 |
 |
BANESA
Në fshatrat e trevës vuthjane, në te kaluarën,
janë ndërtuar banesa një, dy dhe trikatëshe.
Banesat dy dhe trekatëshe janë quajtur kulla. Kullat,
kudo ku janë ndërtuar, kanë patur dy funksione: Se
pari, strehimin e familjes dhe, se dyti, mbrojtjen e saj në
raste rreziku. Kulla te tilla dy dhe trikatëshe ka patur në
Katun t'Epërm, Gjonbalaj, Qosaj, Kukaj e Hakaj. Në te
kaluarën, para se këto fshatra te digjeshin me 1912 dhe
1918 nga malaziasit dhe serbët, pothuajse kudo ka predominuar
kulla dy dhe trekatëshe. Tani gjenden rrënojat e kullave
te djegura si deshmi e egërsisë dhe barbarisë serbe.
Por, shumica e kullave te djegura përsëri u rindërtuan
nga banorët autoktonë te kësaj treve që u rikthyen
në trojet e veta. Ndërtimi i banesës në fshat
duhet pare në te gjithë kompleksin e nevojave që
ka fshatari per banim te familjes, dhomë ndeje, gjumi, anekse,
brenda banesës dhe pranë saj, te cilat janë te domosdoshme
per fshatarin, mbasi pa to as që mund te mendohet veprimtarija
në fshat. Te tilla janë objektet ndihmëse per familjen,
mbajtjen e bagëtisë, mbajtjen e mjeteve te punës,
mbajtjen e ruajtjen e prodhimeve bujqësore e blektorale.
Në Vuthaj një shprehje e urtë ka kaluar nëpër
breza dhe ruhet deri në kohën tonë: "Me punue
shpi t'nimon Zoti". Prandaj, meqenëse ndërtimi i
shtëpisë nga vendasit konsiderohej punë e bekuar
nga vete perëndija, ndihma kolektive e bashkëfshatarëve
ka qenë e gjithanshme dhe e vazhdueshme, në prerjen, sharrimin
dhe transportimin e lëndëve drusore, në nxjerrjen
dhe afrimin e gurëve, te rerës dhe te gëlqeres. Po
ashtu veprimi i pare ndërtimorë, hapja e themeleve, bëhej
me ndihmën kolektive vullnetare te bashkëfshatarëve.
Kuptohet, se jo te gjitha punët mund te kryheshin në mënyrë
te tillë. Per gdhendjen e gurit, ndërtimin e murit, gdhendjen
dhe zbukurimin e lëndës drusore, per ngritjen e §atisë,
per shtrimin e dyshemesë, te tavanit, vendosjen e dyerve e
te dritareve, punimin e shkallëve, e oxhakut, etj., duheshin
mjeshtra. Kur ndonjeri nga meshkujt e shtëpisë dinte mjeshtërinë
e gurit dhe te drurit problemi rshte i zgjidhur. Nëse ata,
( meshkujt e shtëpisë) nuk dinin mjeshtëri, nijeshtrat
duheshin gjetur. Dhe gjendeshin vete drejtpërsëdrejti
ose me anë te lidhjeve e njohjeve miqësore. Dihet se në
te kaluarën, kanbesë e burrëri, prandaj me anë
te njohjeve e lidhjeve miqësore fshatari zgjidhte një
mori problemesh. Kështu, fshatari nevojtar per një prob-lem,
ndihmohej nga miku, duke i treguar mënyrën se si duhej
te vepronte ose duke i rekomanduar një person te caktuar. Miku
rekomandues duhej te mendohej mire që te mos i mbetej peng
fjala e dhënë. Në këtë mënyrë
zgjidhej problemi i dy mjeshtrave, te gurit dhe te drurit, te cilët
kanë qenë te domosdoshëm per ndërtimin e banesës.
Dy kanë qenë fazat e ndërtimit te banesës: Ndërtimi
i murit e (jatisë dhe punimet e brendëshme.
Ndërtimi i objekteve ndihmëse është bërë
nga vete personi sipas rastit dhe nevojave që ka patur.
Në te gjitha ndërtimet që janë bërë
në fshat, është pasqyryar në to gjendja ekonomike,
shija dhe kultura artitekturore e artistike.
Tri kanë qenë momentet kryesore që shënoheshin
me ceremoni:
HAPJA E THEMELEVE
dhe me këtë rast " duhet me ba nji kurban",
prandaj pritej një berr, zakonisht një dash. Ceremonija
e dytë bëhej me rastin e përfundimit te murit dhe
te "qitjes se kulmit ( ngritja e kulmit te catisë). Me
këtë rast, atij që e ndërton shtëpinë,
te afërmit i "sojnë te fala" (peshqeshe). Në
kulm, në një vend te dukshëm ngrihej flamuri, por
vetëm flamuri kombëtar shqiptar. Në asnjë rast
te tillë nuk është ngritur flamuri i pushtuesit.
Te moshuarit thonin se: "bajraku i huej asht shej e keqe, ta
bjen, ta njell te keqen, pranaj s'duhet me e vu kurr n'shpi".
Po ashtu në kulmin e 9atisë varen edhe peshqeshe si këmisha,
et).Ceremonija e tretë bëhet me rastin e përfundimit
te punimeve, përurimit te shtëpisë se re, hyrjes
në te, me një darkë te mire duke ftuar, sipas rastit,
një ose dy sofra burra, përfshi edhe mjeshtrat e punëtorët
pjesëmarrës në ndërtimin e banesës.
PAMJA E JASHTME E BANESËS NË VÜTHAJ.
Është e ndërtuar mjeshtërisht me murë
guri. Kullat gjithmonë kanë qenë te ndërtuara
vetëm prej guri. Ndërsa per ndërtimin e shtëpive
te vogla njëkatëshe, kur pronari nuk ka qenë në
gjendje te mire ekonomike, ka përdorur edhe mjete te lira rrethanore.
Pra, edhe lenden drusore. Dritaret e kullës në përgjithësi
kanë qenë te vogla deri në te mesme. Dritaret e dyshekllëkut
në katin e tretë kanë qenë edhe me te vogla,
zakonisht kater ose me shumë te tilla, pranë njëra
tjetrës, te cilat në fakt në pamje me shumë
përngjisnin me frengji se sa me dritare. £atia e banesës
në te kaluarën e
ë munguar uijetet e sotme te komunikimit, por në ato kohra
kishte diçka tjetër, kishte largët ka qenë
me një kulm shumë pak te ngritur. Por, me kalimin e kohës,
"tue pa e tue nigiue e tue msue", kulmi i 9atisë
u ngrit dhe pothuajse kudo u bë me dy pjerrësi, me rrallë
me kater per te rreshqitur me mire shiu, por, sidomos bora, e cila
shpeshherë ka shkaktuar rrënime dhe pasoja te rënda.
Dy porta, njera në katin e pare, per te hyrë në ahër,
i cili në shumicën e rasteve shërbente vetëm
per bagëtitë dhe rrallëherë per ndonjë
gjë tjetër. Ka pasur raste kur nëpërmjet katit
te pare kalohej në katin e dytë me anën e shkallëve
te brendëshme. Porta në katin e dytë shërbente
per t'u ngjitur në pjesën e sipërme me anë te
shkallëve që punoheshin jashtë dhe te 9onin në
një hajat te vogel prej ku hapej dera e katit te dytë.
