Toponomia

Vuthaj. Emri i krahinés, brenda së cilës përfshihen të gjitha fashatrat e saj. Emri Vuthi vjen nga Legjenda e Majës së Vajzës, në të cilén personazhi kryesor është vajza e Vuthit.
Prandaj ka mundësi, që ky emër vjen nga lashtësia. Nga emri Vuthaj rrjedhin dhe emra dhe mbiemra të tjerë: Vuthjan- i , vuthjan- e (emër); Vuthjan, -i,-e (mbiemër) ose sikurse i përdorin në disa krahina të tjera: I Vuthjani, e Vuthjane. Eshtë shumë i përhapur mbiemri Vuthi. Kétë e takojmë në Tiranë, Shkodër, Vlorë Pejë e në shumë krahina të Tjera. Pushtuesi serbë Vuthajt nuk i quajnë me emrin e tyre por me emrin " Vusanjë ".
Dhe në këtë mënyrë përpiqen të argumentojnë se gjoja vika nga fjala "Vuk "(ujk) të ndryshuar me kalimin e kohes me Vus - Vusanje, çka nuk i përgjigjet aspak realitetit as shpjegimt shkencor. Ky shpjegim hidhet poshtë gjithashtu nga fakti se banoret e kësaj ane gjithmonaë e kanë quajtur dhee quajnë vendin e tyre Vuthaj. Po ashtu e takojmë të shkruar qysh në shekullin Xlll në trajtën Vutkaj. Pra, serbishtëfolsi nuk mund ta shqiptojë tingullin "th " dhe siapsa logjikës së tyre megallomane duhet " govori kako je bog govorio " ( fol ashtu si ka fol Zoti ).
Prandaj detyrimisht i duhet gjetur adeukati e që në këtë manyrë "Th' kalon në "S". Kështu që në vend të emrit të vërtetë Vuthaj në shkrimet e autorëve serb e gjemë të shkruar në trajtën Vusanje.
Në lidhje me ketë duhet theksuar se Vuthjan që kanë ruajtur gojëdhënën tradicionale mbi prej ardhjen e tyre, mbi origjinën, mbi vendin e trojet e të parëve të tyre, takojmë dhe sot në Shkodër, Lexhë, Kurbin, Krujë, Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Malësi e Gjakovës, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Sjenicë dhe në shumë zona të tjera të ballkanit, madje jo vetëm të tij, por edhe në shumë vende të Europës dhe të botës. Pavarësisht se ku ndodhen, ku jetojnë dhe punojnë, ata nuk e harrojnë amanetin e të parëve të tyre që me gjakun e vet mbrojtën trojet etnike shqiptare duke luftuar kundër pushtuesve të njëpasnjëshem, Romak, Bizantin, Sllav e Osman.
Kudo që ndodhen, Vuthjanët e dijnë se janë të Vuthit, si janë Kelmendas _Shqiptarë të pamposhtun që kanë ditur e dijnë "me ruajt besë e burrni, fe e atdhe, mikpritje e bujari, trimëri e atdhedashuri".


GËRDHATA
Vend i thepisur Shkamborë,. Prandaj me këtë emër quhen të gjitha pjesët shkëmbore të bjeshkëve në alpet Shqipatre. Duhet patur mirë parasysh se të gjithë bjeshkët shqiptare në zonën nga Malësia e Mbishkodrës, deri në thellësi të bjeshëkve të Kosovës, ndahen në : Rudina dhe Gërdhata. Pothuajse të gjitha fshatrat Vuthjane, po sidomos Valbona dhe katuni i Eperm janë të rrethuara nga male të larta shkëmbore, si Maja e Hekurave, Maja e Rosit, Kollata, Kamlemi, Podgoja.
Të gjitha këto bjeshkë me emra të veçanta sejcila, quhen me një emër të përbashkët: Gërdhatë. Prandaj jo vetëm që nuk mund të quhen me emer tjetër, por domosdoshëmerisht duhet hequr nga përdorimi ? Së pari, për arsye se një bjeshkë me një emër të tillë nuk ekziston dhe, së dyti, për arsye se ky term është marrë në menyrë shumë arbitrare, pa u thellaur fare në një analizë të mirëfilltë kuptimore të përkthimit të termit serbisht "PROKLETIJE", duke bërë në këtë mënyrë edhe një krim tjetër për arsyen e thjeshtë që lidhet me lashtsinë e gjuhes shqipe me këto treva, sidomos kur krahasohet me gjuhën e ardhacakëve të vonshem sllav në këto anë ballkanike. Po ashtu njohësit e serbishtes e dijné se fjala Gërdhatë - tekstualisht nuk mun perkthehet, mbasi asaj i mungojn" tingujt. Dhe prandaj meqë nuk ka mundësi të përktheht është nisur nga kuptimi i fjalës Gërdhatë - vend shkëmbor i thepisur, pra vend i thyëshem, i veshtirë, i pakalueshém, ose që kalohet me vështirësi, prandaj dhe është quajtur "Prokletije"- Vend i mallkuar, vend i shkretë. Për pasojë, serbishtfolsit, të gjitha ato vende që banorët e këtyre anëve i quajnë Gërdhatë, ata ata i quajnë 'prokletije". Nuk ka se si të jetë "bjeshkë të nemura ", bjeshkët livadhore të mrekullueshme që shtrihen në një sipërfaqe shumë të madhe nga Bori në Sylbicë dhe më tej, të Cilat rrallëkun mund të takohen.


