarinë.
Kapidarü u paska pri.
Na u ka pri me Ireqin vete:
S'bahet lufta pa fyshekë,
Pa fyshekë, or, neper kashra,
Me paç n'qafë ti, Ferik Pasha,
Si s'm'i çon xhepanet mrapa;
Mrapa xhepane s'po shof,
Tetë taborre vinë Moskov,
Na tümofet i lumi zot.
Na nimoiët, or zoti i lumi,
Sikur breshni po vjen plumi;
Po vjen plumi reja-reja,
Njekta janë Merdita trima,
Njekta trima janë Merdita,
Sod i njofta, sod i dijta.
Plot me t'vra, or, po del kâjka;
Te lumët ty Kapidan Biba.
-Kapidani folë me mretin:
Gjejm' ushtrinë qi ma k« tretun,
S'un t'i gjalli çat kan dekun. -
Det mi det s'i la pa i gjetun —

(Orosh)

 

Kangé 98 të
 
Kur vikati njaj Stak Deda:
- Bini, meca, sod a dcka! —
Thanë se metka Llesh Per Leka.
Llesh Per Leka la nji fjalë: —
Atje m'at vathë qi na ranë,
Te tanë lekë, strugjëbai-dhë me gzof.
Thanë se men dy bajraktarë,
Kerrkun shoket nuk i lanë,
As n'Shkoder, as dores sanë.
— More lekë, ju koxhomana ,
Ku i çoni desht brintermala? —
— Un po i çoj, or, ke vojë fllanxa.
Ke voji; fllanxa; ra ne zi.
Leka deshve nuk po u pri.
— Çou mor lekë, e njelli desht;
Na meluen gjokezest.
Gjokezest, or, na meluen,
Burre e gi-ue na sharruen.

(Skuraj — Kurbi)

 

Kangé 99 të

 
 
Ke lenë dielli, ke fal hana,
Brahim Sanen s'e ban nana,
Qi ka luftë me beg Tirana.
Treqin lira i kan dhanë,
Per me e vra ket kruetan«-;'
Ç'po gjimon shkami i Kavajës,
Tridhetë kual muer Brahimi i San Pajës.
Vojti fjala mun ne Durrce:
Dulen kual ne va te Duzcs.
Cen Jemini kjofsh rne marre,
S'vritet miku me hanger pare;
Cen Jemini, biri i kuçkes,
Pse m'ja prishe telat hutes;
Pse m'ja prishe telat hutes
E pse m'vrave ne gjumë t'nates!
Me vrau qeni mrt'ne ne shpi,
Qêjt mos hangshin buken e ti.
Deli beg, he pushti i Shjakut,
Pse nuk m'dule fushr ne fushë.
T'puthshim hutat buë per buzë;
T'i puthühini hutat buz ner buzë,
Pra t'i njifkesh djelmt e Krues.
Ta keshë njofët Brahim kçakun,
Mu mrena n'treg te Shjakut. —
Brahim Paja. nejë ne qerre,
M'ato qerre ka Ie 'i hanë,
Fjala vojt n'beglerë, n'Tiranë:
Vranë Brahimin me 'i matnjanë.
U rraf teli neper Durrcë:
Kualt kan dalë ne va te Duzës;
U rraf teli neper Krue:
Brahim Pajen e kan coptue;
U rraf teli neper Shjakë:
Brahim Sana u la me gjak.
Marka Kuli kishte thanë:
— Sann. m'pese gjaqe s'kam me e lanë!

(Krue, 1899)

 

Kangé 100 të


 

 



      Copyright © gusht.2004 by " www.malsia.eu®   Vazhdohet