 |
 |
MARTESA
 |
Martesa është ngjarja me e shënuar në
jetën e njeriut. Edhe në krahinën Vuthaj martesa
bëhej sipas dokeve tradicionale shqiptare, por njëkohësisht,
duke ruajtur e respektuar edhe ve9oritë lokale, vuthjane.
Me anë te martesës krijohet familja, gjëja
me e shejtë, e bekuar nga Perëndia si fidanishte
e ripërtëritjes njerëzore. Prandaj ndaj këtij
akti madhor, në trevën vuthjane është
mbajtur e mbahet qëndrim i ndershëm e serioz, duke
zbatuar e respektuar normat morale te mirësjelljes, padyshim
në përputhje me periudhat kohore, në te gjitha
fazat e zhvillimit.
Një nga vecoritë thelbësore te martesës
në këtë trevë ka qënë se ajo
( martesa) brenda fisit vuthjane, ka qënë e ndaluar.
Pasardhësit e Gjonit, Nrelës, Pretashit, e Gogit,
pra banorët që kanë banuar në trevën
vuthjane dhe e kanë quajtur veten vuthjane nuk kanë
pasë te drejtë te martonen me vajzë vuthjane,
madje edhe në rastet që te parët e tyre janë
larguar qoftë edhe para shekujsh nga vendbanimi i tyre
i lashtë. Kështu vuthjanët, banorët e
fshatrave Gjonbalaj, Qosaj, Katun i Epërm, Cerem, Valbonë,
Kukaj, Hakaj, Zabel e Nik?, si dhe te vendbanimeve te tjera
vuthjane nuk kanë mundur te krijojnë lidhje martesore
midis tyre. Një veprim i tillë, në te kaluarën
ka qënë i ndaluar, i dënueshëm nga normat
e moralit te kohës, i turpshëm, mbasi vuthjanët
e konsideronin njëri-tjetrin vëlla. Deri në
vitin 1950 mbahen mend vetëm 4-5 martesa brenda fshatrave
vuthjane. Te gjitha ato janë dënuar nga opinioni
i kohës, madje ndonjëra prej tyre ka patur dhe pasoja
tragjike. Por këto norma i përkasin vetëm te
se kaluarës.
Pas viüt 1913, kur Krahina Vuthaj, pa Cerem e Valbonë,
se bashku me Gucin e Plavën padrejtësisht u shkëputën
nga trungu kombëtar shqiptare, nga mëmëdheu
dhe ju aneksuan Malit te Zi, problemi i martesës në
këtë trevë ngushtohet, madje vështirësohet
shumë per arsye se, përbërja e popullatës
në Guci dhe Plavë është tepër heterogjene.
Këtu banojnë shqiptare te besimit mysliman e katolik,
e sikurse dihet, feja e ndalonte martesën midis tyre,
mysliman serbishtfolës, me prejardhje në shumicën
e tyre shqiptare, ndërsa në raste te ve$anta edhe
sllave, malazias. Martesa me malaziasit ka qënë
krejtësisht e përjashtuar. Po ashtu te moshuarit
thonin se boshnjakja " ta bjen me shpi gjuhën e
shkjaut",
prandaj edhe kjo martesë ishte si te thuash e ndaluar.
Pra, shumë pengesa. Në rrethanat e atëherëshme
martesa, lidhja e krushqive me krahina te largëta ka
qenë pak e vështirë, por edhe në krahina
te largëta mund te takonin në pengesa per lidhje
krushqie. Te tilla kanë qenë ndalirni i lidhjeve
martesore në vëllamëri dhe kumbari.
Ndalesa e martesës brenda fisit është fïksuar
edhe në vargjet e epikës legjendare:
Kah kam vlla e kah kam motër,
Deksha para n 'u martofshaf
Se gjith gratë e krahinës kujanë,
Se gjtth vashat e Judbines kujanë,
Bash si motra çi po m 'duken.
Pra ndalesat kryesore kanë qenë dy: Lisi i gjakut
- baba dhe lisi i tamlit - nana.
Në lidhje me këio ndalesa janë shprehur edhe
Bici e Bardhi, te cilët kanë qenë kundër
martesës në fis. Duke mos u martuar në vëllazëri
e fis, thonin ata, ruhet familja e farefisnia.
Në krahinën Vuthaj ka predominuar martesa një
burrë një grua, monogamia, por ka pasur edhe raste
te nalla te martesës te një burri me dy ose me shumë
gra njëkohësisht, poligamia. Në lidhje me poligaminë
ka te dhëna që dëshmojnë se "shqiptari
e qet mas shpine dashunin e t'madhil Zot per me pas djem"!.
Prandaj rastet e poligamisë kanë ekzistuar edhe
ndër te krishterë. Gjecovi pennend shumë raste
te poligamisë se kufizuar, sikurse i quan ai, e g'ka
nënkupton martesën e burrit me një grua te
dytë per te pasur fëmijë. Kuptohet, se pas
pranimit te fesë islame, një kufizim i tille hiqet
dhe sipas këtij besimi konsiderohej di^ka normale.
Në trevën vuthjane po ashtu ka ekzistuar edhe një
zakon shumë i keq, martesa me gruan e vëllait te
vdekur ose me te motrën e gruas se vdekur. Kjo dukuri
ka qenë prezente edhe në krahinat e tjera, por pavarësisht
nga kjo, ka qenë e shëmtuar. Martesa te tilla janë
justiflkuar në mënyra te ndryshme, si per hir te
ruajtjes dhe rritjes se fémijëve, te ruajtjes
se lidhjeve te mira miqësore. Por as njera, as tjetra,
nuk kanë qenë dhe nuk janë bindëse. Ka
mundësi që ky veprim te jetë kryer me shumë
me qëllim që te evitohen shpenzimet e shumta që
duheshin bërë per martesë.
Treva vuthjane është zone fshatare, prandaj
edhe familja është f shatare, Megjithatë, duhet
theksuar, se zhvillimi dhe emancipimi, mënyra e jetesës
ndryshojnë shumë nga njeri fshat në tjetrin.
Per t'u theksuar në ve^anti janë përpjekjet
e banorëve te Katunit Epërm, Gjonbalajve e Qosajve,
gjatë disa dekadave te fundit per shkollimin e te rinjve.
Dhe duhet thënë se rezultatet kanë qenë
jashtëzakonisht te mira. Shumë te rinj te kësaj
treve sot mbajnë tituj te lartë shkencorë,
madje ka prej tyre intelektual te rangut kombëtar. Kuptohet
se njerëzit e shkolluar, madje larg familjes dhe vendbanimit,
krijojnë lidhje martesore te reja në bazë njohjeje
e dashurije. Kështu, krijohen familje te reja, me mentalitet
dhe mënyrë jetese krejt te ndryshme nga ajo që
kanë pasur paraardhësit e tyre në vendlindje.
Lidhjet martesore në te kaluarën janë bërë:
" Me shkuesi, me pëlqimin e prindërve te djalit
e te vajzës, pa i pyetur
këta fare. Në këtë mënyrë janë
bërë shumica e martesave në këtë
trevë
dhe duhet theksuar se per një vendim te tillë vendimtare
ka qenë fjala e
burrave.
" Ikja e nuses. Djali dhe vajza binin dakord, e donin
njeri- tjetrin, por
te tjerët nuk donin t'i lejonin, sidomos në raste
te tilla, pengesë bëheshin
prindërit e vajzës. Por, në raste te tilla
te vecanta nuk përjashtohet as
mundësija e simulimeve per qëndrime te tilla, per
t'u justifikuar para te
tjerëve, sidomos kur vajza ishte e fejuar.
" Martesa me rrëmbim. Rrëmbej, dmth marr me
dhunë digka ose
dikë dhe e ?oj tutje, e grabit. Sidoqoftë kjo terminologji
përdoret edhe
per martesën, e rrëmbyen gruan. Në trevën
vuthjane nuk kam takuar në
asnjë raste te tillë, te rrëmbimit me dhunë
te vajzës. Një veprim i tillë do
te ishte me pasoja te rënda. Rrëmbimin ( marrjen
me dhunë te nuses) e
ka ndaluar edhe kanuni i Lekë Dukagjinit;" grueja
a vajza e grabitur,
asht e jashtëzakonshme kah feja e kanuni".
Tjetër gjë është ikja e vajzës me
pëlqimin e te dyve (djalit e vajzës), madje edhe
me miratimin e te tjerëve per te evituar shpenzimet që
duheshin bërë, tjetër gjë është
edhe rasti kur vajza refuzon djalin që i kanë rekomanduar
prindërit, ose kur vajza nuk pranon martesën me
djalin që duan ata, sepse në këto raste "ikja"
e vajzës bëhet me pëlqimin e te dyve, te djalit
e te vajzës, prandaj nuk ka rrëmbim me dhunë.
Ikja e vajzës ka qenë fenomen shumë i përhapur
tek boshnjakët, pothuajse krej! i zakonshëm. Ata
nuk mbanin inate, por pajtoheshin pa asnjë prob-lem.
Ndërsa lek ne zgjidhja e një problemi te tillë
ka qenë shumë e ndërlikuar, sidomos në
rasl se vajza ka qenë e fejuar me një tjeter.
Veperime te tilla, per kohën per te cilën po flasim,
kanë qenë te-kuptueshme, mbasi dihet se normat kanunore
ligjesonin detyrën dhe te drejtën e prindërve
( sidomos te babës) me mendue per manesën e fëmijëve,
madje me vendosë ala vete pavarësisht nga dëshira
e atyre që do lë martoheshin. Dhe dihet se $do veprim
që lejohej nga kanuni në alë kohë ishte
i moralshëm.
Martesa ka disa faza né'për te cilat realizohet
si përzgjedhja e vajzës e mikut, shkuesi ( shkuesija),
fejesa, dasma. Por janë edhe pas dasme dy veprime që
lidhen drejtpërsëdrejti me dasmën, prandaj
do te flasim per te gjitha momentet që kanë te bëjnë
me martesën që nga fillimi den në fund.
PERZGJEDHJA.
Kur djali bëhej per t'u martuar, megjilhëse
nuk ka patur moshë të përcaktuar per martesë
mbasi per. t'u fejuar mund te fejoheshin në $farëdo
moshe, prandaj është me mire te thuhet kur prindë'rit
e djalit vendosnin per ta fejuar atë vepronin pothuajse
te gjithë te interesuaril në te njejtën rnënyrë.
Secili kërkonte "me marre nji nuse te mire per djalin,
me marre nji nuse prej nji dere te mire, prej nji dere te
sojshme, prej nji oxhaku té' nigjuem. prej nji shpie
n'za per trimni, besë e burrni se qe besa e Zotit si
t'jet miku njashtu kan me t'le edhe ty ihmija në shpi".
Prandaj themi se momenti i pare ka qenë dhe normalisht,
duhej te ishte i lillë, zgjedhja e mikut, e derës
se mire dhe e vajzës.
SHKUESI.
Mbasi prindërit e djalit kanë marre një
vendim te tillë. pra kanë vendosur per "deren
?i duen me msy dhe per vajzën ?i duen me lyp", kërkojnë
shkuesin, i cili domosdo duhel te jetë "burr i mire
e n'za". Pra, veprojnë veiëm prindërit
e palëve dhe ndërmjetësi (shkuesi) "pa
dvet zemral e djalit e te vajzës, kur asht fjala per
martesë, madje me vendosë ata vete pavarësisht
nëse vajza e djali duen apo s'duen, se vullneti e dëshira
e babës nuk mund lë kundërshtohen, sepse nji
gja e tillë do t'ishte nji krim, ?i vajza e nershme kurrë
nuk e ban".
Eshtë e vërtetë se në lë kaluarën,
në fazen e përzgjedhjes, rol te madh kanë luajtur
edhe bijat e martuara, si per djalin ashtu edhe pè'r
vajzën, duke rekomanduar njerin apo tjetrin, si njohëse
ie' mira te mjedisit ku kanë jetuar.
Shkuesi i ndershëm që ka pranuar "me shkue
me lyp vajzën e filanit a te fistekut", në
fillim "prek" larg e larg "me ja ble menjen
babës e nanës se vajzës". Kur mendon se
ka ardhe koha, shkuesi gjen rastin e volitshëm, zakonisht
diten e pazarit, kur palet takohen në te njejtin pazar,
dhe bisedon me babën e vajzës. Bisedohet përzemërsisht
në përgjithësi dhe shkuesi me takt e përqëndron
bisedën rreth fejesës se vajzës. Kjo bëhet
mbasi "te dy i kan ble menen njanitjetrit". Shkuesi
i trasmeton porosinë që ka marre nga prindërit
e djalit per te kërkuar vajzën e tij, duke i thënë
fjalët'me te mira per shtëpinë, familjen e
djalin. Baba i vajzës (në mungesë te tij, një
i afërm tjetër i vajzës) e falenderon shkuesin,
duke i thënë: "Pasi faqen e bardhë ti
dhe ai £i te ka 9ue e $i kini menue m'u ba mik me mue,
por un pa e menue pak kët punë e pa dvet robt e
shpis, nuk muj me ta dhan fjalen e, n'kjoft shkrue m'u miqsue,
qe besa e zotit, smuj e nal kush". Me kaq biseda e pare
përfundon. Në £do rast, prindi i vajzës
duhet te thotë: "sot dy, tri ose kater javë
kam me t'pru xhevap e si kjoft e shkrueme dhe e hajrit u baft
kjo punë". Në këte takim te pare, te dy
bashkëbiseduesit këmbejnë kutitë e duhanit,
ndërsa nëse pine kafe, paguan baba i vajzës,
sepse kafeja e shkuesit e obligon atë, babën e vajzës.
