 |  |
PA U
ÇKRI EN SHTAT E SHTATDHET NA ROB KUJNA SKEM ME U BA
Pa u çkri en shtat e shtadhet na rob kujna skem me
u ba
Lidhja Shqiptare,që u themelua më 10 qershor1878
në Prizren,shënon një nga ngjarjet më
të shquara në historinë e popullit tonë.
Ajo shënoi një etapë më të lartë
në lëvozjen kombëtare shqiptare drejt pavarsisë.
Në kushtet tepër të ndërlikuara të
brendshme endërkombëtare kur Perdandoria Osmane
kishte marrë nënpër këmbë të
drjetat kombëtare të popullit tonë,kur
Fuqitë e Mësha imperialiste synonin copëtimin
e Shqipërisë dhe shtetet ballkanike fqinje kishin
zgjatur kthetrat e tyre kush ekush të grabiste më
tepër nga viset shqiptare,u formua në Prizren Besëlidhja
Shqiptare,që hyri në histroi me emrin,,lidhja Shqiptare
e Prizrenit,,.
Kjo organizatë e madhe politike-ushtarake që në
fillim mori në dorë organizimin dhe drejtimin e
luftës shumë forntësheqë do të bënte
populli shqiptar për të mbrojtur me armë në
dorë të drejtat e veta kombëtare,tërësinë
tokësore të Atdheut dhe për të realizuar
bashkimin e tij
në shtetin e vet kombëtar.
Lidhja Shqiptare u krijua në kushtehistoriko-shoqërore
të caktuara.
Ajo ishte vazhdimi i luftërave heroikeqë kishte
bërë populli ynë gjatë shekujve për
liri e pavarësi,për tokën,për gjuhën,pecjellë
vitet,dekadat e shekujtme
kryengritje të stuhishmeShtypjes kombëtare e polotikës
antishqiptare që po ndiqte Perandoria Osmane, duke i
mohuar popullit tonë edhe kombësinë, iu shtua
edhe synimet
imperialistetë Fuqive të Medha evriopiane si dhepolitika
ekspansioniste që po ndiqnin me kokëfortësi
shtet shoviniste ballkanike ndaj Shqipërisë.
Qeveritë shoviniste serbe e malazeze,të etuara
për grbitje e pushtime dhe të ndërsyera nga
Rusia cariste, sulmuan me ushtritë e tyre agresive viset
shqiptare në veri dhe në verilindje të Shqipërisë
Serbia, duke bërë masakra shfarosëse në
masë, mbyti në gjak dhe shpërnguli në
masë popullsinë vendëse në krahinat shqiptare
të pushtuara.
Princi Milan i Serbisë,me qëëllim që
të përjetësonte pushtimin në krahinat
shqiptare,në një urdhër dite,drejtuar trupavetë
tij agresiva që kishin hzrë në viset e banuara
prej shqiptarësh,i prosiste forcat e tij shoviniste që:
" Sa më tepër shqiptarë të shpërngulni
ju me forcë, aq më të mëdha janë
meritat tuaja para atdheut").
Siç shihet qeveria e Serbisë në planin e
saj stragjek kishte shpopullimin e viseve të pushtuara
dhe
shtrirjen e pushtimit sa më thellë në tokat
shqiptare duke përfshirë Kosovën ,Rrafshin
e Dugagjinit etj.
Knjay Nikolla e Malit të Zi me ushtrinë etij sulmoi
viset shqiptare në veri më pikësyni, për
të shtrirë pushtimin e tij deri në lumin Drin
.
Mirëpo hovin e ushtrisë agresive malazeze e thyen
forcat popullore të viseve të sulmara.
Që nga i riu gjer te plaku, u bënë mur i pakapërsyeshëm
dhe, duke luftuar si luanë, frenuan marshimin e agresorëve
shovinistë që synonin të pushtonin edhe Shkodrën:
U nis shkjau*me bataliona
Në Shkodër desh për me hi
Në Rezikaqe do asllana,
Aty e thzen kuvendin e tij.)
Traktati ruso-turk i Shën Stefanit (mars 1878)kur Turqia
e mund nga Rusia cariste , zgjeronte shtetet shoviniste fqinje
në kurriz të Shqipëris.
Ai"i çonte kufijtë e Bullgarisë, së
mbështetur nga Rusia cariste, thellë në tokat
shqiptare, përfshirë tetovën duke vënë
në rrezik tërësinë tokësoretë
Shqipërisë.
Tërësisë tokësore të Shqipërisë,mbarë
popullit tonë.përpos pushtuesve osmanë që
i kishte në truall, tani po i këcënoheshin
si asnjëherë tjetër rreziqe të mëdha,
copëtimit tokave shqiptare , nënshtrimi, skllavërimi,
shkombëtarizimit dhe zhdukja etij si popull esi komb
nga harta politike e botës.
Oreksin e qarqeve shoviniste të shtetevefqinje për
t'u shtrirëmbi viset shqiptare e ndësyen për
së tepërmi Fuqitë e Mëdha imperialiste
të Evropës veçanërisht Rusia cariste
Në rrethana tepër të ndërlikuara historike
magat popullore rrekën armët pët të mbrojtur
me gjak trojet e veta dhe drejttat kombëtare pa pushuar
luftën për liri e autonomi.
