 |  |
Populli i Krahinës së
PLAVË e GUCISË
i përket vetëm " fisit Shqiptar
"
BANORET E KËSAJ KRAHINE RRJEDHIN NGA KËTO FISE
:
NË PLAVË : I gjithë Fisi REXHEPAGAJ e ka
perardhjen nga GRUEMIRA e Shkodrës. SHABAJT --- FERAJT
janë té një vllazërie me LUHAR e DINOSH
të Shkodrës. MEDUNAJT, REXHAJT e REXHEMETAJT, DESHAJT,
SHEHAJT, SHARKINAJT, JUSAJT --- CANAJT, JEDADAJT, SUKAJT janë
thjesht KELMENDË nga SELCA, VUKLI e NIKÇI.
Në GUCI : NIKOÇAJT, SEFERAJT, PJETRAJT, CURANAJT,
LUCAJT , DERVISHAJT janë DUKAGJINË, KASTRATË,
HOTË e GRUDË .
Edhe katundet përreth të dy qendrave Guci e Plavë
rrjedhin nga fiset e sipérme, KELMEND e DUKAGJIN (
katundet HOT ), SELIMAJT, NDOKAJT ( NOKSHIQ ), PEPAJT ( PEPAJ
), MARTINAJT ( MARTINAJ ), VUTHAJT me GJONBALAJT, QOSAJT,
VUÇETAJT e AHMETAJT etj.
Por nga origjina e fiseve shqiptare të sipërmendura,
me breza të afërm, ka vllazëri që shtrihen
edhe nëpër KUÇ e Vasoviq të Malit të
Zi. Prej këtyre disa zbritur edhe në DALMACI, BOSNJE
dhe HERCEGOVINË.
Malazezët, me mburrje , Malsinë e Krasniqes
Shqiptare e quajnë "të një vllaznije me
VASOVIQ " ( duan të thonë se KRASA dhe VASA
kanë qenë dy vëllezër ).
Gjithashtu prej fisi Shqiptar është vetë
KUÇI i KELMENDIT, i cili ka formuar një vojvodinë
( krahiné të madhë ) në Malin e Zi....
ma
shumë
Historia e Malcisë
Përveç lidhjes së emnit të Jutbinës
dhe Kangëve Kalorsiake, normat, zakonet, kultura dhe
ligji i Malcisë Madhe âsht shumë i ngjashëm
me ato të Malit të Zi, Serbisë, Bosnjes, dhe
Kroacisë.
12 Malet Origjinale
Simbas regjistrave bizantin, sllav, venedikas, e katolikduke
mbledhe nji cope ketu e nji cope atjedel se në
mesjetë egzistonte nji krahinë autentike dhe unike
e quajtun Pulati .
Ajo perfshinte 12 fise, ose krahina
Kelmendi,
Hoti,
Gruda,
Shkreli,
Kastrati,
Trieshi,
Pipri,
Kuçi,
Vasojeviçi,
Krasniqja,
Gashi,
Bytyçi.
Në veri ato kufizoheshin me sllavët, ne jug me Arbninë
dhe ne prendim me Shkodrën. Nuk âsht e qartë
se cilit fis i perkisnin Rrancat e MalcisëKopliku, Grizha,
Buza e Ujit, Jubica, Reçi, Lohja e Rrjolli, por ato
ishin pjese e Malcise siç njihej ajo nga shqiptaret,
ose Pulatit sic njihej Malcía në regjistrat bizantin,
sllav, venedikas, e katolik.
Ndamja e 12 Maleve në Malci të Madhe dhe Malci
të Vogël (ose Malci të Gjakovës)
Dukagjinasit erdhën nga jugu dhe hynë, gjeografikisht,
si pyke ne mes të fiseve Malcore. Kshtu Malcía
u nda në Malci të Madhe Kelmendi, Hoti, Gruda, Shkreli,
Kastrati,Trieshi, Pipri, Kuçi, Vasojeviqi, dhe Malci
të Vogël Krasniqja, Gashi, Bytyçi. Me kalimin
e kohes të dy Malcitë u shkeputën. Kjo ndodhi
ndoshta edhe per shkak se Malcía e Vogel konvertoi
ne islam ndersa Malcía e Madhe mbeti kryesisht katolike.