QAFA e BORIT

Bjeshkë- Gërdhatë dhe livadhore (rudina). Ndan gërdhatën nga rudina. Serbishtëfolsit me qëllim që të mohojnë çdo gjë që dëshmon lashtësin shqiptare edhe këtë janë munduar ta ndryshojnë, duke e quajtur "Qafbor". Duket qartë se është e njëjta gjë. Edhe qafë edhe bora janë fjalë shqipe. Duhet patur parasysh edhe një fakt se serbishtfolësit në shumë raste nuk kanë mundur të përshtatin përkthimin sepse në rastin konkret do të kishim Qafë - Prevoj dhe Bora- sneg, pra nuk mund të përshtatet, prandaj ka mundur në atë trajtë. Nëpërmjet kësaj qafe Katundi i Eper lidhet me Çeremin dhe më gjerë me Malësinë e Gjakovës. Ka qenë në të kaluëren pikë nga ku përcillej kushtrimi për ndimë.


MAJA E KOLLATËS ( KOLLATA)

ndodhet midis Qafës së Borit dhe Lugut të Persllopit. Eshtë pikë shmë e lartë në alpet Shqipatre. Shpesh herë në të kalurën ka qenë çerdhe strehuse e luftëtarëve të lirisë, edhe e shqipeve.


LUGU I PERSLLOPIT.

Bjeshkë e Vuthjnëve. Nëpër të kalojn një rrugë këmbësore që lidh Katunin e Eperm me Valbonën.

GROPAT E PERSLLOPIT
Ndodhen në të njëjtën bjeshkë dhe janë groa të mëdha livadhore shumë të përshtashme për kullosë. Këtu kanë veruar dhe vjeshtuar barijt vuthjanë me tubat e dhenve. Ndoshta këtu është kënduar edhe kënga e bareshës për bariun " Nisin Bjeshket m' u vetmue ...."

QYTEZA ( QYTETZA)
Shqiptohet nga vendasit Qytezë dhe Qytetzë. Ndodhet midis Qafës së Borit (bjeshkë) dhe Bjeliçit. Është pronë e Vuthjanëve (Ahmetajve). Është nji livadh tipik alpin në bjeshkë shumë të larta, teper karakteristik, i rrethuar nga të tri anët shkëmb rrasor të pakaluëshem. Kur e shikon nga larg, ka pamje e një qyteze - kështjelle shumë të bukur. Në livadhin ka kodrina të vogla (punë për arkeologun).
Dominoin mbi grykën, rrugën që kalon nëpër Asht të Nrelit për në Malësi të Gjakovës. Shtegun e ka në lindje. Pranë, në pjesën e poshtme të shkëmbinjve rrethues, ka shpella.


BJELIÇI
Bjeshkë, pronë kolektive e Gjonbaljave. Thuihej nga të moshuarit se ka kjenë bjeshka e Tuç Gjonit të famëshem.


MAJA e ROSIT
Bjeshkë në Bjeliç, pika më e lartë.


SHPINA e ROSIT
Kështu quhet pllaja e Majës së Rosit.


LUGU i BJELIÇIT
lidh Bjeliçin me Gropat e Romanit.

