 |  |
Vuthajt
Treva vuthjane ndodhet ne pjesen ma te bukur te Alpeve Shqiptare,ne
zemren e tyre, atje ku e ka folen" ...Ora e Shqipnis..."Kjo
treve perfshin nje territor pak a shum te mdh me lugina e
vende te buta, me bjeshk livadhore dhe gerdhatore nga Burimi
i Valbones deri tek Burimi e Ali Pashe Gucise,nga liqeni i
shtares deri tek Guri i Gjon Bales,nga Guri i Sahatit deri
te shkalla e Vuthit. Dhe sejcila nga kto vende te ksaj treve
eshte nje mrekulli me vehte qe mund te takohet vetem ne kto
ane.Treva Vuthjane perbahet nga kto vendbanime (fshatra)te
perhershme: Valbona,Katuni i Eperm(sirem),Ceremi, GjonBalajt,
Qosajt, Kukajt, Hakajt, dhe Zabeli. Prandaj themi se kjo trev
perbahet nga nje territor kompakt, me bjeshk e vrri te lidhura
mjedis tyre.Eshte pjes perbarse e Kelmendit te hershem.Kufizohet
me treva te tjera Shqiptare: Malsia e Gjakoves,Dukagjinin,Bjeshkt
e Kelmendit te Gurit, Gucin dhe Plaven.Kjo trev etnike Shqiptare
qysh ne lashtsi ka qene e njohur me emrin " Vuthaj"
ose "" Katundi Vuthaj"".Por, duke pasur
parasysh shtrirjen,kompaktesine e territorit dhe te banorve,distancen
nga njeri katud tek tjetri,themise eshte nje krahin e vogel
Shqiptare ne zemer te alpeve,me bukuri mahnitse, me karakteristika
lokale te vecanta. Etimologjine e toponimit""Vuthaj""
e ka trajtuer edhe Prof. Eqerem Cabej. Ai thote se ky toponim
vjen nga fjalet: ""I vute"" i pervute""
Etnograf sllav qe kan shkruar per ato krahina,toponimin ""Vuthaj""
e kane zevendsue me toponimin""Vusanje".kuptohet
se qellimi i tyre ka qene e mbetet teoria absurde "se
kto vende kan qen te pa banuara , se Vuthjanet Kelmendas nuk
jane autoktone ne kto treva, por ardhacak..." Dihet se
sllavistve u mungon tingulli "th", prandaj nuk mun
ta shqiptojn si te tille .Per ket arsye ata ndoshta e kan
zevendsue me tingullin "S". Por, jo vetem kaq.Ata
toponimin"Vusanje "mundohen ta shpjegojn me fjalen
"vuk"(ujk), e cila thon ata ,ma von ka evoluar ne
"Vusanje". Ky i ashtuqujtur shpjegim eshte i pa
bazuar, absurd dhe i pa prenueshem.Ne dokumentet e shkruara
toponimin ne fjal e takojm qysh ne shek.XIII (13),ne trajten
"Vutkagni"ose "Vutkaj" Edhe ky fakt hedh
posht si te pabazuer emertimin sllav"Vusanje".Mandej
,duhet shtuar se shum serbishtfoles qe e ndegjojn per her
te par ket toponim ne gjuhen Shqipe e shqiptojn "Vutaj"ose
Vut-Haj".Nderkaq , ne Vuthaj brezpasbrezi eshte ruajtur
dhe percjell neper shekuj legjenda e "Vajzes Vuthit".
Kjo legjend permban shum te dhana topnomastike te ruajtura
deri ne ditet tona , qe te moshuarit i tregonin shume shpesh
, madje me krenari duke pohuar se rrjedhin nga nje fis i lasht
Shqiptar .Toponime te tilla jane:"Maja e vajzes "-
thepi i vecuar shkambor prej nga u hodh ajo vajze,mbasi e
hodho Harapin e zi te pertej detit dhe per mos u ra ne dor
shokve te tij ; "Bregu i Romanit"(romani eshte Harapi
i Zi ), vendi ku u zhvillua dyluftimi i fundit dhe prej nga
"Vajza e vuthit"i hodhi kundershtaret ne humbere
; "Romani"-vendi ku ra Harapi i Zi ; "Qetat
e Romanit"-vendi ku u varros ai, i cili, sipas legjendes,
eshte i detyruar te pergjigjet sa her ti thrrasin ;"Guri
i Romanit" i cili ra ne ato kohra dhe zuri vend ne nje
hapsir te vogel mbi"Qetat e Romanit"si roja e perjetshme
, si tregues se fatin e Romanit heret a vone, dot ta pasoj
seicili pushtues i ktyre trevave; "Ashti i Romanit"-Pylli
mbi "Qetat e Romanit". Por,banort banort e lasht
te ksaj treve arberore emertuan edhe nje shpell te vogel ne
Rrathet e Podgojes,karshi "Qetave te Romanit", vend
shum i thyeshem shkembor, me emrin "Bira e Harapit".Gojdhana
popullore thote se edhe toponimi "Valbona"ka mbetur
qe nga ato kohra te hershme. Meqense "Vajza e Vuthit"
kishte qen e bukur dhe e shkatht si "Zane Mali",
ne kujtim te saj emertuan "Luginen e Bukur" ne gjuhen
e tyre "Valbona".Te gjitha kto ,dhe shum deshmi
te tjera qe dot te trajtohen ne ket punim te tradites se trashiguar
neper shekuj nga brezat e lisit Vuthajan,na bejn te besojm
se kjo trev ka qene sikurse njihet edhe ne ditet tona vetem
me emrin shqip "Vuthaj". Keshtu e kan njohur banoret
e hershem te ksaj ane dhe te trevave tjera shqiptare.Duhet
then se nga fjala "Vuthaj"rrjedhin drejt perdrejti
shum fjal te tjera si "Vuthi" mbiemer, i cili trego
prejardhjen e mbajtsis se tij, shume i perhapur ne krahina
te ndryshme shqiptare si ne Peje, Gjakove e deri ne Tirane
e Vlore;"Vuthjan"(i Vuthjan)-banor i ksaj treve
ose me origjin te lasht nga kjo treve.Po ashtu emrin Vuthaj
dhe mbiemrin Vuthaj e gjejme ne kenget popullore qe dot perfshihen
ne ket punim .Prandaj themi se treva vuthjane ka qen e banuar
qysh ne lashtsi nga fiset iliro-shqiptare e ne vazhdimsi dhe
panderprerje , se vuthjanet , banoret e ksaj treve, jane autokton
ne trojet e tyre dhe jo ardhacak , se kjo krahin nuk ka qen
vend i shkret dhe i pa banuer.
