28 NENTOR 1912


Lufta e vazhdueshme e shqiptarëve për mbrojtjen e këtyre trojeve nga synimet pushtuese serbosllave, në vitet e mëvonshme,pas Luftës së Nokshiqit, vëtetoen më së miri se ata nik i kanë njohur as që do ti njohin vendimet e padrejta në dëm të kombit shqiptar.
Ngjarjet më tragjike për Krahinën e Plavë-Gucisë,do të zhvillohen në vitet 1912 - 1914.
Burrat e Gucisë dhe të Plavës, pra edhe të Vuyhajve, ishin të bindur se Stammbolli ishte i gatshëm tua dorëzonte këto treva malaziase,prandaj ata qysh në verë të vitit 1912 sulmuan dhe çarmatosën granizonin turk të dislokuar në Guci. Turqit kishin dërguar këtu edhe përfaqsues të tyre për t' ua mbushur mendjen banorëve të këtyre trevave që të mos i bënin rezistencë Malit të Zi.
Prandaj,shqiptarët e kësaj krahine të rrezikuar tanimë, e kishin të qartë se trojet do ti mbronin vetëm të bashkuar me armë në dorë duke luftuar kundër pushtuesve të vjetër dhe të rij.
Lufta e Grebenit (Maja e Mehit). Vuthjanët,bashkë me luftëtarët e tjerë të krahinës Plavë e Guci, ishin caktuar për të mbrojtur këtë zonë.
Shumë nga pjesmarrësit në këtë luftë më kanë thënë se ajo ka zgjatur tri javë, se ka qenë shumë e rreptë , se aty, në atë qafë, shqiptarë e malazias janë kapur fytpërfyt, se nga të dy palët pati shumë të vrarë dhe të plagosur.
E kënga popullore thotë: Tri jav e majtën Plava e Gucia...
"Malaziasit i kan pas shti në dhe atu Qaf të Valit, të vramit e tyne, dhe dikur von i patën hjek".
''Nga ana jonë ken vra shum. Me se maj men un, e n' at koh, s' jam ken krejt i vigël,jam ken met 100 vet a ma shum.E të shumtit e atyne çi metën në kët luft, jan ken vuthjan, masi ata, shumica e tyne , jan ken në kto pzicione''.
Shqiptarët e këtyre trevave luftuan dhe rezistuan me të gjitha forcat dhe mundësitë që patën, pa kursyer asgjë, për mbrojtjen e kësaj krahine,por ushtrija e Malit të Zi ishte më e madhe në numër dhe armatosur shumë mirë nga Rusija.
Gjithashtu,duhet patur parasysh edhe faktu se në këté periydhë të rëndë pë kombin tonë, forcat atdhetare ishin të angazhuara për takimin e Vlorés dhe shpalljen e pavarsisë, kurse nga ana tjetër, trojet shqiptare sulmoheshin nga të gjitha anët, nga shovenostët serb, grek e malazias,të cilët sunonin ta copëtonin edhe më tej truallin shqiptar, Serbija të dilte deri n ë Lumin Mat, e pse jo , ajo më shumë e lakmonte Durrësin, ndërsa greku donte, as me shumë e as më pak, por deri në Shkumbin. Prandaj janë miop dhe atikombëtar të gjithë ata politikan dhe historian që, me dashje ose pa dashje, harrojnë të kaluarén historike të kombit toné dhe theksojné gjëra té pa qena se vendi ynë gjoja, na paska qenë gjithmonë né mardhënie të mira me Greqiné, duke lëné në harresë krimet monstruoze dhe çnjerëzore të Greqisë kundër kombit tonë, në veçanti kundér vëllezërve tanë, çam.
Prandaj në këto rrethana, kur shqiptarët, për çlirimin e tyre kombëtar dhe pér mbrojtjen e trojeve të veta, ishin té detyruar té luftonin kundër pushtuesve shumëshekullor osman, kundër Serbisë,Malit të Zi e Greqisë, nuk kishin mundësi t' u vinin në ndihmë vëllezërve të tyre të kësaj krahine. Duke u ndodhur në kéto rethana, forcat malaziase përfituan dhe në fillim të tetorit të vitit 1912 pushtuan Plavën dhe Gucinë, porasnjëher nuk e nënshtruan popullin liridashës të kësaj krahine.Megjithëse rrethanat kombëtare dhe ndërkombëtare ishin shumë té ndërlikuara dhe kërkonin mund, sakrifica të jashtëzakonshme, por edhe mend e urtësi, populli shqiptar nuk u dekurajua, por gjeti forca dhe i udhëhequr me mençuringa prijst e tij më të njohur dhe më té respektuar si Ismajl Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi.e shum të tjerë, ebashkë me ta edhe përfaqësuesi i kësaj krahine, me 28 Nëntor të vitit 1912, në Vlorë ngriti Flamurin Kombëtar të Skenderbeut, flamurin e pavarësisë dhe të lirisë të kombit shqipëtar, flamurin me shqipen dykrenare, të cilën populli shqiptar, në trojet e veta etnike asnjëherë nuk e lëshoi nga dora, por duke e ngritur lart, kaloi me të nga beteja në betejë, deri sa më në fund u valvit në Vlorë.
Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarsisë sé kombit shqiptar përbén një nga fitoret më madhore në historinë mijëravjeçare té kombit.
Njëkohësisht ishin frymëzim dhe shpresë se ,me sé fundi, edhe shqiptarët e bashkuar do të kishin shtetin e tyre mbas një robërije barbare shumëshekullore.
Por, i ndodhur i vetëm kundër pushtuesve të vjetër e të rij, pa ndihmë dhe përkrahje nga a askush, i detyruar nga diplomacia e dhunës evropiane,e cila me tokat shqiptare, në mënyrën më çnjerëzore, pa marrë parasysh luftrat shmé shekullore të popullitshqiptar. pa marrë parasysh kontributin që dha ai për mbrojtjen e qytetërimit evropian, gjakun që derdhi né altarin e lirisë, në kundërshtim me vullnetin dhe déshirate tij,vulosi njé nga padrejtësit më të médha té kétij shekulli, në kétë pjesë të Ballkanit duke lënë në mëshirën e atyre që nuk dinin të respektonin as ligjet me elementare të njerëzimit liridashës.
MBIJETESA - Bashkëkohësit që pérjetuan tragjedinë e vitit 1912 - 1913 dëshmojnë se pushtuesit malazias me të vërtetë u treguan barbarë, primitiv dhe antinjerëzor. Ja se si i përshkruajnë ngjarjet tragjike të atyre viteve
"Në fillim kur hyni ushtria e Kral Nikollës në vendin tonë,e çarmatosi popullin.I mblodhi tanë pushkët. Gjines u tha me shkue n' shpi e me nej urt. Por, pa kalue shumë dit shkijet rrethuen venin dhe e mblodhën të tanë mashkullimin, t' madh e t'vogël. Të tanë i tuben te dera e kishës në Guci.Njerëzit nuk dijshin gja pse i kan mledhe aty. Por nji gjae dijshin të tan, shkjau s' ka besë. Shum burra patën kap.Sa jan ken me numër nuk e di.Veç jan ken boll. Shpi për shpi morën sa gjetën nji,dy,tre e deri edhe shtat a tet mashkuj të njé shpie. Aty, ne oborrin e kishës, na ruejshin me xhandar. Dikur, kur doli popi ç' pun ka me ne , apo e kan pru me na shti n' dhe se hoxhën nuk e lan me ba at pun. Popi na tha, hajdeni , hini në kishë se tash e mrapa kish ka me ken shpija ku do ti luteni Zotit se xhamiat i kena mshil. Njerëzit çi ishin aty nuk pranuan me hi n' kish e me ba kryq . Aty ka pasë shumë trima, por pa arm. E trimi pa arm ça ka me ba? As me vra veten s'ka me çka. Kshtu burrat u gushtuen shumë e s' kishin çka me ba tjetër veç me ju lut Zotit me i pshtue me ner se ma n' hall kurr s' jan ken. Por trimat nuk e lshuen veten dhe i than popit na nuk him në kishe. Kur e pa ushtria e Knjazit se shqiptarët nuk duen me hi n' kishë u than me t' madhe: - dy rrug kini, njena asht me hi n' kishë me n' rrue fen, emnin e me ba kryq. kush nuk don me ba kshtu si po ju thom na , kena me pushkatue. Shumë trima than: Na në kishë nuk him, kryq nuk bajm e emnat nuk i nrrojm e n' pushkatim shkojm.
Atëhere ushtarët e knjazit prun konop dhe shumë burra lidhën dy ka dy dhe i çuen në Qaf të Previs ku i vranë të tan e të tan i patën qit né nji gropë. Nji djal i martinajve, Xhem Arifi e ka pas emnin, a ken shum i ri, shumë i pashëm, si kreshnikt e Judbinës, shkijet e moren edhe atë e me que në pushkatim. Babës së tij , Arif Avdylit, ju dhimt djali dhe ju bani shum rixha me e lshue, por ata nuk deshtën. Dikur ju tha: Po shkoj un në vend të djalit. Shkijet pranuen dhe atë, babanë e Xhemës, e çuen me të tjerët dhe e pushkatuen.
Në krahinën ton gjithmon a ken knue nji kang për kta trima. Unë nuk i kam ra qytelis, por kangën e maj men:


