PAK TE DHENA PER KRAHINEN E RUGOVES
.

   

- Foto ne dritare te njajt.
- Foto ne dritare te re.

Kerko foton:



 



 
7 Krojet Rrugovë

PAK TE DHENA PER KRAHINEN E RUGOVES

Rrugova rrafshnalta e Malëcisë sod mrenda kufijve te Dardanisë shtrihet ne pjesen qendrore te Gadishullit Ballkanik. Pozita e saj gjeografike, hidrografia, relievi, perberja gjeomorfologjike dhe klima e bejne ate nje teresi e vecante gjeografike, botanike e zoologjike. Gjithashtu, ajo ka edhe nje histori te pasur. Kosova, si udhekryq i Perendimit dhe Lindjes shpeshhere u be skene e ngjarjeve te bujshme historike: ate e rrihnin valet e ndikimit helen, romak, sllav, turk dhe evropian. Mbi kete treve u gershetua dhe u shtresua nje thesar i madh kulturash me traditen kulturore vendase, duke bere qe trashegimia kulturore e ketij rajoni kulturor te jete e pasur dhe e qendrueshme. Shume pushtues erdhen dhe kaluan kendej, por ketu gjithmone qendruan iliro-dardanet, ashtu sikurse edhe pasardhesit e tyre shqiptaret.

Rugova eshte nje krahine e vogel gjeografike dhe etnografike e Kosoves. Eshte krahine malore qe perbehet nga Rugova e poshtme dhe Rugova e siperme. Kjo krahine qe perfshine afer 200 km katrore ka qene edhe me e madhe, por nje pjese e territorit te saj ka mbetur nen Malin e Zi. Sipas studiesit te njohur te kesaj krahine prof. dr Zymer Neziri, "Rugova e siperme kufizohet me katundet e Plaves dhe Gucise, te Beranit e te Rozhajes, kurse Rugova e poshtme kufizohet me Pejen dhe Rrafshine e Dukagjinit. Eshte zone e thelle malore ne Bjeshket e Nemuna. I takon krahines se gjere te Kelmendit. Aty, neper luginen e lumit Bistrica, kalon rruga per ne bregdetin e Adriatikut. Andej kalonte edhe rruga e mocme Peje-Shkoder. Banoret jane kelmendas. Ndahen ne pese vellazeri te medha: Lajc, Nikc, Muriq, Vukel e Selce. Gjysma e popullsise jane Lajc. Ka edhe pak jo kelmendas, qe jane pjesetare te fiseve Kastrat (Sh. i Vogel), Shale (Drelaj), Shkrel (Shkrel) e Berishe (Stankaj). Ne tetembedhjete vendbanime te tipit katund popullsia merret me blegtori dhe pylltari.

Katundet e Rugoves se Poshtme jane; Shtupeqi i vogel, me lagjet e tipit katund Llas e Bellopace, Shtupeqi i Madh, Rieka e Allages me lagjen e tipit katund Pecaj, Drelajt, Pepajt dhe Malajt me lagjen e tipit katund Ujmire. Nderkaq, katundet e Rugoves se Siperme jane: Kuqishta, Dugaiva, Haxhajt, Stankajt, Boget me lagjen e tipit katund Dreshaj, Shkreli, Koshutani.

Sipas Z. Nezitit, Shtupeqi i Madh dhe Rieka e Allages me Pecaj jane Nikc, kurse banoret e vendbanivete te tjera te Rugoves se Poshtme jane Lajc. Ne Shtupeq te Vogel ka edhe Vukel e gjithashtu edhe pjesetare te fisit Kastrat. Ndersa edhe ne Sthupeq te Madh dhe ne Rieke te allages ka pjesetare te Lajcit. Nga katundet e Rugoves se Siperme jane Vukel katundet Kuqishte dhe Boge me lagjen e tipit katund Dreshaj; katundet Dugaive dhe Stankaj jane Lajc, katundet Haxhaj dhe Koshutan jane Muriq, kurse katundi Shkrel u perket fiseve Shkrel dhe Kelmend. Ne Koshutan eshte selia e Bajrakut te Koshutanit. Selia e Bajrakut te Rugoves se postme gjendet ne Shtupeq te Vogel. Vecori te ketyre vendbanimeve jane - e folmja rugovishtja, veshja, vallet dhe fondi i eposit te lasht e heroik.

Studiuesi Zymer Neziri duke folur per fshatrat shtupeq i Madh dhe Shtupeq i Vogel shpejgon se perpara keto dy fshatra quheshin vetem Shtupeq dhe shpereh mendimin se me siguri keshtu nihej ky vendbanim deri ne ripopullimin e Rugoves ne fillim te shek. XVIII.