Bukurit Natyrore -
Kjo Treve ka bukuri te rralla ne vrri dhe bjeshke,te cilat
me te vertet mun te quhen Perlat e Alpeve Shqiptare. Te tilla
jane bjeshket livadhore te mrekullueshme qe shtrihen ne nje
siperfaqe alpine te pafundme,te rrethuar nga kurora e pyjeve
gjethore dhe halore, e tille eshte pjesa gerdhatore e bjeshkeve
te ksaj krahine qe ngrihet si nje kurore madheshtore nga Kollata
te Maja e Hekurave, nga lartesit e Romanit te Bregu i Neshtrashes
qe perfundojne ne Brade te Vezirit.Te tilla jan luginat qe
bashkojn kete treve nga Liqeni i Shtares deri te burimi i
Ali Pashes dhe ne vazhdim deri te Liqeni i Plaves,Lugina e
Valbones dhe ajo e Ceremit.Te tilla jane burimet dhe rrjedhat
ujore ne liqenet e bukur ne majet me te larta.Por,prej tyre
do te veconim per bukurin e tyre magjike Synin e Skafkacit,
burimin e Valbones,Burimet e Ali Pashe Gucise;Ujvaren gGerla
ne Katunin e Eperm,Ujvaretne Cerem dhe Valbon, lumejt qe pershkojn
kto krahina e shum burime te tjera. E gjith hapsira Vuthjane
lidhet dhe perban nje pjes kompakte me male te larta, pyje
shekullore, bimesi te shumellojshme,sidomos ne periudhen e
pranveres kur bjeshket mbulohen me lule shum ngjyrshe.Pra
, e gjithe kjo qe u tha me siper, perban treven e lasht te
Lisit Vuthjan. Por,Vuthjan te shperngulur nga kjo treve ka
edhe ne shum krahina te tjera shqiptare ,ne Rugove,Peje e
rrethina,Rozhaj,Peshter,Kruje,Shkoder, Tirane, Fier, Durres,
Vlore, Elbasan, Prishtine, mandej ne shum vende evropjane
edhe ne SHBA,etj. Vuthjanet,megjithse te shperndar ne krahina
e vende te ndryshme here nga dhuna e pushtuesve te njepasnjeshme,
here per shkaqe ekonomike si dhe per te dy faktoret njekohesisht,
perseri kudo qe ndodhen, kane ruajtur kujtimin e origjines,kujtimin
e te parve,kujtimin mbi bukurite natyrore te vendit te parve
te tyre, kane rujtur lidhjet me treungun e Lisit si dhe me
deget e tij te shperndara , por kryesisht me deget qe me burreri
e trimeri qendruen ne trojet etnike te te parve duke perballuar
furtunat e njepasnjeshme dhe duke mbijetuar. Prandaj dot i
trajtojm ceshtje qe jan te lidhura drejtpersedrejti me Vuthjanet
e trojeve te lashta qe dashurin e tyre per truallin qe jau
lane te paret , nuk e zevendesuan me asnje tjeter. Por, per
aq sa kemi te dhena do te flasim edhe per ato dege te larguara
nga trungu. Fakti qe njeri nga te paret e Vuthjanve te sotem
,Nrel Bala eshte vrar ne lufte kunder pushtuesve osman, pikrisht
duke mberojtur kto troje verteton se aji ishte banor Kelmendas
i ksaj treve,se Kelmendi dhe Kelmendasit kane shtrirje shume
ma te madhe nga kjo krahin qe sod quhet Kelmend(Kelmendi i
Gurit).Gojdhana popullore e deshmone nje gje te tille.Pranija
e Kelmendasve ne shum krahina te tjera, ne trojet e veta edhe
ne ditet tona mesemiri deshmon nje gje e tille.Vete etnografet
sllav qysh ne vitin 1921 kane prenuer se nga 5000 shtepi qe
ka Kelmendi,vetem 500 prej tyre ndodhen brenda kufijve politik
te shtetit Shqiptar, ndersa 4500 jashte kufijeve politik ,dmth
ne trojet e tyre etnike te pushtuara nga Serbija e Mali i
Zi. Eshte i njohur fakti se per Kelmendin dhe Kelmendasit
kane shkruar etnografe e shkenctar te huaj e Shqiptare dhe
te gjithe ata kane prenuar faktin se Kelmendasit jane autoktone
ne trojet e tyre. Pas pushtimit Osman te kesaj krahine ,shume
familje Kelmendase qe nuk prenuen pushtimin osman,nuk prenuen
islamizimin,u larguan nga trojet e veta ne drejtime te ndryshme,
por sidomos ne drejtim te veriut dhe te jugut, pasardhsit
e te cilve i takojme edhe sote ne kohen tone qe nga Peshteri
e Senica e deri ne Lezhe.Gjithashtu kemi takuar ne pasardhs
Vuthjane te kthyer ne trojet e te parve te tyre,te cilet ishin
larguar nga ato ane ne periudhen e luftes qe bante Kelmendi
kunder pushtuesve osmane.Duhet theksuar se eshte fakt i pamohueshem
,se pavarsisht nga besimi fetar dhe shperndarja neper vende
te ndryshme lidhjet farefisnore,te dashurise, dhe vllazerise
Kelmendasit i kane ruajtur deri ne ditet tona. Edhe sot ata
i thone njari tjetrit kushurij,pa marr parasysh besimin fetar
katolik apo musliman.Ne Krahinen e gucise dhe te Plaves edhe
sot banoret e ktyne trojeve i dine bjeshkt e Kelmendasve,
te larguar nga keto treva. Edhe sot i thone"Vizitori
i sykajve","Buni i Dyl Dashit","Zeletina
e Mirit", "Goleshi i Turkut"(kete bjeshke te
kelmendasve e mori turku,prandaj i mbeti ky emer).Pra,sikurse
duket shume qart, nga ato qe ka ruajtur populli i ktyre trevave
ne kujtesen e tij ,kto treva etnikisht e historikisht kane
qene te Kelmendasve autokton Shqiptar,pavarsisht nga fakti
se ne situata e rrethana te ndryshme here jane pervjel ne
male te larta here jane shtrire ne luginat dhe fushat pjellore.Prandaj
duke pasur para syshe sa parashtruem,themi se Kelmendi ne
te kalueren ka pase nje shtrirje shume ma te madhe nga ajo
qe sot nenkuptone krahina e Kelmend me disa fshatra ne vendet
ma te thyera shkembore te Alpeve Shqiptare. Po ashtu themi
se ne ato kohra e me vone erdhen ne trojet e Kelmendasve cipcinj
serbosllav. Por ketu duhet Theksuar dhe nje fakt tjeter-asimilimi
i femijve te besimit kristjan sikurse ka ndodhur me Velikasit(banoret
e fshatit Velike) qe dihet mirfilli dhe prenohet nga te gjithe
se jane me perardhje Shaljane, por qe sot e quajn veten malazias.Legjenda
me e lashte qe eshte ruajtur ne gojdhanen popullore Vuthjane
deri ne ditet tona, eshte ajo e "Vajzes Vuthit",
te cilen po e shenojme te plote,ashtu sikurse e kemi degjuar
shume here nga te moshuarit.
