VDEKJA (DEKA)


Vdekja si kudo, edhe në trevën vuthjane, ka shkaktuar dhembje dhe pikëllim te madh, është konsideruar humbje e madhe. Megjithatë, njerëzit kanë gjetë edhe mënyra ngushëllimi, duke e pritur vdekjen si fenomen normal, te natyrshëm, si borxh ndaj krijuesit " gi s'ta ep kte jetë përgjithmon", me bindjen se "ai gi ta ka dhanë shpirtin edhe ta merr kur te dojë dhe si te dojë". Madje, me shprehje te tilla standart si "Deka shkon derë per derë ku ka rob t' gjallë, pa harrue asnji, por ishalla Zoti na merr shpirtin me t'mira, pa na marrue, se per burrin asht ma e mire deka pa kori se gjallesa me marre".


"DEKA GJITHMONË VJEN PREJ ZOTIT".

Megjithatë, disa shkaqe janë pranuar nga te gjithë njerëzit si përshpejtuese ose prurëse te vdekjes. Te tilla janë: "Mosha- pleqërija, sëmundja e rende e pashërueshme, aksidenti, në rrugë, në punë, vrasja me ose pa dashje, vrasja në luftë per mbrojtjen e vatanit, etj.


VDEKJA NGA PLEQËRIJA

është vdekja me normale, me e natyrëshme dhe personi, besimtarë ndaj Zout, shpirtërisht dhe moralisht është i përgatitur per një gjë te tillë, megjithëse ai nuk mund ta dijë se kur pikërisht do te vijë, madje jo vetëm ai por edhe pjestarët e tjerë te familjes dhe te gjithë te afërmit në një farë mënyre janë te përgatitur dhe ngushëllohen duke thënë : "Kur deka vjen prej Zotit ejo prej robit, kur njek renin, z'duhet m'u merzit se tan ata ci kan Ie nji dite kan me dekë".


VDEKJA NGA SËMUNDJA E RENDE E PASHËRUESHME.

Sëmundja prek te gjitha moshat, prandaj dhe vdekja prej saj ndryshon shumë nga vdekja prej pleqërije. Kur sëmundja zgjat pa shenja përmirësimi, por përkundrazi dobësimi, i sëmuri dhe te afërmit në mënyre te vetëdijshme kuptojnë se ajo po afrohet, por, megjithatë, i sëmuri besimtarë ndaj krijuesit, gjenë forca per te ngushëlluar vehten dhe te afërmit, duke thënë: "Zoti ta ep e Zoti ta merr shpritin, prandaj te gjallët duhet me ba gajret se kshtu asht krijue njerzija dhe toka, i gjalli me t'gjallin mi tokë e i dekuni me t'dekunin nën tokë". Por, gjithsesi, në raste te tilla ka edhe momente shumë prekëse, sidomos kur i sëmuri pa shpresë shpëtimi u jep zemër te afërmve duke u thënë: "Bahuni te fortë e mos na koritni n'sy t'botës, se deka vjen prej Zotit e jo prej robit e masi vjen prej Zotit duhet me ba saber se te tan t'bit e dekës janë", "un e di se s'asht kollaj m'u da prej robve, prej njerzve tu, prej ksaj dynjaje, por ishalla na con Zoti në xhenet e ju ei meti mrapa u nimon me t'mira se boll vështir kenka m'u da prej jush". Si te moshuarit, ashtu edhe ata që vdesin nga sëmundje te rënda te pashërueshme e që besojnë në parimin: Zoti na ka falë jetën e Zoti na merr! Shpeshherë, në prag te vdekjes, lënë porosi, si: Vendin ku dëshiron me e shti në dhe: hoxhën që do ti bëjë te gjitha shërbimet e fundit. Madje ka pasur dhe raste te tjera kur te moshuarit dhe te sëmurët rende që e kuptonin se janë " në prag te vorrit" lenin amanet: Me la borxhet "se pa i la borxhet s'ka m'e ja kalb dheu trupin", me marre borxhin që i ka dikush, si dhe amanete te tjera në vartësi te rrethanave konkrete. Në momente te tilla i moshuari ose i sëmuri rende ja thotë njeriut me te besuar edhe ndonjë nga ato sekretet e përhershme që thuhen vetëm në prag te vdekjes, mbasi askush nuk dëshiron "me i marr me veti n'at dynja" si: "rueju prej filanit se qe besa e Zotit ja kemi.."


VDEKJA NGA VRASJA

me ose pa dashje ka qenë kurdoherë e befte, e papritur, prandaj edhe shumë e idhët, shumë pikëlluese. Në raste te tilla i vdekuri cdo gjë "merr me veti në vorr". Edhe vdekja nga aksidenti është e tillë e shpejtë, e papritur, prandaj dhe shkakton dhembje te madhe.


