K R E U

- I I -


PLAVA E GUCIA NE VITET E LIDHJES SHQIPTARE TE PRIZRENIT

--" Në një gojëdhanë malazeze, sipas Hoxhë Nokshiqit, thuhet se Despoti Vlladika Rade Zeku ( dikur udhëheqësi i popullit të Malit të Zi ) para të vdiste paska lenë porosi që Plava e Gucija t' okupohej me çdo kusht mbasi Zeta
( Mali i Zi ) nuk paska jetë pa atë krahinë ".

-- Përkunder porosisë së Vlladika Raddës, në popullin e Krahinës së Plavë e Gucisë, deri vonë, është kénduar me lahutë një këngë qe fillonte me këto vargje:
" Krahina shqipatere Plava me Gucinë, janë të pashkelshme prej këmbës së shkjaut, sepse Krahina ruhet nga vet Ora e Shipnis, prej vet zanave të Sutjeskës "etj.

-- Stërnipi i Vlladika Radës, " Knjazi " Nikolla Petroviq, planifikonte që me pushtimin e krahinës së Plavës e Gucisë të realizonte " ëndrrat e të parvet tijnë ", të cilat shtriheshin edhe mbi Rrafshin e Dukagjinit, madje edhe mbi gjithë qarkun e Shkodërs.
kështu ai synonte t' i zgjeronte kufijtë e principatës së tij të vogël në përmasat e një mbretrie, ku të sundonte si një " krajl " i vertetë.

-- Për realizimin e qellimeve që kish vënë vetes, knjazNikolla nuk la gur pa lëvizur, herë duke iu servilosur carit rus, herë duke iu treguar i bindur sulltanit turk, e herë të tjera duke u sjellë rreth kancelarive evropiane. Nga ana tjeter, ai organizoi banda që provokonin pa ndërprerje në kufi, kurse një agjenturë e organizuar plotësonte kuadrin, duke nxitur përçarjen midis shqiptarëve dhe duke propaganduar forcën e Malit të Zi. sidoqoftë shqiptarët as nuk u gabuan, as nuk u frikësuan, kështu që tentativat e Nikollës për të shtënë në dorë Krahinën mbetën pa rezultat pozitiv.
Në luftimet që u zhvilluan midis dy palvëarmët shqiptare gjithënjë u mbuluan me lavdi.

-- Rreth luftimeve të zhvilluara në Vetenik, Shekullar dhe Moraçë nga mesi i shekullit të kaluar, ende nuk dihen hollësi, megjithatë është prenuar se malazezët në to dolën të mundur, ashtu sikurse pësuan disfatë edhe në luftën e Nokshiqit, në vitin 1979 - 1980, kujtimi së cilës është ruajtur mirë deri në ditët tona, dhe nëse Moraça ra në duart e Malit të Zi, kjo nuk erdhi si rezultat i fitores së armëve të tyre, por si pasojë e kapitullimit të diplomacisë së potës së Lartë. Fshatrat minoritarë Polimleja, Ullotina dhe Meshnica iu dorëzuan malazezëve nga nga vet ushtria osmane, e cila madje i shoqëroi repartet e Malit të Zi, që ndërkohë kishin humbur çdo shpresë se do t' i merrnin, për të penguar konfrontimin e tyre të mundëshem me shqiptarët.

-- Rreth luftës së Moraçës të viteve 1860 - 1861 banorët e krahinës së Plavës e Gucisë kanë kënduar me lahutë edhe një kéngë që fillonte me vargjet :


" Pasha bukën pagaçë
Nuk kthehem në Moraçë "
...


-- Shqiptarët luftuen në Moraçë aq heroikisht saqë edhe serbët e kanë pohuar këtë. Sidoqoftë lëshimi i tre katundeve përreth Moraçës nga sulltani, që u bë pasi shqiptarët ishin larguar nga fronti e po ktheheshin në shtëpi, e afroi " hudatin " ( kufirin ) midis malazezvë dhe shqiptarëve te Ura e Murinës.

-- Thuhet se ALI BEG GUCIA ( më vonë ALI PASHA 0, sikur ta kish parashikuar atë çka do të ndodhte, kohë me parë ishte përpjekur që në tre katundet e sipërpërmendur të Moraçës të vendoseshin 300 familje shqiptarësh, kelmendas ose dukagjinas, por për këtë projekt nuk qe shfaqur gatishmëri. Sikurse u mësua më vonë, as qeveria osmane dhe sulltani nuk do ta kishin lejuar një veprim të tillë.


2. Gjendja e turbullt e viteve 1878 - 1879


--Porsa filluan të qrkullonin lajmet mbi disfatën e ushtrisë osmane në luftën kundër Rusisë, në Plavë e Guci u bë e qartë se dobësimi gradual i Perandorisë kishte arritur në një pikë kritike.
Qeveritari i Krahinës, ALI BEG GUCIA, me të drejtë gjykonte se ky moment do të shfrytëzohej nga qarqet drejtuese të Serbisë e të Malit të Zi për të pushtuar viset shqiptare të shqipërisë së Veriut, të lakmuara prej kohësh, dhe në këtë kuadër Plavës e Gucisë u kërcënohej rreziku i një sulmi malazez.

--Sidoqoftë, në Cetinë e kishin të qartë se një luftë kundër shqiptarëve do të ishte shumë e vështirë, prandaj paraprakisht udhëruan shtimin e provokacioneve në kufi nga njëra anë dhe forcimin e propagandës në popullsinë shqiptare kundër autoriteteve të vendit.
Kështu ndërsa në kufi kërcisnin herë pas here pushkét, " hafijet " malazeze në Krahinë mbillnin frikë e panik në elementin shqiptar. Fillimisht u përhapen lejme se Mali i Zi po bën mobilizimin dhe po përgaditet për të sulmuar, më pas dolën zëra që kshillonin vrasjen e Ali Begut dhe të Jakup Ferit, për të shmangur sulmin malazez etj. por gjithëherë efekti nuk qe ai që priste knjaz Nikolla.
Populli shqiptar i Krahinës nuk ua vuri veshin zërave dhe propozimeve të malazezëve e as që u frikësua.
Dështoi edhe tentativa e Cetinës për të blerë krerët e parisë duke iu ofruar shuma të mëdha monedhash ari.
E gjithë popullsia shqiptare e Plavë e Gucisë filloi të përgaditej për mbrojtje.
Në përgaditjet për mbrojtjen e vendit u dalluan që në fillim ALI BEGU ( ALI PASHË GUCIA ).
Madje ai u vu në lëvizje përpara se të zhvillohej " mbledhja e krenvet shqiptarë në Prizren ", Sipas tregimit të Islam Rexhepagajt, Aliu fillimisht shkoi në Gash e Krasniqe, ku me prijësit e Malësisë së Gjakovës ( me BINAK ALINË dhe me të tjerë krerë e bajraktarë ) diskutoi me hollësi për situatën e krijuar dhe pasojat e pritshme.
Ai iu bëri të qartë Krasniqasve përmbajtjen e TRAKTAT ruso
-- turk të Shën Stefanit dhe rrezikun e ri që pritej të binte mbi shqiptarët nga vendimet që do të merrnin Fuqitë e Mëdha të Evropës në një tubim të ardhshëm në BERLIN.
Humbja e luftës nga sulltani, kishte theksuar ALI BEGU e shtonte si kurrë më parë rrezikun për viset shqiptare, që do të copëtoheshin për të kënaqur "shkijet e Ballkanit "
( serbët, malazezet, bullgarët ) dhe grekët.
Pra sipas mendimit të tij, duhej organizuar një qëndresë e përgjithshme mbarëshqiptare. Propozimi i Ali Begut u quajt me vend dhe krerët e Gashit e të Krasniqes lidhen me të " BESEN " për mbrojtjen e plavës dhe Gucisë.

-- Pa humbur kohë Ali Begu shkoi më në Shkodër, ku edhe atje u shtrua problemi i mbrojtjes së atdheut.
Paria e vendit, HODO BEG SOKOLI etj., dhanë me këtë rast premtimet e duhura.

-- Udhëtimin e tretë brenda disa ditësh Ali Begu e bëri në Pejë. Këtu planin e tij për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, pavarësisht nga vendimet që do të merret " mbledhja e Prizerenit ", ai e diskutoi me HAXHI ZEK BIBERAJN dhe ZENEL BEG BEGOLLIN.
Me sa duket të tre burrat u mirëkuptuan.

-- Ndoshta për këto veprime, që i bënë disa ta quanin ALI BEG GUCINË "antar ekstremist i Lidhjes ", mbas shumë kohësh GJERGJ FISHTA do të shkruante në " Lahuten e Malcis " vargjet :


"Përse kje njaj Ali Pasha
Qi i ka vra ato vetllat e trasha,
I ka vra vetllat dhe asht idhnue,
Burr' i i botës kurë ka ndigjue,
Se në Berlinë u nda pleqnija
Qe nën kambët e shkjaut të vehej Shqipnija
..."


--Në fillim të muajit qershor 1878 në viset shqiptare qarkullonin lajmet e para rreth mbledhjes së Kongresit të Berlinit, më vonë u komentuan edhe vendimet që dolën nga ky kongres famëkeq evropian. Por ndër shqiptarët, pa dallim, bëri përshtypje fakti se qarqet zyrtare osmane e përmendin me gjakftoftësi dëshiren e Fuqive të Mëdha për dorëzimin e Krahinës së Plavës dhe Gucisë në duart e Malit të Zi.

-- Lajmi i trishtueshëm shkaktoi një levizje të jashtzakonshme veçanarisht në Plavë e Guci.
Populli rrethoi hyqymetin (nënperfekturën ) dhe garnizonin ushtarak në Guci, Né një demonstrim spontan mosaprovimi.
Njërzit të nervozuar thërrisnin "Duam pushkë!", kurse ata që ishin të armatosur kërcënonin me tytat e pushkëve autoritet osmane.
I trembur nga revoltimi i popullit, komandanti i garnizonit, binbashi EJUP BEU, u mbyll në zyrën e tij dhe refuzoj të dilte para popullit për sqarimet e rastit. Këtë situatë e shfrytëzoi Ali Begu, i cili kishte postin e kajmekamit të vendit.
Ai zbriti prej KËRSHLLAVE dhe përballë turmës së revoltuar thirri : " jam me ju. Nuk jeni vetëm Kemi imdat Rrafshin e dukagjinit, Kosovë e Dibër, Shkodrën dhe TOSKNIN krejt ".
Fjalët e ALI BEGUT u pritën me entuziazëm dhe populli i qetësuar dhe i kurajuar u shpërnda.
Migjithatë në qytet e Plavës dhe Gucisë gjendja e hutimit dhe paniku nuk davaritën krejt.
Njerëzit ndiqnin me vëmendje çdo lëvizje të Ali Begut, Jakup Ferit Ismail Omeragës e të parisë. Populli vrojtonte dhe çdo lëvizje të malazezëve dhe dëgjonte çdo lajm që përhapej prej armiqve.
Flitej për shembull se në iks sektor të " hudutit " malazezët kanë sjellë forca të tjera ushtarake dhe kanë përforcuar " instikamet ", ose se në iks bjeshkë ose mal komitë malazezë kanë grabitur gjënë e gjallë të blegëtorve shqiptarë vendas ose Kelmendas; se janë djegur shtëpi shqiptarësh në kët ose atë katund; se janë plagosur njerëz, civilë ose ushtarë të " hudutit " tonë etj. -- Në këtë kohë, për të përballuar situatën e krijuar Ali Beg Gucia ishte vazhdimisht në lëvizje. Shkonte në Plavë, në Guci, priste njerëzit në të dyja qendrat, këshillonte, organizonte.
Në të gjithë këtë veprimtari kishte pranë MULLA JAHËN ( kadiun e memleqetit ), ISMAIL OMERAGAJN, AHMET AVDINË dhe një suitë trimash të armatosur. JAKUP FERI me plakun HYSEN BEGUN nderkohë përgjigjeshin për gjithçka ngjante në Plavë.

-- Rreth datës 8 qershor 1878, në Krahinë u përhap lajmi se ALI BEGU u nis me ngut për Prizren, për të marrë pjesë në " mbledhjen e gjithë krenvet të Shqipnisë " që do të mbahej atje.
Për atë mbledhje mbas shumë vjetësh GJRGJ FISHTA në " Lahuten e Malcis " do të shkrunte :


" Atje poshtë në Prizerend,
Qenkan mbledhë shqiptarë m' kuvend,
Për me folë me bisedue,
Shqiptarinë se si m' e shpëtue
Prej çapojve të Malit të Zi,
Qi kan dyndun top e ushtri,
Mehye në Plavë, me hye në Guci

...........................".


Ali Begu u kthye nga Prizereni brenda javës. Në Guci populli e priti atë përpara Kërshllave të " hyqymetit ". sipas tregimit të Hoxhë Nokshiqit, Ali Begu i tregoi popullit rreth kuvendit, lëvdoi krerët e krahinave të ndryshme të Shqipërisë e veçanarisht përmendi "BEJ efendi FRASHËRIN " ( ABDYL FRASHËRIN ), që i kishte fjalët e matura, mendimet e thella, që ishte "burré i vatanit e i zamanit ", " mejtepli " ( i shkolluar ) i zoti, që merrej vesh edhe me hyqymetet e jashtme " exhnebine " (me kancalaritë evropiane ).
Pastaj ai informoi popullin e Krahinës se Lidhja ne Prizren po bënte gjithë ato "mesbata dhe arzuhalle " për shtet evropiane kundër "ikiratit" ( vendimet) të Kongresit të bErlinit.
Sidoqoftë, theksoi Ali Begu, ne si "memleqet" i Gucisë duhet të bëjmë punën tonë. Ndihma nuk do të na mungojë, sepse me insistimin e Abdyl Beg Frashërit krerët shqiptarë kanë vendosur që Krahina e Plavsë dhe Gucisë të mos dorëzohet kurrë, e për këtë të ndihmohet deri në pikën e fundit të gjakut. Populli brohoriti :
" Rrnoftë Abdyl Beg Frashëri ! Rrnoftë parësija Shqiptare ! Do të luftojmë gjithë bashkë edhe do të desim bashkë, por shkjaut nuk i lëshojmë asnji pllambë tokë Shqiptare...".

--Ndërkohë në Krahinë lajmi se malazezet përtej "hudutit"po bënin manifestime. Knjazi i Cetinjës kish léshuar një komunikatë me të cilën njoftonte popullin e tij për të festuar, sepse "Kongresi i Berlinit vendosi që Plava me Gucinë do t' i nepeshin Malit të Zi ".
Me rastin e késaj "feste zyrtare "nëpër rrugë e Sudnicës e të Cetinjës malazezët filluan vallet, shtinin në nishan me pushkë dhe turma - turma kremtonin si të mundnin.
Nga ana tjetër kudo zhvilloheshin lutjet fetare dhe tedeumet kishtare, ndërsa këmbanat bininvazhdimisht në të gjitha qytet dhe fshatrat.
Festonin edhe ushtria dhe rojet kufitare. Për rreth 10 ditë kufiri u ndriçua nga zjarret e festës.

-- Nuk vonoi dhe rreth datës 15 qershor 1878 komandanti i garnizonit ushtarak osman në Guci, binbashi EJUP BEU, iu paraqit në Kërshlla Ali beg Gucisë dhe i komunikoi urdhrin për tërheqjen nga kufiri të të gjithë forcave me uniforma ushtarake dhe për largimin e tij së bashku me to në drejtim të Pejës.

--Ndërsa komandanti i garnizonit ende ndodhej të Ali Begu, populli i Gucisë dhe i katundeve u mblodh i revoltuar përpara Kërshllanave, duke bërtitur "Poshtë murati "! "Rrnoft Arbanija", "Rrnoft memleqeti i Gucisë"!. Në ato çaste Ali Begu së bashku me binbashin dolën në qoshk dhe kérkuan me zë të naltë : "Të mbahet qetsia !, ( saber, saber e selamet ! ) ndigjoni fjalën ".
Populli u qetësua disi dhe atëherë Ali BEGU përsëriti sqarimet rreth situatës dhe qëndresës së shqiptarëve.

-- Nuk u mësuan hollësira rreth gjendjes së detashmentit që përbënte garnizonin osman të kufirit, por, sipas kujtimeve të Hoxhë Nokshiqit, ushtria osmane prej rreth 600 vetësh u çarmatos, armët u futën nëpër depot lokale dhe u morén në dorézim nga të dërguarit e Ali Begut 1. U muar në dorëzim dhe depojae matrialit ushtarak ( e qujtura "Deboja e Gucisë"), ku ndodhëshin disa topa të sistemeve malore, xhebel, 3 ose 4, nja 3 havana e 2 zinxhirli, domethënë një grup artilerie prej 8 ose 9 pjesësh, së bashku me sasi municionesh dhe pjesësh këmbimi rezervë.
Në depo ndodheshin gjithashtu 300 pushkë "martina"dhe 100 barë municion.

-- Pas çarmatosjes dhe largimit të forcave ushtarake osmanesituatën duhet ta përballoni vullnetarët shqiptarë. Me ta u bashkuan 15 artilierë shqiptarë, të cilët deklaruan se do t' i shërbenin atdheut, megjithse kishin njëkohë të gjatë që ndodheshin në shërbim ushtarak dhe i digjte malli për familjet dhe vendlindjen, që donin t' i shihnin edhe një herë.

-- Në situatën e krijuar Ali Beg Gucia, në konsultë me bajraktarët e veçanarisht në bashkëpunimin të ngushtë me Jakup Ferin, organizoi me shpejtësi një forcë prej 600 burrash të zgjedhur, të cilën e dërgoi në kufi për të kompletuar të gjithë "karakollet " e lëna nga trupat osmane.
Me 400 trima të tjerë u plotësuan rojet e ish - garnizonit dhe u vunë nën kontroll gazernat gjithashtu të braktisura.

-- Pas këtyre masave paraprake Ali Gucia dhe bashkëpuntorët e tij të afërt iu vunë punës për të forcuar moralin e popullit. Krerë, bajraktarë dhe populli i thjeshtë, në kuvende të shumta u bindën se nuk kishte rrugë tjetér përveç qëndresës.

-- Në fillim të muajit korrik 1878 u përhap lajmi se knjaz Nikolla protestoi energjikisht pranë kancelarive evropiane, posaçarisht pranë sulltanit, si edhe iu ankua carit të Rusisë, se nuk po zbatohej vendimi që t' i dorëzohej Plava dhe Gucia përpara se të zbrazeshin nga ushtria turke.
Sipas Nikollës aventurieri ali beg gucia kishte përqendruar shumë bashibozukë shqiptarë në kufi, të cilët krijonin çdo ditë "gjurulldina ", vrisnin njerëz dhe grabisnin mallin dhe gjënë e gjallë të malazezëve.
Gjithnjë sipas Nikollës, Ali Begu thurte komplote edhe për vrasjen e misionarëve turq, për ç' arsye asnjë komision nuk guxonte të shkelte në krahinën e tij, që ishte shndrruar në "një çerdhe hajdutësh e intrigantësh".
Për të gjitha këto despoti i Malit Të Zi kërkonte që Ali Beg Gucisë t' i bëhej paralajmrimi i fundit.

-- U përhap gjithashtu lajmi se Porta e Lartë me anën e seferit ( të ngarkuarit ) të saj në Cetinë, i ishte përgjegjur knjaz Nikollës se ajo nuk merrte asnjë përgjegjësi mbi "gjurulldinë" në kufi, mbasi kish hequr dorë nga vendet e përmendura dhe se çeshtja i takonte "krenëve Shqiptarë " të mbledhur në Prizren, dhe sidomos Ali Beg Gucisë, që "tani nuk do t' ia si as mbretit e as krajlit, pra mbi atë mund të veproni si të doni...".

------- E vërteta në fakt qëndronte ndryshe :---------

-- Ali Begu, me largimin e garnizonit osman prej krahinës së tij, dijti, në krye të forcave vullnetare dhe popullit, të vendoste një rregull dhe rend publik shembullor.
Forcat vullnetare Shqiptare u treguan më të disiplinuara se ushtria e rregullt e sulltanëve, qoftë në ruajtjen e rregullit brenda Krahinës, ashtu edhe në sektorin e "hudutëve" ( kufijve ).

--Aliu diti ta ruante gjendjen, ta ruante kufirin, si edhe të bashkonte elementët e ndryshëm Shqiptar për qëllimin e përbashkët: mbrojtjen e Atdheut.

--Forcimi i vijës së kufirit dhe rregullimi i gjendjes së brendshme, veçanarisht në Guci dhe në Plavë ( këtu e mbante rendin e qetësinë Jakup Feri me shokë), me anë të kontrollave me roje të armatosura, gjendjes sështetrrethimit për të neutralizuar veprimtarinë e agjenturës malazeze, të infiltruar përmes rajeve malazeze të vendit, etj, e forcuan situatën në favor të atdhetarëve. Por këto masa u bënë shkak për protestat të përseritura të Cetinës që nga vigjilenca e lartë e Shqiptarëve shikonte t' i priteshin krahet agjenturës së saj.

-- Ndërkohë vojvoda Bllazho Petroviq, i ngarkuar nga knjazi i tij, filloi provokacione të armatosura në kufi. Në javën e parë té gushtit 1878 një bandë malazeze sulmoi një shtëpi në katundin e Arzhenicës.
Çdo gje u grabit e u dogj, kurse njerëzit e shtëpisë u vranë. Po atë muaj në rajonin e Pepajt, një bandë tjetër malazeze dogji shumë stane bagëtish të blegtorëve Shqiptarë; grabiti një tufë prej 100 kokë dhen, vrau tre (3) barinj, pastaj hoqi shenjat e kufirit në atë sektordhe i nguli sipas dëshirës, duke zaptuar një kullotëprej 5 - 6 km.

-- Edhe në sektorin e Gucisë ( Qafë e Previjës ) malazezët nuk i ndërprisnin ngacmimet duke kryer vjedhje, vrasje dhe lloj incidentesh të tjera.

-- Ndër provokacionet e shumta të gushtit 1878, Hoxhe Nokshiqi i kujtoheshin edhe këto :
-- Në sektorin Gërçar të Gucisë, bandat malazeze grabitën 3 tufa dhensh të blegtorve vendas e Kelmendas dhe vranë katër barinjë(dy Gucianë vendas dhe dy Kelmendas ).

-- Një natë tjetër malazezët kapën në Qafen e Previjës dy roje Shqiptarë të plagosur, të cilët, pasi i vranë, i copëtuan me thika dhe të futur në thasë i hodhën në thellësi të territorit Shqiptar.
Një letër e futur në njërin nga thasët në serbisht njoftonte se ato dy kufoma Shqiptarësh i dërgoheshin Ali Beg Gucisë si peshqesh.

