 |
|
|
| |
 |
|
|
 |  |
TRAGJEDIA
e TIVARIT
|
 |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Pse u masakruan 3.760 Shqiptarë
partizanë të grupit të dytë, në fillim
të vitit 1945 në Tivarë të Jugosllavisë
?
- Poqese i bëjmë një retrospektivë historisë
do të shohim se Sërbija qëllim kryesor gjatë
shekujve ka pasë dhe ende ka çfarosjen fizike të
Shqiptarëve. Këtu duhet kërkuar edhe përgjigjen
në rastin e Tivarit. Ky rrëfim imi këtë
e deshmon padyshim.
I Mobilizimi i Shqiptarëve te moshes 16 deri në 65
vjeç në fillim të vitit 1945 dhe dërgimi
i tyre nga Kosova në frontin e Sremit e të Trieshtës
kishte qëllim kryesor largimin e popullatës së
aftë Shqiptare nga kjo trevë për t' ua lënë
brigadave serbe e malazeze duart e lira të veprimit në
Kosovën e çliruar. Në këtë mënyrë
iu lehtësua realizimi i planit të ndyrë të
masakrit ndaj popullatës së pambrojtur, siç
ndodhi në Skenderaj polac Gllogovc Gjilan e shumë
vise tjera të Kosovés.
II Synimi tjetër i kësaj tradhtie ishte pengimi i
realizimit të vendimeve të Konferences së Bunjajt
të Gjakovës ku siç dihet më 31 dhjetor
1943 dhe 1 e 2 janar 1944 u miratua rezoluta e cila u mundëson
Shqiptarëve të Kosovés pas luftës vetëvendosjen
deri në shkëputje. Për këtë, u tha,
garancia është Ushtria Nacional - Çlirimtare
e Jugosllavisë e ajo e Shqipérisë. Përveç
këtyre, këtë e garntojnë edhe aleatët
e mëdhenj - Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika ( Karta
e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit ).
III Populli thot: << Nëse është ngrënë
pitja, tepsia ka mbetur >>. Për këtë (
ekzistojnë ) dokumentet zyrtare të botuara në
libër të veçantë të të Këshillit
populluer të Krahinës së Kosovë - Metohisë
1943 - 1953 i shtypur në Prishtinë më 1955.
IV Dhe në fund, Tivari ishte zgjedhur si vend më i
përshtatshëm për masakrën e madhe të
Shqipatarëve nga se në një anë ishte i rrethuar
nga deti, në tjetrën nga shkëmbinjtë e poashtu
edhe ishte atëbotë i izoluar nga komunikimet e opinionit.
Pikërisht për shkak të dëshirës qe
kjo çeshtje të mos mbetet në harresë,
vendosa publikisht ta njohtoj opinionin.
Që në fillim po ceku se unë - luftëtar
i gjallë dhe përjetues i kësaj tragjedie, përkundër
klimës gjithnjë të pavolitshme që po mbretëron
në Kosovë me dekada nën sundimin bolshevik
monist të regjimit serb, qysh në nëntorin e
vitit 1966 lidhur me këtë vepër mizore e të
papresedencë në histori, kam kërkuar ndriçimin
e saj në parashtresen që ua kam bërë Komitetit
Qendror të LKJ, KQ, LKS, KK, LK të Kosovës
dhe Komitetit komunal të LK të Mitrovicës,
me ç' rast kam kerkuar zbulimin dhe demaskimin e atyre
që ndërmorrën këtë masakër.
Lidhur me përgjegjet e marra do të ndalem më
gjërsisht në fund të kétij shkrimi.
Azem Hajdini
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Siç dihet, Proklamatës së
Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe PKJ me të
cilën ftoheshin shtresat e gjera popullore në kryengritje
kundër fashizmit, unanimisht iu përgjegjen edhe shqiptarët
e Kosovës, të cilët rrokën armét dhe krah
për krah me kombet dhe kombësitë e tjera luftuan kundër
pushtuesve të përbashkët deri në fitoren definitive
dhe çlirimin e vendit.
Në fillim të vitit 1945, kur fashizmit duhej dhënë
grushtin vendimtar dhe të arrihej fitorja mbi armikun, një
numër i madh i Shqiptaréve pjestarë të aradhave
partizane me përvojë nga vitet 1943 / 45 si dhe një
numër vullnetarësh të tjerë që u mobilizuan
atëbotë, u caktuan të shkojnë nga Kosova në
vijën e Frontit të Trieshtës për dy qellime themelore:
--- Që t" ia presin vijën e frontit armikut të
fortifikuar në frontin e Sremit, përkatësisht t' u
bëhet e pamundur forcave naziste të tërhiqen në
Austri apo Itali dhe.
--- Të marrin pjesë në çlirimin e Trieshtës
dhe të Istrisë, së bashku me njësité e
tjera të UNÇ - së para se të hynin në kéto
troje njësitë anglo - amerikane, në mënyrë
që këto territore t' i bashkangjiten shtetit amë -
Jugosllavisë. Për këtë qéllim nuk duhej
kursyer asgjë e as numri i viktimave. Për arritjen e këtij
qéllimi janë nevoitur edhe forca të mëdha si
pér nga numri ashtu edhe për nga cilësia luftarake.
Të bindur në idealet e larta që shtronte para nesh
fakti se shkonim në front për të çliruar vendin,
në asnjë moment nuk na shkonte mendja se ndaj nesh përgaditej
një kurth monstruoz e djallézor. Përkundrazi, nga
të gjitha viset e Kosovës u tubuam më se 4.600 veta,
më se 99 për qind shqipatarë, për të marrë
rrugën e Tivarit.
Ç' është e vërteta, ne kishim dëgjuar se
edhe njé grup i ngjajshëm është nisur po në
këtë rrugë para nesh, edhe ata pa ditur se ishin destinuar
të bëhen viktima të një masakri të paskrupullt
që për nga monstruoziteti nuk ka edhe një shembull
në historinë e njerëzimit. Jemi të bindur se as
<< Oshviençini >> i Polonisë e << Mathauzeni
>> i Austrisë nuk kanë qenë me siguri më
të rënda, aq më parë kur dihet se në llogoret
e lartëcaktuara kanë pësuar kundërshtarét
e nacizmit, kurse në Tivar masakri është bërë
pikrisht ndaj bashkë - luftëtarëve dhe popullit duarthatë.
Piknisje e këtyre forcave ushtarake në grupe ishin qendrat
e rretheve dhe ato komunale të Kosovës. Në njërën
nga këto ku isha edhe unë e përbënin ushtarët
e aradhave partizane të rrethit të Mitrovicës, të
Shalës së Bajgorës dhe të Drenicës, vullnetarë
dhe shumë të mobilizuar nga këto anë në një
numër të përgjithshem që arrinte në 1. 1oo
- 1. 2oo luftëtarë.
Në rrugë e sipér drejt Prizrenit ky numër gjithnjë
rritej, kështuqë me numrin e luftëtarëve që
na u bashkuan nga qendrat e rretheve dhe komunave të Vushtrisë,
Besjanës, Prishtinës, Kaçanikut, Gjilanit, Lipjanit,
Shtimjes, Therandës, Burimit, Pejsë Gjakovës, Rahovecit,
Dragashit, Prizrenit e viseve të tjera u bëmë mbi 4.6oo
veta. Është interesant për theksuar se në nismë
që nga Mitrovica e deri në Prizren kemi qenë të
organizuar në njësi ushtarake formacionesh të ndryshme
gjithnjë nën komandën e oficerëve ushtarakë
shqiptarë dhe se komandohej në gjuhën Shqipe.
Mirpo, në vendtubimin qendror në Prizren u bë riorganizimi
i përgjithëshem dhe në fjalën e rastit që
na e mbajten dy oficerë të lartë dhe dy civilë,
na u tha ndër të tjera në gjuhën shqipe dhe serbokroate
se në pjestarët e këtyre njësive llogaritet shumë
dhe se duhet të mburremi me misionin që na është
besuar sepse do të japim kontributin tonë në çlirimin
e Istrisë dhe Trieshtës, të popujve që aq shumë
kanë vujtur nën okupimin e huaj si dhe t' ia prejmë
vijën e frontit të Sremit , me ç' gje do ta shpetojmë
çlirimin e vendit dhe kapitullimin e nacizmit.
Poashtu na u komunikua se :
a )- Në këtë marshutë janë nisur 4.580 luftëtarë
b )- pér shkak të rrugës së gjatë deri
në Tivar, rrugë kjo e cila do të kalohet nëpër
territorin e Shqipërisë këmbë, të gjithë
ata që posedojnë armë t' i dorëzojnë e mos
t' i bajnë për së rëndi. U theksua se kjo vlen
edhe pér oficerët dhe nënoficerët Shqipatrë
sepse, siç u tha, ata mbajnë armë hetorogjene si
gjermane, italiane, bullgare etj., kurse porsa të mbërrijnë
ne Kroaci do të armatosen të gjithë me armë më
moderne angleze.
Përcjelljen tonë, thanë ata, tash e tutje do ta sigurojnë
oficerët dhe ushtarët e rryer serbë e malazezë,
kinse për të na mbrojtur më mirë prej çfardo
rreziku në rrugë.
c )- Posa të mbërrihet në Kroaci, do të bëhet
riorganizimi i këtyre njësive në brigada, batalone,
çeta e togje, kurse udhëheqjen me to do ta rimarrin oficëret
e ç' armatosur shqiptarë.
Duke qenë të sinqertë, të çiltër e
të pastër në shpirt, sikurse e ka zakon shqipatri,
e të bindur se Partia komuniste nuk do ta ndjek politiken e shfarosjes
së Shqiptarëve siç ishte në Jugosllavinë
e Vjetër, urdhërat që na i dhanë këtu i respektuam
e mandje i vlersuam si humane dhe shprehje kujdesi ndaj nesh. Askush
nuk dyshonte se pas kësaj fshehej një dramë e vertetë
për popullin Shqiptar, e pa shenuar në histori. Fjalët
dhe parullat se po shkojmë në front si dhe lënja e
armëve kinse për të na kursyer nga mundimet e rrugës
së gjatë, ishin vetëm mashtrim për te realizuar
më lehtë qëllimin, nga se duarthatë s' ka rezistencë,
ndërkaq Tivari ishte zgjedhur si skuta më e izoluar e Malit
të Zi, ku largë prej të gjitha lidhjeve komunikative,
në mënyre më të padiktueshme do të ekzekutohej
krimi i paparë në Histori. Konfiguracioni i terrenit me
shkambinjë kanjone e det te gjerë ofronin mundësi ideale
që të përbinin pa gjurmë te gjitha viktimat dhe
kufomat e masakrit dhe keshtu krejt këtë krim ta mbulojë
terri dhe heshtja, pa depërtua asnjë fjalë dhe e dhënë
në opinion, e mos te flasim më pér ndonjë jehonë
më të madhe ne vend apo jashtë tij.
Planifikuesit e këtij masakri nuk ka mundur madje t' i kënaqë
as dërgimi i kétyre 4.6oo Shqipatarvë në frontin
e Treshtës, që atje të vriten nga armiku fashist. Të
përshkuar deri në palc me urrejtje shoviniste antishqiptare,
ata donin që vet, në mënyrë ekzeltative të
shfryhen e kënaqen me sadizmin e vet shtazarak.
Në Prizren qëndruan dy ditë, derisa u tubuam të
gjithë dhe derisa u bë riorganizimi në njësi.
Nga Prizreni, kolona e jonë e gjatë u nis në drejtim
të territorit të Shqipërisë, e përcjellë
tash nga pjestarët e brigadave serbe e malazeze të armatosur
deri në dhëmbë, e që kishin për qëllim
gjoja ta sigurojnë marshutën.
