 |
 |
Shefki Ollomani
NË RRUGË DREJT LIRISË
/ Publicistikë /
( 1985-2004 )
SHKUPI
SHKUP 2004
Editor
Azam Dauti
Recensent
Dr.Nehat Sadiku
KËRKESA POPULLORE
KOSOVA-REPUBLIKË
U SHTRUA E DO TË ZGJIDHET
NË RRUGË REVOLUCIONARE
Shtypi i përditshëm dhe ai periodik jugosllav, me të
madhe vazhdon të shkruaj mbi gjendjen dhe situatën politike
e të sigurisë në Kosovë. Vazhdojnë vlerësimet
antagoniste në lidhje me këtë gjendje dhe shpërnguljet.
Disa persona udhëheqës të Kosovës thonë
se, situata politike dhe e sigurisë është stabilizuar
dhe se shpërnguljet e serbve dhe malazezve janë zvogëluar
në minimum. Kurse udhëheqës të tjerë,
sidomos ata të Serbisë, pohojnë të kundërtën.
Vihet re një çoroditje dhe mosmarrëveshje e madhe
midis udhëheqjes së Kosovës dhe Serbisë.
Ata që thonë se, gjendja është stabilizuar
dhe shpërnguljet gati janë ndërprerë,
mundohen të fshehin pazotësinë e pafuqinë e
tyre që ti kundërvihen kërkesës, qëndresës
dhe luftës së popullit për Republikë. Mundohen
ti ikin përgjegjësisë përpara padronëve
shovenistë të Beogradit, që të mos humbasin
kolltuqet dhe pozitat e tyre udhëheqëse. Kurse ata që
thonë se, gjendja nuk është stabilizuar dhe
se shpërnguljet edhe më tej vazhdojnë, duan
të arsyetojnë vazhdimin e terrorit policor
kundër popullit tonë dhe kulturës së tij, duan
të vazhdojnë kolonizimin e Kosovës, duke sjellë
kolonë të rinj në emër të kthimit
të të shpërngulurëve nën presionin e shqiptarëve,
të arsyetojnë çdo sulm e terror që
do të ndërmarrin në të ardhmen kundër të
drejtave dhe kulturës sonë kombëtare, që të
shuajnë kërkesën popullore Kosova-Republikë.
Se sa është e qetësuar gjendja dhe situata politike
në Kosovë, tregon pohimi i një politikani shovenist:
Gjendja në Kosovë është e atillë
thuase jemi në fillim të vitit 1981, sepse as pas katër
vjetësh nuk ia dolëm ta luftojmë një grusht
të vogël të armikut shqiptar
. Ky shovenist
sdo të pranojë se nuk ka punë me një grusht
të armikut, por me popullin shqiptar prej tre milionësh.
Kurse një politikan tjetër serbomadh, duke folur në
emër të luftëtarëve, thotë se, kurrë
në historinë tonë nuk jemi gjunjëzuar para armikut,
dhe shtron pyetjen se, si është e mundur që
me armatën që kemi të mos mund ta gjejmë formulën
për ta asgjësuar një grusht të mjerësh
irredentën?.
Shovenistët serbë ankohen se, Shoqëria jonë
nuk po merr masa përkatëse kundër armikut. Nëse
do të vazhdojë kjo gjendje në Kosovë, shpërngulja
do të rrjedhë shpejt. Me këtë rast nuk do të
jemi larg ditës kur do të themi se irredenta e arriti
qëllimin e vet Kosovën e pastër etnike.
Dhe, shpërngulja, - thonë ata, - do të ndërpritet
vetëm atëherë kur të mos ketë serb e malazez
për tu shpërngulur nga kjo Krahinë.
Shovenistët i bishtrojnë kërkesës së vërtetë
e të vetme të popullit tonë Republikës,
duke e akuzuar se qëllimi i tij është Kosova
e pastër etnike, parullë të cilën e lansuan
në opinion vetë zyrtarët serbomëdhenj për
të diskredituar luftën e drejtë të popullit
tonë. Kurse, sa u përket shpërnguljeve,
ne u themi serbomëdhenjve se ato do të ndërpriten
vetëm atëherë kur Kosova me të gjitha trojet
shqiptare në Jugosllavi do të bëhet Republikë,
atëherë kur do të ndalet shtypja e terrori policor
mbi popullin dhe rininë e tij, kur do të lirohen pa kushte
të gjithë të burgosurit politik shqiptarë, atëherë
kur do të barazohet zhvillimi shoqëror-ekonomik i Republikës
së Kosovës me republikat tjera, sepse shkaku numër
një dhe i vetmi i shpërnguljeve nga Kosova
të serbo-malazezëve është faktori ekonomik,
kurse shqiptarët po shpërngulen edhe nga faktori politik.
Kërkesa Kosova-Republikë nuk është
diçka e re, e shpikur nga një grup nacionalistësh
apo kundërrevolucionarësh, siç i pëlqen
të flasë e të shkruaj propagandës shoveniste
e antishqiptare serbo-maqedono-malazeze. Ajo, përveç
gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, u aktualizua dhe
u shtrua për zgjidhje edhe në vitin 1968 në formë
legale nga një pjesë e udhëheqjes së atëhershme
të Kosovës dhe më pas edhe nëpërmjet demonstratave
historike të Nëntorit të atij viti. Çështja
e Republikës u shqyrtua legalisht në aktivin politik të
Gjakovës, Pejës dhe Prishtinës në Gusht të
vitit 1968, por më vonë intervenon Komiteti Krahinor,
sepse, ky diskutim nuk ka qenë në frymën e
politikës së LKJ-së, lidhur me ndryshimet kushtetutare.
Kështu, nga diskutimet e filluara nuk u arritë diçka
konkrete, sepse u pengua nga forcat shoveniste e antishqiptare në
pushtet. Pastaj, edhe udhëheqësit krahinorë nuk ishin
aq të vendosur dhe në unitet të plotë që
ta çojnë deri në fund këtë çështje.
Ata u pajtuan me një kompromis reformist që Kosova të
mbetet Krahinë Autonome, të lejohet përdorimi i Flamurit
Kombëtar, të hapet Universiteti i Prishtinës, të
aplikohet dygjuhësia etj.
Udhëheqësit e atëhershëm të Kosovës
dhe të gjithë ata intelektualë që republikën
e kërkuan përmes bisedimeve nëpër forumet e
ndryshme politike, u gjunjëzuan përballë tufanit
shovenist serbomadh. Anija e tyre lundronte në një det
të dallgëzuar ideshë dhe qëndrimesh që
ndërronin nga mbledhja në mbledhje, nga dita në ditë,
derisa u shuan si meteorë në qiellin e mjegulluar serbomadh.
Kështu, Republika nuk u realizua, triumfoi Krahina
Autonome! Mosdhënien e republikës qarqet zyrtare e arsyetuan
se, është një propozim i bërë nga
pozitat nacionaliste që do të kthejë zhvillimin shoqëror
në sistemin etatist burokratik dhe me këtë rast rrezikohet
pozita e serbëve dhe malazezëve në Kosovë.
Gjithashtu, akuzohet një pjesë e udhëheqjes së
Krahinës se, është treguar shumë toleruese
ndaj kërkesave dhe veprimeve të nacionalistëve dhe
irredentistëve shqiptarë...!
Shovenistët sot habiten se, përse në
vitin 1968 parulla Kosova-Republikë nuk u kritikua
njëlloj nga të gjithë udhëheqësit krahinorë,
bile nga disa prej tyre edhe u përkrah një kërkesë
e tillë?!. Ata bëjnë pyetjen se, përse
sot pranohet nga të gjithë udhëheqësit se parulla
Kosova-Republikë është kundërrevolucionare dhe
armiqësore, kurse më 1968 nuk kishin një mendim të
këtillë, bile disa nga ata edhe e mbështetën
një gjë të tillë?.
Këta shovenistë harrojnë se më 1968
shovenizmi serbomadh nuk kishte fuqinë e vitit 1981 dhe pas
tij, që të intervenonte aq brutalisht me polici e ushtri
si më 1981, ndonëse, edhe atëherë pati vrasje
e burgosje gjatë dhe pas demonstratave. Kurse sot klani shovenist
serbomadh bën ligjin në Federatë, sepse i ka rimarrë
pozitat e humbura pas rënies së Rankoviçit. Ai
ka shkelur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë
me politikën e tij unitariste. Prandaj, udhëheqësit
e sotëm të Kosovës nuk guxojnë të përkrahin
publikisht kërkesën Kosova-Republikë,
edhe pse e dinë që kjo është një kërkesë
e drejtë dhe e ligjshme e popullit tonë.
Ka edhe sot udhëheqës të Kosovës që e duan
intimisht republikën, por rrugën që çon deri
te ajo e mendojnë ndryshe nga ata që dhanë jetën,
nga ata që dergjen me dekada nëpër burgjet dhe kampet
jugosllave, ndryshe nga revolucionarët, të cilët
lirinë e shohin vetëm përmes rrugës revolucionare.
Disa udhëheqës dhe shumica e itelektualëve dëshirojnë
që të fitohet republika, të zhduket robëria,
të ngadhnjejë liria, por kjo të bëhet përmes
evolucionit e jo përmes revolucionit, sepse vetë këta
persona nuk janë revolucionarë. Këta njerëz
i duartrokasin fitoret, janë në heshtje me popullin, por
i tremben gjakderdhjes dhe sakrificës, sepse vetë nuk
janë të gatshëm ta derdhin gjakun për liri e
Atdhe, i tremben revolucionit, sepse ai ua rrezikon pozitën
udhëheqëse, të cilën e kanë fituar pa meritë,
nëpërmjet malverzimeve, shitjes në ankand të
interesave të popullit të Kosovës dhe përmes
metodave tjera burokratike.
Një pjesë e udhëheqjes së vitit 1968 vërtet
kërkoi republikë, por mes asaj dhe të sotmes ka një
dallim shumë të madh, sepse udhëheqësit e Kosovës
prej atëherë e deri sot kanë pësuar një
metamorfozë të thellë të ideve, qëndrimeve
dhe aspiratave kombëtare!
Ata heshtin para çdo sulmi antishqiptar të serbomëdhenjëve,
maqedonomëdhenjëve dhe shovenistëve malazezë,
bile i aprovojnë me zell të madh prapësitë e
tyre! Ata nuk heshtin vetëm atëherë kur shovenistët,
me politikën unitariste, prekin interesat e tyre, kur bëjnë
tentime që të heqin statusin e autonomisë për
Kosovën dhe ta kthejnë atë në një provincë
të thjeshtë të Serbisë, sepse timonierë
të anijes autonome janë vetë ata dhe
me fundosjen e saj, nga unitaristët e rankoviçistët,
do të mbyten edhe ata, do të përfundojë karriera
e tyre politike!
Ata mbrojnë vetveten e jo popullin dhe të drejtat e tij!
Kërkesa popullore Kosova-Republikë, si gjatë
demonstratave të vitit 1968, ashtu edhe gjatë atyre të
vitit 1981 e pas tyre, u shtrua e do të zgjidhet vetëm
në rrugë revolucionare.
Ne nuk e fshehim dyshimin se, nuk kemi besim te personalitetet udhëheqëse
të Krahinës, as tek qarqet shoveniste në pushtet
se do të ndihmojnë dhe tolerojnë konstituimin e Republikës
Shqiptare të Kosovës, sepse këtë besim ata e
kanë humbur përgjithmonë tek populli ynë, me
burgosjet masive dhe vrasjet mizore që kanë bërë
mbi të, mbi bijat e bijtë e tij, posaçërisht
këto katër vite e gjysmë. Ne kemi besim të plotë
te kërkesa jonë e drejtë, te qëndresa dhe lufta
revolucionare e popullit tonë, i cili sot është më
i vendosur se kurdoherë që ta bëjë Kosovën
Republikë, sepse lufta revolucionare është i vetmi
shpëtim nga robëria shoveniste dhe shfrytëzimi kolonial
i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën Jugosllavi.
Nëse udhëheqësit politikë të Krahinës
nuk munden të përkrahin publikisht kërkesën
e popullit për Republikë, për shkak të pozitës
së tyre, sepse rrezikohen drejtpërsëdrejti,
atëherë, ata mundeshin dhe munden që të kundërshtojnë
haptas dhe me vendosmëri terrorin e përgjakur udbesk mbi
popullin dhe rininë e tij, të ngritnin zërin për
mbrojtjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë;
për mbrojtjen e gjuhës, kulturës, arsimit dhe historisë
kombëtare, të plagosur e të sakatosur pa mëshirë
e në mënyrë të paskrupullt këto katër
vitet e fundit nga revani i egër shovenist! Pra, nga kolegët
e tyre në republikat tjera dhe në Federatë, të
kërkonin e të kërkojnë që të ndalet
menjëherë terrori, vrasjet, burgosjet dhe mohimi i çdo
gjëje shqiptare; të lirohen mijëra të burgosurit
politik shqiptarë..., e jo të përqafohen dhe të
duartrokasin nëpër mbledhje e tubime të shovenistëve
dënimin e nacionalistëve dhe irredentistëve
shqiptarë, të dënojnë kundërrevolucionin
në Kosovë. Ata duheshte dhe duhet të mos aprovojnë
shtypjen kombëtare, shfrytëzimin dhe grabitjen e pasurive
mbi e nëntokësore të Kosovës, të mos luftonin
kërkesën Kosova-Republikë, duke u pajtuar
me përmbajtjen e saj reaksionare e armiqësore,
sipas propagandës serbomadhe.
Nëse ata janë ashtu siç e quajnë veten, bij
të popullit, të zgjedhur e të deleguar
prej tij, shqiptarë të ndershëm e patriotë...,
atëherë nuk mund tu falet kurrë nëse ata
nuk e mbrojnë popullin konkretisht, nëse nuk i mbrojnë
kërkesat, interesat dhe aspiratat e tij, nëse nuk përçojnë
e nuk përhapin kudo që ndodhen, punojnë e veprojnë
vullnetin dhe dëshirën e popullit, në rastin tonë
konkret kërkesën e popullit shqiptar që jeton
në trojet e veta në Jugosllavi, që të ketë
Republikën e vet brenda Federatës Jugosllave. Vetëm
atëherë ata udhëheqës të Kosovës do
të jenë bij të denjë të popullit, do të
jenë vërtetë shqiptarë e patriotë. Në
të kundërtën populli dhe historia, që thonë
gjithmonë saktë fjalën e tyre, do ti ngarkojë
me përgjegjësi të rëndë.
Populli shqiptar e di nga historia e tij mijëravjeçare
dhe nga historia e popujve të tjerë, se me bisedime e
kërkesa reformiste nuk fitohet liria. Ai e di më mirë
se çdo popull tjetër se liria fitohet me gjak e sakrifica,
prandaj dha, e po të jetë nevoja do të japër
përsëri heronj e dëshmorë. Ai po përgatitet
që të ndeshet përfundimisht me robërinë
shoveniste, me shtypjen dhe shfrytëzimin kolonialist. Ne kemi
kërkuar dyzet vite rresht që të konstituohet Republika
në rrugë demokratike e paqësore, dhe mbi shtatëdhjetë
vite që të fitojmë lirinë kombëtare. Edhe
ne dijmë të ndërrojmë formën dhe taktikën
e luftës. Evolucioni nuk është traditë e popullit
shqiptar, por as agresioni dhe lufta grabitqare. Ai gjithmon ka
bërë e do të bëjë luftë mbrojtëse
dhe çlirimtare. Nga ajo nuk ka hequr dhe nuk do të heqë
dorë kurrë. Ai nuk mund të bëjë therorë
të drejtat dhe lirinë e tij për hir të ruajtjes
së paqes në këtë pjesë të Ballkanit,
për hir të lirisë së shovenistëve, të
cilët duan të jetojnë në paqë
e liri duke mohuar lirinë e një populli kompakt
autokton, duke mbajtur të pushtuara toka të huaja!
Edhe pa një garniturë njerëzish të shitur dhe
përballë koalicionit të armiqve, populli shqiptar
do ta vazhdojë, do ta zhvillojë dhe do ta fitojë
luftë e tij për liri kombëtare, zhvillim shoqëror-ekonomik,
barazi e republikë.
Shkruar në Korrik 1985,
Botuar në ZËRI I KOSOVËS, organ i Lëvizjes Popullore
për Republikën e Kosovës (LPRK), Viti IV i botimit,
Nr.7, Korrik 1985, Mërgim.
ETIKETAT E AKUZAT SHOVENISTE ANTISHQIPTARE DHE LUFTA
E POPULLIT TONË PËR LIRI
Është praktikë dhe taktikë e përgjithshme
e çdo pushtuesi që, popullin që mban nën sundim
ta paraqesë si të egër, turbullues, të
pakulturuar, prishës të paqes, separatist,
etj., kurse bijat e bijtë e tij - luftëtarët e lirisë,
i quan terroristë, rrebelë, banditë, kundërrevolucionarë,
kriminelë, vandalistë, armiq të popullit e të
shtetit,
etj. Me këto etiketa demagogjike, pushtetmbajtësit
e çdo shteti dhe në çdo kohë janë përpjekur
që të përligjin sundimin e tyre, që të
fshehin realitetin objektiv dhe të vërtetën historike.
Të errësojnë luftën e drejtë, çlirimtare
të popullit për liri. Përpiqen të mashtrojnë
opinionin botëror mbi atë se çka ndodhë brenda
shtetit agresor e pushtues.
Kështu kanë vepruar romakët, bizantinët, turqit
e sllavët e car Dushanit kundër popujve të robëruar
dhe tokave të pushtuara në gadishullin iliriko-ballkanik.
Po kështu kanë vepruar pushtuesët serbo-malazezë
pas Kongresit të Berlinit dhe pas Luftërave Ballkanike
kur pushtuan gjysmën e tokave shqiptare. Kështu vepruan
edhe kralët e Jugosllavisë borgjeze. Kështu veprojnë
edhe sot shovenistët dhe titistët e Jugosllavisë
socialiste në Kosovë dhe në trojet tjera
shqiptare.
Terrori, burgosjet, vrasjet, raprezaljet dhe fjalori e propaganda
demagogjike është e njëjtë e të gjithë
pushtuesëve, agresorëve dhe armiqve të lirisë
e të pavarësisë së popujve të botës.
Në kuadër të arsenalit të pasur etiketues e
shpifës antishqiptar, shovenistët serbomëdhenj me
kompani, bijat dhe bijtë e popullit tonë që kërkojnë,
punojnë e luftojnë për Republikën e Kosovës
brenda Federatës i quajnë, ndër të tjera, si
vijon:
1. Nacionalistë
Nacionalist-i. 1.Ithtar i nacionalizmit.
Nacionalist-e. Që i përket nacionalizmit, që
ka të bëjë me nacionalizmin; që përshkohet
nga fryma e nacionalizmit.
Nacionalizëm-mi 1.Ideologji dhe politikë reaksionare
e borgjezisë së një vendi, e cila i vë interesat
e veta të ngushta klasore mbi gjithçka, duke i paraqitur
si interesa të të gjithë kombit, e quan këtë
më epror ndaj ndaj kombeve të tjera dhe ndezë përçmimin
dhe armiqësinë ndaj tyre.
Serbomëdhenjtë na akuzojnë për nacionalistë!
Ne nuk jemi të tillë. Nacionalistë janë vetë
ata. Populli ynë e ka dëshmuar sa e sa herë gjatë
historisë se, ai është një popull liridashës
dhe internacionalist. Ai gjithmonë është solidarizuar
me popujt që kanë zhvilluar luftë çlirimtare
kundër robërisë, kolonializmit, shtypjes dhe shfrytëzimit.
Qysh në kohërat e lashta p.e.s., Dardanët ilirë
i kanë shkuar në ndihmë mbretit të Trojës
në luftë mbrojtëse kundër Akejve. Poashtu, princët
dhe fisnikët shqiptarë: Gjergj Balsha II, Dhimitër
Jonima, Theodor Muzaka
, kanë ndihmuar me ushtritë
e tyre Aleancën Ballkanike në Betejën e Kosovës
më 1389 kundër invadimit osman në Ballkan. Më
pas, Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbështet moralisht
e ushtarakisht princin e Hungarisë, Gjon Huniadin dhe mbretin
e Napolit.
Bijtë e popullit shqiptar, në krye me kapedanë Suliotë,
luftojnë dhe derdhin gjakun arbëror për fitoren e
Revolucionit Grek më 1821. Bijtë e shqipes, gjithashtu,
i sheh në rradhët e ushtrisë së Garibaldit në
luftë për bashkimin e principatave italiane. Luftëtarët
shqiptarë luftojnë krah për krah me kryengritësit
maqedonas në Kryengritjen e Ilindenit më 1903, të
udhëhequr nga heroi legjendar Pito Guli (Pjetër Guri).
Bijtë internacionalistë të popullit shqiptar shkojnë
të luftojnë në tokën spanjolle më 1939,
për të mbrojtur Republikën e Spanjës në
luftë kundër fashizmit, shumë prej të cilëve
bien dëshmorë si: Asim Vokshi nga Gjakova, Ramiz Varvarica
nga Dibra, Xhemal Kada nga Peja, Justina Shkupi nga Shkupi,
etj.
Internacionalizmi shekullor i popullit tonë u dëshmua
edhe njëherë gjatë Luftës II Botërore,
kur Brigadat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare
luftuan në tokën jugosllave, krah për krah me partizanët
jugosllavë, deri në Vishegrad e Srem, për çlirimin
e popujve të Jugosllavisë nga pushtuesët fashistë.
Populli shqiptar jo vetëm që ska pushtuar popuj
e toka të huaja, por edhe u ka shkuar gjithmon në ndihmë
popujve që kanë bërë luftë çlirimtare.
Bijat e bijtë e tij kurrë skanë qenë nacionalistë,
por kanë qenë patriotë e internacionalistë të
vërtetë.
2. Irridentistë
Irridentist-i, -ë, -ët. 2. Përkrahës i lëvizjes
nacionaliste që kërkon ti jepen vendit të tij
tokat e pushtuara nga një shtet tjetër.
Irridentizëm-mi. 2. Lëvizje politike që kërkon
të bashkohen me atdheun tokat e pushtuara nga një shtet
tjetër.
Bijat e bijtë e popullit tonë, që luftojnë për
kërkesën dhe të drejtën e ligjshme që Kosovës
dhe viseve tjera shqiptare ti jepet statusi i Republikës
brenda Federatës Jugosllave, nuk janë irridentistë,
sepse Kosova-Republikë nuk është kërkesë
me karakter dhe domethënie irridentiste, por është
kërkesë demokratike e shtruar për zgjidhje në
kuadër të Federatës.
Shqiptarët e Kosovës po të ishin irridentistë,
siç trillojnë serbomëdhenjtë, ata nuk do të
kërkonin republikë të federuar, por do të kërkonin
bashkim kombëtar me vendin amë Shqipërinë.
Dhe këtë republikë e kërkojnë jo se nuk
e duan bashkimin me Shqipërinë, por se republika është
zgjidhja dhe rruga më e drejtë për kushtet dhe rrethanat
aktuale brenda dhe jashtë Jugosllavisë. Kërkojnë
republikë, sepse nuk duan të jenë shkaktarë
të prishjes së paqes dhe shpërthimit
të një lufte të re ballkanike apo botërore.
Por, kjo nuk do të thotë se populli shqiptar ka hequr
dorë nga bashkimi kombëtar, që është e
drejta e tij legjitime, ideali më i shenjtë i popullit
tonë. Kjo nuk do të thotë se Kosova dardane, lulëkuqja
më e bukur e Arbërisë, ka hequr dorë nga mëma
e saj Shqipëria iliriane. E gjithë bota e di se
si u nda, kur u nda dhe nga kush u copëtua trualli shqiptar
të fillim të këtij shekulli (XX). E gjithë bota
e di se Kosova është tokë shqiptare, është
gjysma e pushtuar e Shqipërisë nga shovenistët serbo-malazezë.
Kërkesa e popullit të Kosovës për republikë,
nuk do të thotë se ai i trembet luftës dhe sakrificave
që duhej të bënte po të kërkonte bashkim
kombëtar, sepse edhe për kërkesën Kosova-Republikë
ai u shtyp, u burgos, u gjakos e u vra nga policia dhe ushtria shoveniste
serbo-jugosllave, por ai është popull i arsyeshëm,
i urtë, i durueshëm që nuk bie kurrë në
grackën e provokimeve të armiqve, por kërkon e lufton
ashtu si i thotë ndërgjegjja e tij kombëtare. Ai
fatin dhe ardhmërinë e tij e ka në duar të veta,
është zot i vetvetes dhe do të ngritet e do të
luftojë për bashkim kombëtar atëherë kur
të dojë ai, atëherë kur ta shohë të
arsyeshme e të favorshme ai, atëherë kur të
vendosë ai dhe jo armiqtë shovenistë e pansllavistë
me kompani.
3.Kundërrevolucionarë
Kundërrevolucionarë-i, -ë, -ët. Ai që
merr pjesë në kundërrevolucion, ai që përkrah
kundërrevolucionin.
Kundërrevolucion-i, -e, -et. Kryengritje reaksionare
që bëjnë klasat shfrytëzuese të përmbysura
kundër revolucionit demokratik, popullor, socialist për
të rivendosur me dhunë sundimin e tyre dhe rendin e vjetër
shoqëror.
Dihet fare mirë se në Kosovë nuk ndodhi kurrfarë
kundërrevolucioni, por demonstrata paqësore, popullore
e revolucionare dhe, si rrjedhim i kësaj, aty nuk morën
pjesë kundërrevolucionarët shqiptarë,
por demonstruesit shqiptarë nga të gjitha shtresat dhe
strukturat e popullsisë, mori pjesë i gjithë populli
i Kosovës.
Pastaj, dihet fare mirë se në Mars-Prill 1981 nuk u zhvillua
kurrfarë kundërrevolucioni apo kryengritjeje
reaksionare e klasave shfrytëzuese të përmbysura,
por u bë një shpërthim i revoltës mbarë
popullore, një marshim proteste ndaj shtypjes e shfrytëzimit
të popullit tonë nga shovenizmi serbomadh, u shtrua një
kërkesë demokratike për Republikën e Kosovës.
Në ato demonstrata nuk mori pjesë ish-klasa shfrytëzuese,
as klasa e re burokratike e teknokratike, por punëtorët,
fshatarët, studentët e inteligjencia popullore
gra, pleq e fëmijë.
3. Reaksionarë
Reaksionar-i , -ë, -ët. Pjesëtar i forcave
të reaksionit, kundërrevolucionar; ai që përkrah
dhe mbështet reaksionin; kundërshtar i përparimit
shoqëror ose kulturor, përkrahës i prapambetjes.
Reaksion-i. 1.Politika e klasave shfrytëzuese, që mbrojnë
sistemin e vjetër sundues, shtypin egërsisht çdo
lëvizje revolucionare, luftojnë kundër përparimit
shoqëror dhe përpiqen të ruajnë me do kusht
të drejtat dhe privilegjet e veta ose ti rikthejnë
këto, kur janë mundur nga revolucioni; regjimi i egër
që vendosin këto klasa; kundërshtimi i çdo
përparimi dhe zhvillimi shoqëror; qëndrim kundër
së resë dhe përparimtares.
Siç dihet, nga përmbajtja e termit reaksion
dhe reaksionarë, bijat e bijtë e popullit
dhe kërkesa për republikë jo vetëm që nuk
janë reaksionare, por përkundrazi, janë progresive
dhe përparimtare. Kërkesa Kosova-Republikë
shpreh një shkallë edhe më të lartë të
zhvillimit politik, juridik, kushtetutar dhe ekonomik të popullit
shqiptar, edhe një hap përpara të zhvillimit shoqëror-politik
të sistemit shtetëror jugosllav. Paraqet një shkallë
më të lartë të zgjidhjes së çështjes
nacionale shqiptare dhe të drejtës së popujve për
vetëvendosje.
Reaksionarë janë vetë etatistët dhe unitaristët
serbomëdhenj që synojnë të kufizojnë, bile
të pezullojnë krejtësisht të drejtat dhe ekzistencën
e krahinave autonome. Reaksionarë janë ata
që sulmojnë kulturën dhe arsimin shqip, falsifikojnë
historinë tonë kombëtare e atë ballkanike. Ata
që duan ta kthejnë Kosovën e kohës së terrorit
rankoviçist, bile edhe atë të borgjezisë fashiste
serbomadhe të kralëve dhe të gjenocidit shtetëror
e ushtarak të Luftërave Ballkanike e pas tyre.
Reaksionarët luftojnë kundër përparimit shoqëror
dhe përpiqen të ruajnë me çdo kusht të
drejtat dhe privilegjet e veta ose ti rikthejnë këto
kur janë përmbysur nga revolucioni. Dihet botërisht
se populli shqiptar nën Jugosllavinë e vjetër e të
re kurrë ska qenë i privilegjuar dhe asnjëherë
nuk i ka gëzuar të drejtat e veta, prandaj edhe nuk ka
për çka të luftojë që të kthehet
sistemi i vjetër borgjez. Populli ynë nuk është
mundur kurrë nga revolucioni, se ai është vetë
revolucionar dhe mori pjesë aktivisht në revolucionin
popullor dhe në luftën nacionalçlirimtare të
viteve 1941-1945, por është fakt i pamohueshëm historik
se populli shqiptar i Kosovës u tradhtua pabesisht nga shovenistët
serbomëdhenj dhe revizionistët titistë, e bashkë
me të u tradhtua edhe revolucioni popullor dhe gjaku i dëshmorëve
partizanë jugosllavë, u tradhtua ideali i lirisë
dhe i barazisë së popujve sllavë e josllavë.
Reaksioni është politikë e klasave shfrytëzuese
që mbrojnë sistemin e vjetër sundues. Nga kjo del
se populli shqiptar i Kosovës ska asgjë të
përbashkët me këtë fenomen regresiv, sepse dihet
fare mirë se populli ynë nën Jugosllavi nuk ka qenë
kurrë në pushtet, ai ska pasur asnjëherë
pushtetin e vet, ai ka qenë kurdoherë i robëruar
e i sunduar nga të huajt, nga sistemi i vjetër jugosllav,
ashtu siç është i shtypur e i shfrytëzuar
nga sistemi i sotëm socialist vetëqeverisës.
Populli i Kosovës nuk ka pasur kurrë klasën e vet
shfrytëzuese në kuptimin e plotë të fjalës,
por vetëm disa persona, disa familje apo grupe shoqërore
kullakësh, feudalësh e borgjezësh të mesëm,
të cilët në të shumtën e rasteve kanë
qenë në shërbim të pushtuesve shovenistë.
4. Shovinistë
Shovinist-i, -ë, -ët. Pasues e zbatues i teorisë
dhe i politikës nacionaliste reaksionare të shovinizmit.
Shovinist-e. Që përkrah e zbaton teorinë dhe
politikën nacionaliste reaksionare të shovinizmit, që
urren e përbuz popujt e tjerë dhe përpiqet ti
shtypë ata.
Shovinizëm-mi. Nacionalizëm borgjez që shfaqet
në trajtën më reaksionare e më të shfrenuar,
që shpellë egërsinë e një kombi mbi kombet
e tjera dhe nxit e ndezë armiqësinë, grindjen e urrejtjen
ndërmjet kombeve e racave të ndryshme; politikë nacionaliste
reaksionare e shteteve kapitaliste, që synon të përndjekë
e të shtypë popujt e tjerë ose kombësitë
e tjera.
Populli shqiptar nën Jugosllavi është një popull
internacionalist. Ai nuk urren e nuk përbuz asnjë popull
tjetër. Historia mijëvjeçare iliro-shqiptare flet
bindshëm se populli ynë asnjëherë nuk ka pushtuar
toka të huaja, asnjë popull nuk ka shtypur e robëruar,
sepse gjithmon, që nga pushtimi romak p.e.s. dhe deri më
sot, populli shqiptar nën Jugosllavi ka qenë vazhdimisht
i pushtuar, i shtypur, dhe i robëruar nga armiq të ndryshëm.
Prandaj, logjikisht e praktikisht, i pushtuari nuk mund të
pushtojë, i shtypuri nuk mund të shtypë dhe i robëruari
nuk mund të robërojë të tjerët.
Shovinizmi është politikë nacionaliste, reaksionare
e shteteve kapitaliste. Dihet se Kosova nuk ka qenë kurrë
shtet, as kapitalist, as socialist, as demokratik, prandaj nuk mund
të zhvillojë dhe zbatojë asnjëfarë politike,
e aq më pak shoviniste. E vetmja politikë
që mund të bëjë dhe bën Kosova, është
lufta për të drejta dhe liri kombëtare. Shovinizmin
e ka kultivuar dhe zbatuar vetë shteti serb, Jugosllavia e
vjetër dhe serbomëdhenjtë e Jugosllavisë se
re. Ata kanë shtetin dhe aparatin e tyre shtetëror,
policor e ushtarak, nëpërmjet të të cilit kanë
përhapur nacionalizmin e tyre borgjez dhe shovinizmin e tërbuar
antishqiptar.
5. Vandalistë
Vandal-i, -ë, -ët. 2. Ai që prish e shkatërron
në mënyrë barbare monumentet e artit e të kulturës
dhe çdo gjë tjetër me vlerë; njeri i egër
e barbar, shkatërrimtar i pamëshirshëm.
Është ky edhe një epitet tjetër në varganin
e gjatë të shpifjeve dhe ofendimeve shoveniste ndaj bijave
dhe bijve të popullit tonë. Edhe ky termin është
nxjerrë nga fjalori i pasur serbomadh për gënjeshtra
e trillime.
Vetë serbomëdhenjtë dalin vonë natën, si
fantazma, dhe thyejnë varrezat e veta, presin pemët e
veta apo të fqiut, djegin kasollen apo mullarin e sanës,
i vënë zjarrin një pjese të Patrikanës
së Pejës, prishin e shkelin të lashtat e pronarëve
serbo-malazezë
, dhe të gjitha këto vandalizma
bëhen të përgatitura sipas regjisë e skenarit
udbesk nëpër zyrat shoveniste të Beogradit dhe luhen
pastaj në skenën e përgjakshme të teatrit të
Kosovës, në shpinë të dinjitetit kombëtar
të popullit tonë, vetëm e vetëm që pastaj
të klithin e të çirren në mënyrë
histerike kundër vandalizmit shqiptar dhe presionit
të nacionalistëve e irridentistëve shqiptarë
mbi serbo-malazezët!
Populli shqiptar nuk ka punë me varrezat serbo-malazeze, as
me pasurinë e tyre. Bijtë e popullit tonë nuk janë
fantazma, as lugetër, që të merren me varre e patriarkana.
Ata nuk janë Don Kishotë e aventurierë që tu
shpallin luftë mullinjve të erës, por janë luftëtarë
të lirisë, revolucionarë, që po të jetë
nevoja për luftë të armatosur ata dinë ku luftohet
dhe me cilët të luftojnë, e nuk u shpallin luftë
varreve e drunjve, por policisë dhe ushtrisë pushtuese
fashiste serbomadhe. Ne jemi revolucionarë dhe e godasim armikun
në zemër e jo në thembër. Vandalistë janë
vetë serbomëdhenjtë me kompani, që shkelin me
tanksa mbi të drejtat dhe vullnetin e popullit tonë!
7. Anarkistë
Anarkist-i, -ë, -ët. ai që është
kundër rregullit, disiplinës dhe organizimit, ai që
shkel me mospërfillje ligjet dhe rregullat shoqërore.
Anarkizëm-mi. 1.Rrymë politike e shoqërore oportuniste
mikroborgjeze, që nuk pranon asnjë lloj autoriteti , organizimi
e disipline, që kërkon zhdukjen e menjëhershme të
çdo pushteti shtetëror, pranon vetëm zhvillimin
e vetvetishëm të lëvizjes revolucionare,...
Bijat dhe bijtë e popullit tonë nuk janë anarkistë,
sepse ata, si gjatë demonstratave edhe pas tyre, nuk i shkelin
aspak ligjet shtetërore dhe rregullat shoqërore, por kërkuan
të drejtat kombëtare që na takojnë sipas vetë
Kushtetutës jugosllave të vitit 1974. Anarkinë, përleshjen
e përgjakshme dhe shkeljen e ligjeve e të kushtetutës
e bënë vetë shovenistët serbomëdhenj, që
u vërsulën me zjarr e hekur mbi popullin duarthatë
dhe të paarmatosur të Kosovës.
Populli ynë nuk është kundër disiplinës
e organizimit, nuk është kundër pushtetit popullor,
por është kundër çdo pushteti e shteti antishqiptar.
Populli shqiptar i Kosovës është revolucionar, ai
zhvillon një luftë çlirimtare dhe përkrah
të gjitha lëvizjet revolucionare e çlirimtare të
popujve të botës.
8. Fashistë
Fashist-i, -ë, -ët. Anëtar i një organizate
fashiste; ndjekës e përkrahës i fashizmit.
Fashizëm-mi. Forma më e egër dhe më e hapur
e diktaturës së borgjezisë imperialiste, që
karakterizohet nga zbatimi i metodave më terroriste, nga shovenizmi
e nga racizmi më i tërbuar dhe që ka për qëllim
të shtypë me dhunë çdo lëvizje revolucionare
të masave të gjera punonjëse, të zhdukë
çdo liri demokratike dhe të pushtojë me luftë
vende të tjera; rrymë ideologjike e politike tejreaksionare,
që shpreh interesat e synimet e kapitalit monopolist dhe që
përligj e propagandon idealizmin, filozofinë e moralin
e urrejtjes së njeriut për njeriun, ndarjen e njerëzve
në të ashtuquajtura raca të ulëta
e të larta, terrorin, agresionin e luftërat
pushtuese.
Siç shihet nga shpjegimi i termit fashist dhe doktrinës
së fashizmit, dhe siç del nga përmbajtja e luftës
dhe e kërkesave të popullit tonë, shihet shumë
qartë se, bijat dhe bijtë e tij revolucionarë nuk
janë fashistë, sepse ata nuk i takojnë asnjë
organizate fashiste, një e tillë nuk ekziston në
Kosovë. Shqiptarët nën Jugosllavi nuk kanë kryer
asnjë akt terrori e dhune kundër masave punonjëse
dhe lirive demokratike, sepse ata janë vetë viktima të
terrorit e dhunës fashiste serbo-jugosllave. Ata nuk kanë
kryer akt agresioni e pushtimi, sepse vetë janë objekt
agresioni e pushtimi.
Në historinë e popullit shqiptar mund të gjejsh sa
të duash luftëra, beteja e kryengritje popullore çlirimtare,
por nuk mund të gjejsh as edhe një luftë të
vetme pushtuese dhe asnjë akt agresioni kundër lirisë
dhe tokave të popujve të tjerë.
Fashizmi, si ideologji e rrymë reaksionare, që mbron interesat
e kapitalit monopolist dhe shpreh synimet për pushtime të
vendeve të tjera, nuk mundet të jetë ideologji e
klasës punëtore kosovare, djersa e mundi i së cilës
shfrytëzohet nga borgjezia jugosllave, nuk mundet të jetë
ideologji e popullit të varfër e të shtypur të
Kosovës. Fashistë të tipit neofashist janë vetë
shovenistët serbo-Jugosllavë.
9. Kriminelë
Kriminel-i, -ë, -ët. Ai që ka kryer e që
kryen një krim; vrasës. 2.Ai që dëmton rëndë
dikë a diçka, duke vepruar jo si njeri i ndershëm,
i drejtë e i arsyeshëm.
Ta quajsh tjetrin kriminel, kur ai ska bërë
asfarë krimi e vrasjeje, do të thotë të bësh
krim dhe të jeshë vetë kriminel. Populli shqiptar
dhe bijtë e tij revolucionarë nuk kanë vrarë
deri më sot asnjë pjesëtar të kombësisë
serbe, malazeze apo maqedonase për çështje politike
që të quhen kriminelë. Nëse është
krim që të kërkosh të drejtat dhe
lirinë kombëtare të popullit tënd, atëherë
çemër ti vëmë mohimit të
këtyre të drejtave nga shovenizmi serbomadh, burgosjes
masive të rinisë kosovare, vrasjeve të bijve më
të mirë të popullit nëpër burgje, në
ushtri, në botën e jashtme, në rrugët e Gjakovës
e Prishtinës dhe gjatë shtypjes së demonstratave
të Mars-Prillit 1981?!
Krim është të shkelësh vullnetin e popullit
shqiptar prej tre milionësh me anë të zinxhirëve
të tanksave dhe rafalëve të automatikëve të
policisë dhe ushtrisë serbomadhe! Krim është
të mbajsh të pushtuara toka të huaja, të grabisish
pasuritë natyrore të popullit tjetër, të shfrytëzosh
djersën dhe gjakun e klasës punëtore kosovare, të
lësh në varfëri dhe prapambetje një popull të
tërë!
10. Racistë
Racist-i, -ë, ët. Pasues e zbatues i teorisë
dhe politikës reaksionare të racizmit.
Racizëm-mi. Teori dhe politikë reaksionare, që
mbështetet në pikëpamjen antishkencore se racat kanë
dallime rrënjësore midis tyre, se ndahen në raca
të larta e të ulëta dhe se
raca më e lartë ka të drejtë të
shtypë e të shfrytëzojë racat e tjera; përbuzja
dhe shtypja e racave të tjera.
Asnjëherë nga goja e popullit shqiptar nuk kanë dalë
pohimet për dallime midis racave dhe kombeve. Në asnjë
libër, gazetë, trakt apo parullë të shkrimtarëve,
gazetarëve apo revolucionarëve shqiptarë nuk është
shkruar në mbrojtje të dallimeve raciale e racizmit si
ideologji ekstreme e urrejtjes ndërraciale dhe ndëretnike.
Asnjëherë populli ynë dhe bijtë e tij nuk i
kanë ndarë popujt dhe njerëzit në raca të
larta e të ulëta, në popuj të civilizuar e të
pacivilizuar, të aftë e të paaftë..., përkundrazi,
shovenistët serbomëdhenj e kanë nënçmuar
dhe përbuzur shpesh popullin tonë, duke i quajtur shqiptarët
të egër, kokëtrashë, të pakulturuar,
të paqytetëruar, të paaftë për të
qeverisur shtetin e tyre, njerëz me bishta që duhen zhdukur...,
etj.!
Populli ynë dhe bijtë e tij patriotë e revolucionarë
nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë
kurrë kundër popullit serb, maqedonas, malazez dhe popujve
të tjerë fqinjë e jofqinjë, por ai ka qenë
dhe do të jetë kurdoherë luftëtar i pakompromis
kundër nacionalizmit, shovenizmit, fashizmit, racizmit, reaksionit,
antishqiptarizmit, terrorit, shtypjes e shfrytëzimit revizionist
serbo-jugosllav dhe kujtdo që është kundër lirisë
dhe pavarësisë së tij.
Përveç këtyre shpifjeve, akuzave dhe trillimeve
ofenduese kundër patriotëve e revolucionarëve shqiptarë,
serbomëdhenjtë ndaj tyre, në shtyp e propagandë,
lëshojnë edhe një seri tjetër sharjesh dhe etiketash
false:
1. Janë për Kosovën e pastër etnike,
2. Janë për shkatërrimin e Jugosllavisë,
3. Janë armiq të popullit dhe të shtetit,
4. Janë kundër vëllazërim-bashkimit,
5. Bëjnë presion mbi serbo-malazezët për
shpërngulje nga Kosova, 6. Zhvillojnë veprimtari
armiqësore për cënimin kundërrevolucionar të
rregullimit shoqëror socialist dhe rrëzimin e klasës
punëtore, 7. Janë për ndryshimin antikushtetutar
të rregullimit federativ të shtetit, me qëllim të
fundit që KSA e Kosovës dhe viset tjera shqiptare të
Maqedonisë dhe Malit të Zi të shkëputen nga
Jugosllavia dhe ti bashkangjiten Shqipërisë.
Të shohim edhe këto akuza shoveniste se sa qëndrojnë
përballë realitetit objektiv dhe luftës së popullit
tonë për liri, barazi dhe republikë.
1. Kosova etnikisht e pastër
Këtë parullë shoveniste e reaksionare e shpikën
dhe e lansuan në opinionin publik të brendshëm e
të jashtëm vetë serbomëdhenjtë, me qëllim
që të diskreditojnë dhe kompromitojnë luftën
tonë të drejtë për barazi e republikë,
me qëllim që të fshehin kërkesën e ligjshme
për republikë, apo ta identifikojnë e barazojnë
atë me Kosovën e pastër etnike, me qëllim
që karakterit popullor, demokratik e revolucionar të luftës
sonë ti japin ngjyrë reaksionare, fashiste e raciste!
Me këtë taktikë serbomëdhenjtë duan të
arsyetojnë edhe terrorin dhe shtypjen e egër kundër
popullit e historisë sonë.
Populli shqiptar asnjëherë ska kërkuar që
Kosova të pastrohet etnikisht, sepse ai nuk është
shovenist, atë nuk e pengojnë fare pakicat kombëtare
të kombeve të tjerë në tokën e tij, se
kjo është një gjë normale dhe e pashmangshme
për çdo shtet në botë që është
i rrethuar nga popuj dhe kombe tjerë.
2. Janë për shkatërrimin e Jugosllavisë
Sikur bijat dhe bijtë e popullit tonë të ishin
për shkatërrimin e Jugosllavisë, atëherë,
ata nuk do të kërkonin dhe demonstronin për Republikën
e Kosovës brenda Federatës Jugosllave, por do të
luftonin për shkëputjen e Kosovës me viset e saj
nga Jugosllavia.
Ne nuk jemi për shkatërrimin e Jugosllavisë. Atë,
ne, as nuk mund ta ndreqim, as nuk mund ta prishim. Atë mund
ta shkatërrojnë vetë shovenistët serbomëdhenj
dhe revizionistët titistë me politikën e tyre antipopullore,
antishqiptare e antirevolucionare që ndjekin që nga viti
1945. Prishet apo nuk prishet Jugosllavia, shqiptarët nuk janë
përgjegjës, ata kërkojnë me çdo kusht
lirinë dhe pavarësinë e tyre, të drejtën
demokratike për vetëvendosje. Përgjegjësinë
për shkatërrimin e Jugosllavisë e mbajnë vetë
shovenistët serbomëdhenj me kompani, që ndjekin një
politikë të verbër e destruktive.
