ELMAZ PLAVA dhe Vepra e Tij
AUTORI DHE VEPRA E TIJ
Elmaz Plava

u lindë në Plavë më 18 maj 1902. Ishte i biri i Bejtullahut dhe i Zades. Në vendlindje kreu arsimin fillor, të cilin e perfundoi më 1911. Në vitin 1917 u shperngul familjarisht në Shkodér.
Në gjimnazin e qytetit kreu studimet e mesme.
Më 1928 filloj punë si nënoficer në një repart ushtarak të Tiranës. Një vit më pas ndoqi në Durrës një kurs 1 - vjeçar veterinarie. Pasi e përfundoi më 1930, filloj punë si veterinar në Pogradec. Me té ardhurat e veta mbante në Tiranë familjen (nënën, motrën dhe, që nga viti 1931, edhe babanë e porsakthyer nga Turqia ).
Më 20 qershor 1931 Elmazi u martua me Hamide Ferin (bijen e HASAN FERIT ). Nga kjo martesë lindën 4 fëmijë, 2 djem e 2 varza, që jetojnë edhe sot.
Nga shtatori 1942 deri në tetor 1944 Elmazi sherbeu në Plavë si sekretar komune, ndërsa në nëntor 1944 rifilloi punën si veterinar në Shijak.
Aty vdiq dhe u varros më 25 gusht 1965.
Gjatë 20 vjetëve të fundit të jetës Elmazi, perveç profesionit të veterinarit mesëm, me një pasion të veçantë, mblodhi materiale e dokumente për historinë e vendlindjes, duke vazhduar kështu një punë që e kish nisur i ati.
Madje, për përpunimin e tyre në formén e një libri, u angazhua deri në momentin e fundit të jetës.
Sigurisht, matriali që ka pasur mundësi të hulumtonte Elmazi për historinë e krahinës së Plavë - Gucisë nuk është i karakterit shterues. Në vlersime për ngjarje e figura historike mund të ketë edhe pasaktësi e subjektivizëm. megjithatë matriali është relativisht i bolshëm dhe, përsa i përket kujtimeve të mbledhura nga bashkëkohësit e ngjarjave, i pazëvendësushëm. Kurse konkluzionet përgjithësisht, edhe sot kur njohim një dokumentacion mjaft më té gjerë, i kanë qëndruar kohës. Mund të diskutohen ose të mos janë reale disa koncepte të autorit, ose data ngjarjesh, gjë që është e natyrshme për punime ku kujtimet zënë një vëllim të konsiderueshëm në tërësinë e matrialit të përdorur, ose kur vështrimi hidhet edhe mbi periudha mjaft të hershme; megjithatë vepra si një e tërë është një arritje e autorit. Pas pérpunimit dhe Përshtatjes të kujdsëshme që iu bë, duke respektuar kriteret për publikimin e matrialeve të kësaj natyre, ajo pa dritën e botimit në vitin 1995 dhe u mirëprit nga lexuesi.

Në mbyllje të këtyre pak fjalve kushtuar autorit dhe vepërs së tij duhet përshendetur gjithnjë nisma e z. MUHAREM PLAVA pér të nxitur botimin e këtij libri. Njëkohësisht dëshiroj të falenderoj z. S.AHMETI për disa fotot të ofruara për pasurimin e ilustrimeve. Falenderoj përzemërsisht edhe të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e ribotimit, i cili u jipet lexuesve me shkrime e dokumente të reja dhe me ilustrime fotografike.