VAJZA E VUTHIT.
"Ne kohna shum te motshme, ne kto troje ku na lan te
paret tane,kur kish pas dal Harapi i Zi i pertej detit,ish
ken ba luft e madhe. Te paret tane kudo kishin pas luftue
kunder te hujve. Por mas shum luftimesh,t'huajt kishin pas
mrri deri ne krahinen tone.Ketu ish ken ba luft e madhe. N'ato
kohna, ne luft kishin pas marr pjes burra dhe gra.Njana prej
tyne ish pa kjen vajz shum e bukur, por edhe trimnesh si ma
i miri burr. At vajz te bukur kish pas dasht me marr per veti
aj ci ish ken i pari i asaj ushtrie t'huej ci kish pa ardh
prej dhenave te largeta.Ajo nuk ish ken dhan ,as ligshtue
e lufta kish pas vazhdue.Vajza e Vuthit, bashk me shoket e
shoqet e saj,e kish pas terhiq anmikun neper male e thepa
deri sa ishin ken ngjit n'maje te Gerdhates se thepisun.Aty,
ne nje log te asaj bjeshke,ish ken ba lufta e funit. Vajza
e Vuthit neshet e kacafytet me Romanin(emni i Harapit te Zi),te
cilin ajo e gjoj prej nje maje shkami dhe ai ra ne humner.E
Vajza e Vuthit per mos me ju ra ne dor shokvete Romanit,ra
prej nje thepi mali posht pa lan gjurm kun.Qe prej asaj kohe
te larget, veni prej ku ka ra Vajza e mori emnin "Maja
e Vajzes."Nersa veni ku u ba kacafytja e funit e ci Vajza
e Vuthit e gjoj anmikun,e mori emnin "Bregu i Romanit".Veni
ku ra ai mori emnin "Romani".Pastaj Romanin e kishin
pa shti n'dhe ne do qeta e veni ku ai e ka vorrin e ka emnin
"Qeta e Romanit".Dhe qysh se e kan shti n'dhe nat
ven ,ai duhet mu pergjegj sa her t'i thrrasin. Mbi "Qetat
e Romanit"ndodhet "Guri i Romanit"si roj qysh
nat kohe.Ai u kallxon tan zaptuesve t'huaj se heret a von
edhe ata ka me i gjet cka e gjet romanin.E ata te huaj Lugines
se Bukur ja vun emnin ne gjuhen e tyne Valbona.Keshtu na kan
than te paret tane,e kshty po t'thom edhe na se mosme ja pa
kallxue njanitjetrit kish me kan ne dhe, bashk me Romanin"Te
moshuarit ne tregimet e tyre thonin se "dikur ne ato
ane kish pas shkue edhe greku.Por ne kohen e grekut kish pas
fal Zoti bor te madhe e otergjet ci binin prej Romanit e Lugut
t'math ,takoheshin te Syni,bereqet nuk kish ba hic e greku
kish pas thye qafen anej prej nga kish pas ardh". Midis
Katundit t'Eper dhe GjonBalajve,nje vend edhe sot quhet"Mokna".
Aty kalon nje she me uje te vazhdueshem,dimer e vere. Te mocmit
thon se aty, ne ate she dikur kane qene mullijt e fshatit.
Rrenojat e tyre kane qene te dukshme deri vone.Ne nje legjend
tjeter, e cila shkon edhe tre breza ma larg,por qe ne koh
asht ma e vonshme se legjenda e Vajzes se Vuthit,thuhet se
i pari i Vuthjanve Bala,e ka origjinen tek Shejt Kelmendi.
Nuk perjashtohet mundesia qe te jete keshtu, por gjithsesi
legjenda e Vajzes se vuthit eshte shum shekullore me nje truall
te caktuar prandaj dhe esht e besueshme se Bala asht Kelmendas
ne truallin e vet,ne Vuthaj, te trashiguar brez pas brezi,
dhe ne asnje menyr nuk mun te trajtohet si ardhacak. Ne legjenden
e Vajzes se Vuthit, qe eshte ma se dy mij vjecare,thuhet qarte
se Vuthjant ishin ne trojet e tyre te lashta dhe luftonin
per mbrojtjen e tyre.Gjithashtu legjenda eshte argument ne
te mir te se vertetes se te gjitha kto trva kane qene qysh
se ne lashtsi te te parve tane Iliro-Shqiptar. Po keshtu eshte
i njohur edhe i prenuar fakti se Kelmendasit kane qene adhurues
te trojeve te veta dhe te jetes se lir ne to, pa pushtues
te huaj, kunder te cilve luftuan neper shekuj. Keshtu qe ne
rrethana e situata te caktuera, ata jan tkuerr "kan marr
malin me jetue te lir". Prandaj dhe i gjejm ne kto malsi
te thepisura dhe shkambore. Shume here te moshuarit thone:
"He, more ,burra,t'paret tan kurr nuk i l'shuan kto troje.
Ata shpesh her i paten lan luginat e fushat e tyne e dualen
ne bjeshkt e nalta me jetue te lir bashk me Shqipet".
