Familja


Familja, në trevën Vuthjane, ka qenë dhe është e shenjtë. Marrja më
të ka qenë e paprenushme. Nderi i familjes, i shtëpisë kanë qenë dhe
mbeten të shejta, të paprekshme. Prandaj, secili vuthjan është përpjekur,
ka punuar dhe luftuar të jetojë "me ner e faqe t' bardhë " se " bukë e marre,
asht kollaj me hangër". Për këtë arsye e shmë të tjera, ruajtja e
traditave me të mira të të parëve tanë ka qenë e mbetet detyrë.
Thuhesh ne Vuthaj: "N"pazar njeriu gjen shumçka me ble, por nanë e babë jo,
besë e burrni jo, prandaj ruej ato çi ti kanë lanë t'parët".
Vuthjanët kanë qenë dhe janë familjarë të mirë. Shumë rrallë në të kalueren janë takuar
vuthjanë të infektuar me vese të këqija. Prandaj nderi i shtepisë, familjes,
burrnia, mikëpritja e besa kanë qënë e janë veçori dalluese e banorëve të
kësaj treve të lashtë arbërore. Edukata familjare si dhe ajo e marrë në
Odën e Burrave, e ka përjashtuar vesin e keq, sidomos: "Rrenën, hajninë,
kurvinë, pabesinë, hjeksinë". E gjithë kjo ide, përmblidhet në shprehjen
e urtë popullore: "Ma mirë dekë e me faqe t' bardhë se sa gjallë e me
faqe të zezë". Pra, jeta duhet vetem e ndershme, sepse " i keqi se ka as kte as at jetë".
Në të kaluarën, në Krahinen e vuthaj kemi pasë: Familje të madhe patriarkale,
familje të mesme dhe familje të vogël. Por, pér familjet e
mëdha është përdore edhe termi "Shpi e madhe". Dhe shtëpi të tilla ka
patur deri vonë, deri pas Luftës së Dytë botërore. Në këtë periudhë
krijohen rrethana të reja, hapen shkolla në gjuhën amtare, më vonë hapet
dhe rruga e emigracionit. Prandaj këta dy faktorë ndikuan në mënyrë Të
drejtperdrejtë në shpërbërjen e familjeve patriarkale. Kuptohet, të rinjtë
që vazhduan shkollén larg vendit të tyre, u punësuan në rrethet të tjera
dhe në këtë mënyrë krejt natyrëshëm krijohen familje të vogla: Burri,
gruja,bashkëshortët dhe fëmijët. Padyshim me koncept të reja mbi
familjen dhe mënyrën e jetesës. Megjithatë, shpërbërja e familjes
patriarkale tradicionale nuk është një proçes i lehtë, i cili kalohet pa
dhimbje. Përkundrazi, ky proces, drejt familjes moderne, e hap rrugën me shum vështirësi.
Me këtë rast theksojmë se jo të gjitha fshatrat patën të njajtën mundësi,
vullnet dhe dëshirë për shkollim dhe emigrim. Dëshirë më të madhe për
shkollim patën të rijt nga Katuni Epërm, Gjonbalajt, Qosajt, ndërsa nga
fshatrat e tjera nuk i patën as këto mundësi as dëshirë dhe vullnet.

Organizimi i Brendeshëm i Familjes në Këtë Trevë

Në familjen e madhe patriarkale njeriu i parë ose kryefamiljari është quajtur
"Zot i shpisë", ose "I zoti i shpisë", nga i cili në rradhë të parë dhe mbi
çdo gjë është kërkuar drejtësi dhe barazi për të gjithë anëtarët e familjes.
Kuptohet, se në familje të tilla të mëdha elementi kryesor që e mban atë si
të tillë, është lidhja e gjakut me linijën mashkullore, prandaj edhe
padrejtësia më e vogël, është shumë e ndjeshme.
I zoti i shtëpisë organizon dhe drejton të gjitha punët e familjes.
Të gjithë anëtarët e tjerë i binden. Në familjet e mëdha e zoti i shtëpisë
merret vetëm me organizimin dhe drejtimin e punëve, ndërsa ne familjet
e mesme dhe te vogla ai edhe punon në bujqësi dhe në veprimtaritë e tjera
të dobishme për familjen fshatare.
---Detyra e madhe dhe e rëndë që ka " I Zoti i shpis" në familjen
patriarkale në krahinën në fjalë shprehet: "Burra e madhe me ken zot shpie
asht e ranë e besé kërkush s' ka qef me e pas n' shpin, por atij çi i bjen
duhet me majt me ner".
Familje të tilla të mëdha përbëheshin nga vëllazër, kushërij të parë, të dytë,
madje edhe të tretë e të katërt.
Prandaj, lidhja e gjakut ka detrminua ruajtjen e familjeve të tilla, mbasi ajo
është çmuar dhe vlerësuar mbi çdo gjë. Ndërsa ne vijën femërore ky
unitet është siguruar krejt ndryshe. Dihet se në familje të tilla të mëdha
ka patur gra nga fisi e krahina të ndryshme, të cilat padyshim kanë prurë
aty edhe doke e traditat e veta. Prandaj, ajo i është nënshtruar vullnetit
të burrit dhe fjala e tij ka qenë ligj për të. Por, gjithsesi, duhet thënë se
Koha ka bërë punën e vet dhe burrat në familjet e mëdha kanë filluar "
"m' u prish". Si është prishë burri? "Kur zogu rrin tue knue të tan natën
te veshi i burrit, ky fillon m' u prish, m' u largue prej t' vetve".
Një veprim i tillë edhe justifikohej me një shprehje të tillë: "Nimeti i Zotit,
s' muj përbuzet e qitet jashtë se t' vret ai çi ta ka dhanë".

