VESHJA KOMBËTARE


Veshja kombëtare vuthjane është e përafërt ose e ngjashme me veshjen kombëtare te krahinave veriore shqiptare, sidomos me veshjen e Malësisë se Gjakovës, por gjithsesi ka edhe ndonjë veçori te veten lokale. Veshja kombëtare shqiptare edhe në këtë trevë autoktone, etnikisht te paster shqiptare, ka evoluar nga fustanella e bardhë, tek guna e bardhë deri tek veshja bashkëkohore, nga plisi (kapucj) e shalli i bardhë deri tek kapela bashkëkohqre, nga opingat e lopës te punuara me dredhë lëkure deri në këpucët moderne. Në te kaluarën dalloheshin veshja e përditshme per punë, veshja per raste gëzimesh, si per burrat dhe per gratë, veshja per te moshuarit, veshja per te rinjtë dhe sidomos veshja e nuses.


VESHJA KOMBËTARE E BURRAVE.

 

Si çdo gjë tjetër edhe veshja kombëtare e burrave me kalimin e kohës ka evoluar, madje aq shumë saqë sot në këtë krahinë, tek banorët, pavarësisht nga vendi ku banojnë, predominon veshja bashkëkohore. Sikurse tregonin te moshuarit në te kaluarën edhe në këtë trevë burrat dikur vishnin fustanellë te bardhë. Me kalimin e kohës, fustanella u zëvendësua me rroba leshi. Fillimisht burrat vishnin tirq leshi te bardhë me vija te holla gajtani te zi, xhamadan te bardhë leshi te zbukuruar po ashtu me gajtan te zi, gunë te bardhë leshi, kapuç te bardhë dhe shall te gjatë te bardhë me te cilin pshtillej pjesa e sipërme e kokës dhe qafa, çorape leshi dhe opinga lëkure te punuara me dredhë lëkure që quheshin "opangë gogishte". Kjo veshje ka qenë e përafërt ose e njejtë me veshjen e Rugovës, e cila e ka ruajtur deri vonë. Sot, rugovasit këtë veshje e përdorin në raste te festave familjare ose kombëtare. Ndërsa në krahinën tonë kjo veshje deridiku e rende dhe jo shumë praktike, gradualisht u zëvendësua me rroba te tjera po prej leshi, por te punuara me te lehta dhe me me shije. Kështu që një veshje e tillë, me kapu? te bardhë, shall ose shami ( faculete) në krye, kemishë qenari ose beze, me jakë te punuar me shije ose te thjeshtë sipas përdorimit, xhamadani i bardhë me spik te zi, i cili me vonë zëvendësohet nga jeleku me sumbulla i Gjakovës, guna e bardhë ose e zezë, tirqit zëvendësohen me rroba te punuara po prej leshi vetëm se te punuara me shije dhe sipas trupit.
Nga sa kam pare dhe kam mësuar nga te moshuarit e atyre trojeve ne ato kohra kështu visheshin burrat vuthjanë, por edhe ata te Peshterit, Rugovës, Rozhajës, Plavës dhe Gucisë, te Kelmendit dhe te gjitha këto krahina këtë kostum kombëtar kanë përdorur deri vonë, dhe në rastet e festave familjare dhe kombëtare e përdorin edhe sot. Theksoj se vuthjanët janë ndikuar me shpejt nga veshja gjakovare dhe me siguri nëpërmjet te lidhjeve miqësore që kanë pasur me Gjakovën dhe krahinat e saj. Pjesët përbërëse te veshjes kombëtare te burrave:

Kapuçi,

plisi ose qylahi i bardhë "në vetull te synit", krenari kombëtare edhe sot e kësaj dite. Fillimisht ka qenë i punuar prej leshi te bardhë nga artizanë qeleshepunues në qytete. Me vonë hyn në përdorim, kryesisht te "krenarëve" dhe te te rinjve edhe kapuçi i deves që nuk prodhohej në vend, por importohej. Ka qenë shumë i bukur. Sikurse thamë në te kaluarën e largët është përdorur edhe shalli i bardhë, i cili zëvendësohet me një shami e që tani nuk përdoren as njeri as tjetri. Burrat zakonisht kanë pas përdorë faculeta te zeza ose ngjyrë kafe te cilat i lidhnin " "rreth kreje". Ndërsa te rijt mund t'i mbanin edhe me ngjyra te tjera. Feculeta është përdorur deri në kohë te vonë, madje mund te takohet, në raste shumë te rralla, edhe në kohën tonë. Kurse kapuci i bardhë, ruhet dhe nga një pjesë e vogel e banorëve te kësaj treve, përdoret rregullisht, ndërsa nga një pjesë tjetër përdoret si simbol kombëtar në raste te ve9anta.

Këmisha,

thonin te moshuarit se dikur në kohra te hershme këmishat punonin gratë në shtëpi. Me vonë ato zëvendësohen nga këmishat e punuara po nga gratë por me kambrik ose beze te blerë në pazare. Kuptohet se gratë i qepnin me dorë dhe me ose pa zbukurime, me qëndisje në jakë, gjoks dhe mëngë. Kështu punoheshin sidomos këmishat që përdoreshin per raste gëzimesh, nga te rinjtë.