Tiranë 2002 prof.Dr.Marenglen VERLI

P A R A T H Ë N I E


Për mue ka qenë nji dëshirë e madhe që në rini të mësoj mbi rolin që ka luejtun krahina e Plavës me Guci në historinë Kombëtare me përpjekjet e saj të përgjakshme nëpër shekuj, kundër okupatoréve té ndryshëm që e kanë sulmue.
Që té flitet me hollësina, do të duheshin volume për përshkrua " historikun e vuajtjeve shekullore të KRAHINËS ", por unë u mundova me vu në dukje disa të dhana nga ma kryesoret ( tregime këto të disa pleqve patriotë vendas, tue u bazue edhe në faktet historike ). Këto shënime i pata ruejtë me kujdes prej 20 vjetëve ma parë, dhe gjithnji ëndrrojshe që të mund të botoheshin në formën e një farë vëllimi.
Megjithëse e gjthë landa i takon drejtëpersedrejti krahinës në fjalë, Vlera e saj i kapërcen kufijtë lokalë, sepse historia e PLAVS dhe e GUCISË asht e lidhun ngushtë, herët e vonë, me krahinat té ndryshme të Shqipnis ETHNIKE, sidomos në luftnat e përgjakshme të banuna për " liri e pavarësi ".
Tregojsit e ndodhivet, të cilët përpara 20 vjetëve ishin gjallë, si HASAN FERI, ISMAIL ADEM MEKULI ( HOXHË NOKSHIQI ) dhe ISLAM REXHEPAGAJ, ma paten lanë për amanet ( porosi ) që të mos bahej ndonji ndryshim mendimesh përjashta themavet, përveç korrigjimeve gjuhsore - gramatikore dhe ndërhyrjeve redaktoriale ndaj ndonji shprehjeje kur vepra të përgaditej për t' u shtypë.
Përpara 20 vjetëve as qé i ra në mend kujt prej shokëve të mij për mbledhje tregimesh të sakta dhe dokumentesh té shkrueme, ose té paktën që té më ndihmojshin mue, që kjo vepër të përpunohej dhe në té kryheshin ndërhyrjet e nevojshme për botim.
Sot, i nxitun edhe prej disa shokëve patrioté té krahinës s' eme, në radhë të parë prej OMER mEKULAJT, i cili më dha gjithë ndihmen e duhun. u mundova ta përmbledh matrialin e grumbulluar. Radhita kështu disa nga ndodhinat e randësishme të historikut të krahinës në fjalë, tue mendue që ato do të kenë njifarë vlere e lidhje me ndodhinat e shumta të KOSOVËS ( të banuna po në përpjekjet e përbashkëta për "Liri e pavarsiné KOMBËTARE ").
E dijshe se këto përshkrime duheshin përmbledhun nga shkrimtaré kompetentë, sepse mue më mungojnë aftsitë teknike - artistike dhe estetike, por, tue mendue edhe për premtimin që u pata dhanë të tre patriotëve pleq, nga të cilët i kishje shkrue tregimet, vendosa me i parqitë ato si kujtime dhe të dhana historike për krahinën e Plavë - Gucisë, me qëllim qé në të ardhmen të bahen nxitje për ndonji intelektual tjetër, në mnyrë që të bahet diçka ma tepër në zgjanimin e vepërs së nisun.
Ai që do të merret me përpunimin e kësaj vepre, do të ndeshë në episodet e heroizmave, të trimërive dhe të sakrificave të mëdha që kanë pasë kryer të paret tanë për t' i rezistue anmikut shekullor.
Shkurt, në këtë matrial gjindet ideja e vërtetë e vendosmërisë së nji popullate sado të vogël, por heroike, në mbrojtje të atdheut të përbashkët .
Lexonjësi do të habitet se si një krahinë e vogel, siç ishte Plava me Gucinë, në raste kushtrimi menjëherë merrej vesht me krahinat e ndryshme të Shqipnisë, por është e vertetë se kur krahina sulmohej prej anmiqvet, nga të gjitha krahinat e tjera, si të afërta ashtu edhe të largëta, me të gjitha veshtirsinat e komunikacionëvet, burrat vraponin në kufi në rast nevoje brenda 24 orëve. Vullneti i tyre i fortë, i cili i bënte të kalonin shpejëtsinë e çdo mjeti udhëtues, i çudiste anmiqtë dhe bënte të thonë se " Shqipatarët në raste lufte sikur zbresin prej qiellit ".
Natyrisht, pér mbrojtjen e suksshme të atdheut prej anmikut që sulmonte në kufi nuk ishte vetëm pushka por edhe një varg faktorësh të tjerë dhe organizimi i mirë. Siç pati thanë vetë ALI PASHË GUCIA, për këtë duhen edhemjetet e tjera dhe manovrimi. Né vitet 1879 - 1881 Plava me Gucinë u mbrojtnga të gjitha drejtimet, prandaj dhe pati sukses. Aso kohe, nga ana e jugut të Shqipnisë, krahina mbrohej nga zëri dhe penda e ABDYL FRASHËRIT me shokë;
Sigurimin e bukës për luftëtaret e frontit e bante HAXHI ZEKA; fuçinat vullnetare të Rrapshit të DUKAGJINIT i dergonte SYLEJMAN VOKSHI; Shkodra kontribonte me ndihma matriale të ndryshme, kurse DIBRA me OHER me anën e ILIAZ PASHËS dërgonte armë dhe të holla e kështu me radhë. Pra, në mënyrë vepronte për atë kohë LIDHJA e PRIZRENIT, që për mbrojtjen e atdheut në tërësi mbrojti çdo Pëllëmbë tokë ARBNORE kudo që armiqtë kërkonin për të zaptue. Këtij bashkveprimi i thuhet " Bashkimi Kombëtar për mbrojtjen e ATDHEUT "