---- Pse kanë ekzistuar familjet e mëdha patriarkale? Është fakt se familje
të tilla kanë ekzistuar në të gjitha trevat shqiptare pa përjashtim, porse
dikur ka filluar shpërbërja me shpejt ndërsa dikur me vonë. Dihet se vendi
ynë ka qënë i pushtuar gjatë shekujve nga pushtues të ndryshëm romakë
e bizantin, sllavë e osmanë. Por, gjithashtu dihet se raca jonë kurr nuk u
nënshtrua, nuk ju bind të huajit, nuk i prenoi ligjet e doket e tij.
Prandaj ka qenë i detyruar ti ruaj dhe ti zhvillojë doket e traditat e veta më të
mira, të zgjidhë shumë konflikte e marrëdhanie në bazë normave kanunore.
Prandaj, duhet prenuar, si një ndër kushtet që e ka imponuar
ekzistencën e familjes së madhe, ka qenë kushti historik. Por jo vetëm
ky, gjithashtu ekzistencën e saj e kanë kushtëzuar edhe nevojat
ekonomike. Një gjë e tillë shprehej "ku ka rob shumë ka edhe bereqet shumë".
Kuptohet se familje te tilla kanë pasë shumë tokë dhe shumë
bagëti, madje shpesheherë të shpërdarë. Prandaj, për punimin e tokës,
ruajtjen e bagëtisë dhe shtimin e tyre, janë nevoitur shumë meshkuj.
Por në familje të tilla të medha veprimtarë bujëqsore,blektorale etj
kanë qënë shumë më të mëdha.
--- Një faktor tjetër, jo më i rendësishëm, që ka ndikuar në ruajtjen e
familjes së madhe patriarkale, ka qénë dhe tradita, që shprehet "me
pas shpin plot me mashkuj ", "me pas shpin plot me rob".
Gjithashtu një nga faktorët, ka qenë edhe jeta e mbyllur në vetvete,
duke u ruajtur nga ndikimet e huaja për shkak të robërisë
shumëshekullore. Shqiptari nëpër shekuj ka ruajtur traditat e doket që
i kanë lënë të parët.
Shumë vështirë është ndarë dhe ndahet prej tyre. E një ndër to ka qenë edhe
familja e madhe.
Po,a duhet hapur dorë prej atyre? Kur doket dhe traditat janë të mira,në asnjë
mënyrë. Përkundrazi, ato ruhen dhe zhvillohen më tej duke u pasuruar vazhdimisht
me doke të mira.Ndérsa, kur janë të këqija pa hezitim duhet hequr dorëprej tyre.
Në të gjitha rastet duhet të ruhet çdo gjë mirë dhe e mira të mirret nga kushdo
qoftë ndërsa e keqja në asnjë rast.