Xhamadani.

Dallohen dy lloj xhamadanësh. Te dy janë te punuar prej zhguni te bardhë por që mund te ngjyheshin edhe te zij. Modeli i vjetër ka qenë me i madh, ndërsa modeli i dytë me i vogel, me perdoracak. Po ashtu është përdorur edhe jeleku i punuar vete, trikoja ( fanella). l )ikur është përdorur edhe jeleku i Gjakovës me fije ari e sumbulla ari. Ky jelek është huazuar nga Gjakova, 9ka dëshmon edhe emërtimi i tij "icleku i Gjakovës me fije e sumbulla ari". Ky lloj jeleku përdoret edhe sol në raste festive. Modeli i vjetër i xhamadanit ka qenë i gjatë deri në hel, mjaft i gjerë, me mëngë te gjata deri te ky9i i dorës, në pjesën e poshtme te mëngës, nënsqetull, i 9arë deri te bryli dhe i zbukuruar me spik te zi. Madje edhe kamfet e tij punoheshin prej spiku. Xhamadani ( jeleku) me sumulla dhe me gajtana anterije, sikurse thamë është i Gjakovës dhe punohej me përmasa shumë te vogla, i shkurtër në pjesën e pasme dhe te përparme, nuk mbërthehej. Pra mbulonte vetëm shpatullat dhe dy anët e gjoksit. Në përgjithësi duhet thënë se burrat vuthjanë kanë qenë "krenar" dhe ky fakt ndoshta i ka detyruar ata që rrobat e trapit, këmishë, jelek, shokë e shall, tirq etj ti mbajnë shumë te pastra.


Guna (tallagani).

Gunat kanë qenë dy llojesh: Guna e shkurtër, me mengë te gjatë ose te shkurtëra dhe guna e gjatë. Kjo e fundit e dosmosdoshme per bariun "5! e kalon motin në shi e borë". Gunat punoheshin prej zhguni, zakonisht ngjyheshin me ngjyrë te zezë, kishin kapole per te mbuluar kryet. Kapolet kanë qenë te hapura, sidomos te guna e shkurtër ose te mbyllura, me shpesh te guna e gjatë. Gunat punohen pa zbukurime.


Qyrku.

Nuk punohej prej zhgunit por blihej në pazar dhe ishte prej stofi me jakë prej lëkure. Nuk ka patur përdorim masiv. Me shumë e përdornin te moshuarit dhe ata që pak a shumë ishin te kamun, prandaj dhe thuhej në popull: "jo gjithkujt i ka hije qyrku". Ndërsa shaljani ka lënë një fjalë shumë te urtë duke thënë: "Hem dreq q'paqa, burra, meta per i qyrk pa hi ner burra".
Xhaketa (setra). Vjen në përdorim pas xhamadanit dhe e zëvendëson atë gradualisht. Plotësisht hyri në përdorim masiv pas Luftës se Pare Botërore. Fillimisht xhaketat e përdorura në këtë trevë bëheshin prej zhgune. Qepeshin tek terezija ose rrobaqepsi. Terezi në krahinën e Plavë-Gucisë, quhej vetëm ai që qepte rroba zhguni ( shajaku) si xhamadan, unë, xhaketë, tirq prej leshi. Nga xhaketa e zhgunit gradualisht u kalua në përdorimin e xhaketës prej stofi te blerë në treg. Kjo lloj xhaketë hyri në përdorim te përgjithshëm vetëm pas Luftës se Dytë Botërore. Xhaketat nuk zbukuroheshin. Xhaketa e zhgunit përherë ngjyrosej me ngjyrë te zezë. Tani pothuajse në te gjitha fshatrat e trevës vuthjanë predominon veshja bashkëkohore.


Shoka.

Shoka punohej prej leshi nga gratë dhe përdorej nga burrat per te mbështjellë përmjetin ( belin). Pejt, me te cilët punohej shoka zakonisht kanë qenë dy ose tri ngjyrash. Por ngjyra dominuese në te gjitha rastet ka qenë kuq e zi, me sa duket ndikim i simbolit kombëtar shqiptar-flamuri. Janë te gjata per te mbëdhtjellë disa herë rreth përmjetit dhe duke mbuluar pjesën që mbetej e pambuluar nga tirqet e xhamadani. Gjerësija e shokës ka qenë e ndryshme. Ka patur te ngushta (per krenar), te mesme dhe te gjëra. Tirqit dhe shoka janë përdorur bashkë. Asnjëherë nuk mund te përdoret njeri pa tjetrin mbasi shoka plotëson një boshllëk që mbetet i pa mbuluar. Shoka ngjeshesh rreth belit thjesht ose krenarisht ( me dredha e përdredha). Shoka si objekt, pjesë përbërëse e veshjes kombëtare, ka hyrë në përdorim se bashku me tirqit.