Me të kaluar të kufirit të Kosovës, sjelljet e
mëparshme sadopak korrekte të përcjellësve tanë
të cilët prej Mitrovicës e deri ne Kukës, megjithate
i ngjanin sjelljeve te bashkëlutetarëve, këtu e tutje
tashmë u shëndrruan në sjellje të armiqëve
të paskrupullt, si të bishave të egra. Tani ata nuk
na konsideronin, lere më si bashkélutëtarë të
tyre, por as si robër të luftës, ndaj te cilëve
edhe robëruesit më gjakatarë e më të pacivilizuar
konventat ndërkomtare i obligojnë që të sillen
në mënyrë sadopak humane. Madje, ata s' na konsideronin
as si kope bagëtish, sepse është e ditur se barinjtë
kujdesen që kopenë ta shpijnë deri në vendin e
caktuar, kurse për përcjellsit tanë ishte krejt një
se a do të vdesim gjatë rrugës apo këtë gjë
do ta bëjnë atje në Tivar, në vendin e caktuar
për kryrjen e masakrit masiv ndaj Shqipatrëve. Na grahnin
si të denuarëve me vdekje, kur i shpiejnë në vendin
e ekzekutimit. Sipas deshirës, ndoshta edhe të ushtarit
më të thjeshtë, që ndodhej në percjelljen
tonë, nëse i tekej, mund të na ndante cilindo prej
nesh nga kolona, ta bante shoshë me automatik, apo ta therte
pa rreshtur me bajonetë e kufomën ta shtyente me majen e
çizmes ushtarake në hendek, për t' ua lënë
korbave si ushqim. Këtë e bënin pa kurrfarë droje
se dikush do t' i merrte në përgjegjsi për një
krim të tillë.
Sa më shumë që largoheshim nga Kosova, përcjellsit
tanë gjithënjë e më shumë e tregonin ftyrën
e vërtetë të bishës gjakpirëse. Në çdo
hap drejt Tivarit, ata i shtonin torturat dhe represaljet ndaj nesh,
dhe siç dukej, këto u shérbenin si uvertyrë
para shfaqjes së madhe << Të natës së Bartolomeut
>> që do ta realizonin në Tivar. Duke konsideruar
se u është ofruar një rast shumë i volitshëm
për ta shprehur shkallën << Patriotizmit >>,
përcjellësit tanë, serbë e malazezë, bënin
gara në mes vedi sekush do t' ia kalojë tjetrit për
nga egërsia dhe pashpirtësia. Përveç që
na mundonin me uri, duke mos na dhëne fare ushqim, akoma më
shumë na na mundonin me etje, duke na penguar të afrohemi
te ndonjë burim apo prrockë e kthjellët për t'
u freskuar, apo shuar etjen.
Poashtu, për ne nuk kishte strehim as kur binte shi e as kur
bënte të ftohtë. Natën e kalonim nën qiellin
e hapté e përcjellsit tanë flenin e pushonin në
objekte të mbuluara.
Rrugës, përcjellsit tanë vazhdimisht ndërroheshin.
Derisa një numér sish marshonte krahas kolonés,
të tjerët pushonin në kuaj ose në qerre. Kështu
ata ndërroheshin, ndërsa ne të uritur, të etur
e të rraskapitur duhej të ecnim me atë tempo që
na e diktonin përcjellsit tanë të ngopur e të
pushueshëm. Kështu marshonim tërë ditën,
me përjashtim të disa pushimeve nga gjysëm ore, jo
aq për pushimin tonë, por më tepér për
t' u ngopur ata me të mirat që i kishin marrë me vetë.
Gjatë këtij pushimi duhej t' i kryenim nevojat tona fizologjike,
nga se ato gjatë marshimit mund t' i bënim vetëm në
brekë.
Disa prej nesh fizikisht më të dobët nuk mundeshim
me iu përballua mundimeve. Kishte raste që të sëmurëshin,
e ndodhte të vdesnin rrugës. Disa që nuk mundeshin
me ecë, përcjellësit tanë i shpallnin simulant,
andaj i pushkatonin aty për aty. Plumbin në kokë apo
bajonetën në gjoks e merrte edhe ai që për një
hap sado të vogël ménjanohej nga rreshti për
ta zbathur këpucën që ia kishte vrarë këmbën,
ose ai qe me kapele donte të merrte ujë në prrockë
dhe për raste të ngjashme. Sa është numri i atyre
viktimave që u mbetën eshtrat rrugës pa arritur fare
në Tivar, askush nuk e di saktsisht, por pa dyshim ai është
i madh. E them kështu, sepse në kolonen e gjatë që
e përbënin mbi 4.500 veta ai që ishte në krye
të saj nuk kishte mundësi ta dij se ç' po ndodhë
në mes apo në fund te kolonës, e poashtu ai i fundit
nuk kishte mundësi ta dinte se ç' po ngjet në krye
të kolonës.
Në kéto rrethana, ditën e parë të marshimit
tonë, rreth ores 20 arritém në Kukës, kurse
lumin e atyshëm e kaluem përmes një vigu pasi që
ura kishte qenë e shkatrruar. Atë natë mbetëm
nën qiellin e hapur, në reshje të imta shiu. Ishim
të rrethuar nga Drini i bardhë, e nën mbikqyrjen e
vazhdueshme të forcave ushtarake serbo - malazeze. Diku kah mesnata
filluan të ftohen në shtab njerézit më autoritativ
të radhave tona, sidomos ata të cilét kishin rënë
në sy më parë si eprorë tanë ushtarak rrugës
pér në Prizren, siç u tha, kinse pér konsulltime
për rrugën e mëtejme. Aty kah ora 01 pas mesnate dëgjuam
disa të shtëna me pushkë automatike dhe britma te tmerrshme
të cilat na habitën dhe frikasuan, por ende besonim se nuk
éshtë fjala për ndonjë tradhti të përcjellsve
tanë.
Është interesant rrëfimi i dy shokëve tanë
që kishin qenë të ftuar, por edhe që kishin pasur
fatin që në errésirë të ikin nën rrebeshin
e plumbave. Fjala është pér Bajram Zukën dhe
Rrustem Ahmetin nga Likoshani i Gllogovcit, të cilët na
treguan se të gjithë ata që ishin ftuar kinse për
konsultime në shtab, i kishin ndarë në grupe në
drejtime të ndryshme dhe pastaj ua kishin përgaditur pusinë
dhe boshatisur me plumba nga automatiku. Ky rrëfim i tyre tashmé
na e bëri me dije se ndaj nesh megjithate po përgaditet
diçka shumë e keqe, por s' kishim paragjykime se mund
të ndodhë ajo që ndodhi më vonë.
Pas késaj ngjarje tragjike, të prirë nga Bajram Zuka
dhe disa shokë të tjerë, në fshehtsinë ma
të madhe e kemi informuar pjesën ma të madhe të
kolonës për atë çka ndodhi atë natë
dhe jemi organizuar në kuadër té mundësive që
kishim për té marrë masa të duhura:
a ) - ua kemi bërë me dije se jemi té rrethuar dhe
të pércjellë nga forcat serbe dhe malazeze dhe se
nuk na konsiderojnë bashkëluftetarë e madje as si robër
lufte.
b ) - askush të mos i pérgjigjet thirrjeve eventuale të
shtabit dhe
c ) - askush të mos largohet madje as për nevoja fiziologjike
nga vendi, kurse në mëngjes të kérkojmë
sqarime për fatin e shokéve që na i morën dhe
të informojmë këshillin krahinor në Prizren pér
trajtimin tonë.
Masat që i ndérmorrëm dhanë fryt, sepse më
askush nuk largohej nga vendi dhe se askush nuk iu përgjigjej
thirrjeve të shtabit. Përjashtim béjnë Bajram
Zuka dhe Ferat Dani nga Likoshani të cilët ishin tronditur
thellë dhe pasiqë kishin kuptuar tradhtinë pas asaj
që kishin parë në shtab, vetëm kérkonin
rastin më të volitshëm që të kthehen në
Kosovë.
Lidhur me sqarimet që i kérkuam në méngjes
për zhdukjen e shokëve tanë, përcjellsit u përpoqën
t' i demantojnë pohimet tona duke thënë se fjala ishte
për dezertorë. Mirëpo, duke parë vendosmerinë
tonë, na premtuan se do të kemi trajtim të njejté
me përcjellësit dhe se tash e tutje gjatë rrugës
nuk do të na gjej asnjë e keqe. Poashtu na thanë se
për rrugën tonë është në dijeni shtabi
kryesor i LNÇ -së në Kosovë dhe se vazhdimisht
janë në kontakt me Fadil Hoxhën.
Në mëngjes një numér i shokëve tanë
të rraskapitur nuk mundi të léviz"vendit e të
nisej në rrugë. edhepse kërkuan që të sigurohen
mjetet Transportuese për ta e të dërgohen në ndonjë
spital të afërt, kjo kérkesë jona nuk u plotësua.
Përkundarzi, mbi ta u vërsulen ushtarët porsi bishat
e egra dhe i rrahën me shkopinj druri. Ata që edhe pas dajakut
nuk mundën të lëviznin vendit i shpallén simulanta
dhe para syve tanë i pushkatuan.
Para se të vazhdonim rrugën na dhanë njëfar mishi
të terur e shumë te kripur dhe me erë të rëndë.
edhe pse e dinim se është i prishur, shumë prej nesh
të uritur e ngreném, mirëpo, s' kaluan as dy orë
dhe shumica e sëmurëm. Kishin dhimbje stomaku, barkqitje,
vjellje e temperturë të lartë. Në këtë
situatë ishim të detyruar që të largoheshim prej
kolone për të kryer nevojat fiziologjike. Mirëpo, edhe
pse gjelatet tanë e dinin se jemi të helmuar dhe se kemi
nevojë veçmas për ujë, çdo përpjekje
e jona për t' iu afruar burimit me ujë, prrockës apo
ndonjë ujvarje, kërcnohej me vdekje. Që më parë
ushtarakét i rrethonin burimet dhe vazhdimisht shtinin me armë
drejt tyre.
Mirëpo, as rrebeshet nuk i ndalonin njerézit t' ia mësyjnë
burimeve të ujit për ta shuar etjen dhe helmimin, kështuqë
një numër sidh gjeti vdekjen në prag té arritjes
deri te burimi. Edhe sot e kam të freskët vrasjen e një
të riu nga Krasmirovci i Drenicës, i cili gjeti vdekjen
me kokë në burimtë një kroni.
Kështu të rraskapitur kemi vazhduar rrugën për
në Pukë, ku atë ditë kemi arritur rreth orës
19.oo dhe na kanë vendosur në një luginë të
rrethuar me pyje, kurse mbi ne vazhdimisht binte shi si rrëke.
Në këto kushte, në periferi të Pukës e kemi
kaluar natën. Të nesërmen shumë veta nuk kenë
mundur ta vazhdojne rrugën kurse mbi dhjetra sish, mëngjesi
i gjeti të vdekur.
Kësisoji, radhét tona vazhdimisht zvogloheshin, sepse
një numër i shokëve tanë nuk mund t' iu përballonte
torturave, helmimit, urisë, veshmbathjes së dobët e
sidomos frigës nga likuidimi fizik. Aq sa shtohej numri i të
sëmuarve, njëkohsisht rritej edhe numri i të vdekurve
sepse edhe ne, të rraskapitur, nuk ishim në gjendje më
t' i mbajmë për krihësh, sikurse vepruam një ditë
më parë.
