 |


|
|
| |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
ARMIKU
IM
Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dije.
(kur kushtezime mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im.
Prej teje rash ne gjurme dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroji jeta ime, u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtat ngertheu.
oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam
ndersa rruges ecem,
qe asnjeher s'i ditem,
s'i llogaritem,
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
| |
 |  |
 |
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
ÇMENDINA
ME PORTE HAPUR
Po ikni, po na lini,
duke menduar; "Pergjithmone",
Nga ky dhe qe ishte juaji, joni,
qe eshte cmendina jone.
Çmendina jone e dashur, mallengjyese
me kafkat shqyese.
O te çmendurit e mi te shtrenjte,
sa ju dua,
megjithese kurre s'ju flas,
megjithese kurre s'me flisni
dhe dot s'ju duroj
dhe dot s'me duroni.
Por ky eshte rit:
ne nuk e shohim ne sy njeri-tjetrin
per pa urryer,
dhe ky eshte shkak
per t'u dashur gjer ne cmendim,
duke buzeqeshur ekzaltisht,
ndersa ne faqe
lotet na rjedhin,
lotet.
Bashkevuajtes te mi
qe ikni mergueshem,
te cmendines sone unikale,
me sy te fiksuar
pas nje ideje te vetme,
oh, vetem pas nje ideje te vetme,
qe askurre s'u pa, s'u gjend askund
dhe s'di ndonjehere ne ka per t'u gjetur.
Shperndahuni, ikni, tretuni.
Vend me vend shtet me shtet...
Oh, cfare piskame pisket
nga cmendina jone
ne oren e vone te perendimit,
kur malli e merr per bijte ne Perendim...
Ç'trishtim!
Mure te rrjepur..Mure qe gjithmone
kufizojne horizontin
per te lene nje qiell pa fund persiper.
Aty pas mesnate denesjet mbarojne,
dikush me vete po flet:
Sidoqofte shqiptarit,
kudo qe te ndodhet,
i mjafton marrezia e vet...
|
 |
 |
 |  |
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |
 |
|
 |
 |
|
| |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
I
thyer, i errët, i vrertë,
qëndroj, dritëlëshoj,
mjaltë rrjedh nga vrujet e mia.
I thyer në pikën më të dobët,
të të mbeturit vetëm,
që askujt s'i sjell dëm,
por mua më mbaron
prej dhimbjesh
që kullojnë ëmbëlsi
giaku të shtypur
në vetmi.
Oh, gieniale është kjo
gjendie,
kurnndërsa kuptoj që gjitçka kam humbur,
lumturinë e pafundmendjej,
të qenies sime
që a kam në dorë,
atë smund të ma dhurojë
asniëlavdi, kurorë.
Lavdi...ç'është
ljo fialë?
Nga mbërriti tek unë,
si ka dalë?
Shpikje!
(Me siguri
ndonië ambicion i dobët.
i panatyrë)
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
| |
|
| |
|
| |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
LETER
MAMKES
mos ta lexoj kete leter
tjeterkush vec teje,
jo se sekrete, por ende nuk jam e forte plotesisht
per t'i mundur keto qe po te them:
Tirana eshte fare e zakonte.
me ngushtesine e shtepive te uleta,
me udhet e lodhura te dimrit,
me nje pesembedhjetekatesh ne qender
ngritur si utopia ime,
me roje te perforcuara ne udhekryqe
ambasadash,
me police-cukapike qershori te zbehur.
Dic parandjej, mamka!
Kurre shteti nuk ka qene kaq perballe njeriut,
kurre tradhetia e burrave nuk ka qene me ne mode,
kurre gjume me te rende nuk kane fjetur netet
dhe grate me te humbura, me te zbrazuar.
Po te them e dashur, rreziku po me fton duke qeshur
me gojen pa dhembe te nje dashurie kafshuese
me carje ne karakter,
qe eshte nje pjese e qarjes shoqerore,
po me ofrohen detyra, miq e te njohur te shumte,
te gjithe te larte nga emrat, por te ulet
nga tensioni i jetes,
perpiqen te me ngrene duke u kapur pas meje,
po me rrezojne ende pa u gritur.
E dashur, degjome pa shqetesim,
une do t'i grij, do t'i grij po te them,
ne vargjet e mia. (1985)
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
| |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
MAMA DHE BIJTE
Gjithmone e me ralle te shoh,
gjithmone e me teper
cuditem
si dola nga barku yt dhe ti je ime bije.
Sepse je e vogel, mama, e pafajshme
dhe lotet i ke te brishte e te rinj.
Ti qe u plake
dhe qan si foshnje
kur duhet te gezohesh
e qe pikellimi te ndjek si urith
pikerisht kur liria hap nje shteg.
Po ti je e vogel, mama, e
pafajshme...
O zot, c'deshi
nje njeri si ti
ne kete bote te sprovuar...
Ti akoma s'ke mesuar te genjesh,
e shtrenjte dhe duart i ke si dy
bonbone te vogla, te emblat duar, te sheqerta
nga lotet e tu.
Mireserdhe mama!
Ja shtepia, filaxhani i kafese dhe miresjellja
ime
te serviret me kujdes, sofostike eshte,
megjithate
ne mode...
Coje koken, perse
qan?
Bijte e tu jane rritur tashme-
bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku;
ty te duan
misheredhimbsur, mama,
nuk te harrojne,
me mire vdesin,
Ke dhe ti ne zemen e tyre nje dritare,
nje oval gezimi, drite e shprese,
sepse te tute ishin naivet,
si kuaj lufte, me syte e medhenj
ushqyer me ujera kroi.
I deshe fort,
mama, sic dite i deshe,
i mallkove fort, mama, sa munde i mallkove,
me zerin qe e kishte si varg rruazash nbi
gur...
Dikur...e mban
mend, mama?
Ne shtepi kendoje,
ishe e re, e bukur
tani e kuptoj.
perendimi vdiste i lumtur per ate lloj kenge,
dhe syri yt i lumtur per ate lloj kenge,
dhe jeta ishte oganike, mama:
luanin kalamajte,
naivett qe ti i rite me delir horizonti...
Ja ku i ke perballe,
te rrahur me jete e me sprove,
felligeshtia i ka vrare, por gjakun nuk
ua ka sterpikur.
Jane te virgjer,
mama, te perdalet e tu,
jane te virgjer,
lakuriq te pambrojtur, me gjithcka te fituar
me
dhembe.
Mos i shaj, mama,
se ben faj. Mos i truaj.
Te kane dashur, mama, te kane dashur.
I duaj. (Kurre prindi nuk mund te
mberrije dashurine efemijes.)
Kthehu, ece ne
vete, mama,
mos qaj me.
Jane te fundit vjete te tute, ne
kete femijeri te dyte
mund te ngrohe pak dielli,
po t'i teresh syte.
Fshiji lotet, mama, jemi dermuar,
te buzeqeshesh pak, kjo eshte buke per ne.
O femija im i
deshperuar,
mekati me i madh i perendise mbi dhe.
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |

| |
 |
|
 |
 |
 |
|
 |
|