 |  |
Kastrati
Ky emër i rrethuar me shumë shumë "enigma",
por me një të vërtetë të madhe, se
ky mal, fis e bajrak është palca kurrizore e Malësisë
së Madhe, trevës më shqiptare të Shqipërisë
Etnike, e këtë e pranojnë studiues, shkencëtarë,
miq dhe armiq të Shqipërisë në mbarë
botën, por le të fillojmë më konkretisht:
Fjala Kastrat në dokumentet e Venedikut gjindet në
vitin 1343 dhe shkruhet se e ka marrë emrin nga fortesa
romake "Castrum" (latinisht), e ciia ruante rrugën
buzë liqenit Kaster. Duhet sqaruar se kjo rrugë
ishte kryesore që kalonte nga Shkodra drejt Europës
Qendrore.
Duke ditur se Perandoria Romake është më
e herëshme se lindja e Krishtit, pse jo, emri Kastrat
duhet të jetë shumë më i hershëm
se gjindet në dokumentet e Venedikut. E duke arsyetuar
këtë, konkludohet se ky emër Kastrat qe gjindet
me shumicë në Shqipërinë etnike, si Kastro
e Sarandës, Mollakastër. Prevez e me shumrcë
në Verilindje të Shqipërisë etj., e vërteton
atë se të gjitha kanë prejardhjen nga Kastrati
jonë, pse jo edhe nëse këto fise vijnë
nga larg, pasi sipas rrugës që thamë më
sipër kjo ishte porta e hyrjes për të gjithë,
që donin të futeshin në Ilirinë e Jugut,
edhe nga Evropa Qendrore e më gjerë.
Ka edhe një variant tjetër që thotë
se ky emër vjen nga kullotat dimërore të Kastratit
Malor, por ky është shumë pak i besueshëm.
Në regjistrat veneciane të vitit 1403, gjejmë
të përmendur (Capo) kryetar Aleks Kastrati, në
krye të listës të shpërblyesve me cohë
nga Venediku. Emri Kastrat shënohet edhe në vitet
1416-1417 në kadastrat e Venedikut, si dhe në hartat
e Portës së Lartë, mbaspushtimit osman në
vitin 1485, duhet nënvizuar se një dokument osman
i vitit 1481-1506 nënvizon mërgimet e pashoqe anti-osmane.
Një dokument tjetër i vitit 1520 e përforcon
këtë qëndresë, pasi ai nënvizon se
3% e popullsisë shqiptare ishte islamizuar, ndërsa
në Kastrat asnjë. Ngritja e taksave osmane në
vitin 1526 nuk e preku fare Kastratin e Malësisë
së Madhe, e kjo falë rezistencës së kastratasve.
Në vitin 1610 krijohet bashkësia "Malet e Shqipërisë",
ku përkrah Hotit, Kelmendit, Kuçit, Triepshit
e Piperit është edhe Kastrati, ku pikërisht
është kjo inisiativë e cila çoi në
krijimin e një lidhje të madhe anti-osmane në
rang ballkanik në vitin 1614 me qendër në Kuçin
shqiptar. Në këtë periudhë gjindet një
dokument i paplotë, që tregon se Kastrati kishte
50 shtëpi me 130 burra të aftë për armë,
me një (Capo) kryetar Preç Kastrati, e që
mbështetnin edhe fisin e Hotit. Një dokument tjetër
shënon se Kastrati kishte 800 frymë në vitin
1628.
Një dokument tjetër i vitit 1653 flet për
660 frymë, ndërsa një tjetër i 1671 bën
fjalë për 75 shtëpi. Në vitin 1678 një
dokument "Castratorum Oppidium" shënon 150
shtëpi, ndërsa një tjetër i vitit 1688
bën fjalë vetëm për 80 shtëpi., kjo
tregon se dokumentacioni i mjësipërm ose është
i pasaktë, ose ka pasur lëvizje të shumta familjesh
për në zona të tjera. Gjithsesi periudha 1600-1640
është ajo më e diskutuara, pasi albanologë
e studiues seriozë e përcaktojnë prejardhjen
e Kastratit nga Drekali Kuçit, që për vete
e ka origjinën nga Berisha. Si shembull po marrim studiuesin
Georg Hanh, i cili përcakton se rreth viteve 1600-1640
nga Drekali i Kuçit vjen e vendoset në shpellat
e Veleçikut një i parë me emrin Detal (ose
Dedli) Bratosili, që kishte shtatë djem. Këtu
jeton shtatë vjet, dhe pas mbrapështisë që
u jepej vendasve në jetesë, është një
plak shumë i vjetër që u sugjeron vendasve
të bëjnë një provë me një gosti,
duke u lanë larg një viç të pjekur,
ku po të afrohej Detali me djemtë për ta hangër,
nuk duhej të largoheshin, e nëse Detali kap dhe
afron sofrën me viçin e pjekur pranë vehtes,
atëherë Detalin e ka çuar vetë dora
e Zotit e duhej t'i lëshojnë vendin.
Në fakt kështu ndodhi e shtatë djemtë
e Detalit janë: Ali Delali, Ivan Detali, Pal Detali,
Nar Detali, Jer Detali, Gor Detali dhe Gjon Detali, të
cilët u rritën dhe ndanë tokat, ku natyrisht
emrat e shunië katundeve të Kastratit kanë
si fillesë të emrave pikërisht emrat e djemve
të Detalit, ndërsa në disa dokumenta të
tjera thuhet se jo të gjithë autoktonët ikën
në atë kohë, ku përmenden si autokton,
Pjetroshani, Bajzë, Gashaj, Mikelaj e tjerë, që
historografia dashakeqe i quan me prejardhje sllave duke u
bazuar nga emrat Totoviqi, Popoviqi, Petroviqi, ku për
mua këta emra janë deformuar e marrë mbrapashtesat
viqi, si rezultat i pushtimit të dhunshëm të
perandorisë famëkeqe të Stefan Dushanit të
viteve 1330-1355.