-- Disa net Mé pas një bandë tjetër zbriti deri në katundin Zagragj të Gucisë, ku rrëmbeu me forcë një vajzë Shqiptare. Pér t' i shpetuar fatit të zi ajorrugës iu shkëput rrëmbyesve dhe u hodh në një rrëpirë. Kufoma e saj u gjet në ujërat e lumit të Gërçarit.

-- Edhe në katundin Martinaj u rrëmbye një vajzë nga një bandë malazeze. Ndryshe nga e para, kjo nuk mundi t' i shkëputej banditëve, të cilët, të cilët të egërsuar nga kundershtimi i saj, e lidhën me litar në trungun e një lisi dhe e vranë duke e gozhduar në të dy sisët.

-- Po në gushtin e vitit1878, kur shqiptarët festonin bajramin, malazezët hodhën një thi ( derr ) të therrur para porës së xhamisë së katundit Pepaj dhe lyen me gjak muret e faltores, gjë që ishte një sakrilegj i rëndë. Popullsia u detyrua t' i kryente ceremonitë fetarë në fushë të hapur.

-- Të gjthë ngjarjet makabre të përmbledhura i acaruan tepër njerëzt e të gjtha shtresave të popullsisë, megjithatë askush nuk bëri diçka në kokë të tij.
Organizimi i përsosur me Ali Beg Gucinë në krye po jepte fryte.
Armiku do të goditej kur duhej.


3.Një mbledhje e gjerë e parisë


--Për të shqyrtuar situatën e krijuar dhe për të vendosur si të veprohej, mexhlisi (këshilli) i Krahinës provokoi në Plavë një mbledhje krerësh e bajraktarësh që, sikurse kujtonin ISLAM REXHEPAGAJ, HASAN FERI dhe HOXHË NOKSHIQI, u mbajt aty nga java e fundit e muajit gusht 1878. Në atë mbledhje u ndodhën edhe KADRI BAJRI prej Rugove dhe BINAK ALIA prej Krasniqe. Mbledhjen e kryesoj HYSEN BEG REXHEPAGAJ ( i quajtur Plaku HYSEN BEG ).

--Në mbledhje u shtruan edhe u diskutuan dy çështje kryesore:

-- a). Si të forcohej morali i popullit për të përballuar çdo situatë ?
-- b). Si t' u pritej hovi provokacioneve malazeze ?

-- ALI BEGU në fjalën e mbylljes, duke analizuar situatën e krijuar, këshilloi të mbahej sa të ishte e mundur gjakftoftësia derisa të përfundonte organizimi i shqiptarëve për t' iu përgjigjur me armë Malit të Zi.

-- Mendimin e ALI BEGUT e përforcoi kadiu MULLA JAHA, i cili mbrojti pikëpamjen se lufta e ardhshme me malazezët do të bëhëj "për punët e vatanit " dhe jo për fe, prandaj populli duhej të mos binte në grackën e atyre që sajonin incidente si ai i përdhosjes së xhamisë në Pepaj me gjak thiu.
"Për këtë, përfundoi Mulla Jaha, ata le t' i ndëshkojë vetë zoti, kurse neve kemi hesape me ta për punët e vatanit.
Ne nuk do të luftojmë për "fenë", por e kemi për borxh të desim për "vatan e sibjan" ( do të thotë për atdhe e për popull ) sepse vatani asht ma i shtrenjt..".

-- Gjatë mbledhjes Jakup Feri kërkoi të bëhëj përgaditja e shpejtë e gjithë mashkujve nga 15 deri 80 - vjeçarë.

-- Në fund e mori përsëri fjalën Hysen Begu, i cili kërkoi "përforcimin e besës së dhanun " me parullën : " Në luftë për mbrojtjen e atdheut ".
Pasi përfundoi ai, duke thënë edhe disa fjalë për mbajtjen e " ahlakut " ( për moralin e luftës e kurajon ), nga jashtë u ndegjuan thirrjet e popullit të mbledhur në shesh : " GAJRET, BURRA !".

-- Më pas sërish e mori fjalën ALI BEGU, i cili tregoi se për ç' qëllim Porata e Lartë kishte dërguar në Prizren marshallin MEHMET ALI PASHË MAXHARIN.
Populli përjashta, kur ndëgjoj se Maxhar Pasha ishte dërguar për t' i dorëzuar Plavën e Gucinë Malit të Zi, filloi të bërtiste përseri : " Poshtë murtati !".
Ali Begu zgjati fjalimin e vet dhe si përfundoi kërkoi prej mbledhjes të shfaqë një mendim unik se ç' duhej bërë... Askush nuk foli pas fjalëve të tij, as bëri ndonjë propozim, veçse Jakup Feri dhe Plaku Hysen Beg, të ngritur brof në këmbë, të dy me një zë iu drejtuan Ali Gucisë : " Thuje açik se murtati po don t' i bajë qejfin murtatit sulltan thiu ( sulltan derri ).
Po kuvendi i krenëve të Shqipnisë çka po thojnë në Prizerend ? A ka ndër ata murtat tjerë ? Dhe ti ia u pate thonë atyne atje ?

-- Ali Begu, pas këtij reagimi që i erdhi për shtat, u përgjegj me gjakftohëtsi e me buzë në gaz se " punët po shkojnë mirë dhe e gjithë Shqipnia asht me neve, dhe po e pamë zorin qysh tash mund të qesim kushtrimin, por nuk duhet të ngutemi tash për tash ."
Edhe një Ali Begu e zgjati fjalën, duke i treguar kuvendit se knjaz Nikolla kishte emërsuar si "komandar të math " kushëririn e vet serdar Bllazho Petroviqin dhe për "komandara të dytë " vojvodën e Kuçit Mark Milanin ( që do të sulmonte Plavën ), dhe vojvodën e Vasoviqit Todor Milanin ( për të sulmuar Gucinë). "Pra na duhet të përgatitemi me vakët " e përfundoi ai bisedën. e gjthë paria porsa, Ali Begu pushoi se foluri, bërtiti : " Na prij !".

-- Kuvendi në plavë vazhdoi edhe një ditë të dytë. Ali Begu me Jakup Ferin biseduan për gjithçka kërkonte situata, kurse Mulla Jaha shkruante në "tefterin e madh " gjithçka vendosej .
Sikurse kujtonin të moshuarit, në atë "tefter" u shenuan edhe kryerojet e sektorëve të "hudutit"; u përshkrua edhe ndonjë program veprimesh, si edhe kushtrimet për dërgimin në luftë të forcave vullnetare, ndarjen e tyre në sektorët e ndryshëm etj.

--Në vazhdim të kuvendit, Hysen Begu me Jakup Ferin përseri me një zë iu drejtuan Ali Gucisë, i cili atë ditë ishte edhe "i veshun resmije " ( me uniformen e mirallit ) dhe e pyetën me njëfarë nervozizmi, se çfarë korrespodence ka endur me knjaz Nikollën e malit të zi, si edhe me funkcionarët e lartë osmanë.
Ata i thanë troç se është krijuar edhe te ata vetë një farë dyshimi se, ndoshta nga presioni dhe nga frika e sulltanit, edhe ai lëkundej në qëndrimin.
"Kemi shybe në ty, o pashë, shtuan ata me sinqeritet qyshë se pate pasë do fjalë me njerëzit e knjaz Nikollës si edhe me Mehmet Ali Pash Maxharin, mandej edhe me disa njerëz të tjerë...".

-- Pas kësaj, Ali Gucia, me gjakftoftësinë që e karakterizonte, i shpjegoi tubimit se të dërguarin e knjaz Nikollës, vojvodën e Vasoviqit, Teodor Milanin,e kishte kthyer mbrapsht me përbuzje.
Jo vetëm nuk prenova asnjë dhuratë të Nikollës, shpjegoj Ali Begu, por as që "bana kabull "të bisedoja me të. Kurse letrës së knjazit tha se i qe përgjegjur që jo vetëm nuk do të tradhtonte " Vatanin ", por do të qëndronte në krye të situatës si udhëheqës e organizator për mbrojtjen e krahinës së vet.
Ali Gucia u tregoi bashkëluftetarve të vet edhe korrespodencën që kishte pasur me pashallarët turq, si me REXHEP PASHEN,Ahmet Muhtar pashën dhe me RIZA BEG ZOGOLLIN, të cilët e këshillonin të hiqte dorë prej qëllimit për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë.
Madje valiu i Kosovës që të vepronte sikurse kërkonte Porta e Lar'të, kishte urëdhuar t' i jepeshin atij çifligje të tjera në AGABASH të SHKUPIT.
Më tej Ali Gucia bëri të ditur se autoritet osmane kishin parashikuar shpërngulje në kushte favorizuese edhe për rreth 600 familje të zgjedhura nga qyteti i Plavë e Guci, por ai i kishte refuzuar të gjitha këto dhe kishte deklaruar se do të luftonte vetëm për " memleqetin "( për vendin ).

-- Kështu kishte deklaruar Ali Gucia edhe në një nga seancat e kuvendit të krerëve shqiptarë të mbledhur në Prizren, ku shumica ndërrmuese e pjesëmarrësve, si Abdyl Korenica, kadiu i Gjakovës, etj., ishin ngritur nga vendet dhe mes brohoritjeve entuziaste e kishin përqafuar.
Kurse Mehmet Ali pashë Maxharit, meqenëse, pavarësisht nga sqarimet, nuk pranoi të hiqte dorë nga misioni i ngarkuar prej Portës së Lartë ( thuhej se qe zotuar para sulltanit ), i ishte bërë kërcnimi se do ta zhdukin nga faqja e dheut.


-- Me këtë rast thuhet se Ali Gucia u kthye në Krahinë iu drejtua për ndihmë Jakup Ferit, që së bashku me burrat e viseve të malësisë së Gashit e të Krasniqes dhe ata të Rrapshit te Dukagjinit, të kryenin izolimin, e në rast kundërshtimi asgjësimin e pashës osmanli.

-- Si përfundoi Ali Gucia nga sqarimet, Jakup Feri me plakun Hysen beg ngrihen në këmbë dhe i drejtohen të dy me një fjalë: "Aferim të kjoftë, o pashë !
Edhe neve na ke në ndihmë ".
Hysen Begu me Jakup Ferin në një kohë, aty për aty , rrëmbejnë një "qitab"që ndodhej aty në xhami, vunë duart mbi të dhe thanë: "PO bajmë be se nuk do të bajmë kurfarë hile ( tradhti ) vatanit.
Pra edhe ti pashë, betohu në kët qitab ! ".

-- Atëherë edhe Ali Gucia vuri të dyja duart mbi qitab dhe shqiptoi me zë të lartë " betohem ".
Në këtë moment në popull mbahet mend se të gjithë të pranishmit u përpoqafuan me rradhë me Ali Gucinë dhe duke i shtrenguar duart njëri - tjetrit simbas zakonit të vendit shqiptonin fjalën " besa - besë " dhe derdhnin lotë.
Të gjithë ishin të mellfosur nga informata lidhur me aleancen antishqiptare të "shkijeve" të Ballkanit dhe aprovimin e sulltanit për t' u lëshuar atyre viseshqiptare.
Nga ana tjetër, njoftimet për solidaritetin mbarëshqiptar në mbrojtje të Plavës e Gucisë ngjallin entuziazëm.
Ali Gucia u bëri njërëzve të ditur me hollësi se Lidhja e Prizrenit përgjithëmonë do të ishte me ta, e në rast nevoje, qysh në rastin e parë të sulmit, e gjithë Shqipëria do të derdhej në kufirin e krahinës për të luftuar "cernagoren".
Njerëzit e gëzoheshin lajmeve se "besa "qe mbarëshqiptare për të mbrojtur çdo pëllambë të tokës së Atdheut kundër "shkijeve të Ballkanit", nga çdo anë që të sulmon.
" Kështu na tha edhe vetë ABDYL EFENDI FRASHËRI, theksoi ALI GUCIA, që asht prej Jugut të Shqipërisë e që asht njeri i mendjes dhe i kalemit, nji nga toskët taravol, i përmendun bile edhenëpër Exhnebie ( n'Europë ) e që merr pjesë edhe nëpër sferat diplomatike të kancelarive europian, pra ay që asht diplomat dhe fidahqar për vatan (atdhetar i vendosur ).
Kështu më thanë edhe dibranët, vazhdoi ta ngrohte parinë dhe popullin ALIU, si edhe kryetari ILJAZ PASHA, dhe të këtij nijeti ( qëllimi ) janë shumica e krenve të Kosovës si edhe i gjithë memleqeti ( poplli ) Kosovar.
Me ne asht edhe SYLEJMAN AG VOKSHI, HAXHI ZEKA e tjerët.
Po me neve do të jetë Shkodra mbarë si edhe krenet e saj ".
Si përfundoj fjalimin ALI GUCIA, turmat e popullit që e rrethonin, si edhe të gjthë pjesëmarrësit në atë mbledhje, brohoritën një zëri "Rrnoft Shqipnija, Toskë e Gegë, edhe Lekët e Macis !".

 


4. Ali Pashë Gucia në pragun e ngjarjeve të mëdha


Lajmi i organizimit të Shqiptarëve për kundërshtuar okupimin pati një jehonë të jashtëzakonshme ne Mal të Zi.
Knajz Nikolla nuk besonte se do të ndeshte rezistencë serioze, e aq më pak nuk mendonte se Shqiptarët mund edhe të sulmonin për t' i dalë të keqes përpara.
Kjo ndikoi që atij dhe shtatmadhorisë malazeze t' u lëkundej besimi se do të hyni fitimtarë në Plavë e në Guci, sikurse ishin mburrë përpara Evropës dhe Portës së Lartë.
Në oborrin e Knjazit po zinin vend gjithnjë e më shumë pikëpamjet se fillimisht duheshin demoralizuar shqiptarët me provakacione intriga dhe njëkosisht të shtoheshin përpjekjet për kompromitimin e sa më shumë krervë dhe bajraktarëve të Krahinës.
Megjithatë në Oborrin malazez ekzistonte mjaft e fortë edhe rryma që mbronte idenë e një sulmi të menjëhershëm, për ta pushtuar sa më shpejt krahinën e lakmuar.
Sipas kësaj rryme ishte e kotë të shpenzoheshin kohë e mjete për të përvetësuar krerët Shqiptarë
sepse kjo mënyrë veprimi deri at"ë moment nuk kish qenë rezultative.
Populli, thoshin përfaqsuesit e veprimit të ashpër e të ashpër e të menjëhershëm, ka treguar se nuk mund të gënjehet, kurse parsija, udhëheqja e tij, nuk shkelet me të holla, qoft edhe për "hazinen e carit rus ".

-- Kështu, ndërsa Jovan Pllamenica, Todor Milani me disa të tjerë të elitës malazeze, ishin të mendimit që të vazhdohej akoma propaganda edhe veprimtaria agjenturore e të veprohej me çdo lloj intrigash në komplote e vrasje, në korruptimin e udhëheqsjes së Krahinës etj.,
Bllazho Petroviqi me Mark Milanin, ngulnin këmbë që të sulmohej Plava e Gucia me çdo kusht duke përdorur "hekur dhe zjarrm ".
Madje, sipas këtyre, për të krijuar panik sa më të madh ndër Shqiptarët, Plavë e Gucia fillimisht duhet të rriheshin me artileri, sepse, gjithnjë sipas tyre, Shqipatarét më tepër i frigoheshin ndonjë topi sesa çdo lloj pushkësh.
Me mendimin se shqiptarët mund të trembeshin nga "maqinat e xhehnemit", fillimisht u pajtua edhe "Gospodar"Nikolla, ndonëse ai me kohë përsëri e ndrroj mendimin.
-- Për të gjitha çka thuheshin e ndodheshin në Malin e Zi, njoftimet, në një mënyrë a në tjetrën, depertonin deri në Plavë.
Prej këtu ato me kujdesin e Ali Gucisë i transmetoheshin Lidhjes Shqiptare në Prizren.

-- Mbledhja e krerëvet të krahinës së Plavë e Gucisë, që u mbajt në qytetin e Plavës, pati jehonë në gjithë viset e Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës.
Ajo bëri përshtypje shumë pozitive veçanarisht ndër përfaqsuesit e shqiptarve të mbledhur në Prizeren.
Megjithatë në Kosovë pritej që Plava e Gucia të jepte kushtrimin dhe të kërkonte ndihmë.
Mungesa e një thirrje të menjëhershme ndikoi që njërzit të pyesnin njëri - tjetrin se "përse Ali Gucia e Jakup Feri nuk po qesin kushtrimin ?".
E njëjta pyetje pyetje qarkullonte edhe në Malsitë e Gashit, Krasniqes dhe në Rugovë, megjithatë, kontingjente vullnetarësh nga këto vise filluan të zbresnin në plavë e Guci.
Ndër të parët mbërriten aty BINAK ALIJA me 600 veta dhe KADRI BAJRI me 300 rugovas.

--Ndërkohë në Rrafshin e Dukagjinit lajmet për sulmin e pritshëm të Malit të Zi mbi Plavën e Gucinë kishin elektrizuar situatën.
Në çdo katund njërzit e thjeshtë u drejtoheshin bajraktarëve me pyetje dhe kërkesën për të vepruar, por merrnin pergjegje se HAXHI ZEKA e SYLEJMAN agë VOKSHI ende nuk kanë marrë thirrjen e ALI GUCISË e të JAKUP FERIT, prandaj, të gatshëm, duhej me pritë "KUSHTRIMIN".

-- Sipas vendimeve të kuvendit që u mbajt në Plavë ishte vendosur që prijësat më në zë të Krahinës të vizitonin vetë Pejën, Gjakovën dhe malësitë e tyre si edhe Prizrenin.
Ali Gucia në bazë të këtyre vendimeve mori rrugën e Pejës, kurse Jakup Feri me shumë shokë u drejtua për në Krasniqe e Gash.
Para nisjes Ali Gucia mblodhi edhe njëherë këshillin e Krahinës ku u caktuan si kryeroja e Krahinës Bali Dema, Ismail Omeragaj, Nuro Hoti, Ismail Bajraktari, Halil Sejdija e Deli Shpendi për rajonin e Gucisë.
Për rajonin e Plavës u caktuan Osman Shehu, Omer Shabaj, Ahmet Canaj ( vendas ) dhe Kadri Bajri i Rugovës.etj.
Të gjithë kéta burra të shquar pér urti e trimëri duhet të drejtonin mbrojtjen momentale të Plavës e Gucisë përballë ndonjë sulmi të befasishëm malazez.
Pasi u përcaktuan detyrat e gjithkujt, dy delegacionet me krerët e Krahinës në krye u nisën për të përmbushur misionin në viset e sipërpermendura.
Ngjarjet e kohës nuk mbetën pa u fiksuar në foklorin popullor.
Këngëtarét e Rrafshit të Dukagjinit kënduan në lahutë:

" T' u rritët jeta beg, o Ali beg,
të tonë për atë tokë duem me dekë
...

ose:
"Veç gjashtë ditë në mujsh me qindrue,
Fukaraja opengat sa t' i mbarojë"
...

ose:
" Ç' ka Mbreti me tokën teme ?
Tokën tonë Knjazit nuk ja lëshojmë...
Mos kij dert beg, o Ali beg
Në tokën tonë s' ka se kush prekë..
."

Cili qe rezultati ose jehona e kushtrimit për rrezikun malazez, që përhapën prijésat e Krahinës Né viset shqiptare fqinje ? Të dhëna interesante për këtë jep një dëshmitar okular, Mulla Jaha, shoqëruas i Ali Gucisë në ato momente dhe një nga burrat që u ndodhën në ballë të atyre ngjarjeve të mëdha.
Sipas tregimit të tij me të mbérritur Jakup Feri me shokë në Kolgecaj, aty erdhën në kuvend edhe parija e Gashit.

-- Jakupi së pari iu drejtua Binak Alisë, Brah Alisë, Halil Bajraktarit dhe Nuz Bajraktarit, pastaj u përshendet edhe me të tjerét.
Pas përshendetjeve të rastit, me zërin tingëllues përmendi shkakun e ardhjes:
" Ju përqafon Krahina e jonë, gjithë trimat e mëdhenj dhe fatosat e vogjël, ashtu edhe gjith ato nana dhe motrat e juaja t" asajë Krahine.
Unë erdha me këta shokë me u pa me ju, me kja halle edhe derte, sepse sot ma tepër se kurrë ndonjëherë na ka rrethue Cernagora ( Mali i Zi ).
Neve dhamë "ikrar" e lidhëm "itifak"( muerrëm vendim dhe i dhamë besën njani - tjetrit ) se do të zhbihemi ( do të zhdukemi ) i madh e i vogël e nuk do të dorëzohemi gjallë në duer të shkijeve.
Pra, juve, a do të na epni " imdate " ( a do të na ndihmoni ) ? Neve kemi besim se jemi të nji fisi, të nji gjaku arbanas, të nji vllaznije. Ju e duani Krahinën tonë si vendintuaj, sepse asht nji truall e nji vatan.
Po kështu duhet ta dini se Plava e Gucija asht e vetmja " kala "që pret Cernagoren, si për ju si për krahinat e Rrafshit të Dukagjinit.
Pra Crnagorja sot po troket në dyert e ksajë kalaje". Jakup feri pa përfundue fjalën, u ndigjuen britmat e malësorvet: "Prina, Jakup Feri, të gjith jemi me ju, nuk ka se kush na prapson, do ta bajmë dekën si me le...!.

--Nga shokët e Jakup ferit, Nuco i Shahmanaje vë përpara parisë së Gashit e të Krasniqes një qese me të holla prej 100.000 grosh, kurse Mulla Jaha nxjerr dhe i hedh në preher Ali Binakut një lloj tapije ( seneti ) të një bjeshke të famshme të Plavës, të quajtur Bogiqe e Madhe.
" Këto i keni bakshish prej memleqetit ( popullit ) të Plavës, - thotë Mulla Jaha ( kadiu i Plavës ).
Mos t' ju prishet qejfi, se nuk e kujtojmë për rryshfet por për sajdi ". Mirëpo, parija njëzëri bërtiten se nuk i marrin ato sende.

-- Sikurse kujtonte Mulla Jaha, pa kaluar asnjë orë Binak Alisë i erdhën dy kalorës malësorë dhe i dorëzuan dy letra. Njara ishte për Binakun, tjetra për Jakup Ferin.
Letrat u hapën dhe vetë Mulla Jaha i lexoi me zë të lartë. Në letra bëhej fjalë " për ngrehjen e kushtrimit ". E gjithë malësia me pushkë duhej të ulej në Gjakovë. Kështu duhej të vepronte edhe Jakup Feri me shokët e vet Plavjanë, që i kishte me vete. Letrat përmbanin " imznat " ( nënshkrimet ) e Ali Gucisë dhe Sylejman Vokshit.
Binak Alija me këtë rast thuhet se i paska thënë Jakup Ferit: "Ndoshta të parët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kanë has zor me myshirin e sulltanit Ali pash Maxharin, se ky murtat lifton me mend për t' i dorëzue Cernagores Plaven me Gucinë". Kurse Jakupi i qe përgjegjur se, "ndoshta thiu kërkon me qindrue me luftë, por, ani, se do t' ja ndreqim qejfin"...
( Jakupi e kuptoi se ai kushtrim ishte pér të rrethuar konaqet ku kish zënë vend Mehmet Ali Maxhari.