Për ta shpëtuar kombin nga rreziqet që po
i turreshin nga të tëra anët, kërkohej
një udhëheqjenë shkallë kombëtare.Për
këtë qëllim, figurat më të ndritura
të popullit shqiptar, vëllezërit Abdyl e Sami
Frashëri, Pashko Vasa, Vani Vreto Zija Prishtina,Hasan
Tahsinietj, më 1877 krijuan në Stamboll Komitetin
Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë
Shqiptare.
Për t'i shkrirë lëvizjet masive krahinore
në një lëvizje të fuqishme kombëtare
dhe për ta udhëhequr atë nga një qendër
e vetme, nën drejtimin e Komitetit tëStambollit
u krijua organizata e madhe politike-ushtarake, Lidhja Shqiptare
e prizrenit.
Në Kuvendin e madh historik të Besëlidhjes
Shqiptare të Prizrenit, frymëzuesi dhe udhëheqësi
i shquar politik i Lidhjes
Shqiptare,Abdyl Frashëri, midis të tjerash tha :
" Qëllimi i kuvendit është që t'ua
presin hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën
shqiptare dhe duke u betua që t'i mbrojmë me gjak
trojet tona që na kanë lënë gjyshërit
dhe stërgjzshërit tanë')
Kuvendi Kombëtar i Lidhjes Shqiptare që u mbajt
më 10 qershor 1878 në Prizren, mori përsiper
drejtimin e luftës shqiptare" ..
Për të mbrojtur dhe për të unifikuar tokat
shqiptare nga robëria e osmanëve, nga robëria
e intrigat e fuqive imperialiste, nga shovinistët serbë,
malazez Tragtati i Shën Stefanit etj")
Për realizimin e këtyre detyrave themelore Lidhja
krijoi në gjithë vendin organizmat esaj drejtuesepolitike
ushtarake dhe formacionet e armatosura, të cilat do të
mbronin mearmë në dorë interesat më të
larta
kombëtare, duke luftuar njëkohësisht si kundër
synimeve imperialiste e lakmive shoviniste edhe për bashkimin
kombëtare, dhe krijimin e shtetit shqiptar autonom.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që në fillim, në
përmjet memorandumit që i dërgoi përfaqësuesit
të Anglisë në Kongresin e Berlininit, kryeministrit
Dizraeli, në emër të popullit shqiptar u bëri
të ditur Fuqive të Mëdha, shteteve shoviniste
fqinje, dhe botës mbarë se popullit shqiptar do
të mbronte me gjak çdo pëllëmbë
të trojeve të veta dhe njëkohsisht do të
luftonte deri në fund për të shkëputur
prangat e robërisë, për të rifituar lirinë
e grabitur, të drejtat kombëtare të marra nëpër
këmbë dhe theksonte se shqiptarët janë"...të
gjithë ushtarë, të mësuem ndër rreziqe
e të forcuem në të gjitha mundimet e luftës")
Memorandume të tilla Lidhja u dërgoi përfaqësuesve
të Fuqive të Mëdha
Portës së Lartë gjatë gjithë periudhës
trevjeçare të saj.
Memorandume proteste iu dërguan Fuqive të Mëdha
dhe Portës së Lartë dhe nga komitetet e degëve
të Lidhjes nga të gjitha krahinat e Shqipërisë,
si p.sh nga Kosova, Dibra, Shkodra, Ulqini, Vlora, Gjirokastra,
Plava e
Gucia, Çamëria, etj . etj/
Fuqitë e Mëdha evropiane, duke ndjekur një
politikë imperialiste, nuk pëerfillën zërin
e fuqishëm të njërit nga popujt më të
vjetër në Evropë.
Ato, për të kënaqur interesat interesat e veta
imperialiste dhe lakmitë e klikave shoviniste të
shteteve ballkanike, që po ndiqnin një politikë
të ethshme ekspansioniste në kurriz të Shqipëris,
në Kongresin e Berlinit vendosën copëtimin
e tokave shqiptare, duke u dhënë shteteve shoviniste
fqinje krahina të tëra shqiptare.
Poeti popullor me një krenari kombëtare, me besim
të patundur në forcën e armëve dhe të
trimërisë shqiptare, paralajmëron Fuqitë
e Mëdha që të mos luanin me fatet e popullit
shqiptar,, se " ka trima Shqipëria" dhe do
të gjenin atë që nuk e prisnin:
Frenk*)e gjeç nga njerëzia,
Së së" humbi Shqipërin
. . . . . . . . .. . . .. . . . .
.. . . . .
. .. . .. .. . . .. . . . . . ..
. . . . . .
harruat Shqipërinë,
q"i ka trimat si shahinë! )
Vendimet historike të Besëlidhjes shqiptare, që
shprehnin thellësisht aspiratat e mbarë popullit
shqiptar të etur për liri e pavarësi dhe për
përparim shoqëror, u përhapën me shpejtësinë
e rrufesë.