VDEKJA NË LUFTË PER MBRO JTJEN E VATANIT

, pavarësisht nga mosha, megjithëse shkaktonte pikëllim e dhimbje te madhe, justifïkohej me faktin se ai "ka ra sheit (dëshmore) per atdhe e shpirti ka me i shkue drejt e n' xhenet. Emni i tij s'ka me u harrue sa t'jetë jeta. Shokët kanë me ja marre hakun e kan me i knue kangë".
Megjithatë, përsa i përket dhëmbjes dhe pikëllimit që shkakton vdekja, dallohen nga moshat. Vdekja e te miturve, padyshim si dhe vdekja në moshë te re, shkaktonte dhembje vecanërisht te madhe. Po ashtu edhe vdekja në moshë mesatare ose e shkaktuar me dhunë ka qenë mjaft pikëlluese. Ndërsa vdekja në moshë "kur e ka vaktin me dekë", "kur e ka ba borxhë" ose vdekja e aytre që i "ka harrue Zoti" - në moshë shumë te madhe kuptohet se dhimbja ka qenë me e lehtë.
Në te gjitha rastet e vdekjeve vuthjanët janë ngushëlluar me shprehje te tilla: "Zoti e fali Zoti e mori", "ne xhenet i shkon shpirti", " jetshkurti z'bahet jetgiat, as jetgiati z'bahet jetshkurt", "kaq e ka pas t'shkrueme prej Zotit", " i vogel ka ken e thmija shkojn drejt e n' xhenet se s'jan gjunahqare" e tjera shprehje te tilla ngushëlluese.


KUMTIMII LAJMIT MBI VDEKJEN.

