 |
 |
Shefki Ollomani
ÇËSHTJA KOMBËTARE
SHQIPTARE
/Publicistikë/
(Gusht - Dhjetor 2007)
SHKUPI
SHKUP - Mars 2008
Editor
AZAM DAUTI
Recensent
Dr.NEHAT SADIKU
"Horoskopi Shtetformues" Shqiptar:
SHQIPËRIA ETNIKE -
NË VITIN 2012 APO 2512?
Shqipëria u bë Shtet më 1912. Kosova më 2008,
pas 96 vitesh.
Sipas këtij itinerari shqiptar, Ilirida do të bëhet
shtet përafërsisht më 2110-12, Kosova Lindore më
2210-12, Malësia e Madhe më 2310-12, Çamëria
më 2410-12, kurse Shqipëria Etnike më 2512.
Dhe vetëm një vit pas kësaj, në vitin e
mbrapsht 2513 do të bëhet Kiameti-Apokalipsa-Përmbytja
e Dytë e Madhe dhe kështu do të rifillojë nga
e para shtetformimi i popujve dhe kombeve!
Kuptohet atyre popujve që do ta mbijetojnë Përmbytjen
e Madhe, e cila këtë herë nuk do të jetë
Përmbytje Ujore e shkaktuar nga Natyra, por do të jetë
Përmbytje Atomike (Bërthamore) e shkaktuar nga egërsia
dhe çmenduria e Njeriut!
SQARIM PËR LEXUESIT
Të gjithë artikujt e këtij Libri janë shkruar
në periudhën kohore: Gusht - Dhjetor 2007, dhe janë
të publikuar në disa Faqe Shqiptare në Internet,
kurse shumë prej tyre janë botuar edhe në disa gazeta
të përditshme dhe periodike shqiptare.
Përjashtim nga kjo periudhë kohore bën shkrimi
në Kapitullin I, me titull: Gjendja historiko-politike e trojeve
shqiptare, i cili është shkruar më 10 gusht 2002
dhe përbën embrionin e MEMORANDUMIT të FBKSH-së
dërguar institucioneve e opinionit vendas dhe botëror
për Çështjen Kombëtare Shqiptare më datë
25 gusht 2002.
Përjashtim nga kjo periudhë kohore bën edhe artikulli
me titull: Ilirida, në Kapitullin III, i cili është
shkruar në Maj 2006 dhe është marrë nga Libri:
Shefki Ollomani- SHQIPËRIA ETNIKE (Ëndërr apo Realitet?!),
botuar nga Shtëpia Botuese SHKUPI, Shkup - Tetor 2007.
Përjashtim nga kjo periudhë kohore bëjnë
pjesë edhe dy shkrimet me tituj: Shqipëria Etnike dhe
Maqedonia Etnike dhe Republika Federative e Vardarit - alternativa
e vetme paqësore, në Kapitullin III, të cilët
janë marrë nga Libri: Shefki Ollomani - NË RRUGË
DREJT LIRISË, Shkup 2004.
Përjashtim nga kjo periudhë kohore bën edhe Kapitulli
VI - Shtojca (Aneksi), në fund të Librit, i cili është
marrë nga Libri im më i hershëm me titull: NË
RRUGË DREJT LIRISË, botuar në Shkup në vitin
2004, nga e njëjta Shtëpi Botuese. Kjo shtojcë është
bërë për shkak të aktualitetit të këtyre
shkrimeve të shkruara e të botuara shumë kohë
më parë.
Rradhitja e artikujve në Libër nuk është
bërë sipas kohës së shkrimit apo datës
së publikimit të tyre, por sipas një kriteri tjetër.
Një numër i madh i artikujve të këtij Libri,
më parë, janë publikuar nëpër shumë
Faqe Shqiptare të Internetit dhe janë botuar në disa
gazeta e revista shqiptare, ditore e periodike, të nënshkruar
me pseudonimet (nofkat): Titan Tivari (7 artikuj) dhe Tomorr Toplica
(4 artikuj).
AUTORI
I - ÇËSHTJA KOMBËTARE
GJENDJA HISTORIKO-POLITIKE
E TROJEVE SHQIPTARE
Kombi Shqiptar dhe trojet e tij etnike ende janë të
pushtuara, të kolonizuara, të copëtuara dhe të
robëruara nga shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Ish-Republika
Jugosllave e Maqedonisë (IRJM) dhe Greqia, qysh nga viti 1912
dhe konfirmuar edhe në vitin 1919 dhe 1946 në dy Konferenca
të Parisit pas Luftës I Botërore, pas Luftës
II Botërore, si dhe pas përfundimit të luftës
së ftohtë më 1989 (pas rrëzimit të murit
të Berlinit).
Çështja koloniale shqiptare në Ballkan, jo vetëm
që nuk është zgjidhur, por ajo as nuk është
prekur, as nuk është aktualizuar fare, as nga politika
shqiptare, as nga ajo ndërkombëtare. As edhe pas përmbylljes
së konflikteve të armatosura në hapësirat e
ish-Jugosllavisë, përfundimisht me ndërhyrjen ushtarake
të NATO-s kundër caqeve ushtarake të "RFJ"-së
më 24 mars 1999, për shkak të kryerjes së gjenocidit
luftarak mbi popullsinë civile shqiptare të Kosovës
dhe të dëbimit dhe të deportimit me dhunë të
mbi 800.000 mijë shqiptarëve nga Kosova në Maqedoni
dhe në Shqipëri nga ana e regjimit serb të ish-kryetarit
të të ashtuquajturës "RFJ", Sllobodan Millosheviç.
Shqiptarët në Kosovë luftuan, u vranë, u dogjën,
u masakruan, iu nënshtruan gjenocidit e pastrimit etnik dhe
u zhdukën pa gjurmë që Kosova të fitojë
pavarësinë dhe ribashkimin kombëtar, kjo çështje
ende ka ngelur "pezull" dhe e padefinuar si e tillë,
edhepse të gjitha kushtet janë plotësuar si në
aspektin politiko-juridik të së drejtës vendore,
ashtu edhe të së drejtës ndërkombëtare.
Por, një gjë e tillë nuk ndodhi e nuk po ndodhë.
Shqiptarët në IRMJ luftuan dhe kërkuan të drejta
të barabarta me sllavo-maqedonët që të jenë
komb shtetformues dhe për ribashkim kombëtar. Megjithë
"Marrëveshjen e Ohrit", gjendja aspak nuk ndryshoi,
sepse ajo edhe si e tillë kurrë nuk u implementue tërësisht.
Si rrjedhim, shqiptarët atje mbetën edhe më tej qytetarë
të rendit të dytë, duke siguruar kështu vetëm
statusin e dikurshëm të minoritetit kombëtar, edhepse
për nga numri i strukturës së popullsisë, shqiptarët
janë më shumë se sa vetë maqedonët. Mirëpo,
këtë statistikë shteti sllavomaqedon, si gjithmonë
më parë, edhe tani e ka falsifikuar, duke i regjistruar
dhe duke i pasqyruar të gjitha pakicat tjera sllave si maqedonë.
Shqiptarët në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc
e Medvegjë) luftuan për t'u çliruar nga sundimi
i egër kolonial serbosllav dhe për tu ribashkuar
me Kosovën. Por, kjo nuk ndodhi në praktikën e përditëshme,
as edhe pas Marrëveshjes së Konçulit, e cila njihte
disa të drejta njerëzore e kombëtare të shqiptarëve
atje, nuk u implementua asnjëherë në praktikë.
Brenda një periudhe katërvjeçare, pjesa e popullit
të okupuar shqiptar zhvilloi tri luftëra për liri,
demokraci dhe barazi kombëtare, por asnjërën nga
ato luftëra dhe nga ato të drejta nuk i fitoi në
favorin e vet. Pse ndodhi kjo? Për shkak të indiferencës
dhe miopisë së politikës së koekzistencës
primitive pacifiste kosmopolite shqiptare, mosorganizimit të
Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare, si dhe për
shkak të mospërkrahjes totale dhe të sinqertë
të faktorëve politikë relevantë të bashkësisë
ndërkombëtare.
Kombi shqiptar i okupuar nga Serbia, IRJM, Mali i Zi dhe Greqia
është i pakënaqur me gjendjen dhe pozitën e
tanishme juridiko-politike të tij dhe të trojeve shqiptare
të kolonizuara dhe të aneksuara në kohëzgjatje
më shumë se një shekull nga këto katër
shtete.
Kombi shqiptar në Ballkan nuk ka hequr dhe nuk do të heqë
dorë kurrë nga format e luftës dhe të rezistencës
antikoloniale, të garantuara me normat dhe me ligjet e së
drejtës ndërkombëtare, si dhe të Kartës
së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sipas
të cilave parashikohet realizimi i drejtpërdrejtë,
legjitim dhe legal i aspiratave dhe e drejta e tij legjitime për
vetëvendosje, për liri, demokraci, çlirim dhe ribashkim
kombëtar në një shtet të vetëm shqiptar
në Ballkan.
Kombi shqiptar, ndër shekuj, ka luftuar dhe përsëri
do të luftojë me të gjitha mjetet politike, demokratike
dhe me kryengritje të përgjithshme popullore deri në
ribashkimin kombëtar shqiptar në një Shqipëri
të Bashkuar Etnike.
Kombi shqiptar është i lodhur dhe i rraskapitur nga pushtimi
dhe robëria mbi njëshekullore e shovinistëve sllavo-grekë.
Kombi shqiptar dita-ditës po e humb durimin dhe gjakftohtësinë.
Kombi shqiptar dita-ditës po e humb shpresën dhe besimin
te faktorët relevantë ndërkombëtarë se
ato do ta zgjidhin shpejt dhe drejtë çështjen shqiptare.
Kombi shqiptar dita-ditës po ndërgjegjësohet politikisht,
po organizohet ushtarakisht dhe po përgatitet për Kryengritje
të Përgjithshme Popullore Mbarëshqiptare për
çlirim antikolonial dhe ribashkim kombëtar, po përgatitet
për zgjidhjen përfundimtare të çështjes
shqiptare - për ribashkimin dhe riformimin e Shqipërisë
së dikurshme Etnike.
Kombi shqiptar, sipas të drejtës ndërkombëtare
dhe të rendit të Ri Botëror, nuk i përmbushë
asnjë nga standardet dhe kriteret e tyre, të parashikuara,
që të integrohet as në shkallë europiane, as
në shkallë ndërkombëtare më të gjerë,
sepse ende ka statusin e popullit vasal dhe të kolonizuar (në
zemër të Europës së qytetëruar demokratike,
edhepse është një nga popujt më të vjetër
të Europës) nën sundimin kolonialist shtypës
të shteteve hegjemoniste sllave ballkanike.
Prandaj, si i tillë, me "rekuizita" të robit
nën rrethanat nënshtruese anticivilizuese, antidemokratike,
antieuropiane dhe të papranueshme për mbarë botën
e sotme të civilizuar, ligjërisht nuk është
kandidat "i përshtatshëm" dhe së këndejmi,
as i gatshëm dhe as i vullnetshëm që të pranojë
ndonjë "ofertë" për të aderuar në
integrimet europiane për shkak se nuk pranon të hyjë
në Europën e Bashkuar me territoret e tij, edhe sot në
fillim të shekullit të XXI, të kolonizuara dhe të
pushtuara nga shtetet fqinje.
Kjo është arsyeja kryesore pse kombi shqiptar nuk pranon
të integrohet në Europën e Bashkuar me një popull
të kolonizuar dhe të copëtuar në katër
shtete fqinje dhe me një Shqipëri të sotme të
cunguar 50% si për nga numri i popullsisë, ashtu edhe
për nga sipërfaqja e territorit etnik të saj, si
pasojë e veprimit njëshekullorë të imperializmit
serbosllav në Ballkan.
Vetëm pasi të jetë zgjidhur statusi kolonial i shqiptarëve
në Ballkan, atëherë do të krijoheshin kushte
dhe mundësi reale dhe të justifikueshme, që kombi
shqiptar si shtet etnik, sovran dhe i pavarur brenda kufinjve të
vet territorialë natyrorë, të integrohej në
një Europë të Bashkuar, gjë që ky edhe
është imperativ i popullit shqiptar dhe i Shqipërisë
së Ribashkuar.
Gjendja politike dhe e sigurisë në Ballkan, aktualisht,
i ngjanë një vullkani të pashuar, një vullkani
që mund të shpërthejë papritur dhe Kryellava
e tij - Çështja Kombëtare Shqiptare në Ballkan,
të djegë paqen e brishtë e të përkohëshme
që është vendosur në këtë regjion.
Pa shuarjen e këtij "vullkani" nuk do të ketë
kurrë paqë të qëndrueshme në Ballkan dhe
në Europë. Ky "vullkan" nuk shuhet me improvizime
politike, me pacifikim të përkohshëm të situatës,
me zgjidhje parciale e gjysmake, por zgjidhet me shprehjen e vullnetit
të lirë të popujve për vetëvendosje, me
zgjidhjen drejt e përfundimisht të çështjeve
kombëtare të popujve të Ballkanit dhe me formimin
e shteteve etnike kombëtare në këtë Gadishull
të trazuar.
Në këtë gjendje amullie dhe anarkie në të
cilën ndodhet Ballkani, në këtë realitet objektiv
ku dominon shtypja koloniale dhe apartheidi sllavo-grek dhe diskriminimi
ndëretnik, shkelja e të drejtave politike kombëtare
dhe njërëzore, arsimore dhe kulturore; ku mbretëron
papunësia, varfëria, korrupsioni, kriminaliteti ekonomiko-politik
dhe perspektiva e errët - luftërat ndëretnike janë
të pashmangshme.
Në këtë kuadër dhe në këtë gjendje
pushtimi, kolonizimi, copëtimi dhe robërie, në të
cilën ndodhet kombi shqiptar, një kryengritje e përgjithshme,
një luftë çlirimtare për ribashkim kombëtar
në një Shqipëri të Bashkuar Etnike, është
e pashmangshme, është vetëm çështje kohe
se kur dhe në çfarë rrethanash dhe përmasash
do të shpërthejë kjo luftë antikoloniale mbarëshqiptare.
Kombi shqiptar është shumë i shqetësuar me gjendjen
shpërthyese që mbretëron në Ballkan dhe është
shumë i pakënaqur me moszgjidhjen deri më sot të
çështjes kombëtare shqiptare. Prandaj, në
çdo çast, situata shpërthyese mund të dalë
jashtë kontrollit, populli shqiptar gjendet në prag të
humbjes së durimit.
Prandaj, për parandalimin e luftërave të reja ndëretnike
në Ballkan;
Për ruajtjen dhe forcimin e paqes aktuale;
Për vendosjen e stabilitetit, demokracisë dhe paqes së
qëndrueshme;
Për zgjidhjen drejtë dhe përfundimisht të çështjeve
kombëtare në Ballkan, përfshirë këtu posaçërisht
çështjen kombëtare shqiptare;
si dhe:
Për shkak të paqes, të lirisë dhe të shprehjes
së lirë të vullnetit të popujve për Vetëvendosje,
duhet të rishqyrtohen dhe të anulohen të gjitha vendimet
e Konferencave dhe Kongreseve të viteve: 1913, 1919 dhe 1946,
në të cilat u konfirmua pushtimi dhe copëtimi i trojeve
shqiptare të Shqipërisë Etnike nga ana e shteteve
shoviniste të Ballkanit: Serbisë, Greqisë, Malit
të Zi dhe më pas edhe nga ana e Ish-Republikës Jugosllave
të Maqedonisë (IRJM).
Duhet të inicohet, të përgatitet dhe të thirret
një Konferencë Ndërkombëtare për Ballkanin,
në të cilën do të merrnin pjesë të
gjitha delegacionet e shteteve ballkanike dhe përfaqësuesit
e intitucioneve të lartëshënuara botërore, në
të cilën do të debatoheshin dhe do të shtroheshin
për zgjidhje të gjitha çështjet e konfliktet
ndëretnike dhe ndërshtetërore të Ballkanit.
Kjo Konferencë do t'i zgjidhte drejtë, me marrëveshje,
në mënyrë demokratike dhe paqësore të gjitha
çështjet e hapura e të pahapura kombëtare
dhe ndërshtetërore të Ballkanit, përfshirë
këtu edhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes
kombëtare shqiptare.
Do të vendoste për Shqipërinë e Bashkuar, për
Bullgarinë e Bashkuar, për Serbinë e Bashkuar, për
Kroacinë e Bashkuar - dhe ky do të ishte Ballkani i Bashkuar
që do të integrohej natyrshëm në Europën
e Bashkuar.
Pas zgjidhjes së drejtë dhe përfundimtare të
çështjeve kombëtare ballkanike, të cilat janë
burim i shfaqjes së krizave permanente në Ballkan, për
shkak të gjeopolitikës dhe të gjeostrategjisë
imperialiste sllave në Ballkan - do të shuheshin përfundimisht
luftërat ndëretnike, do të zhvillohej ekonomia dhe
demokracia, do të mbretëronte paqa dhe liria në mbarë
Ballkanin dhe Europën.
Duke i çmuar lartë vlerat fundamentale të bashkësisë
ndërkombëtare, siç janë: liria, paqja, sigurimi,
bashkëpunimi, rendi, drejtësia, barazia, mirëqenia...,
si dhe duke vlerësuar lartë interesin kombëtar dhe
shtetëror të shqiptarëve në Ballkan, konsiderojmë
se ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare,
në përputhje me standardet e së drejtës ndërkombëtare
dhe të sistemit juridik pozitiv ndërkombëtar, shqiptarëve
të kolonizuar dhe të copëtuar në katër
shtete (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia (IRJM) dhe Greqia), t'ua njohë
të drejtën legjitime dhe legale të vetëvendosjes
dhe të drejtën e pamohueshme historike të Ribashkimit
Kombëtar.
A do të triumfojë në Ballkan paqa mbi luftën,
liria mbi robërinë, drejtësia mbi padrejtësinë,
demokracia mbi antidemokracinë,
do të zgjidhen apo
nuk do të zgjidhen çështjet kombëtare në
Ballkan - kjo është varet nga Kombi Shqiptar, nga Popujt
e Ballkanit dhe nga vullneti i Fuqive të Mëdha të
kohës moderne. Vetëm këta tre faktorë relevantë
Ballkanin këtë fuçi baroti
mund ta shndërrojnë në një Oazë të
Paqes, të Lirisë dhe të Demokracisë.
Shkruar: 10 gusht 2002
DIALEKTIKA E NGJARJEVE
Ligji i të kundërtave
Nga ligjet e shkencave natyrore e dialektike është e njohur
se ngjarjet dhe fenomenet natyrore e shoqërore janë të
lidhura dhe në varshmëri me njëra-tjetrën.
Njëri nga ligjet dialektike të zhvillimit dhe të
transformimit të materjes dhe të shoqërisë njerëzore,
është edhe ligji i luftës dhe i unitetit të
të kundërtave. Në kornizat e këtij ligji hyn
edhe lufta nacionalçlirimtare e popullit të pushtuar
kundër luftës robëruese të agresorit. Luftë
kundër luftës. Robëria është negacion i
lirisë, kurse lufta për liri është mohim i robërisë.
Gjërat e kundërta zhvillojnë vazhdimisht ndërmjet
tyre luftën e të kundërtave. Kurrë nuk ka pasur
dhe nuk mund të ketë pajtim në mes gjërave dhe
fenomeneve të kundërta. Me vullnet apo jashtë tij,
të gjithë janë të detyruar t'i nënshtrohen,
por edhe të ndeshen, me ligjin natyror të luftës
së të kundërtave.
Ligji i luftës së të kundërtave nuk njeh indiferentizëm,
as neutralitet, në ndeshjen e madhe dhe konstante të luftës
së të kundërtave. Ky ligj, poashtu, nuk njeh neutralitet
politik apo uashtarak gjatë zhvillimit të luftës
së të kundërtave: luftës ndërmjet lirisë
dhe robërisë, luftës midis popullit çlirimtar
dhe armikut pushtues.
Robëria e një populli fillon nga çasti i shkeljes
së çizmes së parë të ushtarit armik mbi
tokën e popullit që sulmohet për t'u robëruar.
Ndërsa lufta për liri fillon nga momenti i pushtimit të
atdheut nga ushtritë e huaja invaduese.
Pushtimi dhe robëria imponojnë domosdoshmërinë
e fillimit të luftës për liri të popullit të
pushtuar e të robëruar. Ky është një proces
historik i pashmangshëm, në të cilin fenomenet dhe
ngjarjet janë të ndërlidhura ngushtë me njëra-tjetrën,
kushtëzojnë njëra-tjetrën dhe njëkohësisht
luftojnë deri në fund njëra-tjetrën. Pushtimi
sjellë robërinë, robëria luftën, lufta
çlirimin, çlirimi lirinë, liria pavarësinë.
Legjimiteti, drejtësia dhe domosdoshmëria e qëndresës,
rezistencës dhe e luftës së armatosur të popullit
të robëruar daton nga dita e rënies së tij nën
zgjedhën e huaj. E drejta dhe detyra e popullit të robëruar
është që të qëndrojë, të rezistojë,
të protestojë dhe të luftojë, për të
shkëputur prangat e robërisë, për të nxjerrë
jashtë atdheut pushtuesët dhe për të fituar
lirinë dhe pavarësinë kombëtare.
Asnjë pushtues nuk heq dorë vullnetarisht nga pushtimi,
shtypja kombëtare dhe shfrytëzimi ekonomik ndaj popullit
e vendit tjetër. Asnjë popull nuk e don luftën dhe
gjakderdhjen, por asnjë popull nuk e duron robërinë
e huaj, nuk e pranon zhdukjen dhe nuk e nënshkruan nënshtrimin.
Çdo popull dëshiron dhe ka të drejtë të
jetojë i lirë në atdheun e vet.
Paqja
Paqë, në jetën e përditshme, do të thotë
pastërti, mirësi, rregull, meritë,
Paqë në politikë do të thotë joarmiqësi,
joshqetësim, joturbullirë, marrëdhënie miqësore,
gjendje pa luftë, pa grindje, pa konflikte, pa ndeshje në
mes të popujve apo shteteve.
Paqja nuk mund të arrihet kur mungon liria.
Paqe nuk ka për popullin e pushtuar dhe të robëruar.
Paqe kurrë nuk mund të ketë ndërmjet pushtuesit
e të pushtuarit.
Paqja në robëri nuk është paqe, por robëri
e re.
Paqja në emër të stabilitetit dhe sigurisë,
kur vendi dhe populli janë nën pushtim të huaj nuk
është paqe.
Paqja mbretëron vetëm midis dy vendeve dhe popujve të
lirë e sovranë.
Paqja ekziston brenda-përbrenda një shoqërie, populli
apo shteti të lirë e sovran.
Paqja prishet kur brenda të njëjtit popull nuk ka drejtësi,
barazi, mirëqenie sociale, punësim e zhvillim, shtet juridik
dhe kur ka sundim e shfrytëzim të egër të një
klase mbi klasën tjetër shoqërore.
Paqja është paqë kur dominon drejtësia, ligji,
demokracia e barazia në rradhët e një shoqërie
apo të një shteti.
E kundërta e paqes në të këtilla raste është
Revolucioni, i cili është rrebelim dhe kryengritje e dhunshme
brenda shoqërisë dhe popullit.
Atje ku nuk ka liri, drejtësi, barazi,
ka rrebelim e
kryengritje.
Atje ku nuk ka paqe të vërtetë, ka luftë të
armatosur.
Ata që bëjnë thirrje për paqë, stabilitet
e siguri, me çdo kusht, edhe në rrethana të një
robërie e pushtimi klasik të vendit e të popullit,
ata sjanë gjë tjetër pos antikombëtarë
dhe shërbëtorë të pushtimit të huaj. Por
edhe ato qeveri demokratike të botës, që i bëjnë
thirrje për paqë e siguri një populli që është
i pushtuar e i robëruar, nuk janë liridashës dhe
demokratë të vërtetë.
Pa liri e paqë kolektive, nuk ka as liri e paqë individuale.
Aktualisht në Shqipërinë Etnike, jashtë Shqipërisë
londineze të Tiranës, mbretëron një "paqë"
nën robëri! Prandaj kjo lloj paqe është e brishtë
dhe e përkohshme. Me gjithë manipulimet dhe kërcënimet
"shqiptaro"-ndërkombëtare për ruajtjen
e kësaj "paqe", kjo nuk është e mundur
dhe heret a vonë kjo "paqe" do të shndërrohet
në rrebelim, në kryengritje e luftë çlirimtare.
Kjo është jo vetëm e ligjshme, por edhe e natyrshme,
ligj i pashkruar i natyrës që nuk kanë çka
ti bëjnë as superfuqitë botërore e jo
më pushtuesit e vegjël dhe bashkëpunëtorët
e tyre.
Kryengritja
Kryengritja është revoltë, rezistencë, shpërthim
me zemërim e me dhunë, luftë nacionalçlirimtare
e armatosur e një populli kundër pushtimit dhe pushtuesve
të huaj, për të çliruar vendin dhe për
të fituar lirinë dhe pavarësinë kombëtare.
Ata që organizojnë kryengritjen quhen kryengritës,
luftëtarë të lirisë, ushtarë popullorë,
çlirimtarë, atdhetarë, liridashës, idealistë,
revolucionar,
Këto kryengritës armiqtë pushtuesë dhe të
lirisë gjithmonë i etiketojnë, duke i quajtur: rrebelë
(tekanjozë), ekstremistë, radikalë, fundamentalistë,
ilegalë, njerëz me maska apo me thasë në kokë,
terroristë,
Pjesëtarët e një populli të robëruar, të
cilët e duan lirinë, por në rrugë paqësore,
quhen pacifistë dhe i takojnë rrymës politike të
pacifizmit, e cila predikon paqen me çdo kusht, duke mohuar
çdo lloj lufte, sidomos luftërat nacionalçlirimtare
dhe revolucionet, me qëllim të ruajtjes së Status
Quosë, të marrëdhënieve kapitaliste, shtypjes
e shfrytëzimit të popujve dhe ruajtjen e gjendjes së
pushtimit e të robërisë.
Lufta
Lufta është ndeshje e armatosur ndërmjet shtetesh
apo forcash kundërshtare që kalon përmes një
numëri betejash dhe përleshjesh. Lufta është
përplasje e ashpër sistemesh të ndryshme shoqërore-politike,
klasash antagoniste, grupesh shoqërore e partishë kundërshtare
për ruajtjen apo për marrjen e pushtetit.
Llojet e luftërave:
1.Luftë e drejtë: çlirimtare, kombëtare, popullore,
revolucionare, luftë mbrojtëse,
2.Luftë e padrejtë: imperialiste, pushtuese, grabitqare,
aneksuese, robëruese, invaduese, sulmuese,
Ekzistojnë edhe luftërat civile (qytetare), luftërat
bërthamore (kimike, bilologjike, atomike). Pastaj: luftërat
tokësore, detare, ajrore. Kemi edhe luftërat e nxehta
( me armë), luftërat e ftohta (pa armë) dhe luftërat
paqësore.
Ekzistojnë edhe luftërat e brendshme (civile) dhe luftërat
e jashtme (midis dy apo më shumë popujve e shteteve).
Kemi luftërat midis dy sistemeve të ndryshme shoqërore-politike.
Pastaj: luftën e të kundërtave, luftën klasore,
luftën e mendimeve, luftën ideologjike, luftën politike,
ekonomike, diplomatike, psikologjike (speciale), fetare,
Revolucioni
Përveç luftërave nacionalçlirimtare ekzistojnë
edhe revolucionet, të cilët janë të shumëllojshëm,
të dhunshëm, të cilët shpërthejnë
nga masat e gjera popullore për përmbysjen me forcë
të një rendi ekzistues shoqëror-politik dhe zëvendësimin
e tij me një rend të ri. Me anë të revolucioneve
hiqet nga pushteti një klasë sunduese dhe vjen në
pushtet një klasë e re sunduese.
Në politikë ekzistojnë revolucione borgjeze, demokratike,
popullore dhe socialiste.
Revolucionet zakonisht janë progresive, përparimtare,
sepse kalohet nga një shkallë më e ulët e zhvillimit
shoqëror-politik të shoqërisë njerëzore
në një shkallë më të lartë të
zhvillimit shoqëror, politik, ekonomik e juridik të shoqërisë
dhe të shtetit.
Revolucionet i organizojnë dhe i udhëheqin revolucionarët,
të cilët janë pjesëmarrës në revolucion,
anëtarë të partisë revolucionare që udhëheq
revolucionin, janë përkrahës dhe simpatizanët
të tij, por janë edhe luftëtarë të vendosur
për triumfin e së resë dhe përmbysjen e së
vjetrës. Revolucionarët janë edhe luftëtarë
të lirisë për çlirim dhe pavarësi kombëtare.
Ekzistojnë edhe kundërrevolucionet, të cilët
janë regresivë, reaksionarë e konservativë,
sepse e kthejnë zhvillimin shoqëror të popullit e
të shtetit prapa, në të kaluarën, në të
vjetrën dhe në kohën e prapambeturisë e të
padrejtësisë.
Marrëveshja
Pas luftës paqja është marrëveshje për
ndërprerjen e armiqësisë dhe të luftës.
Marrëveshja është pajtim mendimesh midis dy apo më
shumë palëve. Apo qëndrim i përbashkët
e identik i dy ose më shumë palëve për një
çështje të caktuar, për zgjidhjen e një
problemi apo konflikti.
Ekzistojnë dy lloje marrëveshjesh:
1.Marrëveshje e përhershme për ndërprerjen e
luftës, afatgjate, marrëveshje paqësore, dhe
2.Marrëveshje e përkohshme, afatshkurtër, marëveshje
për armëpushim, e cila shërben për ndërprerjen
e përkohshme të luftës.
Marrëveshjet e përkohshme më të fundit janë
Marrëveshja e Konçulit dhe Marrëveshja e Ohrit.
Këto dy marrëveshje nuk e kanë sjellë paqen
e përhershme midis palëve nënshkruese, por vetëm
atë të përkohshmen, sepse nuk e kanë zgjidhur
përfundimisht shkakun për të cilin u zhvilluan luftërat
dhe shkakun për të cilin u lidhën këto dy marrëveshje.
Meqenëse janë armpushim e jo përfundim i luftës,
si të tilla ato janë të pa zbatueshme dhe të
dështuara që në fillim.
Bota dhe njerëzimi në fillim të fillimit, në
Zanafillën Parahistorike, kanë qenë në paqë
e harmoni, tani janë në luftë e armiqësi. Pas
luftës ose do të vjen përsëri paqa, ose do të
vjen shkatërrimi, përmbysja, apokalipsa, kiameti
Këtë askush nuk e di me saktësi.
20 nëntor 2007
ÇËSHTJA KOMBËTARE
Jo vetëm që në shumë pjesë të
botës ende nuk është zgjidhur çështja
nacionale e shumë popujve, të cilët vuajnë nga
pushtimi dhe neokolonializmi, por një gjë e tillë
ndodhë edhe në Europën e civilizuar e demokratike.
Çështja kombëtare nuk është zgjidhur
ende edhe në Europë. Çështje kombëtare
e konflikte ndëretnike ka në Irlandën e Veriut (Britani
e Madhe), në Baski e Kataloni (Spanjë), në Korzikë
(Itali). Pastaj konflikte ndërshtetërore për territore,
të heshtura e të hapura, ka ndërmjet Gjermanisë
e Francës, Gjermanisë e Polonisë, Polonisë e
Bellorusisë, Gjermanisë e Çekisë, Hungarisë
e Rumanisë, Turqisë e Greqisë, Sllovenisë e
Kroacisë,... Pakënaqësi dhe tendenca separatiste
ka në Skoci e Uells të Britanisë së Madhe, në
Bosnjë e Hercegovinë, në Qipro, në Vojvodinë,
në Sanxhak, në Moldavi etj. Të mos flasim për
çështjen e dhimbshme kombëtare euro-aziatike të
Kurdistanit. Në këtë mes çështja kombëtare
shqiptare është shembulli më drastik, më tragjik
dhe më i hapur i moszgjidhjes së çështjeve
kombëtare në Ballkan dhe në Europë.
Çështja e zgjidhjeve nacionale dhe e formimit të
shteteve të reja të pavarura nuk varet vetëm nga
lufta çlirimtare që bën një popull, por varet
po aq edhe nga raporti i forcave të interesit të Fuqive
të Mëdha botërore dhe marrëveshjet apo mosmarrëveshjet
e tyre për ndarjen e zonave të interesit.
Shtetet ballkanike sllave dhe Greqia gjithmonë kanë pasur
aleat të fortë dhe besnik Rusinë cariste, e cila
i ka ndihmuar vazhdimisht për çlirimin e tyre nga Perandoria
Turke, si dhe pastaj i ka ndihmuar në pushtimin dhe aneksimin
e tokave të Shqipërisë Etnike. Kurse populli ynë
nuk ka pasur asnjëherë aleatë të përhershëm
dhe miq besnikë në luftën e tij për liri dhe
pavarësi kombëtare, sepse edhe vetë Europa ka qenë
jo e bashkuar në politikën e saj të jashtme dhe nuk
ka pasur interesa të mëdha në Ballkan.
Disa shtete europiane, herë pas here na kanë përkrahur,
por pjesërisht dhe përkohësisht, në momentet
e caktuara historike. Shqiptarët dhe Shqipëria asnjëherë
nuk kanë pasur aleatë dhe miq të përhershëm
në Europë, prandaj edhe ne nuk kemi fituar asnjëherë
plotësisht lirinë dhe pavarësinë kombëtare.
Tek tani, nga vitet e 90-ta të shekullit XX dhe fillimi i këtij
mijëvjeçari, po duket se më në fund edhe Shqiptarët
dhe Shqipëria Etnike janë duke fituar miq dhe aleatë
permanentë, afatgjatë e strategjikë, siç janë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia e ndonjë
tjetër.
Por kjo miqësi dhe aleancë natyrore ende është
e brishtë dhe e pakonsoliduar plotësisht, prandaj është
jo reale nga ne që të presim dhe të kërkojmë
përkrahje të qind për qind e pa rezerva në luftën
tonë për bërjen e Shqipërisë Etnike. Është
ende shumë heret të pretendohet që këta aleatë
e miq të na ndihmojnë drejtpërdrejt që tani
në çlirimin dhe ribashkimin e trojeve tona etnike në
një Shtet Kombëtar Shqiptar. Kjo përkrahje dhe ndihmë
do të vjen në një etapë dhe kohë më
të vonshme, kur të jenë ndërruara disa rrethana
politike dhe ushtarake në nivel europian dhe botëror.
Kur epërsia e Perëndimit ndaj Lindjes të jetë
në një shkallë më të lartë e më
të sigurt se tani.
Nga kjo del se faktori i brendshëm politik shqiptar dhe faktori
i jashtëm politik ndërkombëtar, ende janë të
papjekur dhe jo në nivel të duhur të përgjegjësisë
për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare
dhe të çështjeve tjera nacionale në Europë
dhe më gjerë.
Çështjet kombëtare, formimi i shteteve të
reja, në të shumtën e rasteve, bëhet me faza,
shkallë-shkallë e hap pas hapi, nëpër etapa
e jo përnjëherësh. Kjo del nga historia e shtetformimit
dhe bashkimit kombëtar prej shumicës së shteteve
europiane. Dallimi është se disa shtete kanë qenë
më të hershëm e disa më të vonshëm
në formimin e shtetit të tyre kombëtar.
Shqiptarët janë nga ata popuj që kthesat historike
i kanë gjetur të vonuar, të papërgatitur, të
pabashkuar e të paorganizuar sa duhet. Prandaj kanë fituar
pak. Në një gjendje të tillë i ka gjetur shqiptarët
e Shqipërisë Etnike edhe fillimi i këtij shekulli
e mijëveçari të ri, prandaj edhe këtë
herë janë duke fituar shumë pak. Shqiptarët
dhe partitë e tyre politike nuk mund të merren vesh as
për gjëra shumë të vogla të zhvillimit
të brendshëm e jo më të merren vesh për
një vepër kolosale e vigane siç është
bërja e Shqipërisë Etnike.
Mosmarrëveshja, urrejtja, mosuniteti, karrierizmi dhe mungesa
e ulët e vetëdijes kombëtare po e brejnë nga
brenda, si krimbi mollën, kombin tonë. Pa i bashkuar shqiptarët
zemrat dhe kokat, nuk mund t'i bashkojnë as tokat e ndara të
Atdheut. Me mendësi të vjetra mesjetare dhe me përçarje
të reja nuk zgjidhet çështja kombëtare shqiptare.
5 tetor 2007
"KOMBI KOSOVAR"
Kosova dhe populli i saj shumicë nuk lufton për identitet
kombëtar, por për Shtet Kosovar, sepse identitetin kombëtar
Kosova e ka qysh me mijëra vite përpara dhe ai është
identiteti Iliro-Shqiptar. Kosova është Shqiptare, por
nuk ka pavarësi, nuk është shtet, ndaj ajo lufton
për Liri, Pavarësi dhe Shtet. Për të qenë
Kosova shtet, nuk është e domosdoshme që të
krijohet një komb i ri brenda saj me emrin Kosovar,
sepse në Kosovë veç është formuar dhe
ekziston shekuj më parë kombi Shqiptar. Kombet nuk mund
të formohen brenda natës, ata rrugëtojnë nëpër
shekuj derisa marrin formën përfundimtare.
Kombet formohen përmes proçeseve të gjata historike,
të natyrshme dhe evolutive. Edhe simbolet shtetërore të
Kosovës do të jenë simbole shtetëroe dhe jo
kombëtare. Të gjitha tentativat për zëvendësimin
e identitetit kombëtar dhe simboleve kombëtare të
Kosovës me identitete e simbole tjera do të dështojnë,
sepse janë antikombëtare dhe antihistorike.
Shkurtpamësia e shqiptarëve dhe dobësimi i identitetit
kombëtar shqiptar shprehet përmes tentativave për
krijimin e një identiteti të ri kombëtar identitetit
Kosovar, krahas formimit të shtetit të Kosovës. Sot
nga ndërkombëtarët dhe antikombëtarët tanë,
përpiqet të imponohet e të krijohet artificialisht
i ashtuquajturi njeriu i ri në Kosovë, që
do të quhet KOSOVAR. Ky është projekt i madh eksperimentues,
laboratorik dhe i dhunshëm në dëm të qenies
sonë kombëtare shqiptare.
Krijimi i "Kombit Kosovar" e përjashton bashkimin
kombëtar të Kosovës me Shqipërinë, tani
dhe në të ardhmen. Aktualisht prioritet është
bërja e Kosovës shtet sovran e të pavarur dhe jo
krijimi artificial i "Kombit Kosovar".
Filiza e kombit "Kosovar" ka nisur të shpërthejë,
në heshtje, që nga viti 1974, me krijimin e Krahinës
Autonome të Kosovës dhe me përpilimin e Kushtetutës
së saj. Kjo Krahinë atëherë kishte kufijtë
e saj administrativë, kishte qeverinë, flamurin e disa
simbole krahinore që u gjasonin atyre shtetërore. Kombin
"Kosovar" e ka imponuar edhe jeta dhe zhvillimi shoqëror
politiko-ekonomik i Kosovës ndaras nga Shqipëria këto
njëqind vitet e fundit. Kombin "Kosovar", ashtu si
edhe Shtetin e Kosovës, po e imponon edhe pamundësia për
t'u bashkuar me Shqipërinë, mohimi nga bashkësia
ndërkombëtare që populli shqiptar i Kosovës
të shprehi vullnetin e tij përmes të drejtës
demokratike të Vetëvendosjes së kombeve.
Aktualisht, forca dhe drejtësia nuk janë në anën
e Vetëvendosjes së shqiptarëve, të ribashkimit
të tyre kombëtar dhe të formimit të Shqipërisë
Etnike. Prandaj, sot për sot, e vetmja alternativë e Kosovës
është që të bëhet Shtet i pavarur dhe sovran,
me simbolet e tij institucionale dhe shtetërore. Por, kjo nuk
do të thotë se patjetër duhet të krijohet kombi
"Kosovar", të ndërrohet identiteti Shqiptar
i kosovarëve dhe të mohohen simbolet kombëtare shqiptare.
Kosova mund të ekzistojë si shtet i popullit të saj
shqiptar dhe i pakicave tjera kombëtare që jetojnë
në të, pa mohuar përkatësinë shqiptare,
historinë, gjuhën, kulturën dhe simbolet kombëtare
shqiptare.
Kombet nuk janë krijuar dhe nuk mund të krijohen me dekrete
dhe me anë të ligjeve të ndryshme politike shtetërore.
Ata krijohen përmes një proçesi të gjatë
historik dhe në mënyrë spontane dhe evolutive. Kosovarit
tentohet t'i imponohet një kulturë, një letërsi
si dhe një gjuhë tjetër nga Shqiptarët tjerë
të Shqipërisë Etnike. "Kombi Kosovar" edhe
nëse imponohet nga brenda apo nga jasht, nuk do të jetë
komb i mirëfilltë, por do të jetë një komb
politik. Do të jetë një komb kancelarishë botërore,
nuk do të jetë komb i mbirë nga dheu shqiptar i Kosovës
dardane.
Sipas kohës dhe mënyrës së formimit të
tyre, ekzistojnë dy lloj kombesh: Komb natyror (etnik) dhe
Komb artificial (politik). Kombi natyror lind, formohet e zhvillohet
në mënyrë evolutive, gjatë një periudhe
kohore të gjatë qindra-mijëravjeçare. Kombi
artificial paraqitet e formohet brenda natës, gjatë
një kohe shumë të shkurtër, me anë dekretesh
e kontratash politike.
Shumica e kombeve të Ballkanit dhe të Evropës janë
formuar mbi baza të nacionalizmit etnik. Edhe kombi shqiptar
ka pasur të njëjtën bazë dhe të njëjtin
rrugëtim historik drejt formimit të tij. Kombi ynë
është formësuar mbi bazën e botëkuptimit
politik, luftarak e kulturor të Pellazgëve, Ilirëve
dhe shekujve tjerë të Mesjetës dhe të Modernes
që pasuan më pas. Në Kosovë të gjitha lëvizjet
politike dhe luftarake pas vitit 1912, që nga Azem Galica dhe
deri te Adem Jashari, kanë pasur karakter dhe përmbajtje
etnike kombëtare, atë të nacionalizmit shqiptar.
Kombi natyror (etnik) ka një origjinë, gjuhë, histori,
kulturë dhe simbole të përbashkëta dhe prejardhjen
e ka nga një bashkësi e njëjtë njerëzore
apo fisesh. Kurse Kombi artificial përbëhet nga disa bashkësi
apo fise, nga disa popuj apo kombe, të cilët i bashkon
interesi politik ditor apo momental dhe vendosin, me marrëveshje
e kontrata të ndryshme, që të formojnë kombin
politik brenda një territori të caktuar.
Kombi politik është bashkëjetesë popujsh apo
kombesh në një shtet të përbashkët, me
të drejta dhe përgjegjësi të barabarta kushtetuese
e ligjore. Shembull tipik të kombit politik kemi kombin Amerikan,
kombin Zvicerian etj. Në këtë rrugë don të
shkojë edhe i ashtuquajturi Komb Kosovar, por as
kushtet dhe rrethanat politike, as realitetet historike dhe ekonomike
nuk janë të ngjashme si ato të Amerikës dhe
Zvicrës, prandaj ka tepër pak gjasa që ky Komb
Kosovar të mund të formohet dhe të funksionojë.
Në Kosovë, prej shekujsh, është formuar kombi
etnik shqiptar dhe që të ndërtohet tani në Kosovën-Shtet
një komb politik Kosovar duhet që paraprakisht
të shembet kombi ekzistues shqiptar. Dhe që të bëhet
ky akt, duhet që të ndërrohet apo të falsifikohet
e gjithë historia mijëravjeçare e Kosovës
dhe e Shqiptarëve, të ndërrohet gjuha, kultura, alfabeti
e folklori dhe të krijohen të reja. Pra, duhet që
të burgoset e vërteta dhe të thurren gënjeshtrat!
Shtrembërime të këtilla të realitetit objektiv
historik dhe transformime të kësaj natyre nuk mund të
bëhen në shoqëritë dhe sistemet demokratike,
pos në shoqëri e sisteme totalitare, fashiste dhe diktatoriale.
Vetëm në këtë rast Kosova do të shndërrohej
në një laborator gjigant eksperimentimi, ku viktima nuk
do të ishin minjtë, por shqiptarët.
Edhe po të arrihet deri te formimi artificial e laboratorik
i kombit politik KOSOVAR, me anë të lajkave,
mashtrimeve, falsifikimeve e kërcënimeve, kjo do ti
ngjante ndërtimit pa leje të një shtëpie në
pronën e huaj. Kosova nuk ka vend për dy kombe. Pronar
i tokës së Kosovës është Kombi SHQIPTAR.
Dhe nëse është e saktë ajo që trumbetojnë
demokratët vendas dhe të huaj se, prona është
e shenjtë, atëherë askush nuk ka të drejtë
ligjore dhe morale që këtë pronë tia rrëmbejë
dhe t'ia tjetërsojë kombit Shqiptar të Kosovës.
Ky komb i ri Kosovar imponon pastaj edhe përcaktimin e Flamurit
dhe të Hymnit kosovar, të ndryshëm nga simbolet kombëtare
shqiptare. Dhe si rezultat i gjithë kësaj do të tentohet
që të vjen edhe deri te flakja e gjuhës së unjësuar
letrare shqipe dhe krijimin e gjuhës letrare gegërishte
kosovare.
Flamuri është simbol i identitetit të kombit, i identitetit
të shtetit, është simbol i unitetit të popullit.
Flamuri është ndjenja, morali dhe nderi i një kombi.
Flamuri është shenjë e shenjtë e Atdheut, që
nuk mund të zëvendësohet dhe të ndryshohet pa
u ndryshuar dhe asimiluar më parë vetë kombi. Flamuri
ynë Kombëtar është Antika, Mesjeta dhe Koha
jonë Moderne. Flamuri ynë vjen kështu siç
është që nga Lashtësia dhe kështu do të
vazhdojë, i këtillë siç është, në
Përjetësi. Askush nuk ka të drejtë morale as
ligjore ta prekë Flamurin tonë Shqiponjë dhe Feniks.
Në këtë Flamur është gjaku, mendja, ideali
dhe zemra e miliona dëshmorëve dhe heronjve të kombit
tonë që nga Pellazgjia dhe deri te Shqipëria. Ky
Flamur është Flamuri i Zeusit të Pellazgjisë,
i Lekës së Madh të Maqedonisë, i Pirros së
Mollosisë (Epirit), i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
të Arbërisë dhe Flamuri i Ismail Qemalit të
Shqipërisë.
Dikur, ndarjen e letërsisë dhe gjuhës shqipe të
Kosovës nga letërsia dhe gjuha shqipe e Shqipërisë,
e kërkonte me këmbëngulje Jugosllavia Federative
dhe Serbia. Madje, Serbia dhe shqipfolësit pushtetarë
të asaj kohe, ndoqën dhe torturuan qindra e mijëra
shqiptarë të Kosovës, shpeshherë deri në
vdekje, të cilët kishin guximin të thonin e të
shkruanin hapur se kultura dhe gjuha shqipe është një
dhe e pandarë për të gjithë shqiptarët,
pavarërisht se në cilat shtete jetojnë.