Në të katër anët e viseve shqiptare menjëherë
u krijuan degët e Lidhjes dhe pranë tyre repartet
e armatosura për të mbrojtur tokat shqiptare nga
synimet imperialiste e lakmitë e shovinistëve fqinjë,
duke luftuar njëkohësisht deri në fumd për
autonomi territoriale administrative,
Pas epokës së lavdishme të Skënderbeut,
për herë të parë, në shkallë
kombëtare, i gjithë popull shqiptar, i bashkuar
rreth Lidhjes Shqiptare, po jetonte çastet e një
bashkimi të fuqishëm luftarak, të një
patriotizmi të flaktë, të një ndjenje
të lartë të detyrës ndaj Atdheut të
robëruar, që po i kërcënoheshin copëtimi
e zhdukja.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që i pat rrënjët
e saj të thella në vetë popullin që e
lindi, në luftërat e tij të pareshtuara kundër
pushtuesve osmanë për liri e pavarësi, drejtësi
e përparim dhe tani kundëer synimeve
imperialiste të Fuqive të Mëdha dhe lakmive
të shteteve shovinise fqinje i dha popullit shqiptar
të parin program politik e ushtarak në shkallë
kombëtare dhe caktoi stralegjinë e taktikën
e saj.Ajo hodhi themelet e një
kryengritjeje popullore të organizuar , ku poplli shqiptar
si një trup i vetëm rroku armët dhe luftoi
me vetmohim njëkohësisht në dy fronte; kundër
pushtuesve osmanë , që i kishte në truall,
dhe kundër lakmive të shteteve
shoviniste fqinje, prapa të cilave qëndronin Fuqitë
e Mëdha imperialiste, të cilat po ndiqnin një
politikë të egëe imperialiste agresive antishqiptare.
Lidhja Shqiptare me në krye udhëheqësit më
besnikë, largpamës e konsekuentë si Abdyl Frashëri,
Sulejman Vokshi etj. Zhvilloi një luftë shumëfrontshe
si në fushën politike ashtu dhe në atë
ushtarake.
Kjo lëvizje e fuqishme politike e ushtarake që
la vulën e vet në epikën tonë historike,
na thotë poeti anonim, alarmoi për së tepërmi
dhe vurinë lëvizje diplomacinë e Fuqive të
Mëdha imperialiste dhe shtetet
shoviniste fiqinjë
Pa zgjatje e stërhollime, me pak vargje të daltuara,
si me një komunikatë ushtarake, poeto populor na
jep shqetësimin dhe alarmin e "shtatë krajlave"që
" rrahin telin", mblidhen me ngut e komplotojnë
kundër interesave
më të larta, më jetike të popullit tonë:
Të shttë krjalat rrahin
teli:
--koha mbledhë tanë
Prizreni!*)
Të shtatë krajlat
kuvendoijnë:
--Prizreni*) çka po thonë?)
Përpjekjet e gjithanshme të Lidhjes Shqiptare në
fushën politike, për t"uabërë të
njohur shteteve imperialiste të Evropës vendimet
e Besëlidhjes Shqiptare, vendosmërinë e popullit
shqiptar për të mbrojtur tërësinë
tokësore, të drejtat e veta kombëtare, poeti
popullor na mishëron në figurën e ndritur të
udhëheqësit politik të Lidhjes Shqiptare, Abdyl
Frashërit.
Populli ynë , i përfaqësuar nga argani i tij
më i lartë, që ishte Lidhja Shqiptare, ngre
zërin kundër vendimeve grabitqare të Kongresit
të Berlinit Yëri i tij i fuqishëm, pa lutje
e nënshtrim, nëpër mjet përfaqësuesit
të vet, ushton nëpër kryqytetet e mëdha
të Evropës dhe në atë
të Perandoricë Osmane.
Poeti na thotë se Abdyl Frashëri, që ishte
"burrë i Shqipnisë" largpamës e konsekuent,
i ra kryq e tërthor tërë Shqipëris. Ai
organizoi kuvende popullore të Besëlidhjes shqiptare
që nga Prizreni deri në Gjirokastër, përmet
e gjetkë. Ai , vënë në dukje këngët,
për të mbrojtur
aspiratat më të larta kombëtare shkriu gjithë
aftësitë e tij mendore e fiyike, pasurinë e
tij, çau dete dhe ngriti zërin e fuqishëm
të protestës të popullit shqiptar në Berlin,
vjenë, Paris, Romë e Stamboll. Abdyl Frashëri
vajti deri në Berlin, për t"i thënë
Bismarkut se Shqipëria nuk ishte "një shprehje
gjeografike" siç e kishte quajtur ai, po një
realitet historik.
Abdyl Frashëri, na tregon kënga , paralajmëroi
Fuqitë e Mëdha imperialiste që të mendoheshin"mirë"
përpara se të vendosnin për ta bërë
Shqipërinë "copa- copa sikur s"ka njeri,
se atë do ta mbrojnë me armë në
dorë bijtë e bija e saj deri në pikën
e fundit të gjakut
Kënga thotë:
Jemi vetëm shqiptarë
dhe duam liri;
të rritur n" ata male,
me libra n"gji
Në pak vargje, në mënyrë të sintetizuar,
poeti nxjerr në reliev se shqiptarët, ndonëse
të pushtuar, kurrë nuk u janë nënshtruar
pushtuesve të huaj, po me armë në dorë,
duke përballuar stuhitë e shekujve, kanë ruajtur
traditat e yakonet, gjuhën e kulturën e vet kombëtare,
duke mbajtur
gjithnjë gishtin në këmbëz dhe librat
në gji, Prandaj ata luftojnë për liri e pavarësi,
se janë " vetëm shqiptarë", dhe nuk
do to nënshtrohen asnjë force në botë.
Me këto vargje poeti hedh poshtë të gjitha
shpifjet e
propagandadës antishqiptare të Fuqive të Mëdha
emperialiste, të qarqeve shoviniste fqinje dhe të
Portës së Lartë , që identifikonin besimin
fetar
me kombësinë dhe që e quanin popullin shqiptar
të pakulturë e të paaftë për tu vetëqeverisur.
