Udhët e mija


Udhët e mija ju më tregoni
shokët e mi ka po i çoni,
ka e kajn lindjen apo përendimin,
ka shkojn të humbunit kur kërkojn shpëtimin?
Udhët e mija ju mi tregoni
në cilën an të botës na të kërkohemi,
në cilat rrug na të takohemi,
nën cilin qiell të përqafohemi?


Yjet e natës ju më ndihmoni
dashurin time në ju ta shof,
rrezet e djellit mos më mallkoni
se vetëm një diell mua më ngroh.
O zoqt e malit mu më shërroni
këndoni kangen në dit pranvere,
se vetëm ate e dua me i tregu mos harroni...!


Dhe ti o hën që shëndrit sonte
mos më shiko me plot vajtim,
mos po të lutem mos ma shto dhimbjen
se larg e kam unë shpirtin tim.
Mos i numro lotët që sonte pikojnë
si pika shiut në prehërin tim,
sonte un dua të jem vetëm atje
tek lumturija ime në përqafim!

*
*
*
*
*
*
*
*
*
*