Teza mbi ekzistencën e dy kombeve: atij allbanci
(në Shqipëri) dhe shiftari (në ish-Jugosllavi)
është tezë e vjetër e politikave shoviniste
serbe. Rezistenca ndaj këtyre përpjekjeve gjithmonë
ka qenë e fuqishme dhe pushteti serb nuk ka arritur asnjëherë
ta jetësojë këtë qëllim të tij. Sot,
pas krijimit të rrethanave të reja, tezat mbi ndarjen
e kombit shqiptar dhe mundësisë së krijimit të
një identiteti të posaçëm kombëtar
atij Kosovar, janë ringjallur në një masë të
shumëfishuar. Të ndihmuara edhe nga bashkësia ndërkombëtare
këto teza herë pas here po dalin në sipërfaqe
në opinionin tonë publik.
*****
Identiteti kosovar ekziston, por vetëm në kuadër
të hapësirës kombëtare shqiptare, si identitet
regjional apo krahinor, me veçoritë e tij kulturore,
dialektore, etnografike, zakonore, tradicionale etj., ashtu siç,
ekzistojnë edhe shumë identitete tjera krahinore brenda
kombit dhe atdheut tonë, si p.sh.: identiteti i Malësisë
së Madhe, identiteti i Pollogut, identiteti i Mirditës,
identiteti i Labërisë, identiteti i Çamërisë,
por ajo që i bashkon ata është Identiteti Kombëtar
Shqiptar. Janë i njëjti Komb dhe formojnë të
njëjtin Atdhe - Shqipërinë Etnike.
Po të tentonim që të gjithë këto identitete
krahinore t'i kthejmë në identitete kombëtare, atëherë
Kombi Shqiptar do të shpërbëhej, do të zhdukej
dhe ora jonë historike do të kthehej prapa në kohën
e fiseve primitive. Koha jonë nuk është koha e fiseve,
por është koha e kombeve. Ideali dhe luftërat e pandërprera
të kosovarëve, ndër shekuj, kanë qenë për
çlirimin dhe pavarësinë e Shqipërisë
Etnike. Kurse këto 100 vitet e fundit, kosovarët kanë
luftuar për çlirim dhe bashkim me pjesën tjetër
të kombit dhe shtetit shqiptar, me Shqipërinë.
Asnjëherë kosovarët nuk kanë luftuar për
t'u formuar si komb Kosovar. Nuk mund të formohet një
Komb Kosovar, por në të njëjtën kohë ta
ruaj Gjuhën, Flamurin, Historinë dhe Letërsinë
Shqiptare.
Po të heqë dorë dhe t'i mohojë këto, atëherë
ai do të jetë kombi më i mjerë dhe më i
varfër i botës, sepse do të ngelë pa gjuhë,
pa letërsi, pa flamur dhe pa histori. Kosova dhe Kosovari do
të ngelë pa poetë e shkrimtarë, sepse të
gjithë këta veten e kanë ndier dhe e kanë quajtur
Shqiptarë.
Nuk mundesh ta quajsh veten "Komb Kosovar" dhe të
përvetsosh çdo gjë që është Shqiptare.
Kosova do të ngelë edhe pa dëshmorët dhe heronjtë
e vet kosovarë, sepse ata nuk kanë luftuar dhe derdhur
gjakun për "Kombin Kosovar", bile as për Kosovën-Shtet,
por ata kanë luftuar dhe rënë për çlirim
dhe bashkim kombëtar, për bërjen e Shqipërisë
Etnike. Në këtë mënyrë shqiptarët
e Kosovës nga Kosovarë do të shndërroheshin
në "Kosovrarë", në vetëvrasës!
Po ta emërtojnë veten shqiptarët e Kosovës si
Kosovarë, në bazë të emrit gjeografik ku jetojnë
- Kosovës, atëherë sipas kësaj "logjike"
shqiptarët e Malësisë së Madhe në Mal të
Zi veten duhet ta quajnë Malazezë, shqiptarët e Kosovës
Lindore në Serbi veten duhet ta quajnë Serbë, shqiptarët
e Iliridës në Maqedoni veten duhet ta quajnë Maqedonas
dhe shqiptarët e Çamërisë veten duhet ta quajnë
Grekë.
Pra, sipas emrit gjeografik të shtetit ku jetojnë, shqiptarët
e këtyre shteteve duhet të heqin dorë nga përkatësia
e tyre kombëtare, nga etnia e tyre dhe identiteti kombëtar
shqiptar dhe të vetëasimilohen, të shkombëtarizohen
dhe të tjetërsohen.
Pra, sipas "logjikës" së "Kombit Kosovar"
shqiptarët në trojet entike jashtë Shqipërisë
londineze duhet të bëjnë vetëvrasje!
Kjo s'ka për të ndodhur kurrë. Shqiptarët nuk
janë nga ata popuj që asimilohen as vullnetarisht, as
me mashtrime dhe as me dhunë e gjenocid ushtarako-policor.
Këtë e ka vërtetuar katërcipërisht historia
jonë e lavdishme dhe heroike. Këtë do ta vërtetojnë
edhe vitet, dekadat, shekujt dhe mijëvjeçarët që
do të vijnë. Vetëm të marrët, mercenarët
dhe tradhëtarët mund të mendojnë e të veprojnë
ndryshe.
*****
Si pasojë e gjithë këtyre ndryshimeve rrënjësore:
krijimi i "Kombit Kosovar", ndërrimi i Flamurit,
Historisë, Gjuhës Letrare dhe Hymnit Kombëtar, me
kalimin e dekadave dhe me ndërrimin e gjeneratave në Kosovë,
ka rrezik që të vjen edhe deri te largimi kulturor e shpirtëror
i Kosovarëve nga Shqiptarët, nga pjesa tjetër e kombit
tonë dhe një ditë të caktuar ata jo vetëm
nuk do ta quajnë më veten shqiptarë, por edhe do
ta luftojnë me të madhe një emërtim të
tillë, do ta urrejnë një emër të tillë
dhe do të krenohen që janë e që quhen Kosovarë!
Në këtë mënyrë do të krijohen dy taborre,
dy palë, dy popuj të cilët me kalimin e kohës
do të largohen gjithnjë e shumë nga njëri-tjetri,
të cilët do të kenë qëllime e interesa
të ndryshme, si dhe do të fillojnë të shfaqen
edhe divergjencat e thella midis tyre, kahjet e ndryshme politiko-ekonomike,
mënyra e ndryshme e jetesës dhe e të menduarit dhe
më në fund do të lindin edhe xhelozitë, garat,
fërkimet dhe konfliktet e ndryshme në marrëdhëniet
ndërshtetërore. Do të krijohet një realitet
i ri brendashqiptar.
Si pasojë e këtij realiteti do të bëhet largimi,
ftohja, përçarja dhe ndarja përfundimtare në
dy pjesë e kombit shqiptar, do ti thyhej krahu Shqiponjës,
duke mbetur me një kokë e me një krahë. Shteti
i Kosovës, po nuk u bashkua me Shqipërinë brenda
një periudhe dhjetëvjeçare pas formimit të
tij, pas kësaj kohe do të jetë vonë, sepse do
të fillojnë të ndryshojnë zemrat, mendjet dhe
shpirti i njerëzve të të dyja shteteve. Shqiptarët
nuk duhet assesi që të lejojnë që të ndodhë
kjo tragjedi e kjo mynxyrë! Kjo vdekje për së gjalli!
Por, në fund të fundit, të të gjitha fundeve,
populli shqiptar i Kosovës e ka vetë në dorë
vetveten e tij se a do të mbesë Shqiptar apo do të
bëhet Kosovar. Kjo është e drejta legjitime dhe e
patjetërsueshme e tij.
Askush nuk ka të drejtë ligjore e morale që të
ndërhyjë në mënyrë arbitrare dhe manipulative
që t'ia imponojë me presion, me mashtrime e teorizime
filozofike identitetin kombëtar popullit shqiptar të Kosovës.
Asnjë parti, asnjë qeveri, asnjë parlament dhe asnjë
lider i Kosovës nuk mund të vendosë për identitetin
kombëtar të kosovarëve.
Kosovarët, po të jetë nevoja dhe kur të jetë
e domosdoshme, do ta shprehin haptas vellnetin e tyre sovran me
anë të Referendumit dhe Vetëvendosjes se çka
duan të jenë dhe si duan të quhen: Shqiptarë
apo Kosovarë.
Vetëvendosja, liria dhe pavarësia e vendeve dhe popujve
të ndryshëm etnikisht, është e drejtë Universale
dhe si e tillë duhet të zbatohet në të gjitha
konfliktet ndërtetnike të botës.
Vetëvendosje do të thotë vullnet, liri, pavarësi,
sovranitet, shtet, prosperitet, paqë, zhvillim ekonomik, fqinjësi
e mirë në mes shteteve e kombeve
Politika e të mëdhenjve për disa është
nënë e për disa është njerkë. Disa
popujve ua lejoi referendumin e vetëvendosjen, disave ua mohoi
e ua mohon ende një gjë të tillë! Kjo është
politikë me dy kute, shpatë me dy teha! Është
thjeshtë padrejtësi dhe pseudodemokraci!
5 gusht 2007
FAKTORI I BRENDSHËM
DHE I JASHTËM POLITIK
Bërja apo mosbërja e Shqipërisë Etnike,
në rradhë të parë varet nga faktori i brendshëm
politik, varet nga pjekuria politike e kombëtare e popullit
shqiptar. Varet nga uniteti ynë i brendshëm, varet nga
organizimi ynë politiko-ushtarak dhe nga vendosmëria e
gatishmëria jonë për të luftuar deri në
fund, me të gjitha mjetet, për ta çliruar dhe ribashkuar
Shqipërinë Etnike.
Mandej, në rradhë të dytë, por shumë i
rëndësishëm, vendimtar po aq sa i pari, është
edhe përkrahja, ndikimi dhe ndihma që do të na japë
faktori i jashtëm politik për ta përfunduar e konsoliduar
luftën dhe fitoren tonë për Shqipërinë
Etnike.
Ashtu siç ia imponoi lufta e UÇK-së faktorit
ndërkombëtar intervenimin e NATO-s kundër ushtrisë
serbe, poashtu, në të ardhmen, ne duhet, me luftën
tonë këmbëngulëse, t'ia imponojmë po këtij
faktori politik të jashtëm që të intervenojë
në Ballkan dhe ta përkrahë e ta zgjidhë përfundimisht
çështjen kombëtare shqiptare, me formimin dhe njohjen
e Shtetit Kombëtar Shqiptar - Shqipërisë Etnike.
Shqipërinë londineze, me gjithë luftërat e parreshtura
çlirimtare të popullit shqiptar, e ndihmoi që të
bëhet shtet Austro-Hungaria dhe e mbrojtën nga zhbërja
(Traktati i fshehtë i Londrës i vitit 1915) disa vite
më vonë SHBA-të me Presidentin Wilson. Ky është
fakt historik. Kosovën e çliroi Amerika (SHBA) dhe Anglia
përmes intervenimit dhe bombardimeve të NATO-s kundër
Serbisë dhe UÇK-ja me luftën e saj heroike. Dhe
sot janë po këta faktorë politik që formojnë
dhe shformojnë shtete: SHBA, NATO dhe BE. Me bërjen e
Kosovës Shtet do të zgjidhet një pjesë e çështjes
sonë kombëtare, e cila do të jetë një shtytje
e madhe për të ecur më shpejt e më lehtë
përpara në zgjidhjen e tërësishme e përfundimtare
të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.
Prandaj politika shqiptare, gjithë forcat e organizuara legale
e ilegale shqiptare, nuk duhet ta injorojnë këtë
të vërtetë, nuk duhet që të sillen mosmirënjohës
për ndihmën kolosale që kanë dhënë
këta faktorë politik dhe aleatë të kombit tonë,
në rradhë të parë për mbijetesën tonë
dhe në rradhë të dytë edhe për bërjen
shtet të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Atdhetarët, revolucionarët e luftëtarët shqiptarë
anembanë Shqipërisë Etnike nuk janë të
kënaqur fare me Kosovën e pavarur dhe me disa të
drejta njerëzore, politike e kulturore që kanë fituar
shqiptarët në Maqedoni, Serbi apo Mal të Zi, por
ata janë të vetëdijshëm se realiteti i ri, i
jashtëm, që u krijua nga viti 1990, nuk përputhet
aspak me realitetin dhe mentalitetin e vjetër që ende
dominon në mesin e popullit shqiptar në nivel mbarëkombëtar.
Mentaliteti bizantino-otoman i principatave, feudeve e pashallëqeve
ende dominon në mendjet e shqiptarëve kundrejt aspiratës
dhe idealit për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Shqiptarët kanë të drejtë të mos jenë
të kënaqur me sjelljen e faktorëve politik ndërkombëtarë
ndaj çështjes shqiptare, por së pari ata duhet
të jenë të pakënaqur me vetveten e tyre, sepse
deri tani kanë bërë shumë pak për bërjen
e Shqipërisë Etnike. Faktori politik i jashtëm, bashkësia
ndërkombëtare, nuk mund të luftojë për
Shqipërinë Etnike, këtë duhet ta bëjë
vetë kombi shqiptar, me një zë dhe si një trup
i vetëm. Kurse faktori i jashtëm dhe aleatët tanë
mund vetëm të na përkrahin dhe ndihmojnë përanësh
në luftën dhe rrugën tonë të ligjshme drejt
Shqipërisë Etnike.
Ne duhet të kemi besimin se po këta aleatë natyrorë
do të na ndihmojnë, kur të piqen kushtet, edhe për
bërjen e Shqipërisë Etnike. Ata nuk deklarohen para
kohe, por kur të vi momenti historik, ata do të reagojnë
në stilin që vetëm ata e dinë. Nëse për
një çast do ta rikujtonim të kaluarën e pa
shpresë dhe tragjike të kombit tonë këto 100
vitet e fundit dhe ndihmën direkte e indirekte që na kanë
dhënë faktorët ndërkombëtarë antisllav,
atëherë do të kuptonim më mirë të
sotmen dhe të ardhmen tonë.
Po ashtu, nëse do të bënim një analizë
të gabimeve politike që bashkërisht i bëmë,
të përçarjes dhe mosunitetit tonë, në
të gjitha kthesat historike dhe në të gjitha hapësirat
shqiptare, atëherë do të kuptonim se faktori ndërkombëtar,
aleatët tanë natyrorë, megjithatë, na ndihmuan
më shumë se sa e meritonim. Sepse në disa raste ata
kanë bërë më shumë për ne, se sa ne
për vetveten. Kush e njeh mirë historinë shqiptare,
ballkanike dhe europiane e di mirë këtë gjë.
Të gjithë në rradhët e Shqiptarëve ankohen
dhe hedhin "gur e dru" mbi ndërkombëtarët
se nuk lejuan apo nuk lejojnë që populli shqiptar e posaçërisht
ai i Kosovës të vetëvendosë për fatin e
tij. Dhe të gjithë harrojnë, apo më saktë
nuk janë të sinqertë dhe bëhen sikur harrojnë
se, kombi shqiptar në tërësi dhe pjesët e tij
në veçanti: në Kosovë, Iliridë, Malësi
të Madhe e në Kosovën Lindore vetë e kanë
fajin, sepse nuk kanë kërkuar me vendosmëri e me
gjithë mend Vëtëvendosje dhe Bashkim Kombëtar.
Ata kanë kërkuar herë republikë, herë shtet,
herë autonomi e herë bashkim me Shqipëri. Kurse klasa
politike e Shqipërisë vetëm ka përkrahur teorikisht
këto kërkesa të shqiptarëve jashtë saj
dhe kurrë Kuvendi, Qeveria apo populli i saj nuk është
deklaruar vetë se është për ribashkim kombëtar
dhe për Shqipërinë Etnike.
Edhe ato deklarime që i kanë bërë deri më
sot, kanë qenë me një gjysmë zëri dhe gjysmake.
Të gjitha deklarimet dhe referendumet që kanë mbajtur
Shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Kosovës Lindore
për do farë republikash e autonomish politiko-territoriale,
më pastaj vetë i kanë braktisur ato ide dhe nuk kanë
vepruar konform atyre vendimeve që kanë marrë.
Pastaj këto referendume e deklarata për shtete (të
Kosovës), për republika autonome (të Iliridës),
për autonomi politiko-territoriale (të Kosovës Lindore)
nuk kanë pasur fare të bëjnë me të drejtën
e Vetëvendosjes për Bashkim Kombëtar. Shqiptarët
e Shqipërisë londineze apo Shqiptarët e Shqipërisë
së robëruar Verilindore, kurrë këto 20 vitet
e fundit nuk kanë kërkuar Vetëvendosje për Bashkim
Kombëtar! Këtë e kanë kërkuar dhe e kërkojnë
vetëm disa grupe dhe organizata herë ilegale e herë
legale, të cilat nuk janë përfillur e përkrahur
nga shumica dërrmuese e popullit shqiptar këtej e andej
kufirit shqiptaro-shqiptar.
Prandaj është jo korrekte, joserioze dhe jo fitimprurëse
që ne të rrijmë ditë e natë duke qarë
e vajtuar se jemi për Vetëvendosje e Bashkim Kombëtar,
por ja që Europa e bota nuk na lejojnë. Me luftën
tonë për Vetëvendosje, për çlirim e ribashkim
kombëtar, për bërjen e Shqipërisë Etnike
ne do të kishim mundur që faktorit politik ndërkombëtar
t'ia imponojmë zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare,
por një gjë të tillë Shqiptarët nuk e bëjnë,
sepse kjo punë do sakrifica e flijime, kurse Shqiptarët
ende nuk janë të gatshëm që t'i bëjnë
këto sakrifica në shkallë kombëtare, si një
trup i vetëm, si komb. Kjo do të thotë se populli
ynë ende nuk është në nivel të detyrave
të tij, vetëdija kombëtare e të cilit ende nuk
mjafton për përmbushjen e një vepre aq madhore, siç
është ribashkimi kombëtar - bërja dhe formimi
i Shqipërisë Etnike.
Ende, mjerisht, ka shumë shqiptarë (ndoshta gjysma e kombit)
që rrudhin krahët, ngrysin vetullat dhe thartojnë
fytyrën kur ua përmend nevojën dhe domosdoshmërinë
për bërjen e Shqipërisë Etnike. Një realitet
të këtillë ne ose e dimë e nuk e pranojmë,
ose nuk e dimë. Por ama, të jemi të sigurt se këtë
gjë faktorët relevantë ndërkombëtarë
dhe aleatët tanë natyrorë e dinë. Nëse
ne nuk e njohim vetëveten, të jemi të sigurt se të
tjerët na njohin shumë mirë.
Shkurt e shqip, kombi shqiptar, deri më sot, e ka dëshmuar
me vepra se ende nuk është i gatshëm të luftojë
(me të gjitha mjetet) dhe ende nuk është i pjekur
për të bërë Shqipërinë Etnike. Kur
të jemi gati dhe kur të piqemi, atëherë gjërat
do të ndryshojnë brenda ditës, kurse qëndrimi
i faktorëve politik ndërkombëtar do të ndryshojë
brenda natës në favor të zgjidhjes së Çështjes
sonë Kombëtare.
Ta ndryshojmë vetveten, që të ndryshojnë edhe
të tjerët. Atë që na takon që ta bëjmë
ne për veten tonë, nuk duhet të presim që të
na e bëjnë ndërkombëtarët. Parazitizmi
është sëmundje nga e cila duhet të ruhemi. Dhe
mbi të gjitha, liria fitohet e nuk dhurohet. Liria e sjellë
në pjatë nga të tjerët, është gjysmëliri,
çerekliri, gatiliri, liri e rrejshme
, është
neokolonializëm ose robëri e re.
Pra, bashkëveprimi, ndërlidhja dhe bashkëpunimi ndërmjet
faktorit të brendshëm politik shqiptar dhe faktorit të
jashtëm politik ndërkombëtar do të jetë
vendimtar për bërjen apo mosbërjen e Shqipërisë
Etnike.
12 shtator 2007 (Tomorr Toplica)
MOSUNITETI I SHQIPTARËVE
Shqiptarët të shumtën e kohës janë
të përçarë. Ata bëhen bashkë vetëm
gjatë ngjarjeve të mëdha historike, gjatë luftërave,
gjatë tronditjeve të mëdha kombëtare apo gjatë
sulmeve frontale ushtarako-policore të armiqve tanë. Shqiptarët
nuk kanë unitet ndërmjet veti.
Shqiptarët më së shumti i bashkon vdekja se sa jeta
apo lufta për liri dhe ribashkim kombëtar! Prandaj në
popull shpesh dëgjon togfjalshin: Ra kjo vdekje dhe u
pamë! Pra, shqiptarët, politikanët, fqinji
me fqinj, njerëzit e thjeshtë, gjatë shumicës
së kohës nuk shihen, nuk flasin me njëri-tjetrin,
grinden e përlahen me njëri-tjetrin, shkojnë keq
me njëri-tjetrin dhe ata pajtohen, takohen e shihen vetëm
në rast të vdekjes së dikujt ose në rast të
krizave e gjëmave të mëdha kombëtare kur rrezikohet
ekzistenca e gjithë popullit nga xhelatët pushtuesë
sllavo-grekë!
E meta më e madhe e shqiptarëve është se, ata
lidhin Besën dhe bashkohen në kohë rreziqesh kolektive
dhe përçahen, ndahen e armiqësohen përsëri
me njëri-tjetrin posa kalon rreziku i cili i ka bashkuar! Por
uniteti i shpejtë nuk sjellë ndonjë sukses në
qëndresën e tyre përballë armiqve pushtuesë,
sepse bëhet aty për aty, me një organizim dosido,
i cili nuk sjellë fitore.
Shqiptarët nuk duhet të jenë bashkë e në
unitet vëllazëror e politik vetëm në vdekje
e në luftë, por ata kanë nevojë dhe duhet të
jenë të bashkuar gjatë gjithë kohës, si
në paqë ashtu edhe në luftë, si në hidhërime
ashtu edhe në gëzime, si në mbrojtje ndaj armiqve,
ashtu edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.
Mosuniteti i shqiptarëve erdhi në shprehje edhe gjatë
luftërave çlirimtare që u zhvilluan në hapësirat
shqiptare të Shqipërisë Etnike, si në Kosovë
(1997-999), në Kosovën Lindore (2000-2001) dhe në
Iliridë (2001).
Siç shihet edhe nga vitet e luftimeve, këto tri luftëra
u zhvilluan ndaras dhe në kohë të ndryshme, gjë
që flet për mosunitetin flagrant të shqiptarëve.
Flet për përçarjen, papjekurinë, lokalizmin,
bajraktarizmin, karrierizmin e klasës politike shqiptare dhe
për mungesën e programit mbarëkombëtar për
veprimtari dhe luftë të përbashkët të kombit
shqiptar për çlirim dhe ribashkim kombëtar të
Shqipërisë Etnike. Flet për mentalitetin mesjetar
e feudal të udhëheqësve partiakë shqiptarë!
Shqiptarët ende duhen të piqen.
Një situatë përçarëse e konfuze dominon
në Malësi të Madhe, në Iliridë, në
Kosovë dhe në Shqipëri, ku numri i madh i partive
politike është në shpërputhje flagrante me numrin
e përgjithshëm të banorëve shqiptarë të
këtyre krahinave e shteteve shqiptare. Dhe kur ti shtosh
kësaj se, shumica e partive politike shqiptare nuk e kanë
në programin e tyre zgjidhjen e çështjes shqiptare
dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike, atëherë
gjendja bëhet edhe më e rëndë, më tragjike
dhe më alarmante.
Tani për tani shqiptarët më shumë po mendojnë
dhe punojnë për ekonomi, për pasuri e standard personal
e familjar, se sa që mendojnë e përpiqen për
çlirim e bashkim kombëtar. Kurse partitë politike
shqiptare më tepër po luftojnë për pushtet se
sa për shtet. Ata me papërgjegjësinë e tyre
po rrezikojnë edhe shembjen edhe të këtij shteti
të vogël që kemi (si në vitin 1997), e jo më
të angazhohen e të luftojnë për ribashkimin
e Shqipërisë Etnike!
Vetëdija politike dhe ndërgjegjja kombëtare te shumica
dërrmuese e udhëheqjeve të partive politike shqiptare,
anembanë trojeve etnike shqiptare është në një
nivel shumë të ulët! Dhe ç'është
më keq, ky nivel i ulët i vetëdijes dhe ndërgjegjes
kombëtare të partive politike është reflektuar
edhe te një pjesë bukur e madhe e popullit shqiptar! Kjo
do të thotë se, shqiptarizmi dhe atdhetarizmi te shqiptarët,
këto 15 vitet e fundit ka shënuar rënie drastike.
Kombi shqiptar ka ende shumë politikanë, qeveritarë,
liderë e udhëheqës kozmopolitë, globalistë
dhe internacionalistë, që fatkeqësisht janë
në pushtet apo në krye të partive politike shqiptare
në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë e Ulqin,
të cilët ose punojnë për pasurimin e vetvetes,
ose veprojnë për forcimin e shteteve fqinje!
Shqipërisë Etnike i duhen politikanë, liderë
e udhëheqës të mirëfilltë, kombëtarë
e atdhetarë, që të mendojnë globalisht dhe të
veprojnë shqiptarisht, që të mendojnë internacionalisht,
por të veprojnë kombëtarisht. Politikanë që
dijnë ti shfrytëzojnë taktikat Shtetin
e Kosovës, Republikën e Iliridës, Autonominë
e Kosovës Lindore, të Malësisë së Madhe
e të Çamërisë për të realizuar strategjinë
politike Shqipërinë Etnike.
Partitë politike shqiptare nuk angazhohen për formimin
e Shqipërisë Etnike, sepse ato janë të angazhuara
për njohjen dhe konsolidimin e shteteve fqinje sllave me ndihmën
e trojeve etnike shqiptare, siç është rasti më
i freskët i Maqedonisë (1993) dhe Malit të Zi (2006).
Çdo njohje nga shqiptarët dhe partitë e tyre politike,
si dhe nga shteti i Shqipërisë i këtyre shteteve,
është automatikisht mohim flagrant i Shqipërisë
Etnike, vetvetiu është veprimtari antikombëtare.
Apo mosnjohja e çështjes Çame e të Çamërisë
nga Shteti Shqiptar, duke e denigruar këtë çështje
madhore të kombit tonë në një çështje
"ligjore e pronësore(!), është vetvetiu
mohim i Shqipërisë Etnike nga Shqipëria londineze!
Dhe kur e mohon vetveten, është vetëvrasje, së
cilës nuk ka Zot as mjek që ia gjen ilaçin.
Një realitet tjetër i dëmshëm dhe në disfavor
të Shqipërisë Etnike është edhe mosuniteti,
grindja dhe mosbashkëpunimi i partive shqiptare në Shqipëri,
Kosovë, Iliridë, Malësi të Madhe dhe në
Kosovën Lindore kur është në pyetje zgjidhja
e çështjes kombëtare shqiptare.
Është e natyrshme që këto parti kanë programe
të ndryshme politiko-ekonomike për të ardhë
në pushtet, por në momentet e caktuara kohore dhe gjatë
kthesave të mëdha historike ato duhet të kenë
një qëndrim, një unitet dhe një program të
përbashkët kombëtar. Këtë opcion dhe synim
mbarëkombëtar për çlirimin dhe bashkimin e
Shqipërisë Etnike partitë politike shqiptare ende
nuk e kanë.
Kjo përçarje dhe ky konflikt ndërpartiak ekziston
si në nivel krahinor, ashtu edhe në nivel mbarëkombëtar.
Edhe formimi i shumë partive politike brenda Shqipërisë
Etnike ka krijuar më tepër përçarje se sa
unitet.
1 tetor 2007
SHUMË FÉ, NJË ATDHÉ!
Këto kohët e fundit, nga kalemxhinj pa ndërgjegje
kombëtare, pa aftësi intelektuale, pa besim të pastër
fetar dhe lloj-lloj injorantësh e delirantësh, nuk ka
mbetur religjion pa u sharë e përdhosur, nuk ka mbetur
dëshmorë e hero i këtij populli pa u kontestuar e
denigruar! U sha e u mohua edhe gjuha e përbashkët letrare,
u mohua identiteti kombëtar dhe u mohua dhe po mohohet Shqipëria
Etnike dhe ribashkimi i saj! Kaq larg kanë shkuar liderët
politikë e fetarë shqiptarë, kaq poshtë kanë
rënë intelektualët shqiptarë! Aq
larg, sa janë afruar buzë humnerës e greminës
së tjetërsimit, fetishizimit, shkombëtarizimit, asimilimit,
zhdukjes kombëtare dhe shpartallimit të Atdheut! Edhe
të kësaj çerek Shqipërie që kemi si shtet
sovran!
Këto vitet e fundit të demokracisë janë
zhvilluar e po zhvillohen shumë debate dhe polemika rreth besimeve
fetare të popullit tonë. Ka pasur dhe ka debate konstruktive,
të sinqerta dhe të paanëshme, por shumica e tyre
kanë qenë dhe janë debate e polemika destruktive,
arbitrare, tendencioze, propagandistike, qëllimkëqija,
përçarëse, antikombëtare dhe antishqiptare!
Këto debate e polemika, që për temë shqyrtimi
kanë pasur religjionin dhe besimin apo mosbesimin e shqiptarëve
në Zot, më tepër kanë përhapur konfuzion
se qartësi, më tepër kanë shkaktuar dëm
se sa dobi kombit tonë dhe zgjidhjes së çështjes
sonë kombëtare. Por, gjithashtu, këto debate e polemika
rreth besimeve fetare, jo vetëm që nuk u kanë bërë
nderë religjioneve për të cilat është debatuar,
por përkundrazi, u kanë bërë dëm, i kanë
përgojuar e deformuar aq shumë, sa që po të
ishin sot gjallë Krishti dhe Muhamedi do ti kishin dënuar
e shpallë si heretikë e ateistë të gjithë
ata kontestuesë të këtyre religjioneve, sepse Krishterizmi
dhe Muhamedanizmi, Bibla dhe Kurani, janë të padiskutueshëm,
atyre vetëm u duhet besuar ashtu siç janë dhënë
nga Zoti, ashtu siç janë zbuluar nga të Shenjëtit
Krisht dhe Muhamed.
Religjioni, besimi në Zot bëhet dhe pranohet me zemër,
me sinqeritet, me çiltërsi dhe jo me tru, sepse truri
nuk beson kurrë, ai vetëm analizon, logjikon, dyshon,
kundërshton dhe mohon. Ata priftërinj e hoxhallarë,
ata teologë të krishterë e myslimanë, ata intelektualë
të krishterë e myslimanë, por edhe teologë e
intelektualë të religjioneve të tjera, që kundërshtojnë,
sulmojnë dhe kontestojnë fenë dhe besimin religjioz
të njëri-tjetrit, ata jo vetëm që nuk janë
fetarë e besimtarë të vërtetë, por ata
janë armiqtë numër një të religjionit të
vet dhe armiq numër dy të religjioneve e besimeve tjera.
Pra, nuk janë as besimtarë, as intelektualë, as dijetarë
dhe as njerëz normalë! Dhe në fund, nuk janë
as shqiptarë as atdhetarë, por janë demagogë
e përçarës!
Çështja e besimit apo mosbesimit në Zot është
çështje private, çështje individuale e njerëzve
të kësaj bote dhe askush nuk duhet të kërkojë
nga njerëzit, qofshin këta besimtarë apo ateistë,
të krishterë apo budistë, myslimanë apo protestanë,
që ata të flakin një besim, një religjion dhe
të përqafojnë një besim apo religjion tjetër.
Një fe, një besim e religjion nuk përhapet me imponim,
me mashtrim, me lajka, me dhunë, me para apo duke sharë
e mohuar religjionet tjera. Feja përhapet vetëm me predikim.
Ai fetar që shanë fenë e tjetrit, shanë edhe
fenë e vet. Ai besimtar që poshtron besimtarin e fesë
tjetër, ai së pari poshtron vetveten dhe pastaj tjetrin.
Të gjitha të këqijat, sharjet, dëmet dhe krimet
që i bën tjetrit, të kthehen ty, por të shumëfishuara,
sepse e mira dhe e keqja veprojnë automatikisht në stilin
e Bumerangut: bë mirë, mirë do të gjejsh; bë
keq, keq do ta pësosh.
Çështja e fesë, çështja e besimit,
është çështja më e ndijshme, më
intime, më private dhe më neuralgjike e njerëzve
dhe e kombit. Ajo duhet të mbetet e paprekshme, e shenjtë,
e papërfolur dhe e papërlyer nga gojkëqinjtë
dhe nga dashamirët, sepse feja dhe besimi janë pasuri
univerzale të njerëzimit, për të cilat vendos
çdo njeri për vete në qetësi shpirtërore
e logjike. Me fushata imponimi, me debate denigruese dhe polemika
poshtëruese nuk nderohet, por poshtërohet feja dhe besimi
tjetër. Asgjë nuk mund të ndërtohet mbi themele
të huaja dhe mbi shpinë e në dëm të tjetrit.
Nuk lavdërohet krishterizmi, duke sharë e kritikuar islamizmin
dhe nuk lavdërohet islamizmi duke sharë e kritikuar krishterizmin.
Ekziston vetëm një Zot, një Njerëzim dhe një
Besim. Të tjerat janë politikë, dominim, përçarje
vëllavrasëse dhe synime luftënxitëse. Janë
antiKrisht dhe antiMuhamed. Krishti nuk i ka kritikuar e mohuar
Pejgamberët (Të Dërguarit e Zotit) para Tij. As Muhamedi
nuk i ka kritikuar dhe mohuar Pejgamberët e besimit në
Zot para Tij. Atëherë kush janë këta Apostuj
e "Apologjetë, Pejgamberë e beterë
të rinj, moderrnë e më të
mençur që mohojnë Pejgamberët dhe Apostujt
e njëri-tjetrit?! Kush janë këta të krisur dhe
heretikë, që në emër të religjioneve dhe
të Zotit po veprojnë kundër Zotit dhe të Dërguarëve
të Tij?! Ata sjanë as të krishterë, as
myslimanë, as besimtarë dhe as njerëz! Ata janë
Djalli vetë!!! Nuk ka religjion e besim të keq që
beson në një Zot. Por ka jobesimtarë, besimtarë
naivë, besimtarë injorantë dhe besimtarë dinakë
e mercenarë, të cilët në emër të Zotit
punojnë për Djallin!
Thonë se historia përsëritet, por ajo kurrë
nuk kthehet prapa. Historia, ashtu sikurse jeta, rrjedh vetëm
përpara, është e papërsëritshme.
Kombi Shqiptar ka dhënë, jep dhe do të japë
dëshmorë e heronj për lirinë dhe mbrojtjen e
Atdheut të vet, nga të gjitha religjionet të cilat
tanimë janë pjesë e besimit dhe jetës së
tij. Çdo mohim apo nënçmim i dëshorëve
dhe heronjve tanë mbi baza fetare është antishqiptarizëm
dhe tradhëti kombëtare.
Kombi shqiptar nuk filloi me lindjen e Krishtit dhe përhapjes
së besimit të Krishter (katolik, otodoks, protestan
).
Kombi shqiptar dhe Shqipëria nuk filloi me lindjen e Muhamedit
dhe përhapjes së fesë Islame (me të gjitha sektet
e saj). Kombi shqiptar daton që nga lindja e parë e Njeriut
mbi këtë Dhe që quhet planeti Tokë. Ai daton
që nga Atlantida e besimeve pagane, që nga Pellazgjia
e Perëndive të Olimpit dhe Zeusit. Që
nga Iliria e hershme kur nuk kishte lindur as Krishti as Muhamedi
dhe besimet e tyre fetare. Mos njerëzit dhe Shqiptarët
e para 2007 viteve nuk kanë qenë njerëz, pasi nuk
kanë ekzistuar këto dy religjione monoteiste?! Mos vallë
heronjtë e Pellazgjisë e të Ilirisë si: Leka
i Madh, Pirrua, Bardhyli, Agroni, Teuta e shumë të tjerë,
kanë qenë më pak atdhetarë e shqiptarë,
sepse nuk kanë qenë të krishterë e myslimanë?!
Çjanë këto dokrra e këto insinuata?!
Çjanë këto polemika e zënka fëmijësh?!
Çjanë këto humbje energjishë pa fund,
kur kombi e Atdheu rënkojnë nën thundrën barbare
të sllavo-grekëve?! Çjanë këto
diskutime e debate të nxehta e të pafund për religjione
e besime, kur Shqipëria Etnike po fundoset e zhbëhet për
çdo ditë e më tepër?! Si do ta ushtrojë
besimin e vet kombi ynë, si do ti ruajë besimet
e tij, kur do ta humbë Atdheun, kombësinë, gjuhën
e gjakun e tij, kështu siç po veprojnë e sillen
sot liderët dhe intelektualët e tij, të cilët
punojnë e përpiqen vetëm për privilegje, për
pasuri, për fe e religjione, duke u shërbyer direkt e
indirekt armiqve tanë pushtuesë dhe interesave të
popujve tjerë të botës, të cilët nuk çajnë
kokën për kombin dhe Atdheun tonë, por janë
të interesuar që të na shpërlajnë trurin
me ideologjitë dhe fetë e tyre, që të na shkombëtarizojnë
dhe asimilojnë, që ta zhdukin nga faqe e dheut rracën
e parë njerëzore mbi këtë planetë
rracën Pellazgo-Iliro-Shqiptare.
Nuk duhet dhe nuk guxojmë që të lëvdojmë
një religjion dhe të shajmë tjetrin. Nuk duhet që
të theksojmë ndihmën që i ka dhënë
kombit tonë në shekuj e mijëvjeçarë njëra
fe, duke harruar të theksojmë edhe meritat e tjetrës
ose tjerave, nëse janë më shumë se dy. Ndihmat
dhe pengesat që i kanë bërë kombit tonë,
Atdheut tonë dhe përgjithësisht çështjes
sonë kombëtare religjionet, është e pamundur
që ti rradhisim të gjitha, por mbi të gjitha
është e pamundur që ti rradhisim paanshmërisht
dhe drejt, prandaj është më e udhës që
të mos i hyjmë kësaj rruge pa shteg, sepse vetëm
do ta dëmtojmë Atdheun, do ta përçajmë
unitetin e popullit dhe nuk do ta ribashkojmë kurrë Shqipërinë
Etnike.
Çështja e besimit dhe e religjioneve është
çështje e vullnetit të popullit. Lëreni të
qetë popullin që të besoj ashtu siç don ai,
ti besojë Zotit të vet dhe të ushtrojë
këtë besim e nderim përmes religjionit që zgjedh
ai vetë.
Të gjitha fetë monoteiste janë të mira dhe të
gjitha në mundësinë e vet e kanë ndihmuar zhvillimin
shpirtëror e kombëtar të popullit tonë. Por
meritat dhe jomeritat e religjioneve gjatë historisë sonë
kombëtare mos tentoni që ti vendosni mbi Peshojë,
se ajo nuk mban, se ajo nuk mund të masë rolin e religjioneve
gjatë shekujve. Nuk ka Peshojë në botë që
mund të vlerësojë e të masë përmasat
e religjioneve. Pesha, vlera dhe roli i tyre matet vetëm me
zemër të pastër njerëzore, e cila rrespekton
në maksimum mendimin e kundërt dhe fenë tjetër.
Tani, sot, nuk është koha e religjioneve, sepse ato veç
ekzistojnë të konsoliduara në botë dhe brenda
popullit shqiptar. Lërini ato aty ku janë dhe ashtu siç
janë. Tani, sot, nuk ekziston i konsoliduar dhe i bashkuar
kombi shqiptar, prandaj të gjitha forcat intelektuale, materiale
e ushtarake duhet ti fokusojmë në arritjen e këtij
bashkimi.
Tani, sot, nuk ekziston i çliruar dhe i ribashkuar Atdheu
ynë Shqipëria Etnike. Prandaj, të bashkojmë
mendjet dhe zemrat tona, të mobilizojmë popullin për
të riçliruar dhe ribashkuar këtë atdhe të
ndarë e të pushtuar nga sllavo-grekët! Të shpëtojmë
këtë Shqipëri të copëtuar e të robëruar,
që trupi i kullon gjak nga plagët e marra gjatë shekujve
nga armiqtë e saj të shumtë!
*****
Nuk ka fe të vjetër, as të re. Të gjitha
janë fe që i drejtohen Zotit dhe janë të diktuara
nga Ai. Nuk ka fe të keqe dhe fe të mirë, nëse
ato burojnë nga i njëjti Krijues i Gjithësisë
dhe i Njerëzimit. Por, ama, ka Perandori të këqia
të kësaj bote, të vjetra e të reja, sepse janë
të krijuara e të formuara nga Njeriu, i cili nuk është
qenje perfekte dhe është i gabueshëm.
Ndaj, askush le të mos marrë guximin dhe gabimin që
të lavdërojë e të mbrojë perandoritë
pushtuese, çnjerëzore e mizore të antikës
dhe të moderrnes. Asnjë perandori nuk është
formuar për të mirë të njerëzimit dhe të
popujve, por për të sunduar, shfrytëzuar dhe pushtuar
ata.
Asnjë perandori në trojet e Ilirisë, të Arbërisë
dhe të Shqipërisë nuk ka ardhë me lule, por
me hordhi ushtarake të armatosura gjer në dhëmbë.
Kanë ardhur me shpatë e bajoneta, me zjarr e hekur dhe
kanë vrarë e përgjakur popullin tonë! Kanë
djegur e shkretëruar atdheun tonë dhe ia kanë marrë
lirinë njerëzore dhe pavarësinë kombëtare.
Kush është normal, që di shkrim e lexim dhe që
ka lexuar historinë tonë dhe atë botërore, e
di plotësisht një të vërtetë të këtillë
të dhimbshme e tragjike.
Asnjë perandori e njerëzimit nuk ka qenë humane dhe
çlirimtare për popujt dhe vendet tjera ku ato kanë
kryer ekspeditat e tyre ushtarake, invaduese e pushtuese. Ne duhet
të jemi më tepër se antikombëtarë, duhet
të jemi të çmendur fare nëse i quajmë
si përparimtare, civilizuese, shpëtimtare
apo çlirimtare,
perandori të tilla
mizore, si: Perandoria e Maqedonisë së Lekës së
Madh, që shtrihej nga Egjypti e deri në Indi, Perandoria
Persiane, Perandoria Arabe, Perandoria Mongole, Perandoria Romake,
Perandoria Bizantine, Perandoria e Car Dushanit, Perandoria e Samuilit,
Perandoria Osmane apo Perandoria Sovjetike. Këtu bënë
pjesë edhe miniperandoria serbomadhe e ish-Jugosllavisë.
Të gjitha këto perandori dhe shumë të tjera
si këto, janë themeluar e zgjeruar në shpinë
të popujve të pafajshëm, mbi gjakun dhe eshtrat e
tyre, në tokë të huaj!
Ata kalemxhinj injorantë që lavdërojnë një
perandori për të mbrojtur një perandori tjetër
pushtuese e gjakatare, ata bëjnë të njëjtin
gabim sikurse kur përpiqen që përmes sharjes së
një religjioni të mbrojnë religjionin tjetër.
Perandoritë që janë zgjeruar në kurriz të
popujve dhe tokave të huaja, me zjarrë e hekur, me gjak
e luftë, nuk ka telall e papagall, nuk ka avokat e psikopat
që mundet ti arsyetojë dhe ti mbrojë.
Dielli me shoshë nuk mbulohet. Ndaj hiqni dorë nga marrëzira
të këtilla të errëta, antikombëtare, antihistorike,
antishkencore, antinjerëzore e anticivilizuese.
Kur tjetri të vjen në vatër, të hynë në
shtëpi, të vret pleq e të ri, të grabit tokën
e të djegë kullën, të imponon ligjet dhe religjionin
e vet, ta pushton Atdheun dhe të shkombëtarizon me shpatë
e helm, me pushkë e top, me ushtri e xhandarmëri,
këtë askush le të mos tentojë që ta quaj
si mision "paqësor" e "civilizues", si
ekspeditë "miqësore" e "shpëtimtare",
por ashtu siç është fushatë dhe invadim
barbar.
Zëvendësimi i një perandorie të huaj pushtuese
me një perandori tjetër të huaj po aq mizore, nuk
mund të quhet kurrë çlirim, shpëtim apo zgjidhje
fatlume për një vend dhe për një popull. Pushtuesi
është pushtues, i huaji është i huaj dhe robëria
që sjellë ai me vete është robëri e njëjtë
me atë të paraardhësit të tij. Nuk ka pushtuesë
të mirë dhe pushtuesë të këqinj, apo pushtuesë
"pak më të mirë".
Është befasuese dhe irrituese që të lexosh dhe
të dëgjosh idiotizma të këtilla për çdo
ditë nëpër mediat tona të shkruara dhe elektronike.
Dhe kur këto naivitete, por edhe ide tendencioze, antikombëtare
dhe armiqësore i dëgjon dhe i lexon nga njerëz intelektualë,
kjo të bënë që të shkulësh leshrat
e kokës e të gjoksit, ashtu siç bëri Lekë
Dukagjini, kur i ra shumë vonë ndërmend për
humbjen e madhe kombëtare që shkaktoi vdekja e Gjergj
Kastriotit Skënderbeut, të cilin nuk e përkrahu
gjithmon dhe sa duhej kur ai ishte gjallë dhe luftonte me armiqtë
osmano-venedikas të Arbërisë. Kështu veprojmë
ne sot, duke luftuar njëri-tjetrin dhe duke sharë religjionin
e njëri-tjetrit, ne sbëjmë asgjë tjetër
pos që shajmë vetveten tonë, dëmtojmë atdheun
tonë dhe bëjmë vetëvrasje të ngadalshme
e të sigurt kombëtare!
Kur flitet e shkruhet për çështjen tonë kombëtare,
por edhe për religjionet që ushtrohen brenda kombit tonë,
duhet të flasim e të shkruajmë pa emocione, pa frustrime,
pa impulse instiktive, pa maska, pa demagogji, pa djallëzi,
pa interes, paanshmërisht, pa inat, pa xhelozi dhe pa urrejtje,
ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj fesë dhe ideologjisë
së njëri-tjetrit, sepse të gjithë një mendim
dhe një ide nuk mund të kemi. Është jo vetëm
jodemokratike, por as edhe nuk është e mundur realisht
e shkencërisht që të gjithë të mendojmë
dhe të besojmë njësoj.
Duhet të shkruajmë e të flasim me zemër të
pastër, me sinqeritet, me vetëdije kombëtare, me
ndërgjegje njerëzore, me mendje të kthjellët
dhe me logjikë të shëndoshë shkencore. Vetëm
kështu thuhet e vërteta dhe triumfon drejtësia. Vetëm
kështu dëshmohet shqiptarizmi dhe atdhedashuria jonë.