ASHTI i BJELIÇIT, (Pylli i Bjeliçit)
Këtu, në këtë rast, "A " është e zgjatur Fjala " Asht - i" në këtë trevë përdoret për pyje me sipërfaqe të madhë që janë shekullore.

SHPELLA e PALIT
Të dy fjalët janë shqip. Shpella qysh në lashtësi është e njohur vetëm me këtë emër. Eshtë mjaft e madhe. Ndodhet ne rrënxë të Shkamit të Palit. Verës në të mrizojnë bagëtija. Vende të tilla konsiderohen të bekuara,.


SHKAMI i PALIT
Shkëmb rrasor shumë i lartë, prandaj kur ndonjeri ndërmirrte ndonjë veprim ose punë të vështirë, të parealizueshme, përdorej shprehja orgjinale vuthjane "shtyj byth me Palin", po qe i zoti lëvize shkëmbin nga vëndi, dmth, mos i hy një pune që nuk mund ta bësh.

LUGU i PALIT
Nga Bjeliçi zbret mbi shkemb të Palit.


QETET e PALIT (Bjeliçit)
Të gjitha këto vende janë të lidhura midis tyre. Nga shpella kalohet në Qeta, prej këtej në livadh dhe nga ky në lug. Dëshmi se këtu dikur ka banua Pali ose Paloka.


QETAT e EDHAVE (Qetat e Kqija)
Shtegu për t' u ngjitur në to është shumë i vështirë, madje edhe qetat janë të thyeshme. Prandaj janë vend i përshtashëm vetëm për edha për ti ngujuar gjatë verës.

KUJI i BRESHNIT
Është një kodër shumë e lartë, e bukur, livadhore në Bjeliç.


SHTEGU i BJELIÇIT
Lidh Romanin dhe Bjeliçin me anë të një rruge këmbësore.


ROMNI (Roma)
shpjegimet janë dhënë tek legjenda Maja e Vazës.
BREGU i ROMNIT
LUGU i ROMANIT
ASHTIi ROMANIT
RRASAT e ROMANIT
GURI i ROMANIT
QAFAT e ROMANIT
GROPA e ROMANIT


MAJA e VAJËZES (shih legjenden)

QETAT e SHTJERRAVE
Quhen qeta sepse kanë vetëm një shteg për t'u ngjitur në to. Ndérsa të shtjerrave për arsye se në to çojnë për verim qingjat, ua mbyllin shtegun dhe i lanë pa bari. Në ato kohra vjedhja ka qenë vepër e turpshme, prandaj qingjat kullosin e flinin të qetë në qetat e tyre.

OTERGU i SHEUT
Shpatinë e vogël në afërsi të mrizeve.


BUNI
Emra te tillë ka në të gjitha bjeshkët quhet vendi ku ndërtohen t'banet dhe vathnat për verim. Vjen nga fjala "me bujt". Tek ne nuk përdoren shprehjet me origjinë sllave si stan, stanishte, stajanicë, por fjalët bun, bunishte e baçicë.

ZASTANI
Nuk dihet pse i ka mbetur ky emër që mund të shpjegohet me fjalët "Ndalu" ose e perbërë "për ne n'dban". Pronë e pérbashkët e Vuçetajve e Qerim Sadikajve.


GJOLLA
Kjo fjalë përdoret në shumë kuptime por që të gjitha kanë në shumicën e tyre nji elemnt të pérbashkët - vendet ose objektet e emërtura kështu janë rrethore, janë të rrumbullakta, të rrethura ose jo nga objekte të tjera. Kështu kemi: Gjollat e krypës, që janë rrasa guri në shumicën e rasteve, të vendosura nga dora e njeriut dhe shërbejnë për të kryposë bagëtinë në to, sodomos delet dhe dhitë, prandaj edhe quhen Gjollat e dhenve, që ndodhen pothuajse kudo në kullosë. Gjolla, vende livadhore të rrethuara me pyje - gjollat e Lugut të madh. Por edhe në kuptimin pulla: Ju ka ba kryet gjolla - gjolla, ose ju ka ba ftyra tan gjolla.

LIQENI I SHTARES
Ndan është pikë kufitare midis bjeshkëve të Vuthajve dhe atyre të Shalës. Dikur ka qenë i mbushur me ujë, madje shumë i thellë tani është tharë. Emri nga uji dhe bimësija rrethuese.