Ndarja e punëve në familjet e mëdha


Ky veprim është bërë nga i zoti i shtëpisë dhe në vartësi nga stinët e motit
dhe punët që duhet bërë në sejcilën prej tyre. Kështu, në pranverë duhet të
pastrohet, të punohet,të lëvrohet toka, pa harruar të gjitha punët e dorës
së dytë dhe të tretë që lidhen me këtë problem. Poashtu, kujdes tregohet për
kullosën e bagëtive e tjera punë bujqësore. vera, ka punë e probleme të tjera.
Prandaj i zoti i shtëpisë duhet ti organizojë ato në kohë, duke mos harruar asgjë.
Po kështu janë dhe vjeshta e dimrit. Prandaj, drejtimi i mirë e me drejtësi i
familjes së madhe, ka qënë themel. Vetëm bariu e ka ditë punen e vet në
katër stinët e motit. Ai e ka dit çdo ditë detyrën qe ka. Kur duhet qëndruar
në vrri e kur duhet të dalë në bjeshkë, kur duhet kullotë një vend e kurnjë tjetér.
Po ashtu bariu në vjeshtë ka ditur dhe ka bërë selekcionimin e
bagëtisë duke hequr ato që nuk duhen dimëruar, duke pasur parasysh me këtë rast
edhe sasinë e ushqimit të siguruar dhe dobinë që ka nga secila bagëti.
Dhe, është e vërtetë, se fjala e bariut në lidhje me bagëtinë është dëgjuar dhe rrespektuar. Prandaj, dhe themi se i zoti i shtëpisë nuk ka qenë diktaor absolut ne familje. Megjithëse ai ka pasë pushtet të plotë në administrimin e pasurisë. Ka kryer të gjitha veprimet e shitblerjes, të pasurisë, të ushqimit e veshmbathjes. Pra, ka qenë i plotfuqishëm.

Megjithatë, edhe në familjet e mëdha ka ardhë koha e ndarjes dhe janë ndarë kur "s'ka pas razi, se aty ku s' ka razi s' ka as beriqet" ose "kur hup razija hup edhe beriqeti". Ndarja e familjes së madhe është bërë në disa menyra, por kryesoret që duhet theksuar janë: Ndarja me razi dhe ndarja pa razi.
-- Kur ndarja bëhet me razi është e lehtë, me mirëkuptim dhe pa pasoja hidhërimi e mërie. Atë si veprim, mund ta bëjë i zoti i shtëpisë në marrëveshje me mashkuj e tjerë, ose duke patur si pleqnar të afërm ose burra te njohur si të tillë. Ndërsa kur ndarja bëhetpa razinë e mashkujve është e vështirë. Ndarja të tilla zakonisht janë bërë duke patur secila palë, pleqnarët e vet.
-- Në lidhje me familjen, duhet theksuar edhe disa shprehje që përdoren në këtë krahinë dsi: "shpi e mirë, shpi mje bereqet, oxhak i mirë, derë e madhe,derë e fortë, derë n'za, shpi bukdhanë, shpi bujare,shpi mikpritëse", etj. Por, ka edhe shprehje të anës tjetër, si:"" shpi pa beriqet, shpi e mrapsht, shpi fisnike, shpi e pabesë, shpiqyqanash, shpipër gjunah, shpi dallaveresh, shpi ku ska ç'ka han gja as dreqi as i biri, shpi çi preftja gja rrugën"etj.
--- Në lidhje me familjen, shtëpinë, të zotin e shpisë,burrin e mirë shpeshherë nga të moshuarit vuthjanë kam dëgjuar: "Burri i mirë duhet me kjen i mirë për vete, se pa kjen i mirë për vete, s' mune me kjen i mirë as për të tjerët", e çi t' jesh i mirë për vete duhet me pas nji shpi t' mirë ku të mblidhesh me grua e thmi, me robt e shpisë, ku t' kesh munsi me prit miq e dashamirë, por edhe hallaxhi çi i qet rruga. Por duhet t'kesh edhe nji grue t'mirë, se gruja e mir neron konakun, neron familjen e vet, bab e nan çi e kan rrit. Burri i mirë, me majt shpin e mir e gruan e mir, duhet me kan puntor e puna me i pas bereqet çi t'ket me çka me majt shpin, me nerua veten e shpin, tue prit ata çi t' presin e t' nerojn.
Të dy bashk burr e grue, duhet me rrit thmi t'mir, se burri i mir duhet me lan mrapa djal t'mirë.
--Prandaj, Familja e mirë ka rritur dhe edukuar fëmij të mirë, të cilët kanë rrespektuar prindrit, të afërmit, dashamirët, kanë rritur fëmijë të nderëshem e punëtorë, pa harruar edhe kultivimin te këta të traditave të tjera si, guximi,trimërija,atdhedashurija,besa;ndershmëria.
Person tjetër i rendësishëm në familje të madhe ka qenë e zoja e shtëpis, ose siç e quajn edhe ndryshe baçica, ose baxhija, Zojë shtëpije zakonisht në këtë trevë ka qënë një grua e moshuar, me përvojë të gjatë në drejtimin e punëve të brendshme të shtëpisaë. Por, ka pasur edhe rste të tilla kur e zoja e shtëpisë ka qënë gruja e të zotit të shtëoisë. Në familjet e mëdha, ashtu sikurse burrat i kanë punët e ndara edhe gratZë i kanë të ndara. Secila prej tyne e din se çfarë duhet të bëjë në shtëpi, kush duhet të gatuaj, kush duhet të pastroj, kush duhet të mjelë bagëtinë, kush duhet të rrij në vrri, dhe cila duhet të dalë në bjeshkë. Po ashtu, ato e kanë ditur se në cilat punë bujëqsore duhet të japin kontributin e tyre. Dhe dihet, se në këtë trevë, gratë kryesisht kanë marrë pjesë në punë bujqësore: "Mbledhjen e barit të thatë, mbledhjen e misrit, korrje e çveshje, etj".
Në mbarëvajtjen harmonike, pa grindje e zënje midis anëtarëve të familjes , kanë dhënë kontributin e tyre të gjithë anëtarët duke punuar dhe duke u sjellë me rrespekt ndaj njari-tjetrit, pavarësisht nga numëri i anëtarve që ka patur ajo. Por, në veçanti duhet theksuar, se kontribut vendimtar kanë dhanë drejtuesit e familjes, "i zoti i shpis " "dhe "e zoja e shpis". Prandaj, nga "i zoti i shpis ", është kërkuar, si domosdoshmëri për ekzistencën dhe mbarëvajtjen e familjes së madhe në veçanti, drejtsi në secilin veprim, si në ndarjen e punëve, ashtu dhe në furnizimin, në plotësimin e nevojave që ka sejcili anëtar i familjes. Jo më pak e rendësishme ka qenë dhe detyra e "zonjës së shpis ". Ajo ka pasë peshë dhe ndikim të madh, në ruajtjen e bashkësisë dhe harmonisë familjare, sepse të gjitha veprimet e saj kanë qenë shumë të ndjeshme dhe nën kontrollin e të gjthëve, por sidomos të grave, të cilat, duke qenë gjithë kohën në shtëpi, kanë vënë re çdo gjë. Pra, ata duhet të veprojnë ndërshmerisht, pa bërë dallime: "ky asht imi, e ai asht i yti ", "kte e kam ma gjat se at tjetrin", të jenë të pa anshëm, të mos ja mbajnë hatrin asnjarit.
Ruajtja e harmonisë, mirëkuptimit, marrëveshjes familjare, ka ndikuar drejtëpërsedrejti në mbarrëvajtjen e punëve, në shtimin e pasurisë. I zoti i shtepisë, nga përvoja, e ka ditur se aty ku nuk ka harmoni e mirëkuptim, rrespekt për njeritjetrin, ku nuk punojnë të gjithë pjesëtarët e familjes me drejtësi e përkushtim, punët nuk shkojnë mirë, nuk mund të ketë përparime begatim, nuk mund të ketë jetëgjatsi të bashkësisë familjare. Thuhej në Vuthaj, se " kur në familje hyn perçamja, edhe të tjerët ta nojn kamen ". Prandaj,kanë ruajtur nderin e familjes në rradhë të parë , dhe të vetin duke mos lejuar "me jau vu kamen të tjert", mu ba gazi i dynjas". Madje, thuhej se "aty ku nuk ka razi as Zoti nuk nimon".