Propologu i përleshjeve të përgjakshme trevjeçare
kundër këtij koalicioni armiqsh agresorë qenë
betejat popullore që u zhvilluan në Gjakovë
(2-6 shtator 1878) kundër të dërguarit të
Portës së Lartë, mareshal
Mehmet Ali Pashë Maxharit Atë e kishte ngarkuar
Stambolli për të detyruar Lidhjen Shqipare të
Prizrenit që të mos kundërshtonte diktatin
e Fuqive të
Mëdha të Evropës, por tua dorëzonin shovinistëve
malazez krahinat shqiptare, sipas Traktatit të Kongresit
të Berlinit.
Mehmet Ali Pashë Maxhari, posa arriti në Prizren
(25 gusht 1878), ushtroi presion mbi kryesinë eLidhjes
Shqiptare, duke i kërkuar asaj që populli shqiptar
duhet ti nështrohej pa kushte diktatit të Fuqive
të Mëdha evropiane.
Kur disa feutalëturkomanë , që qëndronin
në udhëheqje të Lidhjes Shqiptare, iu nënshtruan
të dërguarit të Stambollit, masat popullore
të vetarmatosura rrethuan selinë e Lidhjes, kërkuan
largimin e pashait osman
nga Kosova dhe përjashtimin besëshkelësve nga
kryesia e Lidhjes Shqiptare, Si përgjigje të presionit
e të kërcënimit të Stambollit forcat e
Lidhjes vranë në Prizren telegrafistin e të
dërguarit të Portës së Lartë. Protestat
kundër Portës së Lartë, e cila iu nënshtrua
vendimeve të Kongresit të Berlinit, dhe vrasja e
telegrafistit, shënojnë fillimin e shpërthimit
të një stuhie të re të popullit shqiptar.
Poeri popullor, duke shprehur aspiratat më të larta
kombëtare të popullit shqiptar të udhëhequr
nga Lidhja e Prizrenit, e paralajmëron Portën e
Lartë dhe i drejtohet sulltanit me mllef:
Sulltan, mos dëgjo Frëngjinë*)
na slëshojmë shqipërinë,
nuk qasim malëzinë
as Sërbinë, as Grekërinë,
na duam autonominë!)
Kështu filluan goditjet e para masive me armë ndaj
Portës së Lartë Zemërimi i papërmbajtur
i popullit kryengritës po shpërthente si një
stuhi.
Mehmet Ali pasha, i frikësuar nga gjendja e krijuar,
kërkoi përforcimet nga
Mitrovica dhe i shoqëruar nga një batalion ashtarësh
turq, me 31gusht u largua nga Prizreni për në Gjakovë.
Pashë Dreni , i cili, ndonëse ishte në udhëheqje
të Lidhjes, e mori nën mbrojtje armikun e popullit
hqiptar.
Udhëheqësit e Degës së Lidhjes të
Gjakovës patrotët e shquar, Sulejman Vokshi,Ahmet
Koronica etj, pa përfillur vendimin e Fuqive të
Mëdha e pa u trembur nga këcënimet e Portës
së Lartë dhe autoriteti i fedualve turkomanë
si Abdulla Pashë Dreni, që shkeli Besëlidhjen
e Shqiptare duke marrë nën mbrojtje të dërguarin
e Stambollit, hodhën poshtë ultimatumin e Stambollit
dhe qitën kushtrimin anembanë krahinës së
Gjakovës.
Ardhja në Gjakovë e të dërguarit të
sulltanit dhe këcënimet e tij ngritën në
këmbë jo vetëm popullsinë e qytetit ,
por edhe popullsin e Malësisë së Gjakovës,
të Rekës dhe të Hasit, e cila po qëndrontee
gatshme me armë në dorë për të mbrojtur
tokat shqiptare
Në përgjigje të kushtrimit që dha Komiteti
i Degës së Lidhjes të Gjakovës :"
O hiq kush tjesh,se ka ardh' ni murtat , Mehmet Ali Pash Maxhari,
me na çart besën ( Besëlidhjen Shqiptare
të Prizrenit-M.M,) me lshue Plavë e Guci e me na
marrë shkau krejt!.."
Sipas traditës luftarake për mbrojtjen e trojeve
të veta,kryengritësit, të vendosur për
të mbrojtur Besëlidjen dhe vendimet Lidhjes Shqipëtare,rrokën
armët"n'shtatë e n'shtatëdhjetë"vjeç.
Kështu, më se 3800 kryengritës nga qyteti,Malësia
e Gjakovës, Reka e Hasi, nën drejtimin e udhëheqësve
popullorë , si Sulejman Vokshi, Ahmet Koronica, Ali Ibra
, Mic Sokoli etj, u vërsulën si një ortek dhe
rrethuan kullat e tradhtarit Abdulla Pashë Dreni, ku
pashai i Stambollit kishte mbledhur rreth vetes disa krerë
turkomanë për t'ia
kundërvënë Besëlidhjes Shqiptare,
Forcat popullorre kryengritëse lidhën besë
që jo vetëm të dëguarin e Stambollit me
shtabin e tij, por , sipas traditës , asnjë nga
besëshkelësit
e Lidhjes Shqiptare të mos e lëshonin të gjallë.