3. Armiq të popullit e të shtetit
Bijat dhe bijtë e Kosovës, që luftojnë për
të drejta, barazi e republikë, nuk janë armiq të
popullit, por bijtë më të mirë të tij,
janë pishtarët e dritës e të lirisë, janë
lulet më të bukura të Kosovës martire. Ata nuk
janë armiq të shtetit, por armiq deri në vdekje të
shovenizmit serbomadh dhe reaksionit maqedono-malazez. Janë
armiq të shtypjes kombëtare dhe shfrytëzimit ekonomik,
armiq të burokracisë dhe pushtuesve jugosllavë.
4. Kundër vëllazërim-bashkimit
As që mund të flitet për këtë dukuri,
sepse vëllazërim-bashkimi në Jugosllavinë titiste
as që ka ekzistuar ndonjëherë. Solidaritetin luftarak
e internacionalist që u kalit gjatë luftës së
përbashkët kundër fashizmit, titistët jugosllavë
e tradhtuan dhe e shkelën egërsisht pas mbarimit të
luftës. Ata futën përçarjen midis popujve
jugosllavë e josllavë, që të mund ti sundonin
më lehtë. Formula e vëllazërim-bashkimit
u përdorë e përdoret vetëm për demagogji
e për stoli, ajo është një term
i thatë në letër, pa jetë e përmbajtje
në praktikë dhe e pa zbatuar kurrë në marrëdhëniet
ndëretnike.
Vëllazërim-bashkim të vërtetë nuk mund
të ketë përderisa nuk janë të barabartë
të gjithë kombet në Jugosllavi, si politikisht, ashtu
edhe ekonomikisht. Pa zgjidhjen e drejtë e përfundimtare
të çështjes kombëtare, nuk mund të ketë
vëllazërim-bashkim të vërtetë, por atë
nuk e duan shovenistët, unitaristët e rankoviçistët
serbomëdhenj me kompani!
5. Presion mbi serbomalazezët për shpërngulje
nga Kosova
Kjo është gënjeshtra dhe hipokrizia më e paturpshme
serbomadhe. Shpërngulen serbët dhe malazezët
nga Kosova dhe pse?! Nga presioni i shqiptarëve! Nga presioni
i shqiptarëve që janë nën terrorin, burgosjet,
vrasjet dhe raprezaljet e policisë fashiste serbomadhe! Bëka
presion i robëruari dhe i pushtuari mbi robëruesin
e pushtuesin!!! Përrallë qesharake, që si beson
as budallai, e jo më njeriu normal!
Kosova është e pushtuar ushtarakisht prej pranverës
së vitit 1981 nga më se 100 mijë policë e ushtarë
të Beogradit, pra, si është e mundur që shqiptarët
të bëjnë presion mbi pakicat serbomalazeze
që të shpërngulen nga Kosova?! Është e
vërtetë se disa familje apo pjesëtarë të
kombësisë serbe e malazeze po shpërngulen nga Kosova,
por jo nga presioni i shqiptarëve, por se ashtu ua do qejfi
dhe interesi personal. Një pjesë e tyre shpërngulen
nga shkaqe ekonomike, sepse Kosova është krahina më
e varfër e Jugosllavisë dhe Evropës, kurse disa prej
tyre shpërngulen sepse janë musafirë të
paftuar në Kosovë, janë ata kolonistë
të cilët u vendosën me dhunë në trojet
e grabitura prej shqiptarëve, të dëbuar me dhunë
ushtarake për në Turqi e gjetiu nga qeveria e krajlit,
Pashiqit dhe Tito-Rankoviçit. Janë ata uzurpatorë
dhe çetnikë që i kanë duart e përgjakura
deri në supe me gjakun e popullit tonë, të cilët
nuk e kanë ndërgjegjen e pastër, sepse kanë
bërë krime e vrasje të ndryshme ndaj popullit shqiptar,
prandaj, si minjtë që parandjejnë tërmetin,
apo kafshët shpërthimin e vullkanit, ashtu edhe këta
kriminelë e ndjejnë zgjimin e popullit tonë dhe i
tremben dënimit të tij. Rruga e vetme e shpëtimit
për ta është kthimi nga kanë ardhë.
6. Zhvillojnë veprimtari armiqësore për
cënimin kundërrevolucionar të rregullimit shoqëror
socialist dhe rrëzimin e klasës punëtore
Që të cënosh rregullimin shoqëror socialist
të Jugosllavisë, duhet së pari të ekzistojë
një rregullim i tillë socialist. Në Jugosllavi nuk
funksionon sistemi shoqëror socialist, siç trumbetojnë
shovenistët, por sistemi borgjezo-revizionist. Bijat dhe bijtë
e popullit tonë nuk e kanë ndërmend të bëjnë
kundërrevolucion. Ata nuk merren me veprimtari armiqësore
e kundërrevolucionare, por me veprimtari patriotike e revolucionare.
Sa i përket rrëzimit të klasës punëtore,
një gjë të tillë e kanë bërë
me kohë titistët jugosllavë menjëherë pas
luftës. Sot për sot klasa punëtore në Jugosllavi
nuk është në pushtet, atë e ka uzurpuar borgjezia
e re serbo-jugosllave.
7. Janë për ndryshimin antikushtetutar të
rregullimit federativ të shtetit, me qëllim të fundit
që KSA e Kosovës dhe viset tjera shqiptare të shkëputen
nga Jugosllavia dhe ti bashkangjiten Shqipërisë
Sikur populli ynë dhe bijat e bijtë e tij të ishin
për ndryshimin antikushtetutar të rregullimit federativ
nuk do të kërkonin republikë të federuar, sipas
vetë Kushtetutës jugosllave. Republika e Kosovës
nuk e ndryshon rregullimin federativ, por e zhvillon dhe e përsos
edhe më tej sistemin politik e juridik të Jugosllavisë.
Shqiptarët e Kosovës nuk kanë kërkuar shkëputje
nga Jugosllavia dhe bashkangjitje me Shqipërinë, edhe
pse një gjë e tillë është më se e
natyrshme dhe e ligjshme. Derisa ne të kërkojmë republikë,
nuk do të jemi për asnjëfarë shkëputjeje
dhe ngjitjeje. Fundi i fundit, edhe po të shkëputet Kosova
me viset e saj nga Jugosllavia, kjo nuk do të thotë se
duhet të shkatërrohet federata jugosllave, sepse Jugosllavia
është shtet i Sllavëve të Jugut, i cili ekziston
dhe mund të ekzistojë pavarësisht nga Kosova dhe
shqiptarët. Kosova dhe Jugosllavia nuk janë si Vëllezërit
Siamezë, që nuk mund të jetojnë njëra
pa tjetrën. shovenistët serbomëdhenj me qëllim
e alarmojnë shkëputjen e Kosovës, që
të sigurojnë përkrahjen e shteteve të Evropës.
Të atyre shteteve imperialiste që me kongreset, traktatet
dhe konferencat e tyre copëtuan dhe ndanë përgjysmë
trojet shqiptare dhe ia dhanë Serbisë e Malit të
Zi. Por tani kohët kanë ndryshuar në favorin tonë.
Kosova dhe shqiptarët ardhmërinë e tyre e kanë
në duart e veta.
*****
Siç pamë e vërtetuam më lart, bijat dhe bijtë
e popullit shqiptar, të cilët serbomëdhenjtë
i quajnë nacionalistë, irridentistë, kundërrevolucionarë,
shovenistë, vandalistë, reaksionarë, fashistë...,
e shumë epitete tjera false dhe ofenduese, jo vetëm që
skanë asgjë të përbashkët me ta,
por del qartë se të tillë janë vetë shovenistët
serbomëdhenj me kompani.
Bijat dhe bijtë e popullit tonë, që vuajnë e
torturohen nëpër burgjet jugosllave janë patriotë,
revolucionarë dhe luftëtarë të lirisë,
barazisë e demokracisë. Ata janë lulëkuqet e
Kosovës, zemra dhe shpirti vital i popullit tonë. Ata
janë heronjtë e gjallë të popullit, që
sakrifikojnë rininë dhe jetën e tyre për të
drejta, liri dhe pavarësi kombëtare. Ata, me mësimet
e atdhedashurisë në mendje e në zemër, me idealin
e lirisë në gjak, janë të vendosur dhe kanë
besim të plotë se e drejta do të triumfojë,
se liria do të fitohet, dhe se idealet kombëtare do të
realizohen.
Shkruar në Mars 1986,
Botuar në ZËRI I KOSOVËS, organ i Lëvizjes Popullore
për Republikën e Kosovës (LPRK), Viti V i botimit,
Nr.5, Qershor 1986 dhe Nr.6, Korrik 1986, Mërgim.
HISTORIKU I KËRKESËS
KOSOVA- REPUBLIKË
Është ligj dialektik dhe e drejtë legjitime e çdo
populli të pushtuar dhe të robëruar, që të
luftojë me armë në dorë për liri dhe pavarësi
kombëtare. Gjatë gjithë historisë së njerëzimit,
popujt e robëruar e të shtypur kanë luftuar kundër
agresorëve dhe armiqve pushtuesë. Dhe sot, të gjithë
popujt e kombet që janë të lirë e të pavarur,
kanë kaluar përmes luftërave nacionalçlirimtare
dhe revolucioneve shoqërore të armatosur. Edhe populli
shqiptar i Kosovës, që nga pushtimi dhe aneksimi shovenist
serbomalazez i viteve 1912-1913, luftoi dhe po lufton vazhdimisht
për çlirim e bashkim kombëtar.
Lufta e popullit shqiptar të Kosovës kundër pushtuesve
serbomalazez, për liri e pavarësi kombëtare, ka kaluar
nëpër dy etapa të zhvillimit të saj. Etapa e
parë përfshin periudhën luftarake që nga pushtimi
i parë shovenist i Kosovës dhe i viseve të saj më
1912 dhe deri në prag të Luftës së Dytë
Botërore më 1940. Kjo periudhë apo epokë e historisë
së Kosovës së robëruar karakterizohet nga lufta
dhe rezistenca e drejtpërdrejtë e popullit tonë,
me armë në dorë, kundër pushtuesve serbomalazezë.
Strategjia e vetme e kësaj lufte ishte çlirimi i Kosovës
dhe bashkimi i saj me Shqipërinë.
Kjo periudhë luftarake e popullit tonë, e organizuar dhe
e udhëhequr nga çetat çlirimtare të Lëvizjes
Kombëtare Kaçake, ishte vazhdimësi e drejtpërdrejtë
e luftërave heroike të popullit tonë që nga
koha e Skënderbeut, e Rilindjes Kombëtare, Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit dhe deri te Kryengritjet e Përgjithshme të
viteve 1910-1912, që çuan deri te Shpallja e Pavarësisë
së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912.
Me fillimin e Luftës II Botërore dhe me pushtimin nazifashist
të Jugosllavisë, dhe me të edhe të Kosovës,
lufta e popullit tonë kundër pushtuesve shovenistë
serbo-jugosllavë u ndërpre, dhe vëmendja e mobilizimi
i të gjithë popujve të Ballkanit u drejtua kundër
armikut të përbashkët të njerëzimit
nazifashizmit italo-gjerman.
Gjatë gjithë Luftës II Botërore populli shqiptar
i Kosovës luftoi krah për krah me popujt jugosllavë,
për çlirimin e vendit nga okupatorët fashistë
dhe për një të ardhme më të mirë,
për lirinë e të gjithëve dhe për vëllazërimin
e paqen midis popujve.
Por, me mbarimin e Luftës II Botërore dhe çlirimin
e Jugosllavisë nga fashizmi, u tradhtuan ligsht idealet dhe
aspiratat e popullit tonë të Kosovës dhe të
viseve të tjera shqiptare për liri e çlirim, për
të cilin ideal ai kishte luftuar gjatë tërë
LNÇ-së, duke dhënë dëshmorë mijëra
cuca e djem të tij. Idealet e liririsë e të pavarësisë
u tradhtuan nga banda titiste e PKJ-së. Kosova dhe viset e
saj u ripushtuan nga shovenistët jugosllavomëdhenj. Filloi
terrori, vrasjet, plaçkitjet, arrestimet, shpërnguljet
dhe gjenocidi ushtarako-policor i titisto-rankoviçistëve
kundër popullit tonë të pambrojtur dhe të lodhur
nga lufta pesëvjeçare kundër fashizmit. Filloi
kështu periudha apo etapa e dytë e pushtimit dhe e robërisë
shoveniste serbo-jugosllave mbi Kosovën.
Karakteristikë e sundimit titisto-rankoviçist në
Kosovë është shtimi i dhunës, terrorit dhe gjenocidit
kundër popullit tonë; shpërnguljet masive të
popullsisë shqiptare nga trojet e veta; kolonizimi intenziv
i Kosovës dhe shkombëtarizimi i shqiptarëve; shfrytëzimi
maksimal kapitalist dhe grabitja e pasurive tokësore e nëntokësore
të Kosovës. Përmasat e shtypjes kombëtare dhe
eksploatimit ekonomik të popullit tonë dhe tokës
së tij nga shovenistët titistë, ua kaluan shumë
herë më tepër masakrave dhe dhunës ushtarake
të kralëve serbë të Jugosllavisë së
Vjetër të paraluftës.
Edhe gjatë kësaj periudhe të sundimit dhe robërisë
titiste, populli ynë nuk e pushoi dhe nuk e pushon qëndresën
dhe luftën e tij kundër pushtuesve të rinj serbo-jugosllavë
me maskë socialiste, nuk e ndërpret luftën
e tij për të drejta, barazi dhe liri kombëtare.
Karakteristikë e luftës së popullit tonë në
këtë periudhë të robërisë së
tij, është lufta demokratike dhe rezistenca pasive. Në
përputhshmëri me situatat dhe rrethanat politike të
krijuara në Jugosllavi e Ballkan, pas Luftës II Botërore,
populli ynë e përshtati edhe qëndresën dhe luftën
e tij për të drejta e liri kombëtare sipas kushteve
të reja, të krijuara gjatë kësaj periudhe. Tanimë,
gjatë sundimit titist, populli ynë nuk luftoi me armë
në dorë, si gjatë sundimit të kralëve.
I vetmi rast, i luftës së popullit tonë kundër
regjimit titist, është Kryengritja e Drenicës, e
dimrit të vitit 1945, e udhëhequr nga patrioti Shaban
Polluzha.
Pas pushtimit titist të Kosovës dhe ushtrimit të
dhunës, terrorit e shtypjes permanente mbi popullin tonë,
nga gjiri i tij dolën një varg grupesh e organizatash
patriotiko-revolucionare ilegale, për të kundërshtuar
sundimin shovenisto-titist dhe për të organizuar e mobilizuar
popullin për rezistencë aktive, për luftë çlirimtare
dhe bashkim kombëtar.
Nën presionin e vazhdueshëm të popullit dhe të
organizatave ilegale patriotiko-revolucionare, regjimi titist u
detyrua të bëjë një varg lëshimesh ndaj
popullit tonë dhe të plotësojë disa nga kërkesat
demokratike e kombëtare të tij.
Kështu, pas demonstratave popullore të Nëntorit të
vitit 1968, u plotësuan shumica e kërkesave të popullit
demonstrues, siç ishin: e drejta e përdorimit të
Flamurit, dygjuhësia, hapja e Universitetit të Prishtinës
dhe zgjerimi i autonomisë për Krahinën e Kosovës.
Gjatë këtyre demonstratave, pastaj edhe në rrugë
legale më 1974, si dhe në demonstratat e vitit 1981, u
kërkua edhe e drejta e konstituimit të Republikës
së Kosovës, por kjo e drejtë legjitime kushtetutare
u mohua sot e asaj dite nga regjimi titist.
Është karakteristike, por edhe tragjike historia e kërkesës
demokratiko-kombëtare Kosova-Republikë. Si
ide kjo çështje për herë të parë
është hedhur në Konferencën V të Vendit
të PKJ-së, në Tezat mbi çështjen
kombëtare në Kosovë e Metohi, të parashtruara
nga Mosha Pijade. Kjo Konferencë u mbajtë në Zagreb
në Tetor 1940. Në këto Teza
, ndër
të tjera, thuhet:
Zgjidhja e çështjes kombëtare (në Kosovë
Shënim i Redaksisë) mund të arrihet me formimin
e republikës së lirë punëtore-fshatare të
Kosovës, nëpërmjet përmbysjes revolucionare
të regjimit fashist imperialist të borgjezisë serbomadhe.
Me gjithë pjesëmarrjen aktive të popullit tonë
në luftë kundër regjimit shovenist të borgjezisë
serbomadhe dhe kundër okupatorëve fashistë italo-gjermanë,
Kosova, edhe pas çlirimit të vendit nga fashizmi, jo
vetëm që nuk u bë republikë punëtore-fshatare,
jo vetëm që iu mohua e drejta e vetëvendosjes, por
edhe u ripushtua nga ushtritë partizane jugosllave
dhe u trajtua shumë më keq se sa në kohën e
kralëve të borgjezisë serbomadhe.
Pas peripetive tragjike të sundimit të Rankoviçit
në Kosovë dhe pas rrëzimit të tij, populli shqiptar
në Jugosllavi kërkoi statusin e Republikës së
federuar për Kosovën në rrugë legale më
1968, përmes Kuvendeve Komunale dhe Komiteteve Komunale të
LKK-së, nëpër disa rrethe të Kosovës. Pastaj,
në Nëntor 1968, republika u kërkua edhe botërisht
gjatë demonstratave masive popullore që shpërthyen
në Prishtinë, Tetovë e gjetiu. Këto demonstrata
u shtypën me anë të dhunës policore dhe përpos
disa të drejtave të tjera, kërkesa kryesore për
Republikë nuk u muar parasysh nga qeveria jugosllave.
Për të tretën here, pas Tezave
të vitit 1940 dhe demonstratave të Nëntorit 1968,
kërkesa për Kosovën Republikë u parashtrua në
formë legale më 1974, nga një pjesë e udhëheqjes
kosovare, me rastin e diskutimit publik të amandamenteve për
Kushtetutën e re të Jugosllavisë që u aprovua
më 1974. Edhe këtë herë kërkesa për
Republikës e federuar të Kosovës u refuzua nga qeveria
shoveniste e regjimit titist.
Për të katërtën herë kërkesa Kosova-Republikë
u shtrua botërisht për zgjidhje në demonstratat e
Mars-Prillit të vitit 1981. Këto demonstrata masive popullore,
që filluan në mënyrë paqësore, ushtria
dhe policia fashiste e Beogradit i shndërroi në përleshje
të përgjakshme, në një luftë të vërtetë
civile, ku humbën jetën disa qindra vetë, u plagosën
qindra të tjerë dhe u arrestuan e u dënuan disa mijëra
demonstruesë paqësorë.
Siç shihet, kërkesa Kosova-Republikë,
së pari, si çështje e shtruar për zgjidhje,
është ngritur nga vetë udhëheqja jugosllave,
nga e cila edhe është mohuar më vonë. Kurse
dy herë të tjera, më 1968 dhe më 1974, ajo është
shtruar në formë legale nga shqiptarët e Kosovës
dhe poashtu është mohuar nga Titoja me kompani. Për
të katërtën here, kërkesa për Republikë
është parashtruar nga populli në mënyrë
të hapur gjatë demonstratave të vitit 1981 dhe është
mohuar kategorikisht nga klani unitarist serbomadh me kompani dhe
pjesërisht nga klani federalist kroato-slloven.
Pra, siç shihet, Republika e Kosovës është
mohuar si kur ka qenë në krye të Federatës klani
titist kroato-slloven, ashtu edhe tani që është në
pushtet klani rankoviçist serbomadh. Kjo do të thotë
se, që të dy klanet rivale të Federatës Jugosllave
kanë qenë dhe janë, kush më shumë e kush
më pak, kundër konstituimit të Republikës Shqiptare
të Kosovës, kundër të drejtave legjitime dhe
vetëvendosjes demokratike të popullit tonë.
Për Kosovën-Republikë, këto 20 vitet
e fundit, u vranë nga policia dhe ushtria shoveniste jugosllave
qindra shqiptarë, kurse u burgosën gjatë kësaj
periudhe njëzetvjeçare afro 40.000 shqiptarë patriotë
e revolucionarë. Vetëm momentalisht nëpër burgjet
dhe kampet anembanë Jugosllavisë gjenden afro 15.000 të
burgosur politik shqiptarë.
Shkruar në Shtator 1987,
Botuar në RRUGA E REVOLUCIONIT, organ intern i Grupit Komunist
të Kosovës (GKK), Viti II i botimit, Nr.1, Qershor 1988,
Mërgim.
MBI NGJARJET E PRANVERËS81
NË KOSOVË
Çdo ngjarje historike revolucionare dhe me përmasa të
mëdha e një populli të shtypur dhe të shfrytëzuar,
është rezultat i gjendjes së tij reale politiko-ekonomike
në të cilën ndodhet. Është rezultat i rrethanave
dhe i kushteve shoqërore-historike dhe i raportit të forcave
prodhuese e marrëdhënieve në prodhim, në të
cilat punon, jeton dhe vepron një popull.
I ndodhur pikërisht në një gjendje të vështirë
politiko-ekonomike, i goditur egërsisht nga shtypja nacionale
e shfrytëzimi kapitalist, dhe i ndodhur në rrethana historike
të një pushtimi e robërie shoveniste të huaj,
populli shqiptar i Kosovës, në Mars-Prill 1981, shpërtheu
në demonstrata masive dhe në një revoltë të
përgjithshme popullore kundër kushteve të padurueshme
shoqërore-politike në të cilat gjendet aktualisht,
të shkaktuara nga regjimi gjakatar serbo-jugosllav.
Rreth demonstratave të Pranverës81, në rradhët
e Lëvizjes Revolucionare e Patriotike të Kosovës
e më gjerë u tha dhe u shkruajt shumë. U dëgjuan
dhe u lansuan teza e vlersime të ndryshme. Kështu, disa
thanë se ato ishin të organizuara e të thirrura nga
dikush. Disa thanë se ato ishin një shpërthim spontan
i revoltës popullore për shkak të shtypjes dhe shfrytëzimit
të padurueshëm borgjezo-shovenist. Disa të tjerë
thanë se ato ishin të parakohëshme, sepse, sipas
tyre, Republika do të fitohej edhe pa demonstrata, në
rrugë legale nga ana e udhëheqjes kosovare. Kishte edhe
zëra se ato ishin të vonëshme.
Por është fakt se demonstratat e Kosovës nuk ishin
as të hershme, as të vonëshme. Ato, më tepër
se të organizuara, ishin një shpërthim i përgjithshëm
i revoltës popullore për shkak të gjendjes së
vështirë politiko-ekonomike në të cilën
ndodhet populli ynë. Ishin rezultat i kalbëzimit ekonomik,
politik, ideologjik e moral të revizionizmit jugosllav dhe
i krizës së thellë e të pashërueshme ekonomike
që ka përfshirë mbarë sistemin vetadministrues.
Greva dhe revolta të klasës punëtore po shpërthejnë
çdo ditë anembanë Jugosllavisë, por, meqenëse
në Kosovë është hallka më e dobët
e zinxhirit skllavërues të revizionizmit titist dhe shfrytëzimi
kapitalist është i shoqëruar edhe me shtypjen e egër
nacionale, për këtë shkak revolta popullore u shndërrua
në demonstrata masive me karakter ekonomik dhe politik.
U dëgjuan zëra të nëndheshme se, demonstratat
e Kosovës më tepër i sollën dëm se sa dobi
popullit tonë. Se ato mezi i kishte pritur shovenizmi serbomadh
me kompani që të vërsulet kundër popullit, që
ta vrasë, ta burgosë e ta terrorizojë atë. Që
tia mohojë edhe ato pak të drejta politike, ekonomike
dhe kulturore që i gëzonte përpara tyre. Që
të rifillojë shkombëtarizimin dhe kolonizimin e Kosovës,
etj.
Kjo, në një masë, është e vërtetë,
sepse me rastin e këtyre ngjarjeve iu dha rasti shovenizmit
serbomadh që të vërsulet haptazi dhe me egërsi
kundër popullit tonë, të drejtave, historisë
dhe kulturës së tij. Që të marrë edhe më
shumë pozita shtetërore në federatë, të
humbura që nga rënia e Rankoviçit. Iu dha rasti
shovenizmit serbomadh me kompani që të kalojë në
ofenzivë, si ndaj popullit tonë, ashtu edhe kundër
klanit rival kroato-slloven.
Dhe shovenistët serbo-maqedono-malazezë e shfrytëzuan
maksimalisht tërë rastin që ua dhanë
demonstratat e Pranverës81 në Kosovë: ata vranë,
burgosën dhe përjashtuan nga puna shqiptarë të
pafajshëm; reduktuan arsimin, gjuhën, historinë dhe
kulturën shqiptare; kufizuan autonominë politiko-juridike
të Kosovës; rifilluan kolonizimin e saj,
etj. Dhe
pas të gjithë këtyre sulmeve dhe veprimeve politiko-ushtarake
kundër popullit tonë, shovenistët serbo-jugosllavë
pothuajse asgjë nuk arritën. Asnjë plan të tyre
pansllavist nuk mundën ta realizojnë plotësisht.
Vetëm një gjë ata arritën ta realizojnë
tërësisht demaskimin e vetvetes, si përpara
opinionit jugosllav, ashtu edhe përpara atij ndërkombëtar.
Përderisa në vitet 70-të shtypja kombëtare
dhe shfrytëzimi ekonomik mbi popullin tonë ushtrohej në
mënyrë të heshtur dhe tepër të maskuar,
tani kjo shtypje dhe ky shfrytëzim dolën haptazi dhe e
morën vesh të gjithë, miq dhe armiq të Kosovës.
Kurse populli ynë mori një mësim dhe fitoi një
përvojë kolosale nga rrjedha revolucionare dhe përfundimi
tragjik i demonstratave të Pranverës81. ai nuk do
ti harrojë kurrë këto ngjarje të përgjakshme,
të cilat edhe shtresat më të papërgatitura dhe
më të pandërgjegjshme popullore i bënë
të vetëdijshme, i zgjuan nga apatia e propagandës
demagogjike titiste dhe i bënë të ndërgjegjshme
për shtypjen dhe shfrytëzimin kolonialist që ushtrohet
mbi kurrizin e tyre.
Këto demonstrata ua hoqën iluzionet dhe besimin naiv shumë
njerëzve dhe grupeve shoqërore, që kishin te regjimi
titist për realizimin e Republikës së Kosovës
në rrugë legale e paqësore. Rrëketë dhe
lumenjtë e gjakut që shkaktoi policia dhe ushtria shoveniste
nga populli ynë duarthatë, u bënë një hendek
i thellë që ndan përjetësisht popullin shqiptar
nga shovenistët pushtuesë serbo-jugosllavë, në
dy taborre armiqësore e ndërluftuese.
Edhe klasa punëtore kosovare mori një mësim të
madh nga kjo përleshje civile. Edukimi revolucionar e patriotik
i proletariatit të Kosovës gjatë këtyre demonstratave
shkoi aq përpara, shënoi një shkallë aq të
lartë të rritjes së ndërgjegjes kombëtare
e klasore, sa që ndoshta nuk do të kishte mundur të
rritej as gjatë disa viteve të tëra të një
jete dhe veprimtarie të rëndomtë, të zakonshme
dhe të zymtë të shtypjes e shfrytëzimit kolonialist.
Lufta për të drejta kombëtare dhe sociale tani po
përhapet me një shpejtësi të mahnitshme, duke
përfshirë të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare.
Lufta zgjerohet, thellohet e po forcohet vazhdimisht, kurse shovenistëve
serbo-maqedono-malazezë po u shkon mendja vërdallë
nga inati dhe pamundësia për të nënshtruar dhe
gjunjëzuar popullin tonë heroik, për ta ndalë
luftën e tij për liri kombëtare e sociale. Ata po
shkojnë vetë drejt disfatës e humnerës dhe po
gremisen vetë në greminën që i kanë përgatitur
popullit shqiptar të Kosovës.
Me ngjarjet e Kosovës të vitit 1981, lufta antishoveniste
dhe antititiste e popullit tonë hyri në një fazë
të re dhe më të lartë. Që nga këto
demonstrata, historia më e re e Kosovës shënon kthesën
e madhe rrënjësore të luftës së saj shekullore
për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar.
Ne sot jemi dëshmitarë të rritjes gjithnjë e
më të madhe e cilësore të organizimit dhe mobilizimit
revolucionar të popullit të Kosovës, në luftë
për çlirim kombëtar e demokraci. Pavarësisht
se sot duket që populli hesht, përsëri
në një të ardhme të afërt, në një
formë ose në një tjetër, do të shpërthejë
përsëri revolta popullore, do të ndizet zjarri i
lirisë së Kosovës.
Megjithëse demonstratat popullore të Pranverës81
ishin vetëm demonstrata paqësore dhe jo ndonjë kryengritje
e armatosur, përsëri, me ndërhyrjen brutale të
tanksave, aeroplanëve dhe autoblindave të ushtrisë
shoveniste jugosllave, ato morën karakterin e një lufte
civile, të fillimit të një lufte nacionalçlirimtare.
Nga sulmi shovenist me tanksa, avionë e mitraloza, populli
ynë nxori një mësim dhe përvojë shumë
të madhe e të vlefshme për luftën e tij të
ardhshme. Ai tanimë e ka të qartë se ka përballë
tij një armik të egër pushtues, që ska
ndryshuar aspak gjatë këtyre dekadave të demokracisë
titiste.
Në të ardhmen populli ynë, me siguri, do të
përgatitet më mirë para se të dalë në
demonstrata dhe manifestime të protestës kundër shtypjes,
shfrytëzimit dhe terrorit që po ushtrohet këto 7
vitet e fundit mbi të nga klani shovenist serbomadh me kompani.
Ai nuk do të dale më kurrë në rrugë e barrikada
duarbosh dhe i paarmatosur, që të luaj si të dojë
me të ushtria pushtuese serbo-jugosllave, se tanimë populli
ynë e ka të qartë se qindra e mijëra të
vrarët dhe të plagosurit e bijave e bijve të tij
më të mirë janë viktima të plumbave dhe
bajonetave të pushkëve, të rafalëve të
automatikëve e mitralozëve të policisë dhe ushtrisë
armike. Armët e shovenistëve i shkaktuan plagë e
gjakderdhje popullit tonë, prandaj, po armët e zjarrit
do ti sigurojnë atij mbrojtjen dhe fitoren mbi bishat
fashiste serbo-jugosllave.
Çdo betejë e humbur në përleshje me armikun
pushtues ka rëndësinë e vet të kohës, ka
rëndësi dhe vlerë historike. Demonstratat e Kosovës
të vitit 1981, pavarësisht se u shtypën me dhunë
shoveniste ushtarako-policore, ato kanë rëndësinë
e tyre të madhe, sepse i dhanë një shtytje të
re dhe të fuqishme luftës së përgjithshme të
popullit tonë për liri dhe pavarësi kombëtare.
Demonstratat forcuan më tej unitetin dhe solidaritetin e popullit,
ngritën më lart shkallën e vetëdijes kombëtare
e klasore të tij, ndalën hovin degjenerues të rinisë
sonë, e kthyen atë dhe mbarë popullin kah interesi,
ideali dhe fryma e lirisë kombëtare. E shkëputën
atë nga internacionalizmi dhe patriotizmi
jugosllav, nga integrimi i tij në shoqërinë
jugosllave, i cili sështë gjë tjetër,
në këto rrethana pushtimi e shtypjeje, vetëm asimilim
dhe shkombëtarizim i popullit tonë.
Dihet se qëllimi strategjik i serbomëdhenjve është
jugosllavizimi i popujve jo sllavë, krijimi i të ashtuquajturit
komb jugosllav, që shpreh hegjemoninë serbomadhe
mbi të gjithë popujt tjerë të Jugosllavisë,
gjegjësisht serbizimin e saj.
Jugosllavizmi i shovenistëve serbë është
i ngjashëm me otomanizmin e xhonturqve. Populli
ynë i robëruar dhe forcat e tij revolucionare e kanë
të qartë se, pa liri nacionale nuk ka as bashkëpunim
internacionalist, ashtu siç nuk ka liri e pavarësi politike,
pa liri e pavarësi ekonomike. Internacionalizmin e zhvillojnë
midis veti dy popuj të lirë, ose dy popuj të robëruar,
por jo pushtuesi me të pushtuarin dhe anasjelltas.
Dhe, që të jetë i lirë nga aspekti kombëtar,
ekonomik e politik populli shqiptar i Kosovës kurrë ndër
shekuj nuk e ndali luftën e tij për liri e pavarësi,
luftë të cilën po e vazhdon edhe sot, duke ia përshtatur
atë kushteve dhe rrethanave aktuale kombëtare e ndërkombëtare.
Poshtë, pra, çdo hipokrizi, çdo pacifizëm
e gënjeshtër; çdo oportunizëm e reformizëm!
Lufta është shpallur, lufta po vlon. Ne sot ndodhemi në
një armëpushim në mes dy betejave. Rrugë të
mesme nuk ka, vetëm përpara! Kush nuk është
me luftën e Kosovës, ai është (direkt apo indirekt)
me armikun pushtues. Ne nuk duhet të fitojmë premtimin
e lirisë, lirinë në letër dhe as lirinë
e termineve politiko-juridike e shtetërore. Ne duhet të
fitojmë lirinë e vërtetë, lirinë kombëtare
të Kosovës.
Këtë liri e pavarësi e kërkojnë qindra
të vrarët, mijëra të burgosurit, armata e të
papunëve, milionët e shtypur të popullit tonë.
E kërkojnë varret e dëshmorëve, plagët
e shokëve nëpër burgjet shoveniste, rënkimi
i popullit ndër pranga të robërisë, gjaku e
amaneti i brezave tanë dhe gjëmimi i truallit arbëror
të shkelur nga çizmja e hekurt shoveniste.
Ky nuk është konkluzioni ynë romantik dhe as aventuresk,
por është konkluzioni i zhvillimit të ngjarjeve,
i rrjedhës së historisë dhe i zhvillimit dialektik
të shoqërisë njerëzore. Ky është konkluzioni
i historisë mijëravjeçare iliro-shqiptare, i ligjeve
të luftërave çlirimtare dhe revolucioneve.
Shkruar në Shtator 1987,
Botuar në RRUGA E REVOLUCIONIT, organ intern i Grupit Komunist
të Kosovës (GKK), Viti II i botimit, Nr.1, Qershor 1988,
Mërgim.
KOSOVA DHE SERBOMËDHENJTË
I
Lufta e Dytë Botërore e gjeti Kosovën nën pushtimin
dhe robërinë e borgjezisë sllavomadhe të Jugosllavisë
së vjetër të kralëve. E gjeti të varfër,
të lodhur e të sfilitur nga shtypja kombëtare dhe
shfrytëzimi ekonomik i borgjezisë serbo-jugosllave dhe
të rraskapitur nga terrori e gjenocidi ushtarako-policor. Me
gjithë këtë gjendje të vështirë, populli
shqiptar i Kosovës, i etur ndër shekuj për liri e
pavarësi, gjeti forca të brendshme dhe nga gjiri i tij
nxorri bijat e bijtë më të mirë dhe i rreshtoi
nëpër çetat, arradhat, batalionet e brigadat partizane,
përkrah popujve tjerë jugosllavë, në luftën
nacionalçlirimtare kundër okupatorëve nazifashistë.
Nxorri në ballë të frontit mbi 50 mijë luftëtarë
partizanë, prej të cilëve mbi 6.000 ranë dëshmorë
në altarin e Kosovës për liri kombëtare dhe
drejtësi shoqërore.
Duke luftuar me armë në dorë kundër pushtuesëve
nazifashistë dhe përkrah popujve tjerë liridashës
të Ballkanit dhe Evropës, populli shqiptar i Kosovës
ishte i bindur se në këtë mënyrë po lufton
edhe për lirinë e vet të vërtetë, çlirimin
e tij nacional e shoqëror. Kështu, i mbështetur në
vendimet dhe orientimet e Partisë Komuniste të Jugosllavisë
mbi të drejtën e kombeve për vetëvendosje deri
në shkëputje, të proklamuar para dhe gjatë luftës,
Komiteti Krahinor i PKJ-së për Kosovë-Metohinë
në Nëntor 1943 vendosi që të thërrasë
Konferencën Themeluese të Këshillit Nacionalçlirimtar
për Kosovë-Metohinë. Kjo Konferencë u mbajtë
në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës
më 31 Dhjetor 1943 dhe më 1 e 2 Janar 1944. Në dokumentin
kryesor të kësaj Konference, që është REZOLUTA,
shprehet qartë e vendosmërisht vullneti i mbarë popullit
shqiptar të Kosovës. Në këtë Rezolutë,
pos tjerash, thuhet:
Kosova e Rrafshi i Dukagjinit është një krahinë
e banueme në pjesën më të madhe nga populli
shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron
me u bashkue me Shqipërinë. Prandaj e ndjejmë për
detyrë me i tregue rrugën e drejtë që duhet
me ndjekë populli shqiptar i Kosovës dhe i Rrafshit të
Dukagjinit të bashkohet me Shqipërinë. Kjo rrugë
është lufta e përbashkët me popujt tjerë
të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist e gjaksor
e të rrogëtarëve të tij, sepse kjo është
e vetmja rrugë për me fitue lirinë, në të
cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar,
do të kenë mundësinë me vendosë mbi fatin
e vet me të drejtën e vetëvendosjes deri në
shkëputje.
Por qysh gjatë luftës nacionalçlirimtare, e sidomos
pas mbarimit të saj, Vendimet dhe Rezoluta e Konferencës
së Bujanit u kundërshtuan nga PKJ, duke u shkelur në
këtë mënyrë vullneti i lirë i mbarë
popullit shqiptar të Kosovës për të vendosur
vetë për fatin e tij, për lirinë dhe ardhërinë
e tij.
Në vend që të zbatohej dhe rrespektohej Rezoluta
e kësaj Konference, duke iu dhënë Kosovës liria
dhe pavarësia kombëtare, për të cilën ajo
kishte derdhur aq shumë gjak, u veprua në të kundërtën.
Qysh në dimrin e vitit 1945 në Kosovë u vendos administrata
ushtarake, do të thotë ajo u pushtua nga Ushtria Partizane
e Jugosllavisë. Mbi Kosovë u dyndën divizionet serbomalazeze
numër 46 e 52 dhe divizioni maqedonas numër 50, të
cilët e mbuluan në gjak e flakë Kosovën, duke
vrarë e masakruar disa dhjetëra mijëra shqiptarë,
kurse mijëra të tjerë u mobilizuan me dhunë
dhe u dërguan në frontin e veriut.
Me pushtimin titist të Kosovës (i dyti pas pushtimit shovenist
serbomalazez të vitit 1912), titistët jugosllavë
filluan raprezaljet, vrasjet e masakrat e para kundër popullit
shqiptar të Kosovës, me pikësynimin që ta shpërngulin
dhe zhdukin krejtësisht nga faqja e dheut.
E përjetshme do të mbetet në kujtesën e popullit
tonë vjeshta e vitit 1944, kur banda kriminale e Tito-Rankoviçit
arrestoi 10.000 shqiptarë në Tetovë, prej të
cilëve 1.200 vetë i pushkatoi pa gjyq, kurse një
numër i madh vdiqën nëpër burgjet titiste.
Brez pas brezi populli shqiptar i Kosovës do të kujtojë
me dhembje e urrejtje të madhe kundër klikës titiste,
masakrën e njohur të Drenicës në dimër
të viteve 1944-1945, ku ushtria jugosllave vrau rreth 30.000
burra, gra, pleq e fëmijë shqiptarë.
Gjithashtu, mbi 2.000 shqiptarë në Mitrovicë dhe
më se 1.000 të tjerë në Gjilan, ranë të
vdekur nga plumbi i ushtrisë titiste jugosllave.
Në rrugën Prizren-Tivar u pushkatuan disa qindra ushtarë
shqiptarë të rekrutuar me dhunë nga jugosllavët,
prej të cilëve 1.200 djem që kishin arritur në
Tivar nga ky udhëtim tragjik, u pushkatuan porsa arritën
në atë qytet.
Në qytetin Gorica të Sllovenisë u mbytën me
gaze helmuese më se 2.000 shqiptarë nga Maqedonia.
Siç del nga tregimet e dëshmitarëve dhe të
dhënat e dokumenteve, gjatë viteve 1944-1945, afro 50.000
shqiptarë u vranë pabesisht nga plumbi, bajoneta dhe helmi
i ushtrisë jugosllave.
Terrori dhe gjenocidi ushtarako-policor i titstëve jugosllavë
kundër popullit tonë vazhdoi edhe më i egër
dhe më i organizuar pas vitit 1948. Vrasjeve dhe masakrave
ushtarako-policore tani iu shtua edhe shpërngulja e dhunëshme
e shqiptarëve nga trojet e veta.
Kështu, në vitet 1949-1956 u zhdukën rreth 30.000
shqiptarë, kurse gjatë viteve 1953-1960 u shpërngulën
me dhunë nga Kosova 283.000 shqiptarë. Nga llogaritjet
dhe statistika e përgjithshmë del se në 60 vitet
e fundit, 1912-1972, në viset shqiptare të pushtuara nga
Jugosllavia u zhdukën fizikisht mbi 277.000 shqiptarë
dhe u shpërngulën e u dëbuan me dhunë nga trojet
e tyre afro 973.000 shqiptarë. Kështu që, të
zhdukur dhe të shpërngulur arrijnë shifrën 1.250.000
shqiptarë.
Është për tu theksuar fakti se titistët
jugosllavë, krahas zhdukjes fizike dhe shpërnguljes së
dhunëshme të shqiptarëve, vazhdimisht sollën
kontingjente të reja kolonësh serbomalazezë në
tokat shqiptare. Vetëm gjatë viteve 1947-1957, si dhe
në vitin 1960, në katër rrethe të Kosovës
u vendosën 52.924 kolonë serbomalazezë.
Populli shqiptar i Kosovës nuk u pajtua kurrë as me këtë
pushtim të titisto rankoviçistëve. Ai nuk
iu nënshtrua në asnjë mënyrë politikës
shkombëtarizuese e sllavizuese që po ushtrohej ndaj popullit
tonë dhe trojeve të tij. Ai i kundërshtoi gjithmonë
planet dhe fushatat antishqiptare të pushtuesve jugosllavë,
duke luftuar pandërpreje për të drejtat dhe lirinë
e tij kombëtare, përmes demonstratave dhe protestave të
ndryshme.
Dhe sot, pas dhunës ushtarako-policore të Pranverës81,
pas vrasjes me plumba e shkeljes me tanksa të disa qindra shqiptarëve
demonstrues dhe burgosjes së mbi 15.000 bijave e bijve më
të mirë të popullit tonë, gjendja politike në
Kosovë është shumë larg normalizimit të
saj. Bile ajo, përkundrazi, sa vjen e po acarohet më tepër,
po thellohen e rriten për çdo ditë kontradiktat
shoqërore, kombëtare e klasore, po ashpërsohen konfliktet
politike si në Kosovë, ashtu edhe në nivel federativ.
Duke u shkallëzuar gjithnjë e më tepër shtypja
nacionale e klasore, po shtohet e rritet vazhdimisht edhe revolta
e masave punonjëse. Kurse, në revanin e tyre për
supremacion e dominim në federatë, po përleshen e
ndeshen gjithnjë e më tepër dy klanet politike rivale:
klani unitaristo-centralist serbomadh dhe, klani liberalisto-federalist
kroato-slloven.
Dhe kur ti shtosh kësaj lufte politike edhe grevat dhe
protestat e përditshme të klasës punëtore jugosllave
e kosovare dhe krizën gjithnjë e më të thellë
ekonomike të federatës, atëherë çdokush
mund të përfundojë fare lehtë se teposhtëza
që ka marrë Jugosllavia titiste është plotësisht
e pandalshme, pa rrugëdalje.
II
Pas ngjarjeve të përgjakshme të Pranverës së
vitit 1981, krahas dhunës dhe terrorit ushtarako-policor, shovenistët
serbomëdhenj me kompani vunë në përdorim dhe
veprim edhe propagandën demagogjike dhe të shfrenuar antishqiptare,
për të arsyetuar shtypjen dhe shfrytëzimin
kolonialist që po ushtrojnë mbi Kosovën, që
të argumentojnë mohimin e të drejtave
demokratiko-kushtetutare të parashtruara botërisht gjatë
demonstratave të Mars-Prillit 1981.
Gjatë kësaj periudhe shtatëvjeçare, shovenistët
serbomëdhenj nxorrën dhe përpunuan një varg
platformash politike nga arsenali i pasur antishqiptar, që
nga Car Dushanët e Karagjorgjeviçët e djeshëm,
dhe deri te Çubrilloviçët dhe Rankoviçët
e sotëm.
Për të përligjur gjakosjen e popullit tonë dhe
ripushtimin titist të Kosovës më 1981, çetnikët
dhe rankoviçistët e rinj përdorën dhe zbatuan
një numër të madh metodash dhe praktikash shtypëse
e terrorizuese për të nënshtruar popullin tonë.
Gjatë kësaj kohe hartuan të ashtuquajturën Platforma
Politike mbi Kosovën, Plotformën e posaçme të
Kongresit XIII të LKJ-së për Kosovën, për
të arritur te Plenumi IX i KQ të LKJ-së për
Kosovën i 26 Qershorit 1987.
Edhe Plenumi IX i KQ të LKJ-së për Kosovën ishte
një vazhdimësi e politikës së vjetër serbomadhe
për shkombëtarizimin e shqiptarëve, ishte një
pjesë e platformës globale çetnike për sllavizimin
e Kosovës. Përkundër të vërtetës,
realitetit dhe problemeve tjera kardinale politiko-ekonomike të
Kosovës, në Plenum u tha se,
problemi më
i rëndë është shpërngulja e serbëve
dhe e malazezëve.
Këta zotrinjë shovenistë nuk u ndalën aspak
që ta analizojnë shkakun e vërtetë të kësaj
shpërnguljeje, por apriori akuzuan për këtë
gjë nacionalistët dhe irredentistët shqiptarë.
Ata nuk e zbuluan të vërtetën e hidhur se, Kosova
është në prapambetje të thellë ekonomike,
në një mjerim e varfëri katastrofale, me një
papunësi të madhe dhe me një perspektivë të
zymtë e të errët. Ky është shkaku i vetëm
i shpërnguljeve sporadike të serbomalazezëve nga
Kosova, sepse nga ajo, po për shkaqe ekonomike, po shpërngulen
edhe shqiptarët, të cilët njëkohësisht
detyrohen të shpërngulen edhe për shkaqe politike
të shtypjes dhe diskriminimit nacional që po ushtrohet
mbi ta nga ekspedita ndëshkuese të regjimit fashist të
Beogradit. Pastaj, shqiptarët nuk shpërngulen nga një
pjesë e Kosovës në tjetrën, siç bëjnë
serbomalazezët të cilët kthehen nga kanë ardhë
në Serbi, por shqiptarët detyrohen të kaptojnë
male, dete dhe oqeane, me mijëra kilometra larg vendlindjes.