Shkallët punohen prej druri, rrallëherë janë
punuar edhe prej guri. Shkallët mbulohen me një strehë
se bashku me hajatin. Nga jashtë duket edhe pjesa e dyshekllëkut,
i cili punohej vetëm në kulla trekatëshe. Dyshekllëku
duhej te kishte fushëpamje te mire per te kontrolluar te gjitha
drejtimet që te sillnin në shtëpi. Kulla te tilla
te mira trekatëshe janë takuar deri në vitet 50,
kulla e Çun Mulës ( Gjonbalaj) e Sadik Bajramit (Katuni
Epërm), Hasan Isufit (Kukaj), Niman Ukës (Hakaj), etj.
NDARJA E BRENDËSHME E BANESËS.
Kati i pare zakonisht, në te gjitha banesat, në te
kaluarën, ka qenë i destinuar per mbajtjen e bagëtisë.
Quhet ahër, por atykëtu takohet edhe fjala izmë.
Ahri kryesisht përdoret per mbajtjen e lopëve, mbasi "lopa
se duron te ftohtin". Por edhe per bagëti te tjera si
kuaj e dele. Sipas nevojave që ka pronari, ahri ndahej me mjete
te brendshme ose me trina në dy, tri apo kater pjesë dhe
sejcila prej tyre kishte destinacion te ve?antë. Poashtu rreth
e rrotull ahrit punohej grazhdi per ushqim te bagëtisë.
Nëse nga ahri në katin e dytë nuk komunikohet rregullisht
me anë te shkallëve te brendshme, atëhere këto
dy pjesë te banesës lidhen me anë te një kapixhiku
ose nga jashtë. Tabani i ahrit nuk shtrohet me dërrasë.
Ai është dhe i rrafshuar. Ndërsa si shtroje per bagëtinë
në ahër përdoren mbeturinat e grazhdit, gjethi i
thatë, fieri i thatë etj. Ahri herëpashere pastrohej.
Dera e ahrit punohej prej druri te fortë dhe zakonisht mbyllej
nga brenda me anë te një shuli. Kryesisht ahri per bagëtitë
përdoret vetëm në periudhën e ftohtë në
vjeshtë dhe dimër, mbasi "lopa prej shiut e te ftohtit
e nal tomlin".
KATI I DYTË.
Në katin e dytë zakonisht hyhet nga shkallët
e jashtme. Shumë rrallë hyhej nga shkallët e brendëshme,
nga ahri. Kur hapet dera e katit te dytë, e hajatit, hyn në
një koridor që vendasit e quajnë divahane. Ne fund
te saj, ballëpërballë me deren e jashtme, ndodhet
një votër e madhe, në te cilën zakonisht piqet
buka në cerep ose pa gerep si dhe tepsija e madhe. Pranë
votrës është e vendosur magjja ku gatuan bukën
magjatorja dhe veglat e nevojshme që përdor ajo në
cdo rast, si arka e madhe e miellit në te cilën në
raste te veganta punohet edhe magjja ku mbruhet brumi i bukës,
por në shumicën e rasteve magjja punohet si pjesë
e vefantë (magjja punohet në një trung te trashë
i cili gdhendet-grryhet si lug) por punohet mire e bukur, dy funda
buke te punuar prej druri te ahut në madhësinë e
cerepit, domethënë , te bukës që merret në
fund dhe vendoset në ferep, sita, sagi, ?erepi, t'hollsi (i
petave), masha, shkullori (hekur i gjatë me ose pa lugë
në fund), i cili shërben per kapjen e sacit, per shprushje
te zjarrit. Ashtu si te gjitha pjesët e tjera te punuara në
vend ose te blera në treg, edhe shkullori zbukurohet nga mjeshtri
që e punon. Gjithashtu aty ndodhen enët e ujit, bulerë,
kusi etj. Në votër janë edhe urzat (dy gure te gdhendur
per këtë destinacion ose janë te punuara prej metali
dhe te blera në treg), vargojt si dhe kamet e tepsisë
(saxhaku). Po aty në njerin krah te murit vendoset një
raft i thjeshtë per mbajtjen e enëve te tjera te nevojshme.
Kur hyn në divahane, nga dera e jashtëme zakonisht në
krahun e djathtë, është oda e grave, kurse në
krahun e majtë janë një, dy ose me shumë kthina
te vogla që vendasit i quajnë qyler. Këto shërbejnë
per te fjetur ose per te mbajtur bylmetin. Faqet e divahanes janë
te suvatuara dhe te lyera me gëlqere te bardhë. Në
rast se shtëpija është trikatëshe, nga kati
i dytë në te tretin, ngjitja bëhet nëpër
shkallët e brendshme, që vendosen në krahun e majtë
te hajatit nga kati i dytë në te tretin.
ODA E GRAVE.
 |
Quhet kështu, mbasi në te, rregullisht rrijnë
vetëm grat, sidomos në familje te mëdha. Oda e grave
ka qenë e thjeshtë pa shumë zbukurime. Madje, kjo
ode shpeshherë ka shërbyer edhe si ode e magjatores, nëse
nuk ka magje në divahane. E, në raste te tilla, te gjitha
orenditë që përmendem me sipër dhe janë
te nevojshme per një punë te tillë, mbahen në
oden e grave. Në oden e grave në faqet e murit zakonisht
mbas dere vendoseshin rafte per mbajtjen e enëve. Aty varej
edhe sofra e bukës. Oda e grave, kur familja ishte e madhe
dhe burrat qëndronin va/lulimisht në oden e tyre, nuk
shtrohej ose shtrohej vetëm njëra margez. Gratë per
te ndenjur kanë përdorur stola te vegjël te punuar
prej druri. Ndërsa, në rast se familja ishte e vogel dhe
në këtë ode, kur nuk ka mysafir, rrijnë edhe
burrat, madje aty priten edhe njerëz te afërt "me
te cilët nuk ka perde", shtrohet vetëm njëra
margez. Ndërsa kur vijnë miq ose mysafir te panjohur "rrugtarë
që i ka qit rruga", burrat rrijnë në Oden e
Burrave. Në ode te grave edhe kur mbahet e shtruar njera margez,
shtrohet thjeshtë, një cergë Gjakove, një post,
një qilim ose sexhade e vjetëruar. Kuptohet, se kur i
zoti i shtëpisë nuk ka ode tjetër dhe aty pret miq
e musafir oda rregullohet dhe shtrohet me sende te mira. Jastëkët
përherë janë te mbështetur pas murit. Gratë,
me përjashtim te ndonjë plake, përherë rrijnë
në stolat e tyre pranë oxhakut me furkë në dorë
ose duke punuar me gjypnerë. Ba9ica, në mëngjes vendos
vekshin në votër pranë zjarrit, per te cilin kujdeset
ajó gjatë ditës. Gratë e tjera mbasi mbarojnë
punët e mëngjesit te shtëpisë, familjes në
përgjithësi dhe te vetat, mblidhen në ode te grave
sejcila duke bërë punën e saj. Por, ato në rast
se nuk kanë punë per te bërë mund te rrijnë
edhe në dhomat e tyre. Në rast se familja është
e vogel, gruaja ka per detyrë te gatuaj bukën dhe te bëjë
punët e tjera te familjes. Ndërsa në rast se familja
është e madhe, punët e grave janë te ndara:
Njera gatuan bukën, tjetra mjel bagëtinë dhe kujdeset
per bylmetin, nusja fshin dhe "krahishton" shtëpinë,
etj. Nga sa u tha me sipër, rezulton se vajzat nuk marrin pjesë
në punët e shtëpisë dhe në fakt kështu
ka qenë. Ato, vajzat, krahishtojnë shtëpinë
vetëm në rast se në familjen e dhënë nuk
kishte nuse te re. Kurse në rast se ka nuse, ato nuk merren
me rregullimin e shtëpisë, por mund te dërgohen per
ruajtjen e bagëtisë, nëse një gjë e tillë
është e nevojshme, ose bëjnë punë dore
per veten e tyre. Vajzat bëjnë qindisma, £orapa
e gjëra te tjera që do t'u nevojiten per pajën e
tyre. Gjatë verës, gratë rregullisht kanë dalë
në bjeshkë por,ndonjera prej tyre edhe ka qëndruar
në vrri. Në përgjithësi, per te moshuarat, ka
qenë jeta shumë e lire mbasi nuk janë përfolur
prej te tjerave, ndërsa mosha e re, dmth gratë e reja
dhe vajzat, në përgjithësi janë ruajtur që
te mos " u dalin fjalë".