VUTHJANT BANORE AUTOKTON NE TROJET E VETA
- QE Vuthjanet jane Kelmendas pranohet nga te gjith.Ndersa,persa
i perket autoktonis se tyre,ne trojet ku ndodhen dhe sot mendimet
ndahen. Te huajt keqedashas kete fis te lasht jane munduar
ta paraqesin si ardhacak,por pa argumenta. Na themi se Vuthjanet
jan autokton ne trojet e tyre etnike me vazhdimsi shum shekullore.Vuthjant,Kelmendas
kane qen te njohur per perkushtimin ndaj atdheut dhe lirise,njerzillekun,
burrerine,ndershmerin, besnikrin,sinqeritetin,mirkuptimin
njerzor,vendosmerin per te mbrojtur te drejten e tyre deri
ne fund,ndenjen e dashuris per njeriun-krijesen madhore te
Zotit ne toke, dashurin ndaj trashegimsise qe ju kane lan
te paret ,ndaj tokes amtare , vendosmerin per te luftuar kunder
"te drejtes se topuzit",deshiren per te mesuar e
perparua ,per te luftuar te keqen,padrejtsine, dhunen, shtypjen,
rrenen, pabesin, vjedhjen. Per Vuthjanet te shejta kan qen
toka ,qielli dhe dielli. Nje gje te tille duket nga perbetimet
qe jan ruajtur deri ne ditet etona si: pasha driten e diellit
ci na jep jet, pasha qiell e tok , pasha token ci po shkel,
pasha token ci e kemi shpi per ket e ate jet! Po ashtu virtytet
te pacenushme te te parve tone kane qene miku, mikpritja,
bujaria, besa. Kto cilsi te tyre i kane ven re edhe studiues
qe jane marr me problemin Shqiptar. Keshtu ata i kane cilsuar
Kelmendasit, pra, edhe Vuthjanet, si te eger dhe trima prej
natyre, trupmdhenj dhe te pashem qe din me luftue shume mire.Prandaj
kurre nuk ju binden dhe nuk ju nanshtruan te huajit, as sllavit
as turkut,por pranuen jeten e lire tradicionale ne bjeshkt
e veta. Shum studius i kane vlersuar Kelmendasit si burra
te beses, te vendosur ne fjalen e dhane. posacarisht per vuthjanet
jane shprehur mendimtar te huaj dhe Shqiptare se "jane
banoret ma te cmuar ne Krahinen e Plaves. Ata e mbajn fjalen,
jane te ndershem dhe trima". Ndersa Anton Ceta, duke
folur per banoret e ksaj krahine ,thote se "nga kta trima
(Vuthjant) kishte frig edhe Veziri i shkoders. Vuthjant si
trima e pleqnar jane te njohur edhe jashte ksaj treve"
Karakteristikat te perbashkta fizike te Kelmendasve kane qene
trupi i gjat dhe i holl,te pashem,me vecori antropologjike
te perbashkta. Te till kane qene te paret tane.Ata kurre nuk
i rane kujt ne qafe. asnjeher nuk ban luftra pushtuese.mbrojtjen
e trojeve te veta e bene me perkushtim dhe mbijetuan duke
perballuar me vetmohim te gjitha rebeshet qe u perplasen gjat
shekujve ne truallin Arberor. Dhe ne, bijt e tyre, duhet te
veme ne jet amanetin e te parve: Te bashkuar, te ndertojme
boten e lir Shqiptare ne trojet tona etnike. keshtu jane dhe
do te jane edhe pasardhsit e Vuthit ne trojet e veta te lashta,te
edukuar ne oden shkolle te burrave me frymen e tradites epike
te maleve tona, ashtu sikurse vllazrit e truellit kombetar,Vuthjanet
do ta ruajn ne zemrat e tyre respektin dhe kujtimin per para
ardhsit dhe flijimet qe ban ata per ket toke te shenjt, per
te rujtur e kultivuar tek pasardhsit traditat me te mira te
kombit, e mbi cdo gje dashurin per njari tjetrin,per atdheun,urrejtjen
per pushtuesit. Te gjithe popujt,ne bot ,ruajn ne kujtesen
e tyre shekullore brez pas brezi ngjarje e personalitete te
shenuara te historise se tyre. Edhe vllazrit tone te krahinave
te tjera Ilire-Shqiptare, ruajne ne kujtesen e tyre, perkujtojn
me respekt ngjarjet madhore qe kane lene gjurme te pa shlyeshme
ne historin e kombit tone, perkujtojn me nderim personalitet
dhe trimat qe nuk kursyen as jeten e tyre per te miren e popullit
e atdheut. Te gjithe ne Shqiptart krenohemi me emrat e mbreterve
Ilir, Agronit,Teuta, me Skenderbeun dhe fitoret e tij, me
lidhjen e Prizerenit e personalitetet e asaj kohe, me 28 Nentorin
e burrat qe ngriten flamurin ne Vlore. Nje tradite e tille
eshte kultivuar edhe ne treven Vuthjane, ne Oden e Burrave.
Ne keto kuvende vazhdimisht jane permende me respekt bemat
e mira te para ardhsve. E njera nder to qe ka zan vend te
rendsishem eshte rujtja e origjines,prejardhjes Iliro-Shqiptare.
Prandej,Vuthjant kudo qe ndodhen deri ne ditet tona, e dine
prejardhjen,e dine se jane autokton ne trojet e veta, por
eshte e kuptueshme se disa ngjarje dhe personalitete perjashtohen
ne qenien e njerzve per rendesine qe kane pasur, kane dhe
do te kene. Prandaj edhe Vuthjani te fletme krenari per te
paret e vet, per bemat e tyre, trimerin qe kane treguar ata
per mbrojtjen e trojeve amtare qysh ne lashtsi. Te paharruara
kane mbetur dhe jan percjell vazhdimisht ne Oden e Burrave
luftrat e paraardhsve tane kunder pushtimeve latine, bizantine,sllave
e osmane. Te gjitha trimerit jan perjetsuar ne legjenda, tregime
e kenge nga anonimi popullor
LUFTA KUNDER PUSHTUESIT OSMAN
- Nje nder kto negjarje te rendsishme,qe esht ruajtur dhe
percjellur neper breza,eshte edhe lufta e Kelmendit kunder
pushtuesve osmane.Sipas gojdhanes lufta ka qene e gjate,ashper
dhe me shum viktima nga te dya palet,me shum dame per palet
nderluftuese. Legjenda mbi ket ndeshje te madhe asht rujtur
dhe percjell neper shekuj ne Oden e Burrave nga te moshuarit,
te cilet kur tregonin bemat e te parve per mbrojtjen e vatrave
arbrore, te prenishmit i ndegjonin me vemendje dhe respekt.