Autori vit 1964


H Y R J A


Pak fjalë mbi krahinën

Në veriun e Shqipërisë, në kufi me Malin e Zi , ndodhet krahina e Plavës e Gucisë. ajo është e përbërë prej një lugine të shtrirë ndërmjet maleve të lartë, të cilët e qrkojnë si kurorë, me një bukuri që mund ta përshkrujnë vetëm poetët. Kreshtat dhe gjithë peizazhi paraqesin një nga mrekullitë e rralla që ka sajuar natyra. Por Krahinës nuk i mungojnë edhe pasuritë e shumllojshme, që mundësojnë një jetë ekonomike të begatë. Ajo ka toka mjaft pjellore, të përshtashme për kultivimin e misrit, të lashtavë, patates dhe të disa lloj zerzavateve. gjithashtu rriten mirë pemët frutore.
Kurse për kullotat e bjeshkve, livadhet, pyjet e zabelet, Plavës dhe Gucisë do t' ia kishin zili shumë krahina té Ballkanit.
Per pasuritë e shumta, si edhe për poziten e favorshme gjeografike, krahina e Plavsë e Gucisë prej shekujsh ka qenë bërë objekti i lakmisë serbo - malazeze. Përpjekjet e tyre për t' ia shképutur këtë krahinë Shqipëris nuk janë të panjohura nga bota. Më të njohura ndoshta do té duhej të ishin sakrificat e Shqiptarve, për mbrojtjen e kësaj "Çerdhje të Shqiponjave në kufi ". Në këtë kuader, në radhë të parë, do të duheshin evidentuar sakrificat e banorve të Krahinës, të cilët me gjakun e tyre kanë shkruar një histori të lavdishme.
Me fjalë të tjera, është një e vërtetë e padiskutueshme se krahina e Plavës dhe Gucisë për Shqiptarët në shekuj ka qenë "një altar i atdheut të përbashkët në kuadrin e Shqipërisë Etnike". popullsia e kësaj krahine me të drejtë është mburrur se që këtej zuri fill " epopeja kombetare e rilindjes", sepse që këtu filloi përpjekja e të parvë tanë për "Lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë ". Kjo krahinë njëkosisht ishte "Kështjalla e parë" për mbrojtjen e Rrafshit të Dukagjinit, njërés ndër trevat kombëtare më té rëndsishme e më të begata.
Edhe pse Plavë - Gucia është ndër krahinat me kontribut të çmuar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, qarqet shoviniste serbo- malazeze kanë shfaqur dhe vazhdojnë të shfaqin pretendimet absurde, sikur kjo trevë qenka "toka e tyre autoktone" dhe se popullsia e saj, " me origjinë serbe", e humbi fenë e krishtërë vetem pas pushtimit osman, kur me dhunë u detyrua të kalonte në fenë islame. Këto pretendime nuk mbështeten nga faktet, po kjo pak rëndësi ka patur për ideatorët e "serbisë së Madhe". Për ta e rëndësishme ka qenë gjetja e mjeteve për realizimin e hegjemonisë në territore sa më të gjera , në kurriz të popujve fqinjë me serbët e veçanarisht të popujve jo sllavë. Në këtë kuadër janë përpunuar edhe metodat shkombëtarizuese, që nuk kanë pérjashtuar deri zhdukjen fizike ose shfarosjen e popullit Shqiptar.