QYLERI I NUSES.
Si rregull sejcila nuse, duhej te kishte qylerin e vet. Qy lerët
rregullisht janë punuar në katet e sipërme, në
te dytin dhe në te irelin, në krahun e majtë te divahanes
dhe shumë rrallë, kur familja ka qenë shumë
e madhe dhe nuk ka pasur vend në katet e sipërme, qyleri
është punuar edhe në katin e pare. Te moshuarit i
lirojnë qyleret e tyre. Burri flen në Ode te Burrave,
kurse gruaja në atë te grave, se bashku me fëmijët
e rritur. Qyleri është vetëm i nuses dhe dhëndërit
me fëmijët e tyre te vegjël, kurse te tjerët
nuk kanë te drejtë te hyjnë në te. Qyleri si
aneks ka hamamin. Në qyler nusja vendos gjith pajën e
saj, një ose dy arka që ka sjellë në pajë
nga gjinija, në te cilat ose në te cilën, sipas rastit
, mban rrobat e veta, te burrit dhe te fëmijëve, shtroje
e mbuloje, ato që përdor per vete si dhe ato që përdor
per miq. Sejcila nuse, sipas rregullit në ato kohra, duhej
te sillte një ose dy palë rroba shtroje per mysafir, rrallëherë
tri. Këto mbeten te nuses. Ndërsa qilimi, sexhadeja dhe
jastëkët që ka sjellë ajo per Oden e Burrave,
nuk janë me te saj, prandaj mbahen vetëm aty. Ne ato kohra
në qyler nuk kishte as krevat, as dollap. Nusja e mire, megjithatë,
qylerin e saj e mbante te shtruar e te rregulluar mire e paster,
mbasi në dysheme shtroheshin shtresat per te fjetur që
ditën paloseshin dhe vendoseshin mbi arkë. Qyleri zakonisht,
ka pasë vetëm një dirtare, madje dhe atë shumë
te vogel. Në rast se burri nuk ndodhej në shtëpi
dhe nusja nuk kishte fëmij, me te flinte kunata, motra e burrit,
ose ndonjë vajzë tjetër e shtëpisë. Burri
nuk ka fjetur me nusen kur në shtëpi i kanë ardhur
miqtë, gjinija e nuses. Në raste te tilla dhëndërri
ka fjetur në Ode te burrave se bashku me miqtë. Ndërsa,
kur kanë ardhur nëna ose te afërme te tjera te nuses,
ato kanë fjetur se bashku me te në qylerin e saj. Theksojmë
se te gjitha këto rregulla i përkasin një te kaluare
pak a shumë te largët. Por as në atë te kaluar
te largët, vuthjanët nuk kanë qenë fanatik në
kuptimin e fanatizmit injorant te tepruar.
ODA E BURRAVE.
Institucion i ve§antë edukimi ku u mësue dhe
u përcoll nga brezi në brez men9urija dhe urtësija,
tradita me e mire dhe historija e kombit, dashurija per atdheun.
Oda e Burrave quhej kështu mbasi në te rregullishit rrinin
vetëm burrat, sidomos në rastin e familjeve te mëdha.
Ajo ka qenë dhoma me e mire e sejcilës shtëpi. Në
te gjitha rastet Oda e Burrave punohej në katin e sipërm
te banesës. Pothuajse në sejcilën banesë vuthjane
një ndarje, një kthinë, një dhomë është
quajtur Oda e Burrave, por gjithashtu ajo është quajtur
edhe Oda e Miqve. Kjo, per arsye se në këtë dhomë
në te gjitha rastet janë pritur miqtë dhe mysafirët.
Prandaj dhe është quajtur Oda e Burrave sepse burrat rrinin
në te dhe Oda e Miqve se këta aty priteshin. Oda e Burrave
në te gjithë rastet ndodhet në krahun e djathtë
te divahanës. Ajo rregullisht është , mbajtur e paster,
e shtruar, e rregulluar mire, me oxhak te ndezur ose me dra gati
per t'i ndezur. Ato kanë qenë te mëdha dhe te punuara
mire. Kur hapet dera e odes përballë, në krye te
saj, ka qenë i ndërtuar oxhaku. Oxhaku, në te gjitha
rastet afërsisht, ka patur tri dimensione, i madh, mesastar
dhe i vogel. Forma e oxhakut në Oden e Burrave pothuajse ka
qenë e njëjtë, mbasi ka kryer te njejtin fuksion.
Ndodhet në pozicionin drejtpërdrejtë ose ballëpërballë
me deren e dhomës dhe pjesa djathtas dhe majtas janë quajtur,
margeza e djathtë, në te cilën gjithmonë është
ulur miku kryesor dhe margeza e majtë, në te cilën
në raste te ve9anta pranë oxhakut është ulur
kafexhiu. Votra ndahet në dy pjesë, pjesa e brendshme
dhe pjesa e jashtme. Në pjesën e brendshme ( që është
e futur në mur), vendosen drutë dhe ndizet zjarri. Në
te dy anët e kësaj pjese përherë kanë qenë
te vendosura dy urëza guri te gdhendur ose hekuri te punuara
tek kovaci në formë kali me dy këmbëza para
dhe një pas. Në raste te vefanta, në pjesën
e brendshme te oxhakut, janë vendosur edhe vargoj ( zinxhirë),
që kanë shërbyer per te varur në ta një
ene me ujë. Pjesa e jashtme e votrës që vendasit
e quajnë "Satra9" është e rrethuar në
te tri anët me dru te punuar bukur dhe te lidhur njeri me tjetrin
me gozhdë. Kuptohet, se satra£i, votra, është
ngritur mbi sipërfaqen e dyshemesë dhe kjo pjesë
shtrohet (mbushet) me rere dhe gëlqere e rrafshohet. "Dera"
e oxhakut është ose katrore ose pjesa e sipërme është
e punuar në formë harku. Kështu, në formë
harku janë sidomos oxhaqet e punuara në kohra me te herëshme.