Baba i vajzës mbas takimit te pare me shkuesin, zakonisht
në fillim bisedon me gruan e tij, sepse vetëm kjo
mund te bisedojë me vajzën e saj. Prandaj, në
rradhë te pare janë këta te dy, prindërit
e vajzës, që vendosin per "po" ose "jo"
dhe vetëm pasi kanë vendosur këta te dy, marrin
edhe mendimin e te tjerëve. Duhet theksuar se në
te kaluarën, në te gjitha rastet, vendimtare ka
qenë fjala e burrit. Ne rast se "zot shtëpije"
ka qenë një rnashkull tjetër, atehere ky rregullisht
para se te japë fjalen është dashur te bisedojë
me babën e vajzës, duke ja shprehur edhe mendimin
e vet "pro" ose "kundër", ose duke
absienuar me shprehjen: "Me thoni e un po ju thom. Ju
bani si te doni. Unë nuk kam pjesë në kët
punë"1. Ndodh që një qëndrim i tillë
rnbahet nga i zoti i shtëpisë per arsye se nuk i
pë'lqen miqësia me një person te caktuar, nuk
ka besim në mbarëvajtjen e një martese te tillë,
madje edhe dyshon se mos njeri nga prindërit ka "gisht
në kët punë". Në këtë mënyrë
i zoti i shtëpisë shkarkohet nga kjo barre e rende
dhe ua len "n'der" prindërve te vajzës
te vendosin ata si te duan. Në raste te tilla, prindërit
e vajzës normalisht e pyesin shkuesin: "a kishe
me ja dhan vajzën tane?" Nëse ai nuk thotë
"Po", tërthorazi i ka thënë "edhe
ti ba si te duash n'da? ja jep, n' da? nuk jajep".
Baba me vajzën per probleme te tilla në te kaluarën
nuk ka biseduar, jnbasi thonin se "asht marre me fol
vajza me babë per kso punë".
Ndërkohë, prindërit e vajzës pyesin miqtë
e dashamirët e tyre per familjen dhe djalin që ka
kërkuar vajzën e tyre. Te gjitha këto veprime
janë te kuptueshme sepse martesat nuk bëheshin brendapërbrenda
fisit Vuthaj, por nidis krahinave pak a shumë te largëta,
madje edhe midïs familjeve te panjohura.
Ditën e caktuar per te kthyer përgjigje në
vendin e caktuar, zakonisht në qytet ditën e pazarit,
takohen baba (i zoti i shtëpisë) se vajzës
dhe shkuesi. Në rast se përgjigja do te jetë
pozitive, fjalëprurësi është i hapur,
buzëgaz dhe i gatëshëm per t'u ulur kudo që
t'i thotë shkuesi. Prandaj ata, shkuesi dhe fjalëprurësi,
shkojnë e uien në kafe. Porositen kafet dhe ndërkohë
baba i vajzës (i zoti i shtëpisë), fjalëprurësi
i thotë shkuesit: "na kjoft per hajr miqësia",
"Na po ta falim ket vajzë, e sido ?i te dal puna,
ty te njohim, o lum miku", "paska ken kismet'e na
kjoft per hajr te dy palëve", "po ta falim
ket vajzë e na pa? në qaf n'kjofsh me hile",
"ta paska fal zoti e po ta falim edhe na", e shprehje
te tjera te kësaj natyre. Në te kaluarën në
këtë mënyrë pritej fjala, jepej fjala
dhe fjala e dhënë konsiderohej punë e mbaruar.
Këtu, shkuesi dhe fjalëprurësi caktojnë
ditën (lanë ditën) kur do te pihen kafet e
fejesës, nga sa vete do te ketë sejcila palë
dhe ku do ti pinë këto kafe te ceremonisë fejesore,
e cila shënon edhe lidhjen e fatit në te shumtën
e rasteve midis dy te panjohurve, te paparëve, dhe rrallë
herë te pyeturve per një ngjarje kaq te rendësishme
te jetës se tyre. Por te tilla ishin rregullat e vendosura
në te kaluarën dhe ato duheshin respektuar. Ndërsa
nëse nuk ka patur mundësi te takohen në qytet,
shkuesi ka shkuar në shtëpinë e prindërve
te vajzës dhe e ka kërkuar atë, kurse heren
e dytë ka shkuar per te marre përgjigje.
Kur kafeja pihej në kafene, te dy palet shkonin ditën
e caktuar. Në këtë takim rol kryesor ka shkuesi
që ndërmjetësoi per lidhjen martesore, per
lidhjen e miqësisë midis dy familjeve. Rregullisht
në këtë ceremoni te gjithë pjesëmarrësit
në fillim hanë nga një llokum, mandej pinë
kafene, duke uruar palet njëratjetrën: " na
kjoft per hajr miqësia". Shkuesi ju thotë prindërve
te vajzës: "paci faqen e bardhë ?i neruet veten
e mue!" Në raste te tilla, me kafe nderohen edhe
ata që rastësisht ndodhen aty, te cilëve u
thuhet: "Ket kafe e ke prej Hasan Imerit ei fejon djalin
me vajzën e Riz Kaloshit". Ai kur te pij kafen,
duhet te thotë me ze te lartë: "Ou, per t'mirë,
more, e u kjoft per hajr te dy palëve!". Ndërsa
ata i përgjigjen: "Ou, hajr paçi, more!"
Ne rast se përgjigja do te jetë negative "jo",
fjalëprurësi (baba i vajzës ose i zoti i shtëpisë)
" i ben bisht kafes" dhe duke ecur ose qëndruar
i thotë shkuesit: "tash s'mun e jap vajzën",
"vajza asht e re", "vajza s'mu ka ba per martesë",
"nana e vajzës nuk po me nigjon" etj. Gjithmonë
duke folur me te mire e te butë dhe duke u munduar "
me gjet vang bindës", me qëllim që te
mos ofendohet shkuesi as ana e djalit.
Duhet theksuar se në rastin e lidhjeve martesore, shpeshherë
gratë kanë luajtur rolin vendimtar. Ato janë
marre vesh njëra me tjetrën, madje kanë biseduar
me djalin e vajzën te cilët edhe janë pare
e pëlqyer. Pra, paraprakisht "asht marre kalaja
përbrenda dhe kuptohet se shkuesi në raste te tilla
e ka pas punën shumë te lehtë dhe përher
ka dal faqebardhë".
Kështu përfundon kjo ceremoni duke përsëritur
fjalët: (per hajr na kjoft miqësia!" - miku
mikut, kurse personat e tretë te dy palëve: "per
hajër u kjoft miqësia!" Dhe përgjigja:
"o, hajr pa9i, more!"
Ka pasur raste në te kaluarën, por ka edhe tani,
që kur janë familja e djali i mire, interesohen
edhe pala e vajzës. Kështu njeriu që dëshiron
te ndihmojë vajzën, ose që është
i porositur nga rrethi i saj, por që nuk paraqitet si
i tillë, mbasi nuk është zakon "me lyp
vajza djalin", pyet tek te afërmit e djalit: "
a kini zan nuse kun per ket djal?" e, nëqoftëse
djali nuk ka qenë i fejuar, biseda ka vazhduar. Duhet
thënë se ata që janë marre me këto
punë, me shkuesi, ndërmjetësi e fejesa, kanë
qenë gojtare shumë te shkathët dhe kanë
ditur se 9'kërkon njera apo tjetra pale, prandaj kanë
qenë te suksesshëm në punën e tyre.
Por, ne te kaluarën, ka pasë edhe raste që
fjala per fejesën e djalit me një vajzë te
caktuar është dhënë aty per aty, miku
mikut pa ndërmjetës ( shkues) ose edhe nëpërmjet
te tij. Madje, ka pasur edhe raste kur gifti i ardhshëm
fejoheshin në moshë te mitur ose akoma pa lindur.
Por te gjitha këto veprime te një fejese te tillë
i përkasin vetëm te se kaluarës. Në ato
raste kur fëmijët akoma nuk kishin lindur por që
nënat e tyre ishin shtatzëna, miqësia bëhej
drejtpërdrejtë midis dy baballarëve, te cilët
njiheshin dhe kishin marrëdhënie te mira me njeritjetrin,
prandaj ata i justifikonin fejesat e tilla me dëshirën
e mire per te thelluar dhe ruajtur miqësinë tradicionale.
Per me tepër, veprime te tilla kushtëzoheshin. Nëse
njerit i lind vajzë dhe tjatrit djalë, atëhere
këta te dy te porsalindur konsideroheshin te fejuar.
Ndërsa, në rast se te dyve u lindin djem ose vajza
"miqësia" forcohej me anë te vëllamërisë
ose kumarisë. Në rastin e pare, dy djem kur te rriteshin
do te pinin gjakun e njeri tjetrit dhe në këtë
mënyrë bëheshin byrazerë, kurse në
rastin e dytë bëheshin kumarë te dy baballarët
duke qethur fëmijët e njëri tjetrit, duke u
bërë me famullesha dhe nrikulla.
CEREMONIAE FEJESËS.
Miqtë, prindërit e fiftit te ardhshëm,
caktojnë ditën e ndërrimit te shejit, numërin
e fejarëve si dhe shumën e parave që do te
9ohet me këtë rast. Kjo shumë paresh në
këtë krahinë është quajtur "msit".
Fillimisht ka pasë destinacion vajzën. Por me vonë
ka pasë edhe raste kur " msiti" është
përvetësuar nga baba i vajzës, megjithëse
ai që "hante msitin e vajzës" konsiderohej
burrë i keq që do te pësonte një fatkeqësi,
prandaj thuhej "E vrau Zoti se hanger msitin e vajzës".
Mbasi paraprakisht janë bërë te gjitha përgatitjet
e nevojshme fejaret e caktuar, numëri i te cilëve
duhet te jetë tek, një tre, pesë, shtatë
e rrallëherë me shumë, midis te cilëve
është kurdoherë edhe shkuesi, megjithëse
ky mund te jetë në numërin e fejarëve
ose jo, e kjo varet në shumicën e rasteve nga lidhja
e gjakut që ai mund te këtë me njerën
ose tjetrën pale, shkojnë në shtëpinë
e mikut, vajzës. Pavarësisht nga distanca, e cila
në shumicën e rasteve ka qenë e madhe, fejaret
shkojnë në darkë. Priten me nderime e gosti
"mish , pite, amëlsinë e sene tjera".
Me këtë rast prindërit e vajzës ftojnë
per te pritur miqtë zakonisht ata që do te ftohen
per t'ju kthyer vizitën, e ata domosdo duhet te jenë
numër cift: dy, kater gjashtë ose tetë.
Fejaret 9ojnë shenjën e nuses që përbëhet
rregullisht nga një unazë e thjeshtë, vathë,
varëse e gjëra te tjera. Peshqeshe vajzës se
fejuar i ?ojnë edhe te afërmit e djalit, gratë
e shtëpisë, motrat e hallat e djalit. Këto
te gjitha duhet te shënohen nga kush dërgohen dhe
i dorëzohen nënës se vajzës, në mungesë
te saj një gruaje tjetër te shtëpisë.
Me këtë rast përdoren këto shprehje "ket
shami a sen tjetër e ka prej vjehrrës" etj.
Sëbashku me shejen e nuses se ardhëshme lihet edhe
shuma e parave "msiti", paret që i duhen vajzës
per te blerë gjëra te punëdores.
Fejaret mbasi hanë darkë, rrijnë kuvendojnë,
këndojnë e luajnë deri vonë mbas darkë.