Përarsye të tabusë së martesave ndërftare,
deri edhe Rugovasit e Kelmendasit, antarë të nji
fisi, kanë humbë miqsinë e lidhjen. Nji fenomen
i ngjashëm ka ndodhë edhe me fiset e Kuçit,
Vasojeviqit, dhe Piprit. Nga kto tri fise, Malcisë sot
i ka mbetë vetëm Koja e Kuçit sepse të
tjerët janë sllavizue. I tkurrun prej trysnise Sllave,
Turke dhe Dukagjinase, sot Malcía perbâhet nga
shtatë Male Hoti, Gruda, Kelmendi, Shkreli, Kastrati,Trieshi,
Koja e Kuçit.
Struktura Organizative
Çdo katund origjinal kishte nji Bajraktar. P.sh.
Selca, Vukli, Nikçi, Boga jane katunde origjinale dhe
kane bajraket e tyne. Vermoshi, Lepusha, Velipoja, Kakariqi,
Shengjini, Mali i Jushit, Gajushi, Patoku, etj nuk jane katunde
origjinale. Kjo dmth se personat qe jetojne ne keto zona njohin
si bajraktar, bajraktarin e katundit te origjines tyne. P.sh.
Ded Coku qe jetonte ne Breg te Matit njihte per bajraktar,
bajraktarin e Nikçit sepse familja e tije ishte me
origjine nga Nikçi
Në krye të çdo mali ishte Bajraktari
i i pare. p.sh. Bajraktari i Kelmendit ishte Bajraktari i
Selces sepse ai Selca njihej si Bajrak i Pare
Historia Antike
Fisi Ilir qe jetonte në Malcii quhej Labeat. Kjo
nuk dmth se malsoret jane pasardhes te Labeateve. Ne fakt
shumica e studjuesve mendojne se Malcoret e kane prejardhjen
nga Kroacia.
Vëndbanimet Ilire më të njohuna në
Malci janë Balesi ne mes te Rrjollit e Recit, "Fortesa
e Kelmendit" neSelce, Meduni, Qytezat (e Dinoshes, Buxes
se Trieshit, Sukës së Grudës, Këshevës,
Qafës së Kishës, Arzës) pastaj Vuksalekajt,
Burgu i Grudës (Dushiq), Samoborri, Cinna te Kopliku
etj.
Në kohët e lashta nëpër Malci kalonin
rrugë shumë të rândsishme qe te çonin
ne Europe, siç ishte ajo nga Norona nëpër
DinosheTërgajëVërmoshëGusi dhe tjetra
NoronëDinoshëTuzKoplikShkodër.
Albanologet cekin shpeshhere se deri me ardhjen e Turqëve,
Shqipnia veriore, pra edhe Malcía, ishin te zhvilluem
ashtu se e gjithe pjesa tjeter e e Europes.
Mesjeta
Malcía e Madhe deri me 1476 mbante lidhje të
mira dhe të ngushta me Venedikun. Janë të njohun
përsonat historik që mbanin qëndrime të
tilla dhe mbeshtetëshin në Venedik (Itali) si Anaro
Hoti (Hot), Vuksa Gjela (Grude), Vuksa Gjeca (Kelmend).
Ne ate kohe Malcía udhheqej nga familjet aristokrate
Balshajt dhe Cernoviqajt.
Pushtimi Turk
Me 1479 kur sulltan ishte Muhamedi i dyte (1451,1481)
Turqia pat pushtue Malcinë dhe pat formue nahitë
(krahinat): Kuç, qe perfshinte edhe Trieshin e Kojen),
Kelmendi, Hot dhe Zhabjak ku perfshihen edhe Gruda, por ne
saje te luftes se Grudjaneve kunder Sllaveve e Turqve, Gruda
pat fitue "pavarsine" -- mbeti mal ne vete.