Avri Cemit faqe zi,
Mbledh ka vuthaj dyqind shpi,
Martnoviqin gjashtdhet shpi,
Ka mbledh Plav, e ka mbledh Guci,
Mymleqetin bytevi,
N' hapsane na i ka shti,
................................................


Ne çi metëm pa na çue në pushkatim, na shtin në kishë, na nrruen emnat. Mue ma kan pa vnue emnin Ilia. Çka ban shkijet, veç i ligu dhe ai çi asht i pa burrni e besë e ban, se ata ,ci kan besë e burrni njashtu nuk mun bajn.
Kurr nuk i kam nije pleqt tan me tham se kan vra dikë t' lidhun. Burri dhe me t' vra, t' vret si burrat. Por çka mujshin na me ba .Ram n' dor t' ligut, e i ligu s' ka shpirt.

Trimat tan shkuen n' pushkatim tue knue. Të thash se njerëzit për ner t' atyne që dhan jetën e kan qit kangën e ajo nuk harrohet kurr.
Me sa maj men un atëhere malaziasit patën vra në Guci e Plavë me katune nja 700-800 vet a ma shum, Sall vuthjan i kan pa vra nja 100 vet.
Çka me t' than me par . A ken vshtir n' at koh . Na than se nuk ju bajm gja. por na pren n' bes.
I kan pas myt gjinën për gazep, i kanë pre e ther me thik. Kan vra pleq, të smunët prej dysheku i kan çue e vra. S' ka kush çi munet me kallxue çka e ba n' at koh tue vra, djeg e plaçkit.

