 |
 |
Zhanica
Fshati Zhanicë shtrihet krahut të djathtë të
lumit Lim, i cili buron nga Liqeni i Plavës dhe e përshkon
atë Ultinë, për ta lënë fshatin Pepaj në
të majtë. Të dy fshatrat ndodhen në mes të
Plavës, qendër komunale ( 7 km ), dhe Murinës, qender
ofiqare ( 3 - 4 km ).
Në pjesën lindore me fshatin malazez - Velikën dhe
me një varg kodrash e majesh: Sekiricën e Shejtan tepen.
Kjo Ultinë, ku gravitojnë këto fshatra, ishte gjithnjë
pjesë e pandarë e qendresës Guci, deri në vitin
1954. Më pas , Plava u bë qendër komunale. Për
mua, nuk është befasi kur lexoj shkrimin e udhë -
përshkruesit rus, A. Boshmakov: " Gucia është
zemër e Shqipërisë ".
Zhanica e ka burimin më të lashtë se Pepaj, të
cilin, me emrin Rzhanicë, e hasim në Defterin e Sanxhakut
të Shkodrës, që në vitin 1485. kur kishte 92
shtëpi, pëse beçarë, dy veja dhe tre mullinj.
Sa ishte ky fshat i banueshem dhe udhëkryq, mund të bëhet
krahasimi që, në atë kohë, kryeqendra Guci kishte
121 shtëpi. ... dhe tre mullinj. Kur edhe fshati Nokshiq kishte
23 shtëpi. meqë në këtë regjister nuk figuron
fshati Pepaj, atéherë mund të merret se ishte marrë
si pjesë e pandarë Ultina e Sipërme e Limit, që
kishte 80 shtëpi ... dhe dy mullinj,...&1
kjo mund të besohet se edhe në disa regjistratime të
pastajme është i bashkangjitur me Murinë.
Për emërtim Zhanica është vështirë
të përcaktohet rrënja 1. dhe formimi i këtij
toponimi, edhe pse është përmendur shumë më
herët, siç edhe u cek, prapëseprap nëpër
rrugën historike, pas pushtimeve të vazhdueshme, ka pérjetuar
edhe ndryshime si të gjitha toponimet e tjera nëpër
këto vise, qoftë me emërtime të reja, termin
të shkurtër, të plotësuar, të deformuar
etj. Por, si pikënisje duhet marrë mendimin e këtyre
pasardhérsve se quhej Nikë Fara.
Madje duke u nisur nga pozita që ka sot ky fshat, mund t'u
besohet informatorëve nga kéto troje se është
formuar nga vërshimi - ortekët. Kjo ka njëfarë
logjike, sepse nga të tri anët rrethohet me shpatie, që
vazhdojnë drejt lumit Lim.
Andej vendi i formuar nga shembjet, quhet zharginë, p, sh.
Zharget e Nikës. Pra, nga dy përbërje, zhar dhe Nikë
(Nicë ). Tingulli R e vështirsonë përcaktimin
dhe i huton informatorët, sepse pjesa më e madhe e tyre
nuk e shqipton tingullin R, duke theksuar qartë vetëm
Zhanicë, që është më e besueshme për
ta.
Këto mendime japin shkas të gjykohet se fshati Zhanicë
është formuar nga zhargitja e dheut. Pasi edhe në
ditët tona përdoren terminet: "I tërhoqa drutë
zharg prej Pllateve", " Rrëshqiti barra e fierit
prej në Fierishtë e zharg e ra në She", ku ortekët
kishte pru shumë zhakra. Hasa edhe në emërtimin Azhanicë.
Mendimi tjetër mund të rrjedhë nga përkdhelja
e Nikës, pra, baza e toponimit është Nika, që
nga përkëdhelja del Nica, si e hasim në shumë
vendbanime të trevës së Plavës dhe të Gucisë.
P,sh në Vuthaj, në krah të lumit Gërla, balla
- ballë me Bjeshkën Rakopeç, gjendet shkëmbi
me emrin Rrathi i Bak'niks. Fjala Bakë ka të bëjë
me shkurtesën e emrit babë, kështuqë bashkimi
i tri pjesëve përbën një toponim - Rrethi -
Bakë - Nikës. Gjithashtu, në Vuthaj është
lagja Zaronica ( thuhet edhe Zharonicë ), që kjo pjesë
e tokës kishte banorë të parë Nikën, si
e shqiptojnë këtu edhe me shkurtesën Nicë. Në
këto vise, duke dashur ta përkdhelë dikënd mund
ta deformojë thënien e vërtetë, si p, sh: Babush,
Bakë, Nanëloke, Nanë - cicë, Hysko, Hasko, etj.
Shprehje të tilla i gjejmë edhe në vise të tjera
shqiptare, p,sh., në Bjeshkët e Burimit ( ish- Istogut
) në Kosovë, ku është një emërtim
i ngjashém - Bjeshka Korenik, në të cilën
kultivohej thekra, tërshëra dhe elbi. Të moshuarit
thonë: "A e more koren ( frytin )"dhe "Nuk gjeti
as një kore bukë ". Meqë bjeshka ishte e Nikës,
del edhe bashkimi i dy termeve kore dhe Nikë, në Korenikë.
Duke u mbështetur në bindjen dhe dëshirën
e informatorëve me perardhje nga ky fshat, vendosa të
përdor shprehjen si ata që këmbëngulin për
shprehjen ZHANICË.
Kur jemi te zbërthimi i emrave të ndryshem të toponimeve
dhe të antroponimeve, duhet të ndalemi edhe në patronimin
Novaj dhe Novoviq, që është për analizë
edhe në ditët tona për këtë llagap, një
pjesë e të cilës ende jeton në Zhanicë.
Duke u përpjekur për mësimin e kësaj domethënie,
hasa në befasi edhe te ata që e mbajnë këtë
mbiemër. meqenëse në këtë fshat jeton edhe
një bark Novoviq, me fe ortodokse dhe me kombësi malazeze,
enden mendimet se cila e mban burimin më të largët
dhe nga cili trung rrjedh. Pjesa më e madhe pohojnë burimin
më të largët - Berishë, pasi i pari i tyre quhej
Nue Berisha. Kjo është fare e mundur, sepse nëpër
këto faza mund t'i jetë hequr edhe tingulli d ( Nue ).
Thuhej edhe Nikë Berisha. Mund të konstatohet se këta
emra kanë të bëjnë me trungun shqiptar të
besimit të mëparshëm, të emrit Ndue, Nue, Nou,
Noci, Emri i më i shpeshtë në këto vise është
Nueci. Nëse thellohemi në burimin e emrit Ndue mund të
Konstatohet se kjo rrënjë ka mbetur pasi i janë hequr
emrit Andue tingull i parë A dhe i fundit N. ( Kroatet e kanë
Antun, kurse Italjanët Antonio ). Këtë më së
miri e reflekton bija e këtij gjiri familjar ( 1985 ), Hajrie
Nuecaj - Mehaj, 90 vjeçe, e cila thekson: "Ne, nga bashkëfshatarët,
jemi quajtur Nuecaj, p,sh: Erdhën Nuecajt. Më pas kem
dëgjaur edhe llagapet Nuajajt dhe Nocajt. Pas vitit 1919, degjova
për herë të parë llagapin Novoviq". Të
njëjtin mendim e jep edhe Fazë ( Balidemaj ), e cila kishte
kaluar të 75 vjetët si grua me kétë mbiemër
në ketë fshat: " U martova te Nuecajt", "Erdhën
me më marrë trimat e Nuecejva ", "Do të
shkojmë për Bajram te Nuecejt" etj. Kam dëgjuar
edhe për Nocajt edhe Ndocajt ". Një déshmi
jep edhe e dhëna se ekziston toponimi Jazi i Nout, që
kalon afër trojeve më të parë të këtij
barku. Gjithashtu, hasim edhe në toponimin Lugu i Ocit. Në
këtë rast, mungon tingulli i parë N. Në tërë
krahinen e Plavés Gucisë pas vitit 1912 dhe 1913, si
dhe në vazhdim të kohës malazezët ua ndërronin
shqiptarvët jo vetëm emrin dhe fenë, por edhe mbiemrin
familjar. Ata ia shtonin ose ia mungonin atij ( mbiemrint ) së
paku një tingull, gjë që ia humbte edhe rrënjën.
Ky emér është shumë i përshtashëm
për ta kthye Nuecin ose Nocin, ose Nduen në Novo. Nuecajt,
siç i quajnë në ketë anë, theksonin se
i pari i tyre kishte qenë Lazri. Ngjashmeri e Lazrit me Llazarin
lehtë mund të shkrihet njëri në tjetrin, mandje,
te afrohen këto barqe si të janë të një
trungu. E aq më lehtë të keqëprdoret. Me një
dozë trimërie, shtojnë se janë nga Bukmiri i
berishës. Kur ra edhe ky mendim, atëherë më
është dashur të gjurmoj edhe më thellë.
Duke lexuar Defterin e Sanxhakut të Shkodrës ( 1485 )
hasim në dy Buk - mira, njëri në Nahijen e Piperit,
që kishte 40 shtëpi dhe ishte nën Timarin e Vukut,
të birit të Gjorgjit, Sanxhaku i Shkodrës, të
cilit ishin të ardhur nga vetreniku, vend në mes të
Vasoviqit dhe matishevés ( aty ), që në këtë
regjister nuk hasim në Lazar, as Llazer. Fshati tjetr, Bukmir,
ishte në Timaren e Hamzait Ihasanit, të birit të
Kolës. Në këtë regjistër takojmë emrin
Gjergj Bukmiri, edhe pse vështirë mund të dallohen
emrat e shqipes të besimit katolik dhe ata të besimit
ortodoks, por të afërt për deformim si Lazer - Llazar,
Gjergj - Gjorgje etj. Fshatrat e krahinave të Piperit dhe të
Kelmendit ishin shqipatrë, si Bukmiri etj. Prapëseprapë
ndeshem në antroponime sllave, p,sh. Radiqi, i biri i Lazarit
etj. Kur bëhen fjalë për Bukmir, mendohet se kanë
prejardhje nga fshati Zhanicë. Ishin barinj dhe trima. Patën
grindje, gjakderdhje dhe pastaj gjakmarrje me fshatrat fqinje. Madje,
për ta larguar këtë "farë" nga këto
troje,ose pér ta shfarosur përgjithmoné, i bashkuen
forcat Vojvoda i fshatit Konjuhë, vasoviqasit me Gjyl Begun,
udhéheqsin e kazasë së Gucisë, për shkak
se para vitit 1826 Gjylit ia kishin vrarë të vëllain.
Për këtë vazhdonte gjakmarrja, duke i detyruar që
të shpërnguleshin. Këta Bukumirë marrin drejtimin
nëpër Bjeshkën Vetrnik për matishevë, në
drejtim të Podgoricës.
KULTIVIMI BUJQËSOR DHE RENTA FEUDALE
Zhanica i takonte vilajetit të Plavés, në Hasin
e Sanxhakbeut të Shkodrës, si edhe në viste tjera
të pushtura nga osmanët, ku ishte i parqitur sistemi Timar.
Në këtë fshat, në mbarim të sheku - llit
XV, kultivonin prodhime bujqësore, madje, edhe jepnin secila
familje nga 10 okë për një kulturë;
| Grurë - okë |
Thekër - okë |
Tërshërë - okë |
Elb - okë |
| 600 |
420 |
350 |
320® |
Ky sistem tatimor nuk zgjati shumë, sepse paraqitet një
shpre-hje tjetër, pagesa në 50 ak$e. Pra, secila shtëpi
duhej te jepte në një vlerë te një dukati. Kështuqë,
sipas Kanunamanës se Malit te Zi (1523), pagesa e 55 florinjve
përmblidhte tri detyrimet kryesore: taksen e harac.it te 33
akgeve: 20 akge në te mire te Sanxhakut, kur-se mbledhësve
te akgeve u mbeteshin 2 ak§e. Sipas shënimeve te cekura,
Zhanica jepte në rente 60 okë grurë, 42 okë
thekër, 32 okë elb dhe 35 okë tërshërë.
Per mei, edhe pse përmendet, nuk për-caktohet sasia.
Nëse këto sasi i kthejmë në akge, atëherë
mund te konstatohet se pas gmimit te vitit 1485, 1529 dhe 1570 del
kjo shifër:
| 1485 |
1529 |
1536 |
1570 |
| Barra e grurit: |
40 akçe |
38akçe |
50 akçe |
| fasule |
40 " |
38 " |
50" |
| thekrës |
25" |
25" |
36" |
| elbit |
25" |
--" |
--" |
Edhe per mullinj jepnin detyrime per ujem: në vitin 1485, 20
ak$e, në vitin 1529, 18 ak?e dhe në vitin 1570 24 ak<je
në vit.3
Si e kemi kuptuar nga te moshuarit, paguhej edhe per beqar, per
ujë, bjeshkë, tym per shtëpi etj. Këto te dhëna
tregojnë se fshatrat i ishin nënshtruar një shfrytëzimi
në masë te madhe te rrymave te ndryshme.
Vlen te theksohet se në ditët tona në këto anë
nuk i kultivojnë këto kultura drithërash, përveg
misrit, sepse farërat e reja, p. sh. hibridi etj. nuk i përshtaten
klimës dhe nuk piqen. Fasulja dhe pata-tja në këto
anë janë te njohura per kualitet. Nga pemët me te
qën-drueshme ndaj klimës janë molla - gjyle, kumbulla
- "durdull" ve-rore dhe kumbullat vjeshtore. Nga kjo e
fundit, piqet rakia kualita-tive. Përveg rakisë, punojnë
pekmez dhe ëmbëlsira te ndryshme.
Meqenëse kishin kullota te përshtatshme, u mundësohej
te me-rreshin me blegtori. Rritnin dele te rasës syka, me te
qëndrueshme ndaj klimës, dhe dhi që i përshtateshin
dimrit te gjatë e shtresës se trashë te borës,
sepse, nga mungesa e ushqimit, lëshoheshin në kullota
edhe dimrit. Rritnin lopë te rasës se gurit, si thuhej
këtu, te vogla dhe lidhake. Nga qumështi i tyre përgatitnin
djathë dhe mazë. Prej mazës përpunonin tëlyenin
edhe dranë, kosin dhe hirrën (kjumshtin), gjizën
etj.
Krahinën e Plavës dhe te Gucisë, në fushë-luginën
e saj te rre-thuar me maje dhe shkrepa te Alpeve Shqiptare, ku e
ze bora-bo-rën, e përshkojnë edhe një pasuri
e tere rrjedhash ujore, duke filluar nga burimi i ujit te Synit
në Vuthaj, rrëzë Majës se Vajzës dhe karshi
Cetës Harapit, që, pasi te kërcejë Ujëvarën.
me rrjedhat e tjera e formojnë Lu9ën (Lumi - H.GJ.), i
cili derdhet në Liqenin e Plavës, nga gryka e te cilit
nis rrugën Limi, duke lënë në te dy kra-hët
tokat e fshatrave Nokshiq, Velikë, Zhanicë, Pepaj etj.,
me pas trupon Murinën dhe gjarpëron nëpër Ultinë
te Poshtme te Limit.
Popullsia e kësaj treve, është e fiseve: Kelmend,
Triepsh, Shalë, Berishë, Gash, Krasniqe, Hot, Ku?, Grudë,
Shkrel, Vasojeviq etj. Kjo popullatë shtrihet në te kater
anët e kësaj krahine, duke u ndarë në dy lokalitete
qendrore, Guci dhe Plavë. Shumë nga këto vise da-tojnë
edhe në Defterin e regjistrimit te Sanxhakut te Shkodrës
(1485). Në këtë burim historik, në vazhdim te
kësaj Ultinë, përm-enden edhe fshatrat Mashnica,
Krusheva, Trep9a etj., në te cilat ka-në humbur edhe emërtimet
e varreve shqiptare. Këtë e pranojnë edhe shkrimtarët
dhe shkencëtarët malazezë, që kapërcenin
mbi ideologjitë e kohës se tyre.
I. Joviqeviqi, se fundi, pranon që shumë fise dhe llagape
në këto treva janë me prejardhje shqiptare, andaj
edhe gjuha shqipe ka qenë gjuhë e shumicës.
Per ta kuptuar vazhdimin e rrjedhave politike pas vitit 1948, marrim
në vështrim shënimet statistikore (1948-1991-2003),
që pa-raqesin popullatën në luhatje, duke pasur frikë
ta pranonte se e ka trungun autokton kombëtar shqiptar.
Meqë pjesa me e madhe e besimit islam kishte pranuar gjuhën
malazezë, meqë i afronte komunikimi gjuhësor, regjistroheshin
malazezë. Kështu ecnin nëpër statistika, nga
shqiptare në malazezë, me pas me lindjen e termit
"kombësi myslimane" u hodhën në te. Pas
vitit 1991, përqafojnë kombësinë boshnjake.
| Viti |
Shqip |
% |
Musliman |
% |
Malazez |
% |
gjithsej |
| 1948 |
2176 |
14 |
4 |
|
1354 |
82 |
15764 |
| 1953 |
2966 |
17 |
254 |
1 |
14082 |
81 |
14082 |
| 1961 |
3131 |
17 |
673 |
4 |
14790 |
78 |
18913 |
| 1971 |
3736 |
17 |
9401 |
48 |
5246 |
27 |
19460 |
| 1981 |
4036 |
19 |
10135 |
52 |
4583 |
23 |
19560 |
| 1991 |
4003 |
21 |
11500 |
58 |
3493 |
23 |
19563 |
Regjistrimi i vitit 1981 (Nga shënimet statistike në
Plavë):
| Fshati |
Shqiptar |
malazez |
serb |
musliman |
| Zhanicë |
18 |
347 |
- |
2 |
| Pepaj - Murinë |
13 |
554 |
- |
22 |
| Nokshiq |
1 |
190 |
- |
3 |
Sipas regjistrimit te vitit 2003, japim shënimet vetëm
me përqindje:
| boshnjakë |
myslimanë |
shqiptarë |
serbë |
malazez |
katolikë |
| 50% |
3.7% |
26.26% |
12.41% |
3.85% |
1% |
Sipas këtyre shënimeve mund te kuptohet se gjuha shqipe
flitet, ku me shumë e ku me pak, në një pjesë
te gjerë te këtyre vi-seve. Fatkeqësisht, nga (1980)
vdekja e Ujkan Colit "Vllaka" në Nokshiqin e dhembjes
dhe krenarisë shqiptarë, shqip frymojnë vetëm
varret, kujtesa dhe malli.
E folmja e shqipes, tash per tash, me e rrudhura është
në fshatrat Zhanicë dhe Pepaj, ku ka me se paku shqiptarë.
Kurse e shuar krejt është në Nokshiq.
Banorët shqiptarë në krahinën e Plavës
dhe te Gucisë e quajnë veten malësorë. Duke
u mburrur per te kaluarën e tyre, nuk harronë te thonë:
" Malsori nuk e ka qit lokja prej barkut, por huta prej ?arkut".
Përkatësia dialektore e se folmes te kësaj treve,
ben pjesë në te folmen e gegërishtes veriperëndimore,
te nëndialektit verior te Malësisë se Madhe, me disa
përkime te pjesshme me te folmet e gegërishtes verilindore
te nëndialektit verior.
Krijimtaria gojore.- Ruajtja per mrekulli e gjuhës shqipe e
ben me te pasur dhe me te afërt folklorin shqiptar, andaj edhe
mbi-zotërojnë këngët kreshnike te epikës
sonë legjendare te përcjella me lahutë, gifteli,
fyej, tepsi etj.
Veshja. - Veshja e burrave përkon kryesisht me veshjet e Malësisë
se Madhe, si virtyt i trashëguar.
Kurse autoktonia e veshjes se granimit dita-ditës zbehej. Kjo
ndodhte nga ndikimi i rrjedhave historike dhe nga kontaktet e shpe-shta
me viset e tjera. Por edhe tregëtia e bëri te veten, sepse
solli modele dhe mjete artistike, te cilat nisën t'i fusin
në punëdore edhe malësoret. Me arritjen e pëlhurës,
edhe xhubleta nga shajaku u shn-dërrua në këmishë
te grave. Në pëlhurë thurnin zbukurime te ndry-shme.
Qdo ndryshim shkaktonte humbjen e origjinalitetit autok-ton, sepse
u la pas dore peri i leshit dhe prodhimet nga ai.
Vajzat u përpoqën ta ruajnë veshjen tradicionale,
por nuk arritën ta shpëtojnë nga dhëmbi i kohës.
Den në vitet pesëdhjetë te sheku-llit te kaluar,
vajzat malësore te besimit islam përgatitnin "xhubletë
vajznirni" (e bardhë si në te kaluarën), që
simbolizonte virgjërinë e vajzës, por ia ngushtonin
fundin e kambanës, që e zbukuronin me fije spiku në
fund dhe përreth qafës te saj. Ruajtjen me besnike mu-nd
ta vëresh ditën e festave katolike te kisha, ose në
dasma te këtij konfesioni, në fshatin Kaganik te Gucisë,
në Vishnjevë dhe (dikur) në një familje në
Pepaj. Edhe në këtë "xhubletë vajznimi"
është bërë ndryshimi. Nëpër fushën
e zezë, enden zbukurimet me shoka shajaku ose cohe te bardhë,
disa rende nga fundi e deri në bel.
Te vajzat e besimit mysliman shihej deri në vitet e gjashtë-dhjeta
te shekullit te kaluar "xhubleta e vajzënisë",
pa rreth kam-bane, që i përngjante me tepër fustanit
nga pëlhura. Ndryshimi ishte se përbëhej nga peri
i leshït, që rrahej mjeshtërisht në vek, pa
shkelur në valanicë. Rreth e përqark fundit. që
ishte deri nën gju. renditnin disa fije spiku te zi. me trekëndësh
(hajmeli) këndlart (4-5 cm). Dhe përreth jakës. bënin
te njëjtïn zbu,kurim. por me te ngu-shtë, deri në
3 cm. Me këtë ngushtim, humbi origjinaliteün aut-okton.
Xhubleta e grave ne lashtësi. - Me këtë term kuptohet
Xhu-bleta e kuqe (e nuseve) dhe xhubleta e zezë (e plakave).
Forma e tyre kishte atë te kambanës dhe dallohej rne mjeshtri
dhe ngjyra. Per këtë lloj veshjeje nuk mund te thuhet
me tepër se per atë te Malësise se Madhe dhe te Dukagjinit
(Shalës).4
Veshja e gravc në këto fshatra. kur banoheshin me shumice
shqiptare. nuk kishte dallim nga veshja e shqiptareve te besimit
islam nëper fshatrat e tjera te kësaj treve, veshje
e cila u shndërrua në pëlhura te ndryshme, që
dita-ditës edhe e humbte origjinaliletin e djeshëm, duke
"menduar" se me ato ndryshime mund te arrihet civüizimi.