-- Nuk vonoi dhe për shkak të kushtrimit njerzit u grumbulluan si bletët. Për 24 orë mijëra burra zbritën në Gjakovë.
Ndër të ardhurit ndodhej edhe Jakup Feri me shokët e vetë Plavjanë. Porsa mbërriti Malsia në Gjakovë, u dëgjuan thirrjet me piskamë:
"Rrethoni kullat e Abdulla Pashës se aty është ngujue murtati Mehmet Ali pash Maxhari ! Bini djemë, vunja kullës zjarrmin ! " Krisi pushka e sikurse dihet, pas një përleshje të ashpër, ku u derdh shumë gjak, u vra Mehmet Ali pashë Maxhari dhe mbajtsi i konakut Abdulla Pasha, kurse sarajet u dogjën në flakë.

-- Në një broshurë të shkruar për Lidhjen e Prizrenit thuhet se Jakup Feri se pari shkoi në Gash e Krasniqe. Populli i këtyre dy fiseve i dha besën se do ta ndihmonte. Njëherësh ( ngjarja do të ketë ndodhur në javën e parë të shtatorit të vitit 1878 ) populli i Gashit dhe Krasniqes së bashku me Jakup Ferin me shokë zbritën në Gjakovë. Si mbaroi lufta rreth kullës se Abdulla Pashës, Jakupi u kthye në Plavë, kurse Ali Gucia, pas një qëndrimi të përkohëshëm aty, u drejtua për Prizeren.

-- Sipas Mulla Jahës, vrasja e Mehmet Ali pashës bëri bujë të madhe në kryesinë e Lidhjes në Prizren.
Te disa anëtarët të saj u krijua panik. Me këtë rast u provokua dhe nje mbledhje e ngutshme e kryesisë së Lidhjes.
Sidoqoftë shumica e anëtarëve të saj ( sikurse edhe masat e njërzve të thjeshtë ) e përshedetën aksionin e Gjakovës, duke e quajtur " nji akt atdhetarie të vetë popullit ".
" Asnjë pëllëmbë toke shqiptare nuk i lëshojmë dushmanit cernagoras ", shpreheshin diskutantët me vendosmeri.

-- Ndërkohë,të frikësuarit e konsideronin akcioninnjë veprim të pamatur. Ndërta Riza bej Zogolli u shpreh se " shkaktari dhe kompotisti kryesor i këtyre ngjarjeve dhe vrasjeve asht Ali Gucija".
Gjithsesi, përballë shumicës entuziaste, grupi i të frikësuerve, që i trembej hakmarrjes së Potës së Lartë, u detyrua të terhiqej.

-- Në kryesinë e Lidhjes, në krahun e më të vendosurve, gjatë atyre ditëve spikatën veçanarisht Ahmet Hoxhë Korenica, kadiu i Gjakovës, Iljas pashë Dibra, Sylejman agë Vokshi, Abdyl Frashëri e disa të tjerë, të cilët njëzëri e ngarkuan përsëri Ali Gucinë ( tani me mandat direkt të Lidhjes dhe pa e pyetur qeverinë osmanë ) si " komandant suprem për mbrojtjen e kufijve të Shqipnis në veri".
Ali Gucia e mori përsipër edhe kësaj radhe atë detyrë, duke shtuar ndërmjet fjalëve të respektit e të falenderimit për besimin që i jepej, edhe premtimi se do të vepronte energjikisht në mbrojtjen e "vatanit".
Megjithatë, theksoi ai, aktualisht vëmendja duhej përqendruar në krahinen e tij Plavë e Guci, ku dhe duhej dërguar ndihmë nga viset e tjera, sepse aty rreziku ishte më i madh.
Sikurse u shpreh Ali Gucia, Krahina e tij do të mbrohej me sukses nëse nuk do t' i mungonte ndihma e krerëve të Rrafshit të Dukagjinit si Sulejman Vokshi e Haxhi Zeka, ndihma e krerëve të Shkodrës si Hodo beg Sokoli etj.

-- Nuk dihet se si ndodhi, thoshte në kujtimet e veta Hoxhë Nokshiqi, por Ali Gucia u largua nga Lidhja në Prizren, fshehurazi kaloi nëpër Gjakovë, ku gjat natës bëri takime me disa krerë u drejtua për në Pejë.

-- Në Pejë atij i doli përpara Haxhi Zeka me Zenel Begollin, të cilët ia siguruan rrugën me shumë njerëz të armatosur nga Rrafshi, si edhe nga Rrugova.

-- Në Pejë Ali Gucia bëri përsëri mbledhje me krerët e bajraktarët e Rrafshit të Pejës dhe përsëri mori premtime besnikërie se " do ta ndihmojshin në luftë kundër Karadakut".

-- Shumica thanë se do të bëheshin kurban për vatan me të gjithë meshkujt 18 deri në 80 vjeç.
Madje iu drejtuan valiut në Prishtinë se momentalisht nuk i njihnin detyrim taksash ose shërbimi ushtarak gjetiu.
Haxhi Zeka shtoi përsëri se ishte gati të furnizonte me bukë të gjithë ushtrinë Shqiptare që do të merrte pjesë në mbrojten e Plavës e Gucisë kundër Malit të Zi.

-- Pas këtij tubimi Ali Gucia nxitoi të kthehej në Plavë. Lajme të reja bënin të ditur se atje gjendja përsëri po turbullohej seriozisht.
Atë e pasuan turma të mëdha njerëzish të armatosur, të cilët u frenuan përkosisht në vërshimin e tyre vetëm pasi morën shpjegime të mjaftushme se do të veprohej vetem me kushtrim, pasi të përfundonte përgaditja e përgjithshme.
Vetëm " pregaditja dhe organizimi i mirë i forcavet në front asht kushti i parë që do të na nxjerrë fitues ", shpjegonte Ali Gucia. Nuk do të kemi sukses nëse luftojmë pa rregull si bashibozukë.

-- Në Plavë Jakup Feri dhe krerët e tjera i treguan Ali Gucisë se malazezët nuk kishin lënë as ditë as natë pa shkaktuar provokacione në viset kufitare, duke vrarë, grabitur e djegur. " Nuk pata dert hiç pse cernagorët kishin pas djegë s' afërmi xhaminë në Pepaj, - kish deklaruar me këtë rast Jakup Feri, - madje as pse kishin vra hoxhën Mulla Osman Çelën, kryet e të cilit ia kishin pas varë në nji hu e ngulë majë nji piramide në hudutin e atij sektori, që të shihej prej së largu, por nuk mund të duroj grabitjen me forcë nha një band malazeze të 3 çikave Shqiptare prej katundeve të Pepajt e Arzhanicës, të cilave iu kishin prerë sisat e lanë gjallë për gazep ".

-- Ndonëse lajmet për këto ndodhi pa precedent ishin të njohura, fjalët e Jakup Ferit e ngritën Peshë dëgjuasin. Popullsia mezi kish pritur mbërritjen e Ali Gucisë, për të demonstruar dufin e ndrydhur.
Vetëm me përpjekje të médha të parisë dhe posaçarisht të Jakup Ferit e Mulla Jahës, njërzit vendosën të shpërndahen dhe të vepronin pasi të marrin kushtrimin.

-- Edhe në Guci Ali Begu e gjeti popullsinë tepër të nervozuar nga provakcionet malazeze, që nuk ishin ndërprerë në gjithë vijën e kufirit nga Qafa e Previjës, Lipovica e deri në Gërçar.
Paria e vendit me mundim të madh kish mundur të shmangte deri atë çast një mësymje masive spontane për hakmarrje.
Porsa u muarr vesh se mbërriti Ali Gucia, njërzit u mblodhën me shpejtësi dhe duke demonstruar atë çka i mundonte në shpirt filluan të thërrisnin : " Duan hakmarrje, na prej, pra, o Ali Pasha ! Ç' ka pret ?".

-- Sipas Hoxhë Nokshiqit, Ali Begu i foli popullit të grumbulluar me kéto fjalë :

-- " Ju memleqeti i Gucisë ! "

Porsa mbaruam punë në Gjakovë ( ku atje , siç keni marrë vesht, mileti zhduki prej kësaj dynjaje muratin Mehmet Ali pash Maxharin ) u kthyem në krahinën tonë me uzdajë të plotë se e gjithë Kosova u lidh me ne dhe e gjithë Shqipnija do të na japi imdat ( ndihmë ), pse edhe mexhlisi i Prizrenit e dha atë emir ( urdhër ).
Atje pashë dhe ndigjova se të gjithe ishin të nji mendimi për mbrojtjen e vëndit tonë prej Cernagorës, Pashë se sa ishte ahlaku i fortë në zemrat e Shqiptarvet: mileti Shqiptar ka lidhë besén e u dha ikar.
Pra edhe ju o memleqet i Gucis të keni sabër ( durim ), mos u nxitoni me gerga shkjaun në hudut ( të mos ketë ndonjë provokim nga ana jonë në kufi ), por pritni emir ( urdhër ).
Pra po e merrni vesht se kjo nuk asht sall puna e jonë, por jemi të lidhun mbas Lidhjes së Shqiptarvet në kongren e Prizrenit " ( Lidhja ose Kongres quhej mbledhja e krerëve të Shqipërisë në Prizren )".

-- Pas këtij fjalimi popullit iu forcua morali, të gjithë u shperndanë dhe qetësia u rivendos. Kurse në të gjithë vijën e kufirit, për çudi të malazezëve, rojet shqiptare nuk po u përgjigjeshin provakacioneve, por vetëm vigjëlonin me vëmendje për të ndërmarrë ndonjë veprim parandalues.


5. Organizimi i mbrojtjes


Për organizimin sa më efikas të mbrojtjes së Krahinës, Ali Gucia bëri një ndarje paraprake të forcave që dispononte dhe dhe qé pritshin të vinin.
Në frontin e Plavës ai vendosi të grupoheshin rreth 4 mijë luftëtarë të cilët do të shpërndaheshin në të 4 rajonet e kufirit, duke përdoruar forcën e 4 bylyqeve ( secili bylyk duhej të kishte 1000 luftëtarë të armatosur. )

-- Për udhëheqjen e "allait" ( repartit të gjthë zonës në të 4 rajonet) u caktua Jakup Feri.

-- N rajonin e parë, në Qafë Çakor, në krye të bylykut u caktua Nuco Shahmani me luftëtarët Plavjanë té njërés, kurse Kadri Bajri me luftëtarët e Rrugovas u caktua në krahun e Bjelluhës. Në rajonin e dytë, në Jeçmishte ( ose Shejtan Tepe ), në zonën e qafës së Diellit, u caktua Bilko Shehu me një pjesë tjetër të luftëtarëve Plavjanë.
Myretza agë Batusha do t' i qëndronte atij pranë me një pjesë të forcave të rrafshit të Dukagjinit dhe pikërisht me forcat e Junikut dhe të Batushës.
Në rajonin e tretë, në zonën Arzhanicë - Pepaj u vendos të vepronte në njërin krah Melko Bashulaj, nga dera e bajraktarëve të Plavës, kurse Mulla Jaha nga Krahu tjetër. Në rajonin e katërt, që shtrihej në anën fushore të bregut të Limit, fronti do të mbahej nga Plavjanët e Ajdin agë Kurtajt, të cilët do të zinin pritat në BrezovIcë.
Pritat në Prelimpal dhe Visitor, të këtij rajoni, do t' i drejtonte Ali Kolaj.

-- Në prapavija, si forca ndihmsë e gatishmërie, ishin parashikuar luftétarët e Malësisë së Gashit e të Krasniqes dhe ata të Rrafshit të Dukagjinit.

-- Më pas, përballë forcave më të shumta të armikut, u vendos që forcat shqiptare të sipërpermendura të dyfishoheshin.
Në prapavijë u lanë edhe luftëtaret e isniqit, të Podgurit, të Strellcit dhe të Vokshit, nën udhëheqjen e Rrustem Ukës dhe të disa bajraktarëve të tjerë.
Gjithashtu, ndryshime pati edhe në organizimin e mbrojtjes së Plavës, për forcimin e së cilës disa forca rezervë të Rrafshit të Dukagjinit u vendosën në bjeshkën e Kopilaçes.

-- Eshtë për t' u pérmendur se në territorin fushor të Plavës të gjithë sektorët e vegjël ( që nga Fusha Komaraj nëpër të dy Skiqat me Celikgrad - Nokshiq e deri në Arzhanicë, duke përfshirë edhe anën malore Qafë Xhami, si edhe vetë Papajt, ku kishte vende kyçe dhe karakolle me rëndësi ), u përforcuan me 30 - 40 veta, të cilët do të vepronin si ndihmësroje nën komandën e Nuro kurtit, Kurt Asllanit e Çel Shabanit.
Ky i fundit, më pas, sipas Jakup Ferit, u caktua në Kosën e Nokshiqit.
Njëkohësisht atij iu dha edhe detyra e ndihmësit në udhëheqjen e repartit të Jakup Ferit.

-- Pra të gjithë forcat e planifikuera për frontin e plavës llogariteshin jo më pak se 5000 luftëtarë dhe komandanti i allajit të madh ( të atij reparti ), siç është edhe më parë, u caktua Jakup Feri. Pas vrasjes së tij në luftë komanda iu besua Bilko Shehut.

-- Sipas tregimeve të Hoxhë Nokshiqit, plani fillestar i pérmendur me kohë pësoi disa ndryshime: Jakup Feri spostoi disa formacione dhe forcoi llogoret përreth Kalasë së Çelikut (Çelikgradit)

-- 1. Në këtë mënyrë fronti u krijua me 3 prita, njëra nga ana e bregut të Limit, e dyta nga ana e mbrapashpinés me fushën Komaraj dhe e treta përsipër nga ana malore Nokshiq - Kosovë, duke u lidhur me forcat e vendosura në Qfën e Diellit.

-- Edhe né frontin e Pepajt dhe nga ana e Gucisë u bënë ndryshime: Pranë Qafës së Xhamisë ( Pepaj) grupin e luftëtarëve do ta udhëhiqte bajraktari Selman Bashulaj. Këtu do të vepronin ato forca që ishin caktuar me parë, por duke krijuar 3 formacione, përfshi edhe ato të llogoreve. Pararojet nuk u lëvizën dhe në të dy karakollet mbetën po ato forca ( secila me 200 veta ).
Pra e gjithë fuqia aty përbëj prej 2000 luftëtarësh, pjesrisht vendas e pjesërisht nga bylyqet e Rrafshit të Dukagjinit, të cilét do të drejtoheshin nga Fazli Syla i Podgurit dhe Ahmet Rama me shokët e Strellcit - Vokshit. Llogoret e Visitorit të asaj ane, si edhe 3 karakolle, u përforcuan me 150 luftëtarë nën udhëheqjen e Ajdin Kurtajt dhe të ndihmësit të tij Halil Sharkinajt.

-- Për zonën e rajonit të Gucisë plani i Ali Pashës nuk pati ndryshime.
Në këtë front, me përjashtim të Qafës së Previjës, ku ishin përqendruar 2000 luftëtarë, forcat ishin shpërndarë në këtë mënyrë :

--Në zonën e Gërçarit, bylyku i Bali Demës dhe forcat e Adem Bajraktarit të Radonjat.
Forcat e Binak Alisë llogariteshin të ndaheshin në formacione, që do të kishin rezerva jashtë llogoreve, për të patrulluar deri në Lipovicë. Për forcat e Kelmendit të Dukagjinit ( NIKAJT - Mërtur ) fillimisht nuk qe vendosur ku do të vepronin.
Më pas u Përcaktua që ato të përziheshin së bashku me të tjerat.
Nga Dukagjini me kohë mbërritën pranë Ali Gucisë 200 luftëtarë nën drejtimin e Bec Nikollit e të Col Nikajt dhe 300 të tjerë të prirë nga Preluc Gjoka, Kol Tom Prela e Gjelosh Nikçi.

-- Rrahja përfundimtare e mendimeve midis krerëve e bajraktarëve, nuk solli ndonjë ndryshim në planin e mbrojtjes. Së fundi Këshilli i Pleqësisë i gjithëKrahinës ngarkoi Ali Gucinë ( udhëheqësin e " memleqetit ") të kontrollonte të gjithë situatën dhe të printe në luftë.
Sikurse i kujtohej Hoxhë Nokshiqit, Ali Gucia me Jakup Ferin kishin pas vendosur edhe një plan tjetër, të cilin mbanin të fshetë.
Sipas këtij plani, në rast nevoje, nëse forcat malazeze do të kalonin pritat e para dhe do të avanconin, forcat Shqiptare të mbrojtjes do të tërhiqëshin në formacione të rregullta në pozitat e dyta, qafave, Kosave dhe kodrave, duke liruar qytetin e Plavës, duke shëmbur urën e lumit Lim dhe duke shkatërruar trapat në pikë kalimet e vahve.
Në momentin kur malazezët do të hynin në Plavë, atyre t' u jepej një kundërsulm në dy drejtime; nga ana e Gucisé dhe nga ana e kodrave të Plavës.

-- Meqënse Plava sipas këtij varianti të imponuar të mbrojtjes bëhej arenë luftimesh, ishte parashikuar edhe zbrazja paraprake e qytetit nga popullsia, që ajo të mos dëmtohej.

-- Gjithnjë në funksionin të organizimit të mbrojtjes, Ali Gucia caktoi me anën e muhtarëve të katundeve ( kryepleqve ) disa komisione, të cilat në çdo vend bënë regjistrime:

-- a ) Për kuajt që do të rekuizoheshin në ndihmë të transportit,

-- b ) Për gjënë e gjallë, që do të përdorej për furnizim me mish të ushtris Shqiptare.

-- c ) Për forcat e lira të çdo shtëpije, kryesisht të grave, për shërbime në prapavija ( transporte municioni, ushqimesh dhe bartje të plagosurish ), por edhe për të luftuar së bashku me burrat.

-- Në këtë kuadër Ali Gucia mendonte të shpërndante pushkë e municion edhe për disa gra. Gjithashtu komisionet në 3 ose 4 qendra të caktonin furrat për pjekjen e bukëve dhe përgaditjen e ushqimit.
Së fundi, në Plavë e Guci u improvizuan dy ndërtesa për të strehuar të plagosurit dhe u caktuan xherahét dhe berberët që do të kujdeseshin për mjekimin e të plagosurve. Në këtë ekip mjekimi shquanin Usta Jusa me shokë në Plavë dhe Usta Bajra me shokë në Guci.

-- Pasi mori masat kryesore organizative të mbrojtjes, Ali Gucia njoftoi qendrën e Lidhjes së Prizrenit dhe i kërkoi ndihmat e premtuara.
Po kështu iu drejtua Haxhi Zekës në Pejë dhe Sylejman agë Vokshit në Gjakovë. Gjithashtu iu drejtua edhe krerëve të parisë së Shkodrës.

-- Sipas kujtimeve të plakut Islam Rexhepagajt, kërkesat eAli gucisë drejtuar Prizrenit ishin me karakter të ngutshëm, vetëm për armë e municion.
Për fuqitë vullnetare që priste nga Rrafshi i Dukagjinit ai i çoi fjalë Sylejman agë Vokshit, ndërsa Haxhi Zekës i shkroi:
" Nuk kam bukë as për ditën e parë të luftës ".
Në parinë e Shkodrës ai mbështetjen e kërkonte së pari te Isuf Sokoli.
Përmes tij i çoi letër Hodo Begut se kish nevojë për " erzak, matrial lufte, pushkë martina dhe municion, si edhe për barna dhe pér një mjek ".



6. Knjaz Nikolla rifillon provokacionet


Ende pa u kthyer njerëzit, që Ali Gucia i dërgoi me letrat etij urgjente ne Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Shkodër, në viset e ndryshme të Shqipërisë filluan të qarkullonin "havadiset " (lajme alarmuese).
Ndonëse kushtrimi i plotë nuk ishte dhënë, në popull filluan të përhapen fjalët se " sulmoi ose sulmon knjaz Nikolla, se Plava me Gucinë janë në panik, ose se lufta u hap dhe shumë zjarre u panë matanë bjeshkëve, se ajo Krahinë po pushtohet sot ose nesër prej Crnagores ( Karadakut, apo Malit të Zi ).
Me këtë rast në të katër anët e Rrafshit të Dukagjinit filluan të rrahin tupanat ( lodrat ) si shenjë kushtrimi, dëgjoheshin thirrjet " O burra në kambë ! " dhe né çdo katund njerëzia mblidhëshin pranë bajraktarit. Shumë vetë kërkonin prej tij : " Pse s' po nisemi ? Çka prisni ? " etj.

-- Sipas përshkrimeve që bëntë Hoxhë Nokshiqi, korrespodenca e Ali Gucisë me Prizrenin, Pejën, Gjakoven dhe Shkodrën do të ketë ndodhur rreth datave 14 - 16 shtator 1879.

-- Kontingjentin e parë të matrialit që kërkonte Ali Gucia së pari e dergoi Shkodra. Karavani i saj prej 60 kuajsh të ngarkuar me erzak dhe 20 martina me fishekë arriti pérmes Vermoshit.
Hollësi për origjinën e këtij furnizimi nuk u mésuan, por flitej se ato ishin ngarkuar në Portin e Shengjinit, ku ndonjë personalitet Shqiptar ose i huaj, mik i Shqiptarve, i kishte sjellë nga Austria Hungaria në bazë të ndonjë marrëveshjeje të bërë më parë me qeverinë e atij shteti.

-- Haxhi Zeka dërgoi pak më vonë 500 qase miell buke, kurse Sulejman agë Vokshi, në marrëveshje edhe me Binak Alinë e Krasniqes, nisi Hamza Batushën dhe disa bajraktarë me një fuqi prej 500 burrash.
Në letrën që dërgonte, ai e njoftonte Ali Gucinë se edhe 200 burra të tjerë ishin gati për t' u nisur.
Binak Alija ndërkohë mbrriti vetë në Guci me 500 luftëtarë.

-- Një javë më pas, domethënë nga fundi i shtatorit 1879, Lidhja e Prizrenit dërgoi na Plavë 300 armë "martina" dhe 100 arka municion, të cilat i transportuan për në destinacion Rugovasit.