Deshmite e deritashme, sipas Z. Nezirit, tregojne se ky katund quhej keshtu edhe ne fund te shekullit XIII dhe se edhe pas tronditjeve te medha politiko-ushtarake te Ballkanit, pas vitit 1389 Shtupeqi mbetet i populluar. Defteri i regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres te vitit 1485 krahinen e Rugoves e rendit administrativisht ne Kazane e Pejes. Sipas ketij defteri, Peja kishte tri kaza: PEJA; Altunilia (zona Gjakove-Junik-tropoje) dhe Suhogerlla. Te dhenat per popullsine e Rugoves mund ti gjeni ne librin e Dr.Lush Culaj ne faqen 207-209 dhe ne origjinal ne faqet 414-415.
Pas renies se shtetit mesjetar serb, kur feudalet vendas kthehen ne faktore qe ndikojne ne jeten shoqerore, Rugova, eshte thene, mendoj pa te drejte nga disa historiane, se bente pjese ne pronat e familjes se Dukagjineve si kullote, andaj si e tille, sipas tyre do te mbetej deri ne ardhjen e turqve ne keto treva. Nga mendimi i tyre vecohet studiuesi Zymer Neziri, i cili e ka kundershtuar disa here kete mendim dhe pohon se jeta ne Rugove ka nje vazhdimesi shume te te hershme. Dokumentet osmane deshmojne se Sanxhaku i Dukagjinit ishte themeluar me 1462, ndersa ne kuader te tij bente pjese edhe Peja me rrethine, kuptohet edhe Rugova. Me vone, pas renies se Shkodres nen sundimin turk me 1479, sipas studiesit Skender Rizaj, themelohet Sanchaku i Shkodres, ne kuader te se cilit perfshihen edhe trevat qe me pare ishin nen juridiksionin e Sanxhakut te Dukagjinit, Sipas regjistrimit turk te ketij sanxhaku, ne vitin 1485 ne krahinen e Rugoves ishte i banuar vetem katundi Shtupeq, i cili kishte 38 shtepi qe ishin ne perberje te ziametit te Decanit. Numri i banoreve te fshatit Shtupeq ishte gati sa nje e treta e qytetit te Pejes. Sanxhaku i shkodres, ne kuadrin e te cilit bente pjese edhe khraina e Rugoves, perfshinte khrainat e Shkodres. Podgorices, Bihorit, Pejes, Vushtrrise, Prizreni, Prishtines, Novoberdes dhe Malit e Zi. Rugova, sipas pohimit te Zymer Nezirit dhe siq deshmojne edhe dokumentet historike, ne fillimte shekullit XVIII ripopullzohet pas reth 12 vjetesh sepse ishte fisi i Kelmendit i shpallur i fajshem, ku deshton kryengritja e madhe e vitit 1689. Saktesisht ajo ne fillim te vitit 1702 kishte vetem disa shtepi dhe disa dhjetra banore. Kjo eshte deshmi nga ipeshkvi i Tivarit Vincenc Zmajeviqi, sipas studiuesit gjerman dhe albanologut Peter Bartl. Saktesisht , Vincenc Zmajeviqi, ne raportin e ti per Misionin ne Peje, ku benin pjese vete qyteti i Pejes dhe disa katunde te rrethines se saj, nder te cilat Lybeniqi, Strellci, Prapaqani, Raushiqi, Barani i Madh, Barani i Vogel, Vranoci, Lipa, Llabjani etj., ka edhe te dhena edhe per Rogoven, kurse ne paraqitjen tabelare te dhenat per Rugoven jane keto: 8 shtepi me 50 pjesetare.

Krahina e Rugoves ka reliev shume te thyer malor, me shpate gelqerore te thikta e gryka te thella e te ngushta erozive, midis te cilave shquhet gryka strategjike e Rugoves, e njohur si histori per betejat e shumta kunder pushtuesve te huaj, per te cilat edhe ka hyre ne krijimtarine tone te pasur popullore. Ne Rugove, rreze bjeshkeve te saj gjendet edhe katarakti i Drinit te Bardhe qe buron ne katundin Radafc, 30 metra i larte. Rugova dalloeht per shpellat e shumta karstike.

Nga aspekti etnografik krahina e Rugoves ka afri me Malesine, ndersa menyra e jteses eshte percaktuar ne mase te madhe nga vete natyra e ashper malore. Ne organizimin fisnon zbatohej kanuni i Malesise, Ne ndertesa ishte i pergjitheshuar tipi i kulles, Burrat perdornin tirqit ne koke mbanin qeleshen e leshte dhe gjithashtu binte ne sy shalli i bardhe prej pelhure te holle, shume i gjate dhe i gjere, qe mbeshtillej rreth kokes dhe nen mjeker. Te grate bie ne sy veshja e bardhe me kemishe te gjate . Banoret e Rugoves kane treadita te shquara te luftes per liri dhe pavaresi.