PUSHTUESI DHE FEJA
Si cdo pushtues. edhe osmanlinjtë përdomin metoda"pak
sa me te buta", per t'ua ndërruar fenë, Krenaria
e kthyer në rezistencë te malësoreve bëri që
te luflohej pushtuesi edhe me organizirne komi-tè'sh e kacakesh.
Per këtë. edhe ndërrimi i fesë nga ajo katolike
në atë islame. shkoi mjaft ngadalë. Pjesa e Ultinës
se Limit, pasi e ki-shïn pranuar fenë islame dhe kishin
marre thirrjet agë dhe beg. përjetuan ndryshime feje në
atë sllavo-ortodokse. Kështuqë gjatë gjysmës
se dytë te shek. XVIII ishin rreth 25 barqe. te cilat kishin
marre fenë islame. Madje, pas një shekulli. u delyruan
ta pranojnë fenë sllavo-ortodokse ("pravo-sllave")-
Pra. pas vitit 1826. u bë procesi i kthimit në fenë
sllavoorlodokse. Aktivitetin me te fiakët per kthimin e rnyslimanëve
në fenë "pravo-sllave'\ e mori vojvoda i Matishevës.
Milan Vuku. i cili vojvodëllëkun e kishle marre nga Sanxhakbeu
i Shkodrës. Me dirigjimin e Cetinës kishte zbritur në
Ultinën e Limit me detyrë te caktuar: ndërrimin e
fesë, te emrit dhe te llagapit te vendësve në atë
sllave. Këtë e bënin nën qiellin e ha-pur. Këtë
akt e bënte vojvoda ose popi ortodoks-sllav dhe e shpallte
veten kumbar te tyre. Si mësohet edhe nga te dhënat e
një udhë-përshkruesi: "...Pashë vetëm
në fshatin Rzhanicë, kur ua ndërruan fenë 250
vetave ".
Sipas informatorëve, mora dije se fshatrat në fjalë
kishën kato-like e kishin pasur në Brezare (Brezovicë),
ku pastaj u ngrit kisha sllave-ortodokse.
Me paraqitjen e osmanlinjve zuri fill edhe ndërtimi i xhamive,
si pikënisje xhamitë nëpër postëroje per
shërbime te ushtarëve, p.sh. Xhami - Turija në Kodër
te Nokshiqit, Xhamia e Nizamit, rrëzë Vizitoreve te Ulta
te Pepajt, ku edhe tash ruhet emërtimi Qafa e Xhamisë.
Si mësohet nga informatorët që tregonin breznitë,
mund te kuptohet se deri në fund te shek. XVIII përfundoi
konvertimi në fenë islame. Pastaj filloi ndërtimi
i xhamive nëpër vendbanime, p. sh., per Ultinë te
Sirme te Limit, rreth viteve 1830, u ndërtua Xhamia në
Nokshiq, e cila, në vitin 1912, përjetoi flakën nga
malaze-zët. U rindërtua në vitin 1939 prej vendasve.
Imamë te saj ishin mulla Halil Banderi dhe Smajl Mekuli. Jeta
e kësaj xhamie ishte jetëshkurtër, sepse, në
vitin 1941, nga i njëjti mendim, u gjet në fla-kë
per te mos u ngritur me, meqë shpërngulja e bëri
te veten dhe "Vllaka", shqiptari i fundit në këtë
fshat, deri në vdekje (1980), per me shumë se dy dekada
jetë në vetmi te vet dhe në prani te mala-zezve,
sikur e vuri vulën e harresës. Xhamia në Zhanicë
u ndërtua me kontributin e fshatarëve (1939), e cila ishte
jetëshkurtër deri në vitin 1944. Nga ai vit mbeti
kujtim themeli me disa shenja muri.
Ngjarjet pas vitit 1820 kishin te bëjnë me plotësimin
e dë-shirës se rusëve per pushtimin e tere Ultinës
se Limit, që zgjati me tepër se dy vjet, deri sa Cetina
e mori me seriozisht dhe e dërgoi Iguman Zeceviqin, i cili
edhe solli "Ligjin e Vasojeviqit me 12 pika", i cili fillon
dhelpërisht kthimin në f ene sllavo-ortodokse dhe zgjati
tri decenie me radhë.
Vendosja e përhershme e kolonëve nëpër Ultinën
e Poshtme te Limit filloi me shtimin e dhunës ndaj vendësve
autoktonë. Ka9akët e dirigjuar nga Cetina, por edhe te
përkrahur nga Rusia cariste, i ki-shin duart e lira per vepra
kriminale nëpër këto vise.
Këto rrethana sollen edhe luftën e vitit 1854, kur forcat
e Ceti-nës nisën sulmin drejt kazasë se Gucisë.
Paria e vendit e përkrahur e pastaj edhe e udhëhequr nga
Ali beg Gucia, organizoi forcat vull-netare dhe u zuri pritat rrëzë
Qafës se Previsë dhe në prag te Sutjeskës, te
Le$ja e Ramës (tash Ramillom), nga i jepej shkas që pastaj
t'i këndojë rapsodi vargjet e anonimit. Me pastaj per
te kën-duar i madhi Gjergj Fishta, duke e vendosur vizitoreve
Zanën e Madhe me ato te bukurat Shtozovalle. Nëpër
ato brigje, maje dhe rrëza në vazhdimësi u ndesheshin
dy forca jo te barabarta. Kjo ishte lufta e pare frontale e udhëhequr
nga Cetina dhe e prirë nga koman-dantët e dëshmuar
malazezë, Jole Piletiqi dhe Vojvodë Milan Vu-ku. Ballëpërballë
vihen ushtria e rregullt dhe e armatosur malazezë e ajo vullnetare,
civile, duarthatë shqiptare, por e vendosur dhe e bashkuar
per t'i mbrojtur trojet stërgjyshore. Në janar (1854),
u ndeshën këto dy forca. Por, meqë shqiptarët
kishin motiv me te madh per t'i mbrojtur trojet e veta, patën
dalë fitimtarë. Armiku pati pësuar humbje te madhe
në njerëz. Per këtë, në memorialet e Gavran
Vukut, djalit te komandantit malazez, thuhet: "... Një
humbje te tillë nuk e patën asnjëherë në
këto anë. Sikur te vazhdonte armiku luftën (forcat
vullnetare-shpjegim i H.GJ.), ka pasur mun-dësi tere këtë
rajon ta pjekë".
Gjithashtu edhe studiuesi malazez, Veshoviqi, citon: "Forcat
tona nuk e dinin taktikën e tij ushtarake (Ali Begut), as mënyrën
e luftës se tij te hapët...Te populli i kësaj ane,
kjo "ushtri e bardhë" në këtë fushë
te mejdanit mbahet mend per te zi".5
Per ndërhyrjen e Rusisë në këto ngjarje mësojmë
edhe nga shkrimet e diplomatit francez, Ekar: "U prenë
105 koka ... shkak-tarë lufte janë agjentët rusë...".
Kurse vicekonsulli i Austrisë në Shkodër shkruan:
" Në fushën e Limit mbetën te vrarë 136,
ndërsa në Lim u mbytën 6-të. Me pas, oficeri
rus, Kovalevski, shkroi: "...Në këtë prizëm
te krishterimit, ishte qëllimi që Lugina e Limit te shfrytëzohet
nga Serbia e vjetër". Pas njëzet vjetësh, shkroi
edhe gazetari rus, P.A. Rovinski: " Nëpër fshatrat
e Malit te Zi mund te lexohet shpallja e carit rus, ku bëhej
thirrja: " Nuk ka qetësi deri sa per imperinë e vet
te fuqishme nuk fitohet...edhe një pjesë e Shqipërisë6".
Këtë e plotëson edhe memoriali i Gavro Vukut: "...
Vojvodë Milan Vuku e solli me se paku pjesën e tretë
te Nahijes Malit te Zi". Madje, vazhdon: "Kur ushtria
u mund nga forcat e AH begut, reklamat e turpit ua qitën publikisht
80 kokave sllavo-ortodokse, në qendër te Gucisë.7
Pas këtyre betejave te dështuara, vasojeviqasit aktivizuan
gru-pet ka§ake, te udhëhequra nga kisha "Gjurgjevi
Stupovi", në balie te se cilës qëndronte igumen
Ze9eviqi, i cili ndërmori sulm pas sulmi në popullatën,
që qendër kishte Gucinë.
Toponimi dhe antroponimi Vasoviq është shumë i vonë,
diku pas shpërndarjes se kelmendasve nga Hydaverdi pasha. Një
lidhshmëri te ngjarjeve te banorëve te këtyre viseve
e dëshmojnë edhe shumë shkrime nga vet malazezët,
si dr. Dashiqi, Mark Milani etj., te cilët e vënë
këtë renditje te emrave në rreshtin e fiseve: Ozri,
Pipri, Hoti, Krasi, Vasi, Bakeqi, Kelmendi, Ku§i etj. Kështuqë
si-pas tyre, del se në këto vise luftonin kushërinjtë
mes vete, p.sh., pasardhësit e Vasit -Vasoviqët dhe te
Krasit - Krasniqes etj. Edhe në bisedat që kam pasur gjatë
viteve 1975-80 me disa banorë te fshatit Velikë, me fe
ortodokse dhe kombësi malazeze, që kufizo-het me fshatin
Zhanicë, Nokshiq, Meteh dhe Rugovë, nuk ngurro-nin ta
thoshin te vërtetën se rrjedhin nga shqiptarët, nga
fiset: Gash, Shalë, Kelmend, Berishë, Kastratetj. Kur
e bëjmë këtë analizë del se e tere treva
e Vasojeviqit tel sotëm ka prejardhjen iliro-shqiptare, por,
tash per tash, në kushte te këtilla, pa dyshim se shumica
e mohojnë atë cka kishin pohuar dikur. Këto te dhëna
dhe shënime te tjera flasin se Vasoviqasit arri- j ten te ngulitën
në këto vise pas shekullit XVIII, që zbritën
nga viset j e Kugit, te Kelmendit, te Lijeva Rjekës, etj. et]..
D.m.th., nga j Pashallëku i Shkodrës. Këtë e
dëshmon djali i bajraktarit te Vasojeviqit, Gavro Vuku,
në memorialet e veta, se babai i tij e mori emërtimin
Bajraktar nga Sanxhakbeu i Shkodrës, te cilën thirrje
nuk ia pranonte "vlladika" i Cetinës, per pa ia sjellë
një kokë te trimit te njohur nga kazaja e Gucisë.
Pasi ia plotësoi edhe këtë kusht Milan Vuku, Cetina
ia dha edhe thirrjen Vojvodë. Aty e tutje ky prijës i
vasojeviqit kishte dy emërtime (thirrje) parie nga te dy qendrat.
Me veprime te tilla prishi marrëdhëniet me kazanë
e Gucisë. Me këto emërtime me pas i erdhi në
ndihmë igumenit, per ndërrimin e fesë në atë
sllavo-ortodokse. Aty e tutje rreshtoheshin ndeshjet frontale, betejë
pas beteje, që sillnin befasira shqetësuese te përditshme,
duke u përplasur nëpër këto fshatra te Ultinës
se Limit, per ta pushtuar krahinën e Plavës dhe te Gucisë.
Pas Luftës në Murinë, vasojeviqasit kërkuan
nga Knjaz Danilli që kjo trevë t'i bashkohet Cetinës,
meqë marrëdhëniet me Guci ish-in te acaruara dhe
mund te pranohej ky pëlqim. Politika e Cetinës asnjëherë
nuk hoqi dorë nga viset në këtë Ultinë.
Edhe në vitin 1859, në Ultinë te Limit, njëanshëm,
kishte formuar tri kapedani. Kryetar te pare vunë Gjol Llabanin.
Kapedania e Velikës, e udhë-hequr nga Milet Paunoviqi,
shpesh e përdorte per mollë sherri. Në mes te Murinës
dhe Velikës ishte Zhanica. Edhe këtu provuan ta organizojnë
kapedaninë, në krye te se cilës e vunë Tahir
Shabanin e Zhanicës.8 Tahir Shabani nuk e pranoi një detyrë
te tillë. Por as vendësit. Pas këtyre luftërave
dhe planeve, në këtë udhëkryq, u ndërpre
rrugëtimi nëpër Ultinën e Limit, per në
Peshter, Jeni Pazar, Bjello-pojë etj., gjë që iu
dha një grusht i fortë tregtarëve dhe blegtorëve
te viseve te krahinës se Gucisë.
Këto veprime dhe sulmet e vazhdueshme e te padurueshme te kacakëve
te Vasojeviqit nëpër vijën kufitare me vise te Gucisë,
frymëzuan Gucinë te formojë "Kornitetin per
Shpëtimin e Popu-llatës", me seli në Guci, ku
kishin përfaqësuesit e vet edhe këto fshatra.
SFILITJET E KRAHINËS SE PLAVËS DHE TE GUCISË
Populli shqiptar fuqishëm shprehte pakënaqësitë
e tyre kundër shtypjes shekullore dhe atë në forma
te ndryshme, madje edhe me lëvizjen gjithë kombëtare,
519 ishte në vitet 1878 - 1880, që e dësh-mqjnë
edhe shprehjet e Ali Pashë Gucisë, thënë Maxhar
Pashës në Gjakovë, kur edhe organizoi pusinë,
per t'ia ndërprerë rrugën Meh-met Pashai: "Cfarë
do ti këtu, cilin ke pyetur ti që po ua dorëzon këto
troje dushmanëve tanë, mos po jep tokat tuaja?!"9
Planet pansllaviste te Carit te Rusisë, per f ua ndarë
tokat shqiptare aleatëve te tij, ishin me se evidente. Kjo
politikë ekspansioniste doli në sipërfaqe në
fillim te krizës Lindore, duke shfrytëzuar lodhjen e Turqisë
per t"i mbrojtur tokat e pushtuara deri atëherë.
Kështu me Traktatin e Shën Shtefnit (3 mars 1878) Turqisë
i mbeti vetëm fjala e thatë: "...Shqipëria është
pronë ekskluzive e Perandorisë Osmane dhe se kjo ka në
dorë ta bashkojë ose ta administrojë...". Fuqia
e ëndërruar e Perandorisë Osmane kaloi nëpër
rrjedhat e Kongresit te Berlinit. ku edhe u moren vendime te §oroditura
per t'i ndarë tokat shqiptare. Me tokat tona, u shpërblyen
te tjerët.
Veprimet e tilla e nxisin poetin popullor te shprehet;
"... More krala anë e m 'an,
A jeni t' poshtër a jeni t' marre,
Tokën ehuejsimun' efalë?,..
Këto ishin rrethanat me kryesore per t'u bashkuar populli shqiptar
kundër copëtimit te trojeve te tyre autoktone. Ne këto
rrethana, kra-hina e Plavës dhe e Gucisë u bë "dhuratë"
e pare e përpirjes te" lu-gatit fqinj, pra monedhë
kusuri në duart e armiqve. Duke pare ven-dosmërinë
shqiptare, poeti popullor këndon:
"Nuk i lëshojmë Plavë e Guci, l madh e i vogel
per pa u shkri..."
10
Mu per këtë nuk ishte befasi kur në fillin e pare
te organizimit te Lidhjes se Prizrenit u gjend biri i kê'tyre
trojeve. Ali Pashë Gu-cia. si e pè'rshkruan edhe Fishta:
"Sa p 'r at irimin n' krye l'ê
kuvendit
Qi po I' dan n' log t' kuvendit.
Por si t' ishte ni rod dragonit,
E qi i gjaka Agamemnonit.
Ai mik asht, more lam vasha,
Tjetërkush vegAlipasha "
Trimëria e dhënë nga Zoti dhe pozita gjeografïke
u be'në roja per trevat e tjera shqiptare. Zhanicën. Pepajn.
Nokshiqin. Metehin. Martinajt. Gërncarin. Vermoshin, Rugovën
e tere Plavën e Gucinë -i fali Zoti si baza te luftërave
te para. e me pas edhe te luftè'rave te zhvilluara në
pë'rputhje te vendimeve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
Nga te gjitha luftërat që u zhvilluan në këtë
kohë, vlen te veg-ohet ajo në fshatin Nokshiq, me 4 dhjetor
1879. Kjo luftë falë sakri-ficës, guximit, trimërisë
dhe vendosmërisë se madhe te shqiptarëve, u përmbyll
me fitore dhe sukses te madh. Pa dyshim se këtu pësuan
me shumë fshatrat e kësaj Ultinë, meqë lufta
u zhvillua në to. Bes-nikë mbetën edhe trimat nga
viset e tjera shqiptare, te cilët kishin zënë pritat
nga te gjitha anët, per mbrojtjen e këtyre vatrave shqip-tare.12
Me plot krenari anonimi popullor shpreh vendosmërinë e
tyre në këto vargje:
" Te shtat' kralive u kallxova
Se as turkun s'e durova,
Nuk ta qet moskov me mua
Per ven' tem jam tue luftue..."
Per mbrojtjen e këtyre trojeve iu përgjigjen thirrjes
per ndihmë te gjitha viset shqiptare, prandaj me te drejtë
mund te konsiderohet se luftërat per mbrojtjen e krahinës
se Plavës e te Gucisë, fill-nisje në këtë
Ultinë te Limit ishin llogoret nëpër këto fshatra,
per t'u bërë lufta me e përgjakshme me fitoren kryesore
te 13 janarin 1880, si qëndresë per mbrojtjen e vatanit.
Obligimi që sillte kush-trimi përcillet me vendosmëri,
si$ del edhe nga vargjet:
"Me luftue per tokë shqiptare,
Nuk e japim pa dalëfare ".
Meqë besnikërisht është përcjellë
kujtesa, pra, edhe ndodhitë mbesin me te freskëta. Prandaj,
shkrimet dhe raportet e joshqiptarëve qëllimkëqij
nuk hutonin shumë njerëzit e ndershëm, sepse pra-pëseprapë
e vërteta qëndronte në sipërfaqe se krahina
e Plavës dhe e Gucisë u mbrojt nga vendasit dhe bashkëkombësit
e tyre. Kujtesa nga shqiptarët dhe miqtë e sinqertë
te një kombi te vuajtur është kultivuar në mënyra
te ndershme, me shkrim dhe në mënyrë verbale, nëpërmes
këngëve, deri edhe në shkrimet e te madhit Gje-rgj
Fishta, i cili, një pjesë te madhe te kryeveprës
se tij, "Lahuta e Maleis", ua kushtoi këtyre vatrave,
që mizorisht i sulmoi ushtria e udhëhequr nga Cetina,
e ndihmuar nga Rusia cariste dhe disa fuqi te tjera evropiane. Kjo
mësohet edhe nga vargjet:
"Me sy t' vranët kundron Alia,
Sa e bukur Shqiptaria ".
Kur poeti i ka thënë këto vargje, me siguri ka pasur
parasysh stoicizmin e strategut Ali Pashë Gucisë, si dhe
besimin që kishte në forcat e veta vullnetare:
"Me shqiptarë, more Nikollë
Mundet njeri ngusht me ndodhë
Po s 'u shkoï rnrendë per mik
Se ata Ie kishin celik
M'erz a m' tokë me pas me iprekë
N'dasht t' jetë Knjaz, a n' dashtë t'jetë Mbret
Se ata Mbret po ishin n' dhe t' vet
Fort gabon kush i gërget!"
Trimat e këtyre viseve moren pjesë edhe në betejën
kundër Mehmet Pashë Paxharrit, i cili u vra në Gjakovë.
Me koken e tij, luajtën fëmijët në rrugicat
e Gjakovës. Praninë e trimave te viseve në fjalë,
e dëshmon edhe Fishta:
"Perse krenët e Shqypnisë,
Me Ali pashën e Gucisë,
Ni be t' madhe e ki'n ba,
Plak e i ri në luftë me ra ".
Duke shtuar edhe madhërinë e kushtrimit te përgjithshëm,
ai shton:
"Lsho kushtrimin n' Toskë e Gegë;
Mblidhnu tok si kokrra n'shegë...
Marre e turp per fis t' shqiptarit,
Me shndruem namin e t'parve".
Kushtrimi i tillë i ben trimat që te mos u dhimbset jeta,
duke respektuar edhe kundërshtarin:
"Jetë as dekë ma s' po shikojnë,
Veç e msyjnë trimat shoshojn..."
Madje edhe poeti anonim thur vargje te shumta me tematike kreshnike
dhe trimërie, duke ua dhënë epitetin e merituar edhe
tri-mave zhani§anë, pepjanë e nokshiqanë:
"...O me sokola q' i pat Mal'sia
Nuk i pat krejt njer'zia
......
Djelt e Pepajve dhe Zhaniqantë
Veten e kallin per vatan,
I njofti Lodra dhe Berlini..."
Me frymë te këtillë tingëllojnë edhe vargjet
e këngës "Kushtrimi i Gucisë" :
"Qaj kushtrimi i Gucisë
Bashkoi trima dymdhet mi
Per me ruejt këtë shqiptari.
More kodra pse po dridhi
Edhe ju kushtrimi u thirri,
Në Kërshllahe ku ka za trimi
Ku ështëfjala dhe betimi
Besë e nerë e ktij trolli,
Çi prej shkëmbi doli vuthjani
Hoti, Marünaj edhe Gucjani
Nokshiq, Pepaj dhe Zhanicë
Me Plaviantë 'desin në p rite
..............................
Luftojnë trimat nokshiqan
Si me Ie desin per vatan
..........................
Avdyl Pepa ta dha Zoti
Me luftua si kreshnik't moti
VIJA E KUFIRIT ME DHUNË
Fuqitë e Mëdha evropiane përfunduan caktimin e kufirit,
pa marre per bazë realitetin dhe dëshirën e banorëve
nëpër ato vise. Me këtë vijë kufitare,
doli në sipërfaqe edhe politika e konflikteve dhe e konfrontimeve
te pandara dhe shumë te gjata që ende vlojnë, sepse
Ultina e Limit u nda në dy kaza, atë te Gucisë dhe
te Beranës. Nga ajo kohë, Murina, me fshatrat përreth.
që përbënin Ultinën e Sipërme te Limit,
mbeti me kazanë e Gucisë.
Fuqishëm këndoheshin dikur në këto anë
vargjet e poetit popullor:
" Pasha shpirtin e terne loke
Jam gjaku i kësaj toke... "
Vdiqën ata që i thurnin dhe këndonin një këso
vargjesh, por u larguan edhe ata që duhej t'i trashëgonin
ato.
" Sa la kam Shqipnin me veti,
S'ka f ka m' ban krajli, as mreti.