Sipas një artikulli të gazetës amerikane THE NEW
YORK TIMES, botuar në RILINDJA të datës 5 Korrik
1987, nga krahinat shqiptare të Malit të Zi, nga vitet
60-të e deri më sot, në SHBA kanë emigruar
mbi 20.000 shqiptarë.
Kjo shifër është vetëm nga trojet shqiptare
në Mal të Zi, por sa është nga Kosova dhe viset
shqiptare në Maqedoni e në Serbinë Jugore? Sigurisht
që i kalon disa qindra mijëra emigrantë shqiptarë,
kur dihet se vetëm në Evropën Perëndimore, këto
20 vitet e fundit, po punojnë për kafshatën e gojës
dhe të familjeve të tyre rreth 200.000 shqiptarë.
Por për këto shpërngulje, endje, emigrime e shtegtime
masive të shqiptarëve, askujt, në gjithë atë
alamet Plenumi, nuk i ra ndërmend të shtrojë të
paktën një pyetje, të thotë të paktën
një fjali! Askush nuk guxoi të ngrisë zërin
dhe të marrë në mbrojtje këtë pjesë
të popullit tonë që është katandisur rrugëve
të botës, nga prapambetja dridhëse ekonomike e Kosovës
dhe nga shtypja e egër politike e shovenistëve serbomëdhenj
me kompani mbi popullin tonë.
Si në çdo mbledhje e konferencë të serbomëdhenjve,
edhe në këtë Plenum u vjellë helm e vrerë
kundër nacionalizmit e irredentizmit shqiptar,
duke u marrë me gjëra e dukuri periferike për tu
ikur shkaqeve të vërteta politiko-ekonomike të situatës
së tanishme kritike në Kosovë dhe në Jugosllavi.
Përderisa kundër nacionalizmit e irredentizmit
shqiptar luftohet me dhunë e terror policor, ndaj nacionalizmit
dhe shovenizmit serbo maqedono malazez po mbahet qëndrim
përkdhelës, vetëm duke u cekur sipërfaqësisht
veprimtaria e tyre antishqiptare dhe reaksionare.
Për çështjen nacionale në Jugosllavi edhe
në këtë Plenum u tha se ajo është zgjidhur
plotësisht, drejt e përfundimisht
qysh gjatë LNÇ-së. Kjo do të thotë se,
ndaj çështjes kombëtare titisto-rankoviçistët
mbajnë qëndrim dogmatik e metafizik, si ndaj një
çështjeje të kryer njëherë e përgjithmonë,
duke mos e konsideruar atë si një proces dialektik në
zhvillim dhe përsosje të vazhdueshme e të pandërprerë.
Në këtë Plenum titisto-rankoviçistët
jugosllavë dëshmuan edhe njëherë se kanë
mbetur po ata që ishin: kolonizatorë, pushtuesë,
borgjezë e antirevolucionarë dhe armiq të përbetuar
të kombit shqiptar.
Në këtë Plenum krerët titistë të LKJ-së
pranuan botërisht se LKJ është e pafuqishme që
të mbizotërojë gjendjen e acaruar politiko-ekonomike
në vend. Se ajo vuan nga dogmatizmi, oportunizmi e konformizmi,
dhe se është e paaftë që të ndeshet në
luftë me tendencat burokratiko-etatiste dhe të gjitha
llojet e nacionalizmave anembanë Jugosllavisë.
Në bazë të platformës politike të këtij
Plenumi do të vazhdojë, si gjer më tani, shtypja
kombëtare dhe shfrytëzimi ekonomik mbi popullin tonë.
Do të vazhdojë diferencimi dhe përçarja e
shqiptarëve, si dhe terrori e dhuna policore ndaj revolucionarëve
e patriotëve të Kosovës. Do të vazhdojnë
arrestimet dhe dënimet e rënda të atyre që ngrisin
zërin e protestës kundër raprezaljeve antishqiptare
të shovenizmit serbomadh në bashkëveprim me aleatët
e tij, shovenistët maqedono-malazezë. Do të vazhdojë
sulmi shovenist kundër kulturës, historisë, arsimit,
gjuhës dhe identitetit kombëtar shqiptar. Do të vazhdojë
intensifikimi i shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve
nga trojet e tyre dhe kolonizimi i Kosovës. Do të ashpërsohet
dhe thellohet pushtimi e robëria shoveniste e aneksionistëve
serbo-jugosllavë.
III
Në ditën e mbajtjes së Plenumit të Nëntë
të KQ të LKJ-së për Kosovën, shkuan në
Beograd mbi 1.000 çetnikë serbomalazezë nga Kosova.
Ata, në kohën e zhvillimit të punimeve të Plenumit,
qëndruan përballë ndërtesës së Kuvendit
Federativ të jugosllavisë.
Para dite shovenistët serbomalazezë, që nga ora 8
e mëngjesit, qëndruan të qetë, por
pas dite, rreth orës 18.00 të mbrëmjes, tubimi i
çetnikëve nga Kosova u shndërrua në demonstratë
e manifestim shovenist dhe antishqiptar, duke brohoritur parulla
çetnike dhe duke mbajtur fjalime individë të ndryshëm
nacionalistë. Me atë rast, sipas Rilindjes të datës
1 korrik 1987, u brohoritën këto parulla çetnike:
Duam liri!, Ne jemi robër!, Kosova
është Serbi!, Poshtë ballistët!,
etj.
Sësht aspak nevoja që të zbërthehet dhe
të komentohet përmbajtja e këtyre parullave të
shovenistëve serbomalazezë, sepse ato janë të
qarta, pa asnjë maskë, me përmbajtje të hapur
antishqiptare, shoveniste dhe reaksionare. Por, është
me rëndësi të theksohet se, tubimi i shovenistëve
përpara dyerëve të Plenumit dhe brohoritja e parullave
armiqësore dhe antishqiptare, nuk ua vrau veshin dhe nuk u
bëri aspak përshtypje komitetlinjëve të LKJ-së,
as nuk i shqetësoi përmbajtja raciste e këtyre parullave,
por me paturpësinë më të madhe, njëri nga
anëtarët e Kryesisë së Jugosllavisë, përpara
gazetarëve të vendit dhe të huaj, këtë
tubim dhe manifestim shovenistësh e reaksionarësh e cilësoi
si,
ardhje për ti dhënë përkrahje
Plenumit dhe për të manifestuar besnikërinë
ndaj LKJ-së.
Pra, tubimin e çetnikëve serbomalazezë para dyerëve
të Kuvendit Federativ, me qëllim që të bëjnë
presion mbi Plenumin e KQ, ta detyrojnë që ai të
marrë vendime sa më të ashpëra kundër popullit
tonë, krerët shovenistë, me një hipokrizi të
maskuar keq, u përpoqën ta shesin si përkrahje
e çetnikëve ndaj Plenumit dhe si besnikëri
të tyre ndaj LKJ-së! Përralla që su beson
asnjeri.
Jemi dëshmitarë që u mbajtë një Plenum
i tërë i LKJ-së kushtuar vetëm çështjes
së Kosovës dhe në të njëjtën kohë
nuk u trajtua aspak kërkesa e popullit tonë , Kosova
Republikë. Ajo as nuk u sulmua, sepse ska
argumente shkencore, dhe as nuk u diskutua nga Plenumi si kërkesë
demokratike e kushtetutare që kërkon zgjidhje nga Federata
Jugosllave.
Pra, të mblidhesh në një alamet Plenumi për
të zgjidhur problemet dhe çështjen
e Kosovës, dhe të mos diskutosh fare rreth epiqendrës
së këtyre problemeve politiko-ekonomike kërkesës
Kosova-Republikë, do të thotë të
bësh demagogji politike, të rrahësh ujë në
havan, të mashtrosh veten, opinionin publik jugosllav dhe atë
botëror, se po përpiqesh të zgjedhish
çështjen e Kosovës dhe të popullit shqiptar
në Jugosllavi.
Kjo do të thotë mosaftësi, ose mosdashje për
të zgjidhur problemin kombëtar të Kosovës. Do
të thotë vazhdim i mohimit të të drejtave kombëtare
të shqiptarëve, vazhdim i shtypjes dhe shfrytëzimit,
vazhdim i dhunës dhe terrorit fashist mbi popullin tonë.
IV
Menjëherë pas përfundimit të punës së
Plenumit IX të KQ të LKJ-së për Kosovën,
më 9 Korrik 1987, u mbajtë edhe Plenumi VI i KQ të
LKS-së për Kosovën, i cili nuk solli ndonjë
risi të veçantë për zgjidhjen e drejtë
të çështjes së Kosovës.
Ky Plenum ishte një kopje e shëmtuar e Plenumit IX të
KQ të LKJ-së për Kosovën, i cili sbëri
asgjë tjetër përveç se përsëriti
akuzat, shpifjet sulmet, sharjet, dhe trillimet false dhe të
pa baza kundër popullit tonë, kundër kërkesave
legjitime të tij, kundër Shqipërisë,
etj.
Në këtë Plenum u pranuan dhe u aprovuan konkluzionet
dhe sanksionet ndëshkuese me karakter shovenist dhe antishqiptar
të Plenumit IX të KQ të LKJ-së për Kosovën.
Gjithashtu, edhe Mbledhja X e KK të LKK-së mbi detyrat
nga Plenumi IX i KQ të LKJ-së, mbajtur më 10 Korrik
1987, nuk solli asgjë të re, por u kënaq vetëm
me përsëritjen e retorikës shoveniste dhe antishqiptare
që u dëgjua në Plenumin IX të KQ të LKJ-së
për Kosovën.
Kësaj Mbledhjeje të KK të LKK-së nuk i mbeti
gjë tjetër, përpos që tu bëjë
amin dhe ti bekojë konkluzionet
famëkëqia të Plenumit IX të KQ të LKJ-së
për Kosovën, si gjithmonë me servilizëm dhe
nënshtrim prej kolaboracionistësh kuislingë.
V
Çetnikët serbomalazezë të tubuar në Fushë-Kosovë,
Prishtinë, Klinë, Istog dhe gjetiu nëpër qytete
e fshatra të Kosovës, Vojvodinës dhe Serbisë,
që po kërkojnë armë për të luftuar
kundër shqiptarëve, siç duket, kanë dy qëllime
taktiko-strategjike:
1. Të largojnë vëmendjen e opinionit jugosllav dhe
atij ndërkombëtar nga kërkesa e ligjshme shqiptare
Kosova-Republikë dhe përgjithësisht nga
gjendja e pushtuar,, e terrorizuar, e shtypur dhe e shfrytëzuar
e Kosovës dhe,
2. Që të frikësojnë popullin shqiptar, që
ky të heqë dorë nga kërkesat e tij legjitime
nën shantazhin e luftës së armatosur, të zhvilluar
nga serbomëdhenjtë kundër shqiptarëve.
Me këtë rast duhet të shtrohet pyetja: çështë
ky anakronizëm, të kërkojë luftë pushtuesi,
robëruesi, pasi të ketë vënë nën sundim
të plotë të pushtuarin, bile qysh dekada më
parë (më 1912 e 1945) ?!
Kjo do të thotë, i çliruari të kërkojë
luftë për liri! Kurse i robëruari të
thotë: nuk duhet të zhvilloj luftë për
liri, sepse luftë po kërkon armiku pushtues!
Kjo parullë e lansuar nga çetnikët serbomëdhenj
(edhe nga ata që janë në pushtet), është
luftë speciale dhe psikologjike antishqiptare. Në sipërfaqe
ajo kërkon luftë, kurse në përmbajtje
dhe në thelb është kundër luftës së
vërtetë të armatosur të shovenistëve me
popullin tonë.
Çfarë llogarie kanë serbomëdhenjtë të
luftojnë me armë kundër shqiptarëve, duke e
nisur ata të parët luftën, kur aktualisht Kosovën
e kanë nën prangat dhe çizmen e tyre ushtarako-policore
si në kohërat e kralëve dhe të Rankoviçit?
Kur janë të zotët e vendit tonë, kur e bëjnë
ligjin dhe qeverisin me Kosovën dhe popullin tonë ashtu
si ua do qejfi atyre?!
Serbomëdhenjtë janë të vetëdijshëm
se, një luftë e armatosur me popullin tonë tërheq
mbi vete edhe luftën e popujve tjerë jugosllavë kundër
tyre e njëri-tjetrit. Luftë e cila ua rrezikon seriozisht
serbomëdhenjve sundimin e tyre në Kosovë dhe në
gjithë Jugosllavinë.
Pavarësisht se serbomëdhenjtë në fillim të
luftës janë, apo do të jenë në avantazh
dhe epërsi ushtarake ndaj rezistencës dhe kundërsulmit
shqiptar dhe atij të popujve tjerë të federatës,
përsëri, në fund, do ta humbin luftën.
Lufta dihet kur fillon, por është vështirë,
bile e pamundur, që të parashikohet se kur mbaron. Vetëm
një gjë dihet saktë, sipas praktikës së
përgjithshme të luftërave njerëzore ndër
shekuj se, luftën e fiton ai popull që zhvillon luftë
të drejtë, çlirimtare dhe mbrojtëse.
Serbomëdhenjtë e Beogradit nuk janë aq naivë
e miopë politik, që të kërkojnë luftë
të vërtetë dhe të armatosur me popullin tonë,
që të luajnë lotari e poker me fatin e tyre, me privilegjet
e tyre kolonialiste dhe hegjemoniste që ata gëzojnë
aktualisht në Kosovë.
Lufta e armatosur zhvillohet për dy arsye:
1. Për tu çliruar një popull nga robëria
e huaj dhe për të fituar lirinë e pavarësinë
kombëtare dhe,
2. Për të pushtuar shteti shovenist e imperialist një
vend tjetër të lirë e sovran.
Pra, luftërat zhvillohen ose për çlirim, ose për
pushtim. Dhe, siç dihet botërisht, serbinë e serbomëdhenjve
nuk e ka pushtuar askush, që ata të ngriten në luftë
për liri. Pastaj, edhe pushtimin shovenist të Kosovës
e kanë kryer që më 1912, duke e vërtetuar atë
edhe ripushtimin e viteve 1945 dhe 1981, prandaj, serbomëdhenjtë
nuk kanë se për çka të zhvillojnë edhe
luftë pushtuese.
Kjo do të thotë se, çetnikët serbomëdhenj
nuk po kërkojnë luftë të vërtetë të
armatosur kundër popullit tonë, por bëjnë luftë
demagogjike, speciale dhe psikologjike. Bëjnë luftë
të ftohtë, kërcënim me terror dhe gjenocid fashist.
Luftë kundër luftës së drejtë e çlirimtare
të popullit shqiptar që jeton në trojet e veta nën
Jugosllavi.
Në fund të fundit, edhe po të kërkojnë
serbomëdhenjtë njëmend luftë të armatosur
kundër shqiptarëve, ne megjithatë sduhet të
stepemi dhe të tërhiqemi nga rruga jonë luftarake,
sepse ka dallim rrënjësor midis luftës së tyre
grabitqare e të padrejtë dhe luftës sonë çlirimtare
e të drejtë.
Pasta, ne skemi ku të shkojmë përtej vatrës
dhe tokës sonë stërgjyshore, në të cilën
dhe për cilën do të luftojmë, do të derdhim
gjak dhe do të vdesim në këmbë si shqiptarë.
Shqiptarët e Kosovës duhet ta kenë të qartë
njëherë e përgjithmonë se, pa kaluar (kurdoqoftë)
rrugës së luftës, jo vetëm që nuk mund
të fitohet liria e Kosovës, por as që mund të
ëndërrohet një gjë e tillë. Sa më
parë që të zhvishemi nga disa iluzione dhe nga idea
e lirisë pa luftë e pa gjak, aq më afër do të
jetë liria e vërtetë e Kosovës, aq më parë
do të shkatërrohen prangat e robërisë shoveniste.
Shkruar në Maj-Shtator 1987,
Botuar në RRUGA E REVOLUCIONIT, organ intern i Grupit Komunist
të Kosovës (GKK), Viti II i botimit, Nr.3, Dhjetor 1988,
Mërgim.
MBI NGJARJET E NËNTORIT88
NË KOSOVË
1.Kronika e ngjarjeve të Nëntorit88
sipas RILINDJES
Për ti qëndruar sa më besnik rrjedhës
së ngjarjeve të Nëntorit88 në Kosovë,
si dhe trajtimit të tyre sa më realisht e objektivisht,
lexuesve tanë, para se të themi fjalën tonë
për këto ngjarje, e shohim të arsyeshme që tu
japim një pjesë të kronikës së tyre sipas
Rilindjes, me qëllim që të bëhet sa më
e kuptueshme përmbajtja e këtij punimi.
Për përmbajtjen dhe karakterin teoriko-politik e ideologjik
të këtyre pjesëve të cituara nga Rilindja, ne
kësaj radhe nuk kemi për qëllim që të shkruajmë.
Këtë ua lëmë vetë lexuesve që ta analizojnë,
pasi që ato na duken shumë të qarta, ato flasin vetë
dhe sduan ndonjë koment të posaçëm.
Ne në këtë rast do të përpiqemi që,
në mënyrë të përgjithësuar, të
shprehim mendimin dhe qëndrimin tonë teoriko-politik e
ideologjik mbi ngjarjet e Nëntorit88 në Kosovë.
Po shkojmë me rradhë, duke cituar pjesë origjinale
nga Rilindja e datës 18 Nëntor 1988, 19 Nëntor 1988,
20 Nëntor 1988, 21 Nëntor 1988, 22 Nëntor 1988, 23
Nëntor 1988 dhe 24 Nëntor 1988.
RILINDJA, 18 Nëntor 1988:
Gjatë ditës së djeshme (17 Nëntor88
Shënimi i Redaksisë), kryesisht në orët e vona
të pasditës, disa mijëra punëtorë nga shumë
kolektiva punonjës të Krahinës erdhën në
Prishtinë, për ti shprehur përkrahje KQ të
LKJ e mbledhjes së tij të 17-të, Komitetit Krahinor
të LK të Kosovës e udhëheqjes së Krahinës
për stabilizimin e gjendjes politike dhe të sigurisë
në Kosovë, si dhe i shprehën përkrahje KQ të
LK të Serbisë, pjesës së saj progresive, si
u shprehën ata. Punëtorët e Trepçës
e kolektivave të tjera të Mitrovicës së Titos,
që erdhën këmbë deri në Prishtinë,
këtu u pritën dhe me ta u organizua bisedë në
pallatin e rinisë Boro e Ramizi. (FQ.1)
Parullat kryesore të punëtorëve ishin: Tito
- Partia, Vëllazërim Bashkim - Barazi,
Rroftë LKJ, Rroftë klasa punëtore,
Nuk pranojmë dorëheqje me presion, e as dorëheqje
kolektive, Përkrahim KK të LK të Kosovës.
(Fq.1)
Në të dy sallat e pallatit Boro e Ramizi zhvillohej
bisedë e pandërprerë me punëtorët që
vinin nga të gjitha anët e KSA të Kosovës, e
cila zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes.
Punëtorët bartnin me vete fotografitë e shokut Tito,
dhe flamujt e RSFJ, të RS të Serbisë dhe flamujt
partiakë e atë të kombësisë shqiptare e
turke si dhe flamujt e kolektivave të veta punuese. (Fq.11)
Para ndërtesës së KK të LK ata filluan të
brohorasin parullat: Jugosllavia Jugosllavia,
Tito - Partia, Rroftë LKJ, Rroftë
klasa punëtore, Rroftë vëllazërim
bashkimi, E duam Azemin, E duam Kaqushën,
Remzi- Remzi (mendohej në Remzi Kolgecin), Rroftë
populli vëlla serb, Rroftë Azem Vllasi,
Rroftë Kaqusha Jashari, Rroftë Vojislav
Zajiqi, Rroftë Svetislav Dolasheviqi, Nuk
duam dorëheqje, Rroftë KQ i LKJ, Rroftë
Ekrem Arifi, Rroftë Kushtetuta e vitit 1974,
Rroftë KK i LKK, Ne ju kemi zgjedhur.
(Fq.11)
Rreth orës 21.30 minuta duke kënduar Shoku Tito
ne të betohemi dhe duke brohoritur Jugosllavi,
Jugosllavi, të gjithë të tubuarit në mënyrë
të qetë u shpërndanë. (Fq.11)
RILINDJA, 19 Nëntor 1988:
Që nga orët e para të mëngjesit, dje në
Prishtinë arritën gjatë tërë ditës,
e deri në orët e vona të natës, qindra mijëra
punëtorë, fshatarë, nxënës dhe fëmijë
nga të gjitha anët e Kosovës në tubimin, siç
u pagëzua, të bashkim-vëllazërimit për
të shprehur pakënaqësinë me vendimet e marra
në mbledhjen e fundit të KK të LKK. Grupet e para
të punëtorëve filluan të arrinin këmbë
dhe në mënyrë të organizuar në qendrën
e qytetit të Prishtinës, së pari nga minierat Kishnica
e Novo Bërda, Ferronikeli, e pastaj
nga Janjeva, Ferizaj, Gjilani, Suhareka, Podujeva, Prizreni, Peja
Gjakova, Vuçiterna dhe nga qytetet e tjera të Kosovës.
Të gjitha grupet e punëtorëve të rreshtuar,
në ballë mbanin fotografitë e Titos, flamuj të
RSFJ-së, RSS-së, të LKJ-së, flamurin shqiptar
(atë kuisling të ndryshuar me dhunë fashiste
Shënimi i Redaksisë), të kombësisë turke
dhe flamujt e xehetarëve. Të gjitha grupet mbanin edhe
transparente të shkruara që madhëronin veprën
e Titos, politikën e LKJ-së të bashkim-vëllazërimit,
barazinë e kombeve dhe të kombësive, brohoritnin
parullat Rroftë vepra e shokut Tito!, Rroftë
Kushtetuta e vitit 1974!, Rroftë vëllazërim
- bashkimi!, Nuk duam dorëheqje!, Anulim
i mbledhjes! (aludohet në vendimet e mbledhjes së
fundit të KK të LK të Kosovës), etj. (Fq.1 dhe
8)
Brohoritjet, transparentet, këngët
Në Prishtinë, dje, rrugëve, para ndëtesës
së KK të LK të Kosovës, në pallatin e rinisë
Boro e Ramizi dhe në stadiumin e qytetit, u dëgjuan
këto brohoritje: Populli është me ju,
Barazi jo tradhti, Anulim i mbledhjes,
Sduam dorëheqje me presion, Sduam
dorëhqje jo, jo, jo, Jemi me ju, Tito
Partia, Rroftë KQ i LKJ, Rroftë
KK i LKK, Rroftë vepra e Titos, Rroftë
Azem Vllasi, Rroftë Kaqusha Jashari, Rroftë
Vojo Zajiqi, Rroftë Sveta Dolasheviqi, Rroftë
Stipe Shuvari, Kaqushën se japim, Jetën
e japim, Jugosllavinë nuk e japim, Rroftë
klasa punëtore, Rroftë vëllazërim
bashkimi, Rroftë Kushtetuta e vitit 1974,
Duam barazi, Duam unitet, Tito jemi
ne, Rroftë Universiteti i Prishtinës,
Jetën e japim, Azemin se japim, Jugosllavia,
Jugosllavia, Kosova është Kosovë,
Metohi kurrsesi, Azem, ja ku jemi, Stipe
Shuvari, Josip Vërhoveci, Ekrem Arifi,
Rroftë Kosova, Nuk duam presion, Nesër
përsëri, Ne ju kemi zgjedhur, E
duam Azemin, Nuk duam armë, shkojmë përpara,
e të tjera.
Në duar barteshin këto transparente: Rroftë
LKJ (në gjuhën shqipe dhe serbokroate), Rroftë
vëllazërimi e bashkimi (gjithashtu në të
dy gjuhët), Shoku Tito ne të betohemi (shqip
e serbokroatisht), Rroftë RSFJ (në të
dy gjuhët), Rroftë KK i LKK, Rroftë
vëllazërimi e bashkimi, Nuk duam dorëheqje
pa argumente, Rroftë vepra e shokut Tito
U dëgjuan këto këngë: Shoku Tito ne të
betohemi
, Besa besë, besën ta
kam dhënë
, Shoku Tito manushaqe e bardhë
,
e të tjera.
Gjithkah prej nga erdhën, punëtorët dhe qytetarët
mbanin në duar flamuj të RSFJ, të RSS, flamuj partiakë
dhe flamuj të kombeve e të kombësive tona. Pati edhe
shumë fotografi të shokut Tito të të gjitha
madhësive. (Fq.8)
RILINDJA, 20 Nëntor 1988:
Jo demonstrata, por tubime masive të qytetarëve
Në pyetjen se gazetarët nuk po dinë si janë
kualifikuar tubimet e këtyre ditëve në Kosovë,
sepse në një pjesë të shtypit ato po quhen demonstrata,
Marko Loliqi tha se në mbledhjen e fundit të Kryesisë
së KQ të LKJ këto tubime u kualifikuan si tubime
masive të qytetarëve. Kjo ngase kështu i kualifikuam
edhe deri më tash të gjitha tubimet që u mbajtën
në Jugosllavi dhe ngase në tubimet masive në Kosovë
këtyre ditëve, nuk pati elemente për kualifikimin
e tyre si demonstrata politike. (Fq.5)
U identifikuan dy individë që brohoritën Kosova
Republikë
Në pyetjen e gazetarëve se kush janë individët
që u infiltruan në masë, me paraqitje destructive,
Remzi Kolgeci tha se parmbrëmë në Prishtinë
është dëgjuar parulla Kosova Republikë,
e cila nuk është përkrahur nga masa. Menjëherë
janë identifikuar dy individët, që e brohoritën
atë, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura.
(Fq.5)
Brohoritjet, parullat, këngët
Edhe gjatë tubimit të djeshëm shumë masiv
të qytetarëve thuaja se u përsëritën të
njëjtat brohoritje, parulla dhe këngë që u dëgjuan
edhe më parë në këto tubime që gjatë
tri ditëve u organizuan në tërë Kosovën.
Ndër brohoritjet më të shpeshta ishin: Rroftë
LKJ, Rroftë shoku Tito, Tito
Kardel, Kaqusha Azem, Rroftë Stipe Shuvari,
Barazi Unitet, Kosovë po se po, Metohi
jo se jo, Azem ku je krejt Kosovën këtu e
ke, Krejt Kosova në këmbë u çu,
kushtetutën mos me ndërru, Sduam dorëheqje,
E duam Azemin, E duam Kaqushën, Sduam
armë, duam barazi, Rroftë vëllazërim-bashkimi
i kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë, Rroftë
populli trim sërb, Poshtë nacionalizmi shqiptar,
Rroftë APJ, Rroftë Vetëqeverisja,
Edhe ne jemi popull, Jemi popull që kuptojmë,
për sigurim skem nevojë, Rroftë
klasa punëtore, Rroftë inteligjencia e Kosovës,
Roftë Universiteti i Prishtinës, Rrofshin
kombet dhe kombësitë tona, Rroftë barazia,
e brohoritje të tjera.
Ndër këngët që dominonin, si zakonisht ishte
ajo Shoku Tito ne të betohemi
.
Pjesëmarrës të shumtë bartnin fotografi të
shokut Tito si dhe flamuj partiak, të RSFJ, ata të RSS
dhe të kombësisë shqiptare e asaj turke. (Fq.9)
RILINDJA, 21 Nëntor 1988:
(
)
Në këtë mbledhje po ashtu u vlerësua se dje
në orët e pasditës dy herë në rrugë
të ndryshme të Ferizajt u brohorit parulla armiqësore
Kushtetutë Republikë, mirëpo kjo
parullë ngeli pa përkrahjen e masës e brohoritësi
u bojkotua. (Fq.5)
RILINDJA, 22 Nëntor 1988:
U dënuan dy të vetmuarit
Besim Zeka (18) nga Prishtina dhe Eshref Muhoviq nga Sjenica
për brohoritje të parullës reaksionare Kosova
Republikë u dënuan me nga 60 ditë burg.
(Fq.14)
RILINDJA, 23 Nëntor 1988:
Në Kosovë asnjë tubim masiv
Në të gjitha komunat e KSA të Kosovës dje
jeta u zhvillua në rrjedha normale. Përmbushen zotimet
e punonjësve për të kompensuar kohën e humbur.
Minatorët e Trepçës realizuan edhe
nga dy norma. Kërkesat dhe problemet të zgjidhen bashkërisht
nëpërmjet institucioneve legale. (Fq.1)
RILINDJA, 24 Nëntor 1988:
Urdhëresë e Sekretariatit Krahinor të Punëve
të Brendshme
Në Kosovë ndalohet tubimi masiv dhe lëvizja në
grupe
Urdhëresa ka për qëllim pengimin e prishjes së
rendit publik dhe të qetësisë.
Ndaj qytetarëve që nuk respektojnë këto
masa, organet kompetente do të marrin të gjitha masat
ligjore dhe të tjera.
Masat nuk do të duhej të ndikojnë në
zhvillimin normal të jetës publike dhe kulturore të
qytetarëve. (Fq.1)
2. Historia Gjykatësja më precize e ngjarjeve
të Nëntorit88 në Kosovë
Të shkruash për ngjarje e vlime masive dhe përmasash
të mëdha të një populli të revoltuar, është
një punë shumë e vështirë, tejet e ndërlikuar.
Vështirësia më e madhe qëndron në atë
se koha në të cilën ndodhën e u zhvilluan ngjarjet
e Nëntorit88 në Kosovë, nuk është
aspak e largët. Ngjarjet dhe vlimet politike në Kosovë
e Jugosllavi po rrokullisen me një shpejtësi shumë
të madhe, sa që nuk i ngjan dita-ditës, as muaji-muajit,
në çdo moment priten ngjarje dhe shpërthime të
reja me kahje, synime e përmbajtje nga më të ndryshmet.
Koha e bën të veten, kurse historia e thotë fjalën
e vet të saktë mbi çdo ngjarje të djeshme,
të zhvilluar në një kohë dhe hapsirë konkrete.
Çdokush e ka më të lehtë dhe e ka më
të sigurt që të flasë dhe të shkruaj për
të djeshmen, për të kaluarën, se sa për
të sotmen dhe të për të ardhmen.
Nga largësia kohore, pasi ngjarjet të jenë zhvilluar
dhe të kenë marrë rrjedhën e vet normale e përfundimtare,
çdo vrojtues dhe studjues e ka shumë më të
lehtë që të jetë i sigurt në analizat dhe
konkluzionet e tij teoriko-shkencore mbi ngjarjet e zhvilluara shumë
kohë më parë, përpara disa vitesh apo dekadash.
Kurse ne që ndodhemi në vorbullën e këtyre ngjarjeve,
konfrontimeve ndërnacionale, ndeshjeve të ashpra të
rrymave të ndryshme politike dhe vlimeve të mëdha
shoqërore në mbarë Jugosllavinë, e kemi shumë
të vështirë që të orientohemi drejt në
dendësinë e kësaj mjegulle të zezë
që ka mbuluar Federatën Jugosllave. E kemi tejet të
vështirë që, aty për aty, ti vlerësojmë
drejt ngjarjet dhe situatat e reja që po krijohen me shpejtësi,
njëra pas tjetrës.
Në të këtilla momente (ndoshta historike), kur situata
politike ndërron apo mund të ndërrojë brenda
natës, është shumë vështirë që
të japësh ndonjë konkluzion konkret se si do të
rrjedhin ngjarjet më tej, se çfarë kahjeje dhe
karakteri do të marrin ato nesër. Qëndrimi që
ke marrë sotë, mund të jetë krejt i pavlefshëm
nesër, me që situata politiko-ekonomike në Jugosllavi
është plotësisht e paqëndrueshme. Federatës
titiste po i lëkunden seriozisht themelet e pa themelta, të
ngitura mbi dy shtyllat e saj vdekjeprurëse: të shtypjes
nacionale dhe të shfytëzimit ekonomik të popujve.
Meqenëse Kosova gjendet në epiqendër të këtyre
ngjarjeve dhe vlimeve politike që kanë përfshirë
mbarë Jugosllavinë, dhe njëherit Kosova aktualisht
ndodhet në një udhëkryq, e rrethuar gati nga të
gjitha anët me armiq, kjo gjendje dhe ky realitet e bën
akoma më të nderë situatën, akoma më të
vështirë marrjen e qëndrimeve konkrete teoriko-politike
mbi këto ngjarje, si dhe marrjen e vendimeve për zhvillimin
e mëtejshëm të propagandës dhe veprimtarisë
politike e revolucionare.
Edhe pse e ndodhur përpara një udhëkryqi, e pushtuar,
e shtypur, e rrethuar nga armiq të shumtë e të egër,
dhe e ndodhur në epiqendër të vlimeve dhe konfrontimeve
politike ndërjugosllave, Kosova dhe forcat e saj të organizuara
politike e kanë për detyrë që të ecin përpara,
që të vihen në ballë të popullit, ta udhëheqin
atë dhe ta nxjerrin nga udhëkryqi, nga rrethimi, nga dilemat
dhe luhatjet politike e taktike, duke e organizuar dhe udhëhequr
atë drejt e me vendosmëri në rrugën e lirisë.
Ne do ta themi me dhjetëra e qindra herë fjalën dhe
mendimin tone (sa herë që të jetë nevoja). Edhe
të tjerë do ta thonë fjalën e tyre mbi këto
ngjarje dhe për ato që do të ndodhin në të
ardhmen, por megjithatë, ne kemi bindjen se historia dhe e
nesërmja do ta thonë më saktë fjalën e
tyre për karakterin, rëndësinë dhe përmbajtjen
teoriko-politike dhe ideologjike të ngjarjeve të Nëntorit88
në Kosovë.
3. Ngjarje të zhvilluara në një kohë dhe
hapësirë specifike
Ngjarjet e Nëntorit88 në Kosovë duhet të
analizohen dhe të studjohen pikë së pari nga përmbajtja
e tyre, nga brendia dhe domethënia e kërkesave që
u shtruan gjatë zhvillimit të tyre, dhe nga karakteri
i parullave që u brohoritën.
Ato nuk duhet të vërehen dhe të vlerësohen vetëm
nga ana sipërfaqësore dhe masoviteti i tyre. Ato nuk duhet
të vlerësohen në bazë të kuantitetit të
tyre, por të kualitetit. Ato duhet të vlerësohen
në bazë të rezultatit të tyre, në bazë
të asaj se çfarë shtytje përpara i dhanë
çështjes së pazgjidhur të Kosovës, çështjes
së lirisë dhe pavarësisë së saj.
Kur flitet dhe shkruhet për ngjarjet e Nëntorit88
në Kosovë, duhet të kihet parasysh edhe rëndësia
e tyre politike, ana e tyre pozitive, me qëllim që për
ato të mos gjykohet në mënyrë arbitrare, por
duhet të bëhet përpjekje që karakteri, përmbajtja
dhe rëndësia e tyre të vlerësohet drejt, shkencërisht,
pa tendenca negative dhe në mënyrë sa më objektive,
duke mos u hequr dhe duke mos u shtuar asgjë. Duke pasur gjithmon
parasysh kohën dhe hapsirën konkrete në të cilën
u zhvilluan ato. Duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat politiko-ekonomike
kosovare dhe jugosllave në të cilat ato ndodhën.
I
Ngjarjet e Nëntorit88 në Kosovë ishin manifestime
proteste mbarëpopullore të shqiptarëve kundër
terrorit, shtypjes e diskriminimit intenziv nacional që po
ushtrohet tash tetë vjet rresht mbi popullin tonë nga
ana e qarqeve shoveniste serbo-maqedono-malazeze, që janë
e që sjanë në pushtet.
Tubimet dhe ngjarjet e fundit të Nëntorit88 janë
protestë politike antishoveniste e një populli të
pushtuar dhe në vetëmbrojtje, e një populli të
çarmatosur në tërheqje e sipër, i cili në
pamundësi momentale që të ecë përpara bën
përpjekjen e fundit dëshpruese për të ruajtur
të paktën atë që ka fituar kohë më
parë, bën përpjekje që të ruaj status-kuonë
politike, ekonomike dhe juridike ekzistuese të Kosovës.
Këto ngjarje janë qëndresë e një populli
të robëruar, të lidhur këmbë e duar me
pranga e zinxhirë, i cili bën përpjekje mbinjerëzore
të paktën për të ruajtur qenien e vet kombëtare,
për të ruajtur atë çka mund të ruhet
në këtë fazë të të robërisë
së tij. Që bën përpjekje titanike për të
mos u plandosur për tokë, për të qëndruar
në robëri, varfëri e mjerim, por në këmbë,
krenar e i panënshtruar.
II
Të luftosh me ashpërsi e vendosmëri, në rrugë
revolucionare, titizmin dhe rankoviçizmin, do të thotë
se ke arritë të kuptosh realitetin objektiv në të
cilin ndodhesh. Do të thotë se ke arritë të
kuptosh domosdoshmërinë e ndryshimit rrënjësor
dhe kualitativ të tij. Do të thotë se ke nisur të
marshosh në mënyrë të ndërgjegjshme dhe
të organizuar drejt lirisë kombëtare të Kosovës.
Këtë realitet të hidhur objektiv që kundërmon
era pushtim, terror, shtypje e shfrytëzim, populli shqiptar
i Kosovës e viseve të saj e ka kuptuar që moti, por
ndryshimi i këtij realiteti nuk është varur dhe nuk
varet vetëm nga vullneti e revolucionariteti i tij, por varet
në rradhë të parë nga pjekuria e faktorit të
brendshëm politik, nga shkalla e organizimit të faktorit
subjektiv, si dhe, në një masë të konsiderueshme,
varet edhe nga përkrahja apo mospërkrahja e faktorit të
jashtëm politik.
Momentalisht, mund të themi se faktori i brendshëm politik
jugosllav e kosovar shkon në favor të çështjes
sonë kombëtare, në favor të krijimit të
situatave revolucionare, të destabilizimit dhe të dobësimit
të pushtetit represiv qendror (federativ), të thellimit
të krizës politike dhe ekonomike në mbarë Jugosllavinë,
po shkon në favor të luftës sonë nacionalçlirimtare,
në favor të çlirimit dhe bashkimit tonë kombëtar.
III
Të zhvilluara në kohën dhe hapsirën momentale,
në rrethanat e ndërlikuara të situatës politike
ndërkombëtare dhe në kushtet e krizës së
thellë ekonomike dhe politike jugosllave, manifestimet apo
tubimet e protestës popullore të Nëntorit88
në Kosovë, të drejtuara kundër shovenizmit e
rankoviçizmit serbomadh, janë një aktakuzë
politike e një populli të robëruar kundër shtypjes
dhe shfrytëzimit të pushtuesëve jugosllavë.
Në këto çaste dhe rrethana aktuale, në bazë
të gjendjes së faktorit politik të brendshëm
dhe të jashtëm, populli ynë aq mundi aq bëri.
Ai mundet të bëjë edhe më shumë po të
jetë i organizuar dhe i udhëhequr nga forcat e organizuara
ilegale, por, fatkeqësisht, me këtë rast aktiviteti
dhe roli i tyre mbeti në bisht të ngjarjeve të Nëntorit88.
Edhe pse një pjesë e forcave të organizuara revolucionare
(siç duket) u përpoq që të përfitojë
nga situata e elektrizuar dhe e politizuar që të dalë
në udhëheqje të këtyre manifestimeve, por ato
nuk ia arritën qëllimit sepse ishin tepër të
vonuara, sepse nuk ishin inisiatore, inspiruese e organizatore të
këtyre tubimeve popullore antishoveniste. Prandaj, edhe parulla
Kosova-Republikë e brohoritur aty-këtu, mbeti
si një zë në shkretëtirë, nuk u përkrah
nga masa protestuese. Kjo kërkesë e drejtë nuk u
përkrah nga këto tubime, jo se masa popullore nuk është
për Kosovën-Republikë, por sepse këtë
kërkesë nuk e kishin paraparë që ta shtrojnë
për zgjidhje përpara regjimit dhe opinionit jugosllav
vetë frymëzuesit dhe organizatorët e këtyre
tubimeve.
U dëgjuan zëra e teza se në këto momente dhe
situata Kosova-Republikë nuk do të ishte kërkesë
e ditës dhe e kohës, se ajo do të nxiste shovenistët
e Beogradit që të vërsulen me tanksa, polici dhe
ushtri mbi Kosovë e kundër popullit protestues dhe do
të shkaktonin gjakderdhje
,etj.
A thua vallë njëmend Kosova-Republikë,
e cila deri dje ishte në rend të ditës dhe në
ballë të popullit tonë, të luftës së
tij, tani nuk është kërkesë e arsyeshme, reale
dhe e kohës?! Apo ndoshta vetë organizatorët e këtyre
tubimeve nuk po ecin me kohën? Apo ndoshta vetë organizatorët
e këtyre tubimeve nuk janë për Kosovën-Republikë?
Mos vallë është taktikë e drejtë lufte
haqja dorë nga kërkesat e ligjshme e të kohës,
tërheqja prapa në kërkesa mu në këto momente
vendimtare të ndërrimit të Kushtetutës federative,
republikane e krahinore? Në momentin kur po vendoset edhe për
një kohë relativisht të gjatë për statusin
politik, ekonomik dhe juridik të Kosovës, u dashka që
nën kërcënimin e bajonetave të pushtuesëve
që ne të heqim dorë dhe të mos e shtrojmë
për zgjidhje legalisht e publikisht përpara Federatës
jugosllave kërkesën tonë paqësore, demokratike,
kushtetutare e legjitime Kosova-Republikë?! Mos
vallë është taktikë e drejtë lufte që,
të mendosh një gjë dhe të kërkosh krejt
diçka tjetër?!
Ne mendojmë se, populli ynë dhe forcat e tij të organizuara
demokratike dhe revolucionare në asnjë kohë, në
asnjë çast dhe me asnjë çmim nuk duhet të
heqin dorë nga kërkesat demokratike, nga të drejtat
kombëtare dhe nga lufta për çlirim nacional e shoqëror.
IV
Ngjarjet masovike të Nëntorit88 në Kosovë
ishin të pasura në sasi dhe të varfëra në
cilësi. Gjykuar sipas parullave dhe kërkesave që
u dëgjuan gjatë zhvillimit të tyre, ato nuk patën
dhe nuk morën karakter e përmbajtje kualitative revolucionare,
sepse nuk dolën aspak jashtë kornizave tanimë të
mirënjohura të revizionizmit titist, të vëllazërim-bashkimit
demagogjik të kombeve e kombësive të Jugosllavisë.
Nuk dolën jashtë demokracisë e lirisë
së rrejshme, jashtë socializmit jugosllav
,etj.
Prandaj, me rastin e ngjarjeve të Nëntorit88, si
klasa punëtore, ashtu edhe fshatarësia dhe rinia e Kosovës,
u nxorën në rrugë dhe në tubime proteste (indirekt)
për interesat e ngushta të borgjezisë kosovare, për
forcimin e pozitave të saj politike dhe ekonomike, të
rrezikuara seriozisht nga lëvizja çetnike serbomadhe
dhe nga udhëheqja rankoviçiste e Serbisë. Kështu,
klasa punëtore, fshatarësia dhe rinia e Kosovës,
gjatë ngjarjeve të Nëntorit88, u mblodhën
rreth flamurit të nacionalizmit të ngushtë borgjez,
rreth burokracisë dhe teknokracisë kosovare për të
ruajtur e forcuar pushtetin e saj.
Derisa politika antishqiptare e antipopullore e Beogradit nuk prekte
borgjezinë dhe udhëheqjen politike të Kosovës,
por rëndonte vetëm mbi shtresat e gjëra popullore,
ajo jo vetëm që sdonte të dinte për këtë
politikë barbare, por në të njëjtën kohë
u bë edhe bashkëushtruese dhe mashë e serbomëdhenjëve
në ushtrimin e kësaj politike antishqiptare!
Por, në momentin e fundit, kur politika rankoviçiste
e Serbisë sulmoi edhe autonominë e Krahinës dhe bashkë
me të edhe pozitat politiko-ekonomike të borgjezisë
dhe burokracisë kosovare, atëherë asaj i ra
ndërmend për popullin, dhe duke shfrytëzuar pozitën
e tij të padurueshme nacionale e klasore, duke shfrytëzuar
revoltën e tij të grumbulluar vite e dekada me rradhë
kundër shovenizmit dhe robërisë, me një taktikë
të zhdërvjelltë dhe oratori demagogjike patriotike,
burokracia politike i kanalizoi ngjarjet e Nëntorit88
dhe revoltën popullore në mbrojtje të interesave
dhe të pushtetit të udhëheqjes së Krahinës.
Ta nxjerrësh klasën e shfrytëzuar punëtore,
fshatarësinë e varfër e të shtypur dhe rininë
e persekutuar të Kosovës në rrugë e sheshe (me
flamujt e pushtuesëve në duar dhe atë kuisling shqiptar)
që ti këndojë e brohorasë Titos, Kardelit,
Jugosllavisë, LKJ-së, vetëqeverisjes dhe APJ-së
,
do të thotë ti brohorasësh pushtimit
dhe robërisë shoveniste serbo-jugosllave! Do të thotë
të manipulosh me ndjenjat e pastra liridashëse të
masave punonjëse! Do të thotë të mashtrosh një
popull të tërë!
Përse, vallë, populli shqiptar gjatë pushtimit fashist
nuk i brohoriti Musolinit e fashizmit? Përse nuk demonstroi
me flamurin e Italisë dhe atë shqiptar me sëpatat
e Liktorit? Por u dashka që populli shqiptar i Kosovës
ti këndojë e brohorasë Titos, shovenizmit,
revizionizmit dhe pushtimit jugosllav?! Mos vallë Titoja, për
shqiptarët, qe më i mirë se Musolini? Apo shovenizmi
sllavomadh është më i butë se fashizmi italian?!
Ne vërtetë, aktualisht, gjendemi në një kohë
tjetër nga ajo e pushtimit fashist, ne këtë e dimë,
por ne gjithashtu e dimë se pushtimi, robëria dhe armiku
janë të njëjtë në çdo kohë
dhe hapësirë, prandaj, si rrjedhim i kësaj, ata duhen
luftuar me vendosmëri dhe pandërprerje, në çdo
kohë dhe hapësirë.
V
Ngjarjet e Nëntorit88 në Kosovë ishin një
kundërvënie e hapur rankoviçizmit me titizëm.