Per Lexuesit:
Jur. dipl. Drita Lulaj Berisha (Stankaj)




Sylë Mujaj
po ta dergoj nje poezi Rrugovse

Jaranesha ne Rugovë


Ah sa mirë po t`rrika vathi
Po te shtdrit pej shpati n`shpat
Zeber zezën ma shkumove
E mi prisht t`gjitha mètë

Kur ta sho mjelcën ne dorë
Shtatë palë ethe m`përthekojnë
Mètve t`kresë, veç m`ju qit tamel en borë
Voktë po lypin po m`tranojnë

Del ni herë, pa naze, deri te gardhi i juaj
Kjèka kjènë shkua me t`dasht kaherë
A po tie je e èmja po te dush kallxoj gjith kuj
G`jatma dorën epma besën për gjithë herë

Dig`jo khà, gutu po t` pres te dera
Tryshe z`banë u “lafsh n`zhir”
Kasavet mos ke për s`mira, erdhi vera
Tanë det plasin ju raft pika

Ni troh gjumë s´muj e bána
Nga sikleti i dashnisë
Q`je gujua çele gojën
Tash jem bashkë hiç mos ta tie
S`kjèka shkrua me u nda
A po tie a po dig`jo khà.


kur ishim bari në rugovë keshtu ju knojshim çikave




Intervista e botuar me 21.12.08 ne gaz. Kosova sot?

PROFESOR ZYMER NEZIRI, STUDIUESI I PARË SHQIPTAR QË HAPI KOLEKSIONIN E MADH TË EPIKËS GOJORE TË HARVARDIT

Intervistoi: Isa Statovci

Prof. Neziri, ju jeni ndër të vetmit studiues shqiptarë që keni hyrë në Harvard, në koleksionin e epikës gojore
Po, fatmirësisht, më 2002, mbërrita për herë të parë në Harvard, por edhe fatkeqësisht, sepse për shqiptarët është dashur të shkojnë 70 vjet për të kaluar Atllantikun, dhe për të hyrë në koleksionin e madh të epikës gojore të Harvardit. Atje kam pasur ndihmë të gjithanshme nga prof. Dejvid Ellmer (David Elmer), me të cilin edhe tash bashkëpunoj në projektin për këngët shqipe të A. Llordit (Albert Lord), në emër të Institutit Albanologjik. Ky koleksion është i njohur me emrin Koleksioni i Millmen Perit (The Milman Parry Colection of Oral Literature). Është koleksioni më i madh në botë i Ballkanit. Ai është krijuar në vitet '30 të shekullit të kaluar (1934-1935). Quhet, gabimisht, koleksion serbokroat, por presim që ky gabim të mënjanohet nga përgjegjësit e këtij universiteti, më të mirit në SHBA dhe në botë. Aty kanë hise të madhe boshnjakët dhe shqiptarët. Kjo hise e tyre është me
rëndësi të veçantë. Dy lahutarët më të mirë të këtij koleksioni i takojnë zonës së Sanxhakut të Pazarit, që më herët ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës. Në literaturë janë të njohur me emrat Salih Uglanin dhe Avdo Megjedoviq, e në të vërtetë ata janë Salih Uglla dhe Avdullah Zeneli. Repertori i tyre epik ka vlera evropiane dhe botërore. Për lexuesit është me rëndësi e dhëna se në këtë koleksion të Harvardit, më 1967, është mbrojtur një disertacion doktorate nga studiuesi shqiptar i Universitetit të Teksasit në Ostin, Gjon Kolsti, përkatësisht Gjon Koleci, i lindur në SHBA, me prejardhje nga rrethi i Korçës.