Prej Puke, në rrethana si ato të deritashmet, vazhduam rrugën
kurse kah ora 20.oo arritëm në vendin e ashtuqujtur <<
Ura e Zogut >>, te një kanion i thellë nëpër
të cilin rridhte ujë fare pak. Meqë urën e kishin
shkatrruar fashistët Italian, transportimin tonë në
anën tjetër të kanionit perpiqeshin ta organizojnë
përmes një vigu dhe njëlloj vagonete. Në atë
vagonet me qellim i ngarkuan mëse 50 veta dhe natyrisht teleferiku
i improvizuar u këput, kështuqë të gjithë
ranë në atë greminë të thellë. Disa
prej tyre vdiqën kurse një numër sish u lënduan
rëndë e lehtë. Tentuam menjëherë t' u ndihmojmë,
por na penguan pércjellsit duke na thënë se atyre
do t' u ndihmojé ushtria, kurse ne ne duhet të vazhdojmë
kalimin népér atë vig të improvizuar. Mirpo,
duke e ditur fatin që na priste, refuzuam të vendosemi në
atë vagonetë té ndrequr dhe pas shumë bindjesh
e rezistencash u detyruan té na dergojnë kembe nëpër
kanion pér të dalë në anën tjeter të
tij. Mirpo, posa kaluam kanionin, sërish na urdhëruan të
kthehemi poshtë dhe natën ta kalojmë nën qiellin
e hapur.
Edhe pse ishim të rraskapitur dhe qullë nga shiu, tërë
natën jemi përpjekur t' u ndihmojmé shokëve
që mbetën gjallë e të lenduar nga rënja prej
vigu. Poashtu kujdeseshim edhe për disa shokë që i
kishim bartur tërë ditën në lese të improvizuara,
për krihësh apo në supe.
Dikur kah mesnata na e kanë kumtuar urdhërin se duhet t'
i identifikojmë të gjithë të sëmurët
dhe të barten nja 50 metra largë gjoja pér t' i dërguar
në ndonjë spital të Shqipërisë për shërim.
Mirëpo, të udhëhequr nga përvoja e hidhur që
e patëm gjatë térë rrugës, ne këtë
urdhër të shtabit e refuzuam kategorisht.
Në mëngjes vrejtem se një numër i shokëve
që i kishim bartur dhe shumica e atyre që kishin pësuar
lëndime pas rënjes nga vigu kishin mbetur të vdekur,
kurse na u pamundésua bartja edhe të disave që lëngonin
nga semundjet. Posa u larguam nga ai vend ata i mblodhën në
qerre dhe i çuan në drejtim të panjohur. Ne të
tjerët vazhduam rrugën dhe arritëm në një
vend afër Shkodrës ku duhej kaluar të ashtuquajturin
<< Vau i Spasës >>.
Edhe këtu, meqë ura ishte e shkatrruar, filloi transportimi
ynë me një anije të improvizuar. Të mésuar
nga përvoja me këso improvizimesh refuzuam të hipim
në atë anije pa prezencen e ndonjë oficiri dhe të
së paku dy - tre ushtarëve qe na përcillnin. Shtabi,
i cili ende nuk kishte kaluar << Vaun e Spasës >>
pranoi kërkesat e parashtruara kështu që transportimi
u bë pa ndonjë vështirsi të madhe. Mirpo, edhe
këtu në anën tjeter mbetën disa shokë të
sëmurë rëndë, për fatin e të cilëve
kurrë nuk jemi informuar.
Në Shkodër arritëm rreth orës 16.oo me datën
30 mars 1945. Në të anët e rrugëve na pritën
mijra njerëz, shumica prej të cilëve duke na përshendetur
qanin, duke pëshperitur << ku jeni duke shkuar >>,
<< me siguri në ndonjë vend pakthim >>.!? Shumë
prej tyre na ofruan bukë e veçmas ujë dhe këtu
për herë të parë shuam etjen. Kjo nuk zgjati shumë
pasi që shpejtë e shpejtë na vendosën në
kazerma në një kodër bukur të lartë, emri
i te cilës nuk më kujtohet por e dij se aty nuk kishte pasur
ujë për pije. Por, për çudi, ne këtu veten
e ndienim pak më të sigurtë. Mirëpo, për
fat të keq, këtu nuk na lanë të qëndrojmë
gjatë.
Dikur pas mesnate u nisëm në drejtim të Ulqinit duke
i lënë të sëmurët në mëshirën
e ushtarëve serbë e malazezë. Në rrugë e
sipër, jo forte larg Shkodrés, kolona jonë aty kah
ora 3 pas mesnatës ka hasur në një eksploziv që
shtrihej mjedisit të rrugës, në një gjatsi prej
10 deri 20 metrash. Me të ndezur të explozivit mes nesh
u krijua një panik shumë i madh, por përnjëherë
pasoi urdhëri që të mos lëvizim nga vendi. Mirëpo,
nga frika shumë prej nesh u rrokullisén në të
dy anët e rrugës e më pastaj filluan të shtënat
e ushtarakëve me ç' rast u vranë dhe u plagosën
shumë shokë tanë, kurse në mesin e tyre kam njohur
Tafil Shabanin nga Kozhica.
Pas nja 30 minutash na kumtuan se jeta e jonë më nuk ashtë
në rrezik, duke thënë se << kjo që ndodhi
është vepër e reakcionarëve apo e diverzantëve
shqiptarë të Shqiprisë, të cilët hakmerreshin
ndaj shqiptarëve kosovarë për masakrat dhe torturat
që kinse paska bëre Xhafer Deva dhe regjimenti i ashtuqujtur
kosovar >>. Krejt kjo u bë sigurisht për fshehur qéllimin
e vet dhe për të nxitur urrejtjen véllavrasëse
në mes të shqiptarëve.
Pas shumë kërcnimeve për ta heshtur këtë
situatë jemi detyruar të nisemi dhe të vazhdojmë
rrugën. Pos tre te plagosurve që na lanë t' i bartim,
të sëmuerët dhe të plagosurit e tjerë nuk
lejuan t' i marrim me vete, por i ngarkuan në mjete të ndryshme
transportuese dhe i dërguan në drejtim të Tivarit me
qëllim që të mos biejnë në sy. Shokët
e plagosur i kemi bartur mbi supe deri në një fshat, emri
i të cilit nuk më kujtohet, por ishte me pullaze prej guri
dhe me pak tokë të plleshme. Aty fshatrët na kanë
dhënë kanata qerresh të punuara prej thuprave për
t' i bartur të plagosurit dhe té sëmurët.
Nga këto tortura dhe reprezalje që na bëheshin gjatë
rrugës, sigurisht me së véshtiri e kanë pasur
ata që ndodheshin në fund të kolonës. Ata edhe
kanë pasur mundësi të numrojnë më saktsisht
viktimat e rrugës, por sigurisht se në këto rrethana
pak kujt i ka shkuar ndërmend ta bénte këtë,
nga se në çdo moment ekzistonte mundësia që
edhe vet té bëhej viktimë e përcjellësve
të tërbuar. Instinkti i vetëekzistencës dhe rreziku
që në çdo moment mund të likudohej, nuk lejonte
tjetër të mendohej por vetem si të shpëtohet jeta.
Këtë gjendje psiqike e bënte edhe më të tmerrshme
hasja gjatë rrugës në kufomat që binin në
krye apo nga mesi i kolonës. Në këtë pjesë
të rrugës sharjet dhe ofendimet si << viste zarobljeni,
vodiqemo vas u llogor na prinudni rad >>, << shoptarsku
vam majku >>, << osvetiqese crnogorska omladina >>,
e tj. ishin << përshendetjet >> më të shpeshta
që na i drejtonte masa dhe përcjellsit tanë, duke na
provokuar vazhdimisht dhe duke na i shtuar reprezaljet. Edhe nëse
ndonjeri ishte i gatshëm që nga revolti të reagojë
duke ditur se ndoshta do ta paguaj me kokë, këtë nuk
e bënte, sepse e dinte se pos tij do të pësojnë
edhe shumë të tjerë. Zatën ushtarët serbë
e malazez mezi pritnin reagimin tonë më té vogël
pér të shtiré në neve.
Késhtu të lodhur e të rraskapitur nga rruga, uria
e etja, e më tepër nga pasiguria, në gjendje të
tensionit té lartë psiqik, e kaluam rrugën nëpër
tërë territorin e shqiprisë.
Me të hyrë në kufirin e Jugosllavisë, afër
Ulqinit na kanë urdhëruar që të ndalet kolona
gjoja për pushim, kurse të gjthë të sëmurët
dhe të plagosurit që ishin me ne, të ndahen në
një vend të caktuar, gjoja për të evituar ndonjë
epidemi të mundshme. Thanë poashtu se ata të transportohen
në ndonjë spital të Malit te Zi për shërim,
por sipas të gjitha gjasave edhe ata i gjeti fati i njajtë
si shokët tanë të mëparshëm, kurse ne vazhdim
rrugën për né Tivar.
Me té arritur në Tivar, dikund në mes të orës
12 - 13.oo në çdo skutë té qytetit diktohej
një mobilizim i madh i ushtrisë dhe popullsisë të
cilét me armë né doré té drejtuar
kah ne, na shikonin me pérbuzje të madhe. Diktuam qartë
komplotin dhe grackën që na ishte pérgaditur. Shpirtrat
tona virgjëresha u gjetën në shenjester të pushkéve
dhe mitrolozëve që ishin vendosur në çdo qoshe
të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive
e shkambinjtë në kodrat përreth. Fitohej përshtypja
se nga kjo bllokadë as zogu s' do të mund të fluturonte
gjallë.
Në qendër të Tivarit të ri, na kanë urdhëruar
të ndalemi dhe të ulemi midis rrugës, gjoja për
pushim. Në afërsi të rrugës kishte qenë një
krua nga i cili ujë rridhte pa ndërprerë. Pasi që
ishim shumë të etur, u muarëm vesh që tre shokë
tanë të prirë nga Sylë Gllobari të ngriten
në këmbë dhe té apelojnë te një oficir
që ishte afër çesmes për të na lejuar të
pijmë ujë. Mirëpo, me të paraqitur te apelit,
përnjëherë diktuam se oficeri u mërdhez dhe filloi
piskamën e kërcnimin me fjalë ofenduese << shiptarsku
vam majku >> etj. Në momentin kur Syla me shokë u
përpoq të arsytojë kërkesen, përnjehere oficiri
ka urdhëruar ushtarét té versulen mbi të dhe
të shtijnë me armë të zjarrta. Pos vrasjes së
tyre, nga plumbat që kishin bredhur anash, u plagosën disa
shokë tanë dhe një ushtar malazez.
Pas késaj tragjedie, ne mbetëm té shtangur në
mes të rrugës, pa patur guxim të lévizim apo
të bisedojmë dhe me frigë pritnim se çdo të
ndodhë me ne, pasi që na ishin drejtuar shumë tyta
te armëve dhe bajoneta. Për një çast ushtria
u tërhoq nja 50 metra largë nesh dhe zurën pozita më
të sigurta - dikush pas shkambinjëve, dikush pas shtëpive
e disa sish edhe brenda tyre. Dhjetë apo pesëmbdhjetë
minuta më vonë nga komanda e vendit arritën tre oficirë
të lartë dhe shumë oficirë e ushtarë të
tjerë. Ardhjen e tyre ne e pritëm me një fije shprese
se në mesin e tyre do të gjendet ndonje revollucionar apo
komunist që do t' i jep fund këtyre torturave tona
Mirëpo, shpresa ishte e kotë, sepse njëri prej tyre
zuri pozitë në një lartësi dhe filloi të
na sulmoi e kërcnohet me fjalet << shiptarsku vam majku
>>, << sve qemo vas ubiti >>, << samo minuti
su u pitanju >> e tj.