Luftë politike kundër centralizmit dhe unitarizmit serbomadh,
me anë të federalizmit dhe liberalizmit kroato-slloven.
Të luftosh shovenizmin rankoviçist me anë të
revizionizmit titist, është njëlloj sikurse i mbyturi
në ujë që kapet për një fije kashte. Sa
e shpëton nga mbytja e sigurt fija e kashtës viktimën
që sdi not, aq e shpëton dhe mund ta shpëtojë
popullin tonë federalizmi titist nga centralizmi rankoviçist.
Titizmi dhe rankoviçizmi për popullin shqiptar nën
Jugosllavi janë aq identikë sa dy vëllezër bineq,
vetëm emrat kanë të ndryshëm. Për Kosovën
dhe popullin tonë, që të dyja këto rryma politike
në pushtet dhe njëherit në rivalitet të përhershëm,
personifikojnë pushtimin, robërinë, shtypjen dhe
shfrytëzimin e egër.
I ndodhur midis dy dallgëve, titizmit e rankoviçizmit,
në pamundësi që të ecë rrugës së
vërtetë të lirisë, popullit tonë, siç
duket, si mbeti rrugë tjetër, pos që nga dy
të këqijat të zgjedhë të keqen më
të vogël - rrugën titiste të rezistëncës,
edhe pse populli ynë e di fort mirë se që të
dyja këto rrugë, titizmi e rankoviçizmi, çojnë
në vazhdimësi të pushtimit dhe të robërisë,
njëra çon në greminë dhe tjetra në humnerë.
Të luftosh, apo të përpiqesh që të luftosh
rankoviçizmin dhe lëvizjen çetnike serbomadhe
nëpërmjet titizmit, është gati njëlloj
sikur të godasësh ujkun jo me plumb, por me pambuk!
Titizmi qe dhe mbeti trualli më pjellor, ku lulëzon e
rritet pa asnjë pengesë dhe sipas të gjitha kushteve
klimaterike rankoviçizmi serbomadh dhe shovenizmi
antishqiptar panjugosllav.
Titizmi dhe rankoviçizmi janë dy pjesë të
ndryshme të një pushtimi dhe robërie të vetme
të shtypjes dhe shfrytëzimit kolonialist të
Kosovës.
VI
Për shkakun dhe karakterin e ngjarjeve dhe tubimeve të
Nëntorit88 në Kosovë, akademiku ynë i
mirënjohur, Prof.Dr.Rexhep Qosja, thotë:
Nuk ka dyshim se tubimet e punëtorëve dhe të
rinjve shqiptarë prej 17-21 nëntor në Prishtinë
tregojnë: pasojat që në të kanë lënë
masat represive gati tetëvjeçare; më në fund
pozitën paradoksale politike në të cilën janë
shqiptarët sot. Kjo fare qartë shihej prej parullave që
thoshin dhe prej transparenteve të rralla që bartnin në
ato mitingje, që të shpeshtën, nuk dilnin përtej
kornizave të kiçit të përditshëm politik
burokratik. (FJALA, Nr.1, Janar 1989)
Pas këtyre ngjarjeve dhe pas premtimeve demagogjike të
Komitetit Krahinor të LKK-së, ne jemi të bindur se
asgjë nuk do të ndryshojë në të mirë
të klasës punëtore kosovare dhe të mbarë
popullit shqiptar në Jugosllavi.
Përkundrazi, gjendja politiko-shoqërore e popullit tonë
dhe klasës punëtore do të vijë gjithnjë
duke u keqësuar, duke u vështirësuar, dhe duke u
bërë çdo ditë e më e padurueshme. Ky
realitet objektiv i sotëm që mbretëron në Kosovë
dhe në mbarë Jugosllavinë, do të sjellë
me vete vlime dhe shpërthime të reja politiko-ekonomike
në të ardhmen.
Megjithatë, ideali i lirisë dhe i pavarësisë
kombëtare e shoqërore të popullit shqiptar nën
Jugosllavi, nuk mund të shuhet as me terror policor e ushtarak,
dhe as me demagogji politike e premtime boshe.
Për të realizuar aspiratat e tij kombëtare e sociale,
populli ynë do të di të gjejë rrugën e
drejtë dhe të vërtetë të marshimit të
tij, rrugë e cila, përmes vështirësive dhe sakrificave
të panumërta, do ta shpjerë atë në dritë,
liri dhe demokraci.
Shkruar në Nëntor 1988,
Botuar në RRUGA E REVOLUCIONIT, organ intern i Grupit Komunist
të Kosovës (GKK), Viti III i botimit, Nr.1, Mars 1989,
Mërgim.
ARMIKU KËRKON VDEKJEN TONË,
POR NE NUK DORËZOHEMI!
Me tubimet masive të shqiptarëve gjatë mesit të
Nëntorit88, të cilat ishin në mbështetje
të vëllazërim-bashkimit, të bashkëjetesës,
të federalizmit jugosllav, të autonomisë krahinore,
të politikës së LKJ-së dhe veprës së
Titos; që ishin të prirë nga flamujt e të gjitha
kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë, si dhe nga
portreti i Titos megjithatë, shovenistët serbomëdhenj
me kompani, nuk mbetën aspak të kënaqur! Bile, ata,
këto tubime paqësore dhe legale i cilësuan si kundërrevolucionare,
si vazhdimësi e kundërrevolucionit të vitit
1981, ...etj!
Edhe sikur shqiptarët, në këto tubime, të kishin
bartë vetëm flamurin e Serbisë dhe portretin e Millosheviçit,
me siguri serbomëdhenjtë përsëri nuk do të
ishin aspak të kënaqur.
Ata nuk janë të kënaqur me asnjë veprim dhe
lëvizje të shqiptarëve, sepse nuk duan që të
shohin asnjë shqiptar në këmbë. Ata popullin
tonë duan ta shohin vetëm të shurdhër, memec
dhe duke u zvarritur në heshtje pas qerres së robërisë
shoveniste deri në asimilim, shkombëtarizim dhe zhdukje
totale nga faqja e truallit ilirian të Kosovës dhe viseve
tjera shqiptare nën Jugosllavi!
Vetëm kështu, vetëm atëherë, sipas pushtuesëve
jugosllavë, populli ynë nuk do të ishte më nacionalist,
irredentist, shqiptaromadh, separatist,
ballist dhe kundërevolucionar!
Serbomëdhenjtë, me kompani, mbi tokën e Kosovës
duan të dëgjojnë vetëm heshtje, qetësi
varri dhe kukama qyqesh! Ata, mbi këtë truall martir,
duan të shohin vetëm varreza shqiptare dhe asgjë
tjetër! Kjo është strategjia kriminale dhe pansllaviste
e serbomëdhenjëve të Beogradit.
Shovenistët serbo-malazezë dhëmbët e tyre antishqiptarë
i kërcëlluan edhe gjatë mitingut të ashtuquajtur
Vëllazërim-Bashkim, mbajtur në Beograd
më 19 Nëntor 1988, të cilin e organizoi Konferenca
e LSPP-së e qytetit të Beogradit, në bashkëpunim
me udhëheqjen e Serbisë, me qëllim të solidaritetit
me serbët dhe malazezët e Kosovës. Në fakt ky
ishte mitingu final i mitingjeve të ngjashme antishqiptare
të çetnikëve serbomalazezë, të cilët
u organizuan nga lëvizja serbomadhe dhe LKJ e Serbisë
gjatë gjithë vitit 1988 nëpër Kosovë, Serbi,
Mal të Zi dhe Vojvodinë.
Edhe nga tribuna e këtij mitingu, si në çdo rast
tjetër, u vjellë vrer dhe helm mbi popullin tonë,
si dhe u bënë një varg kërcënimesh kundër
tij. Kështu, kryeçetniku Millosheviç u zotua,
edhe këtë herë, se: Betejën për Kosovën
do ta fitojmë, pa marrë parasysh pengesat që po na
bëhen në vend dhe jashtë tij.
(RILINDJA, 20 Nëntor 1988, Fq.3)
Ai, gjithashtu, u hakërrua: Le të mos habitet askush
që Serbia në verë të këtij viti u ngritë
e tëra në këmbë për Kosovën. Kosova
është vetë qendra e historisë, e kulturës
së saj, kujtesës së saj. (Po aty, fq.3)
Neofashistit të Serbisë, Millosheviçit me kompani,
sikur nuk i mjaftonte ulërima e gjithë asaj mase të
ndërkryer, të manipuluar dhe të indoktrinuar me shovenizëm
antishqiptar, e cila tash një vjet po çirret dhe brohoret
parulla reaksionare e mesjetare prandaj, nga kërcënimi
i hapur kaloi në një kërcënim të maskuar,
në një thirrje demagogjike për vëllazërim-bashkimin
në mes të shqiptarëve dhe serbomalazezëve në
Kosovë, të cilës që tej larg i vjen era nënshtrim,
përkulje dhe skllavëri për popullin shqiptar. Musolini
i Serbisë, nga mitingu i Beogradit, popullit tonë i bëri
edhe këtë thirrje:
Pra i thërras shqiptarët anekënd Kosovës
që për gjumë të qetë, për shkollim
të rehatshëm dhe për lojë pa brenga të
vocërrakëve e të voglushve serbë e malazezë
të kujdesen nënat dhe etërit shqiptarë, në
vend të aradhave të milicisë dhe të ushtrisë
.
(RILINDJA, 20 Nëntor 1988, Fq.4)
Thirrja e kryeçetnikut të Serbisë
drejtuar popullit tonë, është një kërkesë
e hapur dhe cinike e shoqëruar me kërcënimin e dhunës,
që kërkon nga shqiptarët të dorëzohen,
ta pranojnë robërinë shoveniste dhe vullnetarisht
të shndërrohen në shërbëtorë të
serbo-malazezëve dhe të fëmijëve të tyre,
që të shndërrohen vullnetarisht në skllevër
të vërtetë të shek.XX, edhe pse dihet se sistemi
skllavopronar ka perënduar që moti. E këtillë
është psikologjia anakronike e shovenizmit të sëmur
serbomadh me kompani!
Pra, armiku shqiptarëve të Kosovës u parashtron dy
rrugë të ndryshme, të cilat që të dyja
çojnë në skllavëri totale: njëra është
rruga e dorëzimit vullnetar (shndërrimi vullnetar në
skllevër dhe, rruga e dytë është ajo e nënshtrimit
me anë të aradhave policore dhe ushtarake (shndërrimi
me dhunë në skllevër).
Por, çështë e vërteta, në njëfarë
mënyre Kosova dhe shqiptarët janë shndërruar
në skllevër modernë të Evropës që
nga pushtimi shovenisto-titist i Kosovës më 1912 dhe më
1945.
*****
Në Jugosllavinë titiste janë ndërruar dhe do
të ndërrohen shumë kushtetuta e ligje, do të
formohen e shformohen shumë qeveri, do të shpiken e zbatohen
shumë reforma ekonomiko-politike, Kosovën e kanë
vërshuar dhe do ta vërshojnë eskuadrone të reja
njësishë speciale policore e ushtarake, Kosovën do
ta vërshojnë dhe lëshojnë horda të panumërta
kolonësh mercenarë serbo-malazezë e të tjerë,
,
gjithçka do të vjen e do të shkojë, do të
vërshojë e do të kalojë nëpër Jugosllavi
e mbi Kosovë, por ajo që do të mbesë gjithmonë
e pandryshuar, bile e shumëfishuar, do të jetë pesha
e robërisë shoveniste që po rëndon dhe do të
rëndojë mbi popullin tonë; do të mbesë
e do të thellohet shtypja nacionale dhe shfrytëzimi ekonomik
i masave punonjëse shqiptare dhe i pasurive natyrore të
Kosovës; do të mbesin e do të shtrëngojnë
edhe më tepër prangat dhe zinxhirët skllavërues
të pushtuesëve jugosllavë, në duart dhe këmbët
e shqiptarëve; do të mbesë e do të shtohet varfëria
dhe mjerimi i popullit.
Populli shqiptar, që jeton në trojet e veta nën Jugosllavi,
kurrë nuk ka shpresuar në ndërrimet e çndërrimet
e kushtetutave, ligjeve e qeverive federative, të cilat asnjëherë
nuk kanë qenë në favor të lirisë dhe pavarësisë
së vërtetë kombëtare të Kosovës.
Populli shqiptar nuk u beson aspak manovrimeve demagogjike dhe makinacioneve
propagandistike të regjimit të Beogradit, të cilat
nuk kanë asnjë përmbajtje, efekt apo qëllim
pozitiv dhe progresiv, përpos atij të zgjatjes edhe pak
të jetës të sëmurës së Ballkanit
Jugosllavisë titiste.
Populli shqiptar i Kosovës shpreson dhe beson vetëm në
forcat e veta, në luftën e tij të drejtë për
liri, në përkrahjen internacionaliste të popujve
dhe në ndihmën e përkrahjen morale të shteteve
dhe forcave politike demokratike të botës.
*****
Populli shqiptar në Jugosllavi këto tetë vitet
e fundit i është ekspozuar një ekspedite ndëshkuese
nga më të egërat që mbanë mend historia
e tij e përgjakshme nën sundimin 76 vjeçar të
shovenistëve serbo-jugosllavë.
Atij i janë sulmuar, dëmtuar e nëpërkëmbur
të gjitha vlerat dhe krijimet e tij kulturore e artistike,
i gjithë thesari dhe vitaliteti i tij kombëtar. Historia,
kultura, arti, gjuha, arsimi, flamuri, e sotmja dhe e nesërmja
e Kosovës shqiptare janë rrezikuar në kulm nga politika
dhe revani antishqiptar i armiqëve pushtuesë.
Shovenisto-rankoviçistët serbomëdhenj me kompani
kanë qenë, janë dhe mbeten armiqtë e përbetuar
dhe të përjetëshëm të popullit shqiptar
nën Jugosllavi dhe të mbarë kombit shqiptar. Këtë
të vërtetë e ka faktuar me dhjetëra herë
e kaluara dhe robëria e sotme e Kosovës.
Sa herë, gjatë këtyre dekadave të fundit, që
forcat e organizuara politike të Kosovës e kanë harruar
ose e kanë nënçmuar këtë të vërtetë,
aq herë ato janë zhgënjyer nga lufta dhe përpjekjet
e tyre për liri e pavarësi, aq herë janë mashtruar
dhe tradhëtuar nga manovrimet demagogjike e diplomatike të
qarqeve politike antishqiptare të Jugosllavisë.
Armiku synon që të na zhdukë fare nga faqe e dheut.
Ai lufton që të përjetësojë sundimin e
tij në Kosovë. Ai me të gjitha forcat dhe mjetet
e falsifikimit po na e mohon autoktoninë tonë dhe vazhdimësinë
iliro-shqiptare të trojeve tona. Prandaj, që ne të
ekzistojmë, të jetojmë dhe të mbijetojmë
në tokën tonë të lashtë, patjetër
duhet të mbështetemi në forcat tona, duhet të
qëndrojmë, të organizohemi dhe të luftojmë.
E vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë,
në anën e popullit shqiptar, kurse forca është
në anën e armikut. Prandaj, ne duhet të grumbullojmë
forcat tona, me qëllim që forcës reaksionare të
armikut ti përgjigjemi me forcën tonë revolucionare.
Është ligj dialektik që forcës ti përgjigjesh
me forcë, reaksionit me aksion. Pa vënien në veprim
praktik të forcës revolucionare të popullit të
shtypur e të shfrytëzuar, përballë forcës
shtypëse të armikut pushtues, e vërteta dhe drejtësia
e luftës çlirimtare kombëtare mbetet e pafuqishme,
porsi pema pa rrënjë apo dielli pa rreze.
Shqiptarët e Kosovës nuk do të lejojnë, as edhe
me çmimin e jetës dhe gjakut të tyre, që mbi
ta e mbi atdheun e tyre të shtresohet pluhuri i shekujve të
robërisë sllavomadhe; nuk do të lejojnë që
të pllakosë heshtja dhe harresa mbi të vërtetën
historike dhe mbi realitetin e sotëm objektiv të Kosovës.
Ideali i lirisë dhe i bashkimit kombëtar të shqiptarëve
të Kosovës mund të shuhet vetëm pas shuarjes
së diellit.
Shkruar në Dhjetor 1988,
Botuar në RRUGA E REVOLUCIONIT, organ intern i Grupit Komunist
të Kosovës (GKK), Viti III i botimit, Nr.1, Mars 1989,
Mërgim.
KOSOVA SOT DHE FAKTORËT POLITIK
Grevat e Shkurtit89 dhe demonstratat e Marsit89, ishin
vazhdimësi e ngjarjeve të Nëntorit88. Këto
ngjarje të njëpasnjëshme ishin përpjekjet e
fundit dëshpruese dhe të vonuara të një pjese
të udhëheqjes kosovare, për ruajtjen e status-kuosë
juridiko-politike dhe të autonomisë së Krahinës
me rastin e ndërrimit dhe ndryshimit të Kushtetutës
së Serbisë, Kosovës dhe Jugosllavisë.
Siç dihet, këto vitet e fundit, udhëheqësia
e Krahinës, apo më saktë, teknoburokracia e politike
e Kosovës, u nda përfundimisht në dy taborre politike:
1. Në rrymën federaliste, autonomiste e titiste dhe, 2.
Në rrymën unitariste, centraliste e rankoviçiste.
Në luftën e ashpër politike për pushtet, midis
këtyre dy rrymave, fitoi rryma rankoviçiste, e cila
u mbështet në politikën serbomadhe të Serbisë
dhe aleatëve të saj maqedono-malazezë. Rryma politike
titiste pësoi disfatë, sepse klani federalist kroato-slloven,
tek i cili ajo u mbështet, është më i dobët
se klani serbomadh.
Klani kroato-slloven e la në baltë rrymën politike
profederaliste kosovare, kurse klani serbomadh e mbështeti
me të gjitha forcat politike dhe ushtarako-policore rrymën
rankoviçiste të burokracisë politike kosovare.
Ndodhi kështu, sepse në këtë luftë politike
rryma politike federaliste kosovare luftonte për vete, për
forcimin e pozitave të veta pushtetmbajtëse dhe të
borgjezisë kosovare në përgjithësi, kurse shumë
pak luftonte për interesat e borgjezisë neokolonialiste
kroato-sllovene. Ndërsa, rryma politike rankoviçiste
kosovare luftonte dhe lufton në rradhë të parë
për interesat e drejtpërdrejta të pushtuesëve
serbomëdhenj, lufton për realizimin e politikës antishqiptare
dhe kolonialiste të Serbisë në Kosovë, si dhe
për forcimin dhe shtrirjen e hegjemonisë serbomadhe mbi
gjithë Jugosllavinë. Kurse, në rradhë të
dytë kjo rrymë politike lufton për ruajtjen e pozitave
politike dhe ekonomike në qeverisjen e Kosovës, gjithnjë
nën tutelën totale serbe, pozita të dhëna lëmoshë
nga shovenistët për shërbimet e bëra në
rolin e mercenarëve antikombëtarë.
Rryma politike federaliste dhe autonomiste e humbi luftën,
sepse nuk u mbështet me kohë në popull, por u mbështet
kryesisht në faktorin e jashtëm politik, i vari shpresat
në përkrahjen dhe mbrojtjen e klanit kroato-slloven. Edhe
atëherë kur kësaj rryme politike kosovare i ra ndërmend
për popullin, siç ishte rasti i ngjarjeve të Nëntorit88,
ajo si rrymë pacifiste e pseudorevolucionare, e ndodhur midis
dy zjarreve: atij serbomadh dhe revolucionaritetit e gatishmërisë
luftarake të popullit tonë, e ndodhur midis rrugës
së luftës e të qëndresës revolucionare
dhe rrugës së kapitullimit e të nënshtrimit,
kjo rrymë politike e udhëheqjes kosovare zgjodhi rrugën
e dytë, rrugën e turpshme të disfatës, të
tërheqjes dhe të dorëzimit përballë presioneve
dhe shantazhit të shovenistëve serbomëdhenj!
Në këtë mënyrë, edhe pse gati të gjithë
popullin e kishte në këmbë dhe pas vetes, kjo pjesë
e udhëheqjes kosovare u tërhoq nga fronti i luftës,
humbi pozitat e veta pushtetmbajtëse në Krahinë,
kurse popullin e mashtruar prej saj e la në mëshirë
të gjakatarëve serbomëdhenj, të cilët e
invaduan përsëri me ushtri e polici Kosovën tonë
të martirizuar ndër shekuj, duke përsëritur
kushedi për të satën herë terrorin dhe barbarizmat
e tyre mesjetare!
Kështu, rryma kapitullante titiste kosovare harroi se të
drejtat dhe liria fitohen me armë dhe mbrohen po me armë,
harresë të cilën e pagoi shtrenjtë, por shumëfish
më shtrenjtë e pagoi populli ynë i pafajshëm,
i varfër dhe i pambrojtur nga zinxhirët e tanksave serbo-jugosllavë.
Ndërsa, pushtuesit serbomëdhenj nuk harruan se Kosova
është e pushtuar prej tyre me armë dhe se mbahet
nën sundim vetëm me armë. Ata përdorën
forcën dhe armët, ndaj fituan. Kurse kundërshtarët
e tyre politik përdorën fjalët, demagogjinë
karshi popullit dhe diplomacinë përballë armikut,
ndaj e humbën luftën. Kurse populli ynë i shumëvuajtur
mbet në udhëkryq, në mëshirën
e fatit e të armikut: me autonomi të humbur edhe juridikisht,
me të gjitha të drejtat demokratike e njerëzore të
mohuara, me bijat e bijtë e tij të vrarë, të
plagosur, të burgosur, të dënuar e të izoluar;
në shtetrrethim, terror e nëpërkëmbje të
përditëshme dhe në robëri, varfëri dhe
mjerim të mëtejshëm.
*****
Situata aktuale politike në Kosovë është as
luftë, as paqë. Lufta është shpallur që
moti, por, megjithatë, ajo ende ska filluar ashtu siç
duhet. Kosovën, momentalisht, nuk e lejojnë që të
luftojë, ashtu siç luftohet për liri, dy faktorë
politik:
1.Faktori i brendshëm, dhe
2. Faktori i jashtëm
Faktori politik i brendshëm mund të ndahet në:
A) Faktori politik Jugosllav, dhe
B) Faktori politik kosovar
Faktori politik jugosllav deri në vjeshtë të vitit
1988 ka qenë plotësisht antishqiptar dhe në disfavor
të luftës sonë. Kurse nga kjo kohë, e sidomos
nga Shkurti i vitit 1989, ky faktor fillon të ndryshojë
pozitivisht në përkrahje dhe në mbështetje të
luftës sonë kombëtare e demokratike.
Faktori politik kosovar ndahet në:
A) Faktori objektiv, dhe
B) Faktori subjektiv
A) - Faktori objektiv në Kosovë mund të themi
se është pozitiv dhe në favor të luftës
nacionalçlirimtare dhe revolucionare të popullit tonë.
Pjekuria e faktorit objektiv për zhvillimin e luftës revolucionare
në Kosovë mbështetet në këto fakte dhe
përparësi reale: në gjendjen faktike prej kolonie
të Kosovës dhe në gjendjen historiko-shoqërore
prej të pushtuari dhe të shfrytëzuari të popullit
shqiptar nën Jugosllavi; në padurueshmërinë
e shtypjes dhe terrorit të egër shovenist të sllavomëdhenjëve,
që po ushtrojnë pandërprerë mbi popullin tonë;
në skajshmërinë e durimit, gjakftohtësisë
dhe tërheqjes në vetëmbrojtje të popullit shqiptar
skaj përtej të të cilit populli ynë nuk
ka kah të shkojë, përveçse të nënshkruaj
nënshtrimin dhe shkombëtarizimin, ose të shpallë
luftën e armatosur; në drejtësinë dhe karakterin
çlirimtar të luftës sonë; në joefikasitetin
e formave demokratike dhe paqësore të luftës së
gjertanishme, të cilat e kthyen prapa statusin politiko-juridik
të Krahinës; në vetëdijen e lartë kombëtare
të popullit tonë; në revolucionaritetin dhe në
gatishmërinë luftarake të popullit tonë për
të ecur përpara, për të flakur zgjedhën
e robërisë shoveniste; në të drejtën e
patjetërsueshme demokratike që ka çdo popull për
të vendosur vetë për fatin e tij, të sanksionuar
edhe në Kartën e OKB-së; në përkrahjen
e popujve liridashës të botës dhe forcave të
vërteta demokratike
B) - Faktori subjektiv, duhet të themi me keqardhje se,
nuk është në nivelin e duhur të organizimit
dhe të unitetit revolucionar, prandaj edhe nuk mund të
jetë në përgjegjësinë e detyrës dhe
misionit historik. Këtu është fjala për forcat
e organizuara politike ilegale të Kosovës, sepse, tani
për tani, ende nuk janë kushtet për ekzistencën
dhe veprimin e forcave të organizuara politike legale në
Kosovë.
Grupet dhe organizatat revolucionare ilegale formojnë atë
që ndryshe quhet Lëvizja Revolucionare e Kosovës
LRK, e cila aktualisht zien brenda-përbrenda saj si
koshere bletësh nga divergjencat, grindjet dhe lufta e grupeve
politike. Të gjithë janë kundër njëri-tjetrit,
të gjithë kundër të gjithëve dhe të
gjithë kundër vetvetes, kundër LRK-së dhe kundër
lirisë së Kosovës! Sepse, sa më e thellë
është përçarja, aq më larg është
liria.
Prandaj, duke pasur gjithmon parasyshë këtë realitet
të situatës politike në Lëvizjen Revolucionare
të Kosovës, ne konkludojmë se faktori politik kosovar
nuk është, tani për tani, në favor të luftës
sonë revolucionare, nuk është në favor të
luftës së Kosovës.
- Si faktor tjetër specifik dhe karakteristik për popullin
shqiptar është edhe faktori i trashëguar historik
i tërheqjes, i vetëmbrojtjes, i mossulmimit i pari dhe
qëndrimi në pozita defanzive deri në çastin
e fundit të agresivitetit, të terrorit dhe të imponimit
të hapur të luftës nga ana e armiqve dhe pushtuesve
të njëpasnjëshëm ndër shekuj të atdheut
të shqiptarëve.
Dhe, meqenëse populli ynë pothuajse kurrë nuk e ka
nisur i pari luftën kundër armiqve e pushtuesve të
tij të shumtë, por kurdoherë ka pritur që luftën
tia imponojnë agresorët. Për këtë
shkak, në të shumtën e rasteve, luftërat antishqiptare
popullin tonë e kanë gjetur ligsht dhe të papërgatitur
për mbrojtje, e aq më pak për sulm dhe kundërsulm.
Populli ynë asnjëherë nuk i është përmbajtur
devizës taktike politiko-ushtarake: Mbrojtja më
e mirë është sulmi. Kjo prirje e ngurrimit
dhe e mossulmimit i pari, i ka kushtuar shumë shtrenjtë
dhe viktima të panumërta popullit tonë, i ka kushtuar
ngushtimin fatal të tokave iliro-shqiptare gjatë shekujve
dhe mijëvjeçarëve të stuhishëm të
tij!
- Faktori i jashtëm politik mund të themi se deri diku
e simpatizon luftën demokratike dhe kombëtare të
popullit tonë, por pak e përkrah dhe shumë më
pak e mbështet këtë luftë, përkrahje të
cilën më shumë e shpreh në heshtje se sa konkretisht.
Faktori i jashtëm politik ndërkombëtar nuk don të
ndërmarrë hapa konkretë në favor të çështjes
sonë të drejtë për shkak të karakterit
ideologjik revolucionar të kësaj lufte.
Pastaj, faktorët dhe subjektët e jashtëm politik
nuk janë ende në gjendje dhe të gatshëm që
të përmirësojnë gabimet e paraardhësve
të tyre dhe qëndrimet antishqiptare të së kaluarës,
e sidomos të gjysmës së parë të këtij
shekulli, kur nën patronazhin e tyre Kosova dhe viset tjera
shqiptare u shkëputën me dhunë e artificialisht nga
trungu i Atdheut dhe iu aneksuan me forcën e armëve Jugosllavisë.
Megjithatë, kohët e fundit, me ecjen përpara të
luftës sonë, edhe faktori i jashtëm politik ka filluar
të lëviz nga zeroja, ku ishte, drejt kahjeve pozitive,
nga simpatia pasive ka filluar të kalojë në përkrahje
aktive të çështjes së Kosovës dhe luftës
së saj të drejtë për vetëvendosje dhe liri.
Kjo është, sipas mendimit tonë, gjendja reale dhe
situata politike në Kosovë dhe brenda Lëvizjes Revolucionare
të Kosovës (LRK), si dhe veprimi e ndikimi mbi të
i faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm
politik. Kjo mund të jetë kështu deri tani, dhe si
do të jetë nesër do të shohim, do të flasë
vetë puna dhe realiteti objektiv, do të flasin vetë
ngjarjet që do të rrjedhin këtej e tutje.
Shkruar në Korrik 1989,
Botuar në RRUGA E REVOLUCIONIT, organ intern i Grupit Komunist
të Kosovës (GKK), Viti III i botimit, Nr.3, Shtator 1989,
Mërgim.
FRONTI NACIONALÇLIRIMTAR
URDHËR I KOHËS
I
Nga ligjet e shkencave dialektike na është e njohur se
ngjarjet dhe fenomenet natyrore e shoqërore janë të
lidhura dhe në varshmëri me njëra-tjetrën. Njëri
ndër ligjet dialektike të zhvillimit dhe të transformimit
të materies e të shoqërisë njerëzore është
ligji i luftës së të kundërtave, në kornizat
e të cilit hyn edhe lufta nacionalçlirimtare e popullit
të robëruar kundër luftës pushtuese të
armikut. Luftë kundër luftës.
Robëria është negacion i lirisë, kurse lufta
për liri është mohim i robërisë. Robëria
e një populli fillon nga çasti i shkeljes së çizmes
së parë të ushtarit armik mbi tokën e popullit
që sulmohet për tu robëruar. Ndërsa, lufta
për liri fillon nga momenti i pushtimit të atdheut nga
ushtritë e huaja invaduese. Robëria dhe pushtimi i huaj
imponon domosdoshmërinë e fillimit të luftës
nacionalçlirimtare të popullit të robëruar
për liri e pavarësi. Pra, pushtimi lind luftën për
liri, kurse lufta sjellë lirinë.
Ky është një proces i pashmangshëm, ku fenomenet
dhe ngjarjet janë të ndërlidhura ngushtë me
njëra-tjetrën, kushtëzojnë njëra-tjetrën
dhe luftojnë deri në fund njëra-tjetrën. Gjërat
e kundërta zhvillojnë vazhdimisht në mes tyre luftën
e të kundërtave. Kurrë nuk ka pasur dhe nuk mund
të ketë pajtim në mes gjërave e fenomeneve të
kundërta. Me vullnet apo jashtë tij, të gjithë
janë të detyruar ti nënshtrohen apo të
ndeshen me ligjin natyror të luftës së të kundërtave.
Ligji i luftës së të kundërtave nuk njeh indiferentizëm
dhe neutralitet në ndeshjen e madhe të luftës së
të kundërtave. Posaçërisht, ligji i luftës
së të kundërtave nuk njeh neutralitet politik dhe
ushtarak gjatë zhvillimit të luftës së të
kundërtave: në mes të lirisë dhe robërisë,
në mes të popullit kryengritës dhe ushtrisë
pushtuese armike.
Legjitimiteti dhe drejtësia e qëndresës pasive apo
aktive dhe e luftës së armatosur nacionalçlirimtare
të popullit të robëruar, të shtypur e të
shfrytëzuar daton nga dita e rënies së tij nën
zgjedhën e huaj të robërisë.
E drejta dhe detyra e popullit të robëruar është
që të qëndrojë, të luftojë, të
thyej prangat e robërisë, të nxjerrë jashtë
trojeve të tij armikun pushtues, të çlirojë
atdheun dhe të fitojë lirinë dhe pavarësinë
kombëtare.
Për gjithë këtë luftë të madhe dhe
të përgjakshme çlirimtare, populli i robëruar,
në përleshje me pushtuesin, nuk duhet të kursejë
asnjë mjet dhe metodë luftarake që ia lejon etika
revolucionare e luftës për liri.
II
Asnjë popull nuk e dëshiron luftën dhe gjakderdhjen,
por edhe asnjë popull nuk e duron robërinë e huaj
dhe nuk nënshkruan pushtimin.
Mosdorëzimi dhe mosnënshtrimi i popullit të robëruar
imponon organizimin dhe mobilizimin e tij për luftë të
armatosur nacionalçlirimtare.
Për të zhvilluar me sukses luftën e tij çlirimtare,
populli i robëruar organizohet dhe bashkohet në organizatën
e vet politiko-ushtarake, e cila në kohën tonë zakonisht
emërtohet:
Front Popullor Nacionalçlirimtar.
Kështu kanë vepruar të gjithë popujt e botës
që sot janë të lirë. Kështu veprojnë
sot shumica e popujve të robëruar të botës që
luftojnë për liri. Kështu veproi edhe populli shqiptar
nën ish-Jugosllavi, i cili gjatë Luftës II Botërore
u organizua dhe u bashkua në Frontin Nacionalçlirimtar
të Kosovës dhe luftoi me armë në dorë kundër
pushtuesve fashistë dhe për çlirim e bashkim kombëtar.
Por, ndodhi ashtu siç ndodhi, ashtu siç e di tanimë
i madh e i vogël, dhe populli shqiptar, përkundër
luftës së tij antifashiste e nacionalçlirimtare,
mbet përsëri nën robërinë dhe pushtimin
shovenist të Jugosllavisë së re titiste.
Me ripushtimin titisto-rankoviçist të Kosovës dhe
trojeve tjera shqiptare më 1945, faktikisht, vazhdoi pushtimi
dhe robëria shoveniste e popullit tonë, e cila zuri fill
në vjeshtë të vitit 1912.
Pasi shkelën Kosovën me ushtri, titistët jugosllavë
vendosën aty pushtetin e tyre ushtarak, shkatërruan Frontin
Nacionalçlirimtar të Kosovës, vranë e burgosën
mijëra partizanë shqiptarë, kuadro revolucionarë,
patriotë, burra, gra e fëmijë. Ata aneksuan de facto
dhe de jure, me forcën e armëve, Kosovën tonë
dhe popullit ia shtrënguan edhe më fortë se kralët
paraardhës prangat e robërisë.
Këtij pushtimi të egër dhe të pabesë, populli
ynë iu kundërvu me të gjitha forcat morale e materiale,
u ngritë në kryengritje të armatosur antitiste, por
i lodhur nga lufta antifashiste që sa kish mbaruar dhe për
shkak të mosunitetit të Frontit Nacionalçlirimtar
të Kosovës, përpjekja e tij për luftë frontale,
me gjithë qëndresën heroike, nuk pati sukses.
Në këtë mënyrë, Kosova u pushtua, u djeg,
u plaçkit dhe u terrorizua, kurse organizata e saj mbarëpopullore
Fronti Nacionalçlirimtar pushoi së vepruari,
dhe kështu nuk mundi të realizohet as platforma politike
e Konferencës së Bujanit, e cila shprehte aspiratën
shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi
dhe bashkim kombëtar.
Nën robërinë shoveniste sllave e gjeti Kosovën
fillimi i këtij shekulli, nën robëri e gjeti dhe
vazhdon të qëndrojë Kosova edhe në prag të
mbarimit të këtij shekulli. Ky shekull për Kosovën
me robëri filloi dhe, siç duket, me robëri do të
përfundojë! Por, që shekulli që vjen mos ta
gjejë nën robëri popullin tonë, ai duhet të
ngritet në këmbë, të rrokë armët dhe
të organizohet e të rreshtohet në rradhët e
Frontit Nacionalçlirimtar, për të fituar lirinë
kombëtare.
Që shekulli i ardhshëm, shekulli XXI, mos ta gjejë
popullin tonë nën pranga, ai duhet që sa më
parë që të jetë e mundur të riorganizojë,
të riaktivizojë politikisht dhe ushtarakisht Frontin Nacionalçlirimtar
të Kosovës, duhet që të zhvillojë një
luftë të vendosur dhe titanike deri sa të çlirojë
çdo pëllëmbë të truallit shqiptar nga
pushtuesit sllavë.
Kjo luftë nacionalçlirimtare, si çdo luftë
për liri, do të jetë e vështirë, e mundimshme
dhe e gjatë. Prandaj, sa më parë që populli
ynë të aktivizohet dhe të bashkohet rreth Frontit
Nacionalçlirimtar të Kosovës, aq më afër
do të jetë liria. Për këtë çështje,
për këtë urdhër të kohës dhe të
historisë nuk duhet të ketë luhatje e dilema, sepse
nuk ka rrugëdalje tjetër: ose në rradhët e Frontit
Nacionalçlirimtar për liri e pavarësi, ose jashtë
Frontit e kundër tij dhe nën pushtim e robëri!
Sot, kur Kosova po shkelet e rishkelet me tanksa e topa; sot, kur
popullit po i mohohen të gjitha të drejtat njerëzore,
demokratike e kombëtare; sot, kur bijat e bijtë e tij
po vriten, helmohen, burgosen e torturohen barbarisht nga armiku;
sot, kur vullneti i popullit po shkelet brutalisht me çizme
të hekurt ushtarako-policore; sot, kur zëri i tij liridashës
po shuhet në gjakun e tij; sot, kur Kosovës iu hoq edhe
ajo pak autonomi kushtetuese që kishte; sot, kur armiqtë
pushtues po mprehin thikat dhe hartojnë plane monstruoze për
shkombëtarizimin, dëbimin, zhdukjen dhe sllavizimin e
tokave shqiptare; sot, kur shqiptari nuk mund të quhet shqiptar
në truallin e vet amtar,
, sot o kurrë populli ynë
duhet të zgjohet, të ngritet, të bashkohet, të
organizohet dhe të rreshtohet në rradhët e Frontit
Nacionalçlirimtar dhe të luftojë me guxim e vendosmëri,
ashtu siç e ka traditë ai, për çlirim dhe
bashkim kombëtar.
Historia dhe brezat e ardhshëm nuk do të na e falin nëse
ne sot, në këto çaste kaq kritike dhe tragjike
mbarëkombëtare, nuk ngritemi si një trup i vetëm
për ti dalë zot Atdheut tonë, për tia
hequr prangat e robërisë sllave.
III
Fronti Nacionalçlirimtar është organizata luftarake
më e gjerë e masave, bashkimi më masiv vullnetar
i popullit në luftë për liri, pavarësi e demokraci.
Detyrat e shumëta për bashkimin politik dhe luftarak të
masave popullore, për organizimin dhe zgjerimin e luftës
nacionalçlirimtare, shtrojnë përpara forcave të
organizuara patriotiko-revolucionare domosdoshmërinë e
riorganizimit dhe të riaktivizimit të Frontit Nacionalçlirimtar
të Kosovës, i cili veproi dhe luftoi gjatë Luftës
Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kombin shqiptar mund ta
bashkojë vetëm lufta dhe jo paqa.
Forcat e organizuara politike të popullit tonë e kanë
për detyrë jo që ta themelojnë, por që
ta riorganizojnë Frontin Nacionalçlirimtar të Kosovës,
e kanë për detyrë që ta riaktualizojnë
platformën e tij politike të shprehur aq drejt dhe qartë
në Rezolutën e Konferencës së Bujanit. Rruga
politike dhe luftarake e Frontit Nacionalçlirimtar të
Kosovës duhet të vazhdohet prej aty ku mbeti pas pushtimit
titist të trojeve tona më 1945.
Me riorganizimin dhe riaktivizimin e Frontit Nacionalçlirimtar
do të realizohet bashkimi politik i të gjithë popullit
rreth programit luftarak kombëtar të Frontit për
liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar.
Bashkimi politik i popullit arrihet vetëm përmes Frontit
Nacionalçlirimtar dhe luftës së tij të armatosur
kundër pushtuesve e tradhëtarëve. Bashkimi i tij
nuk mund të arrihet kurrë përmes bashkimit të
partive rreth tryezave të rrumbullakta apo katrore, as nëpër
simpoziume, konferenca, kongrese dhe kuvende. Shqiptarët i
kanë bashkuar, mund ti bashkojnë dhe do ti
bashkojnë vetëm armët e jo llafet. Shqiptarët
do të bashkohen vetëm atëherë kur do ti
lënë fjalët e demagogjisë e të diplomacisë
dhe do të kapin pushkën e lirisë.
Fronti Nacionalçlirimtar është forma më e
mirë dhe më e frytshme për të bashkuar dhe mobilizuar
popullin pa dallim klase, bindjeje politike, feje dhe krahine në
luftë të armatosur për vetëvendosje, liri, pavarësi
dhe bashkim kombëtar.
Lufta jonë për vetëvendosje e liri është
dhe do të jetë një luftë popullore, e cila nuk
do të zhvillohet vetëm në male e në fusha, por
kudo: në qytete e në fshatra, në shkolla e fakultete,
në fabrika e lagje. Lufta që na pret do të jetë
një luftë e përgjithshme popullore, ku do të
japë kontributin e vet edhe pionieri i vogël që do
të ngjisë trakte nëpër mure, edhe nënat
që do të presin e përcjellin ilegalët, edhe
nxënësit dhe studentët revolucionarë e trima,
edhe inteligjencia që do të frymëzojë aksionet,
edhe punëtorët e fshatarët në ballin e luftës,
pra, i gjithë populli do të ngritet në këmbë
i organizuar në Frontin Nacionalçlirimtar në luftë
kundër armiqve pushtues deri në fitore.
Koha nuk pret. Koha ecë e kalon, kurse detyra e patriotëve
dhe e revolucionarëve është që të ecin
me kohën, ta shfrytëzojnë në maksimum kohën
dhe ti prijnë kohës që sjellë me vete
ngjarje dhe situata të ndryshme politike.
Koha që erdhi na gjeti në gjumë! Koha që vjen
duhet të na gjejë të zgjuar, të bashkuar dhe
të rreshtuar në Frontin Nacionalçlirimtar. Kohën
e sjellin njerëzit, e sjellë veprimtaria revolucionare
dhe aksionet luftarake. Historinë dhe luftën e bën
populli, prandaj një orë e më parë ta organizojmë
atë në Frontin Nacionalçlirimtar, që populli
të vazhdojë ta shkruaj edhe më tej, me dinjitet e
heroizëm, historinë e tij të lavdishme mijëravjeçare.
Riorganizimi i Frontit Nacionalçlirimtar është
urdhër i kohës, është domosdoshmëri objektive,
është urdhër i ndërgjegjes kombëtare, është
amanet i brezave, është nevojë e të sotmes dhe
së ardhmes sonë, është vullneti suprem i një
kombi të tërë që aspiron dhe lufton ndër
shekuj për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Vullneti i Popullit Vullneti i Zotit!
Përpara në Front dhe drejt lirisë!
Shkruar në Dhjetor 1989,
Botuar në RRUGA E REVOLUCIONIT, organ intern i Grupit Komunist
të Kosovës (GKK), Viti III i botimit, Nr.4, Dhjetor 1989,
Mërgim.
Botuar, me shkurtime, edhe në,
KUSHTRIMI I LIRISË, organ i Organizatës Revolucionare
Shqiptare (ORSH), Viti II i botimit, Nr.2, Shkurt 1992, Mërgim.
REVOLUCIONARJA DHE REAKSIONARJA
Njeriu dhe njerëzit që formojnë popullin, janë
ndërgjegja dhe vetëdija e ekzistencës së botës
materiale dhe shpirtërore, janë forca e transformimit
dhe e zhvillimit human të materjes. Që nga krijimi i tij
i parë, njeriu hyri dhe mbeti në luftë të përhershme
progresive me botën që e rrethon dhe me fenomenet që
zhvillohen e ndërrohen vazhdimisht brenda saj. Me transformimin
gradual progresiv të botës u zhvillua dhe u transformua
edhe vetë njeriu. U zhvillua përmes evolucioneve dhe revolucioneve
të pandërprera, përmes luftës së përhershme
dhe kontradiktave të ashpra midis së resë dhe së
vjetrës, humanes e çnjerëzores, midis revolucionares
e reaksionares, lirisë dhe robërisë.
Përvoja jetësore dhe historike e njeriut dhe e njerëzimit
na flet qartë për ngadhnjimin kurdoherë të drejtësisë
mbi padrejtësinë, të së vërtetës mbi
gënjeshtrën, të dritës mbi errësirën,
Por kjo përvojë historike njëherit na përkujton
se çdo ngadhnjim i progresives mbi regresiven arrihet vetëm
përmes luftës dialektike, përmes luftës së
vendosur e të pandërprerë revolucionare të njerëzve
revolucionarë kundër atyre reaksionarë. Revolucionarja
dhe reaksionarja, si brenda botës materiale ashtu edhe brenda
botës njerëzore, janë në luftë të
ashpër permanente me njëra-tjetrën, janë negacioni
i njëra-tjetrës, i cili bën të vështirë
bashkëjetesën e tyre në të njëjtën
kohë dhe hapësirë.
Bartës e flamurtarë të revolucionares janë gjithmonë
njerëzit revolucionarë, të dalë nga gjiri i
popujve liridashës, të cilët nuk pajtohen me asnjë
kusht dhe me asnjë çmim me shtypjen dhe shfrytëzimin
që po ushtrohet nga reaksionarja.
Lufta e revolucionares me reaksionaren, e lirisë me robërinë,
daton që nga krijimi i botës dhe lindja e shoqërisë
njerëzore, e sidomos që nga ndarja e saj në klasa
antagoniste: në të pasur dhe të varfër, në
shtypës e në të shtypur. Kjo luftë ka qenë
që në fillim aq e ashpër dhe e përgjakshme,
sa që ndeshjen midis revolucionares dhe reaksionares njerëzit
e shquar të antikës e kanë definuar si "luftë
e njeriut me perënditë", pra, njeriu si personifikim
i revolucionares, kurse "perënditë" si përfaqësuesë
të reaksionares.
Këtë luftë të revolucionares me reaksionaren,
mendimtarët e lashtësisë, të rrymës filozofike
dialektike, për dallim nga idealistët metafizikë,
e kanë cilësuar si luftë të drejtë, të
pashmangshme dhe triumfuese.
Për këtë të vërtetë shkencore, filozofët
materialistë të antikës shpreheshin simbolikisht
kur shkruanin se lufta mijëravjeçare e njeriut me "perënditë",
pra e revolucionares me reaksionaren, për rrëmbimin prej
tyre të zjarrit lirisë, përfundoi me fitoren
e njeriut, përfundoi me ngadhnjimin e lirisë, të
revolucionares mbi reaksionaren.