Ne ket legjende thuhet: "Ne kohen kur pushtuesit osman
luftonin me zaptue tokat tona, te paret tane kudo luftuen
burrnisht e trimnisht per mbrojtjen e trojeve te veta. Lufte
te rrepte e te gjat bani edhe Kelmendi,gjithkun ne tokat Shqiptare
prej Jeni Pazarit e deri ne Nikc.Thon se luft e madhe ish
kan ba ne Luginen e Gucise,ku pushtuesit osman u nalen per
shume kohe. Kelmenasi, e kishin pas damtue shume pushtuesin
osman tue mesy naten ne cadrat e tyne,tue vra shume ushtar
osman e pa u damtue vete, tue u kthye ne shpatijet e maleve.Prej
anej ruheshin se mos u afroheshin ushtaret osman.Kelmenasit
kur shkojshin ne lufte,seicili kishte me veti ka nje duek
te mushun me lesh dhensh te pa lam .Kete e vejshin perpara
dhe shkonin tue e shty e tue ju afrue anmikut.Ushtaret osman
kishin arme te mira,por me to nuk mujshin me vra Kelmenasit
se plumat nuk e cpojshin leshin e pa lam,po meteshin ne ta.Osmanet
bajshin cudi pse nuk pa mun vrasin Kelmenas,kur ata i msyjshin
dhe i vrisnin naten.Besa,ne ket lufte burrave ju kane nimue
edhe grate me cka kane mujt.Ne te tana luftnat grate e Kelmenit
jane te nigjueme. keshtu pra lufta nuk po maronte e ushtaret
osman ishin terbue krejt prej inatit ci s'po munen me shtrue
Kelmenin. Dhe, qe besa e burrave, nuk munemme dit edhe sa
kohe kish g'jat ajo lufte sikur te mos e kishin marr vesh
ushtaret e Sulltanit se si mrohen Kelmenasit me lesh dhensh
te pa lam.Dhe e kishin pas marre vesh nji nat qi kishin pas
vra do Kelmenas e shoket nuk kane mujt me i bajt por kan met
aty ku i kan vra.Kur i kan gjet ata te vramit i kane gjete
bashk me duej te mushun me lesh te pa lam.Besa,more burra,ne
ket luft ashte vra nje mashkull i yni ci ish kan boll trim.Emnin
e ka pas Nrel Bala,bash vllau i Gjon Bales.Kure pan ushtaret
osmane me cka mroheshin Kelmenasit,kur msyjn naten,moren pran
shume huj e ata huj i prehen ne te dy anet,pastaj shkuen i
ngulen neper ato vene ci vijshin Kelmenasit naten. Keshtu
kur Kelmenasit msyenin naten,rane ne pengesa,ne huj ci kishin
ngul osmanet dhe nuk mujten me perparue ma nej,po u cuen n'kam
e kur u cuen i msyen ushtaret osmane dhe i thyne. Keshtu kan
ardh pushtuesit osman ne anen tone. Kur hin ne venin ton ata
kishin ba cka bajn ata ci nuk e kan rodin e burrnis,kishin
pas vra,djeg plackit cka kan gjet.Kshtu kish pas marue kjo
lufte,por Kelmenasit kurr nuk e pushuen luften kuner pushtuesit
osman e ma von kuner pushtuesve tjere.Qysh n'at kohe kan met
emnat:Guri i Gjon Bales(ne Balcine te Luzhes), Ashti i Nrelit(pyll
midis Zarunices e Fushes sirme).Kto emna jan dhe sot.Pra duhet
me dit se tokat e Bales kane ken prej te Guri i Sahatit deri
ne Shkalle te Vuthit, prej te Liqeni i Shtares e deri te Guri
i Gjon Bals.Gjith ky ven, me bjeshk e vrri a ken i t'parve
tane. Ne sot nuk e kemi te tan truellin e Bales se nat kohe
shum Kelmenas e lshuen venin e msyen kah mujten.Kishin pas
shkue ne thellsi te bjeshkve deri ne Malsi te Madhe e ma larg,por
edhe ne drejtim te veriut kah Rozhaja e Peshteri,ku edhe sot
jan kushrijte tane.Disa edhe ishin ken kthye prap se Gjoni
jau pat lan amanet mos me lshue truellin e vet.Edhe nje gja
duhet me dit;thonin te moshuanit. Ne venin tone nuk ka pas
kam shkjau. Ata ktu i solli turku raje e na meten ma jau pa
sherrin brez pas brezi'".Keshtu thote gojdhana popullore.Deri
ketu shkon edhe lidhja farefisnore e brezave.Prandaj,perfshirja
e nje periudhe shum shekullore ne gojdhanen popullore mesemiri
deshmon se vuthjanet jane banor autoktone ne trojet e tyre
te lashta dhe nuk jane ardhacak te vonshem sikurse jan munduar
e mundohen ti paraqesin historjanet dhe etnografet serbosllav.Vuthjanet
Kelmenas kane lene gjurm te pa shlyeshem ne trevat e tyre
etnikisht te pastra, te cilat,madje dhe sot, ne pjesen ma
te madhe te tyre,jane etnikisht te pastra.Pra,ne ket treve
jetoj dhe mbijetoj ne shekuj elementi Iliro-Shqiptar ne vazhdimsi
e pa nderprerje.Ne lidhje me dy vllazerit Vuthjan te dhanat
gojore nuk perputhen plotsisht.Te moshuarit qe kam bisedua
me ta per ket problem ,kane deklaruar se edhe ato jane Vuthjane.
Vllazeria Gocaj, thonin te moshuarit,padyshim u larguan nga
kto troje ne drejtim te Peshterit,prej nga me vone,nje deg
e ksaj vllazerie kthehet ne Vuthaj. Kuptohet se gojdhana nuk
percakto me saktesi datat e levizjes, kur u larguan dhe kur
u kthyen,por pohon zhvillimin e ngjarjeve ne kohe te ndryshme.Jane
Vuthjan autokton dhe banor ne trojet e veta edhe vellazeria
Selimaj."Na ,Selimajt jemi vuthjan hanedan, jemi te Pretashit.
Selimi,Isufi e Vuksani jane kane vllazen.Te Isufit, ne kohna
t'hershme jan ken cue prej knej dhe kan pa shkue e zan ven
ne Nikc.Atje jan edhe tash trashigimtaret e tij.Disa prej
tyne kan majt fene muslimane e disa te tjer jane kthye prap
ne fen e t'parve".