Nuk vonoi shumë dhe pérmes altoparlanti na u komunikua
se gjoja dikush prej nesh ka tentuar t' ia grabis ushtarit té
plagosur malazez revolen, andej kjo dhe kërkesa e organizuar
për ujë u shérbeu si preteksti për ta kualifikuar
si tentim kryengritje, për çka u kërcnuan me masa
hakmarrje më drastike. Mirëpo, ne të gjithë mirë
e dinim se ky është vetëm një trillim si bazë
për një masakér me përmasa më té
mëdha.
Pas disa çastesh té heshtjes se varrit u ngrit në
këmbë njeri nga shokët tanë për te cilin
më vonë mësuam se ishte një i ri nga fashati Kozhicë,
i cili pas konsultimeve me shokë ishte drejtuar kah oficieret
me kërkesë dhe apel qe t' u japin fund këtyre vrasjeve,
maltretimeve dhe sjelljeve barbare. Por, pa u ofruar mirë, në
të u vërsulen ushtarët malazezë, dhe me armë
dhe bajoneta që i kishin vu në pushkë e coptuan por
si lakër.
Të shtrénguar dhe të tronditur nga kjo skenë
e tmerrshme patologjike, ne nuk dinim me çka te bëjmë,
të flasim apo si të veprojmë. Të hutuar e me sy
të zgurdulluar, vetëm shikonim para vetes dhe pritnim se
çka do të sjellë secili çast e minut i ardhshëm.
Kur më nuk ngrihej askush në këmbë dhe nuk bënte
zë, oficierët filluan té kërcnohen se një
nga një do të na likuidojné të gjithëve.
Heshtjes sonë të mëtejme filluan t' u përgjigjen
me terbim. Urdhruan që nga mesi i kolonés të ndahen
80 veta, te cilët i lidhën duarsh dhe i dërguan pas
një ndërtese, e mëpastaj vetëm dëgjuam refallet
dhe britmat e klithjet e tyre që u masakruan.
Ndër shokët që unë i kam njohur, e që u pushkatuan
në mesin e këtyre 80 vetve, ishte edhe Abdyl Bislimi nga
Kryshevci i Drenicës.
Me të përfunduar të kétij akti mizor, meqé
ne ishim në kolonë për katër, në gjatsi prej
5 - 6 kilometrash, e mundsia për shfarosje masive ishte më
e vogël, na kanë urdhéruar té ngritemi në
këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar
té lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar
té ecim drejtë një ndertese të madhe trikatshe,
me një siperfaqe prej afro 300 metra katrore dhe me oborr të
rrethuar rreth dhjete ari. Ndértesa ishte e rrethuar nga të
tri anët me kodra shkémbore, kurse oborri ishte me muri
të lartë me rrethojë të hekurt, me maje të
prehta, gjë që krijonte kushte shumë të volitshme
për likuidimin e të gjithë neve pa marr parasysh a
gjendeshim në oborr apo në ndërtesë.
Në të hyrë të oborrit të ndërtesës
ishin vendosur nga 10 - 15 ushtarë në të dy anët
e hyrjes të pérgaditur me shufra hekuri në dorë.
Secili prej nesh që hynim nëpér atë hyrje merrte
goditje në kokë, gjoks apo shpinë me shufër hekuri
dhe vaj halli për atë që nuk mund t' iu bënte
ballë të rénave, sepse akzistonte mundësia çdo
herë që të mbetet në vend. Ai që mbetej i
shtrirë nga të rënat shkilej pa mëshirë nga
turma që kalonte nëpér atë hyrje, pa pasur mundësi
askush t' iu ndihmojë.
Ishte e pamundur të kalojshe nëpër ate hyrje të
ngushtë e të mos marrésh goditje. Vetëm gjatë
këtij akti, kétu në hyrje të oborrit, mbetën
të shtrirë rreth 100 apo 150 veta. Shumica prej tyre edhe
të vdekur.
Ashtu të përgjakur dhe té rraskapitur nja 1000 veta
që ishim në ballé té kolonës, na futën
por si lopét në atë ndërtesë. Pasi që
ndërtesa u mbush përplot, në oborr sipas një vlersimi
ngelén mbi 2200 - 2500, kurse në rrugë të gjerë
7 - 8 metra e te gjate 80 - 100 metra, kanë ngelur të rrethuar
1.000 - 1.100 veta, por tani jo te rreshtuar, por grumbull. Kjo u
bë për shkak se në këtë mënyrë
bëhej likuidimi më i lehtë i tyre. Me të përfunduar
të këtij aksioni, ushtarët e kapën Milazim Haxhiun
nga fshati tërnavc, me pretekst se ai qenka njëri prej atyre
që ka tentuar t' ia marrë revolen oficierit malazez që
u plagos ashtu siç përshkruam më heret. Edhe pse
ky refuzoi akuzat, mbi trupin e tij para syve tanë u zbraz një
shanzher i revoles.
Edhe pse e dinim se xhelatet e pashpirtë po përgatitin masakër
të paskrupullt ndaj nesh, i riu 17 vjeçar Ibrahim Koca
nga fshati Polac i Drenicés se bashku me 7 shokë shkoi
te komanda e shtabit, e cila ishte e vendosur në oborr dhe urdhëronte
<< udari majku vam shiptarsku neka znaju da je ovde Cerna Gora
i da qemo sve do jednog zaklati...>>>, Pér dy qéllime:
a ) - të apelojë të ndërpritet masakri i mëtejme,
sjlelljet brutale, rrahjet ne hyrje me shufra hekuri, dhe
b ) - t ' u lejojnë t' u ndihmojnë shokëve të
lënduar që kishin mbetur në hyrje të ndërteses
nga të rënat që kishin pësuar.
Para se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e kërkesave të
përmendura, me urdhërin e komandantit, në të janë
vérsulur shumë ushtarë, e kanë ngulur në
bajoneta, e kanë ngritur lartë e pastaj e kanë gjuajtur
në një shkamb për t' a parë më lehtë.
Pastaj, me një fjalë në mënyrë mizore ia
kanë pre hundën, veshët, krihët, e kanë bërë
copa - copa.
Pas këtij akti shtazarak, shtabi dhe ushtarët janë
tërhequr anash 100 deri 150 metra. Pas dhënjes së sinjalit
me një armë të rëndë të kalibrit të
madh, përnjëherë nga të gjitha anët janë
dëgjuar krisma. Rebeshet e armve të ndryshme vinin drejtë
nesh nga çdo skutë, oborr, shtepi, shkëmbë,dritare
e pullaze të shtëpive. Shtihej me armë të zjarrit,
si pushkë, automatik, mortaj dore, revole e çka tjetër
jo. Kësisoji, brenda një ore, asnjë nga grumbulli i
njerëzve, përafersisht mbi 3 mijë veta qe ishin vendosur
ne oborr dhe shesh, nuk mbet në këmbë, kështu
që rrethi i ndërteses, oborri dhe sheshi u shendrruan në
lumë gjaku që i përgjante një kataklizme të
vertetë.
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
 |  |  |  |  |
 |  |
|
 |  |
 |  |
 |
 |
 |
 |  |
Krahas sulmit në oborr dhe shesh,
me armë të njejta dhe intesitet te njejtë sulmuan edhe
brenda ndërtesës. Nga të shtënat e armve dhe bombat,
plafonet e ndertesës filluan të bijnë mbi kokat e njerëzve,
kurse dyshemeja e shendrrua në liqe gjaku. Në njërin
prej kateve, nga të shtënat u rrënua krejt pllafoni
dhe së bashku me te, një pjesë e madhe e njerëzve
të gjallë dhe te vdekur ranë mbi kokat e atyre që
ishin një kat më poshtë.
Gjatë sulmit, ne që ishim në dhoma të paplagosur,
apelonim te shokët;
a ) që të mos ngriteshin në këmbë, sepse
ishin në shënjestër të armëve të kurdisura
në shkëmbinjë rreth dritareve,
b ) që bombat e hedhura në dhomë të grabiten pa
exploduar dhe të kthehen jashtë,
c ) të pengohet dalja e secilit nga dhoma dhe levizja nga vendi
ku është gjetur, sepse secili që iamësynte me
dalë automatikisht goditej me armë të zjarrta nga dritaret,
ç ) në rast se xhelatët tentojnë të hyjnë
brenda ndërteses të përgaditen pér kundërsulm
gjer në vdekje dhe
d ) të pengohet kërcimi nga dritarja
--- vetëvrasja e t' u ndimohet të plagosurve dhe atyre që
pësuan psiqikisht.
Nuk dij si ta pérshkruaj, por më kujtohet se një
pjesé e atyre që u sëmurën psiqikisht, por edhe
të tjerë, nga friga e madhe, pérnjëherë
ranë né njëfarë kome
--- gjumë té thellë dhe më nuk dijshin asgjë.
Në këtë mënyrë u lehtsuam sado - pak, sepse
nuk kishim nevojë të angazhohemi rreth shpëtimit të
tyre, kurse në anën tjetër kishim mundësi më
të mëdha të merremi me vetorganizim për kundërsulm
eventual. ndër ata që kontribuan më së shumti
në qetsimin e situates brenda ndërtesës dhe ofrimin
e ndihmës më kujtohen: Ismail Ramadani nga Lubovci, Nasuf
Bajrami dhe Selman Shabani nga Baksi,Riza Hajdini e Rrustem Ahmeti
nga Likoshani e të tjerë.
Për shfarosjen tonë kanë qenë të angazhuar
jo vetëm ushtarët, por mendoi të gjithë qytetarët
e Tivarit; burra dhe gra, mantilbardhë, pjestarë të
institucioneve te ndryshme të Tivarit, me një fjalë,
në ne kanë shtënë të gjithë qytetarët
që atë ditë me ose pa qellim janë gjendur aty
dhe atë nga të gjitha llojet e arméve. Të shtënat
kanë zgjatur gjersa nuk është ngritur askush në
këmbë dhe derisa s' kena dhënë ndonjë shenjë
gjallërie. Këtë e vërteton edhe një raport
zyrtar i shtabit operativ; ku mes tjerash thuhet:
<<...padalle su bombe sa svih strana, pucalo se od svih oruzhja,
a u pucnjavu su se umesali odbornici, bolniçarke - jednom
reçju, svak ko se trefio u tom momentu i ko je posedovao
oruzhje. Pucnjava je prestala onda kada se nije niko vise od gomile
podizao niti micao. Svemu ovome prisustvovali su komandant i komesar
X brigade i sve skoro vojne i civilne ustanove koje se nalaze u
Baru. Mnogo od njih su aktivno uçestvovali u tom pushkaranju
na ljude >>.
E gjithë kjo na bënë të ditur se për shfarosjen
tonë ishin përgaditur si mos më mirë. Sikur
fitohej përshtypja se janë vënë në gare
cili prej tyre do të vret më shumë shqiptarë.
Sulmi nga të gjitha anët dhe nga të gjitha llojet
e armëve sikur breshëri ka zgjatur pa ndérprerë
rreth një orë e gjysmë, prej ores 14.oo deri ne ora
15.45, porse më - pastaj me intesitet më të dobët,
të shtënat kanë vazhduar ndaj atyre që janë
pérpjekur të ikin këmba - dorës si dhe ndaj
të plagosurve qe janë strehuar nëpër shtëpi,
plivica, kotarë të derrave, ahër të kafshëve,
zgavrat e trupave të ullirit, në gypat e kanalizimit e
gjetiu.
Në disa raste, ( më vonë kemi marrur vesh ) , disa
familje i kanë strehuar dhe ua kanë shpétuar jetën
të plagosurve të ikur, por për fat të keq, në
të shumtën e herave, ata që janë zënë
duke u strehuar, janë likuiduar në ményrë
më mizore. Më duket se edhe sot më dalin para sysh
kufomat e masakruara në oborrin e një shtépie -
Brahim Syla e Behram Ajeti nga ternavci, dy të rinjënga
Krasmirovci dhe njéri nga Kopiliqi.