BREGU i NËSHTRASHES
Bjeshkë e Kelmendasve, kufizohet me bjeshkët e Vuthajve.

KAMLEMI.
Bjeshkë e vogël në pronësi të Kukajve

RRATHËT E KAMLEMIT


ROPOJANI
Vendi në rrugën Guci, Liqeni i shtares, Kullotë kolektive e Vuthjanëve.

BIRA E ROPOJANIT
Shpellë shumë e thellë që përdorej nga barijt si vend strehimi për të vjeshtuar delet.

LIVADHI I DULIT " VEND I MIRË "
Sipas dëshmive dikur, në të kaluerën e largët, kjo tokë është punuar.


HEJDET
Ky vend ndodhet midis Ropojanit dhe Gjollave të Zastanit. Është në pronsi të Vuçetajve. Ndoshta për këtë arsye janë quajtur banorët e kësaj ane, dikur, në të kaluëren e largët, hejdenik.

FYTET E ZASTANIT
Lugina të vogla që zbresin nga lartësia e malit në Gjolla te Zastanit. Dallohen nga vendet e tjera për faktin se vetëm në këto fyte rriten Lyrthat. Lloj bari i veçantë, me shije të veçantë, të moshuarit e rekomandonin si të shëndetëshem. Dilte në pranverë dhe vit për vit e mblidhnin. Prandaj quhet edhe " Lugu i Lyrthave. Bimë pa stap me fletë të gjerë dhe em shije, erë të përafërt me atë hudhrës...

GURET E IMERIT
Në jug të Ropojanit, në rrënxë të malit të lartë. Janë të mëdhenj, me streh për t'u mbrojtur nga shiu, nevojtari. Rreth tyre dikur kanë veruar ose vjeshtuar barijt.

KODRAT E ROPOJANIT
Vend i pyllëzuar nga Ropojani deri te Kodra e Synit.

SHKALLA E ROPOJANIT.
Kështu quhet rruga nga Mrizet deri në Ropojan.

PUSET E ROPOJANIT
Kështu quhet rrjedha e ujit nga Ropojani q"w kalon përmes pyllit duke u shtuar gjatë rrugës me rrjedha të tjera.


GURËT E ZENUNIT

Janë në karahun e majtë duke u ngjitur Shkallës së Ropojanit. Vendi vjen si gropë e madhe, gurët janë shumë të mëdhenj, në rrënxë me streh në formë shpelle, ku po të gërmosh dalin mbeturina qymyri. Rreth tyre binin në sy mbeturina muri. Ky emër është shumë i lashtë.

LUGU I MADH (MATH)
Lugina midis Kamlemit dhe Podgojës deri në Puset e Ropojanit.

SHTEGU I PODGOJËS
Kalon nga Lugu i madh në Podgojë. Mund të kalojnë nëpër të vetëm këmbësorët dhe bagëtija e imtë.


PODI I GËRDHATËS
Rrafshinë alpine në lartësi të maleve shkëmbore.

PODGOJA
Emër i përbërë nga Pod dhe gojë. Podi në thellësi me dy kodrinat anësore ka formën e një goje të madhe.


RRATHET E PODGOJES.


PAJISHTA
Vendi me dru paje. Vend pllajë. (Pllanë).


BRADA E VEZIRIT
Dikur kjo bjeshkë, sipas dëshmive gojore disponuese, ka qenë e vëllazërisë Vuthjane Bruçaj


SHPELLA E SHLLINES

Ndodhet në rrënxë të Bradës.


RUDINA
Të gjitha bjeshkët që janë livadhore. Rudina është pjesa livadhore më e bukur e të gjithë krahinës. këto livadhe kositen, në to atykëtu mbillen patate, elbi, thekra etj. Duhet theksuar se rudinë quhen të gjitha bjeshkët livadhore krahas emrit që kanë Kështu psh. Rudina e Sjapicës.

GURI I KALASË (KERRSHI I KALASË)
Ky vend ndodhet në afërsi të Gucisë, në rrugën që vjen nga Vuthajt. Guri është pozicioni dominues ndaj Gucisë dhe më gjërë ndaj luginës në drejtim të Plavës dhe të Vermoshit. Gojdhëna popullore thotë se aty, në atë vend, dikur në të kalueren ka qënë një kala. Gjithashtu thuhet se në pjesën e poshtme ku janë varret e ushtarëve turq nuk dihet a ka pasë ose jo varre para tyre, por në pjesën sipërme, ku mendohet se ka qenë Kalaja ka gjurmë varrezash të lashta. Jo shumë larg nga guri, në hyrje të Gucisë ndodhen sarajet e Ali Begut.