Ndonëse kullat e Abdulla Drenit ruheshin nga 6 kompani
ushtarësh, kryengritësit, mbasi prenë linjat
telefonike, paralajmëruan të dërguarin e Stambollit
dhe strehuesin e tij, Abdulla Pashë Drenin, që në
qoftë se nuk largohen nga Gjakova brenda 24 orësh:
Me i pasë kraht' me
fluturue,
gjallë prej kulle s'ju
lanë me shkua.....)
Sa e lartë ishte vetëdija kombëtare dhe sa
e thellë ishte ndjenjat e detyrës ndaj Atdheut na
dëshmon rrethimi i hekurt nga "djelt e mimleqetit*)i
"nimurati*)qi çoj dovleti" dhe i tradhtarit
shqiptar që i doli në mbrojtje
pashait të Stambollit. Dega e Lidhjes e Gjakovës
në emër të popullit shqiptar kryengritës
paralajmëroi të dërguarin e sulltanit që
të hiqte dorë nga çdo kërcënim
e presion për ta bindur e nënshtruar Lidhjen që
të zbatonte vendimet e Kongresit të Berlinit, ndryshe
do ta paguante me kokë. Po pashai osmanlli nuk hoqi dorë.
Sulmi i furishëm i kryengritësve mbi armikun e bashkëpunëtorët
e tij të mbrojtur nga forca të shumta turke ishte
i pandalshëm.
Njëri nga kryengritësit e thjeshtë popullorë,
luftëtari trim, e vendosur dhe besnik, Daut Dërguti
nga Shipshani, kërkesës së Abdulla pashë
Drenit për t'u hapur një shteg kalimi ose për
t'u dhënë një kovë ujë të pirë
kundrejt
një shpërblimi me një trajcë florinj,ai
i përgjigjet në mënyrë të vendosur
me një sarkazëm dërrmuese se "as për
një thes me florinj nuk të jap një trajcë
dhe të vatanit tem , as një kovë ujë të
krojeve tona, omurtat!)
Në portat e avllisë së kullave të Abdulla
Pashë Drenit u vendosën "trimat e çartun",si
Col Delia i Gegëhysenit, Ahmet Sadria i Shipshanit etj.
Me 2 shtator filloi sulmi i furishëm, i cili vazhdoi
për 4 ditë e net pa ndërprerje deri në
fitoren e plotë mbi armiqtë.
Rrethimi sulmi i furishëm i kryengritësve, vrama
e luftës popullore mbi të dërguarin e sulltanit
e bashkëpunëtorët e tij , të mbrojtur
nga forca
të shumta turke dhe qëndresa e papërkulur e
forcave popullore u pasqyruan gjerësisht eflakë
për flakë në epikën historike të
asaj kohe, me tërë heroikën e dramacitetn e
tyre, duke nxjerrë në pah madhështinë
e luftës popullore.
Vrasja e Mehmet Ali pashës ne Gjakovë, këtij
përfaqësuesi të Perandorisë Osmane, ishte
një akt i guximshëm politik e ushtarak jo vetëm
kundër Portës së Lartë, por njëkohësisht
dhe një kundërgoditje e vendosur që Lidhja
Shqiptare e forcat e saj të armatosura i dhanë me
grykë të pushkës
Traktatit të Shën Stefavit dhe vendimeve grabitqare
të Kongresit të Berlinit.
:Populli shiptar tregonte kështu se ai ishte i vendosur
për të realizuar detyrat themelore të Lidhjes
Shqiptare, duke mos u trembur për përpara asnjë
fuqie sado e madhe të ishte ajo .Ai ishte i bindur se
me forcë e armëve të bashkuara, i udhëhequr
nga Lidhja Shqiptare, do të trumfonte mbi
pushtuesit osmanë dhe do të të thyente edhe
agresorët shovinistë , prapa të cilëve
qëndronin Fuqitë e Mëdha imperialiste. Si rrjeshim
i ngjarjeve të Gjakovës, në këtë
krahinë organet qeveritare turke u zëvëndësuan
me njëherë
me nëpunës shqiptarë, besnikë të
Lidhjes, të cilët gëzonin besimin e popullit
kryengritës. Në betejat e Gjakovës, përveç
Mehmet Ali Pashë Maxharit dhe strehuesit të tij,
Abdulla Pashë Drenit e disa krerëve që u bashkuan
me të, nga të dy palët mbetën të
vrarë e të plagosur afro 1000
vetë, midis të cilëve Col Delia nga Gegëhyesni,
Daut Dërguti dhe Alush Alia nga Shipshani së bashku
me qindra të tjerë.Ata ranë në fushën
e nderit për interesat e larta kombëtare, duke u
radhitur në vargun e gjatë të të
rënëve për mbrojtjen e tërësinë
tokësore dhe për thyerjen e zgjedhës barabre
osmane.
Këngët popullore që flasin për zhvillimn
e këtyre ngjarjeve na japin njiftime të hollësishme
për misionin me të clin e kishte dërguar Porta
e Lartë Mehmet Ali Pashë.
Me një varg të kursyer, me një ironi të
hollë
populli demaskon përpjekjet e ethshme të Portës
së Lartë për të zbatuar
Traktatin e Berlinit, mision me të cilin qe ngarkuar
Mehmet Ali Pasha.
Aty gjejmë këcënimet e këtij pashai kundrejt
Lidhjes Shqiptare, bashkëpunimin e Portës së
Lartë" me shtatë krajli " për copëtimin
e tokave.