Në këtë mënyrë, perënditë
antike nuk i përballuan kohës, nuk e mbijetuan atë.
Ato u shuan, u zhdukën, pësuan disfatë. Ato njeriu
revolucionar e liridashës, me luftën e tij titanike, i
shndërroi në relike, i mbylli në muze, i ngujoi në
legjenda e mitologji dhe i la atje përgjithmonë, si një
fragment e dëshmi të një lufte të gjatë
e të mundimshme të njeriut me perënditë,
të revolucionares me reaksionare, të jetës me vdekjen,
të lirisë me robërinë. Pra, jeta i takoi dhe
përherë do ti takojë njeriut revolucionar dhe
jo perëndive reaksionare.
Megjithatë, në të gjitha kohërat, pra edhe në
këtë tonën, ka pasur e ka njerëz që përpiqen
të ndërrojnë pamjen e vet prej njeriu dhe përpiqen
të marrin pamjen e perëndisë, rolin dhe fuqinë
e perëndisë. Këta demonë me fytyrë njeriu,
me ambiciet e veprimet e tyre histerike, që flasin çdoherë
në emër të popullit, janë njerëz të
tjetërsuar, të zhveshur moralisht nga çdo ndjenjë
humane e progressive, janë të larguar nga rruga e popullit,
të ngritur mbi interesat dhe aspiratat liridashëse të
tij, që përpiqen ti frenojnë proçeset
shoqërore progressive; janë vetëshndërruar në
perëndi e reaksionarë.
Letërnjohtimi i vërtetë i reaksionarit është:
mbrojtës i interesave të klasës sunduese, mbrojtës
i sistemit shoqëror politik shtypës e shfrytëzues;
ushtrues i dhunës, represionit, terrorit shtetëror e pushtimit
të popujve; shtypës i çdo lloj lëvizjeje demokratike
e revolucionare të masave të gjera popullore; përfaqësues
i regresit e reaksionit; kundërshtar e frenues i zhvillimit
shoqëror e kulturor të popullit; antidialektik e kundërrevolucionar
Kundër reaksionarëve e perëndive të
rrejshme e të vetëshpallura, që në emër
të popullit sundojnë popullin, të parët ngriten
luftëtarët e pakompromis kundër reaksionares
revolucionarët. Kështu ka ngjarë gjatë gjithë
historisë njerëzore, sa herë që në fronet
e tyre janë shfaqur perënditë me maskat
e buzqeshjes hyjnore në fytyrë e me thikat
majëmprehta në duar, fshehur nën pelerinat dhe uniformat
e tyre vezulluese, të gatshme ti ngulin në shpinë
të popullit e në gjoks të revolucionarëve, sa
herë që ata ngriten në këmbë për tua
çjerrë maskat hyjnore maskarenjëve
sunduesë.
Kjo është detyra, ky është misioni fisnik i
revolucionarëve: që tua çjerrin maskat perëndive,
që tua frenojnë duartë gjakatare në të
cilat shtrëngojnë thikat e helmatisura, që tua
rrëzojnë e përbaltin pelerinat e uniformat elegante
perëndive false dhe ti zhveshin e ti
nxjerrin ato me tërë shëmtinë e tyre para masës
së popullit.
Ai revolucionar që svepron kështu, dëshmon
para ndërgjegjes së vet, para familjes së vet, para
shokëve të vet dhe para popullit të vet se sështë
revolucionar, se nuk është bir i popullit; se egoizmi,
ambicia e karrierizmi personal ia ka bastardhuar ndërgjegjen
e ia ka bllokuar logjikën.
Dhe ne, me realizëm, duhet ta pranojmë se në këtë
botë e në këtë luftë të revolucionares
me reaksionaren pati, ka dhe do të ketë edhe pseudorevolucionarë,
pseudopatriotë, pseudodemokratë e reaksionarë të
veshur gjithmonë me petkun e hipokrizisë, të cilët
në çaste të caktuara historike përpiqen të
luajnë rolin e revolucionarëve, të luftëtarëve
atdhetarë e të liderëve të kombit. Revolucionarët,
patriotët e demokratët po ndeshen kudo: në rrugë,
në punë e në luftë me pseudorevolucionarët,
pseudopatriotët e pseudodemokratët. Ska gjë
më të shëmtuar se ata. Dhe atdheun, popullin dhe
lirinë askush nuk i dëmton më shumë se ata.
Por, për fat, të tillët janë të paktë,
prandaj nuk mund ta ndalin rrotën e historisë që
të mos shkojë përpara, nuk mund ta ndalin triumfin
e lirisë dhe të bashkimit kombëtar.
Që të jesh revolucionar luftëtar i lirisë,
i së drejtës dhe së vërtetës duhet të
posedosh e të jesh i armatosur me dy armë kryesore: diturinë
dhe guximin. Këto dy pasuri e vyrtyte të paçmueshme
të njeriut revolucionar janë burimi i pashterrshëm
i forcës, i progresit dhe i lirisë. Janë dy shtyllat
kryesore e të sigurta të fitores dhe të ardhmërisë.
Kur i posedon, i zotëron dhe i përdor kur duhet e si duhet
këto dy cilësi të larta, këto dy armë të
forta, atëherë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë
i ke të garantuara.
Që të jesh revolucionar dhe luftëtarë kombëtar
në kohë krizash, udhëkryqesh, furtunash e dilemash
është një nderë i veçantë, krenari,
por në të njëjtën kohë është
edhe një përgjegjësi e madhe morale, është
një detyrë e vështirë historike që kërkon
durim, gjakftohtësi, urtësi, largpamësi, trimëri
dhe sakrifica të panumërta. Rruga e lirisë nuk është
e shtruar me lule, por me therra.
Edhe në çastet më të vështira, më
kritike dhe më të dëshpruara, revolucionari sduhet
tu bjerë këmbanave të pikëllimit, të pesimizmit
e të dorëzimit, sepse është luftëtar kombëtar
i të sotmes dhe të ardhmes së kombit të vet.
Sepse revolucionari është zëri buçitës
i së vërtetës, i drejtësisë dhe i ndërgjegjes
liridashëse mbarëpopullore. Kjo, në të njëjtën
kohë, revolucionarin e obligon që të emërtojë
me emër të vërtetë hipokrizinë, gënjeshtrën,
dhunën, padrejtësinë, marrëzinë, pushtimin,
robërinë, tradhtinë,
Ata të vetëquajtur patriotë, demokratë e revolucionarë
që heshtin në kohë të vështira dhe në
kthesa historike për kombin, ata sjanä gjë
tjetër pos frikacakë, pseudopatriotë e pseudorevolucionarë,
të cilët kanë pranuar me vetëdije vdekjen e
tyre politike, intelektuale e civile. Dhe për pseudopatriotët
e ndërgjegjshëm ska vdekje më tragjike se sa
vdekja qyqare, se sa të qenurit i vdekur për së gjalli.
Përpara së keqes dhe furtunës, përpara përmbysjes
dhe tragjedisë kombëtare me asnjë çmim sbën
të qëndrojmë indiferentë, neutralë, të
shurdhër e të verbër. Në të tilla raste
duhet që tu biem njëherësh të gjitha këmbanave
të alarmit, me qëllim që të zgjohen nga kllapia
e gjumit të robërisë të gjitha shtresat popullore,
me qëllim që i tërë populli të ngritet
në këmbë që ti vërë gjoksin
stuhisë, për tu rrëmbyer zjarrin lirinë
"perëndive" pushtuese dhe me pishtarin e dritës
në duar të çajë muzgjet e historisë dhe
të errësirës mesjetare që ka pllakosur mbi Shqipërinë
e copëtuar Etnike.
Shkruar më 12 Shkurt 1990,
Botuar në ALTERNATIVA, revistë e Shoqatës Kulturore
Shqiptare - Migjeni, Nr.1/2, Janar - Shkurt 1990, Lubjanë.
PERANDORITË VDESIN
POPUJT RILINDIN
I
Që nga formimi i saj si shtet feudo-borgjez e shumëkombësh
Jugosllavia, nga forcat demokratike, progresive e revolucionare
të kohës u cilësua si burg popujsh të shtypur
e të shfrytëzuar.
Siç dihet tanimë, Jugosllavia e sotme themelet e saj
si shtet i nisi në vitet 1918-1919, pas Luftës I Botërore.
U krijua artificialisht në kabinetet diplomatike dhe në
konferencat e qarqeve imperialiste të Evropës, u formua
në dëm të popujve të tjerë të Ballkanit.
Ajo ishte pjellë e kontradiktave dhe e konfrontimeve ndërimperialiste,
gjatë e pas Luftës I Botërore, si rezultat i mosmarrëveshjeve
të tyre për ndarjen e zonave të influencës e
të sundimit të Gadishullin tonë.
Me kalimin e kohës, me forcimin dhe konsolidimin e dinastisë
mbretërore serbe, kjo kreaturë politike, e ashtuquajtur
- Mbretëria SKS, më 1929 kaloi nën sundimin total
të dinastisë mbretërisë të Karagjorgjeviçëve,
duke marrë emrin Jugosllavi, emër prapa të cilit
faktikisht fshihej Serbia e Madhe.
Për situatën dhe gjendjen politike, nacionale, ekonomike
e juridike të popujve sllavë e josllavë të Jugosllavisë
së vjetër skemi çka flasim, sepse dihet që
ajo ishte një shtet i prapambetur feudo-borgjez që ndiqte
një politikë shoveniste të udhëhequr nga kralët
serbomëdhenj, të cilët ushtronin pushtet absolut
mbi gjithë Jugosllavinë. Mbi popujt e Jugosllavisë
së vjetër rëndonte tmerrësisht shtypja kombëtare,
shfrytëzimi ekonomik, skamja e varfëria, prapambetja arsimore
e kulturore; rëndonte terrori, diskriminimi dhe degjenerimi
politik e moral i shoqërisë.
Në një gjendje të këtillë politiko-ekonomike
e gjeti Jugosllavinë e Karagjorgjeviçëve serbomëdhenj
sulmi kundër saj i okupatorëve nazifashistë, të
cilëve ky shtet i kalbur nuk mundi tu bëjë
kurrfarë rezistence mbrojtëse!
Si rrodhën ngjarjet gjatë Luftës II Botërore
e pas saj dhe se si u krijua Jugosllavia e re Federative
e AVNOJ-it e dimë të gjithë nga historia e shkruar
dhe e pashkruar. Por ajo që ne duhet gjithnjë ta kemi
parasysh është se edhe Jugosllavia e re u
krijua mbi bazë e mbi themele të vjetëra e të
paqëndrueshme politike, nacionale e territoriale. Edhe Jugosllavia
federative, porsi e vjetëra, u ngritë mbi themele të
vrazhëda të shtypjes kombëtare e të shfrytëzimit
ekonomik të popujve; u ngritë mbi themele të tradhëtisë
ndaj çështjes së revolucionit e të lirisë
së popujve; u ngritë në kundërshtim flagrant
me zgjidhjen drejt të çështjes nacionale dhe në
kundërshtim të plotë me vullnetin e të drejtën
e popujve për vetëvendosje.
Në këtë mënyrë, Jugosllavia e re
Federative nuk solli asgjë të re në jetën dhe
ardhmërinë e popujve që u gjendën përsëri
nën çatinë e saj. Ajo qe dhe mbeti një vazhdimësi
besnike e Jugosllavisë së vjetër, duke bërë
vetëm disa ndryshime e përshtatje të terminologjisë
politike e juridike në përputhje me situatat e reja që
u krijuan pas Luftës II Botërore. Kështu, që
nga krijimi artificial i saj e gjer në ditët tona, Jugosllavia
ishte dhe mbeti një burg vigan popujsh, një kasaphanë
makabre e popujve të pushtuar e të robëruar nga ajo!
Ndër popujt që fati historik i tragjedisë kombëtare
i hodhi nën prangat e robërisë së skëterrshme
serbo-jugosllave është edhe gjysma e kombit shqiptar,
i cili, pavarësisht nga përpjekjet e vazhdueshme dhe luftërat
e tij të pandërprera nacionalçlirimtare, sot e
kësaj dite gjendet i pushtuar dhe i diskriminuar nga shovenistët
serbomëdhenj me kompani, dhe sot e gjithë ditën është
i detyruar që vazhdimisht të zhvillojë një rezistencë
e luftë antishoveniste për të drejta demokratike
dhe liri kombëtare.
II
Nga mësimet e ligjeve të shkencave natyrore e shoqërore
na është e njohur se, çdo gjë në natyrë
dhe në shoqëri është në lëvizje, në
zhvillim e në transformim të përhershëm e të
pandalshëm. Bota materiale kalon nga një formë më
e ulët në një shkallë më të lartë,
gjithnjë sipas ligjeve të pashkruara të materjes.
Asgjë nuk qëndron statike, asgjë nuk është
absolute, asgjë nuk ka ideale e të përkryer, asgjë
nuk ka të dhënë njëherë e përgjithmonë,
prandaj edhe shoqëria njerëzore apo ajo e një shteti
të caktuar, ka kaluar e kalon nëpër fazat dhe sistemet
e ndryshme shoqërore ekonomiko-politike gjatë zhvillimit
e ndryshimit të saj në kohë dhe hapsirë.
Në kuadër të lëvizjes, të zhvillimit e
të transformimit të shoqërisë njerëzore
bën pjesë edhe shoqëria jugosllave, sistemi shtetëror
ekonomiko-politik e juridik i së cilës, nën udhëheqjen
e LKJ-së, ka bërë disa lëvizje e disa ndryshime,
nuk ka qëndruar krejt në vend, por shikuar nën prizmin
e interesave të gjera të popujve që e përbëjnë
atë, këto lëvizje përpara kanë shpejtësinë
e breshkës. Kurse, për popullin e robëruar shqiptar
të Kosovës kjo lëvizje, kjo ecje përpara mund
të definohet kështu: një hap përpara, dy prapa!
Çfarë do të thotë për popujt e nëpërkëmbur
të Federatës, dhe sidomos për popullin tonë
të robëruar, që në Jugosllavi të vazhdojë
status-kuoja politiko-ekonomike e këtyre dyzet viteve nën
udhëheqjen e LKJ-së?
Kur flasim për status-kuonë e djeshme e të sotme
ekonomiko-politike të Jugosllavisë, e kemi fjalën
për status-kuonë e përgjithshme, relative dhe nuk
mendojmë për ndonjë status-kuo absolute, sepse një
e tillë nuk ekziston. Me status-kuo relative kuptojmë
zhvillimin e mëtejshëm ekonomiko-politik të Jugosllavisë
pa ndonjë ndryshim rrënjësor në sistemin shoqëror
politik e kushtetutar. Status-kuo për Jugosllavinë e sotme
do të thotë që ajo të vazhdojë të
funksionojë si shtet me sistem shoqëror ekonomik, juridik
e kushtetutar përafërsisht sikurse gjatë këtyre
katër dekadave të fundit.
Që të vazhdojë të dominojë edhe për
dekada të tjera me rradhë status-kuoja e këtyre katër
dekadave, do të thotë: Jugosllavia të vazhdojë
të funksionojë si shtet federativ shumëkombësh
me sistem shoqëror totalitar e antipopullor; që klasa
punëtore e popujve të Jugosllavisë të vazhdojë
të shfrytëzohet egërsisht nga burokracia e aristokracia
politike e teknike; që popujt e saj të vazhdojnë
të shtypen, të diskriminohen e të përçahen
nga forcat shoviniste e reaksionare në pushtet; që të
vazhdojë ekploatimi kolonialist e neokolonialist i pasurive
natyrore të popujve; që të vazhdojë të
thellohet kriza ekonomike, politike, nacionale e ndërnacionale;
që mbi popullin shqiptar nën Jugosllavi të vazhdojë
robëria dhe terrori shtetëror
III
Bashkimi bën fuqinë! thotë urtësia popullore.
Por, jo çdo bashkim bën fuqinë. Ka bashkim dhe
bashkim. Ka bashkim të vullnetshëm dhe bashkim
të dhushëm. Bashkimi bëhet nga shkaqe, interesa dhe
rrethana të caktuara objektive e subjektive të popujve
që bëjnë bashkimin, dhe po nga rrethana e shkaqe
të caktuara bashkimi sjellë çbashkimin, ndarjen.
Pra, bashkimi dhe ndarja e popujve është një e drejtë
e tyre e patjetërsueshme, është një veprim i
arsyeshëm dhe i nevojshëm në bazë të kohës,
hapsirës dhe rrethanave politike në të cilat bëhat
bashkimi apo ndarja.
Me vullnetin e tyre, popujt zakonisht bashkohen në federata
e konfederata dhe po me vullnetin e tyre ato dalin nga federata
apo konfederata. Shprehja e lirë e vullnetit të popullit
bën pjesë në të drejtën demokratike e të
ligjshme të çdo populli për vetëvendosje deri
në shkëputje, pra, përfshin të drejtën
që populli të vendosë vetë për fatin dhe
ardhmërinë e vet, të vendosë vetë për
bashkim me popujt tjerë, si dhe të vendosë vetë
për rrugën e zhvillimit të tij shoqëror, ekonomik,
politik e juridik.
Federata e Jugosllavisë zanafillën e vet e ka në
Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, pavarësisht se
emrin nuk e kish federatë po mbretëri. Ajo ishte njëfarë
marrëveshjeje formale midis tre popujve që dominonin (kush
më pak e kush më shumë) në kuadër të
saj. Më vonë, kah fundi i Luftës së Dytë
Botërore, lindi e u realizua idea për formimin e Federatës
Jugosllave nga PKJ, të cilën fillimisht e përbënin
gjashtë republika dhe më vonë asaj iu shtuan edhe
dy krahina gjysmëautonome.
Se përse u formua dhe a u formua me vullnetin e popujve slave
të saj Federata e Jugosllavisë, neve, të paktën
momentalisht, nuk na hyn në punë. Ajo që na preokupon
neve është fakti se brenda kësaj federate, jashtë
vullnetit të tij dhe me forcën e armëve, u gjend
edhe gjysma e kombit shqiptar dhe trojeve të tij Kosova.
Pra, për Kosovën federata jugosllave nuk solli gati asgjë
të re, përveç intensifikimit të dhunës,
shpërnguljeve masive dhe terrorit ushtarako-policor. Ajo përsëriti
pushtimin dhe aneksimin shovenist të Kosovës të viteve
1912-1913!
Tani, këto nëntë vitet e fundit, me forcimin e klanit
unitarist serbomadh dhe pas ringjalljes së ambicieve të
tij ekspansioniste panserbe për dominim mbi gjithë federatën
dhe popujt e saj, Jugosllavia federative ka filluar të shndërrohet
në një sinonim të së keqes e të robërisë
për shumicën e popujve të saj. Prandaj, popujt dhe
republikat e federatës kanë filluar të zgjohen e
të lëvizin për të gjetur rrugëdalje nga
ky shtet/burg popujsh i quajtur Jugosllavi. Dhe shtegu i vetëm
për dalje nga burgu i federatës është zbatimi
praktik i të drejtës demokratike për vetëvendosje
deri në shkëputje, e drejtë legjitime e çdo
populli, e sanksionuar edhe në Kartën e OKB-së.
Të drejtën e vetëvendosjes ka filluar ta shfrytëzojë
republika e Sllovenisë, duke e sanksionuar qartë në
Kushtetutën e re të saj, të aprovuar kohët e
fundit. Këtë të drejtë nesër, me siguri,
do ta sanksionojnë edhe republika të tjera në kushtetutat
e tyre të reja, pavarësisht se Serbia dhe disa forca tjera
reaksionare alarmohen nga e drejta e popujve për vetëvendosje,
duke pretenduar se kjo e drejtë është konsumuar
përfundimisht atëherë kur popujt jugosllavë
vendosën që të bashkohen në Federatën
e Jugosllavisë.
Të drejtën për shprehjen e vullnetit të lirë,
të drejtën demokratike për vetëvendosje deri
në shkëputje e kërkon edhe populli shqiptar i Kosovës
dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi, por shprehjen e një
vullneti të tillë sovran nuk e lejojnë ende forcat
antidemokratike, antishqiptare e shoveniste të federatës,
e sidomos ato të Serbisë. Megjithëkëtë,
populli ynë, i pjekur tanimë politikisht, nuk do ta pushojë
për asnjë çast luftën e tij për barazi,
demokraci, vetëvendosje e liri.
A mbetet jugosllavia federatë, bëhet konfederatë
apo shpërbëhet me rastin e vetëvendosjes dhe shkëputjes
prej saj të disa republikave, kjo është çështje
e vetë popujve dhe e republikave që e formuan atë.
Sa i përket popullit shqiptar të Kosovës, atë
as nuk e pyeti kush kur u formua federata dhe as nuk do ta pyes
kush në rast se shformohet ajo. Populli ynë ka rrugën
dhe Atdheun e vet.
IV
Liria dhe ardhmëria e vendeve dhe e popujve të pushtuar,
të shtypur e të robëruar zakonisht varet nga vullneti,
organizimi dhe lufta e tyre e vendosur për liri e pavarësi
kombëtare. Por, në një formë apo në një
tjetër, në njëfarë shkalle të caktuar,
efektiviteti, kahja, zhvillimi dhe përfundimi i luftës
demokratike e çlirimtare të popullit të robëruar
varet edhe nga gjendja politike, ekonomike dhe ushtarake e shtetit
pushtues. Kjo luftë varet gjithashtu, deri në njëfarë
mase, edhe nga përkrahja apo mospërkrahja e faktorëve
të jashtëm politik. Pra, perspektiva dhe triumfi i luftës
demokratike e çlirimtare të popullit të pushtuar
varet nga raporti i forcave që formojnë trekëndshin:
popull i robëruar shtet pushtues faktorë
të jashtëm politik.
Fati dhe liria e popujve të robëruar ngushtësisht
është e lidhur edhe me fatin dhe ardhmërinë
e shtetit pushtues. Kjo ka ngjarë shpesh në ngritjen dhe
rënien e perandorive të mëdha pushtuese në historinë
e njerëzimit dhe të popujve të shtypur të botës.
Është ligj dialektik që bota e re të lindë
mbi gërmadhat e botës së vjetër, që progresivja
të dominojë mbi regresiven dhe që liria të dominojë
mbi robërinë.
Gjithmonë gjatë historisë së njerëzimit,
perëndimi dhe shkatërrimi i perandorive antike e mesjetare
ka kushtëzuar lindjen dhe formimin e një varg shtetesh
të reja e të pavarura kombëtare dhe ka sjellë
lirinë e shumë popujve të robëruar e të
shtypur. Kjo ka ndodhur pas shkatërrimit të disa perandorive
botërore, siç ishin: Perandoria e Babilonisë, e
Persisë, e Arabisë, Perandoria Romake, Bizantine, serbe,
Bullgare, Osmane,
etj.
Shkatërrimi i perandorive është liria e popujve dhe
e kombeve të pushtuar, të shtypur e të shfrytëzuar.
Ky është mësimi shkencor i historisë së
shoqërisë njerëzore, zhvillimin dhe transformimin
progresiv të së cilës nuk mundën ta ndalin perandoritë
pushtuese antike, as ato mesjetare dhe nuk do të mund ta ndalin
as perandoritë, miniperandoritë dhe kuaziperandoritë
bashkëkohore të epokës sonë.
Lëvizja, ndryshimi, zhvillimi dhe transformimi i pandalshëm
pozitiv i materjes dhe i shoqërisë njerëzore ndjek
në pakufi ligjet e veta objektive, ndjek rrugën e vet
natyrore jasht vullnetit të botës njerëzore dhe aq
më tepër jasht vullnetit të perandorive dhe të
kuaziperandorive barbare të njerëzimit.
Perandoritë vijnë e shkojnë, popujt mbesin, ata janë
të pavdekshëm. Ardhmëria u takon popujve të
lirë, barazisë paqes dhe lirisë. Perandoritë
vdesin, popujt çlirohen dhe rilindin përsëri.
Shkruar në Korrik 1990,
Botuar në ALTERNATIVA, revistë e Shoqatës Kulturore
Shqiptare Migjeni, Nr.7/8, Korrik-Gusht 1990, Lubjanë.
LUFTA PËR REPUBLIKË
DHE PËR DEMOKRACI
I. Ligji i luftës së të kundërtave
Nga ligji i shkencave natyrore dhe dialektike na është
e njohur se ngjarjet dhe fenomenet natyrore e shoqërore janë
të lidhura dhe në varshmëri me njëra-tjetrën.
Njëri nga ligjet dialektike të zhvillimit dhe të
transformimit të materjes dhe të shoqërisë njerëzore
është edhe ligji i luftës dhe i unitetit të
të kundërtave, në kornizat e të cilit hyn edhe
lufta e popullit tonë për Republikë kundër luftës
robëruese të agresorit. Luftë kundër luftës.
Robëria është negacioni i lirisë, kurse lufta
për liri është mohim i robërisë.
Robëria e një populli fillon nga çasti i shkeljes
së çizmes së parë të ushtarit armik mbi
tokën e popullit që sulmohet për tu robëruar.
Ndërsa, lufta për liri fillon nga momenti i pushtimit
të atdheut nga ushtritë e huaja invaduese.
Robëria dhe pushtimi i huaj imponojnë domosdoshmërinë
e fillimit të luftës për liri të popullit të
pushtuar e të robëruar. Pushtimi lind luftën për
liri, kurse lufta sjellë lirinë. Ky është një
proçes historik i pashmangshëm, në të cilin
fenomenet dhe ngjarjet janë të ndërlidhura ngushtë
me njëra-tjetrën, kushtëzojnë njëra-tjetrën
dhe njëkohësisht luftojnë deri në fund njëra-tjetrën.
Gjërat e kundërta zhvillojnë vazhdimisht në
mes tyre luftën e të kundërtave. Kurrë nuk ka
pasur dhe nuk mund të ketë pajtim në mes gjërave
e fenomeneve të kundërta. Me vullnet apo jasht tij, të
gjithë janë të detyruar ti nënshtrohen
dhe të ndeshen me ligjin natyror të luftës së
të kundërtave.
Ligji i luftës së të kundërtave nuk njeh indiferentizëm,
as neutralitet në ndeshjen e madhe dhe konstante të të
kundërtave. Ky ligj, poashtu, nuk njeh neutralitet politik
apo ushtarak gjatë zhvillimit të luftës së të
kundërtave: luftës midis lirisë dhe robërisë,
luftën në mes të popullit çlirimtar dhe ushtrisë
pushtuese armike.
Legjitimiteti, drejtësia dhe domosdoshmëria e qëndresës,
e rezistencës dhe e luftës aktive të popullit të
robëruar, të shtypur e të shfrytëzuar daton
nga dita e rënies së tij nën zgjedhën e huaj
të pushtimit dhe të robërisë. E drejta dhe detyra
e popullit të robëruar është që të
qëndrojë, të rezistojë, të protestojë,
të luftojë, të shkëpusë prangat e robërisë,
të nxjerrë jashtë trojeve të tij armikun pushtues
dhe të fitojë lirinë e vet.
Asnjë popull nuk e dëshiron luftën dhe gjakderdhjen,
por asnjë popull nuk e duron robërinë, nuk e pranon
zhdukjen dhe nuk e nënshkruan nënshtrimin. Çdo
popull dëshiron dhe ka të drejtë që të
jetojë i lirë në atdheun e vet.
II. Kontradikta antagoniste
Kontradikta antagoniste midis popujve të pushtuar e të
shtypur dhe kolonializmit e neokolonializmit, është njëra
ndër kontradiktat më të mëdha të kohës
sonë. Këtu e kanë bazën dhe burimin revolucionet
e luftërat nacionalçlirimtare të popujve kundër
pushtimit, shtypjes e shfrytëzimit kolonialist dhe neokolonialist.
Popujt e robëruar janë të detyruar të ngriten
në luftë nacionalçlirimtare kundër pushtuesve
kolonialistë, sepse pushtuesit asnjëherë nuk heqin
dorë vullnetarisht nga shtypja kombëtare e koloniale.
Sa herë që interesat e tyre politiko-ekonomike rrezikohen
seriozisht nga populli kryengritës, aq herë ata përdorin
pa hezitim dhunën ushtarako-policore.
III. Lufta nacionalçlirimtare
dhe demokracia
Një rëndësi të veçantë ka marrë
sot në Kosovë edhe lidhja midis luftës antikolonialiste
nacionalçlirimtare dhe luftës për demokraci. Për
nga karakteri dhe përmbajtja e saj, lufta aktuale politike
e popullit tonë ka dimensionet e një revolucioni popullor
demokratik, nacionalçlirimtar, antishovenist e antikolonialist.
Lufta për liri e pavarësi kombëtare dhe lufta për
demokraci janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën,
por edhe dallohen midis tyre. Ato janë dy luftëra të
ndryshme që plotësojnë njëra-tjetrën, por
që nuk duhet të identifikohen. Lufta nacionalçlirimtare
zhvillohet nga populli që është i robëruar,
toka e të cilit është e pushtuar nga forca të
huaja ushtarako-policore. Qëllimi i parë i kësaj
lufte është dëbimi me forcë apo me mjete politike
i forcave të huaja pushtuese; është çlirimi
i vendit, fitimi i lirisë. Kurse, lufta për demokraci
zhvillohet brenda përbrenda një shteti për liritë
dhe të drejtat politike të popullit, të qytetarëve
dhe të individit.
Aktualisht, populli shqiptar i Kosovës është duke
u përpjekur që të zhvillojë njëherësh
edhe luftë për çlirim kombëtar edhe luftë
për demokraci.
Liria dhe pavarësia kombëtare e një populli ka vetëm
një kuptim e një përmbajtje, e cila dihet nga të
gjithë. Kurse demokracia ka disa përmbjatje, varësisht
për cilin lloj të demokracisë është fjala
dhe, sidomos demokracia varet nga karakteri dhe përmbajtja
e revolucionit që kryen populli. Revolucioni borgjez sjellë
demokracinë borgjeze, revolucioni popullor demokratik sjellë
demokracinë popullore, kurse revolucioni proletar sjellë
demokracinë proletare.
IV. Demokracia dhe demokracitë
Meqenëse këto kohët e fundit edhe populli ynë
në Jugosllavi po lufton për demokraci, krahas luftës
së tij për liri e pavarësi kombëtare dhe, meqenëse
për demokraci po flitet shumë në rradhët e forcave
politike të Kosovës, atëherë, ne e pamë
të arsyeshme që të ndalemi pak edhe në këtë
çështje që të shprehim pikëpamjen tonë
rreth demokracisë e demokracive.
Të shohim me rradhë se çështë demokracia,
çështë demokracia borgjeze, çështë
demokracia popullore dhe çështë demokracia
proletare?
- Demokracia është regjim ose sistem politik ku pushteti
ushtrohet nga populli drejtpërdrejt, ose nëpërmjet
organeve të zgjedhura ku shtetasit gëzojnë liri e
të drejta të barabarta.
- Demokracia borgjeze është formë e diktaturës
së borgjezisë, ku të drejtat dhe liritë e shpallura
kanë karakter formal dhe nuk garantohen dhe nuk vihen në
jetë për masat e gjera të popullit.
- Demokracia popullore është demokraci e qendrës,
centriste, në mes demokracisë borgjeze dhe asaj socialiste,
konsiderohet demokraci e masave të popullit.
- Demokracia proletare është definuar nga klasikët
e marksizmit si tip më i lartë, formë e diktaturës
së proletariatit, ku pushtetin duhet ta ketë populli punonjës
me klasën punëtore në krye, kurse masat e gjera popullore
duhet të marrin pjesë në qeverisjen e vendit, në
drejtimin e ekonomisë, në hartimin e ligjeve, në
kontrollimin e veprimtarisë së organeve të pushtetit.
E njëjta gjë u besua se ndodhë edhe me shtetin socialist,
i cili duke qenë diktaturë për borgjezinë, duhej
të ishte demokraci për punonjësit.
Në të vërtetë, çdo shtet duke qenë
diktaturë për një klasë, është demokraci
për një tjetër.
V. Për çfarë demokracie po lufton
populli shqiptar në Kosovë?
Mendojmë se populli shqiptar në Kosovë po lufton
për demokraci autentike popullore, e cila buron nga vetë
karakteri dhe përmbajtja e revolucionit popullor demokratik
në zhvillim e sipër.
Gjatë luftës së tij për demokraci, populli ynë
duhet të jetë gjithmon vigjilent dhe në dijeni se:
çdo demokraci nga forca të ndryshme reaksionare mund
të deformohet, mund të shndërrohet në antidemokraci
dhe në pseudodemokraci. Në këtë mënyrë,
demokracia borgjeze shpesh është keqpërdorur dhe
është shndërruar në demokraci fashiste.
Demokracia popullore shpesh është tradhëtuar dhe
është shndërruar në demokraci antipopullore.
Kurse demokracia proletare në të shumtën e rasteve
është deformuar dhe shndërruar në demokraci
burokratike e totalitare.
VI. Ora e madhe historike
ka filluar të bjerë
Historia, zhvillimi shoqëror-historik dhe politiko-ekonomik
i popullit shqiptar në Jugosllavi, si dhe vetë zhvillimi
shoqëror i kombit shqiptar në përgjithësi ka
karakteristikat, përmbajtjen dhe specifikën e vet origjinale.
Çdo tentim, në luftën tonë për liri e
demokraci, për të kopjuar, imituar e zbatuar shabllon
veprimet politike dhe praktikat demokratike të popujve të
tjerë, pa u konsultuar me historinë dhe traditën
tonë specifike e origjinale, çon në gabime dhe
deformime të rënda politike me pasoja të mëdha.
Situata e Kosovës dhe e mbarë popullit shqiptar në
Jugosllavi nuk është e ngjashme me situatat politike e
vlimet demokratike të vendeve të Evropës lindore
apo perëndimore, sepse përderisa në këto vende
popujt dhe forcat politike zhvillojnë luftë për demokraci,
luftë të brendshme politike për pushtet në suazat
e shtetit dhe popullit të vet; në anën tjetër,
populli shqiptar në Jugosllavi, në rradhë të
parë, zhvillon luftë çlirimtare, luftë antikolonialiste
për liri dhe pavarësi kombëtare.
Lufta e mirëfilltë e një populli për demokraci
zhvillohet vetëm brenda shtetit të tij kombëtar,
siç do të jetë rasti konkret i popullit tonë
në Republikën e Kosovës, nëse ajo do të
funksiononte politikisht, juridikisht dhe ekonomikisht. Pra, pa
shtet kombëtar nuk ka as liri dhe as luftë për demokraci.
Populli shqiptar në Kosovë në veçanti dhe
mbarë populli shqiptar në Jugosllavi në përgjithësi,
në këto momente vërtetë historike e ndoshta
të papërsëritshme, duhet të jetë vigjilent,
i kujdesshëm, i vendosur, i vetëdijshëm, i pjekur
politikisht dhe i ndërgjegjshëm që të mos kryej
kundërrevolucion në kundërrevolucion, as kundërrevolucion
në revolucion, por të kryej revolucion në kundërrevolucion.
Revolucioni, kundërrevolucioni, liria dhe demokracia as nuk
importohen, as nuk eksportohen dhe as nuk shartohen. Ato lindin
dhe zhvillohen në kushte e rrethana konkrete historike dhe
shoqërore politike në të cilat jeton, punon, vepron
dhe krijon një popull.
Çdo popull ka historinë e vet origjinale dhe autoktone
kombëtare; ka psikologjinë specifike kombëtare e
shpirtërore; ka atdheun e vet dhe rrugën e vet të
pavarur të zhvillimit shtetëror, shoqëror, politik,
ekonomik, juridik dhe kulturor.
Sidoqoftë, një gjë është e qartë dhe
e pranueshme nga të gjithë, se kombit shqiptar koha dhe
momenti historik i kanë ofruar disa alternativa, apo thënë
më saktë, tri rrugë të zhvillimit të tij
shtetëror dhe shoqëror në vigjilje të shek.XXI:
Rruga e Parë: pa vullnetin e tij, gjatë shek.XXI, populli
shqiptar mund të jetojë i copëtuar, si gjer më
tani, në një Shqipëri si shtet, në një
Kosovë si republikë e Jugosllavisë (Serbisë
së Madhe) dhe në pjesët tjera të trojeve shqiptare
si koloni të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të
Zi.
Rruga e Dytë: gjatë shek.XXI, kombi shqiptar mund të
jetojë i ndarë në dy shtete në Shqipëri
dhe në shtetin e Kosovës, si republikë e bashkuar
e të gjitha viseve shqiptare në Serbi, Maqedoni dhe Mal
të Zi.
Rruga e Tretë: me vullnetin e tij, gjatë shek.XXI, kombi
shqiptar dhe atdheu mund të jetë i lirë dhe i bashkuar
në shtetin kombëtar të Shqipërisë etnike,
duke përfshirë brenda saj edhe Republikës e bashkuar
të Kosovës dhe Çamërinë.
Dekada e dhjetë e shek.XX është njëra ndër
sprovat e kthesat më të mëdha dhe më të
rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Gjatë kësaj dekade kombi shqiptar do të gjendet para
provimit të historisë që me zgjuarsinë, vendosmërinë
dhe urtësinë e tij të dëshmojë vitalitetin
si komb autokton i formuar ndër shekuj dhe mijëvjeçarë;
që të dëshmojë se vërtet është
pasardhës i Ilirëve legjendarë; që të dëshmojë
se vërtet është një komb që e meriton lirinë,
bashkimin dhe ekzistencën e tij mbi truallin e stërlashtë
ilirian.
Ora e madhe historike e lirisë dhe e bashkimit kombëtar
po bjen me alarm dhe kushtrim, kush ka veshë e dëgjon.
Shkruar në Shtator 1990,
Botuar në DEMOKRACIA AUTENTIKE, gazetë e Grupit të
Intelektualëve të Pavarur Shqiptarë në Slloveni,
Viti II i botimit, Nr.3, Janar 1991, Lubjanë.
NË RRUGË DREJT LIRISË
I. Për çka lufton Kosova sot?
Populli ynë aktualisht zhvillon luftë politike për
çlirim kombëtar. Lufta politike zhvillohet me mjete
paqësore, zakonisht përmes shtypit, radios, televizionit
dhe mjeteve tjera të propagandës. Ajo, gjithashtu, zhvillohet
përmes polemikave, reagimeve, protestave, dialogut demokratik,
përmes ballafaqimeve të argumenteve e kundërargumenteve
me politikën dhe propagandën zyrtare të regjimit.
Lufta politike përmban në vetvete luftën ideologjike,
ekonomike, kulturore e diplomatike kundër armikut pushtues
apo kundërshtarit politik.
Kosova sot lufton për çlirim kombëtar, i cili me
mjete politike realizohet përmes zbatimit të së drejtës
demokratike të çdo populli për vetëvendosje
deri në shkëputje.
Pas vetëvendosjes dhe çlirimit kombëtar pason pavarësia,
sovraniteti kombëtar, liria dhe në fund demokracia.
II. Çështë vetëvendosja demokratike
e popujve?
Vetëvendosja është shfaqje e vullnetit të një
populli për të përcaktuar vetë formën e
organizimit shtetëror. Vetëvendosja është e
drejta e popujve të shtypur dhe e vendeve koloniale për
tu shkëputur plotësisht nga varësia politike
dhe ekonomike prej një shteti, e drejta e kombeve për
të qenë të pavarur dhe si shtete më vete.
Nga ky përkufizim i termit politik vetëvendosje, dalin
qartë edhe dy momente se, kur një popull kërkon zbatimin
e të drejtës për vetëvendosje.
Rasti i Parë është pasi një popull të jetë
çliruar nga sundimi i huaj, ai vendos, në liri, për
mënyrën dhe formën e organizimit politik, ekonomik,
juridik dhe kulturor të shtetit të vet.
Rasti i Dytë i zbatimit të vetëvendosjes vjen në
shprehje kur një popull është në kuadër
të një shteti shumëkombësh dhe ai shpreh vullnetin
e tij që të shkëputet nga ai shtet.
Pra, vetëvendosja paraqitet në dy forma: 1.Vetëvendosje
për organizim shtetëror, dhe 2.Vetëvendosje për
shkëputje.
Aktualisht populli shqiptar në Jugosllavi lufton për realizimin
e formës së parë të vetëvendosjes
vetëvendosje për organizim shtetëror Republikë,
në kuadër të federatës/konfederatës jugosllave.
Ne mendojmë se populli ynë, si popull i pushtuar dhe i
robëruar, së pari duhet të kërkojë vetëvendosje
për shkëputje, për çlirim, pastaj, brenda
shtetit të vet, të zbatojë vetëvendosjen për
organizim shtetëror.
III. Çështë çlirimi kombëtar?
Çlirimi është gjendje kur një popull me luftën
e tij nacionalçlirimtare dhe politike del nga pushtimi, robëria
dhe sundimi i huaj; dëbon pushtuesit nga atdheu i tij, çliron
vendin, merr pushtetin dhe fiton lirinë, pavarësinë
dhe sovranitetin e vet kombëtar.
Ashtu siç kishte vetëvendosja dy forma dhe dy përmbajtje,
edhe çlirimi kombëtar, mendojmë ne, ka dy përmbajtje:
1.Çlirim kombëtar i kufizuar, dhe 2.Çlirim kombëtar
i plotë.
Përmbajtja e çlirimit kombëtar varet nga forma
e vetëvendosjes që realizon populli i pushtuar. Në
rastin tonë konkret, nëse populli ynë realizon formën
e parë të vetëvendosjes vetëvendosjen
për organizim shtetëror brenda Jugosllavisë, atëherë
çlirimi kombëtar i tij do të jetë i kufizuar.
Nëse populli shqiptar në Jugosllavi kërkon dhe realizon
formën e dytë të vetëvendosjes vetëvendosjen
deri në shkëputje, atëherë çlirimi kombëtar
i tij do të jetë i plotë.
Varësisht se cila formë e vetëvendosjes realizohet
dhe varësisht se çfarë përmbajtjeje ka çlirimi
kombëtar, të tillë karakter dhe përmbjtje ka
edhe pavarësia dhe sovraniteti kombëtar i popullit të
pushtuar, të shtypur dhe të shfrytëzuar që lufton
për vetëvendosje, çlirim, pavarësi, sovranitet,
liri e demokraci. Kjo do të thotë se, ekziston edhe pavarësia
e sovraniteti kombëtar i kufizuar dhe i plotë.
4. Çështë liria dhe çështë
demokracia?
Liria është të qenët i lirë në jetë
dhe në punë. Liria është mungesë e shtypjes,
e varësisë dhe e kufizimeve që pengojnë, vështirësojnë
dhe ndrydhin veprimtarinë politike dhe shoqërore të
individit, të një klase apo të shoqërisë
në tërësi. Liria është gjendje kur një
vend nuk është i pushtuar dhe kur një popull nuk
është i robëruar, por kur që të dy janë
të lirë e të pavarur.
Demokracia është regjim ose sistem politik, ku pushteti
ushtrohet nga populli drejtpërdrejt ose nëpërmjet
organeve të zgjedhura prej tij, ku shtetasit gëzojnë
liri dhe të drejta të barabarta.
Varësisht nga përmbajtja e platformës dhe e programit
politik që shtron për realizim një popull dhe forcat
e tij politike udhëheqëse, të tillë karakter
dhe përmbajtje, pra, të plotë apo të kufizuar
do të kenë edhe liria dhe demokracia.
Prandaj, vijmë te përkufizimi se: nuk ka demokraci pa
liri, nuk ka liri pa pavarësi e sovranitet kombëtar, nuk
ka pavarësi e sovranitet pa vetëvendosje e çlirim
kombëtar, nuk ka vetëvendosje e çlirim pa luftë
çlirimtare e organizim politik, nuk ka luftë dhe organizim
pa gjendje pushtimi e robërie dhe nuk ka pushtim dhe robëri
pa pushtues e sundimtarë të huaj.
Kështu na mëson dialektika e fenomeneve dhe e ngjarjeve
shoqërore, historike dhe politike. Fenomeni mundëson fenomenin,
situata krijon situatën, ngjarja lind ngjarjen, veprimi kushtëzon
veprimin
, e kështu zinxhirë deri në zgjidhjen
përfundimtare të çështjeve dhe të problemeve
historike, politike dhe ekonomike që shtrohen për zgjidhje
nga popujt dhe koha.
Kosova, populli shqiptar në Jugosllavi dhe forcat e tij të
organizuara politike demokratike dhe revolucionare, për të
arritur deri në liri, sipas mendimit tonë, duhet të
ndjekin rrugën dialektike të kësaj trajektoreje horizontale:
pushtim robëri qëndresë organizim
politik luftë nacionalçlirimtare çlirim
kombëtar vetëvendosje liri pavarësi
sovranitet kombëtar vetëvendosje votime
të lira demokraci zhvillim shoqëror, ekonomik
e politik ecje përpara e shoqërisë përmes
luftës politike dhe unitetit të të kundërtave.
V. Uniteti popullor çelsi i lirisë
Që të realizohet kjo që theksuam pak më lart,
aktualisht, të gjitha rrethanat politike objektivo-subjektive
janë në favorin e popullit tonë, si faktori i brendshëm
ashtu edhe faktori i jashtëm. Mbi të gjitha na trimëron
dhe na mbush me shpresë e besim uniteti, guximi dhe vendosmëria
e popullit tonë që ta çojë deri në fund
luftën e tij për çlirim kombëtar.
Të gjitha forcat e organizuara politike demokratike dhe revolucionare
duhet të kenë kujdes që të mos shtrojnë
çështje të cilat nuk janë në rendin e
ditës, të cilat nuk janë aktuale dhe që nuk
e ndihmojnë dhe nuk e forcojnë qëndresën, unitetin
dhe luftën nacionalçlirimtare të popullit shqiptar
në Jugosllavi.
Ngarkimi dhe zgjerimi i frontit të luftës sonë politike
me çështje të dorës së dytë, pengon
dukshëm realizimin e çështjeve urgjente që
ka shtruar populli dhe koha për zgjidhje nga pozita aktuale
e robërisë, sepse janë të parakohëshme
e të pafrytshme dhe si të tilla ndikojnë negativisht
në unitetin e popullit rreth kauzës universale të
çlirimit kombëtar. Çështjet diskutabile
me karakter historik, politik, ekonomik, ideologjik e kulturor të
zhvillimit tonë shoqëror duhet të lihen për
analizë dhe shqyrtim pasi të kemi fituar pavarësinë,
lirinë, sovranitetin dhe bashkimin kombëtar.