-- Për t' i dalë përpara çdo të papriture, Ali Gucia kërkoi që rezervat ushqimore të plotsoheshin përpara se të fillonte dimri, i cili zakonisht ishte i ashpër dhe dëbora e orteqet e izolonin Krahinën.
Në përgjigje të kësaj kërkese të arsyeshme Haxhi Zeka çdo javë dërgonte në Plavë e Guci ngarkesa me miell ose misër. Për transport përdoreshin zakonisht kuajt e Krahinës, e më rallë atë bënin vetë pejanët me kafshët e tyre.

-- Përballë solidaritetit të dukshem moral e matrial që po tregohej nga viset e tjera Shqiptare, popullit të Plavës dhe Gucisë iu rrit më tej kuraja për të përballuar me sukses sfiden e Malit të Zi . I bindur në fitore ishte edhe Ali Gucia, i cili, në rastin e një bisede me parinë e Plavës, deklaroi:

-- O gospodar i cernagorve ! Tashti jemi gati, e në ta mbajtë byjrum " 1.

-- Ndërkohë që Plava e Gucia përgaditej për mbrojtjen, Mali i Zi përgaditej për sulm. Nga territori i tij vinin lloj - lloj lajmesh që shpesh përhapeshin me qellime disinformimi e dekurajimi.
Për t' i prerë rrugën kësaj propagande të dëmshme Ali Gucia u detyrua të provokonte një mbledhje të " memleqetit ", ku ai vetë sqaroi situaten.

-- Ndër të tjara Ali Gucia i tha popullit, se sipas këshillave të pop ilia Pllamancit, knjaz Nikolla kish ndryshuar taktikë dhe në vend të luftës frontale kish synim ta dekurajonte popullin e Krahinës me anën e provakcioneve të armatosura.
Kjo taktikë do të thoshte presion i vazhdueshëm për Shqiptarët që jetojnin në brezin e kufirit, krijimi i një situate rrethimi, tensioni dhe konfuzioni meanën e bandave çetnike dhe të agjenturës malazeze brenda Krahinës, vjedhje e terror i programuar, etj.

-- Në Cetinë mendonin se në këtë mënyrë populli Shqiptar më në fund do të demoralizohej e dekurajohej dhe nuk do të qe në gjendje ti bënte ballë sulmit të mëvonshëm.
Shtyrja e ballafaqimet frontale do të lodhte e raskapite jo vetem popullin e Krahinës, por edhe vullnetarët e ardhur nga Rrafshi i Dukagjinit, të cilët të mërzitur do të fillonin të braktisin Plavën e Gucinë dhe do të ktheheshin nëpër shtëpitë e veta.
Ali Gucia foli edhe për " të fshehtat e armikut ".
Ai përmendi se artileria e Knjazit qe përqendruar kryesisht në vijën e kufirit me Kelmendin, prej nga nuk mund të largohej për shkak të rrezikut që mund t' i vinte nga një sulm i malësorëve të Hotit, Grudës, Triepshit, si edhe malsorëve Shqiptarë të viseve të Podgoricës.
Në këtë rast disfata e malit të Zi do të ishte shumë e rëndë. Prandaj Ali Gucia e kish këshilluar popullin që të mos dekurajohej, sepse forcat mbrojtëse ishin të mjaftueshme dhe në ndihmë ishin gati të vinin të gjithë burrat e Rrafshit të Dukagjinit, të Kosovës, të Dibrës e të Shkodërs, e në rast nevoje të gjithë Shqipërisë.

-- Më tej Ali Gucia u tha të pranishmëve që të mos i trembeshin artilerisë malazeze dhe se " makina xhehnemi " kishin edhe ata, madje të drejtura nga topçi Shqiptar, që dinin të gjuanin istikamet e cernagorëve shumë mirë.

-- Në kuadrin e përgaditjeve për mbrojtje, ato ditë Ali Gucia vendosi edhe një lloj shtetrrethimi në Krahinë ( Idare yrfije ).
Me këtë rast u vunë në lëvizje njërz të besuar që gjurmonin malazezët e dyshimtë nga " raja e vendit ", të cilët endeshin në të dy anët e kufirit, duke kryer veprimtari spiunazhi për llogari të autoriteteve të Malit të Zi.
Ali Gucia ishte i informuar se persona të dyshimtë malzezë vinin gjithashtu nga ana e përtejme e kufirit për të krijuar panik e trazira, prandaj krijoi edhe një lloj gjindermërie pa uniformë që si shenjë dalluese përdorte " nji shirit gajtani në ngjyrën e jashilët " ( ngjyra jeshile ishte shenj ushtarake ), të lidhur në mëngën e majtë të xhaketës.
Me këta " zaptije " që kujdeseshin për qetësinë e vendit, bashkpunon edhe shumë roje civile pa asnjë shenjë dalluese. Këta të fundit shërbenin si zbulues e informatorë të fshehtë.

-- Një ditë pazari në Plavë u kapën 2 malazezë ( njëri shtetas malzez kurse tjetri nga raja e vendit ), të cilëve iu gjetën afishe propagandistike të qeverisë së Malit të Zi, ku i bëhej thirrje popullsisë Shqiptare të Plavës dhe Gucisë të hiqte dorë nga rezistenca, të braktiste prijësat e vet dhe të dezertonte në tokën malazeze etj.
Të dy agjentët u burgosen.

-- Gati në të njëjtën kohë, edhe në Guci ishin kapur 2 gra dhe 2 burra të ardhur nga Mali i Zi gjoja për të blerë misër në treg, të cilëve gjatë kontrollit iu gjet një sasi dinamiti dhe baruti, që do të përdorej për veprime diverzioniste.
U hap fjala se malazezët paskan pas qëllim të digjnin ndonjë kazermë, ndoshta edhe vetë hyqymetin. Edhe këta elementë u arrestuan dhe u burgosën.

-- Organet policore të Krahinës herë pas here edhe në raste të tjera kapën e burgosën malazezë të dyshimtë, që sillnin e shpërndanin lajme të rreme ose tendecioze për të mbjellë frikë dhe panik.

-- Populli i Krahinës i shihte dhe i aprovonte të gjitha masat mbrojtëse të marra nga Ali Gucia dhe bashkëpuntorët e tij më të afërt, por vihej re edhe dëshira për të testuar vendosmërinë e udhëheqjes për të çuar çdo gjë deri në fund.
Duke kuptuar padurimin e masave popullore, të shprehur edhe përmes manifestimeve për të dënuar spiunët e kapur, Ali Gucia vendosi ekzekutimin e disa prej tyre.
-- Nuk vonoi dhe një ditë pazari, si në Plavë ashtu edhe në Guci, u gdhinë të varur në litar 4 malazezë ( përkatsisht 2 në Meteris të Plavës dhe 2 të tjerë në Begllik të Gucisë ).
Ndërsa disa familje malazeze të komprometuara në veprimtari spiunazhi u përcollën të shoqëruara me roje ne Pejë, në internim.

-- Përgaditjet për mbrojtje kishin arritur në fazën përfundimtare. Vullnetarë të shumtë nga Gashi e Krasniqja, dhe Rrafshi i Dukagjinit silleshin nëpër krahinë. Madje, sipas tregimeve të Hoxhë Nokshiqit, ndër ta vihej re njëfarë padurimi për të sulmuar, por Ali Gucia majë kalit gjëndej kudo këshillonte dhe vendoste rregull.
Ai urdhëroi komisionet të vepronin me shpejtësi për shpërndarjen dhe sistemin e të ardhurve nëpër shtëpitë e vendasve. Pas dités së parë secili bajrak printe në formë të organizuar pér sektorët e kufijve të caktuarë karakollave e llogoreve.
Aliu ishte gjithnjë prezent dhe kshillonte e kërkonte të mbahej qetësi e disiplinë e rreptë.
Udhëheqësit e bylyqve dhe bajraktarët i respektonin këshillat e tij, asnjë nuk zbrazte ndonjë pushkë, askush nuk guxonte të provokonte në drejtim të kufirit të Malit të Zi.
" Usulli " ishte shumë i fortë. Për çdo gabim sado të vogël vullnetarit Shqiptar i mirrej pushka, përjashtohej prej bulykut, domethënë nga radhët e luftëtarve dhe e nisnin për në shtëpi të shoqëruar me roje.

-- Në të gjithë frontin shqiptar, si në anën e Plavés ashtu edhe në atë të Gucisë ishte vendosur një rregull e organizim i shkëlqyer dhe gjendja dukej e qetë. Të 4 - 5 mijë luftëtarët e dislokuar në kufi për ditë me radhë vrojtonin në qetësi, patrullonin dhe prisnin urdhra. Edhe armiku nuk lëvizte.

-- Kjo gjendje vazhdoi deri nga fillimi i muajit nëntor 1879, kur Ali Gucia u informua se serdar Bllazho Petroviqi po organizonte formacione të mëdha çetash, që kalonin numrin e 3000 vetvë.
U mésua se njëkohësisht Todor Milani, vojvoda i Vasoviqit, do të vërsulej në rajonet e Gucisë, kurse vojvoda i Kuçit Mark milani do të sulmonte rajonet kufitare të Plavës.

-- Në bazë të informatave të sigurta, Ali Gucia shpejtoj caktimin e detashmenteve ndjekëse nga fuqitë vendase dhe të vullnetarvë të Krahinave të tjera.
Në sektorët e Gucisé, Qafë e Previjës, zuri vend Ismail Omeragaj, kurse në krahun e Gerçarit Bali Dema.
Në sektorët e Plavës, që nga xhamia e pepajt dhe Visitorit pérballë, si dhe Murinë - Arzhanicë nga pas, u vendosën njërzit e Jakup Ferit.
Siç u mésua më vonë, vetë Jakupi e pa të nevojshme ta mirrte aty komandën. Nuk vonoi dhe detashmentet Shqiptare ranë në përpjekje me forcat malazeze. Konfrontimi vazhdoi për 24 orë pa ndërprerje dhe ishte shumë i përgjakshëm. Vetëm në sektorin e Gucisë pati më shumë se 140 të vrarë e të plagosur, ndër të cilët mbeti edhe vetë udhëheqsi Shqiptar Ismail Omeragaj. Banditët malazezë i prenë atij kokën dhe si shenjë të suksesit e dërguan në Cetinë. Në sektorin e Pepajt, ku drejtonte Jakup Feri, malazezët përkundrazi pësuan dëme të mëdha në njërz. Sipas listave të të vrarëve dhe të plagosurve, që u shpallën më vonë, u mësua se në kéto luftime Shqiptarët patën 200 të vrarë dhe afro 300 të plagosur. Edhe malazezët patën shumë të vrarë e të plagosur, por numri i saktë i humbjeve të tyre nuk u muar vesh, sepse knjaz Nikolla i fshehu humbjet e forcave të veta dhe pérmendi për qëllime propagandistike vetém shifra të mëdha të vrarësh malazezë, gjoja nga " raja " vendase e pambrojtur.

-- Në ceremonin e varrimit të dëshmorëve Ali Gucia përmendi me nderime dhe me dhimbje emrat e të rënëve, ndër të cilët për Gucinë Ismail Omeragaj, Osman Halil Hotin dhe Halil Radonajën, për Vuthaj e Martinaj Muzli Ramën e Selim Brecën, Dush Gjerin e Brahim Çelën dhe shumë të tjerë. Mandej lëvdoi dhe përgëzoi Jakup Ferin për suksesin që pati në sektorët e tij.

-- Knjaz Nikolla, si e pa që edhe me ato provokacione të mëdha nuk mundi ta dobësonte moralin e Shqiptarve si zakonisht, u ankua dhe protestoi energjikisht pranë kancelarive evropiane, sikur gjoja Shqiptarët ishin ata që kishin krijuar dhe krijonin vazhdimisht provokacione, duke vrarë,prerë e djegur shtëpitë e cernagorëve paqedashës në të dy krahët e kufirit, madje edhe ato të rajave që jetonin në brendësinë e tokave shqiptare.

-- Ali Gucia nga ana e vet i shkroi Lidhjes së Prizrenit një raport të hollësishëm, ku me fakte tregonte se konflikti nuk kishte nisur për faj të Shqiptarëve.

-- Rreth asgjësimit të bandave malazeze, këngëtari popullor i Gucisë, Hoxhë Kaja këndoi me lahutë:

" Përqeshë Plava prej shtat kodrash,
dhe Gucija Knjazin në Cetinjë
..."

Natyrisht edhe malazezët donin të mbanin lart kurajon e të vetëve dhe për të fshehur disfatat e tyre, sajonin vargje të tilla:


" Ali Pasha i Gucisë
I ban dasëm Malsis
Na vjen keq për ato bulla,
Qysh se ngelën sot pa burra.
..".


Nuk kishin kaluar as dhjet ditë nga ngjarjet e përmendura dhe në Plavë e Guci përsëri u përhapën fjalë rreth një sulmi të përgjithshëm malazez në një të ardhme të afërt. Përsëri gjendja u bë alarmante dhe aty - këtu jepëshin kushtrime me tupane ( lodra ) .
Gradualisht alarmi u shtri edhe nëpër viset e Rrafshit të Dukagjinit, në Gash e Krasniqe.

-- Lajmi se " Mali i zi përsëri asht çue në kambë " nuk ishte pa bazë .
Me të vërtetë knjazi kish urdhëruar Mark Milanin të formonte një grupim tjetër të fuqishëm dhe të sulmonte për së dyti në befasi, duke krijuar tre krahë: Sekiricë Arzhanicë, Pepaj - Visitor dhe bregut të Limit që nga Murina, për të pushtuar Ivanopoljen. Shumë shpejt malazezët u hodhën në veprim.
Sulmet e tyre ishin aq të furishme, saqë pritat e para të Shqiptarvet u bllokuan nën një rrethim të ngushtë.
Malazezët iu afruan Murinës, pastaj okupuan Velikën dhe më tej sulmuan vetë Nokshiqin.
Familjet Shqiptare të Nokshiqit i zbrazën shtepitë dhe u strehuan në qytetin e Plavës.
Në këtë kohë, Jakup Feri, që kishte bërë një tërheqje taktike duke mbajtur nën kontroll të gjithë majet strategjike, kaloi në kundërsulm.
Me ndihmat që i mbërriten nga Rrafshi i Dukagjinit përmes Qafave të Diellit e të Çakorrit dhe të luftëtarëve të Gashit e të Krasniqes, që i erdhën nga ana e Plavës, ai, në bashkëveprim me forcat e Rrugovës dhe të Nokshiqit të drejtuara nga Çel Shabani, Nuro Kurti dhe Kurt Asllani e të zbritura nga kodrat e Jeçmishtaje, i vuri midis dy zjarresh të tri bandat e Mark Milanit.

-- Lufta u zhvillua trup me trup me jataganë. Armiku u orvat më në fund të çante rrethimin, për t' u kthyer në drejtim të Sekiricës, por fuqitë Shqiptare kishin zënë ndërkohë shtigjet kryesore të tërheqjes.
Humbjet për malazezët ishin shum të mëdha, ndonëse ata përsëri e fshehën numrin e të vrarëve.
Shqiptarët këtë herë humbën 30 burra. Rreth 40 të tjerë mbetën të plagosur.
Prej tyre 22 të vrarë dhe 32 të plagosur ishin vullnetarë të Rrafshit të Dukagjinit, që nuk e njihnin terrenin ku luftonin. sikur disa prej tyre të mos ishin shkëputur gjatë luftimit nga shokët e tyre të Plavës, humbjet e Shqiptarëve do të kishin qenë edhe më të pakta.

-- Ndër të vrarët në përpjekje me malzezët ishte edhe pobratini i Jakup Ferit, Mysli Syla, udhëheqës i vullnetarëvet të Vranovcit.

-- Thuhej se humbja e tij e piklloi pa masë Jakupin, i cili e mbajti vetë në shpinë trupin e të vrarit nga Kosa e Nokshiqit deri të Xhamija e Shehrit në Plavë dhe aty e varrosi me ceremoni, duke e qarë me lot.
Dhimbja e tij e pazakontë zuri vend në këngën popullore, ku thuhet:


" Jakup Feri kjanë me lot
Probatini iu vra sot
Mysli Sylën e banë në shpinë
Edhe e shtje në dhe në xhaminë
..."

 


7. Lufta e Nokshiqit ( Janar 1880 )


Duke kujtuar se Mé në fund mbrojtësit e Plavës e të Gucisë do të ishin lodhur, rraskapitur e demoralizuar nga provokacionet e shpeshta, knjaz Nikolla dhe shtabi i tij vendosën të kalonin në luftë frontale për pushtimin e Krahinës.
Zotronte mendimi se fitorja nuk do të ishte e vështirë edhe sepse mbrojtësit nuk kishin mjete të mjaftueshme luftimi, nuk e njihnin artin e luftës së një ushtrie të rregullt dhe iu mungonte një komandë e përbashkët drejtuese.

-- Sipas analistëve malazezë,përkundrazi, forcat e rregullta ushtarake të malit të Zi ishin supëriore, sepse ishin të pajisura me armët më moderne të kohës dhe kishin një stërvitje dhe organizim shumë të mirë.
Madje jo vetëm që morali i ushtrisë malazeze llogaritej tepër i lartë, por ajo nxitej edhe nga masat e popullit, që ishin ushqyer prej kohësh me psikozën e luftës kundër Shqiptarëve. Në kto rrethana, mobilizimi i përgjithshëm në Mal të Zi u krye brenda 24 orëve pas komunikimit të urdhërit të gospodarit dhe duke filluar nga 1 Janari i vitit 1880 Bllazho Petroviqi me shtabin Madhror bëri organizimin e fundit të forcave.
U krijua e ashtuqujtura " Kolona e madhe ", një forcë e rregullt ushtarake me rreth 10 000 - 12 000 mijë ushtarë, që përbëhej nga trupa të këmbsorisë, kavalerisë dhe disa njësi artilerie. Këto reparte mbështeteshin nga një prapavijë aktive.

-- Para se të nisej drejt kufirit armatën malazeze e bekoi solemnisht kryepeshkopi, i cili gjatë ceremonisë, që u krye përpara kishës së dinastisë së Petroviqëve në Cetinjë, e cilësoi atë " ushtri heroike ".
Ushtria ndërkohë bëri betimin përpara varrit të Shën Petrit të Malit të Zi.

-- Ali Gucija u pa ato ditë i shqetësuar, ndonëse nuk ishte i bindur ende për të gjitha sa thuheshin. Çdo gjë u sqarua përfundimisht, kur një kalorës malazez u paraqit në kufi, kërkoi takim dhe dorëzoi një notë paralajmëruese të komandës malazeze.
Në të theksohej se " Për hir të gospodarit Nikolla Petroviq, me vullnetin e popullit, knjazi i Malit të Zi, ushtrija e naltmadhrisë së tij do të marshojë për të okupuar krahinën e Plavës dhe Gucisë në zbatim të vendimit të Kongresit të Berlinit.
Pse edhe vetë Abdul Hamidi, sulltan i otomanëve, i është shtruar atij vendimi, pra pse edhe vetë sovrani turk na e ka dhënë atë krahinë, o Ali beg nuk ke kurrfarë arsye të kundërshtojsh, dhe Organizata Shqiptare e Prizrenit nuk do të bëjë aspak dobi, mos e torturo pra popullin e mos e fut në zjarr e flakë Krahinën.
Nuk të bën Zoti derman por hiq dorë, anullo çdo veprim që ke ndërmarrë, ktheji njerëzit e ardhur prej Rrafshit të Dukagjinit e prej Gashit e Krasniqes si edhe jabanxhinjtë e tjerë.
Ktheje situatën ndryshe edhe sovrani ynë august knjaz Nikolla ka për të pasë mëshirë edhe për juve, ka për të bërë amnisti e ka për t' ju falë çdo gabim e llogari nga e kaluara, si dhe për të tashmen. Me fjalët e fundit vojvoda Mark Milani po marshon me ushtri :
" që nesër për drekë do të jetë në Plavë dhe për darkë në Guci".

-- Natyrisht Ali Gucia i priste ato havadise, kërcnime e frikësime, megjithatë me rastin e ultimatumit malazez mblodhi me ngut këshillin popullor të Krahinës, u lexoi paralajmërimin e armikut dhe u kërkoi shkurt fjalën e fundit për " gajret se siç ishte shprehur, kjo gjendje na priste ".
Porsa ai mbaroi së foluri, të gjithë me një zë thirrën: " Pashë, na prij !". Gjëmoi veçanarisht zëri i Jakup Ferit, që bërtiti:
" Në këmbë, o burra, të bajmë gajret. Sikur të çohen të shtatë krajlat dhe vet mbreti i Stambollës, neve mund të na ndalojnë me dekë. Dekjen e kemi borxh për vatan e sibijan ( për atdheun e për popullin fukara të Krahinës ).
Do të desim të gjithë, mandej shkjau le të pushtojë tokën e thatë.
Por ti, Ali beg, qit edhe nji her kushtrimin dhe i kërko prapë imdat mexhlisit shqiptar në Prizren".
Pastaj Jakupi iu kthye Mulla Jahës me ton urdhërues: " Shkruej do letra parive të Gjakovës, e të Pejsë, të Prizrenit, Shkodrës dhe Gashit e Krasniqes ".

-- Sikurse tregonin Hoxhë Nokshiqi e Islam Rexhepagaj, Mulla jaha aty për aty filloi të shkruante si diktonte Jakupi, kurse Ali Gucia ndërhynte vetëm në të rrallë për të korrigjuar ndonjë fjalë. Së fundi letrat u vulosën në zarfa dhe me anën e njërzve të posaçem u nisen për në vendet ku duhej.
Sekretari tjetër personal i Ali Gucisë, Ahmet Avdija, u ngarkua të zbriste shpejt në Pejë, ku do të transmetonte me anën e " telegrafhanes" telegramet drejtuar shumë personaliteteve të huaja politike si edhe figurave më të njohura të Perandorisë.
Sipas të dhënave të këtyre pleqve të urtë, Ali Gucia i telegrafoi Abedin pashë Dinos, aso kohe ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, konsujve e përfaqësuesve të Austro - Hungarisë në Shkup,Manastir dhe Shkodër, mandej edhe klubeve të shqiptarve në Stamboll, në Itali, në Bullgari e në Rumani.
Në telegramin drejtuar Abedin pashë Dinos thuheshin pak a shumë këto fjalë :
"Për hir tuaj e të sulltanit, sot njëzet e katër mijë njerëz të Plavës me Guci japin shpierin me pushkë në dorë në përleshje me orditë e knjazit Nikollës të Malit të Zi. A jeni të kënaqun ? Parulla e jonë është të desim me nder për vatan e nuk do t' i dorëzohem shkjaut gjallë".
I njëjti tekst iu dorëzua edhe të huajve. E gjithë korrespodenca u ba në të dy gjuhët :
"Jashasun Arnautlluk !" " Rrnoftë Shqipnija !".