Un dij shumë emna të atyne çi i kan vra. vetëm në shpin e Nikoçaje kan vra shtat vet . Në Vuthaj patën vra nji plak 80 vjeçar se dikur në luftë kunër tyne ken trim. Bajram Musa né Lufën e Nokshiqit i ka pas pre shkijet e ata me marr hak shkuen n' shpi e para syve ja vran dy djemt.
Kshtu patën vra edhe shumë të tjerë.
Ne çi patëm met , shkijet na thojshin:- ju jini turq, shkoni n' Turqi se atje e keni venin . Besa shumé familje patën çue. Se ku kan shkue nuk e di por e di çi jan ken çue shumë, sidomos prej Plave e gucie. se na të katuneve dikur patëm dalë në mal e shumë shkuen n' malsi té tjera.Veç edhe një gja duhet me dijt e mos me harrue me i ra n' dorë. Patën dalë n' mal shumë çeta. ato çeta luftuen kunër serbisë e Malit té Zi deri në vitin 1924. Na tue ken n' mal kena luftue se kena mujt, kena vra vetëm shkije resmije, xhandar e oficera se ata kishin vra shqiptar. Civila nuk kena vra se nuk na dukej burrni me vra njerz t' pa armatosun" .
Malaziasit, me qëllim që të bénim spastrimin etnik në ményrën më barbare, të hakmerreshin dhe t' u impononin ortodoksinë sllave atyre që do të mbeteshin të gjallë vranë shumë njerëz të pafajshëm, vetëm se ishin shqiptarë. Prej të cilëve po përmendim vetëm disa si :Rame Isufi Kukaj, Avdyl Zeka Qosaj,Çel Shabani Gjonbalaj, Reko Rama Çelaj,Adem Zeka Qosaj,Hul Sokoli Goçaj, Shog Sokoli Goçaj,Bajram Xhuku Dedushaj,Ibrahim Rustem Vuthi, familja e Rame Mushakut, po ashtu u masakrun në prezencë të familjeve të tyre njerëz të moshuar dhe të së murë si :Plak Tahiri Qosaj, Kamer Neziri Gjonbalaj, Syl Isrefi Gjonbalaj e shumë të tjerë.
Të gjithë ata që i pushkatonin me gjyq ose pa gjyq i akuzonin me të njëjtat fjalë: Kini strehuar kaçak , mbani armë pa leje, jini të rrezikshëm për rregjimin. Të gjitha këto përsëriten edhe në ditët tona kundër njerëzve të pafajshëm në trojet e tyre etnike.
Për krimet që ka kryer, për veprat e zeza të tij kundër kombit shqiptar, në gojëdhënën popullore i pa harruar ka mbetur krimineli malazias Veshoviqi, i cili si komandant i nJé reparti ndëshkues kundër njerëzve të pafajshëm që nuk bënim asgjë tjetër përveçse, me armë në dorë mbronin tokën e tyre, shtëpitë e tyre , fëmijt e tyre nga barabarët serbosllav, shko me unë në dorë kundër fshatrave vuthjane Çerem e Valbonë. Vetëm në këto dy fshatra vuthjane Veshoviqi masakroi dhjetra njerëz.
Por, pikërisht në Valbonë Veshoviqit i hasi sharra në gozhdë. Aty u ndesh me luanët vuthjanë dhe ushtrija e tij pësoi humbjen me të madhe,prej nga u detyrua të kthehet e mundur.
Anonimi popullor në vargjet e tij i përjetson këto ngjarje në këtë mënyrë:


Krisi reja për mi male
Nuk janë re po pushke shqiptare
Veshoviqi klysh i Serbisë,
S' ike njoft djelt e Shqipnisë
S' njeh shqiptar e s' njeh Shqipni
Se ke njoft Mushak Haxhinë
Ne Valbonë ushtrinë kralit
E han korbat gurve t' zallit


Për t' u hakmarrë ushtrija e Veshoviqit masakroi në Mars të vitit 1913 në Çerem: Rame Smajli Ahmetaj,Deli Smajli Ahmetaj, Hysen Smajli Ahmetaj, Cane Ademi Ahmetaj, Xhoke Halili Ahmetaj, Bali Halili Ahmetaj, Ethem Zeqiri Ahmetaj,Ali Zeqiri Ahmetaj,Ahmet Fazlia Ahmetaj , Hysen Nimani Ahmetaj, Xhuke Nimani Ahmetaj, Azem Nimani Ahmetaj, Beke Smajli Ahmetaj, Beqir Goçoaj, Zymer Gocaj, Sadri Gocaj, Hasan Çela, Vesel Selimi, Reko Dema, Hajdar Osmani Qosaj, Alush Qosaj etj.
Por malaziasit nuk e ndalën dhunën, vrasjet, plaqkitjet, djegjet dhe dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore. ata rrafshuan fshatra shqiptare si: Pepaj, Arzhanicë e Nokshiq. Vranë e dogjën kudo në Plavë, Guci, në të gjitha fshatrat e kësaj krahine, madje deri në Nikç.Ndërkoh, Koonferenca e Ambasadorëve në Londër, në të cilën merrnin pjesë: Anglia, Franca,Rusia, Gjermania, Italia dhe Austro - Hungaria i vrau me padrejtsinë më të madhe diplomatike të shekullit shpresat e më shumë se gjysmës së popullit shqiptar, duke i shkëputur nga trungu dhe duke ua aneksuar më shumë se dy të tretat e trritorit shqiptar monarkive ballkanike Serbisë , Malit të Zi dhe Greqisë.
Poeti ynë i madh Fishta këtë moment të padrejtsisë historike ndaj kombit shqiptar e ka përjetësuar me vargjet :


Uh, Evropë, he kurve e motit
A ky asht sheji i qytetnisë
Me da tokat e Shqipnisë
Me iu ba qefin klyshve t' Rusisë .