Po të fillojmë të merremi me njëri-tjetrin,
atëherë sdo të merremi me armikun, do të
mbetemi në gjysmë të rrugës që kemi nisur,
do të mbesim me gjysmëlirie apo edhe pa të. Kujdes,
të mos na rritet mendja para kohe! Ka kohë për himne,
lavde, ditirambe e dekorata. Ka kahë edhe për luftë
politike grupesh dhe për luftë ideologjike, por jo aktualisht,
jo në këto rrethana pushtimi, robërie dhe terrori
fashist që mbretëron në Kosovë.
Jemi duke zhvilluar beteja politike në frontin e jashtëm
kundër pushtuesëve shovenistë, ndaj nuk na nevojitet
hapja paralelisht edhe e frontit të brendshëm kombëtar,
sepse jemi popull i vogël, nuk mund të përballojmë
dy fronte njëherësh. Këtë shkurtpamësi
politike dhe veprim antikombëtar nuk e dëshiron dhe nuk
e toleran asnjë shqiptar i ndërgjegjshëm që
është vërtet patriot, demokrat dhe revolucionar;
nuk e lejon asnjë shqiptar që është luftëtar
dhe vetëm luftëtar për çlirim dhe bashkim
kombëtar të kombit tonë.
Të mos e keqpërdorim pluralizmin politik që në
embrion të tij! Të mos manipulojmë me termin demokraci,
e cila është ende shumë larg Kosovës, për
të nxitur e për të zhvilluar luftë politike
individësh, grupesh, organizatash dhe partishë demokratike
apo revolucionare! Konfrontimet dhe polemikat joparimore dhe anakronike
në mes të forcave të ndryshme politike, në këto
rrethana të pushtimit dhe të copëtimit të popullit
shqiptar në Jugosllavi, çojnë ujë në
mulli të Beogradit!
Patriotë, demokratë e revolucionarë! Ruajeni epitetin
që ia keni caktuar vetes! Mos shndërroheni në karrieristë
e grindavecë, as në mullixhinj të Beogradit! Ti
masim hapat që hedhim, ti peshojmë mirë fjalët
që njerrim nga goja dhe pena, sepse një fjalë e peshuar
mirë e vret armikun sa një pushkë e lirisë,
kurse një fjalë e papërgjegjësi na vret neve
sa një top i armikut! Të mos e trazojmë ujin e kthjelluar,
se turbullohet dhe shkakton trauma politike dhe përleshje kombëtare,
të cilën gjë na e dëshirojnë vetëm
armiqtë tanë, me qëllim që të na mbajnë
përjetësisht nën zgjedhën e robërisë!
Mjaft jemi grindur dhe jemi vrarë vëllau me vëlla,
familja me familje, fisi me fis dhe krahina me krahinë, sepse,
fundi i fundit, fenomene dhe veprime të kësaj natyre na
kanë lënë në këtë gjendje pushtimi,
robërie dhe mjerimi të përgjithshëm kombëtar!
Të mësojmë, më në fund, edhe ne nga pësimet
tona dhe sukseset e të tjerëve!
Ti lëmë mënjanë, qoftë edhe përkohësisht,
zënkat e kundërthëniet tona politiko-ideologjike!
Ti japim impulse dhe shtytje të reja luftës heroike
nacionalçlirimtare të popullit tonë liridashës!
Të mos shkelim mbi idealin e lirisë dhe amanetin e dëshmorëve!
Të mos e mashtrojmë dhe zhgënjejmë popullin
tonë luftarak! Ta forcojmë dhe ta ruajmë si sytë
e ballit unitetin luftarak të popullit!
Uniteti i popullit është garantuesi i vetëm i fitores,
është çelsi i lirisë, i pavarësisë
dhe i bashkimit kombëtar të Kosovës, të popullit
shqiptar në Jugosllavi.
VI. Populli shqiptar nuk gjunjëzohet dot!
Populli shqiptar në Jugosllavi është i vendosur që
të luftojë deri në fund për të drejtat
demokratike, për lirinë dhe pavarësinë e tij
kombëtare.
Qëndresën, luftën çlirimtare dhe rezistencën
shqiptari i ka trashëgim dhe amanet nga të parët
e tij, që nga Bardhyli e Teuta, Agroni, Genci, e Pirroja deri
te Skënderbeu; që nga Sylë Vokshi e Mic Sokoli, Abdyl
Frashëri e Çerçiz Topulli, Shota e Azem Galica
dhe deri te Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Idriz
Seferi, Avni Rrustemi, Ali Kelmendi, Qemal Stafa, Emin Duraku
As Roma e Cezarëve, as Konstantinopoli i Bizantit, as Serbia
e carëve dhe as Turqia e sulltanëve nuk e gjunjëzoi
dhe nuk e nënshtroi shqiptarin, nuk e zhduku popullin tonë.
As serbomëdhenjtë e vjetër, as të rinjtë
nuk mund ta nënshtrojnë dhe ta zhdukin shqiptarin, sepse
ai ka rrënjë të thella të gjakut dhe të
ashtit në tokën dardane dhe shqiptare. Shqiptari ka një
dashuri të zjarrtë për atdheun dhe për lirinë.
Ka një vetëdije e një ndërgjegje të lartë
kombëtare dhe një traditë, kulturë, gjuhë
e histori të lashtë, të fortë e të pastër,
të bujshme dhe të qëndrueshme ndër shekuj përballë
sulmeve të njëpasnjëshme të ushtrive të
huaja.
Sot, populli shqiptar në Jugosllavi është i fortë
dhe i pjekur politikisht, ai i kupton drejt situatat e krijuara
politike dhe ekonomike, të brendshme e të jashtme. Është
popull luftarak, liridashës dhe i zgjuar që din çka
don, përse lufton dhe për çka flijon. Sot, populli
ynë është më i bashkuar, më i gatshëm
se kurrë më parë për të realizuar amanetin
e brezave, idealin e dëshmorëve dhe aspiratën shekullore
për çlirim e bashkim kombëtar.
Jemi në rrugë drejt lirisë, ta ndjekim këtë
rrugë me vendosmëri dhe me unitet, me qartësi dhe
me dinjitet, me trimëri dhe me largpamësi politike deri
në fund, deri në çlirim dhe liri të plotë.
Koha punon për ne, koha po ecë me ne, por edhe ne duhet
të punojmë dhe të ecim me kohën, që të
mos na shkelë koha.
Shkruar në Gusht 1990,
Botuar në BASHKIMI, gazetë e pavarur informative, politike,
shoqërore dhe kulturore, Viti I i botimit, Nr.4, Prill 1991,
Prishtinë.
ZËRI I SHQIPTARIT
Populli shqiptar, si njëri ndër popujt më të
vjetër të Ballkanit dhe Evropës, i formuar, i zhvilluar
dhe mbijetuar në truallin e lashtë ilirian gjatë
gjithë shekujve e mijëvjeçarëve të ekzistencës
së tij, kurrë nuk e ndali punën dhe luftën e
tij titanike për liri, pavarësi, drejtësi dhe zhvillim
shoqëror.
Zëri i Shqiptarit jehoi kurdoherë i fuqishëm, gjatë
gjithë historisë së tij të lashtë
që nga Iliria antike e Arbëria mesjetare dhe deri te Shqipëria
moderne. Ky zë liridashës gjëmoi si bubullimë,
sa herë që armiqtë e kësaj toke vërsuleshin
mbi të që ta shkelin, plaçkisin, pushtojnë
e sundojnë.
Zëri ilirian i Shqiptarit ushtoi i fuqishëm si dallgët
e detit përballë të gjitha perandorive që sulmuan
e pushtuan Gadishullin Ilirik. Zëri i thekshëm e krenar
i Teutës, Bardhylit, Agronit, Gencit e Batonit ua shtinte tmerrin
legjioneve perandorake të Romës dhe Bizantit, të
cilët smundën kurrë që ti nënshtrojnë
Ilirët trima e legjendarë.
Zëri arbëror i Shqiptarit nuk u shua as përballë
hordhive barbare të Sllavëve, Bullgarëve, Gotëve
e Hunëve, të cilët shkretëruan Ilirikun në
prag të shthurrjes së perandorisë Bizantine dhe pas
saj. Zërin e tij për liri dhe pavarësi nuk e mbyti
as pesha e rëndë e prangave të robërisë
së perandorisë bullgare të Samuilit dhe as barbarizmat
dhe errësira mesjetare e perandorisë serbe të car
Dushanit.
Zëri i Shqiptarit gjëmoi përsëri mbi pushtues
e robëri, kundër shtypjes dhe tiranisë së sulltanëve
të perandorisë Osmane. Zëri luftarak i kryetrimit
Skënderbe, në ballë të ushtrisë arbërore,
ishte zëri i një populli të tërë që
sduron robëri, që sduron ti shkelet
Atdheu nga të huajt. Zëri e shpata e Kastriotit ushtoi
për një çerek shekulli rresht në mbrojtje
të lirisë së Arbërisë dhe ekzistencës
kombëtare.
Zëri kryengritës i Shqiptarit dhe gjaku i brezave të
pambarim të luftëtarëve të lirisë së
kësaj toke, ishte ai që nën udhëheqjen e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit tronditi shtatë krajli të
Ballkamit dhe të Evropës. Çuditi mbarë një
botë kur qarqet shovinisto-imperialiste vendosën të
copëtojnë trojet shqiptare nëpër kongreset dhe
konferencat e tyre grabitqare. Atëherë zëri i betimit
të shqiptarit dhe gjokset e Mic Sokolave i bënë të
heshtin jo vetëm ushtritë armike të knjazëve
e sulltanëve, por edhe grykat e topave të tyre.
Zëri ilirian dhe zëri arbëror kur u bashkuan në
zërin shqiptar të 1912-ës, atëherë u dridh
dheu, u trazua deti, u tund Evropa e monarkitë shoviniste ballkanike
dhe u shemb përtokë perandoria plakë e Turqisë.
Shqiponja dykrenare fluturoi si vetëtimë, hapi krahët
mbi Flamurin e kuq të gjakut, i dha atij forcë e bukuri
që të valojë përjetësisht i lirshëm
e krenar në Shqipërinë e lirë e të pavarur.
Zërin e Shqiptarit dhe Shqipërisë së lirë
nxituan që ta shuajnë krajlitë shoviniste të
Ballkanit dhe shtetet imperialiste të Evropës! Dhe kur
e panë se ky Zë ishte bubullimë, vetëtimë
e rrufé, që tanimë kishte pushtuar tokë e
qiell, atëherë lukunia e ujqërve shovinisto-imperialistë
arriti që pabesisht të ndajë Zërin e Kombit
Shqiptar dhe Atdheun e tij në tri pjesë ndanë
Kosovën dhe Çamërinë nga trungu i Shqipërisë!
Kjo shpatë antishqiptare me tehun e saj të mprehtë
shkaktoi në këtë mënyrë njërën
ndër tragjeditë më të përgjakshme të
këtij shekulli, hapi njërën ndër plagët
më të dhimbshme të historisë njerëzore
të Ballkanit dhe Evropës ndau përgjysmë
kombin shqiptar dhe Atdheun e tij!
Zëri protestues i Shqiptarit jehoi me forcë e piskamë
edhe më të madhe pas kësaj tragjedie kombëtare.
Me këtë copëtim piratesk shovinistët sllavo-grekë
menduan se do ta shuajnë zërin liridashës të
shqiptarit, por gabuan rëndë, sepse ndarja artificiale
dhe politike jo vetëm që nuk e ndau zërin etnik të
shqiptarit, por e forcoi edhe më shumë atë. Rriti
dashurinë, idealin dhe luftën e tij për Atdheun dhe
kombin e bashkuar.
Zërin prej Shqiponje të Shqiptarit, që jehoi fuqishëm
ndër shekuj e mijëvjeçarë, nuk ka forcë
tokësore që mund ta shuajë, që mund ta ndalë
të mos ushtojë kumbues, krenar e liridashës me tingujt
epikë të zemrës shqiptare, të vetëdijes
dhe të ndërgjegjes kombëtare iliro-shqiptare.
Zëri i Shqiptarit është zëri i një populli
të tërë, të aneksuar me forcën e armëve.
Është zëri i lirisë së mohuar, i trupit
të ndarë përgjysmë, i tokës së shkelur,
i dëshmorëve të rënë për liri
,
është zëri i brezave të shkuar, i brezave të
sotëm dhe i brezave që do të vijnë.
Zëri i Shqiptarit është zëri i një populli
të robëruar që kërkon lirinë e vet në
tokën e vet, që kërkon të vetëvendosë
për fatin e ardhmërinë e vet; që kërkon
të drejta njerëzore, demokratike dhe kombëtare; që
dëshiron të jetojë në paqë, fqinjësi
e miqësi me të gjithë popujt e Ballkanit dhe Evropës,
por secili në tokën e vet, në lirinë dhe në
të drejtën e vet.
Zëri kushtrimtar i Shqiptarit është zëri i punëtorëve,
i fshatarëve, i rinisë, i zejtarëve, i inteligjencies
popullore..., është zëri i kombit shqiptar të
Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe
Çamërisë i ngritur me guxim e vendosmëri mbi
shovinistë, pushtuesë e tirani; i ngritur lart për
liri e pavarësi kombëtare, për vetëvendosje
e demokraci.
Shkruar në Maj 1990,
Botuar në KUSHTRIMI I LIRISË, organ i Organizatës
Revolucionare Shqiptare (ORSH), Viti I i botimit, Nr.1, Dhjetor
1991, Mërgim.
ZGJIDHJA E ÇËSHTJES SHQIPTARE
(Fantazi dhe ëndërr)
Fantazia është kategori e vetëdijes njerëzore.
Çdo njeri i ndërgjegjshëm fantazon. Fantazia është
një e drejtë e secilit, e cila, ashtu si edhe shpresa,
nuk mund të prangohet dhe të ndalohet nga asnjë lloj
force, ajo shuhet krahas vdekjes së njeriut.
Fantazia nuk është vetëm ëndërr e parealizueshme,
ajo nuk është vetëm imagjinatë e sëmurë
dhe as trillim gjërash a ndodhishë të paqena, që
nuk kanë ndodhur dhe që nuk mund të ndodhin kurrë.
Fantazia është, në të njëjtën kohë,
edhe aftësi për të krijuar ose për të përfytyruar
diçka të re, e cila do të ndodhë në të
ardhmen e afërt apo të largët. Fantazia është
edhe aftësi intelektuale, parashikuese, vizionare dhe largpamëse
e ngjarjeve apo fenomeneve natyrore dhe shoqërore që mund
të zhvillohen në të ardhmen, duke u bazuar gjithnjë
në ligjet e shkruara dhe të pashkruara të natyrës
dhe të shoqërisë njerëzore.
Fantazia, pra, i posedon të dyja anët e medaljes. Ajo
është edhe ëndërr edhe zhgëndërr,
edhe iluzion edhe realitet, edhe mashtrim edhe vërtetësi,
edhe dështim edhe realizim, edhe e realizueshme edhe e parealizueshme,
edhe vizionare edhe katastrofale,
Fantazia është pronë e të gjitha kategorive
të njerëzve. Është pronë e njerëzve
të thjeshtë dhe e atyre të shkolluar, pa dallim race,
gjinie, feje dhe ideje. Është pronë e politikanëve
dhe e apolitikëve, pronë e patriotëve dhe e demokratëve,
pronë e revolucionarëve dhe e reaksionarëve,
*****
Demokratët predikojnë rrugën paqësore të
zgjidhjes së çështjes shqiptare, të çlirimit
dhe të bashkimit kombëtar. Revolucionarët e përkrahin
rrugën paqësore, por mbrojnë dhe i besojnë rrugës
luftarake të zgjidhjes së çështjes shqiptare.
Të dy palët kanë të drejtë, kanë të
njëjtin ideal, dhe të dy palët e kanë shumë
të vështirë që ti shkojnë deri në
fund dhe me sukses të plotë rrugës së tyre që
kanë zgjedhur. Tani për tani asnjëra rrugë nuk
çon në zgjidhjen e tërësishme, por parciale,
të çështjes kombëtare shqiptare.
Është fjala për pesimizëm, disfatizëm e
skepticizëm, apo për realizëm objektiv? Apo, edhe
njëra edhe tjetra? Apo asnjëra? As ne nuk e dijmë.
Mos harroni, jemi duke fantazuar. Fantazia është pa të
holla, është gjëja më e preferushme e njerëzve
të varfër dhe e popujve të robëruar e të
pafuqishëm. Vazhdojmë, pra, me fantazinë.
Kriza jugosllave filloi në Kosovë, do të zgjidhet
në Kosovë, jo kundër Kosovës, por ka gjasa të
zgjidhet kundër vullnetit të popullit shqiptar dhe trojeve
të tij nën ish-Jugosllavi. Pse dhe si?
Populli shqiptar dhe trojet e tij nën ish-Jugoslla janë
të ndara në tri republika sllave: Serbi, Maqedoni, Mal
të Zi dhe në një republikë të robëruar
shqiptare. Republika e Kosovës, aktualisht, ka kufinjtë
administrativë të ish-Krahinës Autonome të Kosovës.
Këta kufinj, momentalisht, nuk i njeh as bota, as kombi shqiptar.
Bota nuk i njeh për shkaqe të cilat i di ajo vetë,
kurse kombi shqiptar nuk i njeh sepse ata nuk shprehin aspiratat
e tij historike kombëtare dhe se nuk përfshijnë brenda
tyre të gjitha trojet shqiptare nën ish-Jugosllavi.
Përderisa Republika e Kosovës i ka dofarë kufinjsh
administrativë, trojet tjera shqiptare nën Maqedoni, nën
Serbi e nën Mal të Zi nuk i kanë as kufinjtë
e tyre administrativë, as politikë dhe skanë
as republikë, as autonomi politike dhe as autonomi kulturore.
Kosova nuk është e bashkuar, populli shqiptar nën
ish-Jugosllavi është i copëtuar, dhe ky realitet
i hidhur lind atë që mund të quhet çështja
kosovare, e cila pastaj, së bashku me çështjen
çame, formojnë çështjen e madhe politike
çështjen kombëtare shqiptare.
Pa zgjidhjen e çështjes kosovare dhe të çështjes
çame, nuk mund të zgjidhet në asnjë mënyrë
as çështja shqiptare. Dhe, sipas mendimit tone, na falni
sipas fantazisë sonë, deri tani nuk është
bërë asgjë, apo është bërë tepër
pak për zgjidhjen e çështjes kosovare dhe asaj
çame. Deri tani vetëm është teorizuar e fantazuar
rreth çështjes kombëtare shqiptare, duke mos përcaktuar
asgjë konkrete se si do të arrihet deri te bashkimi kombëtar,
se si dhe në çmënyrë do të zgjidhet
e mund të zgjidhet çështja kosovare dhe ajo çame,
të cilat janë çelsi i zgjidhjes së çështjes
shqiptare. Askush nuk ka dhënë ndonjë mendim të
qartë se si mund të bashkohen trojet e copëtuara
shqiptare nën ish-Jugosllavi me Republikën e Kosovës.
Gjermania u bashkua, por ishin dy Gjermani me kufinj shtetëror
të njohur nga OKB. Kurse në rastin tonë konkret,
të çështjes së bashkimit kombëtar, situata
qëndron ndryshe. Ne nuk i kemi dy republika, dy shtete, as
vetëm dy Shqipëri, por ne i kemi gjashtë Shqipëri:
Shqipëria në Shqipëri, Shqipëria në Kosovë,
Shqipëria në Maqedoni, Shqipëria në Serbi, Shqipëria
në Mal të Zi dhe Shqipëria në Çamëri.
Ekzistimi i shumë Shqipërive nuk është pasuri,
por tragjedi kombëtare. Dhe tragjedia merr përmasa katastrofale
nga fakti se vetëm njëra Shqipëri është
e rrethuar me kufinj të pranuar nga OKB, tjetra është
me kufinj të papranueshëm administrativë, kurse katër
Shqipëritë tjera janë pa kufinj, si han me dy-tri
porta. Çështja e kufinjve të këtyre shumë
Shqipërive të ndara është ajo nyja gordiane
më delikate dhe më e ndërlikuar për zgjidhje,
e cila në të njëjtën kohë, e bën të
pazgjidhshme në tërësinë e saj çështjen
kombëtare shqiptare, ashtu siç aspiron kombi ynë.
Mjerisht çështja shqiptare, edhe kësaj rradhe,
do të zgjidhet pjesërisht e jo tërësisht! Jo
moré! Mos u çmende? Jo, po fantazoj. Ëndërroj
një ëndërr tragjike. Inshallah (dhashtë Zoti)
mbetet vetëm ëndërr e nuk bëhet realitet!
*****
Diku, në fillim të kësaj fantazie, thamë se:
as paqja e demokratëve, as lufta e revolucionarëve nuk
do të arrijnë ta realizojnë bashkimin e plotë
kombëtar, nuk do të mund ta zgjidhin përfundimisht
çështjen shqiptare.
Pse?!
Që çështja shqiptare të zgjidhet përfundimisht,
në rrugë paqësore, duke u arritë bashkimi kombëtar
i popullit shqiptar dhe trojeve të tij të copëtuara
në një Shqipëri Etnike, duhet që këtë
bashkim ta lejojnë dhe ta pranojnë shumica e popujve të
botës, pra, OKB. Por, meqenëse OKB-në e përbëjnë
edhe një numër i konsiderueshëm shtetesh armiqësore
të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, të
cilët shtete nuk janë faktorë të papërfillshëm
politikë, atëherë detyrohemi të fantazojmë
se, as OKB nuk është dhe nuk do të jetë e gatshme
që ta zgjidhë përfundimisht dhe drejt çështjen
kombëtare shqiptare.
Që çështja shqiptare të zgjidhet drejt dhe
përfundimisht me rrugë revolucionare, nevojitet që
kombi shqiptar të jetë i bashkuar në ideal, i bashkuar
politikisht, të jetë i fuqishëm ekonomikisht dhe
ushtarakisht. Nevojitet që kombi shqiptar të jetë
më i fortë nga çdo aspekt se armiqtë dhe pushtuesit
e tij shovenistë. Por, fatkeqësisht, kombi shqiptar as
nuk është më i bashkuar, as nuk është më
i fuqishëm se armiqtë e tij shekullorë.
Fantazia jonë thotë se kombi shqiptar, historikisht, nuk
ka fituar as në paqë dhe as në luftë. Ideologët
serbë thonë se ata humbin në paqë e fitojnë
në luftë. Ata vërtetë me luftë erdhën
nga Karpatet e u ngulitën në trojet ilire dhe po me luftë
e zgjeruan shtetin e tyre me pushtimin e tokave shqiptare. Ata,
serbët, me luftë ende po zgjerohen me toka kroate e boshnjake.
Ata njëmend kanë fituar në luftë e me luftë.
Të paktën deri sot! Dhe kjo deri sot, mos harroni, është
një periudhë kohore mijëravjeçare. Kaluan,
pra, më se njëmijëvjet qysh se sllavët po fitojnë
në luftë kundër shqiptarëve. Populli shqiptar
është një humbës i madh. Ai ka humbur vazhdimisht,
edhe në luftë, edhe në paqë. Ai humbi gati gjithë
Gadishullin Ilirik. Edhe atë çerek të tij që
i ka mbetur, rrezikon që ta humbë nga sulmet e pandërprera
të ortodokësve sllavo-bizantinë dhe nga mosuniteti
i tij.
Që tragjedia jonë kombëtare të vazhdojë
edhe përtej shek.XX, që troje të tëra shqiptare
të mbesin edhe më tej nën zgjedhë të huaj,
historia, edhe kësaj rradhe, na gjeti të papërgatitur,
të pabashkuar politikisht, të pafuqishëm ekonomikisht
e ushtarakisht dhe me aleatë të pasigurt në botë!
Dhe historia është e pamëshirshme, ajo nuk të
fal, ajo të shkel, kalon mbi popujt që flejnë si
mbi varreza! A su shndërruan në varreza nga historia
popuj të tërë në Ballkan si: thrakët, maqedonët
antikë, karianët, lelegët, kaukanët,
etj?!
*****
Populli shqiptar nën ish-Jugosllavi zgjodhi rrugën paqësore
për çlirim dhe bashkim kombëtar jo se deshi, jo
se ishte dhe është i sigurt se ajo të çon
në liri, por ai e zgjodhi këtë rrugë nga zori,
nga pafuqia e tij që të zgjedhë rrugën revolucionare,
luftarake e nacionalçlirimtare. Nga pafuqia e tij ai, për
herë të parë në historinë e tij mijëravjeçare,
doli kundër historisë së tij.
I padituri, i pafuqishmi dhe fukaraja, zakonisht i lidhin duart
kryq dhe i drejtojnë sytë kah qielli, kah Zoti dhe shtetet
e fuqishme, por ndihma nuk u vjen as nga qielli dhe as nga toka.
Lum kush është i fortë dhe mjer kush është
i dobët, sepse për fatin e të dobëtit gjithmonë
vendosin të fortët. A nuk vendosën për ne Fuqitë
e Mëdha në Shën Stefan, në Berlin, në Londër
dhe në Paris? Vendosën, por vendosën shumë keq!
Kush na garanton neve se për popullin shqiptar nuk do të
vendosin të tjerët përsëri nesër, sikurse
dje, por tani në Hagë, Nju Jork apo gjetiu?
Kështu e ka historia: kur svendos vetë, vendosin
të tjerët për ty, por jashtë vullnetit dhe aspiratave
tua kombëtare!
Epilogu i kësaj fantazie tmerruese, që të mjegullon
sytë dhe të zë frymën, mund të përfundojë
edhe kështu, gjatë zgjidhjes së çështjes
kombëtare shqiptare:
Në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes për
Ballkanin, mbajtur diku në Evropë, apo në OKB, vendoset:
-Jugosllavia shpallet shtet i vdekur,
-Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova
(me kufinjtë aktualë administrativë) shpallen shtete
të pavarura dhe sovrane,
-Republika sovrane e Kosovës, nëse do, mund të bashkohet
me Republikën e Shqipërisë,
-Pakicës kombëtare shqiptare në Maqedoni, Serbi,
Mal të Zi e Greqi, tu sigurohen dhe tu garantohen
të drejtat njerëzore, liria e fjalës, e shtypit,
e mendimit, e besimit, e qarkullimit dhe e shkollimit në gjuhën
amtare
, të sanksionuara në dokumentet e OKB-ës
dhe KSBE-së (tani OSBE-së).
Me kaq Konferencën Paqësore për Ballkanin e shpallim
të mbyllur, kurse krizën jugosllave dhe çështjen
shqiptare të zgjidhur.
Rroftë paqa, drejtësia dhe forca!
Me fat bashkimin, popull shqiptar!
Kur u shkëputa nga fantaza dhe ëndërrimi, kulloja
i tëri në djersë, por, pasi u kthjellova dhe u binda
se vërtet kisha qenë në kllapi, bërtita i gëzuar:
O Zot, sa mirë që qenka një ëndërr e llahtarshme,
se sa një realitet i tmerrshëm!
Dhashtë Zoti, shqiptari dhe i forti, që kjo ëndërr
dhe fantazi personale të mos shndërrohet në realitet
dhe tragjedi kombëtare.
Amin!
Shkruar në Nëntor 1991,
Botuar në KUSHTRIMI I LIRISË, organ i Organizatë
Revolucionare Shqiptare (ORSH), Viti I i botimit, Nr.1, Dhjetor
1991, Mërgim.
SHQIPTARËT DHE MALLKIMI I HISTORISË
I
Ne, shqiptarët, ende jemi shumë romantikë dhe ëndërrues
të mëdhenj. Ende ushqehemi dhe jetojmë me mite, legjenda
e balada, duke i stolisur dhe zbukuruar aq shumë ngjarjet reale
historike, sa që i shndërrojmë ato në përralla,
në ngjarje ireale!
Ne jemi mësuar vetëm që të lëvdohemi e
të mburremi me historinë tonë të lashtë,
duke e veshur atë me vello hyjnore! Ne nuk jemi mësuar
që të kritikojmë historinë tonë. Autokritika
për shqiptarin është diçka e pakapshme, e
huaj!
Ne jemi mësuar që ti zmadhojmë ngjarjet, veprimet
dhe punët tona e të paraardhësve tanë deri në
përmasa jashtëtokësore, jashtëlogjike. Ne jemi
mësuar që të zezës ti themi e bardhë
dhe të bardhës e zezë!
Ne jemi mësuar që të vetëlëvdohemi. Ne
sjemi të sinqertë ndaj vetvetes, ndaj njëri-tjetrit
dhe ndaj historisë sonë. Ne nuk jemi realistë në
shpalimin e historisë sonë kombëtare. Ne jemi vetëmashtrues!
Ne nuk ecim për toke, por për qielli!
Ne, shqiptarët, nuk kemi mësuar asgjë nga pësimet
tona historike, sepse nuk jemi vetëkritikë, nuk i pranojmë
të metat dhe gabimet tona! Ne jemi kokëfortë! Ne
jemi idealistë të mëdhenj edhe në shekullin
e shkencës dhe të atomit, edhe atëherë kur duhet
të jemi jo vetëm realistë, por superrealistë!
Ne na ka shkelur gjithmonë historia, sepse nuk kemi mësuar
asgjë nga ajo, sepse nuk e kemi përfillur atë, sepse
e kemi keqinterpretuar historinë! Ne nuk e çmojmë
sa duhet njëri-tjetrin, prandaj, shpeshherë, na ka nënçmuar
historia! Prandaj, na ka mallkuar historia!
II
Thonë se historia është gjykatësja më precize
e ngjarjeve, e veprimtarisë së individëve dhe e luftës
së popujve. Thonë se historia është e pamëshirshme,
rigoroze, shumë e rreptë, por edhe parimore dhe e drejtë
. Thonë, gjithashtu, se historia nuk të fal, ajo të
dënon ashpër. Por, siç duket, ne shqiptarëve
historia jo vetëm që na ka dënuar rëndë,
por edhe na ka mallkuar! Dhe, përderisa çdo lloj dënimi
e ka njëfarë afati, mallkimi i historisë qenka më
i rëndi, më i tmerrshmi, më afatgjati dhe më
katastrofali!
Mallkimi i historisë nuk paska afat as shekujt, as mijëvjeçarët!
Kaluan shekuj, kaluan më se dymijë vjet që kur kombin
dhe atdheun tonë e ndjek pas mallkimi i historisë! Kaluan
dymijë vjet që kur atdheu ynë është i robëruar
dhe i copëtuar!
Dhe, sdihet cili është më jetëgjatë,
mallkimi i historisë apo kombi ynë? Të dy kanë
moshën e mijëvjeçarëve. Sdihet cili
është i përjetshëm: mallkimi i historisë
apo kombi ynë? Apo janë të dy të pavdekshëm?!
Apo, megjithatë, mallkimi i historisë është
i vdekshëm? Vdekja e mallkimit të historisë varet
nga uniteti dhe lufta e kombit tonë.
III
Që jemi popull i mallkuar, kjo po shihet nga gjendja jonë
politike dhe ekonomike, nga gjendja jonë e pushtuar, e robëruar,
e copëtuar dhe e varfër. Kjo po shihet nga lufta jonë
politike e brendshme që po zhvillojmë njëri me tjetrin:
individi me individ, grupi me grup, organizata me organizatë,
partia me parti dhe krahina me krahinë!
Që jemi popull i mallkuar, kjo po shihet, por vallë, kush
na mallkoi dhe pëse na mallkoi?! Na mallkuan të huajtë
apo mallkuam vetëveten?! Na mallkuan "perënditë"
e tokës apo të qiellit?! Na mallkuan "perënditë"
e huaja judo-romake, ortodokso-bizantine e turko-arabe, apo na mallkuan
perënditë pellazgo-ilire që i braktisëm?! Mos
na mallkoi Nëna e Kombit: nëna iliriane, nëna arbëreshe
apo nëna shqiptare, të cilës nuk ia çuam në
vend amanetin?! Apo na mallkoi historia?
IV
Pse na mallkoi historia?
Sepse Ilirët su bënë kurrë popull, por
mbetën fise! Sepse Ilirët sformuan një shtet,
një perandori të vetme, por formuan disa shtete! Sepse
Ilirët dhe shtetet e tyre sqenë në unitet luftarak
përballë pushtuesëve të Perëndimit dhe
të Lindjes! Sepse Dhmitër Fari tradhëtoi Teutën!
Sepse Batoja tradhëtonte Baton! Sepse shteti ilir lidhte aleancë
ushtarake me shtetin armik për të luftuar shtetin tjetër
ilir! Sepse ilirët sdeshnin të bëhen gjeneralë
e perandorë të Ilirisë, por bëheshin gjeneralë
gjakatarë dhe perandorë katilë të Romës
dhe Bizantit!
Pse na mallkoi historia?
Sepse Ilirët kurrë nuk u ngritën të tërë
në kryengritje antiromake, por fis pas fisi! Sepse kur Ilirët
e veriut u ngritën në kryengritje në vitin 156 p.e.s.,
fiset tjera ilire bënin sehir! Sepse fiset ilire zgjoheshin
vonë, ngriteshin njëri pas tjetrit në kryengritje
antiromake dhe asnjëherë përnjëherësh dhe
të bashkuar!
Pse na mallkoi historia?
Sepse ardianëve dhe pleuratëve u dilte gjumi i robërisë
romake në vitin 135 p.e.s. dhe ashtu të përgjumur
shpërthenin në kryengritje! Sepse dalmatëve u dilte
gjumi në vitin 78 p.e.s.! Sepse pirustët zgjoheshin nga
gjumi i robërisë në vitin 54 p.e.s.! Sepse panonët
zgjoheshin në vitin 16 p.e.s. dhe në vitin 12 p.e.s.!
Sepse dalmatët zgjoheshin përsëri në vitin 12
p.e.s., por pasi ishin kënaqur duke fjetur plot 66 vjet dhe
pasi ishin kënaqur duke soditur se si gjakosen fiset tjera
ilire, vëllezërit e tyre të nënës, të
gjakut e të gjuhës!
Sepse disa fise ilire nuk u zgjuan kurrë nga gjumi i robërisë
romake, bizantine e sllave derisa u asimiluan! Sepse edhe atëherë
kur u doli gjumi përnjëherësh shumicës së
fiseve ilire dhe shpërthyen kryengritjen e viteve 6-9 të
erës sonë, ngriti krye tradhëtia, iliri tradhëtoi
ilirin, kurse luftën e fitoi ushtria romake!
V
Pse na mallkoi historia?
Sepse Arbëreshët ishin pasardhësit e Ilirëve!
Sepse Arbëreshët, porsi Ilirët, nuk donin të
kenë vetëm një Arbëri të përbashkët,
të bashkuar, por donin shumë principata arbërore!
Sepse Arbëreshët mezi pritën që të tërhiqet
perandoria romake nga Iliriku, që të jenë të
lirë për të luftuar në mes veti për principatat
e tyre: për ara e livadhe, për male e kodrina, për
burime e bashtina,
! Sepse kapedanët arbëreshë
nuk luftonin për liri, por për pasuri! Sepse në çdo
majë mali e kodre, në çdo qytet e fshat delte nga
një kapedan dhe pasi rrethonte me gardh prej thuprave të
shelgut një copë toke të plaçkitur e të
tharë nga armiqtë pushtues, duke rrahur gjoks, bërtiste:
"Unë jam prijësi, kjo është Arbëria"!
Dhe kështu, kapedan pas kapedani e princ pas princi shtoheshin
principatat arbërore, shtoheshin "Arbëritë",
kurse Arbëria sformohej kurrë, Arbëria nuk
çlirohej kurrë!
Ngritej pastaj mbi gërmadhat e perandorisë romake perandoria
bizantine dhe i shembëte përtokë, me një goditje
shkelmi, gardhiqet e shelgut që rrethonin principatat familjare
të princërve të vetëshpallur arbërorë!
Binin princërit nga froni, por nuk shuhej ambicia e tyre për
ringjalljen, jo të Arbërisë, por të principatave
të tyre familjare! Disa princër vriteshin me shpatë
në dorë, disa merrnin në sy botën, disa arratiseshin
maleve, disa të tjerë shndërroheshin në vazalë,
në mercenarë e shërbëtorë të pushtuesëve
për një gradë!
Pse na mallkoi historia?
Sepse pa u tharë ende në letër vula e Besëlidhjes
së Lezhës, Nikollë e Pal Dukagjini ia kthyen shpinën
Gjergj Kastriotit - Skënderbeut! Sepse Mojsi Golemi, nga lakmia
e zilia, tradhëtonte Skënderbeun dhe në krye të
ushtrisë osmane sulmonte Arbërinë, popullin e vet
dhe ushtrinë arbërore të Gjergj Kastriotit! Sepse
Hamza Kastrioti, nga lakmia e xhelozia, tradhëtonte xhaxhain
e vet dhe arratisej e kthehej në ballë të ushtrisë
armike për të nënshtruar Arbërinë, për
të mposhtur Gjergjin!
Pse na mallkoi historia?
Sepse princërit arbëreshë sishin fare në
unitet politik e as luftarak në luftë të përbashkët
kundër robërisë osmane! Ata luftonin, hapur e prapa
shpine, njëri-tjetrin! Ata luftonin për zgjerimin e principatave
të tyre, jo për çlirimin e Arbërisë!
Principata arbëreshe luftonte kundër principatës
tjetër arbëreshe, duke lidhur aleancë herë me
Venedik e herë me Turqi, herë me mikun e herë me
armikun, për interesa të ngushta të princërve
feudalë! Aleancë e vazalitet me armikun për të
luftuar vëllaun, për të nënshtruar principatën
tjetër arbërore!
Skënderbeu luftoi për një çerek shekulli rresht
për të çliruar Arbërinë, por se
çliroi dot! Ai mundi vetëm të çlirojë
dhe të zgjerojë pak principatën e Kastriotëve,
përafërsisht Shqipërinë e sotme të Mesme!
Skënderbeu nuk mundi ta çlironte e ta bashkonte Arbërinë,
sepse Arbëria ishte dy herë e pushtuar dhe dy herë
e copëtuar: prej perandorisë osmane dhe prej kapedanëve
e princërve arbërorë! Ushtritë osmane Skënderbeu
i theu dhe i shpartalloi me dhjetëra herë, por princërit
dhe principatat arbërore nuk mundi ti bashkojë dot!
Ata nuk e donin unitetin, nuk e donin bashkimin, nuk e donin çlirimin!
Ata nuk e donin Arbërinë e bashkuar, të lirë
e sovrane! Ata e donin Arbërinë e copëtuar në
disa principata të robëruara e vazale të Turqisë,
me të vetmin kusht, që ata të ishin princër
të atyre principatave! "Princër" nën bajrakun
e Turqisë!
Dhe kështu, luhej vallja e moçme iliriane në truallin
e Arbërisë: princër e principata në dyluftim
dhe në armiqësi të përhershme me njëra-tjetrën!
VI
Pse na mallkoi historia?
Sepse princërit egoistë e ziliqarë arbëreshë
nuk e përkrahën ushtarakisht Skënderbeun! Sepse Lekë
Dukagjinit vonë i ra ndër mend që të shkulë
leshrat e tij për vdekjen e Gjergj Kastriotit! Sepse edhe pas
vdekjes së Skënderbeut princërit dhe principatat
arbërore nuk u bashkuan kurrë në luftë të
përbashkët kundër pushtuesëve osmanllinj!
Sepse princërit dhe kapedanët arbëreshë i trashëguan
bajraktarët dhe pashallarët shqiptarë! Sepse principatat
arbërore i trashëguan pashallëqet shqiptare! Dhe
lufta e brendshme për pushtet, dominim e pasuri në mes
të bajraktarëve, pashallarëve dhe pashallëqeve
shqiptare vazhdoi! Vazhdoi copëtimi i Shqipërisë!
Vazhdoi avazi i vjetër i shqiptarëve, vazhdoi edhe robëria
e Shqipërisë!
Pse na mallkoi historia?
Sepse Pashallëku i Shkodrës nuk i ndihmonte Pashallëkut
të Janinës! Sepse Ali Pashë Tepelena luftonte kundër
Sulit! Sepse Pashallëku i Janinës luftonte kundër
Pashallëkut të Shkodrës, të Vlorës, të
Beratit, të Delvinës, të Elbasanit, të Kavajës,
!
Sepse pashallëqet e pashallarët shqiptarë luftonin
kundër njëri-tjetrit! Sepse nuk bashkoheshin pashallarët
dhe pashallëqet shqiptare! Sepse së pari luftonin për
vete, pastaj, shumë pak, për Shqipëri! Dhe sfitonin
as pashallarët, as Shqipëria! Dhe fitonte armiku, vazhdonte
robëria!
VII
Pse na mallkoi historia?
Sepse Shqiptarët kurrë nuk u ngritën në luftë
çlirimtare si një popull i bashkuar dhe nën një
komandë të vetme ushtarake! Sepse shqiptarët luftonin
me rend: posa shuhej në gjak një kryengritje në Veri
të Shqipërisë, shpërthente tjetra pas disa muajsh
apo vitesh në Jug! Sa shuhej një kryengritje në Kosovë,
kërciste tjetra në Shqipërinë e Mesme! Shuhej
një kryengritje shqiptare në Karadak, shpërthente
pas një kohe tjetra në Pollog! Sa shuhej një kryengritje
antiturke në pranverë, shpërthente tjetra në
vjeshtë, por në krahina të ndryshme të Shqipërisë!
Sikur bënin gara bajraku me bajrak e krahina me krahinë
se cila po ngritet më shpesh në kryengritje, se cila po
e mban më gjatë frontin e luftës! Sikur po bënin
luftë se cili është më shqiptar se shqiptari,
por shumë pak e shumë rrallë u shkonte ndërmend
se si ti bashkojnë armët dhe forcat luftarake për
çlirimin jo të një fshati apo krahine, por për
çlirimin dhe bashkimin e gjithë Shqipërisë!
Kur luftonte një pjesë e Shqipërisë, tjetra
bënte sehir! Gjakosej e digjej një krahinë shqiptare,
tjetra shikonte nga maja e malit tymin dhe flakën mbi shtëpitë
e kasollet e krahinës fqinje dhe slëvizte dot nga
vendi! Kur më vonë digjej krahina fqinje që kishte
bërë sehir, krahina e djegur kohë më parë,
jo vetëm që nuk i ndihmonte, por skish kohë
e forcë nga plagët e marra armike, as që të
bëjë sehir se si po digjet krahina fqinje!
Dhe kështu rradhiteshin shekujt e robërisë shqiptare:
kryengritje pas kryengritjeje krahinore, djegëje pas djegëjeje,
gjakosje pas gjakosjeje, sehir pas sehiri
, por kurrë
bashkim, kurrë çlirim, kurrë liri!
VIII
Pse na mallkoi historia?
Sepse shqiptari mbeti shqiptar kapedan e princ, shqiptar bajraktar
e pashá, shqiptar egoist e karrierist, shqiptar mendjemadh
e lokalist, shqiptar mercenar e tradhëtar!
Sepse Abdullah Pashë Dreni tradhtoi Lidhjen Shqiptare të
Prizrenit! Sepse kryengritësit shqiptarë të Kosovës
nuk e dëgjonin Hasan Prishtinën! Sepse shqiptarët
nuk e donin sulltan Reshatin, por e donin sulltan Hamitin (Nuk zgjedhnin
Pavarësinë, por në mes dy sulltan¨ve)! Sepse
shqiptarët nuk luftonin për pavarësi, por për
autonomi! Sepse Ismail Qemali zbriti në Durrës kur ¾
e Shqipërisë ishte e pushtuar nga greko-sllavët!
Sepse pavarësia e Shqipërisë u shpallë në
Vlorën e lirë, por në Shqipërinë e pushtuar!
Sepse Esat Pashë Toptani ishte kundër Ismail Qemalit!
Sepse Shqipëria e copëtuar i kishte dy qeveri: njërën
në Vlorë e tjetrën në Durrës! Sepse Shqipërisë
nuk i pëlqenin dy qeveritë dhe qeveritarët e saj
dhe thërriste gjermanin princ Wid! Sepse shqiptari, ndër
shekuj, nuk ishte mësuar që ta qeverisë dhe komandojë
shqiptari, por i huaji!
IX
Pse na mallkoi historia?
Sepse shqiptarët toleruan që armiqtë turko-sllavë
ta dëbojnë Ymer Prizrenin, që ta burgosin Abdyl
Frashërin, që ta varin Sulejman Vokshin, që ta vrasin
në pabesi Dedë Gjon Lulin e Mehmet Shpendin, që ta
vrasin me tradhti Ramadan Zaskocin e Haxhi Zekën, Çerçiz
Topullin e Isa Boletinin!
Sepse shqiptarët lejuan që të bëhet mbret një
analfabet, një rezil e katil si Ahmet Zogolli! Sepse shqiptarët
toleruan që i vetëshpalluri "mbreti" Zog të
vrasë Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rrustemin e Hasan
Prishtinën!
Sepse shqiptarët e bënë revolucionin demokratik të
Qershorit24 dhe po "shqiptarët" e prishën
atë! Sepse reaksionarët zogistë luftonin kundër
demokratëve fanolistë! Sepse Ahmet Zogu bashkëpunoi
me serbomëdhenjtë! Sepse Fan Noli nuk e dëgjoi Bajram
Currin!
X
Pse na mallkoi historia?
Sepse mbreti Zog u "bë zog e fluturoi", plaçkiti
Shqipërinë dhe ia la të çarmatosur ushtrisë
fashiste musoliniane! Sepse Balli Kombëtar nuk luftoi kundër
fashizmit! Sepse Balli Kombëtar dhe Fronti Nacionalçlirimtar
nuk u pajtuan e nuk u bashkuan në luftë të përbashkët
antifashiste! Sepse shqiptarët partizanë dhe shqiptarët
ballisto-zogistë luftuan kundër njëri-tjetrit! Sepse
shqiptarët e Shqipërisë nuk u bashkuan me partizanët
e Kosovës! Sepse Shqipëria dhe Kosova e bënë
luftën antifashiste ndaras! Sepse partizanët shqiptarë
iu besuan tepër partizanëve jugosllavë! Sepse komunistët
shqiptarë më shumë ishin internacionalistë se
sa nacionalistë! Sepse ideologjia internacionaliste në
Shqipëri dominoi mbi ideologjinë kombëtare! Sepse
ideologjia komuniste e hodhi Shqipërinë në prehrin
dhe kthetrat e armiqve shekullorë të saj!
XI
Pse na mallkoi historia?
Sepse bijtë e Shqipërisë u bënë perandorë
e gjeneralë të Perandorisë Romake e Bizantine, por
asgjë të mirë nuk i dërguan nënës
së tyre Ilirisë, përveç ekspeditave
gjakatare të legjioneve ushtarake romako-bizantine!