Tân Malcía sebashku pat luftue kundër
otomaneve pandërprerje deri me 11 Prill 1912, kur ajo
shpalli perfundimisht Pavarsine e Saje. Ma te njohtunat jane
kryengritjet e vjeteve: 1565,1575, 1596, 1601, 1609, 161012,
1624, 1638, 165253, 1668,69 ,169899 ,1712, 1732, 1808, 1822,
1832,34, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871,72, 1879, 1883, 1869,
1910,1912.
Ne veçati kane lane gjurme ne history kryengritjet
1565 dhe 1575 në Hot e Grudë
1610 dhe 1611 tân Malcía
1638 në Kelmend
1832 dhe 34 Hot e Kastrat
1883 në Hot e Grudë
1869 (Grudë)
dhe kryengritja prej 24 mars 2 gusht
1911 - Tan Malcía por edhe me ndihmen e materiale
a intelektuale te Klerit e Patrioteve laike te Shkodres, perkrahjen
prej Malit te Zi, perkrahjen morale (nepermjet shtypet) prej
prendimit nepermjet konsujve te Shkodres, si edhe ushtare
vullnetare prej Dukagjinit, Mirditet e Shkodret
Pjesa malore e Malcise kurrë nuk do të pranoj
pushtetin turk dhe nuk do të paguaj taksat dhe tatimet
(haraçin). Por kjo asht paksi e ngaterrueme sepse Malcía
ka pjese malore dhe pjese fushore. Malcoret kane pase tradicionalisht
zotnime si ne fushe si ne mal. P.sh. familjet e medha malcore
qe punesonin mirditas, dukagjinas, matjane, tiranas, e durresake
prej ne Veri te Durresti e deri ne Ulqin, por ne vecanti ne
zonat e Bregut te Matit, ata kishin shtepiat, bjeshket dhe
pronat e tyne ne Malet e Malcise madhe.
Ne vitin 1641 Karlo Della Mirandella pat orgnaizue Tërgaje
nji besëlidhje në mes maleve.
Ne vitin 1641 Karlo Della Mirandella hapi shkollën
e parë në gjuhën shqipe në Priften të
Grudës
Kishat kryesore janë:
e Grudës (më e vjetra) e Sh'Mehillit në
Dinoshë, Arzë, Brigje të Hotit, Triesh, Selcë,
Bajzë, Tuz. Kisha e Boges mendohet te kete kumonen mâ
te vjeter ne shqipni
Xhamitë më të vjetra në Malci
e Dinoshës, Tuzit, Koplikut dhe Vllanës.
MALËSIA E MADHE
Në Përkujtim të Martirëve
të Flamurit, 1911
Në fjalorët enciklopedikë të popujve
për stinën e bukur të pranverës, gjenden
me shumicë tog-fjalët magjike: Pranvera
e Lirisë, Pranvera e Ringjalljes, Pranvera e Shpresës,
Pranvera e Dashnise, Pranvera e Luleve dhe Bukurisë etj.
Ndërsa në fjalorin tonë kombëtar ekziston
prej kohësh i strukun tog-fjalëshi domethânës
Pranvera e Flamurit. E këtë e kemi të trashëguem
prej Pranverës së vitit 1911, kur së bashku
me këtë stinë Shqiptarët e Veriut sollën
edhe ngritjen e flamurit tonë kombëtar, që
ishte mbulue prej çallmës otomane
e lëngonte per rreth katër shekuj e gjysëm.
Për të arritë te kjo Pranverë e Flamurit
u desht me kalue qindra pranvera, me perballue qindra acare
e rrebeshe të dimnave te pafund që solli e kultivoi
pushtuesi Aziatik.
Përballimi i këtij pushtuesi kishte një
kosto mjaft të lartë, prejse trevat e lashta ilire,
e veçanarisht ato të Veriut, u tejngopën
me lumenj gjaku, por edhe me jetë të njoma si filizat
e pranverës që këputeshin prej acareve te befasishme,
e ku në vend që të mbinte një bimë
e re që paralajmëronte ringjalljen e jetës,
mbinte një gungë e re në
trupin e brishtë të kësaj toke që kishte
emnin e tmerrshëm varre.