Sa ta kam ket' grusht Shqipni,
I m 'roj tokat nga shtat krali...
Cetina, edhe pse shkroi marrëveshjen e pajtimit te kësaj
vije ku-firi, nisi t'ia japë përkrahjen fshatit Velikë,
që kishte marre fenë sllavo-ortodokse dhe kombësinë
malazeze. Fshati Velikë, që kufi-zohej me fshatrat shqiptare:
Zhanicë, Pepaj, Nokshiq, Meteh dhe krahinën e Rugovës,
ishte i përshtatshëm per mollë sherri. Ky që-llim
ishte hartim politik, gjë që u pa shumë shpejt, kur
veliganët moren arme nga Cetina dhe Rusia per te vazhduar acarimin
me kë-to fshatra deri në plasje te konfliktit te përgjithshëm.
Në ndihmë velikasve u shkonin vasojeviqasit, por edhe
viset e tjera malazeze. Politika e tillë shpeshtoi sulmet dhe
e futi Velikën ta pranojë ndarjen nga qendra Guci. Qëndrimi
i tillë bëri që te ndeshen edhe armiqësisht
me fshatrat fqinjë te tyre. Duke humbur edhe traditën,
kaloi në krimet §njerëzore, si9 ngjau ditën
kur e dogjën Xhaminë e Pepajve dhe në te prenë
koken e mulla Osman Celë Zhanicës, mad-je edhe në
tëbanë dogjën vajzën Kune Drejaj te Pepajve.
Gjatë asaj kohe, ata grabitën kater vajza nga Zhanica,
te cilave ua nxorën shpirtin duke ua prerë gjinjtë.
Ato u gjetën te hedhura në She. (do-sja e autorit Princ
Danilo, me përkrahjen e valiut te Shkupit dhe te Abdi Pashës
nga Shkodra, arriti te fusë politikën dhe agjen-tët
e vet në Ultinën e Limit. Ky që nga viti 1858 vepronte
nëpërmjet kape-danive te shpallura në këtë
rajon. Per ta dobësuar Turqinë, u bash-kuan forcat evropiane
dhe Rusia cariste në luftë kundër saj. Në këtë
rjedhë, Rusia ndikoi që shqiptarëve t'u merreshin
trojet e tyre, duke ua dhënë si shpërblim këto
vise Cetinës, që pasuan pas Kon-gresit famëkeq te
Berlinit. Pra, trojet tona u bene si monedhë e pare kusuri
mes fuqive evropiane.
Zhanica, udhëkryqi i kalimit te pashallarëve per dorëzimin
e këtyre viseve Cetinës, ishte edhe ndër pritat e
para te sulmeve per pushtimin e krahinës se Plavës dhe
te Gucisë. Gjatë gjithë këtyre lëvizjeve
dhe ndeshjeve gjoks per gjoks me sulmuesit, ishin edhe trimat e
fshatrave Zhanicë, Nokshiq dhe Pepaj.
Per t'iu kundërvënë kësaj te keqeje, sipas parimeve
te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, u lëshua kushtrimi prej
shtatë e gjer në shtatëdhjetë vjef, nga Shtabi
Ushtarak i Mbrojtjes, në balie te te ci-lit qëndronte
njëri ndër themeluesit e kësaj Lidhjeje, Ali Pashë
Gucia. Nga qendra "Kërshllahet" e Gucisë, udhëhiqej
e tere lufta. Një organizim i mire solli me tepër se 4000
vullnetarë te zotët e pushkës gati nga te gjitha
viset shqiptare, te cilët iu bashkuan vull-netarëve vendës,
pra me tepër se 8000 vullnetarë civilë iu kundër-vunë
ushtrisë se rregullt te Cetinës, mbi te cilën edhe
ngadhënjyen. Duhet ve9uar mbizotërimin në luftërat
e vjeshtës 1879. Madje, be-tejë pas beteje, deri në
fitoren e madhe në fund te dekadës se pare te janarit
1880. Si argument per ndihmën që rusët ia dhanë
ushtrisë malazeze, tregon fakti që forcat shqiptare zunë
rob dy flamuj rusë në Murinë17. Këtë e
pashë te arsyeshme ta theksoj edhe një herë. per
t'i bërë me te kapshme dhe me te afërta veprat e
trimave te Zhanicës, te Pepajve, te Nokshiqit dhe trimave te
tjerë. Nga pjesë-marrja masive e shqiptarëve, forcohet
bindja se ishte një mbrojtje gjithëkombëtare. Me
punën shumëvjecare, arrita te bashkqj shëni-me per
Zhanicë, Pepaj dhe Nokshiq, që i trajtoj në këtë
monografi. Nuk pretendoj se unë jam shteruesi i gjurmimeve
në to, sepse ka hapësirë që edhe te tjerët
te merren me trajtimin e tyre, duke plotë-suar monografinë
time. Po ashtu, nuk e përjashtoj mundësinë që
te me këtë rrëshqitur ndonjë lëshim i paqëllimtë.
Gjatë gjurmimeve dhe punës në terren, gjurmova edhe
per trimat e tjerë në këto dylu-ftime, qofshin ata
shqiptare ose malazeze, te cilat materiale do ta shohin dritën
herëve te tjera. Këto luftëra i konsideroj te padrejta
dhe te gabuara, kështuqë vetëm sa realizoheshin projektet
dhe u kënaqeshin apetitet te tjerëve. I shtrënguar
nga mungesa e mjeteve financiare, u detyrova te bëj një
ndarje komplete nga monografia, ku ishin përfshirë edhe
fshatrat e tjera te këtij rajoni, te cilat e përjetuan
te njëjtin fat. Dhashtë Zoti që në kushte me
te mira te me me realizohet dëshira! Dhashtë Zoti te mos
na përsëritet kurrë me historia e hidhur!
Krahina e Plavës dhe Gucisë gjithnjë ishte e sulmuar,
si pasojë e politikës ruso-sllave etj, që solli edhe
përgarje ndër farefisni. Në atë kohë, malazeztë
nuk e mohonin trungut e përbashkët iliro-shqiptar e as
lidhjet farefisnore me ne. Këtë e pranojnë edhe sot
e kësaj dite banorët e këtyre viseve, te cilët
e humbën gjuhën dhe ndërruan kombin në atë
malazez, si Vasi (Vasojeviqët) dhe Krasi (Krasniqët),
Gashi (Gashiq), Kastrati (Kastratoviq) etj. etj. Push-tuesi turk,
per ta pasur me te lehtë sundimin, bënte propagandë
fe-tare, ashtu si vepronte edhe Cetina, vetëm e vetëm
per t'i konfron-tuar mes vete shqiptarët. Madje edhe armiqësitë
ishin me hidhë-rake, sepse nuk paraqitej trim i dorës
se dytë te gjithë dëshironin te ishin te parët.
Mu per këtë, edhe nuk kishte te zënë rob lufte,
sepse ishin te përgatitur vetëm per vdekje. Atëherë
jetonte shprehja se "trimi nuk lidhet", gjë që
edhe i shtynte shqiptarët ta linin "pe^en" (flokë
te gjata, në qendër te kokës, sa një grykë
filxhani), në më-nyrë që nëse vjen deri
te prerja e kokës, t'i mbahet koka per per9e, per t'i lëshuar
hapësirë qafës per t'ia prerë koken ose hundë
e buzë me lehtë trimit kundërshtar kur vinte rasti
trup per trup.
Nuk e kam me dëshirë te shkruaj vetëm per shqiptarët
e tashëm, por mungojnë shënimet, meqë inatet
që i takova, fatkeqësisht, janë ende te gjalla tek
joshqiptarët, që pengonin mirëkuptimin tim per te
mos e ndarë një vrazhdësi te përbashkët.
Inatet e ndryshkura nuk i lejonin informatorët që te jenë
te afërt e aq me pak te sinqertë, per t'i pasur shënimet
me komplete te popullatës nëpër tere këto vise.
Vizita ime me e lire ishte gjatë viteve 1970-1978, kur edhe
përje-toja mirëseardhjen jo vetëm nga shqiptarët,
por edhe nga ata që e kishin marre kombësinë malazeze
ose myslimane etj. (tash serbe ose boshnjake). Mbeti dëshira
ime ngjitur me mirëkuptimin e tyre per t'i plotësuar shënimet.
Në këtë rast, po jap shënime te shqiptarëve
nga fshatrat në fjalë, te cilët edhe në ditët
tona §mohen dëshmorë, meqë vuajtën shumë
dhe e dhanë jetën per mbrojtjen e vatrave te veta autoktone,
duke mos mënjanuar as dëshmorët nga fshatrat e tjera
te kësaj krahine dhe viset e tjera shqiptare. Gjaku i tyre
shndrit historinë e këtyre viseve autoktone shqiptare.
Duke u krenuar me trimëritë e tyre dhe gjakun e derdhur
per mbrojtjen e vatanit, prezantoj një numër sish, në
bazë shënimeve te sakta nëpër terren. U kërkoj
ndjesë te tjerëve, per te cilët nuk kam pasur shënime
- dëshmi, e te cilët kanë vuajtur dhe kanë derdhur
gjakun. Ata, megjithatë, janë në zemrat dhe në
ndjenjën tonë kombëtare. Shpresoj se në te ardhmen
do te plotë-sohen shënimet ose nga unë, ose nga studiuesit
e tjerë, per peri-udhën kohore 1879 - 1945. Atyre u jemi
borxh, sepse mbrojtën to-kat stërgjyshore.
NGA ZHANICA:
Mëhalla Gjekaj- Ramë Shabani, me te vëllain Arifïn,
Kurt Mirashi, me dy djem, Kolë Gjeka, me djem, Zhuji dhe Muji
e Tafil Isufi, me te vëllain Myftarin.
Nga Mëhalla Shabaj - Asllan Shabani me vëllezërit
Misinin, Halilin me djemtë Ramen dhe Idrizin, Ali Uka, Daut
Misini, Muzli £ela me dy djem, gruan dhe me te vëllain
Demën;
Nga Mëhalla Gjelaj - Ujkan Daka, me te vëllain Bajramin,
Asllan Cena, Mirash Hasani me djalë e grua, Xhemë
Ujka, Bajram Osmani;
Nga Mëhalla Nuecaj - Kurt Nueci, Asllan Gjeloshi me vëllezërit
Kurtin dhe Ajdinin, Muj Spahija me vajzë dhe me te vëllain
Locin, Sejdi Syla dhe Bajram Syla me te birin Alinë;
Nga Mëhalla Shalunaj - Sokol Elezi, Nuradin Asllani me djalë
dhe grua, Sylë dhe Ramë Shabani;
Nga Mëhalla Lukaj - Ramadan Ferizi, Ramë Kurti me te vëlla-in
Ferizin, Kurt Mustafa me dy djem, Ukë Halili dhe Pjetër
Loshi; Nga barku Lukaj - Arif dhe Tafïl Ujka dhe Pjetër
Loshi; Nga Mëhalla Celaj - Kurt Mustafa, Ukë Halili
dhe Abaz Feku.
NGA FSHATIPEPAJ:
v
Nga Mëhalla Drejaj - Ali Smajli me te vëllain Mikun, dhe
Elez Alia;
Nga Mëhalla Bacaj - Avdyl Baci me te vëllain Ukën,
Mie Isufi me djemtë Hasanin dhe Kurtin dhe vëllain Jahën,
djemtë e Rrustem Bacit, Haredirii, Avdyli dhe Galani; Nga Mëhalla
Lekaj - Ukë Kola me vëllezër Gjonin dhe Drenin;
Nga Mëhalla Nikaj - Pjetër Nika me djemtë Ukën
dhe Lazrin.
Nga NOKSHIQI:
Mëhalla Bufaj: Kurt Asllani, Sylë, Ali, Deli, Sokol te
Maliqit, Sokol Sejdiu, Brahim Shabani, Brahim Jakupi, Smajl Ibra,
Groshi me djalin e vet Deliun;
Mëhalla Mehaj: Nuro Kurti me te vëllain Zenelin, Adem
Neziri me djalin Avdylin, Sali Murseli, Iber Elezi me djemtë
Ahmetin dhe Mehin dhe Sali Mehi;
Mëhalla Mekuli: Beqir Smajli me vëllezër: Alinë,
Ademin dhe Hasan Rama rne vëllain Hysenin;
Mëhalla Selimaj: Isuf Selimi, Ramë Bardhi, Sadik Selimi
dhe Zhuj Sadiku.
Shqetësimet e mëdha, te përcjella edhe me tortura
pas luftërave te njëpasnjëshme që nga viti 1854,
deri në dekadën e dutë te vitit 1880, bëri që
kjo popullatë me e organizuar, te ishte pjesë edhe e kryengritjeve
shqiptare kunër Shemsi Pashës, kur edhe u arrestuan djemtë
e këtyre viseve, si Mulla Jaha, plavjan, Sadik Halili, zhani-can
etj. Madje u dalluan edhe në luftën kundër Xhafer
Tajarit etj. Mësohet se .Çetat e këtyre fshatrave
vepronin sipas programit te sjellë nga paria e vendit, miratuar
nga Komiteti per Mbrojtjen e Kosovës në Shkodër,
pas aprovimit nga nënkomiteti i Gucisë.
Popullata e këtyre anëve mirëpriti fitoren e "turqve
te rinj". duke ëndërruar ndryshime sa do te vogla.
Por ndodhi e kundërta. Jo vetëm se ua shtuan terrin, por
edhe ua mblodhën armët. Vitet 1908 - 1912 mund te quhen
edhe vitet e garmatimit te malësorëve te këtyre viseve.
Një veprim i tillë ishte i mirëseardhur per sulmet
e forcave ushtarake te dirigjuara nga Cetina, sepse i printe sulmeve
me tragjike ndaj popullatës duarthatë dhe te pambrojtur.
Banorët e një fshati ose te një lagjeje ndodhte te
mos ishin te një fisi, pra përbëheshin nga disa fise.
Megjithatë, respektohej pari-mi i parisë në Guci,
ku kishin përfaqësuesit e vet, me shprehjen: "Bashkoju
bajraktarit me te afërt, në rast kushtrimi".
Kështu ndodhi edhe me bashkimin e banorëve te fshatrave
Zha-nicë, Pepaj dhe Nokshiq, që ishin te disa fiseve,
por kushtrimi i bashkonte pas bajraktarit, nga barku Gjekë
Martini, me seli në Zhanicë.
Banorët e këtyre fshatrave, edhe ashtu te dërrmuara
nga sulmet e shpeshta, nga varfëria dhe rrethi i kurorës
se majave që i rreth-ojnë, mund te thuhet se ndanin vitin
vetëm në dy stinë. Ngarkesë tjetër per
këto fshatra, paraqiste politika shovene sllave, e cila, përmes
torturave te ndryshme, ua bëri jetën shqiptarëve
edhe me te rende, per §ka e ngritën fuqishëm zërin
per te shprehur pakënaqë-sinë e tyre. Trimat e këtyre
fshatrave iu bashkuan kryengritjeve shqiptare në përmasa
te gjera. Per fat te keq, as në ato kushte nuk u ndalën
sulmet e kacakëve malazezë. Banorët e fshatrave në
fjalë jetonin me shpresën se një ditë do ta
ndalte Cetina dhunën ndaj tyre. Dhe se e vërteta do te
kuptohej.
DITËT E KIAMETIT NË TOKË
Mjerisht, malazezët shkelnin §do parim dhe shtonin sulmet
e pandërprera. Kështu ndodhi edhe në mbarim te vjeshtës
se vitit 1912, që ishte fundi i se keqes dhe fillimi i me te
keqes, ose me qartë: fundi i mjerimit dhe vazhdimi i dhunës
dhe i gjenocidit drejt këtyre viseve, me qëllim te zhdukjes
se fjalës shqipe dhe te shpreh-jes - pasardhës i kombit
shqiptar.
Forcat vullnetare per mbrojtjen e kësaj treve ishin në
ndjekje te ushtarëve turq. Ndërkohë Cetina ndërmori
një tjetër sulm kundër forcave civile vullnetare
shqiptare. Në atë gjendje, nisen sulmet kundër këtyre
trojeve. Paria e vendit, duke pare rrezikun, nxori kushtrimin gjithëpopullor,
te cilit iu përgjigjën edhe shumë vise te tjera shqiptare.
Vija kufitare ishte me tepër se 40 km e gjatë. Në
majëmale dhe në pak ultinë u vunë mbrojtësit
e trojeve etnike. Luf-ta u zhvillua gjokspërgjoks. Per një
javë lufte, në Guci u sollen 1000 vigje dhe me shumë
se 300 te plagosur. Meqë mungojnë shë-nimet per humbjen
e kundërshtarit, nuk mund te jap te dhëna te sakta.
Kjo popullatë, në një gjendje te tillë, ishte
e pamundur t'u bënte balie sulmeve te një ushtrie te rregullt,
te armatosur, me kua-dër dhe përvojë ushtarake.
Ndër pritat e para ishin trimat e këtyre fshatrave, te
cilat edhe përjetonin zjarrin e pare dhe gjenocidin me te madh
e me te egër. Si shkruan edhe gazeta "Glas Crnogorac"
me 11 tetor 1912, "Ushtria malazeze pushtoi dy qendrat, Plavën
dhe Gucinë...", lë te kuptohet se ky marshim u bë
pasi i dogjën fshatrat në fjalë dhe bene masakër
mbi fshatarët e tjerë josllavë, ngase nëpër
to arrinin në qendrat Plavë dhe Guci.
Ngjarjet e vjeshtës te vitit 1912, në vecanti ato te muajve
te pare te vitit 1913, ishin me tepër se tragjike. Atëherë,
u përjetua gjenocidi me i tmerrshëm nga ushtria malazeze,
që udhëhiqej nga komandantët Veshoviq, Avro Cemi
e te tjerë, që mbetën te paha-rruara per te zi në
këto anë. Vetëm në Qafën - Rrafsh te Previsë,
ballaballë me këto fshatra, u pushkatuan 700 veta, ndër
ta edhe gra e fëmijë. Me te lehta, ishin pushkatimet se
dhuna e paskajshme. " I vranë dy djem para syve te nënës.
Asaj ia afruan grykën e tytës per t'i marre ere, dhe i
thanë: "Ky barut grahi plumbin nëpër zemra te
djemve te tu e në anën tjetër"",thoshte
një informator.
Poeti anonim, per ta përkujtuar brez pas brezi këtë
akt mizor, te tmerrshëm dhe te pamëshirshëm, thuri
këto vargje:
"Avro Cemi njifaqe zi,
Ka mbledhë Plavë, ka mbledhë Guci?
Ka mbledhë Vuthajt 200 shpi,
Martnoviqin 60 shtpi,
Zhanicë, Pepaj dhe Nokshiq,
Që i ka n' kufi..."
Per te mbetur në kujtesë precizon edhe vendin e pushkatimit.
" N' Qafé te Previsë kur
i kanë
I shtinë vorret per m 'j gropue.
Djali i Memës asht mjerue,
f janë kto vorre babë, tuj punue?
Nukjanë vorre tuj punue,
Janë llogore per me luftue.
Me 'i batare jau kanë Ishue,
Pej shtatqinve as nja s 'ka pshtueü!'
Politika e Cetinës kishte per qëllim jo vetëm ta
sundojë këtë krahinë. por edhe ta asimilojë,
sepse edhe bukuria natyrore e shty-nte me §do kusht ta përfitonte.
Ngjarjet rrëqethëse e tronditën shpirtërisht
njeriun liridashës, andaj i dëshpëruar Ismail Qemali
jep intervisie në gazetën italiane " 11 giornale
D' Italia", me 12 IV 1913, ku shprehet: "Si mund t' i
shkojë ndërmend mbretit Nikollë t'ua imponojë
me arme e me dhunë myslimanëve shqiptarë te ndërrojnë
fenë? A mendon ai per luftimet e përgjakshme që e
presin?". Per te mbijetuar, trimat u ngjitën maleve, kështuqë
majat e kësaj kurore bjeshkësh kurrë nuk ishin pa
9eta dhe §etanikë.
Popullata e këtyre viseve ishte besnike ndaj vendlindjes, dhe
gjithnjë ishte e inkuadruar në lëvizjen shqiptare
per liri shpirtërore dhe kombëtare. Gjendja e vështirë
dhe vuajtjet e popullit te këtyre anëve, kujtohen nga
brezat që vijnë:
"Që nëfillim tëjetës
vuajtjet i maj mend unë,
Teprindve te mi dhe t' farefisit mbarë!
Oh, gjithmonë na kanë ndjekur dhe na kanë vrarë
Dhe e kanë quajtur trimëri, janë lëvduar me
këtë punë!
Mandej u rrita burrë, dhuna dhe vuajtjet s' pushuan...
Tash nëfund tëjetës: prapë vuajtje, vdekje,
trishtim
Mbjellin në vatrat tona ata që te na zhbijnë duan...
Valle, a do te ketë ndonjëherë qetësin' atdheun
e në shpirtin tim"
Njeriu i këtyre viseve mund te merret si portret i pandashëm
dhe i qëndrueshëm si edhe shkëmbinjtë e Malësisë.
"Cdo pëllëmbë me gjak asht e lame në këto
troje. Mal e bjeshkë. Fushë e djerrë. E malësorët
e mijë linden këtu. Në rras te gjallë. Rriten
me pishat; atyre ua falin edhe rinin, edhe jetën. Janë
te vuajtun, por fisnik; Te varfun por jo te ngratë. E kanë
ligje t'egra. T'egra si shkrepat dhe malësorët. Këta
janë te fortë, te qëndrueshëm njësoj per
këtë edhe krenar njësoj, kryelartë".21
Nëse ndalemi per ta analizuar Malësinë e Madhe, pjesë
e se cilës është edhe krahina e Plavës dhe e
Gucisë, mësojmë edhe na shtie ta kujtojmë.
"Emrin e saj, Malësi e Madhe, e përcakton jo pamja
e jash-tme, po përmbajtja e brendshme e saj. .. është
krahinë shqiptare me emër vërtet misterioz (...madje
e Madhe); por, Malësia e Madhe është krahinë
shqiptare me virtyte, vërtet, te qarta e te mëdha. Domethënë:
malësia nuk është emër i zakonshëm gjeografik
dhe etnografik, por një kuptim me përmbajtje shumë
te pasur etike dhe kombëtare.
Megjithëse e vogel me sipërfaqe, Malësia e Madhe,
sigurisht nuk është quajtur rastësisht e Madhe: ajo
është e vogel me sipërfaqe, por është
e madhe me histori; ajo është e vogel me sipërfaqe.
por është e madhe me tradita; ajo është e vogel
me sipërfaqe, por është e madhe me virtyte; ajo është
e vogel me sipërfaqe, por është e madhe me mendje
dhe zemër; ajo është e vogel per sa u përket
pasurive tokësore, por është jashtëzakonisht
e madhe per sa u përket pasurive shpirtërore.