Poeti vë nëpah
kryengritjene popullit shqiptar, rrethimin e pashait të
Stambollit në kullat Abdulla Pashë Drenit, sulmin
e furishëm të forcave të armatosura të
Lidhjes, fundin tragjik ku u katandis i dërguari i Stambollit
dhe përkrahësi i tij, tradhtari Abdulla Pashë
Dreni:
Be po ban mbreti m'ka çue,
nji hudut*)për me vndue,
në kishë të Deçanit, në gur të
shpue!)
Ai me një sarkazëm therëse zbuloi dhe demaskoi
politikën imperialist antishqiptare që po ndiqnin
Fuqitë të Evropës dhe lëshimet që
Porta e Lartë po u bënte fuqive imperialsite, në
kurriz të Shqipërisë së pushtuar, duke
cunguar tërësinë e saj tokësore:
Të shtatë krajlat kuvendoinë:
---Prizreni shka po thonë?
---Ni murtat na e çoi dovleti,
shkoi në Xhakovë te Abdulla
Begi.
Kish pasë gisht me shtatë
krajli,
lyp hudutin çok n'Malsi.
Aj hajduti koftë a zi ;
çiti futat shpi për shpi;
shpi për shpi,
mahall' e n'mahall,
bini djem, ju dhashtë e marë!)
Me mprehtësi politike poeti popullor vë në
të njëjtën shënjetër si fuqitë
imperialiste të Evropës, që vendosën copëtimin
e tokave shqiptare,po ashtu edhe Perandorinë Osmane,
që ishte vënë në shërbim të
Traktatit grabtiqar të Berlinit.
Populli kryengritës,na thotë poeti,është
betuar që:
Me i pasë kraht me fluture,
gjallë prej kulle s'ju lamë me
shkua;
gjallë prej pashën s'e lamë,
s' e lamë pashën kurr'për
t'gjallë!)
Poeti popullor me pak vargje na tregon se si besëshkelësit
e Lidhjes Shqiptare të tipit të Abdulla Pashë
Drenit për interesat e tyre feudale u kundërvihen
popullit dhe interesave më të larta kombëtare.Me
vargjet e tij
ironike, të vëna në gojën e Abdulla Pashë
Drenit, poeti popullor na tregon se feudalët turkomanë
janë gatë që tradhtinë e tyre ta përligjin
duke e maskuar atë me zakonin patriarkal të "besës":
S'un e lshovaunë çet
mik
se po m'ja nzanë djalit
sytë,
po m' thonë;"Baba t'u ka
koritë"...)
Kundër qëndrimit turkoman të feudalit shqiptar,
shohim qëndrimin e vendosur të masave kryengritëse,
të cilat vërshojnë e sulmojnë, duke mos
përfillur asnjë lloj fuqive apo autoriteti. Masat
popullore,besnike të
interesave më të larta të Atdheut, nuk njohin
asnjë forcë apo autoritet veç Lidhjes Shqiptare
që përfaqësonte plotësisht aspiratat e
tyre.Kryengritësit popullorë kishin vetëm një
besë atë që i kishin dhënë Atdheut,
për interesat
e të cilit do të kacafyetshin"si me le "Prandaj
e paralajmërojnë armikun dhe bashkëpuntorin
e tij:
---Priti djelmt' e mëmleqetit,*)
t'u kanë rrasë në derë
t'haremit**)
Dhe trimat hidhen në sulm me atë guxim e trimëri
që i ka karakterizuar gjithmonë shqiptarët
kur ka qenë puna për mbrojtjen e idealeve të
tyre më të larta në luftërat e pareshtura
për liri e pavarësi. Me vargje sarkastike,
të vëna në gojën e të dërguarit
të sulltanit, të cilin e kishte kapluar tmerri nga
zjarri i laftës popullore, poeti anonim shfryn mllefin
e përgjithshëm të popullit kryengritës
kundër Portës së Lartë:
Maxhar Pasha rrin mendue:
-----Kush e rreh' i tel për mue
babë dovletit me ja çue ,
se n'Xhakovë më kanë
rrethue,
më kanë mshelur porsi
grue.....)
Kryengritësit, besnikë të idealeve të
larta kombëtare dhe të vendosur për të
mbrojtur vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, janë
të
pamëshirshëm jo vetëm ndaj tradhtarëve
të tipit të Abdulla Drenit, që, për ofiqe
e grada, për cifligje e lavdi personale, janë gati
të shesin edhe atë që populli ka më të
shtrenjtë, Atdheun, për mbrojtjen e të cilit
masat
popullore, "fukaraja', nuk kanë kursyer as bukën
e fëmijës ,as gjakun.Prandaj poeti anonim, duke
shprehur urrejtjen e thellë të popullit shqiptar
me një sarkazëm therëse, dërrmuese, i
drejtohet tradhtarit:
----Qysh ke njeh, yubashi mret,
fukaranë pse po ma
shet?....)
Kryengritësit hidhen në sulm.Pa përfillur
breshëritë e armëve të forcave armike
të armatosura gjer në dhëmbë, ata hidhen
sipër mureve të larta të avllisë dhe në
oborr të kullave kacavyten me forcat osmane dhe bëjnë
batërditën mbi to.Një nga luftëtarët
popullorë, Col Delia i Malësisë
së Gjakovës, i cili bashkë me mijëra malësorë
të tjerë që"në maje të bjeshkës
janë kanë mësue/ ujt e keq mos me kërkue"
me qëndrimin e tij burrëror, përpara rënies
në fushën e nderit, i entuziazmuar nga vrama e luftës
popullore kundër përfaësuesit të Portës
së Lartë dhe bashkëpumëtorëve të
tij, u drejtohet shokëve:
----Bini, shokë lumtu krahi!
vet po jes ,pashën po e
çarti....)