Per ti nderuar dhe respektuar ata përveg te ftuarëve
nga i zoti i shtëpisë vijnë edhe njerëz
te tjerë nga fshati. Te nesërmen në mëngjes
largohen. Mirëpo njeri prej tyre, ai që i ka drejtuar,
ka qëndruar në krye te vendit dhe ka ngrënë
kryet e berrit, mbasi kanë pirë kafenë pas
buke, përhajrojnë miqësinë e lidhur edhe
një herë dhe vendos në tabak "paret e
tabakut". Këtë shumë e lënë
te gjithë fejarët ashtu sikurse janë marre
vesh ata njeri me tjetrin, "me nerue t'zon e shpis dhe
tabakun e tij". Te gjithë fejarët zakonisht
lënë në mënyrë te barabartë,
kurse babai i djalit (i zoti i shtëpisë) duhet te
lerë di$ka me shumë se ata. Po ashtu para se te
largohen caktojnë ditën kur do te vijnë miqtë
s'pari per te kthyer vizitën. Ata kthehen në shtëpinë
e djalit dhe aty e kalojnë natën. Me këtë
rast mblidhen te afërmit, farefisi dhe bashkëfshatarët
per te uruar fejesën.
Te gjithë fejarët nderohen nga ana e vajzës
me nga një palë corape, n"e corape e meste
ose vetëm me meste a shami, ose përve? këtyreve
edhe me nga një shami xhepi te qëndisur me fije
ari. Shkuesi përve$ këtyreve merr edhe një
këmishë ose një palë këpucë
nga vajza dhe djali.
Miqtë se pari vijnë natën e caktuar. Edhe ata
priten me nderime.Kthehet: "nera me neren". Po ashtu
edhe këta nderojnë tabakun e te zotit te shtëpisë,
por gjithsesi shpenzohen me pak se fejarët. Në darkën
e tyre, te miqëve s'pari, ftohen personat që kanë
qenë fejar, por mund te ftohen edhe te tjerë. Pra,
kthimi i miqëve sëpari në shtëpinë
e vajzës shënon fundin e ceremonisë fëjesore.
Vajza nga dita e fejesës e deri sa te martohet detyrimisht
është e fshehur nga i fejuari dhe rrethi familjar
i njerëzve te tij.
PERIUDHA NGA CEREMONIA FËJESORE DERI NË CEREMONINË
MARTESORE.
Kjo periudhë midis fejesës dhe martesës
mund te jetë e gjatë ose e shkurtër, në
vartësi nga mosha e te fejuarve, mirkuptimi që kanë
miqtë edhe mundësitë ekonomike te palës
se djalit. Gjithsesi, gjatë. gjithë kësaj periudhë,
miqtë mbajnë lidhje miqësore, te mira, këshillohen;
midis tyre per problemet që kanë te bëjnë
me te dy palet, shkojnë njeri;1 tek tjetri me raste,
me përjashtim te dy te fejuarëve, megjithëse
dhëndrii në rrethana te caktuara edhe mund te shkojë,
sidomos në rast se ai ështëi i vetëm dhe
si i tillë është i detyruar ti kryej te gjitha
obligimet që kaf ndaj miqve.
Per vajzën e fejuar në te kaluarën ka pasë
rregulla te forta, në një fa mënyrë ajo
ka qenë e detyruar te mbyllet në shtëpi te
saj dhe te merr me punë dore per te përgatitur pajën
e vet, e cila duhet thënë se ka qenë punë
e rende, e lodhëshme dhe me shumë shpenzime per
kushtet ekonomike te varfëra që kanë patur
në ato kohra, sidomos per dj al in ( dhëndërin)
që duhej te plotësonte te gjitha kërkesat e
nënës se vajzës, e cila e drejton punën
e saj që nga fillimi dmth, që nga fejsa e deri në
momentin që e përcjell. Në fillim nëna
e vajzës kërkonte nga prindërit e djalit leshin,
me te cilin ajo përgatiste pjesën me te madhe te
pajës, si qylymin, sexhaden, dyshek, jastëk, 9orap
e meste, shok, pshtjellak e zapregë (përparëse),
e shumë gjëra te tjera te nevojshme në ato
kohra te largëta dhe shumë te vështira per
jetesë.
Ana e djalit kërkesat e anës se vajzës te gjitha
i plotësonte gradualisht. Dhe kur kërkesat kanë
qenë te arësyeshme, brenda normave tradicionale,
midis miqve gjithmonë ka pasë mirëkuptim. Por,
"ruena zot prej mikut t'keq, ei t'hipë në qafë
e s'di me te zhdrip, por rrin tue kërkue ven e pa ven
deri sa te lodh". Një veprim i tillë edhe në
ato kohra konsiderohej i pakuptimtë prandaj denohej nga
shumica e njerëzve mbasi demtonte rende ekonominë
familjare atje ku do te shkonte vajza që në emër
te saj bëheshin te gjitha ato kërkesa. Madje duhet
thënë se, në raste te ve9anta dhe te rralla
kërkesa te tilla te paarsyeshme kanë 9uar edhe në
mosmarrëveshje serioze midis palëve, prandaj per
sheshimin e tyre normalisht është kërkuar ndërhyrje
e një pale te tretë, sidomos shkuesi 016 mundësisht
një njeri që ka patur marrëdhënie te mira
me te dyja Theksojmë se, me qëllim që mosmarrëveshjet
dhe keqkuptimet i palëve te evitoheshin në kohën
e duhur, arrihej një marrëveshje e aar, por e fiksuar
dhe respektuar mire, per pajën e nuses. Në një
shje te tillë konkretisht vendosej : Sa pale rroba shtroje
do te ja, dy, tri apo kater; sa qylyma, sa sexhade, sa jastëkë;
sa pale lhjeje do te bëjë nusja per vete, sa arka
do te blihen etj. Kur itur një marrëveshje e tillë,
kërkesat per te dy palet kanë qenë te , te
pranuara, prandaj edhe janë plotësuar gradualisht.
Kështu tllia e nevojshme e leshit dërgohej kur qetheshin
dhentë, sende te ndfyshme që duheshin blerë
në pazar bliheshin herëpashere sipas MVOJave. Blerja
e arkave per pajën e nuses shënonte plotësimin
e te jjltha kftrkesave te saj dhe fundin e përgatitjeve
per martesë, prandaj në këtë mënyrë
përfundonte çdo gjë. Prindërit e djalit
kështu plotësonin obligimet e tyre te shumta e me
shumë shpenzime.
Ne periudhën e fundit paramartesore, kur ndahet dita
e martesës, vajza ka shumë punë. Ajo duhet
ti përfundojë te gjitha ato që ka filluar brenda
afatit te caktuar. Prandaj ne këtë periudhë
asaj i ndihmojnë e ëma, motrat nese ka, gratë
e shtëpisë, bijat e shoqet.
Pra, vajza, nusja e ardhëshme, pjesën me te madhe
te pajës e punonnte vete, në shtëpinë
e saj, me ndihmën e nënës dhe te grave te tjera,
si shtroje e mbuloje, veshje e mbathje. Me përjashtim
te atyre pak gjërave te gatëshme ose gjysëm
te gatëshme që bliheshin në pazar. Pasi janë
plotësuar te gjitha këto, kanë përfunduar
te gjitha përgatitjet, mund te bisedohet per veprimet
pasuese, te radhës, per ceremoninë martesore. Por,
kur dy te fejuarit ishin banorë në Plavë dhe
Guci, duhej kryer edhe një veprim tjetër para ceremonisë
martesore, duhej te shkonin në gjendjen civile e te bënin
celebrimin. Në fakt duhet thënë se kryesisht
ka qënë një veprim formal, mbasi në marrëdhëniet
bashkëshortore e familjare në përgjithësi
vepronin normat kanunore, megjithëse duhet theksuar se
këto norma kanë vepruar në një mënyrë
mjaft te zbutur. Ndërsa kur e fejuara, nusja e ardhëshme
ndodhej në krahina te largëta Rugovë, Rrafsh
te Dukagjinit, Malësi e Gjakovës, etj formaliteti
i celebrimit bëhej pas martesës faktike ose edhe
nuk bëhej fare.
Tani, mbasi te dy palet i kanë përfunduar te gjitha
punët dhe obligimet e tyre, duhet te bisedohet per një
problem tjetër, per caktimin e ditës se martesës
që ndër ne përdoret shprehja "me da ditë",
"me da vaden". Vadja dahet per tri, kater, pesë
ose gjashtë javë. Dita e martesës duhej te
ishte e ejtja, ndërsa per vejana dita e martesës
duhej te ishte e mërkurë. Prandaj edhe ka mbetur
shprehja e vajzës që numëronte ditët që
i kishin mbetur akoma deri në ditën e dasmës,
e cila ka thënë: " e hanë, e martë,
e lumja mori e ejte". Nga gëzimi që do te martohej
harroi ditën e mërkurë dhe me sa duket prandaj
kjo ditë u la si ditë martese per vejana.
Per ditën e dasmës do te përgatiten te dy palet,
në shtëpinë e nuses dhe te dhëndërit,
por kuptohet se dasma e madhe në ato kohra bëhej
në shtëpinë e dhëndrit.
CEREMONIA MARTESORE NË SHTËPINË
E VAJZËS.
Fillimisht caktohen njerëzit që do te ftohen
dhe kjo, në krahinën vuthjane, ka pasë shumë
rendësi. Në radhë te pare në këso
rastesh ftoheshin bijat e shtëpisë dhe te kushurijve
te afërt, pastaj gratë e barkut, vëllazërisë
dhe fqinjve, pa harruar ndrikullat. Burra ftohen shumë
pak. Vetëm meshkujt e një barku, rrallë herë
te vëllazërisë dhe miqtë e largët.
Caktohen njerëzit që do te presin dasmorët,
do te bëjnë shërbim, do te kujdesen per cdo
gjë që " i zoti i shpisë te dalë
faqebardhë me burrat e dheut". Prandaj, secili pritës
e din se 9far duhet te bëjë. Dihet se kush do te
dalë " me prit dazmorët", kush ka "me
marr bajrakun", kush " u prin dazmorve me i shti
në Ode te Burrave". Pastaj, kafexhiu, ai që
shërben duhanin, ndez cigaren, shërbën kafenë,
ujin etj. Kafexhi në raste te tilla zgjidhej një
burrë i moshuar qe "din me ba kafe te mira dhe mos
me lan mik pa kafe". Zakonisht me detyrat e tjera ngarkoheshin
te rinjt, meshkuj te shtëpisë, barkut ose vëllazërisë,
te cilët porositeshin nga kafexhiu që te jenë
te kujdesshsëm dhe te mos harrojnë asgjë. Dhe,
duhet thënë se shërbimi në raste te tilla
ka qenë mjaft i rende. Kur shërbenin mire lavdëroheshim,
ndërsa po te harronin ose te ngatërronin ndonjë
gjë, do te përmendeshin per keq. Ata duhej te dinin
se ku do te ulet sejcili dasmor, cilit prej tyre duhej ti
shërbehej në fillim.
Në shtëpinë e vajzës që do te bëhet
nuse, te parat vijnë bijat fillimisht ato te shtëpisë,
pastaj ato që janë me larg. Te gjithë te ftuarit
në ceremoninë martesore sjellin peshqeshe per nusen,
per shtëpinë. Nuk është mire " me
shkue me duerthat" në gëzime martesore. Gjithsesi
në raste te tilla me shumë shpenzohen motrat dhe
hallat e vajzës që bëhet nuse nëse ka.
Ka qenë traditë që te gjithë pjesëmarrësit
në ceremoni te lilla te jenë te gëzuar dhe
nuk ka qenë as e lejueshme, as e njerëzishme "
me ja prish dazmën tjetrit".
Vajza që do te martohet, tri kater ditë përpara
ditës që do te bëhet nuse, ven goglat në
flokë, ngjyen flokët me ngjyrë te zezë.
Ky veprim hchet në heshtje, pa zhurmë. Vajza me
flokë te lidhura qëndron vetëm ni; clhomë,
sidomos ruhet nga burrat që te mos u bjerë në
sy veprimi i saj.
KANA.
Në prag te ditës që vajza do te [bëhet
nuse, "ven kanen". Eakonisht "kanen ja ven
nuses nji grae e msueme me ktë punë". Ajo tluluM
te dijë "me lye e me shkrue duert e nuses".
Vecanërisht duhet patur kujdes në zbukurimin e gishntrinjve
dhe te trinës se dorës. Një gjë "
tillë ka rëndësi per arsye se nusja duke i
mbajtur duart kryq në drejtim krrlhizës i ekspozon
përpara te tjerëve, prandaj duhet te jenë sa
me te iiikuniar. Kështu qëndron ajo ditën e
nesërme, pra një ditë para se te shkojë
në familjen e burrit.
Venja e kanë.s ka qenë moment shumë prekës
si per vajzën ashtu edhe per pjestarët e tjerë
te familjes, nënën, babën, motrat e vëllezërit.
Natën e kanës, në shtëpinë e vajzës
që do te bëhet nuse mblidhen shumë gra, sidomos
vajza-shoqet e saj, nuse e te moshuara. Vënja e kanës
që nga fillimi e deri në fund shoqërohet me
këngë, prandaj edhe thuhet: "knojnë kanen".