Shalli.

shalli lidhet si shoka në përmjet, por para saj. Lidhja e tyre, e shallit dhe shokës, kërkonte pak mjeshtri, mbasi shalli ka hyrë në përdorim me vonë duke u kombinuar me shokën në përmjet per t'u dukur me bukur. Shalli është me ngjyra te ndryshme por dominon e bardha. Nuk punohej nga gratë në mënyrë artizanale por blehej në treg. Ka mundësi që te jetë huazuar nga veshja gjakovare.


Tirqit- Çakshiret.

tirqit e burrave në Vuthaj punoheshin prej zhguni te bardhë, rrallëherë prej zhguni te zi, dhe me gajtana te zi në shkjegzë para dhe mbrapa si dhe anash këmbëve. Zhguni dhe spiku punoheshin nga gratë punëtore fshatare, ndërsa per t'i qepë i qepte terezija. Tirqit i mbajnë edhe në shumë krahina te tjera veriore dhe verilindore te Shqipërisë etnike, por tirqit që përdoreshin në këtë trevë dalloheshin nga ata te krahinave te tjera nga prerja mbas trupit dhe nga sasija e spikut te zi te përdorur per zbukurimin e tyre në shkjegëza, para dhe mbrapa këmbëzës . Po ashtu tirqit nuk vareshin sikurse në Malësi te Shkodrës por ishin me te gjatë dhe mbulonin pjesën kryesore te vitheve. Nuk ishin shumë te gjërë sikurse në Lumë ose në Dibër. Përpara vijnë deri në shkjegeze, këmbët janë te puthitura pas trupit dhe pjesa e pulpës përherë duhet te jetë e mbërthyer. Shkjegëzat janë në lartësinë e krokullave, në formë harku, te rrethuar me spik te zi. Sikurse thamë pjesa që mbetet në përmjet e pambuluar midis tirqeve dhe xhamadanit, mbulohet nga shoka dhe shalli. Nga fillimi i këtij shekulli në Vuthaj hyn në përdorim edhe lirqit e Gjakovës. Quhen kështu sepse fillimisht i blinin në Gjakovë. Kanë qenë te ngjashëm me tirqit që përdoreshin në krahinë, vetëm se ngjyrë kafe.


Pantallonat

. Me kalimin e kohës, gradualisht, tirqit u zëvendësuan me pantallona zhguni ngjyrë te zezë te punuar krejtësisht në vend që n;1,;i ijerrja, endja, bërja e zhgunit në vekë ( vegj), prerja dhe qepja, me |H;I jashtim te "shkeljes", që bëhej në "vajanicë". Me kalimin e kohës pantallonat, megjithëse zhguni, priten dhe qepen nga rrobaqepësit në qytet te modelit kilota (qillota). Zëvendësimi i tirqeve me pantallona ka patur shumë anë te mira. Pantallonat kushtonin me lire, rrinin me mire në trup, janë me te përdorshëm, prandaj te rijtë hoqën dorë nga përdorimi i tirqve shumë kohë para te moshuarve. Tani tirqit ruhen dhe përdoren vetëm si relike kombëtare nga persona te veç antë në raste festive. Duhet thënë se që nga vitet 50 te këtij shekulli te rijtë vuthjanë pothuajse krejtësisht vishen me rroba qytetare. Vetëm bariu që e kalon kohën në bjeshkë ku fryn era, bjen shi e borë, nuk heq dorë nga rrobat e leshit.


Çorapat,

Këta punoheshin prej leshi dhe kanë qenë te ndryshëm, 9orapa dimri, vere, çorapa te holla, te trasha, me shputa te holla ose te trasha, te punuara drejtë ose krenarisht, gjithmonë me pesë gjypnere. Duhet thënë se punimi i tyre ka qenë shumë i zhvilluar, mbasi kaekzistuar një gare e heshtur midis vajzave dhe nuseve se kush i punon me te bukura per te fejuarin apo burrin. Madje, sejcila krenohej "me yrnekun çi! se ka kush". Në përgjithësi gratë vuthjanë me gjypnere kanë punuar shumë bukur. çorapet edhe në te kaluarën janë përdorur shumë si peshqesh.


Mestet.

Punohen prej leshi nga gratë shtëpijake. Janë dy llojeshe, te përdorimit te përditshëm sidomos në stinën e dimrit, dhe jo vetëm si objekt përdorimi te zakonshëm por edhe si objekt zbukurimi. Prandaj punimi i tyre ndryshonte nga punimi i mesteve te përdorimit te përditshëm, te cilat ishin te thjeshta, te drejta, te bardha ose me ngjyrë. Kurse mestet e tjera që kryenin dy funksione, ngrohje dhe zbukurim, punoheshin me pej leshi te mire, me ngjyra te ndryshme, me qëndisma te punuara me grep në qafë dhe trinë te këmbës. Qëndisma që u vihej në qafë quhej ojme e punohej enkas per to. Lartësija e mesteve ( shputave) mund te arrij deri te zogu i këmbës. Mestet janë përdorur edhe si shej (dhuratë). Por ato përmenden edhe në këngët popullore. Kur e pyesin vajzën se ku ishte dhe 9ka po bënte, ajo përgjigjej: "tue ja qinis mestet jaranit..." "Nusja e mire duhet me pasë në pajën e sajë, përveg te tjerave edhe 10 palë meste me jau qit kapugat dasmorëve".