GURI I GJON BALS
Ndodhet në Balçinë të Luzhës. Kështu quhet edhe sot. Deri aty shkojnë bjeshkët e Vuthjanve.


GURI I VAJZËS GJONIT

Ndodhet në anën e sipërme të tij. Ka legjenden e vet. Kur erdhën dasmorët dhe e morën nusen, u munduan me e hjek atë gurë prej rruge, por nuk mundën. Në kthim nusja e kapi gurin dhe e hoqi nga rruga, prandaj dhe quhet kështu.


GURI I SAHATIT
Ndodhet në mes të rrugës që lidh Plavën me Gucinë. Pikë treguese se kalimtari ndodhet midis rruge. Po ashtu tregon se ka edhe nje orë dite kur dielli perëndon deri në këtë pikë.


GURI I SAHATIT
Në Pllane të Oruçi Zeqirit. Kur bjen hija e diellit në perëndim aty, ka mbetur edhe një orë dite.


KODRA E KELBAZËS

Ndodhet në mes të rrugës që lidh Vuthajt me Gucinë, midis Qosajve dhe GjonBalajve.


KODRA E NILAJVE

Bjeshkët e Kelmendasve


KOLINA
Emër i fshatit në perriferi të Gucisë. I përbërë nga Kola plus Lini baraz Kolina, serbisht Kolenoviq. Fshat shqiptar, por që me anë të martesave me boshnjake, kanë marrë gjuhën serbe duke harruar shqipen sidomos pas Luftës së Dytë.


BORI I KOLINËS
Këtu fillojnë Boret. Të gjitha janë pronësi të vëllazërve Kelmendas, çka dëshmon më së miri se edhe kolinasit jan vëllazëri Kelmendase.

BORI I QOSAJVE
Pronësi kolektive e fshatarëve të fashtit me të njëjtin emër Qosaj.


BORI I ULAJVE
Pronësi e përbashkët e vëllazërisë Vuthjane Ulaj.


BORI I DEMIRAJVE
Ndodhet midis Borit të Ulajve dhe Borit të Vuçetajve.

BORI I VUÇETAJVE
(i Sadik Bajramit). Ndodhet midis Borit të Demirajve dhe Kujit të Kadisë. Ka qenë pronësi të familjes së madhe të Sadik Bajramit Vuçetaj. Në këtë vend kanë dal për të bjeshkuar me bagëti. Një pjesë livadhore kositej kurse një pjesë e vogël mbillej me patate, elb dhe thekër.

BORI I KUKJAVE
Kufizohet me boret e tjera dhe Potkobillen. Eshtë në pronësi kolektive të vëllazërve Vuthjan Kukaj. Këtu, në këtë bjeshkë janë bërë kërkime gjeologjike.


KUJI I KADISË

Është midis Boreve dhe Radovanit.

RADOVANI
Ndoshet midis boreve,Podkobilles dhe Qafës së Borit. Këtu ndodhen disa liqej të vegjël, të bukur. Pronaret e këtyre dy bjeshkëve janë Kelmendas të shpërngulur prej kohësh nga ato anë dhe të instaluar në rrethin te Lezhës.


POTKOBILLA
Kufizohet me Bjeshkën e Memës, Sjapicën, Radovanin e Boret. Eshtë pronë e Vuthjanëve.


BJESHKA E MEMES
Pronësi e Hakajve (Ulajve)

SJAPICA E HAXHIS
Pronë e përbashkët e Haxhiajve (Kukaj)


SJAPICA E DEDUSHAJVE
Pronësi e kësaj Vëllazërije.


ZABELI I DEMIRAJVE
Pronësi e këtij barku.


ZABELI I BAJRAM MUSES

Pronësi e kësaj familje.


TROKUZI I HASASNAJVE
Pronësi e përbashkët e vëllazërisë.


OSOJNA E MEMES (ÇELAJ)

Pronësi e barkut.


VRANICA E ÇELAJVE.


QAFA E VRANICES

Nëpërm,jet saj kalon rruga këmbësore që lidh Malësinë e Gjakovës me Plaven.