Këngëtarët, duke improvizuar këngë
nga me te ndryshmet, në fillim i përmendin njerëzit
e shtëpisë si "ku po e len nanën, ku po
e len babën, motrat, vëllain e vogel", i përmendin
punët e shtëpisë, bjeshkë e vrri, dashurinë
që ka pasë per to, pastaj i thonë se'ka per
ta marre malli e "vështirë asht ndamja prej
njerëzve tu por reni e don njashtu e puna 9! bahet simas
renit duhet m'u ba". Këngëtarët e porosisin
vajzën per "kujdesin 9! duhet me pas në shpi
t' burrit, m'u sjell mire, mos me korit nanë e babë
n'der t'huej". Këngëtarja nuk harron asgjë
ngajeta e saj por as per njerëzit ku do te shkojë
duke e porositur "me shkue mire me vjehrrin e vjehrrën,
me kunata e kunetën, se kshtu ka me nerae deren prej
ka ka dalë". Duhet theksuar se në raste te
tilla nuk mungon as humori thumbues. Vajzat improvizuese lavdërojnë
familjen prej nga del nusja dhe thumbojnë me lezet dhëndërin
dhe njerëzit e tij duke ju vënë nofka te ndryshme.
Riti i kanës vazhdon deri natën vonë dhe në
te marrin pjesë vetëm grarija. Por mund te hyjnë
per te dëgjuar dhe pare baba, vëllezërit, te
afërmit, sidomos në 9astet që këndohen
këngë prekëse. Por lejohen aty brenda edhe
ata që përdorin veglat muzikore, fyellin dhe qytelinë.
Ndërsa tepsinë dhe defin i përdorin vete gratë.
Në këtë trevë këngëtarët
kanë kënduar me dhe pa gisht në fyt.
Burrat që mblidhen në raste te tilla rrijnë
në Ode te Burrave dhe bisedojnë. Duhet thënë
se biseda në raste te tilla gjithmonë bëhet
në lidhje me dasmën, pritjen dhe përcjelljen,
përherë duke sjellë shembuj te mire miqësije,
duke porositur që te nderohen dhe respektohen miqtë
që do te vijnë, sepse në këtë mënyrë
nderohet dhe respektohet familja që përcjell vajzën.
Pra, në Oden e Burrave, atmosfera nuk është
dasmore sikurse në Oden e Grave.
DITA QË VAJZA BËHET NUSE DHE HAPET PAJA.
Te nersërmen, një ditë para daljes nga
shtëpija e babës,- vajza bëhet nuse, vesh rrobat
e nuses dhe nusëron gjithë ditën. Per te marre
pjesë në gëzimin e vajzës që martohet
dhe te familjes se saj, këtë ditë, vijnë
pothuajse te gjitha gratë dhe vajzat e fshatit, madje,
edhe te fshatrave te tjera te afërta pa qenë nevoja
te ftohen. Mosshkruarja per urim në raste te tilla, konsiderohet
si ofezë dhe "mahet mend" pse nuk erdhi.
Te gjithë ato që vijnë per urim qerasen me
karamele, llokume, kafe etj. Gratë, sidpmos ato që
në një mënyrë ose në një tjetër.-kanë
te bëjnë me familjen e rfllses, duhet te fojnë,
dhe në fakt ijojnë, një gjë 9farëdoqoftë
se "nuk mund shkohet në dazëm me duer thatë".
Te gjitha gratë që shkojnë per urim, mbasi
përshëndeten me pritëset dhe urojnë martesën
e vajzës, me shumë kujdes dhe vëmendje shikojnë
nusen si është veshur dhe zbukuruar, pastaj shikojnë
cejzin (pajën, pa harruar asnjë send). Zakonisht,
lavdërohet nusja dhe punëdora e saj, e cila "s'ka
te shame me que n'der te mretit". Nuk ka dyshim se sado
te përkryera që te jenë sendet e pregatitura
per pajën e nuses, mbetet vend edhe per "fjalëveshi".
Por në ditën e nuses, ato që kanë ardhur
per urim, mbasi kanë uruar, pare nusen dhe pajën,
marrin pjesë në gëzimin dasmor duke kënduar
dhe kërcyer. Në oden, ku nusron nusja hyjnë
vetëm gratë, prandaj edhe quhet dita e grave, por
përsëri janë te privilegjuar per te hyrë
brenda ata që ju bien veglave muzikore.
PAJA (fejzi)
e nuses hapet në oden e grave, hajat e divanhane,
madje në rast se ka shumë, një pjesë e
pajës mund te hapet edhe në oborr. Rrobat e pajës
janë te shënuara se te kujt janë: te nuses,
dhëndërit, dhuratat; por po ashtu janë te shënuara
edhe dhuratat që te tjerët, te afërimit i kanë
sjellë nuses, me rastin e martesës.
Gruaja që rregullon paraqitjen e pajës per ta pare,
duhet te jetë shumë e kujdesëshme dhe te mundohet
"me i zanë te tana birat e gardhit", megjithëse
sado që te mundohet përsëri ndonjë do
te mbetet e hapur sa per te kënaqur " ato gi nuk
lan pa bisht asken".
Dikur vonë, pas dreke, mbasi janë larguar shumica
e grave, mblidhet paja dhe vendoset në vendin e vet.
Nata e fundit e vajzës në shtëpinë e babës
kalon në qetësi. £do gjë tanimë
është bërë gati per te pritur dasmorët
ditën e nesërme.
DITA E DALJES SE VAJZËS NGA SHTËPIJA E BABËS.
Ne mëngjes cdo gjë është gati, c,do
gjë është në vend te vet; sejcili mashkull
ngarkuar me sherbim e din detyrën e tij që ka per
te pritur dhe përcjellë bashkëfshatarët
që vijnë per,te uruar dhe respektuar, por vecanërisht
per kujdesin që duhet te kenë ndaj dasmorëve.
Në mengjes, në shtëpinë që përcjell
vajzën mblidhen burrat e fshatit, plot Oda e Burrave,
ndërsa në oden e grave mblidhen gratë. Theksojmë
se në krahinën vuthjane nuk ka qenë zakon te
ftohen bashkëfshatarët per vizitë në raste
te tilla, mbasi këto gëzime janë derë
per derë, prandaj edhe vizitat janë reciproke pa
qenë nevoja e ftesave. Në te tilla raste njerëzit
tubohen " me nerue shpin 51 pret burrat e dheut, miqtë
e me përcjell bijen e vet". Te gjithë ata që
vijnë në te tilla raste nderohen ne duhan e kafe.
Bashkëfshatarët e dijnë "renin e ardhjes,
nejes, pritjes e përcjelljes se miqve", prandaj
nuk ka as keqkuptime as probleme te tjera.
ARDHJA E DASMORËVE.
Te parët vijnë "mushtullukxhijht"
- lajmëtarët te cilët lajmërojnë
ardhjen e dasmorëve. Kur lajmëtarët kanë
pasë arme mikpritësit lajmëroheshin nga ana
e tyre me pesë te shtëna pushke nga sejcili prej
tyre në afërsi te shtëpisë se mikut. Lajmëtarët
përherë kanë qenë numër tek: tre,
pesë, rrallëherë me shumë, por jo me shumë
se shtatë. Dhe baba i vajzés para se ti përcillte
dasmorët, duhej t'u ipte fishekët sipas rastit 15,
25 ose aq sa lajmëtarë ishin.
Kur vijnë lajmëtarët, te gjithë pritësit
dalin në oborr me prit dasmorët, me përjashtim
te burrave te moshuar që do te qëndrojnë bashkë
me dasmorët dhe kafexhiun. Lajmëtarët, menjëherë
hyjnë brenda dhe në oden e miqve uien sipas rendit
e vendit që ju takon me qëllim që me vonë,
kur te vijnë dasmorë te tjerë te mos kenë
nevojë "me nrrue ven". Lajmëtarët
si rregull zgjidhen me te rinjt e dasmorëve, te cilët
mundësisht duhet te jenë dhe te pashëm, por
pa shkelur normat që duhen respektuar në raste te
tilla, pa prek njeri.
Pas lajmëtarëve vijnë dasmorët. Atyre
ju prin bajraktari . Kuptohet se, per te pritur dasmorët,
pritësit tanimë janë në gadishmëri
per t'u përshëndetur me ta, per t'u marre kuajt,
armët. Por puna e pare që bëjnë pritësit
në raste te tilla është përshëndetja
dhe urimi i mirëseardhjes që i bëhet bajraktarit,
nga i cili merret në dorëzim bajraku dhe vendoset
në një vend te dukshëm. Te gjitha këto
veprime kryheshin me përpikmëri dhe pa ofenduar
njeri. Dasmorët, sipas rendit që kanë vendosur
ata hyjnë në Oden e Burrave, duke u përshëndetur
me mikëpritësit: "Mir se ju gjetëm!"
- "Mirse ardhët!" ose "A ini burra"!,
përgjigja mund te jetë "Burrat po vijnë",
"Si ini a ku inü". Duke u përshëndetur
dasmorët zënë vendet e tyre. Nëse ka vend
në ode mund te uien edhe pritës, sipas rendit duke
respektuar në qdo rast te moshuarit që te uien dhe
t'u japin muhabet miqve. Ne fillim dasmorëve " u
qitet duhan" nga i zoti i shtëpisë duke ju
thënë : "Merre i cigare prej t'zot t' shpis".
Pas duhanit shërbehet kafeja. Ndërkohë edhe
bisedohet, te njohurit sidomos fillojnë e mahiten edhe
duke u thumbuar nga pak, por me shumë lezet pa ngacmuar
njeri tjetër dhe pa i mbetë hatri kujt, mbasi në
raste te tilla te gjithë te pranishmit kanë parasysh
porosinë: "Mos ja prish dazmën tjetrit",
"dazma asht e jona".
Ka qenë rregull që te gjithë dasmorët,
pavarësisht nga fakti a e pinë apo jo duhanin, duhej
te blinin duhan dhe t'ua shpërndanin miqve kur te shkojnë
me marre nusen. Cigaret e dasmorëve i shpërndajnë
pritësit e caktuar per këtë punë, por
mund ta kryej këtë detyrë edhe ndonjë
i njohur i njerit apo tjetrit dasmor. Ai që shpërndan
duhej te thoshte: "Prite prej bajraktarit", "Prite
prej Rame Gjeloshit". Ai që merr cigaren, ( në
raste te tilla i marrin te gjithë pavarësisht nga
fakti e pinë apo nuk e pinë) duhej te përgjigjeshin
"o t'u rrit nera ty e atij, more!"
Gjendja është e gëzueshme, bisedojnë,
urojnë mbarësi, bëjnë shaka ( mahiten),
pritësit dhe dasmorët. Sipas rendit, pritësit
duhet " me fillue dazmën", te këndojnë.
Nëse vonohen, atëhere njeri nga dasmorët, zakonisht
ai që është ulur në krye te vendit, bajraktari
ose dikush tjetër, në mungesë te tij, kërkon
nga pritësit" me hap dazmën". Pastaj,
mbasi e kanë hapur dasmën pritësit, fjalën
e kanë dasmorët, te cilët si rregull kanë
këngëtarë me vehte. Këndohen këngë
te ndryshme, por zakonisht fillohet me ato përkryekrahu,
te epikës legjendare, historike, këngë te ngryta
te shoqëruara me lahutë, qyteli e fyell.
Meqenëse dasmorët nuk qëndrojnë shumë,
veprimet kryhen njeri pas tjetrit, në rregull dhe pa
bërë gabime.
FILXHANII NUSES .
Ka qenë dhe ruhet tradita e filxhanit te nuses.
Dasmorët që shkojnë per te marre nusen e kanë
per detyrë te marrin një filxhan në shtëpinë
e babës se nuses dhe ta sjellin në shtëpinë
e dhëndërit plot me sheqer. Kuptohet se një
traditë e tillë ka te bëjë me besimin
se nusja do te jetë gojëmbël dhe do te sjell
mbarësi në shtëpinë e dhëndrit.
Në lidhje me filxhanin bëheshin shumë shaka.
Pritësit angazhoheshin në ruajtjen e sendeve që
te mos ua "vidhnin" dasmorët, por në asnjë
rast nuk arrinin ti ruanin. Gjithësesi kur mendohej se
shakaja është bërë i zoti i shtëpisë
ose një i moshuar pritës ia dorëzonte filxhanin
bajraktarit dhe ky pastaj u thoshte dasmorëve: "
Sipas rendit miqtë ma dhanë filxhanin e nuses, plot
me sheqer, prandaj burra mos u mahitni ma dhe ruejuni e mos
na koritni". Sendet që kanë marre dasmorët
i kthejnë te gjitha në oborr.
THYERJA E SHENJAVE.
Kur dasmorët kanë pasë arme, thyerja e
shenjave ka qenë veprim dhe obligim per ta, dhe nuk mund
te largoheshin pa i thyer. Si rregull sheja ( rrasa guri)
vendoseshin pesë. I vendosnin në një vend në
te cilin nuk ishte e lehtë thyerja e tyre. Shenjues i
mire konsiderohej ai që e bënte shejen "copë
e sterpike''.