Fillimisht lajmërohen vëllazërija dhe fqinjët. Pastaj hoxha ose mujazini, i cili duhet te hipë në minare te xhamisë dhe me anë te një riti te ve$antë per raste te tilla te lajmërojë vdekjen e njerit apo tjetrit. Në këtë rast ai (hoxha ose mujazini) përmend edhe emrin e te vdekurit. Lajmërimi me anë te hoxhës a mujazinit ipej në një, dy, tri ose me shumë xhami. Kuptohet: "S'hip hoxha n'minare pa pare", prandaj kjo punë paguhej.
Pra, per vdekjen njerëzija vetëm lajmërohet. Nuk ftohet njeri. Te gjithë ata që lajmërohen në një mënyrë apo në një tjetër, vijnë per te shprehur ngushullimet.
Theksojmë se në raste te tilla mortore, domosdo, duheshin lajmëruar miqtë e largët dhe bijat.
Ndërkohë, në shtëpinë e te vdekurit mblidhen vëllazëria, fqinjt dhe njerëz te tjerë. Puna e pare që bëhej ka qenë ndarja e detyrave, e punëve që duhej te bënte sejcili, sepse gdo gjë duhej te bëhej në rregull dhe pa u "koritë" se njerëzit "venë re".
Sipas rastit, një, dy ose me shumë persona, nisen per te lajmëruar miqtë dhe bijat. Pastaj caktohen ata që do te kryejnë shërbimet e tjera te rastit që duhen kryer në ceremoni mortore si: kafexhiu, personi që do te shërbejë duhanin, kafen, atyre që vijnë per te shprehur ngushullimet. Vetëcaktoheshin njerëzit që do te përgatitnin varrin ( sigurojnë dërrsat, hapin varrin). Në asnjë rast nuk harrohet rregullimi i mejtit (kufomës). Kufoma duhet te rregullohet menjëherë pas vdekjes, pa u ftohur, nga një njeri që din te bëjë një gjë te tillë. Pastaj, mejti i rregulluar vendosesh në një shtrat te ndrequr enkas per te, në oden e grave (mejti asnjëherë nuk vendoset në Oden e Burrave). Kufoma e vendosur në shtrat mbulohesh me një 9ar^af. Ndërsa fytyrën ja mbulonin me një shami mbasi ajo ( fytyra) herëpashere " i zbulohet me e pa ata qi vijnë rishtazi". Ndërkohë, duhej siguruar qefini ( 6 metra) buhuri, sapuni, peri, gjilpëra, gërshëra dhe §do gjë tjetër e nevojshme si dhe vendi ku do ta lante hoxha.
Varrimi pothuajse bëhej ditën pasardhëse, mbasi duhej te lejmëroheshin dhe te vinin miqtë e largët dhe bijat. Kështuqë, i takonte një natë "me e ruejt mejtin në shpi në oden e grave" nga burrat me dritë te ndezur gjithë natën. Thuhej sidomos nga gratë e moshuara, se nuk është mire " me kapërxye mejtin". Kufomën e ruanin me rradhë meshkujt e shlëpisë, kushurijt, vëllazërija, miqtë dhe persona te tjerë.
Te nesërmen, domelhënë dilën e varrimit, herët në mëngjez vinin bashkëfshatarë't, te gjithe a!a që kanë marre lajmin mbi vdekjen, mbasi "në dekë duhet me shkue, se deka shkon derpërdere", Edhe miqtë e bijat e largëta vijnë te nesërmen, ditën e varrimit. Miqtë duhet te sjellin dicka, kafe, sheqer, mish ose ndonjë gjë tjetër, ndërsa bijat sjellin harxhin per një tepsi. Miqtë kur largohen lënë pare në labak.
Te gjithe atyre që vijnë per ngushullim, nè" fillim u shërbehet duhani, paslaj kafeja. Nukduhel harruaraskush. Mosdheniae duhanit apo kafesë, konsiderohej ofese e madhe, dhe i harmari largohej dhe veshtirë se vinte me per lë shprehur ngushullim.
Njerëzit në pamje shkonin një nga një ose në grupe, hynin në Ode te Burrave ku uleshin sipas rendit, duke respektuar parinë, moshën, e miqësinë, pyeten me fjalët e zakonshme, duke shluar: "a ini rnerzit burra?", " a po mun bani saber burra?", "burra, mos u mërzitni se te tanë kena Ie me dekë", "deken e kena borxh".
Ngushullimet zakonishi shpreheshin duke ju thënë me rradhë (ë afërmëve lë te vdekurit: "Ju shnosh!", "vete shnosh", "zoti u lashië shnosh ju qi keni metë!, "Zoti u ruejt ju se jeta kshtu asht" si dhe shprehje te tjera te ngjashme me këto. Pastaj biseda vazhdonte me fjalë te tjera ngushulluese si: "Burr i mire a ken, e deka i ka ardhè' mare e ishalla e £on Zoti n'xhenet", "Shyqyr Zout e ka lanë shpinë plot me rob". NË' raste te tilla, në këlë krahine, zakonisht bisedohet domosdo me kujdes duke evokuar kujtimet c mira që ka lënë i vdekuri, bëmat e tij, duke përmendur fjalët me te spikatura që ka pas përdorë si dhe fdo gjë ijetër te mire që lidhej me personin e lij. Nuk ka qenë zakon tne hesht ata që vinin per ngushullim sikurse ëshlë në disa krahina te tjera,