Opongët ( opingat).

Në kohrat e hershme, madje deri vonë, në këtë trevë janë përdorur opinga te punuara nga lëkura e lopës, kalit ose lëkura e ndonjë kafshe tjetër. Lëkura që përdorej per këtë qëllim duhej te regjej dhe te thahej mire. Kuptohet, se përveç lopës që pritej pastërma, kafshët e tjera nuk priteshin per t'jua marre lëkurën per opinga, por lëkura e tyre shfrytëzohej per këtë qëllim kur ato mund te shfrytëzoheshin si pasojë e rrjedhojave te ndryshme. Opingat punoheshin në dy mënyra: Gogishte, opingës i hapeshin vrima rretherrotull dhe nëpër to shkohej një dredhë e trashë me anën e se cilës ajo tkurrej duke i dhënë formën dhe përmasën e këmbës. Tek gishtrijtë forma e saj ishte me majë. Pastaj me dredhë lidhej togëza që vendosej afërsisht në mesin e trinës se këmbës dhe kjo lidhej me dredha te tjera nga gjashtë drejtime. Ndërsa pjesa e pasme punohej me vegëza, te cilat shërbenin per te shkuar një dredhë nëpër to dhe per te shtërnguar opingën pas këmbës. Këto lloj opingash sidomos janë përdorur me corapa dhe shputa te trasha leshi në periudhën e dimrit dhe me pak në stinët e tjera. Lloji i dytë i opingës ka qenë po prej lëkure, por punimi i saj ka ndryshuar nga i pari. Edhe kjo punohet me dredhë por jo me majë te theksuar. Edhe kësaj opinge i hapen vrima rreth e rrotull nëpër te cilat shkohet një dredhë e trashë, me anën e te cilës opinga tkurret sipas formës se këmbës, por jo me majë te theksuar. Pastaj pjesa e sipërme e opingës punohet me dredha te shpeshta duke filluar nga gishtërijt dhe deri në rrënzë te trinës se këmbës. Mbasi te ketë përfunduar kjo punë nga qendra deri te gishti i madh thuret një bistek me anën e te cilit lidhen dhe shtrëngohen dredhet e tjera, i cili shërben per t'u lidhur opinga në pjesën e pasme te saj. Theksojmë se kjo lloj opinge prej lëkure nuk ka qenë e fortë, prandaj me kalimin e kohës ajo është zëvendësuar me opinga te tilla por jo prej lëkure, por prej gome. Hdhe këto janë përdorur per një kohë te gjatë duke i punuar me dredhë lëkure te cilat u zëvendësuan me pej prej qenari. Meqenëse kjo lloj opinge ishte me e qëndrueshme, edhe punimi i tyre u përfeksionua shumë. Këto u /ëvendësuan me opingën e Shkodrës, e cila tanimë blihej në treg. Që fundi i Luftës se Dytë Botërore në këtë anë kanë hyrë në përdorim këpucë, te cilat në vitet 50-të ishin në përdorim te përgjithshëm. Deri këtu përmendem, pjesët e rrobave që vishnin burrat në te kaluarën illic te tanishmen. Por, burri i veshur me kostum kombëtar te mirëfilltë ni; (ë kaluarën per te qenë i kompletuar duhej te kishte edhe disa sende d1 ijcra, madje sa me te mira dhe sa me te shtrenjta, si:
- Sahat xhepi, mundësisht "Serkisuf" turku;
- Qystek sahati te Stambollit, te gjatë ose te shkurtër, të punuar prej argjendi me shije;
- Unazë prej argjendi me gure ose pa gure. Burrat nuk e kanë përdorur
shumë. Unaza floriri në ato kohra nuk ka patur në përdorim në këtë
krahinë;
- Kuti duhani ( vetëm ata që e kanë pirë) prej bakfani, por edhe te
punuar nga mjeshtrit popullorë prej druri dhe te zbukuruar me gdhendje;
- Qelibar, pip duhani, cigare duhani. Punoheshin prej argjendi, füdishi,
briri ose druri;
- Pushkë, me e përmendura ka qenë manxerja e turkut. Tradita e
mbajtjes se armëvê ndërpritet rreth vitit 1920, kur këto troje pushtohen
nga serbomalazezët. Dhe rivendoset kjo traditë në prill te vitit 1941, kur
këto troje bashkohen me truallin mëmë në një shtet te vetëm dhe vazhdon
deri në fund te vitit 1944, kur Krahina e Plavë- Gucisë ripushtohet nga
sllavokomunistët;
- Rrethi ( gjerdani) i fishekëve. Këta bliheshin në treg, kryesisht në
Shkodër, Pejë ose Gjakovë. Ka pasur te thjeshtë dhe te zbukuruar, me
dhe pa vajanicë argjendi;
- Allti, mundësisht dhetshe turku ose Rokele austriake. Dorezën e
dhetshes se turkut e zbukuronin me argjend. Theksojmë se edhe kur
armët nuk kanë qenë te lejuara, njerëzit në shumicën e tyre i mbanin te
fshehura.