-- Pa kaluar 24 orë nga dorëzimi i telegrameve, filluan të mbërrinin përgjigjet. Mesazhi i parë erdhi nga "Mexhlisi " Shqiptar i Prizrenit e i Dibrës, dërguar nga Hoxhë Koronica, Ymer Efendiu, Sylejman agë Vokshi, Iljaz pashë Dibra etj.
Prej Shkodrës mbështetesin Hodo Begu, Hasan Hoti e Filip Çeka dhe disa krerë e bajraktarë të Malësisë së Madhe. Përgjithësisht tekstet e telegrameve kishin përmbajtje të ngjashme :
" Për fir ju kjoft lufta ! lumtë memleqetit të Gucisë ! Gajretni ! Rrnoft Shqipnija ! Jemi me ju !".

-- Të kurajuar edhe më tepër nga përkrahja e gjithanshme, krerët e mbrojtjes menduan t' i japin njëpërgjigje të fortë ultimatumit malazez. Jakup Feri i thotë Ali Gucisë : " Kthej xhevap ( përgjigje ) atij paralajmërimit të cernagorëve, bile i shkruaj drejt knjazit në Cetinje kështu :
Ju na sulmuet dy herë, por u ndaltë me faqe t"ë zezë, e tash për të treten herë, pale, si të na japi Zoti... Por duhet ta dini se me ne asht i gjithë mileti i Shqipnisë. Ndoshta ju mund të shkelni mbi varret tona...". Ali Gucia me Mulla Jahën e zbutën Jakupin me fjalë të urta dhe thuhet se letra përfundimisht u përpilua më koncizë. Sidoqoftë përgjigjja që mori Shtabi i ushtrisë së Malit të Zi ishte e prerë : " Nuk lëshojmë asnjë pëllëmbë tokë ".

-- Pas kësaj përgjigjje, kur s" kish mbetur tjetër veç ballafaqimit me armë, Ali Gucia e jakup Feri, në emër të mbrojtësve të Krahinës, lëshuan kushtrimin e fundit, Gjithandej, në Rrafshin e Dukagjinit, në Malësitë e gashit , Krasniqes e Kelmendit, u shpërndanë korrierë e letra që njoftonin se lufta pritej të fillonte nga çasti në çast.

-- Ata që i përjetuan ato ditë janari të vitit 1880 tregonin, se ndonëse koha kish qëlluar e ftoftë dhe ngrica, kushtrimi u përhap si vetëtima dhe po aq shpejt grupe vullnetarësh nisën të vinin nga të katër anët.

-- Ndërkohë në të dy qëndrat e Krahinës, në Plavë dhe në Guci, vihej re një lëvizje e madhe njerëzish, por çudtrisht gjithkush lëvizte në heshtje.
Ishte mësuar se Ali Gucia kishte dhënë urdhër që qytet të zbrazeshin nga popullsia dhe veçanarisht duhej të largoheshin prej tyre pleqtë, gratë dhe fëmijët deri 14 vjeç, të cilët do të strehoheshin nëpër katundet kodrinore Megjithatë, shumë familje nuk kishin ndërmënd të linin shtëpitë. Ato i kishin deklaruar Këshillit të Memleqetit se preferonin më mirë të ndodheshin brenda zjarrit të luftës, sesa të iknin.

-- Natyrisht, dy a tri ditë para se të fillonte lufta, në popull dallohej shqetësimi. Ato net të 3 dhe 4 janarit 1880 , popullsia edhe pse bënte ftohtë ndodhej jashtë banesave, nëpër oborre dhe nëpër rrugë.
Por veçanarisht të preokupuar e në lëvizje ishin anëtarët e komisioneve që merreshin me furnizimet e ndryshme për luftëtarët në front. Disa prej tyre therrnin lopë e qe, mishi vendosej nëpër kazanë dhe dergohej nëpër furra; disa sillnin miell me kuaj, kurse grarija ndihmonte në gatimin e bukës.

-- Myhtarët e lagjeve e të katundeve endeshin poshtë e lart, çonin lajme dhe merrnin udhëzime prej Gucisë, këshilltarëve ose edhe prej vetë Ali Gucisë. Nderkohë turma vullnetarësh të rinj arrinin dhe provizorisht qëndroheshin në pjacën kryesore të " shehrit " pranë kullave të Jakup Ferit.
Së andejmi merrinin drejtimin e frontit, duke kënduar me zë të lartë me gishta në vesh.
Të tërhiqte vemnedja edhe pamja e atyre njerëzve që me nxitim ngarkonin kuajt për t' u çuar vullnetarëve menjëherë bukën dhe mishin nëpër llogoret e vendet e ndryshme të " hudutit ".

-- Krahas vullnetarve filluan të mbërrijnë edhe karvanët me zahirët e nevojshme.
Rreth 30 kuaj të ngarkuar me miell, oriz, sheqer dhe opinga për luftëtarët vullnetarë arriti nga Shkodra duke kaluar nëpër Kelmend.
Karavaniishte përcjellë prej patriotit Beqo Qoshja dhe disa shkodranëve të tjerë. Shumkush u çudit se si ky karavan mundi të vinte në atë udhë të vështirë në kohën shum të ftohtë të dimrit. Ky karavan u shkarkua në Guci.
Beqo Qoshja i dorëzoi komisionit të atyshëm edhe 600 qese para.

-- Mbasi karavanit të Shkodrës, erdhi ddhe një tjetër prej Peje, i përbërë prej rreth 40 kuajsh të ngarkuar me miell dhe bukë të gatuar. Këtë e kishte dërguar Haxhi Zeka me shokë.

-- Rreth datave 6 ose 7 janar 1880 , ditën e premte, që më pas prej malazezëzve u quajt e "premte e zezë", mbas mesit të natës, sikurse pohonin bashkëkohasit e ngjarjeve të përmendura, Ali Gucia dha ainjalin për qëndresë me anën e një topi që krisi nga " K"rshllaja " e Gucisë. Menjëherë u çuan në këmbë kasnecët mbrenda në "kasabanat " dhe nëpër katunde, duke u rënë tupanavet ( lodrave ) e duke thirrur me zë të lartë : " Gajretni burra, filloi lufta, na kjoftë për hajr ! ".

-- Njerëzit me të dëgjuar kushtrimin e kasnecëve dilnin prej shtepive. Nëpër rrugë viheshin re lëvizje burrash të armatosur, një pjesë e të cilëve ishin vullnetarë të ardhur rishtas nga krahina të ndryshme.
Flitej se kishte arritur dhe një grup vullnetarësh Dibran e Matjanë, të dërguar prej Iljaz Pashë Dibrës dhe Rexhep pashë Matës. Anëtarët e komisionit vendas, që prisnin të porsa aedhurit, menjëherë i pajisnin me " kallauze " ( udhërrëfyes ) që i njihnin mirë shtigjet e Krahinës dhe i përcillnin për në sektorët e kufijve, ku kishin filluar luftimet.
Prej minareve të xhamive të "kasabavet"të Plavës dhe të Gucisë hoxhallarët thërrisnin me zë të lartë, sipas Kuranit " eznanin "për shpetimin e vatanit. Nëpër rrugë dëgjoheshin gjithashtu zëra pleqsh e plakash që shanin e mallkonin deri padishahun turk :
" T' u shkurtoft jeta sulltan që lëshove në duar të cernagorvet ! Paska qenë "murtat për vatanin tonin ". Shumë pleq e plaka rrinin të mbështetur prapa mureve të shtëpive dhe i luteshin Zotit që t" i jepte " kyvet " Ali Gucisë, Jakup Ferit dhe gjithë luftëtarvë në front.
Kurse grupe njerëzesh të nervozuar qarkullonin rrugëve në formë kortezhi duke thirrur : "Poshtë knjazi Nikolla dhe Crnagora ! Rrnoft Arbanija ! "
.
-- Gjithë natën dhe pasi zbardhi dita artileria e armikut nuk pushoise qëlluari. Dëgjoheshin jo vetëmkrismat e topave, por shihej edhe flaka e zbrazjes së tyre në frontin malazez dhe shpërthimet e gjyleve në llogoret Shqiptare. Edhe artiljerët Shqiptarë përgjigjëshin duke qëlluar llogoret e armikut.

-- Të trembur nga fërshllimet dhe plasjet e gjyleve fëmijet e vegjel strukeshin pas gjysheve plaka, të cilat me fetyra të zbehta nga ankthi lusnin Zotin që t' i shpëtonte prej "makinës së xhenhemit ".
Dhe kur ndodhi që 2 ose 3 gjyle të artilërisë armike ranë pranë mureve të Kalasë së Shehrit të Plavës, banorët e asaj lagjeje i zbrazën shtëpitë dhe u shpërnadanë në lagjet e tjera.
Me këtë rast disa pleq komentonin se malazezët disponon topa moskovi "zinxhirli ", dikush thoshte se edhe Turqia u kishte dhënë topa "havana "ose "xhebel ", të tjerë komentonin se edhe fuqitë shqiptare kishin topa të tillë.
Edhe në Guci sikurse edhe në Plavë, ishte po ajo gjendje, në popull vihej re ankth, ndonjëherë edhe panik, kurse në front zhvillohej luftë e rreptë.

-- Ankthin në Plavë e Guci e shtonte edhe mungesa e lajmeve nga fronti. Gjatë një ditë e një natë gati askush nuk kish ardhur prej vijës së luftimeve.
Më në fund, kur disa të plagosur u panë të vinin, rreth tyre nxituan të mblidheshin disa pleq e plaka. Duke u thënë " Për hair u kjofshin varrt ! ( plagët ), " Aferim ju kjoft ! ose edhe " Gjeçmishalla ", ata kërkonin të mësonin për fatin e luftës.
Por të plagosurit ishin shumë të rraskapitur dhe vetëm ndonjëri përgjigjej shkurt "Allah razalla " ( Zoti e di ).


8.. Ngjarjet e fundit të luftës


Ndërsa ende dëgjoheshin krismat e pushkëve, e në rallë të ndonjë topi, filluan të duken grupe njerëzish prej katundeve të rajonit të Plavës dhe të tjerë nga afersitë e Gucisë, shumica gra, pleq e kalamaj, të cilët në pyetjet e para që iu bënë u përgjigjen se kishin braktisur shtëpitë sepse " shkjau u ishte futun në katunde dhe kishte djegë, vra dhe grabitun çdo gja që kishin gjetë. Kush mundi kishte ikë sall me shpëtue shpirti ".


-- Sipas dëshmitaréve okularë, në një kohë dhe pa vonesë u degjuan britmat e malësorve mbi kodrat e " shehrit " të Plavës mandej bylyqe njerëzish të armatosur zbritën prej maleve dhe bjeshkëve drejt Qafës Zaversh dhe pazarit të shehrit. Si në Guci ashtu edhe në Plavë viheshin re lëvizje të shumta dhe një rrëmujë e madhe. E gjithë gjendja dukej sikur përgaditej për një përleshje të fundit me armikun, që ndoshta përgaditej të sulmonte " shehret ".
Vullnetarët zinin pozicionet të reja nëpër kodra dhe brenda lagjeve, në kullat më të forta. Kalaja e " shehrit " të Plavës ndërkohë ishte mbushur me njerëz të armatosur. Disa pleq dhe graria pyesnin njani tjetrin: " A thua u thyen tanët prej hudutit në male e qafa ? Mos asht avit shkau e luftarët tanë po mundohen me qëndrue afër shehreve ?".
Disa përgjegjeshin se kështu ishte urdhri i Ali Pashës. " Mos u tutni, shpreheshin të tjerë. Shifni se si luftarët po nxitojnë me zanë pozicione e po pérgaditenpërsëri". Kjo eshtë një " hiqmet i Hyqymetit ", për këtë punë di Ali Pasha.

-- Nuk vonoi dhe krisën tupanët dhe vetë Ali Pasha lajméroi popullin se " asht sahati i fundit, se nuk duhet me u tutë kush dhe se nuk mund té largohet asnji mashkull i luftës prej ushtrisë ".
Ai paralajmroi se kushdo qé do të mendonte me ikë do të kapej dhe do të vritej në vend prej késhillit të luftës dhe prej atij vetë.

-- Prej atyre " havadiseve " njërëzisé si pér çudi iu lartësua morali. Edhe një pjesë pleqsh, që kishin ngelur të hutuar, u vunë në lëvizje. Secili nxitonte për njé shërbim a për një tjetër. Lëvizja e turmave të njerëzve nuk pushoi asnatën, megjithaqé bënté shumë ftohtë.
Ndonse për frontin e Nokshiqit ende nuk kishte lajme té sigurta, shumëkush pohonte se atij kishin ndodhur pérleshje të pérgjakshme.

-- Në mëngjesin e ditéstjetër ( data 10 ose 11 janar 1880 ) u morén këto havadise ( lajme ):

-- " Ordaja e mark Milanit në të katér anët e rrethit u shkatrrua fare. Ka shumë të vraré e té plagosun. Nji pjesé e madhe e ushtrisë nuk ka mundun me kalua lumin LIM dhe asht mbytë.
Disa kanë ça rrethimin dhe kanë kalue maleve Ka edhe shumë robë té zanun..."

-- Po në këtë datë, mbasi u mësuan ato lajme, nga fronti u duk të afrohej drejt Plavës një turmë e madhe njerëzish të armatosur, të cilët sillnin me vete shumé të plagosur. Dhe të plagosur mbaheshin prej shokëve në shpinë, disa të tjerë transportoheshin me vigje, kurse të plagosurit lehtë ecnin të mbéshtetur në krahët e shokëve. Më pas u duk një turmë e madhe njerëzish, një pjesë e të cilve kéndonin me zë të lartë e me gishta në vesh. Edhe kjo turmë hyri në " sheher ".

-- Ndonëse mjaft njërz kishin ardhur në " sheher " prej frontit, popullsia e Plavës ende nuk dinte diçka të saktë rreth fitores. Dikush madje mendonte të kundërtën, se mos Shqiptarët ishin thyer. Lëvizja e njerëzve vazhdoi pa ndërprerje gjatë ditës. Në këtë tollovi të përgjithshme spikasnin grupe grash e fëmijësh, që me të thirrura interesoheshin pranë ushtarëve nëse mund të ndihmonin për diçka.

-- Më së fundi u muar vesh nga të gjithë se lufta vazhdonte. Dëgjoheshinedhe buçimat e topave rusë, me të cilët qëllonin malazezët. Nga shperthimi i gjyleve kuptohej se më tepér qëllohej Kosa e Nokshiqit, Qafa e Çakorrit dhe e Diellit. Kur u err u bë e mundur të dalloheshin edhe pikat e dislokimit të artilerisë së armikut. Shumica e qitjeve bëheshin nga Sekirica në një anë dhe prej Vjeternikut në anën tjetër, në drejtim të Gucis"ë.
Qellohej edhe me topa të vegjel malorë që quheshin " xhebel ", por krismat e tyre dëgjoheshin më pak.
Disa topa të këtij tipi kishin në përdorim edhe Shqiptarët. Artiljerët që shtinin me to ishin vullnetarë që kishin shërbyer më parë në ushtrinë turke.
Nga Qafa e Previjës në anën e Gucisë e deri në Qafë Çakorr të Plavës, ata i përgjigjeshin energjikisht zjarrit të armikut.

-- Edhe në mbrëmjen e ksaj dite në Guci erdhën shumë të plagosur nga vija e frontit në Previjë e Gërçar, të tjerë në Plavë nga Pepaj, Nokshiqi e Arzhanica. Të plagosurit shtroheshin menjëherë pér mjekim në lokalet e ish - kaushëve ushtarakë, të cilat ngroheshin me stufa të shumta. Në shérbim të tyre ishin angazhuar një numër i madh grash vendase.

-- Natën e dytë të luftimeve pushka vazhdonte pa nderpremje, kurse buçitja e topave ishte rralluar disi. Gjithsesi në krye të ndonjë ore dëgjoheshin qitje topi në drejtim të Kosés Nokshiqit, Pepajt Arzhanicës, mbi Metohet e deri të Jeçmishtajt. Qëllohej ndonjëherë edhe Shejtan Tepeja. Qitja e artilerisë malazeze shemben serish disa shtepi mbi katundet Metoh e Jeçmishtaj, Pepajt Arzhanica dhe Nokshiq, kurse në " sheher " u dukën familje të tjera të shperngulura nga zonat e luftimit. Ishin kryesisht gra dhe fëmijë të vegjel, që komisionet e caktuara i sistemuan menjëherë në qytet.

-- Ndërkohë Ali Gucia lëvizte pa pushim sa në një zonë në tjetrën, duke u dhënë " gajret " luftëtarve Shqiptarë. Në një fjalim para popullit të shehrit të Plavës ai tha se Knjaz Nikolla nuk kishte hedhur në luftë aq topa sa qe mburrur sepse pjesrisht ishte i detyruar t' i dislokonte rreth Hotit, Grudës, Tuzit e Podgoricës nga frika e ndonjë sulmi pas shpine të Shqiptarëve të atyre anëve. Me fjalët e tij Ali Gucia i jepte " gajret " edhe popullit, edhe luftëtarve.
Këta të fundit ai i nxiste për sulm me jataganë, ku duhet ta sfidonin me burréri armikun. " Mos na koritni, burra ! Mos e dorzoni vatanin, o burra ! ", e mbyllte fjalen e tij Ali Gucia.

-- Sipas Islam Rexhepagajt, " dy ditët e para të luftës kaluan si kaluan dhe lajme alarmuese nuk pati aq shumë, sepse drejtuesit e mbrojtjes kishin ndaluar transmetimin e te dhanave që mun të shkaktonin panik. Kështu pak kush dinte për humbjet në njerz, madje nuk tregoheshin as sukseset e Shqiptarve mbi armiqtë. Aq më pak ziheshin në gojë njoftime të pakonfirmuara ose të pasakta.
-- Lufta vazhdoi edhe ditën e tretë, por krismat e pushkëve dhe të topave ishin rralluar. Bjeshkét e Nemuna të Visitorrit e të Komavit nuk buçisnin më si në dy ditët e para. Pertej kulmi i luftës. Të dy palët përgatiteshin të përlesheshin me thika e jataganë. Ndërkohë drejt llogoreve shkonte si çdo ditë furnizimi me ushqimin e luftëtarëve.

-- Në këtë ditë në pazarin e Plavës, pérpara kalasë, kishin dalë grumbuj njërzish për të bërë sehir 7 krena malazezésh té vendosur majë bedenave të kalasë. Këto trofe të luftës së përgjakshme do té nxisnin më vonë rapsodët e Rrafshit të Dukagjinit të sajonin një kéngëqë fillonte:


" Mark Milani po bën seri,
Shtat krenat i preu nji njeri,
Atij i thonë Jakup Feri
...."


Edhe një këngë tjetër u dëgjua në Rrafshin e Dukagjinit pas luftës. Ajo niste me vargje:


" Kush e nisiluftën ma i pari ?
Jakup Feri e Çel Shabani,
Nure Kurti e Kurt Asllani.

Ndal kadalë, bre, Mark Milani
Mark Milani, Milanica
Asht Shqipnija tanë me plisa.
Tan plisa e jatagana,
E pvet Kuçin çka i bana
Derë për derë gjamén ja çova
...


-- GJatë luftimeve të përgjakshme të ditës së tretë pararojet Shqiptare, sipas nje plani të përcaktuar, u tërhoqen nga vija e parë prej Qafës së Previjës ( Guci ) gjatë Visitorit e deri ke Qafa e Xhamisë mbi Pepaj. Duke shfrytzuar rrugen e hapur, trupat e rregullt të ushtrisë malazeze zbritën nëpër viset fushore të bregut të Limit dhe u dukën në Prelimpal, Ivanpolje. Edhe katundet Martinaj dhe të dy brezovicat u okupuan prej tyre. Balli tjetér malazez, ai i majt, depertoi që nga Murina nëpër kodrat e fushat e Arzhanicës dhe u fut në katundin Velikë, Shtabi malazez kujtoi kështu se Plava u rrethua nga të dyja anët dhe do té dorëzohej brenda ditës, ndërsa për Gucin parashikonte se nuk do të hasej rezistencë e fortë, meqenëse qëndresa midis dy zjarresh konsiderohej e pamundur. Mirëpo ngjau e kundërta.

-- Sipas dëshmitarve okularë të kohës, ndërsa forcat malazeze kishin avancuar në frontin e Gucisë, duke u kapur qafave e duke u ulur në afersitë e Gërçarit, në një anë, dhe nga Visitorri e deri në Martinoviq, nga ana tjetër, Ali Pasha ktheu bylyqet e Gucisé prapa shpine, nga ana malore e Lipovicës. Në ndihmë të këtyre forcave shkoi Allai i Malésorve të Gashit e të Krasniqés nga të tre grupet: Një bylyk me Binak Alinë në krye, një i Halil Bajraktarit dhe Ali Nezës dhe më në fund bylyku i Bajraktar Niman Syl Toplanit. Ali Gucia pati fat që i përmblodhi forcat kështu, pasi para dy ditëve, që kur filloi lufta, iu vranë afro dy bylyqe komplet.
( Humbja e atyre 400 burrave ndodhi nga një kundër rrethim i malazezëve në qafën e Previjës. Natyrisht edhe armiku pësoi humbje po aq të rëndë në atë përleshje ).


-- Taktika e tërheqjes u zbatua njëkosisht edhe në frontet e rajonit të Plavës. Forcat e Bilal Shehut në të djathtë mbi " shehrin " e Plavës dhe ato té Nuc Shahmanit, majtas nën " sheher '" në Fushat e Rracinës dhe të Meterisit i dolën para armikut te ura e Limit. Pasi shkatrruan urën me dinamit forcat Shqiptare u ripozicionuan në ish - llogoret e vjetra të bregut té Limit. Malazezët që kishin kaluar me anë trapi nga mbrapa Çelikgradit, u gjendén késhtu përballé me shqiptarët. U ndez një luftim i egér gjoks për gjoks, me hanxharë e jataganë, sikurse kishte filluar ndërkohë edhe në sektorët e Arzhanicës Pepajt, Nokshiqit dhe Velikës.

-- Forcat malazeze të angazhuara né luftimet e përmendura ishin vërtet të konsiderushme. Vetëm në sektorin e Plavës ato i kalonin të 15 mijë vetët pa llogaritur repartin e artilerisë të dislokuar sipër qafave, i cili ende nuk kishte zbritur poshtë. Kurse në sektorin e Gucisë operonin 7 mijë ushtarë té tjerë.
Pra , siç u mor vesh, e gjithë forca e Malit të Zi, që kish sulmuar në kufijtë e Plavës e Gucisë, përbëhej nga se 12000 ushtarë të ndarë në dy krahë, të cilét komandoheshin nga vojvodat Todor dhe Mark Milani. Todori mësynteGucinë, kurse Marku Plavën. E gjithë fuqia malazeze komandohej nga serdar Bllazho Petroviq, kushriri i sovranit té malit të Zi, knja Nikollës. Forcat e Todor Milanit megjithëse i shkatuan humbje në njerëz forcave vullnetare vendase dhe forcave të pérziera té Ali Gucisë, përsëri nuk patën sukses. Të thyera nga ana e Previjës - Gërçarit dhe Visitorit ato ishin në rrezik rrethimi, nga i cili shpëtuan vetëm në sajë të manovrimit të shkathët të Todor MIlanit, duke kapur pozicionet e majeve të Visitorrit deri te Komovi.