Vetëm kështu dëshmohet para Zotit dhe para popullit
dashuria, rrespekti dhe besimi në Krijuesin tonë e të
Gjithësisë dhe ndaj atdheut tonë Shqipërisë
Etnike.
Të gjithë ata kalemxhinj që veten e quajnë gazetarë,
publicistë, shkrimtarë, politikanë, intelektualë
e patriotë, priftërinj e hoxhallarë,
dhe që
tentojnë të rishkruajnë historinë tonë
kombëtare sipas interesave të tyre ideologjike dhe fetare,
duke i ndarë edhe heronjtë e kombit tonë në
të krishterë e myslimanë, apo sipas përkatësisë
së tyre eventuale partiake e ideologjike, këta sjanë
asgjë tjetër pos injorantë e pseudoshqiptarë,
janë shërbëtorë e mercenarë të të
huajve.
Dëshmori është dëshmor. Ai ka derdhur gjakun
për lirinë e popullit dhe të atdheut dhe jo për
ndonjë ideologji apo religjion të caktuar. Prandaj, ata
së pari janë shqiptarë e kombëtarë, pastaj
mund të jenë ithtarë të ndonjë ideologjie
apo besimtarë të ndonjë feje. Të gjithë
heronjtë e kombit tonë kanë dhënë jetën
për liri dhe atdhe dhe jo për ndonjë fé. Ndaj
mos ua lëvizni eshtrat dhe mos ua trazoni shpirtin heronjve
tanë të lavdishëm e të pavdekshëm, sepse
do tju djegë zjarri i kësaj dhe asaj bote! Mos bëheni
gjykatës të religjioneve, të popujve dhe të
njëri-tjetrit, se nuk është detyra as e drejta e
juaj. Falja dhe dënimi është vetëm në duar
të Krijuesit tonë e të Gjithsisë.
Merruni me veten tuaj, me predikimin paqësor e dinjitoz të
besimeve fetare. Ndihmoni kombin e atdheun të çlirohet
e të bashkohet, sepse vetëm kështu do ta kryeni detyrën
tuaj ndaj Zotit që u krijoi, ndaj Prindërve që u
lindën, ndaj Popullit që u rriti dhe ndaj Atdheut që
u burrëroi.
Duke ndarë dëshmorët dhe heronjtë e kombit tonë
sipas përkatësisë së tyre fetare e partiake,
ne bëjmë me vetëdije apo pa vetëdije, ndarjen
e kombit dhe dobësimin e atdheut. Tipa të këtillë
nuk janë as fetarë, as besimtarë dhe as shqiptarë.
Këta Zoti i marroftë dhe populli i dënoftë!
Popullit dhe atdheut tonë i duhen bijtë e bijat e djeshme,
bijtë e bijat e sotme dhe bijtë e bijat e nesërme
qofshin këta të krishterë apo myslimanë,
sepse të gjithë janë shqiptarë e atdhetarë,
që për liri e Shqipëri të marrin gjak në
ballë. Riçlirimit dhe ribashkimit të Shqipërisë
Etnike i duhen të gjithë bijat dhe bijtë e saj, përveç:
injorantëve, fanatikëve fetarë, monistëve ideologjikë,
mercenarëve të shitur dhe tradhtarëve bastardë.
Ata shqiptarë që duan të kontribuojnë sot për
bashkimin e popullit e të Shqipërisë Etnike, si dhe
për mbarëvajtjen e zhvillimit politiko-ekonomik të
vendit tonë, nuk duhet të kapen për perandorive të
huaja, nuk duhet të përçajnë popullin mbi
baza fetare dhe nuk duhet të merren me ideologjitë e ndryshme
dhe sistemet shoqërore-politike të njerëzimit. Sepse
asnjë ideologji filozofiko-politike dhe asnjë sistem shoqëror-politik
deri më sot nuk ia ka sjellë njerëzimit lirinë,
pavarësinë, drejtësinë dhe mirëqenien që
e meriton. Ideologjitë kanë qenë dhe janë në
shërbim të shtetit e të partive, kurse shtetet e
partitë kanë qenë e janë në shërbim
të klasave sunduese shtypëse e shfrytëzuese të
popujve, pavarësisht nga koha dhe ngjyra e tyre. Por edhe religjionet
dhe religjiozët nuk kanë qëndruar gjithmon anash,
të përhapin vetëm fjalën dhe besimin e Zotit,
por shpesh gjatë historisë janë përzier në
punët e popullit, të politikës dhe të shtetit.
Duhet ta njohim të kaluarën për të ndërtuar
të ardhmen tonë e të njerëzimit. Por, nuk duhet
të merremi shumë me të kaluarën, të bëhemi
peng të saj, sepse nuk mund të ecim në të tashmen
dhe nuk do ta arrijmë kurrë të ardhmen. Kurrë
nuk duhet të harrojmë se çdo gjë në këtë
botë është jo vetëm kalimtare dhe e përkohshme,
por është edhe relative. Asgjë nuk ka absolute. E
mira dhe e keqja bashkëjetojnë. E vërteta dhe gënjeshtra
janë të përziera. Drejtësia dhe padrejtësia
plotësojnë njëra-tjetrën. Asgjë nuk është
e ndarë me shpatë. Bota dhe jeta është një
tërësi me dy faqe: bardhë e zi, të cilat ndihmojnë
dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Liria ime nuk
duhet të jetë robëria jote. Unë kam të
drejtë aq sa nuk e cënoj të drejtën tënde.
Aty ku mbaron e drejta ime, aty fillon e drejta jote. Liria, e vërteta
dhe drejtësia nuk njohin rraca, gjini dhe religjione.
Në rradhët e popullit tonë nuk ka vetëm sllavofilë
e serbofilë, grekofilë e rusofilë, por ka me shumicë
edhe turkofilë e arabofilë. Nuk ka vetëm fundamendalistë
islamikë, por ka edhe fundamentalistë të krishterë.
Ka fanatikë e reaksionarë të të gjitha llojeve,
të cilët duan ta kthejnë rrotën e historisë
shumë prapa - në kohën e kryqëzatave fetare,
në errësirën e mesjetës dhe të primitivizmit
parahistorik!
Ata shqiptarë, apo grupe shqiptarësh, që më
tepër thirren në fé se në atdhé, ata
më tepër janë fetarë se sa kombëtarë.
Ata i kanë të ngatërruara konceptet, parimet dhe
prioritetet. Nuk luftohet për atdhe me flamurin e fesë,
por me Flamurin Kombëtar të Atdheut. Për fe luftohet
me Bibël e Kuran, kurse për liri me pushkë
e jatagan.
Feja pranohet me zemër e bindje shpirtërore, ajo nuk mbillet
me dhunë e imponime ligjore. Një populli të tërë,
një kombi trim e luftarak si populli ynë nuk mund ti
imponosh asgjë me dhunë: as kombësinë dhe as
religjionin. Një popull të zgjuar, si ky i yni, as nuk
mund ta mashtrosh e as ta lajkatosh, që ai të pranojë
diçka jashtë vullnetit dhe vetëdijes së tij
njerëzore.
Çka pranohet me vullnet, me vullnet mbahet. Çka imponohet
me dhunë, me urrejtje flaket. Koha dhe historia e kanë
bërë të veten: Kombi shqiptar sot përbëhet
nga tri fe e disa sekte fetare, si dhe nga dy Kryedialekte (Gegë
e Toskë), nga shumë dialekte e nëndialekte, nga shumë
fise e nënfise, nga shumë krahina e treva, nga një
mozaik veshjesh kombëtare plotë kolorit, por kjo nuk është
varfëri por pasuri, nuk është shëmtim por madhështi,
që shumë popuj e kombe në botë e përreth
ndoshta ia kanë lakmi e zili popullit dhe atdheut tonë.
Feja nuk është komb, as kombi nuk është fe.
Të jesh fetar nuk do të thotë apriori se je kombëtar
e atdhetar. Të jesh atdhetar e kombëtar nuk do të
thotë apriori se je fetar. Atdhetarët e kombëtarët
mund të jenë fetarë, por ata nuk mund tu përkasin
të gjitha feve përnjëherë. Një shqiptarë
nuk mund të jetë edhe katolik, edhe mysliman, edhe ortodoks,
edhe protestan, edhe budist, etj., por çdo pjesëtarë
i këtyre feve mund të jetë atdhetar e kombëtar
i vërtetë e i devotshëm. Ndaj të gjithë
katolikët, myslimanët e ortodoksët shqiptarë
janë Shqiptarë e kombëtarë, këtu nuk ka
asnjë dyshim. Jemi degë të një rrënje,
të një trungu, të një lisi, të një
kombi, të një Atdheu.
Nuk ka fe pa komb, nuk ka komb pa atdhe, nuk ka Shqipëri pa
Shqiptarë. Përpara është krijuar nga Zoti Toka,
pastaj Atdheu, pastaj Kombi Shqiptar, pastaj religjionet. Ndaj vëllezër
e bashkëkombas, mos harroni:
Ne kemi shumë fé, por vetëm një Atdhé.
5 nëntor 2007
Post Festum:
URIME FESTAT - GËZUAR ROBËRINË!
Festat e Nëntorit erdhën, u festuan, u lavdëruan,
u lartësuan, u përkujtuan dhe shkuan, kurse varfëria,
përçarja, copëtimi dhe robëria mbetën!
Kështu ishte dje dhe kështu mbeti sot. Dhe kështu
do të jetë edhe nesër, edhe Nëntorin tjetër,
sepse Shqiptarët i biejnë të njëjtit fyell,
të njëjtit tupan dhe hedhin të njëjtën
valle qe 95 vjet me rradhë!
Shqiptarët (qeveritarët, zyrtarët, politikanët,
liderët e historianët) rrafsh një shekull po merren
me të kaluarën, me të djeshmen, duke mos mësuar
asgjë nga e kaluara dhe nga e djeshmja e historisë sonë
kombëtare! Ata dijnë vetëm të ankohen dhe të
vajtojnë për të kaluarën tragjike të kombit
tonë dhe copëtimin e Shqipërisë Etnike! Ata
dijnë vetëm të flasin e të shkruajnë për
gjendjen e sotme neokolonialiste të Shqipërisë Etnike
të robëruar nga sllavo-grekët dhe aq! Ata vetëm
dijnë të sjellin konkluzione për varfërinë
dhe mjerimin e trojeve shqiptare, përçarjet e liderëve
dhe pushtetarëve shqiptarë dhe aq!
Shqiptarët e njohin realitetin tragjik të Shqipërisë
Etnike, e dijnë diagnozën e sëmundjes së saj,
por nuk janë të gatshëm e në gjendje që
ta ofrojnë ilaçin për shërimin e plagëve
të Atdheut! Ata flasin e bërtasin çdo Përvjetor
dhe pastaj heshtin, bëjnë gjumë tërë vitin!
Ata shkruajnë e flasin dy-tre ditë para Festave të
Nëntorit për çështjen kombëtare shqiptare
dhe pastaj festojnë e ngrejnë dolli për këtë
çerek Shqipërie të cunguar që na ka mbetur!
Shumë u fol e u përfolë këto ditë para
dhe gjatë Festave të Nëntorit për të kaluarën,
për historinë e përgjakur e dramatike të kombit
shqiptar dhe të Shqipërisë. Pak u fol e u shkruajt
edhe për të tashmen tragjike të kombit shqiptar dhe
të Shqipërisë Etnike. Por asgjë, fare asgjë
nuk o fol dhe nuk u shkruajt nga titullarët kompetentë:
politikanët, liderët, historianët, akademikët
e intelektualët tanë për ardhmërinë, për
perspektivën, për rrugën që duhet të ndjekë
kombi ynë për të çliruar dhe ribashkuar Trojet
e copëtuara e të robëruara Shqiptare të Shqipërisë
Etnike!
Të gjithë folën e shkruajtën për të
kaluarën, shumë pak për të tashmen dhe aspak
për të ardhmen! Pushtetarët dhe intelektualët
shqiptarë duan ta lënë kombin dhe Atdheun tonë
pa të ardhme, pa liri, pa ribashkim, pa sovranitet e dinjitet
kombëtar! Askush nuk guxoi ta thotë një fjalë
se çka duhet të bëjmë sot që të
kemi një të ardhme nesër! Udhëheqësit shqiptarë
dhe akademikët e intelektualët e kombit tonë nuk
kanë ideal kombëtar dhe nuk kanë guxim qytetar që
të flasin e të shkruajnë hapur, pa dorëza, për
të ardhmen e kombit dhe Atdheut të vet! Vetëdija
dhe ndërgjegjja e tyre kombëtare është nën
çdo nivel normal!
Kur lexojmë e dëgjojmë, kur shohim e analizojmë
të tashmen, të sotmen e popullit dhe Atdheut tonë,
e kemi bukur të lehtë që ta vlerësojmë
të kaluarën dhe ta parashikojmë të ardhmen e
tij. Kur vërejmë çdo ditë sjelljen antipopullore
e antikombëtare të parlamentarëve dhe të qeveritarëve
tanë në Tiranë, Prishtinë e Shkup, e kemi shumë
të lehtë që të konkludojmë se përse
populli ynë dhe Atdheu i tij gjenden në këtë
gjendje të mjerueshme politike dhe ekonomike! E kuptojmë
fare lehtë se përse nuk fituam dje, përse nuk fitojmë
sot dhe përse është në pikëpyetje që
do të fitojmë edhe nesër lirinë dhe ribashkimin
kombëtar të Atdheut tonë të pushtuar!
Pushtetarët shqiptarë nuk çajnë kokën
për çlirimin dhe ribashkimin e Atdheut! Atyre nuk u
ha palla për varfërinë dhe vuajtjen e popullit! Atyre
nuk u bëhet vonë për asgjë! Ata vetëm kujdesen
për pasurimin dhe karrierën e tyre politike! Kurse, mjerisht,
populli ynë manipulohet lehtë, mashtrohet në vazhdimësi
dhe votën ua jep xhelatëve të vet!
Për të dalë nga situata e pushtimit, robërisë,
copëtimit dhe mjerimit ekonomik, për ti dalë
zot popullit dhe Atdheut dalin, herë pas here, në skenën
politike dhe ushtarake disa grupe, organizata, parti dhe ushtri,
të cilat, të udhëhequra nga idealistët dhe atdhetarët
më të devotshëm të këtij populli, janë
përpjekur dhe përpiqen që ta shpëtojnë
popullin dhe Atdheun nga kjo gjendje katastrofale në të
cilën gjendet aktualisht. Mirëpo, me gjithë sakrificat
dhe flijimet e panumërta fitorja nuk është arritur,
por pishtari i lirisë është mbajtur ndezur, falë
gjakut të dëshmorëve të kombit. Ky flakadan
lirie na jep shpresë e forcë se liria dhe ribashkimi kombëtar
është i mundur dhe nuk është shumë larg.
Por këta idealistë e luftëtarë lirie, nga qeveritarët
shqiptarë dhe miopët e ndryshëm politikë që
veten e quajnë intelektualë, analistë e çkamos,
etiketohen si: leckamanë, barkcullakë,
kalamaj, studentë të dështuar,
aventurierë, naivë, ekstremistë,
njerëz me maska e thasë në kokë,
terroristë, dhe shumë epitete tjera denigruese,
me qëllimin e vetëm që këta patriotë e
liridashës ti izolojnë nga populli dhe të pamundësojnë
realizimin e programit të tyre për çlirim e ribashkim
kombëtar të popullit e të Shqipërisë Etnike.
Dhe, fatkeqësisht, deri tani kanë pasur sukses në
veprimtarinë e tyre pacifiste, disfatiste dhe antikombëtare!
Tani për tani taborri anti-bashkim kombëtar është
në epërsi! Qoftë faktori i brendshëm, qoftë
ai i jashtëm janë kundër ribashkimit të Shqipërisë
Etnike! Ndaj duhet shumë punë, shumë organizim, shumë
propagandë dhe shumë sakrifica tani dhe në të
ardhmen për ti kthyer këto dy faktorë në
përkrahje të zgjidhjes së drejtë e përfundimtare
të Çështjes Kombëtare Shqiptare në Ballkan.
Edhe këtë Nëntor festash kombëtare u gëzuam
për 2 ditë dhe do të vuajmë për 12 muaj,
deri në Nëntorin e vitit 2008. Dhe kështu rutinë,
qark vicioz festimi dhe robërie! Dhe raporti liri - robëri
është 12 me 2 për robërinë! Ky është
realiteti i hidhur e real i kombit tonë dhe Shqipërisë
sonë të copëtuar! Prandaj, me njërën gotë
në dorën e djathtë, plot shend e verë, ngritëm
dollinë e ëmbël sheqer: Urime Festat!, kurse me tjetrën
gotë në dorën e majtë, vetëm pas pak, ngritëm
dollinë tjetër farmak: Gëzuar Robërinë!
Pra, Urime Festat - Gëzuar Robërinë!, Shqipëria
ime luftarake dhe paqësore, vend i shqiponjave dhe korbave,
vendi i kontrasteve dhe çudirave, vendi paradoksal i paradokseve!
3 dhjetor 2007
II - KOSOVA
PACIFIKIMI DHE ZGJIMI I KOSOVËS
Qëllimi, synimi dhe strategjia afatshkurtër dhe afatgjatë
e çdo pushtuesi dhe sundimtari është nënshtrimi,
tjetërsimi, frikësimi e pacifikimi i popllit të robëruar,
pastaj shfrytëzimi ekonomik i pasurive nën e mbitokësore
të vendit të okupuar dhe në fund fare asimilimi ose
dëbimi i popullit autokton dhe përjetësimi i pushtimit.
Këtë taktikë dhe strategji politike e ushtarake kanë
ndjekur Serbia, Greqia dhe të tjerët para dhe pas pushtimit
të Shqipërisë Etnike. Këtë politikë
shkombëtarizuese, gjenocidale dhe të përvetësimit
të tokave tona po vazhdojnë të ushtrojnë edhe
sot e kësaj dite shovenistët pushtuesë sllavo-grekë
në trojet tona etnike të pushtuara.
Por, ajo që është më tragjike dhe më e
dhimbshme është fakti se këtij sundimi dhe kësaj
politike antishqiptare të armiqve tanë i kanë ndihmuar,
në të gjitha kohërat dhe periudhat, edhe vazalët,
shërbëtorët dhe puthadorët tanë shqipfolës!
Unë nuk do të shkoj larg në thellësitë
e errëta të historisë së këtij vazaliteti
antikombëtar të pushtetarëve e bajraktarëve
tanë, por do të ndalem vetëm në kohën tonë
më të re të kësaj historie vazaliteti dhe fataliteti
antishqiptar të shqipfolësve tanë pushtetarë.
Unë nuk do të ndalem të shkruaj për periudhën
e zgjimeve dhe pacifikimeve të Kosovës gjatë sundimit
të regjimeve ish-jugosllave, sepse për to është
folur e shkruar mjaft, siç është Lëvizja Kaçake
e viteve 1914-1925, Lufta Antifashiste 1940-1945, Demonstratat Revolucionare
të Nëntorit 1968, Demonstratat Revolucionare të Pranverës
së vitit 1981 dhe Demonstratat e Punëtorëve të
vitit 1989.
1.Pacifikimi I i Kosovës 1989-1997
(Rugovizmi)
Atë që nisi frontalisht me polici e ushtri, pacifikimin
dhe nënshtrimin e shqiptarëve, ish-Jugosllavia dhe Serbia
millosheviçiane pas Demonstratave të vitit 1981 e 1989,
e vazhdoi me vazalitet mesjetar e devotshmëri të pashoqe
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me disa partiza të
vogla aleate të saj në vitet 1989-1997!
Që nga themelimi dhe në vazhdimësi LDK-ja përqafoi
me fanatizëm të shfrenuar filozofinë pasive paqësore
e gandiste të luftës për
Pavarësinë e Kosovës. Kjo filozofi paqësore
jo vetëm që nuk arriti kurrë sukses, sepse me një
armik mijëravjeçarë, siç është
sllavizmi, nuk mund të bisedohet kurrë paqësisht
e jo më të fitohet në rrugë paqësore, por
kjo politikë bëri efektin e kundërt në popull.
Ajo e frikësoi popullin, e pacifikoi atë, ia humbi besimin
në forcat e veta, ia topiti vetëinisiativën, ia vrau
guximin, e pasivizoi deri në maksimum, duke e lënë
në mëshirë të armikut pushtues dhe të politikës
antishqiptare të Evropës. Motoja e LDK-së dhe satelitëve
të saj ishte: Ne do të fitojmë çka të
na japë Evropa! Ishte kjo një politikë pa dinjitet,
pa bosht kurrizor, një politikë inferiore e nënçmimit
kombëtar dhe e lëmoshës!
Shumë nga popujt e ish-Jugosllavisë po luftonin dhe mbronin
me armë në dorë lirinë dhe pavarësinë
e tyre gjatë viteve 1991-1995, kurse LDK-ja e mbante popullin
tonë peng të politikës së saj gandiste
dhe nën një terror të vazhdueshëm psiqik, duke
e frikësuar me terrorin dhe gjenocidin e Serbisë! Në
këtë mënyrë në vitet 1990-1995 nga Kosova
u shpërngulën rreth gjysmë milioni (500 000) shqiptarë
në shtete të ndryshme të botës! Edhe atëherë
kur, më në fund, pas një përpjekjeje titanike
5 vjeçare 1992-1997 Adem Jashari me UÇK-ën arritën
që ta vrasin frikën dhe rrokën armët, LDK-ja
dhe aleatët e saj e quanin UÇK-në dhe Kryekomandantin
Legjandar Adem Jasharin dorë e zgjatur e UDB-së
dhe e Serbisë! LDK-istët e sabotuan me të gjitha
mjetet në disponim luftën çlirimtare të UÇK-së,
deri edhe me armë, duke formuar ushtrinë e
tyre fantome - FARK-un! E tmerrshme, por e vërtetë!
Megjithë kundërvënien UÇK-së dhe popullit
liridashës nga ana e LDK-së dhe aleatëve të
tyre, lufta për liri dhe bashkim kombëtar e popullit të
Kosovës nuk u ndal, por ajo u gjymtua shumë rëndë
nga pacifistët, sepse ata me shantazhet, propagandën anti-luftë
çlirimtare e anti-UÇK arritën që ta demoralizojnë
e çorientojnë popullin që ai të mos futet
në mënyrë masovike në rradhët e UÇK-së,
por të marrë udhën e braktisjes së atdheut,
të shpërnguljes masive dhe të ikjes në Shqipëri
dhe në Iliridë!
2.Zgjimi I i Kosovës 1997-2001
(Epopeja e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇKombëtare)
Pacifikimin fatal që ia bëri Kosovës politika
pasive pacifiste dhe injorante e LDK-së, e ndërpreu lufta
dhe qëndresa heroike e Familjes atdhetare Jashari, në
Kullat e Jasharajve, e udhëhequr nga Kryekomandanti i UÇK-së,
Heroi Adem Jashari, në Mars të vitit 1997. Këtë
muaj e këtë vit të bekuar dhe historik Kosova u zgjua,
u këndellë, e vrau frikën, u shkund nga pacifizmi
rugovian dhe përqafoi rrugën luftarake të Adem Jasharit
e të UÇK-së për të kthyer në vend
dinjitetin e nëpërkëmbur kombëtar dhe për
të fituar lirinë e vërtetë kombëtare.
Zgjimi patriotiko-revolucionar e luftarak i Kosovës zgjati
më pak se dy vite e gjysmë, mars 1997 - qershor 1999,
sepse intervenimi i NATO-s kundër ushtrisë serbe e ndërpreu
luftën çlirimtare të UÇK-së dhe të
popullit shqiptar të Kosovës për çlirim dhe
bashkim kombëtar. Intervenimi i NATO-s pati dy qëllime:
1.ndërprerjen e gjenocidit ushtarako-policor të Serbisë
mbi popullsinë civile shqiptare të Kosovës dhe 2.ndërprerjen
e luftës çlirimtare për bashkim kombëtar të
UÇK-së.
Dikush në Evropë dhe në botë nuk e shihte me
sy të mirë forcimin dhe rritjen e vazhdueshme të
UÇK-së, mbështetjen e saj në rritje nga populli
dhe programin politik e ushtarak të saj për çlirim
dhe bashkim kombëtar me Shqipërinë. Prandaj u mor
vendimi nga Fuqitë e Mëdha për ndërprerjen e
luftës shqiptaro-serbe me intervenimin ushtarak të NATO-s,
pasi dështuan përpjekjet diplomatike evro-amerikane për
ndërprejen paqësore të luftës nga refuzimi i
Serbisë. Intervenimi i NATO-s qe shpëtim për Serbinë
dhe millosheviçizmin, i cili mbijetoi dhe sot po udhëheq
me shtetin serb në emër të Koshtunicës, Sheshelit,
Nikoliçit e Tadiçit. Kështu, sot Fuqitë
e Mëdha bëjnë negociata me millosheviçizmin
pa Millosheviçin dhe e lusin atë që mundësisht
ta pranojë Pavarësinë e mbikqyrur (tredhur) të
Kosovës!
Fuqitë e Mëdha i trembeshin përhapjes së luftës
edhe në territoret tjera shqiptare në Iliridë, në
Kosovën Lindore dhe në Malësi të Madhe, prandaj
intervenuan kundër Serbisë që në këtë
mënyrë edhe të ndërpresin luftën çlirimtare
për bashkim kombëtar të shqiptarëve. Ata e dinin
se me kalimin e kohës do të bëhej homogjenizimi dhe
bashkimi luftarak i mbarë kombit shqiptar të Shqipërisë
Etnike dhe do të hapej fronti i vërtetë i luftës
shqiptaro-serbe, edhe me futjen e Shqipërisë (londineze)
në luftë, dhe kështu shqiptarët do të bënin
bashkimin kombëtar. Por kjo nuk i konvenonte Evropës berlineze,
londineze e versajase, prandaj në emër të mbrojtjes
së popullit të Kosovës nga Serbia, ata ndëhynë,
intervenuan ushtarakisht dhe e ndërprenë luftën regjionale
e krahinore të Kosovës që të mos shndërrohej
në një Kryengritje të Përgjithshme Shqiptare
për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Megjithatë, shtrirja e luftës në Iliridë dhe
në Kosovën Lindore nuk mundi të ndalet, ajo shpërtheu
edhe atje gjatë viteve 2000-2001, por me vonesë të
madhe, e papërgatitur sa duhet dhe e pa koordinuar në
nivel mbarëkombëtar, sepse tanimë lufta e Kosovës
ishte ndërprerë, kurse UÇK-ja e saj ishte çarmatosur
dhe shpërbërë nga Faktori Ndërkombëtar.
Por as në luftën e Kosovës Lindore dhe të Iliridës
Fuqitë e Mëdha nuk ndejtën duarkryq, por intervenuan
me rrugë diplomatike, ndërhynë me shantazhe e kërcënime
kundër UÇPMB-së e UÇKombëtare dhe me
manipulime e demagogji, se gjoja shqiptarët në Kosovën
Lindore e në Iliridë do të fitojnë të drejtat
e tyre kombëtare, arritën deri te ndërprerja e luftës,
te nënshkrimi i Marrëveshjes së Konçulit dhe
Marrëveshjes së Ohrit, të cilat Marrëveshje
nuk u realizuan, nuk u zbatuan e nuk u implementuan kurrë në
praktikë as sot e kësaj dite dhe, siç duket, nuk
do të zbatohen plotësisht asnjëherë! Kështu,
Zgjimi I i shqiptarëve për liri e bashkim kombëtar
përfundoi pa sukses.
3.Pacifikimi II i Kosovës - 1999-2007
(KFOR-UNMIK)
Me largimin e ushtrisë serbe nga Kosova dhe me instalimin
atje të KFOR-it dhe të UNMIK-ut filloi faktikisht Pacifikimi
II i shqiptarëve të Kosovës, por këtë herë
jo nga serbët po nga ndërkombëtarët, nga aleatët
dhe miqtë tanë të rrejshëm!
Punën e parë që bënë forcat ushtarake (KFOR)
dhe civile-politike (UNMIK) në Kosovë ishte ndarja e Kosovës
veriore në lumin Ibër nga trungu integral i Kosovës.
Pastaj vazhdoi me maltretimin e nacionalistëve shqiptarë,
ish-ushtarëve të UÇK-së, ndalimin e Flamurit
Kombëtar, heqjen e fotografive të Adem Jasharit nga vendet
publike, shpërbërjen e UÇK-së, inkriminimin
e luftës çlirimtare të UÇK-së, duke
burgosur komandantët e saj, me qëllim që të
barazojë viktimën me xhelatin, me qëllim që
të rehabilitojë luftën pushtuese dhe gjenocidin fashist
serb mbi Kosovën! Më tej KFOR-i dhe UNMIK-u vazhduan me
moslejimin e mbajtjes së Referendumit Popullor të premtuar
në Konferencën e Rambujesë, mohimin e të drejtës
së Vetëvendosjes së Kosovës dhe në këtë
mënyrë mohoi dhe vazhdon të mohojë edhe të
drejtën e shpalljes dhe të njohjes ndërkombëtare
të Shtetit të Pavarur e Sovran të Kosovës!
Përmes KFOR-it dhe UNMIK-ut u mundësua hartimi i Pakos
së Ahtisaarit, e cila e ndau edhe njëherë Kosovën
brenda-përbrenda saj me të ashtuquajturin decentralizim
i pushtetit vendor (lokal)! Ky ishte copëtimi i dytë i
Kosovës (nga ndërkombëtarët), pas atij të
ndarjes së 25% të territorit të saj në Veri
të lumit Ibër në qershor të vitit 1999!
Tani, me të ashtuquajturat negociatat shtesë
për 120 ditë të Kosovës me Serbinë, deri
më 10 dhjetor 2007, faktori ndërkombëtar tenton që
ta ulë edhe më poshtë pazarin e Kosovës,
duke e shantazhuar atë që të pranojë ose Autonominë
Substanciale në kuadër të Serbisë,
ose Unionin Kosovë-Serbi si Republikë Bananesh,
ose ndarjen e Kosovës veriore, por pa u kompenzuar kjo ndarje
me bashkimin e Kosovës Lindore me Shtetin gjysmak të Kosovës!
Cilën alternativë kobzezë do ta pranojë Grupi
ynë Negociator, do ta tregojë shumë shpejtë
e ardhmja! Por shqiptarët e Kosovës nuk do ta pranojnë
as njërën dhe as tjetrën alternativë. Pazaret
bëhen pa mullixhinë, pa të zotin e vendit
kombin shqiptar! Prandaj edhe të gjitha pazaret
do të dështojnë me turp. Alternativa e vetme që
e pranojnë shqiptarët e Kosovës dhe mbarë kombi
shqiptar është bashkimi kombëtarë i shqiptarëve
dhe trojeve të tij në një Shqipëri Etnike të
Bashkuar.
Faktori politik ndërkombëtar, me ndihmën e KFOR-it
dhe UNMIK-ut, po punon hapur e fshehtas kundër Pavarësisë
së Kosovës, për pacifikimin përfundimtar të
saj dhe në fund futjen e Kosovës (në një mënyrë
apo tjetër) nën ombrellën e Serbisë! Kurse shqiptarët
janë hipnotizuar aq shumë nga KFOR-i, UNMIK-u dhe aleatët
e miqtë tanë të rrejshëm (sikurse në kohën
e Rugovës), sa që për ta është temë
tabu, e paprekshme, e shenjtë kritika ndaj KFOR-it, UNMIK-ut
apo disa miqve tanë, para hundëve të të cilëve
Kosova u nda dy herë dhe ata nuk ndërmorrën asgjë!
Kosova nuk u bë dhe nuk bëhet Shtet i Pavarur qe 8 vjet
rresht dhe miqtë e aleatët tanë nuk çajnë
kokën! Edhe këto bisedime për gjoja pavarësi
e statusin e ardhshëm të Kosovës, që nisën
më 2006-ën, janë rezultat i atyre viktimave shqiptare
që humbën jetën në përleshje me fashistët
serbë, të cilët bllokonin rrugët e shqiptarëve
anembanë Kosovës kur tu kujtohej, kurse KFOR-i dhe
UNMIK-u nuk ndërmerrnin asnjë masë kundër atyre
fashistëve për zhbllokimin e rrugëve! Dhe kur shqiptarët
tentuan ti hapin vetë rrugët e bllokuara, ata u
gjuajtën me breshëri plumbash të KFOR-it dhe u përgjakën
e u vranë me dhjetëra djem e vajza të Kosovës
nga forcat ushtarako-policore të UNMIK-ut, sikur të ishin
bubrreca e jo njerëz në tokën e vet, që kërkonin
të jetojnë të lirë në tokën e vet!
Po të ishte KFOR-i aleati ynë, ai do ta bashkonte Kosovën
menjëherë pas ndarjes së saj më 1999! Por këtë
nuk e bën, sepse nuk e lejon Marrëveshja e fshehtë
e Kumanovës e bërë me Millosheviçin për
ndarjen e Kosovës dhe në dëm të shqiptarëve
e të Kosovës! Po të ishte KFOR-i e UNMIK-u aleati
ynë nuk do ta shpallnin Kosovën multietnike
me vetëm 10% të popullsisë së saj me pakica
kombëtare! Kur dihet se shumica e shteteve evropiane që
i thonë vetes shtete kombëtare kanë një numër
dy-tre fish më të madh të pakicave tjera etnike dhe
nuk emërtohen si shtete multietnike. Por Kosova, sipas kurthave
antishqiptare të Evropës dhe të tjerëve, duhet
të jetë multietnike, serbe, sllave e gjithëçka
tjetër, por vetëm shqiptare nuk guxon të quhet dhe
as të mbesë! Ky ishte dhe është misioni politiko-ushtarak
i Fuqive të Mëdha dhe aleatëve e miqëve
tanë shpërbërja etnike e Kosovës, mosbërja
e saj Shtet dhe vdekja e ngadalshme, klinike, e saj!
Aty ku e la politika pacifiste e disfatiste e LDK-së, punën
e saj për shpërfytyrimin dhe pacifikimin e Kosovës,
nga aty e vazhdoi dhe e vazhdon KFOR-i, UNMIK-u dhe vazalët
e mercenarët e shumtë shqipfolës të tyre, të
cilët vegjetojnë si krimbat e mëndafshit në
Qeveri, në Kuvend dhe në Grupin Negociator!
4.Zgjimi II i Kosovës 2008-2010-2012
(FBKSH-AKSH-VETËVENDOSJA
)
Populli shqiptar i Kosovës, Iliridës, Kosovës
Lindore dhe Malësisë së Madhe asnjëherë
nuk ka mbetur jetim, pa bij e bija, pa luftëtarë të
lirisë. Edhe pse me manipulimet e shantazhet e të huajve
dhe me gabimet e lëshimet e shqiptarëve, u bë çarmatosja
e luftëtarëve të lirisë dhe shpërbërja
e tri UÇK-ëve, populli shqiptar i Shqipërisë
së robëruar Etnike kurrë nuk u çarmatos, kurrë
nuk u dorëzua, kurrë nuk e ndërpreu luftën për
liri, por u organizua dhe u mobilizua në rradhët e Frontit
për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe u rreshtua si
ushtarë në rradhët e Armatës Kombëtare
Shqiptare (AKSH).
Aktualisht, krahas Organizatës VETËVENDOSJA dhe ndonjë
tjetre, FBKSH-ja dhe AKSH-ja janë forcat më të organizuara
politiko-ushtarake në nivel kombëtar, të cilat janë
aktive dhe veprojnë vazhdimisht për mobilizimin dhe përgatitjen
e popullit tonë për tu zgjuar përsëri, për
tu ngritur në këmbë dhe për të shpërthyer
në Kryengritje të Përgjithshme Kombëtare, për
të fituar përfundimisht lirinë dhe për të
çliruar e bashkuar Atdheun e copëtuar Shqipërinë
Etnike.
Aty ku e lanë luftën çlirimtare tri UÇK-të,
prej aty e vazhduan dhe po e çojnë përpara qëndresën
dhe luftën çlirimtare FBKSH-ja, VETËVENDOSJA dhe
AKSH-ja. Në këtë mënyrë, AKSH-ja nuk është
diçka e re, e huaj apo e paqenë, ajo është
vazhdimësi e tri UÇK-ve por me emër tjetër,
ajo mbiu nga dheu ilirian i Shqipërisë Etnike dhe doli
nga gjiri i këtij populli të robëruar, por liridashës
dhe luftarak. Ashtu siç është i pavdekshëm
populli ynë, ashtu është e pamposhtur edhe AKSH-ja.
FBKSH-ja dhe AKSH-ja, por edhe VETËVENDOSJA, kanë një
Platformë Politike e Ushtarake Mbarëkombëtare, kanë
një Program Atdhetar e Çlirimtar dhe janë të
vendosura që ta realizojnë pikë për pikë
Platformën dhe Programin e tyre, janë të vendosura
që ta çojnë deri në fund amanetin e brezave
dhe ta bëjnë realitet idealin e dëshmorëve dhe
heronjve të panumërt të kombit tonë, të
cilët luftuan, derdhën gjakun dhe dhanë jetën
ndër shekuj për lirinë e Shqipërisë Etnike.
Vetëm lufta e armatosur e AKSH-së do të bëjë
të mundshëm realizimin e Betimit të Luftëtarëve
të Lirisë për një shtet dhe komb shqiptar të
bashkuar e të lirë. Rrugë tjetër nuk ka. Ose
luftë për liri e bashkim kombëtar me AKSH-në
në ballë, ose robëri, pushtim, copëtim e skllavëri.
Është në dorën dhe në vullnetin e kombit
shqiptar se cilën rrugë do të zgjedhë: Rrugën
e nderit e të luftës për liri, apo rrugën e
turpit, të nënshtrimit e të robërisë.
Pacifikimit të turpshëm e të dështuar të
Kosovës nga vendorët dhe të huajtë po i vjen
fundi. Edhe sunimit të Serbisë në Kosovë, përmes
dorës së saj të zgjatur UNMIK-ut, poashtu
po i vjen fundi. Pushtetarëve të vjetër e të
rinj, vazalëve e mercenarëve shqipfolës po u rrëshqet
toka nën këmbë për çdo ditë e më
shumë. Neokolinializmit unmikistanez të Kosovës po
i afrohet fundi. Kosova dhe shqiptarët kanë filluar të
lëvizin, të ndihen gjallë. Kosova dhe shqiptarët
po zgjohen e kthjellohen për çdo ditë e më
tepër për ti dalë zot vetvetes dhe atdheut
të tyre që është në rrezik. Zgjimi II i
Kosovës dhe i mbarë Shqipërisë Etnike ka filluar
dhe do të shpërthejë së shpejti. Shqiptarët
nuk kanë më kohë për të humbur. Shqipëria
Etnike nuk ka më territore për të falur fqinjëve
fashistë e pushtuesë. Ora e Zgjimit të Madh Kombëtar
ka filluar të numërojë dhe shumë shpejtë
do të dëgjohet e do të ushtojë Kushtrimi Mbarëkombëtar
për Liri, Bashkim Kombëtar dhe për bërjen e
Shqipërisë Etnike.
5 shtator 2007 (Titan Tivari)
KOSOVA RAST UNIK DHE PRECEDENT!
Në qarqet politike e diplomatike botërore, me daljen
në rend të ditës të statusit të Kosovës,
u shfaqën papritur edhe dy shprehje diplomatiko-politike:
1.Kosova është rast unik
2.Kosova është precedent
-Rast unik do të thotë të jesh i veçantë,
specifik, special, i papërsëritshëm, sui generis,
-Precedent do të thotë: justifikim, argumentim, arsyetim,
referencë, pretekst, kopjim, shkak,
Ç'është rast unik?
Rast i veçantë apo unik do të thotë që
Kosova dhe populli i saj të kërkojnë diçka
të veçantë, diçka speciale, diçka
të jashtëzakonshme e të panjohur deri më sot
nga njerëzimi. Por kjo nuk është e vërtetë,
sepse Kosova kërkon liri e pavarësi, si të gjithë
popujt tjerë të botës, qofshin këta tanimë
të lirë apo ata që janë ende të robëruar.
Nisur nga emri i saj si Kosovë dhe popull shqiptar, Kosova
edhe është rast i veçantë, sepse asnjë
vend tjetër në botë nuk ka këtë emër.
Por nga aspekti i përmbajtjes dhe thelbit të kërkesës
së saj për liri, pavarësi dhe shtet sovran është
i njëjtë, jo unik por identik me të shumtën
e rasteve tjera, të popujve tjerë të botës që
luftojnë për liri e pavarësi kombëtare. Liria
dhe pavarësia kombëtare është identike për
të gjithë popujt e pushtuar e të robëruar të
botës.
Kosova emërtohet si rast "unik" jo vetëm për
të mohuar lirinë dhe pavarësinë e popujve të
tjerë në botë, por edhe për të mohuar bashkimin
kombëtar dhe ribërjen e Shqipërisë Etnike. Po
të mos ishte cilësuar Kosova si rast "unik",
atëherë ajo do të ishte rast i përgjithshëm
e normal dhe si rrjedhojë logjike e ligjore do të kishte
të drejtën e Vetëvendosjes dhe Referendumit Popullor
për mes të cilëve populli i saj do të vendoste
lirisht, vullnetarisht dhe demokratikisht për ardhmërinë
e vendit të tij. Dhe, permes shprehjes së vullnetit të
saj, sot Kosova ose do të ishte shtet vërtetë i pavarur
e sovran, ose do të ishte bashkuar me trungun amë - Shqipërinë.
Por jo, ajo është shpallur dinakërisht rast "unik"
nga Fuqitë e Mëdha, ndaj ajo nuk ka të drejtë
për Vetëvendosje e Referendum, sepse Karta e OKB-së
nuk parasheh përdorimin e kësaj të drejte për
vendet dhe rastet "unike, "të veçanta e speciale",
siç është kategorizuar me djallëzi Kosova!
Kosova është nxjerrë jashtë kontekstit planetar,
është përjashtuar nga bashkësia e popujve dhe
kombeve të kësaj Toke, duke iu dhënë atribute
jashtëtokësore e kozmike! Ajo është shpallur
"unike", e paprekshme, "mollë e ndaluar",
e pakapshme, joreale, mitike, jashtë kohës dhe hapësirës
së globit tonë! Kosovën, porsi Anteun "perënditë"
dredharake të Olimpit, Fuqitë Neokolonialiste Evro-Aziatike
duan që ta shkëpusin nga Toka-Mëmë, ta ngrejnë
pezull, ta shndërrojnë në ireale, ta dobësojnë,
ta mposhtin dhe në fund ta asgjësojnë, duke e asimiluar
e tjetërsuar identitetin e saj pellazgo-iliro-shqiptar!
Kosova nuk është aspak rast i veçantë për
zgjidhjen e një problemi politik e kombëtar, ajo është
diçka e shpikur. Si mund të jetë rast i veçantë
e unik në këtë botë të madhe që gumëzhinë
nga luftërat ndëretnike, kolonialiste, pushtuese e antipopullore
në të katër anët e Globit tokësor?! Kosova
nuk është vendi i vetëm në botë që
është i robëruar dhe që kërkon liri e pavarësi,
prandaj edhe nuk mund të jetë rast i veçantë,
por është rast i përgjithshëm, njëri ndër
rastet e shumtë në botë që kërkon zgjidhje
politike, demokratike e kombëtare.
Kosova nuk është rast unik për veten e saj, ajo është
rast unik për Fuqitë e Mëdha, të cilat nuk duan
që t'ua njohin popujve të pushtuar e të shtypur lirinë
dhe pavarësinë kombëtare. Dhe sajojnë pastaj
lloj-lloj terminesh politiko-diplomatike për të justifikuar
sjelljet, qëndrimet dhe vendimet e tyre në disfavor të
lirisë, barazisë dhe pavarësisë së popujve.
Nga cilësimi i Kosovës si rast unik ajo humb ribashkimin
kombëtar, lirinë e vërtetë, sovranitetin dhe
integritetin territorial. Për këtë flet qartë
e ashtuquajtura "Pakoja e Ahtisaarit"! Rast "unik",
por edhe Pako "unike", enklaviste, dezintegruese e antishqiptare!
Rast "unik", por edhe status "unik", pavarësi
"unike" (të kufizuar, gjysmëpavarësi)!
Kosova rast "unik", por edhe "shtet unik" me
pavarësi të mbikqyrur, të mbikomanduar, të mbikontrolluar,
neokoloni moderne, me mbikëqyrje të maskuar e kamufluar
dhelpërisht! Kosova rast "unik" do të thotë
që edhe liria e pavarësia e saj të mos jenë
reale dhe të vërteta si të shteteve e kombeve të
civilizuara të Europës, por të jetë një
"shtet" me kuaziliri, me pseudopavarësi dhe me sovranitet
të kufizuar!
Çka është precedenti?
Precedenti është justifikim, arsyetim për veprimet
e një partie, qeverie, shteti apo populli për të
vërtetuar drejtësinë e aspiratave, synimeve dhe kërkesave
të një shteti apo populli.
Me anë të precedentit një qeveri, shtet apo popull
bën krahasimin ndërmjet veprimit e luftës së
tij dhe luftës së mëparshme të popujve të
tjerë.
Precedenti shërben për popujt tjerë në botë
që të kërkojnë liri, vetëvendosje, pavarësi,
ashtu siç ka kërkuar një vend e popull tjetër
përpara tij.
Precedenti apo justifikimi përdoret edhe nga Kosova për
të sqaruar dhe argumentuar para opinionit publik ndërkombëtar
dhe para faktorëve politik vendimmarrës kërkesën
e saj, vullnetin e saj legjitim për liri e pavarësi kombëtare.
Precedentin nuk e përdor e para Kosova dhe kombi shqiptar për
liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar. Dhe poashtu, ne nuk
jemi dhe as nuk do të jemi të fundit që do ta përdorim
argumentin e precedentit për të përforcuar aspiratat
tona kombëtare.
Precedenti është pikëmbështetëse dhe pikë
referimi e një partie, qeverie, shteti apo populli për
të realizuar programin politik për pushtet, zhvillim,
liri e pavarësi.
Precedentin e përdorin të gjithë popujt e robëruar
të botës, ashtu siç e përdorin edhe shtetet
agresore për të justifikuar sulmin dhe pushtimin e shtetit
tjetër.
Rastin më të freskët të precedentit agresiv
e kemi vendimin e Parlamentit të Turqisë për të
okupuar Irakun Verior nën pretektin e asgjësimit të
"terroristëve" kurdë në pjesën e Kurdistanit
të pushtuar nga Iraku!!!