LINDJA e DJALIT


Një ndër gëzimet më të mëdha, ne mos maë i madhi,në trevén Vuthjane ka qenë lindja e djalit, lindja edhe e një mashkulli,lindja edhe e një pushke. Këtë gëzim, e kanë përjetuar të gjthë pjesëtarët e familjes. Madje , jo vetëm ata, por e kanë përjetuar edhe të gjthë miqtë e dashamirët. Gëzimi ka qënë më i madh, kur fëmija i parë ka lindur djalë, kur djali lind mbas një, dy ose më shumë motrave, kur djali lind në familje me pak mashkuj. Kuptohet, se shumë se kushdo tjetër, lindjes së djalit i gëzohen prinërit, nëna dhe baba, motrat kur ka,
Në të kaluerën, lindja e djalit, lajmërohej me të shtëna pushke. Mashkulli i shtëpisë që dëgjonte i pari lajmin e gëzueshëm të lindjes së djalit, dilte në oborr, ose në dritare dhe qite 5 herë pushkë. Në rast se burrat nuk ndodheshin në shtëpi, lajmin e gëzueshëm me të shtëna pushke, e ipte edhe një grua, sidomos motra për vëlla ose halla për nip. Por, me këtë rast konsiderohej motër. çdo grua qi dinte të përdorte armën dhe me të të ipte lajmin egëzueshem. Ka qenë zakon që njerëzit kur dëgjonin të shtëna me armë, sipas traditës pyesnin: Öu, ç'asht pushka, more?!" Përgjigja dot ishte: "O, i ka le djal Agimit"ose "O, i ka fal Zoti djal Agimit", etj, shprehje të ngjashme që përdoren në raste të tilla. Urimin e jetëgjatësisë ata që e dëgjonin lajmin mbi lindjen e djalit, mund ta bënin duke e shoqëruar me të shtëna me armë, ose pa të shtëna. Zakonisht ata uronin: "O, e past me jet t' gjat, more!", "O , zoti ja ruejt, more, e u rrit me nan e me bab!". Kuptohet se, dhënja e lajmit me të shtëna pushke është bërë kur ka qenë e lejuar mbajtja e armëve. Ndërsa kur lajmi nuk mund të ipej në mënyrë të tillë, dërgohej një i ri për ti lajmëruar të afërmit. Ai, atje ku shkonte, thoshte: "Myzhde, se i leu djaln Agimit"! ose "Myzhde, se Agimit i fali Zoti djal!". Kurse ai që mirrte lajmin e gëzueshem domosdo, duhej t'i ipte diçka lajmëruesit. Në këtë mënyrë, bëhej lajmërimi për të poraslindurin. me qëllim që në këtë gëzim të mirrnin pjesë të gjthë të afërmit, miqtë e dashamirët. Bijat, zakonisht,lajmin për lindjen e vëllait e mirrnin vesh më vonë mbasi ato, në ato kohra, martoheshin larg. Dhe ato duhej ti ipnin diçka atij që ju sillte lajmin e mirë. Në veprimet e mëtejshme, të këtij gëzimi, marrin pjesë gratë.Në rradhé të parë për të parë leohën, vijnë gratë e shtëpis dhe ato që janë më afër, por në asnjë rast nuk harrohet pa lajmëruar "gruja çi din me nimua lehonën", që është me dhimbjet e lindjes e "ka nevoja për ni çi e ka dorën e leht e fjalën e amël".