-- Edhe më keq e pësuan forcat e Merk Milanit në sektorin e Plavës.
Pasi avancuan qorrazi, ato e panë veten të rrethuar dhe nën breshërinë e armëve Shqiptare. E pérhapur në fushë kjo pjesë e ushtrisë malazezee kish të vështirë të përballonte kundërshtarin. Afër Çelikgradit forcat e Mark Milanit hasën në një qëndresë të pakalueshme të 2 allajeve me luftétarë vendas dhe të Rrafshit të Dukagjinit, që ishin pozicionuar në një llogore të gjata që nga Kosa e Nokshiqit.

-- Meqenëse disfata ka lidhje me qëndrimin heroik të udhëheqësit të forcave Shqiptare Jakup Ferit tregohej një episod. Në Plavë hyri një kalë që vinte nga fronti i luftimit. Kullonte gjak. E njohen që ishte kali i Jakupit. Kali kaloi nga gallopi në ecje të ngadaltë dhe, pasi u fut në rrugën Shabaj, iu drejtua avllisë së kullës të Jakup Ferit. Kalamajtë, që nga kurioziteti e ndiqnin mbrapa, thirren: " Ati i Jakup Ferit ". Kali instiktivisht shkoi te pragu i stallës së tij dhe filloi të gërmonte tokën me dy këmbët e para. Së fundi ai kishte hingëllirë mbytur, sikur donte të tregonte se i zoti i ishte vrarë dhe ishte shëmbur për tokë.

-- Rreth kalit që jepte frymën e fundit ishin grumbullur gratë dhe fëmijët e shtëpisë duke thirrur: "Dori dori, e ku e le sahibin ( zotin tand ) ?"
Ndonëse dikush kish thënë, pér të dhënë kurajo, se jo gjithnjë kur vritet kali është i humbur edhe kalorësi, vaji nuk ishte ndalur. Brenda disa orëve vdekjen e Jakup Ferit e konfirmoi vetë Ali Gucia. Duke kaluar me nxitin nëpër Plavë me disa suvari e trima të tij, ai dha lajmin se Jakup Feri mbeti " shehit " ( deshmor ) në frontin e Nokshiqit. Ndërkohë që shtëpia e Jakup Ferit hapi " zinë e madhe ",
Ali Gucia u shfaq sérish. Vinte kaluar nga Nokshiqi duke nderuar njërëzit me dorë në ballë djathtas e majtas. Njerézia gjithashtu e përshëndesnin me fjalët " Tungjatjeta, Pashë ", kurse ai u thoshte: " U thye, u thye shkjau. Mos u tutni burra ! ".

-- Hollësi të tjera Pér vrasjen e Jakup Ferit nuk dihen. Është fiksuar vetëmdata10 ose 11 janar i vitit 1880, që është edhe dita e fundit e luftimeve dhe e disfatës malazeze.
Hoxhë Nokshiqi, Islam Rexhepagaj dhe Hasan Feri theksonin se datat 8, 9, 10, e 11 kanë qenë vendimtare për dy palët ndërluftuese.
Në këto 3 deri 4 ditë, Mark Milani, që shpresonte të pushtonte Plavën në sajë të ndihmës së Todor Milanit, i cili do të zbriste nga ana e Gucisë, pësoi një shpartallim të plotë. Thyerja dhe tërheqja e Todorit e vuri atë përballë forcave të bashkuara shqiptare të Plavës e të Gucisë, të cilave nuk mundi t' u bënte ballë. Nën komandën e Ali Gucisë, Shqipatrët u treguan të papërballueshëm.
Gjatë luftimeve Jakup Feri qëllimisht i tërhoqi forcat e bregut të Lumit Lim dhe përqëndroi vetëm 3 bylyqe të zgjedhur brenda llogoreve të Çelikgradit deri në Skiqin e Sipërm. Forcat e pritës së dytë në Kosën e Nokshiqit dhe të së tretës në Qafat e diellit e të Çakorrit ai i zbriti në orët e ditës sé fundit. E ndersa Mark Milani të shumtën e orëdisë e avancoi me furi duke kaluar lumin Lim në dy vahe, pikërisht nga ana e trapeve nën Çelikgrad dhe nga ana e Marinës nëpër Ivanopolje, Jakup Feri mbrojti me një allaj vetëm urën kryesore të Limit nën Plavë. Si u futën malazezët nga ana e Murinës në fushë dhe mal dhe i dolën mbrapa shpine si miza, Jakupi shëmbi urën kryesore dhe shkatrroi trapet e dy vaheve. pastaj ai thirri në ndihmë Nuc Shahmanin, Ajdin Kurtin si edhe udhëheqsit e Rrafshit të Dukagjinit Rrustem Ukën e Hamza agë Batushën, të cilët zbritën prej qafave malore dhe u derdhën përballë fushës Komaraj.

-- Në këtë kohë, sipas Hoxhë Nokshiqit, u duk majë kalit Jakup Feri duke bërë shenjë me dorën e djathtë e duke bërtitur: " Dredhoni burra kah Qafa Buretash ! Përpara sokola në Komaraj t' i dilni shkjaut pérpara ". Sipas urdhrit udhëheqsit e bylyqeve, të prirë nga Jakup Feri sulmuan nga Skipi i poshtëm në afërsi të Çelikgradit. Ngrica, mjegulla dhe dëbora e rënë në netën e 8 - 9 janarit nuk përbënin pengesë serioze për luftëtarët Shqiptarë. Në të dy ballet e luftimeve, në kodrat përmbi Plavë, në fushat Komaraj, Racinë dhe Meteris, përkatsisht në lindje dhe në perëndim të qytetit, përleshjet ishin të llahtarshme Jataganët, hanxharét dhe shpatat që përplasesishin krijonin zhurmë shurdhuese, e cila shtohej nga britmat e burrave qé përlaheshin.
Dëgjoheshin thirrjet e Shqiptarvë: " Prit e prit o i biri i shkinës ". Dikush ulërinte " më çarti bre shkjau, mermani gjakun, bre ". Ndonjë malazez pëlliste nën gjunjët e Shqiptarit " pokllonimi zhivot u ime ljudstva, u ime vjere i zakona ", disa rënkonin "lele, majke" ose " kuku, majke". Sipas tregimeve të pleqve që e kishin përjetuar betejën, kaq e egër kish qenë përleshja saqë ndodhte që kundërshtarët kapeshin për flokësh ose për fyti me njëren dorë dhe njëherësh ia prisnin kokën shoku - shokut me dorën tjetër.

-- Në ditën e fundit të luftës në Plavë e Guci rigonte një shi i imët, kurse fushëpamja e kufizonte një mjegull e dendur. Nuk mungonin vetëtimat e bubullimat. Qytetarët prisnin karavanet këmbësore me gra e fëmijë të hutuar që vinin nga viset ku zhvilloheshin luftime. Pas tyre vinin të plagosur të shumtë, një pjesë e të cilëve transportoheshin prej grash në vigje të sajuar. Ndërkohë qarkullonte një thënie kurajuese e Ali Gucisë. " Asht sahati i fundit e Cernagorja e hupi luftën ". Në mes të rrëmujës hidhej edhe ndonjë fjalë se " fati i frontit nuk dihet ", e cila mbytej në detin e piskamve shurdhuese. Ato jepnin të kuptohej se fitorja ishte siguruar.

-- Sipas Hoxhë Nokshiqit, kundër rrethimi që i solli disfatën Mark Milanit ndodhi në këtë mënyrë: Fuqija n"n komandën e Ali Gucisë, si u tërhoq Todor Milani nga rrethimi i Gucisë, kaloi nëpër kodrat përreth Plavës, e ndërsa forcat e Mark Milanit po përparonin, Shqiptarët u futën më përpara në Plavë.
Ndërkohë forca të tjera Shqiptare, që zbritnin sipas urdhrit të Jakup Ferit nga qafat malore, i dolën pas shpine malazezëve dhe i vunë midys dy zjarreve. Gjatë këtyre lëvizjeve Jakup Feri nuk lëvizi nga llogoret e Çelikgradit ku ishte vendosur qysh më parë, sepse llogariste nga njëra të pengonte ardhjen e forcave të reja armike dhe, nga ana tjetër, t' i priste rrugën e tërheqjes Mark Milanit. Sipas njoftimit të Ali Gucisë pér kalimin në kundërsulm, Jakup Feri me thirrje " Sulmoni, burra ! Sulmoni djelm Sokola ! " u hodhen në sulm të rrafshëm.
Në të katër anët u dëgjuan britma dhe piskama. Mijëra luftëtarë Shqiptarë u hodhën mbi ushtrinë malazeze sikurse ujqit binin mbi kope dhensh. Formacionet e rregullta malazeze nuk qenë në gjendje té qëndronin. Kryekomandanti malazes, vojvoda Mark Milani, i ndodhur në mes të ushtrisë në fushën Komaraj, u detyrua të urdhëronte tërheqjen, por e pa veten të rrethuar.
Atëherë malazezët sulmuan për të çarë rrethimin në dy drejtime, sipër kodrave mbi Nokshiq dhe poshtë fushave për të kapur bregun e lumit Lim. Kështu filloi përleshja më e përgjakshme në te cilën shqiptarët e Ali Gucisë u kapën fyt per fyt me vojnikët e Mark Milanit. Në mes té mjegullës, që mbulonte fushën e betejés, pamja ishte e kufizuar. Dalloheshin në distancë të afërt vetëm veshjet e kundërshtarëve, të kapur me njëri - tjetrin. Tirqet dhe kapuçat e Shqiptarve zbardhonin kurse uniformat gri të ushtarvë malazezë kombinoheshin me veshjet e zeza të forcave të parregullta.

-- Kur vuri re se jo vetëm nuk kishte shansë për fitore. por në rrethimin që ngushtohej rrezikonte edhe të asgjesohëj, Mark Milani urëdhroj tërheqjen.
Një pjesë e trupave mundën të çanin rrethimin me humbje tepër të rënda. Malazezet kishin pasur të vrarë gjatë luftimeve në front, mandej gjatë përleshjeve nëpër fusha si edhe gjatë kthimit, rënë në prittat e llogoreve të Jakup Ferit, por ajo që u ndodhi duke kaluar lumin Lim kalonte çdo parashikim. Jakup Feri kish pasë prishur urën dhe trapat më të cilat mund të kalohej lumi, kështu që të paktë ishin ata që mundën të dilnin në bregun tjetër.
Pjesa më e madhe e malazezëve të përfshirë nga paniku u mbytën në ujërat e rrëmbyera të Limit. Thuej se vetë Mark Milani mundi të shpëtojë duke u lidhur fort pas kalit të vet që e nxori matanë. Kështu përfundoi kjo betejë, që kërkoi mjaft gjak e sakrifica nga të dy palët përfundimisht fitorja buzëqeshi Shqiptarëve.

-- Nuk vonoi dhe turma vullnetarësh shqiptarë, që vinin nga sektorët e ndryshëm të frontit, filluan të futeshin në Plavë. Po silleshin gjithashtu edhe të plagosurit. Luftëtarët këndonin me zë të lartë me dy gishta në vesh. Askush nuk dyshonte më se " shkjau " ishte thyer dhe lufta kish përfunduar me fitore Karavanë pas karavanesh u sollën edhe robërit e luftës. Shumica ishin të ushtrisë së Mark Milanit. Edhe trofet e luftës s' ishin të pakta. Shumë nga vullnetarët Shqiptarë të Plavës, Rrugovas, të Rrafshit të Dukagjinit dhe Malësorë të Gashit të Krasniqës, mbanin në supe nga dy armë. Përveç armëve, ishin kapur edhe shumë kuaj kavalerie e transporti, të cilët ushtria malazeze e shpartalluar kishte qenë e detyruar t' i braktiste gjatë tërheqjes. Së fundit në Plavë hynë udhéheqsit e luftës.

-- Të nesërmen e ditës së fitore në Plavë erdhei vetë Ali Gucia. Populli duke brohoritur u grumbullua rreth tij. Aliu hipi nënjë çardak të beledijes ( bashkisë ) dhe foli për rrethanat në të cilat u fitua lufta. Kur ai tha se merita për fitoren u takonte "memleqetit " ( popullit ) dhe " shehitve " ( dëshmorve ) të rënë në luftë, të gjithë sa u ndodhën në shesh njëzëri brohoriten duke thirrur:
" Zbrit pashë prej çardakut ! Të duam në mesin tonë. Rrnoftë !". Ali Gucia zbriti dhe u përzie në turmë. Populli dhe luftëtarét e kthyer nga fronti, të shkrirë në një masë të vetme gjatë gjithë ditës u ndieën nëpër Plavë duke kënduar, pa pyetur për të ftohtit e dimrit. Sikurse tregonin ata që përjetuan atë ditë, gëzimi e festa kishin qenë të jashtzakonshme. E njëjta gjë u përsérit edhe në Guci.
Ali Pasha u ndodh edhe atje, i pritur e i përcjellur si një hero.


9. Rrethanat e fitores

Shumë komente u bënë në atë kohë rreth fitores së bujshme të Shqiptarëve ndaj ushtrisë së rregullt të Malit të Zi, e cila ishte e pajisur me të gjitha mjetet e luftës dhe zotronte armët më moderne të kohës. Komandanti i saj, vojvoda Mark Milani, gjithashtu gëzonte reputacion e një ushtaraku guximtar e të talentuar. Mos vallë Shqipatarëve u ndihmoi fati ?.

-- Të dhënat lidhur me përgaditjet e Shqiptarëve për të mbrojtur vendin të bindin se fitorja nuk ishte rastësi. Së pari, ideja për të kundërshtuar pushtimin qe e përgjithshme në Plavë e Guci dhe , së dyti, përgaditjet për mbrojtje kishin filluar me kohë edhe ishin bérë të studiura. Për këtë qëllim Ali Gucia me krerët dhe bajraktarët e krahinës kishin siguruar edhe ndihmën dhe përkrahjen edhe nga krahinat e tjera Shqipatre.

-- Në bazë të planit të luftës ishin parashikuar tre vija mbrojtje. Vija e parë ishin kreshtat malore, kryesisht përgjatë Visitorit. Kjo vijë konsiderohej e kalueshme. Forcat Shqiptare më tej do t' i prisnin malazezët në bregun e lumit Lim dhe në rastin më kritik, Shqiptarët do të tërhiqëshin në pozitat e treta përmbi qendrat e Plavës dhe Gucisë, duke i lënë provizorisht të dy kéto qendra në duart e armikut. Pastaj me një kundérsulm të shpejtë nga krahët dhe duke i kaluar një pjesë të forcave në shpinë të armikut do té kryhej rrethimi dhe shpartallimi i tij. Llogaritej qé forcat e vendit, me ndihmén e atyre nga Rrafshi i Dukagjinit dhe Malësija, ishin të mjaftueshme pér një opercion të tillë.

-- Shumëçka u zhvillua sipas parashikimit. Trupat e Todor Milanit depertuan nga sektori i Gucisë me anë të Visitorit, Previjës e të Gërçarit, kurse ato të Mark Milanit nga Qafa e Xhamisë Pepaj në një krah dhe nga Sekirica e Arzhanica në tjetrin. Por sulmi i furishëm malazez ndaj pozicioneve té dyta Shqiptare nuk pati sukses. Vullnetarët Shqiptarë jo vetëm e prapsën armikun por edhe i prenë shtigjet në të dy frontet, si nga Previja e Gucisë dhe në sektorët kufizorë të Plavës ku prishën dy urat e Lumit Lim, një në Brezovicë dhe tjetrën përposh Murinës, si edhe trapat në vahet e Çelikgradit e të Skiqit të Poshtëm kështu batalonet e armikut që ishin futur më në thellësi, sipër nga Prelimpali dhe poshtë Sokiricës, duke avancuar drejt Pepaj - Arzhanicës, Velikës e Nokshiqit, u gjetën para një sulmi té paparashikuar dhe ranë në rrethim.
Ndërkohë përmbi Lipovicë depërtuan forcat Shqiptare të përbëra nga vullnetarë Krasniqas, të Rrafshit té Dukagjinit e Kelmendas. Forca të tjera të Rrafshit të Dukagjinit, kryesisht Podguras, Vokshas, Strellcas dhe Batushas, ranë nga ana e Plavës, përmas Qafave të Diellit e të Çakorrit dhe i erdhën Jakup Ferit në Nokshiq. Në këto rrethana fati i luftës dukej i përcaktuar.

-- Sa për Jakup Ferin, siç dihej, ai ishte i vendosur që me allain e tij të vdiste brenda rrethimit të parë në Kosë të Nokshiqit, duke zënë pozicionet e llogoreve nën Çelikgrad për t' i sulmuar nga mbrapa malazezét e për t' u prerë me pas rrugën e tërheqjes. Késhtu, duke u rënë atyre në shpinë kur sulmonin drejt Plavës dhe duke u penguar térheqjen kur ata në panik, pasi nuk mundën të kapin Plavén, tentuan të kthehen prapa, Jakupi térhoqi mbi vete forcat e shumta malazeze që mbushnin fushat Komaraj, Metoris e Racinë, e qé me çdo kusht kërkonin të arrinin bregun e lumit Lim dhe të dilnin përtej né fushën e Ivanopoljes ku mund té bashkohëshin me trupat e Todor Milanit.

-- Përleshjet në llogoret e mbrojtura nga Jakup Feri ishin të mëdha pér të dy palët.
Këtu u ndesh këmbsoria dhe kavaleria - elita e ushtrisé malazeze e prirë nga vetë Mark Milani, qé i rrethuar prej një suite vraponte majë kalit me shpatë zhveshur duke bërtitur: "Napred !".
Ushtria malazeze bënte çmos të çante rrethimin e të kalonte pérmbi ato llogore që i zinin rrugén e vetme té shpetimit, mirpo qëndresa e forcave të Jakup Ferit brenda llogoreve dhe ndjekja nga mbrapa e allajve Shqipatre, e detyruan të pranonte luftiminkasapanë, ku vriteshin e thereshin njerëz dhe kuaj.
Në pérfundim, vetém Mark Milani me disa shoqëruas, si edhe një pakicë ushtarësh mundén ta kapërcenin lumin Lim. Në fushën e luftës, veç të vrarvë, mbetën rob më tepér se 2 batalone ushtarësh të rregullt. Gati tre batalione bëheshin të plagosurit e kapur.
Por edhe nga ana e Shqiptarëve pati mjaft të vrarë dhe të plagosur.
Sipas Hoxhë Nokshiqit, aty ngeli i vrarë edhe Jakup Feri. ( Sipas disa të tjerëve ai qe vrarë në Nokshiq ). Ndonse lufta përfundoi me fitore, Shqipatrët nuk i ndërprenë veprimet luftarake. Duke shfryatëzuar avantazhin ushtarak e moral të krijuar, ata i ndoqën mbeturinat e ushtrisë malazeze përtej Limit, të cilin e kaluan me humbje fare të pakta ( disa viktima që u mbytén në ujë ) dhe zbritënnë Ivanpolje.
Me këtë rast, si nd'shkim pér prishjen e Nokshiqit dhe të disa katundeve të tjera Shqiptare, u dogjën katundet malazeze të Velikës, Brezovicës,Arzhanicës, Pepajt.

-- Sipas fjalëve që qarkulluan né atë kohë, përveç Mark Milanit humbje jo të vogla pësoi gjatë tërheqjes edhe Teodor Milani. Ai gjithashtu pati mjaft të vrarë e të plagosur dhe ju zunë rob afro dy batalione ushtarësh.

-- Në një këngë popullore të Rrafshit të Dukagjinit, e cila kaloi nëpër " Lahutën e Malsisë " thuhet:


Njiqind vetë sot na kan mbetë
Tre me emra po ja u kallzoj
Nja ma i pari Sadik Hamza
E i dyti Çel Shabani
Haj madet për Jakup Ferin

Çe janë këto gjama që bje era
Po luftojn Rugova e Peja
Na asht rrasë shkjau te dera
Dem Isufi trim si fjera
Bje në Nokshiq e nxjerr tre krena


Rexh Abdija, zogu i atit
Fyt për fyt me djelmt e Markit
Mark Milani po bën be
Me ksi trimash kurr s' jam pre


Po hip Marki në Previje
Shikon Limin me tyrbije
Ça ky Lim qi dirgjet zi
Haj medet vojnikët e mi


Çka ka Limi qi dirgjet gjak
Po lufton Shqypnija e ngratë
Nuk po çon trupat shumë larg
Deri ne Taslixhe e Vishegrad


Po kuven Komi me Zekin
Qysh se çela sofér me Mretin
Kurrë ksi trima skak zatete
O dalë marki opet në Previe


Ni myhlet mori Shqipnie
Prej sabahit deri n' iqindie
Sa të kcej Qafën e Previs
Po të baj be në kryq të kishës
Nuk i lypi ma sefer Shqipnis.