GJEVERËT:
Mbasi janë kryer te gjitha veprimet e tjera te pritjes,
i zoti i shtëpisë thotë: "Na jena gati.
Po ju presim, kur te doni mund te vijnë gjeverët".
Ata e dijnë detyrën e tyre, mbasi janë caktuar
qysh në shtëpi te dhëndërit dhe janë
porsitur" mos me lanë leqe mrapa", prandaj
shkojnë pas pritësit, i cili i 9on deri te dera
e odes se grave, ku ndodhet edhe nusja. Kur gjeveri i pare
hyn në ode te grave, niset drejt nuses. Burra te tjerë
me këtë rast nuk ka në këtë dhomë.
Kuptohet, dhoma është plot me gra. Dhe ato, per
shaka, mundohen ta pengojnë, ta ngatërrojnë
gjeverin me qellim që ai te bëjë ndonjë
"leqe" (ndonjë gabim), që gratë,
sidomos nuset dhe vajzat te qeshin e gjeveri te skuqet, i
cili rregullisht ka qenë i ri. Gjeveri, duke u larguar
nga gratë, i afrohet nuses dhe e kap per dore ( doren
e djathtë), e rrotullon tri herë në vend nga
e djathta në te majtë, pastaj e tërheq tre
hapa përpara, se fundi merr edhe doren tjetër, ja
bashkon te dyja me gishta te shtrirë duke ja kaluar unazën
në te gjithë gishtat tri herë rradhazi, dhe
me se fundi ja vendos në gishtin e unazës. Pas këtij
veprimi, gjeveri nxjerr nga xhepi pare metalike te vogla te
përziera edhe me karamele e i hedh lart, duke i përplasur
në tavan me qellim që te shpërndahen sa me
shumë në dysheme. Mbasi i ka kryer te gjitha këto
veprime, gjeveri duhet te dalë nga oda e grave, por me
kujdes se " gratë perdreq" i futin sterkam?en
dhe "m'u rrezue gjeveri n'ode t'grave asht marre".
Prej andej kthehet në Ode te Burrave. Dasmorët tani
pijnë kafen e lamtumirës duke përhajruar edhe
një herë. Mbasi janë kryer te gjitha ritet
në rregull nga te dy palet, dasmorët marrin leje
dhe cohen. Paraprakisht dasmorët u japin pritësve
kalin e nuses, kuajt e pajës. Në raste te tilla
nuk duhet harruar asgjë, mbasi $do harresë është
me shumë pasoja tallëse. Kështu, para largimit,
ndarjes nga pritësit, duhet konstatuar a janë marre
fishekët që kanë zbrazur lajmëtarët,
a janë vendosur shenjat sipas rregullit atje ku duhen
vendosur: Në flamur vendoset një mollë në
maje (kur ka) dhe një shami, a janë vendosë
shenjat në kuajt e lajmëtarëve, te pajës,
te nuses dhe vetëm mbasi është konstatuar se
qdo gjë është në vend te vet, bajraktari,
ose, në mungesë te tij, krushku i pare, falë
tabakun. "Fabja e tabakut". Te gjithë dasmorët
e dijnë se duhet te lënë dicka në tabak
që atje thuhet" me fal tabakun" e pritësit,
babës se nuses. Prandaj rregullisht dasmorët para
se te shkojnë, bisedojnë dhe bashkërisht vendosin
nga sa para do te lenë, duke marre në konsideratë
gjithmonë ata që përjashtoheshin, dhe përjashtoheshin,
në rradhë te pare ata dasmorë që dihej
sejanë te varfër, prandaj linin "sa t'u bante
zemra" dhe ata që dëshironin te linin me shumë.
Te tillë ishin, i zoti i dasmës, nëse ndonjeri
prej tyre kishte lidhje miqësije me familjen ku mirrej
nusja, dhe se fundi ai që dëshironte. Parate e mbledhura
i dorëzoheshin bajraktarit ose krushkut te pare, i cili
i linte në tabak mbasi pinin kafen e fundit duke thënë:
"Kto janë nera e dazmorëve". Me këtë
rast ai qe duhej ve£uar përmendej duke thënë:
"kto i ke prej filanit...". Pra vjen momenti i ndarjes
dhe përshëndetjes. Në te tilla raste shprehja
me e zakonshme ka qenë: "Per t'mirë ju ardhshim
e paci faqen e bardhë!" ose "Per t'mirë
e gjithmonë pa9i e dha9Ü". Por nuk harronin
te thonin: "allahile mos na shani n'kjoft se kena ba
noj gabim". Ndërkohë, përcjellësit
kanë ngarkuar pajën në kuaj dhe ua kanë
dorëzuar dasmorëve, personave te caktuar per këtë
punë. Dasmorët, duke u larguar nga shtëpija
e pritësit, nuk nxitohen, presin njeritjetrin, bëjnë
shaka, ndonjeri edhe ja thotë këngës përkryekrahu.
Në fund vjen momenti kulmor. Dalja e nuses nga shtëpija
e babës. Në te vërtetë ka qenë moment
shumë prekës. Nusja, në ato kohra, kishte te
drejtë te qante, madje shumë. Ajo nuk dinte asgjë,
nuk e pyeste njeri per asgjë, per fatin e saj vendosnin
te tjerët, nuk dinte se ku do te shkonte, me cilin do
te martohej. Nusen nga shtëpia e babës e nxjerrin
vëllezërit ose kushërijt. Ajo, që nga
momenti që e kapnin per krahu, fillonte te qante me ze
te lartë "oj, oj, oj". Kur i afrohej pragut
te derës kapej per parmakësh dhe nuk donte te dilte.
Duke qarë e hipnin në kale. Në kale qëndron
përmbys dhe vazhdon te qajë "oj,oj,oj"
deri në momentin që ua dorëzonin gjeverëve.
Kur e kapnin këta per krahu ajo ndreqej dhe pushonte
s'qari. Kur përcjellësit ua dorëzonin nusen
dasmorëve u thonin: "O u kjoft per hajr, more!".
Në kohra kur armët kanë qenë te lejuara,
dasmorët gjithmonë janë përcjellë
me te shtëna pushke duke u thirrur:
"O bajraktar, o u kjoft per hajr, more!" duke shtënë
pesë herë. Dhe bajraktari duhej t'u përgjigjej:
"O pa§i hajr more!" dhe te shtënat vazhdonin
tanimë duke thirrur dhe përhajruar dasmorët.
Ndërsa kur dasmorët largoheshin te shtënat
vazhdonin dhe dasmorët u përgjigjeshin derisa përcjellësit
te mos shtinin me. Megjithatë, te shtënat në
ato kohra pothuajse nuk pushonin gjatë gjithë rrugës,
sepse dasmorëve ua përhajronin nusen nëpër
gjithë vendbanimet që kalonin. Kështu ka qenë
dikur, kur njerëzit mbanin arrnë. Por kjo traditë,
padyshim jo në ato përmasa, ruhet edhe në ditët
tona. Madje as diaspora nuk e ka harruar.
NDRRIM11 RRUGËS NË KTHIM.
Dasmorët gjatë kthimit me nuse duhej te ndërronin
rrugë (një cop rrugë), mbasi thuhej se "nuk
asht mire mos me nrrue rrugën", se "kur se
nrro rrugën, s'ka marsi".
TAKIMII DY PALË DASMORËVE
NË RRUGË.
Në te kaluarën e largët, sikurse tregonin
te moshuarit, sidomos per krahinat e tjera, problem i ndërlikuar
ka qenë takimi i dy palë dasmorëve në
drejtime te kundërta. Probleme nuk ka pasur nëse
bajraqet kanë qenë te njohura dhe e kanë ditur
se cila palë duhet ti hapë rrugë palës
tjetër. Por nese bajraqet nuk kanë qenë te
njohura dhe janë takuar rastësisht në rrugë
ka qenë shumë problem hapja e rrugës nga njera
palë, madje sikurse dëshmojnë toponimet e ruajtura
deri në kohën tonë shpeshherë kanë
përfunduar me pasoja tragjike. Dihen toponime te tilla
si " vorret e krushqve". Përsa i përket
krahinës në fjalë, te moshuarit thonin se mbahet
mend vetëm një rast në kohra shumë te
largëta që u ka ndodhur dasmorëve vuthjanë
diku rreth Budovicës.
Zakone te tjera që duheshin respektuar nga dasmorët
vuthjanë:
-Nëse rrugës takonin në xhenaze, duhej te ndaleshin
dhe te ulnin bajrakun në gjysëm shizë deri
sa te kalonte xhenazeja. Nëse gjatë rrugës
duhej te kalonin pranë ndonjë shtëpije që
ka pasur mort, duhej ta ulnin flamurin në gjysëm
shtize derisa te kalonin atë shtëpi po nuk doli
i zoti i shtëpisë "me i falnerue dhe me gue
bajrakun".
KOÇIA
(vrapimi i kuajve). Në te kaluarën vende te
tilla, ku "lëshoheshin" kuajt kanë qenë
te caktuara. Madje një vend i tillë që ndodhet
në rrugën që kalon nga krahu i djathtë
Guci-Plavë, edhe sot e kësaj dite quhet Zalli i
kogisë. Po kështu duke udhëtuar nga krahu i
majtë Guci-Plavë ndodhet Livadhi i Kocisë.
Këtu, në këtë livadh, në kohën
e Lidhjes se Prizrenit, u bë njera nga mbledhjet e mëdha
te krahinës dhe si monument i asaj ngjarje në këtë
livadh ruhet deri në ditët tona një gure. Kali
me i mire që fitonte ko9inë, dmth, ishte vrapuesi
me i mire, fitonte një shami nga ana e nuses dhe nëse
kalorësi e kishte te tij e mirrte shaminë, por nëse
kali nuk ishte i tij peshqeshi i takonte te zout te tij.
Një traditë tjetër e vefantë e dasmorëve
vuthjanë: Kur shkonin per te marre nusen domosdo do te
kalonin nga qyteti Guci ose Plavë, ose nëpër
te dyja. Me qëllim që te nderonin vehten e tyre
duke kaluar dergonin pare (këto i mblidhnin te gjithë
dasmorët) në një kafe te caktuar me porosi:
Te qerasen te gjithë ata që ndodhen në kafe
me nga një kafe "prej dasmorëve vuthjanë".
Te gjithë paret që dërgoheshin duhej te shpenzoheshin
dhe kafexhiu e zbatonte këtë porosi duke ju thënë
te pranishmëve, atyre që u ipte kafen " e kini
prej dasmorëve vuthjanë".
"Nera kthehet me nerë". Gjatë kthimit
shumë prej atyre që kishin pirë kafen si dhe
te tjerë dilnin te prisnin, te nderonin dhe respektonin
dasmorët duke i qerasur sipas rastit me embëlsira
ose shishe rakije dhe duke u uruar nusen. Kanë qënë
doke te mira. Shtonin pjesëmarrjen në j.',ëzim
dhe i ofronin njerëzit midis tyre. Ndikonin shumë
në ruajtjen e daditave te mira.
DASMA NË SHTËPINË E DHËNDËRIT
.Në te kaluarën kanë ekzistuar disa norma
te pranuara dhe janë respektuar nga palet. Këtu
po përmendim: Djali martohet. Vajza ipet te burri. Këto
dy nocione janë shumë te Kiiptueshme dhe te qarta.
Qysh këtu shprehet pozita e burrit dhe gruas, "Inirri
martohet" dmth është sundues mbi gruan që
"epet", pra lanksionohesh në te kaluarën
pabarazia. Por ne këtu po trajtojmë vetëm vcprimet
dasmore pa hyrë në analiza te tjera te cilat kanë
ekzistuar në te kaluarën, tek te gjithë popujt,
por disa prej tyre i kanë kaluar me shpejt, in lu sa
disa te tjerë me vonë, varësisht nga zhvillimi
ekpnomiko-shoqëror, kiilluror, arsimor, emancipimi i
shoqërisë në tërësi. Gjithsesi duhet
l'i .nmar se në atë te kaluar nga e cila dikush
shkëputet me lehtë e dikush uu- vështirë,
pozita e burrit në familje ka qenë sunduese ndërsa
e gruas e in ir.hlniar. Gruaja nuk duhej, madje nuk kishte
te drejtë te fliste, por vetëm të dëgjonte
dhe te zbatonte urdhërat e burrit, pavarësisht nga
mençurija e tij. Theksojmë me këtë rast
se është fakt se në krahinën vuthjane,
te pakten që nga fillimi i këtij shekulli nuk ka
ekzistuar fanatizmi i njejtë si në krahinat e tjera.