Kullave të renegatit u vunë flakën.Pashanë
e Stambollit dhe bashkëpunëtorin e tij, Abdulla
Pashë Drenin, i pushton lemeria. Luftëtarët
sypatrembur me ndërgjegje të lartë janë
të gatshëm të flijohen në çastin
vendimtar për idealin e përbashkët; nëpërmes
flakës e zjarrit ata futen në kullën ku pashanë
osman e kishin "mshelun posi grue". Col Delia, mbasi
e rrëyon përtokë pashanë e Turqisë,
bie së trimat në fushën e nderit, poai bashkë
me dhjetëra e dhjetëra trima të tjerë
të Lidhjes bie dhe mbetet në
këngën e popullit si një yll i pashuar i guximit,
i trimërisë dhe i vetmohimit kolektiv :Ai simbolizon
kështu papërkulshëmërin e popullit të
thjeshtë që është i vetëdijshëm
për sakrificën që bën për interesat
jetike
kombëtare.Poeti anonim, duke vënë vargjet e
tij sarkastiken në gojën e hanëmes së
pashës, që e ka pushtuar lebetia, na tregon për
fundin tragjik të pashallarëve
Hanm' i pashës del në shkallë:
---Kuku, sot për pashallarë!
Hanm' i pashë ç'po pisket:
---Rrihnja telin babës
mret,
Ali Pashës ç'ta ka xhetë.
në mi hu të paska metë.
Forcat kryengritëse të Lidhjes nuk ngurruan për
t'u dhënë dënimin e merituat jo vetëm
të dërguarit të Sulltanit dhe përkrahësit
të tij.
Që shkeli Besëlidhjen Shqiptare, po edhe disa krerëve
të tjerë, të cilët iu nënshtruan
autoritetit të Abdulla Pashë Drenit,u vunë
në mbrojtje të pashait të Stambollit, u ndanë
nga populli dhe shkuan kundër interesave të larta
kombëtare.
Por"djelt e mimleqetit"ishin besatuar për të
mbrojtur trojet shqiptare, Atdheun e shtrenjtë me çdo
sakrificë, me pikën e fundit të gjakut, duke
mos u tërhequr përpara çdo presioni, e force
agresive.Ata nuk i ulin armët as përpara këcënimit
të "dovleti".as përpara diktatit të
Fuqive të Mëdha, as përpara vringëllimit
të armëve të agresorëve shovinistë,sepse
janë të ndërgjegjshëm për detyrën
e lartë ndaj Atdheut.
Prandaj me vetdije të thellë politike, me ndërgjegje
të lartë patriotike e luftarake kombëtare,
u ngrtën mbi konceptin e ngushtë të zakonit"të
besës e bujarisë"dhe treguan se
me të vërtetë shqiptari është trim,
bujar e besnik deri në vdekje, por "për të
pabesim besë nuk ka!"Shqiptari përmbi të
gjitha ka vetëm një besë, besën që
i ka dhënë Atdheut.Këngëtari popullor,
duke shprehur aspiratat më të larta të popullit
kryengritës ndaj çështjes kombëtare,
nënvizon vendosmërinë e patundur të popullit
shqiptar për të mbrojtur çdo pëllëmbë
të trojeve të veta.
Këtu ai thekson dhe nxjerr në pah motivin e mbrojtjes
së tërësisë tokësore të Atdheut
sipas vendimeve të Besëlidhjes Kombëtare Shqiptare:
.....Ja k'dhanë besën Dugagjinit,
mos me ia lshua tokat
llatinit*)
takët llatinit mos me i
lanë,
pa e mbush vorre an'e
m'anë!)
Me një forcë të madhe përgjithësuese,
në vargjet e tij të fuqishme, të derdhura si
në bronz,poeti popullor jo vetëm përjetëson
guximin e trmërinë e popullit shqiptar, triumfi
e forcave popullore të Lidhjes mbi agresorët, por
paralajmëron Portën e Lartë dhe gjithë
koalicionin e armiqve të shumtë lakmitarë se:
Kshtu .Shqipnija kish pasë
adet,
ka ni pashë me e mytë për
vjetë.
Vrasja e Mehmet Ali Pashës, manifestimet e triumfit të
popullit kryengritës me kokën e pashait të
Stambollit në hu, parrulla e hedhura kundër Portës
së Lartë dhe Fuqive të Mëdha imperialiste
që vendosën copëtimin e tokave shqiptare ,ishin
përgjigjja më e vendosur që populli shqiptar,
i bashkuar si një trup i vetëm rreth Lidhjes së
tij kombëtare, u dha Portës së Lartë,
shovinistëve fqinjë dhe Fuqive të Mëdha
të Evropës
,Njëkohësisht këto ishin paralajmërimi
i një gjendjeje politike shumë te ngarkuar, që
pritej të shpërthente si vullkan ipapërmbajtur
kundër sundimit mesjetar osman.