Çështja e lirisë dhe e pavarësisë së
Kosovës krijon dhe është e natyrshme të krijojë
precedent, sepse të gjithë popujt e robëruar janë
njerëz, janë të barabartë dhe kanë të
njëjtat të drejta njerëzore e kombëtare që
të jenë të lirë e sovranë në atdheun
e tyre. Për shembëll, pse pakica serbe prej 5-6% e Kosovës
të ketë gjithë ato të drejta, të drejtat
e kombit shtetformues, kurse kjo ti mohohet pjesës së
kombit shqiptar në Maqedoni që përbën rreth
45% të popullsisë së këti vendi?! A ka logjikë
të shëndoshë filozofike, politike e juridike që
mund ta arsyetojë këtë diferencim flagrant?! Ky është
precedenti i parë që populli shqiptar mund ta përdor
në përpjekjet e tij për t'u bërë faktor
shtetformues në Maqedoni. Ose pse Serbia për 5% të
pakicës serbe kërkon statusin e kombit në Kosovë,
kurse 7% të shqiptarëve në Kosovën Lindore nuk
ua njeh një të drejtë të tillë politiko-territoriale
dhe juridike?! Pse të mos formohet Krahina e Sanxhakut Republikë
Autonome në Serbi, siç është Republika Serbe
në Bosnjë e Hercegovinë?! Ja precedenti tjetër.
Ballkani dhe bota janë të mbushur përplot raste të
tilla gjithandej rruzullit tokësor!
Liria dhe pavarësia e dikujt automatikisht krijon precedent
te popujt e robëruar, kjo është jo vetëm njerëzore
dhe e natyrshme, por edhe e drejtë dhe e ligjshme.
Liria është liri, pavarësia është pavarësi
dhe sovraniteti kombëtar është sovranitet kombëtar.
Dhe këto janë të njëjtë për të
gjithë vendet dhe kombet e botës. Pavarësisht i pëlqen
apo nuk i pëlqen dikujt.
*****
Robëria është robëri dhe pushtimi është
pushtim. Nuk ka shumë lloj robërishë e pushtimesh,
por ka një vargan të pambarim me PSE?
Pse Turqia, Irani, Siria e Iraku mund të jetë pushtuesë
më të mire se Serbia dhe duhet ta mbajnë
Kurdistanin nën copëtim, pushtim dhe robëri?!
Pse Greqia u pranua anëtare e "Bashkimit" Europian,
me Çamërinë e pushtuar dhe kur e ka shpallë
veten si shtet të pastër etnik, duke mohuar ekzistencën
dhe të drejtat demokratike e njerëzore të pakicave
tjera etnike në Greqi?!
Pse Rumania u cilësua si shtet demokratik dhe i
plotësoi kushtet për anëtarësim
në "Bashkimin" Europian, kur nën pushtim mbanë
Transilvaninë hungareze me mbi 3 miljon hungarez?!
Pse nuk paska të drejtë Kurdistani e Baskia për shtete
të pavarura, kur ata popuj e vende nuk kanë asgjë
të përbashkët me shtetet që i mbajnë në
robëri, përveç se janë vende e popuj fqinj?!
Pse Transilvania nuk paska të drejtë të bashkohet
me Hungari, dhe as Moldavia me Rumani?!
Pse pati të drejtë Timori Lindor të shkëputet
nga Indonezia, kurse një të drejtë të tillë
nuk e ka krahina e Acehut po nga ky shtet?!
Pse u krijua shtet nga hiçi Republika Serbe në Bosnjë
e Hercegovinë, kurse Krahina e Vojvodinës nuk paska të
drejtë të ngritet në rangun e një Republike
të tillë si ajo?!
Pse patën të drejtë 400.000 malazezët që
të mbajnë Referendum për shtet sovran, kurse 3 miljon
Shqiptarët e ish-Jugosllavisë nuk paskan këtë
të drejtë?!
Pse paskan të drejtë krahinëzat si Osetia Jugore
dhe Abkhazia që të shkëputen nga Gjeorgjia, kurse
Çeçenia që veç është njëfarë
Republike Autonome, nuk paska të drejtë të shkëputjes
dhe të pavarësimit të saj nga Federata e Rusisë?!
Pse duhet që Tajvani të bashkohet me Kinën, kurse
Tibeti dhe 1/3 e Mongolisë nuk paska të drejtë të
shkëputen dhe të pavarësohen nga Kina?!
Pse nuk ka të drejtë Kashmiri, që është
i ndarë përgjysmë ndërmjet Indisë e Pakistanit,
që të bashkohet në një shtet sovran e të
pavarur?!
Pse nuk ka të drejtë Irlanda e Veriut të bashkohet
me Irlandën, kurse dy Vietnamët dhe dy Gjermanitë
patën të drejtë ribashkimi?!
Pse nuk ka të drejtë të ribashkohet Shqipëria
Etnike, e cila aktualisht është e ndarë nga katër
shtete shoveniste fqinje?!
Çjanë këto të drejta simetrike,
asimetrike, arbitrare, parabolike e diabolike, që na shfaqen
herë si "Engjëll" e herë si Djallë?!
Sepse Fuqitë e Mëdha janë kundër vetëvendosjes
së popujve, kundër lirisë dhe pavarësisë
kombëtare të tyre!
Të gjithë këto kanë të drejtë,
sepse nuk ka drejtësi, nuk ka demokraci e demokratë, nuk
ka sinqeritet! Sepse të drejtë ka ai që është
më i fortë, më i egër dhe më dinak!
*****
Të gjitha çështjet e hapura kombëtare
nëpër botë dallohen sipërfaqësisht e në
nuanca të vogla nga njëra-tjetra, por në thelb ato
janë të njëjta dhe identike me njëra-tjetrën,
sepse liria është liri, pavarësia është
pavarësi, drejtësia është drejtësi dhe
vetëvendosja është vetëvendosje. Këto vlera
njerëzore, demokratike, juridike e politike vlejnë dhe
duhet të vlejnë njësoj për të gjithë
njerëzit, për të gjithë popujt dhe kombet e
njerëzimit.
Dallimet historike dhe gjeopolitike janë aq të vogla ndërmjet
këtyre popujve e vendeve që kërkojnë vetëvendosje
e pavarësi, sa që ato janë të papërfillshme.
Së paku kështu duhet të jenë, por në fakt
ato nuk janë të tilla, sepse nuk duan që
të jenë kështu Fuqitë e Mëdha, të
cilat fabrikojnë e shpikin lloj-lloj terminesh diplomatiko-politike
në dëm të lirisë dhe të pavarësisë
së popujve dhe në favor të interesave të tyre
ekonomiko-politike shtypëse e shfrytëzuese!
Si për zgjidhjen e statusit të Kosovës, si për
zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, ashtu
edhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve tjera
kombëtare dhe konflikteve ndëretnike nëpër botë,
tanimë ekziston formula e zgjidhjes së tyre ajo
është Karta e Kombeve të Bashkuara mbi Vetëvendosjen
e Popujve me të drejtë shkëputjeje e pavarësie.
Por, për çudi të të gjithëve, kjo anashkalohet,
injorohet, nuk zbatohet dhe në vend të kësaj Karte
Univerzale Fuqitë e Mëdha të kohës fabrikojnë
e shpikin karta e rregulla të tjera
se si duhet të zgjidhen çështjet kombëtare
dhe konfliktet e ndryshme etnike në botë!
Ata të cilët i kanë aprovuar Ligjet Ndërkombëtare,
po ata i shkelin me të dyja këmbët ato ligje, duke
e zhytur njerëzimin në një det prej gjaku nga luftërat
dhe përleshjet e përditshme midis popujve dhe grupeve
të ndryshme etnike!
Vetëvendosja, liria dhe pavarësia e vendeve dhe popujve
të ndryshëm etnikisht, është e drejtë universale
njerëzore dhe si e tillë duhet të zbatohet në
të gjitha konfliktet ndërtetnike të botës.
Vetëvendosje do të thotë vullnet, liri, pavarësi,
sovranitet, shtet, prosperitet, paqë, zhvillim ekonomik, fqinjësi
e mirë në mes shteteve e kombeve
Politika e të mëdhenjve për disa është
nënë e për disa është njerkë. Disa
popujve ua lejoi referendumin e vetëvendosjen, disave ua mohoi
e ua mohon ende një gjë të tillë! Kjo është
politikë me dy kute, shpatë me dy teha! Kjo është
thjeshtë padrejtësi, pseudodemokraci, barbari e jocivilizim!
Fuqitë e Mëdha me një subjektivizëm të
theksuar, por edhe me një egoizëm të papresedent
të interesit shtetëror po pengojnë dhe ngadalësojnë
proceset progresive, ndërprerjen e konflikteve ndëretnike
dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura kombëtare
anë e mbanë botës, duke shpikur njëqint arsyetime
e shkaqe!
Nëse shteti i Kosovës vërtetë do të shërbente
si shembëll frymëzimi, si model, si precedent edhe për
popujt tjerë të pushtuar e të robëruar të
globit për të fituar lirinë dhe pavarësinë
e tyre, atëherë ky do të ishte një frymëzim
përparimtar, një precedent pozitiv dhe model dobiprurës.
Çtë keqe ka bota dhe njerëzimi nga liria
dhe pavarësia edhe e vendeve dhe popujve tjerë të
botës, përveç Kosovës? Asgjë, veç
të mira do të ketë. Bota do të bëhet më
e qetë dhe popujt më paqësorë.
Nuk është çështja e statusit të Kosovës,
rasti i parë e unik në botë që është
paraqitur para bashkësisë ndërkombëtare dhe
OKB-së për zgjidhje. Sa e sa raste, konflikte e çështje
koloniale e kombëtare ka pasur përpara saj, shumica prej
të cilave janë zgjidhur në vitet 50-të e 60-të
nga OKB-ja.
Fuqitë e Mëdha nuk kanë pse të shpikin metoda
të reja, formula diabolike diplomatike dhe ligje të reja
për zgjidhjen e çështjeve kombëtare në
botë, kur ata veç e kanë Kartën Univerzale
të OKB-së për Vetëvendosjen e Popujve dhe anekset
ligjore të saj.
Fabrikimi nga ana e Fuqive të Mëdha të të ashtuquajturit
Precedenti i Kosovës dhe atij se Kosova është
"Rast unik" e i veçantë (sui generis),
sështë asgjë tjetër pos manovrim i tyre
për vonimin sa më shumë të zgjidhjes së
çështjes së Kosovës! Është thjeshtë
një manovrim dhe lojë diplomatike që zhvillohet midis
Fuqive të Mëdha, të cilat nuk përpiqen për
lirinë dhe vetëvendosjen e popujve të shtypur, por
punojnë për interest dhe dominimin e vet!
Tanimë është e qartë për të gjithë
njerëzit e logjikshëm se pengesë për statusin
e Kosovës nuk është askush tjetër përveç
Fuqive të Mëdha, të cilat nuk mund të merren
vesh për rindarjen e zonave të tyre të interesit
e të dominimit pas mbarimit të Luftës së Ftohtë.
Përderisa SHBA-të janë më të përgatitura
e të gatshme për zgjidhjen e statusit të Kosovës,
Rusia është e papërgatitur, sepse asaj i duhet kohë
që ta rimarrë veten ekonomikisht dhe ushtarakisht, që
të shndërrohet sërish në një Superfuqi
botërore, që pastaj të hyjë e barabartë
me SHBA-të për zgjidhjen e problemeve etnike,
gjegjësisht për rindarjen e botës.
Kurse Bashkimi Europian, që bashkim i thënçin,
është një konglomerat shtetesh dhe një mozaik
laraman kombesh, që kurrë nuk do të stabilizohet
deri në atë shkallë sa të zhvillojë një
politikë unike të brendshme dhe të jashtme, sepse
nuk është i sinqertë ndaj vetvetes, nuk ka guximin
dhe gatishmërinë që ti zgjidhë çështjet
kombëtare brenda Europës që të mundet pastaj
si shtet unik e i fortë të paraqitet si Superfuqia e tretë
botërore dhe të vendosë për Rendin e Ri
Botëror.
"Bashkimi" Eoropian është dhe do të mbetet
edhe gjatë nën tutelën dhe kupolën mbrojtëse
ushtarake të SHBA-ve. Europa e Bashkuar edhe më
tej do të mbetet një anije pa kapiten e pa busullë
që dallgët e politikës dhe të interesit do ta
përplasin sa nga Perëndimi (SHBA-të), sa nga Lindja
(Rusia)!
Kosova është edhe rast unik edhe precedent.
Mbi të gjitha Kosova është e vetvetes, është
pjesë integrale e Shqipërisë Etnike dhe ajo kërkon
liri, pavarësi, shtet dhe bashkim kombëtar.
22 tetor 2007
MASKAT DHE MASKARENJTË
Ç'janë maskat?
Maskat janë mbulesa në trajtë të trupit dhe
të fytyrës. Janë copa apo pjesë prej kartoni,
letre, pëlhure, lëkure, plastike, qelqi, allçie,
gome
, etj., të cilat përdoren për të fshehur
trupin e fytyrën, për të mbrojtur trupin: kokën,
fytyrën, gjymtyrët dhe organet tjera të njeriut.
Llojet e maskave
Sipas meje, të paktën, ekzistojnë katër grupe
të maskave, të cilat unë po i emërtoj, përafërsisht,
kështu:
1.Maskat trupore, siç janë: maskat e mirëfillta,
maskat për maskim, maskat për fshehje të trupit,
të fytyrës, të kokës dhe të identitetit
personal.
2.Maskat mbrojtëse, siç janë: maskat nënujore,
maskat kundër gazërave helmues, maskat e saldimit, maskat
kirurgjike kundër infektimit, maskat kundër pickimit të
bletëve,
3.Maskat dëfryese, siç janë: maska maskarade (balloje
të vallëzimit), maska karnavalesh, maska teatrore, maska
ciku,
dhe
4.Maskat shpirtërore, siç mund të jenë: maskat
e ndjenjave, maskat e sjelljes, maskat e mendimeve, maskat e ideve,
maskat e grimasës së fytyrës, maskat e veprimit,
maskat e qeshjes, maskat e qarjes, maskat e miqësisë,
maskat e solidaritetit, maskat e demokracisë, maskat e trimërisë,
maskat e diturisë, maskat e sinqeritetit, maskat e atdhetarizmit,
Në këtë shkrim unë do të flas vetëm
për llojin e parë dhe për llojin fundit të maskave:
1.Maskat trupore, dhe për
2.Maskat shpirtërore
MASKAT TRUPORE
Maskat trupore janë të prekshme, të dukshme,
shihen me sy, janë fizike, janë materiale, janë zakonisht
nga pëlhura, lëkura ose edhe nga ndonjë material
tjetër si plastika, goma etj. Maskat trupore janë mjet
për tu maskuar, për të fshehur fytyrën
nga armiqtë, nga pushtuesët dhe nga shërbimet sekrete
të armiqve. Maskat trupore shërbejnë për të
fshehur identitetin personal dhe fizik për shkaqe sigurie.
Për njerëzit që bartin maska trupore thuhet se janë
njerëz me maska.
Maskat trupore, përveç të tjerëve, përdoren
edhe nga këto tre grupe njerëzish:
1.nga policia speciale e një shteti,
2.nga individët dhe grupet terroriste, kriminale, mafioze e
plaçkitëse
dhe,
3.nga luftëtarët e lirisë
1.Maskat i përdorin policitë sekrete e speciale të
ashtuquajtura antiterror, të cilat kur sulmojnë
çerdhet, bazat e grupeve të ndryshme kriminale e kontrabandiste,
apo kur shkojnë për të arrestuar ndonjë pjestar
të grupeve mafioze e trafikante, ata vënë maskat
në kokë që të mos identifikohen nga bandat kriminale
dhe farefisi i tyre, që në këtë mënyrë
ti shmangen hakmarrjes së këtyre bandave ndaj pjesëtarve
të shërbimit sekret policor antiterrorr, si dhe të
mbrojnë edhe familjet e tyre nga ndonjë hakmarrje e mundshme.
Asnjë pjesëtar i shërbimit sekret nuk dëshiron
që ti dalë fytyra në gazeta e televizion, kur
ai është në një aksion të tillë goditës
e asgjësues ndaj bandave kriminale apo edhe ndaj individëve
me bagazh antiligjor gjatë arrestimit të tyre. Ai e mbron
identitetin e tij me anë të maskës speciale trupore,
sepse në këtë mënyrë mbron edhe jetën
e vet të nesërmen kur shërben pa maskë. Në
këtë mënyrë mbron edhe nderin dhe jetën
e familjes së vet nga hakmarrjet e bandave, nga vrasjet dhe
kidnapimet e tyre.
2.Maskat trupore i përdorin edhe hajnat, plaçkitësit
dhe trafikantët e ndryshëm gjatë aksionit të
tyre kriminal për përfitime personale dhe për dëmtimin
e individëve, pronës private apo pronës shtetërore.
Këta persona i keqpërdorin maskat trupore për arritjen
e qëllimeve të tyre të errta e antiligjore. Këta
janë individë pa fytyrë, pa shpirt e pa ndjenja njerëzore.
3.Maskat trupore i përdorin edhe guerrilët, luftëtarët
e lirisë, zakonisht në fillimet e luftës, me qëllim
të mos identifikimit nga armiku dhe për tia bërë
kundërshtarit të pamundur asgjësimin e tyre pas aksionit
luftarak.
Gati për të njëjtat qëllime mbrojtëse dhe
parandaluese i përdorin maskat trupore luftëtarët
e lirisë, ashtu siç i përdorin pjesëtarët
e shërbimeve sekrete policore. Sepse edhe luftëtarët
e lirisë kanë identitet personal dhe kanë familje
për të cilat duhet të kujdesen që të mos
hakmerret armiku, duke ua dëmtuar familjet. Nuk thotë
kot ajo fjala e urtë se: Kur nuk ke çka i bënë
gomarit, i mëshon samarit! Pra, kur armiku nuk mundet
të zbulojë, të kapë e asgjësojë luftëtarin
e lirisë, ai me egërsinë e ligësinë që
e karakterizon gjithmon, shkon e arreston apo vret familjen e luftëtarit
të lirisë në shenjë hakmarrje. Kush ka kujtesë
të freskët nga e kaluara jonë e afërt e di shumë
mirë këtë formë të veprimit çnjerëzor
të armiqve tanë. Në çdo luftë tonën
çlirimtare më së shumti ka pasur viktima civile,
të pafajshme e të paarmatosura, se sa ushtarë e luftëtarë
të lirisë kombëtare.
Luftëtarët e lirisë nuk janë banditë, kriminelë
e hajna, por ata nuk janë as budallenj e injorantë që
të dalin për fushë, hapur e pa maska që në
fillim të luftës çlirimtare, kur ende kjo luftë
nuk është masivizuar dhe kur ende kjo luftë nuk ka
kaluar në një fazë më të lartë
të luftës frontale. Pra, maskat kamufluese e mbrojtëse
trupore përdoren në fillim të çdo lufte, kurse
ato hiqen në vazhdim dhe në përfundim të saj,
kur lufta çlirimtare kalon në një fazë tjetër
të zhvillimit, të forcimit dhe të pjekurisë
së saj.
Ashtu siç kanë familje dhe identitet civil e njerëzor
pjesëtarët e shërbimeve sekrete policore antiterror,
të njëjtën gjë kanë edhe luftëtarët
e lirisë. Ata, pas aksioneve luftarake, heqin maskat trupore,
kthehen në gjirin e popullit e të familjes dhe bëjnë
jetën e zakonshme qytetare. Kështu, mund të thuhet
se luftëtarët e lirisë bëjnë një jetë
të dyfishtë. Ata, p.sh. natën, të maskuar e
të armatosur, kryejnë aksione e sulme kundër armikut
pushtues, kurse ditën, pa maska, punojnë në fabrikë,
lëvrojnë tokën, punojnë në ndonjë
zyrë apo shkojnë në shkollë e fakultet. Ndodhë
shpesh që luftëtari i lirisë natën lufton me
maskë në fytyrë si ushtar, kurse ditën demonstron
si civil në rradhët e popullit demostrues kundër
terrorit, shtypjes dhe padrejtësive të okupatorit.
Në luftë kundër armikut vlen deviza taktike: Shtatë
hile e një trimëri. Në njërën nga
këto shtatë hiletë bëjnë pjesë edhe
maskat. Murit me kokë nuk i bihet, por as edhe armikut ballë-përballë
gjithmon nuk i dilet. Sidomos në fillim të luftës,
kur epërsia në ushtarë, municion dhe në armatim
e kundërshtarit është më e madhe se e luftëtarëve
të lirisë. Armikut duhet fillimisht tia marrësh
anën, krahët dhe pastaj ta godasësh ballë-përballë
e në lule të ballit. Të gjitha luftërat nacionalçlirimtare
të popujve të robëruar kanë filluar e fillojnë
me luftë guerrile, me maska e pa maska dhe përfundojnë
me luftën e përgjithshme mbarëpopullore, me triumfin
e lirisë dhe të pavarësisë kombëtare.
Nga kjo veprimtari e dyfishtë del në pah domosdoshmëria
e përdorimit të maskave trupore. Pra, maskat trupore janë
nevojë e jo luks apo modë. Përdorimi i maskave trupore
nuk është shenjë frikësimi apo jotrimërie
e luftëtarëve të lirisë, por është
mjet mbrojtës, është pjesë e armatimit të
tij. Përderisa ato i përdorë shteti, armiku pushtues,
pse të mos i përdorë edhe luftëtari i lirisë
dhe ushtria popullore kombëtare. Luftëtarët e lirisë
nuk janë naivë që ta thirrin ujkun në
torishtë, duke i thënë hapur: ja ku jami
ne, ecë e na arresto, ecë e na sulmo, na asgjëso!
Ata dijnë kur të luftojnë me maska dhe kur të
luftojnë pa maska. Ata janë të urtë e të
zgjuar dhe për këtë gjë vendosin vetë,
në bazë të rrethanave politiko-ushtarake që
krijohen me kohën. Luftëtarët e lirisë dijnë
të sulmojnë dhe dijnë të mbrohen. Dijnë
të luftojnë, por edhe dijnë të fitojnë.
MASKAT SHPIRTËRORE
Kurse për njerëzit që bartin maska shpirtërore
thuhet se janë maskarenj.
Maskat shpirtërore janë të padukshme. Janë të
paprekshme, të pakapshme me dorë. Ato janë të
ndërtuara nga fije të padukshme, të cilat quhen ndjenja.
Por, përveç ndjenjave, maskat shpirtërore janë
të ndërtuara edhe nga idetë, bindjet filozofike e
politike të individit.
Maskat shpirtërore janë shumë më të ndërlikuara
se maskat materiale. Përderisa maskat materiale mbulojnë
pamjen e jashtme fizike të njeriut, maskat shpirtërore
fshehin pamjen e brendshme të individit, mbulojnë karakterin
e tij, shpirtin e tij, idetë, mendimet, ndjenjat, qëllimet
dhe veprimet e njerëzve që bartin maska shpirtërore.
Përderisa maskat trupore përdoren për shkaqe sigurie,
maskat shpirtërore përdoren për shkaqe shpirtligësie,
për interesa e përfitime personale.
Përderisa maskat trupore përdoren për të fshehur
fytyrën, maskat shpirtërore përdoren për të
fshehur shpirtin.
Ashtu siç mund të hiqen në kohën e përshtatshme
maskat trupore, poashtu, me kohën, hiqen edhe maskat shpirtërore.
Por këtu ka një dallim të madh midis këtyre
dy lloj heqjesh të maskave: për njeriun me maskë
trupore zakonisht thuhet: E hoqi maskën, pra, i
maskuari e heq vetë maskën në kohën dhe në
çastin e duhur për të. Kurse për individin
me maskë shpirtërore thuhet: I ra maska, pra,
i maskuari shpirtëror demaskohet pa vullnetin e tij, atij i
çirret maska, i bjen maska në tokë dhe ai del lakuriq
para popullit, ashtu siç është: i pafytyrë,
faqezi, i poshtër, i pacipë, i pandershëm..., maskara!
Gjithmon maskat shpirtërore maskarenjve u bien gjatë kthesave
të mëdha historike, gjatë ngjarjeve tronditëse,
gjatë shpërthimeve e vlimeve popullore, gjatë luftërave
nacionalçlirimtare, gjatë momenteve kur maskarenjve
u mbyllen të gjitha rrugët, të gjitha shtigjet e
shpëtimit, të gjitha format e manovrimit, mbështeten
për murit dhe detyrohen të zgjedhin ndërmjet dy rrugëve:
ose me popullin ose kundër tij, ose me atdheun ose kundër
tij, ose me lirinë ose kundër saj, ose patriot ose tradhtar
Kjo ose-ose është armiku numër një dhe vdekjeprurës
i maskave shpirtërore dhe i maskarenjve.
Kjo ose-ose është njëkohësisht edhe armiku i
neutralitetit, paanshmërisë dhe indiferencës së
njerëzve, të cilët edhe në kthesa të mëdha
historike për popullin dhe atdheun e tyre përpiqen të
mbesin të pavarur, neutralë,
duke mos ia prishur terezinë vetvetes! Këto
hanë me dy lugë dhe ulen në dy karrike në të
njëjtën kohë. Këta janë maskarenj të
dyfishtë. Edhe maskarenj fizik edhe shpirtëror!
Këto individë apo grupe shoqërore ndryshe quhen hipokritë
(dyftyrësh), pseudopatriotë, oportunistë, demagogë,
gënjeshtarë, karrieristë, tregtarë flamujsh,
egoistë, matrapazë, kameleonë, dezertorë, varrmihës,
kolonë e pestë,
dhe shpesh përfundojnë
në kolaboracionistë të armiqve pushtuesë.
Ky grup individësh janë maskarenj të dyfishtë,
sepse ato me fjalë, në teori, paraqiten si patriotë
e luftëtarë lirie (maska trupore) dhe në vepër,
në praktikë, veprojnë si sabotatorë e bashkëpunëtorë
të armikut (maska shpirtërore). Maskarenjtë e dyfishtë
apo dubëlmaskarenjtë janë shumë më të
rrezikshëm për luftën çlirimtare se sa maskarenjtë
me vetëm maskë shpirtërore.
Në grupin e maskarenjve të dyfishtë zakonisht bëjnë
pjesë tregtarët (tuxharët, biznesmenët) dhe
politikanët. Për mendim timin vendin e parë në
listën e maskarenjve e zënë politikanët.
Tregtarët gënjejnë shumë, mashtrojnë dhe
vjedhin popullin dhe myshterinjtë me qëllim që të
pasurohen. Këtë e bëjnë shumica e tyre, sepse
pa qenë maskara është e vështirë që
të bëhesh pasanik (milioner apo miljarder). Por, ka edhe
tregtarë që punojnë shumë, vrapojnë e djersiten
tërë ditën që tu ecë tregtia mbarë,
që tu shtohet pasuria. Pra, bukur shumë tregtarë
e kombinojnë maskarallëkun me punë personale dhe
kështu arrijnë të pasurohen. Pastaj, ka tregtarë
që herë pas here, ndajnë nga pasuria e tyre dhe ndihmojnë
institucione të ndryshme humanitare dhe familje të varfëra.
Të gjithë tregtarët dhe pasanikët nuk janë
pasuaruar me vjedhje, por disa prej tyre edhe nga puna, zgjuarsia
dhe inteligjenca e tyre.
Ndërsa te politikanët puna qëndron krejt ndryshe.
Ata janë më të shëmtuar se tregtarët matrapazë.
Politikani është gnjeshtar e maskara i klasit të
parë. Është tinzar që thurr vetëm kurtha
për tu ngjitur sa më lart në shkallaret e hierarkisë
pushtetare. Politikani është parazit që jeton e majmet
në kurriz të taksave të popullit dhe në bazë
të korrupsionit që e krijon vetë. Politikani nuk
punon fare, nuk djersitet duke punuar, nuk lodhet as fizikisht as
psiqikisht, ai vegjeton e pasurohet vetëm mbi bazë të
maskarallëkut të tij, në bazë të premtimeve
boshe që i bën çdo ditë para qytetarëve
dhe në bazë të maskave shpirtërore që i
ndërron orë e çast.
Politikani çka thotë paradite, nuk thotë pasdite.
Çka pështynë sot, e lëpinë nesër!
Politikani është aq pakurrizor e i pabesë, sa që
nuk mund të përshkruhet me fjalë. Është
i pamoralshëm dhe ka një piskarakter. Politikani 24 orë
është në shit-blerje. Ai çdo moment mund të
shitet dhe atë çdo moment mund ta bleshë. Paraja,
posti dhe pushteti për të janë nënë e babë,
janë zot e perëndi, janë gjithçka. Politikani
është djalli vetë, por pa brirë, sepse brirët
i fsheh me 1001 maskat e tij shpirtërore!
Gjithkush nuk mund të bëhet politikan. Politikanët
nuk bëhen politikanë, ata lindin të tillë. Ata
janë pjellë e satanasë. Politikani sot shfaqet si
engjëll me krah pëllumbi, kurse nesër shfaqet si
dreq me brirë të përgjakur! Ai i ndërron sjelljet,
fjalët, veprimet dhe maskat shpirtërore pandërprerje,
sa herë ia don interesi i tij personal, egoja e tij e sëmurë
dhe shtazarake.
Politikani është tregtari më i madh, shitësi
më i paturpshëm i vetvetes, shitësi i familjes së
tij. Është shitësi i popullit dhe i atdheut të
tij. Ai shet gjithçka që i bjen në dorë me
qëllim që të kënaq egon e tij, epshet e tij
satanike për para, famë e pushtet!
Politikani jo vetëm që është një maskara,
i cili gënjen natë e ditë, keqpërdor pozitën
e pushtetin, por ai është në gjendje të tradhtojë
popullin e atdheun, është në gjendje të vrasë
shokët e tij dhe gjithkend përrreth, për të
arritë qëllimet e tij të errta e çnjerëzore!
Pra, përveç se një maskara, politikani është
edhe një kriminel ordiner. Krijesë më të neveritshme
se politikani zor se mund të gjejsh mbi faqe të dheut.
Ai mund të krahasohet vetëm me Djallin dhe me askend tjetër.
Ktheheni për një çast kujtesën prapa në
historinë e kombit tonë dhe do të kuptoni se sa dëme,
sa vuajtje, sa gjëma makabre i kanë shkatuar popullit
dhe atdheut tonë politikanët e mëhershëm. Rrotulloni
kokën rreth e qark dhe shikoni se çbëjnë
sot politikanët modern të popullit tonë, se sa dëme
të pallogaritshme i kanë shkatuar dhe po i shkatojnë
çdo ditë zhvillimit ekonomik e politik të kombit
tonë dhe sa plagët po i hapin përditë zgjidhjes
së çështjes sonë kombëtare, të lirisë
e të bashkimit kombëtar të Shqipërisë Etnike.
Të gjitha të këqijat, dështimet e robëritë
popullit dhe atdheut tonë, pikë së pari, i kanë
ardhur dhe i vijnë nga liderët tanë politikanë
të maskuar me maska shpirtërore me emra të ndryshëm,
si: patriot, atdhetar, luftëtarë
lirie, ish-ushtar, ish-komandant,
demokrat,
etj. Fatkeqësisht, asgjë e
mirë, deri më sot, nuk i ka ardhur popullit dhe atdheut
tonë nga politikanët maskarenj. Ata janë më
të dëmshëm e më të rrezikshëm se armiku,
sepse armiku dihet se është armik e pushtues, kurse politikanët
tanë janë me maska, janë maskarenj dhe është
e vështirë që të identifikohen, të demaskohen
e të asgjësohen. Edhe atëherë kur bëhet
demaskimi i tyre, ose është vonë, ose kihet mëshirë
ndaj tyre dhe nuk marrin dënimin e merituar. Dhe haraçin
e veprimtarisë së tyre antipopullore e antikombëtare
prej maskarai e tradhtari e paguan populli dhe atdheu.
Deri kur do tju shkojë kungulli mbi ujë
politikanëve maskarenj askush nuk e di, por vetëm një
gjë dihet se,
Bota është e maskarenjve, kurse Shqipëria është
e Shqiptarëve.
15 tetor 2007
KOT E KANË TË GJITHË
!
Kot e kishin dje armiqt pushtuesë të Shqipërisë
Etnike, kot e kanë edhe sot pushtuesët e rinj të
saj, sepse Shqiptarët dhe Shqipëria i mbijetuan me stoicizëm
heroik të gjitha pushtimet dhe gjenocidet e tyre gjatë
shekujve e mijëvjeçarëve të historisë
së përgjakur kombëtare dhe njerëzore!
Kot e kanë matrapazët, tregtarët politik,
dhe
të gjithë shitësit e trojeve shqiptare, sepse trojet
tona as nuk shiten dhe as nuk blehen, ata janë pronë hyjnore
e Kombit Shqiptar të dhuruar nga Zoti i Qiellit dhe nga Perënditë
e Olimpit të Pellazgëve të Pellazgjisë.
Kot e kanë të gjithë maskarenjtë, demagogët
dhe djallëzorët shqipfolës, që mundohen në
emër të mirëqenies dhe demokracisë të përfitojnë
për vete pasuri e privilegje, në kurriz të popullit
dhe të pasurive mbitokësore e nëntokësore të
tokës shqiptare!
Kot e kanë të gjithë bajraktarët, karrieristët,
pseodokombëtarët,
të cilët në emër
të popullit e të atdheut, në emër të shqiptarizmit
dhe demokracisë, përpiqen që të marrin pushtetin,
të shesin shtetin dhe të bojkotojnë ribërjen
e Shqipërisë Etnike!
Kot e kanë të gjithë antishqiptarët e pseudoaleatët
të cilët nën maskën e miqësisë
dhe të demokracisë përpiqen të na
lënë në robërinë e vjetër!
Kot e kanë sllavo-grekët, të cilët nuk kanë
hequr ende dorë nga pushtimi dhe ricopëtimi i trojeve
shqiptare të Shqipërisë Etnike, që me mijëra
manovrime demagogjike, veshur me lëkurë të qingjit,
mundohen që të bindin faktorët relevantë ndërkombëtarë
se ata janë konvertuar në paqësorë
dhe demokratë!
Kot e kanë tradhtarët e mercenarët shqiptarë,
që jo vetëm atdheun, por edhe shpirtin e tyre
ia kanë shitur e falur armikut dhe djallit!
Kot e kanë edhe këto Pranga të Reja të Robërisë
së Kosovës, të cilat janë hartuar nga të
huajtë dhe nga "tanët":
1.Marrëveshja e Rambujesë (Parisit)
2.Marrëveshja Ushtarake - Teknike e Kumanovës midis Forcave
të NATO-s dhe Forcave Ushtarake të Serbisë
3.Rezoluta 1244 e KS të OKB-së
4.Demobilizimi i UÇK-së dhe shndërrimi i saj në
organizatë civile me emrin Trupat Mbrojtëse të Kosovës
5.Pushteti pa pushtet e pa shtet i organeve dhe institucioneve të
Kosovës: Kuvendit të Kosovës, Qeverisë së
Kosovës, Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK),
Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), Shërbimit
Gjyqësor të Kosovës, etj.
6.Të drejtat e pakufizuara të Shefit të UNMIK-ut
7.Ndalimi i lidhjeve diplomatike të Kosovës me botën
dhe lidhjet telekomunikative dhe ekonomike të Kosovës
me botën përmes kodit të Serbisë
8.Korniza Kushtetuese e Kosovës
9.Agjensia Kosovare e Mirëbesimit (AKM)
10.Shpikja e kushtit - Standardet para Pavarësisë
11.Përkufizimi i Kosovës si vend "multietnik"
12.Pakoja e Ahtisarit
13."Decentralizimi" apo Ndarja dhe Enklavizimi i Kosovës
14.Traktati i Miqësisë me Serbinë i Grupit Negociator
të Kosovës
15.Deklarata e Nju Jorkut e 28 shtatorit 2007
16.14 Pikat e Treshes: SHBA-BE-Rusi
17.Pakoja e Ahtisarit Plus, që është
duke u hartuar nga Treshja, e cila në fakt parashihet që
jetë gjoja Pakoja e Ahtisaarit Minus Pavarësia
e Kosovës!
Askush nuk e di edhe sa Marrëveshje e Deklarata,
sa Pako e Pika do të hartohen e përpilohen
nga ndërkombëtarët dhe kosovarët, derisa Kosova
përfundimisht të hy përsëri nën zgjedhën
neokolonialiste të robërisë serbe!
Është koha e atomit dhe internetit, koha e robotëve
dhe informatikës, është koha e dritës dhe jo
errësirës, prandaj të kotë e kanë të
gjithë mashtruesit, pushtuesit, hartuesit e farkëtuesit
e prangave të "reja" të robërisë për
Kosovën dhe për të gjithë trojet tjera shqiptare
të Shqipërisë Etnike.
Nuk ka pranga, as zinxhirë, që mund t'i detyrojnë
Shqiptarët të jetojnë në errësirë.
Nuk ka "Marrëveshje" as "Korniza", nuk
ka "Pako" as paketa që mund të bindin Shqiptarët
të heqin dorë nga trojet e veta. Nuk ka "Deklarata"
as "Traktate", nuk ka "Pika" as thika, nuk ndihmon
as dhuna as frika, që të detyrohen Shqiptarët të
heqin dorë nga liria, pavarësia dhe bashkimi kombëtar
i Shqipërisë Etnike.
E drejta vonon, por fiton. E vërteta vonon, por triumfon.
Kot e kanë të gjithë,
Shqipëria Etnike
do të riçlirohet dhe do të ribashkohet.
2 nëntor 2007 (Titan Tivari)
III - ILIRIDA
ILIRIDA
Ilirida - Shqipëria Verilindore ose Maqedonia Perëndimore,
ka qenë e banuar që në periudhën më të
lashtë parahistorike, të Neolitit, nga popullsi bartëse
të Kulturës Mediterane. Më vonë, nga kjo popullsi
parahistorike u formuan Pellazgët dhe fiset Ilire, të
cilët në Iliridë, përveç tjerash, ndërtuan
edhe këto qytete historike: Oeneu (Tetova), Draudaku (Gostivari)
dhe Uskana (Kërçova) të cilët banosheshin
nga fisi Ilir i Penestëve. Linkestët dhe Enkelejtë
banonin rreth qyteteve Strugë dhe Ohër (Lyhnidis). Kurse
pjesa veriore e Maqedonisë, Shkupi (Scupi), Kumanova, etj.,
ka qenë e banuar nga fiset ilire të Dardanëve dhe
Paionëve.
Në Enciklopedinë serbe theksohet: "Maqedonia në
periudhën antike ishte shtet i pavarur, i banuar me fise iliro-thrakase,
nga maqedonasit iu dha emri MAQEDONI". Më poshtë
thuhet: "Shtrihej rreth brigjeve të Detit Egje. Në
histori është njohur me emrin Maqedonia, me kryeqytet
Selanikun. Më vonë Filipi II, i ati i Lekës së
Madh, i zgjeroi kufijtë në Veri. Kjo njihej me emrin Maqedonia
II, me kryeqytet Stobi (Shtipi). Kufiri i Maqedonisë II shtrihej
deri te lumi Astibo dhe rrjedha e poshtme e lumit Erigon".
(Malla Enciklopedija, Prosveta, Beograd, 1978, f .461).
Pra, siç shihet, Maqedonia asnjëherë nuk është
shtrirë në veri të lumit Erigon (Crna Reka), dhe
se në perëndim asnjëherë nuk e ka pasur territor
të saj Maqedoninë e sotme Perëndimore. Ata ishin
të banuara me fiset tjera ilire, si: dardanët, paionët,
lynkestët, penestët, enkelejtë etj. Këtë
e dëshmojnë edhe gërmadhat e vendbanimeve të
vjetra dhe objektet e shumta arkeologjike të zbuluara anekënd
hapësirës së Maqedonisë së sotme.
Kurse, sa iu përket maqedonasve pellazgo-ilirë, një
historian do të theksonte: Herët u paraqitën
në histori dhe shumë herët u zhdukën.
Kjo tregon, se maqedonasit antikë nuk patën jetë
të gjatë në histori. Në shek. III p.e.s nuk
u dëgjuan më fare, ndërsa Leka i Madh vazhdoi të
"veprojë" në arenën historike. Ai bëri
bujë dhe la gjurmë të thella në histori. Edhe
sot është i pranishëm në lëminë e
historisë. Për të dihet se është i biri
i Filipit II e i nënës Olimpi dhe se mësues e ka
pasur Aristotelin (aristokrat Telin, filozof ilir). Leka i Madh
ishte kushëri i Pirros së Epirit. Që në moshë
6 vjeçare mbet jetim dhe e mori në mbrojtje dhe e rriti
mbreti i Taulantëve, Glauku, i cili më pas i ndihmoi që
të bëhet mbret i Maqedonisë. Çka është
me rëndësi, Leka i Madh, ishte mbret i Maqedonisë
prej v. 336 deri në v. 323 p.e.r., pra, deri në vdekjen
e tij. Përkatësinë etnike maqedonase, askush nuk
mund ta injorojë, prandej edhe quhet Leka i Maqedonisë
(Aleksandri i Maqedonisë).
Pra, më mirë do të ishte që historianët
dhe politikanët sllavo-maqedonas të mos merren me kuazishkencë,
sepse kjo sjell huti brenda vetë popullit sllavo-maqedonas.
Përpjekjet e tyre që të jenë pasardhës
të një populli të stërlashtë, me të
cilin mburret historia antike dhe historia më e re, janë
pretendime të kota, sepse nuk munden të jenë edhe
sllavo-maqedonas edhe maqedonas antikë. Nuk munden të
jenë në të njëjtën kohë edhe sllavë
edhe ilirë, sepse maqedonasit e Lekës së Madh kanë
jetuar në një hapësirë dhe në një
kohë krejtësisht tjetër. Fisi i Maqedonëve të
Lekës së Madh ka qenë fis pellazgo-ilir. Këtë
e dëshmojnë vetë historianët dhe filozofët
helenë (grekë) të asaj kohe, duke i quajtur Maqedonët,
ashtu si edhe Ilirët, fise "barbare", pra fise të
huaja, jo greke, që nuk kishin gjuhën dhe etninë
e tyre.
*****
Shteti që sot zyrtarisht quhet Ish Republika Jugosllave
e Maqedonisë (IRJM), për herë të parë si
gjysmështeti, si Republikë e ish-Federatës Jugosllave,
u konstitua në vitin 1945.
Republika e Maqedonisë u nda nga ish-Federata Jugosllave pas
mbajtjes së Referendumit të 8 shtatorit 1991, duke shpallur
po atë vit edhe pavarësinë shtetërore. Ende
pa përmbushur kushtet e parashtruara nga Komisioni i Badinterit
u bë njohja e Maqedonisë si shtet i pavarur, dhe më
1993 ajo u pranua anëtare e Organizatës së Kombeve
të Bashkuara. Me gjithë njohjen e saj si shtet i pavarur
nga OKB-ja, Republika e Maqedonisë (apo zyrtarisht: IRJM -
FYROM) ende ka shumë probleme të pazgjidhura me fqinjët
e saj.
Kështu, Bullgaria nuk ia njeh kombësinë (etninë),
duke pretenduar se në Maqedoni ka vetëm pjesë të
kombit bullgar e jo ndonjë komb maqedonas. Greqia nuk ia njeh
as etninë, as emrin shtetit sllavomaqedonas, duke pretenduar
se ajo është e vetmja "trashëgimtare" e
emrit antik "Maqedon dhe Maqedoni". Serbia Maqedonisë
nuk ia njeh pavarësinë e Kishës Ortodokse Maqedonase,
duke tentuar që ta mbajë gjithmonë nën sqetullën
e saj këtë kishë. Kosova nuk ia njeh kufijtë
Maqedonisë, sepse Serbia mbolli "mollën e sherrit"
midis dy vendeve kur ia dhuroi Maqedonisë një pjesë
të madhe të tokës së Kosovës. Republika
e Shqipërisë e njeh Maqedoninë si shtet të pavarur
e sovran dhe nuk ka probleme ndërshtetërore me të,
por populli shqiptar i Iliridës nuk e njeh Maqedoninë
si shtet të vetin, sepse nuk është i barabartë
me popllin sllavo-maqedonas, sepse nuk është popull shtetformues
në këtë republikë.
*****
Pas ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE, kjo parti dhe
qeveria e saj përpiloi një program pune ku pjesën
më të madhe të këtij programi e përbën
problemi ekonomik dhe zgjidhja e këtij problemi. Kurse problemi
politik lihet nën hije të ekonomisë. Çështjet
e pazgjidhura etnike, implementimi i plotë i Marrëveshjes
së Ohrit etj., lihen në plan të dytë, edhepse
ato janë problemet numër një me të cilat përballet
shteti i Maqedonisë. Në këtë mënyrë
qeveria e VMRO-s po ikë nga problemet e mprehta reale politike
dhe shkon e fshihet pas problemeve ekonomike, të cilat poashtu
janë të mëdha dhe duan zgjidhje urgjente, por jo
në kurriz të problemeve etnike dhe të pabarazisë
ligjore ndërmjet etnive.
Duhet theksuar se, në mars-prill të vitit 2001, Kryeministri
i atëhershëm i Maqedonisë kërkoi ndarjen e saj,
por shqiptarët nuk e pranuan këtë tezë, sepse
Kryeministri i atëhershëm sllavomaqedonas u jepte shqiptarëve
vetëm dy-tre komuna të këtij shteti, kurse pjesën
e luanit të trojeve shqiptare të Iliridës
propozonte ta mbante për vete! Kurse në maj të po
atij viti (2001), kur UÇK kishte shti në dorë luginën
e epërme të Vardarit dhe ishte afruar te portat e Shkupit,
Kryeministri u tërhoq nga ideja dhe ngarkoi Akademinë
e Shkencave të Maqedonisë për ta elaboruar më
tej tezën e ndarjes së saj. Nuk vonoi shumë dhe gazeta
Veçer e datës 25 maj 2001 botonte hartën e ndarjes
së Maqedonisë. Ky skenar jorealist e antishqiptar nuk
u realizua atëherë, por skenari vazhdon të qëndrojë
në sirtarët e kësaj partie sllavomaqedonase.
Sllavomaqedonasit VMRO-istë duan ta ndajnë Maqedoninë,
por faji përballë Europës dhe botës duhet
tu mbetet Shqiptarëve, që ne të etiketohemi
e anatemohemi nga faktorët politik relevantë ndërkombëtarë
si ektremistë, nacionalistë, separatistë, paqeprishës,
deri edhe terroristë! Por, faktikisht dhe historikisht, Maqedoninë
(ta quajmë kushtimisht) Etnike e kanë ndarë vetë
ideologët sllavomaqedonas të VMRO-së së shekullit
të kaluar: Jane Sandanski (nga Maqedonia e Pirinit), Goce Dellçevi
(nga Maqedonia e Egjeut), Nikolla Karevi, etj., të cilët
nuk luftuan në koalicion me shqiptarët e Hasan Prishtinës
për të krijuar Shqipërinë Etnike dhe Maqedoninë
Etnike, por luftuan për të pushtuar sa më shumë
territore të Shqipërisë Etnike në prag të
shekullit të kaluar.