Mund të na thoni se çfarë ka të rëndësishme aty për shqiptarët, konkretisht për kulturën tonë?
Koleksioni i Millmen Perit, që ruhet në Bibliotekën e Uajdenerit në Harvard, me peshë etnokulturore botërore, ka rëndësi të madhe për shqiptarët, sidomos për kulturën e tyre, për vlerat e mëdha poetike të këngëve epike të Eposit të Kreshnikëve, por edhe për epikën historike, që nga cikli i Betejës së Kosovës e deri në ciklin e këngëve të Lidhjes së Prizrenit. Këto këngë janë të incizuara, e kjo ndodh për herë të parë në historinë e mbledhjes së epikës sonë, sidomos të Eposit, të këtij lloji të këngëve legjendare të kundërvënies ndaj ardhjes së sllavëve të jugut në Iliri, nga gjysma e dytë e mijëvjeçarit të parë dhe të fillimit të mijëvjeçarit të dytë të kësaj epoke, afërsisht deri te Beteja e Kosovës, më 1389. Ky koleksion ka rëndësi edhe për historinë tonë, që ishte tragjike pas vitit 1878 për Shqipërinë, për Vilajetin e saj të Kosovës, e sidomos për dy
sanxhaqet e tij, Sanxhakun e Nishit, po edhe për Sanxhakun e Pazarit. Tragjikja dëshmohet me tërë pamjen e shëmtuar të sotme etnike. Dihet se sanxhaku i parë, Sanxhaku e Nishit, u shpërla dhunshëm dhe me masakra mbi shqiptarët, kurse i dyti, Sanxhaku i Pazarit, tash, pas 130 vjetësh, po shuhet përfundimisht, fillimisht nga dyndjet ne Turqi dhe nga boshnajkizimi vijues i pasardhësve të lahutarëve Salih Uglla dhe Avdullah Zeneli. Kjo do të thotë mjëkohësisht se në këto vise të Kosovës po vdes edhe lahuta dhe bashkë me të edhe epika shqiptare, dikur aq e fuqishme dhe ndër më të mirat në Ballkan. Vala e boshnjakizimit po përfundon edhe në Rozhajë me rrethinë, kurse në krahinën e Plavës e të Gucisë flet shqip vetëm një e katërta e popullsisë.

Cila është e veçanta e Koleksionit të Millmen Perit?
Aty, në kuadër të Koleksionit të Millmen Perit, përveç këngëve shqipe, ruhet edhe koleksioni i veçantë i këngëve shqipe i Allbert Llordit, i mbledhur më 1937, dy vjet pas vdekjes se M. Perit. Ka rreth 20 mijë vargje të Eposit të Kreshnikëve. Është koleksioni më i madh i këtij lloji në botë i mbledhur nga një i huaj. Ka edhe rreth dy mijë vargje epike historike. Saktësisht, më 1937, A. Llord vjen në Shqipërinë e Veriut. Punoi me lahutarë të shumicës së zonave tona epike. Për fat, aty përfaqësohen edhe tri zona të mëdha epike, që u pushtuan më 1912: Plava e Gucia, Rugova dhe Rrafshi i Dukagjinit. Ali Meta i Isniqit, Rizë Zymeri i Koshutanit dhe Adem Brahimi i Vuthajve, janë ndër lahutarët më të dalluar të këtij koleksioni të Allbert Llordit. Ata ishin lahutarë të ikur andej kufirit nga pushteti jugosllav. Ky koleksion, me vargje të përzgjedhura edhe të përkthyera edhe anglisht, po përgatitet
për botim në Harvard.

Sa është e njohur epika jonë heroike në caqet shkencore botërore?
Epika heroike e shqiptarëve është e njohur që dy shekuj për opinionin shkencor, që nga Ballkani e Evropa Perëndimore e deri në Amerikë. Eposi i Kreshnikëve, siç dihet, filloi shumë vonë të mblidhet, atëherë kur të tjerët e kishin përfunduar punën, madhje deri në Finlandë. Këtu ende nuk ka përfunduar, sepse ai ende bën jetë aktive në disa zona epike të Shqipërisë së Veriut. Nga të merituarit e jashtëm, duhet përmendur emrin e albanologut të madh austriak Maksimilian Lamberc (Maximilian Lambertz), që me Epsin e Kreshnikëve u mor mbi një gjysmë shekulli. Tash edhe studiuesi Robert Elsie, emër i njohur në albanologji, ka merita të mëdha për popullarizimin e Eposit të Kreshnikëve në qarqet shkencore botërore. Ai ka merita të veçanta sidomos për antologjinë e këtij lloji të këngëve shqiptare, të përkthyer anglisht dhe të botuar shqip e anglisht. Kjo është antologjia më plotë e botuar deri më
sot. Ajo mund të shërbejë si model edhe për përkthime në gjuhë të tjera, në të cilat Eposi është përfaqësuar pjesërisht gjatë shekullit të kaluar.