Me kët rast, për krahasim me ngjarjen e përshkruar më sipër, sipas tregimeve të pleqve, po japim përmbajtjen e faqeve 76 e 77 nga Vepra " Lidhja e Prizrenit"botim i vitit 1940: " ... Knjazi si e pa që që me gjithë ndërmjetsinë e Rusisë e të pushteteve të mëdha, nuk qe e mundun me e marrë Plavën e Gucinë me pushkë, thirri Mark Milanin e Todor Milanin, të dy komandantë nga origjina Shqiptare, që kishin fitue famë në luftën turko - malazeze, që të përgaditeshin me pushtue Plavën me Gucinë. Lidhja e Prizrenit si muer vesh që Mali i Zi po përgadite për sulm, bani një mbledhje të madhe në Prizren dhe qiti kushtrimin.
E përnjiherësh 40 bajraktarë u gjënden në kufi me fuqinat e tyre, përveç ktyne edhe Kosova. Dibra e Shkodra dërguan ndihmë simbas nevojës. Rreth datave 5 ose 6 kallnduer, si u kryen provokimet nga trimat e Jakup Ferit ( të cilët ishin vendosë të humbasin edhe jetën ) Çel Shabani, Nure Kurti dhe Kurt Asllani, u hap lufta; Malazezët kundérsulmuan, por ushtria e Mark Milanit u mesyë prej fuqisë së Lidhjes në fushë të Nokshiqit. U zhvillua një luftë e rrebët dhe e përgjakshme, të dyja fuqitë iu afruan njana tjetërs, u lanë pushkët dhe u përdoren jataganat e s' ishte e mundur me ja u pre hovin Shqiptarëve.
Malazezët u thyen keqazi dhe ranë në lumin Lim për me dalë përtej ujit e me u bashkua me pjesën tjeter me Todor Milanin por, prej shpejtsisë, u mbytën shum prej tyne. Disa nga Forcat e Lidhjes e sidomos Plavasit e Guciasit, duke i ditun vendet mirë nxituan pér t' i pre rrugën ushtrisë së Mark Milanit e të tjervët, e prej kodrës së Nokshiqit nga ana e Ivanopoljes, si e vunë përpara ushtrinë e thyeme të Malit të Zi hynë edhe nëpre tokat e Malit të Zi. Humbjet e malazezvët kjenë të mdhaja. Të vramunit mbetën gjithë dimnit mbi tokë pa u futë né dhe, pse malazezét nuk guxojshin me u afrua për të vorrosë... Me rastin e fitore së Shqiptarvë në luften e Nokshiqit, i gjithë shtypi i botës aso kohe filloi me u marrë me çeshtjen Shqiptare, e sidomos fletoret e Vjenës e t' Iatlisë e theksuan ma tepër trimnin e Shqiptarvét që ia kaloi asaj malazeze.
U tha që u ngjallë prapë fama e Skënderbeut, të përkohshmet zunë me u marré me Historinë e Shqipnisë e me luftnat ngallnjimtare të Skënderbegut, nji za simpatie u ndigjua në të gjitha anët e Evropës për kombin Shqiptar.
Qarqet politike e diplomatike të Austro - Hungarisë talleshin duke thënë se Kongresi i Berlinit ja bani si ay motit, që vajti në han, hangri e piu dhe bani llogarinë sipas qejfit të tij, për pa e pyetë hanxhiun".


10. MBAS FITORES

Pas thyerjes së ushtrisë malazeze në Nokshiq, kryekomandanti i forcave Shqiptare, Ali Gucia, shpejtoi t' u jepte lajmin e fitores të gjithë krahinave të Shqipërisë. Njëkohsisht u njoftuan telegrafisht edhe përfaqsitë e shteteve Evropiane në Shkodër, Manastir e Shkup dhe klubi i Shqiptarëve në Stamboll. Rrugët ishin plot vullnetarë që ktheheshin nga fronti, ndonsë me urdhër të Aliut kufiri vazhdoi të ruhej.
-- Plava e Gucia si qëndra të Krahinës prisnin të ardhur nga té katér anét. Sipas dëshmitarëve okularë, njërzia silleshin poshtë e lartë pa pushim; të gjithë festonin plot gaz; kënget piskasnin ngado dhe shumë pushkë zbraseshin në hava ose gjuheshin nishane... shkurt entuziazmi kishte arritur kulmin. Në gjithë këtë gazmend ndoshta vetëm Ali Gucia ishte i përmbajtur. Ai këshillonte njerëzit që të mos harxhonin fishekét kot, mandej provokoi edhe një " mbledhje mexhlisi të memleqetit ", të mbanin një disiplinë të fortë në Krahinë.
Me kërkesën e Ali Gucisë u vendos që para se të organizohej festa e fitores t' u bëheshin nderimet e rastit dëshmorëve të rënë në luftë. Pér këtë qëllim burra e gra u shpërndanë gjithandej me lopata në duar për të kërkuar në déborë trupat e të vrarëve.
Më se 10 mijë vetë për 7 ditë u endén poshtë e lartë duke pastruar llogore, instikame dhe vendet e ndryshme ku ishte zhvilluar lufta. Në " bylykun " e grave printe Çika e Nokshiqit, e cila pastroi nga dëbora llogoret e Çelikgradit.
U nxor edhe shumë matrial ushtarak i llojeve të ndryshme, pushkë kapaklije, huta, martina, armë ruse të sistemit të fundit etj.
Kanali përbrenda dukej si i veshur me cohë të kuqe nga që gjaku i ngrirë mbulonte gjithë trullin.
Në kanal u gjet edhe njé bajrak ( flamur ) me ngjyra kuq, jeshil, bardh, me shkrim " Kurora e Petroviqëve " që i takonte Zetës.
Pra u kuptua se aty kapitulloi elita e trupave të Mark Milanit dhe shtabi i tij madhor gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin Lim.

11. FESTA e 20 Janarit për FITOREN


Me përfundimin e punës për gjetjen dhe varrimin e dëshmorëve, Ali Gucia urdhëroi fillimin e festimeve. Natyrisht populli kishte filluar të festonte edhe pa urdhrin e tij.
Këtë e dëshmonin edhe shtépitë e ndriçuara gjatë 10 netëve rresht, kurse majë maleve zjarret gjithnjë të ndezura. Ndriçonin gjithashtu taracat e shtëpive dhe minarët e xhamive ku në anë të ndryshme digjej vajguri i përzierë me hi.

-- Veçanarisht pas fillimit zyrtar të festimit të fitores njërzit, me veshjet e tyre më të mira, mbushen sheshet e qyteteve dhe të fshatrave. I madh e i vogël përshendetej me fjalët:
" Sot është bajramlluku i madh qi na shpëtoj vatani ". Ndërkohë luftëtaret që vinin e shkonin e uronin popullin e Krahinës me fjalët: " E gëzofshi vatanin !", kurse kënga që këndohej me gishta në vesh e që dëgjohej nga distancat e largëta nuk pushonte.

-- Edhe grarija manifestonte gëzimin e fitores. Prej së largu dukeshin grupe grash që vallézonin nëpër oborret e shtepive pa pyetur për të ftohtit e madh. Këngët e tyre u thurnin lëvdata burrave që ranë dëshmorë për vatanin.

-- Nën kujdesin e Ali Gucisë ishte organizuar përgaditja e ushqimit për vullnetarët nga krahinat e tjera, që ende ndodheshin në Krahinë. Për ta, sikurse gjatë ditéve të luftës, gatuhej dhe piqej buka nëpër furra, therej gjëja e gjallë dhe zihej mishi nëpër kazanë dhe pastaj ushqimi transportohej kudo ku ata ndodheshin duke ruajtur kufijtë së bashku me vendasit.
Edhe në këto pika festohej sikurse në qytete e katunde, duke i dhënë kështu gjithë Krahinës pamjen e një dasme të madhe.

-- Dëshmitarë të pranishem në ato ditë kanë pohuar se me fillimin e festimeve në Plavë e Guci filluan të vinin njerëz prej Krahinave të ndryshme të Shqipërisë.
Lajmi i fitoresqe përhapur vetëtimthi. Delegacioni i Shkodrës përbëhej prej Isuf Sokolit e Islam Sokolit, Beqo Qoshes e Hasan Hotit, Çun Mulës së Kelmendit, Ujk Gilës, Filip Sumës, Gjon Muzhanit etj.
Nga Kosova erdhën Idris Sala e Sali Jahjai, të cilët sollën edhe një " mesazh " nga kryesia e Lidhjes së Prizrenit për Ali Gucinë dhe " memleqetin " e krahinës së Plavë Gucisë, që përgëzonte për fitoren dhe njëkohësisht ngushëllonte për humbjen e Jakup Ferit e të dëshmorëve të tjerë të rënë në luftën e lavdishme " për vatan e sibijan ".
Peja dërgoi Shaban Begun e Nuri Çaushollin, kurse Gjakova përfaqsohej prej shumicës së krerëve e bajraktarëve që ndodheshin prezent në Plavë që më parë. Pritej nga çasti té vinte edhe Haxhi zeka e Sulejman agë Vokshi, të cilët çmoheshin shumë për rolin e veçantë në arritjen e fitorës.
Ali Gucia pati thënë se Haxhi Zeka e Sulejman agë Vokshi " janë dostat t' anë", dashamirët ma të mdhej té memleqetit të Plavës me Guci; këta na mbajten gjallë me bukë, na mbajtén me gajret, itikat dhe ahlak, këta e dhanë atë ndihmë ekonomike e morale që ndikoi shumë për fitimin e luftës. Pa ndihmën e tyne nuk mund të fitojshim kundra ordisë së knajzit të cernagorvet..."

-- Gradualisht në Plavë mbërriten edhe njërzit nga Dibra e Ohri. Ndër ta ishin Zenel efendi Bllata, Nexhip Rakip beu dhe të tjerë bajraktarë e pari në emër të Rexhep Pashës, Ahmet Muhtari dhe përfaqsuesit e Iljaz pashë Dibrës. Nga Tetova e Gostivari dhe Mitrovica erdhën grupe të tjera. të ardhurit u vendosën në konakët e Ali Gucisë dhe të Bilal agë Shehut, që e zëvendsonte Jakup ferin.

-- Pritjen e parë për miqtë e béri Ali Gucia në kërshllajat e tij e në Guci, pastaj e gjithë paria dhe miqtë së bashku me Aliun zbritën në Plavë dhe zunë konak te xhaxhai i Ali Gucisë, Hysen Begu. Natyrisht një pjesë e miqve u shpërnda edhe në shtëpi të tjera të Plavës dhe té katundeve përreth. Festimet vazhdonin pa u ndërprerë as ditën e as natën...

___________________________________

1.--- Me fjalen " dost" quhej njeriu bamirës e dorëleshuar që ndihmoi luftën, sakrifoi e shkriu pasurinë për të . I tillé ishte Haxhi zeka dhe Sulejman agë Vokshi, mbas té cilit ishte lidhur Rrafshi i Dukagjinit, burrat e të cilit dhanë një kontribut të veçantë për arritjen e fitores.
2.--- Ndër delegatét e shumtë të kazave të tjera té Shqipërisë dallohej edhe Bido Gjoleka nga Kuçi i Kurveleshit të Labërisë. Bidoja kish ardhur nga Kurveleshi të ndihmonte né luften kundër " Karadakut ". Aime suitën e Ali Gucisë. Pas fitores Bidoja mori për grua një stërmbesë të Ali Gucisë. Dikush ka thënë se ishte një shërbëtore e haanmit të Aliut, që e dashuroi Bidon dhe ai dha madje e përcolli me pajë e stoli deri në Shkodér. Ali Gucia kështu deshi të rrespektonte " shtëpinë e Gjonlekës ", sepse diçka kishte mësuar rreth historisë së asaj shtëpie.

-------------------------------------------------------

-- Për pritjen e Ali Gucisë me shokë dhe të miqve kishte dalë i gjithë populli i Plavés, duke krijuar dy vargje të gjatë në të dy krahët e rrugës që çonte në qytet. Në gëzimin e përgjithshëm përsëri filluan të zbrazeshin armë.
Kjo e detyroi Ali Gucinë edhe një herë të urdhëronte që të ndalej pushka e të mos shpenzohen kot fishekët , por këtë herë askush nuk dëgjoi. Ndërkohë shumë myhtarë ( kryepleq ) lagjesh e katundesh iu paraqitén pashës me nderime e duke takuar duart me të i thoshin: "Memleqeti ka festë e nuk kemi se ç' i bajmë këtij hallki".
Këngët ushtonin vazhdimisht dhe vallet nuk kishin të pushuar. Me këtë rast krisén tupanat dhe tallallët lajmruan që banorët e Plavës të dilnin në fushën Meteris, kurse ata të Gucisë në fushën Begllik.
Në këto dy fusha këngët, vallet dhe gëzimi do të vazhdonin pér një javë pa ndërprerje.

-- Ditën e dytë të festës Ali Gucia me miqtë e ardhur dolën e u drejtuan të varret e dëshmorëve në Pérnjavor mbi " sheherin " e Plavés, ku ishin varrosur qindra Shqiptarë të vraré né fushën e nderit për mbrojtjen e Atdheut. Mbas tyre në varreza bëri homazhe edhe gjithë turma e popullit. Ali Gucia mbajti me këtë rast një fjalim, ku ndër të tjera tha: "O ju shehita ( deshmorë ) si dhatë jetën për këtë vatan e sibijan.

E lehtë ju kjoftë lëdina, akulli, bora e sorotina.
Ju nuk keni dekë, por keni le.

Në sajë tuej shpëtoj Krahina, kjo tok e bekueme, vatani i jonë i amshuem. Në saj të gjakut tuej të derdhun në huxhum ( sulm ) kundra cërnagorvet. Ju me forcat tuaja i zbrapsët si gazillarët ( si heronjt ). Pra sot me ju krenohet e gjith Arbnija. Juve nuk do të harroheni sa të jetë jeta. I gjith fisi i juaj do të ju kujtojë brez pas brezi. Nipat e stérnipat do të kéndojnë kangët e trimnisë tuej. Nipa e sternipa do t' u falen mbi varr, do t' u bajnë zijaret në çdo bajram. Edhe ti shpirtmadhi Jakup Feri, që na le namë e jehonë për me shpëtua këtë vatan e sibijan, do të jesh i paharruar për të gjthë brezat e Arbnisë ".

Pastaj Ali Gucia drejtoi sytë nga mali Visitor dhe tha:
" O ju Bjeshkët e Nemuna.

A asht gjykue prej orës së malevet o prej zanave të bjeshkëve të vallzojnë shtoj Zot vallet për fitoret tona mbi ordinë e knjaz Nikollës, A i këndojnë kangët e trimnisë Jakup Ferit, Çel Shabanit, Nuro Kurtit e Kurt Asllanit ? cernagora dhe knjaz Nikolla a këtu po i lani gjynahet?...".

Pastaj Ali Gucia iu drejtua grupeve të popullit e të miqve që e rrethonin: " Mbi varret e ktyre shehitve sot po japim fjalën, po japim besën që do ta mbajmë edhe tash e mbrapa vatanin tonë po simbas amanetit të të parvet e simbas luftës që bamë sot, e të mësojmë brezin e ri, djelmt, nipat e stërnipat si edhe ata të luftojnë kështu siç luftuam ne.
Pasardhsit tanë le të marrin shembull prej gaziut Jakup Feri dhe të Ismail Omeragës, që edhe ky ra shehit pak para ksajë lufte, në përpjekje me bandat malazeze që na patën ngacmua. Kryet e Smajlit ja prenë cernagorët dhe ja çuan knjazit në Cetinjë. Pra djelmnia e brezave të ri arbanas të mos e harrojnë se çka bani vaki. Mos të harrohet se edhe të gjithë neve kështu së bashkut që jemi memleqeti i Gucis, zbresim prej Lekvet të Malsis, pra jeni po nipat e vet Lek Dukagjinit e të një gjaku e vllaznije edhe me kryetanin Skënderbeg ".

-- Më tej Ali Gucia foli pér luftën: " E muert veshë që të gjithë, se Mark Milani me ordinë kapërcej lumin Lim dhe ordija e tij u derdh fushës së Nokshiqit e deri në Komaraj, ngjitun shehrit të Plavës nga njana anë dhe fushës së Rracinës e deri n" afersi e kalasë së shehrit në lagjen Medunaje n' anë tjetër.
Jakup Feri kje ai qé diti me manovrue dhe dredhoj allajet e tij e të tjervët në formacione çetash, e kështu ndihmoi edhe forcat tona që malazezet u gjetén në kundër rrethim. Pastaj mbasi tanët zunë vendet strategjike kodravet, qafavet e majeve, si për rreth Plave ashtu edhe Gucie, u vendos kundersulmi mbi ta. Përleshjet vendimtare u banë nga të dy ballnat, por rolin vendimtar për fitorën tonë e solli rezistenca heroike e Çelikgardit që n' ushtrinë armike krijoi atë panik sa edhe vet komandanti Mark Milan u hutue aq keq sa që u shtrëngue t' a kthejë ushtrinë kah bregu i Limit tue shpresue të paketën me shpëtue lëkurën.
Mirëpo edhe ky manovrim i tij ishte me vonesë pse përpara tij zbritën forcat e Jakup Ferit. Para llogoreve të Çelikgradit, që ishin në duer tona, u ndeshën malazezét që pësuan ato dame të ndieshme në njerëz e matrial . Për anmikun nuk pati rrugëdalje tjetër veçse të hidhet në lumin Lim. Në atë lumë të thellë e të rrëmbyeshëm u mbyt shumica dërmuese e ushtrisë malazeze gjith' ata që nuk kanë ditun not".

-- Fjalën drejtuar luftëtarëve të Rrafshit të Dukagjinit Ali Gucia e filloi kështu:

" O Rrustem Uka, O Hamza agë Batusha, O ju krenë e bajraktarë.

SI të gjithë juve ishit krahu i djathtë i Jakup Ferit, që si kreshnikët e dikurshém Muja e Halili sulmuet ordinë e Mark Milanit, prej Qafës Çakorrit, prej Qafës së Diellit dhe e rrethuet anmikun".
Kurse për dëshmorët e luftës ndër të tjera tha:

" Ju shehita, shokët e parë të Jakupit, ti o Çel Shabani, Nuro Kurti e Kurt Asllani që shkritë vehtën pér vatan e sibijan, do të kujtoheni brez pas brezi edhe nëpër kangët e nanavet të ardhéshme që do të ju këndojnë trimninë tuej fëmijve në djepa. Edhe ju sokola mali Ali Neza e Kadri Bajri, Binak Alia e Ahmet Çela, që sod po jeni gjallë e shëndosh e mirë, që jetoni e gëzoni së bashkut me ne, pash Zotin t' i mësoni edhe tash e mbrapa meshkujt tuej ( djelmninë ) si té luftojnë po për vatan e sibijan, se vatani asht përmbi të gjitha, e kemi së bashkut dhe ashtu na e patën lanë edhe gjyshët e stërgjyshët tanë në amanet. Ju që të gjithë e dini se jemi të nji kanuni ( do të thotë të një kombi ) Arbanas - Shqiptarë, të té fisit të famshëm Dukagjin, pra ne jemi qé të gjithë nipat e Lekve të Malsis".

-- Pastaj Ali Gucia iu drejtua një grupi grash, shumica me tylbente të bardha në kokë, që rrinin pranë varreve të dëshmorve duke qarë pa zë të aférmit e tyre të vrarë.

" O ju fisnike të Krahinës s' onë kreshnike, tha ai ndër të tjera. Ta dini se e keni gjithmonë për amanet për ti ba vatanit edhe këti memleqeti, se e keni për borxhin e Zotit ".

Pleqtë pjesëmrrës në atë ditë të rrallë mbanin mend se Aliu, duke treguar me gisht njërën nga femrat qé ndodheshin aty, të cilés ata s' ia kujtonin emrin, kidhte thënë:
" Qe atje ajo Zana e Malit, Çikë Nokshiqi, ajo mundi té shpëtojë prej zjarmit ma tepër se 100 shpirtna njerëz prej kullés së Nokshiqit, që malazezët e kishin ngujue dhe kullës i kishin vue zjarmin.
Pra ajo bijë Shqiptare ndihmoi Jakup Ferin. Këtu ka shumë gra si kjo që luftuan barazi me burra ".

Kur Ali Gucia thirri: " Fisnike, çonu në kamë "

U pa se disa gra ishin té armatosura me pushkë, kurse rreth belit u sillej gjerdani i fishekëve. Ndër gratë e armatosura shquhej vajza që tregoi Aliu, e cila mbante në krah një pushkë " martinë ".
Njerëzit mësuan se arma e shkélqyer dhe 10 copë fishekë kishin qenë dhurata e Jakup Ferit Pér atë fisnike.

-- Pas përfundimit té ceremonisë Ali Gucia dhe gjithë masa e popullit iu drejtuan qytetit me hapa të ngadalshëm. Luftëtarët si gjithnjë kéndonin këngë trimërie. Në Plavë Aliu me miqté nga Krahinat e tjera u vendos në konaqet e Hysen Begut. Pikërisht në ato çaste mbërriten prej Peje Haxhi Zeka e Sulejman agë Vokshi, që konsideroheshin, sikurse asht pérmendur, ndër miqtë më të shquar të Krahinës. Grupet e njerëzve, që me këngë e valle vazhdonin të vinin nga Gucia dhe katundet, i përshendesnin ata me brohori Festimet kishin hyrë në zhvillimin e vet të plotë.

-- Ditën tjetër, domëthënë me 21 ose 22 janar ( 1880 ), kur Ali Gucia me miqtë dolën nga konaqet e Hysen Begut, panë se rruga në të dy anët ishte mbushur me njeréz. Rreth 500 hapa ishin shtruar me qilima e sexhade. Prej shtallave ishin nxjerrë kuajt atllarë dhe mbaheshin për kapistrash. Dalloheshin atllarët e udhëheqësve, Ali Gucia dhe të tjerëve, që mbaheshin për frerësh nga disa nuse e çika të bukura të lagjës për të treguar respektin e veçantë të popullit për ta.
Thuhet se kur aliu urdhëroi që t' i sillin kalin, graria e pyeten se ku do të shkonte dhe iu lutën:
" Mos na lini vetëm ". Aliu ndonëse i mallëngjyer e mbajti veten dhe u pérgjegj: " Do jemi me ju. Mos tuteni bija Arbnore ".
Mirpo kortexhi nuk po i ndahej. Atëherë ai qëndroi për një çast para turmës dhe tha: " Do të jemi me juve. Me juve asht gjithnji Rrafshi i Dukagjinit, asht Malësia e Gashit, Krasniqës, asht Kosova mbarë, edhe Shkodra, asht në një kohë edhe e gjith Arbnija. Kamba e shkajut nuk do të shkeli kurrë në Krahinën tonë.
Lironi rrugën. Miré u pafshim. Ejvalla ".
Pastaj turmat e popullit hapën rrugën duke i ndjekur udhëheqsit me sy deri sa kaluan kodrën e Zavershit pér në Guci.

-- Edhe në Guci i gjithë populli kishte dalë në pritje plot gaz e këngë. Përpara e mbrapa miqve njerézia kërcenin e këndonin duke u sjellë rreth e rrotull.

-- Krerët e bajraktarët zunë vënd të gjithë në konaqét e Ali Gucisë, " Kërshllajat " e të cilat u mbushën plot. Këtu qëndruan tre ditë e tre net.
Ndërkohë pérpara sarajeve ndahej bukë e mish pér këdo, si në një panagjyrik të vërtetë. Thuhej se kur në saraj po festohej, Mulla Jaha, kadiu i vendit, dhe Binak Alija, i pari i Krasniqës, qé ishin njëkosisht edhe késhilltarét e Aliut i propozuan atij që të vishej " resmije "( do të thotë me uniformë).
Aliu kishte refuzuar me zë të lartë sa ta dëgjonin edhe miqtë dhe kishte thënë se preferonte veshjen popullore, që kishte, d.m.th. kostumin kombëtar me tirqet, xhamadanin me ar dhe qyrkun e zi krahëve.
Të pranishmit me kétë rast e kishin pérshendetur me fjalët " Aferim, Ali Pasha !".