 


VESHJA E GRUAS.

Shamija e krese. Te gjitha gratë pa përjashtim te moshuara, te reja dhe vajza në këtë krahinë në te kaluarën kanë mbajtur shami në kokë. Te moshuarat kryesisht shami te bardhë, te rejat shami me ngjyra te ndryshme, ndërsa vajzat zakonisht kanë përdorur shami ngjyrë kafe, Nusja ditën e nusërimit mban kapuc me dukat ose me pare argjendi, i cili ja mbulon pjesën e pare te kokës. Kapu?i është i ngjitur në një shami te bukur, e cila ja mbulon pjesën e pasme te kokës. Nusja nuk e lidh këtë shami nën mjekërr. Per një periudhë kohe pas martesës në raste gëzimesh nusja mund te vishet si ditën e nusërimit me te gjitha rrobat e saj me te mira. Në këtë trevë gruaja në sheje zije në te kaluarën nuk ka mbajtur asnjëherë shami te zezë, por te bardhë. Përjashtim ben motra per vëllanë, e cila mund te mbajë edhe shami te zezë. Ndërsa burrat kanë mbajtur edhe shami te zezë te lidhur rreth kreje.


Këmisha e brendëshme.

Copë kambriku ose beze e zakonëshme. Eshtë e thjeshtë, pa zbukurime mbasi nuk duket.

Kemisha e nusërisë.

Eshtë e shkurtër deri në vithe dhe me mangë te shkurtëra aférsisht deri te bryli. Kësaj kemishe i bëhen shumë zbukurime. Pjesa e përparme, jaka dhe një shirit i gjërë në krah pothuajse qëndisen plotësisht, ndërsa ku mbaron bezja në mëngë ngjiten ojmet e punuara me grep.


Mëngët.

Janë nga zogu i dorës deri sipër brrylit ku lidhen me një lidhëse. Mëngët vishen gjithmonë nga gratë e moshave te ndryshme kur këmisha është me mëngë te shkurtëra. Punohen nga një copë e zezë mendafshi dhe qëndisen me pejra te ngjyrave te ndryshme, sidomos pjesa ku mbërthehet te ky$i i dorës.


Krahcat.

Punohen në vend prej spiku te zi me pak zbukurime. Gjëresija e tyre është rreth 4-5 cm. Në pjesën e përparme te tyre mund te varen pare argjendi zbukuruese ose luie te ndryshme te punuara nga gratë me rruaza. Në pjesën e shpatullave, ku bashkohen dy krahcat varet një ornament zbukurimi prej argjendi në formë trekëndëshi me tre pare te varura në zinxhir në te, ose kur nuk ka argjend gratë punojnë vete, me rruaza me ngjyra te ndryshme një varëse që quhet hajmali (nuk ka lidhje me nuskën). Krahcat si te tilla me sa duket nuk kanë funksion veshje as ngrohje vetëm shërbejnë si objekt zbukurimi me kuptimin e kohës, dhe ka mundësi që te jenë trashëguar si element i reduktuar i xhamadanit ose jelekut që ka përdorur gruaja në te kaluarën.


Shoka e gruas.

Punohet prej spiku te zi ose prej cope mendafshi me gjerësi 5-6 cm. dhe gjatësi në trashësinë e belit. Përpara mbërthehet me një sedef (koirujë) fïldishi. Këtë objekt e përdorin gratë ditën e nusërimit dhe disa kohë mbas martesës, dhe në raste te veçanta kur ato veshin rrobat e tyre me te mira. Shoka e gruas qëndiset tërësisht me pejra dhe rruaza shumëngjyrëshe. Gratë e moshuara mbajnë shoka te zakonshme, pa kerrname ( zbukurime) se " atyne s'u ka hije me majt kerrname".


Fistani (fustani),

i nuses punohet vetëm nga kambriku me gjatësi nga beli deri te kupa e gjurit me shumë pala. Në raste se nuk ka pasë kambrik, fustani i nuses është punuar prej qenari. Në te gjitha rastet fistani i nuses ka qenë i bardhë. Ky fistan vishej nga nusja në ditët e nusërimit si dhe në raste te tjera te kësaj natyre deri sa nusja te bëhej me

Rizat


Rizat e nuses, janë dy shami me thekë te gjatë te blera në treg me shumë ngjyra e luie. Vendosen në te dy ijet dhe varen deri ku te arrijnë. Theksojmë se nusja kur vesh fistanin nuk mban zapregë (përparëse) por një shami trekëndëshe te cilën nuk e lidh prapa por dy cepat e saj i fut në shokë. Kjo shami është me thekë te gjatë dhe përdoret vetëm në periudhën e nusërimit.


Zaprega.