Çka mund të thoni pas deklarimeve befasuese të Robert Elsit për epikën boshnjake, serbe dhe shqiptare?
Fillimisht dua të them se epika e shqiptarëve është vazhdimësi e një epike paraardhëse, që nga periudha ilire. Ilirët kanë pasur jetë epike, pra ata kanë pasur edhe valle epike. Ilirët edhe fëmijëve u vinin emra epikë, siç thotë prof. Katiçiq. Pra, ata edhe këngë epike kanë pasur për trimat që e donin tokën, që flijoheshin për atë tokë dhe që fitonin famë e nam nga ai flijim. Dihet se deri më sot nuk kemi gjetur këngë të tilla, por dëshmi të mjaftueshme ka për një supozim të tillë. Prandaj, mund të thuhet se këtu ka ekzistuar kënga epike edhe para ardhjes së sllavëve në Iliri. Po ashtu, deri më sot, nuk është dëshmuar se ardhësit kanë sjellë këtu këngë epike. Përkundrazi, shtresësimet epike ilire janë të pranishme në epikën e tyre në Ballkan. Eposi i Kreshnikëve është hallkë vazhdimësie e kësaj epike. Shkolla serbe dhe shkolla shqipe, tashme dihet, per Eposin e Kreshnikëve nuk
pajtohen. Po ashtu dihet se shkolla serbe, pa fare të drejtë, e konteston Eposin e Kreshnikëve në dy pika: moshën e tij dhe origjinalitetin. Këto dy shkolla janë në luftë dhe kjo luftë vazhdon. Është ndër luftërat më të gjata në fushën e etnokulturës, sado që të tilla ka edhe gjetiu te popujt evropianë. Edhe ky kontestim është në vazhdën e planeve kundërshqiptare të Garashaninit, të Çubrilloviqit dhe të Akademisë Serbe. Fatkeqësisht, disa dijetarë nga Franca, Gjermania etj. ia kanë dhënë krahun shkollës serbe, nga gjysma e dytë të shekullit XIX deri në gjysmën e parë të shekullit XX, kur shkolla shqiptare bëhet e zonja e vetes dhe e mbron shkecërisht këtë vlerë jashtëzakonisht të madhe poetike, që është ndër perlat e poezisë gojore botërore. Asaj i bëhen krah edhe diijetarë të formatit të madh, siç ishte Maksimilian Lambertzi. Dija botërore duhet ta pranojë pa dilema moshën paraosmane
të Eposit të Kreshnikëve, ku fatkeqësisht ka ende dilema studiuesi Robert Elsie, e pastaj bie poshtë, vetëvetiu, çështja e diskutueshme e origjinalitetit të tij.
Si një epikolog me përvojë që keni ndjekur këtë gjini jo vetëm nga kabinetet por edhe nga terreni sa ka bazë shkencore ky pohim i Elsit?
Fillimisht dua të them se dija shqiptare tashme e ka tejkaluar çështjen e moshës së Eposit të Kreshnikëve, si problem të cilin e shkaktoi qëllimisht shkolla serbe dhe ndihmësit e saj të jashtëm, ndonëse ai është problemi më i rëndësishëm. Tashmë e kanë të qartë edhe studentët tanë të kësaj lënde, disa qindra sish në Prishtinë, po edhe nxënësit e shkollave të mesme se nuk qëndron shekulli XVII si kohë për moshën e Eposit. Dija shqiptare e refuzon kategorikisht këtë konstatim kundërshkencor, sepse në atë shekull nuk kishte konflikt shqiptar-serb. Përkundrazi, në shekullin XVII kishte përpjekje per miqësi ndërmjet këtyre dy popujve. Është e njohur historikisht përpjekja e Pjetër Budit ne vitet '10 e '20 të atij shekulli. Madje edhe vdekja e tij e dhunshme nga osmanët lidhet me ato përpjekje të tij. Edhe Pjetër Bogdani i vazhdoi dhe i realizoi ato nisma. Dëshmi është kryengritja e
përbashkët e vitit 1689. Pra, nëse nuk ka pasur konflikt në shek. XVII, si bën t'i referohemi historikisht këtij shekulli, të cilin duhet ta pranojë pa kurrfarë dileme, për të mirën e dijes botërore për epikologjinë, edhe miku i madh i shqiptarëve, Robert Elsie, për të cilin kam respekt të veçantë për kontributin e tij të çmuar në albanologji. Konflikti shqiptar-serb, që kishte filluar në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të parë dhe që kishte përfunduar pak para vitit 1389, ose para Betejës së Kosovës, shënon një periudhë pushimi prej pesë shekujsh. Pra, kishte konflikt vetëm pas pesë shekujsh, në kohën e Rilindjes Kombëtare, dhe ky konflikt vazhdoi deri në luftën e fundit të vitit 1997. Dua të shtoj se edhe në shekullin XVII vazhdonte jetën e vet Eposi, si lloj i epikës sonë legjendare dhe se deri atëherë ndër shqiptarë ishin krijuar tri cikle të epikës historike: cikli i Betejës së
Kosovës (XIV), cikli i Skënderbeut (XV) dhe cikli i këngëve të shekullit XVI. Pra, është anakronike të flitet për krijimin e epikës legjendare në shekullin XVII, në kundërshtim me të gjitha ligjësitë e folkloristikës, derisa ajo ishte krijuar para pushtimit osman, pra para se të fillonin të krijoheshin ciklet epike historike. Fatkeqësisht, këto probleme e qesin këtu në plan të dytë poetikën e e Eposit dhe vlerat e tij letrare të shkallës botërore.