"Pamja"për lindjen e djalit është veprim tjetër pasues. Ky veprim fillon disa ditë mbas lindjes së djalit. Sikurse thamë fillimisht shkojnë të afërmit, dashmirët, fqinjët për t' i uruar nënës shëndet të mirë e djalit jetë të gjatë e të shëndetshëm, të rritet me nënë e babë.
Kështu pra, "me pa" shkojnë gratë e vëllazërisë, kumarisë dhe gra të tjera. Dhe eshtë e vërtetë, se në të kalueren për të uruar në raste të tilla shkonin shumë gra. Bijat, të cialt, sikurse thamë, në të kaluerën martoheshin larg, vinin më vonë. Por ato duhej të përgaditeshin më mirë me peshqeshe. Gjithashtu me peshqeshe të mira shkon "me pa"edhe nëna e nuses me gratë që ajo e gjykon të udhës. Duhet theksuar se në ceremoni të tilla gratë që shkojnë, vishin me rroba të mira, shumica e tyre, me rrobat më té mira që kanë. Po ashtu, gratë që shkojnë "me pa", nuk mund të shkojnë "me duar thatë". Peshqeshet pérgaditen sipas afërsisë dhe lidhjeve të gjakut si dhe të mundësive ekonomike që ka sejcili. Ndër peshqeshet më të zakonshme kanë qënë çarapë, këmisha, peshqira për të rritur, copë e shmë sende të tjera. Pjesa më e madhe e peshqesheve janë të punuara me dorë. Gjitashtu, secila grua që shko "me pa"duhet të çojë të pakëten edhe një "sahan" petulla, llokum, një tepsi me pite ose ëmbëlsirë.

Por, me këtë rast, nuk mund të harrohet dhe té mos përmendet puna që bëjnë plakat bestyte për të shpëtuar të porsalindurin nga "syni i keq". Prandaj ato marrin masa té shpejta duke përdorë elemntë të traditës, por edhe të besimit fetar pér ta ruajtur djelin nga dashakeqët. Ka ekzistuar bindja tek bestytet, se ka njerëz "me sy të keq" dhe se një gjë e tillë trashigohet. Për këtë arsye, këtyre njerëzve, nuk duhet t' u mundësohet shikimi i djalit, mbasi ata "mun e çartin ". Plakat e tilla për ta ruajtur djalin nga syri i keq, përdorur hajmeli dhe objekte bimore.

Lindjes, në përgjithësi kudo, të gjithë popujt i gëzohen, por disa prej tyre veçanaërisht gëzohen për lindjen e djalit. Ne jemi një nga ata popuj që në bazë të traditës, gëzohemi shum për lindjen e djalit. Kjo nuk don të thotë se nuk i duam varzat, përkundrazi i duam shumë.