AUSTRO - HUNGARIA


Në periudhën e Luftës Parë Botrore, Krahina Plavë - Gucisë pushtohet nga Austro-Hungaria.Në popull Austro-Hungaria ka mbetë e njohur si " Koha e Nemces''.
Kjo periudhë mbahet mend si periudhë e skamjes së madhe. Njerëzit kanë ngrënë edhe barishte që nuk i kishin ngrën më parë për të mbijetuar.
Po ashtu që nga ajo periudh ka mbetur edhe shprehja'' je ba si paret e nemces''.
Pare kishte shumë po pa kurrfarë vlere.Megjithatë njerëzit i kanë ruajtur deri vonë,por pa dobi.
Shqiptarët e kë tyre trevave nuk u pajtuan as me pushtuesit austro-hungaresë, prandaj çetat atdhetare luftonin vazhdimisht kundër té gjithë pushtuesve.
Por, të moshuarit, që e kishin përpjekur këtë periudhë, shpesh herë në tregimet e tyre evokonin: '' Burra, na e dim se i huej e ai s' mun bahet i yti. Veç na ne kohën e nemces kena ken ma mirë se në kohën e Malit të Zi.
Prap e patëm flamurin tonë kuq e zi. Nemcelitë nuk na vranë dhe nuk na plaçkitën si malaziasit.Në kohën e Nemces u hap edhe shkolla shqipe".

''Në vitet 1948 - 1950, kam qenë mé sues në paralelen e gjuhës shqipe të shkollës 8 vjeçare në Guci.
Ne këtë shkollë kam pasë një koleg, mësues malazias, i cili shpeshherë më thoshte:
''Unë jam mësues i vjetër këtu në Guci. Në kohën e Nemces, në vitin shkollor 1916-1917, në shkollën e Gucisë kemi pasë dy paralele, njera në gjuhen shqipe dhe tjetra në serbisht. Kemi qenë dy mësues, unë për gjuhen shqipe dhe Josif Rela për serbishten.
Të dhënat gojore dëshmojnë se në këtë kohë u hapën shkolla shqipe dhe në disa fshatra të Krahinës Plavë e Guci.
Një moment tjetër, të cilin të moshuarit e krahinës asnjëherë nuk e harrojnë, ka qenë Komiteti

''Mbrojtja Kombëtare e Kosovës'',

i krijuar me 1 Maj 1918. Përfaqësues i Gucisë dhe Plavës në këtë Komitet ka qënë Ismajl Nikoçi. Komiteti mbante lidhje të rregullta me parinë e Gucisë e të Plavës, me krerët e çetave që luftonin në këtë krahinë.
Ka dokumentua që flasin se me këtë Komitet ka qënë në lidhje edhe bajraktari i Vuthajve.
Komitet krahinor ka pasur edhe në Guci e Plavë me përfaqsues të qytezave dhe fshatrave kryesore.
Ka mundësi që edhe Rugova të ketë qënë e përfshirë në këtë Komitet , mbasi rugovasit kaçak përmenden kudo të shoqruar nga ata të Késaj krahine.
Kaçak i dëghuar shumë i Rugovës në këtë periudhë, ka qënë Keri i Sadri Bardhit. Për faktin se partia e pejës, Plavës dhe Gucisë ka mbajtur lidhje dhe ka bashkëvepruar, dëshmon edhe një letër qé ajo i drejton Komitetit në Shkodër. Në atë letër thuhet:
''Po vazhdojnë pa pra vrasjet, plaçkitjet,dënimet me vdekje dhe çnerimet... Janë masakrue nja 70 gra shqiptare në nji mënyrë shumë të shëmtueshme''.

Né një dokument tjetër është përgjigje e Komotetit për popullin e Plavës dhe të Gucisë. Në të thuhet: ''gra, burra dhe fëmijë që nga 12 vjeçar e deri te pleqtë 70 vjeçar, të jeni gati për ta mbrojtë nderin dhe atdheun. Të sakrifikojn jetën edhe granija e të mos dorëzohen gjallë, ma mirë të vdesin me nder në fushë të luftës. Kurrë nuk duhet ti dorëzoheni nji bishe të egër malazeze, nji egërsie të serbëve....''