Theskojmë, se në' krahinën vuthjane nuk thuhet " per lë mire" pa e pirë kafenë, por vetëm mbasi te pihei kafeja, dhe në raste te tilla mortore duhej thënë, "o, Zoti u lashtë shnosh, more, e per te mire mas sodit". Te afërmit e lë vdekurit, pergjigjeshin duke ihënë, "me ty e vllazni, shnosh", ose "me ty e kumarë, shnosh", ose "me ty e fis, shnosh", ose "me ty e miq, shnosh" ose " me gjith ly, shnosh", etj., dhe biseda vazhdon.
Vetëm në qoftë se vdekja ka ardhë me marre nuk bëhet shumë muhabet. "Me marre i vjen deka atij §i vritet n' hajni ose n' kurvni". Kur shkojnë burrat per "kryeshnosh" në shtëpinë që ka pasur mort, biseda fillimisht përqëndrohet rreth te vdekurit duke ja përmendur te gjitha punët e mira që ka bërë, trimërinë nëse ka qenë i-tillë, fjalët e urta dhe te men5ura që ka lënë ai e që do te përmenden. Kuptohet, se në te gjitha rastet, gjendej digka e mire, e lavdërueshme per t'u përmendur, madje edhe per bariun. Anët negative, edhe kur ka pasur te tilla, nuk ka qenë mire " me jua kujtue tjerëve në ktë rast". Por, nuk harroheshin mahitë e te vdekurit. Sigurisht, ato përmendeshin me shumë takt, me qëllim që sadopak te ndryshohej atmnosfera e zymtë, e rende, që krijohet në kesi rastesh. Vetëm se fjalë te tilla gjithësesi duhej te ishin shumë te krypura dhe te mos lëndonin njeri. Përkundrazi, ato duhej te qetësonin.
Oda e Burrave në trevën vuthjane në te gjithë rastet është dalluar per mikëpritje, rregull, rend, respekt per mikun, per te moshuarin, per parinë, por sidomos në raste te tilla mortore rendi e qetësija në biseda kanë qenë absolute dh,e asnjëherë nuk është lënduar as prekur njeri. Te moshuarit sidomos në raste te tilla kishin parasysh shprehjen se "fjala qet fjalën", prandaj sa herë që pa dashje mund te kaloheshin caqet e lejuara ata me përvojën e tyre dinin te gonin 9do gjë në vendin e vet. Në këto biseda, ku nuk përjashtohej por përkundrazi trajtohej vazhdimisht problemi i mirësjelljes dhe i edukatës, sipas rastit gjithmonë duke gjetur fjalë ngushulluese per familjen e te vdekurit, duke përmendur burrat e motit dhe bëmat e tyre. Prandaj themi se Oda e Burrave edhe në raste te tilla mortore, me te vërtet ka qenë vendi ku brezat e rij mësonin nga me te moshuarit doket dhe traditat me te mira te te parëve te tyre. Kështu pra, edhe në raste te tilla mortore, pjesëmarrësit në ngushullim respektonin rregullat dhe normat shoqërore megjithëse te pashkruara por te trashëguara brezpasbrezi. Kështu, sejcili burrë që hynte në Oden e Burrave duhej te thoshte, " A ini burra te fortë", ose vetëm "a ini burra" ose "a ini burra e si ini", " a ini a si ini burrat e dheut" dhe shprehje te tjera te kësaj natyre. Domosdo në shenjë respekti per burrin ose burrat që hynin në ode duhej te foheshin ata që ishin aty ose te pakten patjetër te luanin vendit se " edhe sorra per sorrën luen venit e jo ma burri per burrë". Sejcili burrë që shkonte "me pa" në Ode te Burrave ulesh në vendin që i takonte si pari, si i moshuar, si i urtë, si i men^ur "5! din me ba muhabet me burrat e dheut, 51 vijnë me t'nerue". Kuptohet se, kur vinin miq te largët ose persona te njohur, te gjithë te pranishmit shoheshin në këmbë dhe u bënin vend te porsardhurve, gjithmonë, "tue nerue veten e mikun". Në ndeja te tilla mortore, sjecili, brer.da mundësive që ka, përpiqet te bëjë a te thotë di?ka te mire, me qëllim që sadopak t'ua lehtësojë dhëmbjen te afërmve te te vdekurit, prandaj zhurma dhe grindjet në raste te tilla ishin te përjashtuara, te pakten në ato kohra që unë kam përjetuar.