Në ato kohra gjithë pjesa që mbulonte pamjen e përparme
te oxhakut, ishte pllakë guri, një cope e punuar dhe e
gdhendur me daltë. Në mes te saj, në te kaluarën,
janë gdhendur figura te ndryshme gjeometrike te rregullta dhe
te parregullta. Vend te rendësishëm gjithmonë në
te ka zënë gdhendja e simbolit kombëtar, flamurit.
Fillimisht gdhendej harku, pastaj gdhendej një qemer i vogel,
ndërsa, në një distancë jo shumë te madhe,
gdhendej qemeri i sipërm. Midis dy qemerëve vendoseshin
figurat e ndryshme zbukuruese. Kuptohet, se kur pllaka e vendosur
në këtë vend ishte e gdhendur dhe zbukuruar me figura
te ndryshme nuk lyhej me gëlqere te bardhë. Nga qemeri
i sipërm vazhdon muri deri në tavan, pa zbukurime. Midis
qemerit Ie oxhakut dhe tavanit vendosej llampa e vajgurit per te
ndri9uar dhomën. Theksojmë se oxhaqet kanë qenë
te punuar në mënyra shumë te ndryshme. Ka ekzistuar
një lloj gare e pashpallur se kush do ta ketë oxhakun
me te bukur, me gur te gdhendur dhe te zbukuruar, me pllaka guri
një cope te punuara bukur dhe me qemer. Per ta mbajtur këtë
pllakë, punoheshin dy gure që vendoseshin në te dy
anët e oxhakut, patjetër edhe këta te gdhendur, në
vijë te drejtë me te, ose pak me te dalë. Këta
dy gure që mund t'i quajmë dhe dy shtylla mbi te cilat
vendosej pllaka e oxhakut, në te kaluarën kanë qenë
te gdhendur dhe te zbukuruar me figura te ndryshme. Kështu
pra oxhaqet kanë qenë te punuara prej muri, por në
shumë raste pjesa e përparme ka qenë një cope.
Thamë, se vendet në te dy anët e oxhakut quhen margëza.
Njera, e djathta, është margëza e madhe, kurse tjetra
margëza e vogel. Në te dy anët e oxhakut, në
mur, pranë margëzes janë punuar sergjene te vegjël
te futur në mur, me madhësinë e tabakut te filxhanëve.
Sergjenët punoheshin në dy mënyra: mënyra e
pare e thjeshtë, hapet sergjeni në mur, suvatohet dhe
lyhet me gëlqere te bardhë dhe lihet i hapur, ndërsa
mënyra e dytë, mbasi është hapur sergjeni në
mure plotësohet me pjesë druri, te cilat në anën
e jashtëme zbukurohen me vizatime dhe figura te ndryshme.Kapaku
që mbyll sergjenin, lëviz nëpër një kanal
te brendshëm. Ky punohet prej druri pishe ose dru tjetër
i bukur. Sikurse thamë, sergjenet shërbejnë vetëm
per mbajtjen e tabakut me fllxhana, te kutisë se kafesë
dhe te sheqerit dhe janë në përdorim te te zotit
te shtëpisë dhe vetëm në mungesë te tij
mund t'i përdorë një anëtar tjetër i familjes.
Kuptohet sipas radhës, ai që e zëvendëson. Tabaku
i filxhanëve prej bakri, ka formë rrethi ose katrore.
Zakonisht janë blerë në treg te punuar prej bakri.
Në tabaka, rregullisht vendoseshin kutija e kafes dhe 12 filxhana.
Kutija e kafes punohej prej druri mbasi e mban kafenë mire.
Po kështu punohej edhe kutija per mbajtjen e sheqerit. Te dyja
zbukuroheshin me figura te ndryshme, madje ndonjëherë
per zbukurimin e tyre përdoreshin edhe ngjyrat. Aty gjithashtu
mbaheshin edhe dy lugë, njera me e vogel dhe tjetra pak me
e madhe. E para per kafe dhe e dyta per sheqer. Tabaku i kafes në
te gjitha rastet mbulohej me një qëndismë te punuar
bukur nga vajzat e shtëpisë ose te sjellë nga nusja.
Dyshemeja është e punuar prej dërrase. Nuk ka dysheme
prej dheu në katet e dyta dhe te treta, ndërsa në
shtëpitë përdhese edhe mund te takohet ndonjë
rast i rrallë ku dyshemeja nuk është e shtruar me
dërrasa. Kuptohet, se një rast i tillë, pasqyron
gjendjen ekonomike te pronarit. Oda e Burrave nuk është
e ndarë si në disa krahina te tjera, nga dera deri te
oxhaku me një mjedis te shtruar me dhe. Dyshemeja mbahej shumë
paster dhe, sipas rasteve, e shtruar plotësisht ose pjesërisht.
Kur shtrohej pjesërisht, shtroheshin te dy margezat nga kreu
deri afër fundit, ndërsa pjesa e fundit e dhomës
dhe mjedisi në gjerësinë e votrës mbeteshin
te pashtruara. Si shtroje janë përdorur $erga e punuar
nga leshi i dhisë dhe e blerë në treg, në Pejë
ose Gjakovë, mbasi në vend nuk punoheshin, qilimi, sexhadja
dhe sipër këtyreve në te dy margezat shtroheshin
dy postiqe te trasha. Në rund te dhomës, mbas dere, shpeshherë
vendosej një arkë, e cila kryesisht shërbente per
te vendosur sipër saj rrobat e shtrojes që përdoreshin
per miq.
Tavani kërkonte me shumë punë dhe bëhej me i
bukur se ?do pjesë tjetër e dhomës. Vendoseshin trarë
në distancë te afërt, pjesa e poshtëme e te
cilëve zbukurohej me vijza te zdruguara. Në te dy anët
e trarëve hapeshin kanale, në te cilët vendoseshin
sosov9at( dërrasa te ngushta te punuara me zdrug dhe te zbukuruara
me vijza te ndryshme, me njerën pjesë te holluar ndërsa,
në pjesën tjetër me te trashë). Në pjesën
e trashë te tyre hapej një kanal në te cilin futej
pjesa e holle e sosovsës tjetër dhe në këtë
mënyrë ato mbërtheheshin njera me tjetrën dhe
tavani mbyllej shumë mire dhe ishte shumë i bukur në
pamje. Në mes te tavanit shpeshherë, me sosovca te vogla,
madje shumë te vogla, krijohej një rreth me pamje te rrumbullakët,
te zbukuruar me gdhendje ose me ngjyra. Në vendosjen e tavanit
gozhdat pothuajse nuk përdoreshin.
Dritaret zakonisht kanë qenë te vogla, ose per ato rrethana
te mesme. Theksojmë se me kalimin e kohës dritaret e vogla
janë zëvendësuar me te mëdha. Rregullisht oda
ka patur dy dritare, rrallëherë tri ose kater. Ndërsa
oda e grave dy e qyleri një, por, këto te fundit gjithmonë
me te vogla. Per dritare j an'ë përdorur xhamat dhe kapakët
prej druri te vendosur në pjesën e brendshme per t'i mbyllur.
Muri i brendshëm është i suvatuar dhe i lyer me gëlqere
te bardhë. Ai gjithmonë duhet te jetë i lyer sepse
mbajtja e tij pa lyer tregonte papastërti, cka nuk mund te
pranohej nga gratë pastërtore, prandaj ato i lyenin rregullisht,
por sidomos me rastet e gëzimeve familjare dhe te festave popullore.