Pas këtij akti mizor, i cili siç thamë zgjati mbi
një orë e gjysmë, të shténat u ndërprenë,
me përjashtim të ndonjë pushke e cila aty - këtu
shtinte mbi ata të cilët kishin tentuar të largohen
nga kjo kasaphane. Pas nja 10 - 15 minutash pasoi proklamata e re
e shtabit, në të cilën thuhej:
a ) informohen të gjithë ata që kanë mbetur
gjallë ose të plagosur se komandanti suprem i UNÇ,
shoku Tito ka urdhëruar ndërprerjen e zjarrit dhe të
gjithë i ka falur - pavarsisht prej gabimeve që kanë
béré,
b ) të gjithë të plagosurve do t' u ipet ndihma mjekësore
dhe sipas nevojës do të dërgohen në shérim
kurse të plagosurit lehtë të ngriten në kémbé
dhe té skajohen.
c ) Në fund kërkonin nga të gjallét të
brohoritnin parullat: << Rrnoft shoku Tito, >> <<
rrnoftë bashkim - vllazërimi >> dhe << Rrnoftë
ushtria nacionalçlirimtare >>.
Duke menduar se thirrjet e proklamatés ishin të sinqerta,
shumica e të plagosurve filluan të ngritën e té
kérkojnë ndihmë mjeksore. Mirëpo, posa u zbuluan
shumica e të gjallëve, mbi ta prap u vërsulën
ushtarët dhe banorét dhe i masakruan sërish. Pastaj
vazhdoi aksioni i hulumtimit dhe asgjësimit të atyre që
ende jepnin shenjë gjallërie. Ky lloj gjurmimi dhe asgjësimi
zgjati përafersisht deri pak para mbrëmjes.
Në proklamatën që u shpall ndérkohë,
sërish té gjith të plagosurve iu premtua ndihma
mjekësore nëpër spitalet e Tivarit, Dubrovnikut,
Splitit e gjetiu, kurse nga të plagosurit lehté u kérkua
që të skajoheshin me qellim té hapjes së rrugés
për t' iu ndihmuar té plagosurve réndé.
Mirëpo, të mashtruar tash disa herë, askush nga turma
nuk lëvizi vendit. Pas pak, aty arritén një grup
oficieresh që deri atëherë nuk i kishim parë.
Pasoi një bisedë mes tyre dhe shtabit, herë - herë
e përcjellur me zhurmë dhe tone polemizuese. Përmbajtjen
ne s' ishim në gjendje ta dijmë, por nga gjestikulacionet
kuptohej se habiteshin me këtë që kishte ndodhur.
Pasi u informuam se masaker është bérë edhe
ndaj njerëzve që kishin hyrë në ndértesë,
nga dritaret dëgjuam apelin që të dalim jashtë,
me premtime se nuk do të na ndodhë asgjë e keqe.
Përsëri na u tha se ndërprerjen e zjarrit e ka urdhëruar
vet Titoja i cili, siç thoshin, na ka falur jetën.
Në ndërtesë brenda u hamendém një kohë
té gjatë se a duhet dalur apo jo. Në këtë
ndikoi përvoja e hidhur që e kishim gjetë tërë
rrugës dhe me té drejtë dyshonim në këtë
apel. Pasi nja 20 - 30 veta u konsultuan se si t' ia bejmë,
Isuf Halili nga Radisheva u deklarua se ai do të dal i pari
pér të kontaktuar me njërzit që apelonin për
té dalë.
Ashtu edhe u bë. Pas kontaktit që vunë ky me y shokët
tjerë me shtabin dhe oficiret, të prezentuar si dalmatin,
si dhe pas premtimeve që morëm se nuk do të ketë
vrasje, edhe ne të tjerët vendosëm ta léshojmë
ndërtesën. Para se të fillojë dalja, në
ndërkohë serbet dhe malazezét vunë roje në
çdo kat të ndërteses dhe askush s' mund ta lëshonte
atë pa u kontrolluar detajisht. Prej nesh kanë konfiskuar
çdo gjë të vlefshme, si unaza ari, orë dore
ose xhepi, të holla e tj.
Kur dolém jashtë, vërejtëm se oficeret qé
na kishin përcjellur dhe ata të paraqitur si dalmatin,
edhe më tutje diskutonin me tone të larta dhe plot nervozizém.
Mésuam se të parët përpiqeshin ta arsytojnëmasakrin
andaj prej ushtarëve dhe oficiravë të ardhur kerkonin
që të largoheshin prej vendit të ngjarjes. Nuk vonoi
edhe ata u tërhoqën, sigurisht në aradhat e veta
e neve na lanë prap në mëshirën e gjakatarëve.
Derisa dilnim nga ndertesa, pas nesh mbeteshin një numër
i madh i të plagosurve, duke qarë e kërkuar ndihmë.
Me të dalur në oborr, vërejtëm një rrethim
të madh nga ushtarët serbë e malazezë, por edhe
një skenë të llahtarshme para nesh, ku shtriheshin
me mijra të vrarë e të plagosur. Pamje trishtuese
ofronim sidomos gjësendet e mprehta si bajonetat, sépatat,tërfurqit
shkopinjtë, që kishin mbetur të ngulitura në
gjoks, stomak apo gjymtyrë të tjerë trupit. Në
atë grumbull njerëzish të kryqzuar si kubiku i druve
një mbi një, nuk mund të dallohej se kush është
kush, ku e ka kokën e ku këmbët apo trupin. Kishte
shumë të plagosur që vuanin duke vajtuar, kërkonin
ndihmë, klithnin e çka jo tjetër. Është
vështirë të përshkruhet gjithë ajo skenë
e tmerrshme, kur të plagosurit që u shkonte gjaku rrëke,
kërkonin ndihmë e nuk ishin në gjendje t' u ndihmojmë.
Ishte shumë i vështirë për ne që mbetëm
gjallë detyrimi të qéndrojmë në këmbë
mbi kufoma. Edhe ne qanim së bashku me të plagosurit të
cilët shpesh klithnin: << ... ndihmom vëlla, e mos
shkel mbi varrën time >>, << vëlla, ma jep
një pikë ujë >>, << ma hiq sopatën
>> tërfurkun, thikën nga gjoksi, << më
nxirrë prej kufomave e tj, e tj >>. Nuk ishin të
rralla edhe lutjet: << vëllazër, mos na leni në
duar të këtyre xhelatëve >>. << na mytni
ju >> <<mbulona me diçka, na ndalni gjakun ...>>
Të shtërnguar nga të gjitha këto kërkesa,
edhepse ishim të rrethuar nga qindra ushtarë të armatosur,
ne megjithatë u përpoqëm qé sado - pak t'
u japim ndihmë duke i nxjerrur të plagosurit nga kufomat.
Por, atë moment kur na kane diktuar se po u ndihmojmé,
ushtarakët dhanë urdhër të ri kërcnues
se çdokush që tenton t' ju ndihmojë ose që
shmanget nga turma që qéndronim në kémbë,
do ta zé plumbi. Poashtu dënohet me vdekje çdo
i plagosur që tenton t' u bashkangjitet atyre që kanë
mbetur gjallë në ndértesë. Po ceku se të
plagosur e duke kërkuar ndihme njoha Asllan Mustafen nga Tërnavci,
Bislim Pajazitin nga Krasimovci, Bejtë Bislimin nga Kryshefci
e disa të tjerë emrat e të cilëve tani nuk më
kujtohen.
Ndër kufomat në oborr njoha Sinan Avdiun nga Tërnavci,
Hysen Zeqën nga Kuçica, një djal të ri nga
Rakinica, tre të tjerë nga Kopiliqi, dy shokë nga
Prekazi e të tjerë.
Në një situatë të tillë kur kudo rreth
nesh por edhe nën kémbét tona dëgjoheshin
vaje, ofshime edhe klithje të té plagosurve që
kërkonin ndihmë, xhelatët tanë mbanin fjalim
për rrolin e levizjes nacionalçlirimtare me Titon ne
krye, per bashkim - vëllazërim e tj. Nevë na detyronin
të bërtasim: << Rrnoftë shoku Tito >>,
<< Rrnoftë vëllazerim - bashkimi >>, <<
Rrnoft UNÇ - ja >>, duke thënë se e tërë
kjo që është bërë këtu nuk është
e rastit, por me urdhërin e komandantit suprem, shokut Tito
me çrast edhe cituan fjalët, siç thanë,
nga urdhëresa qé e kishte dhënë. Njëkohsisht,
edhe për për nderprerjen e këtij masakri thanë
se ka urdhëruar vet Titoja dhe kinse citonin atë atë
urdhëresé. Na thanë se duhet t' i jemi mirënjohës,
sepse neve që kemi mbetur gjallë ai na ka falur jetën.
Për të shprehur mllefin e vet shtazarak, fjalimi i tyre
zgjati plot 60 minuta, derisa u pastrua sheshi para oborrit nga
viktimat dhe gjaku që ecte si prrockë. Më kot të
plagosurit kërkonin ndihmë prej nesh, sepse me qindra
ushtarë pérreth vështronin çdo levizje tonën,
kurse çdo përpjekje për ndihmë e dënonin
me vdekje.
Në spastrimin e oborrit dhe të sheshit, përnjeherë
u mobilizuan banorët; gra, pleqé, të rinjë
e ushtarë, si dhe punëtorët e ndryshém, sigurisht
me qëllim që sa më shpejtë të fshihen gjurmët
e kësaj vepre mizore. Për këtë qéllim
u angazhuan, cisternat, kamionët, kovat e fshisat e të
gjthë Tivarit. Në kumtesën që e dhanë më
parë e që dëgjohej fortë mirë, u tha :
1 . -- Të gjitha njësitë ushtarake në qytet,
e të gjithë qytetarët dhe punëtorët me
të gjitha mjetet që disponojnë të mobilizohen
për pastrimin e qytetit nga stërvinat e banditëve
shqiptarë.
2 . -- Në mjetet transportuese si kamionë, vagoneta, qerre
e të tjera, të ngarkohen bashkarisht një mbi një
të vdekurit dhe të plagosurit.
3 . -- Pas transportimit të viktimave të pastrohen rrugët,
sheshi dhe oborri i ndërtesës, edhe gjaku e rrobat e banditëve.
Zbatimi i kësaj urdhérese filloi menjëherë,
kështu që në mjetet transportuese vërtetë
ngarkoheshin bashkarisht té vdekurit dhe të plagosurit.
Të kota ishin kundërshtimet dhe tentimet e të plagosurve
që t' i ikin këtij transporti të papresedan, sepse
ata qé rezistonin masakroheshin aty per aty me armë
të ftohta e diku - diku edhe me pushkë.
Edhe pse ishin të shtërnguar dhe të rrethuar në
çdo anë, një grup prej 3 shokësh tanë
të gjallë që u printe Elez Murta nga Llausha u nda
nga turma jonë dhe shkuan të komandanti që ishte
largë nja 20 - 25 metra me kërkesë që të
ndërpritet masakri dhe tortura ndaj nesh, të kenë
mëshirë ndaj të plagosurve, në mënyrë
që të plagosurve, në mënyrë që të
mos transportoheshin së bashku me të vdekurit dhe që
të na lejonin neve që nën mbikqyrjen të perkujdesemi
për shërimin e tyre ose dérgimin në ndonjë
spital.
Kërkesen e tyre xhelatët e dënuan me vdekje. Por
nuk u knaqën me kaq. Nga turma e jonë morën edhe
nja 5 - 6 veta me motivacion se edhe ata ishin në grup me protestuesit
dhe që të gjithë i likuaduan, kurse neve na u kërcnuan
se po qe se na dégjohet vetëm edhe një zë
do të na gjej fati i njejtë.
