Qëndroj si stuhi para njerzve të gëzuar,i shikoj dhe buzëqeshi deri
sa në zemër kam një pikëllim.Edhe
disa minuta dhe tek ti do të ndahet
viti i vjetër nga ju e të vijn i riu,edhe disa minuta edhe ti e
feston diku në mesin e njerzve të gëzuar.Si kur se të
kam para syve
,si kur se të shikoj me shikim të ngrohtë dhe çoj gotën
duke ta
uruar një vit të bukur ,si kur se ndoshta më lehtë do
të ishte nese këto minuta i kalloj ne iluzjone!
Po unë nuk dua të shikoj dhe ta dijë si jeton bota e gëzuar
kur prap
sonte të ndarë festojmë.Nuk kam dëshir ti shof të
dashuruarit duke u
përqafuar kur se edho sonte nuk je në perqafimin tim.Nuk dua tju
bashkangjitem atyre që pa kur far dhimbje ose brenge janë me të
dashurit e vet kur unë ty stë kam pranë!Nuk dua ta shikoj qiellin
plot e përplot vransi dhe re të zeza,të cilat më kanë
mbuluar,nuk dua sepse më duket në këto çaste se edhe
qielli pikon lot diku larg atje tek ti,ashtu si tek unë!
Por qëndroj,qëndroj në mesin e tyre,në mesin e të
gëzuarve,të
dashuruarve,në mesin e atyre që festojnë së bashku,qëndroj
dhe për
ty mendoj.Edhe sa vite tjer ,edhe sa festa tjera,edhe sa gëzime tjerë
...edhe sa?A gjindet përgjigje për këto pyetjet e mija ndokun
tjetër
se unë për këto përgjigje nuk kam?A gjëndet spjegim
për këto dhimje
dhe definicion i kësaj dashurije?A është kjo një fantazi
a po një
dashuri e ndaluar?Më ndihmo ,më udhëzo,më trego,se vetëm
së bashku
mundemi të qëndrojmë të fortë!
Dhe le të festojnë bota,të gëzohen të gjith,të
shkruajn fjalët e tyre
dashurije në rërën e lagur,të cakrrojnë gotat,të
përqafohen!Diku larg
e di se ti je ,se ne mesin e tyre gjindesh,por ne zemrën time të
mbajë
dhe prap njëri pa tjetrin festojmë!