Gruaja nuk është mbuluar me ferexhe. Prandaj edhe
shumë doke e rite që formalisht ruhen nga banorët
e kësaj treve si aty ashtu dhe në vendbanime te
tjera, ruhen vetëm per hir te traditës, te opinionit
dhe asgjë me shumë.
Pra, meqenëse djali martohqt, dmth nuk shkon djali tek
vajza- gruaja, por vjen ajo tek djali- burri, dasëm te
madhe ben ky dhe kuptohet me pjesëmarrje e shpenzime
pakrahasimisht me te mëdha se babai i vajzës. Prandaj
duhet te bëjë përgatitje te gjithanshme. Fillimisht
i zoti i shtëpisë duhej te vendoset mbi dasmën
që do te bënte: Te vogel, te mesme, apo te madhe.
Pra në fillim duhej te thoshte do te bëjmë
dasmën vetëm me barkun, ose vetëm me vëllazërinë,
ose me fisin dhe miqtë. Në këtë mënyrë
i zoti i dasmës, vendoste kufirin per njerëzit që
do te ftoheshin, mbasi në rastin e pare ai ishte i detyruar
te ftonte te gjithë pjesëtarët e barkut, por
nuk mund te ftonte te tjerë jashtë tij, pavarësisht
nga dëshira që mund te kishte per te ftuar njerin
apo tjetrin, mbasi po te vepronte ndryshe dikush do te prekej.
Po kështu ishte dhe në rastin e dytë, kur dasma
do te bëhej vetëm me vëllazërinë.
Kurse në rastin e tretë, i zoti i dasmës ishte
i lire te ftonte cilindo që te donte, mbasi kishte ftuar
barkun, vëllazërinë, fisin dhe miqtë.
Gjithsesi në raste te tilla duhej treguar kujdes që
dasmorët te thirren "me ven". Nëse ndonjeri
që duhej ftuar harrohej, padyshim prekej shumë.
Në trevën vuthjane nuk ka qenë traditë
te ftohen dasmorë nga fshati i nuses, pavarësisht
nga dëshira per te ftuar te afërm, miq apo dashamirë.
Po te mirrte pjesë ndonjeri nga fshati i nuses në
dasëm te shtëpija e dhëndërrit thuhej:
"Ka ardh me ja vu samarin" ose "ja vunë
samarin".
Prandaj, duke patur parasysh sa sipër u tha, rregulli
i te ftuarit te dasmorëve në këtë trevë
respektohej rigorozisht, mbasi mosrespektimi i tij bëhej
shkak mërish, ftohje, largimi te njerit nga tjetri.
Kur dasma bëhej e vogel, vetëm me barkun, edhe njerëz
per urim vinin pak. Ndërsa në dy rastet e tjera,
në dasmën e mesme dhe te madhe, per urim vinin te
gjithë burrat e gratë e fshatit, madje edhe mirrnin
pjesë aktive në dasëm, duke biseduar, luajtur
e kënduar. Si rregull, në dasmën e vogel dhe
te mesme, në barkun dhe vëllazërinë nuk
ka patur perde, kanë marre pjesë bashkërisht
në gëzim burra dhe gra, ndërsa në rastin
e tretë te dasmës se madhe, jo.
Theksojmë se në trevën vuthjane ftoheshin vetëm
dasmorët dhe bijat që mirreshin në gjini, ndërsa
per urim vinin te gjithë bashkëfshatarët mbasi
dasëm "ka der per derë" e "dazma
e deka bahen me vllazni e katun".
I zoti i dasmës merr te gjitha masat e nevojshme per
te siguruar gjë qe i nevoitet per te pritur dhe percjellë
dasmorët dhe mysafirët e tjerë që vijnë
per urim. Nga me kryesorët që duhej te siguronte
kanë qenë kafeja, sheqerï, mishi, tlyeni ,
mielli, orizi, duhani dhe cdo gjë ijeter e nevojshme
pa harruar as veglat muzikore te kohës sï lahmën,
qytelin, fyellin etj, Dasmorët sjellin rne vehte "vetëm
kokrren e kapucave".
Mbasi i ka zgjidhur te gjitha këto probleme, i zoti i
dasrnës fton ( Ihürret) dasmorët. Si rregull,
dasmorët në te kaluarën janë ftuar një
javë përpara. me qëllim që ata te kenë
kohë te mjaftueshme per t'u përgatitur, mbiisi dasmori
duhej te siguronte shpenzimet e nevojshme, veshjen kombëtare,
mundësisht kalin e shalës, dhe kuplohet se kur këto
ai nuk i dispononte duhej ti mirrte nga te tjerët. Ftesat
i shpërndante një mashkuU l sluëpisë,
një kushuri ose në mungesë te tyre një
person tjetër. Por ky l" i .mi i ngarkuar me këtë
detyrë domosdo duhej te kryente vete punën illii'
|i> me ndërmjetësues e porosi. Në ato kohra
ftesa nuk behej e shkruar, |n>i vi'iëm verbale, duke
ithënëtëftuarit: "dilëneejtejei ihirrun
dazmor U' hlnmi Kroni". Ky, i ftuari, i përgjigjej:
"pas faqen e bardhë ti e ai, e nn-.).i i kjoti per
hajr!" I ftuari duhej ti ipte digka ftuesit.
Në' ketë mënyrë i zoti i dasmës i
ka përfunduar te gjitha punët që kanë
të bëjnë me dasmën, por që ajo te
shkoj mire e mbarë ai caktonte me detyra te veçanta
meshkujt e shtpise, kushurijt dhe tëafërrnit. Kështu
ililn i puna e secilit person dhe asnjerit prej tyre nuk u
lejohej gabimi as pritje e as ne shcrbim. Duhej te ishin shumë
lë kujdesshëm. Në raste te tilla mos rrespektimi
i rregullave te njohura shkaktonte pakënaqësi. Ne
dasem të dhandërri. te parat! vinin bijat. te cilat
nuk mundtë harroheshin ne asnje rast. Të ftuarit
tjerë,dasmorct e largët, vinin një natëpërpara,
ndrsa bashkëfashtart dhe aui qc mund té vinin
ditën e dasmës, vinin në mengjes. Kështu
qe dasma e mirëfilltë nështëpinë
e dhëndërit fillonte një natë perpara.
Bijat vajzat e shtëpisë dhe (o kushurijëve
këtë natë i kendonin dhe hidhnin vallc. Mbas
darke per lë respektuar ate që bente dasmen i vinin
fqinjt bashkëfshatarët e tjerë pavaresisht
nga fakti nese jan apo jo të ftaur dasmorë.
Të gjithë dasmorët pa perjashtim, por në
veçanti djemt e rij "djelmnija", vijshin
e rregulloheshin me rrobat më të mira kombtare "
si per dazëm" por ata nuk i lenin as kuajt pas dore,
lë cilël duhej te ishin te mbathur dhe te shaluar
me shalat me te bukura e te cilat pastaj i zbukuronin me sixhade
te vogla, me pasqyrë në balie e sende te tjera zbukuruese
te punuara enkas per raste te tilla.
Mbasi mblidheshin te gjithë dasmorët, shtrohej kaftjalli
( mëngjesi). Menjëherë pas buke dasmorët
niseshin per te mare nusen, te përcjellë me këngë
nga ata që mbeteshin aty.
Zakonisht udha që kalonin dasmorët vuthjanë
në te kaluarën ka qenë e gjatë. Kjo per
arsye, se sikurse e kemi thënë me sipër martesa
brenda fisit ka qenë e ndaluar, ka qenë vepër
e turpshme, prandaj, si e tillë nuk mund te bëhej.
Kjo traditë, në raste te vecanta është
prishur në te kaluarën, ndërsa pas Luftës
se Dytë Botërore, pas vitit 1950, pothuajse është
shndërruar në një veprim krejtësisht normal.
Por, meqenëse ne këtu po trajtojmë dasmën
në te kaluarën pak me te largët, themi se vuthjanët
i ipnin vajzat e tyre kryesisht në Malësi te Gjakovës,
Rugovë, Rrafsh te Dukagjinit, Martinaj dhe me rrallë
në krahina te tjera. Pra, edhe per te marre mirrnin nga
këto krahina te largëta. Në një pjesë
te këtyre vendeve dasmorët mund te shkonin dhe te
ktheheshin brenda ditës dhe kështu bëhej, mbasi
ata nuk mund te flinin në shtëpinë nga e cila
do te mirrnin nusen. Por, në krahinat e largëta
dasmorët nuk mund te shkonin dhe te ktheheshin brenda
ditës, prandaj caktohej "pikpjekja" - vendi
deri ku do ta "qesin nusen gjinija" dhe ku do ta
"marrin dazmorët". Ne pikëpjekje te parët
duhej te dilnin përcjellësit e nuses, mbasi në
raste te tilla ata ishin pritës dhe duhej te prisnin
dasmorët. Edhe në këto pikëpjekje dasmorët
priteshin me te gjitha nderimet e rastit duhan, kafe etj.,
sigurisht duke pasur parasysh mungesat që nuk mund te
plotësoheshin si në shtëpi. Per veprimet e
mëjteshme te dasmorëve në shtëpinë
e nuses folëm me sipër.
Kthimi i dasmorëve me nusem në shtëpinë
e dhëndërit. Gjatë rrugës ata vijnë
duke kënduar këngë përkryekrahu, duke
provuar kuajt se cili është me i mire në vrapim,
duke bërë shaka etj. Te dera e te zotit te shtëpisë
te parët vijnë dasmorët. Ata priten dhe futen
brenda. Nusja vjen pas tyre. Asaj pa zbritur nga kali i venë
një fëmij ( domosdo djalë) në prehër,
te cilin e ui nga kali para se te zbrezë vete me një
palë £orape në dorë, dhuratë. Nga
kali deri te dera e shtëpisë nusja shoqërohet
nga gjeveri. Aty e presin vjehrra, vajza e gra te tjera, te
cilat mbajnë në dorë një sahan ( pjatë)
me krypë e kokrra te tjera bereqeti, te cilat duhet te
shpërndahen. Nusja i afrohet pragut te derës dhe
me doren e djathtë prek pjatën pastaj qemerin e
sipërm te derës, ballin dhe zemrën. Nusja,
te cilën tani e mbajnë per krahu dy veta, duhet
te shkelë në prak te derës me këmbë
te djathtë. Prej këtu flllimisht e cojnë në
qyler te saj ( dhoma e nuses), dhe nga ky moment ajo u dorëzohet
grave. Burrat nuk kanë me te drejtë te hyjnë
në qyler, mbasi nusja " asht lodhë prej rrugës
se gjatë" dhe duhet te lihet qetë që te
pushojë. Në qyler nuses atë natë ja 9ojnë
bukën, mbasi atë natë ajo si rregull nuk del
prej tij.
Ardhjen e nuses tek burri e presin me rite te tilla ose te
përafërta me to por që janë te trashëguara
nga brezat paraardhës kudo në trevat shqiptare.
Njerëzit e shtëpisë janë ve9anërisht
te gëzuar. Te tjerët që ndodhen aty urojnë
mbarësi në familje, duke shprehur dëshirën
e mire që nusja e porsaardhur te dojë dhe te respektojë
burrin, vjehrrin dhe VJehrrën, te afërmit e tjerë,
vecanërisht uronin që ajo ta shtonte konakun oWe
trima te tjerë.
Hdhe nëkrahinat e tjera shqiptare vjehrra e ka pritur
nusen tek pragu derës me digka te ëmbël në
një ene. Nusja duhej te prekte ëmbëlsirën
e ondosur në ene ( mjaltin ose sherbetin) me doren e
djathtë dhe pastaj te prckle parvazin e sipërm te
derës. Këtë punë duhej ta bënte tri
herë. Tradila e ngjyrjes se gishtave në mjaltë
është shumë e lashtë dhe e |u'i bashkët
per te gjitha trevat shqiptare. Thuhet se, dikur në kohra
akoma lnr Ie lashta ky rit bëhej duke i futur gishtërijt
në brumë. Këto veprime Kiuli) dhe kurdoherë
janë bërë me dëshirën e mire që
ajo te sjellë mbarësi, të jetë i dashur
dhe e respektuar me familjen e re.
HEQJA E DÜVAKUT.
Duvaku i hiqej nuses vetëm kur ajo hynte në
dimmen ( qylerin) e saj. Këtë veprim, heqjen e duvakut,
e bënte vjehrra OSE NJARA nga motrat edhëndërrit.Theksojmë
se këto veprime shoqërohen me kéngë
lirike te ndryshme. Por, vecanërisht u dedikohen nuses
dhe dhandrrit
Dasmorët, të lodhur nga udhëtimi, kanë
hyrë në Oden e Burrave, ku (PRITEN ME DUHAN e kafe.
Bisedohet kryesisht per udhëtimin dhe pritjen qe u kanë
bë miqtë. Ndërkohë Oda e Burrave është
e mbushur plot me dasmorë dhe pritës..