Pse mund te thuhet kështu?
Besa, bujaria, mikpritja, trimëria, me te cilat jemi mburrur
dhe per te cilat na kanë njohur e nderuar te tjerët, në
trajtën me te paster janë shfaqur pikërisht në
Malësinë e Madhe. Atje, në Malësi te Madhe,
gjithmonë është ruajtur baraspesha ndërmjet
asaj që thuhet dhe asaj që bëhet, ndërmjet veprimit
dhe parimit. Si Perëndia në dramën antike, atje nderi
e ka mbikëqyrur veprimin dhe mendimin e individit dhe te bashkësisë.
Në Malësi te Madhe e keqja dhe gënjeshtra kurrë
s' janë pra-nuar si te ligjshme. Atje pushtetit kurrë
nuk i është lejuar ta përulë dinjitetin; as
robërisë ta shtyp lirinë. Atje, dyfytyrësia
kurrë s' ka mundur te kalojë si sinqeritet; as demagogjia
si atdhetarizëm; as kapardisja si trimëri. Atje marria
kurrë s' ka mundur ta përqeshë arsyen. Kush ka mbrojtur
te drejtën, atje është cmuar mik i te gji-thëve.
Atje jeta është dhënë per nderin, te drejtën
dhe te vërtetën me te njëjtën gatishmëri
me te cilën është dhënë edhe per Atdheun.
Se, atje, përpos me madhështi dhe me dinjitet malësorët
nuk kanë pranuar as te jetojnë, as te vdesin ndryshe.
shtia dhe tragjedia e saj . Me shumë thënie te tilla mund
te kuptohet realiteti se sa janë te lidhur dhe te përmallshëm
per këto troje, per qiellin që e mbajnë majëmalet
që u rritën te ujitura nga djersa dhe gjaku. Nëpër
kthetra ruajtën zakonet që ua mësuan nënat bimë
qiellore, me fuqi legjen-dare, që u shndërruan në
Zana mali, tamblin e te cilave e thithnin kreshnikët e këtyre
vatrave, andaj ishin te fortë që t'i përballonin
Harapit te Zi, te dalë nga deti dhe atyre nga Karpatet etj.
Duke përkujtuar te keqën e kaluar, nëpër faza
te historisë jeto-hej me një frikë te kujdesshme,
sepse qetësia mungonte, andaj organizimi në grupe ishte
i domosdoshëm. Me këtë parim ishin te frymëzuar
shumë djem nga këto vise.
Në fshatrat Zhanicë, Nokshiq dhe Pepaj, popullata gjithnjë
ishte e përgatitur, por duhet kuptuar se rrethanat nuk lejonin
që e tere familja te rreshtohej në ceta, prandaj rreshti
i tyre nuk ishte i gjatë sa kishte trima ndër ta.
Vitet me te ve^uara per kagakë ishin vitet 1908-1912, pastaj
1913 - 1916, per te vazhduar edhe pas vitit 1920-1940. Sipas indor-matorëve,
në grupe kagakësh ishin përfshirë një pjesë
e madhe e trimave nga këto fshatra. Në vazhdim do japim
shënimet e një pje-se te tyre, edhe pse te gjithë
ishin te pargatitur per ta dhënë kontri-butin e vet deri
në vdekje per atdhe.
LIRIA E PËRHIMTË MASHTRUESE
Shpresa ëndërr u vërejt me pushtiinin e këtyre
viseve nga austro-hungarezët (1916), sepse pushtuesi u paraqit
me sjellje te butë dhe propagandë te urtë. Thënë
shkurt, malësorët e këtyre viseve ishin lodhur nga
torturat dhe vuajtjet. Shikuar parimisht u kishte ardhur shpirti
te hunda, andaj kërkonin shërim, se paku, edhe tek pushtuesi
sado me i butë, me kusht që te mos nënshtroheshin.
Pushtuesi i ri, sipas informatorëve, tregonte shenja me te
qeta dhe urtësi bindëse. Nisi te lëshojë penj
lirie, komunikimin në gjuhën shqipe. proklamoi te drejtën
fetare. si dhe përve§ tre mësuesve vendas -
Sado Musajt, Hysen Vuthit dhe Ismail Nikogit solli edhe pese mësues
nga Zara, per ta zhvilluar mësimin në gjuhën shqipe.
Ndër ta ishte edhe i mirënjohuri Josip Rela.
Nga vendasit organizoi njësitin vullnetar ("51"),
te veshur dhe te organizuar në mënyrë ushtarake.
Por, në vijim, vuri në stërvitje rreth 700 veta (vendës),
per t'i fituar edhe njohuritë e para ushtarake. Ndër
këto organizime ishin te inkuadruar edhe djemtë e këty-re
fshatrave. U kthyen edhe te larguarit dhe ka§akët per
te jetuar në trojet e veta te lindjes, që ishin bërë
rrafsh me tokë. Ndër shenjat e para te mosbesimit në
pushtuesin e ri ishte fakti kur 400 rezervistë ua dërgoi
në ndihmë forcave te veta nëpër fronte te hapura,
duke i shpërndarë nëpër viset malazeze, pa pëlqimin
dhe dijen e vendësve. Një numër te vogel e kishin
lënë në këto treva, per te dëshmuar se
gjoja pushtuesi i ri ishte në shërbim te kësaj popullate.
Per ta treguar lëkurën e vet pushtuese, pasi vërejti
se shqiptarët filluan te ngjallen dhe te marrin arsimim kombëtar,
largoi mësuesit vendës dhe pastaj vendosi ata që
i solli. Me i shëmtuar ishte rasti kur, krahas atyre mësuesve,
solli një "kryehoxhë" boshnjak nga Bosnja, i
cili, per t'i mbyllur shkollat shqipe, ushtroi terror në kup-timin
fetar. Administrata austro-hungareze, per ta arritur qëllimin
me me sukses, e armatosi hoxhën. Përveg revoles, ia dha
edhe një 9omange, per ta përdorur ndaj atij që nuk
shkon në xhami per t'i falë "pesë vaktete e
namazit". Shkopin e përdorte edhe në atë ma-shkull
që kishte kaluar moshën e dyzetë, por nuk e kishte
lëshuar mjekrën. Kësaj force okupuese, megjithatë,
i erdhi fundi. Në mba-rim te vitit 1918, u përcoll dhunshëm
nga forcat vullnetare malë-sore.
Në te gjitha këto vuajtje dhe tortura nuk hetohej mëshirë
ndaj kësaj krahine, as ndaj fshatrave. Ku zbrazej pushka e
pare, aty binte dhe viktima e pare. As ato fije te brishta lirie
nuk i panë banorët e këtyre fshatrave, sepse kacafyteshin
me kacakë veli§anas dhe vaso-jeviqas.
Pas largimit te forcave austro-hungareze, zuri fillin udhëheqja
e vendit në Guci me parime vendore, me sulle, zakone dokesore
dhe pjekuri kanunore. £do fshat vuri qetësinë dhe
nisi te punojë në shtëpitë e djegura. Per fat
te keq, kjo hapësirë kohore ishte jetës-hkurtër.
Brenda asaj kohe, në mënyrë dinake, në Kacanik
te Gu-cisë, u vendos njësiti ushtarak serb, i cili ishte
deklaruar se jemi kë-tu per ta shpëtuar këtë
popullatë nga ushtria e Kralit te Cetinës.
Meqë në te kaluarën e kishin humbur besimin, paria
e vendit ua dha drejtim-rrugën, para se ata ta tregojnë
armiqësinë dhe përdo-rimin e forcës.
Sipas shënimeve nga terreni, parashtroj këto te dhëna
per ceta dhe ka9akë. Jam i vetëdijshëm se ka edhe
te tjerë, por per ta nuk kam te dhëna.
Ngafshati Zhanicë:
Gjekaj - Tafil Isufi, Bajram Isufi dhe Shaban Tafili; Gjekaj me
mbiemrin Tahiraj: Arif Tahiri me djem- Zhujin, Mustafën dhe
Xhemën. Xhemë Arifi u vra në Mokna.
Shabaj - Hasan Kurti me djemtë Smajlin, Halilin, Ukën
dhe Shabanin me djalin Idrizin, Demë Shabani me djemtë
Mu9ën dhe Zenelin, Celë Shabani me djalin Delinë
dhe nipin Rrustemin, Sadik Halili dhe Vesel Halili;
Gjelaj: Vëllezërit Osman, Mehmet e Mujë Daka, pastaj
Idriz Bajram Daka, Asllan Veseli me djalin Cenë. Me pare i
kishin vrarë nga prita, Bajram, Osman dhe Mujë Daken te
Gjollat e Dakë.
Ujkaj - Demë Hasani me te vëllain Sadrinë; Hasanlukajt:
Rexhë Asllani me te vëllain Haradinin dhe me djalin Hajrudinin,
Kadri Murseli me te birin Sadriun;
I pandarë me trimat e Zhanicës ishte edhe nipi i tyre,
djali i Shake Ukës, i motrës se Idriz Ukës, prijës
i 9etës, trimi plavian Adem Kolashinci, te cilin vasoviqasit
e quanin " crni"( i ziu), i cili u vra në pritë
në Lybeniq te Pejës. Nip bije i familjes Gjelaj ishte
edhe trimi i njohur Ujkan Ahmeti i Nokshiqit, i cili me vajzën
e vet, Rabien, e kishte §etën e vet. Gjithashtu nip bije
i Shabajve ishte edhe Azem Bajraktari i Martinajve, i printe getës
kaçake, pastaj e takojmë anëtar Komiteti te Kosovës
në Shkodër. Çelë Neziri me djemtë Ibishin
dhe Idrizin, me nipat Sylën, Ramë Ibishin dhe Mujë
Idrizin, Ali Feriz Fekun me djemtë Sokolin dhe Ujkanin, Avdi
Ferizin me djalin Rexhën dhe Abaz Fekun;
Lekaj - Vëllezërit Zenel dhe Arif Hysi dhe Tafil Zeneli;
Shalunajt - Elez Sokoli me djemtë Alinë dhe Rucin dhe
nipat Bektesh Alinë dhe Sokol Sylën me djalin Cafin;
Nuecaj - Nuec Spahija me djalë Sylën dhe nipat Haxhinë,
Bajramin dhe Nimanin, Osman Nueci, Selim Lushi, Mustafë Muji,
Avdyl Sejdia me djemtë Ferizin dhe Ramen, si dhe Nuri me djalë
Zeken.
Nga fshati Pepaj:
Drejaj - Deli Smajli me te birin Brahimin dhe vëllain Sadriun,
Brahim Elezi, Asllan Ujku me te birin Mushakun dhe te vëllain
Hajdarin, Halil Avdia me te vëllain Cenën;
Bacaj - Zenel Avdyli me djalin Istrefin, Sali Jaha me te bijtë-Jahën,
Mustafën dhe Hasanin. Feriz Uka. Kei Haradini, Azem Avdyli,
Gim Galani me djalë Galanin dhe me te vëllanë Duqin;
Lekaj - Adem Kurti me djem. Bacanin dhe Prelën;
Gjonaj - Mark Gjoni me djalin Bacin:
Nikaj - Gjon Pjetri me te vëllanë Çunin etj.
Nga Nokshiqi:
Bu§aj: Ujkan Ahmeti, Zymer dhe Imer Maliqi, Elez Kaserni, Mustafë
Isufi, Beqir Groshi me djalin Rekun, Dul Kameri, Man Dishi me djemtë
Sekun dhe Celen. Ibish Asllani me djemtë Aze-min dhe Xhemajlin,
Ramë Bakia, Dan Zeqi, Smajl Ibra etj.
Mehaj: Zek Sokoli, Hysen Salihi, Haxhë Mehi me djalin Mehin
me vëllezër dhe nipat Ibishi dhe Avdyli, Bush Salihi me
vëllezër: Murselin dhe Hysin, Hazir Zeneli me djalin Bajrushin
dhe vëllain Nezirin e nipin Mehmetin, Bush Nuri me vëllanë
Rekun, Sali Salihi, djemtë e Sali Murselit: Galo Reku, Murseli,
Basha dhe Hy-seni, Smajl Ahmeti dhe Ibish Ahmeti, djemtë e
Meh Ibrës; Re-xha, Hyseni dhe Qerimi;
Selimaj: Hasan Bardhi. Muj Bardhi, Sadik Selimi, djemtë e Sadik
Selimit: Arifi, Jashari, Brahi dhe Lushi etj.
Si bazë e me se keqes ishin vitet 1912-1916, kur në fshatrat
e zbrazura nga shqiptarët, i sollen kolonët malazezë,
te cilët u bene pronarë te dhunshëm deri në
ditët e sotme. Ata thoshin se "tokën na e ka dhënë
shteti ". Ka pasur edhe raste kur i vrisnin pronarët shqiptarë,
pastaj kolonët uzurpues bëheshin pronarë në
pasurinë e huaj, si p.sh., tre djemtë e Dakë Gjelit,
Osmanin, Bajramin dhe Musliun i vranë në tokë te
tyre, per t'u vendosur Tomoviqët. Kolonët e kishiri përkrahjen
nga fqinjët malazezë dhe Cetina. Një gjendje e tillë
e vështirësoi kthimin e pronarëve shqiptarë
gjatë viteve 1916-1918. Prapëseprapë nëpër
atë qetësi te errtët, familjet e këtyre fshatrave
që ishin strehuar nëpër viset e krahinës se
Plavës dhe te Gucisë, te Malësisë se Madhe,
Malësisë se Gjakovës, Kosovë e gjetkë,
vunë fillin e kthimit.
Kthimi në trojet e veta ishte i vonuar, meqë filloi pak
para lar-gimit te forcave austro-hungareze nga Gucia. Rivendosja
ishte edhe jetëshkurtër, sepse ndjekja e pushtuesit te
pare la zbrazësi disa mu-ajshe per t'u udhëhequr dhe organizuar
nga vendësit.
Në vjeshtën e vonë te vitit 1918 forcat malazeze-serbe
sulmuan këto vise dhe në fillim te dimrit te vitit 1919
vendosën sundimin edhe me te egër. Pop Gjorgji e kishte
kthyer në fenë pravosllave një pjesë te madhe
te asaj popullate. Me ndërrimin e fesë me dhunë,
jo vetëm se i pagëzonte me emër tjetër, nga
Tahiri në Trifun, Veseli - Vejso, etj., por ua ndërroi
edhe emërtimin e llaga-pit, si p.sh., Nuacaj - në Novoviq.
Pra, secilit llagap ia shtonin një iq ose viq: Ujkaj - Ujkiq,
Tahiraj -Tahiroviq, Drejaj në Dreiq, Mekuli - Mekuliq etj.
Nuk mbeteshin te pandryshuara as emërtimet e vendbanimeve,
si Pepaj në Pepiqe. Nokshiqi në Novshiqe etj. Per torturat
në këto vise shkroi edhe udhëpërshkruesja angleze.
Edit Durham: " Emërtimet e njerëzve bëheshin
me tortura. Njerëzit detyroheshin te qëndronin n' ujë
te akullt deri sa nuk kërkonin mëshirë. Cdo ditë
thërriste tellalli nëpër rrugë dhe lajmëronte:
"Sot qeveria do te pushkatojë dhjetë veta".
Asnjëri nuk e dinte arsyen dhe as se cilët janë ata
njerëz që do te vriten. I detyronin ta gropojnë gropë-varrin
per vete, per t'i hedhur në te me lehtë. Pasi shtinin
në ta, hidhnin valle, pa marre parasysh në ishin te gjallë
a te vdekur".23
Pra, kudo që rastisnin te shkelnin ata, me §do kusht provonin
dhe gjenin mënyra per te lënë edhe emërtime
te sllavizmit. Kësisoji dëshironin ta falsifikonin te
vërteten.
Sikur per inat, konferencat dhe kongreset evropiane përplase-shin
në këtë krahinë me frymë armiqësore.
Duke mos i lënë te pu-shojnë plagët e para,
pushtuesi i ri i celte plagët edhe me te rënda.
Popullata e këtyre viseve ëndërronte ditë me
te mira, per te shpëtuar nga Avro Cemi, pop Gjorgji dhe bashkëvepruesit
e tyre. Në këtë kohë, nëpër male kishte
ende geta shqiptarësh, sepse koha pa pushtues ishte shumë
e shkurtër. Vetëm mesi i dhjetorit te vitit 1918 deri
në mes te shkurtit 1919, mund te konsiderohet si peri-udhë
kur paria e vendit erdhi në shprehje te udhëheqë.
Edhe pse kohë e shkurtër, u arrit një freskim per
popullatën e kësaj ane.
MASAKRAT NË VAZHDIM
Rrethanat u sollen në atë mënyrë sa që
forcat austro-hungareze u ndoqën me dhunë, e prej 20 shkurti
1919 filloi te sulmohet e tere krahina. Në shënjestrën
e pare te sulmuesve përsëri ishin Zhanica, Pepajt dhe
Nokshiqi, duke ua djegur edhe ato pak kasolle që arritën
t'i ndërtojnë per t'u strehuar në një kohë
shumë te shkurtër. Masa-kra e pare ishte bërë
mbi trimin Halil Shabaj. Rezistenca e vullnet-tarëve që
i mbronin këto vise, ishte e pamundshme per ta përballuar
një ushtri te rregullt, si ishte ajo e Mbretërisë
Jugosllave. Ashpërsia në vepër kishte bazen, si deklaronte
gjenerali i ushtrisë Jugosllave, me 13 II 1919. "Arnautët
nga krahina e Plavës dhe Gucisë, 600 veta mbroheshin nga
sulmet malazeze në Polimle (Ultinë e Limit-H. Gj.)",
thoshte ai. "Këto raste ua kalonin viteve 1912-1913".
Gjithashtu edhe togeri malazez i raportonte komandës supreme
te tij se "3000 veta u detyruan te ikin per në Shkodër...",
duke mos cekur se vetëm në qendër te Plavës
i lanë te vrarë 450 veta. E te mos flasim per fshatrat
që ishin djegur me pare.24
MBRETËRIA TRE THUMBUESE
Jeta nën pushtimin e Mbretërisë Jugosllave (SKS)
solli metoda torturash te reja, te ndryshme, me te përsosura,
dhe që kalonin me në heshtje. Banorët kishin përjetuar
me te keqen. Ata vriteshin pa gjyq, duke mos zgjedhur rast as mënyrë,
deri edhe në prerjen e kokave edhe para fëmijëve
dhe prindërve te tyre. Per te mësuar me mire per ngjarjet
rreth konvertimit, marrim disa shembuj nga shkrimet malazeze. R.Veshoviq
thotë: "...Shumica janë kryquar nga frika".
Kurse N. Duciqi: "...Paria malazeze shfrytëzoi mjetet
e detyrueshme per t'i kthyer në fenë pravosllave".
Gjendja ka shkuar me dijeni dhe planifikimin ushtarak. Sic mësohet
nga telegrami dërguar komandës Supreme te Ushtrisë
Serbe (me 20 III 1913) " Malazezët po bëjnë
trysni te tmerrshme në popullsi rne rastin e farmatimit. Po
i detyrojnë edhe katolikët te kalojnë në fenë
orto-dokse. ...Në raste te shumta, ku kishte rezistencë
ndaj ndërrimit te fesë, përfundonte edhe me vrasje.
Ata që i pagëzon popi me bagëm, shkonin menjëherë
te përroi ose lumi dhe pastronin fytyrën dhe pjesët
e tjera te lagura, duke i fërkuar edhe me rere deri në
përgjakje". £edo Qullafiqi, ndër te tjerat,
thekson: " Gjylet e topit per në Plavë i përngjanin
një "mushtulluku" aventurash ...Tra-gjedinë
me se shumti e përjetuan pleqtë, gratë dhe fëmijët,
që është një bilanc tragjik i masakrave te te
mbyturve dhe te plagosurve! Përve9 krimeve te cekura, përdoreshin
edhe veprime te tjera me §njerëzore, si: dhunimet, masakrat
e papërshkruara, kallja e shtëpi-ve, pla§kitjet në
mënyra te ndryshme etj.
Shumica e te vrarëve kanë përfunduar nëpër
përrenj dhe shena, madje edhe sot shihen gjurmët e gjakut
nëpër mure te xhamisë... Te ta ngrihej me shumë
ndërgjegjja dhe vetëdija kombëtare, dhe i forconte
per dhunën e dytë, kurse durimet dhe përjetimet shndërro-heshin
gjithnjë e me shumë në urrejtje kundër pushtuesit".
Me te drejtë shkroi edhe Franjo Jukiqi: "Gucjanët
dhe malësorët e tjerë te Pashallakut te Shkodrës
dinë vetëm per emrin e pashait te Shko-drës, ndërsa
e sundojnë vetveten".25
Meqenëse i bënin rezistencë §do dhune, pushtuesit
turq e qua-nin këtë krahinë " Krahinë e
mallkuar". Por, P.A. Rovinski shpre-het me termin tjetër:
" Zone shijuese e dragonjve". Bukuritë e këty-re
viseve e shtynë edhe udhëpërshkruesin Zuko Xhumbur
te shpre-het: "...Xheneti i kësaj bote fillon në
Guci". Një bukuri mahnitëse e shtyn edhe Cvijiqin
te shkruajë: "...kjo krahinë bie ndër viset
me te bukura te Gadishullit Ballkanik..." ,26
Patriotët e lëvizjes shqiptare në Plavë dhe
Guci kishin vënë lidhje me viset e tjera shqiptare. Ky
bashkim forcon lëvizjen e <jetave, ku bënin pjesë
edhe shumë trirna te fshatrave te Zhanicës, Nokshiqit
dhe te Pepajve e te viseve te tjera te kësaj treve. Forca e
tillë e shtyri Aleksadrin per te urdhëruar: "...Nëse
ben rezistencë Plava dhe Gucia, te bëhen rrafsh me flakë
topash, duke mos kur-syer as gra dhe fëmijë". (Shkurt,
1919)27
Sa me te forta që bëheshin cetat, aq me tepër shtohej
edhe dhuna ndaj popullatës se pafajshme shqiptare. Ka§akë
dhe grupe cetash shqiptare ishin te orientuara per clirimin e trojeve
etnike shqiptare, duke u mbështetur në parimet e Lidhjes
Shqiptare te Pri-zrenit, pastaj asaj te Pejës dhe qëndrimeve
në vazhdim 1908-1912. Fshati Velikë keqpërdorej si
mollë sherri nga Cetina, meqë ishte në mesin e fshatrave
shqiptare - Rugovë, Meteh, Zhanicë dhe Nokshiq, andaj
vrasjet me parim kombëtar dhe fetar në mes te këtyre
fqinjëve ishin shumë te shpeshta. Cetina, per t'i larguar
Zha-nicën dhe Nokshiqin, ua mori një pjesë toke nga
mesi i tyre, në mënyrë që Velika te lidhet edhe
me lumin Lim.