Këto varre nuk qëndruan të heshtuna, por
herë pas here ushtuen e jehuen (me sa duket shpirti i
tyne nuk mund te prehej në paqë nën këmbën
turke). Kjo jehonë nuk lejonte me pushue në qetësinë
mashtruese as banorët e këtyre trevave, ku si të
parët e tyre me pushkë në dorë lindën
e po me pushkë në dorë jetuan e vdiqën,
duke kërkuar lirinë e pavarësinë e trashëguar
me amanet. E megjithëse në pranverën e vitit
1911 amaneti i shqiptarisë u çua në vend
edhe pse përkohësisht, pra në këtë
pranverë që njihet (por fshihet) si Pranvera e Flamurit,
e si për ironi të fatit kjo ditë
e bekuar (dita e flamurit) spostohet nga stina
e Pranverës 1911, që në fakt simbolizon siç
thamë më sipër stinën e shpresës
e jetës po ringjallet pas një stine të tmerrshme
me acare e rrebeshe, në stinën e Vjeshtës 1912
që kishte sjellë pranvera, por edhe fundin e luleve
e gjetheve që zbukuronin natyrën dhe paralajmëronin
ardhjen e stinës (dimrit) plot acare e rrebeshe...
Gjithsesi duke mos dashur të përsëris të
paktën vetveten, pasi kam shkruar disa artikuj në
organe të ndryshme (duke përfshirë edhe Shqipërinë
Etnike), për kryengritjen e vitit 1911, e cila
solli edhe ngritjen e flamurit tonë kombëtar më
6 Prill 1911 në majën e Bratilës (Deçiq)
të Malësisë së Madhe (momentalisht jashtë
kufinjve të Shqipërisë Londineze),
ku jam munduar të përshkruaj ato ditë të
stuhishme, por edhe protagonistët e tyre të Trevave
të Veriut të Shqipërisë e më gjerë,
si dhe vullnetarë të botës perëndimore
(që morën pjesë simbolikisht), madje edhe jehonën
e shtypit ndërkombëtar të kohës (ku kampion
mbetet The Times), si dhe disa episode luftarake
ku shqiptarët e Veriut (Malësorët, Shkodranët
etj.) shkruan faqe të reja lavdie e heroizminë kërkim
të lirisë, mvetësisë e flamurit, e ku
kjo kryengritje ka një hark kohor nga 24 marsi deri më
4 gusht. Por përveç luftës në këtë
kryengritje kishte edhe penën, anën diplomatike
e cila kurorëzohet me Memorandumin e Greçes të
24 Qershorit 1911...
Por për të kujtuar sadopak këtë pranverë,
që është një përvjetor i Pranverës
së Flamurit, të flamurit që u fitua me gjak
e sakrifica, ngjyra e të cilit nuk u zbeh kurrë,
pasi nuk është me ngjyra tregtarësh e matrapazësh
(qofshin edhe politikë), por me ngjyrën e gjakut
të një populli, madje të atij populli autokton
që është themeli i vetë Europës...
Ashtu siç edhe kam pralajmëruar në një
shkrim të fundvitit të kaluar (2002), unë pasi
kam siguruar një pjesë të madhe të atyre
burrave të Malësisë së Madhe që kanë
derdhur gjakun e tyre në Pranverën e Flamurit (rënë
herojapo plagosun), si para ngritjes së flamurit dhe
në ditët e pasme për mbrojtjen e tij, po i
botoj emrat e tyre. Ku duke botuar këta emra mendoj sadopak
të nderoj këta Luanë lirie e flamuri
që prehen në zemrën e kësaj toke, padyshim
në parajsën që e merituan plotësisht,
por edhe familjet Malësore e më gjerë që
do të gjejnë emrat e të parëve të
tyre ti respektojnë në këto kohë
që mjerisht respekti është gjëja më
e lirë... Listën e atyre që derdhën
gjakun për të sjellë Pranverën e Flamurit,
po e filloj me trimat e Grudës, kësaj treve që
mjerisht ndodhet jashtë kufinjve politik të Shqipërisë...