Ndaj tani Maqedonia sllavomaqedonase e Pirinit gjendet nën
Bullgari, kurse Maqedonia sllavomaqedonase e Egjeut gjendet nën
Greqi. Dhe jo vetëm kaq, por politika antishqiptare e VMRO-së
së sotme moderne dhe e të gjitha partive tjera politike
sllavomaqedonase ende vazhdon me avazin e vjetër. Ata me ngulm
po përpiqen të mbajnë të pushtuara tokat shqiptare
të Shqipërisë Etnike (Iliridën) dhe po vazhdojnë
të injorojnë të vetmit aleatë të tyre natyrorë
në Ballkan Shqiptarët, me të cilët i
bashkon idea për krijimin e Shqipërisë Etnike dhe
Maqedonisë Etnike. Dhe Maqedonia Etnike e tyre nuk shtrihet
në tokat shqiptare të Iliridës, por gjendet në
Bullgarinë e Pirinit dhe në Greqinë e Egjeut, si
dhe në Maqedoninë e sotme juglindore (rrjedha e poshtme
e Vardarit).
Sllavomaqedonasit dhe Shqiptarët kanë të përbashkët
të njëjtin pushtues shovenist Greqinë, por
këtë fakt pushtetarët sllavomaqedonas të Shkupit
nuk e marrin parasyshë dhe vazhdojnë të armiqësohen
më tej me Shqiptarët, duke mos qenë të vetëdijshëm
se në këtë mënyrë ata po godasin, më
shumë se Shqiptarët, vetveten dhe çështjen
e tyre kombëtare. Me apo pa "aleatët" sllavomaqedonas,
kombi shqiptar do të vazhdojë rezistencën dhe luftën
e tij për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Mosimplementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe
vazhdimësia e diskriminimit të shqiptarëve të
Iliridës nga pushtetmbajtësit sllavomaqedonas të
Shkupit, vetëm se do ta shpejtojë ndarjen dhe shpërbërjen
e Republikës së sotme të Maqedonisë (IRJM-FYROM).
Dhe faji do të rëndojë mbi ta, sepse bota demokratike
nuk është as e verbër e as naive që të
mos e identifikojë fajtorin e kësaj ndarjeje.
*****
Republika e Maqedonisë është shtet unitarist multietnik,
ku pushteti ushtrohet nga lart poshtë, dhe ku sundon
etnia sllavomaqedonase mbi etninë shqiptare dhe mbi pakicat
tjera kombëtare. Ky lloj pushteti etnocentrist është
burim i konflikteve të vazhdueshme ndëretnike. Multietniciteti
i shtetit është njëherit dhe pasuri e atij vendi,
por vetëm kur bëhet decentralizimi i pushtetit qendror,
kur pushteti dhe të drejtat e qytetarëve ushtrohen nga
poshte-lartë. Kjo formë e qeverisjes bën të
mundur që etnitë dhe pakicat e ndryshme që nuk kanë
etni, gjuhë, fe e as tradita të përbashkëta,
megjithatë mund të bashkëjetojnë në paqë
dhe harmoni ndëretnike në një shtet të tillë
ligjor.
Gjithë kohën ka pasur premtime të pushtetit maqedonas
se do ti plotësojë kërkesat dhe të drejtat
e shqiptarëve, por nuk i ka plotësuar kurrë. Poashtu
tërë kohën, sidomos gjatë fushatave elektorale,
ka pasur premtime të partive shqiptare për zgjedhësit
shqiptarë se do ti avansojnë të drejtat e tyre
kombëtare, se do ti përmbushin kërkesat e tyre
politike, kombëtare, ekonomike, të arsimit etj., por kur
kanë hyrë në qeverisje nuk i kanë mbajtur premtimet.
E gjithë politika e sllavomaqedonasve dhe e partive shqiptare
është ndërtuar dhe është zhvilluar mbi
premtime gojore dhe shumë pak gjëra janë të
shkruara e të inkorporuara në ligj. Edhe ato të drejta
të sanksionuara në kushtetutë dhe ligjet e shtetit
nuk janë realizuar fare ose tepër pak në praktikë.
Çdo shtet jodemokratik njëherit është edhe
ilegjitim për etninë që shtypet e shfrytëzohet
politikisht dhe ekonomikisht. Pjesëmarrja e partive politike
të etnive tjera në Parlament dhe në Qeveri, pa përmbushur
standardet demokratike, pa rrespektuar dhe zbatuar marrëveshjet
paraprake dhe ligjet në fuqi, nuk e bën një shtet
legjitim. Përfaqësuesit e shqiptarëve në pushtetin
maqedonas, deputetë apo ministra, deri më sot kanë
shërbyer vetëm si dekor dhe për të legalizuar
pushtetin e sllavomaqedonasve karshi botës. Pushteti legal
kur është jodemokratik, ai automatikisht është
pushtet ilegjitim, i paligjshëm dhe i papërfillshëm
nga etnia apo pakicat që janë objekt i padrejtësive
të pushtetit legal.
Shqiptarët në Maqedoni, që nga viti 1945 e deri më
sot, nuk kanë qenë të barabartë me sllavomaqedonasit,
prandaj kurrë nuk e kanë pranuar atë si shtet të
vetin, sepse janë nëpërkëmbur e diskriminuar
vazhdimisht nga të gjitha qeveritë e Shkupit. Për
këtë shkak, më 24 mars 1990 shqiptarët që
jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni e shpallën
Iliridën Republikë Autonome, por nuk e vazhduan punën
e mëtejshme për jetësimin e saj në vepër!
Kurse në pranverë të vitit 2001 shqiptarët e
Iliridës iu bashkangjitën thirrjes së Ushtrisë
Çlirimtare Kombëtare (UÇK) për luftë
nacionalçlirimtare dhe ndarje nga Maqedonia.
*****
Asnjë marrëveshje nuk mund të ketë karakter
të përjetshëm. Ajo, çka është edhe
më keq, Marrëveshja e Ohrit as nuk është implementuar
në tërësi as edhe pas kaq vitesh të përpilimit
të saj. Kjo Marrëveshje është shumë e vështirë
që të implementohet në tërësi, sepse kundër
saj ka qenë gjysma e popullit sllavomaqedonas. Këtë
e dëshmoi edhe Referendumi Popullor i 7 nëntorit 2004,
i organizuar nga partia aktuale në pushtet - VMRO-DPMNE, ku
rreth 445.000 qytetarë sllavomaqedonas votuan kundër Marrëveshjes
së Ohrit!
Marrëveshja e Ohrit është Marrëveshje për
ekzistencën e Maqedonisë, ajo nuk është marrëveshje
vetëm e shqiptarëve, por edhe e sllavomaqedonasve. Prandaj
pushtetarët VMRO-istë të Shkupit janë të
obliguar që ta implementojnë atë deri në shkronjën
e paragrafin e fundit tä saj, nëse nuk duan shpërbërjen
apo ndarjen e Republikës aktuale të Maqedonisë.
Marrëveshja e Ohrit ka luajtur rolin historik të ndërprerjes
së luftës dhe tani është obligim i të gjitha
forcave politike që të angazhohen për zgjidhjen e
çështjeve të hapura dhe ende të pazgjidhura
politike e kombëtare në Maqedoni. Një gjë e
tillë mund të realizohet vetëm përmes një
dialogu konstruktiv, ku hiqen temat tabu dhe me ndihmën
e forcave demokratike ndërkombëtare të gjenden format
dhe mënyrat e zgjedhjes së problemeve pa gjakderdhje të
reja. Republika Shqiptare e Iliridës ende është opcion
politik dhe kombëtar i popullit shqiptar të Iliridës.
Si duket pushteti maqedonas nuk ka mësuar asgjë nga konflikti
ushtarak shqiptaro-maqedonas i vitit 2001! E meta e historisë
është se ajo, në një formë apo në
një tjetër, përsëritet. Historia përsëritet
kur njerëzit, partitë politike apo pushtetet shtetërore
nuk mësojnë apo nuk duan të mësojnë asgjë
nga ngjarjet historike. Dhe atëherë historia përsëritet,
por përsëritet me një egërsi, intenzitet dhe
përmasa shumë më të mëdha se sa herën
e kaluar.
Prandaj, si dje edhe sot, Maqedonia po përballet me konflikte
të hapura e të fshehura ndëretnike. Ky shtet nuk
është demokratik dhe si i tillë nuk ka të ardhme.
Ardhmëria e Maqedonisë qëndron vetëm në
decentralizimin demokratik të pushtetit qendror, i cili shprehet
përmes konceptit të demokracisë konsensuale, autonomisë
rajonale, federatës apo konfederatës. Dhe rruga tjetër
është vetëvendosja demokratike e popullit shqiptar
të Iliridës, përmes Referendumit Popullor dhe ndarja
e tij nga Maqedonia, duke formuar shtetin e ri - Iliridën,
me të drejtë bashkimi me Shqipërinë ose Kosovën.
Përndryshe, Ilirida është Shqipëri Verilindore,
e banuar në masën 90% nga shqiptarët autoktonë
pellazgo-ilirë që nga antika dhe deri në ditët
tona. Kurse në nivel republikan Shqiptarët përbëjnë
rreth 45% të numrit të përgjithshëm të
popullsisë së Maqedonisë.
Ilirida është pjesë integrale e Shqipërisë
Etnike.
Maj 2006
MAQEDONIA ETNIKE
DHE SHQIPËRIA ETNIKE
Maqedonia e sotme Lindore, Maqedonia e Pirinit dhe Maqedonia e Egjeut
janë tri krahinat e mëdha gjeografike që përbëjnë
Maqedoninë antike të fisit pellazgo-ilir të Maqedonëve,
të cilët në historinë e lashtë identifikohen
me mbretin e tyre Filipin II dhe birin e tij, Lekën e Madh,
apo Aleksandrin e Maqedonisë.
Sot, këto tri treva, regjione apo krahina të Maqedonisë
antike pellazgo-ilire: Maqedonia Lindore, Maqedonia e Pirinit dhe
Maqedonia e Egjeut formojnë atë që nacionalistët
sllavomaqedonas e quajnë herë Maqedonia e Madhe, e herë
Maqedonia Etnike.
Pas dyndjeve, djegëjeve e shkatërrimeve të mëdha
të hunëve, mongolëve, gotëve, vikingëve,
sllavëve etj., në Gadishullin Ilirik dhe në Maqedoninë
antike ilire (para erës sonë dhe në fillim të
erës sonë), maqedonët ilirë u larguan me dhunë
nga vendi i tyre, shumë u vranë në luftë mbrojtëse
që zhvilluan, kurse një pjesë e tyre u asimiluan
në sllavë dhe grekë. Nga ata fise sllave që
depërtuan dhe u ngulitën në Ilirik janë edhe
sllavët e sotëm që banojnë në trevat e
Maqedonisë së dikurshme antike, të cilët më
vonë e quajtën veten maqedonas, sipas emrit të vendit
ku banojnë. Prandaj, që këta maqedonas të sotëm,
për ti dalluar nga maqedonët antikë pellazgo-ilirë,
në terminologjinë e sotme politike, në të shumtën
e rasteve, emërtohen si sllavomaqedonas.
Treva e sotme gjeografike që sot quhet Maqedonia Veri-Perëndimore,
e banuar kryesisht nga pasardhësit e Ilirëve Shqiptarët,
në kohën antike ishte pjesë integrale e shtetit ilir
të Dardanëve Dardanisë, ishte si të thuash
Dardania Jugore. Dardania antike fillonte nga Tregu i Ri e Nishi
në veri dhe mbaronte në Ohër e Manastir në jug
dhe kryeqendër kishte Shkupin. Prandaj, edhe sot, kufiri në
mes të Maqedonisë Etnike dhe Shqipërisë Etnike
gjarpëron përmes fushash e brigjesh nga Kumanova, nëpër
Veles e deri në Manastir, për të vazhduar pastaj
në drejtim të Florinës, Janinës e Artës
në Greqi. Kjo vijë gjeografike antike, është
njëkohësisht edhe vija kufitare ndërmjet Maqedonisë
Lindore sllavomaqedonase dhe Maqedonisë Veri-Perëndimore
shqiptare.
Tanimë janë të njohura botërisht aspiratat kombëtare
e shtetërore të lëvizjeve e partive politike sllavomaqedone
dhe shqiptare për krijimin e shteteve të tyre kombëtare,
për çlirimin dhe bashkimin e trojeve të tyre etnike,
të pushtuara dhe të kolonizuara nga popujt fqinjë:
serbët, bullgarët dhe grekët, e cila arrihet vetëm
me formimin e Shqipërisë Etnike dhe të Maqedonisë
Etnike.
Gjysma e territorit dhe e popullsisë së Republikës
aktuale të Maqedonisë, që njihet juridikisht në
OKB me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM),
apo anglisht FYROM, Maqedonia Veri-Perëndimore, apo Ilirida,
siç i thonë sot shqiptarët, është tokë
shqiptare, pjesë e shkëputur me dhunë nga Shqipëria
Etnike. Dhe dihet që, shteti kombëtar nuk krijohet e nuk
mund të mbahet me toka e me popuj të huaj, sepse nuk ka
ardhmëri dhe jetë të gjatë.
Republika e sotme e Maqedonisë është një shtet
gjysmak, jo funksional, i rrethuar në të katër anët
me kufinj shtetërorë tokësorë, pa dalje në
det dhe pa perspektivë të zhvillimit ekonomik, si dhe
i varur përjetësisht politikisht dhe ekonomikisht nga
shtetet rretherrotull, sepse, shteti pa det, është sikurse
shtëpia pa dritare. Prandaj, rruga, puna dhe angazhimi i vetëm
i drejtë i popullit maqedonas dhe udhëheqësve të
tij është përpjekja intenzive dhe konkrete për
zgjidhjen përfundimtare të çështjes maqedone,
është lufta politike për bashkimin kombëtar
e territorial të maqedonëve dhe të Maqedonisë
Etnike.
Pushtetarët maqedonas, të të gjitha ngjyrave politike
e ideologjike, nuk duhet të humbin kohë dhe energji duke
ndjekur, diskriminuar e shtypur shqiptarët, sepse shqiptarët
nuk janë armiqtë e maqedonëve, sepse shqiptarët
dhe maqedonët kanë të njëjtin problem pa zgjidhur:
formimin e shtetit etnik kombëtar. Sepse shqiptarët dhe
maqedonët nuk janë armiq të njëri-tjetri, por
kanë armiqtë e përbashkët.
Populli maqedonas dhe politikanët e tij nuk duhet të luftojnë
kundër shqiptarëve, sepse armiqtë e tyre janë
serbët. Ata të cilët, në bashkëpunim me
shovenistët bullgarë dhe grekë pas vitit 1912, e
pushtuan dhe e ndanë Maqedoninë etnike midis tyre në
tri pjesë, duke e quajtur pjesën e tyre Juzhna Srbija
(Serbia Jugore)! Janë serbët ata që kanë sjellë
me dhjetëramijëra kolonë serbë në kohën
e Jugosllavisë së kralëve për ta kolonizuar
e serbizuar Maqedoninë! Janë serbët ata që mbollën
farën e shovenizmit, të urrejtjes e të përçarjes
midis maqedonëve e shqiptarëve me qëllim të
sundimit të tyre më të lehtë e më të
sigurt! Janë serbët ata të cilët edhe sot nuk
e njohin Pavarësinë e Kishës Ortodokse Maqedone!
Janë shovenistët serbë ata që ende në arkivat
e tyre sekrete mbajnë të fshehura planet për aneksimin
dhe serbizimin e Maqedonisë, prandaj edhe me aq ngurrim dhe
vonesë e njohën pavarësinë e saj, pas shpërbërjes
së Jugosllavisë!( Kurse Shqipëria ishte shteti i
parë në botë që njohu Maqedoninë si shtet
të pavarur e sovran, pas daljes së saj nga ish-Jugosllavia).
Janë serbët, edhe sot, ata që po hiqen si aleatët
e miqtë e popullit maqedonas e të Maqedonisë,
duke e frikësuar atë me gogolin e shtetit
të Kosovës, duke u përpjekur që të shtijnë
pyka helmuese midis shqiptarëve e maqedonëve dhe me politikën
e tyre të hapur antishqiptare dhe të fshehtë antimaqedone
tentojnë që ti fusin në luftë të
armatosur e të përgjakshme dy popujt tanë, me synimin
përfundimtar që të fitojnë ata, që ta shtrijnë
përsëri sundimin e tyre në Maqedoni!
As bullgarët e Bullgaria nuk janë lule, nuk janë
miqtë e vërtetë e të sinqertë të Maqedonisë
dhe maqedonëve, sepse edhe ata kanë qëllime pushtuese
ndaj tyre, si dhe nuk e njohin kombin maqedonas, gjuhën, historinë
dhe kulturën e tij kombëtare! Ata edhe sot ua mohojnë
të drejtat kombëtare, njerëzore e kulturore maqedonasve
në Maqedoninë e Pirinit, të cilën e kanë
pushtuar padrejtësisht, në aleancë me serbo-grekët,
gjatë Luftërave Ballkanike në vitet 1912-1914! Edhe
ndihmën vëllazërore që ia dha Bullgaria
Maqedonisë në konfliktin e vitit 2001 kundër shqiptarëve,
duke i falur armatim të vjetëruar, e kishte me hile, sa
për sy e faqe dhe, sikurse serbët, për të armiqësuar
maqedonët me shqiptarët, për ti dobësuar
ata dhe në fund për ti pushtuar e për ti
sunduar ata!
Të mos flasim për Greqinë, këtë aleate
tinëzare të Serbisë, e cila që nga formimi i
saj si shtet, me ndihmën kolosale të luftëtarëve
e kryekomandantëve arvanitas (shqiptar), më shumë
është qeverisur nga hunta e qeveri fashiste, se sa nga
qeveri demokratike! Greqia, edhe më keq se Serbia, Maqedoninë
nuk e njeh as si shtet, as si komb as si emër! Populli maqedonas
në Maqedoninë e Egjeut nuk njihet as si pakicë kombëtare
dhe të mos flasim për të drejta njerëzore, kulturore,
gjuhësore apo kombëtare! Kushtetuta greke dhe regjimet
e Greqisë e kanë proklamuar atë si shtet të
pastër etnik, ku nuk ekzistojnë pakica tjera
kombëtare jo greke! Por realiteti objektiv dhe e vërteta
mund të fshehen, aq sa mund të mbulohet dielli me shoshë.
Dhe është fakt i gjallë se, që nga Gjevgjelia
e deri në Selanik, në të dyja anët e rrjedhës
së Vardarit, shtrihet Maqedonia e Egjeut, e banuar kryesisht
me popullsi maqedone, që mendojnë e flasin maqedonisht,
edhe pse, si në të kaluarën, ashtu edhe tash, nuk
guxojnë as të shkruajnë dhe as të flasin publikisht
maqedonisht nga regjimet dhe politika në vazhdimësi fashiste
e raciste e Athinës!
*****
Shqiptarët dhe maqedonët kanë qenë dhe janë
aleatë natyrorë dhe strategjikë të njëri-tjetrit.
Ata kurrë nuk kanë luftuar mes veti dhe nuk kanë
pushtuar me vetëdije tokat e njëri-tjetrit, përveç
se në raste kur kanë ra në kurthën e të
huajve, si për shembëll: kur luftëtarët maqedonas
janë nxitur dhe mashtruar nga shovenistët serbo-bullgarë,
pas tërheqjes së Turqisë nga Ballkani, gjatë
Luftërave Ballkanike, në luftë për pushtimin
e tokave shqiptare! Apo rasti tjetër, kur ballistët shqiptarë,
të nxitur nga fashistët italo-gjermanë, kanë
luftuar kundër maqedonëve për mbrojtjen e krijesës
fashiste, shtetit gjysmak e kuisling të Shqipërisë
së Madhe, e cila as si e tillë nuk ka qenë
fare e madhe, sepse ska qenë as sa gjysma e Shqipërisë
reale etnike!
Sidoqoftë, edhe ato pak përleshje të armatosura që
janë zhvilluar midis shqiptarëve dhe maqedonëve,
janë rezultat i intrigave dhe politikave antishqiptare dhe
antimaqedone të Serbisë, Bullgarisë, Greqisë
dhe regjimeve fashiste evropiane. Kurse, gjatë gjithë
periudhës tjetër historike, shqiptarët dhe maqedonët
kanë bashkëpunuar, kanë qenë aleatë dhe
kanë luftuar së bashku kundër pushtimit turk dhe
të tjerëve më vonë, për çlirim kombëtar.
Nuk është këtu vetëm rasti i Kryengritjes së
Ilindenit dhe Republikës maqedono-shqiptare të Krushevës
më 1903, por janë me qindra beteja e ndihma solidare të
shqiptarëve dhe maqedonëve në luftën e tyre
për liri e pavarësi kombëtare. Ky bashkëpunim
e bashkëveprim i përbashkët është pohuar
e shkruar edhe nga vetë luftëtarët, historianët,
shkrimtarët dhe udhëheqësit politik e ushtarakë
maqedonas të asaj periudhe kohore. Kush e ka shfletuar e lexuar
historinë e Maqedonisë dhe të Shqipërisë
të shekujve XVIII, XIX e XX do të binden për këtë
të vërtetë.
Historia është për tu lexuar, për tu
analizuar, për tu kuptuar drejt, për të mësuar
nga ajo dhe për të mos u përsëritur gabimet
historike të të dy popujve tanë sot dhe në të
ardhmen. Po ta lexojnë me vëmendje, seriozisht, shkencërisht,
me mendje të kthjelltë, me zemër e sinqeritet të
vërtetë shqiptarët dhe maqedonët historinë
e tyre kombëtare dhe historinë e njëri-tjetrit, atëherë
do të shohin dhe do të binden se ata kanë qenë
dhe janë të vetmit aleatë natyrorë e strategjikë,
të vetmit mbështetës të njëri-tjetrit për
zgjidhjen e drejtë të çështjeve të tyre
kombëtare në Ballkan, janë bashkëluftëtarë
për krijimin e Shqipërisë Etnike dhe të Maqedonisë
Etnike. Natyrisht që, përveç njëri-tjetrit,
shqiptarët dhe maqedonët kanë e do të kenë
edhe aleatë të tjerë në Ballkan dhe në
botë.
Nuk mund të çlirohet e të bashkohet Maqedonia Etnike,
duke luftuar maqedonët kundër të gjithë popujve
fqinjë, e sidomos kundër shqiptarëve, sepse nuk kanë
resurse njerëzore dhe ekonomike. As duke mbajtur nën sundim
Iliridën shqiptare (Maqedoninë Veri-Perëndimore),
por duke u afruar e pajtuar, duke bashkëvepruar e lidhur aleancë
politiko-ushtarake me shqiptarët e Iliridës e të
gjithë Shqipërisë Etnike, në luftë të
përbashkët kundër armiqëve e pushtuesve të
përbashkët të tyre.
Le të shërbejë Marrëveshja historike e Ohrit
e gushtit 2001 si një urë lidhëse, afrimi, pajtimi
e besimi reciprok; si një fillim i bashkëpunimit politiko-strategjik,
si një ripërtritje e aleancës shekullore shqiptaro-maqedone
në luftë të përbashkët për aspirata
të njëjta kombëtare. Le të shërbejë
Marrëveshja e Ohrit si pikënisje, si gur themeli për
ndarjen paqësore e demokratike të të dy popujve tanë
dhe për forcimin e fqinjësisë dhe miqësisë
midis shqiptarëve e maqedonëve dhe si fillim i bashkëpunimit
ndërshtetëror në mes të Maqedonisë Etnike
dhe Shqipërisë së ardhshme Etnike.
Prandaj, të mos e dëmtojmë më tej njëri-tjetrin,
të mos e luftojmë dhe urrejmë më tej njëri-tjetrin,
të mos e pengojmë më tej njëri-tjetrin në
rrugë për çlirim dhe bashkim kombëtar, sepse
në këtë mënyrë luftojmë vetëveten,
pengojmë me vetëdije ribashkimin e Maqedonisë Etnike
dhe të Shqipërisë Etnike.
As Shqipëria Etnike nuk mund të çlirohet e të
ribashkohet duke u ngritur shqiptarët kundër gjithë
Ballkanit, pavarësisht se ata janë rreth 8 milionë
banorë në gjithë hapësirat e Shqipërisë
Etnike. Edhe shqiptarëve u duhen aleatë natyrorë
e miq për të realizuar të drejtat dhe idealet e tyre
kombëtare. Dhe njëri nga ata 5-6 aleatët e mundshëm
të shqiptarëve janë edhe maqedonët.
Armiqtë e shqiptarëve dhe të maqedonëve janë
në bashkëpunim të fshehtë dhe në aleancë
të fortë me njëri-tjetrin kundër dy popujve
tanë, dhe përmes taktikës e dredhisë romake
përçajë e sundo e kanë penguar
dhe po e pengojnë ende ribashkimin e popullit maqedonas dhe
të popullit shqiptar në shtetet e tyre etnike. Edhe sa
do të ketë sukses kjo taktikë e politikë kolonialiste
serbo-bullgaro-greke, kjo do të varet nga mençuria,
vendosmëria, guximi, afrimi, pajtimi, bashkëveprimi, marrëveshja
dhe lidhja e aleancës politiko-ushtarake midis shqiptarëve
dhe maqedonëve për të punuar e luftuar së bashku
kundër pushtuesve e kolonizatorëve të Shqipërisë
Etnike dhe të Maqedonisë Etnike.
Ndoshta edhe të vetëm, të ndarë dhe të
armiqësuar me njëri-tjetrin shqiptarët dhe maqedonët
do ta realizojnë idealin, programin dhe të drejtën
e tyre për shtete të bashkuara etnike, por është
vështirë të besohet se, edhe po të arrihet një
gjë e tillë pa aleancën shqiptaro - maqedone, atëherë
kjo do të arrihet përmes ndeshjeve e përleshjeve
të kota e të panevojshme midis shqiptarëve e maqedonëve,
të cilat do të gjakosnin e rigjakosnin dy popujt tanë
dhe do të gëzonin armiqtë tanë të përbashkët!
Një tragjedi dhe gabim i tillë historik e fatal nuk duhet
të ndodhë, sepse udhëheqësve e luftëtarëve
shqiptarë e maqedonas një gjë të tillë
nuk do tua falte kurrë as historia, as ndërgjegja
njerëzore e demokratike dhe as brezat e ardhshëm të
të dy popujve tanë.
Uroj nga zemra që shqiptarët dhe maqedonët, si dhe
politikanët e tyre të tashëm e të ardhshëm,
ta shqyrtojnë me bindje e seriozitet të plotë, me
zemër të ftohtë e mendje të kthjelltë realitetin
historik e aktual të marrëdhënieve politiko - ushtarake
shqiptaro - maqedone, duke hartuar kontrata, pakte e marrëveshje
të reja strategjike bashkëpunimi e bashkëveprimi
në interes të forcimit të paqes e të pajtimit,
të krijimit të aleancës shqiptaro - maqedone për
arritjen e objektivave legjitime kombëtare për vetëvendosje
të të dy popujve tanë, si dhe për ribashkimin
e Shqipërisë Etnike dhe të Maqedonisë Etnike.
Shkruar në Janar 2004,
Botuar në, PASQYRA, revistë e pavarur, Nr.78, 10 Shkurt
2004, Prishtinë, me titull: Shqiptarët dhe maqedonët
duhet të punojnë bashkë
MAQEDONIA, DREJT EUROPËS PA ILIRIDËN!
Pushtetarët sllavomaqedonas gjatë gjithë historisë
së tyre shtetërore, që nga viti 1945
e deri më sot, janë treguar antishqiptarë! Kanë
punuar e vepruar kundër popullit shqiptar nën këtë
republikë-shtet, duke i maltretuar e burgosur,
duke ua mohuar të drejtat kombëtare e njerëzore,
duke ua cunguar kulturën, arsimin dhe historinë e tyre
origjinale.
Si në kohë të komunizmit (1945-1991),
ashtu edhe në kohë të demokracisë
(1991-2007), pozita shtypëse e shfrytëzuese e shqiptarëve
nën këtë republikë-shtet nuk ka
ndryshuar aspak! Ajo vetëm ka njohur disa zbatica të vogla
herë pas here, kur forcat e pushtetarëve kanë qenë
të dobësuara, por në momentin kur pushtetarët
sllavomaqedonas në Shkup kanë forcuar pozitat politiko-ushtarake,
atëherë menjëherë ka filluar batica dhe përplasja
e tyre me popullin shqiptar të Iliridës!
Duke qenë gjithmonë një dorë e zgjatur e shovenizmit
serbomadh dhe ekspansionizmit bullgaromadh, pushtetarët sllavomaqedonas
në Shkup kurrë nuk kanë ngurruar që të
nëpërkëmbin Shqiptarët, që ti shtypin
politikisht, që ti diskriminojnë etnikisht, që
ti shfrytëzojnë ekonomikisht, deri edhe ti
burgosin dhe vrasin fizikisht!
Kështu flet historia e djeshme e këtij shteti!
Kështu flasin edhe ngjarjet e sotme politike në këtë
vend! Pushtetarët sllavomaqedonas në Shkup thonë
e trumbetojnë çdo ditë se ata kanë ndërtuar
një shtet i cili është e vetmja oazë
e paqes në Ballkan, duke u përpjekur kështu
që të fitojnë poena tek ndërkombëtarët
për tu anëtarësuar në NATO dhe në
Bashkimin Europian. Por me politikën e saj antishqiptare
që ka ndjekur dhe që po ndjek në vazhdimësi,
Maqedonia (IRJM) jo vetëm që nuk do të aderojë
kurrë në këto organizma ndërkombëtarë,
por ajo rrezikon edhe integritetin e vet territorial!
Me politikën antidemokratike, shoveniste e antishqiptare që
ndjekin, pushtetarët e Shkupit e kanë dëshmuar se
ata nuk duan që të anëtarësohen në NATO
dhe në Bashkimin Europian, sepse nuk i lejon albanofobia
e tyre, sëmundje kjo kronike e të gjitha shovenizmave
sllavo-greke të Ballkanit! Ata duan të integrohen në
NATO dhe Europë, por pa Shqiptarët dhe pa trojet shqiptare
të Iliridës. Kësaj doktrine antishqiptare i shërben
edhe akti më i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Shkupit
për ndalimin e përdorimit të Flamurit Kombëtar
Shqiptar nga populli ynë në Iliridë, si dhe më
heret të mohimit të të drejtës së Gjuhës
Shqipe që të jetë gjuhë e dytë zyrtare
shtetërore! Kush na garanton neve se nesër po kjo Gjykatë
Kushtetuese nuk do të marrë një vendim tjetër
për anulimin e Ligjit për Decentralizimin Territorial,
ose se nuk do të anulojë Ligjin për Zyrtarizimin
e Universitetit Shtetëror të Tetovës?!
Ky qëndrim antishqiptar i qeveritarëve sllavomaqedonas
e ka burimin te mohimi dhe shkelja e vendimeve të Marrëveshjes
së Ohrit. Kjo do të thotë se historia po përsëritet.
Historia shqiptaro-maqedonase po kthehet me shpejtësi te viti
i errët dhe i përgjakur i vitit 1997! Kjo do të thotë
se sërish po na troket në derë viti i përleshjeve
të gjakosura shqiptaro-maqedonase të pranverë-verës
2001!
Këtë herë luftën shqiptaro-maqedonase don ta
shpallë Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, një organ
i pavarur e apolitik, i cili duhej të
ishte garant i demokracisë, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë
dhe paqes ndëretnike në IRJM! Por, jo, ajo tanimë
ka marrë rolin e luftënxitësit dhe përndjeksit
të një populli të tërë Shqiptarëve
të Iliridës!
Nuk duhet harruar se vendimet e kësaj Gjykate janë obligative
për pushtetin ekzekutiv qendror dhe lokal. Vendimet e kësaj
Gjykate nuk janë të diskutueshme, ato vetëm duhet
të zbatohen. Kjo do të thotë se, në rast se
Kryetarët Shqiptarë të Komunave refuzojnë zbatimin
e këtij vendimi, ata do të detyrohen me ligj që ta
bëjnë një gjë të tillë! Në rast
se ata refuzojnë përsëri, atëherë ata do
të ndiqen penalisht! Kjo do të thotë se, Kryetarët
Shqiptarë të Komunave do të pushohen nga puna, do
tu merret me dhunë mandati i populli dhe do të arrestohen,
burgosen dhe gjykohen për shkelje të ligjit! Refuzimi
i Kryetarëve Shqiptarë të Komunave që të
zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të urdhërave
të Qeverisë, do të thotë përleshje dhe
gjakderdhje e re shqiptaro-maqedonase! Do të thotë fillimi
i shpërbërjes definitive të këtij shteti me
emrin IRJM/FYROM. Dhe fajtorë për këtë do të
jetë Gjykata Kushtetuese antishqiptare e Shkupit dhe nxitësja
e saj Qeveria ultranacionaliste e VMRO-DPMNE-së dhe
vazalëve të tyre shqiptarë!
Mohimi dhe shkelja e Marrëveshjes së Ohrit
nga pushtetarët e sotëm ultranacionalistë të
VMRO-DPMNE-së është në realitet mohim i bashkëjetesës
së Shqiptarëve dhe Sllavomaqedonëve në të
njëjtin shtet, që sot nga ata quhet Republika e Maqedonisë,
kurse nga Ndërkombëtarët dhe OKB quhet Ish Republika
Jugosllave e Maqedonisë IRJM (apo FYROM në anglisht).
Mohimi, anashkalimi, shkelja dhe moszbatimi i Marrëveshjes
së Ohrit, nga kushdoqoftë, do të thotë
mohim i IRJM-së, do të thotë shpërbërje
dhe ndarje e Republikës aktuale të Maqedonisë ndërmjet
Shqiptarëve dhe Sllavomaqedonasve. Dhe, përderisa këtë
Marrëveshje të Ohrit deri tani e kanë
mohuar dhe shkelur vetëm qeveritarët sllavomaqedonas,
kjo do të thotë se ata janë iniciatorët numër
një për ndarjen e Maqedonisë. Çështë
e vërteta, qeveritarët e VMRO-DPMNE-së edhe herën
e kaluar kur ishin në pushtet, edhe tani që kanë
rimarrë pushtetin, janë deklaruar disa herë hapur
se janë për ndarjen e Maqedonisë, gjegjësisht
për flakjen e Shqiptarëve nga ky shtet.
Qeveritarët sllavomaqedonas Flakjen e Shqiptarëve
nga ky vend kanë tentuar ta bëjnë edhe gjatë
konfliktit të armatosur të vitit 2001, por nuk u ka ecur.
Një gjë të tillë ata tentojnë ta bëjnë
edhe tani, me anë të mohimit të të drejtave
njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, përmes
moszbatimit të Marrëveshjes së Ohrit
dhe përmes provokimeve të përditshme, siç
është rasti i fundit përmes ndalimit gjyqësor
të përdorimit të lirë e publik të Flamurit
Kombëtar nga ana e popullit shqiptar të Iliridës.
Çdo të thotë Flakje e Shqiptarëve
nga Maqedonia, sipas planeve shoveniste antishqiptare të pushtetarëve
VMRO-istë? FLAKJE do të thotë që Maqedonia dhe
sllavomaqedonët të lirohen nga shqiptarët dhe trojet
e tyre, duke u dhënë atyre aq sa duan ata dhe jo aq sa
janë trojet shqiptare nën Maqedoni.
Dhe, sipas tyre, trojet shqiptare të Iliridës janë
vetëm dy qytete-komuna të saj: Dibra dhe Gostivari dhe
ndonjë pjesë rurale aty-këtu!!! E pra, kaq fodullë
e arrogantë, kaq mendjelehtë dhe mendjemëdhenj janë
shovenistët sllavomaqedonas, sa që ata luajnë rolin
e Zotit të plotëfuqishëm
dhe u japin Shqiptarëve aq troje shqiptare sa duan
ata! Luajnë rolin e Zotit të gjithëdijshëm,
duke pretenduar se janë historian të pagabueshëm
dhe i dijnë se ku shtrihen historikisht dhe faktikisht
trojet shqiptare të Iliridës!
Në këtë mënyrë, pushtetarët dhe historianët
sllavomaqedonas luajnë edhe rolin e naivit, bëhen
sikur nuk i njohin kufinjtë etnikë të
Iliridës në IRJM! Ata dridhen e tmerrohen kur u kujtohet
se ku janë kufijtë etnikë, natyrorë e realë
të trojeve shqiptare të Shqipërisë Etnike dhe
në këtë kuadër edhe kufijtë e trojeve etnike
të Iliridës. Ata e dinë se heret a vonë trojet
etnike shqiptare të Iliridës do të ndahen nga IRJM
dhe do ti bashkohen Shqipërisë Etnike, prandaj ata,
me një sjellje prej demokratësh e xhentëlmenësh
përpiqen që të keqes ti dalin përpara,
duke propozuar vetëvendosje sllavomaqedonase për
trojet shqiptare të Iliridës dhe shkëputjen e tyre
nga Maqedonia në mënyrë paqësore.
Në këtë mënyrë ata duan të marrin
pjesën e luanit të trojeve shqiptare, duke
ofruar vullnetarisht ndarjen e dy-tre qyteteve shqiptare
nga Maqedonia dhe kështu të mbyllej përgjithmonë
çështja shqiptare në Maqedoni. Ta duan ta ndajnë
Maqedoninë (IRJM) por jo me marrëveshjen e tyre me Shqiptarët,
por përmes provokacioneve të këtilla, që faji
para ndërkombëtarëve, për ndarjen e Maqedonisë,
për ndryshimin e kufijve, për prishjen e paqes,
etj., tu mbesë shqiptarëve! Ky është një
plan dinak nga sllavomaqedonasit, por i parealizueshëm, sepse
është bërë pa Shqiptarët. Pa të zotët
e vendit. Ilirida nuk mund të ndahet, ajo është një
trevë kompakte shqiptare. Maqedonia mund të ndahet kur
të dojë nga Ilirida.
IRJM mund të hyjë në Europë e në NATO,
edhe pa popullin shqiptar, pa trojet etnike shqiptare, pa Iliridën.
Ilirida, trojet e saj dhe shqiptarët e saj, së pari do
të bëjnë integrimin dhe bashkimin territorial të
Shqipërisë Etnike dhe pastaj si shtet i bashkuar kombëtar
do të integrohen edhe në organizmat euro-atlantike të
NATO-s dhe të Bashkimit Europian. Shqipëria e Bashkuar
në Europën e Bashkuar.
1 nëntor 2007
REPUBLIKA FEDERATIVE E VARDARIT-
ALTERNATIVA E VETME PAQËSORE
H Y R J E
Bashkimi bën fuqinë, - thotë urtësia popullore.
Por, jo çdo bashkim bën fuqinë. Ka bashkim dhe
bashkim. Ka bashkim të vullnetshëm dhe bashkim
të dhunëshëm.
Pjesa e kombit shqiptar dhe trojeve të tij që sot
gjenden të kolonizuara, të ndara dhe të pushtuara
nga Serbia, Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi bëjnë pjesë
në bashkimin e dhunshëm të trojeve shqiptare këtyre
shteteve shoviniste fqinje.
Bashkimi i vullnetshëm i popujve dhe shteteve bëhet
nga shkaqe, interesa dhe rrethana të caktuara historike, objektive
dhe subjektive të popujve që bëjnë bashkimin.
Dhe po nga rrethana e shkaqe të caktuara historiko-politike,
ekonomike e kulturore popujt bëjnë çbashkimin dhe
ndarjen e tyre. Bashkimi i dhunshëm sjellë çbashkimin
e dhunshëm, kurse bashkimi i vullnetshëm sjellë ndarjen
e vullnetshme. Bashkimi dhe ndarja e popujve është një
e drejtë e tyre e patjetërsueshme, është një
veprim i arsyeshëm dhe i nevojshëm në bazë të
kohës, hapësirës dhe rrethanave konkrete politike
në të cilat bëhet bashkimi apo ndarja e popujve.
Me vullnetin e tyre popujt, zakonisht, bashkohen në federata
e konfederata, lidhje apo bashkësi shtetesh dhe po me vullnetin
e tyre ata dalin nga federata, konfederata apo bashkësia shtetërore.
Shprehja e lirë e vullnetit të popullit bën pjesë
në të drejtën demokratike e të ligjshme të
çdo populli për vetëvendosje: të vendosë
vetë për bashkim me popujt tjerë apo për ndarje
nga ata, si dhe të vendosë vetë për formën
shtetërore të zhvillimit të tij shoqëror, politik,
juridik, ekonomik dhe kulturor.
I. PAK HISTORI
Kombi shqiptar është njëri ndër popujt më
të vjetër të Ballkanit (Ilirikut) dhe Europës.
Ai është popull autokton në tokat ku jeton sot dhe
është pasardhës i drejtpërdrejtë i Ilirëve.
Si gjatë sundimit romako-bizantin, pushtimeve të hershme
e të vonëshme sllave, ashtu edhe gjatë sundimit osman,
populli ynë nuk e pushoi kurrë qëndresën dhe
luftën e tij me shpatë, penë dhe pushkë në
dorë për liri, pavarësi, bashkim kombëtar dhe
progres shoqëror.
Me gjithë luftërat dhe përpjekjet e parreshtura për
çlirim dhe bashkim kombëtar, populli shqiptar dhe trojet
e tij etnike ende janë të ndara në katër shtete
shoviniste dhe kolonialiste fqinje: Serbia, Greqia, Maqedonia (IRJM)
dhe Mali i zi.
Ndarja e kombit shqiptar dhe trojeve të tij etnike është
si rezultat i politikave grabitqare të shteteve shoviniste
fqinje dhe si rezultat i qëndrimeve antishqiptare e antidemokratike
të Fuqive të Mëdha të kohës, të cilat
përmes Kongresit të Berlinit (1878), Konferencës
së Londrës (1913), Konferencës së Versajës
(1919) dhe Konferencës së Parisit (1945), konfirmuan vazhdimisht
ndarjen e kombit shqiptar dhe të atdheut të tij
Shqipërisë.
Populli shqiptar në Maqedoni dhe trojet e tij janë vazhdimësi
dhe pjesë integrale e kombit shqiptar dhe trojeve të tij
në Ballkan Shqipërisë Etnike.
II. GJENDJA AKTUALE
POLITIKO-EKONOMIKE
E SHQIPTARËVE NË ILIRIDË
Shqiptarët në Maqedoni përbëjnë mbi 40%
të numrit të përgjithshëm të popullsisë
së republikës.
Edhepse në numër shumë të madh dhe autoktonë
në tokat e tyre, shqiptarët kurrë nuk kanë qenë
të barabartë me maqedonasit.
Shqiptarët e Iliridës kanë qenë dhe janë
të shtypur e të diskriminuar politikisht, juridikisht
dhe ekonomikisht nga ana e pushtetmbajtësve maqedonas.
Shqiptarët janë diskriminuar e po nëpërkëmben
edhe sot në fushën e arsimit, kulturës, punësimit
dhe të drejtave tjera kombëtare e njerëzore.
As në polici, ushtri dhe në administratën publike,
shqiptarët nuk janë të përfshirë në
përputhje me numrin e tyre real të numrit të përgjithshëm
të popullsisë së republikës, sepse numrin e
vërtetë të shqiptarëve e kanë fshehur të
gjitha regjimet e deritashme maqedonase.
Mbi shqiptarët është ushtruar dhe po zbatohet ende
një politikë denigruese, mospërfillëse, johumane
dhe antishqiptare në të gjitha fushat e jetës shoqërore
- politike.
Kërkesat dhe vullneti politik i shqiptarëve janë
mohuar dhe shkelur me dhunë policore - ushtarake me dekada
të tëra nga regjimet maqedonase.
As pas luftës gjysmëvjeçare të UÇK-së
dhe aprovimit të Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët
në Maqedoni nuk i kanë realizuar aspiratat e tyre kombëtare
për drejtësi dhe barazi me maqedonasit.
Marrëveshja e Ohrit jo vetëm nuk e ka tejkaluar, por as
nuk e ka arritur përmbajtjen e Kushtetutës së Republikës
Socialiste të Maqedonisë së viteve 70-të dhe
80-të të shekullit të kaluar.
Aktualisht shqiptarët në Maqedoni janë të pakënaqur
me pozitën e tyre politike, juridike, ekonomike e kulturore,
sepse kushtetuta dhe ligjet në fuqi nuk ua njohin të drejtën
e kombit shtetformues dhe gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare
shtetërore. Shqiptarët e Iliridës ende janë
pakicë kombëtare në Republikën e Maqedonisë
unitariste.
III. PARIMET E PËRGJITHSHME DEMOKRATIKE
TË SHQIPTARËVE NË ILIRIDË
Shqiptarët e Iliridës angazhohen për realizimin praktik
të së drejtës së popujve për të shprehur
vullnetin e tyre politik përmes Referendumit Popullor, duke
vetëvendosur për shtetin në të cilin duan të
jetojnë dhe për formën shtetërore që duan
të formojnë, gjithmonë sipas Kartës së
OKB-së: mbi të drejtën e popujve për vetëvendosje
deri në shkëputje.
Shqiptarët e Iliridës punojnë për rrespektimin
e të drejtave themelore njerëzore, të drejtën
e shprehjes së lirë të mendimit, të drejtën
e organizimit politik, të drejtën e protestimit paqësor,
të drejtën e arsimimit, të punësimit dhe besimit
sipas ligjeve demokratike të sistemit shumëpartiak dhe
pluralizmit politik të sanksionuara në Konventën
e Gjenevës të vitit 1951.
Shqiptarët e Iliridës kërkojnë të bëhet
regjistrimi real dhe transparent i popullsisë në Maqedoni,
nën kontrollin e rreptë të tyre dhe të ndërkombëtarëve
dhe me theks të veçantë të dihet numri i vërtetë
i shqiptarëve.
Shqiptarët e Iliridës e pranojnë dialogun politik
demokratik dhe marrëveshjen për zgjidhjen e të gjitha
çështjeve të hapura politike, ekonomike e sociale
që i preokupojnë dy popujt tanë dhe grupet tjera
etnike në Maqedoni.
Shqiptarët e Iliridës janë për integrime politiko
- ekonomike dhe ushtarake rajonale dhe europiane, por pasi të
jetë arritur integrimi i brendshëm ndërshqiptar.
Shqiptarët e Iliridës janë përcaktuar për
ekonominë e tregut të lirë, për qarkullimin
e lirë të njerëzve, të vlerave materiale e të
kapitalit, duke iu nënshtruar ligjeve të konkurencës
demokratike.
Shqiptarët e Iliridës angazhohen për investimin e
kapitalit të jashtëm, ngritjen e objekteve industriale,
duke u përkujdesur për zhvillimin sa më të shpejtë
të tokave shqiptare, për punësimin e njerëzve
dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve.
Shqiptarët e Iliridës mbështesin pa rezervë
punën shkencore e arsimore të Universitetit të Tetovës
dhe angazhohen me të gjitha forcat që ky institucion i
lartë mësimor të institucionalizohet, të regjistrohet
dhe të finansohet nga shteti.
IV. QËNDRIMET DHE SYNIMET POLITIKE,
DEMOKRATIKE DHE KOMBËTARE
TË SHQIPTARËVE NË ILIRIDË
Shqiptarët në Maqedoni i kanë të gjitha karakteristikat
dhe atributet e një kombi. Ata kanë territorin e tyre
kompakt, gjuhën, historinë, lidhjet ekonomike, formimin
psiqik, vetëdijen e lartë kombëtare, kulturën
e traditën e lashtë, si dhe autoktoninë mijëravjeçare
në këto troje.