Kontestime ka për fshatin Jeran, që disa e quajnë
me prejardhje nga djali i Detalit Jeri, e disa të tjerë
thonë që nuk ka qenë Jeri po Jera, pra bijë
e martuar në Reç dhe pasi i ka vdekur burri është
kthyer në gjini tek Detali, që i ka dhënë
hise si dhe djemve të tij.
Ka gojëdhëna që Kastratin e përcaktojnë
si fis nga fisi i Kastriotëve, pra të Gjergj Kastriotit.
Duke ditur se i ati i Gjergjit ka lindur në Mat, mbrapa
Krujës, ku atje ishte një terren tepër i thyer
malor dhe pa interesa për perandorinë e Stefan Dushanit,
ka shumë mundësi, që fisi i Kastriotëve
atje është pikërisht nga Kastrati, që
për t'u larguar sadopak reprazaljeve të pushtetit
të S. Dushanit të jenë vendosur në Mat
mbas vitit 1330.
Na mbetet për të thënë se janë
të njëjtë me Kastriotët vetëm ata
fise që janë autoktonë në Kastrat e jo
pjesa me prejardhje nga Detali apo Dedli, kur dihet se Gjeraj
Kastrioti është i viteve 1405 - 1468 ndërsa
Detali pas vitit 1600. Një dokument interesant tregon
qëndresën e kastratasve për të mos u islamizuar
dhe se vetëm në vitin 1620 fillojnë të
islamizohen me pakicë kastratasit.
Dokumentacioni i pas këtyre viteve është
tepër i varfër, se vetë kultura e ekonomia,
që mbarte perandoria osmane dhe vetëm në ca
defterë taksash përmenden pjesërisht. Në
vitin 1840 fisi i kastratit quhej fisi më i fortë
i maleve të Shqipërisë, këtë përcaktim
me sa duket e bënin vetë osmanllinjtë që
nuk mundën të nënshtronin plotësisht kurrë
Kastratin. Një dokument i vitit 1881 jep Kastratinme
350 shtëpi e 2300 banorë dhe me 450 burra të
aftë për armë, e kjo në një sipërfaqe
prej 80 km2 e me 19 fshatra. Një material tjetër
i vitit 1887 paraqet Kastratin me 450 shtëpi e me 3700
banorë, në këtë vit Kastrati kishte dhe
Bylykbashin (përfaqësuesin zyrtar) në Gjykatën
apo Këshillin (Xhibalin) Shkodër.
Një dokument i vitit 1910 jep shifrën se Kastrati
kishte 500 shtëpi, ndërsa një tjetër pak
më i saktë shënon 479 shtëpi me 3280 banorë
e 500 burra të aftë për armë. Në
vitin 1927, Kastrati numëronte 444 shtëpi me 2700
banorë banorë gjithsejt, nga këta 2288 katolikë
dhe vetëm 412 myslimanë.
Dy fjalë për kryeqendrën e Kastratit, Bajzën,
e cila në dokumentacione paraqitet relativisht vonë,
deri tani kemi siguruar vetëm një të viteve
1896-1897, që e konsideron Bajzën Bajrak me 100
shtëpi, nga ku 60 kristianë e 40 muslimanë,
madje me një bajraktar, ku kjo duhet të jetë
arsyeja që ndonjë dokument e quan Kastratin me dy
Bajraktarë, kur në fakt krejt Kastrati kishte një.
Në një dokument të Portës së Lartë
(Turqisë), shënohet emri Bajza Plakë, ndoshta
me këtë tregohet antikiteti i saj i supozuar, ose
për zotësinë e saj për të zgjedhur
çëshijet arbitrare të katundeve të tjera
të Kastratit.
Hershmëria e emrit të Bajzës duhet të
jetë shumë më e madhe, e ka shumë që
e lidhin me Gjergj Balshajn, Princin e Balshajve, i cili mund
të jetë nga vetë Bajza apo Balajt. Kisha e
Bratoshit ka mbi 350 vjet që është ndërtuar
nën kujdesin e Detali apo Dedlit, dhe mbiemri i Detalit,
Bratosil, të jetë vetë i Bratoshit e jo siç
mundohen ta quajnë sllav apo diçka tjetër.
Gjithsesi para se të mbyllim këtë shkrim të
shkurtër duhet të sqarojmë se rruga e gjatë
e kastratasve të vjetër e të rinj ka kaluar
pënnes stuhish e dallgësh të kohës, në
luftrat për liri e pamvarësi, ku mund të përmenden
pjesëmarrja në Lidhjen e Prizrenit të Prel
Tomës dhe e Gjok Dodës, në vitin 1878. Luftrat
e viteve 1910-1911 me turqit, 1920 me serbo-malazezët.
Votimet e 1923 për Ahmet Zogun, lufta nga 1939-1944 kundër
pushtuesve fashistë e veçanërisht ajo e Janarit
1945, ku tashma quhet kryengritja e parë antikomuniste
në të gjithë Europën. Gjithsesi, këto
e të tjera, që për mungesë vendi nuk po
i shkruaj u paguan me gjakun e bijve dhe bijave më të
mira të saj.
E ata edhe në vorre hijshëm janë Gurët
e themelit të kësaj binaje, që ka dhjetë
vjet që po mundohemi ta ndërtojmë dhe e quajmë
Shqipëri, ku promotori i saj duhet të jetë
demokracia, e nga ku edhe sot Kastrati është pararoja
e palënkundur, një komunë me rreth 13.000 banorë,
që gjithnjë rrezaton vetëm Shqiptari.
|
 |  |