Punohet në vege nga vete gratë, prej leshi te tjerrur apostafat per këtë qëllim. Ato kanë madhësi te ndryshme por si rregull mesatarisht janë nga beli deri sipër gjurit, pra, mbulojnë krejtësisht pjesën e përparme, por jo si në krahinat e tjera ku objekte te tilla u varen grave-si në pjesën e sipërme ashtu edhe deri poshtë gjunjve. Pra, zapregën gratë e lidhin në vijë te drejtë duke e shtërnguar mbrapa me dy toja. Thuhet se duhet te mbahet kështu "masi s'asht mirg me ju duk grues barku". ajo ka sipër, dmth ku lidhet në bel, gjerësinë deri në 30-35 cm., ndërsa pjesa e poshtme vjen duke u zgjeruar deri në 35-40 ose me shumë cm. Zaprega rregullisht zbukurohet me qindisma në pjesën e poshtme dhe me ojme te punuara me grep rreth e rrotull. Te moshuarat nuk mbajnë zaprega me zbukurime te shumta. Zaprega, pavarësisht nga ajo që e përdor, dy pjesët anësore dhe pjesën e fundit i ka te rrethuara me ojme. Pjesa e sipërme nuk ka nevojë per një gjë te tillë. Zapregat ngjyrosen me ngjyra te ndryshme, por ngjyrat me te përdorëshme kanë qenë e zeza dhe kafeja. Nusja në ditën e nusërimit, sikurse e theksuam, nuk mban zapregë. Edhe vajzat mbajnë xaprega, te thjeshta pa asnjë lloj zbukurimi, te vogla në krahasim me te tjerat.

Këmisha


Këmisha e gjatë me ose pa turra ( pala). Kjo këmishë është e përdorimit te përditshëm nga gratë e te gjitha moshave. Punohet, qepet nga vete gratë prej kambriku ose bezje". Thuhej se në te kaluarën e largët copën e këmishës e kanë punuar gratë, vete në vege me fije leshi dhe me vonë qenari. Te moshuarat përdorin këmisha te thjeshta pa turra dhe pa zbukurime, ndërsa te rejat i përdorin ato me turra dhe zbukurime. Këmisha zakonisht ka patur gjatësi deri në kupë te gjurit ose në rast se ka qenë familje fanatike deri pak nën gju. Këto këmisha janë prerë me mëngë te gjatë ose te shkurtëra. Në gjoks kanë qenë te hapura ose te mbyllura. Kur kanë qenë te mbyllura hapjen e kanë në drejtim te supit dhe në raste te tilla e gjithë pjesa e përparme e gjoksit është e punuar " me majë te gjylpanës" me qindisma e zbukurime te shumëllojshme. Ndërsa kur këmisha është e hapur, në pjesën e përparme punohen, qëndisen dhe zbukurohen dy anët, dhe jaka nëse ka. Per zbukurimin e gjoksit dhe te jakës se këmishës zakonisht është përdorur peri i bardhë, rrallëherë peri me ngjyra. Mëngët e këmishës k#në gjerësi mesatare dhe zbukurohen kur ato janë te shkurtëra deri në brryl ose në manshetë, kur janë te gjata. Kur këmisha e gjatë është me mëngë te shkurtëra deri në brryl duhet te përdoren "mëngët e shkurtna" per te cilat folëm me sipër mbasi ne ato kohra thuhej se "gruas s'duhet me ju pa mishi i trupit", me përjashtim te fytyrës dhe te duarve.


Shpjellaku i gjanë.

Është një lloj fundi që kryesisht është përdorur në krahinat Has dhe Pty§ prej nga ka depërtuar edhe në Gashë e Krasniqe. Prej këndej nepërmjet lidhjeve martesore ka arritur edhe në krahinën vuthjane. Megjithate është përdorur shumë pak, kryesisht në fshatrat £erem dhe Valbonë.


Pshjtellaku.

Punohet nga gratë në vend dhe përbëhet prej një pjese te vogel, te punuar me vege prej perit te leshit një ngjyre ose me shumë, dhe kjo pjesë quhet "poli i shpjellakut". Ndërsa pjesa tjetër e tij punohet prej spikut te zi. Shpjellaku ka madhësi te ndryshme, te vogel, mesatare dhe me te madhe, por jo shumë te madhe sikurse, këtë objekt, e përdorin gratë e krahinave te tjera sidomos ato te Rrafshit te Dukagjinit. Nuset e reja përdorin pshtjellak te vogel te punuar bukur me qëndisma e rruaza te ndryshme. Te moshuarat përdorin pshtjellak te thjeshtë pa zbukurime e kërrname te tjera. Vajzat nuk mbajnë pshtjellak.Edhe pshtjellaku, pavarësisht ng'a madhësia, ka dy gjerësi, sipër është me i ngushtë pastaj vjen duke u zgjeruar deri në pjesën e poshtme. Në pjesën e sipërme ka një kanal nëpër te cilin përshkohet një toj e zezë me te cilën lidhet pshtjellaku. Pshtjellaku lidhet pak poshtë belit, pra, edhe mbajtja e tij në këtë trevë dalion nga krahinat e tjera, jo vetëm nga madhësija, por edhe nga mënyra e te lidhurit, te vendosjes se tij në vithe.