Së pari dëshmorët e rënë në
fushat e betejës gjatë vitit 1911.
Gruda krenohet e do të krenohet për jetë
të jetëve me heronjt e saj
1. Mirash Luli
2. Tom Hasi
3. Hase Mirashi
4. Sokol Dashi
5. Zef Kurti
6. Martin Ujka
7. Sok Preka
8. Mirash Hasi
9. Lekë Pjetri
10. Luc Prela
11. Tom Leka
12. Zef Leka
13. Zef Pjetri
14. Tom Preka
15. Luc Kaçeli
16. Zef Çuni
17. Nikë Bardhi
18. Kol Prela
19. Preloc Preka
20. Maça Keqi
21. Ujk Smaku
22. Uc Pretashi
23. Tom Luli
24. Prek Gjon Martini
25. Luc Gjoni
26. Luc Marku
27. Zef Preka
28. Tom Preka
29. Keqa Marku
30. Prel Smajli
31. Prek Ujk Luli
32. Prel Ujka
33. Mirash Marku
34. Zekë Luli
35. Gjelosh Leka
36. Prekë Luca
37. Prel Ujk Luca
38. Preç Zefi
39. Ujk Prela
40. Gjelosh Gjoka
41. Ujk Zefi
42. Preç Miculi
Të plagosun prej Malit te Grudës
1. Mark Nika
2. Tosh Luli
3. Gjek Baca
4. Lule Dedi
5. Lulash Smajli
6. Nikë Gjergji
7. Nikë Zefi
8. Gjon Luku
9. Luc Hasi
10. Mirash Pëllumbi
11. Gjekë Prela
12. Gjekë Preloci
13. Tom Prela
14. Muç Smajli
15. Mirash Tuku
16. Lukë Smajli
17. Nikoll Miri
18. Ujk Gjeloshi
19. Zef Preka
20. Pjetër Nika
21. Fran Hasi
22. Kol Smaku
23. Nik Prela
24. Tom Preli
25. Pretash Leka
26. Mark Çuni
27. Prel Daka
28. Prek Smajli
29. Nik Luli
30. Pjetër Pretashi
31. Nishke Gjeku
32. Lulash Gjeku
33. Gjek Gjoni
34. Ujk Gjeku
35. Dodë Preka
36. Zef Ujka
37. Zef Marku
38. Prek Ujk Luli
39. Prel Ujka
40. Kol Leka
41. Pjetër Zefi
42. Marash Zeku
43. Gjon Nika
44. Zef Lulashi
45. Nik Pretashi
46. Lekë Zefi
47. Prek Nika
48. Palok Marku
49. Marash Preka
50. Gjon Leka
51. Prek Vata
52. Prel Kola
53. Tom Zoli
54. Gjek Baca Pepa
55. Nikoll Zef Pllumbi
56. Tom Gjeku
57. Lek Beli
58. Prel Toma
59. Nik Smaka
60. Kolë Nikolla
61. Pjetër Gjoni
62. Ded Nika
63. Martin Hasi
64. Gjon Preçi
65. Marash Deku
Të Ramë në fushën e luftes gjatë
vjetit 1911-- prej Traboinit
(që sot ndodhet në kufinjtë politik të
Malit të Zi)
1. Gjergj Ded Gjoluli
2. Nik Gjelosh Luli
3. Zef Lan Ula
4. Gjon Tom Hasi
5. Ded Gjoni
6. Dodë Mirash Gjeli
7. Gjeto Gjon Ujka
8. Preloc Marka Gjeka
9. Prek Gjekë Breli
10. Prelot Gjelosh Preli
11. Nikë Pllumb Miri
12. Ujk Gjelosh Leka
13. Zef Vuksan Leka
14. Tom Lekë Ula
15. Prel Prek Leka
16. Fran Zef Pllumbi
17. Gjon Lulash Zeka
18. Zef Lulash Zeka
19. Pjetër Zef Preli
20. Tom Hasan Marashi
21. Gjon Marash Loshi
22. Luc Gjergji
23. Kol Marash Vata
24. Nikë Hakë Shabi