Mbështetur në realitetin objektiv aktual dhe në të
vërtetën historike, shqiptarët e Iliridës aspirojnë
për barazinë e plotë politiko - juridike të
tyre dhe maqedonëve, përmes ngritjes së shqiptarëve
në nivelin e kombit shtetformues dhe të gjuhës shqipe
në gjuhë zyrtare shtetërore krahas kombit
maqedon dhe gjuhës maqedonishte.
Shqiptarët e Iliridës angazhohen që republika e sotme
e Maqedonisë të shndërrohet në një shtet
federativ i përbërë nga dy republika: republika shqiptare
dhe republika maqedonase.
Shqiptarët e Iliridës synojnë që shteti i ardhshëm
shqiptaro - maqedonas të emërohet: Republika Federative
e Vardarit (RFV). Republikën Federative të Vardarit, si
shtet të njohur ndërkombëtarisht, do ta përbëjnë:
Republika e Iliridës dhe Republika e Maqedonisë.
Kryeqyteti i Republikës Federative të Vardarit do të
jetë Shkupi, i cili njëkohësisht do të shpallet
kanton i pavarur e neutral, kurse Republika e Iliridës dhe
Republika e Maqedonisë do të kenë kryeqytetet e tyre,
por jo Shkupin.
Flamuri i Republikës Federative të Vardarit do të
jetë një bashkim i flamurit të Iliridës dhe
flamurit të Maqedonisë: mbi fushën e kuqe të
flamurit do të vendoset shqiponja e zezë dykrenare dhe
dielli i verdhë me rreze.
E gjithë veprimtaria politike, ekonomike dhe juridike e brendshme
dhe e jashtme e Republikës Federative të Vardarit do të
rregullohet me Kushtetutën Federative, e cila do të hartohet
nga ekspertët e komisionit kushtetues shqiptaro-maqedonas,
sipas standardeve eropiane të federalizmit demokratik.
Federalizimi i Maqedonisë nuk është shpikur nga një
grusht ekstremistësh shqiptarë. Këtë
idé e kanë shprehur edhe shumë intelektualë
dhe veprimtarë politikë realistë maqedonas qysh nga
gjysma e dytë e shekullit XIX dhe deri te gjysma e parë
e shekullit XX, siç janë: Petar Manxhukov, Konstantin
Kirkov, Goce Dellçev, Jane Sandanski, Dimitar Vllahov,...etj.,
dhe deri te Vanço Mihajllov e Mirjana Maleska në ditët
tona.
Shqiptarët e Iliridës konsiderojnë se krijimi i Republikës
Federative të Vardarit është zgjidhja më e drejtë
dhe më reale në kushtet dhe rrethanat politike aktuale
në Ballkan dhe në përputhje të plotë me
politikën europiane e botërore të integrimit dhe
mosndryshimit të kufinjve shtetërorë me dhunë.
Shqiptarët e Iliridës besojnë thellësisht se
Republika Federative e Vardarit do të ishte një faktor
i madh stabilizues për paqen në Ballkan, për zhvillimin
e hovshëm ekonomik të vendit, si dhe për anëtarësimin
më të shpejtë të tij në Bashkimin Europian
dhe në NATO.
Shqiptarët e Iliridës konsiderojnë se Republika Federative
e Vardarit nuk është iluzion, por një mundësi
reale që mund të arrihet përmes vullnetit të
lirë të popullit shqiptar dhe popullit maqedonas
me anë të dialogut konstruktiv demokratik.
Republika Federative e Vardarit jo vetëm që do të
qetësonte Ballkanin dhe Europën, por në rradhë
të parë do ti qetësonte, do ti pajtonte,
dhe do ti miqësonte përgjithmonë shqiptarët
dhe maqedonët. Të dy popujt do të bëheshin më
të fortë, më të pasur dhe më të civilizuar.
Ata do të ishin shembëll frymëzimi bashkëjetese
paqësore për të gjithë popujt e botës.
Shqiptarët e Iliridës shprehin bindjen se Republika Federative
e Vardarit është e mundur dhe duhet të arrihet e
të formohet jo përmes luftës, dhe jo pas luftës,
por pikërisht para luftës, përmes paqes e dialogut
demokratik dhe pas marrëveshjes konstruktive në mes të
përfaqësuesve të shqiptarëve dhe të maqedonëve.
Argumentet e shqiptarëve të Iliridës për krijimin
e Republikës Federative të Vardarit janë:
Vullneti i lirë për vetëvendosje i shqiptarëve
dhe i maqedonëve, e vërteta historike dhe realiteti aktual
objektiv, dëshira demokratike për bashkëjetesë
e shqiptarëve dhe e maqedonëve në një shtet
të përbashkët federativ, si dhe dëshira e tyre
që të jetojnë në paqë, drejtësi dhe
barazi kombëtare e njerëzore me njëri-tjetrin.
Shqiptarët e Iliridës synojnë dhe besojnë në
mundësinë e krijimit të Republikës Federative
të Vardarit, prandaj do të angazhohen me të gjitha
forcat e tyre njerëzore, politike e shpirtërore për
sensibilizimin dhe sqarimin e të dy popujve tanë se Republika
Federative e Vardarit është e vetmja zgjidhje politiko-juridike
që çon drejtë paqes, drejtë zhvillimit ekonomik
dhe progresit demokratik të të dy popujve tanë.
Shqiptarët e Iliridës nuk do të heqin dorë
kurrë nga përcaktimi i tyre politik, demokratik e kombëtar
për formimin e Republikës Federative të Vardarit.
Në realizimin e bindjeve të tyre politike, ata llogarisin
në përkrahjen e gjithë kombit shqiptar, në përkrahjen
e popullit maqedonas, si dhe në ndihmën këshillëdhënëse
e inkurajuese të qeverive demokratike të Europës,
të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të
Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Shqiptarët e Iliridës konsiderojnë se një
popull që i mohon popullit tjetër lirinë, as vetë
nuk është i lirë. Ai popull që robëron
e sundon popullin tjetër edhe vetë është i robëruar
dhe i sunduar. E drejta për liri, demokraci, pavarësi,
barazi, drejtësi dhe mirëqenie ekonomike, është
e drejtë natyrore dhe njerëzore e patjetërsueshme
e çdo populli. Nga kjo e drejtë universale shqiptarët
e Iliridës nuk do të heqin dorë asnjëherë,
deri në realizimin e plotë të saj.
Shqiptarët e Iliridës konfirmojnë se ardhmëria
e vetme e Republikës së sotme të Maqedonisë
(IRJM) është krijimi nga ajo e Republikës Federative
të Vardarit (RFV). Të gjitha opcionet tjera politike jo
vetëm që nuk e zgjidhin çështjen politiko-territoriale
midis shqiptarëve dhe maqedonëve, por, përkundrazi,
e ashpërsojnë më shumë situatën dhe i acarojnë
më tej marrëdhëniet ndëretnike. Republika Federative
e Vardarit është e vetmja alternativë paqësore
që çon drejt paqes së qëndrueshme, kurse të
gjitha rrugët tjera të zgjidhjes së përkohëshme
çojnë drejtë luftës së pashmangshme,
në të ardhmen, midis shqiptarëve dhe maqedonëve.
Shqiptarët e Iliridës kanë bindjen se ata dhe maqedonët
i kanë miqtë dhe armiqtë e përbashkët rajonalë
e ndërkombëtarë. Shqiptarët dhe maqedonët
janë aleatë natyrorë dhe strategjikë të
njëri-tjetrit. Republika Federative e Vardarit do ta forconte
dhe do ta përjetësonte miqësinë dhe aleancën
natyrore e strategjike të shqiptarëve dhe maqedonëve
dhe do të hapte horizonte të reja drejtë ardhmërisë
paqësore të të dy popujve.
Shkruan në Qershor 2002,
Botuar në GLOBI, revistë e pavarur, Nr.37, 31 Tetor 2002,
Shkup.
KOSOVASHTET, RRADHËN E KA ILIRIDA!
Historikisht, në të shumtën e rasteve, Shqiptarët
kanë luftuar kundër pushtuesve të tyre ndaras: fis
pas fisi, principatë pas principate, pashallëk pas pashallëku
e krahinë pas krahine. Numrohen në gishta ato raste në
histori kur Shqiptarët janë bashkuar dhe ngritur në
luftë çlirimtare si një popull i vetëm dhe
i bashkuar.
Këtu mund të numrohet Lidhja e Lezhës, Lidhja e Prizrenit
dhe Kryengritja e Përgjithshme e 1912-së, të cilat
nuk mund të themi se ia kanë arritur qëllimit final,
sepse, pas formimit të tyre Udhëheqjet e tyre nuk kanë
funksionuar në unitet të plotë, por ka pasur ndarje
e mosmarrëveshje midis krerëve udhëheqës të
këtyre Lidhjeve dhe mosunitet mendimi dhe veprimi brenda Udhëheqjes
së Kryengritjes së Përgjithshme.
Luftërat çlirimtare pas 1912-së populli ynë
i ka bërë i ndarë, veç e veç dhe secili
në krahinën e vet. Edhe luftërat e fundit çlirimtare
u bënë me rend dhe ndaras, prandaj u fitua aq pak liri
e të drejta kombëtare.
Pavarësia e Kosovës vetëm do ta thellojë këtë
ndarje, do ta përligji këtë vazhdimësi të
përpjekjeve të çdo krahine shqiptare që me
forcat e veta të luftojë për të hedhur qafe
zgjedhën e robërisë sllavo-greke.
Kosova-Shtet, do ti hypë "Trenit të Europës",
porsi Shqipëria e Tiranës, dhe krahinave tjera shqiptare:
Iliridës, Kosovës Lindore, Malësisë së
Madhe, Çamërisë, Sanxhakut e Toplicës, do
tu thotë: "Zoti ua bëftë çaren,
unë i hypa trenit, eca,
- mirupafshim në Bruksel"!
Kosova-Shtet nuk ishte dhe nuk është aspiratë e popullit
shqiptar nën ish-Jugosllavi. Republika Shqiptare e Kosovës,
nga Ulqini në Manastir dhe nga Struga në Medvegjë,
ishte përpjekja dhe lufta e Shqiptarëve nën ish-RSFJ.
Bashkimi i kësaj Republike me Shqipërinë ishte dhe
është vullneti politik dhe kombëtar i popullit shqiptar
të Trojeve Shqiptare nën ish-Jugoasllavi, tanimë
të copëtuara sërish midis Serbisë, Malit të
Zi, Maqedonisë dhe një "Shteti artificial" në
formim e sipër të ish-Krahinës Socialiste Autonome
të Kosovës! Kosova-Shtet nuk është aspiratë
e shumicës së shqiptarëve të Kosovës prej
62%, të cilët nuk dolën në zgjedhje, por është
vetëm e militantëve dhe antëtarëve të Partive
politike që morën pjesë në votimet e 17 Nëntorit
dhe 8 Dhjetorit 2007, pjesëmarrje e cila mezi i arriti 38%!
Ndaj, Kosova do të jetë 38% "shtet" i kosovarëve
naivë që ndoqën partitë politike kolaboracioniste
shqiptaro-kosovare dhe 62% do të jetë Krahinë Jugore
Serbe (Srpska Juzhna Pokrajina), apo Kosovë e Metohi!!!
Nga zgjedhjet e 17 nëntorit dhe 8 dhjetorit del qartë
se 38% e shqiptarëve të Kosovës janë për
Shtetin multietnik e gjysmak të Kosovës, kurse 62% të
shqiptarëve të Kosovës janë për Vetëvendosje
dhe për bashkim kombëtar me Shqipërinë, janë
pra për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Prandaj, lufta dhe përpjekjet e Shqiptarëve të këtyre
trevave shqiptare nuk do të ndalen deri në çlirim
dhe ribashkim kombëtar. Është iluzion të mendosh
se e ke zgjidhur Çështjen Kombëtare të Kosovës
vetëm me formimin shtet të 1/3-së së saj! Kosova
e vërtetë është trualli i Dardanisë Ilire,
që shtrihet nga Tivari në Preshevë dhe nga Manastiri
te Molla e Kuqe në Nish.
Sidoqoftë, Kosova, pas shumë vuajtjesh, luftërash
e gjakosjesh, e meriton "biletën e trenit" për
në Bruksel. Ndërsa, krahinat tjera shqiptare janë
ende shumë larg mundësisë për të "blerë"
atë biletë të lirisë e të pavarësisë
që të udhëtojnë me "Trenin e Europës"
për në Bruksel.
Kosova-Shtet do t'i kthehet vetvetes, shërimit të plagëve
të veta të robërisë shekullore, ashtu sikurse
Shqipëria londineze, e cila merret me vetveten qe 95 vjet rresht
dhe nuk merret me çështjen kombëtare shqiptare
dhe me krahinat e robëruara të Shqipërisë Etnike.
Solidariteti dhe bashkëpunimi ndërshqiptar po dobësohet
vazhdimisht, sepse është në rritje egoizmi krahinor
dhe xhelozia ndërkrahinore e ndërshtetërore midis
Kosovës dhe Shqipërisë, se cila do të arrij
e para në Bruksel. Kështu do të harrohen plotësisht
nga këto dy shtete shqiptare problemet dhe aspiratat e krahinave
tjera të pushtuara shqiptare dhe luftërate tyre për
çlirim dhe ribashkim kombëtar!
Kosova e Pavarur do ti ndihmojë krahinat e robëruara
të Shqipërisë Etnike, aq sa i ka ndihmuar ata deri
më tani Shqipëria e Pavarur e Tiranës: me fjalë,
me deklarata kontradiktore, me destabilizim të vetvetes në
momentet më kyçe që ka kaluar Kosova dhe trojet
tjera shqiptare, me njohjen e shtetit të Maqedonisë e
të Malit të Zi, me thirrjet patetike drejtuar "vëllezërve"
të matanë kufinjve për të duruar robërinë,
për të mos luftuar për liri, të mos prishin
"paqen" e pushtuesve dhe thirrje e deklarata tjera antikombëtare!
Moskokëçarja e Shqipërisë londineze dhe e
Kosovës unmikistaneze për çlirim dhe ribashkim
kombëtar të Shqipërisë Etnike, do të imponojë
shumë shpejt që krahinat shqiptare të mbetura edhe
më tej nën pushtim të huaj të kthjellohen, të
zgjohen, të binden për realitetin objektiv dhe ta marrin
fatin e tyre në duart e veta dhe të mos presin ndonjë
ndihmë të veçantë "vëllazërore"
nga këto dy shtete shqiptare, sepse kjo ndihmë, në
raste speciale, do të jetë shumë e vogël, më
shumë deklarative, pak logjistike dhe aspak praktike dhe ushtarake.
*****
Kosova do të bëhet shtet i pavarur, me
një gjysmë pavarësi, me sovranitet të kufizuar,
shtet pa tapi, me një sakat pavarësi, e cila
do të jetë shumë pak funksionale dhe e përdorshme!
Kjo pavarësi do të jetë fasadë, sikurse Autonomia
e mëparshme e KSA të Kosovës nën Jugosllavinë
titiste, sepse tani Kosova do të ketë të njëjtën
Autonomi, kurse në realitet ajo nuk do të jetë e
vetëdijshme, do të jetë në ëndërr
e në iluzion dhe do të kujtojë se ka pavarësi
e sovranitet, do të kujtojë se është shtet!!!
Kosova-Shtet, do të jetë një shtet i dobët që
mezi do të qëndrojë në këmbë, por
megjithatë, do të jetë shtet dhe ne ia urojmë
shtetësinë e pavarësinë, me dëshirën
e shpresën që ky "shtet", me kohën, do
të bëhet vërtetë shtet.
Pavarësia dhe shtetësia e Kosovës nuk
duhet tua rrisë mendjen dhe vetëkënaqësinë
kosovarëve shqiptarë. Kjo gjendje deliri mund të
bëhet shumë e rrezikshme për Kosovën dhe për
mbarë Çështjen Kombëtare Shqiptare. Tani mund
të jetë më vështirë që ti bindësh
shqiptarët e Kosovës, kosovarët e shtetit
të Kosovës, që ata nuk kanë fituar asgjë
nga ky pseudoshtet! Mund të jetë e vështirë
ti bindësh ata se janë të barabartë me
shqiptarët e Iliridës, Kosovës Lindore e të
Malësisë së Madhe në aspektin e lirisë,
pavarësisë e sovranitetit kombëtar. Pra, janë
edhe mëtej, sikurse vëllezërit tjerë: pa liri,
pa pavarësi, pa sovranitet dhe në robëri, por që
kjo robëri e ky pushtim tani kanë emër tjetër
në Kosovë, më të sofistikuar, më të
kamufluar, më tërheqës për naivët e mendjelehtët,
ka emrin e Shtetit e të Pavarësisë,
por realisht ka përmbajtjen e Protektoratit, i cili nuk është
asgjë tjetër pos Neokoloni Evropiane!
Kush është tani ai filozof e patriot, ai lider e idealist,
ai luftëtar e revolucionar që mund ti bindë
shqiptarët kosovarë se ata nuk kanë pavarësi,
nuk kanë liri, nuk kanë shtet e sovranitet?! Kush është
ai politikan udhëheqës e gjeneral prijës që
mundet ti bindë kosovarët shqiptarë se ata
janë në të njëjtën pozitë politike,
juridike dhe ekonomike me trojet tjera të Shqipërisë
Etnike dhe se duhet tu bashkohen atyre në luftë
për liri, për çlirim e ribashkim kombëtar,
për ribërjen e Shqipërisë Etnike?!
Vallë, kur dhe sa shpejtë do ta kuptojnë shqiptarët
e Kosovës se ata jetojnë në një pseudoshtet,
me një pavarësi të cunguar dhe me një liri të
rrejshme dhe të ndarë nga trungu i Shqipërisë
Etnike?!
As dje Shqiptarët nuk ishin aq të mirëorganizuar
për një ide e një qëllim, kurse tani që
Kosova do të bëhet shtet pa pushtet, do të
bëhet pavarësi pa liri dhe do të ndahet
nga fronti i përbashkët mbarëkombëtar për
bërjen e Shqipërisë Etnike, tani e tutje do të
jetë edhe më vështirë për kombin tonë
që të mobilizohet, që të solidarizohet dhe të
ribashkohet në një Shtet Kombëtar!
Tani e tutje Kosova e kosovarët, të moderuar e të
kulturuar, sikurse Shqipëria e shqiptarët, do tu
mbajnë leksione ex catedra Shqiptarëve të
Iliridës, Kosovës Lindore, Malësisë së
Madhe e të Çamërisë se si ata duhet të
jenë të qetë, paqësorë,
të logjikshëm, të matur,
konstruktivë, bashkëpunuesë,
"elastikë", të dëgjueshëm,
"dialoguesë", stabilizuesë, jo
kryengritës, jo luftënxitës,
dhe që të rrinë urtë e të mos prishin rehatinë
e pushtuesve sllavo-grekë, që të pranojnë paqen
në robëri, të mos prishin paqen e pushtuesve dhe
të mos prishin paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe të
Europës!!!
Nga qëndrimi i politikës sektariste, egoiste e oportuniste
të Shqipërisë londineze ndaj Kosovës dhe trojeve
tjera shqiptare jashtë saj, Kosova dhe krahinat tjera shqiptare
nën ish-Jugosllavi u detyruan që ti largojnë
shpresat dhe iluzionet tek ndihma politiko-ushtarake dhe ekonomiko-logjistike
e Shqipërisë, u zhdehën nga propaganda paqësore
e Tiranës zyrtare, u kthjelluan nga premtimet boshe për
ndihmë vëllezërve të një gjaku,
dhe
e morën fatin e tyre në duar të veta dhe u organizuan,
u mobilizuan dhe ashtu siç mundën e sa dijtën,
u ngritën në këmbë, rrokën armët dhe
shpërthyen kryengritjen e armatosur, nisën luftën
çlirimtare kundër pushtuesëve sllavomëdhenj.
Tani kësaj politike e propagande false, përkrahëse
e vëllazërore të Tiranës zyrtare, në
mbështetje të vëllezërve të
tyre për liri e pavarësi, do ti shtohet edhe propaganda
dhe politika hipokrite e Prishtinës zyrtare! Këto dy kryeqytete
shqiptare tani si në kor do të koordinojnë politikat
e tyre të jashtme kundër përpjekjeve të vërteta,
kundër kryengritjeve dhe luftërave për liri e pavarësi
të trojeve tjera shqiptare: Iliridës, Kosovës Lindore,
Malësisë së Madhe e të Çamërisë!
Do të ndodhë kështu, sepse këto dy shtete shqiptare
do të shikojnë interesin e tyre e nuk do të çajnë
kokën për krahinat tjera shqiptare a janë të
robëruara apo të çliruara! Kështu veproi deri
më sot Shqipëria e Tiranës ndaj Kosovës dhe
viseve tjera shqiptare, kështu do të veprojë këtej
e tutje edhe Kosova e Prishtinës, bashkë me Tiranën,
ndaj krahinave tjera shqiptare që ndodhen ende nën pushtimin
e huaj sllavo-grek!
Ndodhë dhe do të ndodhë kështu sepse i ngopuri
nuk e beson të uriturin, i pasuri nuk e beson të varfërin,
i shëndoshi nuk e beson të sëmurin, i çliruari
nuk e beson të robëruarin,
!
Nga realiteti i ri i krijuar me dredhi nga Fuqitë e Mëdha,
Shqipëria Etnike nuk ka shkuar në drejtim të bashkimit
të saj, por në drejtim të ndarjes së mëtejshme
të saj! Me Shtetin e Kosovës do të dobësohet
edhe më tej solidariteti dhe lufta e përbashkët e
kombit shqiptar për ribashkim kombëtar. Do të thyhet
edhe një krah i fuqishëm i kësaj lufte. Ashtu siç
bënte sehir Shqipëria londineze kur luftonte e përgjakej
Kosova nga serbomëdhenjtë, poashtu do të shikojë
e bëjë sehir Kosova unmikistaneze kur do të luftojnë
e gjakosen për liri e pavarësi Shqiptarët e Trojeve
tjera Shqiptare që ende kanë mbetur nën robëri
dhe pushtim greko-sllav!
Ky është fati i Shqiptarëve dhe Shqipërisë
Etnike. Shqiptarët e pafat dhe josolidarë në mes
vete, janë të detyruar edhe më tej që të
luftojnë të ndarë dhe secila krahinë shqiptare
të luftojë e vetmuar dhe për vete!
Por sa kanë shansë dhe mundësi që të fitojnë
lirinë dhe pavarësinë nga pushtuesit e tyre krahinat
shqiptare me një popullsi të vogël, siç janë:
Kosova Lindore, Malësia e Madhe dhe Çamëria?! Pa
ndihmën e sinqertë politike, pa ndihmën e vendosur
e konkrete ushtarako-logjistike të Shqipërisë londineze
dhe të Kosovës unmikistaneze këto krahina shqiptare
nuk kanë gjasa reale që të çlirohen vetë
nga shtetet që i kanë nën pushtim e sundim.
Vetëm Ilirida bën përjashtim nga këto krahina
shqiptare dhe ka parakushte më të përshtatshme që
të çlirohet me forcat e veta nga IRJM dhe të fitojë
shtetësinë dhe pavarësinë e vet, duke u bërë
shteti i tretë i pavarur shqiptar i Shqipërisë Etnike.
Ndërsa tri krahinat tjera shqiptare, hë për hë,
duhet të pajtohen me një autonomi politiko-territoriale
në kuadër të Serbisë, Malit të Zi dhe të
Greqisë.
*****
Për Iliridën dhe Shqiptarët e saj, këtej
e tutje, pasi Kosova të bëhet "shtet i pavarur e
sovran", ka dy rrugë:
1.Republika e Iliridës, në kuadër të Republikës
Federative të Vardarit, dhe
2.Ilirida - Shtet i pavarur dhe sovran.
Republika e Iliridës dhe federalizimi i Maqedonisë (IRJM-së)
mund të arrihet në rrugë demokratike e paqësore,
përmes rezistencës aktive popullore, përmes demonstratave
masive të parreshtura shqiptare dhe përmes bojkotit të
të gjitha institucioneve qendrore dhe lokale të pushtetit
zyrtar nga ana e të gjitha partive politike shqiptare të
pozitës dhe të opozitës.
Dalja e Shqiptarëve nga institucionet dhe krijimi i një
Këshilli Kombëtar Shqiptar me anëtarë nga të
gjitha partitë politike shqiptare të Iliridës dhe
me individë nga shoqëria civile, do të ishte fillimi
i fillimit të veprimtarisë së bashkuar dhe aktive
të Shqiptarëve për federalizimin e Maqedonisë
dhe krijimin e Republikës së Iliridës.
Këshilli Kombëtar Shqiptar do të hartonte Platformën
Politike dhe Planprogramin e veprimit Taktiko-Strategjik, do ta
unifikonte forcën vepruese të popullit shqiptar, do të
shtronte vullnetin dhe kërkesat politiko-kombëtare të
Shqiptarëve të Iliridës ndaj palës sllavomaqedonase,
si dhe do të udhëhiqte popullin tonë në protesta,
marshime dhe demonstrata të parreshtura paqësore e demokratike,
duke paralizuar e bllokuar gjithë jetën institucionale
dhe funksionimin e shtetit, deri në arritjen e Marrëveshjes
për Federalizimin e Maqedonisë, duke u krijuar në
territorin e sotëm të saj dy Republika: Republika e Iliridës
dhe Republika e Maqedonisë, të cilat do të përbënin
Shtetin e pavarur e sovran të Republikës Federative të
Vardarit (RFV).
Formimi i Republikës Federative të Vardarit, jo vetëm
që do ta ndërpriste procesin e shpërbërjes së
Maqedonisë së sotme, jo vetëm që do ta forconte
bashkëjetesën demokratike e paqësore të Shqiptarëve
dhe Sllavomaqedonasve në një Shtet të përbashkët
Federativ, demokratik e stabil, por në të njëjtën
kohë, apriori, do të zgjidhej edhe çështja
e emrit të sotëm të Maqedonisë të kontestuar
nga Greqia. Tani në OKB dhe në arenën botërore
do të ekzistonte shteti i ri me emrin Refupblika Federative
e Vardarit (RFV), i cili do të zëvendësonte shtetin
e sotëm me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë
(IRJM).
Ndërsa Shteti i pavarur e sovran i Iliridës mund të
vjen në shprehje në rast se populli sllavomaqedonas në
asnjë mënyrë nuk do të dëshironte që
të bashkëjetonte në një Shtet Federativ me popullin
shqiptar. Në një rast të këtillë, me anë
të Referendumit Popullor, të Shqiptarëve dhe Sllavomaqedonasve,
do të vinte deri te ndarja paqësore e Iliridës nga
Maqedonia (IRJM) e Sllavomaqedonasve dhe krijimi i Shtetit të
pavarur e sovran të Iliridës.
*****
Sidoqoftë, Kosova-Shtet, rradhën e ka Ilirida! Por, pse
vallë ta ketë rradhën tani Ilirida?! Ç'është
kjo rradhë, ky rend?! Pse duhet që Shqiptarët dhe
krahinat shqiptare të luftojnë me rradhë e me rend
dhe jo së bashku e së toku?!
Rradhën faktikisht e ka Kombi Shqiptar i Shqipërisë
Etnike që të zgjohet, të pajtohet, të mobilizohet,
të organizohet dhe të ngritet në këmbë,
si një trup i vetëm, si një popull unik, me një
Ushtri e një Komandë të përbashkët dhe
të çlirojë e të ribashkojë Trojet Shqiptare
të Shqipërisë.
Por këtë imperativ të kohës, këtë
detyrë e obligim, këtë mrekulli Kombi ynë nuk
e bën, prandaj, pas Kosovës, tani rradha i ka ardhë
Iliridës që të ngritet e të luftojë e vetmuar
për lirinë dhe pavarësinë e saj, kurse pjesa
tjetër e Kombit do ta shikojë nga ekranet televizive,
sikurse sheh një film Hollivudian, përpjekjen dhe përgjakjen
e saj për Liri!
Por, ajo më e turpshmja dhe më tragjikja do të jetë
se, një numër i konsiderueshëm pushtetarësh
e qeveritarësh shqiptarë Iliridën do ta quajnë
"vatër destabilizimi", kurse Iliridasit luftëtarë
e çlirimtarë do ti emërtojnë si "ekstremistë",
"radikalë", "aventuristë" e "terroristë"!
Këtij kori injorantësh e antikombëtarësh, pastaj,
të nesërmen do ti bashkangjitet edhe Faktori Ndërkombëtar!
Dhe ecë e fito pastaj lirinë, kur gjendesh midis tre zjarreve:
1.zjarrit bombardues të pushtuesit, 2.zjarrit dëshprues
të vëllezërve pushtetarë nga Tirana, Prishtina
e Shkupi dhe, 3.zjarrit anatemues të Fuqive të Mëdha.
Pavarësisht se për paqën në robëri është
çjerrë vazhdimisht Europa dhe Shqipëria, Shqiptarët
e robëruar, krahinat tjera të Shqipërisë së
pushtuar Etnike nuk e kanë ndalur për asnjë çast
rezistencën, qëndresën, kryengritjen dhe luftën
çlirimtare, sepse këtë e kanë amanet nga Abdyl
Frashëri, i cili i tha Europës më 1878 se, "Pa
zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes
kombëtare shqiptare, nuk do të ketë paqë Europa
dhe Ballkani!". Dhe kështu ndodhi në vazhdimësi,
që nga ajo ditë zëri dhe pushka e Shqipërisë
së copëtuar Etnike ka gjëmuar nëpër dekada,
duke nxjerr tym e barot kundër pushtuesve sllavo-grekë
për çlirim dhe ribashkim kombëtar.
Nga Ballkani u dëbua Perandoria Osmane si rezultat i luftërave
të parreshtura të Shqiptarëve për liri dhe pavarësi
kombëtare nga pushtuesi anadollak. Në Ballkan filloi Lufta
I dhe e II Botërore. Nga Kosova shqiptare filloi shpërbërja
e Jugosllavisë titiste më 11 mars 1981. Për shkak
të kryengritjes së Kosovës shqiptare (1997-1999)
filloi bombardimi i Serbisë millosheviçiane nga NATO
më 24 mars 1999.
Për shkak të moszgjidhjes drejt dhe përfundimisht
të Çështjes Shqiptare në Ballkan paqa dhe
siguria në Europë do të jenë vetëm një
iluzion. Tronditjet e turbullirat do ta ndjekin hap pas hapi, deri
në shkatërrim, edhe perandorinë e re në formim
- Bashkimin Europian, nëse nuk e zgjedh tani çështjen
kombëtare shqiptare të Shqipërisë Etnike.
Shqipëria Etnike është çelsi i paqes dhe sigurisë
europiane, ose dryri i saj, nëse nuk merren parasysh aspiratat
legjitime dhe historike të kombit shqiptar.
12 dhjetor 2007
IV - BASHKIMI DHE LUFTA
BASHKIMI POLITIK
DHE USHTARAK I SHQIPTARËVE
Bashkimi politik dhe ushtarak i shqiptarëve arrihet përmes
takimeve, bisedimeve dhe përpjekjeve të gjata, serioze
e të mundimshme të udhëheqjeve të të gjitha
grupimeve politike dhe ushtarake të shqiptarëve në
trojet e robëruara të Shqipërisë Etnike.
Bashkimi politik arrihet përmes pajtimit kombëtar të
shqiptarëve dhe të udhëheqjeve të të gjitha
grupeve, organizatave, partive e shoqatave shqiptare dhe bashkimin
e tyre në një organizatë apo front të vetëm
mbarëkombëtar.
Bashkimi politik arrihet, jo me formimin e partive të reja,
por me ndërprerjen e veprimtarive politike të partive
ekzistuese dhe bashkimin e tyre në një organizatë
të vetme popullore e mbarëkombëtare.
Bashkimi politik arrihet përmes hartimit dhe aprovimit të
një Platforme të përbashkët Kombëtare,
rreth së cilës do të bashkoheshin dhe do të
vepronin të gjitha grupet, organizatat, partitë e shoqatat
aktuale politike të shqiptarëve të Shqipërisë
së robëruar Etnike.
Bashkimi politik dhe ushtarak i shqiptarëve arrihet, jo duke
formuar përditë grupe guerrile, ushtri të
reja, apo duke aktivizuar ushtritë e vjetra (ish-UÇK-të),
por duke krijuar dhe duke u rreshtuar në një Ushtri të
vetme Kombëtare.
Bashkimi politik e ushtarak arrihet vetëm duke flakur mënjanë
karrierizmin, bajraktarizmin, inatet dhe mëritë e vjetra
e të reja dhe duke trokitur te njëri-tjetri me thirrjen
për pajtim dhe bashkim politik e ushtarak, sepse vetëm
të bashkuar do të trimfojmë dhe do ta bëjmë
më lehtë, më shpejt dhe me më pak sakrifica
njerëzore e dëme materiale Shqipërinë e Ribashkuar
Etnike.
Bashkimi politik dhe ushtarak arrihet vetëm përmes sqarimit,
vetëdijsimit dhe ndergjësimit të popullit dhe të
udhëheqjeve të partive politike shqiptare, se bashkimi,
çlirimi dhe bërja e Shqipërisë Etnike nuk
është luks e aventurë, por është një
domosdoshmëri e kohës, një çështje historike
që kërkon zgjidhje urgjente dhe një ideal mbarëkombëtar,
pa të cilin nuk ka ardhmëri, zhvillim dhe progres nacional,
shoqëror e ekonomik.
Të gjithë karrieristët, egoistët, sharlatanët
"kryengritës", "komandantët" mendjemëdhenj,
pseudopatriotët, demagogët e gënjeshtarët, të
gjithë mercenarët e tradhëtarët duhet të
demaskohen publikisht, me argumente bindëse dhe të ndalohen
e të izolohen që të mos e dëmtojnë bashkimin
politik e ushtarak të shqiptarëve dhe luftën e tyre
çlirimtare për ribashkim kombëtar një një
Shqipëri të Bashkuar Etnike.
Tani është koha që të gjithë ta tregojnë
e dëshmojnë atdhedashurinë e tyre për popullin
dhe Atdheun, ta demonstrojnë gatishmërinë e tyre
për të kontribuar konkretisht me vepra për bashkimin
politik dhe ushtarak të shqiptarëve, për ti
thënë STOP përçarjes dhe luftës për
pushtet pa shtet të lirë e të bashkuar.
Patriotët, luftëtarët dhe ish-komandantët e
vërtetë e popullorë nuk krijonë "ushtri"
të reja, nuk e përçajnë popullin, nuk e fusin
atë në një luftë të re vëllavrasëse,
por e bashkojnë popullin, kurse vetë, së bashku me
shokët, bashkëluftëtarët e simpatizantët
e tyre bashkojnë armët dhe rreshtohen në rradhët
e Ushtrisë Kombëtare, sepse vetëm në këtë
mënyrë do të fitohet liria dhe bashkimi i Shqipërisë
Etnike.
T'i lëmë mënjanë akuzat reciproke, inatet e
mëritë personale (të vjetra e të reja) dhe t'i
bashkojmë idealet, zemrat dhe armët tona për të
çliruar njëherë e përfundimisht këto
troje të copëtuara nga bishat shoveniste sllavo-greke.
Kush ka vetëdije njerëzore dhe ndërgjegje kombëtare
nuk formon grupe, parti e "ushtri" të reja, por me
punë, sinqeritet, këmbëngulje e vullnet të pathyeshëm
vepron dhe angazhohet për bashkimin politik e ushtarak të
kombit shqiptar. Kështu, me punën dhe luftën e ndershme
e tregon vehten se është shqiptar, se është
patriot, se është trim, se është luftëtarë
i lirisë, por edhe se është strateg, komandant e
gjeneral i zoti i artit luftarak çlirimtar.
Sot nuk është koha e ekperimenteve ushtarake
dhe e përçarjes politike të popullit, por është
koha e bashkimit politik dhe ushtarak të shqiptarëve për
të bërë bashkimin kombëtar të Shqipërisë
Etnike.
30 gusht 2007 (Titan Tivari)
FAKTORIZIMI I LUFTËS ÇLIRIMTARE
PËR SHQIPËRINË ETNIKE
Ngjarjet po rrokullisen me një shpejtësi marramendëse
në hapësirat e Shqipërisë Etnike. Si rezultat
i kësaj forcat politike dhe ushtarake shqiptare duhet jo vetëm
të mbajnë hapin me këto ngjarje, por në të
shumtën e rasteve ato duhet t'i parashikojnë këto
ngjarje, të jenë një hap përpara tyre dhe tu
prijnë atyre ngjarjeve.
Ka ardhur koha që këto forca kombëtare të fillojnë
të krijojnë ngjarje, të udhëheqin me ngjarjet
dhe jo vetëm t'i komentojnë ngjarjet e ndodhura që
më parë, me ose pa dijeninë e tyre, sepse në
këtë mënyrë populli mendon se detyra kryesore
e tyre është propaganda dhe komentimi i ngjarjeve që
kanë ndodhur e që po ndodhin për çdo ditë.
Aktualisht lufta për ribashkimin e Shqipërisë Etnike
po vazhdon të injorohet nga faktori i brendshëm politik
dhe nga faktori i jashtëm politik! Ka ardhur koha që Lufta
Çlirimtare për Shqipërinë Etnike të faktorizohet.
Të jeshë faktor do të thotë të jeshë
Zot i vetvetes, Zot në shtëpinë tënde dhe Zot
në atdheun tënd. Dhe askush të mos bëjë
asgjë për ty, në shtëpinë tënde dhe
në atdheun tënd pa marrë paraprakisht lejen dhe pëlqimin
tënd. Të jeshë faktor do të thotë të
pyetesh, të jeshë i fortë, të jeshë dikushi
dhe të tjerët të kenë konsideratë për
ty dhe për popullin tënd. Do të thotë që
mos të të shpallin të vdekur për së gjalli!
Me faktorizim nuk kuptohet vetëm dijenia e popullit dhe e bashkësisë
ndërkombëtare se ekziston aspirata, ideali dhe synimi
i Kombit Shqiptar për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë
Etnike. Nuk mjafton që ata kanë informacion e njohuri
për Platformën dhe Programin Politik-Kombëtar të
disa grupeve, partive, fronteve, organizatave e shoqatave patriotike
shqiptare dhe për planin strategjik ushtarako-çlirimtar
të tyre për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Faktorizim do të thotë të bëhesh legjitim, të
fitosh legjimitetin e popullit për udhëheqjen e kombit
në luftën e madhe për çlirim e bashkim kombëtar.
Faktorizim do të thotë kur Qeveritë shqiptare, Kuvendet
shqiptare dhe partitë më relevante shqiptare të pozitës
dhe opozitës nuk ndërmarrin asnjë hap konkret me
rëndësi jetike e madhore për kombin, për Atdheun
dhe për çështjen kombëtare shqiptare - pa
u konsultuar me forcat politike dhe ushtarake shqiptare që
veprojnë e luftojnë për bashkimin kombëtar të
Shqipërisë Etnike, pra, pa marrë mendimin dhe pëlqimin
edhe të tyre.
Faktorizim do të thotë kur të deleguarit special
të qeverive të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-ve,
para marrjes së vendimeve për çështjen kombëtare
shqiptare, trokasin rregullisht edhe në derë
të forcave politike kombëtare dhe të Ushtrisë
Kombëtare për të marrë edhe pikëpamjet,
mendimet dhe qëndrimet e tyre politiko-ushtarake për zgjidhjen
e çështjes kombëtare shqiptare, pse jo, edhe për
çështjen e statusit të Kosovës.
Faktorizimi bëhet vetëm me veprime konkrete në terren.
Faktorizimi i Luftës Çlirimtare për Bashkim Kombëtar
bëhet përmes demonstrimit të forcës politiko-ushtarake
të forcave të organizuara kombëtare si në teori
ashtu edhe në praktikë. Deri tani faktori politik atdhetar
ka demonstruar vendosmëri, atdhetari e pjekuri politike, përmes
teorisë kombëtare dhe propagandës intenzive disa
vjeçare. Kurse faktori ushtarak nuk e ka demonstruar forcën
dhe pjekurinë ushtarake përmes praktikës luftarake.
Këtu çalon puna: krahu politik ka ecur shumë përpara,
kurse krahu ushtarak ka ngecur shumë prapa.
Që të bëhet faktorizimi politiko-ushtarak i Luftës
Çlirimtare të kombit tonë për ribashkim kombëtar
dhe formimin e shtetit të Shqipërisë Etnike, duhet
që sa më parë që të jetë e mundur
të bëhet lidhja organike ndërmjet teorisë dhe
praktikës, të bëhet aktivizimi paralel i të
dy krahëve: politik dhe ushtarak.
Aktivizimi i krahut ushtarak bëhet përmes demonstrimit
të forcës luftarake në terren, me veprime e aksione
konkrete ushtarake kundër forcave ushtarako-policore të
armikut.
Gjatë veprimtarisë së saj, çdo organizatë
politike apo ushtarake ka Programin Politik, i cili paracakton edhe
format, metodat dhe fazat nëpër të cilat do të
kalojë veprimtaria apo lufta e asaj organizate. Por, shpesh,
me kalimin e kohës, gjërat ndryshojnë shpejtë
dhe në mënyrë të paparashikueshme, prandaj në
të këtilla raste organizata duhet të ecë me
kohën, ti përshtatet kohës dhe të dalë
në ballë të kohës për të udhëhequr
me ngjarjet që ka sjellë, papritmas, koha. Ky veprim ndryshe
quhet kapërcim apo djegëje e etapave të luftës
politike dhe të luftës së armatosur të organizatës.
Kjo shtron edhe ndryshimin urgjent të disa pikave organizative
dhe ekzekutive të Programit politiko-ushtarak të organizatës
për tiu përshtatur kohës dhe që tu përgjigjet
kërkesave të kohës. Nëse nuk i përshtatesh
kohës dhe nuk i përgjigjesh kohës në kohën
e duhur, koha të shkel dhe atëherë ekzistenca e veprimtaria
e asaj organizate bëhet e pavlefshme.
Si rrjedhim i rrokullisjes rapide të ngjarjeve në trojet
e Shqipërisë Etnike, por edhe në arenën ndërkombëtare,
konsideroj se forcat politike kombëtare duhet të koncentrohen
plotësisht në forcimin e krahut ushtarak kombëtar.
Pa një Ushtri Mbarëkombëtare të fortë,
Fronti Çlirimtar Kombëtar do të mbetet një
organizatë politike e margjinalizuar, e papërfillshme
nga populli dhe nga bashkësia ndërkombëtare, kurse
Programi i tij do të jetë i parealizueshëm.
Tanimë nuk është koha e pritjes, por është
koha e veprimit, është koha e luftës, e cila po na
troket në derë dhe ne nuk guxojmë që të
mos ia hapim derën me kohë. Ne nuk duhet që të
mos jemi të përgatitur kur të vjen ajo kohë,
nëse duam vërtetë që të fitojmë.
Koha e bën të vehten, ne e bëjmë tonën
vetëm duke ecur me kohën në kohë.
3 tetor 2007 (Tomorr Toplica)
ZARET U HODHËN
,
AKSH EKZISTON!
Më 3 tetor 2007, në Lajmet Qendrore të Radiotelevizionit
të Kosovës (RTK), u paraqitën filmime të shkurtuara
nga një Reportazh shumë më i gjatë i daljes
në skenën politiko-ushtarake shqiptare të Armatës
Kombëtare Shqiptare (AKSH).
Lajmi shumë shpejt mori dhenë. Disa reaguan, disa heshtën.
Disa u gëzuan, disa u tmerruan. Disa u befasuan, disa u shqetësuan.
Disa u aktivizuan, disa u neutralizuan. Disa u trimëruan, disa
u frikësuan.
Reaguan kundër, por në mënyrë konstruktive,
ashtu siç ua don interesi momental dhe ashtu siç ua
kërkon pozita pushtetare që mbajnë: Kryetari i Kosovës,
Kryeparlamentari, Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe ndonjë
tjetër që unë ende nuk e kam dëgjuar apo parë
në televizion. Këto reaguan kundër, por reaguan me
takt dhe me demagogji njëkohësisht.
Reagoi edhe një partiçkë e vogël e Kosovës,
që veten e quan Lëvizja Kombëtare për Çlirimin
e Kosovës (LKÇK), e cila reagoi me një ton sa nënçmues
aq edhe mospërfillës, duke e konsideruar si diçka
të parëndësishme daljen publike të
pjesëtarëve të Armatës Kombëtare Shqiptare.
Reagoi edhe KFOR-i, duke u zotuar se do ta mbrojë stabilitetin
dhe paqën në Kosovë dhe se nuk ka nevojë
për forca tjera ushtarake në Kosovë përveç
tij.
Deri tani bilanci i reagimit apo mosreagimit të pushtetarëve
e politikanëve shqiptarë në Shqipërinë
e Robëruar është ky: Pozita e Prishtinës u deklarua
kundër. Opozita e Prishtinës heshti, ose e injoroi faktin.
Pozita dhe opozita shqiptare e Shkupit heshti ose e injoroi ngjarjen.
Heshtën edhe liderët shqiptarë të Kosovës
Lindore dhe të Malësisë së Madhe.
Në Shqipërinë e Lirë (londineze) reagoi Kryeministri
i Shqipërisë. Reagoi kundër AKSH-së, duke i
quajtur ushtarët, luftëtarët e lirisë e të
bashkimit kombëtarë, çlirimtarët e Shqipërisë
Etnike hiç më pak se "aventurierë"!
Ish-Kryeministri socialist i Shqipërisë, reagoi
kundër dhe reagoi shumë ashpër, antishqiptarisht
e në mënyrë ofenduese, duke i quajtur pjesëtarët
e AKSH-së, ushtarët e Shqipërisë Etnike - "njerëz
me thasë në kokë"!
Për të tjera reagime në Tiranë nuk ka njohtime,
por kjo nuk prish punë. Mjaftojnë këto reagime që
të konkludojmë se reagimet anti-AKSH ishin më të
forta në Tiranë se në Prishtinë apo gjetiu.
Reagime të ndryshme sigurisht që do të ketë
edhe në të ardhmen dhe vazhdimisht. Do të ketë
reagime pro et contra (për dhe kundër) nga pushtetarë
e jo pushtetarë, nga plotikanë e jo politikanë, nga
intelektualë e krijues të ndryshëm, nga njerëz
të thjeshtë e nga njerëz të ndërlikuar,
nga miq e armiq të kombit tonë, por reagimi kryesor, relevant
dhe vendimtar është dhe do të jetë reagimi dhe
qëndrimi i popullit shqiptar ndaj AKSH-së, qëndrimi
i kombit shqiptar ndaj vetvetes dhe ndaj lirisë e bashkimit
të Shqipërisë Etnike.
Kombi shqiptar do të jetë ai që do ta vulosë
të ardhmen e tij, të Atdheut të tij dhe fatin e AKSH-së.