NA SHKUEM ME ÇLIRUE PEJEN


Një ngjarje tjetër e shënuar të cilën bashkëkohsisht nuk e kanë harruar dhe që ka ndodhur në fillim të vitit1919, ka qenë sulmi që bënë luftëtarët e gucisé dhe t"Plavës në Bjelluhë të Pejës.
Pjesëmarrsit në këtë luftë kanë dëshmuar se shumë trima nga krahina e gucisë e Plavës shkuen në Bjelluhë. '' Na ishim nisë me çlirue Pejën. Por, në Bjelluhë takuem ushtrinë e Serbisë.
Luftuem kuner ktyne sa mujtem, por manej nuk mujtem me shkue se serbët qenë ma shumë se na dhe t' armatosun edhe me topa .
Në këtë luftë unë jam kenë varrue,por ka pasë edhe të vram e t' varruem të tjerë edhe prej nesh edhe prej serbëve. Masi nuk mun shkuem në pejë u kthyem në Plavë'' (S.M)


PUSHTIMI SERB


Pas luftës në Bjelluhë forcat serbo - malaziase sulmuan Plavën dhe Gucinë. Përseri djegeje, përsëri plaçkitje, përsëri vrasje në këtë krahinë Shqiptare. Kësaj here këtë trevë e sulmuan dhe pushtuan bashkërisht forcat serbosllave.
Dëmet që pësoi popullsia vendase kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha. Madje, këto ndodhnin vetëm pak vite pas masakrave që malaziasit kishin kryer në këtë krahinë.
Sipas dëshmive të bashkë kohësve u vranë më shumë se 500 burra, gra e fëmijë, fshatrat u rrafshuan nga barbarët serbosllav. Thuhet se në shtëpinë e Smajl Plavës në Katun t' Epërm kishte mbetur vetëm një grua shumë e moshuar, por ajo për mos u rënë në dorë serbëve, shkoi e ra në Gërlë.
Mijëra vetë, pleq e fëmij, gra, burra u detyruan të linin trojet e tyre dhe të shpëtonin çka mund të shpëtoj në ato rrethana shumë të rënda, të cilat i rëndonte edhe më shumë dimri, bora dhe acari, të shpetonin të paktën jetën e fëmijëve të tyre.
Vargu i pafund i njerëzve nga Rugova në Vuthaj kaloi nëpër Shalë e ra në Shkodër. Këtu sikurse tregonin bashkëkohasit, i kishin pas vendosë në Bushat dhe Barbullush. Kurse një pjesë tjetër e popullit kaloi nga Qafa e Borit në Malësi të Gjakovës e mandej disa prej tyre vazhduan nëpër Nikaj e Mertur, Dukagjin e Shkodër.
Shumë të rënda kanë qenë ato kohëra. I hueji të pushton vendin, të vret, të djeg, të plaçkit, të detyron të marrësh rrugët ku sytë këmbët pa ditë se ku do të ndalesh. Shumë prej tyre, duke qënë të çveshur e të zbathur, të uritur, vdiqén rrugës. Anonimi popullor na thotë:


Zot ç' po ban Rugova e ngratë?
Ç' po ban e ngrata Rugovë ?
Ka marrë iken për ni shokë bore
Ka marrë iken, ra n' Malësi
Rob e thmi kankan merdhi.

Në këtë kohë popullsia e krahinave ku erdhën refugjatë vëllezërit e tyre, të dëbuar me dhunë nga serbosllavët, edhe një herë dëshmoi traditat e mrekullueshme Shqiptare te mikpritjes dhe bujarisë duke mos kursyer asgjë për ta. Prandaj rapsodi popullor këto tradita i përjetëson në vargjet:

Njefsha mirë për ty,mori Malësi
Mirë na majte shtatmdhet mijë,
dymdhet vetë ma e vogla shpi !








 

 

       
E Maili yn

na shkruani

   

© gusht.2004 by " www.plaveguci.eu®