Sepse bijtë e Shqipërisë u bënë pashallarë,
sadrazemë e vezirë të Perandorisë Osmane, por
përveç ekspeditave ndëshkuese ushtarake, asgjë
tjetër nuk i dërguan nënës së tyre të
robëruar Shqipërisë!
Sepse bijtë e shquar të Shqipërisë nuk ishin
të gjithë patriotë, por shumë prej tyre ishin
plangprishës e egoistë, të cilët punuan për
armiqtë dhe pushtuesit e Shqipërisë!
Pse na mallkoi historia?
Sepse Shqipëria lufton për ekonomi, Kosova për pavarësi,
Maqedonia shqiptare Ilirida për autonomi, kurse shqiptarët
nën Serbi Kosova Lindore dhe ato në Mal të
Zi Malësia e Madhe luftojnë për ekzistencë
kombëtare! Sepse shqiptarët ende i kanë shumë
princër e principata, shumë bajraktarë e bajraqe,
shumë pashallarë e pashallëqe!
Pse na mallkoi historia?
Sepse shqiptarët e humbën Shqipërinë ilirike!
Sepse shqiptarët se bashkojnë Shqipërinë
etnike! Sepse shqiptarët mohojnë Çamërinë!
Sepse shqiptarët po e humbin Iliridën! Sepse shqiptarët
po e mohojnë Kosovën Lindore! Sepse shqiptarët nuk
e kujtojnë Malsinë e Madhe! Sepse është e përçarë
Shqipëria londineze! Sepse kur greko-sllavët hartojnë
hapur plane për copëtimin e Shqipërisë, shqiptarët
kryqëzojnë duartë e thonë: "bëhe zot
ëndërr"!
Pse na mallkoi historia?
Sepse shqiptarët kanë shumë armiq dhe tepër
pak miq! Sepse shqiptarët ishin tepër internacionalistë
dhe luftonin e vriteshin për lirinë e shteteve fqinjë!
Sepse shqiptarët janë përsëritës të
pakorrigjueshëm të gabimeve të mëdha historike
të paraardhësve të tyre!
XII
Pse na mallkoi historia?
Sepse shqiptari që në kohë të moçme e
kish dhe i mbeti në gjak tradhëtia, zilia, lakmia, egoizmi,
karrierizmi, mendjemadhësia, bajraktarizmi, lokalizmi,
!
Sepse shqiptari edhe sot lufton i ndarë, i copëtuar dhe
i përçarë! Sepse shqiptari ende e tradhton shqiptarin!
Sepse shqiptari ende e lufton shqiptarin! Sepse ndër shqiptarë
ende është më e fortë ndjenja e karrierizmit
se ndjenja e atdhetarizmit! Sepse shqiptarët ende nuk luftojnë
për Shqipëri, por për kolltuqe e principata moderrne!
Pse na mallkoi historia!
Sepse ende sjanë zhdukur esatë toptanët e zogollianët!
Sepse ende sjanë ngritur në këmbë avni
rrustemët! Sepse bota ka arritur deri në Hënë,
kurse shqiptarët ende falin e sfalin gjaqet! Sepse shqiptarëve
u mungon urtësia, guximi, dhe forca! Sepse shqiptarët
ende nuk e meritojnë bashkimin kombëtar, sovranitetin
dhe lirinë!
Pse na mallkoi historia?
Sepse shqiptari nuk ka fé shqiptarinë! Sepse shqiptarët
as nuk kanë qenë as nuk janë në unitet e pajtim
kombëtar! Sepse shqiptari është gjumash i madh dhe
i del gjumi kur bëhet tepër vonë! Sepse shqiptari
është mburravec, është i fjalëve të
mëdha e i punëve të vogla! Sepse patrioti nuk është
patriot, demokrati nuk është demokrat dhe revolucionari
nuk është revolucionar! Sepse shqiptari së pari duhet
të luftojë me "shqiptarin", pastaj me armiqtë
pushtuesë! Sepse shqiptari është romantik e jo realistë!
Sepse shqiptari është anarkist e nihilist! Sepse shqiptari
është besnik ndaj të huajve dhe i pabesë ndak
shqiptarit! Sepse shqiptari e ka braktisur Besën Shqiptare!
Sepse Besa e Burrëria për shqiptarin sot nuk kanë
vlerë, ai ato i ka shndërruar në relike muzeale dhe
jo në frymëzim për veprim!
Pse na mallkoi historia?
Sepse shqiptari mbeti "shqiptar", prandaj edhe Shqipëria
mbeti "Shqipëri"! Sepse Shqipëria ndahej e copëtohej
pandërprerje, epokë pas epoke: nga shtetet ilire në
principatat arbërore, nga pashallëqet shqiptare në
vilajetet turke dhe nga vilajetet turke në banovinat, obllastet
dhe pokrajinat sllave!
Ndarje zinxhirë, por kurrë bashkim! Mallkim, mallkim dhe
prapë mallkim! Përçarje, përçarje dhe
vetëm përçarje! Robëri, robëri dhe përsëri
robëri!
Pse na mallkoi historia?
Pse? Pse? Pse?
Sepse! Sepse! Sepse!
Pse, pse na ndoqi fati i zi në vazhdimësi,
nëpër histori, në pafundësi?!
O Zot! O djall! O shqiptar! A ka fund?!
Mallkim, mallkim dhe prapë mallkim!
Përçarje, përçarje dhe vetëm përçarje!
Robëri, robëri dhe përsëri robëri!
Mallkim, përçarje dhe robëri deri në përjetësi,
apo derisa shqiptarët të mbushen mend dhe mallkimin ta
kthejnë në bekim,
përçarjen në pajtim e bashkim dhe robërinë
në çlirim?
Shkruar në Janar 1992,
Botuar në:
-KUSHTRIMI I LIRISË, organ i Organizatës Revolucionare
Shqiptare (ORSH), Viti II i botimit, Nr.1, Janar 1992, Mërgim.
-KOSOVA SOT, gazetë ditore e Prishtinës, Gusht 2002.
-GLOBI, revistë e pavarur, Nr.36, Shtator 2002, Shkup.
-RIBASHKIMI I SHQIPËRISË, organ i Frontit për Bashkim
Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Nr.1, Nëntor 2002, Tiranë.
TI RUHEMI TRADHËTISË KOMBËTARE!
I
Shqiptarët e Kosovës i bashkoi dhuna dhe terrori i egër
ushtarako-policor i Serbisë! Gjaqet e shqiptarëve i
fali antishqiptari Millosheviç! Shqiptarët e Shqipërisë
do ti bashkojë sulmi ushtarak i Greqisë në
Shqipërinë e Jugut! Ose sulmi serbo-malazez mbi Shqipërinë
e Veriut! Ose pushtimi paqësor i neofashizmit italian!
Shqiptarët, gjatë gjithë luftërave të tyre
shekullore, kurrë nuk janë bashkuar në mënyrë
të ndërgjegjshme në luftë kundër armiqve
të tyre! Shqiptarët janë bashkuar gjithmonë
në momentin e fundit, nga zori e jo nga patriotizmi i tyre
i vetëdijshëm! Janë bashkuar stihikisht, jo në
mënyrë të rregullt organizative! Janë bashkuar
atëherë kur thika, ushta e bajoneta armike ka prek në
asht dhe ka vënë në lëvizje refleksive trurin
e përgjumur të shqiptarëve! Dhe, kur u ka dalë
gjumi shqiptarëve, pas goditjeve vdekjeprurëse të
armikut, ata e kanë parë veten të bllokuar, të
rrethuar, të mbështetur për muri, të çorganizuar,
të çarmatosur, të pafuqishëm për rezistencë
efektive dhe pa kurfarë mundësie reale për të
fituar luftën!
Shqiptari i ka falë gjaqet vetëm përkohësisht,
por kurrë përgjithmonë! Porsa kalon rreziku i jashtëm,
shqiptari i kthehet përsëri gjakmarrjes, hakmarrjes dhe
vëllavrasjes! Kjo është një sëmundje kronike
dhe shekullore e shqiptarëve!
II
Partitë politike legale, së pari e lodhën shumë
popullin tonë me premtime të mëdha, pastaj e kërrusën
me kontribute të tepërta, që më në fund
ta rrëzojnë përtokë me luftën e tyre anarkiste
në mes veti për pushtet!
Tërë veprimtaria e deritanishme politike e të ashtuquajturës
alternative demokratike kosovare solli në popull
një dëshprim, zhgënjim e paperspektivë, humbje
besimi dhe krizë morale!
Përderisa populli kërkon liri e pavarësi, partitë
politike legale kërkojnë nga populli i rraskapitur durim
dhe para!
Kështu, partitë politike të alternatives kosovare
ranë në provim para popullit dhe historisë! Ata e
shndërruan popullin tonë nga një popull vital e krenar,
në një skllav të bindur e apatik!
Atë çka nuk mundi ta realizojë pushtuesi serbo-jugosllav
mbi shtatë dekada pacifikimin dhe nënshtrimin e
shqiptarëve, e arriti alternativa demokratike e
Kosovës, e realizuan titistët i ish-LKK-së të
infiltruar në udhëheqje të opozitës demokratike
kosovare!
As vrasjet, as djegëjet e plaçkitjet dhe as burgosjet
e dënimet masive të shqiptarëve nga regjimet e Beogradit,
Shkupit e Titogradit nuk mundën ta pacifikojnë shqiptarin
luftarak, trim e guximtar të Kosovës; nuk mundën
ta nënshtrojnë e përkulin shqiptarin krenar e të
papërkulshëm ndër shekuj; nuk mundën ta detyrojnë
të durojë robërinë, pushtimin, çnderimin
e çburrërimin shqiptarin e vrullshëm, energjik
e luftëtar!
Armiqtë nuk mundën as ta detyrojnë dhe as ta mashtrojnë
shqiptarin e Kosovës, që nga luftëtar lirie të
shndërrohet në pacifist, nga krenar të shndërrohet
në i nënshtruar, dhe nga i vrullshëm në i durueshëm,
nga luftarak në gandist e lëmoshtar!
Të vetëquajturit patriotë e demokratë,
të shkolluar e të majmur nëpër shkollat politike
dhe grazhdet e Titos, ia arritën që pa armë e terror,
por me demagogji e tradhëti, që ta gjunjëzojnë
dhe ta nënshtrojnë Kosovën e pagjunjëzuar e
të panënshtruar kurrë, arritën që ta pacifikojnë
Kosovën luftarake, pishtaren e lirisë kombëtare,
zemrën e kombit tonë!
Armiq e furtuna të panumërta kaluan mbi truallin e përgjakur
të Kosovës, stuhi të shumëta rrahën gjoksin
granit të shqiptarit, por nuk e përkulën, nuk e rrëzuan,
ai qëndroi si lis përballë rrebesheve antishqiptare
gjatë historisë. Qëndroi, luftoi, u pushtua, por
kurrë nuk u mposht, nuk u dorëzua shqiptari atdhetar e
liridashës. E sot, shqiptarin e mposhti, e dorëzoi dhe
e çburrëroi vetë shqiptari! Shqiptarët e tubuar
nëpër të ashtuquajturat parti legale demokratike,
pas shpërbërjes së LKK-së! E mposhtën komunistët
e djeshëm të Titos, të shndërruar sot në
demokratë të Bushit!.
Udhëheqjet e shumicës së partive demokratike
legale të Kosovës janë titistët e djeshëm,
anëtarë ose simpatizantë të ish-LKK-së,
të cilët direkt apo indirekt luftuan me të gjitha
forcat e tyre intelektuale kundër kërkesës popullore
Kosova-Republikë! Luftuan, zbuluan e dënuan
bijat dhe bijtë e popullit tonë, të cilët luftonin
për Republikën e Kosovës! E pengojnë dhe e bojkotojnë
bashkimin e trojeve shqiptare të Maqedonisë, Serbisë
dhe Malit të Zi me Republikën e Kosovës! Janë
për bashkim kombëtar me fjalë dhe kundër tij
me vepra!
Ish-titistët dhe mikroborgjezët e udhëheqjeve të
disa partive legale, veshur tani me gëzofin e patriotit
dhe të demokratit, dje i luftonin bijtë e
vërtetë të popullit duke i etiketuar (porsi serbomëdhenjtë)
si irredentistë, nacionalistë,
separatistë, kundërrevocionarë,
etj.,
kurse sot i luftojnë duke i quajtur stalinistë,
enveristë, ekstremistë, të
kuq,
etj.!
Dhe në momentin kritik për popullin tonë, si dhe
kur tu shterrojë fjalori demagogjik, demokratët
pacifistë të shumë udhëheqjeve të partive
politike legale do të marrin valixhet dhe familjet e tyre e
do të braktisin popullin e Kosovën, duke kërkuar
azil politik në Beograd, Zagreb, Bon e Vashington! Kurse me
popullin e në ballë të popullit do të mbeten
përsëri bijtë patriotë e revolucionarë
të tij, ata luftëtarë të vërtetë të
lirisë që sakrifikuan rininë dhe jetën e tyre
burgjeve të ish-Jugosllavisë, ata revolucionarë të
cilët armiku serbo-jugosllav dhe tradhëtarët, karrieristët
dhe demagogët shqiptarë dje i etiketuan si irredentistë,
nacionalistë, separatistë,
etj.,
kurse sot i anatemojnë si stanilistë, enveristë,
terroristë, të kuq,
etj.!
Për lirinë e Kosovës, për çlirim e bashkim
të kombit shqiptar, as kanë luftuar dhe as nuk do të
luftojnë ndonjëherë të ashtuquajturit demokratë
pacifistë, të cilët predikojnë, porsi
priftrinjtë, paqen e rrejshme tokësore në robëri,
durimin e pakufi dhe nënshtrimin e turpshëm të shqiptarëve,
përballë sulmeve dhe pushtimit të armiqve!
Për lirinë dhe çlirimin kombëtar kanë
luftuar, luftojnë dhe do të luftojnë deri në
fund vetëm revolucionarët luftëtarët
e lirisë, bijat dhe bijtë e vërtetë të
popullit, të cilët gjer më sot kanë dhënë
vetëm prova qëndrese dhe sakrifice në luftë
për demaskimin e armikut e të tradhëtarëve.
Populli ynë, me bijtë e tij revolucionarë në
ballë, do të di ti zbulojë dhe dënojë
pseudopatriotët e pseudodemokratët, karrieristët
e demagogët, kompromisaxhinjtë e tregtarët politik,
tradhëtarët shqipfolës
, dhe do të di të
qëndrojë, të organizohet, të luftojë dhe
të fitojë mbi armiq e tradhëtarë; do të
di të fitojë lirinë, pavarësinë dhe bashkimin
e vet kombëtar. Kush sbeson në këtë të
vërtetë të padiskutueshme, mashtrohet shumë
keq, ska çka i duhet jeta.
III
Shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët
nën ish-Jugosllavi do ti bashkojë vetëm pushka
e lirisë. Pushka e lirisë është çelsi
i vetëm për pajtim e bashkim kombëtar në mes
partive politike shqiptare në ish-Jugosllavi, në Shqipëri
e diasporë. Pushka e lirisë do ta forcojë unitetin
mbarëkombëtar të kombit shqiptar.
Pushka e lirisë do të fillojë luftën nacionalçlirimtare.
Pushka e lirisë do ta zhvillojë luftën për çlirim
dhe bashkim kombëtar, kurse ndërhyrja e helmetkaltërve
të OKB-së do ta përfundojë këtë luftë.
Nuk ka paqë, as bisedime paqësore dhe dialog demokratik,
as ndërhyrje ushtarake të OKB-së, apo Bashkësisë
Evropiane pa luftë të shqiptarëve kundër pushtuesve
sllavë. Pas luftës vjen gjithmonë paqa. Prandaj,
kush e don paqën le të përgatitet për luftë
dhe le të ngritet në luftë çlirimtare. Lufta,
paqa dhe liria janë në lidhshmëri dhe në varshmëri
dialektike reciproke nga njëra-tjetra. Askush, asnjë forcë
dhe demagogji, ska mundur dhe sdo të mundet ti
ndajë, as ti zhvendosë luftën, paqen dhe lirinë.
IV
As minimumin e diplomacisë dhe të luftës politike
nuk kanë zhvilluar partitë dhe politikanët e Kosovës
dhe të Shqipërisë në drejtim të çlirimit
dhe të bashkimit kombëtar! As minimumin e qëndresës
dhe të luftës revolucionare nuk kanë bërë
shqiptarët dhe partitë e tyre për çlirim dhe
bashkim kombëtar!
Kombi shqiptar mund të tradhëtohet nga Evropa dhe shqiptarët,
por ai nuk mund të nënshtrohet dhe nuk do të pajtohet
kurrë edhe me tradhëtinë e re të mundshme, nuk
do të pajtohet me vazhdimësinë e copëtimit,
pushtimit dhe të robërisë së tij! Prandaj, ti
ruhemi tradhëtisë kombëtare!
Ti ruhemi Evropës dhe pacifistëve, disfatistëve,
demagogëve, karrieristëve, shqipfolësve, pseudopatriotëve
dhe pseudoshqiptarëve që të mos i shesin apo falin
tokat shqiptare edhe kësaj rradhe Serbisë, Maqedonisë
dhe Malit të Zi!
Ti ruhemi, pra, tradhëtisë kombëtare!
Luftëtarë të lirisë dhe revolucionarë konsekuentë
të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë e Malit të
Zi bashkoni punën, zemrat, forcën dhe armët
në luftë të përbashkët nacionalçlirimtare
për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, që
ti shpëtojmë tradhëtisë kombëtare,
e cila po na kërcënon përpara syve tanë!
Komb shqiptar, luftëtarë të lirisë, pavarësisë,
të bashkimit kombëtar dhe të demokracisë! Patriotë
dhe revolucionarë! Jini vigjilentë, të zgjuar, të
organizuar dhe në këmbë, që ti ruhemi
tradhëtisë kombëtare!
Ky vit është afati i fundit, që të gjithë
shqiptarët të deklarohen botërisht se, a janë
për paqen dhe durimin e demokratëve, që
është baraz me robëri dhe nënshtrim, apo janë
për luftën çlirimtare të revolucionarëve,
që është baraz me liri, pavarësi dhe bashkim
kombëtar.
Koha nuk pret më shumë, prandaj, zgjohu popull shqiptar!
Bashkohu e organizohu popull shqiptar dhe, me revolucionarët
në ballë e pushkën në krah, nisu shtigjeve të
lirisë! Marsho i vendosur, krenar e guximtar drejt çlirimit
dhe bashkimit kombëtar!
Zgjohu shqiptar! Ngritu Shqiptar! Nisu Shqiptar! Marsho shqiptar!
Mos u ndal, shqiptar! Mos duro! Mos u nënshtro! Qëndro!
Lufto!
Edhe drejtësia, edhe liria është me ty, o shqiptar!
Përpara shqiptarë!
Shkruar në Shkurt 1992,
Botuar në KUSHTRIMI I LIRISË, organ i Organizatës
Revolucionare Shqiptare (ORSH), Viti II i botimit, Nr.2, Shkurt
1992, Mërgim.
LIRIA FITOHET
ME LUFTË REVOLUCIONARE
I
E ashtuquajtura krizë jugosllave filloi në
Kosovë dhe do të përfindojë në Kosovë.
Problemi i Kosovës dhe çështja e shqiptarëve
nën ish-Jugosllavi mbizotëroi gati dhjetë vjet në
politikën jugosllave dhe tërhoqi vazhdimisht vëmendjen
e Evropës, si epiqendër e krizës jugosllave. Por,
me daljen në skenë të çështjes sllovene,
kroate dhe më pas asaj boshnjako-hercegovase, çështja
shqiptare dalëngadalë u margjinalizua dhe u hoq nga rendi
i ditës së politikës evropiane, gjatë gjithë
përpjekjeve të saj për zgjidhjen e krizës jugosllave.
Zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare u shty
nga politika evropiane në pakufi!
Pse ndodhi kështu?
Sepse partitë politike shqiptare nën Jugosllavi, për
zgjidhjen e çështjes shqiptare, pra, për lirinë
dhe pavarësinë kombëtare të popullit shqiptar,
zgjodhën rrugën e paqës, rrugën demokratike,
rrugën e dialogut me pushtuesit shovenistë serbomëdhenj.
Kurse, për lirinë dhe pavarësinë e tyre sllovenët,
kroatët e boshnjakët zgjodhën rrugën e luftës,
rrugën revolucionare. Në këtë mënyrë,
me që rruga e luftës është më dramatike,
dhe më alarmante, ajo e tronditi, e shkundi Evropën, duke
tërhequr vëmendjen dhe angazhimin e saj politik në
drejtim të gjëmimit të armëve, në drejtim
të zgjidhjes së çështjes sllovene, kroate
e boshnjake.
Rruga revolucionare e luftës së armatosur nacionalçlirimtare,
të cilën e preferuan sllovenët, kroatët e boshnjakët,
e detyroi diplomacinë evro-amerikane që jo vetëm
të merret seriozisht me çështjen e tyre, por e
detyroi Bashkësinë Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të
Amerikës që ta zgjidhin çështjen e tyre, duke
njohur Slloveninë, Kroacinë e Bosnjë-Hercegovinën
si shtete sovrane e të pavarura, duke dërguar në
Kroaci e Bosnjë helmetkaltërtit e OKB-së.
Ndërsa, shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare
nën ish-Jugosllavi heshtën, prandaj heshti edhe Evropa.
OKB-ja, Evropa dhe SHBA-të do të heshtin dhe nuk do të
merren seriozisht me çështjen shqiptare, derisa shqiptarët
nuk do ta shtrojnë seriozisht për zgjidhje çështjen
e tyre kombëtare përpara Evropës dhe OKB-së,
përderisa shqiptarët nuk do tia imponojnë çështjen
e tyre opinionit publik ndërkombëtar, përderisa shqiptarët
nuk do ta detyrojnë Evropën SHBA-të dhe OKB-në,
përmes luftës së tyre të armatosur nacionalçlirimtare,
që ta shtrojnë për zgjidhje çështje kombëtare
shqiptare.
Përderisa shqiptarët nuk do të zhvillojnë luftë
për liri dhe pavarësi, por diplomaci, durim pakufi e pacifizëm,
atëherë Evropa do të na mbajë ligjërata
vetëm rreth shkeljes së të drejtave të njeriut
në Kosovë. Evropa nuk do ta shtrojë kurrë për
zgjidhje çështjen shqiptare, po qe se populli i robëruar
shqiptar nuk ngritet në luftë të armatosur nacionalçlirimtare.
II
Që në fillim të daljes në skenën politike
jugosllave të çështjes sllovene e kroate, Evropa
dhe SHBA-të predikonin natë e ditë mosprishjen e
Jugosllavisë, por pranonin vetëm reformimin e saj në
konfederatë, apo çfarëdoqoftë që të
merreshin vesh republikat e saj. Por kroato-sllovenët në
strategjinë e tyre politike kishin sanksionuar parimin e vetëvendosjes
së popujve deri në shkëputje nga Jugosllavia dhe
shpalljen e Sllovenisë e të Kroacisë shtete sovrane
e të pavarura, kurse konfederalizmin e përdornin si taktikë
lufte, si politikë dite të fitimit në kohë.
Dhe në momentin kur u përgatitën për shkëputje,
ata e flakën idenë e Jugosllavisë konfederative dhe
shpallën shtetet e tyre të pavarura.
Dalja e Sllovenisë dhe e Kroacisë nga Jugosllavia nuk
i pëlqeu politikës evro-amerikane. Evro-amerikanët
i mbyllën të dy sytë dhe i zunë të dy veshët
para sulmit agresiv të Armatës Jugosllave dhe Serbisë
kundër Sllovenisë e Kroacisë në emër të
ruajtjes së integritetit territorial të Jugosllavisë,
sepse politika serbomadhe dhe ajo evro-amerikane përputheshin
në nostalgjinë për ruajtjen e Jugosllavisë.
Por qëndresa e vendosur heroike e popullit slloven dhe kroat
me armë në dorë kundër agresionit serbo-jugosllav,
ua prishi politikën evro-amerikanëve dhe i detyroi ata
që të heqin dorë nga opcioni i tyre politik për
ruajtjen me çdo kusht të Jugosllavisë. Dhe, si
rezultat i luftës çlirimtare të sllovenëve,
kroatëve e boshnjakëve ndryshoi edhe qëndrimi politik
evro-amerikan ndaj Jugosllavisë, të cilën, pas shumë
ngurrimesh, më në fund e shpallën të paqenë
dhe të vdekur politikisht dhe juridikisht.
Qëndrimi i parë politik evro-amerikan, lidhur me krizën
jugosllave, ishte ruajtja dhe reformimi konfederativ i saj. Ky qëndrim
tanimë ra poshtë si rezultat i luftës së vendosur
për liri e pavarësi kombëtare të popullit slloven,
kroat e boshnjak.
Qëndrimi i dytë politik evro-amerikan në zgjidhjen
e krizës jugosllave është mosndryshimi i kufinjëve
të brendshëm e të jashtëm të republikave
të ish-Jugosllavisë. Ky opcion politik evro-amerikan e
bën aktualisht të pamundshëm, jo vetëm zgjidhjen
në tërësi të çështjes, por pengon
edhe njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran
e të pavarur. Ky qëndrim politik aktual i Evropës
dhe SHBA-ve lejon vetëm një autonomi speciale
të Kosovës nën Serbi, ndoshta autonomi të Iliridës
nën Maqedoni dhe njohjen e të drejtave kulturore e njerëzore
të shqiptarëve në Serbinë Jugore dhe në
Mal të Zi!
I takon, prandaj, popullit shqiptar të këtyre trojeve
që të gjejë format dhe mënyrat e veprimit të
tij politik e ushtarak që ta detyrojë Evropën dhe
Amerikën të heqin dorë nga opcioni aktual për
mosndryshimin e kufinjëve të brendshëm dhe të
jashtëm të ish-Jugosllavisë. Në të kundërtën,
çështja kombëtare shqiptare do të mbetet e
pazgjidhur, populli shqiptar do të mbesë edhe për
disa dekada apo një shekull nën robëri, kurse trojet
e tij etnike do të ricopëtohen edhe më egërsisht
nga tre shtete sllave!
Ne duhet të mësojmë shumë nga lufta për
liri e pavarësi e Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjës.
Ne duhet të mësojmë gjithashtu shumë nga diplomacia
kroato-sllovene. Ne duhet ti kombinojmë, porsi kroato-sllovenët,
luftën dhe diplomacinë, duke i zhvilluar ato paralelisht
dhe në të njëjtën kohë dhe hapsirë.
Rruga demokratike dhe paqësore e shqiptarëve të ish-Jugosllavisë
ishte e arsyeshme për kohën dhe rrethanat e djeshme, dhe
i dha frytet e veta që nga shpallja e Republikës dhe e
Kushtetutës së Kosovës dhe deri te referendumi popullor
dhe zgjedhjet e 24 majit 1992. Por, sot dhe nesër, opcioni
politik i rrugës paqësore dhe dialogut demokratik me pushtuesët,
nuk është dhe nuk do të jetë i aftë për
zgjidhjen e çështjes shqiptare.
Opcioni politik paqësor dhe i dialogut me armikun nuk është
njësoj frytdhënës dhe i dobishëm si në
fillim të krizës jugosllave, ashtu edhe në mbarim
të saj. Me një opcion statik e të ngurtë, shqiptarët
kurrë nuk do të mund të arrijnë në liri,
pavarësi, sovranitet dhe bashkim kombëtar. Me ndërrimin
e situatës politike jugosllave, ballkanike dhe evro-amerikane
duhet të ndërrojnë edhe opcionet e politikës
shqiptare. Ne konsiderojmë se, shumëçka ka ndryshuar
që nga fillimi i krizës jugosllave e deri më sot,
kurse politika shqiptare ka mbetur në margjinat e opcioneve
të para dy-tre viteve.
Rruga e deritashme paqësore dhe e dialogut demokratik me armiqtë
pushtuesë (a thua ekziston dialog demokratik në mes xhelatit
dhe viktimës?!), frytin më të madh të saj që
mund të sigurojë nga ky dialog demokratik
është ose një autonomi speciale të
Kosovës nën Serbi, ose një Republikë të
Kosovës nën Jugosllavinë Federative të sapo
shpallur nga Serbia dhe Mali i zi. Ne konsiderojmë se, edhe
njëra edhe tjetra zgjidhje është tradhëti
kombëtare nga ana e atij Parlamenti apo asaj Qeverie shqiptare
që do ta pranonte dhe nënshkruante një zgjidhje
të tillë të çështjes shqiptare!
Siç po shihet, rruga paqësore dhe e dialogut demokratik
të shqiptarëve të robëruar me pushtuesit sllavë
çon ( në të gjitha variantet) në një
robëri të re edhe më të tmerrshme, në moszgjidhjen
e çështjes shqiptare dhe në një tradhëti
kombëtare. Prandaj, sa më parë që Parlamenti
dhe Qeveria e Kosovës, si dhe të gjitha partitë politike
shqiptare nën ish-Jugosllavi të lirohen nga idea dhe opcioni
politik i dialogut demokratik me pushtuesët, aq
më afër do të jetë liria dhe zgjidhja e drejtë
e përfundimtare e çështjes kombëtare shqiptare.
Serbia dhe ushtria e saj nuk u tërhoq vullnetarisht, përmes
dialogut demokratik, nga Sllovenia, Kroacia e Bosnja,
por u detyrua të tërhiqet me turp nga goditjet e armëve
çlirimtare të luftëtarëve sllovenë, kroatë
e boshnjakë. Serbinë nuk do ta detyrojë as Evropa,
as OKB dhe as Amerika që të tërhiqet nga Kosova,
Presheva, Bujanoci e Medvegja. Ata, që të largohen nga
trojet tona, do ti detyrojë vetë populli shqiptar
me luftën e tij të armatosur nacionalçlirimtare.
Liria fitohet e nuk dhurohet. Liria fitohet vetëm me luftë
revolucionare.
III
Çështja shqiptare do të fillojë të zgjidhet
seriozisht, drejt dhe përfundimisht që nga momenti kur
do të fillojë funksionimi praktik i pushtetit legal demokratik
shqiptar. Që nga momenti kur në Kosovë do të
nisë punën e tij Parlamenti i Kosovës, Qeveria e
tij dhe Presidenti i Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet
e 24 Majit 1992. Dhe, sidomos, që nga formimi dhe funksionimi
i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së
Rendit Publik të Republikës së Kosovës.
Çështja shqiptare do të fillojë të zgjidhet
seriozisht dhe praktikisht që nga momenti kur pjesëtarët
e armatosur të Rendit Publik do të fillojnë të
patrullojnë nëpër rrugët dhe sheshet e fshatrave
dhe qyteteve të Kosovës, si dhe që nga momenti kur
do të armatosen pjesëtarët e Ministrisë së
Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Sepse, pa
armatosjen e pjesëtarëve të këtyre dy ministrive
nuk mund të funksionojnë dhe as të ekzistojnë
këto dy ministri.
Çështja shqiptare, pra, do të hyjë në
zgjidhjen përfundimtare të saj që nga momenti kur
do të fillojë funksionimi praktik i pushtetit demokratik
shqiptar të dalë nga zgjedhjet e 24 Majit, sepse që
nga ky moment do të nisë edhe sulmi frontal i ushtrisë
serbo-malazeze për shkatërrimin e këtij pushteti,
të shoqëruar me vrasje e rrënime masive kundër
popullit tonë. Natyrisht që këtij sulmi barbar të
pushtuesëve sllavë, populli shqiptar do ti përgjigjet
me kundërsulmin e tij në vetëmbrojtje. Në këtë
mënyrë, krizës jugosllave, pos frontit frontit serbo-kroat
e serbo-boshnjak, do ti shtohet edhe fronti i tretë i
luftës ai serbo-shqiptar.
IV
Armiku synon që të na zhdukë fare nga faqe e dheut
ilirian. Ai po lufton me të gjitha mjetet që të na
mohojë vetëvendosjen, pavarësinë dhe lirinë
kombëtare.
Armiku me këmbëngulje po përpiqet që të
përjetësojë sundimin e tij në trojet tona të
pushtuara. Prandaj, që ne të ekzistojmë, të
jetojmë, të mbijetojmë dhe të çlirohemi
nga kthetrat barbare të pushtuesëve sllavë, duhet
patjetër të qëndrojmë, të organizohemi
dhe të luftojmë.
E vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë,
kurse forca është në anën e armikut. Ne duhet
të grumbullojmë forcat tona, me qëllim që forcës
reaksionare të armikut ti përgjigjemi me forcën
tonë revolucionare.
Është ligj natyror që forcës ti përgjigjesh
me forcë, reaksionit me aksion. Pa vënie në veprim
praktik të forcës revolucionare dhe çlirimtare
të popullit të robëruar, përballë forcës
shtypëse dhe shfrytëzuese të armikut, e vërteta
dhe drejtësia e luftës çlirimtare të popullit
të robëruar mbetet e pafuqishme, porsi pema pa rrënjë,
si peshku pa ujë, apo si dielli pa rreze.
Populli shqiptar i trojeve të pushtuara nuk do të pranojë
dhe lejojë, qoftë edhe me çmimin e gjakut dhe të
jetës së tij, që mbi këto troje të shtresohet
pluhuri i shekujve të robërisë sllavomadhe. Ideali
i lirisë dhe i bashkimit kombëtar të shqiptarëve
do të shuhet vetëm pas realizimit të tij.
Përpara drejt fitores, se liria fitohet me luftë revolucionare!
Shkruar në Qershor 1992,
Botuar në KUSHTRIMI I LIRISË, organ i Organizatës
Revolucionare Shqiptare (ORSH), Viti II i botimit, Nr.6, Qershor
1992, Mërgim.
REPUBLIKA FEDERATIVE E VARDARIT
- ALTERNATIVA E VETME PAQËSORE
H Y R J E
Bashkimi bën fuqinë, - thotë urtësia popullore.
Por, jo çdo bashkim bën fuqinë. Ka bashkim dhe
bashkim. Ka bashkim të vullnetshëm dhe bashkim
të dhunëshëm.
Pjesa e kombit shqiptar dhe trojeve të tij që sot
gjenden të kolonizuara, të ndara dhe të pushtuara
nga Serbia, Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi bëjnë pjesë
në bashkimin e dhunëshëm të trojeve shqiptare
këtyre shteteve shoviniste fqinje.
Bashkimi i vullnetshëm i popujve dhe shteteve bëhet
nga shkaqe, interesa dhe rrethana të caktuara historike, objektive
dhe subjektive të popujve që bëjnë bashkimin.
Dhe po nga rrethana e shkaqe të caktuara historiko-politike,
ekonomike e kulturore popujt bëjnë çbashkimin dhe
ndarjen e tyre. Bashkimi i dhunshëm sjellë çbashkimin
e dhunshëm, kurse bashkimi i vullnetshëm sjellë ndarjen
e vullnetshme. Bashkimi dhe ndarja e popujve është një
e drejtë e tyre e patjetërsueshme, është një
veprim i arsyeshëm dhe i nevojshëm në bazë të
kohës, hapësirës dhe rrethanave konkrete politike
në të cilat bëhet bashkimi apo ndarja e popujve.
Me vullnetin e tyre popujt, zakonisht, bashkohen në federata
e konfederata, lidhje apo bashkësi shtetesh dhe po me vullnetin
e tyre ata dalin nga federata, konfederata apo bashkësia shtetërore.
Shprehja e lirë e vullnetit të popullit bën pjesë
në të drejtën demokratike e të ligjshme të
çdo populli për vetëvendosje: të vendosë
vetë për bashkim me popujt tjerë apo për ndarje
nga ata, si dhe të vendosë vetë për formën
shtetërore të zhvillimit të tij shoqëror, politik,
juridik, ekonomik dhe kulturor.
I. PAK HISTORI
Kombi shqiptar është njëri ndër popujt më
të vjetër të Ballkanit (Ilirikut) dhe Europës.
Ai është popull autokton në tokat ku jeton sot dhe
është pasardhës i drejtpërdrejtë i Ilirëve.
Si gjatë sundimit romako-bizantin, pushtimeve të hershme
e të vonëshme sllave, ashtu edhe gjatë sundimit osman,
populli ynë nuk e pushoi kurrë qëndresën dhe
luftën e tij me shpatë, penë dhe pushkë në
dorë për liri, pavarësi, bashkim kombëtar dhe
progres shoqëror.
Me gjithë luftërat dhe përpjekjet e parreshtura për
çlirim dhe bashkim kombëtar, populli shqiptar dhe trojet
e tij etnike ende janë të ndara në katër shtete
shoviniste dhe kolonialiste fqinje: Serbia, Greqia, Maqedonia (IRJM)
dhe Mali i zi.
Ndarja e kombit shqiptar dhe trojeve të tij etnike është
si rezultat i politikave grabitqare të shteteve shoviniste
fqinje dhe si rezultat i qëndrimeve antishqiptare e antidemokratike
të Fuqive të Mëdha të kohës, të cilat
përmes Kongresit të Berlinit (1878), Konferencës
së Londrës (1913), Konferencës së Versajës
(1919) dhe Konferencës së Parisit (1945), konfirmuan vazhdimisht
ndarjen e kombit shqiptar dhe të atdheut të tij
Shqipërisë.
Populli shqiptar në Maqedoni dhe trojet e tij janë vazhdimësi
dhe pjesë integrale e kombit shqiptar dhe trojeve të tij
në Ballkan Shqipërisë Etnike.
II. GJENDJA AKTUALE POLITIKO
- EKONOMIKE E SHQIPTARËVE NË ILIRIDË
Shqiptarët në Maqedoni përbëjnë mbi 40%
të numrit të përgjithshëm të popullsisë
së republikës.
Edhepse në numër shumë të madh dhe autoktonë
në tokat e tyre, shqiptarët kurrë nuk kanë qenë
të barabartë me maqedonasit.
Shqiptarët e Iliridës kanë qenë dhe janë
të shtypur e të diskriminuar politikisht, juridikisht
dhe ekonomikisht nga ana e pushtetmbajtësve maqedonas.
Shqiptarët janë diskriminuar e po nëpërkëmben
edhe sot në fushën e arsimit, kulturës, punësimit
dhe të drejtave tjera kombëtare e njerëzore.
As në polici, ushtri dhe në administratën publike,
shqiptarët nuk janë të përfshirë në
përputhje me numrin e tyre real të numrit të përgjithshëm
të popullsisë së republikës, sepse numrin e
vërtetë të shqiptarëve e kanë fshehur të
gjitha regjimet e deritashme maqedonase.
Mbi shqiptarët është ushtruar dhe po zbatohet ende
një politikë denigruese, mospërfillëse, johumane
dhe antishqiptare në të gjitha fushat e jetës shoqërore
- politike.
Kërkesat dhe vullneti politik i shqiptarëve janë
mohuar dhe shkelur me dhunë policore - ushtarake me dekada
të tëra nga regjimet maqedonase.
As pas luftës gjysmëvjeçare të UÇK-së
dhe aprovimit të Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët
në Maqedoni nuk i kanë realizuar aspiratat e tyre kombëtare
për drejtësi dhe barazi me maqedonasit.
Marrëveshja e Ohrit jo vetëm nuk e ka tejkaluar, por as
nuk e ka arritur përmbajtjen e Kushtetutës së Republikës
Socialiste të Maqedonisë së viteve 70-të dhe
80-të të shekullit të kaluar.
Aktualisht shqiptarët në Maqedoni janë të pakënaqur
me pozitën e tyre politike, juridike, ekonomike e kulturore,
sepse kushtetuta dhe ligjet në fuqi nuk ua njohin të drejtën
e kombit shtetformues dhe gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare
shtetërore. Shqiptarët e Iliridës ende janë
pakicë kombëtare në Republikën e Maqedonisë
unitariste.
III. PARIMET E PËRGJITHSHME DEMOKRATIKE
TË SHQIPTARËVE NË ILIRIDË
Shqiptarët e Iliridës angazhohen për realizimin praktik
të së drejtës së popujve për të shprehur
vullnetin e tyre politik përmes Referendumit Popullor, duke
vetëvendosur për shtetin në të cilin duan të
jetojnë dhe për formën shtetërore që duan
të formojnë, gjithmonë sipas Kartës së
OKB-së: mbi të drejtën e popujve për vetëvendosje
deri në shkëputje.
Shqiptarët e Iliridës punojnë për rrespektimin
e të drejtave themelore njerëzore, të drejtën
e shprehjes së lirë të mendimit, të drejtën
e organizimit politik, të drejtën e protestimit paqësor,
të drejtën e arsimimit, të punësimit dhe besimit
sipas ligjeve demokratike të sistemit shumëpartiak dhe
pluralizmit politik të sanksionuara në Konventën
e Gjenevës të vitit 1951.
Shqiptarët e Iliridës kërkojnë të bëhet
regjistrimi real dhe transparent i popullsisë në Maqedoni,
nën kontrollin e rreptë të tyre dhe të ndërkombëtarëve
dhe me theks të veçantë të dihet numri i vërtetë
i shqiptarëve.
Shqiptarët e Iliridës e pranojnë dialogun politik
demokratik dhe marrëveshjen për zgjidhjen e të gjitha
çështjeve të hapura politike, ekonomike e sociale
që i preokupojnë dy popujt tanë dhe grupet tjera
etnike në Maqedoni.
Shqiptarët e Iliridës janë për integrime politiko
- ekonomike dhe ushtarake rajonale dhe europiane, por pasi të
jetë arritur integrimi i brendshëm ndërshqiptar.
Shqiptarët e Iliridës janë përcaktuar për
ekonominë e tregut të lirë, për qarkullimin
e lirë të njerëzve, të vlerave materiale e të
kapitalit, duke iu nënshtruar ligjeve të konkurencës
demokratike.
Shqiptarët e Iliridës angazhohen për investimin e
kapitalit të jashtëm, ngritjen e objekteve industriale,
duke u përkujdesur për zhvillimin sa më të shpejtë
të tokave shqiptare, për punësimin e njerëzve
dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve.
Shqiptarët e Iliridës mbështesin pa rezervë
punën shkencore e arsimore të Universitetit të Tetovës
dhe angazhohen me të gjitha forcat që ky institucion i
lartë mësimor të institucionalizohet, të regjistrohet
dhe të finansohet nga shteti.
IV. QËNDRIMET DHE SYNIMET POLITIKE,
DEMOKRATIKE DHE KOMBËTARE
TË SHQIPTARËVE NË ILIRIDË
Shqiptarët në Maqedoni i kanë të gjitha karakteristikat
dhe atributet e një kombi. Ata kanë territorin e tyre
kompakt, gjuhën, historinë, lidhjet ekonomike, formimin
psiqik, vetëdijen e lartë kombëtare, kulturën
e traditën e lashtë, si dhe autoktoninë mijëravjeçare
në këto troje.
Mbështetur në realitetin objektiv aktual dhe në të
vërtetën historike, shqiptarët e Iliridës aspirojnë
për barazinë e plotë politiko - juridike të
tyre dhe maqedonëve, përmes ngritjes së shqiptarëve
në nivelin e kombit shtetformues dhe të gjuhës shqipe
në gjuhë zyrtare shtetërore krahas kombit
maqedon dhe gjuhës maqedonishte.
Shqiptarët e Iliridës angazhohen që republika e sotme
e Maqedonisë të shndërrohet në një shtet
federativ i përbërë nga dy republika: republika shqiptare
dhe republika maqedonase.
Shqiptarët e Iliridës synojnë që shteti i ardhshëm
shqiptaro - maqedonas të emërohet: Republika Federative
e Vardarit (RFV). Republikën Federative të Vardarit, si
shtet të njohur ndërkombëtarisht, do ta përbëjnë:
Republika e Iliridës dhe Republika e Maqedonisë.
Kryeqyteti i Republikës Federative të Vardarit do të
jetë Shkupi, i cili njëkohësisht do të shpallet
kanton i pavarur e neutral, kurse Republika e Iliridës dhe
Republika e Maqedonisë do të kenë kryeqytetet e tyre,
por jo Shkupin.
Flamuri i Republikës Federative të Vardarit do të
jetë një bashkim i flamurit të Iliridës dhe
flamurit të Maqedonisë: mbi fushën e kuqe të
flamurit do të vendoset shqiponja e zezë dykrenare dhe
dielli i verdhë me rreze.
E gjithë veprimtaria politike, ekonomike dhe juridike e brendshme
dhe e jashtme e Republikës Federative të Vardarit do të
rregullohet me Kushtetutën Federative, e cila do të hartohet
nga ekspertët e komisionit kushtetues shqiptaro-maqedonas,
sipas standardeve eropiane të federalizmit demokratik.
Federalizimi i Maqedonisë nuk është shpikur nga një
grusht ekstremistësh shqiptarë. Këtë
idé e kanë shprehur edhe shumë intelektualë
dhe veprimtarë politikë realistë maqedonas qysh nga
gjysma e dytë e shekullit XIX dhe deri te gjysma e parë
e shekullit XX, siç janë: Petar Manxhukov, Konstantin
Kirkov, Goce Dellçev, Jane Sandanski, Dimitar Vllahov,...etj.,
dhe deri te Vanço Mihajllov e Mirjana Maleska në ditët
tona.
Shqiptarët e Iliridës konsiderojnë se krijimi i Republikës
Federative të Vardarit është zgjidhja më e drejtë
dhe më reale në kushtet dhe rrethanat politike aktuale
në Ballkan dhe në përputhje të plotë me
politikën europiane e botërore të integrimit dhe
mosndryshimit të kufinjve shtetërorë me dhunë.
Shqiptarët e Iliridës besojnë thellësisht se
Republika Federative e Vardarit do të ishte një faktor
i madh stabilizues për paqen në Ballkan, për zhvillimin
e hovshëm ekonomik të vendit, si dhe për anëtarësimin
më të shpejtë të tij në Bashkimin Europian
dhe në NATO.
Shqiptarët e Iliridës konsiderojnë se Republika Federative
e Vardarit nuk është iluzion, por një mundësi
reale që mund të arrihet përmes vullnetit të
lirë të popullit shqiptar dhe popullit maqedonas
me anë të dialogut konstruktiv demokratik.
Republika Federative e Vardarit jo vetëm që do të
qetësonte Ballkanin dhe Europën, por në rradhë
të parë do ti qetësonte, do ti pajtonte,
dhe do ti miqësonte përgjithmonë shqiptarët
dhe maqedonët. Të dy popujt do të bëheshin më
të fortë, më të pasur dhe më të civilizuar.
Ata do të ishin shembëll frymëzimi bashkëjetese
paqësore për të gjithë popujt e botës.