Të tjerat skanë rëndësi. AKSH nuk duhet
të merret shumë me reagimet e pushtuesve sllavo-grekë
dhe lakejve të tyre shqipfolës, antikombëtarë,
antishqiptarë e mercenarë. Përgjigjja më e mirë
ndaj tyre është vazhdimi i luftës çlirimtare,
është bashkimi i popullit, është fitorja mbi
robërinë, është liria e Shqipërisë
Etnike. Me qentë që lehin gardhiqeve dhe me ujqërit
që ulërijnë në dritë të Hënës
AKSH-ja nuk duhet të merret aspak, sepse harxhon kohë
dhe energji panevojë. Në luftë e sipër ata do
të dërrmohen e asgjësohen vetvetiu.
*****
Populli shqiptar i Kosovës ende nuk ka reaguar. Ai vetëm
hesht dhe në heshtje e përkrah AKSH-në dhe i gëzohet
jo vetëm daljes së saj publike, por edhe forcimit dhe
rritjes së vazhdueshme të saj. Populli hesht, ai është
si vullkani para shpërthimit. Populli do ta thotë fjalën
e tij i fundit, por këtë herë do ta thotë rrast
fjalën dhe vullnetin e tij për vetëvendosje dhe bashkim
kombëtar të Shqipërisë Etnike.
Të njëjtin qëndrim, të përkrahjes në
heshtje të AKSH-së, ka edhe populli shqiptar në Shqipërinë
londineze, në Iliridë, në Kosovën Lindore, në
Malësi të Madhe e anembanë Shqipërisë Etnike
dhe në Diasporë.
Jo rastësisht rapsodi popullor këndoi e këndon vazhdimisht:
sërish vjen Marsi e sërish vjen Stina
,
sepse urtësia e intuita popullore e di dhe e ndjen se liria
nuk erdhi me ardhjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut në Kosovë.
Populli e di se amaneti i Adem Legjendarit dhe shokëve të
tij ende nuk ka shkuar në vend, ende nuk është realizuar,
sepse Kosova jo vetëm që nuk është e bashkuar
me Shqipërinë, jo vetëm që nuk është
shtet i pavarur, por çka është më tragjike,
ajo ende është pjesë e Serbisë, e ndarë,
me plagë të vjetra e të reja dhe e qeverisur në
emër të saj nga UNMIK-u!
*****
Daljes së AKSH-së në skenë iu frikësuan
liderët, qeveritarët, pushtetarët dhe politikanët
anacionalë të të gjitha ngjyrave. Ata që folën
dhe ata që heshtën. Pse vallë?
Sepse nuk e kanë ndërgjegjen e pastër. Sepse nuk
kanë ndjenja dhe vetëdije kombëtare shqiptare. Sepse
janë kundër bashkimit kombëtar, janë kundër
vullnetit dhe vetëvendosjes së popullit, janë kundër
bërjes së Shqipërisë Etnike! Dhe mbi të
gjitha, ata reaguan instiktivisht, pa menduar, pa analizë,
nga frika, sepse nuk e kanë popullin me vete. Se po ta kishin
mbështetjen e popullit, atëherë nuk do të kishin
nevojë aspak që të merren me AKSH-në, por do
ta injoronin daljen e saj publike dhe do t'ia lenin policisë
që të merret me atë çështje. Por jo,
ata reaguan shpejtë dhe reaguan shumë ashpër e të
frikësuar, duke e shndërruar paraqitjen e AKSH-së
në një problem destabilizues, kërcënues,
në një çështje politike dhe ushtarake.
*****
Zaret u hodhën
, thotë një fjalë, më
në fund AKSH-ja doli nga interneti, siç
shpreheshin deri dje gojëkëqinjtë, dhe u paraqit
në dritë të Hënës. Nesër do të
dalë edhe në dritë të Diellit, kurse pasnesër
do të shndërisë në dritë të Lirisë
dhe të Shqipërisë Etnike. Zaret u hodhën
,
AKSH doli nga irealiteti në realitet, ajo ekziston.
Zaret u hodhën, loja filloi, kthim prapa nuk ka.
Pas kësaj paraqitjeje publike AKSH nuk mund të hy përsëri
në internet, por do të qëndrojë
aty ku e ka vendin, aty ku ka qenë gjithmonë, që
nga formimi i saj në gjirin e popullit liridashës
e atdhetar shqiptar. Do të qëndrojë në ballë
të popullit për liri, vetëvendosje e bashkim kombëtar
të Shqipërisë Etnike.
Zaret u hodhën, AKSH foli, AKSH u duk. Por vallë, çishte
kjo e folme dhe kjo e dukme? Improvizim apo Realitet?
Improvizimi është trillim, sajim, shpikje aty për
aty për të dalë nga situata e papritshme. Improvizimi
është gjindshmëri, aftësi, veprim i paplanifikuar
që më parë, por që bëhet aty për aty
për të dalë nga kriza momentale.
Improvizime, zakonisht, bëjnë aktorët në skenën
e teatrit, të cilët kur harrojnë tekstin e dramës,
dialogun apo monologun, ata aty për aty, pa u hetuar nga publiku,
me mjeshtëri dhe pa belbëzuar, vazhdojnë aktrimin
duke improvizuar, duke sajuar tekst të ri të vetin, por
që i përshtatet motivit të aktit të dramës,
tragjedisë apo komedisë që luhet në skenë.
Improvizimi është zotësi dhe aftësi krijuese
e aktorit, politikanit, liderit, oratorit, ligjëruesit dhe
të gjithë njerëzve, kur bëhet në kohën
dhe në çastin e duhur, për të dalë nga
situate e palakmueshme, e paparashikueshme. Improvizimi është
njëfarë Plani B i të gjithë veprimtarëve
artistik, politik e ushtarak.
Improvizimi është domosdoshmëri, por nuk është
frytdhënës nëse shndërrohet në shprehi,
sepse improvizimi nuk është art, nuk është politikë
dhe nuk është plan strategjik ushtarak. Me improvizime
konstante nuk bëhet art, nuk bëhet politikë, nuk
bëhet luftë dhe as nuk fitohet liria.
I mbetet AKSH-së që ta vërtetojë në të
ardhmen e afërt se paraqitja e saj nuk ishte improvizim por
realitet. Se nuk ishte demagogji por defilim real atdhetar, luftarak
e çlirimtar.
Vetëm koha dhe populli do ta vërtetojnë nëse
dalja në publik e AKSH-së ishte Improvizim apo Realitet.
Megjithatë, zaret u hodhën
, këtej e tutje më
nuk do të ketë gjumë mbi dafina, shpirtrat u trazuan,
këmbanat ushtuan, ora filloi tik-takun e saj historik drejt
Shqipërisë Etnike.
8 tetor 2007 (Tomorr Toplica)
LUFTËS I PRIN DHE LUFTËN E FITON,
AI QË E FILLON I PARI!
Shkaktar për të shkruar këtë Koment u bë
Deklarata e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së
me titull: Rradhën e ka FBKSH dhe askush tjetër
,
të datës: Tiranë 23 gusht 2007.
Pajtohem me Deklaratën e FBKSH-së, por edhe nuk pajtohem.
Pajtohem se shumë organizata e parti kanë gabuar dhe e
kanë lënë luftën për bashkim kombëtar
në mes të rrugës. Por nuk pajtohem me FBKSH-në
se ata nuk kanë më të drejtë të vazhdojnë
luftën për bashkim aty ku e kanë lënë.
Pajtohem se askush nuk duhet ta pengojë e sabotojë luftën
e FBKSH-së, por as FBKSH-ja nuk ka të drejtë që
dikujt tjetër t'ia ndalojë organizimin dhe luftën
për bashkim kombëtar.
Që në hyrje të Deklaratës Zëdhënsi
Politik i FBKSH-së ankohet se këtij Fronti nuk i janë
bashkangjitur forcat progresiste e atdhetare shqiptare.
Së pari ne nuk e dijmë cilat janë ato forca progresiste
e atdhetare shqiptare.
Së dyti ne nuk e dijmë a u ka bërë thirrje direkte
për bashkëveprim, bashkëpunim, bashkim apo shkrirje
FBKSH-ja me gojë, me shkrim apo me letra të hapura nga
interneti.
Së treti ne nuk e dijmë cilat kanë qenë kushtet
që ka shtruar para këtyre forcave FBKSH-ja për bashkim-shkrirje
në FBKSH, sepse bashkim pa kushte dhe pa interes reciprok nuk
ka.
Së katërti ne nuk e dijmë se FBKSH-ja me veprimtarinë
e saj kombëtare a ka mundur që të fitojë besimin
e këtyre forcave progresiste që ti bashkohen
Frontit, qoftë me kushte, qoftë pa kushte.
Sidoqoftë e vërteta, edhe nëse këto forca
progresiste e atdhetare shqiptare nuk shprehin vullnetin e
gatishmërinë që ti bashkohen FBKSH-së,
për shkaqet dhe arsyet që vetëm ata i dinë,
atëherë kjo nuk i jep të drejtë FBKSH-së
që ti etiketojë ato, apo tua marrë të
drejtën e veprimtarisë kombëtare sot, apo të
luftës së armatosur nesër.
Bashkimi luftarak bëhet me vullnet, me besim reciprok e bindje
të plotë dhe jo me detyrim, me dhunë, me kërcënime
e shantazhe. FBKSH-ja nuk ka nevojë që ti lusë
dhe as ti presë forcat tjera të organizuara politiko-ushtarake
që këto ti bashkohen FBKSH-së, sepse ndoshta
do të duhet të presë me dekada apo tërë
jetën. FBKSH-ja, nëse është ajo që thotë
se është, atëherë ajo duhet të veprojë
e vetme e konkretisht dhe ta marrë situatën në duartë
e veta, pa pritur që dikush apo disa ti bashkohen këtij
Fronti dhe AKSH-së.
E kaluara e ka vërtetuar se forcat e organizuara patriotike
e luftarake shqiptare jo vetëm që nuk i bashkon paqa,
por nuk i bashkon as lufta. Kush ka kujtesë të freskët
nga luftërat e viteve 1997-2001 e di mirë këtë
mosbashkim tragjik të shqiptarëve!
Lufta çlirimtare nuk pyet për rradhë, siç
shkruan në fund të Deklaratës Zëdhënësi
Politik i FBKSH-së, kur shprehet se:
Rradhën e ka Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar
(FBKSH) dhe askush tjetër. Të gjithë ata që
kanë qenë në skenën politike para tri luftërave
të fundit, si dhe të gjithë ata që kanë
qenë në skenën politiko-ushtarake gjatë tri
luftërave të fundit dhe në skenën politike pas
tri luftërave dhe që jo vetëm kanë dështuar
por edhe kanë penguar, sabotuar dhe dëmtuar çështjen
madhore kombëtare të rrinë urtë e të mos
pengojnë dhe sabotojnë FBKSH-në dhe strukturat e
tij. Nëse nuk mund të na ndihmojnë, duke na ndenjur
në krah, le të rrinë prapa krahëve tona dhe
le të mos gabojnë të na dalin përpara që
të na pengojnë e sabotojnë, sepse ndëshkimi
dhe gjaku i dëshmorëve të kombit shqiptar ka me ndëshku
shumë, shumë rëndë.
Rradhën për luftë çlirimtare dhe për
Shqipëri Etnike e ka Populli. Rradhën e kanë të
gjithë ata shqiptarë, grupe, parti e ushtri
që kanë ndërgjegje të zhvilluar kombëtare
dhe që nuk e durojnë më tej copëtimin e Shqipërisë
Etnike.
Rradha dhe e drejta për të luftuar për Atdhe nuk
humb kurrë, pavarësisht se mund të kesh dështuar
njëherë apo disa herë. Gabimet dhe dështimet
janë për njerëz. Vetëm Zoti është
i pagabueshëm. Vetëm tradhëtarët dhe spiunët
nuk kanë të drejtë morale për të luftuar
për Atdhe. Por vetëm morale, sepse të drejtë
njerëzore e ligjore kanë të gjithë, pa përjashtim,
të luftojnë për Atdhe me qëllim që Atdheut
e popullit tia paguajnë dëmet që i kanë
shkaktuar në një kohë tjetër.
Ka plot raste në historinë tonë dhe atë botëroere
që njerëz të caktuar kanë jetuar si agjentë,
kanë luftuar si luanë dhe kanë rënë si
heronj në luftë për çlirimin e atdheut të
vet. Të kujtojmë këtu vetëm Mojsi Golemin e
Dibrës, të cilit Skënderbeu ia fali tradhtinë,
kurse Mojsiu si shpërblim për këtë falje mbinjerëzore
të Gjergjit, luftoi pastaj me forca edhe më të shumëfishuara
kundër armikut derisa u zu rob nga osmanllinjtë dhe vdiq
si hero. Shembuj të këtillë ka sa të duash,
por unë nuk do ta lodhë më tej lexuesin e nderuar
me histori, sepse histori kemi lexuar të gjithë, por shumë
pak janë ata liderë që kanë mësuar diçka
nga historia jonë e bujshme, sepse jemi dëshmitarë
okular se historia e dështimeve po na përsëritet
përditë para hundëve tona dhe ne nuk po përmirësohemi
e nuk ndërmarrim asgjë konkrete, por vetëm grindemi
e sulmojmë njëri-tjetrin me një egërsi që
do të na e kishte zili edhe armiku sllavo-grek!
Lufta për liri është një lloj gare në mes
organizatave, grupeve, partive apo "ushtrive" shqiptare,
sepse ajo njëherit është edhe luftë për
pushtet pas luftës. Bajrakun, udhëheqjen e luftës
e merr ai grup apo ajo "ushtri" që ia fillon e para
luftës së armatosur konkretisht, në terren. Të
tjerët pastaj munden vetëm t'i bashkangjiten kësaj
lufte, por nuk munden t'i prijnë. Vetëm kujtoni fatin
e FARK-ut të LDK-së. UÇK-ja u ngritë e para
në luftë dhe i takoi asaj që t'i prijë luftës,
kurse FARK-u mbeti në bisht të luftës, sepse i kapi
armët shumë vonë. Dhe t'ju kujtoj edhe atë se
kur nisi lufta në Iliridë, UÇK(Kombëtare)
ishte dy-tre hapa para AKSH-së, e nisi e para luftën dhe
i priu asaj deri në fund, pavarësisht humbi apo fitoi.
Kurse AKSH-ja filloi aksionet luftarake me një vonesë
të madhe, kur veç u ndërpre lufta dhe u nënshkrua
Marrëveshja e Ohrit.
Të kthehemi edhe më prapa në histori dhe të
kujtojmë Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri.
Luftën e fituan partizanët sepse u treguan më të
aftë në organizim, më guximtarë dhe nisën
luftën të parët kundër nazifashizmit. Kurse
ballistët jo vetëm që ia nisën më vonë,
por nuk ia nisën fare luftës, ata vetëm bënin
plane për pushtet pasi të kryhet lufta dhe e dijmë
ku përfunduan.
Të vijmë pak më afër, në fillim të
viteve 90. Popullin e bëri për vete partia e parë
e themeluar pas rënies së komunizmit në ish-Jugosllavi,
Lidhja Demokratike e Kosovës, e themeluar në Dhjetor 1989.
Sepse ishte e para parti legale demokratike. Popullin e bëri
për vete dhe e udhëhoqi I.Rugova, sepse ishte i pari lider
partie që pati guximin dhe vullnetin ti prij asaj partie,
kurse Rexhep Qosja nuk pati vullnetin ti prij LDK-së
dhe humbi, sepse kur atij iu kujtua se populli ka lider jo të
aftë ishte shumë vonë dhe partia e tij LDB nuk fitoi
asnjë mandat në zgjedhjet e lira parlamentare. As edhe
një Adem Demaç nuk mundi ta eliminojë nga skena
politike Ibrahim Rugovën, sepse ishte i vonuar. Pra, vonesa
është nëna e dështimit dhe e humbjes. Lideri
i zgjuar duhet të kapë flamurin udhëheqës i
pari, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe në luftën
e nesërme për bashkim kombëtar. Ajo "Ushtri",
ai Front apo ajo Parti që do t'ia kërcasë e para
luftës së armatosur për Liri e për Shqipëri
Enike, ajo ushtri e parti do ta udhëheqë deri në
fund këtë luftë, sepse do të jetë disa
hapa përpara se ushtritë e partitë tjera që
do të tentojnë të futen në luftë vetëm
për të udhëhequr e për të marrë komandën
e luftës.
Kjo ka të bëjë me çështjen e organizimit.
Organizatori më aktiv dhe më i zhdërvjelltë
fiton. Por njëherit çështja e udhëheqjes së
politikës dhe luftës ka të bëjë shumë
edhe me psikologjinë e popullit. Populli shkon vetëm pas
atij që ia nis i pari luftës çlirimtare, sepse
kështu i del nami (fama), bëhet idol, idhull, legjendar,
Populli përkrah ata më guximtarët që ia fillojnë
të parët.
Këtu nuk kemi të bëjmë me karrierizëm,
këtu kemi të bëjmë me aftësi organizative,
mobilizuese dhe guxim. Cila "ushtri", front apo parti
që i ka dhe do t'i ketë këto tri cilësi, ajo
do të prij dhe do të fitojë përkrahjen e popullit.
Mbaheni mend mirë këtë gjë. Vonesat paguhen
me dështim dhe me mos përkrahje të popullit. E njëjta
gjë do të ndodhë edhe në të ardhmen: Ai
që do ta fillojë i pari luftën, ai do ta udhëheqë
atë, pavarësisht a do të jetë fillimisht më
pak në numër dhe më dobët finansiarisht apo
në armatim se "ushtria" apo partia tjetër që
nis luftën më vonë, sepse do të ketë përkrahjen
e fortë të popullit. Këtë të vërtetë
historike të mos e harrojë askush, as FBKSH-ja dhe AKSH-ja.
E vetmja TAPI për udhëheqje të luftës e të
popullit, është vetë LUFTA e armatosur që një
popull dhe një ushtri i bënë armikut pushtues.
24 gusht 2007 (Tomorr Toplica)
V - SHQIPËRIA ETNIKE
SHQIPËRIA ETNIKE DHE PROMETHEU
Linde në kohë të lashta, të tejlashta Shqipëri.
Askush nuk e di kur linde Ti. Linde sëbashku me Dheun, atëherë
kur u krijua planeti Tokë. Linde e para, Shqipëri, dhe
u quajte Pellazgji. Zoti kështu të emëroi dhe fat
e mbarësi të uroi. U fundose Atlantidë, dole sërish
në dritë, linde Pellazgji, u rilinde Iliri, jetove Arbëri,
u përjetësove Shqipëri.
Prometheun e lindi Pellazgjia, e rriti Iliria, e burrëroi Arbëria
dhe e përjetësoi Shqipëria. Nënë e bir,
dorë për dorë e krah për krah ecën nëpër
histori, nëpër lashtësi, nëpër tokë
e nëpër qiell
Herë në këmbë
e herë shaluar, herë duke vrapuar e herë duke fluturuar.
Gjithmon bashkë, gjithmon tok e të pandarë. Nga parahistoria
në histori dhe nga historia në ardhmëri ato bashkërisht
çajnë përpara krenarë e të pamposhtur
në rrugën e tyre të jetës e të luftës,
në tokën e vet, në të drejtën e vet, duke
sfiduar ballëlartë të gjithë armiqtë e
tyre nëpër shekuj e mijëvjeçarë.
Legjendat thonë se Prometheu ua rrëmbeu "zjarrin"
- lirinë "Perëndive" të Olimpit - sundimtarëve
të Pellazgjisë, dhe ua dha njerëzve - popullit, prandaj
ata e zunë, e prangosën dhe e mbërthyen, e gozhduan
për një shkëmbi, sikurse Krishtin në kryq. E
dënuan me vdekje dhe interrnim, duke e dërguar në
cepin më të largët verior të Pellazgjisë,
në malet shkëmbore të Kaukazit, sepse "Perënditë¨
e Olimpit i frikësoheshin për së gjalli dhe i tmerroheshin
për së vdekuri Prometheut.
Kujtuan se e vranë, kujtuan se e mposhtën sundimtarët
Prometheun, por gabuan, sepse nuk mund të vritej liria dhe
populli, nuk mund të mposhtej Pellazgjia, sepse ajo pati edhe
Promethe tjerë si Herkuli e Anteu. Ajo lindi e rriti Promethe
në vazhdimësi që nga Leka i Madh e Pirro Epiroti,
deri te Bardhyli e Gjergj Kastrioti. Që nga Muji e Halili deri
te Mic Sokoli e Abdyli. Që nga Gjergj Elez Alia e Hasan Prishtina
deri te Ismail Qemali e Adem Jashari.
Pellazgjia kishte Promethetë e vet. Iliria kishte Promethetë
e vet. Arbëria pat Promethetë e vet. Shqipëria Etnike
pati dhe ka Promethetë e vet. Vargu i Prometheve shqiptarë
është i pambarim, i pafund, sepse i pafund e i pavdekshëm
është populli që i lindi, e pamposhtur dhe e përjetshme
është toka pellazgo-iliro-shqiptare që i rriti e
i burrëroi.
*****
E stërlashtë sa vetë Dheu. E urtë, guximtare,
stoike dhe e fortë si Prometheu, Shqipëria Etnike rrugëton
nga tejlashtësia përmes udhëve të paudhë,
marshon shtigjeve të pashtigje, përmes historisë
së përflakur, përmes njerëzimit të përgjakur,
përmes dritës dhe errësirës, udhëton e
vrapon me shpejtësi e krenari drejtë lirisë, drejtë
ardhmërisë, drejt përjetësisë.
Shqipëria Etnike është sfidë e pushtuesve, e
tiranëve dhe e kolonizatorëve të Ballkanit e të
botës. Ashtu siç ua rrëmbeu Prometheu zjarrin e
diturinë "Perëndive" të Olimpit, ashtu
Shqipëria Etnike po ua rrëmben përditë e më
shumë lirinë dhe trojet e veta të grabitura e të
rrëbyera nga shovenistët e barbarët ballkanas dhe
evropianë.
Për këtë shkak Shqipëria Etnike ndër shekuj
e mijëvjeçarë u bë rrufepritësja e perëndive
shoveniste të Ballkanit, të Europës e të Azisë.
Ashtu siç e gjuajtën Prometheun me rrufe "Perënditë"
e Olimpit, ashtu e gjuajtën me zjarr e hekur, me plumba e topa
armiqtë e shumtë Shqipërinë tonë etnike.
Kur "Perënditë" e gjuajtën me rrufe Prometheun
dhe i thanë që të dorëzohet se do tia
falin jetën, ai ua ktheu me vendosmëri atyre: Nuk
i ndërroj vuajtjet me një shërbim prej skllavi.
Kurse Shqipëria Etnike u tha dhe u thotë armiqve të
saj, sa herë ata e goditën dhe e godasin për ta asgjësuar,
se: Nuk do të ketë paqë në Ballkan dhe
në Evropë, pa u çliruar dhe bashkuar trojet shqiptare.
Shqipëria Etnike është antipod i errësirës,
është vetë drita. Është antipod i robërisë,
është vetë liria. Është antipod i dorëzimit,
frikës dhe dobësisë. Është vetë qëndresa,
trimëria, guximi dhe forca stoike. Shqipëria Etnike është
vetë Prometheu. Ashtu si u ngritë mbi "Perënditë"
e Olimpit Prometheu me guximin, bamirësinë, virtytin dhe
vendosmërinë e tij, ashtu u ngritë e po ngritet vazhdimisht
Shqipëria Etnike mbi padrejtësitë, sulmet dhe egërsinë
antishqiptare të armiqve të saj sllavo-grekë dhe
evro-aziatikë.
Ndërmjet Prometheut dhe "Perëndive" të
Olimpit qëndron një hapësirë e madhe e mbushur
me bubullima e vetëtima rrufeshë, me shkarkime përcëlluese
zjarri mbi trup të tij, por Ai qëndroi i pamposhtur, duke
qëndruar titanik në idetë e tij liridashëse
e njerëzore. Mateshin kështu rrufetë e "Perëndive"
të Olimpit me forcën e ideve përparimtare dhe me
zemrën bujare të Prometheut. Rrufetë që hidheshin
kundër Prometheut, u ktheheshin, si bumerang, me forca të
shumëfishuara "Perëndive" të Olimpit, duke
i dobësuar e cfilitur gjithnjë e më shumë ata,
duke ua shkundur e lëkundur gjithnjë e më tepër
fronin tiranik "Perëndive", pushtetarëve e diktatorëve
të kohës.
Edhe midis Shqipërisë etnike dhe barbarëve të
panumërt pushtuesë të të gjitha kohërave
ekziston një mal i tërë me kufoma dhe një det
i gjerë me gjak. Dhe ata që thyen kokën mbi këtë
mal kufomash, heronjsh e heroinash pellazgo-iliro-shqiptare ishin
vetë armiqtë pushtuesë. Ata që u mbytën
në detin e gjakut të Shqipërisë Etnike ishin
vetë ushtarët bisha të legjioneve të huaja barbare,
të cilët sulmonin pandërprerje atdheun e shqiponjave
dhe feniksve Shqipërinë Etnike.
Prometheu dhe Shqipëria qëlluan dhe qëllojnë
së bashku, vazhdimisht dhe pandërpreje perënditë
e djeshme dhe të sotme të botës. Qëllojnë
për vdekje të gjithë tiranët e diktatorët
e të gjitha kohërave, që janë ngritur e ngriten
kundër njerëzimit, kundër lirisë dhe pavarësisë
së popujve. Zjarri që rrëmbeu Prometheu nga perënditë
ende flakëron në duartë, në zemrat dhe në
mendjet e njerëzve të lirë e të robëruar
të botës. Ai zjarr përcëllon e shkrumbon në
vazhdimësi tiranët, diktatorët, sundimtarët,
pushtetarët dhe pushtuesit e mbarë njerëzimit.
Prometheu i sotëm modern pandërpreje, me pishtarin flakërues
e të zjarrtë në dorë, ngjitet e zbret monopateve
të Olimpit, duke sulmuar e goditur vazhdimisht ata të
cilët qëndrojnë ulur në fronet e pushtetit me
duar të përgjakura në popull. Liria dhe robëria
janë ende në ndeshje e përleshje të ashpër
për jetë a vdekje. Ata janë antipodi i njëra-tjerës.
Nuk ka bashkëjetesë dhe pajtim ndërmjet tyre. Lufta
midis tyre është e përjetshme.
Zjarri i Prometheut nuk është thjeshtë zjarr, ai
është mbi të gjitha liri, është drejtësi,
barazi, paqë, harmoni, teknikë e teknologji e zhvillimit
të njerëzimit. Zjarri i Prometheut është mbijetesë
e njeriut në luftë me forcat dhe ligjet e ashpra të
natyrës, është luftë për ekzistencë.
Prometheu është simboli i luftës së njerëzimit
kundër forcave jo humane të natyrës që në
muzgun dhe agun e parë të shoqërisë njerëzore.
Prometheu është lufta midis së mirës dhe së
keqes, progresit dhe regresit, dritës dhe errësirës,
lirisë dhe robërisë.
Prometheu u përballoi shekujve dhe mijëvjeçarëve,
ai i mbijetoi të gjitha kohërat dhe sistemet shoqërore
politike të njerëzimit, sepse ai u bë njësh
me popullin e vet, me atdheun e vet.
Mbijetoi dhe triumfoi Shqipëria Etnike, trashëgimtarja
e vetme e Pellazgjisë, ndaj fitoi e mbijetoi edhe Prometheu,
biri i saj trim e besnik. Shqipëri e Promethe u bën një
trup i vetëm dhe marshuan sëbashku përmes stuhive
të kohërave, përmes rrebesheve të historisë
dhe përmes tiranisë së sundimtarëve, shfrytëzuesve
të popujve dhe mohuesve të lirisë.
Prometheu është Krishti i Parahistorisë, Krishti
i Pellazgjisë që luftoi për liri, që përhapi
me forcë, me veprim konkret, me shpatë e shtizë në
dorë dritën, diturinë dhe lirinë. Ua rrëmbeu
me dhunë zjarrin perëndive të
rrejshme të kohës, sundimtarëve të egër
dhe ia dha popullit, duke e vetëdijësoi atë që
të mos gjunjëzohet përballë tiranisë së
sundimtarëve gjakpirës dhe perëndive
të Olimpit.
Prandaj, për këtë veprim njerëzor, për
këtë luftë çlirimtare Prometheu u gozhdua,
u kryqëzua sikurse Krishti më vonë, për shkëmbit
gjigant të malit. Dallimi i vetëm në mes Prometheut
e Krishtit është mënyra e përhapjes së
lirisë dhe drejtësisë në popull. Prometheu është
luftëtari i forcës dhe i shpatës, kurse Krishti është
luftëtari i paqës dhe i fjalës së urtë.
Dhe të dy arritën që në popull dhe në gjithë
botën njerëzore të asaj kohe e të kësaj
kohe të përhapin mesazhin e njëjtë të lirisë,
të dashurisë, të drejtësisë e të barazisë
midis njerëzve dhe popujve.
*****
Shqipëria dhe Shqiptarët krenohen e mburren me bijtë
e tyre si Prometheu dhe të tjerët, para e pas tij. Shqipëria
i ka përjetësuar në kujtesën e saj, i mban të
paprekshëm në gjirin e saj, kurse kombi shqiptar i ka
ngulitur në zemër e në mendje bijat e bijtë
e tij luftëtarë si Prometheu dhe herë pas here po
lind Promethe të Rinj, duke i edukuar e brumosur me idealin
Promethean të lirisë, me guximin dhe forcën e tij
prej vigani të pamposhtur përballë armiqve e perëndive
moderne të kohës sonë.
Sa herë që Shqipëria jonë është në
rrezik për shfarosje nga perënditë e
kohës, ajo lind Promethe të rinj dhe i rreshton përballë
legjioneve vandale të armiqve të saj, duke ua ndalur turrin
e duke i kthyer prapa hordhitë barbara pushtuese.
Është lidhur një Besë e fortë, e shenjtë
dhe e përjetshme midis Shqipërisë dhe Prometheve
të saj: që sa herë të jetë në rrezik
atdheu ata rilindin përsëri, ngriten nga shtrati i lëngatës
e nga varri, rinohen, ringjallen dhe dalin në log të burrave,
në fushëbeteja për të luftuar me perëndi
e bajlozë deti që sulmojnë Shqipërinë,
për të mbrojtur popullin dhe atdheun.
Kështu vepruan sa e sa herë Kreshnikët e Jutbinës,
Gjergj Elez Alia, Konstandini e Ago Ymeri. Besën që kishin
lidhur me popullin dhe atdheun e tyre nuk e shkelën e nuk e
harruan kurrë, por e çuan në vend sa herë
i thërriste atdheu për ndihmë.
Aq e fortë ishte dhe është Besa e lidhur midis Nënës
Shqipëri dhe bijve të saj Promethea, sa që ata as
vdekja nuk mundi e nuk mundet ti ndajë, ata komunikojnë
vazhdimisht midis tyre dhe e ndihmojnë njëri-tjerin në
kohë të vështira.
Besa Shqiptare dhe Dashuria midis Shqipërisë dhe Bijve
të saj është ajo Fryma Hyjnore që bën lidhjen
e përjetshme midis tyre dhe i bën të pandarë,
të pamposhtur dhe të pavdekshëm në jetë
të jetëve.
25 dhjetor 2007
SHQIPËRIA ETNIKE DUHET TË BËHET
NGA SHQIPTARËT
Shtetet etnike nuk janë shtete të pastra etnike. Ato janë
shtete kombëtare, të dominuara me shumicë nga kombi
shtetformues dhe të banuara me pakica të ndryshme kombëtare.
Asnjë shtet kombëtar i Evropës nuk është
shtet i pastër etnikisht, por ata janë shtete kombëtare.
Shqipëria etnike, pas krijimit dhe bashkimit të saj, kurrsesi
nuk do të jetë shtet i pastër etnikisht, siç
po përpiqen ta arsyetojnë disa politikanë shqiptarë
në Tiranë e Prishtinë, mosangazhimin e tyre për
formimin e Shqipërisë Etnike, sepse në kuadër
të saj do të ketë pakica të ndryshme etnike,
si ato sllave, greke, boshnjake, turke, rome,
etj. Shteti i
bashkuar dhe etnik i Shqiptarëve zyrtarisht nuk do të
quhet Shqipëria Etnike, por do të quhet si edhe sot Republika
e Shqipërisë. Dhe dallimi do të jetë se atëherë
do të jetë shtet kombëtar i të gjithë shqiptarëve
dhe nuk do të jetë i ndarë e gjysmak siç është
sot.
I vetmi shtet kombëtar i Evropës, i cili nuk pranon dhe
nuk njeh pakicat etnike në territorin e vet është
Greqia. Por, ky qëndrim racist e shovenist i pushtetarëve
grekë nuk e bën aspak atë shtet të pastër
etnik, por e bënë atë vetëm shtet jodemokratik,
sepse realiteti nuk mund të fshihet e as të futet në
xhep.
Në këtë drejtim nuk mbetet shumë prapa edhe
Turqia, e cila, përpos tjerëve, nuk pranon ekzistencën
e popullit kurd dhe gjuhës së tyre në formë
zyrtare e ligjore.
Edhe regjimi kommunist i shtetit bullgar dikur nuk pranonte ekzistencën
e pakicës turke në territorin e tij.
Askund në botë nuk ka dhe nuk mundet të ketë
shtet të pastër % monoetnik. Kjo është propagandë
e atyre që janë kundër bashkimit të popujve
e të kombeve, janë ata që duan të coptojnë
tokat e të tjerëve dhe ti mbajnë kombet të
përçarë e të sunduar nga kombet më të
mëdhenj e më të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht.
Bashkimi Evropian është për ndarjen e Kosovës
dhe sëbashku me Rusinë dhe Serbinë do të provokojnë
një shpërthim mbarëpopullor në Kosovë dhe
në këtë mënyrë do të hiqet nga agjenda
ditore Pavarësia e Kosovës dhe do të kalohet në
bisedime direkte për ndarjen e Kosovës dhe krijimin e
Serbisë së Madhe, duke spostuar Marrëveshjen e Dejtonit
(1995) dhe duke hapur çështjen e ndryshimit të
kufijve të Ballkanit dhe krijimin e shteteve etnike. Evropa
është e vetëdijshme se Marrëveshja e Dejtonit
ishte një ndërprerje e përkohshme e luftës,
por jo një paqtim i atij regjioni. Të gjithë tanimë
e kanë parë se kjo Marrëveshje ka dështuar dhe
është e pazbatueshme. Edhe 12 vjet pas arritjes së
asaj Marrveshjeje paqa dhe bashkëjetesa midis tre popujve të
ndryshëm etnikë nuk është arritur dhe nuk do
të arrihet kurrë.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë janë të pranishëm
forcat ushtarake të Evropës dhe misioni civil ndërkombëtar.
Në momentin që ata do të tërhiqen nga atje do
të bëhet ndarja e atij shteti, qoftë me paqë,
qoftë me luftë. Pra, Evropës i duhet që atje
të qëndrojë me dekada e dekada të tëra
që të ruaj paqen artificiale dhe bashkimin e dhunshëm
të këtij shteti. Por kjo i kushton shumë shtrenjtë
ekonomikisht Evropës dhe botës.
Të njëjtën kopje të Dejtonit paraqet edhe Pakoja
e Ahtisarit. Kosova sipas kësaj pakoje do të jetë
një shtet gjysmak e jofunksional dhe paqa aty do të ruhet
nga NATO, kurse pushtetin suprem do ta ketë i ashtuquajturi
Misioni Civil i Bashkimit Evropian. Dhe kjo prani ushtarake e civile
në Kosovë do të detyrohet që të qëndrojë
atje përgjithmonë, sepse në momentin që ato
do të tërhiqen prej aty, të nesërmen do të
shpërthejë përleshja shqiptaro-serbe.
Në këtë mënyrë bashkësia ndërkombëtare
po investon kot në një projekt jetëshkurtër
e të paqëndrueshëm, të destinuar për dështim
që në fillim të tij, ashtu siç ka dështuar
Marrëveshja e Dejtonit. Prandaj, OKB-ja, SHBA-të Bashkimi
Evropian dhe Rusia nuk duan që të investojnë edhe
në një Dejton II në Kosovë, duke shpenzuar miliarda
dollarë dhe duke e lënë edhe më tej Ballkanin
një fuçi baroti, një bombë të
kurdisur te porta e Evropës. Këtë më së
paku do ta tolerojë Evropa, e cila pretendon të bashkohet
dhe të shndërrohet në një Superfuqi të
re ekonomiko-ushtarake. Evropa dhe bota kanë vendosur që
Ballkanin nga fuçi baroti ta kthejnë në
një oazë të paqes dhe ta bëjnë vërtetë
Evropë. Dhe kjo gjë arrihet vetëm përmes organizimit
të një Konference Ndërkombëtare për Ballkanin,
ku do të ndryshoheshin, me konsensus, kufijtë aktual të
Ballkanit dhe do të krijoheshin shtetet etnike kombëtare,
ndër ta edhe Shqipëria e Bashkuar, etnike dhe natyrale.
Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm se pa
bërjen e Shqipërisë Etnike dhe konsolidimin etnik
edhe të disa shteteve tjera të Ballkanit, nuk do të
ketë paqe në Evropë dhe rrjedhimisht as bashkim të
Evropës dhe as zhvillim ekonomik të saj. Evropa e Bashkuar
nuk do të jetë kurrë e bashkuar me një Ballkan
të ndarë e të copëtuar dhe as me Shqipërinë
Etnike të pabashkuar.
Evropa e Bashkuar nuk do që të mbesë prapa SHBA-ve,
Rusisë dhe Kinës në ambicjet e saja për t'u
bërë superfuqi ekonomike dhe më vonë edhe superfuqi
ushtarake. Bashkimi Evropian duke plotësuar ambiciet serbomëdha
të Serbisë, ajo indirekt edhe do të bëjë
të mundur edhe hapjen dhe zgjidhjen e çështjes
shqiptare dhe formimin edhe të Shqipërisë Etnike
dhe të disa shteteve tjera etnike në Ballkan.
Edhe pa pëlqimin e pushtetarëve shqiptarë Evropa
dhe bashkësia ndërkombëtare do ta bëjë
ndryshimin e kufijve të Ballkanit, por është në
të mirën tonë që Shqiptarët të kyçen
në ketë proces që në fillim, se kështu
do të kenë favore më të mira. Vetë humbja
e durimit tonë, shpërthimi i shqiptarëve të
Kosovës në revolta masive kundër status-kuosë
së tanishme do të çonte në heqjen nga rendi
i ditës të Kosovës-Shtet dhe fillimin e bisedimeve
për ndryshimin e kufijve të Ballkanit. Por, ka një
ndryshim të madh këtu, sepse në këtë rast
shqiptarët do të cilësohen si rrebelë, paqeprishës
e ektremistë dhe kështu do ta kenë një barrë
mbi shpinë në Konferencën Ndërkombëtare
për Ballkanin. Prandaj që ti ikin revoltës
së pakontrolluar të shqiptarëve, udhëheqësit
shqiptarë duhet që ti dalin së keqes përpara
duke e shtruar në mënyrë të organizuar dhe paqësore
zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në
Ballkan dhe formimin e shteteve etnike në këtë Siujdhesë
të trazuar me shekuj e mijëvjeçarë. Pikërisht
tani është rasti i përshtatshëm që Shqipëria
dhe shqiptarët të mos mbeten si gjer më tani vetëm
spektatorë të ngjarjeve në Ballkan, por duhet të
zgjohen nga gjumi dhe të shndërrohen në aktorë
të ngjarjeve të sotme dhe të nesërme që
do të ndodhin patjetër në Ballkan.
Të mos i përsërisim gabimet e shkuara të fillimit
të shekullit që shkoi, kur e gjithë Evropa dëshironte
prishjen e Turqisë, largimin e saj nga Ballkani dhe ndryshimin
e kufijve etnikë të Ballkanit, kurse pikërisht udhëheqësit
e shqiptarëve kërkonin ruajtjen e Turqisë, duke u
kënaqur vetëm me një Autonomi brenda Turqisë.
Dhe ndodhi ajo që deshën Fuqitë e Mëdha, Turqia
u dëbua nga Ballkani, por shqiptarët mbetën me gisht
në gojë, sepse ishin të papërgatitur për
ndryshimin e kufijve, ishin të papërgatitur për formimin
e shtetit kombëtar shqiptar. Kështu shqiptarët morën
aq sa u dha Evropa, një gjysmë Shqipëri. Edhe nesër
kur Evropa e bota do ta ndajnë edhe njëherë e përfundimisht
Ballkanin, shqiptarët do të marrin një gjysmë
Shqipëri Etnike, nëse nuk kyçen me kohë në
rrjedhat e ngjarjeve të ardhshme dhe të bëhen aktorë
të këtyre ndryshimeve.
Pushtetarët shqiptarë nuk duhet të deklarojnë
orë e çast, me paturpësi, se ne nuk kemi
tjetër platformë, pos asaj për shtetin e Kosovës(!),
se ne nuk jemi për ndryshimin e kufijve të Ballkanit(!),
se ne nuk jemi për krijimin e shteteve etnike(!),
dhe përralla të tjera me mbret. Ai pushtetar që do
ti përsërisë edhe në të ardhmen,
si papagall, këto fraza antikombëtare, do ta dëshmojë
para gjithë kombit shqiptar se është kundër
lirisë, kundër bashkimit kombëtar dhe kundër
formimit të Shqipërisë së Bashkuar, etnike e
natyrale! Ai apo Ata pushtetarë do ta thonë e dëshmojnë
me gojën e vet se janë tradhëtarë dhe meritojnë
ndëshkimin kapital nga ana e gjyqit popullor.
Në anën tjetër, Serbia i ka disa platforma për
veprim: 1.Platformën për autonominë e Kosovës
brenda Serbisë, 2.Platformën për copëtimin e
brendshëm të Kosovës, 3.Platformën për
ndarjen e Kosovës dhe 4.Platformën për formimin e
Serbisë së madhe apo etnike. Serbia është e
vetëdijshme se po të bëhet Kosova-Shtet do të
fillojë zinxhirë edhe copëtimi i mëtejshëm
i saj, sepse me këtë rast, heret a vonë, bile shumë
shpejtë, do të kërkojë Sanxhaku që të
shkëputet nga Serbia dhe një pjesë e Vojvodinës
e banuar me shumicë hungareze. Që ti iki kësaj
Serbia, në momentin e fundit (e përkrahur haptas nga Rusia
dhe disa shtete të Evropës), do të kërkojë
hapur ndryshimin e kufijve të Ballkanit dhe krijimin e shteteve
etnike. Vetëm në këtë mënyrë ajo do
të qetësohet, duke dhënë disa territore, por
duke marrë dyfishin e tyre me bashkimin e Republikës Serbe
me Serbinë. Në këtë mënyrë do të
qetësohej Serbia, por do të qetësoheshin edhe Shqiptarët,
Kroatët e Bullgarët, do të qetësoheshin kombet
relevante të Ballkanit dhe në këtë mënyrë
do të qetësohej mbarë Ballkani dhe Evropa.
Siç po duket, të gjithë në Ballkan dhe në
Evropë janë të vetëdijshëm se pa formimin
e shteteve etnike, pa ndryshimin e kufijve aktual të Ballkanit
nuk mund të vendoset paqa e vërtetë dhe e qëndrueshm
në këtë pjesë të Evropës, përveç
shqiptarëve dhe pushtetarëve të tyre! A nuk e ka
thënë kryepatrioti i Lëvizjes sonë Kombëtare,
Abdyl Frashëri se: Pa bashkimin e trojeve shqiptare dhe
formimin e Shqipërisë Etnike, nuk do të ketë
kurrë paqe Evropa dhe Ballkani? Ai e ka thënë
përafërsisht kështu, por pushtetarët tanë
antikombëtar, që janë kundër Platformës
kombëtare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e kanë
harruar këtë, apo bëhen sikur e kanë harruar,
vetëm e vetëm që të ruajnë pushtetin, postet,
karriket dhe privilegjet e tyre aktuale!
Edhe po të bëhet Kosova shtet, kjo nuk do të thotë
se do të qetsohej Ballkani, sepse pikë së pari Serbia
nuk do ta pranonte kurrë një gjë të tillë,
nuk do ta hiqte nga Preambula e Kushtetutës së saj Kosovën
si pjesë integrale të shtetit serb dhe kështu do
të nxiste trazira të vazhdueshme në Kosovë,
përmes pakicave serbe atje, me qëllim që Kosovën
ta rikthente nën sovranitetin dhe sundimin e saj.
Por, çka është edhe më me rëndësi,
Kosova-Shtet nuk do ti kënaqë dhe nuk do ti
qetësojë fare as edhe Shqiptarët, përkundrazi,
shteti i Kosovës do ti trimërojë edhe më
tepër Shqiptarët për tu riorganizuar dhe për
të vazhduar veprimtarinë dhe luftën e tyre për
bashkim kombëtar dhe për Shqipërinë Etnike.
Kosova-Shtet nuk është fundi, por është fillimi
i një lufte të re serbo-shqiptare, e cila domosdoshmërisht
do të çonte në mbajtjen e një Konference Ndërkombëtare
për Ballkanin dhe në ndryshimin e kufijve të këtij
Gadishulli dhe në formimin e shteteve etnike në Ballkan.
Por, pse të imponohet me luftë të re serbo-shqiptare
mbajtja e Konferencës për Ballkanin, kur kjo gjë
mund të bëhet tani në rrugë paqësore?!
Përse duhet edhe një gjakderdhje e re e shqiptarëve
që të binden pushtetarët tanë se heshtja dhe
mosveprimi i tyre është një kasaphanë e re për
popullin tonë?! Se mosshtruarja për zgjidhje nga ana e
pushtetarëve tanë e Shqipërisë Etnike është
edhe një robëri e re për më se gjysmën
e shqiptarëve dhe trojeve të tyre etnike!
Një gjë të këtillë Evropa e di, Serbia
e di, Rusia e di, bota e di, por mjerisht vetëm pushtetarët
shqiptarë të Tiranës, të Prishtinës dhe
të Shkupit nuk e dijnë dhe nuk duan ta dijnë. Ata
do ta dijnë kur të mbështeten për muri, kur
të tjerët ti vënë para aktit të kryer,
por atëherë do të jetë shumë vonë,
sepse do ta paguajnë me territore haraçin e pavetëdijsimit
e të mosveprimit me kohë.
Nga Konferenca Ndërkombëtare do të dalim me cungimin
edhe të Shqipërisë Etnike, ashtu siç dolëm
me një gjysmë Shqipëri nga Konferencat e Kongreset
e Evropës në shekullin e kaluar! Mbajtja e Konferencës
Ndërkombëtare për Ballkanin nuk do të thotë
automatikisht se kufijtë e Shqipërisë Etnike janë
të siguruar, por për ta duhet të argumentohet me
urtësi, me fakte dhe me këmbëngulje të madhe
edhe atje në tryezën e kësaj Konference.
Pushtetarët shqiptarë të principatave
aktuale mesjetare shqiptare dhe të vilajeteve aktuale
otomane duhet të heqin dorë një orë e më
parë nga teoria e tyre antikombëtare: Më mirë
i pari në fshat, se i dyti në qytet, të heqin
dorë nga karrierizmi, egoizmi dhe bajraktarizmi i tyre personal
dhe ti bashkojnë forcat e idetë, të krijojnë
një Platformë Kombëtare të Shqipërisë
Etnike dhe në këtë mënyrë ti bashkojnë
edhe principatat dhe vilajetet e tyre aktuale.