Betejat e përgjakshme e fitimtare të Gjakovës
entuziazmuan dhefrymëzuan pa masë patriotët
e shquar shqiptarë që banonin jashtë
Atdheut, të cilët luftonin pareshtur për lirinë
e pavarësinë e Atdheut,
Këtyre ngjarjeve të stuhishme patrioti e poeti
i madh,De Rada, u bëri më vonë jehonë
të gjerë në revistën "Fjamuri i Arbërit".
Duke dashur t'i bëjnë të njohur mbarë
opinionit botëror rritjen e ndërgjegjes kobëtare,
bashkimin e fuqishëm politik e luftara në shkallë
kombëtare, vendosmërinë e popullit shqiptar
për të luftuar pareshtur për liri e pavarësi
kombëtare,De Rada, më 1883, botoi këngët
popullore kushtuar ngjarjeve tëGjakovës.
Në to pasqyroheshin gjerësisht dhe plot vërtetësi
historike këto ngjarje të stuhishme ,që çorientuan
Fuqitë e Mëdha dhe Portën e Lartë.
Nëpërmes epikës hostorike ,De Rada i bëri
të njohur opinionit botëror, se populli shqiptar
, ndonëse i vogël dhe me pushtuesin osman në
truall, pati guxim që të barabitej me një koalicion
të tërë armiqsh, duke
hedhur poshtë me grykë të pushkës vendimet
imperialiste grabitqare të Kongresit Berlinit .
Jehona e këtyre ngjarjeve si brenda ashtu edhe në
arenë
botërore qe shumë e madhe Ato ngritën lart
moralin popullit shqiptar dhe thelluan shumë diferencimin
politik të forcave në radhët e lëvizjes
kombëtare për mbrojtjen e tokave shqiptare dhe për
bashkimin kombëtar në një shtet kombëtar
autonom.Feudalët turkomanë po lëkundeshin.
Manifestimet antiosmane në Shqipëri , veçanarisht
në krahinat e Shqipëris së Veriut e të
Verilindjes , shqetësuan për së tepërmi
Stambollin. Ushtarët shqiptarë, që ishin mobilizuar
me forcë, po dezertonin në masë.
Kudo nëpër Shqipëri kërkohej që
në kushtet e reja kur Atdheut po i kërcënohej
copëtimi,
Perandorisë Osmane të mos i pagueshin taksat dhe
të mos i jepeshin ushtarë,por gjithçka të
përdorej për mbrojtjen e tokave shqiptare nga kërcënimet
e shovinitëve fqinjë. Kërkohej që detyën
e ruajtjes së rendit publik e të qetësisë
te merrte vetë Lidhja dhe të krijoheshin edhe gjykatat
shqiptare me nëpunës vendës, të cilat
të gjykonin sipas normave zakonore shqiptare.
Gjendja luftarake e krijuar në Shqipëri, e veçanërisht
në Rrafsh të Dugagjinit e në Kosovë, alarmoi
për së tepërmi qarqet shoviniste të shteteve
fqinjë si dhe fuqitë imperialiste .Diplomacia e
Fuqive të Mëdha të
Evropës ndoqi për së afërmi e plot shqetësim
zhvillimin e tyre.
Përfaqësuesit konsullorë austro-hungarezë
dhe rusë , francezë, anglezë etj nga Prizreni,
Shkodra etj u raportonin qeverive të veta se në
Gjakovë pushteti është në dorën e
shtresavemë te "ulëta" të popullit,
çka i shtynte ata ta krahasonin
gjendjen e krijuar në atë trevë me Komunën
e Parisit.).
Betejat e Gjakovës shënojnë fillimipërleshjeve
të
armatosura me koalicionin e armiqve grabitqarë.Këto
beteja ngritën më lart ndërgjegjen politike
kombëtare të popullit tonë, zgjeruan e thelluan
lëvizjen e fuqishme trevjeçare të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit në luftën thikë
me thikë për tërësin tokësore dhe
për bashkimin e popullit shqiptar në një shtet
autonom kombëtar. Këto detyra themelore qysh në
fillim u shrinë në një të vetme .
Mbledhja e gjerë e Lidhjes Shqiptare, që u themelua
në
Prizren, në fillim të nëntorit 1878 miratoi
memorandumin që i dërguan Portës së Lartë,
ku në emër të popullit shqiptar kërkohej
njohja e kombësisë shqiptare dhe edrejta e bashkimit
të te gjithave viseve shqiptare në një
shtet te vetëm autonom,të qeverisur nga vetë
shqiptarët.
Porta e Lartë, e trembur nga shpërthimi i kryengritjes
së stuhishme, vrasjen e të deleguarit të saj,Mehmet
Ali Pashës ,hëpërhë e la në heshtje
dhe për të fitua kohë, i mbajti kryengritësit
me premtime mashtruese.
Lidhja i kuptonte dredhitë tradicionale të Portës
së Lartë, por ishte e mobilizuar për mbrojtjen
e viseve të kërcënuara nga shovinistët
fqinjë. Ushtima e këtyre nagjarjave në epikën
historike të periudhës së Lidhjes Shqiptare
zë një kapitull të veçantë.
Aty mbizotëron ideja për të mbrojtur me armë
trojet shqiptare dhe për të fituar autonominë
Këto na i thotë poeti anonim pa mëdyshje:
Na s'e lëshojmë Shqipërinë,
. . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . .
Na duem autonominë!)
matrialin e pregaditi per botim
Lulja e Gruds
Grudjanja
|
 |  |