25. Gjon Ujk Coku
26. Lekë Marash Peci
27. Gjok Kol Preli
28. Kol Prel Ucaj
29. Gjek Prel Coku
30. Zef Marka Gjeka
31. Zef Prei
32. Nikash Zefi
33. Gjeto Vuja
34. Mark Ujk Gjeka
35. Lekë Ded Vuja
36. Gjeto Mark Ujka
37. Fran Gjeto Marujka
38. Gjokë Deda
39. Keqa Prela
40. Gjon Deku
41. Lekë Ula
42. Mila Preka
43. Zekë Pllumbi
44. Has Ujka
45. Nikë Pllumbi
46. Ujk Gjekë Daci
47. Kere Ujka
48. Uc Smajli
49. Mirash Martini
50. Lulash Smajli
51. Prel Elezi
52. Pjetër Leka
53. Kol Nika
54. Zef Peri
55. Nikë Pllumbi
56. Pjetër Nika
57. Keqa Prel Dushi
58. Dokë Gjoni
59. Prel Marashi
60. Gjon Ujka
61. Pjetër Gjoka
62. Kol Preli
63. Zef Toma
64. Çun Çeti
65. Zef Vuksani
66. Gjeto Martin Ula
67. Marash Marku
68. Keqa Prel Nika
69. Ujk Gjeloshi
70. Frano Zeka
71. Zef Luli
72. Pjetër Uci
73. Nikoll Mirashi
74. Lekë Mirashi
75. Ded Marashi
76. Mark Ujka
77. Prel Preka
78. Preloc Marku
79. Tom Hasani
80. Prek Gjeka
81. Gjok Kol Preli
82. Gjon Gjekë Daka
83. Nik Haka
84. Zef Gjoka
85. Fran Gjetja
86. Gjon Pllumbi
87. Gjeto Gjoni
88. Ded Gjon Ujka
89. Gjergj Keri
90. Pjetër Vogli
91. Kolë Toma
92. Nikë Zek Doku
93. Gjon Tom Keri
94. Gjeto Marku
95. Lekë Dedi
Heronjtë prej Rapshet e Starjet
1. Pjetër Nikë Daku
2. Gjon Pllumb Naçi
3. Gjek Kol Marashi
4. Zef Marash Dashi
5. Pjetër Vogli
6. Luc Marash Shabi
7. Tom Gjelosh Mikaj
8. Marash Gjelosh Mikaj
9. Kol Tom Kalaj
(Fatkeqësisht ende nuk kemi mundur të sigurojmë
listat e të plagosurve të këtyre trevave malësore)
Heronj prej Katunit te Kastratit
1. Prel Gjelosh Jugomiri
2. Voc Keq Qarraj
3. Nikoll Voc Keqi
4. Gjon Mirash Pretashi
5. Marash Ujk Bratoshi
6. Myrto Selim Curraj
7. Buç Hajdar Curraj
8. Selim Hajdar Curraj
9. Shpend Hajdar Curraj
10. Sadri Buç Curraj
11. Hane Myrto Curraj
12. Tahir Zekë Curraj
13. Marash Vatë Lumaj
14. Nishë Ulë Lumaj
15. Luc Gjelosh Marinaj
16. Mark Gjelosh Marinaj
Të plagosun prej Kastratit te Moçëm (Goraj-Jugomirë)
1. Gjeto Ded Pjetroviqi
2. Mark Ded Narkaj
3. Ded Gjelosh Narkaj
4. Ded Gjon Ujka
5. Zef Gjon Marashi
6. Mark Gjoni
7. Vasel Prek Lumaj
8. Lekë Vat Lumaj
9. Kolec Nika
10. Kol Zef Lekaj
Heronj të flamurit prej Dedajsh, Çekdedajsh,
Bzhetet
1. Lac Mirash Ivanaj
2. Martin Gjekë Pllumbi
3. Dodëo Lar Vukaj
4. Gjergj Kol Gjoni
5. Katrina Gjon Vukaj
6. Pjetër Ndok Dushaj
7. Gjon Stak Deda
8. Luc Nik Martinaj
9. Gjon Ujk Shkreli
10. Gjekë Marash Gjeka
11. Tom Nik Prela