Shkaqet kanë qenë të shumta, por ne do të veçonim: - Në të kaluarën, në kushtet e ekonomisë primitive, mashkulli, madje jo një , ka qenë domosdoshmëri për të përballuar jetën e vështirë, sidomos në krahinat e thella malore me dimër të gjat dhe të egër, të veçuara nga krahinat etjera. Një shkak tjetër shumë madhorë kanë qenë luftrat mbrojtëse, që ju imponuan popullit tonë nëpër shekuj nga pushtues të ndryshëm si romakë sllav e osmanë. Prandaj, edhe banorët e këtyre trevave shpeshherë u ndëshen me këta pushtues dhe dihet se nuk ka luftë pa humbje në njerëz. Edhe në kohën tonë, është po aq evident dhe i domosdoshëm shtimi i popullsisë dhe edukimi i të rinjve me traditat më të mira atdhetare, të cilët nuk duhet ta lëshojmë truallin e vet vullnetarisht, duke e ditur se armiku shekullor do të instalohet në truallin e tij. Prandaj, duhet më qenë të vetëdijshëm, se pa djem e vajza shqiptare në truallin tonë nuk mund të ketë vazhdimësi etnike. Duke ju përgjigjur kërtij amaneti të trashiguar nga brezat e kaluar nënat shqiptare lindin shumë djem e vajza në truallin shqipatr, i mëkojnë me qumështin dhe ndenjën e dashurisë së përjetshme ndaj atdheut mëmë dhe në këtë mënyrë, kudo e mbushin me lule të jetës.

Një shkak tjetër, që ka kushtëzuar lindjen e shumë fëmijëve, shtëpitë e mëdha me shumë mashkuj, ka qenë vrasja për hakmarrje. Eshtë e vërtetë se ky zakon primitiv ka ekzistuar edhe tek popujt tjerë, por ata, shumica e popujve të qtetëruar, kanë hequr dorë nga zakone Té tilla të së kalurës, ndërsa ndër ne, për fat të keq, edhe në ditët tona, ndodhin raste të tilla. Në lidhje me këtë fenomen negativ, nga i cili nuk mund të shkëputen disa elementë primitiv, në shërbim të armiqëve shekullor, duhet theksuar se, hakmarrja ose me mirë të themi vëllavrasjen ndër ne , e kanë ushqyer dhe e ushqejnë armiqtë e kombit tonë, "zagarët e mretit e çdo të huaj tjetër".

Prandaj, duke patur parasysh këto që thamë dhe shumë rrethana të tjera, theksojmë se, se gëzimi për lindjen e djalit ka qenë dhe është i justifikuar sepse është gëzim për vazhdimësinë në trojet stërgjyshnore, burimi rinor, forcë për të përballuar furtunat e jetës, të cilat për këtë krahinë, si për të gjitha krahinat shqiptare të paçliruara, kanë qenë e janë të shumta, duke filluar që nga lashtësia e deri në ditët tona prej nga koha kur Vajza e Vuthit u ndesh me Harapin e Zi, deri tek plaka Vuthjane, e cila për të mos rënë e gjallë në dorë të serbit, u mbyt në Gërlë. Prandaj djali është shpresë për një të ardhme më të mirë....