Kështu pra . dasmorct zënë vend, sipas radhës,
sejcili në vendin që i takon duke respektuar parinë,
miqtë e të moshaurit. Vendi kryesor në fis
i takonte bajraktarit, por jo vetëm këtu. Ai i pari
shkonte në luftë, në krye te fisit. Pastaj
janë paria fisnore, meshkujt e shtëpisë se
mire, te moshuarit, miqtë e largët. Kuptohet, se
dasmorët në te gjitha rsatet, flasin mire per miqtë,
i lavdërojnë ata per pritjen që ju kanë
bërë, mbasi "me fol keq per miq koriten vete".
Nuk ka dyshim se dasmorët pothuajse në te gjitha
rastet kanë me vehte edhe mahi9arët (shakaxhijt),
te cilët nuk lënë pa i thumbuar as miqtë,
as dasmorët. fatmirësisht, në raste te tilla
askush nuk zemërohej. Përkundrazi, sipas rastit,
te gjithë qeshnin.
DARKA E DASMORËVE NË SHTËPINË
E DHËNDËRIT.
Mbasi janë pirë kafetë, ndrruar kutitë
e duhanit dhe bisedat e para midis burrave, shtrohej darka.
Në rast se dasma është e vogel, vetëm
me barkun, pra "pa perde", shërbimin mund ta
bëjnë edhe gratë. Sipas rastit shtrohen sofrat.
Në sofër uien dymbëdhjetë burra. Si rregull
uien këmbëkryq. Në bazë te traditës,
në sofër te pare ( kur janë dy ose me shumë
sofra), ulet paria kryesore dhe te moshuarit, pa harruar miqtë.
Pastaj në sofrat e tjera uien pjesa tjetër, megjithëse
edhe në këtë ose këto sofra, do te ulet
ndonjeri nga paria dhe te moshuarit, dhe një gjë
e tillë bëhet me qëllim që te mos ketë
ndarje te theksuara midis dasmorëve te barabartë.
Ushqimi është i barabartë per te gjithë
sofrat me një dallim, se në sofrën e pare tepsia
është plot me "sheja". Në trevën
vuthjane, në te kaluarën, rakija në dasëm
nuk është përdorur, ka qenë i ndaluar
përdorimi i saj edhe sikur ndonjeri nga dasmorët
ta ketë pirë, mbasi te moshuarit përcillnin
thënien e brezave te mëparshëm se "rakija
e prish dazmën", " rakija ti merr ment e njeriu
pa men nuk di ?ka ban". Mospirja e rakisë në
periudhën e kaluar per vuthjanët nuk ka qenë
problem mbasi ata pothuajse nuk e kanë pirë f are.
Dasmorët, mbasi kanë ngrënë bukë,
nëse në sofër nuk ka hoxhë, "jonen
e lajnë duart e zënë vendet e tyre, ndërsa
në rast se ka hoxhë askush nuk mund te §ohet
nga sofra pa " e knue hoxha duan". Hoxha thoshte:
"Masi'jj kena hanger mire asht sevap me ja knue ni elham
bukës". Mbas darkef ata që pinin duhanin, si
rregull sejcili duhej ta ndizte nga kutija e vetij Theksoj
se edhe në këtë rast te darkës dasmorët,
pjesëmarrësit e tjerë nel ceremoninë dasmore,
respektojnë rregullat tradicionale me dëshirën
e| mire "gi mos ja prish dazmën te zout te shpisë".
Kuptohet, se nëse midis te pranishmëve ndodhej ndonjë
mik, nga njü fis tjetër, nderohej dhe respektohej
si i tillë, por gjithmonë duke pasi parasysh porosinë
e trashëguar nga te parët: "mikun neroje si
mik, asnjiherë mos e ba zot shpie n'shpi tane".
Ndërkohë, Oda e Burrave është mbushur
plot me dasmorë dhe bashkëfshatarë te tjerë.
Bisedat janë te llojllqjshme, por në te gjitha rastet
ai që flet dëgjohet dhe respektohet nga te tjerët.
Në vazhdim te rijtë kërkojnë leje nga
parija, nga ai që është ulur në margzën
kryesore "me knue e me luejt". Ai kërkon lahutën
dhe ja ep lahutarit me te mire, i cili gjithsesi "ban
pak naze", por pastaj "ja thek lahutës e kangës".
Domosdo lahutari e fillonte me një këngë te
epikës legjendare. Per kohën që mbaj mend unë
lahutarë te përkryer kanë qënë Rexhep
G. Ahmetaj, Selman Sh. Gjonbalaj e shumë te tjerë.
Theksoj se te dy ata, Selmani e Rexhepi, kanë qenë
thesarë i pashtershëm i mbushur me këngë
te epikës legjendare, historike e te tjera. Njëkohësisht
kanë qenë hokatarë te përkryer me shumë
njohuri dhe aftësi te mëdha iprovizuese. Kështu,
pra, fillimi pothuajse gjithmonë u takonte Mujit dhe
Halilit dhe mbasi këta"vrisnin dhe prisnin krenat
e kundërshtarëve te tyne" bisedohej në
lidhje me ngjarjen. Kështu evokoheshin trimërija,
guximi, vendosmërija me luftue per mbrojtjen e truallit
amëtar kundër te gjithë pushtuesve te huaj.
Pas lahutës, rradhën e ka pasë qytelija. Me
qyteli shoqëroheshin këngët historike dhe patriotike.
Në periudhën që nga vitet 30 e këtej,
në trevën vuthjane me shumë janë pëlqyer
këngët që evokonin heroizmin e luftës
se Nokshiqit, këngë te tjera si "Avro Cemi,
faqe zi...", "Bajram Begu i hipi atit" e shumë
te tjera, pa harruar: "Mark Milani Mark Milica po vijnë
shkinat kukavica". "Oso Kuka...", "shtat
shaljane", gjithashtu shumë pëlqehej edhe kënga
e Halil Gashit... Kuptohet se sejcila prej tyre ishte temë
me vehte per biseda edukative atdhetare. Pas këtyre u
vinte rradha këngëve te ngryta. Dhe këngëtarë
kjo treve vazhdimisht ka pasur. Në Ode te Burrave rrallë
herë këndoheshin edhe këngë per kryekrahu.
Kërcimtarët në Oden e Burrave kërcejnë
te shoqëruar me qyteli, me fyell e qyteli ose me lahutë,
fyell e qyteli. Kërcenin një ose dy veta bashkë.
Po kështu kërcejnë edhe gratë , një
ose dy bashkë, në raste me te rralla kërcejnë
bashkë, një grua dhe një burrë dhe zakonisht,
te dy, duhej te ishin shumë te mire. Pothuajse në
te gjitha dasmat janë prezent edhe kërcimtarët
humorist dhe këta vishen sipas rastit, burri si grua
ndërsa gruaja si burrë, sidomos në ato raste
që dasmat janë pa shumë havale. Theksojmë
se gjatë gjithë kohës këndohen edhe shumë
këngë dashurije nga me te ndryshmet.Lojrat me te
preferuara në dasëm kanë qenë :
KAPUQAT. Lojtarët e kapucave mezi presin "me ju
ardhë reni me marre leje e me i qit kapucat". Pa
leje nuk mund te qiten, mbasi loja e kapugave pothuajse i
bllokon aktivitetet e tjera. Ne fillim ndahen lojtarët,
pastaj sillen kapucat ( 10 palë meste ose corape) dhe
qiten në një shtroje te butë. Si rregull kapugat
i sjell nusjanë pajën e sajë. Kokrrën
e kapucave e kanë vete dasmorët dhe fillimisht "qitet
per kokërr", pastaj fillon loja. Ajo palë që
fiton lojën ka te drejtë te ngrihet dhe te këndojë
palen që ka humbur. Këngët e kapucave janë
shumë te standartizuara, ato rregullisht improvizohen
duke përdorur fjalorë te pakontrolluar, prandaj
asnjëra nga palet nuk e dëshiron humbjen, sidomos
djemtë e rij e ndjejnë shumë, per arsye se
kur te këndojë pala fituese do te përmenden
edhe emrat e tyre.
BATI.
Eshtë lojë vetëm per moshën e re
shumë e mujshme dhe kërkon forcë e shkathtësi,
prandaj te moshuarit janë vetëm vrojtues te kësaj
loje.
Në këtë mënyrë duke biseduar, kënduar,
vallëzuar e luajtur, kalon mbasdarka e pare e ceremonisë
dasmore në shtëpinë e dhëndërit.
BASHKIMIMARTESOR.
Ndërkohë, dhendri është bërë
gati dhe duhet te "hyj në gjerdek". Para se
te hyjë në qyler, dhendri "bëhet hallall
me nanë e me babë e me t'afërm te tjerë",
ndahet prej tyre. Ky moment është shumë i rendësishëm.
Tek dera e qylerit, dhendërin e presin kushurijt dhe
shokët, moshatarët e tij, dhe në momentin që
ai hapë deren këta e shtyjnë duke i rënë
në shpatull dhe shpinë me shpulla, prandaj ai duhet
te veprojë me kujdes dhe shpejtësi me qëllim
që te mos përplaset me ra per tokë. Me ra përtokë
nuk është mire. Kështu pra, me se fundi, dy
njerëz te panjohur, te pa pyetur në shumicën
e rasteve per bashkimin dhe fatin e tyre, ndodhen përballë
njeri tjetrit, në dhomën e vogel, te quajtur qyler.
Ndërkohë, shokët improvizojnë këngë
tek dera e qylerit per pak kohë, pastaj largohen.
Megjithëse dhendri ka hyrë në gjerdek, dasma
vazhdon. Si rregull dhendri nuk qëndron shumë në
qyler te nuses. Kur del, shokët e ngacmojnë. Ndërsa
ata që janë te afërt me dhendërin, me
shumë kujdes venë re predisponimin e tij, i cili
e manifesten me qëndrimin, vetëgëzimin ose
dëshpërimin.
Te moshuarit, në momente qetësije relative, bisedojnë
per dasmën duke evokuar kujtimet e tyre nga e kaluara,
nga ngjarjet që lidhen me dasmën. Por, si ata që
këndojnë edhe ata që evokojnë ngjarje
nga e kaluara i mbyllin duke thënë: "O, qeshtu
thonë e atje s'jam ken". Kështu pra, ka përfunduar
nata e pare e dasmës, por jo dasma, sepse përsëri
ditën e nesërme do te jenë prezent dasmorët
dhe bashkëfshatarët që vijnë per te uruar
per ta vazhduar festën dasmore duke biseduar, kënduar,
luajtur e mahitur.
DITA E DYTË E DASMËS.
Te gjithë njerëzit që flenë në
shtëpi ku bëhet dasma 9ohen herët. Krahishtohen
Oda e Burrave dhe kthinat e tjera. Dasma vazhdon. Aty mblidhen
dasmorë dhe bashkëfshatarë. Rregullisht qerasen
me kafe e duhan. Dasmorët dhe te tubuarit e tjerë
këndojnë e lozin. Dasmorët hanë drekë.
Mbas drekës dasma vazhdon me një ve§ori që
nuk e ka ditën e pare. Dasmorët shohin riusen. Kur
dasma është e vogel, vetëm me barkun, "nusja
del në Ode te burrave me e pa dazrnorët dhe ata
qi janë aty", ndërsa në rastet e tjera,
dasmorët shkojnë e shohin nusen në qyler te
saj ose në ode te grave.
DARKA E FÜNDIT E DASMORËVE.
Mbas darke vonë, para se te erret, shtrohet darka
e fundit per dasmorët. Dasmorët mbasi kanë
ngrënë darkë, kanë pirë kafe dhe
duhan kërkojnë tabakun te mbuluar me mbulesën
që enkas per te ka sjellë nusja.
Theksojmë, se me këtë rast, dasmorët falin
nusen dhe jo tabakun. Prandaj, si rregull parate që mblidhen
i ipen nuses. Te gjithë paret që dhurojnë dasmorët,
sejcili sipas mundësive dhe dëshirës, numërohen,
mbështillen në mbulesën e tabakut dhe dasmori
i pare, bajraktari ose ndonjë tjetër kur ai mungon,
i dorëzon duke thënë: "Qeto janë
nera e dazmorëve per nusen e u kjoft per hajr, e u past
ardhë me kame te mare". Dasmorët, duhet te
dhurojnë te gjithë, pa përjashtim dhe vetëm
pare. Sejcili dhuron aq sa ka mundësi, por, ka pasë
edhe raste kur dasmorët mirreshin vesh bashkërisht
dhe vendosnin sa "me falë". Megjithatë,
edhe në raste te tilla, nuk mund te ndaleshin ata që
dëshironin ose kishin shkaqe te vecanta per te dhuruar
me shumë. Ata që dhuronin me shumë duhej te
cilësoheshin, duke ua përmendur emrat dhe shumën
që kanë dhuruar. Ka patur edhe nga ata dasmorë
që nuk kishin "me dhanë shumën e venosur",
prandaj ka qenë i pranuar parimi " sejcili te japi
sipas hallit e takatit te vet!". Dasmorët janë
te obliguar per te falur nusen. Kjo nuk don te thotë
se nusen nuk mund ta falin te tjerët. Te gjithë
kanë te drejtë ta falin atë, sidomos ata që
kanë ngrënë darkën e fundit se bashku
me dasmorët, por jo sa dasmorët. Sikurse theksuam
këto pare janë te nuses dhe ai që nuk ja jep
(raste te tilla ka patur) përmendet per keq dhe nëse
i ndodh ndonjë gjë e keqe, lidhet me këtë
veprim duke thënë : "Uh, e vraft Zoti e vraft
si i hanger paret e nuses e ja $oi Zoti n'derë tan kte
t'keqe". Pas këtij veprimi pihen kafet e nuses.