Në të kundërtën mallkimi dhe dënimi i kombit
do të bjerë mbi ta. Në të kundërtën
ata do të jenë shkaktarë të një gjakderdhjeje
dhe vëllavrasjeje të re brendashqiptare.
Shqipëria Etnike mund edhe të mbesë e pabashkuar
dhe e copëtuar, për shkak të politikës antikombëtare
të pushtetarëve të saj, por as pushtetarët nuk
do ti gëzojnë privilegjet dhe pasurinë e tyre,
ata jo vetëm që do ti humbin ato, por do ta humbin
edhe jetën e tyre nga revolta popullore dhe luftëtarët
kombëtarë, të cilët kurrë nuk do të
rrijnë duarkryq, kurrë nuk do ti dorëzojnë
armët pa u bërë Shqipëria Etnike.
Nëse sot në Kosovë janë 400 000 armë në
duar të popullit, nesër do të jenë me siguri
4000 000 armë në duar të Shqiptarëve e të
Shqipërisë Etnike, sepse kjo do të jetë rruga
e vetme për ribashkimin kombëtar, për dëbimin
e pushtuesve sllavo-grekë nga trojet tona dhe për dënimin
e tradhëtisë dhe të tradhëtarve të sotëm
e të nesërm. Moti kohë nuk është dënuar
me plumb tradhëtia dhe tradhëtarët, prandaj po bëjnë
të qetë gjumin e ariut pushtetarët shqiptarë
dhe po shtojnë përditë pasuritë e tyre të
paligjshme, duke grabitur popullin dhe atdheun. Por, kungulli
nuk shkon gjithmon mbi ujë, thotë populli. Këtë
herë askush nuk do ti shpëtojë dënimit
kapital për tradhëti kombëtare. Shqiptarë e
pushtetarë, ruajuni tradhëtisë kombëtare, sepse
këtë herë populli nuk do tua falë tradhtinë.
Hakmarrja e popullit do tju ndjekë deri në varr
e përtej varrit, djalë pas djali e nip pas nipi.
Kosova shtet është rruga e shkurtër dhe gjysmake
e zgjidhjes së çështjes shqiptare, kurse ndryshimi
i kufijve të Ballkanit, formimi i Shqipërisë Etnike
është rruga më e gjatë, por zgjidhje e plotë
e përfundimtare e çështjes shqiptare. Është
paradoksale sjellja e papërgjegjshme dhe antikombëtare
e pushtetarëve shqiptarë në Tiranë, Prishtinë
e Shkup, kur ata deklarojnë se janë vetëm për
Kosovën-Shtet, se nuk janë për ndryshimin e kufijve
të Ballkanit dhe për formimin e shteteve etnike në
këtë Gadishull. Ata ose nuk janë të vetëdijshëm
se çka thonë, ose janë antikombëtarë
dhe kundër bashkimit kombëtar të trojeve etnike shqiptare
në Ballkan! E si mund të formohet Shqipëria Etnike
pa ndërrimin e kufijve të Ballkanit?! Status-quoja e djeshme
dhe e sotshme është pushtim e robëri, është
copëtim i trojeve shqiptare. Vetëm ndryshimi i kësaj
status-kuoje bën të mundur bashkimin kombëtar të
shqiptarëve në një shtet të vetëm - në
Shqipërinë e Bashkuar, etnike e natyrale.
Shqiptarët dhe politikanët e tyre në pozitë
dhe në opozitë duhet të jenë të parët
që duhet të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë
ndërrimin paqësor të kufijve të Ballkanit, të
kërkojnë formimin e shteteve etnike në këtë
rajon dhe bërjen e Shqipërisë së vërtetë.
Askush më shumë se kombi shqiptar dhe trojet e tij në
Ballkan nuk janë më të copëtuar e më të
ndarë, prandaj askujt më tepër se shqiptarëve
nuk u takon dhe nuk u konvenon ndryshimi i kufijve dhe formimi i
shteteve etnike.
Kombi shqiptar nuk ka çka të humbasë nga ripërcaktimi
i kufijve të Ballkanit, përveç copëtimit dhe
robërisë aktuale. Nga ndryshimi i kufijve të Ballkanit
ne do të fitojmë lirinë kombëtare dhe do të
humbasim pushtimin e sotëm sllavo-grek. Deri tani as me luftë
e gjakderdhje nuk kemi mundur që ta bashkojmë Shqipërinë.
Tani është momenti historik që këtë ta
bëjmë në mënyrë paqësore. Nëse
edhe këtë çast historik kombi ynë nuk e shfrytëzon,
atëherë shqiptarët do ta dëshmojnë tezën
antishqiptare serbe se "nuk janë popull i civilizuar dhe
shtetformues"(!). Atëherë edhe unë do të
thosha se shqiptarët nuk e meritojnë as edhe këtë
gjysmë Shqipërie (londineze) që e kanë!
Deri tani pushtetarët shqiptarë, andej e këtej kufinjve
shqiptaro-shqiptarë, janë në një gjumë
të thellë dimëror, janë në kllapi, janë
pasivë, janë të pavetëdijshëm e të
pandërgjegjshëm dhe nuk e kanë opcion e vizion politiko-kombëtar
formimin e Shqipërisë Etnike! Ata, në këtë
mënyrë, rrezikojnë edhe tërësinë territoriale
të Kosovës unmikistaneze! Nëse pushtetarët shqiptarë
nuk do të jenë edhe në të ardhmen për ndryshimin
e kufijve dhe formimin e shteteve etnike në Ballkan, atëherë
Evropa dhe bota do ti detyrojnë ata në ndarjen e
Kosovës dhe në këtë rast do të fitojë
vetëm Serbia, sepse nuk do të bashkohen shqiptarët
dhe trojet e tyre, nuk do të bëhet Shqipëria e bashkuar
etnike, por vetëm do ti hiqet edhe një pjesë
(Kosova veriore) integritetit territorial të Shqipërisë
Etnike!
Prandaj, Organizatat patriotike dhe formacionet paraushtarake kombëtare,
legale e ilegale, duhet t'u japin një Ultimatum të afatizuar
pushtetarëve tanë që ata të zgjohen nga gjumi
dhe një orë e më parë të shtrojnë
para opinionit ndërkombëtar zgjidhjen e çëshjtes
kombëtare shqiptare - formimin e Shqipërisë Etnike.
Kurse përtej këtij afati, në rast se pushtetarët
shqiptarë nuk zgjohen, atëherë forcat kombëtare
politiko-ushtarake, legale e ilegale, duhet të bashkohen, pa
kushte, ndërmjet veti dhe të marrin në dorë
zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, duke
i eliminuar nga skena politike pushtetarët antikombëtar,
përmes një Kryengritjeje të Përgjithshme Mbarëkombëtare
për çlirimin dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike.
Koha e fjalëve ka perënduar, tani është koha
e veprimit. O sot, o kurrë, nesër do të jetë
tepër vonë! Shqipëria Etnike duhet të bëhet
nga Shqiptarët, për Shqiptarët dhe jo për inat
të Shqiptarëve dhe në dëm të Shqiptarëve.
24 gusht 2007 (Titan Tivari)
SHQIPËRIA ETNIKE DUHET TË BËHET SOT,
NESËR DO TË JETË VONË!
Shqiptarët, apo më saktë: udhëheqësit,
kapedanët, princërit, bajraktarët, komandantët,
liderët, mbretërit apo presidentët e tyre, gjatë
gjithë historisë mijëravjeçare të kombit
tonë dhe të Shqipërisë Etnike, në luftërat
e tyre për çlirim dhe bashkim kombëtar, gjithmonë
janë vonuar. Shqiptarët ose i kanë filluar luftërat
dhe kryengritjet e tyre antipushtuese shumë heret, ose shumë
vonë. Edhe atëherë, në raste shumë të
rralla, kur kanë bërë rezistencë në kohë
të duhur, ata kanë qenë të pabashkuar, pa unitet
dhe të përçarë ideologjikisht dhe politikisht!
Prandaj, edhe kurrë nuk arritëm që ta çlirojmë
dhe ta bashkojmë tërësisht Atdheun tonë
Shqipërinë Etnike.
Shqiptarët, më saktë, udhëheqësit e tyre
politik e ushtarak, asnjëherë nuk kanë marrë
mësime të mjaftueshme nga pësimet dhe dështimet
e tyre gjatë historisë. Prandaj, edhe u është
përsëritur historia, u është ricikluar robëria!
Udhëheqësit shqiptarë, gjatë pjesës më
të madhe të historisë sonë kombëtare, kanë
qenë egoistë e karrieristë të pasionuar. Ata
më tepër kanë luftuar për vehte, për privilegje,
për pasuri dhe për famë personale, se sa kanë
luftuar për liri, për çlirim dhe bashkim të
Atdheut të tyre. Dhe mjerisht, të njëjtën gjë
po bëjnë edhe liderët aktualë të shqiptarëve,
apo më saktë: Presidentët, kryeministrat, qeveritë,
kuvendet popullore dhe kryetarët e partive të shumta politike
në pozitë dhe në opozitë!
Pra, historia, vonesa dhe dështimet po na përsëriten
para syve, veshve dhe hundëve tona dhe ne, populli, shtiremi
si kur as nuk i shohim, as nuk i dëgjojmë dhe as nuk i
nuhasim mbrapshtitë dhe tradhtitë e liderëve dhe
udhëheqësve tanë këtej e andej kufinjve shqiptaro-shqiptarë!
Kështu, sa kanë faj udhëheqësit e pushtetarët
tanë, aq kanë faj shqiptarët, populli, që në
të shumtën e rasteve, vetë i ka zgjedhur me votën
e tij të lirë apo gjysmë të lirë. Në
këtë mënyrë, bashkëfajtorë për
prapambetjen ekonomike, për anarkinë politike dhe për
robërinë e pushtimin e më se gjysmës së
Shqipërisë Etnike janë edhe vetë Shqiptarët,
vetë kombi ynë, i cili jo vetëm i voton antikombëtarët,
por edhe i duron ata edhe atëherë kur ata shkelin me të
dyja këmbët mbi shpinë të popullit dhe mbi interesat
vitale të lirisë, të çlirimit e të bashkimit
të Shqipërisë Etnike!
*****
Dihet historikisht se, popujt çlirohen dhe shtetet formohen
gjatë kthesave të mëdha dhe rrënjësore
të historisë së një populli, të një
vendi të një regjioni apo të një kontinenti.
Dhe ne sot gjendemi pikërisht në fund të kësaj
kthese të madhe historike për kombin tonë, për
Shqipërinë Etnike dhe për mbarë Ballkanin. Kjo
kthesë historike ka filluar më 1990 dhe duket se do të
përfundojë më 2010. Gjatë kësaj periudhe
do të mbyllet procesi i riformulimit të kufijve të
shteteve të Ballkanit, prandaj kombi ynë dhe liderët
e tij duhet ta marrin seriozisht këtë mundësi, ta
shfrytëzojnë me zgjuarësi fundin e këtij procesi,
nëse nuk duan që popullin dhe Atdheun e vet ta lënë
në robërinë e vjetër të shteteve fqinje.
Udhëheqësit e shqiptarëve në Shqipëri,
Kosovë, Iliridë, Kosovë Lindore, Malësi të
Madhe, Çamëri, Sanxhak e Diasporë duhet të
mblidhen sa më parë kokë më kokë dhe të
marrin një vendim për bërjen e Shqipërisë
Etnike. Të kërkojnë bashkimin e trojeve etnike shqiptare
në Ballkan, pra, të kërkojnë para opinionit
publik botëror dhe para faktorëve politik ndërkombëtar
ndryshimin e kufijve shtetëror të Ballkanit dhe formimin
e shteteve etnike në Ballkan. Të kërkojnë mbajtjen
e një Konference Ndërkombëtare për Ballkanin,
ku, në prani të përfaqësuesve të shteteve
ballkanike dhe me pjesëmarrjen e fuqive të mëdha
dhe të organeve vendimmarrëse të OKB-së të
vendosej paqja e qëndrueshme në Ballkan me ndryshimin
e kufijve aktualë dhe formimin e shteteve kombëtare të
popujve të Ballkanit. Vetëm në këtë mënyrë
do të qetësohej Ballkani dhe do të bashkohej edhe
Evropa. Në të kundërtën, grindjet dhe përleshjet
ndëretnike dhe ndërshtetërore në Ballkan do
të jenë të pashmangshme, të pandërprera
dhe të përgjakshme.
*****
Deri më sot koha e ka vërtetuar se liderët shqiptarë
nuk kanë qenë në nivel të përgjegjësive
të tyre politike e kombëtare, sepse nuk i kanë shfrytëzuar
maksimalisht dhe në momentin e caktuar situatat e favorshme
që janë paraqitur nga viti 1990 e këtej për
zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes
kombëtare shqiptare. Udhëheqësit shqiptarë dhe
mbarë populli ynë janë vonuar gjithmonë në
reagimin e tyre politik apo ushtarak, sepse asnjëherë
nuk kanë qenë të bashkuar dhe asnjëherë
nuk kanë pasur një plan strategjik, një platformë
kombëtare për veprim. Prandaj, kur gjithë popujt
e ish-Jugosllavisë luftonin me armë në dorë
për shkëputje nga Serbia e Madhe, populli ynë dhe
udhëheqësit e tij rrinin duarkryq dhe pritnin. Pritnin
Godonë! Sdinin as çka prisnin, sepse nuk kishin
asnjë plan strategjik të veprimit. Kishin vetëm planin
kobzi të luftës klanore, grupore apo partiake midis tyre!
Dhe shqiptarët u ngritën në kryengritje kur u mbaruan
luftërat në hapsirën tjetër ish-jugosllave.
Pra, filluan luftën me vonësë dhe për fatin
tonë të keq, të përçarë dhe me disa
ushtri provinciale! Prandaj edhe nuk fituan lirinë
krahinore e të mos bëjmë fjalë për lirinë
kombëtare dhe bashkimin e Atdheut, që as nuk u dukën
në horizont.
Të njëjtin rol regresiv e pasiv luajnë liderët
shqiptarë edhe sot, edhe tani, kur është momenti
final i bërjes apo mosbërjes së Shqipërisë
Etnike! Ata nuk bëjnë asnjë veprim konkret për
bashkimin e politikës shqiptare, ata nuk bashkohen rreth një
platforme kombëtare për formimin e Shqipërisë
Etnike, ata nuk janë të përgjegjshëm kombëtarisht,
por nuk janë as të vetëdijshëm politikisht se
sot është momenti i përshtatshëm për ndërrimin
e kufijve të shteteve të Ballkanit në mënyrë
paqësore, se pikërisht sot është çasti
historik për formimin e shteteve etnike në Ballkan dhe
me këtë rast edhe për bashkimin e Shqipërisë
Etnike.
Nesër, kur të mbyllet çështja e Kosovës,
do të jetë vonë, sepse do të mbyllet edhe për
100 vjet të tjera, apo më shumë, çështja
e ndërrimit të kufijve në Ballkan dhe Evropë.
Evropa dhe bota nuk ka kohë as vullnet që të merret
me shtetet e Ballkani çdo ditë, çdo vjet, çdo
dekadë, apo kur tu dalë gjumi shekullor shqiptarëve
e tu kujtohet se janë të robëruar e të copëtuar
nga shtetet fqinje!
Historikisht, shqiptarë kanë zhvilluar luftërat e
tyre çlirimtare ose me vonesë, ose të përçarë,
prandaj edhe kurrë nuk kanë fituar deri më sot, kurrë
nuk kanë mundur që ta çlirojnë dhe bashkojnë
përfundimisht Shqipërinë Etnike. Tani është
momenti i fundit për këtë shekull që të
bëhet Shqipëria Etnike, por që të bëhet
ajo Shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre duhet ta kërkojnë
atë me qartësi politike, me vendosmëri dhe me vetëdije
e ndërgjegje të lartë kombëtare.
Shqiptarët dhe politikanët e tyre, ose e dinë ose
nuk duan ta dinë se, duke kërkuar shtetin e pavarur të
Kosovës dhe mosndryshimin e kufijve të Ballkanit, ata
janë kundër bashkimit kombëtar të kombit tonë,
ata janë kundër formimit të Shqipërisë
Etnike! Mosndryshimi i kufijve të shteteve të Ballkanit
do të thotë vazhdim i robërisë dhe pushtimit
shovenist mbi Çamëri, mbi Iliridë, mbi Kosovë
Lindore, mbi Sanxhak e mbi Malësi të Madhe! Dhe pikërisht
këtë po bëjnë sot liderët e pushtetarët
shqiptarë në Tiranë, në Prishtinë, në
Shkup e në Preshevë. Ata me duartë e tyre po ia farkojnë
më tej zinxhirët e robërisë, vuajtjes e asimilimit
popullit shqiptarë jashtë Shqipërisë londineze
dhe Kosovës unmikistaneze! Për të bërë
Kosovën shtet, kosovarët e Prishtinës
dhe shqiptarët e Tiranës po flijojnë në skëterrën
e robërisë vëllezërit e tyre në trojet
tjera etnike të Shqipërisë! Kosova edhe mund të
bëhet njëfarë shteti i tredhur, i cunguar e gjysmak,
por me këtë rast kombi shqiptarë duhet të përshëndetet
me Shqipërinë Etnike të paktën edhe për
100 vjet të tjera.
Që të bëhet Shqipëria Etnike kombi ynë
duhet të presë që të shpërbëhet perandoria
e re në formim e sipër - Bashkimi Europian. Por edhe kur
do të shembet kjo perandori, qoftë pas 100 apo 1000 vjetësh,
shqiptarët përsëri do ti zërë përfundi,
ashtu siç i zuri përfundi gërmadhave të saj
shembja e Jugosllavisë Federative, sepse nëse Shqiptarët
do të hyjnë në Evropë të ndarë, ata
të ndarë e me robëri të re do të dalin
nga kjo Evropë e Bashkuar.
*****
Liderët shqiptarë në pushtet e në opozitë
nuk janë të vetëdijshëm se shpesh fati gjendet
në fatkeqësi. Është fatëkeqësi që
Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Është
fatkeqësi që Rusia vendos veton në Këshillin
e Sigurimit kundër pavarësisë së Kosovës.
Por askush nga pushtetarët trutharë shqiptarë nuk
është i vetëdijshëm se mospranimi i Serbisë
dhe vetoja e Rusisë (por edhe hezitimi i heshtur kundër
shtetit të Kosovës i Bashkimit Europian), i hap rrugë
ndërrimit të kufijve në Ballkan, i hap rrugë
formimit të Shqipërisë Etnike. A nuk i hapi rrugë
intervenimit të NATO-s kundër Serbisë egërsia,
gabimi dhe kokëfortësia e Millosheviçit kundër
Kosovës dhe kundër botës? Ky pra, është
fati në fatkeqësi. Dhe këtë fat Shqiptarët
dhe udhëheqësit e tyre duhet ta kapin me mençuri
edhe tani, duhet ta shfrytëzojnë me shpejtësi dhe
të bëhen pjesë e idesë për ndryshimin paqësor
të kufijve të Ballkanit dhe formimin e shteteve kombëtare
në këtë siujdhesë të trazuar me shekuj
e mijëvjeçarë.
Shqiptarët dhe liderët e tyre duhet ta dijnë njëherë
e mirë se ne as nuk kemi qenë, as nuk jemi dhe as nuk
do të jemi ndonjëherë aq të fortë për
të ndryshuar kufinjtë e shteteve të Ballkanit. Këtë
gjë e bëjnë shtetet e forta, kombet e mëdha
dhe fuqitë e mëdha. Mos ta gënjejë kend mendja
se Jugosllavinë e prishën një grusht shqiptarësh
me ca pushkë të vjetra ruso-kineze. Jugosllavinë
e shkatërruan republikat e mëdha e të forta të
saj siç ishin Serbia dhe Kroacia. Edhe kufinjtë e Ballkanit
ka gjasa që ti ndërrojë vetëm Serbia me
ndihmën e Rusisë dhe aprovimin e heshtur të Bashkimit
Europian.. Dhe për ndërrimin e këtyre kufinjve askush
më tepër se kombi ynë nuk është i interesuar
që të ndërrohen, sepse vetëm me këtë
rast do të bëhej bashkimi ynë kombëtar në
një Shqipëri të Bashkuar Etnike. Ky pra, është
fati në fatkeqësi.
Të vetmit shtete sot në Ballkan që u konvenon ndërrimi
i kufijve të Ballkanit janë Serbia, Shqipëria, Bullgaria
dhe Kroacia. Në rast të ndërrimit të kufijve
të Ballkanit Serbia do të merrte Republikën Serbe,
Kroacia do të merrte Hercegovinën, Bullgaria do të
merrte Maqedoninë Lindore, kurse Shqipëria Etnike do të
bashkohej duke iu bashkangjitur Shqipërisë aktuale të
gjitha trojet shqiptare që sot janë jashtë saj në
Mal të Zi, në Serbi, në Maqedoni dhe në Greqi.
Por, fatkeqësisht, vetëm Serbia është aktualisht
ajo që bën përpjekje hapur e fshehur për ndërrimin
e këtyre kufijve. Të tjerët po presin që ti
njxerrin gështenjat nga zjarri me duartë e Serbisë.
Por kjo nuk është politikë e zgjuar dhe e sigurt,
sepse dihet që askush nuk punon për ne, nëse ne nuk
punojmë për vete. Po u kyçëm me vonesë
në këtë process do ta kemi më të vështirë
edhe daljen me sukses e të kënaqur nga ky proces, nga
procesi i rindarjes së kulaçit të Ballkanit.
Ndaj, udhëheqësit shqiptarë në pushtet e në
opozitë, një orë e më parë duhet ta shtrojnë
me miqtë dhe aleatët politiko-ushtarakë të shqiptarëve
çështjen e ndërrimit të kufinjve të Ballkanit,
zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe çështjen
e formimit të shtetit kombëtar shqiptar Shqipërisë
Etnike. Nuk është politikë e zgjuar, nuk është
politikë kombëtare dhe as largpamësi vizionare kokëfortësia
dhe këmbëngulja e politikanëve tanë vetëm
në një opcion politik, në atë të shtetit
të Kosovës. Ne duhet të jemi flexibilë, të
zhdërvjelltë dhe të hapur për të gjitha
opcionet politike që ofron çasti historik dhe, mbi të
gjitha, ne duhet të jemi të gatshëm dhe të shpejtë
në kapjen e fatit që na ka ardhë te dera dhe na buzqesh,
në ndryshimin e kufijve të Ballkanit dhe të bërjes
së Shqipërisë Etnike.
Shumë liderë shqiptarë në pozitë, por më
shumë ata në opozitë dhe sidomos liderët e disa
grupeve e organizatave patriotiko-revolucionare, që janë
opozitë edhe e pozitës, edhe e opozitës, janë
duke menduar shumë gabimisht se për të luftuar për
bashkim kombëtar dhe për Shqipërinë Etnike nuk
është vonë kurrë. Por kjo nuk qëndron,
sepse historia shqiptare shumë shpesh e ka vërtetuar se
ne sa herë kemi luftuar me vonesë nuk kemi fituar. Ne
kemi derdhur gjak, kemi dhënë dëshmorë, por
lirinë nuk e kemi fituar, sepse kemi qenë të vonuar.
Kemi luftuar kur luftërat kanë përfunduar dhe kur
Fuqitë e Mëdha e kanë mbyllë çështjen
dhe kanë marrë vendimet e tyre fuqiplote. Populli thotë:
pas dasmës nuk bien tupanat!. Ndaj, tu biem
tupanave të lirisë, të bashkimit kombëtar
dhe të Shqipërisë Etnike sot, tani, se nesër
do të jetë shumë vonë.
Ata të cilët do të ngriten nesër në luftë
të armatosur, gjoja për të kundërshtuar vendimet
e OKB-së apo të Fuqive të Mëdha, në emër
të lirisë, të bashkimit kombëtar dhe të
Shqipërisë Etnike, ata sdo të jenë gjë
tjetër pos demagogë, pseudopatriotë dhe xhelatë
të gjakderdhjes së kotë të shqiptarëve,
sepse disfata do të jetë e garantuar. Nëse duhet
të luftohet me armë në dorë, kjo poashtu duhet
të bëhet sot, tani, këtë vit apo më së
largu në fillim të vitit që vjen, se pastaj poashtu
do të jetë shumë vonë.
Organizatat dhe formacionet paraushtarake legale e ilegale, të
cilat janë vendosmërisht për Shqipërinë
Etnike, duhet që liderëve dhe pushtetarëve shqiptarë
që janë në pushtet në Tiranë, Prishtinë
dhe Shkup, si dhe Qeverive e Kuvendeve në Prishtinë e
Tiranë, tu drejtojnë një Ultimatum dhe tua
caktojnë datën deri kur ata kanë kohë që
ta shtrojnë për zgjidhje çështjen kombëtare
të Shqipërisë Etnike para opinionit ndërkombëtar
dhe OKB-së. Përtej datës së këtij Ultimatumi
këto organizata dhe formacione paraushtarake duhet urgjentisht,
brenda javës, të bashkohen dhe të nisin Kryengritjen
e Përgjithshme të Armatosur për çlirimin dhe
bashkimin e Shqipërisë Etnike. Në këtë
mënyrë, të gjithë faktorët relevantë
ndërkombëtarë do të detyroheshin që ta
vënë në rend të ditës çështjen
shqiptare dhe zgjidhjen e saj. Kjo është teoria e imponimit.
Ne nuk jemi aq të fortë sa të luftojmë kundër
gjithë botës dhe vendimeve të tyre, qofshin ato edhe
vendime të padrejta, antishqiptare dhe plotësisht në
kundërshtim me vullnetin e kombit tonë. Për këtë
arsye ne nuk duhet të presim më shumë se disa muaj,
sepse është rrezik që bashkësia ndërkombëtare
të marrë vendime antishqiptare dhe atëherë do
të jetë e pamundur që ti ndryshojmë këto
vendime superiore. Prandaj, zgjoheni shqiptarë sot! Ngritu
në këmbë o komb shqiptar sot! Bashkohuni liderë
e pushtetarë sot! Bëheni Shqipërinë Etnike në
rrugë paqësore sot, se nesër do të jetë
shumë vonë.
Populli thotë: njëherë të vjen e mira
kah dera. Ndaj, o Shqiptarë, hapeni derën
dhe futeni brenda në zemrat dhe mendjet tuaja nusen e stolisur,
shtojzovallen e bukur dhe zanën e bjeshkëve tona legjendare
Shqipërinë Etnike.
Mos thoni nesër se nuk ditëm dje, por diheni se padituria,
mosguximi dhe tradhëtia paguhen shtrenjtë, paguhen me
kokë dhe me robërinë e re shekullore të Shqipërisë
Etnike. Ndaj, të gjithë shqiptarët dhe pushtetarët,
sot o kurrë, duhet të kërkojnë para gjithë
opinionit botëtror, para miqve dhe armiqve tanë: Vetëvendosje,
Referendum Popullor, ndërrimin e kufijve të Ballkanit
dhe formimin e Shqipërisë Etnike.
14 gusht 2007 (Titan Tivari)
SHQIPËRIA ETNIKE PROCES DIALEKTIK
Aktualisht, të gjithë janë kundër çlirimit
kombëtar shqiptar, kundër dekolonizimit të trojeve
të robëruara shqiptare dhe kundër ribashkimit të
Shqipërisë Etnike.
Kundër është politika zyrtare e Tiranës, e Prishtinës,
e Shkupit (pjesa shqiptare) dhe e Podgoricës (pjesa shqiptare)!
Për politikën zyrtare antishqiptare sllave të Shkupit
e të Podgoricës skemi çka flasim, ajo është
e njëjtë me atë të Beogradit.
Përveç pushtetarëve e zyrtarëve shqiptarë,
kundër ribashkimit kombëtar të Shqipërisë
Etnike janë pastaj të gjithë të tjerët.
Gjithë Europa e bota është kundër çlirimit
dhe bashkimit të kombit shqiptar në një shtet të
vetëm kombëtar. Dhe kjo nuk është aspak e çuditshme,
sepse kur ti je kundër vetvetes, të tjerët nuk kanë
se si të jenë pro teje. Por, të mos keqkuptohemi,
në gjithë këtë politikë antikombëtare
të zyrtarëve shqipfolës nuk bën pjesë kombi
shqiptar, pra populli ynë. Poashtu, në të gjithë
këtë politikë antishqiptare të Europës
dhe të Botës, nuk bëjnë pjesë popujt dhe
kombet e botës, sepse popujt në thelbin e tyre janë
liridashës dhe solidarë me njëri-tjetrin.
Kundër bashkimit kombëtar të Shqipërisë
Etnike, pra, janë qeveritë dhe pushtetarët shqiptarë,
si dhe qeveritë dhe pushtetarët botërorë. Të
gjitha qeveritë dhe pushtetarët janë njësoj:
ruajnë pushtetin dhe privilegjet e tyre në dëm të
barazisë, drejtësisë, lirisë dhe mirëqenies
së popujve.
Për bashkimin kombëtar dhe bërjen e Shqipërisë
Etnike është kombi shqiptar dhe të gjithë popujt
e tjerë të botës. Nga kjo del se për Shqipërinë
Etnike është forca numerike e sasiore (kuantitative)
popujt, kombet e grupimet e ndryshme joqeveritare botërore.
Kundër Shqipërisë Etnike është forca cilësore
(kualitative) qeveritë, ushtritë dhe organizmat
pushtetmbajtëse botërore.
Dy taborret e kundërta, që ndeshen e luftojnë vazhdimisht
me njëri-tjetrin, hapur e fshehur, në gjithë botën,
janë:
1.forcat popullore
2.forcat qeveritare
Janë pikërisht forcat qeveritare, shqiptare e ndërkombëtare,
ato të cilat ia mohojnë kombit tonë lirinë,
të drejtën e vetëvendosjes, referendumin popullor
dhe ribashkimin kombëtar në Shqipërinë etnike.
Dhe mohimi sjellë revoltën, aksioni qeveritar sjellë
reaksionin popullor, robëria imponon lirinë, kurse sundimi
i huaj sjellë rezistencën kombëtare në të
gjitha format e mundshme të tij.
Përderisa kombi ynë është i ndarë, ai medoemos
që kërkon dhe do të kërkojë bashkim. Përderisa
trojet shqiptare të më tepër se gjysmës së
Shqipërisë Etnike janë të pushtuara, medoemos
që populli ynë kërkon e do të kërkojë
çlirimin e tyre. Përderisa kombit tonë i mohohet
e drejta e lirisë dhe e vetëvendosjes, sigurisht që
ai kërkon dhe do të kërkojë me këmbëngulje
realizimin e kësaj të drejte njerëzore e kombëtare
univerzale. Përderisa aspratat dhe kërkesat e ligjshme
kombëtare të Shqiptarëve ndeshin në vesh të
shurdhër e mospërfillës të pushtetarëve
shqiptarë e ndërkombëtarë, medoemos që
populli ynë do të detyrohet që të bëhet
më i zëshëm dhe më radikal, me qëllim që
zëri i tij të bëhet i dëgjueshëm edhe për
shurdhëmemecët. Që kërkesat tona kombëtare
të merren seriozisht, ne do të detyrohemi që të
imponojmë zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare
përmes Kryengritjes së Përgjithshme Popullore. Gjithmonë
kur nuk është dëgjuar zëri, është
dëgjuar pushka e Shqiptarit.
Ashtu si e vërteta vonon, por nuk harron, poashtu edhe liria
dhe lufta e popullit vonon, sakrifikon dhe në fund fiton. Përpjekja,
aspirata dhe lufta e kombit tonë për Shqipërinë
Etnike është një proces i pandalshëm, që
ka kaluar nëpër shumë faza dhe situata historike,
duke iu afruar për çdo ditë e më shumë
aktit final të ribashkimit tonë kombëtar.
As dje, as sot, por as nesër nuk do të ketë forcë
politiko-ushtarake kombëtare e ndërkombëtare që
do të mund ta shuaj e frenojë luftën e kombit shqiptar
për bashkim kombëtar dhe bërjen e Shqipërisë
Etnike. Shqipëria Etnike është një proces dialektik
e natyror, që është e pamundur të mohohet në
vazhdimësi. Të gjitha marrëveshjet, kontratat,
traktatet e zgjidhjet e qeverive dhe pushtetarëve
tanë e ndërkombëtarë, në kundërshtim
me vullnetin e kombit shqiptar, janë e do të jenë
të përkohshme dhe të pavlefshme.
Edhe paqa aktuale, që duket si paqë, nuk është
paqë dhe nuk do të bëhet e tillë derisa të
formohet Shqipëria Etnike. As shteti i pavarur
i Kosovës nuk do ta qetësojë popullin tonë,
që ai të heqë dorë nga bashkimi i Shqipërisë,
përkundrazi, Kosova-Shtet do të jetë
fillimi i fillimit të vërtetë të bërjes
së Shqipërisë Etnike. Janë iluzionistë
e demagogë ata pushtetarë e politikanë shqiptarë
dhe ndërkombëtarë që trumbetojnë se paqa
dhe stabiliteti i Ballkanit varet nga bërja e Kosovës-Shtet.
Paqa dhe stabiliteti i Ballkanit varet nga zgjidhja apo moszgjidhja
e çështjeve kombëtare të popujve të Ballkanit
dhe sidomos ajo varet nga bërja apo mosbërja e Shqipërisë
Etnike. Pa zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare
në Ballkan, jo vetëm që sdo të ketë
paqë në këtë Gadishull, por as në Europë.
Europa kurrë nuk do të jetë e qetë dhe e bashkuar
pa bashkimin e trojeve të copëtuara e të pushtuara
të Shqipërisë Etnike. Këtë qeveritë
e Europës e dijnë, por ata, megjithatë, shpresojnë
se populli ynë një ditë do të heqë dorë
nga ëndrra e tij kombëtare për çlirim, liri
e bashkim. Këtë shpresë të kotë Europës
ia ushqejnë qeveritë dhe pushtetarët shqiptarë,
të cilët orë e çast, edhe kur nuk i pyet askush,
ulërijnë si çakallë se nuk janë për
bashkim kombëtar!
Dhe Europa e bota bien në grackën e këtyre trutharëve
shqipfolës, nuk dëgjon zërin e kombit shqiptar dhe
nuk merr parasysh vullnetin e tij për vetëvendosje dhe
bashkim kombëtar. Prandaj edhe ka pasur aq shumë përleshje
e luftëra ndëretnike në Ballkan! Prandaj edhe pati
e do të ketë edhe luftëra e përgjakje të
tjera ndëretnike në Ballkan, sepse Europa dhe Bota nuk
kanë vullnetin që ti zgjidhin çështjet
kombëtare në Ballkan, nuk kanë gatishmërinë
dhe pjekurinë politike e njerëzore që të bëjnë
të mundshme bashkimin e Shqipërisë Etnike në
rrugë paqësore.
Dikush në hapsirën shqiptare, në Europë e në
botë harron me qëllim se kur dështon rruga paqësore
për çlirim, liri, vetëvendosje e bashkim, atëherë
rradha i vjen rrugës së luftës së armatosur
popullore. Dhe për këtë luftë ata fajsojnë
pastaj popujt e robëruar, por e kanë kot, atëherë
është tepër vonë, lufta e bën të veten,
sjellë vrasje e shkatërrim, por sjellë edhe lirinë
dhe pavarësinë për popujt e robëruar dhe të
pushtuar.
Qëndrimet antikombëtare të zyrtarëve shqiptarë
dhe politikat antishqiptare të qarqeve të caktuara euro-aziatike
imponojnë luftën e armatosur çlirimtare të
kombit shqiptar, kurse lufta çlirimtare e popullit tonë
imponon pastaj zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare
dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike. Imponimi imponon
imponimin. Kjo është rregulla e pashkruar, por frytdhënëse,
në luftë dhe në politikë, e cila shpërthen
prangat e robërisë dhe cila ndryshon status quonë
e padurueshme të një populli, i cili aspiron për
liri dhe pavarësi. Lufta çlirimtare për asnjë
popull të botës nuk është dëshirë,
luks apo aventurë, ajo është domosdoshmëri e
gjendjes së robërisë dhe imponim nga ana e pushtuesve.
Lufta çlirimtare është negacion i robërisë
dhe paralajmëruese e lirisë.
Po kjo luftë çlirimtare dhe imponuse njëkohësisht,
siç duket, do ta sjellë edhe lirinë, pavarësinë
dhe ribashkimin kombëtar të Shqipërisë Etnike.
Rrugë tjetër nuk ka: ose në robëri, ose luftë
për liri. Nëse dikush e din ndonjë rrugë të
mesme për të fituar lirinë, le të na e tregojë.
Por rruga e mesme nuk e sjellë lirinë, ajo e sjellë
demagogjinë, iluzionin dhe lirinë e rrejshme, siç
është liria aktuale e Kosovës unmikistaneze,
apo siç do të jetë nesër pavarësia
e kufizuar (e mbikqyrur) e shtetit të Kosovës,
nën protektoratin (neokolonializmin) e Europës së
Bashkuar! Nesër Kosova vetëm do të ndërrojë
padronin (Bossin) e vet. Nga neokolonializmi i UNMIK-ut do të
kalojë në neokolonializmin e EUMIK-ut! Nga protektorati
në protektorat, nga pushtimi në pushtim! Pa çka
se ky pushtim është më i butë dhe
me i sofistikuar se pushtimi i djeshëm serbomadh! Robëria
është robëri, pushtimi është pushtim. Ata
kanë një fytyrë të njëjtë çnjerëzore
e antipopullore. Ata kanë një përmbajtje të
njëjtë antishqiptare! Kur i huaji të bëhet zot
në shtëpinë tënde, në atdheun tënd,
aty më nuk ka vend që të flitet për liri, pavarësi
apo për demokraci. Këto termine tani bëhen vetëm
mashtrim e demagogji dhe fasadë për robëri kombëtare
e shfrytëzim ekonomik.
Kombi shqiptar është kombi më i vjetër i Europës,
me një kulturë e civilizim parahistorik dhe antik, prandaj
nuk ka nevojë për tutorë e regjentë të
huaj që ta qeverisin e sundojnë në emër të
lirisë dhe të demokracisë
europiane! Kombi ynë ka nevojë për miq e aleatë
të vërtetë, të sinqertë e natyrorë,
që ta ndihmojnë për të ribashkuar trojet e copëtuara,
për të fituar lirinë e pavarësinë kombëtare
dhe për të zhvilluar e ndërtuar vendin.
Lufta çlirimtare për bashkim kombëtar është
e pashmangshme dhe e imponuar për popullin tonë. Sa më
parë që ta kuptojnë këtë qeveritarët,
pushtetarët dhe politikanët shqiptarë, aq më
mirë do të jetë për popullin dhe për ta.
Sa më parë që ta kuptojnë dhe ta pranojnë
qeveritarët dhe politikanët shqiptarë se Shqipëria
Etnike është e vetmja alternativë e kombit tonë,
aq më herët do të përgatitemi dhe do të
fitojmë lirinë dhe bashkimin kombëtar. Sa më
herët që ne të gjithë të bindemi se lufta
na troket te dera, aq më shpejt do të mobilizohemi dhe
aq më pak pasoja do të kemi nga ajo luftë e re që
po na imponohet nga qarqet qeveritare antishqiptare euro-aziatike.
Të flasim për paqën dhe të përgatitemi
për luftën.
Kombi shqiptar është i mbështetur për muri.
Kush ka sy e shikon, kush ka ndjenja e përjeton.
Shqipëria Etnike është proces dialektik.
Kësaj askush smundet ti ikë.
10 tetor 2007 (Titan Tivari)
RIBËRJA E SHQIPËRISË ETNIKE
VARET NGA SHQIPTARËT
Aktualisht, Shqipëria Etnike përkundet ndërmjet ëndrrës
dhe realitetit, me synimin, shpresën dhe besimin që Ëndrrën
ta bëjë Realitet. Por, si do të bëhet ëndrra
realitet? Disa thonë përmes rrugës paqësore,
me mjete demokratike, siç është Referendumi dhe
Vetëvendosja, si dhe përmes së drejtës natyrale
që kanë popujt për të qenë të lirë
dhe të bashkuar në atdheun e vet.
Deri më sot në Ballkan, për zgjidhjen e konflikteve
dhe mosmarrëveshjeve ndëretnike dhe ndërshtetërore,
mjetet paqësore dhe demokratike nuk kanë gjetur zbatim
dhe përdorim. Kanë qenë luftërat e armatosura
dhe përleshjet e përgjakura ndërmjet pushtuesve dhe
çlirimtarëve ato që u kanë prirë zgjidhjeve
të problemeve ndërshtetërore, kurse mjetet demokratike
e bisedimet politike kanë ardhur pas ndërprerjes së
luftës. Se si do të jetë në të ardhmen,
këtë askush nuk e di, këtë vetëm e nesërmja
do ta vërtetojë. Një gjë dihet me saktësi
- në rrugën tonë për bërjen e Shqipërisë
Etnike, Ne, shqiptarët, duhet t'i kemi parasysh e në dispozicion
që të dy opcionet: edhe opcionin e luftës së
armatosur çlirimtare, edhe opcionin paqësor të
mjeteve demokratike.
Ne shpeshherë në analizat dhe debatet tona për gjendjen
e ndarë e të pushtuar të Shqipërisë Etnike
e fajsojmë faktorin e jashtëm ndërkombëtar dhe
shumë pak e rrallë i analizojmë e i zbulojmë
gabimet, të metat dhe mosunitetin tonë të brendshëm.
Prandaj edhe na përsëriten humbjet, dështimet dhe
mosrealizimi i aspiratës sonë shekullore për krijimin
dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike.
Liria jonë fillon tek ne, te organizimi, bashkimi dhe lufta
jonë e vendosur për çlirimin dhe ribashkimin kombëtar,
kurse përfundon me njohjen ndërkombëtare të
kësaj lufte. Por nëse kjo liri e kjo luftë fillon
me defekte e të çara në rradhët tona, atëherë
s'do mend se do të përfundojë pa sukses dhe për
fajin e shqiptarëve e jo të ndërkombëtarëve.
Ne duhet të punojmë më shumë me vetveten tonë,
ne duhet ta edukojmë veten dhe popullin tonë, ta armatosim
atë me dituri e arsim, me informacion politik e kombëtar,
ta armatosim me idealin kombëtar të luftës për
liri e ribashkim kombëtar, ta brumosim me dashurinë për
atdheun tonë, për Shqipërinë Etnike.
Atdhedashuria e zjarrtë dhe nacionalizmi i pastër janë
baza e fitores sonë. Shqiptarët së pari duhet ta
integrojnë - bashkojnë atdheun e vet dhe pastaj të
integrohen në Europë. Nuk hyhet në Europën e
bashkuar me shqiptarë të ndarë. Në Europë
duhet të shkojmë si komb i bashkuar, jo si fise mesjetare.
Në Europë duhet të shkohet me dinjitet, si shtet
i bashkuar, si Shqipëri Etnike.
Duhet ta theksojmë me përgjegjësi dhe sinqeritet
të plotë se ëndrra është teoria e çështjes
sonë kombëtare, kurse realiteti është praktika,
zbatimi, vënia në jetë e kësaj ëndrre,
e kësaj teorie. Dhe ne, gjithashtu, duhet ta pranojmë
me arsye shkencore se gjithmonë ekziston një shpërputhje
midis teorisë dhe praktikës. Në rastin tonë
konkret ekziston një disharmoni ndërmjet ëndrrës
dhe realitetit, ndërmjet ëndrrës për Shqipërinë
Etnike dhe realitetit të Shqipërisë Etnike.
Mijëvjeçari i tretë dhe fillimi i shekullit XXI
nuk janë e nuk do të jenë si mijëvjeçari
e shekulli i kaluar, prandaj edhe gjendja e Shqipërisë
Etnike do të jetë shumë më e ndryshme se ajo
e së kaluarës. Para Shqiptarëve në këtë
shekull të ri shtrohen edhe forma e rrugë të reja
të veprimtarisë dhe luftës së tyre për
bërjen e Shqipërisë Etnike.
*****
Shqipëria Etnike është reale, realiste, realitet
dhe e realizueshme.
Shqipëria Etnike është edhe ëndërr, edhe
zhgëndërr, edhe realitet.
Shqipëria Etnike është rrugëtimi i pandalshëm
dhe titanik mijëvjeçar i ëndrrës drejt realitetit.
Ëndrra për Shqipërinë Etnike është
fillimi, kurse realiteti është përfundimi i këtij
rrugëtimi të gjatë e maratonik për bërjen
e Shqipërisë Etnike e të Ribashkuar.
Është fatkeq vendi që nuk ka heronj. Një komb
nuk mund të vdesë, vetëm nëqoftëse bën
vetëvrasje. E ardhmja e kombit tonë duhet të mbillet
në të tashmen, sot, tani. Ardhmëria jonë është
në të tashmen, varet nga ajo, por është edhe
në të kaluarën. Jemi ne ata që e krijojmë
atë. Po të jetë ardhmëria jonë e keqe,
atëherë jemi ne fajtorë për këtë.
*****
Shqipëria Etnike është plagë e hapur që
kullon gjak pellazgjik, ilirik e shqiptar. Êshtë lapidar
i ngritur ndër mijëvjeçarë nga eshtrat e mijëra
e miliona luftëtarëve, dëshmorëve dhe heronjve
të saj.
Shqipëria Etnike është Pellazgjia, është
vatra dhe froni i Perëndive Pellazgjike të Olimpit, është
atdheu i Zeusit, Herës, Herkulit, Afërditës, Dionisit,
Apollonit, Poseidonit, Marsit,... është Pellazgjia e Homerit,
Dodonës, Orfeut, Anteut e Prometheut.
Shqipëria Etnike është Iliria, është shtiza,
mburoja, shpata dhe përkrenarja e Akilit, Hektorit, Priamit,
Agamemnonit, Odiseut, Pirros, Lekës së Madh, Bardhylit,
Teutës, Agronit, Gentit...
Shqipëria Etnike është Arbëria e Gjergj
Kastriotit-Skënderbeut, Gjergj Arianitit, Moisi Dibrës,
Pal e Lekë Dukagjinit, Karl e Tanush Topisë, Kont Uranit,
Lekë Zaharisë, Gjin Bua Shpatës, Gjon Zenebishit,
është Arbëria e Muzakajve, Balshajve, Spanëve,
Skurrajve, Gropajve,...
Shqipëria Etnike është Shqipëria e Rilindjes
sonë Kombëtare, është Shqipëria e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit, është Shqipëria e Pavarur
e Kuvendit të Vlorës, është Shqipëria e
Flamurit Kombëtar të 28 nëntorit 1912,...
Shqipëria Etnike është kandili, qiriri, pishtari,
pena dhe pushka e Luftëtarëve të Lirisë, që
nuk kursyen as djersën, as gjakun, as jetën dhe as pasurinë
e tyre për ta bërë Shqipërinë që nga
|