Do té ishte e tepërt të radhiteshin veprat e vëshguesve dhe të historianve nga bota, té cilët japin të dhëna mbi kufijtë Etnik të Shqipërisë, té kundërta me konsideratat e serbo - malazezeze. Përsa u përket të dhénave mbi origjinen e popullsisë së krahinës së Plavës dhe Gucisë ( 24000 frymë ), do të mjaftonte té riprodhohej një fragment nga vepra " cartes Comerciale " e italianit Bianconi, botuar në vitin 1888. " Nga ana e Malit të Zi ( brenda kufijve të Shqipërisë ), theksonte ai, ndër të tjera, shqiptarét janë shumicë dërrmuese në krahinen e Plavsé - Gucisë dhe të Beranës ". Gjithashtu mund të përmenden edhe regjistrimet zyrtare të popullsisë të kryera nga administrata osmane. Në regjistrimin e vitit 1908 krahina e Plavës dhe Gucisë figuron e banuar 90 % për qind prej shqiptarve dhe vetëm 10 % për qind prej elemnti malazez, i cili ndodhej kryesisht në gjendjen e rajasë ose të bujkut që punonte në tokat e shqiptarve (*).
Së fundi, krahina e Plavë - Gucisë në asnjë pikpamje nuk ka qenë e nuk është e shkëputun prej Rrapshit të Dukagjinit, megjithëse ai shtrihet në fushë, kurse ajo në malësi. Në origjinë banorët e saj dhe ata të rrafshit e konsiderojn veten të një vëllazërie, prandej këta të fundit i quajnë të parët të "një vllaznijet mbas bjeshkvet ". Lexuesit e respektuar, si të kenë lexuar vepren deri në fund e të jenë njohur me ngjarjet që përbëjnë historinë e krahinës së Plavë - Gucisë, besoj të Mé japin të drejtë që atë e kam cilësuar krahinë " Kreshnike ", kurse popullin e saj e kam titullua "hero ". Gjithçka që lidhet me përpjekjet dhe sakrificat e banorëve të kësaj krahine i ka pasur rrénjët te idetë e tyre atdhetare dhe te " etja për lirinë dhe pavarsiné e vendit", prandaj emërtimet e mia besoj të vlërsohen të drejta. Pikërisht mbi ide të tilla Krahina u kthye në " kështjellë " dhe pérballoi e prapsi furtunat e vazhdueshme që për shumé kohë u perplasën mbi të me një egërsi të veçantë.
Ndërgjegjëja për origjinën e pérbashkët, për atdheun e përbashkët, marrëdhëniet e gjithanshme pozitive të ndërsjella dhe pozita gjeografike në pereferi të trevave shqiptare pércaktuan që:
1.---Banorët trime të Plavë - Gucisë té ishin " pararoja " që i vinte e para gjoksin sulmit malazez.
2.---Ai popull në kufi, me pushkë në dorë e me shpiert të pastërt, e deshi aq fort vatrën e tij, e nëpërmjet saj gjithë Shqipërinë, atdheun e përbashkët, megjithëse nuk gëzoi.
3.--- Ai popull i pajisur me burrëri dhe virtyte të njëjta mbaréshqiptare të trashëguara, nuk e tradhëtoi kurrë vendin e tij.
4. ---Ai popull homogjen me gjak fisnik shqiptar ka mundur té ruajé gjithë venomet dhe karakterin shqiptar. Pra, do të ishte një krim pér këdo, shqiptar ose i huaj, mik ose armik, që do t' ia mohonte cilësitë arbërore.
5. --- Një nga cilsité e rralla tradicionale té popullit trim të krahinës së Plavë - Gucisë ishte se përbrenda fiseve, si edhe me fiset shqiptare jashtë krahinës, nuk ka pasur grindje, hasmërira ose gjaqe, por gjithnjë harmoni, paqe dhe qetësi. Në këtë drejtim ai përbënte njé shembull për banorët e krahinave të tjera të Shqipérisë, gjë që i ka tërbuar armiqtë e kombit. Sigurisht kishte edhe kontradikta, që lindnin si rezultat i diferencave sociale, por në kushtet e regjimit osman té pushtimit dhe veçanarisht të ekzisyencës së rrezikut malazez ato ishin të papërfillshme.