Dasmorët dhe te tubuarit e tjerë shpërndahen.
Dasma e burrave në këtë mënyrë ka
përfunduar.
Theksojmë se gjatë gjithë kësaj kohe,
dasma ka vazhduar edhe në oden e grave, madje bëhet
një dasëm shumë e mire. Gratë këndojnë
e kërcejnë, organizojnë lojra humoristike dhe
janë te gëzuara.
DITA E GRAVE.
Natën e pare nusja nuk del nga qyleri dhe gratë,
me përjashtim te atyre që përvidhnin ndonjë
shikim, nuk shkonin tek nusja. Atë e shoqëronin
gratë e caktuara që te mos mërzitej. Gjithësesi
natën e pare te dasmës aty mblidhen pak gra, vijnë
vetëm te ftuarat dhe vajzat e fqinjve e te vëllazërisë
që këndojnë e vallëzojnë se bashku
me ato te shtëpisë. Një mënyrë e
vecantë e te kënduarit te vajzave vuthjane ka qenë
te kënduarit "me gisht në fyt", por ato
këndonin edhe te shoqëruara me tepsi, me qyteli,
ose me fyell e qyteli, ose me fyell e tepsi. Fyellit e qytelisë
u kanë rënë vetëm mashkujt, kështu
që muzikantët kanë qenë te priviligjuar
mbasi hynin në oden e grave. Duhet theksuar se gratë
kanë kërcyer shumë me bukur se burrat. Gjithsesi
dasma ka qenë e këndëshme kur ishte e vogel,
vetëm me barkun ose vëllazërinë dhe bëhej
bashkërisht burra e gra, pa perde. Në raste te tilla
edhe këndohej edhe kërcehej bashkarisht burra dhe
gra. Pelqeheshin këngët humoriste te dy grupeve
te ndara ve9 e ve?, te përziera burra e gra, te cilët
improvizonin aty per aty këngë thumbuese. Kjo mënyrë
te kënduari nuk shoqërohej me vegla muzikore. Edhe
këtu në oden e grave një grua që "din
me u mahit" vishesh si burrë dhe hynte në ode
e i ngacmonte ato. Gruaja imituese është e lire
dhe e pakufizuar në veprimet e saj.
Ditën e grave, ditën e dytë te dasmës,
nusja vjen në ode te grave per te nusëruar. Kështuqë
si rregull ajo qëndron në këmbë gjatë
gjithë kohës. Ulet kur i thonë me te moshuarat.
Por, duhet te ngrihet sa herë që te hyjnë apo
te dalë dikush nga oda. Edhe kjo ditë në oden"
e grave kalon me këngë e hare, por përherë
me te kufizuara se në Ode te Burrave. Megjithëse
dita e tretë është plotësisht e grave
mbasi këtu nuk kanë te drejtë te qëndrojnë
burrat, me përjashtim te atyre që u bien veglave
muzikore. Ky rregull zbatohet dhe per arsye se këtë
ditë mblidhen gratë e katundit, prandaj "s'asht
mire m'u sjell djelmnija nëpër kamët e tyne".
Te gjitha gratë që vijnë "me pa nusen"
vishen me rrobat me te mira që kanë, ndërsa
ato që janë te reja visben me rrobat e nusërisë.
Sejcila prej tyre përpiqet te duket sa me e bukur midis
shoqeve. Gratë vijnë në dasëm per te pare
nusen dhe 9ejzin (pajën) pa qenë nevoja te ftohen,
madje mosardhja është sheje e qëndrimit jo
miqësor ndaj atij që ka dasëm. Mbasi, sikurse
kemi theksuar, "ftesa per vizitë" në trevën
vuthjane ka qenë e panjohur. Edhe gratë nderohen
nga i zoti i shtëpisë me ato që u takojnë
dhe nuk duhet te mbetet ose te harrohet asnjera prej tyre
pa u qerasur. Po ashtu edhe gratë nga ana e tyre e nderojnë
nusen me ndonjë gjë te vogel " sa mos me shkue
duerthatë me pa nusen".
Ditën e grave nusja hap pajën per te pare gratë
që vijnë në urim. Me shpërndarjen e grave
dhe mbledhjen e pajës merr fund edhe dasma.
Puna e pare e nuses në shtëpinë e burrit fillon
këtë natë. Ajo merr legenin, gjymin e ujit
dhe peshqirin e u qet ujë duarsh te gjithë atyre
që kanë mbetur aty. Te nesërmen, dmth ditën
e katërt, gohet herët dhe bashkë me një
djalë te vogel ose një femër te shtëpisë
"shkon me mush uj te kroni". Në këtë
mënyrë ajo gradulisht ingranohet në familjen
e re.
PESORET.
Tri ose pesë javë pas martesës bija duhet
te shkojë në gjini, "në t'pan s'pari".
Por, per te shkuar bija në gjini, duhet te vijnë
pesoret, e me që ata vijnë per ta marre atë
duhet te vijnë tek l, 3,5,7, rrallë herë mundet
dhe me shumë. Kur nusja kthehet në gjini pas tre
javësh qëndron në te panë një javë,
kurse në rastin e dytë qëndron dy javë.
Kur shkon në gjini se pari ajo përgatit kule$et
(gurabijet) per fémij dhe peshqeshe per pesoret. Mbas
një javë ( dy javësh) shkojnë pesoret
e dhendrit per te marre nusen. Këta përherë
duhet te jenë dy me shumë. Edhe kur kthehet nusja
në shtëpi te burrit duhet te bëjë kulegë
dhe peshqesh per pesoret.
Si në rastin e pare ashtu dhe në rastin e dytë,
rregullisht pesoret flinin një natë te miku. Me
këtë rast, në shtëpinë ku ndodheshin
ata, mblidheshin vëllezërija dhe bashkëfshatarët
per ti pritur dhe përcjellë. Edhe në këto
raste te pesoreve këndohet dhe luhet si në dasëm.
Prandaj themi se vetëm këmbimi i pesoreve e përfundon
krejtësisht ceremoninë dasmore.
LIDHJET MARTESORE-
Vuthjanët, në te kaluarën, kanë pasë
lidhje martesore kryesisht me Malësinë e Gjakovës,
Rugovën, Martinajt, Arzhanicën, Nokshiqin, Pepajt,
rrallëherë me Rrafshin e Dukagjinit dhe shumë
me rrallë me Malësinë e Mbishkodrës. Me
boshnjakët (musliman serbishtfolës) pothuajse nuk
kanë patur marrëdhënie martesore fare dhe një
gjë e tillë justifikohej me faktin se te parët
tanë thonin: "Grueja boshnjake te bjen nashken (
shkijenishten), serbishten në shtëpi e ta hup gjuhën
tane". Ndërsa martesat me femra malaziase dhe serbe
nuk kanë ekzistuar në asnjë rast. Shkaqet janë
lë kupiueshme.
Megjithese është fakt i pumohueshëm se, marrëdhëniet
midis shqiptarëve te besimit musliman dhe te besimii
katolik në trevai tona Guci e Plavë, madje edhe
me gjërë, duke përfshirë gjith Kelmendin,
Dukagjinin elj., kanë qenë në te gjitha kohrat
te shkëlqyeshme me lidhje vëllamërije e kumarije,
si dhe te gjilha llojel e marrëdhenieve te tjera në
gëzime e hidhe'rime, lidhjet martesore midis këtyre
dy besimeve, nuk kanë qenë te lejuara nga ana e
hoxhës dhe e priflit. Por, pavarësisht nga ndalesat
e rrepta besimtare raste lë tilla edhe kanë ndodhur,
por nusja që manohej me burrin e besimit musliman konvertohej
edhe vete në te njéjtin besim dhe në rasiin
e kundërl ndodhte po e njëjla gjë.
Në kohë'n (onë shumcka ka ndryshuar në'
lidhje me lemen që trajtuam, e cila përben objekt
te vecantë studimi.
NDARJA E GRUAS.
Lënja e gruas nga ana e burrit në këtë
trevë ka qenë e jusiifïkuar vetëm në
një rast dhe pikërishi kurgruaja (radhëlonie
burrin. Dhe, këlë té" drejlë e
kishte velëm burri, ndërsa gruaja jo. Konsiderohej
e pranueshme. Në rast se burri e rnundonte gruan, ajo
mund te ankohej dhe lë ndalej nëgjini. Paskëtij
veprimi lë njëan.shëm, fillonin bisedimei midis
palëve te interesuara, te cilat në shumicën
e rasteve përfundonin në marrëveshje dhe mirëkuptim,
ndërsa në rast se te dy palet e interesuara nuk
arrinin te mirreshin vesh, ftonin edhe palen e tretë,
sejcila palë, mikun e vet, dhe këtu përfundonte
§do gjë me mirëkuptim. Megjithëse ka patur
edhe raste kur kërkohej dorëzania. Në rast
se gruaja ndalej dhe nuk kthehej tek burri i saj, ajo - pavarësisht
nga mosha - nuk mund te martohej pa e "Ishue" burri,
sepse një martesë e tillë ishte e shoqëruar
me një gjak dhe gjakun e kishte borxh si ai që e
ipte dhe ai që e mirte gruan e tjetrit, dhe sipas kanunit
te Lekës që respektohej në këto treva,
gjaku peguhej me gjak. Ndërsa në rast se burri e
linte, ai kishte te drejtën e kufizimeve, kurse gruaja
nuk mund ta kufizonte burrin. Gjithashtu, marrja e vajzës
se fejuar nga një person tjetër, sillte me vehte
gjakun në shtëpinë e atij që e merrte,
ndërsa prindërit e saj per t'u shfajësuar duhej
te provonin padijeninë e tyre, dhe në një rast
te tillë laheshin duke i kthyer mikut $do gjë që
kishin marre prej tij. Por, ka ekzistuar dhe një mundësi
tjetër në kohra shumë me te hershme. Familjes
që i rrëmbenin vajzën e mirrte vete gjakun.
Ndërsa në asnjerin rast nuk është përjashtuar
pajtimi dhe ka qenë gjithmonë fenomen me prezent
se sa te tjerët.
DALJA E GRUAS NGA SHTËPIJA E BURRIT.
Ky veprim realizohej në bazë te një norme
kanunore me vehte. Ky problem lind kur gruas në moshë
te re i vdes burri dhe gjykohet se "grueja asht e re
e nuk mun t' rrin pa burrë". Në këtë
trevë ka ekzistuar dhe një traditë e mrapshtë.
Martesa e gruas vejë me te vëllain e burrit ose
me një nga meshkujt e tjerë te shtëpisë.
Dhe vetëm kur këta hiqnin dorë nga një
martesë e tillë, ajo mund te martohej ngjetiu. Dy
kanë qenë shkaqet kryesore per kryerjen e një
veprimi te tillë në te kaluarën: l) Varfërija,
2) rritja e fëmijëve nga nëna, ndonëse
e martuar me një burrë tjetër, por gjithsesi
mashkull i asaj familjeje. Edhe kur familja e linte te lire
gruan e mashkullit te vdekur dhe ajo mund te largohej nga
shtëpija e ish burrit te saj, mund ti viheshin kufizime,
madje te rënda. Kështu, psh i thuhej se ajo nuk
mund te martohej në barkun, vëllazërinë,
fisin, madje nganjëherë këto kufizime shkonin
edhe me larg duke i thënë: "Te mos martohet
në Qafë te Diellit e knej" ose " te mos
martohet në Dragobi e knej". Kur gruaja dilte nga
shtëpija e burrit, kishte te drejtë te mirrte me
vehte rrobat e saj personale, ndërsa te tjerat i trashigonin
fëmija, në rast se kishin fëmij, ndërsa
kur nuk kishin, familja e burrit. Gjëja me e rende per
gruan në raste te tilla ka qenë ndarja e saj nga
fëmijët dhe në atë te kaluar te largët
ka qenë padrejtësi e madhe fakti që fëmija
konsideroheshin vetëm te babës dhe asnjëherë
te nënës.
|
 |
 |