EMRI (Emni)
Personifikon mbartësin e tij. Për këtë aryse emri duhet t'i vihet sa më shpejt të porsalindurit. Thuhet ndër ne: "me ja vu emnin djalit", "me ja qit emnin", "kush ja qiti emnin djalit", "me ja vnue emnin", me ja dhanë emnin se Zoti ja ka shkrua ". Tek Katolikët përdoret edhe termi "me pagëzue te prifti", "Pagëzim ". Zakonisht emrin te porsalindurit ja kanë vënë baba, nëna, motra, halla, gjyshja, gjyshi, ndonje mashkull tjetër i shtëpisë si mixha ose daja.
Emri ka shumë rëndësi, jo vetëm për faktin se e mëriton bartësin, por edhe për shkaqe të tjera. Në nJë farë mënyre emri tregon shkallen e zhvillimit kulturor të një mjedisi të caktuar, të zhvillimit ekonomik, po ashtu, në rrethana të caktuara ka qenë dhe mbetet déshmi historike e pakontestushme. Pér këtë, dmth për rëndësinë që ka emri si i tillë, bindemi se vetëdija kombëtare tek banorét e këtyre trojeve, tani është pakrahasimisht më e fortë dhe me e ndërsgegjësuar se në të kaluerën. Né të kaluerën e largët në këtë karhinë kanë qenë prezent emrat Katolik. Ndërsa pas pushtimit osman dhe me prenimin e besimit islam u morën edhe emrat e kuptimit islam. Ndërsa tani kudo predominon emri me kuptim shqip. Prandaj themi se emrat në këtë krahinë janë të kuptimit fetar ose laik. Të kuptimit fetar Gjoni, Mrika, ndërsa pasardhësit e tyre kanë emra me kuptim mysliman si Ahmet Hasan, Hysen. Kurse emrat me kuptim shqip, kombëtar janë Agim, Burim, Blerim,Dardan,Ilir,Drita Vlora, Elabasan etj. Duke patur parasysh sa sipër, rezullton se emrat laik kanë kuptim historik: Nika i besimit katolik, Ahmeti, i biri i tij, i besimit mysliman. Duke llogaritur brezat afërsisht përcaktohet periudha e kalimit të këtyre banorëve nga besimi katolik, në atë mysliman. Po ashtu emrat laik mund të kenë kuptim gjeografik si Dardan. Dardana, Valbona, Vlora etje. Mund të jenë emrat me origjinë bimore, si Lule, Vjollca, Manushaqe, ose me origjin shtazore si Dash, Sjap, Mushk, Plesht etj. Prandaj, theksojmë se në vënien e emrit kanë ndikuar shumë rrethanat e caktuara të zhvillimit Kulturor dhe ekonomik, rrethanat politike dhe fetare, madje në të kaluarën pak më te largët edhe bystianitë.
Pra çdo njeri ka emrin e vet dhe vetëm ai përgjigjet. Por, ne disa raste, sidomos në të kaluarën, emri edhe nuk është përmendur, madjeemri i dy njerëzve më të dashur, burrit dhe grues, bashkëshortet nuk i kanë thirrur njëri - tjetrit me emër por emrin e kanë zëvëndsuar me fjalet tjera si, "a nieve ti?", "a Nieve ti, more?""a nieve ti, mori?" "fisnike", "Fisnik", "Sojnike", "baxhi", "ky", "kjo", "ai", "ajo", "im shoq ", "gruja", " burri", etj.
Por nuk janë përmendë as disa emra të tjerë si " kjoft lavdua!" (Zoti), "i lumi ", "i madhnuemi", " i gëzuemi", "i madhi ", äi çi i kjofshim falë"", " ai çi kjoft i lavduem", por ka edhe të tjera si "kjoft larg nesh" "ai çi kjoft tretë ", "ai çi ja preft gja rrugën", " ai i sheut" (djalli), "toksi" (gjarperi), "ajo çi hangërt gërhan e gërshan"(shtriga), "rahmetliu ", "ai çi past shpiert rahmet", " ai çi i kjoft toka e let" (i vdekuri).

Emri në traditën Vuthjane ka qenë dhe mbetet i shejtë, i paprekëshem, sepse gjithmonë, ai ka nënkuptuar karakteristikat thelbésore të mbartësit té tij si burrërinë, fisnikërinë, besén, trimërinë, e virtyte të tjera qofshin këto të mira apo të liga. Pér rëndësinë që ka patur emri në rrethana të caktuara, mjafton të përmendim një nga ngjarjet e shumta që realisht kanë ndodhur me udhëtarë, të cilët duke përmendur emra të caktuar u kanë dalur përpara dhe kanë parandaluar të papriturat e padëshirueshme.

Kështu udhëtari, për të evituar një të keqe që ai ka menduar se mund ti ndodhë, ka qenë e mjaftushme që të shqiptojë fjalën: Öu, more Dash Ujkani, jam në besë tane, more!". Në këtë mënyrë udhëtari ka kërkuar besë nga një burrë i fortë, prandaj në qoftëse në atë vend është ndodhur dikush në pritë, ai domosdo duhet të marrë parasysh faktin se tanimë, do të vrasë një njeri në besë të tjetërkujt. Për këtë arsye, burri trim që i ka njohur doket dhe traditat e atyre anëve e ka ditur se nuk vritet njeriu në besë, prandaj është tërhequr nga nje veprim i tillë. Por, për rendësinë që ka emri, ka dëshmi të shumta në shkallë kombëtare dhe krahinore. I përjetëshem në ndërgjegjen kombëtare shqiptare ka mbetur emri i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Po ashtu janë simbole të luftës për pavarësin dhe Liri emrat Ymer Prizreni, Ismajl Bej Vlora, Hasan Prishtina, e shumë të tjerë. E simbole të tillë ka çdo krahinë, pra edhe krahina Vuthjane, sikurse janë Nrel Bala, Tuç Gjoni, Kurt Lula, Sadik Rame Vuthi, e shumë të tjerë në rrjedhën e kohës dhe në lidhje me ngjarje madhore. Prandaj deri në ditët tona janë ruajtur edhe shprehje të tilla: öu n'bes, more!", "emni i tij a i nigjuem n' shtat krali!", "i ka shkue emni n'Stamboll!", " mos e korit emnin e babës!", "mos e korit emnine t'parve!", "kur ja nien emnin, ik n' pikë t' vrapit!", "siç e ka emnin asht edhe vet", " emni i tij ka kjen nera e shpis, vllaznis, fisit, nera e bajrakut!", "thujem se i kujt je, se t' thom se kush je", "thujëm se me ke rri, se t'thom se kush je", "emni i mirë s'harrohet kurr", "lumi aj çi le emën t'mir mrapa".
Por, emrin në forma e trajta të ndryshme nëpër shekuj, e ka përjetësuar edhe rapsodi popullor në epikën legjendaree historike si dhe në këngëte tjera. Kështu i thotë djali vajzés; kur ajo e qorton pse ja ka permendur emrin:

S'kam dasht çikë me t' korit,
Deshta zanin me ta qit,
Me ta çue o zanin peshë
s' ma ka kush ket jaraneshë!...

Kurse në një kangë tjetër vajza i thotë djalit:

Sa t' jetë jeta me jetue

Emnin tan s' kam me harrue

Prandaj, vërtetë emri ka randësi dhe domethënie të madhe për mbartësin e tij.
Në kohën tonë lidhje me emrin, vihet re vetëm një dukuri pozitive në karhinën në fjalë. Emrat vihen me kuptim shqiptar, në shumicën e tyre laik. Dukurija tjetër, e përhapur shumë në krahinat e tjera në shtetin shqipatr për të vënë emra të kuptimtë, të huaj sipas konjukturave politike, në këtë krahinë as ka ekzistuar as ekziston.
Mbiemrat ndryshojnë nga emrat vetiakë.Megjithëse duhet thënë se në këtë krahinë mbiemri në kuptimin e përdorimit të sotëm, ka hyrë shumë vonë, mbasi në të kaluerën, djali thirrej në emër të babës si Rexhep Buti dhe jo Rexhep Ahmetaj. Gjithashtu mbiemri nuk i përket vetëm një ose disa personave, por tregon diçka me shumë, trungun, prejardhjen e vëllazërisë, fisit, vendin prej nga vjen një person ose familje. Kështu sot në shumë vende e krahina të ndryshme kemi familje me prejardhje nga treva Vuthjane, të cilat në kujtim të prejardhjes kanë ruajtur mbiemrat Vuthi Kelmendi, duke qenë të vetëdijëshem se treva Vuthjane është trevë Kelmendase dhe se Vuthjanët, janë Kelmendas në trevën e tyre autoktone. Të dy këta mbiemra janë të përhapur shumë në familjet me origjinë Vuthjane me banim në rrethe të ndryshme të Kosovës, por që i takojmë edhe në Tiranë e Vlorë.
Në treven Vuthjane sot takojmë këto mbiemra:

Gjonbalaj ------ ---- qe vjen nga bashkimi Gjon dhe Bala. të cilin e mban edhe fshati, Pra, njëkohësisht tregon prej ardhjen dhe vendbanimin. Mbiemrin Gjonabalj aktualisht sot e mbajnë të gjthë banorët e fshatit pavarësisht nga fakti se ata ju përkasin vëllazërive të ndryshme;

Qosaj ---- ---- mbiemër që tregon fshatin prej nga janë banorët që mbajnë këtë mbiemër; pastaj kemi mbiemrat e vëllazërive si:

Ahmetaj
Dedushaj
Ulaj
Vuçetaj
Bruçaj
Kukaj
Goçaj
Selimaj

Tek banorët Vuthjanë, në trevën e tyre autoktone si dhe tek ata qe kam takuar në vende të tjera, kam takuar edhe me mbiemra që tregojnë profesionin e tyre, por nuk kam takuar mbiemra që tregojnë mjeshtërin ose difekte trupore.
Theksojmë, se në periudhën e pushtimit të kësaj krahine nga Mali i Zi në vitin 1912, u bë ndryshimi i dhunshëm i emrave dhe mbiemrave Pas kthimit në fenë e tyre u lejua edhe mbajtja e emrit të mëparëshem, por tek mbiemri mbeti shtesa - viq, e cila u ruajt deri në vitin 1941 kur kapitulloj mbretëria jugosllave. Por, megjithëse gjatë perudhës 1941 - 1945 mbiemrat në këtë krahinë u pastruan nga shtesat e dhunëshme jugosllave, mbas ripushtimit në vitin 1944, përseri rivehen prapashtesat jugosllave, mbas ripushtimit në vitin 1944, përseri rivehen prapashtesat e dhunshme tek mbiemri. Sot shumë Vuthjanë kanë mbiemrat e tyre në trajtën shqipe, por ka dhe mbiemra me prapashtesën e dhunëshme.








 

 

       
E Maili yn

na shkruani

   

© gusht.2004 by " www.plaveguci.eu®