Ndeshjet e grupeve te gjakësuara ishin te shpeshta, në
ve9anti per mezhda, ku nokshiqanët e dinin si tokë te
veten. Një ditë, nok-shiqanët, duke u kthyer nga
Zhanica, që kishin lidhë një fejesë, te Rrasa
e Mulës, ranë në pritë te grupit veÜ9an,
te cilët edhe shtinë në fejarë. Në atë
dyluftim mbetën te vdekur: Deli Maliqi dhe Ibish Asllani, kurse
u plagosën Man Dishi dhe Avdyl Shabani.
Nga krahu velican mbetën te vdekur: Simon Knezheviqi dhe Millosav
Knjezheviqi, te plagosur, Bek Millosavi dhe Millovani i Vogel, që
ishte kagak i njohur në këtë anë. Pas këtij
rasti Millovani i Vogel thirri në pajtim nokshiqanët,
te cilët edhe u pajtuan me besën që ua dha Millovani
i Vogel se " Nuk do te përdori plumb per nokshiqanë".
Informatorët shpreheshin se nuk e mbajti besën. Pas këtyre
ngjarjeve, Zymer Maliqi ra në pritën e organizuar nga
veli§anët në Skiq.
Jeta nën mbretërinë jugosllave ishte e dhunshme.
Kagakët shqiptare shpeshtonin sulmet e herëpashershme
ndaj pushtuesit. Cdo sulm, sado i butë që ishte, pushtuesit
e dhjetëfishonin me dhunë de-ri në tragjedi kundër
banorëve josllavë, që jetonin në brendi te këtyre
viseve. Metodat per likuidimin e djemve me te njohur në këto
vise i vinin në shprehje edhe ditën e tregut në Guci
dhe Plavë, kur malazezia drejtonte gishtin: " Ja, ai ma
bani me sy!", ose "Ai ma ka vra babën!" etj.
Arresti përfundonte me vdekje. Madje, shp-esh, paraqiteshin
edhe si "miq" dhe u thoshin: "Ikni se jeni në
rre-zik". Me pas, ua vinin pritat dhe i vritnin.
Nga viti 1920-1940 në Plavë ekzistonte "Këshilli
i Zi" ( përbëhej prej 14 anëtarëve). Nëkëshillat
e kishin në Guci (5) dhe në Murinë. Në këtë
te fundit, ishin: Vaso Zeljov, Laban, Radisav Peshov. Vuksan Gojkoviq.
Leko Popoviq. Punisha Drakuloviq, Ognjen Garçeviq, Vujo Bozhov
Zogoviq, Dushan Popoviq dhe Rajko Saviq. Me urdhrin ose dijen e
tyre u likuiduan me shumë se 200 veta, nëpër viset
e këtij rajoni. Vetëm nga këto tri fshatra u likuiduan'.
1. Vesel Bacaj (14), nxënës medreze, 2. Hasan Bacaj (në
Bun te Dulit), 3. Galo Bacaj (në Llaze), 4. Mustafë Bacaj
(në Pepaj), 5. Brahim Drejaj (në Pepaj), 6. Hajdar Drejaj
(në Pepaj), 7. Tahir Drejaj (në Pepaj), 8. Gjon Leka (
në Bun te Dulit), 9. Niman Drejaj (në Zhanicë), 10.
Kater vëllazëritë Dakaj (në Mis-Bjeshkë
te Pepajve), 14. Azem Miei ( në Nokshiq), 15. Sokol Shabani
(në Nokshiq), 16. Dervish Asllani (në Zhanicë), 17.
Tafil Leka (në Zhanicë), 18. Shek Bu§aj (në
Vra§evë), 19. Elez Bu§aj, 20. Meh-met Bucaj, 21.
Sinan Ibishi (në Velikë), 22. Vesel Gima (15) ( në
Murinë), 23. Idriz Drejaj (13) (në She te Pepajve), 24.
Niman Bugaj (në Bun te Dulit). 25. Islam Bu§aj (në
Shalë), 26. Brahim Shalunaj (në Shalë), etj.28
Në lidhje me plagosjen per vdekje te nxënësit Vesel
Bacaj mësova se atë e "e plagosi i Xhudoviqësi".
Veseli kishte hyrë pas plagosjes në shtëpinë
e Milet Perit, e fjalën e pare dhe te fundit e kishte pasë
thënë: "Me vranë Xhudoviqtë". Mileta
e obligoi veten te hakmerret, duke i dalë dorasit përpara
me shkrepje fjalësh: " Kështu vriten burrat e jo
fërnija dhe e lë per se vdekuri ".
PRILLÏIVITIT1941
Humbja e Mbretërisë Jugosllave e theu tehun e serbo -malazezëve,
te cilët rnendonin se duhet te jenë gjithnjë mbizotë-rues,
rnadje edhe ishte vështirë ta pranonin humbjen si te vërtetë.
Megjithatë, prilli i vitit 1941 shqiptarët e këtij
rajoni i zuri te përgatitur, per t'u inkuadruar në rrjedhat
e kohës, që u quajt "Koha e Shqipnisë".
Per këta malësorë, gëzimet e shpeshta mund te
sillnin dhimbje, kurse pikëllimi shumë pak gëzime.
Si te mos përgatiten banorët e krahinës se Plavës
dhe Gucisë, si te mos organizohen në formacione vullnetare-civile-ushtarake,
si te mos i përgjigjen kushtrimit per mbrojtjen e vatanit,
kur cetnikët kishin per qëllim shfarosjen e kësaj
popullate josllave, si u eek me lart per porosinë e dhënë
nga Aleksandri. Per ta vërtetuar edhe me mire këtë,
t'i lexojmë edhe deklaratat e §etnikëve te dhëna
nëpër maje te Grebenit, Zeletinës dhe Vizitoreve,
kur nga ato maje kishin para syve dhe e vëzhgonin Luginën
e Plavës dhe Gucisë. Nga ato vështrime ndanin tokat
dhe trojet e vendasve autoktonë, ku ëndë-rronin te
vendosen kolonët pasi ta kishin nështruar krahinën
e Plavës dhe te Gucisë, dhe t'i largonin banorët
josllave. Banorët e rinj i pyetnin eprorët: "Ku dhe
kush duhet te vendoset? Sa hapësirë toke do te marrim?
Si do te organizohet jeta pas kësaj lufte?". Tere këtë
e nxjerr në sipërfaqe deklarata që i dërgoi
kapiten Milikiqi kryegetnikut Pavle Gjurishiqit, në te cilën
thuhej: "Duke vizituar rajonin (vijën e frontit - H. Gj.)
... hetova se te numri i madh i njerëzve paraqitej interesi
i madh per mënyrën e vendosjes nëpër pasuritë
e arnautëve, si u është premtuar njerëzve edhe
para luftës... që do te kenë secili tokë te
mjaftueshme, kur te pastrohet nga elementët e vjetra (autoktonë
shqiptarë - H. Gj.). Kjo mund te jetë edhe qesharake,
kur parashtrohet kjo pyetje mu tash, por është me rëndësi
me te vërtetë §ështja e ndjeshme, per ne shumë
me rëndësi". Dhe vazhdojnë pyetjet që i
ben:
"1. A përgatit komanda supreme §etnike një plan
te tillë?
2. A do te bëhet vendosja - kolonizimi pasi te pastrohet
rajoni?
3. A do te vihet re në mosmarrëveshjet e fiseve, që
mund te
arrijë deri te shprehja?
4. A do te kolonizohet dhe a do t'u ndahen pasuritë nga mjeshtrit
e vjetër hajnave dhe agrarëve te Jugosllavisë?
5. A do te merren parasysh rrethanat klimatike te disa viseve (nga
vijnë Kolonët - H. Gj .) dhe përparësia per
jetën e popullatës sonë, e cila është rritur
nëpër viset malore?
Shumica janë te mendimit se po sa te arrihet te pasuria e mire,
te vendosen, me pas ta ruajnë me pushkë në dorë
per cka kanë luftuar...dëshirojmë te marrim përgjigjen".29
Mendimet e tilla shprehnin mosbesim deri në skajshmëri,
duke mbajtur dyshimin e kthimit te se kaluarës, 1912-1913,
pastaj 1919-s etj.
Këto rrethana bëhen motiv frymëzimi per birin e madh
te kësaj treve:
"...A ashtfajtbr Shqiptaripse sytëflakë i vetojnë
Tue shikue se si tjetri nga plaga e shtëpisë e dëbon
? A asht fajtor pse asht dhe kur te mos jetë dishirojmë,
P se per vatër derdhë gjak dhe gjallë nuk e l'shon?"
Rrethanat e tilla bene që në Zhanicë te grumbullohen
4500 vullnetarë, që vinin nga vise te tjera shqiptare,
per t'i dalë zot kësaj treve. Vullnetarët nga viset
me te largëta i udhëhiqnin prijësit e ty-re: Sali
Mani, Mehmet Bajrami dhe Adem Bajrami (te fisit Kras-niqe), Kadri
Smajli i Dragobisë, Isuf Alia i Gashit, Muharem Baj-raktari
i Lumës etj. Këta erdhën me 1800 vullnetarë.
Paria e rajonit emëroi komandant te policisë në Zhanicë
Idriz Omeragajn.31
Radovan Lekiq, Andrijevifki srez, Cetinje, 2954, f. 340, 318
Historia e letërsisë shqipe, Pnshtinë, r. 449
Andrijevicki srez, vep. e cit. f. 287, 322, 85.
Në prill te vitit 1941 këto vise u pushtuan nga forcat
fashiste italiane. Banorët e krahinës se Plavës dhe
Gucisë pritnin ditë me te mira, duke ëndërruar
jetë pa dhunë dhe clirimin e bashkimin e trojeve etnike
shqiptare. Këto rrjedha acaruan marrëdhëniet me fqinjët
malazezë, qoftë ato kombëtare, fetare dhe ideologjike.
Paraqitjet e para te italianëve jepnin një liri "përkëdheljeje"
në krahasim me te kaluarën me te afërt. Gjestet e
tilla nisën ta bindin edhe parinë. Deklaratat bindëse
te italianëve që potenco-nin faktin se ndarja nga Rrethi
i Andrijevicës do te sjellë risi pozitive per këtë
popullatë, sepse këto vise tash e tutje do te udhëhiqen
nga Tirana e kurrë me nga Cetina ose Beogradi, shtonin shpresën
e popullatës shqiptare te kësaj ane. Me shpresëdhënëse
ishin kur e paraqitën edhe përmbajtjen e Marrëveshjes
në mes te Italisë dhe Gjermanisë te 23 prillit 1941.
Sipas saj, duhej te bëhej bashkimi i trojeve etnike shqiptare.
Kjo u bë opium per t'i mashtruar me lehtë shqiptarët.
Per t'i vërtetuar këto thënie, Paria e Vendit dërgoi
një dele-gacion në Tiranë, i cili solli sihariqin
se kryeqendër e Gucisë do te mbetet Tirana, që me
këtë do te bashkohen trojet etnike shqiptare. Pas këtyre
rrjedhave, Paria e Vendit formoi njësitë vullnetare-civile
nga vendësit. Ashtu që këto forca jo vetëm se
ngritën Flamurin Kombëtar në Guci dhe PI ave, por
e shpalosën edhe në Qafë te Pre-visë, mu në
vendin ku në mars 1913 ishin ekzekutuar 700 banorë te
kësaj krahine, nga dora e zgjatur gjakatare.
Në këtë kohë nëpër Vasojeviq vepronin
dy ideologji, ruse -komuniste dhe ajo cetnike. Krahas kësaj
edhe në krahinën e Plavës dhe te Gucisë paraqitën
ajo ruse-komuniste dhe fashiste. Njëkohësisht frymonte
edhe ajo cetnike. Serbo - malazeztë, si bar-tës te këtyre
ideologjive, pajtoheshin mes vete kur binte cështja e krahinës
se Plavës dhe Gucisë, per cka edhe i bashkonin forcat
per t'i realizuar qëllimet cetnike. Si ilustrim per këtë,
po japim faktin se me 27 korrik ua vunë zjarrin tri fshatrave:
Zhanicë, Pepaj dhe Nokshiq. duke i bërë rrafsh me
tokë, madje duke mos e lënë në këmbë
as xhaminë. Te gabueshme e di, por edhe e urrej hak-maiTJen,
kur vullnetarët shqiptare dogjën shumë shtëpi
malazezë në Ultinë te Limit. Nuk u kalua edhe pa
vrarë edhe njerëz te pafaj-shëm. Gjatë kësaj
kohe Plava mori cilësinë e nënprefekturës se
Peje> kryetar u zgjodh Riza Feri, në gjirin e se cilës
themeloi edhe tn komuna. Në Guci, per një kohë te
shkurtër u emëruar Halim Prushi. i cili u zëvëndësua
shumë shpejt nga Sali Niko9i, në Plavë Shems: Feri
dhe në Zhanicë kryetar komune u emërua Avdiu i Avdiqe.
Komuna e Zhanicës përfshinte fshatrat Zhanicë, Nokshiq,
Pepaj. Murinë, Mashnicë e Velikë, d.m.th., përgjatë
tere Ultinës se Epër-me te Limit.
Acarimet nëpër vijë te kufirit ishin tragjike, madje
edhe vriteshin njerëz te pafajshëm në te dy anët.
Krahina kishte forcat e veta civile - vullnetare vendase, por si
edhe u tha, kishin arritur edhe shumë vullnetare nga viset
e tjera shqiptare. Njësiteve vullnet-tare u prinin njerëzit
me me autoritei, te cilët kishin per qëllim bashkimin
e trojeve etnike shqiptare. Në radhët e këtyre prijësve
ishin edhe disa nga këto fshatra.
Pushtuesit italiano-gjermanë, njëri edhe tjetri, kishin
politikë te errët. Atyre u interesonte te vriteshin fqinjët
ndërmjet veti, në mënyrë që te sundonin
me lehtë.
Në radhët e forcave civile vullnetare te fshatrave Zhanicë.
Nokshiq dhe Pepaj ishin te rreshtuar te gjithë meshkujt e moshës
madhore, duke bërë ndërrime te herëpashershme.
Ndër ta me te thirrurit ishin: Imer Maliqi, Bajrush Haziri,
Ukë Dema, Xhemë Ta-hiraj, Halil Huli, Azem Gjelaj, Sokol
Shabaj, Imer Mu9a, Dervish Asllani, Malush Bajrami, Haxhi Syla,
Arnaut Rama, Ibish Sadiku. Hasan Salihi, Dan Zeqi, Celë Mani,
Niman Du§i, Cenë Gjelaj. Hysë Selimi, Reko Meti,
Smajl Halili, Azem Mehmeti, Halil Hyseni, Shaban Shabaj, Latif Mu§a,
Lekë Prela, Ali Ferizi, Hysen Keka etj.
"Me lejo te te tregoj gjithë jetën time prej shtatë
e deri në njëqind vjet, sepse që te gjithë ishim
në llogore", e pushoi bisedën e tij Hoxhë Pepa
(90), per ta mundur ofshamën që ia dridhi edhe trupin.
"Jetën e kalova në mjerim dhe vuajtje, por frika
kurrë nuk me preokupoi, gjithë isha ngadhënjimtar.
Në fëmijëri u frikësova nga një qen i fqinjit
dhe kukata. Drejt e te unë arriti gjyshi im. Sa e kishte lodhur
vrapi, nuk foli, por, per fat te keq, me atë shpullë si
kthetra orli, ma ngjiti per qafe, jo vetëm se ma ndali britmën,
por edhe frymën. Në atë heshtje dëgjova lëvizjen
e rrënjëve nëpër balie, duke dalë sytë
duq. M'i fali disa shuplaka. Per moshë që ki-sha, ishin
te padurueshme. Ec e bërtit, i thosha vetes. "Heren tjetër,
kur ta ndiej britmën, do ta hiqi kryet!", me tha pasi
me shaplakosi. Britmën e dytë, e përjetova në
burgun komunist (1946), kur me tha udbisti, fqinji malazez: "
Prej me sot, bashkë me Ballin Kombëtar, te vdes "§allma"
dhe emri hoxhë". "Mirëpo, a mbetem tash e mbra-pa
Halil Drejaj?", e pyeta. "Halil po, por edhe Drejeviq",
m'u për-gjigj ai. Heren e tretë do te pëlcas, sikur
ta dija se nuk do te me pushojnë eshtrat në Pepaj".
Pas dy dekadash (1985) e takova tetëdhjetë vje9arin Reko
Metë Zhanicën, i cili me rrëfeu disa përjetime
nga fëmijëria në vend-lindje. "Kur ma vranë
axhën, nga sa isha hidhëruar, lotin ma kishte pjekur inati
dhe mendoja pa lot do te hakmerrem. I mbusha te gjashtëmbëdhjetat,
ma blenë armen, pastaj e dita se kishte qenë para kohe,
por nevoja fliste vet. Në këto fshatra kufitare ishim
te detyruar te jemi gjithherë te përgatitur, per t'iu
përgjigjur kush-trimit. Nuk kishim gjumë te ëmbël,
as ushqim te rehatshëm. Kurrë nuk mbetshim pa roje, te
mos sulmohemi në befasi. Edhe kur va-rrosnim dëshmorin,
bënim roje përreth varreve. Te me varrosin në tokën
shqiptare ku te donë fëmija, por unë e di ku do te
me push-onte shpirti me mire", me pati thënë ai.
Rrëfimin e përfundoi me plot ze, sikur te ishte atje.
Cenë Asllanin (80) e takova te dhëndri i tij (Ali Rexhepi)
në Vuthaj, 1968. Në fjalët e para u shpreh: "
Sikur te mos isha pranë kësaj familjeje, nuk do te flisja
as edhe një fjalë per kohën kaluese. Qysh se u tradhtova
nga besa që na e dhanë partizanët shqiptare, dyshoj
në cdo rast. "Ajo besë" me qiti para OZN-ës
jugosllave, kur edhe në prani te atyne që ma afruen besën,
m'i thyen tanë dhambët e pare, te cilët në ato
«jaste i kisha te vetmen arme t' i shtrëngoj per mospajtim.
E dija se nuk qitnin gaca, por atyre u bahej ashtu. Pa ia nda bashkë
me shamje i rreshtuan grushtet në mua gjysmë i vdekur.sepse
m'i kishin lidhë duart me tel pas shpine. Nana me pati thanë
"Ke Ie prej grykëhollës". Si fëmijë
nuk e kisha te qartë domethë-nien, por e mësova gjatë
kushtrimeve te shpeshta. Grykëholla vete fliste, sa isha gjallë,
deri sa i lindi dyshimi se unë e tradhtova. Ishte me udhës
me u besue te parëve te mi, kur thoshin:" Nuk ka besë
i keqi". Gjatë pyetjeve që ia afroja Cenës,
me gjykonin me gjeste axhallarët e mi, pse e qita njeriun t'i
kthejë vuajtjet edhe kujtimei me dekada prapa, atëherë
kur ishte me arme në dorë. Te mos flasim per vuajtjet
nëpër burgje. Kur iu kujtonin takimet e para me OZN-ën,
donte ta përpijë mjekrën e vet. Kur ngrihej në
gjunjë, i dukej vetja se ishte moshatar me arme, por i ri dhe
i fortë per kushtrim. Nuk me pushkatuan, si ngjau me vëllaznit
Nuacaj".
Isa Selimin (75) e takova në Raushiq te Pejës, burrë
te res-pektuar nga bashkëfshatarët edhe si bajraktar.
Kur e lëshova thirr-jen mysafire, përgjigja ishte me ze
te lartë, sikur te kishte per që-llim ta zbërthejë
mbulojën e shtëpisë njëkatëshe. Kur e vërejti
befa-sinë time, u shpreh: "Mirëserdhët, mikpritjen
e kam marre me vete!". Posa dëgjoi se Isa ka mysafire,
arritën te gjithë ata Tahirajt, te prirë nga kacaku
Hys Selimi. E tere ajo, sikur ta kthente në kujtesë mikpritjen
malësore në atë rreth ku jetonin. Mendova se me e
lehtë do te ishte biseda rreth toponimeve se sa te zhvillojmë
atë per luftën. Kur i filluan per emërtimet, nuk
di kush kishte kujtesë me taze dhe me te përpiktë.
Sikur te përgatitur flisnin. Njëri i thoshte emërtimet
me ngjarje... tjetri shpatet ku i kishte ruajtur delet. Nuk i mbeti
në hak bisedës edhe Fatimja, kur tregoi edhe ku merrnin
ujë. U përmendën edhe Logu i Lojës dhe Vendkushtrimi
etj.
Posa rendisja lisin familjar te Nuacajve, Zekë Haxhi Sylës.
gjaku i fytyrës nga një herë i shndërrohej në
te murrmë. Shpesh shprehej: "E përkujtoj babanë
nga i cili nuk pata përkëdhelje, meqë me shumë
raste ishte në roje te vatanit, por edhe në përgatitje
per kushtrim". Nëna e Zekës, Suta, 93- vjecare, në
moshë te thellë, por e qetë dhe me kujtesë te
ruajtur, shpesh ndërhynte në bisedë, te cilën
pastaj edhe e shfrytëzova. "Nana me lindi në kohën
kur na ndiqnin shkiet nga trojet e fshatit Martinaj. Në atë
kohë i kishin vra në Qafë Previ 700 veta, e te mos
flasim nëpër Lugun e Plavës dhe te Gucisë. Nuk
u kishte pas ra ndërmend per mua, dhe pas pesë vjetëve
ma dhanë emrin Sutë, vetëm se i kisha shpëtua
"kiametit". Ma qiti Zoti nafakë edhe te burri i mire,
ku pak përjetova gëzime. Përjetova kallen e shtë-pisë,
me pas i vranë tre kunetër edhe burrin tim. Nuk u gëzova
me respektin e kunetërve as dashurinë e burrit, ashtu
e mjerë i rrita fëmijët rrugëve e per gazep",
thotë ajo.
Po sa i thashë puna e mbarë Mushak Idrizit, që ishte
duke ujitur livadhin në Raushiq te Ri te Pejës, gjuajti
shatin dhe u fillua në drejtim timin. Ai, duke e lënë
punën, u shpreh: " E kam lanë tokën e babasë
dhe te stërgjyshave per gjithmonë në Zhanicë,
e jo s' pe la punën disa ore". Per te qenë me i shlirë
në bisedë, i propozova te rrimë nën hije te
një peme. " Nuk na sheh kush nga familja per te na gostit.