Me pa dhe me marre pjesë në varrim, vinin edhe nga krahinat pak a shumë te largëta si nga Plava e Gucia, Malësia e Gjakovës, Shala, Kelmendi etj. Tregonin te moshuarit se në kohrat e hershme edhe vuthjanët kanë pasë vajtuar te vdekurin me ze te lartë. Por, që nga fillimi i këtij shekulli e këtej një tradite e tillë është lënë, ndërsa shaljanet dhe kelmendasit që vinin per te marre pjesë në hidhërim dhe per te shprehur ngushullimet e tyre, kur i afroheshin shtëpisë në te cilën kishte mort, fillonin te vajtonin me ze te lartë duke shqiptuar shprehje te tilla si, " o i mjeri unë - o per ty, o Niman Hasani" ose " o i mjeri unë per ty o Niman Hasani, po ti ke ken der e pare e burrë në za, dergjanë e bukdhanë" etj. Pra, megjithëse vuthjanët e kishin lënë këtë tradite, kumarë e probatina te besimit katolik që vinin nga krahinat e tjera respektonin ritet e tyre duke i bërë nderimet e fundit te vdekurit. Kështu pra besimet fetare te ndryshme, aspak nuk ndikonin prandaj ata i afroheshin shtëpisë ku ka mort duke qarë me ze dhe duke u gërvishtur në fytyrë.
Ndërkohë, gratë mblidheshin në oden e grave, ku ndodhej edhe kufoma e te vdekurit e rregulluar, e vendosur në një shtrat (dyshek), e shtrirë, e pastruar, me sy e gojë te mbyllur, e mbuluar. Në rastet kur i vdekuri per se gjalli ka patur arme si fevole te mire, ose sende te tjera si sahat e qystek, kuti bakfani e qelibar a ndonjë gjë tjetër te vyer, ja vinin pranë. Gratë uleshin rreth kufomës. Në vdekje shkojnë te gjitha gratë me shami te bardhë në kokë dhe me nga një shami te vogel në dorë te cilën e ?ojnë deri në drejtim te gojës në momentet që qajnë. Gratë, në kohën per te cilën flasim, në asnjë rast nuk vinin shami te zezë në kokë. Vetëm motra e pamartuar, "kur e ka lanë futë te zezë", mund te vejë shami te zezë. Tek koka dhe në te dy anët e kufomës qëndrojnë me te afërmit. Vajatorja, në te gjitha rastet, e ka vendin e saj, madje kur janë dy, uien në te dy krahët. Kështu pra, nidis grave që kanë shkuar per ngushullim, në te gjitha rastet vendi kryesor ju takon atyre që e vajtojnë, vajatoreve. vajtojnë me ze te lartë, Vaji në lë gjitha rastet improvizohet sipas personit konkret, duke patur parasysh moshën e te vdekurit, shkakun e vdekjes, oxhakun ( familjen), urtësine dhe mencurinê', (rimërilë që ka bëre dhe vec.orilë e tjera te te vdekurit. Madje përve? këtyreve, vajatoret kanë parasysh edhe momente te tjera si vdekjen nga pleqërija, nga sërnundja, nga pushka e hasmit, nga pushka e armikut në front duke luftuar per mbrojtjen e vatanit si dhe ve?ori te tjera.
Vajatorja zakonisht nuk kufïzohej vetëm me bëmat e te vdekurit. Ajo me shumë kujdes dhe mjeshlri artistike i lidh fjalët e vajit te saj per personin konkret me te vdekurit e tjerë ,me te gjallët që len pas, e " porosit" kufomé'n t'u thotë atyre se "robt e shpis janë mire, se thmija janë rritë"; u len porosi gruas, fëmijve vëllezërve e prindërve, kur i ka; mallkon doren gjaksore nëse ka vdekurnga pushka, duke i the'në vrase'sit; "ju thaftëdora, mos i leftëdjalë në votër, atij^i jamorijetëndjalitt'ri, e la gruen me duer në gji, i la thmin jetim pa babë". Pastaj e "ngushëllon" lë vdekurin duke i thënë, "thmija kan m'u rritë, shpija s'ka m'u mshil". Pra, vajatorja, duke vajtuar, nuk është vetëm pesimiste, por edhe optimiste. Në raste te tilla fatkeqe bënte përjashtim vetëm rasti kur " nana shtje n'dhe djalin e vetëm dhe dera mshilet me therra". Vajatorët kanë qenë te njohura dhe edhe nëse nuk u takonte te shkonin në një vend te caktuar në një vdekje, ftoheshin. Në Vuthaj gjatë 60-70 vjelëve te fundit, dy kanë qenë vajatore shumë (ë njohura dhe te respektuara. Vajet e tyre janë regjistruar nga mbledhës te njohur te folklorit shqiptar Ie aiyre anëve. Aio janë Razë Mushaku Dedushaj dhe Zade Selmani Gjonbalaj (Hasangjekaj). Por, kanë vajtuar edhe gra te tjera, sidomos, né'na per djalin, mötra per vëllan e cila me vajin e saj "shtje n'ngjynah, gur e dhe". Në përgjithësi vajalorja rerspektohej dhe dëgjohej jo vetëm nga gratë, por edhe nga burrat, madje, me lot per faqe. Eshtë e kuptueshme se, në raste te tilla, sejcili di^ka kujton. sejcili kujtohej se një ditë "ka m'u shtri n'drrasë te vorrit". Vajatores ja mbajnë ison te gjitha gratë e tjera pas cdo vargu që thotë ajo me te qarë " oj, oj, oj, hee!"