Shqiptarët e Iliridës shprehin bindjen se Republika Federative
e Vardarit është e mundur dhe duhet të arrihet e
të formohet jo përmes luftës, dhe jo pas luftës,
por pikërisht para luftës, përmes paqes e dialogut
demokratik dhe pas marrëveshjes konstruktive në mes të
përfaqësuesve të shqiptarëve dhe të maqedonëve.
Argumentet e shqiptarëve të Iliridës për krijimin
e Republikës Federative të Vardarit janë: Vullneti
i lirë për vetëvendosje i shqiptarëve dhe i
maqedonëve, e vërteta historike dhe realiteti aktual objektiv,
dëshira demokratike për bashkëjetesë e shqiptarëve
dhe e maqedonëve në një shtet të përbashkët
federativ, si dhe dëshira e tyre që të jetojnë
në paqë, drejtësi dhe barazi kombëtare e njerëzore
me njëri-tjetrin.
Shqiptarët e Iliridës synojnë dhe besojnë në
mundësinë e krijimit të Republikës Federative
të Vardarit, prandaj do të angazhohen me të gjitha
forcat e tyre njerëzore, politike e shpirtërore për
sensibilizimin dhe sqarimin e të dy popujve tanë se Republika
Federative e Vardarit është e vetmja zgjidhje politiko-juridike
që çon drejtë paqes, drejtë zhvillimit ekonomik
dhe progresit demokratik të të dy popujve tanë.
Shqiptarët e Iliridës nuk do të heqin dorë
kurrë nga përcaktimi i tyre politik, demokratik e kombëtar
për formimin e Republikës Federative të Vardarit.
Në realizimin e bindjeve të tyre politike, ata llogarisin
në përkrahjen e gjithë kombit shqiptar, në përkrahjen
e popullit maqedonas, si dhe në ndihmën këshillëdhënëse
e inkurajuese të qeverive demokratike të Europës,
të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të
Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Shqiptarët e Iliridës konsiderojnë se një
popull që i mohon popullit tjetër lirinë, as vetë
nuk është i lirë. Ai popull që robëron
e sundon popullin tjetër edhe vetë është i robëruar
dhe i sunduar. E drejta për liri, demokraci, pavarësi,
barazi, drejtësi dhe mirëqenie ekonomike, është
e drejtë natyrore dhe njerëzore e patjetërsueshme
e çdo populli. Nga kjo e drejtë universale shqiptarët
e Iliridës nuk do të heqin dorë asnjëherë,
deri në realizimin e plotë të saj.
Shqiptarët e Iliridës konfirmojnë se ardhmëria
e vetme e Republikës së sotme të Maqedonisë
(IRJM) është krijimi nga ajo e Republikës Federative
të Vardarit (RFV). Të gjitha opcionet tjera politike jo
vetëm që nuk e zgjidhin çështjen politiko-territoriale
midis shqiptarëve dhe maqedonëve, por, përkundrazi,
e ashpërsojnë më shumë situatën dhe i acarojnë
më tej marrëdhëniet ndëretnike. Republika Federative
e Vardarit është e vetmja alternativë paqësore
që çon drejt paqes së qëndrueshme, kurse të
gjitha rrugët tjera të zgjidhjes së përkohëshme
çojnë drejtë luftës së pashmangshme,
në të ardhmen, midis shqiptarëve dhe maqedonëve.
Shqiptarët e Iliridës kanë bindjen se ata dhe
maqedonët i kanë miqtë dhe armiqtë e përbashkët
rajonalë e ndërkombëtarë. Shqiptarët dhe
maqedonët janë aleatë natyrorë dhe strategjikë
të njëri-tjetrit. Republika Federative e Vardarit do ta
forconte dhe do ta përjetësonte miqësinë dhe
aleancën natyrore e strategjike të shqiptarëve dhe
maqedonëve dhe do të hapte horizonte të reja drejtë
ardhmërisë paqësore të të dy popujve.
Shkruan në Qershor 2002,
Botuar në GLOBI, revistë e pavarur, Nr.37, 31 Tetor 2002,
Shkup
ÇKA I NDAN DHE ÇKA I BASHKON SHQIPTARËT?
HYRJE
Shqiptarët, si çdo popull tjetër i botës,
i kanë të mirat dhe të këqiat e tyre. Ata posedojnë
vese pozitive dhe negative. Kanë baticat dhe zbaticat e tyre
historike dhe të përditëshme. Kanë plotë
vyrtyte njerëzore dhe përplotë të meta e veprime
çnjerëzore.
Shqiptarët janë edhe në unitet edhe në luftë
me njëri-tjetrin. Ata janë edhe të ndarë edhe
të bashkuar. Edhe te shqiptarët e mbi ta vepron pandërprerje
ligji dialektik natyror me emrin ligji i luftës dhe
i unitetit të të kundërtave. Ky ligj nënkupton
se shqiptarët, si komb, nuk janë vetëm të ndarë,
të përçarë dhe të armiqësuar mesveti,
por ata, në të njëjtën kohë, janë
edhe të bashkuar, të miqësuar e të solidarizuar
mesveti. Kjo do të thotë se nuk ka ndarje absolute, por
as bashkim absolut.
Fenomenet dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore e ndërshqiptare
nuk zhvillohen në rrafshin dyngjyrësh: bardhë e zi,
por ato zhvillohen në një rrafsh kolorit shumëngjyrësh
dhe shumëdimensional. Ngjarjet dhe veprimet nuk zhvillohen
në hava, por në kohë dhe hapësirë të
caktuar e konkrete. Kjo do të thotë se çka është
sot e bardhë, nesër bëhet e zezë; çka
është sot e drejtë, nesër shndërrohet në
të padrejtë; nëse para 20 apo 30 vitesh një
veprim ka qenë i arsyeshëm, sot del se ai veprim ka qenë
i gabueshëm, ose anasjelltas: qëndrimi dhe vendimi që
është vlerësuar gabim para disa vitesh apo dekadash,
sot koha dhe rrokullisja e ngjarjeve tregojnë se ai qëndrim
apo vendim ( qoftë individual apo kolektiv) ka qenë i
drejtë. Kjo do të thotë se gjithçka është
relative. E drejta dhe e padrejta, e mira dhe e keqja, e vërteta
dhe gënjeshtra,
, ecin paralel, janë të pandashme
dhe bashkudhëtare të përjetëshme por
gjithmonë në kohë dhe hapsirë të caktuar,
konkrete dhe objektive.
Nga ligji natyror dhe shoqëror i luftës dhe i unitetit
të të kundërtave, ne shumë lehtë dhe qartë
mund të nxjerrim përfundimin se: kombi shqiptar nuk është
dhe aq i ndarë e i përçarë mesveti, sa që
duket apo shkruhet disa herë (përjashtuar këtu ndarjen
e tij me kufinj). Dhe në të njëjtën kohë
ai nuk është dhe aq i bashkuar, siç mund të
flitet e të shkruhet disa herë.
Shqiptarët nuk bëjnë pjesë në asnjërin
ekstremitet. Ata qëndrojnë diku në mes të të
dy ekstremiteteve. Shqiptarët janë të ndarë,
por në të njëjtën kohë ata janë edhe
të bashkuar. Shqiptarët janë popull dhe njerëz,
si të gjithë popujt e tjerë të botës, ata
nuk bëjnë përjashtim e dallim nga asgjë që
është natyrore, normale dhe njerëzore.
I - ÇKA I NDAN SHQIPTARËT?
1. Ideologjitë
Në çdo popull ekzistojnë dhe veprojnë ideologjitë.
Këtu nuk bën përjashtim as populli ynë. Njeriu,
si qenie inteligjente: me logjikë, vetëdije dhe ndërgjegje,
gjatë gjithë historisë së tij të lashtë,
ka krijuar dhe zhvilluar lloj-lloj ideologjishë. Prandaj, nuk
ka individ pa ideologji. Nga gjithë krijesat e gjalla të
kësaj planete, vetëm njerëzit posedojnë ideologji.
Ideologjitë janë të shumëllojshme. Meqenëse
njerëzit nuk janë identikë, por çdo individ
është qenie unike, atëherë kuptohet që
të gjithë njerëzit nuk mund të kenë një
ideologji. As edhe një popull nuk mund të ketë vetëm
një ideologji. Ekziston pluralizmi i ideve, i mendimeve, i
pikëpamjeve, i qëndrimeve dhe pluralizmi i ideologjive.
Shqiptarët nuk munden dhe nuk bëjnë përjashtim
nga ekzistimi i pluralizmit të ideve dhe ideologjive. Rreshtimi
i shqiptarëve në disa ideologji nuk është tragjedi,
por një fenomen i natyrshëm, nga i cili nuk mund të
shmanget. Pretendimi dhe tendenca për dominim vetëm të
një ideologjie mbi të tjerat do të na çonte
në një luftë civile, në vëllavrasje dhe
në diktaturë.
"Dëmet" që shkaktojnë ideologjitë
(por jo vetëm ato) janë: fërkimet politike, polemikat
e ashpëra, ofendimet reciproke, gara e egër për pushtet,
lufta klasore (të pasur-të varfër),
etj., por
këto veprime brenda shoqërisë shqiptare duhet të
zhvillohen në kohë paqeje, në një shtet të
bashkuar shqiptar, ku dominon ligji dhe ku është vendosur
sistemi i pluralizmit politik dhe demokracia e vërtetë.
Lufta ideologjike ndërmjet shqiptarëve (individi me individ,
grupi me grup apo partia me parti) në kohë lufte e pushtimi,
në kohë kolonizimi e copëtimi të trojeve të
tyre etnike është një tragjedi, një katastrofë
dhe një vetëvrasje kombëtare!
Shqiptarëve të Shqipërisë Etnike, aktualisht,
nuk u duhen ideologjitë politike. E vetmja ideologji e tyre
është dhe duhet të jetë ideologjia kombëtare
e çlirimit dhe e ribashkimit të Shqipërisë
Etnike. Ideologjia mbi ideologjitë, që sot duhet të
dominojë e të rrënjoset thellë në mendjet
dhe në zemrat e shqiptarëve është:
Një komb Një shtet = Shqipëria e Ribashkuar
Etnike.
Vetëm pas ribashkimit kombëtar dhe ndërtimit të
Shqipërisë Etnike, shqiptarët do të kenë
të drejtë të thirren në ideologji individuale,
grupore apo partiake, duke rrespektuar rregullat e lojës politike,
të konkurencës së lirë dhe ligjet demokratike
në fuqi.
2. Karrierizmi
Shqiptarët i ndan edhe karrierizmi. Persona e politikanë
të caktuar janë aq egoistë e të pangopur me
pushtet, sa që ata janë në gjendje që ta dëmtojnë
shoqërinë dhe çështjen kombëtare shqiptare,
për hirë të ruajtjes së privilegjeve të
tyre dhe pozitës politike apo shtetërore.
Karrierizmi dhe egoizmi i tepruar çon shpesh në kriminalitet,
korrupsion dhe tradhëti ndaj interesave të përgjithshme
shoqërore dhe kombëtare. Prandaj, karrierizmi dhe karrieristët
egoistë duhet të largohen sa më shpesh dhe sa më
shpejtë nga pozitat e tyre udhëheqëse, para se ata
të shkaktojnë dëme të pariparueshme për
shoqërinë dhe çështjen tonë kombëtare.
3. Mostoleranca, inati, urrejtja,
Ne, shqiptarëve, na ndan edhe mostoleranca, inati, kokëfortësia,
sedra e sëmurë, urrejtja ndaj njëri-tjetrit, etj.
Ne, nga natyra, jemi pak si shumë temperamentë dhe nervozë.
Nxehemi e hidhërohemi shpejtë, por ftohemi dhe pajtohemi
shumë ngadalë. Jemi inatçorë të mëdhenj.
Sjemi tolerantë ndaj njëri-tjetrit dhe ngulim këmbë
si mushkë xinxare edhe atëherë kur nuk e kemi drejt,
edhe atëherë kur argumentet dhe faktet e gjalla jo vetëm
që flasin, por edhe çirren e bërtasin. Por, si
inatçorë që jemi, as shohim dhe as dëgjojmë!
Sjemi sa duhet zemërgjerë që të falim
gabimet e të tjerëve. Edhe faljen disa herë e bëjmë
të përkohëshme, të pjesëshme dhe me gjysëmzemre.
Duam të ecim përpara me botën e civilizuar perëndimore,
por kokën gjithmonë e kthejmë prapa, duke u marrë
me të kaluarën, qofshin ato edhe gjëra të tejkaluara
e të vdekura. Nuk jemi të sinqertë me njëri-tjetrin
dhe nuk mësojmë sa duhet nga gabimet tona.
Mbi të gjitha jemi naivë e mendjelehtë, sa që
për gjëra shumë të vogla jemi në gjendje
që ta luftojmë me tërbim dhe me një urrejtje
organike njëri-tjetrin, apo partia-partinë! Urrejtja organike
politike dhe personale është sot një realitet i hidhur
dhe i prekshëm që dominon skenën politike mbi dhjetëvjeçare
në Shqipëri, Kosovë dhe Iliridë. Lufta dhe urrejtja
organike midis partive politike dhe liderëve partiakë
shqiptarë, janë shkaku kryesor pse sot shqiptarët
si komb janë aq të përçarë, aq të
varfër dhe aq të ndarë! Deviza: Opozitarë, por
vëllezër!, duhet të jetë e shenjtë për
çdo politikan shqiptar.
4. Lokalizmi dhe krahinarizmi
Kjo është plaga më e madhe, më e përgjakur
dhe më vdekjeprurëse e kombit shqiptar! Pra, ndarja lokaliste,
bajraktariste, fisnore, klanore dhe krahinore e shqiptarëve
ndër shekuj dhe mijëvjeçarë. Këtë
plagë e kemi trashëgim (mjerisht) që nga paraardhësit
tanë antikë pellazgo-ilirët.
Kjo ndarje dhe përçarje, kjo plagë mijëravjerçare,
ende kullon gjak, ende sështë mbyllur, ende sështë
shëruar! Fatkeqësisht, përkundrazi, ende po gangrenoset
edhe në fillim të shekullit të ri të mileniumit
të tretë të erës sonë! Dhe nga kush se?
Nga vetë shqiptarët lokalistë, karrieristë,
bajraktarë e fisnorë! Nga ata që vetes i thonë
liderë, kryetarë partishë dhe kryetarë shtetesh
të pashpallura e të leckosura! Dhe kjo ndodhë gjithmonë
nën slloganin: "Më mirë i pari në fshat,
se i dyti apo i treti në qytet"!
Lokalizmi krahinor dhe bajraktarizmi fisnor kanë bërë
që të parcializohet çështja kombëtare
shqiptare. Kanë bërë që ajo, nga një çështje
kardinale e jetësore e shtruar për zgjidhje para kombit
tonë dhe faktorëve relevantë ndërkombëtarë,
të shndërrohet në një çështje autonomiste
dhe e të drejtave të njeriut. Lokalizmi krahinor dhe bajraktarizmi
fisnor i liderëve shqiptarë dhe partive të tyre politike,
e kanë transformuar çështjen kombëtare shqiptare
Shqipërinë Etnike, nga një çështje
madhore për dekolonizim, çlirim dhe ribashkim kombëtar,
në një neokolonizim dhe ricopëtim të Shqipërisë
Etnike!
Po të pranojmë, kushtimisht (qoftë edhe për
një moment), se ja: u krijua shteti i pavarur i Kosovës,
u krijua edhe shteti i Iliridës, u krijua dhe shteti i Çamërisë,
bile u krijua edhe shteti i Malësisë së Madhe. Çdo
të ndodhë atëherë? Me siguri do të ndodhë
ajo që ka ndodhur dhe ndodhë me shtetet sllave, të
cilat janë në luftë dhe armiqësi të përhershme
me njëri-tjetrin.
Shembëll i freskët është lufta e fundit serbo-kroate,
kroato-boshnjake dhe serbo-boshnjake. Të gjithë këto
popuj e shtete janë me etnogjenezë të përbashkët
sllave, me gjak e gjuhë të përbashkët, por me
religjione, me emra dhe me flamuj të ndryshëm dhe të
ndarë nga kufinj shtetërorë. Edhe shqiptarët
janë me tre religjione dhe po tu ndryshohet flamuri dhe emri
kombëtar, dhe po të ndahen në shtete me kufinj ndërshqiptar,
atëherë e përbashkët do tu mbetet vetëm
gjuha, por edhe ajo do të largohet dita-ditës në
disa dialekte zyrtare. Kështu, nga 7 milionë shqiptarët
do të formoheshin kombe dhe shtete të reja, të cilat
përveç gjuhës, të përbashkët do
të kishin edhe grindjet e vazhdueshme ndërshtetrore dhe
përpjekjet reciproke për dominim. Ne nuk jemi komb i madh
si sllavët apo arabët, që të ndahemi e të
krijojmë disa shtete "shqiptare".
Çfarë shanse për bashkim do të kishin shtetet
dhe popujt që veten nuk do ta quanin më Shqipëri
dhe shqiptarë, por do ta quanin Kosovë e kosovarë
(veç kanë filluar me të madhe liderët e disa
partive politike të Kosovës që veten dhe popullin
ta quajnë jo shqiptarë, por kosovarë!), Iliridë
e iliridas, Çamëri e çamë, Malësi e
Madhe e malësorë? Dhe, pastaj, do të kishin flamujt
e ndryshëm shtetërorë nga njëri-tjetri (LDK-ja
veç e ka qepur flamurin e shtetit të ardhshëm të
Kosovës, i cili dallon nga Flamuri Kombëtar Shqiptar!),
do të kishin religjione të ndryshme zyrtare, nivele të
ndryshme të zhvillimit demokratik dhe ekonomik, kulturor dhe
arsimor!
Një bashkim shtetesh shqiptare do të ishte i pamundur.
Ndryshe është kur të ndajnë me dhunë të
huajtë dhe ndryshe është kur ndahesh vetë vullnetarisht.
Prandaj, shqiptarët duhet ta luftojnë lokalizmin krahinor
dhe bajraktarizmin fisnor. Duhet ta kundërshtojnë politikën
parcialiste që zhvillojnë disa parti në Shqipëri,
në Kosovë, në Iliridë dhe në Malësinë
e Madhe. Sepse politika parcialiste është politikë
ndarëse, përçarëse dhe thellësisht antikombëtare
e antishqiptare.
Shqiptarët duhet të bashkohen dhe të luftojnë
për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë
Etnike. Të gjitha politikat dhe teoritë tjera çojnë
në ripushtim, rikolonizim, ricopëtim dhe rindarje të
trojeve etnike shqiptare.
II - ÇKA I BASHKON SHQIPTARËT?
1. Gjaku dhe gjuha
Shqiptarët i ndajnë shumë gjëra, por mbi të
gjitha ata i bashkon gjaku dhe gjuha e tyre. I bashkon etnogjeneza
e tyre e përbashkët. I bashkon trungu i fortë antik
pellazgo-ilir. I bashkojnë gjenet e njëjta dhe formimi
i tyre psiqik e shpirtëror, që e ka burimin nga parahistoria
njerëzore. I bashkon besa dhe burrëria shqiptare. I bashkon
arti dhe kultura e njëjtë. I bashkon gjuha e unifikuar
letrare shqipe dhe alfabeti i përbashkët latin. I bashkon
Flamuri Kombëtar Shqiptar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
I bashkon Hymni Kombëtar i Rilindjes sonë Kombëtare.
I bashkon emri Shqipëri dhe Shqiptar. I bashkon kombi shqiptar.
I bashkon atdheu i përbashkët Shqipëria Etnike.
2. Besa dhe burrëria
Shqiptarët, përveç tjerash, i bashkon edhe Besa
dhe Burrëria e tyre e fortë, unike dhe legjendare. Besa
dhe burrëria e shquajnë kombin tonë nga kombet tjera.
Ato janë karakteristikat dalluese të karakterit të
shqiptarit, nga të cilat ndër shekuj e mijëvjeçarë
ka rrezatuar vetëm besnikëri, çiltërsi, ardhedashuri,
qëndresë dhe liri. Besa dhe burrëria shqiptare ende
jetojnë në zemrat dhe në shpirtin e shqiptarëve,
duke i fisnikëruar dhe bashkuar ata vazhdimisht, përballë
çdo armiku e furtune.
3. Arti dhe kultura
Shqiptarët i bashkon edhe arti e kultura e tyre e lashtë
dhe e re. Arti dhe kultura e tyre e zhvilluar, autentike dhe origjinale.
Një art dhe kulturë e pastër, e qytetëruar e
humaniste. E zhveshur nga çdo nacionalizëm, shovenizëm
dhe racizëm. Një art dhe kulturë e fortë që
çau mes për mes mijëvjeçarëve të
pushtimeve të huaja dhe errësirës dekadente të
mesjetës. Një art dhe kulturë që synon ardhmërinë
më humane e paqësore të njerëzimit.
4. Atdheu Shqipëria Etnike
Përveç gjakut e gjuhës, besës e burrërisë,
artit e kulturës,
, shqiptarët mbi të gjitha
i bashkon atdheu i tyre i shenjtë Shqipëria Etnike.
Shqiptari, që kur smbahet mend, ka pasur një nderim
dhe dashuri hyjnore për tokën e tij, për atdheun
e tij: Ilirinë Arbërinë Shqipërinë.
Iliro-shqiptari e ka dashur dhe e don perëndinë, jetën,
kombin, lirinë, familjen, popujt tjerë, mirëqenien,
gjuhën, artin, kulturën, arsimin,
, por, mbi të
gjitha ai e ka dashur dhe e don tokën e tij - Atdheun, sepse
pa tokë e atdhe, nuk ka as jetë, as komb, as liri,
Kur ka qenë në rrezik jeta e Atdheut, iliro-shqiptari
kurrë nuk e ka kursyer jetën e tij, e ka dhënë
atë në altarin e lirisë në fushëbetejë,
me këngë në gojë e armë në dorë,
që të jetojë Atdheu. Deviza e tij luftarake dhe jetësore
qe dhe mbeti: Atdheu mbi të gjitha!
Prandaj, edhe dje, edhe sot, edhe nesër, brohoritja e shqiptarit
ishte, është dhe do të jetë: Shqipëria
Etnike mbi të gjitha!
Shkruar në Gusht 2002, Botuar në:
-PASQYRA, revistë e pavarur, Nr.66, 15 Shtator 2002, Prishtinë.
-GLOBI, revistë e pavarur, Nr.38, Dhjetor 2002, Shkup.
-RIBASHKIMI I SHQIPËRISË, organ i Frontit për Bashkim
Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Nr.2, Dhjetor 2002, Tiranë.
ÇDO SHQIPTAR ËSHTË
LUFTËTAR I LIRISË
Çdo shqiptar është luftëtar i lirisë,
pavarësisht nga ideja, feja, ideologjia, gjinia e krahina.
Është kështu, sepse në gjirin e kombit shqiptar
ka patriotë, atdhetarë e luftëtarë lirie të
fesë muslimane, katolike, ortodokse dhe sekteve të tjera
fetare më të vogla. Është kështu, sepse
në gjirin e kombit shqiptar ka patriotë, atdhetarë
e luftëtarë të lirisë me ideologji borgjeze,
komuniste, kapitaliste, liberale, socialiste, socialdemokrate, demokristiane,
majtiste, djathtiste, të qendrës,
etj. Është
kështu, sepse në gjirin e kombit shqiptar ka patriotë,
atdhetarë e luftëtarë të lirisë të
gjinisë femrore e mashkullore dhe nga të gjitha krahinat
etnike shqiptare të Shqipërisë dhe nga diaspora.
Feja, ideja dhe ideologjia e çdo shqiptari, para së
gjithash, është shqiptarizmi, atdhetarizmi, ndjenja e
lirisë dhe dashuria ndaj atdheut - është Shqipëria
e Ribashkuar Etnike. Patrioti, demokrati dhe shqiptari i vërtetë
nuk i ndan luftëtarët e lirisë dhe dëshmorët
e kombit mbi baza partiake, fetare, krahinore apo ideologjike. Luftëtarët
e lirisë janë vetëm luftëtarë lirie dhe
askush nuk mundet dhe nuk guxon t'i ndajë ata në baza
ideologjike, fetare, politike, krahinore, partiake, gjinore, racore,
etj.
Luftëtari i lirisë, i çlirimit dhe i bashkimit
kombëtar shqiptar është vetëm luftëtar
atdhetar dhe asgjë më shumë e asgjë më
pak. Luftëtari i lirisë nuk është as komunist,
as demokrat borgjez, as fashist, as liberal, as socialdemokrat,
as i majtë e as i djathtë, as i bardhë e as i zi,
as i kuq e as i gjelbërt..., dhe aq më tepër ai nuk
është ekstremist dhe terrorist, por është vetëm
luftëtar patriot i lirisë dhe i Shqipërisë Etnike.
Jeta dhe gjaku i çdo shqiptari që lufton dhe bjen në
altarin e lirisë për bashkim kombëtar është
i shenjtë, pa dallim të besimit fetar, apo bindjeve të
tij politike dhe ideologjike. Në gjirin e çdo populli
të botës ekzistojnë rrymat e ndryshme fetare, politike
dhe ideologjike, pra edhe ato komuniste, prandaj kombi ynë
nuk mund të bëjë assesi përjashtim nga ky fenomen
natyror, shoqëror dhe njerëzor. Ata të cilët
duan të luftojnë për liri, pavarësi, demokraci,
dekolonizim dhe ribashkim të Shqipërisë, por pa pjesëmarrjen
e ish-komunistëve, ata janë demagogë dhe përçarësit
më perfidë të kombit tonë dhe anasjelltas, ata
ish-komunistë që duan të bëjnë bashkimin
kombëtar vetë, duke përjashtuar dhe injoruar shqiptarët
me ideologji tjetër politike, janë poashtu demagogë,
përçarës e antikombëtarë.
Jemi në robëri, nën okupim e copëtim territorial
dhe jemi në luftë për çlirim e bashkim, prandaj
sot në gjirin e kombit shqiptar, nuk ka më: komunistë,
marksistë-leninistë, enveristë, stalinistë,
maoistë, titistë, ballistë, zogistë, borgjezë,
kapitalistë, demokratë, diktatorë, proletarë,
majtistë, djathtistë..., por ka vetëm: patriotë
dhe pseudopatriotë, ka luftëtarë të lirisë
dhe pacifistë, ka trima dhe frikacakë, ka demokratë
dhe pseudodemokratë, ka shqiptarë dhe shqipfolës,...!
Shumica e partive politike që sot veprojnë në pozitë
apo opozitë, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,
Mal të Zi e në Kosovën Lindore janë fraksione
të ish-PPSH-së, ish-LKK-së, ish-LKJ-së dhe ish-LKM-së.
Këto parti politike, udhëheqja e tyre dhe thuajse të
gjithë anëtarët e këtyre partive janë ish-komunistë,
të ish-partive komuniste, të ish-regjimeve komuniste në
Shqipëri dhe Jugosllavi. Dallimi i vetëm i tyre ka qenë
në emër në Jugosllavi janë quajtur titistë,
kurse ata në Shqipëri enveristë, por në thelb
të dy palët kanë qenë me ideologji komuniste.
Asgjë nuk ka ndryshuar tek këto parti politike, tek udhëheqësit
e tyre pse ato e quajnë sot veten demokratë e antikomunistë,
dhe pse i kanë emërtuar partitë e tyre nga komuniste
në socialdemokrate, në socialiste apo në demokratike.
Mentaliteti, mënyra e të menduarit dhe të vepruarit
të këtyre ish-komunistëve titistë dhe ish-komunistëve
enveristë ka mbetur i pandryshuar.
Prandaj, ti lëmë akuzat, etiketimet e njollosjet
reciproke ideologjike e partiake dhe ti bashkojmë forcat,
mendjet e zemrat tona; ta bashkojmë popullin politikisht dhe
ushtarakisht në luftën finale për liri, bashkim kombëtar
dhe demokraci. Guri i provës për të gjithë ish-komunistët
titistë dhe ish-komunistët enveristë sot, se ata
kanë qenë dhe janë patriotë e kombëtarë
shqiptarë, është lufta për çlirim, dekolonizim
dhe ribashkim kombëtar, është lufta për Shqipërinë
e Ribashkuar Etnike.
Në këto kohë krizash e udhëkryqesh kombëtare
shqiptare, kur sot a kurrë është shtruar për
zgjidhje çështja jonë kombëtare - Ribashkimi
i Shqipërisë, të merremi me etiketa ideologjike,
me distancime e denoncime politike në stilin ky është
komunist, ai liberal, tjetri demokrat borgjez, ai tjetri fetar e
ky tjetri ateist..., s'bëjmë asgjë tjetër pos
që thellojmë përçarjen kombëtare, tradhëtojmë
luftën për liri dhe bashkim kombëtar - pra, bëjmë
vetëvrasje kolektive kombëtare!
Kur të bëhet çlirimi i trojeve të pushtuara
shqiptare nga greko-sllavët dhe të kemi formuar Shqipërinë
e Bashkuar, atëherë komunisti shqiptar le të bëhet
më komunist se Marksi, demokrati borgjez shqiptar le të
bëhet më demokrat se Bushi, katoliku shqiptar le të
bëhet më katolik se Papa i Vatikanit, muslimani shqiptar
le të bëhet më islamik se Muhamedi, kurse nacionalisti
shqiptar le të bëhet më nacionalist se Mit'hat Frashëri...,
por ama të gjithë do të jemi vëllezër shqiptarë
dhe do të bëjmë gara politike e demokratike për
pushtet, kurse ai që do të na legjitimojë për
pushtet do të jetë sovrani popull me votën e tij
të vullnetit të lirë.
Jemi në gjendje lufte për jetë a vdekje me armiqtë
shekullorë të Shqipërisë Etnike, prandaj nuk
kemi kohë të merremi as me analiza filozofike, as me kundërshtime
ideologjike, as me polemika politike, as me studime historike, as
me të kaluarën biografike të njerëzëve.
Jemi në gjendje lufte dhe lufta kërkon punë e jo
llafe. Jemi në gjendje lufte dhe lufta kërkon luftëtarë
të penës dhe të pushkës. Jemi në gjendje
lufte dhe lufta kërkon bashkim dhe solidaritet në mes
të shqiptarëve e jo përçarje dhe ndarje ideo-politike
apo fetaro-krahinore. Jemi në gjendje lufte dhe lufta kërkon
pará, bukë dhe municion. Jemi në gjendje lufte
dhe lufta kërkon të luftosh me armë në dorë
deri në fitore, deri në çlirimin e pëllëmbës
së fundit të Shqipërisë Etnike.
Jemi nën okupim dhe në luftë për çlirim,
prandaj ne e ndjekim dhe do ta ndjekim pa u luhatur këtë
rrugë të drejtë të lirisë, pa kthyer kokën
majtas-djathtas, pa dëgjuar dhe duke injoruar të gjitha
akuzat monstruoze ideo-politike reciproke që po bëhen
ndërmjet politikanëve dhe veprimtarëve kombëtarë
shqiptarë. Ne duhet të përgjigjemi për atë
që bëjmë dhe themi, dhe ne të gjithë, pa
përjashtim, kemi thënë e themi se jemi vetëm
luftëtarë të lirisë e të ribashkimit kombëtar,
jemi atdhetarë (patriotë) e kombëtarë (nacionalistë),
jemi ilirë e shqiptarë që ideal të vetëm
kemi çlirimin dhe bashkimin e Nënës sonë -
Shqipërisë. Kush nuk i beson sot Betimit tonë, do
t'i besoj nesër veprës sonë - Bashkimit Kombëtar.
Patriotët, demokratët, shqiptarët dhe luftëtarët
e vërtetë nuk duhet të luftojnë njëri-tjetrin,
nuk kanë nevojë që të etiketojnë ndonjë
individ, grup apo parti politike, ti denoncojnë apo emërtojnë
si antikombëtare dhe tradhëtare, sepse çdo individ,
grup apo parti politike që dëmton interesat kombëtare
për çlirim, dekolonizim dhe ribashkim kombëtar,
ata individë, grupe apo parti me veprimtarinë e tyre destruktive
antishqiptare e etiketojnë, e demaskojnë dhe e emërtojnë
vetëveten si antikombëtare e tradhëtare.
Pra, çka i bën vetëvetes sta bën askush,
as armiku! Çdokush mikun dhe armikun e ka në vetëvete,
në trurin dhe në zemrën e vet. Është e
kotë të kërkojmë armiq jashtë vetëvetes,
nëse ne jemi vetë armiq të vetëvetes dhe të
kombit tonë! Mos të fajësojmë të tjerët
se na quajnë tradhëtarë, nëse ne vetë ia
ngjisim vetëvetes në ballë këtë etiketë
me punën tonë të përditëshme antikombëtare.
Mos të fajësojmë faktorët politik ndërkombëtarë
për politikë antishqiptare, nëse ne vetë si
popull dhe si komb jemi të përçarë e të
armiqësuar mes veti dhe nuk bashkojmë forcat, mendjet
dhe zemrat tona për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Kongreset dhe konferencat e Fuqive të Mëdha europiane
nuk e kanë copëtuar dhe ndarë Shqipërinë
Etnike në 5-6 copa, këtë e kanë bërë
vetë shqiptarët me përçarjen e tyre, me armiqësinë,
bajraktarizmin, krahinarizmin dhe lokalizmin e tyre të shëmtuar
e të pashëruar! Kongreset dhe konferencat e huaja, skanë
bërë tjetër gjë, veçse e kan konfirmuar,
e kanë firmosur dhe vulosur këtë përçarje,
këtë ndarje dhe copëtim brendashqiptar.
Patriotë e demokratë, të majtë, të djathtë
e të qendrës, të gjithë jeni shqiptarë,
ushtarë të Atdheut dhe luftëtarë të lirisë,
prandaj pajtohuni dhe bashkohuni për të bërë
bashkimin e kombit, për të bërë Ribashkimin
e Shqipërisë!
Shkruar në Shkurt 2003,
Botuar në RIBASHKIMI I SHQIPËRISË, organ i Frontit
për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Nr.2
(4), Mars 2003, Tiranë.
MAQEDONIA ETNIKE
DHE SHQIPËRIA ETNIKE
Maqedonia e sotme Lindore, Maqedonia e Pirinit dhe Maqedonia
e Egjeut janë tri krahinat e mëdha gjeografike që
përbëjnë Maqedoninë antike të fisit pellazgo-ilir
të Maqedonëve, të cilët në historinë
e lashtë identifikohen me mbretin e tyre Filipin II dhe birin
e tij, Lekën e Madh, apo Aleksandrin e Maqedonisë.
Sot, këto tri treva, regjione apo krahina të Maqedonisë
antike pellazgo-ilire: Maqedonia Lindore, Maqedonia e Pirinit dhe
Maqedonia e Egjeut formojnë atë që nacionalistët
sllavomaqedonas e quajnë herë Maqedonia e Madhe, e herë
Maqedonia Etnike.
Pas dyndjeve, djegëjeve e shkatërrimeve të mëdha
të hunëve, mongolëve, gotëve, vikingëve,
sllavëve etj., në Gadishullin Ilirik dhe në Maqedoninë
antike ilire (para erës sonë dhe në fillim të
erës sonë), maqedonët ilirë u larguan me dhunë
nga vendi i tyre, shumë u vranë në luftë mbrojtëse
që zhvilluan, kurse një pjesë e tyre u asimiluan
në sllavë dhe grekë. Nga ata fise sllave që
depërtuan dhe u ngulitën në Ilirik janë edhe
sllavët e sotëm që banojnë në trevat e
Maqedonisë së dikurshme antike, të cilët më
vonë e quajtën veten maqedonas, sipas emrit të vendit
ku banojnë. Prandaj, që këta maqedonas të sotëm,
për ti dalluar nga maqedonët antikë pellazgo-ilirë,
në terminologjinë e sotme politike, në të shumtën
e rasteve, emërtohen si sllavomaqedonas.
Treva e sotme gjeografike që sot quhet Maqedonia Veri-Perëndimore,
e banuar kryesisht nga pasardhësit e Ilirëve Shqiptarët,
në kohën antike ishte pjesë integrale e shtetit ilir
të Dardanëve Dardanisë, ishte si të thuash
Dardania Jugore. Dardania antike fillonte nga Tregu i Ri e Nishi
në veri dhe mbaronte në Ohër e Manastir në jug
dhe kryeqendër kishte Shkupin. Prandaj, edhe sot, kufiri në
mes të Maqedonisë Etnike dhe Shqipërisë Etnike
gjarpëron përmes fushash e brigjesh nga Kumanova, nëpër
Veles e deri në Manastir, për të vazhduar pastaj
në drejtim të Florinës, Janinës e Artës
në Greqi. Kjo vijë gjeografike antike, është
njëkohësisht edhe vija kufitare ndërmjet Maqedonisë
Lindore sllavomaqedonase dhe Maqedonisë Veri-Perëndimore
shqiptare.
Tanimë janë të njohura botërisht aspiratat kombëtare
e shtetërore të lëvizjeve e partive politike sllavomaqedone
dhe shqiptare për krijimin e shteteve të tyre kombëtare,
për çlirimin dhe bashkimin e trojeve të tyre etnike,
të pushtuara dhe të kolonizuara nga popujt fqinjë:
serbët, bullgarët dhe grekët, e cila arrihet vetëm
me formimin e Shqipërisë Etnike dhe të Maqedonisë
Etnike.
Gjysma e territorit dhe e popullsisë së Republikës
aktuale të Maqedonisë, që njihet juridikisht në
OKB me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM),
apo anglisht FYROM, Maqedonia Veri-Perëndimore, apo Ilirida,
siç i thonë sot shqiptarët, është tokë
shqiptare, pjesë e shkëputur me dhunë nga Shqipëria
Etnike. Dhe dihet që, shteti kombëtar nuk krijohet e nuk
mund të mbahet me toka e me popuj të huaj, sepse nuk ka
ardhmëri dhe jetë të gjatë.
Republika e sotme e Maqedonisë është një shtet
gjysmak, jo funksional, i rrethuar në të katër anët
me kufinj shtetërorë tokësorë, pa dalje në
det dhe pa perspektivë të zhvillimit ekonomik, si dhe
i varur përjetësisht politikisht dhe ekonomikisht nga
shtetet rretherrotull, sepse, shteti pa det, është sikurse
shtëpia pa dritare. Prandaj, rruga, puna dhe angazhimi i vetëm
i drejtë i popullit maqedonas dhe udhëheqësve të
tij është përpjekja intenzive dhe konkrete për
zgjidhjen përfundimtare të çështjes maqedone,
është lufta politike për bashkimin kombëtar
e territorial të maqedonëve dhe të Maqedonisë
Etnike.
Pushtetarët maqedonas, të të gjitha ngjyrave politike
e ideologjike, nuk duhet të humbin kohë dhe energji duke
ndjekur, diskriminuar e shtypur shqiptarët, sepse shqiptarët
nuk janë armiqtë e maqedonëve, sepse shqiptarët
dhe maqedonët kanë të njëjtin problem pa zgjidhur:
formimin e shtetit etnik kombëtar. Sepse shqiptarët dhe
maqedonët nuk janë armiq të njëri-tjetri, por
kanë armiqtë e përbashkët.
Populli maqedonas dhe politikanët e tij nuk duhet të luftojnë
kundër shqiptarëve, sepse armiqtë e tyre janë
serbët. Ata të cilët, në bashkëpunim me
shovenistët bullgarë dhe grekë pas vitit 1912, e
pushtuan dhe e ndanë Maqedoninë etnike midis tyre në
tri pjesë, duke e quajtur pjesën e tyre Juzhna Srbija
(Serbia Jugore)! Janë serbët ata që kanë sjellë
me dhjetëramijëra kolonë serbë në kohën
e Jugosllavisë së kralëve për ta kolonizuar
e serbizuar Maqedoninë! Janë serbët ata që mbollën
farën e shovenizmit, të urrejtjes e të përçarjes
midis maqedonëve e shqiptarëve me qëllim të
sundimit të tyre më të lehtë e më të
sigurt! Janë serbët ata të cilët edhe sot nuk
e njohin Pavarësinë e Kishës Ortodokse Maqedone!
Janë shovenistët serbë ata që ende në arkivat
e tyre sekrete mbajnë të fshehura planet për aneksimin
dhe serbizimin e Maqedonisë, prandaj edhe me aq ngurrim dhe
vonesë e njohën pavarësinë e saj, pas shpërbërjes
së Jugosllavisë!( Kurse Shqipëria ishte shteti i
parë në botë që njohu Maqedoninë si shtet
të pavarur e sovran, pas daljes së saj nga ish-Jugosllavia).
Janë serbët, edhe sot, ata që po hiqen si aleatët
e miqtë e popullit maqedonas e të Maqedonisë,
duke e frikësuar atë me gogolin e shtetit
të Kosovës, duke u përpjekur që të shtijnë
pyka helmuese midis shqiptarëve e maqedonëve dhe me politikën
e tyre të hapur antishqiptare dhe të fshehtë antimaqedone
tentojnë që ti fusin në luftë të
armatosur e të përgjakshme dy popujt tanë, me synimin
përfundimtar që të fitojnë ata, që ta shtrijnë
përsëri sundimin e tyre në Maqedoni!
As bullgarët e Bullgaria nuk janë lule, nuk janë
miqtë e vërtetë e të sinqertë të Maqedonisë
dhe maqedonëve, sepse edhe ata kanë qëllime pushtuese
ndaj tyre, si dhe nuk e njohin kombin maqedonas, gjuhën, historinë
dhe kulturën e tij kombëtare! Ata edhe sot ua mohojnë
të drejtat kombëtare, njerëzore e kulturore maqedonasve
në Maqedoninë e Pirinit, të cilën e kanë
pushtuar padrejtësisht, në aleancë me serbo-grekët,
gjatë Luftërave Ballkanike në vitet 1912-1914! Edhe
ndihmën vëllazërore që ia dha Bullgaria
Maqedonisë në konfliktin e vitit 2001 kundër shqiptarëve,
duke i falur armatim të vjetëruar, e kishte me hile, sa
për sy e faqe dhe, sikurse serbët, për të armiqësuar
maqedonët me shqiptarët, për ti dobësuar
ata dhe në fund për ti pushtuar e për ti
sunduar ata!
Të mos flasim për Greqinë, këtë aleate
tinëzare të Serbisë, e cila që nga formimi i
saj si shtet, me ndihmën kolosale të luftëtarëve
e kryekomandantëve arvanitas (shqiptar), më shumë
është qeverisur nga hunta e qeveri fashiste, se sa nga
qeveri demokratike! Greqia, edhe më keq se Serbia, Maqedoninë
nuk e njeh as si shtet, as si komb as si emër! Populli maqedonas
në Maqedoninë e Egjeut nuk njihet as si pakicë kombëtare
dhe të mos flasim për të drejta njerëzore, kulturore,
gjuhësore apo kombëtare! Kushtetuta greke dhe regjimet
e Greqisë e kanë proklamuar atë si shtet të
pastër etnik, ku nuk ekzistojnë pakica tjera
kombëtare jo greke! Por realiteti objektiv dhe e vërteta
mund të fshehen, aq sa mund të mbulohet dielli me shoshë.
Dhe është fakt i gjallë se, që nga Gjevgjelia
e deri në Selanik, në të dyja anët e rrjedhës
së Vardarit, shtrihet Maqedonia e Egjeut, e banuar kryesisht
me popullsi maqedone, që mendojnë e flasin maqedonisht,
edhe pse, si në të kaluarën, ashtu edhe tash, nuk
guxojnë as të shkruajnë dhe as të flasin publikisht
maqedonisht nga regjimet dhe politika në vazhdimësi fashiste
e raciste e Athinës!
*****
Shqiptarët dhe maqedonët kanë qenë dhe janë
aleatë natyrorë dhe strategjikë të njëri-tjetrit.
Ata kurrë nuk kanë luftuar mes veti dhe nuk kanë
pushtuar me vetëdije tokat e njëri-tjetrit, përveç
se në raste kur kanë ra në kurthën e të
huajve, si për shembëll: kur luftëtarët maqedonas
janë nxitur dhe mashtruar nga shovenistët serbo-bullgarë,
pas tërheqjes së Turqisë nga Ballkani, gjatë
Luftërave Ballkanike, në luftë për pushtimin
e tokave shqiptare! Apo rasti tjetër, kur ballistët shqiptarë,
të nxitur nga fashistët italo-gjermanë, kanë
luftuar kundër maqedonëve për mbrojtjen e krijesës
fashiste, shtetit gjysmak e kuisling të Shqipërisë
së Madhe, e cila as si e tillë nuk ka qenë
fare e madhe, sepse ska qenë as sa gjysma e Shqipërisë
reale etnike!
Sidoqoftë, edhe ato pak përleshje të armatosura
që janë zhvilluar midis shqiptarëve dhe maqedonëve,
janë rezultat i intrigave dhe politikave antishqiptare dhe
antimaqedone të Serbisë, Bullgarisë, Greqisë
dhe regjimeve fashiste evropiane. Kurse, gjatë gjithë
periudhës tjetër historike, shqiptarët dhe maqedonët
kanë bashkëpunuar, kanë qenë aleatë dhe
kanë luftuar së bashku kundër pushtimit turk dhe
të tjerëve më vonë, për çlirim kombëtar.
Nuk është këtu vetëm rasti i Kryengritjes së
Ilindenit dhe Republikës maqedono-shqiptare të Krushevës
më 1903, por janë me qindra beteja e ndihma solidare të
shqiptarëve dhe maqedonëve në luftën e tyre
për liri e pavarësi kombëtare. Ky bashkëpunim
e bashkëveprim i përbashkët është pohuar
e shkruar edhe nga vetë luftëtarët, historianët,
shkrimtarët dhe udhëheqësit politik e ushtarakë
maqedonas të asaj periudhe kohore. Kush e ka shfletuar e lexuar
historinë e Maqedonisë dhe të Shqipërisë
të shekujve XVIII, XIX e XX do të binden për këtë
të vërtetë.
Historia është për tu lexuar, për
tu analizuar, për tu kuptuar drejt, për të
mësuar nga ajo dhe për të mos u përsëritur
gabimet historike të të dy popujve tanë sot dhe në
të ardhmen. Po ta lexojnë me vëmendje, seriozisht,
shkencërisht, me mendje të kthjelltë, me zemër
e sinqeritet të vërtetë shqiptarët dhe maqedonët
historinë e tyre kombëtare dhe historinë e njëri-tjetrit,
atëherë do të shohin dhe do të binden se ata
kanë qenë dhe janë të vetmit aleatë natyrorë
e strategjikë, të vetmit mbështetës |