Pra, përkundër kerkesave tona, me mobilizim të shtuar
vazhduan transportimin e të vdekurve dhe të plagosurve
dhe pastrimin e sheshit dhe të oborrit nga rrobat dhe gjaku
në mënyrë që të mos mbetet asnjë gjurmë
e masakrit. Derisa zhvillohej ky aksion nga masa e qytetarëve
dëgjohej kënga << Druze Tito mi smo ti obeqali da
qemo sve shiptare zaklati, osim devojaka i mladih nevesta s kojima
qemo kolo zaigrati >> e tj.
Pasi që ushtria, puntorët, grat, burrat dhe fëmijtë,
pastruan pjesën më të madhe të sheshit dhe të
rrugës përreth nga kufomat dhe të plagosurit, nga
rrobat dhe mbeturinat e tjera të masakrit, rradha i erdhi oborrit
ku ishim ne të vendosur mbi kufoma. Derisa neve na urdhëruan
ta lëshonim oborrin, pas nesh mbetën klithma të plagosurve,
duke dëshiruar të vinin me ne. Ata qanin dhe bërtitnin:
<< Vëllezër, ku po na leni neve, mos na leni në
mesin e këtyre gjelatve >> etj. Ky ishte një trishtim
i madh për ne që kishin mbetur gjallë e nuk kishim
mundësi t' u ndihmojmë. Prej këtu na kanë dërguar
në një plazh, i cili prej kasaphanes ishte largë
200 deri 300 metra. Prej atje shiqonim se si pastronin oborrin dhe
ndërtesen nga kufomat dhe të plagosurit të vazhdonin
të transportoheshin një mbi një, në drejtim
të Tivarit të Vjetër kah do shkembinjë apo humnerë
e pafund.
Në plazh kemi kaluar natën të rrethuar në një
anë nga deti i hapur, ndërsa në anën tjetër
nga qindra ushtarë me armë të drejtura prej nesh
që ishim të zbehur, të lodhur e të torturuar,
të friksuar e të uritur. Të gjithë kishim frigë
se gjatë natës do t' na kidnapojnë apo do të
na likudiojnë një nga një dhe vazhdimisht e kërkonim
mjedisin e turmës.
Në mëngjes vërejtem se si mbi ujë notonin plisat
e bardhë, shokat, japangjet dhe kufomat e shokëve tanë.
Në plazh kemi qëndruar plot 18 orë pa ngrënë,
kurse etjen përpiqeshim ta shuejmë me ujë të
detit. Pas kësaj kohe të qëndrimit na kanë urdhëruar
të pregaditemi për ndërrimin e vendit. Sërish
na kanë sjellur në oborrin e ndërteses së masakrit,
porse tash të pastruar nga kufomat. Atë ditë, për
herë të parë prej marshutës në Kosovë
na kane përgaditur gjellë të ngrohtë - groshë.
Pas të gjithë atyre vuajtjeve na kanë urdhëruar
të rreshtohemi për të marrë racionin e ushqimit.
Por, përsëri u deshpruam, sepse na urdhëruan të
shërbehemi me enët e shokëve tanë të vrarë
të cilat ishin të lara me gjak. Të mllefosur deri
në fund, kemi refuzuar urdhërin duke mos pranuar të
hamë në ato enë të përgjakura. Xhelatët
na u kërcnuan sërish duke i përforcuar radhët
se , po qe se nuk i marrim ato enë, s' do të na japin
ushqim. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, e të
vetëdijshem edhe për pasojat e mundshme, kemi refuzuar
t' i marrim ato enë. Dënimi që pasoi në shenjë
hakmarrje për refuzim tonë ishte shtyrja e dhënjes
së ushqimit për 12 orët e ardhshme.
Kështu të uritur dhe të rraskapitur na kanë
urdhëruar që të hyjmë në atë ndërtesen
famoze. Mirëpo, me t' u ofruar hyrjes kryesore, disa shokë
tanë si Nasuf Bajrami, njëfarë Haki nga Vushtria,
Riza Hajdini nga fshati Baks, dy shokë nga Llapi, Smajl Ramadani
nga Luboveci, një nga Gjilani e disa të tjerë, njëzërit
kanë refuzuar të hyjnë në ndërtesë
pa u përpiluar regjistri me emër e mbiemer dhe adresa
të sakta për secilin prej nesh që kemi ngelur ende
gjallë dhe të na ipej kopja, pastaj të tregohet regjistri
i atyre që janë nisur nga Kosova dhe të dihet numri
i të vrarëve.
Këtë kërkesë tonën, oficerët kategorisht
e refuzuan, duke na u kërcnuar se do t" na likuidojnë
të gjithëve. Menjëherë i përforcuan radhet
dhe i drejtuan tytat. U bënë pérpjekje për
t' i veçuar udhëheqsit përkatsisht ata më
të zéshmit në kërkesa, me në krye Hakiun
nga Vushtria, gjoja për bisedime, por ishte i ditur qellimi
i ndarjes së tyre. Të mësuar nga përvoja e hidhur,
nuk lejuam kurrfar ndarjesh, por njérzit kërkuam që
të bisedohet në prezencën e të gjthëve.
Me këtë rast u betuam se nuk do të lejojmë më
vrasjen e shokëve tanë që i caktuam për ta ngritur
zërin në emër të të gjthëve pa u vra
të gjithë ne.
Më në fund, pas shumë kërcnimesh dhe të
një dialogu të gjatë, që u zhvillua para hyrjes
së ndërteses, oficeret pranuan të numrohemi para
se të hyjmë dhe për këtë qëllim caktuan
një oficer të tyre. Këtë propozim sërish
e kemi refuzuar, duke kërkuar që numrimin ta bëjë
njeriu unë e pastaj të na komunikoj se sa kishim mbetur
gjallë, kurse oficerët të na thonë numrin e
atyre që janë vrarë.
Pas shumë peripitive, presionesh e kërcnimesh me likuidim
të përgjithshëm, është arritur marrëveshja
që të caktohen dy shokë tanë dhe një oficier
e një ushtar nga ana e atyre për numrim. Nga ana e jonë,
në emër te shokëve, qysh më parë qe caktuar
Hakia nga Vushtria dhe Smajl Luboveci. Pas numrimit një nga
një gjatë hyrjes në ndërtesë është
konstatuar se gjallë kemi mbetur vetem 810 persona, kurse sa
i përket numrit që janë nisur nga Kosova oficeri
me regjistér në dorë na ka komunikuar se nga Kosova
jemi nisur 4.580 veta, gjë që do të thotë se
gjatë rruges dhe në masakrin e Tivarit janë mbytur
dhe janë zhdukur 3.760 shqiptarë.
Nga personat të cilët kanë mbetur gjallë nga
kjo tragjedi dhe asaj që kam vërejtur vet, mbi 90 per
qind kanë shpëtuar ata që kanë qenë brenda
në ndertesë, sepse mundësitë për shpetim
në oborr dhe shesh kanë qenë minimale. I gjallë
ka mbetur aty - këtu ndonjeri që është fshehur
ndër kufoma dhe ate vetëm pse nuk kanë arritur t'
i transportojnë para terri. Natën, ata qé kanë
qenë të plagosur, kanë mundur më lehtë
të nxirren nga kufomat dhe të ikin në drejtime të
ndryshme. Ka raste që edhe në shesh kanë shpëtuar,
por ato janë shumë më të rralla.
Sipas vlersimit të shokëve tanë, nga 60 për
qind të atyre që i kishte marrë plumbi e ende tregonin
shenja të jetës, sikur t' ju ofrohej ndihma perkatse,
do të shpëtonin nga vdekja. Mirëpo, siç thamë,
kjo ishte e pamundshme, sepse ata transportoheshin së bashku
me të vdekurit.
Në ndërtesë na pritën telashe të reja.
Në një anë ishin të rrethuar kurse njëkohsisht
na u komunikua urdhëri se askush nuk mund të dal jashtë
ndërtese madje as për nevoja fizeologjike.
Mosrrespektimi i kësaj urdhërese dënohej me vdekje.
Në këto kushte u detyruam që nevojat fiziologjike
t'i kryenim po aty ku qëndronim në dhomë. Fitohej
përshtypja sikur xhelatet i pengonte fakti se ne kishim mbetur
gjallë, dhe se nuk ishin ngopur as me krimin që bënë,
torturat dhe zullumi që na u bë tërë kohën,
masakër ky i paparë në histori. Në mënyrë
më perfide provokonin dhe kërkonin shkak që të
shtinin në neve dhe të na likuidojnë. Një nga
këto provokime ishte lënja e bombave dhe revoleve në
ndërtesën në të cilin ishin vendosur, por të
cilave më parë ua kishin hequr gjilpërat dhe eksplozivin.
Sigurisht se kjo ishte bërë me qëllim që dikush
prej nesh të provojë të hedhë ndonjë bombë
të prishur dhe t' iu jap rast për të intervenuar.
Mirëpo, këtë lojë të tyre ne e kuptuam
menjëherë, dhe që të gjitha ato i tubuam në
një vend për t' i vënë nën kontroll.
Fatkeqsisht, kjo nuk ishte e tëra. Né disa kënde
të ndërteses xhelatet kishin vendosur disa eksplozive
të vërteta, të cilat në një çast
u aktivizuan. Nga eksplodimi i fortë u dëmtua dyshemeja
e dhomës ku gjendesha unë me ç' rast lehtë
apo rëndë u lënduan disa shokë tanë. Mëpastaj
u shkaktuan edhe dy eksplodime më të lehta të cilat
për fat nuk shkaktuan viktima.
Në këtë gjendje kaotike, frige dhe pasigurie aty
e kemi kaluar natën.
Në mëngjes kemi kërkuar sqarim për eksplozivine
vënë. Kërkesave tona iu kanë përgjegjur
disa oficier, kinse ekspertë, me ç' rast na komunikuan
se dyshohet se ato kanë mbetur pas tërheqjes së gjermanëve.
Poashtu edhe armët janë mbeturina të çetnikëve
dhe gjermanëve që kanë mbetur pas tërheqjes
nga ajo ndërtesë. Oficierët na shprehen gjoja keqardhje
për këtë incident.
Pas 22 orë qëndrimi në atë ndërtesë
kur gjendja u bë e padeshirueshme nga kundërmimet, një
grup shokësh nga Llapi protestuan dhe kërkuan të
na lejohet dalja nga ndërtesa, të na ipet ushqim dhe të
gjendet një strehim më i përshtashem. Vetëm
ditën e dytë të qëndrimit këtu na kanë
urdhëruar të dalim nga ndërtesa dhe të rreshtohemi.
Ashtu të rreshtuar na kanë dërguar në një
vend tjetër të izoluar me një ndërtesë
të vjetër, me një oborr përafersisht 0, 10 hektarë,
i rrethuar me tela të xhembuar të lartë mbi dy metra.
Kjo s' ishte asgje tjetër pos sipas të gjitha gjasave
llogor gjerman me kushte të kqija, por me një përparsi
se nevojat fiziologjike i kryenim në oborr. Në këtë
llogor kemi kërkuar të na ipet ushqimi dhe të na
mundësohet kontakti me udhëheqsit tanë në Kosovë,
si Fadil Hoxhën, Xhavit Nimanin, Rifat Berishën, Mehmet
Hoxhen, Ismet Shaqirin, apo me udheheqsit e Shqiprisë. Mirpo,
të gjtha këto ishin të kota sepse kërkesat tona
nuk i përfillnin, përkundrazi vazhdimisht shtonin masat
e sigurisë. Një oficier i lartë madje na u kërcnua
se po qe se vazhdojmë me kërkesa të tilla, do të
na likuidojnë të gjithve. << Shihni atë tym
te zi në atë shkëmbë ? Aty po digjen shokët
tuaj, mos dëshironi edhe ju të pësoni si ata ? >>.