12. Zef Tom Nika
13. Tom Celi
14. Ndrek Çun Marku
15. Lekë Stak Preknicaj
16. Lulec Ujk Vukeli
17. Gjokë Marku
18. Martin Marku
19. Marash Mirashi
20. Kol Toma
21. Tom Gjeloshi
22. Zef Marku
23. Maç Keqi
24. Rrustem Hasani
25. Gjekë Deda
26. Gjon Nika
Heronj prej Zagoret
1. Pjetër Kolë Rushaj
Të plagosun prej Zagoret
1. Lekë Gjon Marku
2. Sadik Alija
3. Lan Halili
4. Zef Hus Gjolaj
5. Marash Vata
6. Shaban Ceka
7. Nol Lekë Colaj
8. Istref Haku
9. Lac Kol Leknikaj
10. Brahim Tarja
11. Zef Kol Gjoni
12. Brahim Haxhija
Të plagosun prej Dedajsh,Çekdedajsh, Bzhetet
1. Prek Mirash Gjoni
2. Gjon Mirash Lumaj
3. Kol Martin Pllumbi
4. Nikoll Ded Gjoni
5. Zef Mal Kola
6. Gjon Prek Gjeka
7. Mark Prek Kola
8. Ded Prek Lugaj
9. Prej Gjek Marku
10. Mashel Gjon Dushaj
11. Zef Nikë Martini
12. Pashko Zef Marku
13. Tom Nikë Dedaj
14. Prel Tom Kola
15. Nikoll Zef Kola
16. Zef Kol Ivanaj
17. Ndoc Martin Prendashi
18. Gjok Ded Shkreli
19. Ndoc Gjon Goci
20. Vatë Martin Martinaj
21. Simon Gjoka
22. Kol Vat Ndoka
23. Mark Pjetër Luca
24. Kol Zef Marku
25. Gjek Gjon Prelani
26. Mark Sokol Nika
27. Mark Gjekë Lumaj
28. Cur Cali
29. Gjon Nik Delia
30. Gjelosh Marash Mirashi
31. Mark Lek Prendashi
32. Gjok Kol Nika
33. Pjetër Lek Prendashi
34. Zef Tom Nika
35. Pashko Gjergj Kola
36. Rrok Tom Kola
37. Palok Luk Vruçaj
38. Frano Lini
39. Fran Prela
40. Luc Ujk Micani
41. Zef Kol Cekaj
42. Tom Dush Vukeli
43. Lin Nika
44. Rrok Tom Nika
45. Gush Gjergj Ivanaj
46. Zef Kol Gjeli
47. Ndue Murra Nika
48. Marash Mark Lula
49. Kol Ndoc Isufaj
50. Gjelosh Nik Vukeli
51. Lulash Marashi
52. Ujk Gjeloshi
53. Gjok Vaseli
54. Tom Kola
55. Zef Kola
56. Pjetër Lushi
57. Gjon Kola
58. Lek Miruka
59. Prek Ndou
Heronj prej Boget
1. Daca Nik Bog'jani
2. Kol Lek Bori
Të plagosun prej Boget
1. Gjier Pllumb Olaj
2. Nikë Lek Rakaj
3. Gjergj Vuksan Toma
4. Pjetër Mark Tari
5. Gjok Ded Mikaj
6. Ded Elez Ndreaj
7. Martin Gjek Mikaj
8. Pjetër Nik Shyti
9. Martin Prek Ulaj
10. Lekë Daca Nika
11. Tom Gjier Olaj
12. Pjetër Lekë Curi
13. Gjon Martin Leshai
14. Nikoll Vuksan Mihaj
15. Ndue Gjon Rakaj
16. Vatë Gjon Ulaj
17. Fran Llesh Ulaj
18. Ndue Gjek Rakaj
19. Gjek Gjon Mihaj
20. Tom Gjon Malaj
Të plagosun prej Reçit
1. Dyl Sokol Bajraktari
2. Tom Lekë Kolnikaj
3. Gjon Ndoka
4. Bisho Ahmet Gjonaj
5. Dyl Nuzi
6. Zog Muslia
Të plagosun prej Vajushit
1. Sadik Bajrami
2. Haxhi Ahmeti
3. Arif Ahmeti