Në korrik të këtij viti keni marrë pjesë në konferencë ndërkombëtare për folklorin ballkanik të mbajtur në Tuzull të Bosnjës. Sa është e rëndësishme pjesëmarrja e studiuesve tanë në konferenca të tilla?
Konferenca shkencore ndërkombëtare për Koleksionin e M. Perit u mbajt në Universitetin e Tuzllës, në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit. U lexuan dyzet kumtesa nga studiues të Bosnjës e të Ballkanit, të Evropës, të Azisë dhe të Amerikës. Madje, një e katërta e tyre qenë nga SHBA, emra eminentë, Dejvid Ellmer, Aida Vidan etj. Kumtesa ime për lahutarët e A. Llordit nga Shqipëria e Veriut është pritur mirë. Natyrisht, pjesëmarrjet tona në tubime të këtilla shkencore kanë shumë rëndësi, ndonëse, për çudi, ftesat nuk janë të shpeshta. Po edhe kur i marrim, këtu shpesh trajtohen si çështje personale, prandaj edhe bëhen ngarkesë e buxhetit familjar.

Sivjet keni mbatur një ligjëratë edhe në Universitetin e Vjenës për Eposin dhe atje keni prezentuar edhe lahutarin Isë Elezi.
Po, në qershor mbajta një ligjëratë në Universitetin e Vjenës, për Eposin e Kreshnikëve, në bazë të ftesë që mora në vjeshtë 2007, nga prof. Eichner dhe lektorja Ina Arapi. Paraprakisht këtë ligjëratë e mbajta në Qendrën Lalish. Për studentët dhe profesorët e pranishëm ishte atraktive edhe paraqitja e lahutarit Isë Elezi, në pjesën e dytë të ligjëratës, me lahutë, i veshur kombëtarisht. Ai këndoi shqip me lahutë një fragment kënge të kreshnikëve, të përkthyer në gjermanisht nga prof. Eichner. Në Vjenë dëshmuam se Eposi ynë jeton dhe si tillë është ndër të fundit në Evropë, që bën jetë aktive dhe duhet të konsiderohet një ndër vlerat e mëdha të trashëgimisë së njerëzimit dhe duhet të merret në mbrojtje nga UNESCO.

Per Lexuesit:
Jur. dipl. Drita Lulaj Berisha (Stankaj)



 
RUGOVASI KER SADRIA I NIKEDEDAJVE TE LAJCIT

Kumtese ne perurimin e nonografise se prof.dr. Lush Culajt Ker Sadria-jeta dhe veprimtaria atdhetare, botim i Institutitt Albanologjik te Prishtines, Prishtine, 2007 me 6.6.2008 ne Institutin Abanologjik te Prishtines

ne fillim te recensionit tim perurues, me titull "Rugovasi Ker Sadria i Nikededajve te Lajcit", ju pershendes juve dhe autorin e monografise studiusin prof .dr. Lush Culaj.

Nuk eshte lehte te flasesh per njeriun qe ne historine me te re te shqiptareve hyri me emrin Keri i Sadri Bardhit, prandaj dua te them qe ne fillim se autori i kesaj monografie, historiani i kohes me te re i Institutit Albanologjik te Prishtines dhe njeri nder mete miret e kesaj periudhe ner ne , dr. Lush Culaj, keshilltar shkencor, ka pasur pune te mundimshme. Mirepo, eshte nder i vecante per Rogoven dhe per te gjitha viset shqiptare kur shkruhet nje monografi si kjo per jeten dhe vepren e Ker Sadrise, keshtu qe edhe autori prof. dr. Lush Culaj ka pse te krenoht me punen e kryer me shume perkushtim.

Per kete studiues te cmuar dua te them po ashtu se ne kete monografi te tij per atdhetarin e kryengritesin Ker Sadria eshte perballuar me historine me te re te krahines se Rugoves, dhe jo vetem me ngjarjet e saj ndermjet dy lufterave boterore, por edhe me ato te treqind vjeteve te fundit te saj, qe nga kryengritja e madhe ballkanike kunder osmane e Rugoves, e Kelemendit dhe e viseve te tjera, me 1689, ku mori pjese edhe stergjyshi i Ker Sadrise, Nike Deda.