Mbathjet .

Në te kaluarën e largët mbathjet punoheshin nga vete gratë në vege. Fillimisht janë punuar kryesisht prej peri te leshtë dhe me vonë ky është zëvendësuar nga qenari. Përbëheshin nga dy pjesë, pjesa e sipërme nga beli deri sipër gjurit punohej nga fije e butë dhe e holle, ndërsa pjesa tjetër punohej nga fije leshi me e trashë dhe me ngjyra te ndryshme ku me shumë dominonin ngjyrat kuq e zi. Kuptohet se me kal i min e kohës ato zëvendësohen me beze dhe kambrik, te cilat ty ithashtu punoheshin nga vete gratë. Në bel lidheshin me një balq, ndërsa poshtë gjurit ato që janë te rrethuara me ojme nuk futen në vijana por lihen sipër tyre. Ndërsa kur nuk janë te zbukuruara me ojme futen poshtë vijanave.


Vijanat,

( forapet e grove). Punohen nga vete gratë me pej leshi. Janë te gjatë deri poshtë gjurit, ku lidhen me një tojë te holle. Ka mundësi që emri vijana te vij nga mënyra e punimit te tyre mbasi per këtë qëllim janë përdorur pejra shumëngjyrësh. Kështuqë me pejra te tilla në vijana formoheshin figura te ndryshme këndrejta dhe këndzhdrejta te vogla dhe te mëdha. Nuk ka dyshim se vijanat e nuses dallohen shumë si nga vijanat e te moshuarve ashtu edhe nga ato te përdorimit te përditshëm. Theksojmë se, vajzat e pamartuara nuk kanë përdorur vijane por corape te gjata. Megjithatë edhe 9orapet e vajzave që punohen kryesisht me pej te bardhë, te zogu i këmbës mund te zbukurohen me penj te zij. Vijanat që kanë përdorur gratë në Vuthaj janë dalluar shumë sidomos nga ato që kanë përdorur gratë në Malësi te Mbishkodrës dhe në Rrafsh te Dukagjinit.


Opingat.

Në te kaluarën e largët edhe gratë kanë përdorur opinga prej lëkure te lopës, te punuara me dredhë lëkure njëlloj sikurse te burrave rn^e majë te mprehtë ose jo. Opingat e nuses fillimisht janë zëvendësuar !niè: saruqet e Pejës, Gjakovës ose te Shkodrës. Saruqet dhe opingat përfundimisht janë zëvendësuar me këpucë dhe duhet thënë se opingat nuk përdoren me as si relike.


^Duvaku i nuses.

Eshtë i njëllojtë me ato që përdoren në krahinat e tjèfatë vendit. Duvaku përdoret vetëm gjatë udhëtimit, ditën e martesës nga shtëpija e prindërve deri në shtëpinë e burrit, gjithsejt vetëm disa ore ose shumë shumë një ditë. Punohet prej një cope te kuqe, e cila .yendoset në një mbështetëse te fortë me majë te theksuar, ku vendosen edhe disa fije "ari" që shpërndahen rreth e rreth kokës.


Meteliku.

Në trevën vuthjane quhet meteliku i zi i Gjakovës, prandaj nuk ka dyshim se është huazuar nga ajo anë. Në fakt në Vuthaj ka pasë përdorim tejet te kufizuar, saqë pas Luftës se Partë Botërore nuk është takuar, me përjashtim te ndonjë rasti shumë te rrallë. Meteliku nuk punohej në vend por blihej në treg. Shërbente si copë me te cilën gruaja mbulonte pothuajse pjesën me te madhe te trupit me përjashtim te fytyrës. Punohej nga një copë e zezë mëndafshi e zbukuruar skajeve me gajtan te mëndafshtë. Në pjesën e pasme te qafës ngjitej një copë kambriku e punuar me zbukurime te ndryshme ose ojme që gruaja e hidhte nga prapa dhe mbulonte fytyrën sa herë që paraqitej nevoja per një gjë te tillë. Kjo copë nuk e pengonte shikimin e gruas.