PERFUNDIME
- Pavarsisht nga ndonje ndryshim qe vihet re ne tregimet
e te moshuarve, Cka asht e kuptueshme po te kihet para sysh
fakti se kane kalue shume e shum shekuj, te gjithe ata te
moshuare qe kame pasur fatin e mire te bisedoj me ta ne lidhje
me kto probleme, kane qene te nje mendimi per ceshtjet qe
po rendisim: Vuthjanet qysh ne lashtsi jane autokton ne trojet
e tyre, ne vendbanimet e sotme,por edhe te shperndar ne shum
krahina te tjera; Vuthjanet jane Kelmenas autokton ne Kelmend
dhe jo ardhacak; - hapsira Vuthjane ka qene etnikisht e paster,
e banuer vetem nga fisi Vuthjan. Pushtuesit e ndryshem qe
kane kalue neper kete treve gjithmon u larguen prej saj; -
ne kohen e pushtimit osman ne kto ane pati dyndje ardhacakesh
te muslimanizuar, Sikurse ka qen Radoja nga Kuci; - ne te
njejten periudh shume Shqiptar nga Gucia e Plava qe kishin
prenue fen islame,lidhen krushqi me ardhacaket e muslimanizuar
serbishtfoles,gje qe gradualisht ne kto familje coj ne humbejen
e gjuhes Shqipe dhe marrjen e gjuhes se nenes; -gjate periudhes
se pushtimit osmane, shum familje vuthjane per shkaqe te dhunes
turke ose per shkaqe ekonomike u detyruan te largohen nga
kto troje ne drejtime te ndryshme. Shperngulje te shumta nga
kto treva Shqiptare sidomos ka pasur rreth viteve 1700, dhe
me vone me 1912, 1913, 1919, 1920. Por shpernguljet ma te
mdha vihen re pas vitit 1960; - Shqiptaret e Krahines Plav
e Guci, pra edhe Vuthjanet Kelmendas, moren pjes aktive ne
te gjitha levizjet e mdha dhe te vogla kryengritse kunder
pushtuesve osman dhe ma vone,atyre serbosllav.Sidomos jane
per tu permendur kryengritjet e viteve 1684, 1711, 1737-1739,
1847 etj, vecanarisht e randsishme ka qene lufta e vitit 1878-81
per mberojtjen e ktyne trojeve nga pushtuesit malazes.Gjithashtu,
Vuthjant kane marre pjes ne te gjitha levizjet kryengritse
kunder pushtuesve osman,qe cuen ne shpalljen e pavarsise te
shtetit Shqiptar nga perfaqsuesit etij ne Vlore me 28 Nentor
1912. Megjithse ne kete Krahine lufta vazhdoj deri ne vitin
1924. Sipas deshmive qe disponojme, Gucia e Plava kane qene
krahine e Shkoderas deri rreth viti 1800. Pastaj kjo krahin
kalo ne vartesi adminstrative te Prizerenit dhe ma vone te
Pejes. Kelmendi, pjes e te cilit asht edhe treva Vuthjane
, ne te kalueren ka pasur shtrirje shum ma te madhe nga ajo
qe ka sot. Nje gje etille deshmohet dhe vertetohet me faktin
se edhe sot kemi krahina Kelmendase qe mbijetuan neper shekuj
duke u ndeshur me pushtues te ndryshem sllav,osman,e perseri
sllav,por qe sot ndodhen ne trojet e tyre etnike si ne Rugove,
Peje,Rozhaj e deri ne Sanxhak. Vetem ne Plav e Guci jane rreth
27 vllazeri me origjin Kelmendase,kurse Rugova eshte tersisht
Kelmend etnikisht i pastrert. Velikasit, banoret e Velikes,
fshat ne Komunen e Plaves, me origjin Shaljane,jane te asimiluer
e sllavizuar nga kisha ortodokse sllave. Kushrijt e te njejtit
trung ndodhen ne fshatra te rrethit pejes, kryesisht ne Isniq.
Ndersa ne Velike nje vllazeri e ka rujtur miemnin "Shaliq".
Te moshuarit ne tregimet e tyre mbi lashtesin nuk harrojn
as grekun, i cili, thonin ata, la permenden ne are dhe shkoi
andej ka kish pa ardhe. Gjithsesi te huajt qe kaluen neper
kto troje, lane gjurme, sidomos ne besimet fetare. Dihet se
sot Shqiptaret, pasardhsit e ilirve, jane te tri besimeve:
katolike, muslimane, dhe ortodoks, pervec sekteve te tjera,
qe per fat te keq nuk jan as ato te pakta. Por,rendesi te
dores se par ka fakti se megjithse besimet fetare jane te
ndryshme,marrdhanjet e gjakut Shqiptar,marrdhanjet midis Shqiptarve
te besimeve te ndryshme nuk u tranditen asnje her. Perkundrazi,pavarsisht
nga besimi, ato dmth, marrdhanjet vllazerore kane qene dhe
jane gjithmone te tilla. Kshtu ne Krahin ton,muslimane katolik,kane
festuar bashkarisht bajramin dhe pashken,kane lidhe kumari
dhe vllazeri, madje ka pas edhe raste te lidhjeve martesore.
Gjithmon jan ndodhur bashkarisht kur i ka thirr atdheu ,duke
u betuar sipas tradites:"per qiell e per dhe e baj deken
si me le". Gojdhana popullore shenon dhe faktin se pas
vdekjes se Gjonit, Sanxhakbeu i Shkoders e thrret Dedushin
ne bese"me ja mush menjen me nrrue fen"por masi
ky nuk ka prenuae, ai e ka pre ne bese. "Begleret i kan
pas pru shkijet cipcinj ne kto toka, tue u dhan bjesh e vrri
e ata na meten ktu ku i kemi edhe sot. Boll i keq ka ken edhe
Mahmut Begolli i Pejes".
ARDHACAKET SLLAV- ARMIQ TE BETUAR
- Armik i eger i ktyre trevave Shqiptare, i te parve tone
ka qene car Dushani, i cili i ndeshkonte shume rende"te
pabindurit",duke i detyruar te prenonin fene ortodokse
dhe te flisnin"sikurse ka folur Zoti", mbasi sipas
megallomanise serbosllave,edhe zoti paska folur serbisht.
Qe nga kjo kohe emrat vetjak, onomastika,pesoj nje goditje
te rende.Madje, ne kete drejtim, edhe te tri besimet fetare
kane lane gjurmet e tyre. Pushtuesi serbosllav,duke u perpjekur
qe ti jep ngjyre sllave cdo gjurme Iliro-Shqiptare, me qellim
dhe ne kete krahine, si ne krahinat e tjera, ndryshuen shume
toponime si: Vuthaj-Vusanje, Guci-Gusinje Martinaj-Martinoviq,
Gricori-Grncar, Pepaj_Pepiq, Nokshiq-Novshiqi, Plav-Pllav,
Dardha-Krushevo, Qafa e Diellit-Dio, Burimet-Izvori, etj.
JEMI AUTOKTON NE TROJET TONA
- Edhe te dhanat historike deshmojne se kto treva kane qene
te banuara qysh ne lashtsi nga fisi Iliro-Shqiptar. Esht e
njohur se fiset Ilire luftuan kunder romakve me se nje shekull,
dhe u pushtuan prej tyre vetem ne vitin 167. Ksaj periudhe
i perket edhe legjenda e Vajzes se Vuthit,e cila deshmohet
ne toponimet e rujura deri ne ditet tona. Po ashtu asht fakt
i njohur se Gucia dhe Plava kane qene krahin perberse e "Ilirikut"te
Shkodres. Mbi lashtsine Shqiptare te ktyre trvave deshmojn
edhe toponimete tjera si: Vizitori, Trojani,Vutkani,gjetjet
arkeologjike ne Rakopec(sot Brada e Vezirit), e cila ne te
kalueren ka qene prone e vllazerve Vuthjane Brucaj. "Kurt
Lula Brucaj, komit, ne kohen e pushtimit osman kishte vrare
shum nizam te turkut. Veziri i Shkodres me dredhi e kish pas
kap Kurtin dhe e kish pas var ne floket e tij.Qysh prej asaj
kohe ket bjeshk e mori veziri i Shkodres,prandaj dhe quhet
Brada e Vezirit". Monumente te tjera te kultures , te
lashtesise Ilire ne kto treva jane pervec gjetjeve arkeologjike
ne Rakopec, edhe varret e Ilirve ne Vizitor te vogel, varret
e Ilirve ne Hot, Kisha Katolike ne Martinaj qysh ne shek.XIV,
xhamia e pare ne Plavne vitin 1471. rreth vitit 1638 sipas
Mazrekut, shumica e popullsise ne Guci e Plav ka kalue ne
fene islame. Ne Vuthaj,rreth vitit 1700 ka pas mbi 40 musliman.