MARKOVÇJA E ÇELAJVE


GJARPNI I ÇEREMIT

Pronësi kolektive e vëllazëris Ahmetj.

MIJUSHA E GOÇAJVE


DERZHANA E ORUÇAJVE (ÇELAJ)


RRATHËT E BARDHË

VALBONA
Fshat - Lum, e Brahim Jakupit - Kukajve.


QAFA E FORUMIT

Nëpermjet saj lidhet Valbona me Katunin e Epërm.


QAFA E VALBONËS
Nëpermjet kësaj qafe kalon rrugë me anë të së cilës lidhet Dukagjini me Malësin e Gjakovës dhe më tutje.


MRIZET.
Quhen kështu mbasi këtu në këtë vend dikur mrizonin bagëtija në hijen e lisave të gjatë. Kishte gjolla krype për bagëtitë dhe burime ku pinin ujë. Vend i bekuar dhe i shejtë. Në pronësi të përbashkët të fshatit.


SYNI I SKAFKAÇIT
Bukuri magjike. Ndodhet në Katun t'Eperm. Eshtë burim i madh midis një guri të rrethuar nga kodrina të vogla me shkurre dhe livadhe. Eshtë në formë rrethi, në formë e një syni të madh, me ujë të pastër, të kristaltë që nuk shterr asnjëherë. Prandaj edhe emri Syni. Thonaë se kanë rrënjë të përbashkta Syni i Skafkaçit, Kroni i Thethit (Shale) dhe Burimi i Valbonës. Në vjeshtë dhe pranverë këtu derdhen Sheu i Mrizeve dhe Sheu i Trent. (Te ky i fundit e ka vendin qoftëlargue - dreqi). Ky burim mijravjeçar nuk ka pasur, as që ka emër dhe legjendë tjetër. Janë mjeran ata që mundohen ta njollosin burimin e pastër si shpirtin e banorëve të atyre krahinave me emra të tjerë.


GURI I ÇAME (KERRSHAT E ÇAME)

Janë dy pranë njari - tjetrit shumë të lartë, duken sikur i ka çarë dora e njeriut.


KODRA E SYNIT
Ndodhet pranë burimit.


LESKOVA
Ka livadhe, are, dhe kullotë. Ka shumë lajthi, prandaj dhe emri shqip domosdo ka qenë lajthi.


GJOLLAT E LESKOVËS
Këtu livadhe (roga) që quhen gjolla por ka dhe gjolla krype. Janë pronë e përbashkët e fshatit.


SUKAT E LESKOVËS

RRETHI I LESKOVËS


SHPELLA E FRATIT

Ndodhet në rrathë të Leskovës.


LAQE
Livadhe në pronësi të Vuthjanëve. Pothuajse krejtësisht të rrethuara me ujë. Pra livadhe që lahen nga uji.


DRUNI I SHTREMT
Ndan Paishten e Katundit t'Eperm nga ajo e Gjonbalaj.

ZGERLYQI I LESKOVËS
Grykë - rrugë që zbret nga Leskova në Gjonbalaj.

SUKA
Janë disa vende të tilla që kanë shumë rrasa guri prandaj dhe quhen kështu.


PODET
Rrafshina me kullosë në krahun perëndomor të Zgërlyqit.

SHKAMI I BLETËS
Ndodhet në fund të Paishtes së GjonBaljve. Sipër Podeve. Në shkëmb bleta ka ndërtuar " banesën " e saj. Të moshuarit thonë se këtu i kanë lënë brezat parardhës. Konsideroheshin si të shejta dhe të paprekshme. Thuhej "ai çi shkon me i guc ato, thyen qafën ". Në verë nga të nxehtit mjalti pikon.

LIVADHI I VOGËL
Ndodhet pranë Gerles.


GERLA E VUTHAJVE
Ujvarë shumë e bukur. Një vend i tillë kaq i bukur është vështirë të takohet. Në këtë ujvare derdhen Skafkaçi që vjen nga Syni dhe Sheu i Mullinit me prurjet e tyre. Në hyrje është ujvara. Uji bjen pingul nga lart posht pa takuar asgjëkundi. Atje ku bjen ka krijuar një pellg të madh. Dhe pastaj uji zhduket nëpër të çarat e shkëmbit në një thellësi shmë të madhe ku ka krijuar dhe shtratin. Nuk duket deri në dalje në GjonBalaj. Dalja po ashtu është shumë e bukur. një shpellë shumë e madhe. Në Gerlë ka tri vendkalime, Lugu i Vades së Shales, Ura e Gurit që nuk është shumë larg LUGUT por që është në thellsi të madhe dhe përdoert shumë rrallë, Ura e Gurit mbi Gjonbalaj që përdoret rregullisht vetëm nga këmbësorët.