Në pjesën e majtë te murit, në tre 9erekë
lartësi, nganjëherë vendosej një tra i zdruguar
dhe zbukuruar me vijza te ngushta dhe te gjëra. Në te
nguleshin gozhdë, që në kohrat e kaluara kanë
shërbyer per varjen e armëve në to. Duhet thënë
se, trarë te tillë mund te vendoseshin edhe rreth e rreth
dhomës. Në këndin e fundit, prapa derës zakonisht
punohej një dollap me dy sirtarë i hapur ose i mbyllur
me kapak. Edhe ky dollap i punuar prej druri zbukurohej me vizatime
dhe gdhendje te ndryshme. Në këtë dollap, i zoti
i shtëpisë, sidomos kur ishte i mbyllur me kapak, mbante
rezervat e tij, kryesisht sheqer, kafe e ndonjë gjë tjetër
që nevojitej per miq te largët. Kur ai largohej nga shtëpija
9elësin e dollapit ja linte një mashkulli tjetër
ose bagices.
Meqenëse, sikurse thamë, Oda e Burrave në te gjitha
rastet dhe vazhdimisht, mbahej e paster, e shtruar pjesërisht
ose plotësisht, në te nuk mund te hyhej mbathur. Opingat
ose këpucët duheshin hequr te dera, përjashta. Theksoj
se në Ode, në fund te saj, mund te ketë edhe ndonjë
stol ose karrike te punuar vete.
Pjesë e pandarë e Odes se Burrave kanë qenë
edhe lahuta, qytelija dhe fyelli, te cilat janë përdorur
sipas rastit.
NDEJA NË ODEN E BURRAVE
Në Oden e Burrave, kur familja ka qenë e madhe, kanë
ndenjur edhe meshkujt e shtëpisë. Por per këta nuk
ka pasë probleme, sepse sejcili është ulur në
vendin që i ka takuar sipas moshës nga margeza e madhe
deri mbas dere. Ndërsa, kur aty janë pritur miq, problemi
ka qenë me i ndërlikuar per arsye se me margezen e madhe
duhej nderuar miku kryesor. Ndërsa, kur mysafirët janë
te rastit, " i ka qit rruga" në margezen kryesore
ulet njeri prej tyre, zakonisht me i moshuari dhe me i respektuari.
Te tjerët pastaj uien me rradhë njeri pranë tjetrit
në vazhdim te margezës se madhe. Kur në Ode ndodhen
meshkujt e një vëllazërije ose te një barku,
në margez ulej me i moshuari i tyre. Por duhet thënë
se në te gjitha rastet është respektuar edhe me i
urti midis tyre pavarësisht nga mosha. Kur në vëllazëri
ose bark ka pari, vendi kryesor i takon atij. Në qoftë
se në ndeje te tilla ka meshkuj te vëllazërive te
tjera, atëhere me kreun e vendit nderohen këta. Kur në
Ode te Burrave per te shqyrtuar gështjë te ndryshme është
mbledhur katundi, në krye te vendit është ulur bajraktari
dhe me rradhë pleqt e vëllazërive. Ndërsa te
tjerët uien në margezen e vggël. Por, kur në
Ode te Burrave ka miq nga fisa te tjera, që nuk janë vuthjane,
kreu i vendit në shej respekti per mikun u takon atyre. Mirëpo,
në rast se janë dy ose me shumë nga fise te ndryshme,
vendosen në te dy margëzat, por gjithmonë duke u
respektuar miku kryesor ose ai që është nga vendi
me i largët. Kështu, në raste te tilla miqtë
uien në te dyja margëzat, ndërsa kafexhiu,që
zakonisht e ka vendin në margezen e vogel, në raste te
tilla ulet përballë oxhakut.
Në rast se në Ode te Burrave janë mbledhur ne ndeje
per vdekje, kurdoherë është respektuar parij a dhe
mosha, por kur kanë ardhur miq, gjithmonë janë ftuar
per tu ulur në vendet kryesore.
Në dasëm vendi kryesor, margeza e madhe, i takon bajraktarit,
mbasi ai e mban flamurin, kurse pranë tij ulet ndihmësi
që quhej edhe odobash, dhe pastaj te tjerët me rradhë.
Në raste te tilla edhe sikur në Ode te ndodhen te ftuar
dy bajraktarë, njeri i fisit te vet dhe i dyti nga një
fis tjetër, përsëri vendi kryesor, margeza e pare
i takon bajraktarit te fisit, mbasi ky u ka prirë dasmorëve.
Në te vërtetë nuk kam dëgjuar nga asnjë
i moshuar që per shkak te vendeve te ketë pasur ndonjëherë
grindje dhe një gjë e tillë është e kuptueshme
mbasi në ato krahina dhe në krahinat me te cilat kemi
patur marrëdhënie, sejcili njeri e ka ditur vendin që
i takon dhe është ulur sipas rradhës.
KUVENDI NË ODEN E BURRAVE.
Në Oden e Burrave njerëzit tuboheshin në raste
e per shkaqe te ndryshme. Tubimet me te zakonëshme kanë
qenë: Ndeja e burrave te shtëpisë në familjet
e mëdha; ndejat e zakonshme tek njeri tjetri mbas darke dhe
në mëngjes, sidomos në periudhën e dirnrit;
tubime gëzimore si per lindjen e djalit, fejesë, martesa,
miqësi; darkë te traditës si qethja e dhenve, darka
e te djergave, darka e postermasë, darka e lamës ( mbledhja
e te korrarave) përcjellja e djalit ushtarë dhe pritja
e tij, synetllëku, kumarija, vellamerija, pamje - shprehje
ngushëllimi në raste mortore, tubim pleqsh per te pajtuar
grindje e gjaqe, tubime te burrave te urtë per te shqyrtuar
situata te ve§anta dhe per te marre vendime.
Në te gjitha rastet, në Ode te Burrave, ka pasur rregull
te përkryer, respekt reciprok te te gjithë te pranishmëve
në ndeje, sjellje te mire dhe sidomos në bisedë.
Kjo, në te gjitha rastet ndërtohej në përputhje
me shkakun e tubimit. Dhe, domosdo, në kuvend, në Oden
e Burrave merrnin pjesë te gjithë, krene, parija pleqtë,
burrat e moshuar, vegjelija dhe djelmënija, sipas normave dhe
rregullave kanurore te njohura dhe te pranuara. Kështu pra
Kuvendi në Oden e Burrave "me shqyrtue probleme te vogla
dhe te mëdha, lokale e kombëtare, ka qenë i legalizuem
edhe nga Kanuni i Lekë Dukagjinit e per shqiptarin nuk ka pasë
ligj ma te madh se atë". Kështu që edhe në
trevën vuthjane, banorët autoktonë te saj, në
te gjithë veprimtarinë e tyre janë udhëhequr
dhe i kanë zbatuar normat kanunore, pa përjashtuar edhe
ve9oritë vendore në përputhje me rrethanat kohore.
Gjithahtu me këtë rast, përmendim disa vende, në
te cilat janë tubuar burrat në kuvende në kohë
te ndryshme per te vendosur per probleme te mëdha te kombit.