Çfarfafi i zi


Çfarfafi i zi, me perge te zezë. Ne te kaluarën në krahinën Vuthaj nuk është përdorur. Shpeshherë përmendej një "hoxhë dqjuz" që na paska pas ardhur në kohën e hyrjetit në këtë krahinë per te pare nëse mbulohen gratë muslimane " ashtu si£ thotë sheriati" dhe kur pa se ato nuk mbuloheshin, përkohësisht i detyroi te mbulohen. Mirëpo, menjëherë pas largimit te "hoxhës dojuz" përsëri gratë e kësaj treve e hoqën penjen e zezë dhe nuk u përdor me asnjëherë.
Sikurse kemi theksuar veshja e vajzës ndryshon nga ajo e gruas. Vajza në këtë trevë përdor si veshmbathje: Shami te bardhë ose me ngjyra anash te cilën e ven në kokë. Vajzat në përgjithësi shaminë e mbanin te ulur mbi sy. Shamija që përdorin gratë dhe vajzat pavarësisht nga ngjyra dhe madhësija, quhet rube ose faculete kreje. Paloset në formë trekëndëshi dhe me te mbulohet koka duke i bashkuar dy thekët e saj nën gushë. Pra, fytyra nuk mbulohej në asnjë rast. Prandaj themi se vajzat në këtë kahinë asnjëherë nuk janë mbuluar me ferexhe. Këmishë te bardhë te brendshme ngjitur me trapin. Xhubletë te bardhë prej zhguni te holle që endet dhe punohet në vend per këtë qëllim, pa mengë, me gjerësinë e trupit, pra edhe kjo është e ngushtë, me gjatësi deri në gju ose nën gju. Në skajin e fundit zbukurohet me tre- kater fije spiku te zi. Vajzat përdorin vetëm xhublet te bardhë. Duhet thënë se kjo xhubletë, pavarësisht nga fakti se emrin e ka te njëjtë me xhubletën e Malësisë se Mbishkodrës, është krejt e ndryshme prej saj. £orapa te bardhë te gjata deri nën gju. Edhe içorapat deri sipër kycit te këmbës në raste te ve9anta zbukuroheshin me pej te ngjyrave te ndryshme dhe me figura te ndryshme, por pa harraar porosinë se vajza gjithmonë duhet te jetë "pa shumë kername" te mos jetë krenare se " sa me pak kreni në vajzni aq me shumë hijeshi në nusni".Opinga lëkure te zëvendësuara nga ato te llastikut, me vonë nga aio te blera në Shkodër ose Pejë por asnjëherë këpucë. Theksojmë se që nga vitet 50 opingat u zëvendësuan me këpucë ndërsa xhubleta e vajzës me fustan ose fund e këmishë. Vajza asnjëherë nuk ka mbajtur pshtjellak, ndërsa zapregë po.
Si kudo edhe në këtë trevë, brenda mundësive te tyre ekonomike gratë kanë përdorur objekte te shumëllojshme zbukurimi. Per nusen nbjekt numër një zbukurimi ka qenë "kapu?i me pare" që punohej nga një shtresë e fortë mbi te cilën ngjiteshin 24 ose 36 pare argjendi ose ari. Kapuci, sikurse kemi theksuar, ka mbuluar vetëm pjesën e përparme te kokës, gjysmën e saj. Midis kapu?it në drejtim te mesit te ballit varej një dukat. Kapu?in e nuses e përdorin edhe boshnjakët në krahinën e Plavës dhe te Gucisë. Vathët përdoren nga gratë, vajzat, pavarësisht nga mosha e tyre. Ato kanë qenë kryesisht te argjenda, rrallëherë ari te punuara në forma dhe madhësi te ndryshme, përherë te blera në treg. Filli është me i ndërlikuar dhe përbëhet nga tre ose pesë rrathë që bashkohen në dy pika te caktuara, duke formuar një trekëndësh në madhësinë e gjoksit. Por filli ka edhe një trekëndësh fundor. Tre trekëndëshat pra kanë funksione te ndryshme, dy anësoret shërbejnë per ta varur atë dhe kur gruaja mbante krahca vareshin në to, ndërsa per te fundit thamë se është vetëm per barazpeshë dhe zbukurim në te cilin janë vendosë dhe tri varëse te tjera te punuara bukur prej argjendi në formë te rrumbullakët ose pare te vogla. Varëse qafe në te kaluarën janë përdorur shumë te thjeshta. Nuk ka qenë traditë që te varin dukat. Bylyzykë te blera në treg. Si 9do gjë tjetër edhe këto bliheshin në tregun e Pejës, Gjakovës ose Shkodrës. Kuptohet kanë qenë te njëllojta me ato që janë përdorur edhe në krahina te tjera. Vajzat dhe plakat nuk kanë përdorur bylyzykë por hallhalle te punuara vete me rruaza shumëngjyrëshe. Ky lloj zbukurimi përdoret edhe në ditët tona.
Nga sa thamë me sipër duket qartë se gratë dhe vajzat vuthjane kanë qenë punëtore, kanë pasë shije artistike, kanë punuar me gusto rrobat e tyre. Përdorim te gjerë kanë pasë rruazat me te cilat gratë kanë zbukuruar krahcat, zapregen, shoken, pshtjellakun, kanë punuara hallhallet, madje me rruaza kanë punuar edhe portofola te bukur dhe objekte te tjera zbukurimi, si kamxhik shumë te bukur duke imituar figura te ndryshme por me shpesh në to takohej koka e gjarpërit ose hajmalit( nuskë, në formë trekëndëshi). Këto vareshin në balie te kalit por edhe në bisht te qytelisë. Si objekt zbukurimi janë përdorur edhe karficat.












 



 

 

       
E Maili yn

na shkruani

   

© gusht.2004 by " www.malsia.eu®