Te afrohem me afër", vazhdoi. Pasi pranoi dëshirën
time, lëshoi një ze te thekshëm: "O Brege! Jam
mësua në Shpatet e Zhanicës, e tash janë mësue
me mua edhe tanë kojshia edhe katuni. Duhet me dijt se erdh
mysafiri. Në Zhanicë ishim disa barqesh, por nji komplet
vëllaznie. Cdo ndodhi e kishim te përbashkët, edhe
mysafirin, te mos flitet per armik. Gëzoheshim se bashku. Për-njëherë
edhe hidhëroheshim. Në dasmë thirreshim sipas traditës.
Nëse ftohej vetëm farefisi i ngushtë i dhëndrit,
aty binte edhe vetëm daja i tij, nëse ftesa kalonte
këtë traditë qoftë nji jashtë barkut te
tij, atëherë ftohej bajraktari nga familja Gjekaj si shej
i vecantë, që kuptohej edhe prijës i dasmorëve.
Me pas ftoheshin nji nga barku i Shaban Gjekës e një nga
i Mirash Gjekës; Nga barku Sha-baj: nga nji Kurtajt, Ukajt,
Zenelajt, Mucajt dhe Deliceltë; Nga barku Gjekaj: nga
nji Dakajt, Veselajt dhe Ukajt; Nga barku Nuacaj: nga nji Spahiajt
dhe Sejdiajt; Nga barku Lekaj: nga nji Nezirajt dhe (^elajt; Nga
barku Shalunaj: nga nji Elezajt dhe Shabanajt: Nga barku Hasanlukaj:
nga një Sejdiajt dhe Haradinajt; Nga Pepajt i ftojshim: nga
nji per bark: nga nji Drejajt, Bacajt dhe Lekajt. Por, nëse
ishte dasma ma e madhe, atëherë ftoheshin edhe dy e tre
per bark, nga te dy fshatrat. Pasi te thirreshin katundi Zhanicë
dhe Pepaj, thirreshin nga një per bark Nokshiqanët e pastaj
renditeshin miqësia.
Per përcjellje te vajzës ishte thirrje në formë
kushtrimi, pa caktua emna, dihej obligim me ba me dije e ata e kanë
domosdonë me shkua me ndesh dhe përcjell dasmorët
me bijë. Përcjellja e vajzës, në lidhje me ftesë
i ngjante rastit te vdekjes, sepse thoshin: "vajzën nuse
dhe mejtin duhet me i përcjellë sa ma shumë njerëz".
Atje kishim rendet e ujit per ujitje, secili e dinte fillimin dhe
mbarimin e ujitjes. Nuk mbahej mend ndonjë mosmarrëveshje.
Ja si ishin këto rende, per tokën e bukës dhe livadhe,
sepse mund te lëvizte, meqë ara mbetej livadh dhe e kundërta.
Nji rend ujitje ishte 24 ore. Kur ara kishte nevojë per ujitje,
nuk ujitej livadhi. Por, si shembull, jap rendet: Mirashajt dhe
Tahirajt kishin kater rende ujitjeje; Gjelajt dy; Gjekajt një;
Shabajt gjashtë rende te ndarë në: Mu9ajt, Metajt,
Rrustemajt dhe Shabanajt; Barqet e tjera nuk i mbaj mend, por e
di se nuk kishte njeri te pakënaqur per ujitje te tokës.
Marrëveshja e tillë nuk kishte nevojë per përcaktime
te tjera. përve9 shndërrimit te arës në livadh
dhe e kundërta", shtoi me plot mundim dhe zbërthim
malli plaku Mushak, per ta përmbyllur rrë-fimin e tij
se "jo vetëm se i rame "nalet" Zhanicës,
por edhe fëmi-jët tanë e shkretuan edhe Kosovën,
qysh se u 96! rruga per Ame-rikë".
Ngjajshëm këtij rrëfimi shprehet edhe Hysen Seku
(75). "Nuk mbahet mend se ka ...", thotë ai. "
Në vitin 1938 u bë një dasmë e madhe në
Nokshiq. Edhe tash përfunduar dasmë pa kushtrim dhe ndër-prerje
i kam te freskëta kujtimet. Kënduan këngë malësor9e
"Per krye krahu" Xhemajl Ibishi dhe Shaban Balia, edhe
Halil Reku këndonte. Sa këndshëm këndonin në
lahutë Xhemajl Ibishi dhe Brah Zhuji. Aq ma ëmbël
dëgjoja tonin muzikor fituar nga rro-tullimi i tepsisë
nga dora e nënave tona: Sute Rekja, Rude Ramja dhe Zojë
Xhemja dhe kënga per rreth saj nga motrat tona: Cake Kasemja,
Rabë Danja, Male Demja etj". Ne Pejë e takova Brahim
Beken Nuacaj. Ai posa i kishte plotësuar te 70-at. Mbante mend
te kaluarën te përcjellë brez pas brezi. Andaj, pati
mirësinë te me ofrojë sinqeritet dhe njohuri per
fshatin e vendlindjes se tij, Zhanicën. Malli thuaja kishte
arritur t'ia bëjë lotin gur. Nuk lëshonte ofshamë,
sepse e ndalte me shtrëngim te dhëmbëve. Vdekja e
dhunshme nga serbët në vitin 1999 bëri që me
vete ta marre atë pasuri kujtese.
Avdi Shalunajn (70) e takova në Pejë me 1981. I habitur
në pyetjen time, ofshani dhe u shpreh: "Nuk i di se ku
i kanë pas te parët e mi trojet, por kam dëgjuar
se edhe tash një pjesë e tokës quhet Pllatet e Shaluna.
Te parët e mi lëshuan ato troje, sepse i vra-në dy
Jokiq te Velikës. Atëherë e dij a se gjaku nuk plaket,
në atë mallëngjim te me digjet shpirti im".
Në moshë rreth te nëntëdhjetat, në Raushiq
te Pejës, e takova Qake Sadikën, bijë Zhanice dhe
grua e Dan Zeqit nga Nokshiqi. Nuk me lejoi t'ia paraqes pyetjet,
por në fjalët e para ia nisi: " Me ka marr malli
per me i pa vorret e prindërve te mi. Babanë ma vra-në
me gjithë mixhë dhe shumë te katundit para syve tanë.
Ata (shkiet) nuk kishin besë dhe ashtu edhe kanë ba disa
herë, hè mos e lasht Zoti pa i vra! Tri herë jam
kthye në shtëpi te bame shkrumb e hi. Na zunë pritat
tradhtare afër Plavës, na ngujuan në disa oda, ve§as
nga mashkujt. Me ne ishte lokja Xhuxhe. Ne ishim fëmijë,
nuk e kuptuem se 9ka po donë, vetëm kur nisi me na e prekë
flokun përmbi balie. I kishte ngjye gishtat me m... ne ia shihnim
njara-tjetrës atë bojë. Oda u ba e padurueshme nga
era e keqe. Erdhën nji grup dhe e £elen deren me shkelma.
Ishin nisë me na marre ftyrën. Kur e moren e eren e odes,
u kthyen mbrapa me te shamet e zako-nta. Ajo, lokja, na e pshtoi
ftyrën tanë asaj granie". Te njëjtën bise-dë
ma tregoi edhe Rushe (Mekuli) Prelvukaj. Edhe ajo fliste përje-time
te tilla.
Jo rastësisht në Kapeshnicë te Pejës takova
Xhemajl Ibishin, (80), i urtë nga fjala e i përmalluar
nga natyra. Ishte nokshiqani i fundit që u shpërngul me
familje nga trojet e te parëve. "Nuk dua te tregoj as
nji send. Unë jam njeri i vdekur nga ajo ditë kur e lash
vendlindjen, atë bukuri te lame me gjak edhe nga axha im Kurt
Asllani. Si do te jetojë i vetmi Ujkan Sokoli. Si do ta pres
Shëngjergjin, Bajramin, po sabahun dhe akshamin...". Shpir-tin
e tij te plasur e kuptova, andaj edhe nuk kisha forcë ta mundoj
me tutje.
Ne Raushiq te ri-Pejë e takova 80 vjecin Avdi Ramë Gjelaj,
i cili u shpreh:
"Fëmijërinë e mbajë mend. Me gëzonin
festat e bajramiL dasmat e gazmenendet e tjera, tash me tingëllojnë
veshët, sikur ta dëgjoja këngën "maje krahu",
kur e këndonin vëllazërit Halil dhe Muj Huli. Me
kënaqnin edhe lahutarët e njohur Azem Muc.a. Rrustem Delia
dhe Is Selimi. Edhe ju keni dëgjuar kur e kanë pyet Arrnaut
Ramen para pushkatimit per ta thënë dëshirën
e fundit, ai u pergjegj: "Mi lironi duartë". Cfarë
dobie kur i ke kambët e lidhu-ra". Nuk jam njeri që
iki, deshta t'i shtie gishta në te dy veshët e t'ia theki
një këngë malësorc". Ia liruan duar por
këngën ia ndanë per gjysmë". Përfundoi
rrëfimin Avdia sikur t'i nxirrte ato thënie nga bebëzat
e syve, ashtu edhe sytë iu skuqën.
AKTIVETII PËRBASHKËT
Meqenëse në Plavë ishte formuar "Njësiti
51", bashkim i grupit te djemve, ndër me besnikë
per dhënien e ndihmës se shpejtë në vijë
te frontit dhe nëpër brendi te këtyre viseve, që
delegoheshin nga fshatrat dhe qendrat Guci dhe Plavë. Në
"Njësitin 51" nga këto fshatra ishin: Ukë
Dema, Bajrush Haziri, Shaqir Zymeri, Halil Huli, Idriz Qelaj, Shaban
Gjekaj, Cenë Asllani, Hysë Selimi,Tomë Bacani, Hasan
Salihi, Brahim Delia, Niman dhe Gal Duqi. Në Guci ishte sefra-%:Këshillit
te Pajtimit per krahinën e Plavës dhe te Gucisë,
në te cilin hynin këshillat dhe përfaqësuesit
e kësaj nën-prefekture. Këto tri fshatra kishin këshillin
e përbashkët që pëbëhej nga: Selim Zhuji,
Hoxhë Pepa, Imer Maliqi. Ukë Dema, Malush Bajrami. Sadri
Ujkaj, Sokol Idrizi, Muzli Cela, Tomë Bacani.Haradin Keka,
Zymer Istrefi. Në Këshillin kryesor në Guci ishin
te deleguar Xhemë Bajraktari, Imer Maliqi, Cenë Gjelaj
dhe Hoxhë Pepa.
Tri fshatrat Zhanica, Pepaj dhe Nokshiqi kishin bajraktarin e përbashkët,
nga mëhalla Gjekaj e Zhanicës. Gjatë viteve 1941-1944
u printe Xhemë Tahiraj, i cili u vra në Mokna me 1944.
Këta bashkëfshatarë, edhe ashtu te shkapërderdhur
nëpër botë, edhe tash mbajnë lidhshmëri
te sinqertë, duke respektuar per bajraktar Isa Tahirajn te
Gjekajve te Zhanicës.
Kapitullimi i Italisë nuk solli risi, përve9 që u
shndërrua në një tjetër okupator. Forcat gjermane
nisën me një taktikë per t'i për-këdhelur
shqiptarët. Gjermanët dhanë edhe disa te drejta.
Po ashtu, në Zhanicë hapën shkollën e pare në
gjuhën shqipe, por, fatke-qësisht, ajo ishte edhe e fundit.
Mësuesit e pare ishin Hysen Shehu dhe Sylejman Dula.
"Koha e Shqipnisë" ishin ditë te ringjalljes
se ëndrrës per bash-kimin e trojeve etnike shqiptare.
Madje ballistët ishin te gatshëm ta jepnin j eten per
te.
Per fat te keq, me përhapjen e idesë helmuese ruso-komuniste
nëpër vise te Shqipërisë dhe te Malit te Zi,
u vu në shërbim një pjesë e kësaj popullate,
me 9' rast edhe filloi ndasia, krahas me dobësimin e forcave
gjermane. Partizanët dhe njësitet e tyre operonin nëpër
këto vise te shoqëruar edhe me djem te kësaj treve.
Bashkimi i forcave partizane solli edhe batalionin "Perlat
Rexhe-pi", me pas Brigaden e 25-të Shqiptare. Vendësit
shpresonin në besnikërinë e tyre, por ideologjia
ishte e njëjtë me njësitë partizane malazeze-serbe.
Në vjeshtën e vonë te vitit 1944 partizanët
vunë sundimin në tere krahinën e PI aves dhe Guci
se.
Kush mbeti me keq në këto ditë? Kuptohet, Zhanica,
Pepaj dhe Nokshiqi, që se pari u dogjën e u bene rrafsh
me tokë.
Vendosja e sundimit partizan në këto vise përcillej
me dhunë te papërshkruar kundër kundërshtarëve
me ideologji te kundërt. Forcat shqiptare që kishin
per parim bashkimin e trojeve shqiptare. ishin te detyruara te ngjiten
Alpeve Shqiptare per rezistencë kagake. Por, besnikët
e ideologjisë ruse-komuniste, shqiptarë dhe serbo-malazezë,
u vunë pas tyre me metoda te ndryshme tradhtare, duke përdorur
edhe propagandën: "Dorëzohuni se jeni te falur. Kjo
është besa jonë per ju".
U shtuan edhe torturat ndaj familjeve te tyre. Kështuqë
humbi shpresa e patriotëve shqiptarë. Politika e bëri
te veten. Edhe Tirana lëshoi një amnisti per te gjithë
komitët dhe 9etanikët, që te dorë-zohen në
besë. Nuk i shihej fundi kësaj përgatitjeje, meqë
besonin në besë te dhënë. Me pas u pa se ishte
një rrjetë per te rënë me lehtë në
kurth. Bllokimi i njëmendët nga te dy rrethet partizane
shqiptarë malazeze-serbe solli edhe dorëzimin sipas amnistisë
se Tiranës. Dorëzoheshin një nga një dhe në
grupe nëpër qendra shqiptarë - Shkodër, Tropojë
e gjetiu. Fatkeqësia me e madhe ndo-dhi me pas, kur autoritetet
e atëhershme partizane - shqiptarë, patri-otët e
dëshmuar i quanin tradhtare. Ata, duarlidhur, ua dorëzonin
OZN-ës. Fati i tyre përfundonte rrugës. Vriteshin
me gjyq e pa gjyq. Burgoseshin me gjyq e pa gjyq. Madje edhe pas
gjykimit, pa vendim, ekzekutoheshin. Kështu me radhë,
u zbrazën malet, te cilat nuk ishin mësuar pa ka§akë,
komitë dhe 9etanikë malësorë.
Per periudhën e këtyre viteve japim një statistikë
tragjike te vrasjeve nëpër llogore, pushkatimeve duarlidhur,
te ekzekutimeve dhe te burgosjeve, per fshatrat Zhanicë dhe
Pepaj. Per Nokshiqanët do bëhet fjalë kur flitet
per Nokshiqin.
Nga Zhanica: Xhemë Tahiraj u vra në Mokna, Ymer Miuja
Shabaj, u vra në Qafë te (^arshisë - Sekiricë.
Azem Mehmet Gjelaj në Mokna, Dervish Asllan Gjelaj në
(^akorr, Malush Bajram Nue-caj u ekzekutua në Bjellopojë,
Haxhi Sylë Nuacaj, u ekzekutua në Bjellopojë, Sokol
Idrizi u vra në Shtupe§ te Vogel te Rugovës, Arnaut
Ramë Nuecaj u ekzekutua në Bjellopojë. Ibish Sadiku
Shabaj u vra në Pejë.
Nga fshati Pepaj: Bejaze Salih Baca dhe Bjeshkë Lekaj u ekzekutuan
dhe u dogjën në fshatit Pepaj, Hasan Sali Bacaj dhe Niman
Duci u vranë në Vermosh Me burg u dënuan: Cenë
Gjelaj (20), Halil Uli (Ujkani) (20), Selim Zhuji (20), Idriz Bajrami
(20), Smajl Halili Shabaj (2), Idriz B. Gjelaj (15), Shaban Shabaj
(10), Lekë P. Lekaj (10) dhe Ali Ferizi (20).
Duhet theksuar se mendimi i trimave te krahinës se Plavës
dhe te Gucisë kurrë nuk u zbeh, as që u shua. Kudo
që jetonin ata, kishin në shpirt trqjet etnike.
Tere këtë e dëshmojnë faktet që dolen në
sipërfaqe edhe në aktivitetin ushtarak te viteve nëntëdhjeta,
kur në radhët e lirida-shësve shqiptarë u gjenden
edhe djemtë e këtyre fshatrave. Nuk i pengoi largësia
as jeta luksoze nëpër botë. Kur ra kushtrimi në
Kosovë per t'iu bashkuar U£K-së, arriti kolonel
Rrustem Reko (Shabaj) Berisha, nënkoloneli Rrustem Vesel Gjelaj.
Madje shumë djem te tjerë besnikë u radhitën
në vijën e pare te frontit. Sinan Zenel Lati (Shabaj),
arriti nga Holanda dhe iu bashkua U£K-së. Mandej Edmand
Ramë Shabaj dhe Idriz Brahim Shabaj. Nga Nokshiqi arritën:
Milot Halil Bucaj, Arbër Ahmeti (Bugaj) dhe Elez Ahmeti (Bucaj),
si dhe shumë te tjerë nga krahina e Plavës dhe e
Gucisë, per te cilët do bëhet fjalë në
një rast tjetër. Duhet përmendur edhe Shuqri-Bajram-Selimajn-Nokshiqin
"Bruno", i cili vuri në shërbim per UCK-në
tere pasurinë që kishte fituar dekada me radhë (me
pesë vëllazërit e vet) në SHBA.
KUFIZIMII FSHATIT ZHANICË
Per ta kuptuar me mire shtrirjen e fshatit Zhanicë, se pari,
mora toponimet që e kufizojnë fshatin, pastaj toponiminë
e brendisë se tij. Kur bëhet fjalë per antroponime,
dhe patronime duhet pas per bazë rrethanat e kohës nëpër
te cilat kaluar kjo anë dhe ka pasur ndryshime te dhunshme
deformimi. Në ve9anti nga viti 1912-1916, me pas nga viti 1919-1940,
kur nga fillimi i administratës malazeze u mor vendim per t'u
bërë edhe ndërrime te emrave personalë. gjithsesi
edhe patronimet. Kur bëhet fjalë per toponime arrihej
deri në deformimin me te skajshëm. Hovin e këtyre
deformimeve e ndali "Koha e Shqipnisë" (1941-1945),
kur qe krijuar një liri që shqiptarët haptaz ta shprehnin
emrin dhe mbiemrin e vet. Kjo e drejtë u ruajt deri në
vitin 1948, kur Rezoluta e Byros Informative, në bashkëveprim
me UDB-në, ktheu historinë e vitit 1913. Regjistrimi me
iqa dhe viqa ekziston edhe sot.
Per ta kuptuar me mire shtrirjen e fshatit Zhanicë, se pari,
fïlloj me toponimet që e rrethojnë, pastaj toponimet
brenda tij.
Kufizimi i fshatit:
Nga Shtiti: Livadhet e Ashtit (tokë e Gjelajve), Penezi (tokë
e Gjekajve si dhe Livadhet e Halile, Kodra e Ultë dhe Kodra
e Sirme, Gropa e Jaca (tokë e Shabajve), Livadhet e Drejajve
(tokë e Pepajve), Lugu i Nocit (tokë e Tahirajve), Nëndiella
(tokë e Luka-jve), Vjerrishta (tokë e Gjelajve), Gropa
e Harushës (tokë e Sadik Halilit), kurse pjesa e djethtë
Toka e Gjelajve, Gurra e Lalës (tokë e Ujkajve), Te Guri
Kul (tokë e Shabajve, Plepishta (tokë e Hasa Lukajve),
Livadhi i Pajës (tokë e Pepajve dhe e Gjelajve), Kodrat
e Shalune dhe Pllatet e Shalune (tokë e Shalunajve).
Toponimet brenda fshatit:
Kolikut në Sinor me fshatin Velikë:
Nga Murina - Vorret e Zhanicës, që fillojnë nga Bregu
i Limit; Bregu i Qarrit - tokë e Gjelajve me Pode tokë
e Nuecajve; Kodra e Odave, Malet e Gjekajve; Qafa e Shalune - tokë
e Nuecajve dhe Pllatet e Shalune - tokë e Shalunajve; Qafa
e Surdullit - tokë e Lukajve dhe Lekajve: Qafa e Pllanës
dhe Pllanat e Drejajve - tokë e Pepajve; Sekirica "Tehut
te majeve "; deri te Kërshi i Zharit ose Kershi i Qershisë;
Shpatet nga Kroni dhe Gurra e Halit, Nardiella; Gurra e Gurit -
tokë e Nuecajve, në Livadh te Qeve; Gurra me Lugj - në
tokë te Drejajve. Kroni i Lugut; Ahat e Lugut; Lugu Ndar Aha
te Lugut; Elbishta ndar Aha te Lugut.
Pushimet per në bjeshkë Mokna: Te Gurra e Halit, Nardiella
në Qafë te Moknave, Naraha,Te Gurra Lug, në Pllana
dhe në Qafë te Shtitit, te Guri Kul, Te Shkalla e Madhe,
Filli i Moknave, afër Bunit te Zharës.
Zhanica dhe Pepajt kishin bjeshkën e përbashkët,
në pranverë Shtitin, kurse në verë Moknat. E
pashë te nevojshme që vijën kufitare te Zhanicës
te mos e përshkruajë sipas alfabetit, meqë humbet
renditja e emërtimeve.
TOPONIMIA BRENDA FSHATIT
Themelet:
Themelet e para te Shaban Gjeloshit ishin Ndarrrugicë dhe dhe
Rrëzë Brisë.
Themelet e Gjelosh Martinit ishin në Rrihna, në te majtë
te Sheut te Katundit dhe Rrëzë Kodrave.
Themelet e Gjekajve - në Bahce te Mirashit.
Themelet e Nuecajve - në Brija te Osman Agës.
Themelet e Shalunajve - në Pllate te Shalune.
Themelet e Celajve - Topraku.
Themelet e Lekajve - në Spikun e Zhanicës.
Arat:
Ara e Mucës, Nën Rrugë per në Cakorr dhe afër
Rranzave te Tahirajve.
Ara te Toka e Delicelës, afër Rrugës Kryesore te
Katundit.
Ara e Dernë Celës.
Ara e Slladit.
Ara e Idrizit.
Ara Ndarshtëpia.
Brijat:
Brija e Keqe, Mbi are te Zekës, me Sinor dhe Tokë te Gjelajve,
Mbi Rrugë per Cakorr. Ujë merrnin te Gurra e Katundit.