Xhamia e Cekajve ne Guci, ndertuar ne vitin 1687. Xhamia e
Vezirit (Mehmet Pashe bushatit)ne Guci, ndertuar ne vitin
1765. Xhamia e Gjyl Beut ne vitin 1883/34. Xhamija e Ali Pashe
gucise ndertuar ne vitin 1899. ne Vuthaj kan qene fillimisht
tri xhami, ne katund Eperm GjonBalaj dhe Qosaj si dhe mejtepi
Gjonbalaj. Ma von u ndertuan xhami edhe ne cerem e Valbone.
Ne Runica dikur, sipas gojdhanes, ka pasur xehe. ky vend ndodhet
siper Liqenit te Shtares. Duhet theksuar se, ne kto treva,
ne pergjethsi, nuk jane bere kerkime te mirfillta arkelogjike,
megjithse vende te tilla ku mun te behen kerkime ka. Prandaj
duke pasur parasysh sa thame,pretendimet serbosllave se banor
i par i ksaj treve ka qene Gjoni, i biri i Bales, jane te
pa argumentura,tendencioze,absurde dhe qellimkqia, te cilat,
ne fund te funit, kane vetem nje synim: te mohojne vazhdimesin
e elementit Shqiptar ne kto treva.Ne lidhje me kete po u sjell
nje deshmi autentike. Ne vitn 1948 ne Gjonbalaj,tek shpia
e Cun Mules, vjen nje grup i perber nga historian dhe etnograf
malazes per te mbeledhur te dhana gojore. Shprehja e par e
tynre ishte: Vi ste Albanci,ali dosljaci(ju jeni Shqiptar,
por adhacak). Ne fakt, kjo nuk ishte pytje por nje pohim joshes
dhe provokues. Joshes se prenonte faktin se Vuthjanet jan
Shqiptare. Pra nuk jane as turq,(sikurse i quanin dikur),as
musliman. Por,nga ana tjeter ishte nje shprehje provokuese,per
t'i futur ne rruge pa krye bashkbiseduesit,sepse ata duhej
te thonin, sipas llogjikes serbosllave"jemi Kelmendas
por ardhacak".Kurse Cvijiqi me 1905 dhe1908 jep kto te
dhana: Ne guci e Plave dhe ne 29 katunde te ksaj krahine jane
207 familje ortodokse me 2053antare; 705 familje muslimane
dhe 878 familje Shqiptare. Esht e qarte dhe dihet nga te gjithe
se edhe 705 familje muslimane,boshnjake,sikurse quhen nga
populli i atjeshem per arsye se ne familje kan folur gjuhen
e Boshnjakve te Bosnjes,ne shumicen e tyre kane qene me perardhje
Shqiptare. Jane te njohura vellazerite shqiptare si: Nikocaj,Berisha,Kastrat,Hot,etj.,
qe ne Guci duke u martuar me gra boshnjake nga thellsia e
Lugines se Limit,sollen ne familjet e tyre te folmen boshnjake.Eshte
fakt i njohur dhe i prenuar, ne kohen tone, nga gjith e njerzit
e ndershem, se diplomacia evropiane ka ber padrejtsite ma
te mdha ndaj kombit Shqiptar,ndaj ceshtjes komtare shqiptare,
duke filluar qe nga kongresi i Berlinit me 1878,Konferenca
e Ambasadorve ne Londer ne vitin 1912-1913,Konferenca e Parisit
me 1919, dhe konferencen e Jaltes me 1945,duke shkeputur nga
trungu kombetar Shqiptar me shum se dy te tretat e territorit
dhe me shume se gjysmen e popullesise,e neket kuader dhe Krahinat
Plav e Guci,Hot e Grude, qe me luften e tyre heroike kunder
pushtuesve osman e malazes, sfiduan fuqite e mdha te kohes,mposhten
ne fushen e luftes osman e malaziasit, duke mbrojtur me gjakun
e tyre kto treva te pastra etnike.
LUFTA E NOKSHIQIT.ORGANIZIMI, ZHVILLIMI DHE FITORJA
-Shume te dhana dokumentare dhe gojore deshmojne me qartsin
ma te madhe se populli i ksaj Krahine asnjeher nuk i miratoi,
nuk i prenoi as qe dot i pranoje kurre vendimet e dhunshme
qe coptojn trojet Shqiptare.Faqe e ndritur ne historin e luftrave
qe kane bere te paret tone,per mbrojtjen e trojeve te tyre,eshte
pa dyshim Lufta e Nokshiqit dhe fitorja e arritur kunder forcave
malaziase,diplomacise se Fuqive te Medha te kohes,synimeve
ekspansioniste ruso-sllave dhe dredhive osmane per te shpetuar
veten ne deme te interesave jetsore te Kombit Shqiptar.Per
fat te keq duhet than se kjo teme kaq madhore, qe u kurorzua
me fitoren e shkelqyer te forcave ushtarake Shqiptare te komanduara
dhe drejtura nga Lidhja e Prizerenit,pothuajse nuk asht trajtuar
fare,e cila per vendin qe ze dhe jehonen qe pati ne ngritjen
e ndergjegjes Kombetare,meriton shume ma teper kujdes.Rrethanat
ne te cilat u zhvillua Lufta e Nokshiqit.kriza lindore,lufta
ruso-turke dhe nenshkrimii traktit famkeq te Shen stefanit,e
benin situaten shume te rend dhe te nderlikuar per Kombin
Shqiptar.Populli Shqiptar ne ate periudhe te veshtire ndodhej
para dy alternativave: Te prenonte vendimin e Shen stefanit,te
cilat coptonin trojet Shqiptare midis Bullgaris,serbis dhe
malit te zi,dmth te prenonte ripushtimin,ose te organizohej
per te perballur situaten e nderlikuar te brendshme dhe nderkombtare,te
vazhdonte me trimeri luften clirimtare kunder pushtuesve te
vjeter dhe te rinj.populli Shqiptar, megjithse ne rrethana
te veshtira,zgjodhi rrugen e dyte,rrugen e vazhdimit te luftes
per clirimin kombetar,,dhe per mbrojtejen e trojeve Etnike
Shqiptare te rrezikuara nga synimet ekspanzioniste ruso sllave.