MREMATANA
Lagje e vogël në Katund të Eperm, me livadhe, ara e ujë të bollshëm.

GROPAT E DHIVE
Disa rroga të vogla sipër gjollave në Mrematanë.

GROPA E QELANAJE
Një rogë e madhe pranë fshatit. Aty ndodhen dhe varreat e hershme.


QOKISHTA.

VELABISHT
lagje e vogël në Katund të Eperm.


ZARUNICA
Lagje e vogël në Katun te Eperm.

SHKALLA E ZARUNICËC


PLLANA
Quhen kështu të gjitha pllajat.

MOKNA
Ndan Katunin e Eperm nga Gjonbalajt. Këtu pranë kalon një prru ku thonë se në të kaluarën ka pasur mulli. Ka mundësi që edhe emri të jetë shumë i lashtë.


SHEU I MORRAVE
Vjen nga boret, kalon Katunin e Eperm dhe Gjonbalajt dhe derdhet në Skafkaç.


QARRISHTE
Pllajë me shkurre qarri.


KERRSHI I QOSAJVE

SHTREJTI
Ngushtica që ndan Gjonbalajt nga Qosajt.

ZALLI I VUTHAJVE
Vend livadhor në afërsi të Gerles ku mblidheshin njerëzit e rrinin, të rijt luanin.


LIVADHET E VRUJES
Lumi nga burimi i Synit deri te Burimet e Ali Pashës quhet Skafkaç,pastaj nga këtu deri se bashkohet me Gerçarin quhet Vrujë. Gerçari dhe Vruja formojnë Luçen. Livadhet e Vrujës janë pronësi të Vuthjanëve.

BURIMET E ALI PASHËS
Ndodhen në rrënxeë të Bradës. Janë në pronësi të Vuthjanëve. Këtu është edhe kufiri i trevës Vuthjane me Gucinë. Eshtë vend turistik shum i bukur.


LLAZET
Kështu quhen të gjitha pjesët livadhore (gjollat) që ndodhen nëpër pyje nga Kolina deri në Hakaj.


ZALLI I KOÇISË
Ndodhet midis Kolinës dhe Krushevës. Vendi i përshtatshëm për vrapim kuajsh. Prandaj edhe emri është i tillë.

GURRA E MEHMET ZENELIT

GURRA E BUZBREGUT

GURRA E ZARUNICËS

GURRA E FUSHËS SË SIRME


SKAFKAÇI

Buron te Syni dhe derdhet në Vrujë.


QAFA E PEJËS
Lidhe Plavën dhe Gucinë me Dukagjinin dhe Shkodrën. Në Qafë të Pejës ndodhet edhe një vend që quhet Runica. Këtu ka gropa, të cilat në të kaluerën mund të kenë shërbyer për të nxjerrë mineral prej tyre.


SHPELLA E PEJËS
Ndodhet në shpat të Qafës së Pejës kur zbret për në Theth. Këto toponime, pra, ndodhen midis trevës Vuthjane dhe Dukagjinit. Këtej ka kaluar rruga e herëshme që ka lidhe dy qendrat e mëdha tregtare shqiptare, Shkodrën dhe Pejën. Prandaj është krejtësisht logjik emërtimi mbasi përgjigjet në pytjen: Ku po shkon ? Në Pejë. Për ku je nis ? Për në Pejë. Kah po kalon me shkue në Pejë? - Po i bie për Qaf të Pejës. Ku të zuni nata? - Në Qafë të Pejës. Po ku fjete.- Në Shpellë të Pejës.
Eshtë interesante fakti se, sikurse kam theksuar edhe në raste të tjera, serbishtfolësit kudo ku kanë mundur kanë bërë përkthime, përshtaje ose kanë ndryshuar toponimet autoktone shqipe. Edhe këtu janë munduar ta ndryshojnë prandaj e kanë emërtuar peqakeq. Sikurse shihet kemi një toponim të përbërë nga fjalët: Peq - Peja dhe keq - i keq.