Brija e Omeragajve. Bus Slladit. Breglaca, afër Shtëpive
te Nuacajve.
Fierishta ngjitur me Katund dhe Shtit, në te majtë
te Kodrave.
Fusha e Limit - Livadhet dhe Orrnicat e Krahut te djathtë te
Limit.
Gurra e Narmalit.
Gjollat e Katundit.
Gjollat - Mbi Rrugicë.
Gjolla e Ahishtës.
Gjolla e Kronit.
Jazi i Nocit (Nout).
Kulla e Tahirajve.
Krye Katundit, nga toka e Ujkajve në fillim te Shpatit per
në Shtit.
Kodra e Rrahit- afër Gurrës se Katundit, që kufizohet
me Tokë te Gjelajve, me poshtë me Livadhe te Asllanit.
Kodra e Ode - ngjitur me Pllate te Shalunë, që i ndanë
mali me fshatin Velikë.
Kroni i Hasan Ukës.
Kroni i Shpatit.
Kroni i Rosë - pas Lamës Tahirajve.
Kroni i Rranzave - në fund te Shpateve te Shtitit.
Kroni i Ahishtës.
Kroni i Shabajve.
Kroni i Shtëpisë. te Shtëpitë e Nuecajve Rranzë
Shtitit, Kroni i Breglacës
Kroni i Sheut te Gurrës.
Livadhet:
Livadet në Fushë te Limit, pushonin nën Thanë
te Selim Zhujit. Ujë merrnin në Lim.
Livadhi i Ali Begut. pushonin në Sinor, ujë merrnin në
Gurrë te Katundit.
Livadi i Shpatit.
Livadhi i Qeve - në Shtit te Ahishta dhe Bregu i Qeve.
Livadi i Cen Asllanit, te Trojet e Gjelajve.
Mali i Livadit- Përmbi dhe Deri te Pllatet.
Melishta e Gjekajve dhe Shabajve.
Mullini i Katundit - në Fund te Pushes Bregut Limit. Te mulliri
arrihet nëpër tokë te Gjelajve dhe te Shabajve.
Në Krye te Ba^es-ndar Gurrë te Katundit.
Narslladet -- në Pjesën e poshtme te Urës se Katundit.
Ndar Kersh te Harushës te Shtiti.
Në Bah9e te Tafilit.
Ndar Gurrë te Katundit.
Orrnica e mëdha që i ndanë Mali, nën rrugë
per në Cakorr, madje edhe me Podet e Gjelajve dhe me fshatin
Velikë.
Ornica e Vogel, pushonin nën hije te Qurshisë, ujë
merrnin në Gurrë te Katundit.
Podet e Shalune.
Qafa e Shpatit.
Rosjet e Shalune.
Rrënz Sekiricës.
Rranzat - te Ara e Veselit, merrnin ujë te Gurra e Katundit.
Rranzat e Kodrave. Rruga e Gurrës -te toka e Sadri Hasanit..
Rrihnat - Mera Buzë Sheut.
Rranzat te Ara e Veselit, ujë merrnin te gurra e Katundit.
Rruga e Gurrës.
Rranzat e Kodrave.
Skej Sheut.
Spiku - ngjitur me Shtëpi te Sadik Halilit. U thonë edhe
Arat e ngushta.
Surdullica.
Surdupi.
Sheu i Zejukës - Përmbi Paslame.
Shelnja e Sadik Halilit.
Sheu i Gurrës - nga Ledinat nën Pllate derdhet në
She te Katundit, nga Rranza e Sekiricës.
Topraku.
Toka e Demë Shabanit - Ne Krye te Katundit afër Tokës
Nuacajve.
Toka e Sadri Hasanit.
Te Ura - në mes te Livadhit te Idrizit dhe Livadhit te Tafilit,
Te Rruga - Per në Kodra Ndarë Sekiricë.
Te Jazi i Nout.
Topraku.
Trojet e Gjata.
Toka e Sadik Halilit.
Toka e Ujkajve, në fillim te shpatit per në Shtit.
Thana e Vesel Halilit, ku pushonin punëtorët në Fushë.
Vrella e Pepajve.
Vorret - Te mali me Velikë, në Pushen e Ivanit, në
krah te djathtë te Limit.Varret i ndanë rruga, nën
rrugë te katolikëve, mbi rrugë te myslimanëve.
Toponimet në bjeshkë:
Bregu i Bukur në Sekiricë.
Buni i Moçëm
Buni i Plancorëve -ujë merrnin te Kroni i Burimit.
Buni i Zhareve, ujë merrnin te Kroni i Bunit.
Buni i Mashnicës. ujë merrnin në Gurrë Studenicë.
Buni i Malësorëve. ujë merrnin në Krua te Bunit
te Malësorëve.
Buni i Zhareve, ujë merrnin në Krua te Bunit Zhareve.
Elbishta - në Shtit te Lugu i Narahave, ujë merrnin në
Krua te Martinit.
Elbishta e Madhe . ujë merrnin te Kroni i Lugut.
Gerdhata e Bjeshkës.
Gjollat e Shtitit.
Gjollat e Bunit Malsorëve,
Gjollat e Bunit Moçëm.
Kërshi i Bashë Bacit.
Kulla e Vogel e Nizamit te Kërshi i Arushës.
Kulla e madhe e nizamit, në mes te fshatit Stankaj dhe Moknave
afër Livadhit te Kadisë.
Kodra e Ahave, ujë merrnin te Uji i Kronit.
Kodra e Poshtme.
Kodra e Sipërme.
Livadhet e Shtitit
Lugu i Ocit, në Fund te Pllanave, Përmbi Gropë te
Arushës.
Livadhi i Ashtit- Ndarë Sekiricës. Sekirica në Mes
te Shtitit dhe Bregut te Arushës.
Mrizet e Bjeshkës te Malsorëve, afër Gjollave.
Mrizet e Bunit, nar Breg te Nocit. Narbreg te Micanit.
Nardiella.
Rrogkofalet e Shabajve në Shtit.
Shkalla e Madhe, ku u vra i Gjelaj në bjeshkë te Gerdhatat.
TOPONIMIA E FSHATIT PEPAJ
Themelet: Themelet e para te këtij fshati ishin në Zharet
e Da-shit. Ky emër rrjedh nga informatorët se në
truall te ri duhej pre berri, koka e te cilit vendoset në themel,
në këtë rast ishte koka e dashit. Nëpër
rrjedhat e kohës si edhe terminet e tjera ndryshoi nga Dashi
në Dakë.
Themelet e Lekajve - Kufizohen me Are te Bardhajve, madje me Rrugë
te Madhe dhe me She te Pepajve.
Themelet e Galanit - Kufizohen me krah te majtë te Sheut Pepajve
dhe Rrugë te Katundit.
Themelet e Cukut - Në mes te Urës Gjonit dhe krahut majt
te Limit, në sinor rne Murinën.
Themelet e Bardhajve - Në mes te Arave te Mikajve dhe Arave
te Lekajve.
Themelet e Bacajve - Në Are te Fakut dhe Are te Ukës
në mes te Krahut majtë te Sheut Papajve.
Themele e Drejajve - Në krah te djatht te Sheut Pepajve, ku
tani ende janë themelet Kulla e Vjetër.
Themelet e Mikajve - Nga Vada e Nikajve, që ndan Malin me Ara
te Narbrijave te Sadri Smajlit dhe Ara t' Zenelajve në te djathtë.
Madje Krahut te Majt te Sheut Pepajve.
Ara e Narbrijave - Pjesë e Tokës Bacajve nga Vada e Hali-lajve.
Ara - E Lekajve kufizohet me Are te Brahimit, e cila ngjitet me
Are te Isufajve.
Ara e Isufajve Bregut te djathtë te Sheut te Krrnjanit
dhe në krahun tjetër me Are te Lekajve
Ara e Koganajve - Kufizohet me Are te Zogoviqve, Shèu i Kërrnjanit
i lë në te majtë, kurse në te djathtë Ara
e Isufajve.
Ara e Kullës - Ku ndodhet sot Kulla e Sadrisë.
Ara e Mikajve - Në te djathtë te Sheut te Krrnjanit, në
sinor me Ara te Isufajve, në te djathtë Ara e Sadris e
në te majtë Ara e Zenelajve.
Ara e Jahajve - Kufizohet me Fundin e Paskërnjanit dhe me krah
te djathtë te Sheut Kërrnjanit.
Ara e Fakut Në krah te majtë te Sheut Pepajve dhe
Arës se Ukës.
Ara e Sadris' - Në lidhje me Troje te Mikajve dhe Are te Zenelajve.
Ara e Bardhajve - Në mes te Arës te Mikajve dhe Arës
Lekajve.
Ara e (^elajve - Në mes te Vorreve te Bregut te Qershisë
dhe krahut te majt te Limit, nën Breg te Lakut, në Toprak.
Ara e Lukajve - Në Toprak, në te majtë te Limit,
Rranzat e Lukajve, Kodrës Lukajve dhe Lugut, Rranzë Brisë
Mikajve në te majtë te Limit.
Ara e Ukës - Ngjitur me troje te para te Bacajve. Ara e Ademit
- Ngjitur me Breg te Qurshisë dhe krahut te majt te Limit.
Ara Rapsh - Në fund te Birjave Delis dhe Brijave Mikajve.
Livadhet:
Livadet e Qelajve - Ne Toprak nën Breg te Vorreve, në
sinor me Livadet e Lukajve.
Livadet e Hasanlukajve - Ngjitur me Livade te (Telajve, Rranzë
Toprakut.
Livadi i Avdis' - Në sinor me Are te Kullës te Drejajve.
Livadet Qaf Xhamis - Ku është edhe Kulla e Kërrnjanit,
nën Vizitore te Ulta, pronë e tere fshatit (merë).
Livadet e Mikajve - Bri Malit lidhet me Zharet e Vogla, në
sinor me Livadet e Jahajve dhe te Bardhajve.
Livadet e Ali Smajlit - Nga Fundi i Malit te Qafë Xhamisë
në sinor me She te Bardhë dhe fshatin Brezare. Livadet
e Dashit - Ngjitur me Livadet e Bicit. Livadet e Cukajve - Në
mes te Urës Gjonit dhe Murinës, krahut majt te Limit.
Livadi i Zamparenikut -Ngjitur me Livadet e Dashit (Dakut) dhe Zamparenikut.
Livadet e Mikajve - Në mes te Malit Mikajve dhe Stomit te djathtë
te Sheut Pepajve.
Brijat:
Brijat e Deliajave - Ngjitur me Brijat e Lekajve dhe Brijat e Brahimajve,
duke trupuar rrugën lidhet me Lug te Mrinave.
Brijat e Lekajve - Në mes te Brijave Delisë dhe te Mikajve,
në fund me Arat Rrapshe te Lekajve dhe Arat e Zukajve në
sinor me Lug te Mrinave.
Brijat e Mikajve - Lidhen me Bri te Zenelajve, duke zbritur deri
te Ara Rapsh e Lekajv per t'i lidhur me Arat e Iseufajve, madje
nëpër Lug e në Breg te majtë te Limit. Brijat
e Zenelajve - Ngjitur me Brija te Mikajve me Rrapsharë te Zenelajve
dhe Are te Lekajve, që është në mexhdë
me Are te Isufajve dhe te Zenelajve e drejt e në Lug.
Brijat e Jahajve - Lidhen me Are te Halilajve, Livade te Zenelajve,
Livade te Bardhajve dhe te Mikajve
Kodrat: Kodrat e Katundit -Kufizohen me dy themele te Drejajve dhe
te Bacajve, ku ishte Dardha Verore, per hije pushimi.
Kodra e Syk's - Ngjitet me Bun te Mirash Vatës dhe Bjeshkë
te Malsorëve.
Kodra e Krrnjamt - Kufizohet me Fundin e Vizitorëve te Ulëta,
me Are te Jahajëve, kurse kan Bjeshka me Livadhe te Vizitorve.
Merëja (hapsirë per kullosë e tere fshatit):
Merëja e Katundit - E ndan në dysh Sheu i Pepajve, në
sinor në Krye te Lajthiave, me Mal te Zharit Vogel, me Vadë
te ujit që ujitet toka e Zenelajve.
Lajthiat - Ngjitur me Tokën e Lekajve, me Nar Lajthia dhe Merë.
Thanat e Lekajve - Në sinor me Zhare te Dashit.
Dardha Verore - Në kodër te katundit.
Stomi i Sheut - Në te majtë te Sheut Pepajve.
Persllopi - Në te majtë te Brigjeve Sheut Bardhë,
ku ishte dhe Karakolli.
Vada e Ujit - Buron në She te Vizitorve nga Persllopi, nëpër
tokë te Mikajve, Smajlajve Bacajve dhe te Likajve.
Qafa e Xhamisë - Në Vizitore te Ulëta, ngjitur me
Livadhet e Qafxhamisë.
Qafa e Zamparenikut - Në Tokë te Bacajve në sinor
me Livadhet e Dashit, nëpër te arihet në Bjeshkë
te Syke dhe në Bun te Mirashit, duke lënë pas Kullen
e Nizamit te Vizitorëve te Sirme.
Qafa e Persllopit - Ndanë Kolikun e Sheut Bardhë dhe Karakollin.
Qafa e Previsë - Nga Vizitoret e larta zbritet horizontit,
përmbi Shpate te Ultinës Sirme te Limit deri mbi Suqeskë.
Shpatet e Cukajve - Lidhen me She te Bardhë.
Shpatet e Pepajve - Pasi kalon në Kodër te Katundit.
Paskrrnjani - Në Tokë te Bacajve ngjitet me Tokë
te Dashit dhe Vizitoret e Ulëta.
Mali i Pepajve -Nga Sheu i Bardhë deri në She te Krrnjanit.
Mali i Zharit -Ngjitet me Mera dhe Rrugë te Vizitorëve,
Përmikatun dhe në sinor me Lajthia.
Mali i Vizitorit - Lidhet me Zharet dhe Majen e Krrnjanit.
Maja e Vizitorit - Varg bregore majash, që fillojnë zbritjen
nëpër Qafa Previ e deri në Suqaskë.
Qarrishta - Ngjitet me Zharet e Dashit dhe Livadhet e Drejajve.
Maja e Krrnjanit -Ngjitur me Paskrjanin duke lën në te
djathtë Sheun e Brezave te Zharit te Vizitorëve te Ulëta.
Maja e Pepuranit - Lidhet me Bjeshkën e Malsorve, Bjeshkën
e Syke, në sinor me Bjeshkën e Marash Vatës.
Leqet - Fillojnë nga Fundbria e Bacajve, që gjendet në
lidhje me tokë te Zenelajve dhe kufizohet me Brijatë e
Jahajëve, kurse në anën tjetër me Are te Lekajve.
Leqet e Zhareve - Ngjiten Zhareve qe kufizohen me Livadhe te Bacajve
dhe me She te Halilajve, i cili kufizohet me Qarrishtë te Zhareve
Dashit, që nga Ara e Drejajve dhe krahut te majtë te Sheut
te Bardhë dhe Persllopës.
Zhari i Madh (në krah te Bacajve ) zbret në Zharet e Dashit
dhe në Trojet e Vjetra te Pepajve.
Vllagegu - Niset nga Kulla e Nizamit. nëpër Zharet te
Vogla dhe Kodra deri në Tokë te Temeleve te Smajlajve,
ngjitur me Are te Isuf Hajdarit, kurse në te djathtë me
Are te Hysen Asllanit dhe Brahim Delisë.
Lugut - Bregut në te majtë te limit nën Breg te Qershisë.
Brezat: Në te majtë te Sheut Krrnjanit, në sinor
me Mal te Vizitorit, me Zhar deri në Kryekatund.
Ura e Sheut Pepajve -Per nën te kalon uji per nën Rrugë
Kryesore.
Rruga - Që kalon përmbi Ure te Gjonit per në Murinë.
Ruga e Halilajve -Që lidhet me Trojet e Bardhajve dhe Livadh
te Zenelajve pastaj mbi Bri te Jahajëve.
Rruga e Vizitoreve - Që kalon nëpër Merë dhe
Tokë te Isufajve, Zhar te Vogel kah Vada e Drejajve dhe Toka
e Zenelajve.
Rruga e Katundit -Trupon Fshatin shkon në drejtim te Plavës
dhe Murinës.
Rruga e Mahallëve - Nëpër Toka te Isufajve dhe te
Bardhajve, Haradinajve, Galanajve, trupon Sheun e Pepajve dhe
del në te djathtë, duke lënë Drejajt në
djathtë e Sheun në te majtë. Në drejtim me shpatet
lidhet me mera.
Kroni i Sheut - te Kulla e Krrnjanit.
Kroni i Zamparanikut- Në Brij a te Abdylajve dhe te Bicit,
që lidhet me Sheun e Bardhë.
Kroni i Galanit - Në Brija te Zenelajve dhe te Jahajve, ngitur
me te Kelit.
Kroni i Mikajve - Te Ara e Asllanit ku merrnin ujë tere katundi,
që quhej edhe Kroni i Katundit.
Gurra e kronit - Në Zhar te Madh karshi Vorreve te Vjetra.
Gurra në Rrapsh te Pepajve - Në Zhare te Vogla, ku merrnin
ujë edhe nga Kulla e Nizanit.
Gurra e Kronit -Te Zharet e Dashit.
Sheu i Krrnjanit - fillon nga Kulla e Krrnjanit, nëpër
Shpatet e Krrnjanit zbret Vizitoreve nëpër Livad te Isufajve,
duke lënë në te majtë Aren e Kocanajve dhe në
te djathtë Aren e Mikajv, Lugut Mrinave dhe në te majtë
te Limit. Sheu i Halilajve - Buron në pjesën e poshtme
te Zhareve dhe nëpër Qarrishtë te Zhareve te Dashit.
Sheu i Bardhë -Nga Burimi te Kulla e Nizamit, në Livad
te Shaban Agajve, që ndanë Pepajt me Brezaren dhe lidhet
me Persllop.
S heu i Pepajve - Buron në Vizitor duke mbledhur ujëra
dhe Ul§ina formon rrjedhën me te dukshme. Ky she në
te djathtë len Drejajt dhe në majt mëhallët
e tjera, me në fund duke kaluar nëpër tokë te
Galanajve ndanë Meran per t'u derdhur në Lim. Kulla e
Nizamit - Që quhet edhe e Shaban Agajve, në Qafë
Xhami në Vizitoret e Ulta, ngjitur me Zamparenik dhe me Livadhet
e Shaban Agajve, me Brezaren e ndanë Sheu i Bardhë.
Kulla në Toprak - Në te majt te Limit dhe ngjitur me Vorret
e Narrugës.
Kulla e Krrnjanit - Në pjesën e Tokës Bacajve, pranë
se cilës kalon Sheu i Krrnjanit që kufizohet me Pasmalin
e Krrnajnit, nga e cila pikë shihet ajo Ultinë, poshtë
deri në Llug te Ultinës, lartë deri në fshatit
Nokshiq. Nga kjo pikë shihet edhe Kulla e Nizamit në Qafë
xhami.
Varret në Zhare te Dashit - Ngjitur me Zharet e Vogla, ku ishin
edhe themelet e para te fshatit. Varret e Katundit - Në mes
te Urës Gjonit, krahut majtë te Limit dhe rrugës
kryesore, e cila i ndanë me dysh, në pjesën e epërme
janë te besimit katolik, ndersa në te kundërtën
janë te besimit mysliman. Varret e Vjetra Katolike, në
te djethtë te Sheut Pepajve, në Breg te Qershishë.
SHPËRNGULJA E BANORËVE SHQIPTAR NGA PEPAJ
Duke jetuar në robëri dhe me grabitgarë te llojeve
te ndryshme, është vështirë te jepen shënime
komplete dhe me te sakta, por besoj se ky libër do te plotësohet
nga autore te tjerë. Shpërngulja me masive e pakthim ishte
pas vitit te tmerrshëm 1912-193, madje 1919-22 e duke mos u
ndalur deri në vitin 1940. Drejtimi i tyre ishte tek mendonin
se gjejnë shpëtim, në Shqipëri madje edhe në
Turqi, që ua mundësonte administrata turke e atyre viteve,
per te cilën kohë nuk do te flitet në këtë
rast. Kjo e keqe i përcolli këta banorë edhe pas
vitit 1945, te cilët janë te shpëmdarë në
tere boten, mjerisht, si e shoh unë në rrugë pa kokë.
Shënimet janë marre nga informatorët që mbetën
nëpër këto vise pas vitit 1945, si dhe nga ata që
tash jetojnë larg tyre, por me mallin e zjarrtë per to.
Djemët e Lekë Prelës u shpëmgulën në
vitin 1945, per t'u vendosur se pari në Vishnjevë te Gucisë,
ku mbeti per te jetuar vetëm Nikollë Kola, ndërsa
Zefi, Toma dhe Marku u vendosën nëpër viset e Shqipërisë
se Jugut. Në tokat e tyre janë Mioviqët. Faku me
djem u shpërngul nga viti 1919, per te mos u kthyer as në
vitin!946. Në tokat e tyre, administrata komuniste e vendosi
Millun Rakoviqin. Brahim Brahimi u vendos në Pejë në
vitin 1953, me pas tokën ua shiti Rajkoviqëve. Rrustem
Azemi mori rrugën per t'u vendosur në Prishtinë në
vitin 1955, pasi ua shiti tokën Millit Milla§iqe. Abdyl
Azemi ia shiti tokën Millit Müla§iqe, e pastaj u
vendos në Pejë (1955). Zymer Istrefi ia shiti tokën
Millovan Gjokiqit, per t'u vendosur në Pejë. Djemtë
e Haradin Kekës, duke lënë tokën e pashitur,
u vendosën në Prishtinë në vitin 1968. Gjith-ashtu
edhe djemtë e Hysen Kekës e lanë pa shitur dhe u
vendosën në Prishtinë dhe në Pejë nga viti
1960. Riza Bacaj me djemët mori rrugën per në SHBA,
toka i mbeti e pashitur. Ram Galani /u vendos në Podgoricë,
në vitin 1965 në tokë te tyre është familja
Stankoviq. Në tokën e Bardh Ukës, janë Gojkaviqët.
Torn Bacanajt nuk e shitën tokën, pasi moren rrugën
e mërgimit nëpër botë. -
Duhet theksuar se shumë pepjanë, lëshuan këto
troje edhe para vitit 1913: Zenel Baci, Kolë Baci, Ali Dreni,
Mustafë Salihi, Avdi Smajl Alija etj...
Në Pepaj tash jetojnë këto familje shqiptare: Nustret
dhe Shefqot mulla Halili, me bashkëshorte, meqë fëmija
kishin marre "boten në sy" ,si u shpreh me plotë
pezëm Nusreti. Haki Drejaj me bashkëshorte dhe pesë
fëmijë. Ramë Drejaj me bashkëshorten dhe dy
fëmijë.