Pas nja tri dite qëndrimi këtu, na kanë urdhëruar
që të përgatitemi për të shkuar në
një vend tjetër, në Bokën e Kotorit, me qëllim
të largimit tonë sado pak nga kufiri i Shqiprisë
dhe për të mos e parë këtë llogor Shqipatarët
e Tivarit dhe rrethinës. Ne kemi refuzuar një urdhër
té tillë gjer sa të mos na plotësohen kërkesat
që i cekëm më lartë. Kemi kërkuar që
sërish të përpilohet regjistri i atyre që janë
likuiduar dhe të atyre që mbetën gjallë dhe
t' u dorëzohen udhëheqësve në Kosovë dhe
në Shqipri. Përveç kësaj kemi kërkaur
që aty për aty udhëheqjen ta marrë përsiper
kuadri i oficierëve Shqipatrë së bashku me ata serbë
e malazezë. Kërkesat tona menjëherë u refuzuan,
por edhe ne mbetëm kategorik që pa plotsimin e tyre të
mos e vazhdojmë rrugën tutje.
Pas dy - tre ditësh arriti një grup oficierësh shumica
prej të cilëve u prezentuan si malazezë, kurse dy
ishin Dalmatinë. Ata na kominikuan se gjoja për të
gjitha kërkesat tona është informuar udhëheqsia
e Kosovës dhe se gjoja prej andej ka arritur një porosi
e cila na u lexua në gjuhen shqipe dhe sërbokroatishte.
Nga kjo më kujtohet vetëm ky tekst:
<< Me keqardhje kemi marrë lajmin për incidentin
dhe tragjedin që ndodhi në Tivar, për çka
ju vet ishit fajtorë.Kemi marrë të gjitha masat për
sigurimin e jetës suaj dhe kushteve më të mira jetësore.
Tash e tutje për në front përveç udhëheqsve
serbë e malazezë do t' u shoqërojnë edhe oficierët
kroatë e sllovenë, si dhe disa oficierë shqiptarë
>>.
Pas shumë kërcnimeve u detyruam të pajtohemi me fat.
Një lehtësim e kishim se tash e tutje, në kroaci
pos oficerëve serbë e malazezë, në udhëheqje
do të kishim edhe kroatë e sllovenë si dhe disa shqiptarë.
Në llogor qëndruam edhe nja 10 - 12 ditë. Meqenése
ishte afër një rruge qarkullueshme, kurse kushtet ishin
mizerie, vrenim se si popullata e atyshme kur afroheshin afër
llogorit, nga qelbja e tij, vinin faculetat në gojë dhe
hundë kurse duke kthyer kokën anash shanin: << Majku
vam shiptarsku, lipshite tu kao stoka >> ! ( Nënën
e juve shqiptare, ngordhni aty si kafshët ).
Pasi që ishim mbushur përplot morra nga papastërtia
dhe kushtet tejet të vështira nga të cilat kërcënohej
epidemija e tifos apo ndonjë sëmundje tjetër, përcjellsit
tanë në një luginë të Tivarit të vjetër
organizuan një punkt për përvlimin e rrobave tona.
Duke i bartur rrobat për në këtë punkt, unë,
Nasuf Bajrami nga Baksi, Sylë Ferizi nga Radisheva e disa të
tjerë u ngulfatëm nga kundërmimi i rëndë
qe vinte nga shkëmbinjtë e afërt në formë
tymi apo mjegulle. Nga dy qytetarë mësuam se kjo erë
e rëndë vinte nga kufomat e Shqiptarëve që digjeshin
në humnerat e atyre shkëmbinjëve të Tivarit
të Vjetër.
Në përfundim të këtij operacioni, do të
thotë pas 10 - 12 ditë qëndrimi në këtë
llogor, më në fund na kanë futur në një
anije dhe kemi filluar rrugën për në vijën e
frontit, gjë që na gëzoi shumë sepse menzi pritnim
largimin nga ky vend mizorik. Natën e parë jemi ndalur
në Spital por edhe tani pa ujë dhe ushqim, te mbështetur
për disa shkëmbinjëve disi e kemi pritur mëngjesin.
Por, jo të gjithë.
Të rraskapitur nga uria, lodhja dhe sëmundjet e ndryshme,
një numër shokësh kanë ngelur në vend,
kurse për fatin e tyre më s' kemi mësuar asgjë.
Prej aty kemi vazhduar rrugën pér ne Shibenik, Trogir
e pastaj në Biograd na moru. Para se të vendosemi në
disa ndërtesa, jemi pastruar me ujë deti, jemi rruar,
veshur mirë dhe armatosur me armë angleze. Në këtë
mënyrë jemi përgatitur për front. Pér
herë të parë këtu kemi marrë ushqim të
ngrohtë si griz, çaj, ngapak bukë dhe pastaj na
kanë ndarë në njësi më të vogla. Për
udhëheqje i caktuam njerëzit tanë më të
aftsi si tetar, rreshter, nëntoger e toger. Poashtu i përpiluam
regjistrat me emër e mbiemër dhe adresë të të
gjithë neve që kishim mbetur gjallë. Për fat
të keq ky numër ishte shumë i vogël - gjithsejt
786 veta. Më kujtohet se prej këtu prap filluam ta ndiejmë
vehten Shqipatrë sepse tani kishim eprorët tanë të
cilët na i mundësonin ushtrimet dhe komandën në
gjuhën shqipe që i udhëheqte eprori Riza Hajdini
e disa të tjerë dhe njëkohësisht ishim më
të sigurt sepse tani s' ishim duerthatë.
Prej këtu vazhduam rrugen për ne Zarë, Cëkvenicë
dhe në fund arritëm në Rijekë e pastaj prej
aty në Lublanë. Kétu sérish na kane shpérndarë
nëpër njësi
----brigada sërbe e malazeze dhe më pak në ato sllovene
e kroate. Këtu për herë të parë u hodhëm
në luftë kundër armikut, përkatsisht mbeturinave
çetnike, ustashe, domobrane e të tjera që përpiqeshin
të rezistojnë ose té ikin në Itali dhe Austri
për të mos rënë në duart e partizanëve.
Eshtë pér t' u habitur, por edhe këtu vrehej një
mosbesim ndaj njësive ku shumicën e pérbénin
Shqiptarët. Edhepse në betejë hudheshim të parët,
në vend mirënjohje për sukseset që i arritshim
në front, pas çdo aksioni luftarak dhe pas çdo
pozite të re që zinim, ende pa u çlodhur na kontrollonin
detalisht dhe na konfiskonin çdo gjë që e kishim
grabitur nga armiku. Këtë e bënin duke na rreshtuar
në ndonjë fushë dy nga dy, njëri përballë
tjetrit, pasi që parë na detyronin t'i lëmë
armët disa metra larg. Kontrolli detal bëhej në atë
mënyrë që s' na lënin vend pa kontrolluar si
në çanta që i bartnim ashtu edhe në trup,
në xhepa e ku jo se. Ishte e pamundur të fshehnim çdo
gjë që konfiskonim nga armiku sikurse setrat, këmishat,
lapsat, ndonjë orë apo diç tjetër. Në
këtë ményrë veprohej vetëm ndaj Shqipatrëve,
andej kjo na vinte shumë rëndë.
Krahas betejave të herëpashershëme, edhepse të
lodhur dhe rraskapitur nga uria, kushtet e vështira të
jetës dhe padrejtësive që s' na u ndanë kurrë,
çdo pauzë apo moment sado pak të volitshëm
e shfrytëzonim për të kërkaur nga eproret sqarime
lidhur me tragjedinë e Tivarit, përkatsisht për tërë
atë që pérjetuam prej Prizrenit e deri në
masakrin masiv. Pas shumë përpjekjeve dhe tentimeve Pér
pranimin tek oficerët e lartë, më në fund tre
shokë arritëm të hyjnë në Shtab në
një fshat afër Rijekës. Në bisedë kishin
qënë tre oficerë të lartë ( dy të
brigadés dhe një i Divizionit XV << Matija Gubec
>> ). Me atë i informuam hollësisht këta eprorë
për tërë që na ka ngjarë e posaçarisht
për masakrin e Tivarit.
Pas rrëfimit ta parë, këta eprorë na u kërcnuan
se po merrem me propaganda armiqésore duke mohuar të
gjitha ato që i thamë si të pavërteta. Madje
pasuan edhe kërcnime dhe kërkesa pér distancim
prej pohimeve të tilla. Por duke parë se ne qëndrojmë
stoikisht pas thënive tona dhe kërkesës për
ndriçimin e tërë tragjedisë, më në
fund u pajtuan të dégjojnë deri në fund argumentet
tona dhe na urdhëruan që për gjithë këto
të epim deklaratë me shkrim. Pasi që e bëmë
këtë, na premtuan se për të njëjtën
gjë do të kérkojnë deklartë me shkrim
prej të gjithë atyre që kishim mbetur gjallë.
Posa ne kemi arritur në njësitë tona, pas nesh ka
ardhë një delegacion e Shtabit i përbërë
prej tre oficerëve dhe një daktilografi. Prej çdonjërit
që ka pasë guxim i kanë marrë deklaratat për
gjithë atë që kanë përjetuar gjatë
marshutës vdekjeprëse prej Kosove e deri në Tivar.
Tri ditë më vonë sërish na kanë ftuar në
Shtab të Brigadës në një bisedë plotësuese
për sqarimin e disa detaleve. Me këtë rast na është
thënë se janë shumë të interesuar për
këtë ngjarje e veçanarisht për ate që
ka ndodhur në Tivar dhe se po bëjnë përpjekje
për ndriçimin e plotë të sajë. Pér
këtë do të informojnë edhe organet më të
larta shtetërore, ushtarake dhe partiake për të marrë
qëndrim lidhur me këtë. Njëkosisht na bënë
me dije se në njësi e as jasht saj nuk guxon askush prej
nesh të llafosë për rastin e Tivarit. Në të
kundërtën, na u kërcnuan se po poqese zihet në
gojë kjo ngjarje, do të thotë nëse merr dhenë,
secili prej nesh do të nxirret para gjyqit ushtarak nën
akuzë për përhapjen e propagandës armiqësore.
Se a i kanë dërguar me të vërtetë matrialet
dhe dëshmitë e mbledhura per këtë rast prej
nesh instancave më të larta, cilat ishin ato, çfarë
përmbajtje kanë pasur dhe në ç' masë
janë ndriçuar, ne kurrë nuk mundëm të
marrim vesh.
Pas demobilizimit ( pas përfundimit të luftës ) dhe
ardhjes sonë në shtëpi, u informuam se ngjarja kishte
marrë dhenë. I tërë opinioni kosovar dhe më
gjerë gojë pas goje dhe përmes kanaleve të fshehta
ishte informuar për masakrin e Tivarit dhe për tërë
atë që kishte ndodhur prej Kosove e deri në Tivar,
përkatsisht në vijën e frontit. Kuptuam po ashtu
se askush nuk guxonte te bisedonte haptas për atë që
kishte ndodhur në Tivar, në Liqenin e Shkoderës e
gjetiu. Pér numrin e viktimave silleshin verzione të
ndryshme, por numri më i shpeshtë përmendej prej
4.500 deri në 6.000 viktima të turmës së dytë,
në të cilën ishim edhe ne që mbetëm gjallë,
ndërkaq në dy turmat e tjera, numri i viktimave sillej
prej 1.000 deri në 1.500 veta.
Në rrethanat jashtzakonisht të vështira që u
krijuan me administrimin ushtarak në Kosovë në përfundim
të luftës e edhe më vonë, Shqipatrëve iu
bë e pamundshme të kërkojnë ndriçimin
e kësaj tragjedie. Ai që kishte guxim vetëm t' ia
rrëfejë dikujt ngjarjen, ndiqej dhe persekutohej pa masë.