Përqendrimi i vëmendjes së shqipëtarve në konfrontimin me malazezët i konvenonte edhe regjimit osman, i cili te mosmarrvëshjet midis fqinjve shikonte mundësinë e ekzistencës në Ballkan si pushtues, megjithëse, objektivisht, kontradiktat shqiptaro - malazeze kanë patur rrënjë të vjetra. Shqiptarét e krahinës së Plavë e Gucisë, edhe pse të paktë në numër, në krahasim me fqinjët e tyre malazezë, (*) kanë qenë gjithnjë të gatshëm për rezistencë, madje rreth 85% per qind e tyre llogaritet se vdisnin jo në mënyrë të natyrshme. Përgjithësisht ata mbetshin të vrarë në pérpjekje me malazezët. Vdekja në rrethana të tilla vlersohej nga të gjithë dhe ishte burim krenarie për farefisin e të vrarit.
Kushdo që ka vizituar krahinën e Plavës dhe Gucisë, duke filluar nga vetë qendrat, do të ketë paré me sy në fusha e brigje me qindra e mijëra varre dëshmorësh të vrarë nga serbo - malazezet, të cilët në pjesën më të madhe kanë rënë duke luftuar me armë në dorë për të mbrojtur vatrën e vet. Shembull tipik është edhe emri "Përnjavori", që mban një nga lagjet e shehrit ( qytetit ) të Plavës, çka dëshmon për ekzistencën aty të varreve té shumtë të dëshmorve.
Varre të tilla gjinden edhe në fushat e qujtura Racina dhe Meteris, po në Plavë, Gërçar e Previjë, mal e fushë të Gucisë etj., të cilat u perkasin kohëve të ndryshme, përfshi edhe vitet e shekullit tonë. (*) Janë pra të panumërta vendet ku bijtë e popullit liridashës të Krahinës kanë dhënë jetën. Humbjet ishin veçanërisht të rénda gjatë Luftës Ballkanike, më 1912, në masakrén e "mushketës" të vitit 1913 dhe në kasaphanën e vitit 1919, pa përmendur humbjet në betejat ngadhnjimtare 1941 - it, kur sulmet e çetnikëve malazezë, të organizuara me ndihëmen e fashistéve Italianë, u zmbrapsën me turp. Nëse do të shtyheshim në shekujt e kaluar do të duheshin përmendur luftërat e Moravës me 1791 - 1792 dhe të Nokshiqit, më 1879 - 1880, në të cilat është luftuar krah për krah me bijtë e rrafshit të Dukagjinit.
Por katastrofa më e réndë, që krahasohet me atë të vitit 1919, kur Krahina u ndodh ndërmjet dy zjarresh, të serbëve nga njara anë dhe të malazezëve nga ana tjeter, erdhi në fund të luftës sé Dytë Botérore. Në vend që të çlirohej nga okupatori fashist, kjo krahinë, më 1944, pësoi mjerime dhe humbje të mëdha nga forcat komunisto - çetnike. Gjatë këtij ripushtimi sllav u vranë shumë njerëz të pafajshëm, kurse vendi u shkatërrua tmerrësisht.
Pas vitit 1944 regjimi i Titos e katandisi krahinën e Plavës dhe Gucisë në " germadhë ". Terrori dhe metodat e ndryshme të dhunës për çkombëzimin e popullsisë në shkallë të parë vazhduan pa ndërprerje. Qarqet drejtuese të Beogradit fillimisht mbyllën 4 ose 5 shkollat fillore shqipe, të cilat patën funkcionuar gjaté viteve 1941 - 1944 , në periudhën e okupacionit fashist, madje edhe në një periudhë më të hershme, në vitet 1916 - 1918, gjaté okupacionit austro - hungarez. Pasoi mé tej një politikë shoviniste permanente, që kish pér qëllim të ndryshonte shqiptarët të braktisin vatrat e veta. Çdo vëzhgues i pa anshëm, që do të kish rastin të njihte nga afër vendin, do të konstatonte se ajo politikë vazhdon edhe sot.







 

 

           

Copyright © gusht.2004 by " www.plaveguci.eu®