10 QERSHOR 1878
Perpjekjet e atdhetarve te shquar te kombit tone per liri
e pavarsi u kurorzuan me, KRIJIMIN E LIDHJES SHQIPTARE TE
PRIZERENIT me 10 Qershor 1878. njeri prej themeluesve te saj
ka qene edhe ALI BEG GUCIA. Me ket rast duhet ti evokojme
disa nga kujtimet e shumta popullore te rujtura dhe te transmetura
brezpas brezi ne kuvendet shkoll te Odes Burrave. Dihet se
njera nga krahinat ma te rrezikuara te truellit Shqiptar ne
ato vite ishin Plava E gucia. kjo krahin ne ate periudhe,sipas
te dhanave qe disponojm, perbahej nga dy qytete te vogla,
gucia me 4000 dhe Plava me3500 banore si dhe nga 29 fshatra.
Ne baze te vendimeve te traktit te Shen stefanit si dhe te
vendimeve te Kongresit te Berlinit, kjo Krahin Shqiptare duhej
t'i aneksohej Malit zi. Ne lidhje me kto ngjarje kujtesa popullore
na sjell edhe dy fakte te tjera: Kur knjazi i karadakut shkoj
ne Stamboll te Sulltanit me lyp pak tok i tha: Padishah i
neruem dhe i derguem prej zotit ne tok me i ba mir gjines,
ju e dini se ne jetojm ne ni vend te vogel e te shkrete, me
buk e pa buk, me uj e pa uje. atje gjinja po me desin e bagetia
po me cofin.Prandaj te lutem ba me rahmet e ma jep ni ven
ci t'kete ni pus me uje, ku gjinja e bagetia te ken munsi
me pi. Po ku asht ky vend ci munem me ta dhan ty o knjaz i
Karadakut?- pyeti sulltani. Ky ven asht ne hydyt me mua. Aty
asht ni I'gate e vogel e ai uje mue me del boll per gjin e
bageti. Pra ba me rahmet e ma jep se gjinja e atij veni nuk
kane me cue krye, e kur ta shohin fermanin me mehyrin tan,
kan me ju lut zotit per jetgjatesin e tuaj. dhe sulltani,"rahmetliu
i madh"ne ni kohe kur po i knohej talkini i funit, e
mashtroi knjazin. Ne Malsi te madhe ky moment eshte dhene
nga anonimi popullor ne ket form;
ishte kan knjazi i malit t'zi
ishte cue nade ne sabah
llaf me te shoqen ci po ban
Nga sa u tha me siper, duket qarete se sulltani ishte i gatshem
per ta prenue coptimin e tokave shqiptare,per te shpetuar
cka mun te shpetohet nga Perandorija e kalbur osmane.Kurse
knjazi i karadakut ishte nje lypsar dredharak dhe mashtrues
qe kerkonte zgjerimin territorjal ne dem te trojeve Shqiptare,duke
shfrytezuar rrethanat e krijuara. Kurse, populli i rrezikuar
i ksaj krahine, ne ate kohe i pergjigjej Sulltan Muratit dhe
Knjazit te karadakut:
u hap lajmi ne t'kater anet
thone a cue nje vampir,
e ka emnin shen stefan,
E pat vorrin ne turqi,
Toke e qiell do me i perpi.
Anonimi popullor e jep lajmin ogurzi se armiku i vdekur asht
cuar dhe kerkoje te na robroj perseri, prandaj duhet qite
kushtrimi, duke thane:
Merrni vesh Shqipatari,
Me u bashkue i madh e thmi
Me u bashkue Shqiptart krejt,
Pej ne shtat e shtatedhet vjec.
Dhe,populli i ksaj krahine te rrezikuar i pergjigjet thirrjes,
duke organizuer kuvendin e par ne lidhje me kto ngjarje ne
Livadh te kovacit,pran nje guri, i cili ruhet deri ne ditet
tona si monument i ksaj ngjarje te shenuar. Ne ket kuvend
popullor mori pjes populli dhe parija,te kryesuar nga Ali
Begu. ALi Begu njoftoj lajmin ogurzi me kto fjal:"Burra,
ju baj me dije se baba mret na shiti ne stamboll te i huaji".
Kurse njerzit qe ishin te tubuar me nje ze iu pergjigjen:"sulltan
murati munet me shit tokat e tij se tonat pa dek na te tan
jo".Ndersa rapsodi popullor kete moment kritik, e perjetsonne
vargjet:
Ali Begu ni burr drague,
Kurr ma gusht nuk kish qillue,
fill per pe u kish kallxue:
-Mreti turk na ka tradhtue!
Kuptohet se gjendja e krijuar ishte shum e rende dhe zgjidhja
kerkonte urtesi e trimeri,por ma shum se cdo gja tjeter kerkonte
bashkimin e armve, prandaj ai, Ali Begu, sikurse na thot anonimi
popullore,u drejtohet te pranimshve:
Folni trima , folni Sokola
...................................
dhe per ta tregua barren e madhe qe duhej ta perballoje populli
Shqiptar, ne vecanti banoret e ktyne trevave anonimi e vazhdon:
Me ne a veç Zoti e Ora
......................
Por, të gjithë të pranishmit shprehin besimin
e tyre se shqiptarët të mësuar me luftra të
pandërprera kundër pushtuesve të ndryshem,
të bashkuar me besa- besë, do të luftojnë,
të mbrojmëTrojet e veta, nderin dhe burrërinë
shqiptare.
Ndërkohë, sikurse thamë, me 10 qershor 1878
ishte themeluar Lidhja Shqiptare e Prizerenit, e cila shënonte
një nga fitoret më të mëdha të popullit
shqiptar pas një robërije shumëshekullore.
Njëkosisht ishte frymzim, shpresë dhe besim se trojet
shqiptare të rrezikuera tani do të mbroheshin nga
kjo lidhje, nga i gjithë populli shqiptar. Me këtë
shpresë dhe me këtë besim u kthye Ali Begu
në Guci nga Kuvendi i Prizerenit. Posa arriti në
Guci ai organizoi mbledhjen tek Kërshi i Kalasë
në Kërshllahe.
Ndërkohë, Ali Begu kishte marrë një letër
nga knjaz Nikolla. Ai, sipas kujtesës popullore, në
atë letër shkruente: "Mue mreti i Stambollit
mi ka dhanë Plavë e Guci. Un do ti marr, por due
me i marrë pa gjak e kjo varet prej jush. Pranaj due
me nie fjalen tuej, si doni me m' pritë, si mik apo si
anmik? Un jam gati për të dyja".
|
 |  |