Theksojmë, se vajatoret në përgjithësi kanë disa shprehje te përbashkëta per raste te njejta. Ndër to po permendim: Motra per vëllanë: "kuku. vlla per t'rit tat, per rriten tate, per hijeshinë tate, per jetën tate!". Kështu pra qanë motra per vëllanë, duke theksuar ose vënë në pah cilësitë me te dhimbshme si rininë, bnukurine fizike, jetën që nuk kthehet me. Ndërsa per babën thuhet "kuku, babe per ne s'kem pas babë dosido, por kern pas babë per ode. Ty babë t'u ka Ishue veni, t'u ka nigjue kuveni. Je ken derë djal mas djali, je rrit me ner e burrni!" Fëmija qajnë se kanë mbetur pa prindër, duke lavdëruar babën dhe duke i thënë " ke ken burr per ode", pra do te thotë se ka qenë njeri i urtë, i men?ur, i dalluar në kuvende burrash.
Shumë me te vështirë e kanë pasë në raste te tilla mortore prindërit, nëna dhe baba kur kanë përcjellë fëmijën e tyre. Megjithatë, sipas traditave, ata duhej te qëndronin para te tjerëve, vecanërisht para fëmijëve që kishin mbetur. Megjithëse ata e ndjenin dhëmbjen me shumë se kushdo tjetër. Ishin me te pikëlluar se kushdo tjetër, madje në raste te vecanta zemra e tyre plagosej përjetësisht.
Po kështu duhej te qëndronte edhe bashkëshorti per bashkëshortin e vdekur. Sidomos porositej gruaja te tregohej sojnike dhe te mos qante në prezencën e te tjerëve, se " ke ku me kjajt boll, e, besa, njeriu pse kjan kurgja s'fiton".
Kur vdekja ka ardhë nga dora gjakatare vajatorja e mallkon atë që i mori jetën djalit te ri, duke i thënë: "Mos i kriste pushkë as allti/ per sa kjoft - o jeta e tijë/ si e £arti djalin e ri!".
Kohët e fundit, që nga vitet 60 te këtij shekulli per ato treva plagë e rende shoqërore është bërë mërgimi. Ai ka marre rininë, e cila shpeshherë ka qenë e pa fat në rrugën e mundimëshme te mërgimtarisë, prandaj vajatorja e mallkon: "Qeta Vuthaj janë 9katrue/ per ata djel f i kan mërgue". Kështu pra vajatorët me aftësi artistike kanë ditur te improvizojnë vajin sipas rastit dhe rrêthanave në te cilat ka ndodhur vdekja, pa harruar moshën, shkakun etj.
Kështu, kur vdekja vjen nga sëmundja, vajatorja, duke shprehur besim tek Zoti, i cili paracakton fatin e njeriut, me dyshim thotë: "Por, noshta ish ken shkrue/ ata t'ri mos me gzue".
Dhimbja dhe pikëllimi per te riun në te gjitha rastet ka qenë shumë e madhe, prandaj edhe vajatorja thoshte: "U, i ri ej fejuem/ besa i pamartuem/ e nusen kan me ja Ishue/ medet njashtu asht boll vshtirë".
Gjithashtu duhet thënë se edhe vdekja e te miturve ka qenë e dhimbshme. Ajo i prekte te gjithë ve9anërisht prindërit, prandaj vajatorja thoshte: "Por tuj t'rujt si syt e ballit /... e vazhdon ti ku i Ie shokt?/je ken n' ta si kokrra e molles!/ ... qyqja nana per sy tu-e/ 9! m'u shtrinë n'at' tabue".
Gjithashtu vajatorja duke përjetuar dhëmbjen per vdekjen e te riut te martuar e me fëmijë, që mbyllet" para kohe në dhe te zi", "len nusen ne duer në gji" , e "thmin pa babë" dhe në vazhdim shton "Besa fshtir rriten thmija/ Besa fshtir mahet shpija/ Jetimat s'rahatoheji/ As en sofër s'afrohen/ Edhe mire m'u than, idhnohen". Por vajatorja nuk harron as gruan e te vdekurit. Prandaj thotë: "Qyqja nusja pa burrë/ posi ba$ja në rrugë/£i e gjuejn peshë e gure!"
*"" theksojmë se te gjitha vajatoret, veganërisht janë munduar te dallohen duke vajtur burrat e shquar, me në ze te krahinës._Kështu Raze Mushaku, sipas Ali. M.Ahmetit duke vajtuar AH Smajlin (But Smajlin) ven në pah cilësitë e tij fisnike, burrërore, atdhetare, trimërore, duke mos harruar as sjelljet e tij në familje e shoqëri, prandaj e portretizon në këtë mënyrë:

A kenë burrë me ner;
O, i pari n 'potere ( kushtrim)
I pari n' luftë,
Po trim llogoresh,
Por pika e Sokolit
...................

Medet a kenë i shyhretit,
valla, burr ikuvendit,
Valla kjoft me robni,
Por zamadh - o per miqësi - eu
Valla, ti But Smajli,
Asi djali nuk ban nana,
......................

Ai a kenë i përmenun,
Valla, n 'Plavë e n 'Guciie,
Po n 'Pejë e n' Metohi-e
Po e kjajn burrat e Nahis,
E inalet e malësis,
Valla, janë kenë derë - ej,
A rrit aj djalë me nere - ej.

LARJA E KUFOMËS.

Kuptohet se si trevë me tradita muslimane 200 vjegare kryhej edhe ky rit në këtë trevë. Mbasi kanë mbaraar te gjitha punët "hoxha duhet me'la mejtin" ( hoxhenica me la mejtin). Nëse nuk ndodhej hoxhë, këtë punë e kryente mujazini e në mungesë te këtij te fundit, një njeri (besimtar) tjetër. Kufoma mbasi lahet, vendoset në qefm te bardhë( traditë e pranuar se bashku me besimin islam). Qefmi është një copë me te cilën mbështillet kufoma. Qefmi nuk duhet te qepet, as tek koka as tek këmbët, as përgjatë trupit, por me dy fjonga te bardha lidhet tek koka dhe tek këmbët e kufomës se shtrirë në tabut.
Ndërkohë, njerëzit që kanë ardhë per te përcjellë kufomën në banesën e tij te fundit, kanë dalë në oborr dhe presin deri sa ta nxjerrin atë . Në kohën që mashkujt e marrin në dorë kufomën dhe nisen per ta nxjerrë jashtë, gratë ( nëna per djalë, grueje per burrin, motra per vëlla) qajnë me te madhe duke e përcjellur me pasthirma oj, oj, oj- heee deri sa ndërhyn dikush nga te moshuarit autoritar per t'i qetësuar.
Kufoma nga shtëpija mbartej si rregull deri në oborrin e xhamisë ku hoxha dhe besimtarët e tjerë faleshin per shpirt te vdekurit. Mbas këtij riti kufomën e gonin tek varrezat. Këtë, kater veta e mbanin në krah. Gjatë rrugës per në varrezë, meqenëse një veprim i tillë konsiderohej " sevap", sejcili pjesëmarrës në ceremoninë mortore dëshironte te mbante kufomën e te vdekurit pak rrugë. Një veprim i tillë konsiderohej edhe "borxh", "nderim i fundit". Ata që marrin pjesë në mbartjen e kufomës, gjithmonë duhet te afrohen nga koka, nga përpara, duke shtyrë mbrapa ata që ndodhen aty, dhe ky veprim, duke zëvendësuar njeritjetrin vazhdon deri sa te arrihet tek varri. Nëse fshati nuk kishte xhami, falja (lutja) per shpirt te vdekurit bëhej tek varrezat. Në falje merrnin pjesë te gjithë ata që ishin bërë gati, "kishin marre avdes m'u falë". Pavarësisht nga fakti, a janë bërë gati apo jo per t'u falur, te gjithë pjesëmarrësit në varrim uien në gjunj, shtrijn duart përpara dhe "thonë ka nji lutje per shpirt te dekunit". Pas këtij riti kufomën e ulin në varr, i cili per burra, si kudo, duhej te ishte " deri në shokë, ndërsa per gra deri në cicë". Varri në disa raste shtrohej me kashtë ose bar te thatë, por në asnjë rast nuk shtroheshin objekte te tjera dhe kufoma vendosej në tokë. Mbasi e "rehatojnë" në banesën e fundit, ja zgjidhin fjongot e lidhura te koka dhe te këmbët e qefinit. Kufoma vendoset me "krye kah kibla". Pastaj ajo mbulohet me dërrasa ( mundësisht dërrasa te mira pishe te reja). Dërrasat vendosen pjerrtas dhe brenda varrit mbetet boshllëk në drejtim te kufomës dhe në anën e sipërme ku do te hidhet dheu. Thuhet se " as te dekunit s'duhet me ja zan frymën". Kufoma mbulohet mire mbasi thuhej se " duhet me ruejt trupin e te dekunit prej lagshtije". Pra, vetëm mbasi janë rregulluar mire dërrasat e varrit, sipër tyre hidhej dheu, duke thënë: "Ja baftë Zoti te letë". Sejcili pjesëmarrës në varrim ka dëshirë te hedhë pak, qoftë dhe një grusht dhe në varr, ashtu sikurse kanë dëshirë per ta mbajtur gjatë rrugës per në varr. Këto veprime konsideroheshin "sevap". Mbasi rregullohet varri, te koka vendoset një copë dërrasë e rregulluar në formë te kokës dhe te këmbët një tjetër. Gjithashtu te koka dhe te këmbët e te vdekurit vendosen " dy gurët e vorrit". Kur përfundojnë te gjitha këto veprime, pa ndryshuar rradhën e tyre, pjesëmarrësit në varrim, me përjashtim te hoxhës ( kur ky mungon te mujazinit), largohen nga varri. Hoxha ( mujazini) afrohet te koka e te vdekurit dhe i thërret per herë te fundit: "Jaa bimti hava Hasan, i biri i Hasimes, jaa bimti hava..." dhe vetëm mbasi kufoma i "përgjigjej" me një te lëvizur nga vendi per herë te fundit, largohej edhe hoxha. Në te vërtetë hoxha në te gjitha rastet pohonte se e dëgjonte lëvizjen e fundit te vdekurit, por jo te gjithë njerëzit i besonin. Gojëdhëna popullore është shumë e pasur edhe per te vdekurit. Po përmendim vetëm disa prej tyre sa per te treguar bindjen e popullit: " I dekuni s'cohet ma", " I dekuni s'flet ma", "I dekuni nuk ...", por "hoxhës kshtu ja do puna, se kshtu e ka pa në qitap'^/'hoxha duhet me lye mjekrrën", etj. Ka ndodhur një herë kur njeri i tha hoxhës: "Valla, hoxhë, pak i ke knue nanës terne". Dhe hoxha ju përgjigj: "Vallahi, more... nuk pata cka me i than tjetër ve? t'ja kisha knue edhe kangën e Llesh Palit".
Eshtë e vërtetë se në te kaluarën kjo trevë në lidhje me ceremoninë mortore ka patur tradita te mira. Një ndër to ka qenë edhe ndihma kolektive reciproke në raste te tilla. Kështu, te gjitha punët që duheshin kryer per varrimin e te vdekurit si hapja e varrit, gdhendja dhe përgatitja e dërrasave, gjetja dhe rregullimi i gurëve, etj. bëheshin pa pagesë, vullnetarisht nga bashkëfshatarët.


DREKA E TE VDEKURIT OSE DREKA E VARRIMIT.