Autori ka pasur edhe perparesi, sepse tashme kishte krijuar pervoje te cmuar me punen ne monografine per Komitetin Mbrojtja Kombetare e Kosoves, me seli ne Shkoder, ku Ker Sadria ishte anetar i tij. Merite e vecante e tij eshte se ai me kete monografi po ia kthen historise sone me te re Kerin e Sadri Bardhit me tere madheshtine e tij te sakrifices kunder roberise ndermjet dy lufterave boterore.

Zonja e zoterinj, eshte e natyrshme qe te thuhet se vellazeria Nikededaj e Lajcit krenohen me pjesetarin e vet, Kerin e Sadri Bardhit, ashtu sic krenohet me te edhe barku i tij, Stanknikaj. Me kete trim, luftetar dhe strateg te permendur kunder Serbise dhe Malit te Zi krenohet edhe e tere krahina e Rogoves, ashtu sic krenohet me te Peja me rrethine dhe e tere Kosova.
Dera e Staknikajve, edhe para Ker Sadrise kishte krijuar emer te madh ne Rugove dhe perrreth saj, po edhe me gjere, me vepren e trimit, luftetarit e strategut shume te njohur Cele Shabani, njerit nga komandantet kryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne mbrojtjen e Plaves e te Gugise kunder vendimeve te Kongresit te Berlinit. Pervec heroit te kombit Cele Shabani dhe atdhetarit te njohur Sadri Bardhi, te permendur nga dera e Staknikajve kane qene edhe dy djemte e komandantit Cele Shabani, Sokol Cela e Haxhi Cela, per te cilet jep vleresime te larta edhe autori Lush Culaj.

Nderi , burreria, guximi dhe veprimtaria atdhetare u kane takuar edhe vellezerive te tjera te medha te fisit te Kelmendit ne Rugove. Pra , burra te njohur kane dale jo vetem nga Lajci, po edhe nga Muriqi, Nikci, Vukli e Selca, si dhe nga pjesetaret pakice te fiseve te tjera Shkrel, Shale, Kastrat etj. Ata u shquan , sic thote edhe autori, sidomos ne kohen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, e qe jane perjetesuar edhe ne epiken tone popullore dhe qe kendohen edhe sot. Jane te njohur ne histori dera e Gjekajve te Koshutanit (Salih Jaha, Kadri Bajri, Zhuj Selmani, Hysen Bajri). Te shquar pati burra edhe nga dera e Rexhajve te Shkrelit (Avdi Smajli, Isuf Smajli, Adem Isufi, Rexhe Avdia, Hajdar Feku). Jane mbi dyzet burra te permendur rugovas te kesaj periudhe te Rilindjes Kombetare, qe ne vargun e kenges epike u perjetesuan ne shkallen e heronjve epike: brezi i Bal Alise (Haxhiaj), i Halil Turkut (Kuqishte e i Tafil Ahmetit (Drelaj).

Keri i Sadri Bardhit hyri ne historine me te re shqiptare me tere madheshtine e nje veprimtari te ceshjtes se atdheut, te pushtuar nga Serbia e Mali i Zi. Ai kishte parasysh edhe detyren e vazhdimesise se nje tradite familjare te permendur, te kohes se Sadri Bardhit, babait te tij, thote autori. Sic dihet, i thone me shpesh Keri i Sadri Bardhit, ashtu si e mban titullin edhe kjo monografi, sepse i ati kishte bere emer te njohur si njeri nder bashkepunetoret e afert te Haxhi Zekes ne Rugove.

Me ker Sadrine, atdhetar i shquar dhe udheheqes i njohur i luftes clirimtare, jane krenuar edhe pjesetaeret e brezit te tij te levizjes se rezistences kombetare ne Rugove, ndermjet dy lufterave boterore, sidomos Jashar Haxha (Drelaj) dhe Salih Rama (Boge); brezi i Luftes se Dyte Boterore - ai i Zhuk Haxhise dhe i Rize Ymerit; pjesetaret e NDSH-se t brezit politik te Syle Mehmetiti; dy brezat e demonstratave kunderjugosllave - brezi 68 i Isa Demajt dhe brezi 81 Ali Lajcit si dhe brezi i 1997-1999 i Selman e Besnik Lajcit bashke me luftetaret e Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne Rugove dhe ne viset e tjera.