MARTINAJT
Fshat, i cili me sa duket emrin e trashigon nga Martini. Pushtuesit serb edhe këtu kanë bërë ndryshime duke e quajtur Martnoviq - Martinoviq.


JERINA
Eshtë një majë e vogel ndërmjet Martinajve, Zagrajes dhe Dosugjes. Thuhet se aty dikur ka ekzistuar një Kala. Eshtë vend që dominon mbi të gjithë Luginen nga Gucia në Plavë. Pranë ndodhet fshati Zagragje me shumë livadhe dhe kodrina. Vend interesant për Arkeologët.


MURRIZET E MARTINAJVE

Quhet kështu një pjesë e rrugës midis Martinajve dhe Dosugjes.

DERSHKAMJA
Nga fjala shqipe Ndershkamja, bjeshkë që kufizohet me bjeshkën e Dul Dashit, të cilin serbishtfolsit e quajnë Dulov Katun.


QAFA E KUQE

Ndodhet në bjeshkë të Martinajve.


LLAZI I PRELASH GJOKËS

Dëshmi se pronari i dikurshëm ka qenë Kelmendas dhe nga dhuna e pushtuesve të ndryshëm është larguar.


QAFA E GJO TURKUT
Ndodhet midis bjeshkëve të Martinajve dhe të atyre të Kelmendasve të shpërngulur.


GROPA E LEK RRUSHËS


KODRA E UJKES


LLAZI I MUSTAF KURTIT

SHEU I PRELIT

VIZITORI I SYKAJVE
Këta janë Kelmendas të shpërngulur prej kohësh në Rrethin e Lezhes.

GOLESHI I TURKUT


QAFA E RUDAJE


GROPA E SMAJLIT
Lagje e fshatit Martinaj.


GJATORE
Ndodhen sipër Gropës së Smajlit dhe është vend i përshtashëm për gjueti.

KODRA E NINAJVE
Bjeshkë e Martinajve.


GROPA E DEÇIT
Aty ndodhet edhe Gurra e Gropës së Decit.

MAJA E MEHIT
Serbishtfolsit e quajn Greben.


ZELETINA E MIRË E GJERIT

Zbret deri afër Cecunit.

ZELETINA E GJETO ÇOKUT
Ndodhet midis Cecunit dhe Nakutit.


VALI I MARTINAJVE
Bjeshkë, pronësi kolektive e fashtit.


QAFA E VALIT


DBANISHTA
Kështu quhet Buni.

BJESHKA E KEQE
Pronëe Martinajve, zbret deri afër Morinës.


KUJI I QAFËS
Ngjitur me Mejën e Mehit.

BIRAT E XETA
Ndodhen në shkëmb siper Fshatit Martinaj.

SYNI I HAVES
Burim në fshatin Martinaj.

BRINAT (Shleg) e ROQKES

LIVADHET E LUÇES

LIQENI I PLAVËS
Këtu derdhet Lumi Luçë me prurjet e tij dhe nga ky Liqen buron Lumi Lim.


PEP SHOSHI
Serbishtfolsit e quajnë Vojnoselo për faktin se këtu në kohën e pushtimit Osman patën ardhë mercenarë të tyre serbishtfolës nga krahinat e thella të Bosnjës.

KRONI I PEP SHOSHIT
Ndodhet në qendër të fshatit.

PRROI I MUÇES
Ndodhet në Pep Shosh.


PRROI I BARDHË

Ndodhet në fshatin Hakaj. Pranë këtij përroi éshtë gjetur në thjellësi një gur mulliri i hershëm.

ÇAKORRI> QAFA E ÇAKORRIT
Fjalë të pastra shqipe. Kjo qafë ndan krahinën e Plavës nga ajo e Rugovës. Serbet e quajn vetem Çakorr.

QAFA E DIELLIT
Ndodhet në rrugën që lidh Plavën me Pejën midis Meteheve dhe Fushës së Babës. Serbët dhe këtu kanë bërë ndryshime duke e quajtur Dio, që don të thotë pjesë ose ndarje.

VORRI I HANES
Ndodhet midis Bunit të Sjapicës dhe Qafës së Vranicës.







 

 

       
E Maili yn

na shkruani

   

© gusht.2004 by " www.plaveguci.eu®