Në mënyrë më mizore janë torturuar dhe
maltretuar edhe prindërit dhe fëmijët ose të
afërmit e atyre që pësuan në Tivar, duke i konsideruar
si armiq të rrezikshem të shtetit.
Mirëpo, pa marrë parasysh kushtet e vështira politike,
torturat dhe rrethanat e tjera, ne, luftëtaret e gjallë,
në mënyrë sekrete jemi përpjekur ta informojmë
popullin nëpër tubime ( oda e mbledhime rasti ) për
gjithë ate që e kemi përjetuar, gjë që
pati efekt të informimit të drejtë.
Përkundër rrethanave gjithnjë të pavolitshme,
në të cilat jetuan dhe sot po jetojnë në jugosllavinë
bolshevike Shqiptarët, pavarsisht nga pasojat politike, fizike
dhe psiqike personale dhe të familjes sime, por i vetëdijshem
se askush prej zyrtarëve nuk dëshiron të ndriçon
rastin e Tivarit, nga shkaku se krimi i bërë s' kishte
analog në histori, më datën 9.11.1966 vendosa t'
u shkruaj publikisht të gjitha forumeve më të larta
partiake dhe shtetërore në vend me kërkesë për
zgjedhjen e plotë të kësaj çështje dhe
gjykimin e fajtorëve për të.
Në letrën time drejtuar organeve shtetrore dhe partiake
të Jugosllavisë, Sërbisë dhe Kosovës në
15 faqe të shkruara me makinë, përveç përshkrimit
në hollësi të ngjarjes, nga organet më të
larta partiake kam kërkuar që patjetër publikisht:
1. -- Të informohet opinioni i gjerë për MASAKRIN
e TIVARIT
2. -- Të bëhet evidenca e plotë e ushtarëve
të masakruar
3. -- Të indetifikohen kryerësit e kësaj vepre mizore
4. -- Të informohet opinioni për masat që janë
marrë ndaj tyre dhe
5. -- T" u bëhet e mundshme prindërve, të vejave
dhe fëmijëve prindërit e të cilëve janë
mbetur në këtë masakër të gëzojnë
të gjitha të drejtat e invaliditetit familjar ushtarak
dhe të drejtat e tjera.
Lidhur me letrën time, me inciativen e KQ LKJ më 18.11.1966
në lokalet e Komitetit Komunal të LK të Mitrovicës
u caktua një bisedë në përbërje prej dy
përfaqsuesve të KQ LKJ, dy përfaqsuesve të KQ
të LK të Sërbisë, Sekretarit të KK LK të
Mitrovicës, Zharko Kuzeleviqit, anëtarit të KK të
LK të Kosovës, Hysen Prekazit, sekretarit organizativ
të KK të LK té Mitrovicës Basri Hasanit si
dhe dy personave tjerë të cilëve nuk ua mësova
funkcionet. Në bisedë me kishin ftuar edhe mua, për
çka edhe e kam si dëshmi ftesën e nënshkruar
nga Zharko Kuzeleviq.
Në bisedë që u organizua më 19.11.1966 duke
filluar në orën o8.oo sekretari i KK LK të Mitrovicës,
Zharko Kuzeleviq që në fillim m' u kërcnua me masa
administrative kinse për të pavertetat që i kam theksuar
në parashtresen time forumeve më të larta partiake
e shtetrore duke i konsideruar si propagandë armiqësore
me qëllim të kompromitimit të sistemit tonë
socialist - vetqeverisës, të drejtuara kundër vëllazërimbashkimit
për çka do të përgjigjem para gjygjit. Njëkohsisht
më propozoi që të tërhiqem nga thënjet
në letër. Pastaj njëri nga përfaqsuesit e KQ
LKJ ma tërhoqi vërjetjen se kjo është vepër
e rëndë armiqësore prapa së cilës fshihet
edhe ndonjë grup armiqësor e jo vetëm Azemi, prandaj
ky duhet të deklarohet se kush fshehet prapa kësaj letre.
Mëpastaj edhe ky më propozoi që të tërhiqem
dhe të harrohet kjo çështje. Rrugën e tyre
e ndoqën edhe të pranishmit e tjerë duke m' u kërcnuar
dhe njëkohësisht duke kërkuar térheqjen time
ose deklarimin se kush fshehet pas kësaj.
Shiquar realisht gjërat, thuja se as që kam pritur ndonjë
çasje tjetër këtij problemi nga ata që e kishin
kurdisur këtë tragjedi. Por, e imja ishte ta them të
vërteten e pastaj le të del ku të del.
Pasi e mora fjalën, që në fillim u thash se çasja
e juaj këtij problemi nuk është me vend. Kétu
më keni thirrur vetëm të më friksoni që
të tërhiqem nga ajo që kam th"ënë
edhepse që të gjithë e dini se ashtu edhe ka ndodhur
në të vertetë. U thashë se hiç më
lehtë s' janë ndarë Shqipatarët nga ky masakër
se sa popujt që e përjetuan Aushvicin e Polonisë.
Përkundrazi, krimi është më i rëndë
kur dihet se gjermanet tortuaruan armiqët, ndërkaq fatkeqsisht
serbët dhe malazezët vranë dhe masakruan bashkëluftetaret
e vet - Shqipatrë duarëthatë. Me këtë rast
ua bëra me dije se kategorisht mbetëm pranë kërkesave
të parashtruara në letër. Madje kërkova që
ajo të plotësohet me fakte të reja, me dëshmitë
e qytetarëve tjerë që kishin marrë pjesë
në marshuten prej Prizrenit e deri në Tivar.
Me disa pauza të vogla biseda ka zgjatur prej orës o8.oo
deri në oren 16.oo. Gjatë bisedës më janë
shtruar pyetje provokuese por edhe pyetje të arsyeshme. Kah
fundi, Hysen Prekazi dhe Basri Hasani pranuan se kanë dëgjuar
diç për këtë ngjarje, por jo edhe për
masakër me përmasa të tilla. Me një rast, Hysen
Prekazi më tha në gjuhën Shqipe që të rrefej
tërë ngjarjen realisht pavarsisht nga nervoziteti që
e kaplon dike.
Pasi që u bindën se unë nuk do të tërhiqem
nga ajo që kam thënë në letër dhe se kërkoj
kategorikisht që të ndriçohet i tërë
rasti e të shpallet publikisht para opinionit, biseda u zhvillua
në frymë pak më konstruktive. Pasi rrëfeva edhe
një herë tërë ngjarjen dhe çdo gjë
që argumentova kërkova të shënohet në procesverbal,
njëri prej përfaqsuesve të KQ LKJ, në mes tjerash
tha : << Problemi të cilin e parashtroi Azemi është
shumë delikat dhe me peshë shumë të madhe. Si
i tillë del nga kompetencat e këtij grupi punues, prandaj
edhe marrja e çfardo mase ësht
"e në kompetencë vetëm të forumeve më
të larta partiake e shterore. Andaj, propozoj që i tërë
matriali i prezentuar, ky procesverbal i nënshkruar nga Azem
Hajdini dhe faktet e tjera të dërgohen në adresë
të KQ të LK të jugosllavisë për të
marré qëndrim lidhur me te, kurse pas marrjes së
vendimit të informohet opinioni dhe Azemi për këtë.
Njëkosishtë Azemi duhet të përoiloi një
matrial komplet për këtë problem si dhe për
të gjitha që deklaroi këtu dhe në një bisedë
tjetër të na i prezentoi të gjitha. >>
Pér një solucion të tillë u pajtuan të
gjithë.
Pas kësaj bisede mendova se më në fund e vërteta
do të del në shesh dhe se bashkëbiseduesit do ta
mbajnë fjalën. Unë e përgadita matrialin ashtu
siç u morëm vesh.
Mirëpo, njëzet ditë më vonë, nga KQ i LKJ
mora një letër e cila mban numrin 2029/1 datë 9.12.1966,
me të cilën u informova se lënda ime e është
dërguar në tërësi KK të LK të Kosovës
në shqyrtim dhe kompetencë.
Edhepse sërish pas një kohe kërkova përgjigje
nga KK i KK të Kosovës dhe KQ i LKJ - së për
këtë çështje, sot e ksaj dite nuk di për
fatin e matrialit në fjalë.Madje, madje, edhepse gjatë
bisedës në Komitetet Komunale të Lidhjes së
komunistëve në Mitrovicë me 19.11.1966 pjesëmarrsit
patën thënë se << Azemin duhet ta kuptojmë
si shok dhe perjetues të kësaj ngjarje tragjike, e jo
si armik >>, menjëherë pas kësaj bisede ndaj
meje u shtrua një terror i vërtetë, hiç më
i lehtë ae ai i viteve të luftës. pasojat i hetuan
edhe antarët e familjes sime, shokët e punës e të
jetës.
Me qindra herë kam qenë i thirrur në komitet komunal
e Sekretariat të punëve të brendshme në Mitrovicë
për t' u marrë në pyetje për çdo lëvizje
që kam bërë, për çdo fjalë të
thënë në ndeja, tubime formale e jo formale si dhe
për çdo deklaratë që kam dhënë.
Qëndrimi armiqësor ndaj meje është shprehur
publikisht atëherë kur klasa punëtore në fabrika,
qytetarët e ndershëm dhe fshatarét filluan të
më kandidojnë për këshilltar të kuvendit
komunal dhe deputet republikan në vitin 1968. Me të arritur
propozimi, konferenca komunale e Lidhjes socialiste të Mitrovicés
ka caktuar mbledhje te posçme me qëllim të marrjes
së qëndrimit për pengimin e kandidaturës sime.
Aksionin e diskualifikimit tim e kanë udhëhequr disa shokë
të nxitur nga pushtetmbajtësit me në krye Mustafa
Osmanagiqin, deputet i Dhomes së kombeve, pastaj Ismajl Jahiqin
dhe Mon Monin nga Vllaha, të cilët zhvilluan një
fushatë të gjerë në popull për mos votuar
në favor timin. Këta dhe të tjerët iu kanë
kërcnuar edhe me burg votuesve që do të votonin për
mua, << armikun e socializmit vetëqeverisës dhe
mbarë sistemit jugosllav >>. Edhepse populli nuk u frikësua
, por përgjithësisht ma dha votën , pushtetëmbajtsit
stalinist e konstatuan zgjedhjen time dhe ma bënë të
pamundëshme kryerjen e funkcionit.
Torturat dhe malltertimet ndaj meje zgjaten gjithënjë
deri në vitin 1978 kur u bënë ndryshime të konsiderueshme
kuadrosh në udhëheqjen e Mitrovicës dhe Krahinës,
e sidomos në KE krahinor.
I mllefosur gjithënjë për qëndrimin heshtak
të të gjitha forumeve rreth rastit të Tivarit, 14
vjet pas bisedës që pata në Komitetin komunal të
Lidhjes së komunistëve të Mitrovicës, vendosa
sërish të aktualizoi ndriçimin e kësaj çeshtëje
dhe me letër e matrial iu drejtova udhëheqjes aktuale
të Kosovës dhe Jugosllavisë me 15.12.1980. Mirëpo,
edhepse mora premtime se do të ftohem në bisedë dhe
se Mé në fund do të fillojë realizimi i kërkesés
sime, ngjarjet e '81 - shit edhe një herë e ngulfaten
të vërtetem për këtë tragjedi.
Shpresoj se një ditë, megjithatë bota do ta kuptojë
ndytësirën ndoshta më të madhe të Jugosllavisë
të bërë gjatë LNÇ - së ndaj Shqiptarëve
të cilën populli e këndoi si << VARR TË
TIVARIT >>
Azem Hajdini
|
 |  |
 |  | |  |  |
 |  | |  |  |
|
 |
|