Të plagosun prej Lohjes se Sipërme)
1. Nik Gjeto Brulaj
2. Zef Pjetër Brahimaj
3. Ded Mark Kelaj
4. Lulash Sina
5. Gjon Mark Sina
Heronj prej Vrithit
1. Prel Prek Pacaj
Të plagosun prej Vrithit
1. Prekush Ndoc Kocaj
2. Preloc Keq Purashi
3. Prelot Zef Ujka
4. Mark Preç Pepaj
5. Gjok Ded Milaj
6. Gjergj Loc Kronaj
7. Ndok Marash Dashi
8. Kol Luc Purashi
9. Prendash Mark Vecaj
10. Lek Mirash Kocaj
11. Luk Maç Tuçaj
12. Ded Mark Pacaj
Duke përfunduar këtë shkrim përkujtimor
nuk mund të lë pa shënuar edhe një arritje
tjetër të madhe (diplomatike), pas ngritjes së
flamurit, ku Perandoria Otomane që po i dridhej toka
nën këmbë u detyrua të lëshojë
pa masë në kërkesat e shqiptarëve të
Veriut. Madje duke iu premtuar mjaft investime që bënin
bujë për kohën, por që edhe sot një
pjesë e tyre premtohen nga qeveritë post-komuniste.
E këto premtime (për investime) janë: ndërtimi
i hekurudhës Shkodër-Tivar, drenazhimi e sistemimi
i moçalishteve rreth Liqenit të Shkodrës,
sistemimi i vetë Liqenit të Shkodrës, rregullimi
i kufinjve etnikë me Malin e Zi, etj...
Gjithsesi këto premtime ishin në këmbim
të pushimit të kryengritjes të vitit 1911,
që në fakt pushoi përkohësisht,
për të marrë përmasa mbarëkombëtare
edhe në ato treva që deri atëherë ishin
disi të përgjumura. Ku si rrjedhojë e ngjarjeve
të vitit pasardhës u arrit të ngrihen flamuj
në shumë krahina e qytete të Shqipërisë
së Mesme e të Jugut, derisa më 28 Nëntor
1912 u shpall Mvetësia në Vlorë, por që
gjithsesi faturën më të rëndë
e kish paguar Shqipëria e Veriut me në krye Malësinë
e Madhe, ndërsa pjesët e tjera të Shqipërisë
vinin shumë më pas duke përsëritur të
papërsëritshmen, ngritjen e Flamurit Kombëtar,
që për herë të parë pas katër
shekujsh e gjysëm robëri Otomane u ngrit më
6 Prill 1911, ku në fakt kjo është data e vërtetë
e ngritjes së Flamurit, e si rrjedhojë Festa e Flamurit
Kombëtar...
Tashmë ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse
të shpreim keqardhjen tonë që nuk kemi mundur
të sigurojmë listën e plotë të atyre
që derdhën gjakun për Liri e Flamur, por që
mbetemi të hapur për të gjithë ata që
mund të na ndihmojnë me emra dëshmorësh
e të plagosurish... Gjithsesi këtyre martirëve
që na sollën Pranverën e Flamurit u pushoftë
shpirti në paqe në parajsën qiellore, ndërsa
shqiptarëve kudo që ndodhen u urojmë gëzuar
Festën e Flamurit, 6 Prillin (1911)...
|
 |  |