-- Më pas dikush prej delegatëve i kish thënë Aliut: " Lumi ti që je bir i këtij memleqeti trim e fisnik".
Të tjerë ishin shprehur se memleqeti i Plavës dhe Gucisë ishte i mrekullueshém. Disa i kishin thënë se personin e tij e donin dhe e nderonin të gjithë Kosovarët. Dikush nga Shkodra qe shprehur se Ali Pasha ishte miku i Shkodranëve dhe Krahina e Plavés e Gucisë dikur kish qenë e lidhur me Shkodrën.
Prandaj Aliu duhet ta vizitonte një herë Shkodrën. Kurse Haxhi Zeka e Sulejman agë Vokshi ishin shprehur se Aliu më parë duhej të shkonte né Prizren ku e prisnin gjithë shokét e Lidhjes, pastaj të vizitonte edhe Gjakovën edhe Pejën.

-- Ditën që Ali Gucia pércillte miqtë nga Krahinat e ndryshme té Shqipërisë, vendosi té mbante një fjalim para popullit që kish mbushur shehrin para sarajeve. Duke qéndruar në shkallét e para ai tha:

------ " O memleqeti i Gucisë

Ju edhe të bit' e juej si luftuat aq me vizhdan për vendin tonë të përbashkét, për këtë Krahinë të bukur ( tue tregue hapsinën me dorë ) të mrekullueshme siç e ka falë vet Zoti, pra për vatanin e përbashkët që e kemi trashigue prej të parvet tanë, prej atyne Lekve të moçem të Malsis Arbanase, tokë e shenjtë e gjithmonë e vaditun me gjak, që e kishte dhe e ka gjithnji lakmi cernagorja.
Pas sodit kjo nahije Bjeshkët e Nemuna do të ketë namin akoma më të madh për burrni e trimni.

-- Nuk ishte lufta e parë kjo. Vendi ynë ka luftue shekuj me radhë kundra pushtuesve. Të parët tonë Lekët e Malcis kan luftue edhe kundra latinvet, mandej kundra sllavëvet, e sidomos kundra ordinave të fuqishme t' osmanlijvet.
Pra lufta për asht ma e ndershme, ka qenë dhe do të jetë far me qitab me dinë dhe me fe, pra ka qenë krenaria dhe lavdia e fisit tonë.

-- Pse të parët tanë kanë ba luftë ? Përse luftuem edhe neve sot ? Luftuem për erz e namuz, për vatan e sibijan, sepse edhe vet feja na thotë " po nuk pate vatan nuk do të keshë as dinë e as iman ( nuk do të keshë as erz e as namuz )"... Lufta praqenka e detyrueshme për të mos e lanë dushmanin me shkelë në vatrën tandë, në tokën tande...

-- Sahi e vertetë, dasëm pa mish nuk ka, theksoi Ali Gucia. Nuk mohohet se edhe Krahina e jonë hupi shum burra e djem të ri. Na u vranë ma shumë se 1000 veta dhe na u varruan ( plagosen ) ma se 600 veta. Ashtu edhe prej Rrafshit të Dukagjinit dhe prej Malsis Gash e Krasniqe u vranë e u shituenë me qindra burra, në vendin tonë, por në tokën e përbashkët të vatanit të përbashkët. Pat njerëz që erdhën e dhanë jetën në vendin tonë edhe prej fiseve tona të Kelmendit e të Dukagjinit të Gurit.
Hallall u kjoftë !
Lavdija e Zotit kjoft mbi ata dhe rahmeti " dritë paçin, xhenet meqan u kjoft. Amin !.

-- Pra luftën e fituem të gjithë së bashkut në sajët tand o memleqet, me ndihmën e gjith Arbanasvet ( Shqiptarvët ) dhe knjaz Nikollës iu thye itikati. Vojvodat e tij katandisén me pi helmin; i pari Mark Milani.

-- Musafirët po na largohen. Ne i përshëndesim dhe po i lusim të mos na harrojnë. Atyne u urojmë udhën e mbarë ! Rrnoft gjithë Arbanija ! Rrnofshin krenët Arbanasa ! Rrnoft mexhlisi Arnaut në Prizrend ! Rrnoft Rrapshi i Dukagjinit me shehre, me Malsi e nahije ! Rrnoft Kelmendi, Dukagjini, Shkodra e Malsija ".

-- Njëkosisht Aliu u ishte drejtuar edhe miqve, të cilëve, sipas Hoxhë Nokshiqit, u tha:

------- " Ore vëllazën e miq !

Siç po shikjoni edhe me syt' e juaj se si ju priti memleqeti i Plavës me Guci. Ju e patë gëzimin e të gjithëve po në fytyrat e njerëzve, sepse jemi të lidhun ngushtë njani me tjetrin, pse jemi véllezër, të bijt e një fisi e të nji gjaku Arbnor. kemi një shpirtë e një zemér të bashkuem, siç asht e lidhun edhe mishi me thonjtë.
-- Edhe ju u gëzuat së bashku me ne që u fitue lufta, po ajo u fitue me ndihmén e të gjithvet, ishte ora e malevet me ne.
-- Mos harroni t' u kallzoni njerézve tuej gëzimet tona
-- Me anën tuej u bajmë të tanëve shum e shum selam, bile mahsus selam ( përshendetje, bile përshendetje të pérzemrta ).

-- Ani se iu thoni të gjithvet atje, té memleqetit t' uej té math, trimnija e fiseve tona u ndigjue sot gjithkahi pse këtu u dishmue se si neve Arbanasit dijmë të luftojmë kur e do puna për vatanin e sibijanin, sepse kemi zemër, kemi erz e namuz e nuk jemi mësue me kenë " raja ", me u ç' nderue e me u ç' burrnue.
Fisi Arbanas nuk e ban " kabull " me vue kapicë në krye, me ndrue fenë edhe emnin, me shkelë kështu zakonin e Fisit, Kanunin e Lek Dukagjinit.

-- Le të çuditet vet sulltani, të shtat krajlat e ma tepér ata té shkjenisë ( sllavet ), se neve Arbanasit luftuem pa alete ( pa mjete ). E çka do të thotë Kongresi i Berlinit dhe kryetari i atij, Bismarku i Gjermanisë ? Të gjthë do të thonë se " krahina e Arbanasvet Plava me Gucinë, e me fiset e Dukagjinit, e thyen ordinë e knjaz Nikollës aq të zgjedhur e të fuqishme. Pra, ata si thojshin se " nuk ka Arbanie e as Arbanas " sot janë ba pishman. Mirë, po opet Exhnebija nuk kan erz e namuz, sepse mund t' i japin karar të ri qi knjazit të cernagorës në vend të Plavés me Guci t' i japin tjetër tokë Arbnore dhe të memleqetit e të Fisit arbnor.
Kam uzdajë se memleqeti kudo qoftë nuk do t' i léshojë asnji pllambë tokë knjazit të mallkuem që kërkon të bëhet mbret në tokë të huej me zullum hekur e zjarr e në sajë të shkjenisë....".

-----------------------------------------------------

1. -- Ali Gucia, sipas tregimeve të pleqve, ishte njé orator i fuqishem. Ai i fliste popullit në çdo mbledhje me takt e mjeshtri dhe e përfitonte masën pas vetes. Në pérshtatje me psikologjinë e kohës Aliu përdorte shpesh fjalët. "Past dritë ", "past xhenet"."past rahmet"etj. për të vrarët në luftë.

 

12. SHTOJCË PËR NJË DIPLOMACI TË TURPSHME


Vendimi i diplomacisë evropiane për të sakrifikuar Krahinën Shqiptare të Plavës e Gucisë në favor të Malit të Zi ishte sa i padrejtë aq edhe i turpshëm. Për pasojë ai vendim preku e indinjoi të gjithë kombin Shqiptar në të katër anët e trojeve Shqiptare. Kudo flitej me urrejtje për "drejtsinë " e poshtër që Fuqitë e Mëdha donin të zbatonin ndaj Shqiptarëve për të kënaqur knjaz Nikollën
e Cernagorës për t' i mbajtur hatrin carit Rusisë. "Marshallaaa, ç' na qenka drejtësia e Evropës", thoshin me mllef njerëzit.

-- Sidoqoftë fijet në dëm të kombit Shqiptar kishin kohë që endeshin.
Kongresi i Berlinit nuk qe momenti i parë i shfaqjes së tyre. Që në Traktatin e Shën Stefanit të 3 marsit 1878 - tës u dëgjua se, pér hir të paqes, Turqia, që kishte humbur luftën me Rusinë, do të ishte e detyruar prej saj t' i jepte Malit të Zi, Serbisë dhe Bullgarisë një pjesë të madhe të trevave Shqiptare. U hap fjala se Mali i Zi do të përfitonte viset në brigjet e lumit lim duke marrë Rozhajën, Baranën, Plavën, Gucinë dhe Rugovën. "Pale - pale, - thoshin shqiptarët motit, - deri ku do të shtrihet knjazi leckaman ? Si asht mundur që nji grup cubash të egër pa kurrfarë qytetnimi, të krijojnë shtet e qeveri e të zgjanohen në tokat e një kombësije tjetër dhe për hatër të tyne të shfarroset rraca arbnore ?".

-- Kështu, qysh në marsin e 1878 - ës, para alternativës për të rënë nën sundimin e fqinjëve të egër, me të cilët shpesh ishte ndeshur e përgjakur, popullsia e Plavës dhe Gucisë e ndjeu veten në pozitë tepér të vështirë.
-- Vendimet e Kongresit të Berlinit, që u hap në vitin 1878, për të rishikuar Traktin e Shën Stefanit, me qëllim që t' u viheshin kufi synimeve të Rusisë, qenë momenti i dytë ku u konfirmua rënia e Plavës dhe Gucisë nën robërinë malazeze.

-- Dihet se në mbrojtje të trojeve Arbnore u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila shpejt organizoi qëndresen e gjithanshme deri edhe me armë.
Mali i Zi e provoi në Plavë e Guci forcën e besëlidhjes Shqiptare, që e detyroi të tërhiqet me humbje të rënda. Kështu vendimet e Fuqive të Mëdha në favor të tij u konkretizuan fillimisht vetëm në Tivar, Podgoricë e Shpuzë ku malazezët patën bashkpunimin e forcave ushtarake osmane.

-- Knjaz Nikolla, pasi mori Podgoricën dhe Shpuzen, filloi t' i drejtohej Turqisë,Rusisë dhe Fuqive të Mëdha që të ndërhynin në dorëzimin edhe të Plavës e të Gucisë, për të cilat kishin pengesa. Fuqitë e Mëdha nënshkruese të traktatit, bënë demarshet e rastit pranë Portës së Lartë, por kjo fajësoi Shqiptarët për pengesat e krijuara, madje propozoi formimin e një komisioni evropian që të hetonte çështjen.

-- Për përgjigjen e Portës së Lartë u njoftua knjaz Nikolla, i cili sigurisht e dinte me kohë se ku ishin pengesat, veçse kishin dashur ta kryente aneksimin pa probleme. Pasi s' i mbeti rrugë tjetër për të hyrë në Plavë e Guci, knjazi i Cetinës filloi të përgaditej për luftë.

-- Së pari u dergua një fuqi prej 10 batalonësh në Podgoricë, Shpuzë, Zhabjak e Kuç, e cila ishte e pajisur edhe me 14 topa. Komandanti, Jovan Pllamenaci, e bëri kétë sepse kishte frikë nga një kryengritje e Shqiptarëve të këtyre vendeve kur forcat e Lidhjes Shqiptare do të hynin në luftim.

-- Mandej u shfrytëzuar rasti për të kërkuar erdhjen me ngutsi të një komisioni evropian, që do të caktonte vijën e kufirit. Mbledhjen e parë ky komision e bëri në Cetinje. Oficirët e Austro - Hungarisë, Gjermanisë, Italisë, Anglisë dhe Rusisë, që formuan kétë komision, mbledhjen e parë e bënë në Cetinë më 30 prill 1879. Por Komisioni nuk ishte i pajisur si duhet për punë në terren. I vetmi mjet në duart e tij ishte një hartë austro - hungareze. për më tepër Komisioni pati frikë t' i afrohej Krahinës së Plavës e Gucisë sepse gjendja ishte e turbullt dhe Shqiptarët e revoltuar mund t' i vinin pushkën... Me sa duket për këtë ndikoi edhe qëndrimi i palëkundur i Shqipatrëve pér ta kundërshtuar me çdo kusht pushtimin malazez, qëndrim të cilin komisioni pati rastin ta konstatonte edhe në protestën që mori të formuluar në gjuhën frënge.

.....................................................
1. -- " Exellences !
-- Nous avnons appris qua vous ete delegues par vos Gouvernaments respectifs pour la delimitation du Montenegre et que vous etes arrives a votre destinations. La delimitation no sourait s'effectues sans l' assentiment do toute l' Albanie et concours des chefs et bairactars, pessedant de leins pouvoirs reguliers et signes.
-- Toute rectification de la frontiere qui s' epere sans et svivant les voueux, les desirs et les intrigues du Montenegre serait nulle, et sans le concuers des chefs et ractars de notre Albanie nous ne censentirines pas meme a la cossien d' un une palme de notre territore. Nous avans l' henneur, a la suite d' une decision prise entre nous, de vous faire cennaitre cette situation pour que vous preniez ves mesure en consequence ".


Përkthimi në gjuhën Shqipe:

Shkëlqesi !
-- Kemi marrë vesh se jeni deleguar prej qeverive tuaja përkatëse për caktimin e kufirit të Malit të Zi dhe keni ardhur në vend. Caktimi nuk do të bëhet pa aprovimin e gjithë Shqipërisë dhe pa qenë aty bajraktarét e kryetarët që janë pajisur me letra fuqiplotë të rregullta e të nënshkruara. Çdo ratifikim i kufirit që do të bëhet pa ne a sipas dëshirës e interesave të Malit të Zi, nuk ka për të pasur asnjë vlerë.
Edhe pa u ndodhur aty kryetarët e bajraktrët e Shqipérisë sonë nuk do të dëgjojmë më për të lëshuar asnjë pëllëmbë të vendit tonë. Kemi nderin t' ju njoftojmë këtë gjendje të rrjedhur nga një vendim i yni, që mandej të merrni masat e duhura.


** Komisioni i Gucisë

La Commision de Gucigne:
1.- Cachet de la commision charges de mener e bonne finles affaires de Gucigne.
2.- Cachet du chef du bourg de Plava ( Hamza )
3.- Cachet du chef de la vile de nahije de Gjakova ( Muhamed Abdulla ).
4.- Cachat du chef de la ville nehie Ipek ( Hairedin )
5.- Cachet dy chef de la ville nahie Prizren ( Nuredin )
6.- Cachet du chef de la ville de nehie Dibra ( Jusuf )"


-- Kjo protestë, që u botua në të gjitha gazetat e Evropés, i dha të kuptojë botës se toka Shqiptare nuk ishte pa zot dhe Fuqitë e Mdha nuk mund të luanin me to si t' ua donin interesat e tyre. Sidoqoftë më 12 tetor 1879 Porta e Lartë dhe ambasadoret e Fuqive të Médha njoftuan përfaqsuesin e Malit të Zi në Stamboll, Radoviqin, që knjaz Nikolla të fuste trupat në Plavë e Guci. Rudoviqi me nervozëm kishte kérkuar që ato vise të merreshin në dorëzim të drejtpërdrejtë nga autoritet ushtarake osmane dhe kishte kërcënuar se, nëse Krahina do të merrej me luftë, ushtarët malazezë nuk do të ndalenin marshin pa okupuar të gjithë Shqipërin e Veriut.
Së fundi përfaqsuesi i Cetinës kish deklaruar se knjazi nuk do të priste më shumë se disa ditë për të vetë vepruar, dhe ngarkoi të interesohej për dorézimin e Plavës dhe Gucisë Muhtar Pashën. Ndryshimi nuk solli ndonjë efekt: Muhtar Pasha arriti në Prizren, por

-- Përballë padurimit të Malit të Zi, Fuqitë e Mëdha i shtuan presionet mbi porten e Lartë, së cilës iu caktua 18 dhjetori afati i fundit për dorëzimin e Plavës dhe Gucisë. Pikërisht në skadim të këtij afati valiu i Manastirit Mahmut pasha, që ishte njëkosisht edhe komandant i ushtrisë së Maqedonisë, mori urdhër të nisej me 15 batalione të ushtrisë së rregullt drejt Plavës. Por veprimet e tij për zbatimin e urdhrit ndeshën në kundërshtimin e fortë të Lidhjes së Prizrenit.
-- Qeveria osmane edhe më parë u përpoq me metoda dhelprake e diplomatike ta bindte Lidhjen e Shqiptarëve që t' i pezullonte çdo ndihmë popullit të Krahinës së Plavës e Gucisë, i cili dukej i paepur në vendimet për të kundershtuar pushtimin malazez. Në këtë kuadër, nën presionin dhe të Fuqive të Mëdha, veçanarisht të Rusisë, Porta e Lartë largoi nga detyra Mahmut pashen.

-- Lidhja Shqiptare e kércënoi të mos luante me zjarrin. Shembulli i mareshalit të vrarë në Gjakovë ishte i freskët, prandaj pashai osman nuk gjeti mënyrë tjetér për të vepruar përveç asaj të bisedimeve me Shqiptarët.

-- Së fundit ai i kërkoi Lidhjes së Prizerenit leje për të kaluar me ushtri deri në bjeshkët e Plavës, por mori përgjegje se askush nuk do ta garantonte këtë udhëtim. Njëkohësisht iu bë e ditur se populli i asaj krahinë, nën drejtimin e Ali Gucisë, ishte i vendosur për të qëndruar deri në pikën e fundit të gjakut dhe nuk pranonte asnjë marrëveshje, që do t' ia aneksonte Plavën e Gucinë Malit të Zi.
Pashait iu tha se çdo përpjekje për të çuar ushtrinë në Plavë nga rruga e Pejës do të përfundonte keq dhe se forcat e tij do të bëheshin " telef e helaq "përballë Rugovasve Plavjanve e Gucijanve.
Muhtar Pasha etëherë ndoqi rrugën e Mitrovicës dhe terthorazi hyri në Pejë me 7 batalione ushtarësh. Ngado që kalonte ruhesh se mos sulmohej prej Shqiptarëve. Nuk iu desh shumë për të konstatuar se kish hyrë në një vatër të zjarrtë dhe rreziku i qëndronte mbi kokë, prandaj nuk ndërmori asnjë veprim ushtarak. Popullsisë së Plavës e Gucisë iu drejtua me një thirrje plot këshilla për bindje, por nuk mori përgjegje. Mandej pasha kërkoi një delegacion me pérfaqsues nga Plava, po as kësaj rradhe nuk iu bind njeri.
Formalisht Ali Gucia i dërgoi pashës osman 10 veta nga Rugova, nga Plava e Gucia. Kjo dërgonte edhe një herë konfirmoi qëndrimin e vendosur të Shqiptarëve, madje njëfarë Hamza Koja nga Plava i tha troç Muhtar pashës: " Pashë, o pashë, memleqeti i Gucisë ka marrë karar, ka vnue cak e kufi. E në ta mbajti, byjrum...".

-- Pas dështimit të misionit të Muhtar Pashës në Stamboll nuk mbeti pikë dyshimi se asgjë nuk mund ta bind ose të detyronte Shqiptarët të hiqnin dorë nga vendimet për të mbrojtur me çdo kusht trojet e tyre.

-- Përballë bllokimit të çështjes, përfaqsuesi i Malit të Zi në Stamboll Petroviq, me 19 dhjetor 1870 edhe një herë u ankua pranë ambasadorëve së Fuqive të Mëdha dhe kërkoi ndërhyrjen e tyre për t' i imponuar Portës së lartë zbatimin e vendimit të Kongresit të Berlinit. Pasoi intervenimi i ambasadorëve të Francës , Anglisë dhe Italisë pranë autoriteteve të larta osmane, por përsëri nuk u arrit në konsensus. Propozimi i portës së Lartë për të dorëzuar tokat në Hercegovinë, në vend të krahinës së Plavës e Gucisë, nuk u pranua nga Mali i Zi dhe nga Austro - Hungarija.

-- Me gjithë acarimin e raporteve diplomatike, në Stamboll e quajtën të paprenuëshme veprimin ushtarak të ushtrisë perandorake kundër Shqipatrëve, në favor të Malit të Zi. Ndër të tjera, autoritet e larta osmane ishin të ndërgjegjshme për rrezikun që paraqiste konfrontimi me Shqipatrët. Pastaj në botën islame goditja e nënshtetasve myslimanë të Perandorisë për interesat e " qafirve " malazezë do të konsiderohej një akt shumë i ulët dhe " gjynah " i Halifit të fesë, domethënë i sulltanit.
-- Çështja mbeti për pak kohë në pikën e vdekur. Përpjekjet e Malit të Zi për të pushtuar me luftë Krahinën përfunduan me disfatë të rëndë. Atëherë Italia propozoi që Malit të Zi t' i jepej Hoti e Gruda, të banuara nga popullsia e Krishtërë, Katalike, në vend të Plavës e Gucisë.
Pas kundërthënjeve midis palëve, Mali i Zi tentoi edhe një herë ta pushtonte me forcë rajonin e ri që iu akordua, por popullsia lokale dhe vullnetarët e Lidhjës së Prizrenit, kryesisht Shkodranë, i thyen trupat malazeze te ura e Rzhanicës.
Pas kësaj sfide të dytë të Shqiptarëve Fuqitë e Mëdha ngarkuan konsullin e Austro - Hungarisë. Lippich, dhe atë të Anglisë Green, të cilët atë kohë ndodheshin në Shkodër, që të studionin dhe propozonin një krahinë tjetër për t' ia dorëzuar Malit të Zi.
Më 26 maj konsujt njoftuan telegrafisht qeveritë e tyre se pretendimet e Malit të Zi mund t' i kënaqte Ulqini me rrethinën.
Akordi midis Fuqive të Mëdha, Malit të Zi dhe Perandorisë Osmane sërish nuk gjeti miratimin e Shqiptarëve.
Më në fund, nën presionin intolerant të Fuqive , të cilat vunë në lëvizje edhe anijet e tyre të luftës, Porta e Lartë ndërmori veprime ushtarke energjike kundër Shqiptarëve.
Dervish Pasha marshoi drejt Ulqinit, shtypi me egërsi rezistencën Shqiptare dhe më 6 dhjetor, në mirëkuptim me komandantin e Flotës Ndërkombëtar, Soymour, ia dorëzoi qytetin Malit të Zi.


 


Vepra dot vazhdohet se kam munges matriali dhe kam shpres se dot gjej perkrahje.Me nderime vllaznore i juaji S.GjonBala

** KREU* 1*



 

 

       
E Maili yn

na shkruani

   

Copyright © gusht.2004 by " www.plaveguci.eu®