Në këtë krahinë, si vende te tilla ku janë
mbledhur burrat dhe kanë kuvenduar, janë te njohura Kershi
i Kalasë, Livadhi i Kova^it, Kërshllahet, Bregu i Godisë,
etj. Por gjithësesi duhet thënë se, Oda e Burrave
ka qenë vendi kryesor ku burrat e men9ur tuboheshin, ku pleqnonin
e vendosnin, ku përsërisnin e pasuronin kujtesën
popullore, ku brez pas brezi u kultivuan dhe përcollën
traditat me te mira te popullit tonë. Në këto kuvende,
sidomos herëpashere, perseriteshin ngjarjet madhore te historisë
kombëtare, vecanërisht ngjarjet nga periudha e Skënderbeut
dhe Kuvendi i Lezhës i princave shqiptarë, madje burrat
e urtë, shpeshherë kujtonin edhe polemikën e zhvilluar
midis Skënderbeut dhe Lekë Dukagjinit në lidhje me
gjakun. Thuhej se Leka thoshte "krye per krye", ndërsa
Skënderbeu nuk ishte dakord. Dhe, mbas shumë debatesh,
Leka i thotë Skënderbeut: "Mire, po e lam per sot,
ti sonte dvete nanën tane dhe nigjoje mire se ?ka ka me t'than
ajo e nesër kena me venue si t'jet ma mire". Kjo porosi,
që i jepte Leka Skënderbeut, kishte dy kuptime, ishte
thikë me dy teha: "Dvete nanën a je i babës
a po jo...? dhe " A ka nanë 5! i dhimet djali ma pak se
nanës tjetër?" Te nesërmen kuvendi i burrave
vendosi "me e lanë gjakun krye per krye". Kuvendi
i Prizrenit i burrave me te mire shqiptarë që "lidhen
besën e burrave mos me i Ishue trojet shqiptarë";
kuvendi i Pejës i Haxhi Zekë Byberit me trimat me te nderuar
te kombit tonë që themeluan beslidhjen e Pejës; Kuvendi
i Kershllahëve ku parija dhe populli i Gucisë e Plavës
vendosën: "Me ba deken si me Ie e trojet tona mos me i
Ishue"; Kuvendi te Livadhi i Kova?it që ka mbetur në
kujtesën popullore si Kuvendi i betimit te madh: " Per
ktë be e si e bafsha me ndihmoftë sa t'jem gjallë
do t'jem besnik i vatanit dhe popullit tim dhe do te luftoj per
mrojtjen e truallit shqiptar deri në pikën e funit te
gjakut tim". Me kënaqësi te ve9antë te moshuarit
në tubime te tilla në Oden e Burrave kujtonin gëzimin
e fitores në Luftën e Nokshiqit, trimat që luftuan
dhe dhanë jetën e tyre per arritjen e saj si dhe shënimin
e kësaj fitorje me tubimin e madh në Qafë te Xhamisë
( Pepaj). Por, burrat e urtë herë pashere evokonin kujtimet
e tyre nga Kuvendi te Verrat e Llukës, Kuvendi i Junikut që
?uan në kryengritjet e mëdha shqiptare, te cilat përfunduan
me Kuvendin e madh te Vlorës me 28 nëntor 1912 dhe me
shpalljen e pavarësisë. Prandaj themi se, Oda e Burrave
në këtë trevë ka kryer detyrën e saj në
mënyrë shumë shembullore duke u shndërruar në
një institucion te vërtetë per mbledhjen, përpunimin,
kultivimin, pasurimin, ruajtjen dhe përcjelljen në brezat
pasardhës te trashëgimisë me te mire gojore, duke
përfshirë te gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore,
gjithmonë me një synim dhe qellim te caktuar: Edukimin
e brezave me dashurinë per kombin e bashkuar në trojet
etnike per tokën mëmë.
Biseda në Oden e Burrave, sikurse kemi theksuar, bëhej
e shtruar, e qetë, sipas rradhës, pa e ngacmuar njeritjetrin,
duke respektuar parinë, te moshuarit, te urtit, që dijnë
me shumë ngjarje nga e kaluara. Prandaj, në te gjitha
këto kuvende, bisedohej fillimisht në lidhje me shkakun
e tubimit, pastaj per ngjarjet e kaluara në lidhje me te, per
burrat e mire, emri i te cilëve mbetet i paharruar, per ndodhi
e burra te dëgjuar te krahinave te tjera. Shumë rrëfime
lidheshin me luftrat që kanë bërë te parët
kundër pushtuesve te njëpasnjëshëm per mbrojtjen
e trojeve amëtare. Në tubime te tilla mjaftonte një
pickim i vogel per te marre zjarr biseda e per te argumentuar se
"Veni i mire rrit burra te mire e trima 9! hanë hekur
me dhamë", se "lufton zemra e t'fortit e jo huta
e turkut'Y'Se lufton Kelmendi e jo vendi". Në ksi rastesh,
herëpashere, përmendeshin luftrat e Kelmendasve kundër
pushtuesve osmanë e sllavë. Nuk harrohej Nora e Kelmendit
dhe shumë trima e trimëresha te tjerë, që me
dashurinë dhe përkushtimin e tyre ndaj mëmëdheut,
u bene te pavdekshëm, duke u përjetësuar në
kujtesën popullore dhe duke u përcjellë brezpasbrezi
në kuvendet në Oden e Burrave. Shkas per frymëzime
trimërije e heroizmi bëhej edhe epika legjendare, kur
lahutari l'amëmadh evokonte bëmat dhe trimëritë
e Mujos e te Halilit, Gjergj Elez Alisë e shumë te tjerëve.
Gjithashtu me lahutë e qyteli, rapsodi popullore përjetësoi
edhe ngjarjet e mëvonëshme te përjetuara nga te moshuarit,
sidomos që nga Lidhja e Prizrenit e Lufta e Nokshiqit, ku populli
shqiptar i bashkuar si një trup i vetëm, i udhëhequr
nga burrat e urtë te kohës me një dashuri e përkushtim
te pashoq ndaj popullit dhe ;ildheut te vet, duke manifestuar në
fushën e betejës trimëri legjendare, mbrojti trojet
e rrezikuara nga pushtuesit e rij malazias, duke sfiduar pnshtuesin
shumëshekullor osman, atë malazias dhe diplomacinë
evropiane te kohës. Gjithashtu në këto tubime evokoheshin
burrat vuthjanë te kohës si Smajl Bajraktari, Ahmet Zeneli,
Ali Begu i Gucisë e shumë te tjerë.
Një ndër temat që nuk u harruan asnjëherë
kanë qenë vendimet e padrejta te Konferencës se Ambasadorëve
në Londër, pushtimi i këtyre krahiriave nga malaziasit
dhe masakrat që kryen ata në popullin tonë. Rapsodi
popullor i përjetësoi ato në këngën:
Avri Cemitfaqezi
................................
Sa herë që këndohej kjo këngë në Ode
te Burrave, te gjithë te pranishmit pa përjashtim, te
moshuar e te rij e dëgjonin me vemendjen me te madhe, megjithëse
fjalët e saj sejcili i dinte, mbasi sejcili e përjetonte
këtë ngjarje me dhëmbje te madhe.- Gojdhëna
popullore thotë se gjatë kësaj periudhe u pushkatuan
nga treva vuthjanë mëse 200 vete.