Te gjithë ata që me afruan ndihmë gjatë vjeljes
te këtij materiali, meritojnë mirënjohje dhe falënderim
zemëror. Me i mbrami nga unë u nda Nusret Halili Drejaj,
i cili, duke drejtuar gishtin në drejtim te secilit toponim,
e mjegullonte me ofshamë, duke e pastruar edhe me lotë.
Madje, Shaban Zymer Istrefi Bacaj 9do fjalë se pari e mbërtypte,
sikur ta kafshonte secilin toponim, ku kishte kaluar fëmijërinë
e tani vuan nga filli i pleqërisë dhe digjet në malle
te flakët per vendilindjen, duke përfunduar: " O
Zot, na fal që e shkretueme atë bukuri, që me shumë
i kishte njomun pika e gjakut se shiu".
NOKSHIQII NGJARJES SE MADHE
Fshati Nokshiq shtrihet rrëzë shpateve te Qafës Diellit
dhe Qafës Qakorrit dhe Tehut te Metehit, ndërsa duke u
nisur nga Plava krahut djathtë te lumit Lim, nëpër
Orrnicat e Skiqit me pas rrëzë shpateve per te vazhduar
kah Mrizet-Otergu (Orteku) i Shaban agë- Ledina e Myftarit
- Livadet Rrapsh - Pllana e Rexhës -Kulla e Nizamit (Merqes)
- Kulla e Pandurëve - Llazi i Bucit -Kulla e Nizamit-Kodra
e Nokshiqit -Turie Xhamia (e nizamit) -Rrapshi i Nokshiqit-Ivopola
(Ivan Pali) -Ura e Limit, per tu kthyer në drejtim te Plavës
krahut te djathtë te Limit e deri në pikënisjen e
kufizimit Ornicat e Skiqit.
Noka, kishte kater djem: Bugi, Meku, Mehi dhe Selimi, te gjithë
lanë gjurmë në Nokshiq, edhe pse tani te shpërndarë
nëpër tere botë. (Noka kishte edhe kater vëllezër:
Drei, Stani, Pepa dhe Nili, pasardhësit e te cilëve i
gjejmë në fshatrat e Rugovës).
Si është cekur në tekstin ku bëhet fjalë
per fshatrat Zhanicë dhe Pepaj, ashtu edhe Nokshiqin e ka përvëluar
i njëjti zjarr, duke përjetuar te njëjtat vuajtje
dhe tragjedi.
Emri Nokshiq u bë famëmadh në luftë, në
kohën kur forcat e krahinës se Plavës dhe Gucisë
me kushtrim gjithëkombëtar te udhëhequra nga Ali
pashë Gucia, sipas parimeve te Lidhjes Shqip-tare te Prizrenit,
thyen vendimet e "shtatë kralive", marr në Kon-gresin
e Berlinit (1878). Me qenë se shqiptarët nuk pranuan copë-timin
e trojeve te tyre etnike, atëherë nga Shtabi ushtarak,
në krye me Ali pashë Gucinë, me qendër në
Guci ishte hartuar plani i hollësishëm per rezistencë,
i cili përmbante fazat e veta ushtarake, që nga Suqeska,
nëpër fshatrat e Ultinës te Sipërme te Limit,
nëpër Pepaj dhe Zhanicë, me 9'rast Nokshiqi ishte
marre prita, ndër pikat me strategjike dhe me vendimtare e
rrethimit te hekurt, me betimin "vdekje po - dorëzim jo".
Ashtu edhe ndodhi. Me 4 dhjetor 1879, me luftë gjoks per gjoks,
jo vetëm se iu thye sulmi ushtrisë se rre-gullt malazeze,
te udhëhequr nga komandanti kucjan, Mark Milani, por shqiptarët
dilnin fitues edhe në betejat e pastajme. Si mësohet nga
vargjet:
Po hip Marku në Previ
Shikon Limin me turbi
Çka ky Limi qi dirgjet zi
Haj medet vojnikët e mi...
Nga data e prurjes te vendimeve famëkëqij e tere krahina
e Plavës dhe e Gucisë dhe forcat e tjera vullnetare nga
viset shqiptare, ishte në përgatitje per t'u përballuar
sulmeve. sepse krahina e Plavës dhe e Guicisë ishte tregtia
e pare e kusurit me toka etnike shqiptare. Fsha-trave Zhanicë,
Pepaj dhe Nokshiq u kishte ra fati gjeografik te jen ndër postërojat
e para te përleshjeve gjatë vitit 1878 - 1879 deri në
përfun-dim te fitores shqiptare kah mesi i dekadës dytë
te janarit 1880. Duhet besuar se lufta gjoks per gjoks sjell vdekje
me te shumta, si dhe mbrojtësi i vatanit është me
besnik dhe me i fortë, andaj kuptohet se forcat sulmuese, pasi
ranë në pritë, përjetuan humbje me te mëdha.
Pasi që kemi në rend te bëhet fjalë vetëm
per këtë fshat, prezan-tojmë emrat Nokshiqanëve,
te udhëhequr nga Nuro Kurti (Mehaj) dhe Kurt Asllani (Bucaj).
te cilët e dhanë jetën edhe në teh te jataganit:
"Nuro Kurti e Kun Asllani
N' mejdan Markut i kan' dalë".
Nga mëhalla Bu§aj: Kuit Asllani, Syla, Alia, Delia, Sokoli
djemtë e Maliqit, Sokol Sejdiu, Brahim Shabani, Brahim Jakupi,
Smajl Ibra, Groshi me djalin e vet Delin.
Nga mëhalla Mekuli: Metë Smajli, Ali Smajli dhe Hasan
Rama.
Nga mëhalla Mehaj: Nuro Kurti, Mehmet Haxha, Hysen Sokoli,
Adem Rama dhe Adem Neziri.
Nga mëhalla Selimaj: Hasan Bardhi, Sadik Selimi dhe Zhuj Muji.
Pas këtyre luftërave krahina e Plavës dhe e Gucisë
përjetonte sulme te përditshme, është e kuptueshme
se se pari ndesheshin me trimat e këtyre fshatrave, per te
cilët me e përshtatshme ishte mbrojtja ka9ake, duke mbajtur
lidhje me ka§akët e viseve te tjera shqiptare.
TERROR ITËRBUAR
Gjatë mbrojtjes nga sulmet malazeze në vjeshtë te
vitit 1912 merrnin pjesë e tere popullata madhore. Pas disfatës
që përjetoi e tere kjo anë, shumë viktima ranë
edhe nga këto fshatra. Te gjallët përjetuan djegie,
pushkatime, masakra, ndjekje, shpërngulje etj. Këtyre
fshatrave "liria austro-hungareze" u solli edhe me shumë
varfëri, izolim dhe rnos kthim në trojet e veta.
Një gjendje e tillë te shpërndarë nëpër
boten shqiptare, një pjesë dhe në Alpet e Kelmendit
i ndeshi edhe viti 1919, që ishte edhe me i vrazhdë sesavitet
1912-1916.
Në sulmin e vjeshtës te vitit 1918, trimat e këtyre
viseve treguan gatishmëri per t'i mbrojtur trojet e veta deri
në vdekje, fatkeqësisht u mundën forcat vendëse
nga një ushtri e rregullt sulmuese. Te vendosur per mbrojtjen
e vatanit, trimat e krahinës se Plavë-Gucië u vunë
në pozitën e ka9akut, në mesin e te cilëve ishin
edhe shumë nga fshatrat në fjalë. te udhëhequr
nga Ujkan Ahmeti. Pjesa me e madhe e popullatës u shpërnda
nëpër viset e tjera shqiptare. Gjendja e tillë i
shtyri ambasadorët e "Shtat kralive", te kër-kojnë
kthirain e tyre nëpër vendbanimet e me pashme, por, prapëse-prapë
lufta ka§ake mbeti në qendër te vëmendjes.
NOKSHIQI Në VITET 1941-1945
Pjesëmarrja e nokshiqanëve në aktivitetin luftarak
vullnetar në vitet 1941- 1945 ishte në nivel kombëtar,
si edhe e tere malësorët e kësaj ane.
Ishin te inkuadruar në njësitet civilo-vullnetar, merrnin
pjesë në kryesitë e nënprefekturës në
Plavë dhe në Shtabin civilo-ushtarak. kishin prijësit
e vet në vijën e frontit si është cekur me pare.
Tere ky aktivitet ishte me i afërm dhe me i përbashkët
me fshatrat Zhanicë dhe Pepaj, sig e kishin pasur edhe te kaluarën.
Sikur t'i ndiqte vdekja kudo që ishin, ashtu ndodhi edhe në
vitin 1944, kur u pushkatuan dhjetë veta, e i kishin rreshtuar
per vdekje pesë-mbëdhjetë nokshiqanë. Sipas
informatorëve që i shpëtuan vdekjes, (vetëm
se kishin qenë te mbuluar me te vdekur), jap këto shënime:
"Na moren me dhunë te gjithë ata që i gjetën
në fshat, pa mëshirë na lidhën dhe na urdhëruan
te nisemi kah Velika. Kur arritëm në qendër te fshatit,
ashtu në grumbull drejtuan armët duke zbrazur në
ne. Fati na hodhi ne te treve te biem nën atë grumbull,
por edhe kur nisën per te kontrolluar, a i rroku vdekja te
gjithë. Ngase edhe ne na kishte përfshirë gjaku,
nuk mund te dallonin shpirtin tonë te heshtur në ato §aste.
Kur u larguan, ne morëm forcë dhe u strehuam në një
zabel me te afërm, ku edhe pritme terrin e mbrëmjes per
t'u larguar". shprehnin mllefin e atëhershëm Bajrush
Haziri, Isa Zymeri dhe Gjykë Alija, te cilët shpëtuan
nga ky pushkatim, në Velikë (1944).
Te vrarë mbetën:
Azem Ibishi (44), Reko Beqi (60), Seko Mani (45). Elez Kasemi (45),
Ujkan Zeqi (43). Zade Danja (18). Sutë (Dedushaj) Reku (40).
Mehmet Neku (40), Xhemë Alija (40). Në këtë
kohë në Murinë u pushkatua Bali Bajrami.
Fund vjeshta e vitit 1944 nokshiqanët i gjeti te shpëmdarë
nëpër krahinë te Plavës dhe te Gucisë,
si dhe në vise me te largëta shqiptare, me qenë se
fshatin e kishin te shtruar në flakë dhe zjarr. Te gjithë
te aftit per pushkë iu kishin veshur malit dhe bashkuar grupeve
kundër §etniko-partizanëve. Pasi përfundoi ndjekja
nga forcat e bashkuara partizane (shqiptaro-sllave) si dhe pasi
humbi shpresa per mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare. një
pjesë u detyruan te kthehen në trojet e djegura dhe te
vazhdojnë jetën se bashku me skamje dhe mjerimin. Me burg
u dënuan Shaqir Zymeri. Zymer Imeri dhe Ukë Dema.
Emërtimet e dhëna që kufizojnë fshatin si dhe
toponimia në vazhdim përbrenda fshatit janë marre
nga Nokshiqanët, ku u linden, ku kishin luajtur si fëmijë.
ku kishin ruajtur batinë dhe ku kishin bërë roje
nderi vendlindjes, dikur banorët autoktonë e tani mbajnë
vetëm kujtime per një fshat tash te fjetur nga shqiptarët.
TOPONIMIA E FSHATIT NOKSHIQ
Pasi që Nokshiqi i dikurshëm. përjetoi ndryshim te
fizionomisë nga administrata e Jugosllavisë komuniste,
duke ndërruar shkronjën k. në v. per ta "kryqëzua"
Nokën në Novo, u shndërrua në Novshiqin e so-tëm.
Sikur te mos merrej e dhëna e vërtetë e toponimisë
nga ata që u linden dhe kaluan edhe me dekada në Nokshiq,
duke i pasur te freskëta edhe te dhënat brez pas brezi,
si do te ndodhë në te ardhmen me toponimin e këtyre
viseve, kur emrat nuk do te përsëritën nga gjuha
shqipe. Per këtë shfrytëzova rastin te marre shënime
nga informatorët, dhe shkrime te publikuara, pastaj te përgatis
një pasqyrë sa me te qartë te toponimisë, duke
marre pikë-qendër orientimi shkollën në mes
te fshatit. Emërtimet në vijim përfundojnë me
shenjën orientuese. Besoj se si komplet, mund te shërbej
si harte e fshatit, meqë aty nuk gjendet shqiptare (që
jeton), per t'ua treguar vizitorëve në mënyrë
praktike në n aty re. Nga shkolla, jemi te kthyer me shikim
kah lindja, me 5' rast shohirn Livadhet Rrapsh, Pllanat në
Teh te Metehit, mbrapa kemi perëndimin. djathtas jugun dhe
majtas veriun.
Arat:
Ara e Ibër Metës. P.
Ara e Galit, P.
Ara e Lush Zhujit, edhe Gomilla e Hasanagë. PV.
Bregu i Ujkashit, dikur djerrinë, tash Ara Bregore. V.
Brigjet e Shkieve. J.
Darlama (në mes te fshatit). J.
Dargurrat, tash ara dhe livadhe. J.
Elezag, tash are dhe livadh. PJ.
Fusha e Pushter (Poshtme), ara dhe livadhe. P.
Gomilla. J.
Gropat, ara dhe livadhe. PV.
Hasanagat, ara dhe mërë . J.
Ivanpal. J.
Ledina e Ramë, ara dhe livadhe. P.
Ranishta, ara dhe livadhe. J
Lugjet e Nokshiqit, ara dhe livadhe. P.
Milat, ara dhe livadhe. J.
Qarrishta, ara. VL.
Rrapshi i Nokshiqit, ara dhe livadhe. P.
Sheu i Husë. V.
Zalli i Nokshiqit, ara dhe Livadhe. PJ.
Drujt:
Dardha e Fatit. P.
Qurshia e Kasëmit. P.
G ure:
Guri i Sadikut. V.
Kërshi i Grvëcit dhe Shkrepi i Guvecit. L.
Kërshi i Llazit, (livadhe). LV.
Kullosa:
Feseraga, ( Selimajt e lëshuan per varre, tash kullosë,
utrinë, begllëk). L.
Fjerajat, mërë (kullosë). VL. Kodra e Dakut, kullosë.
VL. Kodra e Vorreve. L. Lama e Gjoshit, kullosë. VL. Llazi
i Kumull's, kullosë. VL. Llazi i Groshit. LV.
Livadhe:
Bria e Pulave, livadhe dhe mërë. VL.
Brrakat, livadhe dhe zabel. Lj.
Lim. P.
Guvëci, Midis Zallinave, livadhe. L.
Kodra e Dokut, livadhe. V.
Kroni i Galit, Orrnica. JL.
Kroni i Micanit, (në mes te livadheve). L.
Livadi i Beqit. L.
Livadet e PI aves. L.
Livadet e Poshtra (Poshtme). P.
Livadet Rrapsh, ara dhe livadhe. L.
Livadet e Ujkanit. LV.
Lugu i Zharit, livadhe. Lj.
Llazet e Talit. L.
Llazet, livdhe te n'ëpira (rreth 50 kosë). L.
Llazinat, mbi Llaze. L.
Llazi i Bucit, livadhe te rrëpira. L.
Llazi i Dreut, livadhe te rrëpira. L.
Llazi i Duhanxhisë. LV.
Llazi i Osmit, livadhe. L.
Fusha e Poshtër (F. Poshtme), në krah te djathtë
te lurnit
Llazi i Vogel, livadhe. L. Metehet, livadhe. LJ. Orrnicat e Giata,
livadhe. J. Otergu i Shaban Ag's (Orteku), livadhe. LJ. Përlagat,
livadhe tëïrëpira. LJ. Pllanat e Hoxh's, livadhe.
L.
Stajet e Poshtra (poshtme), nën Staje te Sirme, livadhe dhe
mërë. L.
Stajet e Sirme (Sipërme), në te majtë te Llazeve,
kullosë. L. Sheu i Husë (Përroi), ndan livadhe dhe
ara. LJ. Shkalla e Zarifës, livadhe. JL. Zharet, livadhe. LJ.
Lugje (vllasigje)
Otergu i Shaban Ag's, livadhe. LJ.
Vllagegu i Llazeve (vijë në per te cilin rrëshqasin
drutë dhe tërheqin barrët e sanës rrëpinës).
L. Vllacegu i Qarrishtës. VL. Vlla§egu i Stajëve.
LJ. Vllacegu i Shkallës. LJ.
Male
Mali i Brrakave. LJ.
Mali i Ivanpolës. (ahishtë). LV
Mali i Kodrave, ah dhe qarr. VL.
Mali i Llazeve, ah. L.
Mali i Llazinave, ah. L.
Mali i Llugut, ah, qarr dhe shelgje. J.
Mali i Shkallëve, ah dhe pajë. L.
Pajat, pajë dhe ah. L.
Përlagat, imshtajë ahu, lajthie, qarr dhe pajë. LJ.
Qarrishta, qarr, ah etj. LV.
Rrugë
Rruga e Brrakave, (gon per Livadhe te Brrakave). LJ.
Rruga e Gurrës, gon te Gurra e Nokshiqit. L.
Rruga e Plavës. L.
Rruga e livadheve te Poshtra (poshtme), 9011 në Livadhe te
Poshtra. JP.
Rruga e Livadeve te Sirme (sipërme), gon në Livadhe te
Sirme. JP.
Rruga e Llazeve, gon në Livadhet e Llazeve. L.
Rruga e Milajve. Lj.
Rruga e Nokshiqit, per Plavë - Murinë.
Rruga e Qarrishtës. VL.
Rruga e Stajve. LV.
Rruga e Velikës. J.
Shpella:
Shpella e Llazeve. L.
Ujëra:
Bunari i Zekut. PV.
Cerkaga, (gurrë në Llaze). L.
Cerkaga e Danit, (në Shkallë). LV.
Gurra e Ibishit. V.
Gurra e Milë, (kroi me i ftohtë në Nokshiq). JL.
Gurra e Sadikut. VL.
Gurra e Nokshiqit, (G. Kryesore per këtë fshat, gjendet
afër
Shtëpisë te Azemit). L.
Kroni i Manit, në Llaze. L.
Kroni i Micanit. L.
Kroni i Mustafës, në Llaze. L.
Kroni i Myftarit, per mbi Nokshiq. LJ.
Kroni i Shkallës. LJ.
Sheu i Groshë. LJ.
Sheu i Husë. V.
Sheu i Ranishës. LJ. Sheu i Micanit. L. Sheu i Stajve. LV.
Sheu i Ujkanit. L. Vrella, në Llaze. L.
Varre:
Vorret e Fanës. LV.
Vorret e Nokshiqit. L.
Vorret e Poshtra (poshtme).V.
Vorret e Vjetra. V.
Vorret e Xhamisë, (me te lashtat janë midis fshatit).
Kodra e Vorreve. L.
Te ndryshme: Kërshi i Shkallës. LV. Rrasa e Mulës.
P. Shkalla e Shpenit. JL.
Nokshiqanë, tash per tash, mund t'i takosh në Kosovë,
Shqipëri në shumë shtete tjera te Ballkanit, te Evropës,
në ShBA etj., por nuk mund t'i takosh në Nokshiqin, që
vazhdojnë ta ëndërrojnë, kujtojnë. E që
kurrë nuk do ta harroj
SHËNIME PER AUTORIN
Hasan I. Gjonbalaj lindi në Vuthaj, në vitin 1935. Shumë
vjet punoi mësiradhënës, në fillim në vendlindje,
e me vonë në Pejë, ku punoi edhe si përkthyes.
Tash jeton në Pejë.
Mësimet e para i mori në vendlindje, normalen në
Gjakovë. Studioi në Degen e Letërsisë dhe gjuhës
Shqipe në Fakultetin Filo-zofik te Prishtinës. Pas rithemelimit
te Instituut Albanologjik te Prishtinës (1968), u zgjodh bashkëpunëtor
i jashtëm në sektorin e folklorit dhe te etnografisë,
prej kur bëri punë te përkushtuar duke mbledhur thesarin
popullor shqiptar, një pjesë e botoi në "Gjurmi-me
albanologjike", Prishtinë, në revistat "Përparimi"
te Prishtinës dhe "Koha " Podgoricë. Gjithashtu
në revista dhe gazeta, në Prishtinë, Shkup,
Tiranë, Podgoricë, Nju Jork etj. botoi poezi dhe mate-riale
nga lëmenj: te historisë, folklorit, etnologjisë
dhe humorit.
Deri tash botoi këta libra: "Stina me një krah"
(poezi per fë-mijë), "Përmallime" (poezi
per te rritur), "Në sy një mal" ( poezi per
te rritur"), "Dritare e burgut tim" (poezi per te
rritur"); "Kelme-ndi - gjenealogjia e familjes Nik$i",
"Lufta e Nokshiqit-epope kun-dër copëtimit te trojeve
shqiptare" (vështrim historik), "AH Pashë Gucia
"(vështrim monografik), "Këngët historike
në Krahinën e Plavës dhe Gucisë". "Doke
e zakone shqiptare nga krahina e Plavës dhe Gucisë",
"Paria e krahinës se Plavës dhe Gucisë 1878-1944.
"Sullet" në krahinën e Plavës dhe Gucisë.
Në gjuhën dhe dialektin boshnjak, (te bashkëvendësve.
(dikur bashkëkombësve, tash jo shqipfolës, me që
nga viti 1912 kishin fi-lluar ta zbejnë deri në humbjen
e tërësishme te gjuhës se paraar-dhësve, te
cilëve do tu mbesin në hak), botoi librin "Epske
narodne pjesme Plavsko-Gusinjskog kraja' (Këngët epike
në Krahinën e Plavë-Gucisë), në mënyrë
që, sot. ata, tash, joshiqpfolës te dinë per trungun
e vet dhe historinë, se paku nga epika e këtyre trojeve.
Hasan Gjonbalaj është anëtar i "Udruzhenje zavicajni
pisaca" (Shoqata e Shkrimtarëve te vendlindjes), Plavë.
Pas përkthimit te poezive dhe materialeve tjera në boshnjakishte
(1990-1995, në Sarajevë, Podgoricë dhe Novi Pazar)
pranohet në " Udruzhenje pisaca Sanxhaka" (Shoqata
e poetve) Novi Pazar, si dhe në Shoqatën "Eticara
i estetijara" Crne Gore në Podgoricë. Ishte kryetar
i Lidhjes te Shkrimtarëve te Kosovës Dega në Pejë.
Është anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve te Kosovës.
Ky është libri i tij i trembëdhjetë.
|
 |
 |