Me Kerin e Sadri Bardhit jane krenuar edhe poete, artiste popullore , avokate dhe intelektuale te njohur nga Nikededajt: Esat Mekuli, Qos Alia, Hasan Mekuli, Mete Rrustemi , Bajram Kelmendi etj. Me kerin e Sadri Bardhit eshte krenuar edhe poeti i madh kombetar, Azem Shkreli, e me te krenohen sot edhe shkrimtaret e permendur Ramiz Kelmendi e Qerim Ujkani, qe te dy po ashtu Nikededaj, profesoret uiversitare-brezi i Sali Kelmendi, Muje Rugoves, Aktorit Cun Lajci dhe brezi i tij, sic krenohen edhe Adem Shkreli , Immer Shkreli dhe shume veprimtare te ceshjes se atdheut , Intelektuale letrare , artiste e te tjere te brezave me te rinje.
Autori Lush Culaj, perveq hulumtimeve arkivore dhe hulumtimeve ne terren, ka shfrytezuar edhe rezultatet e autoreve qe kane shkruar artikuj e studime per Rugoven, pergjithesisht, po edhe per Kelmendin, dhe ne vecanti per periudhen qe i perket jetes dhe vepres se Ker Sadrise.

Nese shtrohet pyetja se a mbulohet e tere historia e Rugoves ndermjet dy lufterave boterore me kete monografi,pergjigja eshte , natyrisht, jo. Keshtu thote edhe autori sepse me kete projekt nuk eshte pretenduar te shkruhet nje histori e tille gjitheperfshirese e kesaj krahine te njohur te Kelmendit, Prandaj nese lexuesit te nderuar i shkon mendja te thote se ne kete monografi mungon paraqitja me e gjere e kesaj ose asaj ceshtjeje , ne i themi se me nje projekt tjeter per kryekacakun tjeter te Rugoves, Sali Ramen, do te plotesohej kjo periudhe kohore, afersisht, por , jo edhe teresisht, sepse mbetet e hapur dera edhe per studime te vecanta brenda viteve 1912-1941, sic ishin: Pushtimi i Rugoves me 1912; Nderrimi i fese ne Rugove nga Mali i Zi; Rugova gjate pushtimit austriak; Ripushtimi i Rugobes me 1918; Kryengritja e Rugoves me 1919; Masakra te Hani i Isufit; Shperngulja e Rugoves 1919-1923; Qendresa heroike e Jashar Haxhes; Rugova gjate sundimit jugosllav ne vitet 30 etj. Te gjitha keto ngjarje autori i ka shqyrtuar, ne kuader te kesaj monografie, por qe mund te behen objek studimi i vecante nga studiuesit tane.

Pa u njohur e vecanta , thone nuk mund te shkruhet e pergjithshmja. Keshtu kane vepruar edhe te tjeret qe historine e vet e kane paraqitur ne dhjetera vellime, Prandaj edhe kjo monografi e studiuesit Lush Culaj eshte kontribut per projektin e madh te historise se re te shqiptareve, qe do te shkruhet. Pra , ka aq shume pune , sa te dy qeverite tona, ne Tirane e ne Prishtine, duhet te krijojne mundesi me te madhe per zhvillimin e kesaj pjese shume te rendesishme te albanologjise. Uroj qe historianet ti shtojne kto ceshtje dhe ti shndrisin sa me mire. Po vepruam keshtu, edhe me krahinat e tjera te Kosoves dhe te gjitha viseve shqiptare, atehere mund te shkruhet historia e njemendet e popullit shqiptar.
Ne fund, po shtoj se perurimet e ketilla me te drejte quhen edhe dasma te librit, ado qe mund te thuhet se nuk ka as veper te persosur, dhe dua tju them me bindje te plote se auroti Lush Culaj ka synuar persosmerine me te gjitha forcat e veta intelektuale e profesionale per te shndrritur nje pjese e vogel te historise sone.

Ka edhe nje gje qe duhet te thuhet: kjo monografi nuk do te ishte sot po te mos i qendronte autorit prane familja e Kerit te Sadri Bardhit. Do te vecoja, pa te keq natyrisht, por jo edhe sa per lavd, Ker Sadrine e Ri. E di se e meriton lavdin, por ai me ka thene se po e kryen nje borxh familjar ndaj njeriut qe i nderoi paraardhesit e pasardhesit me vepren e vet madhore per atdheun. Une i besova po-se se tij te fillimit, para kater vjetesh, e tash po gezohem bashke me ju se ky projekt u krye me sukses tha auroti i kumteses Zymer Neziri.


Per Lexuesit:
Jur. dipl. Drita Lulaj Berisha (Stankaj)




 

 

       
E Maili yn

na shkruani

   

© gusht.2004 by " www.malsia.eu®