Duke pasur parasysh se u tha me lart, me te drejtë konstatojmë
se, në kohrat e kaluara, kur popullit tonë i ishin mohuar
te gjitha te drejtat njerëzore e kombëtare nga pushtuesit
e njëpasnjëshëm, Oda e Burrave, ka luajtur, në
vazhdimësi, një rol edukues jashtëzakonisht te rëndësishëm
per paraardhësit tonë. Në Oden e Burrave ata mësuan
historinë e paraardhësve te tyre, mësuan dashurinë
per popullin dhe-vendin e vet, mësuan urtësinë dhe
dashurinë per njeri tjetrin dhe shumë aspekte te tjera
te jetës shoqërore.
SHERBM NË ODEN E BURRAVE
. Kur në Ode te Burrave janë vetëm "robt
e shpis" shërbejnë gratë. Po ashtu, ato shërbejnë
edhe në ato raste që ka mysafir dhe miq me te cilët
familja e dhënë nuk ka perde. Kurse, në raste te
tjera, shërbejnë burrat. Sidomos, burrat shërbejnë
kur njerëzit janë mbledhur per gëzime ose per mort,
mbasi vijnë njerëz te ndryshëm, te ftuar dhe te paftuar,
dashamirë dhe te tjerë, te afërm dhe te largët,
per te shprehur urimet ose ngushëlimet, sipas rastit. Kurdoherë,
ata që kanë shërbyer në raste te tilla, kanë
qëndruar në këmbë, te gatshëm. Mikut që
vjen rishtaz, i kanë shërbyer fillimisht me kuti te duhanit,
me kafe, dhe te gjitha shërbimet e tjera te nevojshme si dhenja
e ujit, qitja e ujit per larjen e duarve, para dhe pas buke, shtroja
e sofrës dhe $oja e saj, fshirja e dhomës, shtroja dhe
£uarja e rrobave te fjetjes, etj.
Kur burrat nuk ndodhen në shtëpi, gratë kanë
qcnë te detyruara t'u shörlx-jnë miqve që kanë
pranuar brenda. Këtë punë, në shumicën
e rasteve, e bënin gratë e moshuara, kur kishte te tilla,
ose ndonjë vajzë shumë e re. Por, sikurse kemi theksuar,
edhe kur burrat nuk ndodhen në shtëpi, gratë, jo
vetëm që e kanë pasur te lejueshme, por kanë
qenë te obliguara nga traditat e vendit" me prit mikun
e musafirin" duke i thënë "hajde mrena e mirse
te ka pru Zoti". Në te tilla raste gruaja e shtëpisë
e ^onte mikun në Ode te Burrave dhe pa vonuar ftonte ndonjë
mashkull te vëllazërisë ose fqinjve, kryesisht te
moshuar, mbasi thuhej se " musafirin nuk duhet me e lanë
m'u mërzit".
DLJA NË SOFËR ( SINI).
Dhe per këtë veprim ka pasur rregulla te mirëfillta,
te përcaktuara dhe te respektuara nga te gjithë, sidomos
kur në tubim ka pasur shumë miq nga krahina te ndryshme,
kur është dashur te shtrohen një, dy ose me shumë
sofra, si në raste dasme apo raste te tjera te ngjashme. Veprimi
i pare që duhej bërë, ka qenë larja e duarve
dhe njeriu i pare që i lante duart ka qenë i zoti i shtëpisë,
ose me plaku i shtëpisë, pastaj i lanin te gjithë
te tjerët me rradhë. Kur ka qenë vetëm një
sofër burra nuk ka patur probleme, mbasi sejcili nga te pranishmit
e dinte vendin ku duhej te ulej. Kur kanë qenë dy sofra
burra, ato mund te shtroheshin në njerën margez ose në
sejcilën margez nga një, dhe miqtë uleshin duke respektuar
edhe rradhën që kishin duke ndenjur në dhomë.
Ushqimi përgatitej i barabartë per te gjitha sofrat. Ndryshonte
vetëm tepsija e mishit me oriz ( në mungesë te orizit
mund te bëhej di9ka tjetër) mbasi në tepsinë
e sofrës se pare vendoseshin shumica e shejave kryesore. Në
te gjitha rastet, shejen kryesore e hante miku kryesor, per te cilin
edhe ishte prerë berri. Mbasi zinin vend te gjithë në
sofër, i zoti i shtëpisë thyente bukën dhe copëtonte
djathin, duke ju thënë miqve "Byrum burra, bukë
e krypë e zemër e ?ka ka dhanë Zoti (?ka ka qëllue),
ndërsa miqtë ja kthenin " mirse te kena gjet".
Djathi dhe te ngjyemit përdoreshin vetëm sa per fillim,
sa per te respektuar thënien e lashtë "bukë
e krypë e zemër".
NGRENJA.
 |
Per ngrënje, në ato kohra, në krahinën
në fjalë, është përdorur sofra ( sinija).
Nga kjo kemi "Nji sofër burra", "Dy sofra burra",
"Sofra e pare, " "Sofra e dytë", "Gjithkush
e neron sofrën e vet", "S'duhet me korit sofrën
e tjetrit","Shejat e sofrës pare", "Sofra
e shpis", "Sofrn o grave", "Shtrohet sofra per
miq" etj. Nga sa u tha, duket se sofra ëshli' përdorur
nëjetën epërditëshme "përrobt e shtëpisë"
ose "per miq". l'or në sjecilin rast, në rradhë
te pare, në sofër shtroheshin biika dhe djuthi që
simbolizonin mikëpritjen shqiptare, "buk e krypë
e zemër kemi e ty, mirse te ka pru Zoti". Kuptohet se
në sofër pasqyrohej mesëmiri gjendja ekonomuke e
mikëpritësit. Shpehsherë, krahas djathtit, në
fillim në sofer, shtrohej edhe te ngjyemit ( kajmaku i mbledhur
nga koritat, i holluar pak me qumësht dhe i krypur). Pastaj
sillej corbë ose mishi me leng. Prerja e berrit per mikun varej
nga gjendja ekonomike e mikëpritësit, nga rendësija
që ka miku i porsaardhur etj. Rregullisht per pritjen e miqve
përdoreshin bagëtitë e imta ( qengji, keci, runxa,
runxaku) dhe në mungesë te tyre, dashi, që rregullisht
pritej per miq s'pari. Kështu pra dashi ose delja shterpë
priteshin kur vinin miq te largët, fejarë, pesorë,
(në këto raste ka qenë e domosdoshme pritja e miqve
" me mish e pite"). Në Vuthaj berri i prerë
per te nderuar miqtë, nuk piqej në heil, sikurse në
Kelmend te Gurit dhe në Shalë, por zihej, pastaj qitej
në tepsi me oriz dhe piqej me sac. Mishi duhej te pritej me
kujdes, duke ruajtur te paprishur shejat: Kryet, shpatullat, gjoksin,
veshkat dhe bishtin. Në rast se numëri i miqve nuk i kalonte
te dymbëdhjetë vetët, përgatitej vetëm
një sofër, prandaj edhe numëri i shejave në
to ka qenë me i madh. Shejat ndaheshin në këtë
mënyrë: Kryet e berrit- shej kryesor, prandaj i ipej mikut
kryesor, burrit kryesor, me te moshuarit, atij që u printe
miqve, aipas rastit. shpatulla, sheje e dytë, pastaj vinin
bishti, gjoksi dhe veshkat. Në rast se mikëpritësi
nuk kishte mundësi t'i priste miqtë "me berr",
ai se paku do te priste një pulë, e cila kishte si shej
shpatullën dhe ka§ikun, prandaj miqtë kryesorë
nderoheshin me këtë shejë. Në trevën vuthjane
bishti i pulës (bythë e pulës) nuk ka qenë shej,
sikurse është në disa krahina te tjera te trevës
shqiptare. Duhet thënë se problemi i shejave te vecantë
per persona te dalluar- krenë dhe bajraktarë, ka qenë
shumë i thjeshtë, kur mikëpritësi i ka pritur
miqtë me mish te bagëtisë se trashë (darka e
pastermasë), mbasi tepsija mbushej me mish pa dallim, pa sheja
te veganta. Pitja ka qenë një specialitet tjetër
i gatuar dhe punuar jashtëzakonisht mire që është
përdorur në këtë zone ashtu sikurse është
përdorur edhe në shumë krahina te tjera te truallit
shqiptar. Pitja përgatitej me miell te bardhë gruri, me
tlyen (gjalpë) me ose pa djathë te njomë te pa kripur.