dreka shtrohej në te gjitha rastet. Në drekë ishin te pranishëm në rradhë te pare miqtë e largët, bi jat, hoxha, hoxhesha, te gjithë ata që kanë qenë te ngarkuar me detyra Ie ndryshme në organizimin e ceremonisë mortore, te moshuar, te afërm. Në lidhje me këtë drekë, në trevën vuthjane deri në vitet 60 te shekullit tonë, janë zbatuar rregullat tradicionale vendore: Llogariteshin sofrat ( një sofër 12 vete) sipas miqve dhe njerëzve te tjerë që duhej te mbaheshin per drekë. Prandaj, nëse në varim merrnin pjesë vetëm një palë miq, nga e njëjta krahinë dhe numëri i tyre nuk i kalonte 12 vete, per ta përgatitej vetëm një sofër, ndërsa po qe se numëri i tyre ishte me i madh se 12 ose në raste se ata, miqtë, ishin nga krahina te ndryshme, ndaheshin në 2 sofra, rregullisht në dy familje që paraprakisht kishin marre përsipër vullnetarisht përgatitjen e drekës me qëllim që te lehtësohej edhe në këtë mënyrë sadopak familja e pikëlluar nga vdekja e anëtarit te saj. Kështu, pra, në te kaluarën dhe deri vonë në kohën tonë, në këtë krahinë është ruajtur tradita që ditën e xhenazesë, ditën e varrimit, te ndihmohet familja që i ka ndodhur fatkeqësia. Prandaj, vëllazërija, fqinjët dhe bashkëfshatarët i rregullonin punët njeri me tjetrin per te gjitha ato që duheshin bërë per organizimin e varrimit, pritjen dhe përcjelljen e miqve me qëllim që te mos koritej familja, vëllzërija as fisi. Në ato kohra njerëzit thonin se miqtë që vijnë per kryeshnosh duhen pritur mirë,duhen respktuar sipas traditës, duke e kthyer "neren me ner",e i zoti shtëpisë kuptohet se në raste te tilla është i ngarkuar me shumë probleme,prandaj këta miq,e jo vetëm këta por edhe te tjerë,për drekë mirreshin nga ai që ishte përgatitur per një gjë te tillë. Dhe ky mund te ishte kushuri, i vëllazërisë, fqinj ose bashkëfshatar, mbasi " në kso dite s'duhet me vu re por, me $ka te mune, duhet me nimue se deka shkon derë per derë". Prandaj në shtëpinë ku ndodhte vdekja, rregullisht nuk mbeteshin shumë njerëz per drekë.
Mbas drekë ose mbas darke te gjithë pjesëmarrësit në varrim mblidheshin në shtëpinë ku kishte ndodhur vdekja. Miqtë zakonisht, mbasi pinin kafen, largoheshin, nuk rrinin per te fjetur, ndërsa bijat po qëndronin derisa te mbaroj "pamja" (pritja per ngushullime) e kjo varej nga i zoti i shtëpisë, i cili duhej te shpallte sa ditë "ka me prit me derë hapun në pamje"
Kuptohet se.njerzit kanë shkuar per te shprehur ngushëllimet edhe pas atij afati, por"petkat nuk janë qit ma" mbas afatit te caktuar. Kështu pra, i zoti i shtëpisë ku ka ndodhur vdekja, sipas rastit, vendoste sa ditë do te zgjasë pamja: 3,5,7 apo me shumë per vëllazërinë dhe fisin. Po ashtu i zoti i shtëpisë duhej te vendoste "a do te qiten petkat e te dekunit a jo dhe per sa ditë do te qiten". Petkat e te vdekurit zakonisht qiteshin në oden e grave në një shtrat te rregulluar mire. Në shumicën e rasteve në atë shtrat vendoseshin rrobat me te mira që ka lënë i vdekuri nga kapuci deri te corapi, nëse ka pasur arme vendoseshin edhe ato, madje sahat e qystek, kutija e duhanit me qelibarin dhe relike te tjera sipas rastit nëse ai i ka përdorur përsëgjalli, fyelli, qytelija ose lahuta. Gjatë gjithë ditëve që "petkat janë te qituna", në shtëpinë ku ka ndodhur vdekja shkojnë gra. Ato qajnë, por sidomos e vajtojnë te vdekurin. Përsa kohë që vazhdon pamja, familja e te vdekurit nuk mbetet vetëm, por atë e shoqërojnë vëllazërija, bashkëfshatarët etj. Ndërsa per miqtë e largët, te cilët vijnë sipas miqësisë dhe krahinave, afati i pamjes është me i gjatë . Miqtë, duhej te lajmëronin se kur do te vinin "me pa", numërin e njerëzve që do te vinin, dhe a do te vinin per drekë apo per darkë. Një gjë e tillë bëhej me qëllim që mikrpitësit te mirrnin masa per te pritur miqtë. Prandaj lajmërojheshin vëllazërija dhe fisi. Edhe miqtë që, sikurse thamë, vinin me vonë, dhe rregullisht jo me shumë se l ose 2 sofra bashkë (12 ose 24 vete), në shumicën e rasteve per drekë ( kur distanca lejonte kthimin e tyre) ose per darkë ( kur vinin nga largë) i mirrnin vëllazërija, fqinjt ose dikush nga bashkëfshatarët. Miqtë e largët që vinin "me pa" priteshin mire, në te gjitha rastet duke patur parasysh edhe urtësinë popullore se " I dekuni me te dekunit e i gjalli me te gjallët". £ka don te thotë se ata që kanë mbetur pas, megjithëse te pikëlluar nga vdekja e te dashurit te tyre, përsëri duhet te jetojnë dhe te gjithë ata që vijnë "me pa", duhet t'ua lehtësojnë dhimbjen.
Në këtë mënyrë përfundon "pamja". Por edhe pas këtyre veprimeve per trashëgimtarët e te vdekurit kanë ekzistuar disa norma që i detyronin per veprime te mëvonëshme si dhenja e sadakasë per shpirt te atij që ka vdekë, mevluti, qelimja me rastin e dyzetave ose 6 muajve.






 

 

       
E Maili yn

na shkruani

   

© gusht.2004 by " www.malsia.eu®