Pitja 1ca qenë gjella e dytë ( pa llogaritur djathin)
kryesorë që duhej te përgatitej per mikun. Dikur
në pite qitej edhe mjaltë. Me vonë, me shumë
është përdorur kosi dhe në këtë drejtim
kanë ndikuar boshnjakët. Tjetër specialitet shumë
i mire i përdorur në këtë krahinë, ka qenë
maza e zieme. Përgatitej me tlyen, miell misri, djathë
te njomë te pakripur. Kur vendosej në sofër - mund
te kripej me sheqer ose te lagej me mjaltë. Dhe me te vërtetë
ka qenë specialitet shumë i rrallë. Eshtë punuar
edhe në krahina te tjera, por jo si në Vuthaj. Në
raste te vecanta është përdorur edhe hallma (hallva),
tamli me oriz, mjalti, por kosi në te gjitha rastet ka qenë
i pranishëm në sofrën vuthjane. Në rast se buka
per mikun duhej përgatitur përngut, ba9ica thyente ve
(vezë) në tlyen ose bënte mazë me qepë.
Këto kanë qenë gjellët me te rendësishme
me te cilat është pritur dhe nderuar miku, por janë
përdorur edhe shumë te tjera si mishi me lakra, mishi
me fasule, fasule te "veja" etj. Kështu pra mbasi
kanë zënë vend te gjithë, i zoti i shtëpisë
ju thotë "merrni, burra se nuk e kena pra ktu me e kqyr".
Njeri nga ata që ishin te ulur në sofër ose njeri
nga ata që i shërbente duhej te ndante mishin dhe, 9'është
e vërteta, ka qenë detyra me e vëshirë, mbasi
duheshin respektuar normat e pranuara nga te gjithë dhe prandaj
nuk lejohej asnjë gabim në ndarjen e tij. Nuk ka qenë
turp per atë që e ndante mishin ti thoshte te zotit te
shtëpisë kujt i takon kryet ose cka ka qenë me e
rregullt "filloma ti o i zoti i shpis"! Ky e kuptonte
se ku e ka hallin, prandaj kapte kryet e berrit dhe ia vinte përpara
atij që i takonte. Në raste te tilla mishi ka qenë
me bollëk. Te pranishmit në sofër hanin ngadalë,
duke biseduar e lavdëruar ak^inë, por edhe duke "thumue
njeni tjetrin", vetëm përherë me lezet dhe pa
tejkaluar normat e lejuara te shakava në raste te tilla. Në
te gjitha rastet, duhej patur parasysh porosia: "Ha bukë,
por Ie ven edhe per ujë!" si dhe porosinë tjetër:
"Mos e korit sofrën" e ajo koritej nëqoftëse
nuk mbetej asgjë në te. Në fund sejcili duhej te
kthente në tepsi një pjesë te mishit. Te pranishmit
nuk nxitonin as në pite. Ajo fillimisht duhej "fart".
Pitja "cartej" per dy arsye, te ftohej dhe miqtë
te hanin sa te donin pa ra në sy. Kështu pra shërbëheshin
te gjitha gjërat e përgatitura per miqtë. Ndërkohë,
nusja ose një burrë, sipas rastit, qëndronte në
këmbë dhe shërbente ujë. Gjatë ngrënjes
ka qenë zakon te thuhej "merrni burra, inerr edhe një
lugë per mue" etj. Po ashtu ka qenë zakon që
në rast se në clhomë ku hahej bukë, kishte ndonjë
njeri tjetër që kishte ardhë "me neme mikun
a miqtë" me e nderue me dicka, një copë mish,
pite, hallvë rtj.
Mbasi mbaronin se ngrëni, sejcili duhej te lëvizte pak
nga vendi duke 11 irnë "per te mire e Zoti ta shtoftë
bereqetin"! ose "per te mire e shtrofsh e gjithmonë
pa9!" etj. Nëse në sofër kishte hoxhë,
te gjithë te pranishmit duhej te qëndronin ulur dhe te
prisnin deri sa te mbaronin se ngrëni, mbasi hoxha i detyronte
te "knonin elhamin". Por, kur hoxha nuk hante mire ( se
bashku me te tjerët), nuk e "knonte elhamin", mbasi
thoshte se "asht gjynah bir i perenis me ju lut zotit vetëm
per bukë e lang ( shllirë)". Sejcili kur "johet
nga sofra duhet te thotë "Per te mire e shtrofsh e Zoti
t' dhashtë bereqet!", ose në raste mortore "Per
te mire e shtrofsh mas sodit e Zoti u ruajt ju çi kini metë!"
OBJEKTE DHE ANEKSE TE TJERA PRANË SHTËPISË.
Sikurse kemi thënë, banesa në fshat nuk ka qenë
e vetmuar, sepse si e tillë nuk ka mundur te plotësojë
te gjitha nevojat që ka patur fshatari, prandaj ajo duhet pare
pak me gjërë, duke përfshirë edhe objektet e
anekset ndihmësë per familjen, per mbajtjen e bagëtisë,
mbajtjen e mjeteve te punës, mbajtjen e prodhimit bujqësor.
Objekte ndihmësë te domosdoshme kanë qenë: Koshi
i drithit, lama e ushqimit te bagëtisë, pojata per mbajtjen
e bagëtisë, lugjet e drurit në te cilat ushqeheshin
bagëtija sidomos lopët, lugje e rrasa per larjen e teshave,
trina per rrahjen (fshirjen) e misrit, fasules, 9arranik per mbajtjen
e bylmetit në fresk, t'banë pranveror, veror dhe vjeshtor
bashkë me vathna te brendshme dhe te jashtme, strehë te
ndryshme per mbajtjen e ushqimit, strehë per bletët, zakonisht
pas koshit te misirit, strehë per pulat, te cilat në pranverë
duhej te qëndronin te mbyllura që te mos dëmtonin
kopshtijet, strehë ose kasolle te vogel per qenin që konsiderohej
roje besnike e shtëpisë. Po ashtu fshatari duhej te ndërtonte
në afërsi te shtëpisë vija uji, kroje ose puse,
te ndërtonte ujëmbledhësa te vegjël e shumë
e shumë objekte te tjera.
|
 |
 |